VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Qytetarë, ndërgjegjësohuni nëse jeni vërtet liridashës – Nga Eva Idrizllari

By | December 3, 2019

Komentet

Trumpi do paradë ushtarake në ditën e fundit si president, Pentagoni i thotë “jo”

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po planifikon që të mërkurën në mëngjes të mbajë tubim lamtumirës në një fushë ushtarake në Maryland, vetëm disa orë para inaugurimit të presidentit të ri, Joe Biden.

Për ceremoninë e tij të fundit presidenciale, raportohet se Trumpi dëshiron një paradë ushtarake dhe lamtumirë zyrtare për forcat e armatosura si komandant suprem. Ai gjithashtu dëshiron që në këtë organizim të jetë i pranishëm një numër i madh i përkrahësve, bashkë me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të administratës së tij.

Sidoqoftë, raportet e fundit lënë të kuptohet se Trumpit nuk do t’i ofrohet tubim i madh ushtarak vetëm dy javë pas rrethimit vdekjeprurës të Capitol-it, ku mbetën të vrarë pesë persona, përfshirë një polic.

Shtëpia e Bardhë tashmë ka dërguar ftesa për një organizim në bazën ushtarake “Andrews” në Maryland. Organizimi do të mbahet në orën tetë të mëngjesit të mërkurën, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Në këtë tubim janë të ndaluara disa gjëra, si armët e zjarrit, municioni, mjetet plasëse, laserët dhe armët lodra.

Gjatë orëve të fundit si president, Trumpi do të udhëtojë me aeroplan në resortin e tij privat në Florida, duke e shfrytëzuar për herë të fundit aeroplanin presidencial, për të qenë gati 1.000 milje larg Shtëpisë së Bardhë në kohën kur Bideni të zyrtarizohet si president. Më pas, aeroplani “Air Force One” do të jetë në dispozicionin e presidentit të ri.

Ku u fshehën eshtrat e Skënderbeut? – Nga MOIKOM ZEQO

Varri i  Gjergj Kastriot Skenderbeut, ka tërhequr, ka grishur vëmendjen e shekujve dhe të njerëzve, ka fituar gati statusin e një tabuje jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të tjerët.

Si një motiv filmik, hollivudian do ta sfiliste (shekujve)  dhe e sfilit edhe sot fantazinë tonë.

Varri lind si njeriu, ka ditëlindjen ditëvdekjen e njeriut. Është e njëjta datë e dyfishtë, kundërshtore me vetveten. 17 janari i vitit 1468 është vdekja e Heroit, por pa këtë vdekje nuk do të krijohej mahnitshëm, nga e panjohura e veshur si e papritura.

Njëlloj Hirushe e Kalendarit, do të shënonte ekzistencën e tij në botë dhe në amshim, Varri i Heroit.

***

Varri është kështu aq kuptimplotë dhe i papërputhshëm për njeriun, sa kali i luftës për kalorësin.

Nëse ajo që quhet vdekja e njeriut shënon një pikë fikse të rrugëtimit të tij, varri shënon startin e një rrugëtimi tjetër, sepse vetëm kështu fundi është njëkohësisht edhe fillimi.

Apologjia e varreve ngandonjëherë tejkalon gjithçka.

Tempulli varr, i quajtur Taxh Mahall, në Igra të Indisë, është një metaforë lirike e piramidave, varreve plot epikë të frikshme me madhështi astronomike të faraonëve të vdekur.

Po të mos ishte Piramida e Keopsit, nuk do të kujtohej ndoshta emri perandorak, i vështirë dhe i egër, i kumbueshëm dhe i kotë.

Kjo është plotësisht e vërtetë, nëse nuk harrojmë që Akili nuk ka varr, as Odiseu.

Nëse varri humbet, ahere kemi një mallkim të shumëfishuar, një ankth gërryes, një shi prej acidi, që tret dhe shkatërron Kujtesën.

***

Skënderbeu e ka një varr të përcaktuar në koordinata të dyfishta hapësinore dhe kohore, data kalendarike është bërë substanciale, në një motiv hapësinor, të pashmangshëm në botë.

Kronika thotë, në mënyrë të pamëshirshme, por dhe asnjanëse dhe indiferente, se Skënderbeu u varros në Katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë, jo në ndonjë vend tjetër.

Kështu, një pikë e kritikuar kohore bëhet një pikë e kritikuar hapësinore, data është lëvozhga, heroi është bërthama.

Gjithë vështirësia, pabesia, imagjinata e sëmurë, fataliteti, paradoksi kanë të bëjnë ose me njësimin përfundimtar, ose me shpërbërjen; mund të ruhet varri bosh, por eshtrat jo, nëse heroi është mëma e varrit (njëkohësisht dhe ati), varri është fëmija (trashëgimtari), vijuesi, rrugëvazhduesi etj., etj.

Historia e varreve bosh është e frikshme, por e rëndomtë.

Në lashtësi njerëzit ndërtonin varre bosh, të quajtura kenotafe, për njerëzit e tyre të afërt që kishin vdekur diku nëpër botë, nëpër qytete të huaja, mbi lumenj apo dete të pafund, duke mos u kthyer kurrë në vendlindje.

Kenotafet ishin fizikisht bosh, por shpirtërisht plot.

Apologjia na e mëson këtë aventurë, madje na rutinizon me çudirat.

E nëse varri i Skënderbeut nuk humbi, kjo nuk do të thotë aspak se një humbje përfundimtare e këtij varri do ta bënte të humbte në hiç e në pluhur vetë Skënderbeun. Dalim kështu te një kuptim metaforik, konvencional, delikat, i brishtë, ose ndoshta, në fund të fundit, të panevojshëm.

Ne nuk i dimë duart, që skalitën mermerin dhe ndërtuan varrin, sarkofagun e Skënderbeut. Nuk e përfytyrojmë dot ceremoninë rituale të vdekjes, nuk kishte as kamera, as magnetofona, as aparate fotografike.

Njerëzit janë prej mishi dhe gjaku, kujtesat e tyre autentike janë po kaq të pambrojtura dhe rrezikshmërisht të shkatërrueshme. Nuk dimë nëse mbi pllakën mbivarrore u shkrua në shqip, apo në latinisht emri i Gjergj Kastriot Skënderbeut, epitafi i tij, titujt, fjalët kushtimore të shekullit, simbolet heraldike, kryqi sa i pagantë aq dhe i krishterë.

Nuk i dimë fytyrat e përlotura, as duart e dridhura, as temjanin gati si tymi i topave dhe bombardave të amshimit. As ngashërimin e thekshëm, ulëritës, të pafuqishëm, ajkunor të gruas, as belbëzimin gjithë gulç, lotët e të birit.

TE DEUME transparente, të lëvizshme, që pluhurizohen. Flokët e shkulur të Lekë Dukagjinit, mjegullat, këngët, profecitë e zymta. Kambanat e kishave të Shqipërisë, të përvëluara, inkandeshente nga goditjet. Të krejt. Europës.

Ankthi i thurur, shermashek vajtimi që ngjitet që nga Hadi.

Fatalizmi, pamendimi i mediokërve, humbja e shumë shpirtrave për hir të një shpirti, këngë funebre pa tinguj, madhështi e kuarcuar, shekuj të thyeshëm si qelq, libra që digjen vetvetiu, pa zjarr, ikona që zbardhen befas, dete të epërme që shndërrohen në stalagmite, Njëshi i Krishterimit i harruar, enigma të helmëta me këmbë insektesh, fëmijë ,që lindin me gjak të bardhë, jo të kuq, ethe të Kujtesës që rraskapitin gjithçka, djaj të gjelbëruar si mijëra shkurre, që dyndin një qytet antik të braktisur, poçe të thyera të darkave mistike të dikurshme, Klepsidra e Hënës, që rrjedh ujëra të zeza, apokaliptike.

***

Më këmbëngulësi, më i zymti dhe më i hershmi, më zhbiruesi, pra më i pabesueshmi, dijetari sanguin dhe i paepur Cosmo Serembe,autor dhe studiues arberesh, botoi në fillim të shek. XX, në Milano, edhe një libër të pazakontë, hulumtues, heretik, buçitës për kërkimet identifikuese të varrit dhe të salmës së Skënderbeut.

Libri i vogël ishte i furishëm dhe stuhidiskutimndjellës. Serembe citon Barletin si pikënisje, në të njëjtin kuptim si limani i nisjes së Kristofor Kolombit përpara zbulimit epokal.

Serembe përdor një teknikë çmitolotizuese të faktit të vërtetë historik. Sipas tij, skenari i varrosjes së trupit të Skënderbeut në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, ka qenë thjesht një strategji, një motiv apokrif, një parathënie e re, për të vërtetën krejt ndryshe.

Serembe është i bindur në mënyrë titanike se shqiptarët, rrethi i afërm i heroit, kanë përdorur të gjitha mënyrat e mundshme për t’i shpëtuar eshtrat e Skënderbeut nga duart e turqve.

Këtu shkëlqen me një dritë verbuese, halucinante sekreti i mbartjes së kufomës së Skënderbeut, duke ndryshuar përcaktimin e vendosjes, duke bërë një mospërputhje të fshehtë të dukjes së jashtme me thelbin e duke falsifikuar informacionin në kohë.

***

Serembe është këmbëngulës, nuk thyhet. Për të zhdukja e historisë së Tivarasit, të shtypur 13 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, ka ndodhur për arsye madhore, se kinse në këtë libër kishte shënime tepër të qarta mbi vdekjen dhe varrimin e Heroit, se Dogji Mocenigo, për t’i ndaluar turqit, që të orientuar nga shënimet e sakta të Tivarasit për varrin e vërtetë të Skënderbeut, urdhëruan që të zhdukeshin të gjitha kopjet e këtij libri, përveç një kopjeje, që i ra më vonë në dorë Biemm-it kokëkrisur dhe fantazist.

Po a thua i ra në dorë Biemm-it?

Serembe i skajëzon hamendësimet e tij. Libri i Tivarasit u shqye që të mos e merrte vesh njeri sekretin e fshehjes së trupit të Skënderbeut.

Ndoshta dhe libri i Gjon Buzukut – kopja e vetme që ka mbetu në botë, i ka të shqyera fletët e para, frontespicin, simbolin tipografik, për shkak të ruajtjes së një sekreti, që do të ishte më i kobshëm po të zbulohej.

Kështu, zhdukja e sekretit dhe jo ruajtja e tij, përbënte një motiv mbijetese, ruajtje. Kështu, paradoksi tingëllon i plotë, si monedha me dy faqe, jo si sfera.

Serembe i përkorë mbështetet në logjikën gati të pakundërshtueshme se shqiptarët, në asnjë mënyrë, absolutisht nuk do të donin që turqit, pas pushtimit të Lezhës, të dhunon varrin e Heroit.

Po a nuk do të pushtohej Lezha një ditë? Ç’naivitet absurd do të konstruktonte shpresën kinse utopike se turqit nuk do të shkonin në katedrale, do të trembeshin nga shikimet shigjetuese të afreskeve, nuk do ta preknin varrin tabu ?

Shqiptarët e dinin fare mirë se dhuna do të shumëfishohej si hakmarrje, rituali i zhvarrimit do të ishte një motiv më i epërm sesa ai i fitores.

Ahere ç’duhej të bënin shqiptarët ?

Serembe mendon përvujtërisht një projekt konceptual për shpalljen paraprakisht të varrosjes së trupit të Heroit në Katedralen e Shën Nikollës, duke ia bërë këtë të njohur gjithë botës, njëkohësisht do ta varrosnin diku, në një vend të panjohur, sekret, misterioz, kufomën.

Por Serembe nuk mund ta rrënjëzojë ashtu siç duhet këtë hamendësim. Ai gjen motive të tërthorta, sfilitet prej tyre, hakërritet, egërsohet, por edhe merr fuqi arsyetimi dhe pushtet këmbënguljeje.

Bindja e Serembes është se shqiptarët duhet të kenë lënë diku një dëshmi, një shenjë, një simbol grafik, një semiologji të kohës, një gremç të artë, por dhe të padukshëm në formën e një kriptografie.

Duke qenë i zotëruar prej filologjisë, ai bëhet një lloj Aladini i filologjisë së emrit të Heroit, emër që ka përjetuar plot përçudnime, qoftë prej padijes, qoftë prej gabimeve të kopistëve, si p.sh., Scanderbego, Scanderebech, Scandaribech, Skandalbech. Përçudnimet e emrit e ruajnë njëfarë probabiliteti, por midis këtyre përçudnimeve ruhet edhe ermi, që sipas Serembes është çelësi i Davidit që i hap gjitha portat e fshehtësive, të sekretit të dhimbshëm të vendvarrosjes së trupit të Skënderbeut.

***

Në vitin 1468, pak kohë pas vdekjes së Skënderbeut, Ferdinandi i Aragonës i dërgon një letër së vesë së Heroit. Me këtë rast, në letër shkruhet “Scandalibech”.

Serembe mendon se kemi të bëjmë me një kriptogram të jashtëzakonshëm, të habitshëm, sfidues, grishës, marramendës.

Është një fjali konvencionale, e cila duhet ta shpërthejë substancën e saj në secilën germë në vetvete, germë nismëtare, kuptimore, kumtmbartëse.

Gjithë misteri lidhet me lehtësinë e të lexuarit nga e djathta në të majtë, pra në të kundërt, sipas leximit arab dhe jo atij latin.

Kështu kemi të bëjmë me këto germa iniciale të mëdha : H. C. E. B. I. L. A. D. N. A. C. S.

Duke plotësuar germat nistore me fjalë latine, formojmë përfundimisht, ultimisht, konkretisht, fuqimisht, lehtësisht, mrekullisht dhe marrëzisht, këtë fjali : HUMILITER CORNU EPISTOLAE BARBARIS IN LOCO ANGUSTO DOMINI NOSTRAE ALBANIAE CELAT SEPULERUM.

Një përkthim i lirë i kësaj latinishteje hieronimase, na njofton se Zoti i Shqipërisë (pra Gjergj Kastriot Skenderbeu) e ka të vendosur salmën (kufomën) në një vend të ngushtë pranë altarit, në krah, ku lexohet Epistula.

Cila Epistula (Letra) ?

Një Epistula biblike si ato të Shën Palit, apo një Epistula Testamentum, e vetë Skënderbeut? Serembe nuk e ftillëzon enigmën e Epistula-s. Këtu nis terri. E padepërtueshmja.

Mbase Serembe ishte frymëzuar nga Kabala, ku kombinimi i germave përfton krijesa fantazmagorike.

Një shkrimtar entuziast do ta besonte, do të thurte subjektin tronditës, ku përtej të Pabesueshmes gjallon e Besueshmja. Por një shkrimtar i tillë nuk ka lindur ende. Për fatin e mirë shkrimtarët mediokër janë indiferente, trillet e dijes për ta janë kotësi shqetësuese, bezdisëse.

***

Serembe shpiku një ide, bëri piedestalin për një monument të mangët, parashtroi, por nuk vërtetoi. Këmbënguli, por nuk gjeti dot asgjë.

Hodhi një fishekzjarr, por terri nuk u tërhoq. Parandjeu, bëri një nisje, por nuk arriti. Skeptikët nuk guxuan ta mëshironin, as ta përkëdhelnin.

Skënderbeu i gjallë ishte pa varr. Por edhe pas vdekjes nuk i duhet varri. Varri? Një rrobë e gardërobës funerare? S’ka nevojë heroi për këtë rrobë simbolike.

Heroi s’ka varr se është në substancën e Historisë. Varri hapet, prishet, profanohet, shkaterrohet  në tokë, por jo në Histori. Varri është konvencional, – përtej Konkretësisë. Historia është konkrete, – përtej Konvencionalitetit.

Skënderbeu s’ka varr!

KY VARR JEMI TANI VETE NE! DHE ATA, QE DO TE VIJNE NE AMESHIM!

Një vend imagjinar nuk i duhet askujt!

Çfarë ndodh nëse një president nuk largohet?

Dora Mekouar

Megjithëse i kundërshtoi ashpër rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të fituara nga ish-Nënpresidenti Joe Biden, Presidenti Donald Trump planifikon të largohet nga Shtëpia e Bardhë mëngjesin e 20 Janarit.

Ai do të ndjekë gjurmët e secilit prej paraardhësve të tij. Asnjë president në historinë amerikane nuk ka refuzuar të dalë nga rezidenca ekzekutive.

Por çfarë do të ndodhte nëse dikush refuzon?

“Synimi kryesor kur u projektua sistemi ynë ishte që të mos kishim një monark me mandat të pacaktuar. Presidenti ka një mandat katër-vjeçar dhe nëse rizgjidhet, shkëlqyeshëm, por nëse jo, atëherë ikën ”, thotë Brian Kalt, profesor i së drejtës në Kolegjin e Drejtësisë të Universitetit Shtetëror të Miçiganit.

Kushtetuta, ligji suprem i Shteteve të Bashkuara, thotë se presidenti, “e mban detyrën e tij gjatë mandatit prej katër vjetësh”.

“Ndërsa amendamenti i 20-të deklaron se mandati i tij përfundon në mesditën e 20 janarit dhe presidenti i ri bën betimin duke u bërë president në mesditën e 20 janarit,” thotë profesori. “Në mesditë, ky person nuk është më president… ai është një shkelës i ligjit nëse nuk ikën.”

Çfarë do të ndodhte nëse një president refuzonte të largohet nga Shtëpia e Bardhë?

“Pasi do të inaugurohej presidenti i ri, ai do të thërriste Shërbimin Sekret ose ushtrinë për të shoqëruar presidentin e vjetër nga Shtëpia e Bardhë,” thotë historiani Bruce Kuklick. “Dhe kjo nuk ka dyshim.”

Përveç kësaj, uzurpimi i Shtëpisë së Bardhë, nëse ndodh, nuk e bën dikë president.

“Ajo që të bën president është inaugurimi si president i Shteteve të Bashkuara pas një procesi ku vendoset se kush fitoi zgjedhjet”, thotë Kate Masur, profesore e asociuar e historisë në Universitetin Northwestern. “Nuk ka asgjë në Kushtetutë që thotë se nëse je fizikisht në Shtëpinë e Bardhë je president.”

Zyrtarët në të gjithë qeverinë luajnë rol thelbësor për transferimin paqësor të pushtetit. Shumë punonjës federalë, përfshirë ata në ushtri, Shërbimin Sekret dhe FBI, bëjnë betim për të mbrojtur Kushtetutën, që do të thotë njohje e fituesit të votave të Kolegjit Zgjedhor.

“Kushtetuta thotë se ekziston një Kolegj Zgjedhor dhe jep një përshkrim të mënyrës se si zgjidhet një president i ri,” thotë profesore Kate Masur. “Dhe nëse dikush refuzon t’u bindet procedurave në atë pjesë të Kushtetutës që përcakton kornizën për mënyrën se si zgjidhet një president, kjo do të ishte shkelje e betimit.”

Historiani Kuklick thotë është se pesha e kulturës politike dhe e opinionit publik, në vend të fjalëve konkrete të Kushtetutës, që i bëjnë presidentët amerikanë të mos qëndrojnë më shumë se sa janë të mirëpritur.

Kuklick thotë se traditat demokratike si zgjedhjet e lira e të ndershme dhe transferimi paqësor i pushtetit janë pjesë përbërëse e asaj se si amerikanët e shohin veten e tyre. Dhe këto tradita që çmohen shumë nuk mund të braktisen aq lehtë nga amerikanët.

“Nëse je shtetas i SHBA, që nga koha kur ishte në kopsht, ke dëgjuar histori se si funksionojnë Shtetet e Bashkuara dhe për llojin e demokracisë kushtetuese që mishërojnë. Gjatë jetës tënde, i ke parë presidentët kur humbin dhe largohen nga pushteti,” thotë Kuklick.

“Është pikërisht pjesë e madhështisë së këtij sistemi kushtetues dhe njerëzit janë rritur dhe edukuar qysh të vegjël me këtë.”

Veriu i persekutuar i Shqipërisë… – Nga Adriatik Riza Dosti

Jo me kot e jo rastesisht Veriu i Shqiperise e verioret shqiptare qe prej 1944 e ne vazhdim kane qene te persekutuarit e medhenj politike, ekonomike, sociale, shoqerore , infrastrukturor etj etj te vendit …pothuajse nga te gjitha qeverite majtiste, komuniste, socialiste , PS-iste e Rilindase …
Historia reale e persekutimit te Veriut shqiptar nis pas 1944 …kur komunistet erdhen ne pushtet e ne fuqi dhe menjehere nisen gjakosjen e reprezaljet ndaj tij ne shenje hakmarrje per ate se gjate luftes N-Cl [ lexo vella vrasese shqiptare 1941-44]…Veriu e verioret kurre as i mbeshteten, as ju shkuan pas e as u bene me ta …perkundrazi ishen e mbeten …dhe vazhdojne te jene ende antikomuniste e anti serbo-sllave …duke ju shkelur kesisoj ”ne kallo” antishqiptareve …
Vrasjet e masakrat komuniste ne Veri sidomos ne vitet 1945-55 te drejtuara nga krimineli Mehmet Shehu jane vertet te shumta e tronditese …
Ato nisin me egzekutimet masive te klerit katolik ne Shkoder, me pushkatimet sadiste ne Mirdite [ pas vrasjes se Bardhok Bibes] … me ” gjuetine”ndaj diversanteve, me hedhjen ne ere te Kishes se Vaut te Dejes…me shtypjen me gjak te kryengritjeve antikomuniste te Koplikut, Bajze-Kastratit e Postribes..me arrestimet e burgosjet masive ne Shkoder ..me gjakderdhjen e me pas pushkatimet publike ne perballjen me kryengritesit e Prek Calit …me torturimet e egra te mbeshtetesve e simpatizanteve te Mbretit Zog ne Burrel…me vrasjet e njerezve te pa fajshem prej cetes se Haxhi Lleshit e te Rahman Perllakut ne zonen e Dibres ndihmuar edhe nga krimineli Shefqet Peci … me burgosjet pa fund te patrioteve e nacionalisteve shqiptare ne Kruje,
Lezhe, Kukes, Puke Tropoje etj etj …
Dhe normal qe keshtu do ndodhte pasi Bisha komuniste tashme ishte ne pushtet dhe Veriut antikomunist i duhej prere koka .
…Po te ishe bere me ne ….do te kisha ngritur bust prej Floriri i pat thene Mehmet Shehu trimit Prek Cali para pushkatimit …po si me u bo me ju kur ju o bete aleat e miq per koke te armikut tone shekullor …Shkjaut i qe pergjigjur fisniku e burri kreshnik i malesise sone Preka…
Jo rastesisht ndaj shume figurave te shquara kombetare prej Veriut te Shqiperise u derdh helm e vrer e u hodh llum e balte per dekada me radhe …ata u quajten armiq e tradhetare dhe familjet e fiset e tyre i perndoqi kalvari i vuajtjeve, burgosjeve, torturave , debimeve e internimeve e persekutimeve pa fund…
Jo rastesisht u denigruan pa reshtur figura te tilla si ajo e Mbretit Zog …e At Gjergj Fishtes…Abaz Kupit, Prek Calit, P.A.Arapit, M. Troshanit, Gj. Markagjonit, A.Z.Pllumit, P.Arbnorit …e deri ne ditet e sotme me sulmet e ndyra e neveritese ndaj A.Hajdarit e S.Berishes vetem e vetem pse jane nga Veriu …
Jo rastesisht dy-tre veriore qe pat afruar ne udheheqjen e larte te asaj kohe Diktatori …te tille si T.Jakova, Gj.Marku , N.Marashi e ndonje tjeter perfunduan ne plumb … dhe i vetmi qe shpetoi si ”rastesisht” e jo me kot e as pa qellim ishte Dhelpera Ramiz Alia…e kurre me ne rangjet e larta te Partise e udheheqjes se diktatorit nuk pati me veriore…derisa shume vite me vone do te shfaqeshin ndonje si Pali Miska [ qe ne fakt nuk ishte verior por qe Diktatori e solli si shembull prej Fushe Arrezit ku punonte drejt e ne Byrone Politike te tij ]… Gjela Biba sa per te ”prishur syrin e keq’… e ne ditet e sotme ketyre emrave ju jane shtuar edhe ato te S.Lleshit e te F.Cupit …
Nder te paktet veriore qe i mbijetoi gjate diktatures e diktatorit ishte Haxhi Lleshi dhe ky jo krejt rastesisht pasi lidhjet e tij andej e kendej kufirit serbo-shqiptar ishin te shumefishta e teper te ”komplikuara” ndaj dhe Enveri bente nje lloj kujdesi te vecante me te …
Jo me kot dje nuk gjeje kerkundi nje verior ne postet e larta drejtuese te qeverise e te shtetit shqiptar e jo me kot sot eshte egzaktesisht e njejta situate pasi si Enveri dje ashtu edhe pasuesit e tij sot Nano, Meta, Rama etj vazhdojne te kene te njejten urrejtje komunisto-patollogjike kunder Veriut e verioreve shqiptare …
Jo me kot nga gojet e tyre te ndyra kane dale shpesh edhe fyerjet e renda ndaj verioreve tane si…cecen, malok, shpellare, injorante, koke pa lare , te trashe etj etj.,..
Jo me kot e jo rastesisht grupit anti verior ju bashkuan edhe kontraversi Maks Velo qe hapur e publikisht i urrente verioret por edhe myslimanet shqiptare sikurse jo me kot provinciali i neveritshem Erion Veliaj guxon sot tu drejtohet verioreve qe banojne ne periferi te Tiranes me fjalet …ata maloket shpellare e koke pa lare…dhe e dini pse…fare e thjeshte…sepse urrejtjen ndaj Veriut tone e verioreve tane patriote, kombetare e nacionaliste por vecmas antikomuniste geni e soji-lloji i tyre e kane ne gjak e ne ADN….dhe nuk ndyshojne dot se mbi te gjitha nuk i le te ndryshojne si vellau i tyre qe i lindi e i krijoi serbo-ruso-sllavi .
Jo me kot u sulmua, u ndalua , u persekutua e u anatemua Gegnishtja hyjnore.,..jo me kot Migjeni permendet gjithnje e me rralle…jo me kot shtepia e Fishtes u la deri sa te rrenohej…jo me kot shtepi e lindjes se Mbretit Zog ne Burgajet po shkon drejt shkaterrimit …[nderkohe qe restaurohen e lartohen shtepite -muze te Diktatorit, te Kadarese etj ]…jo me kot eshtrat e nacionalistit te flakte shqiptar Abaz Kupit ende nuk prehen ne Atdhe…
Jo me kot burgjet e fameshme te diktatures …ndodheshin ne Veri ….ne Burrel – Spac, Qafe -Bari, Torovice , Shenkoll e jo me kot kampi i pare i perqendrimit per kundershtaret e rregjimit komunist qe ne vitet e para te pushtetit te komunisteve do te ngrihej ne Kruje …
Jo me kot e as rastesisht sa e sa monumente e simbole te kultures e historise sone kombetare qe ndodhen ne Veri te vendit po lihen ne harrese e drejt zhdukjes e shkaterrimit ….rasti i fundit i Ures se Zogut mbi Lumin Mat nuk ka fare nevoje per komente te teperta…
Jo me kot e jo rastesisht Mamurrasi do te ishte gati-gati qyteza e biografi-keqinjeve …e Kurbneshi, Gomsiqja , Rubiku, Rresheni , Zerqani , Iballa etj etj do te ishin vendet ku do te dergoheshin per te punuar e jetuar ”te dyshimtet” e rregjimit komunist…
Jo me kot numri i te burgosurve politike e kundershtareve te rregjimit komunist ne Shqiperi nga 1945-90 do te ishte shume here me i madh prej Armiqve te Veriut se sa prej atyre te Jugut a te Shqiperise se Mesme …
Jo me kot regjimi komunist e la Veriun krejtesisht te pa zhvilluar, te prapambetur , e ne harrese totale e te qellimeshme …te varfer , te pa shkolluar… pa kujdesin e duhur shendetesor…pa rruge…edhe pse prej Veriut te pasur ne gjithcka fitonte miliona dollare …edhe pse minierat e veriut e mbajten ate vend per te mos vdekur fare per se gjalli….
Jo me kot epiqendra e barcoletave kunder rregjimit komunist , diktatorit e diktatures ishte pikerisht Veriu shqiptar …
Jo me kot sot nje statistike qe kam ne dore flet per ate se te ikurit me te shumte nga vendi jane prej Jugut e Shqiperise se Mesme e jo nga Veriu c’ka tregon qarte fare se veriori se leshon kollaj token e vet e se braktis lehte Atdheun e tij dhe jo rastesisht e as per ate qe dikush mund te thote hejjj mos nxit percarjen Jug – Veri jooo pasi nje percarje te tille nen moton e tyre te ndyre perca e sundo e nxisin vetem komunistet e lloji i tyre antishqiptar e jo une apo cdo lloj shqiptari i ndershem e patriot qe themi te verteten publikisht e qe na dhimbset Shqiperia jone qe nga Vermoshi ne Konispol…e qe i duam, nderojme e respektojme Veriun e verioret tane pavaresisht origjines sone nga Jugu apo te jetuarit tone jete e mot ne Tirane …
Verioret tane prej gati me shume se nje shekull kane qene ne lufte ne dy fronte …kunder komunizmit e kunder asimilimit prej serbo-sllavit por edhe pse jane pergjakur dhe Kryenecesine, dinjitetin, karakterin e personalitetin e burrerine …atdhedashurine e patriotizmin e tyre e kane mbrojtur me pushke e me gjak ata kurre nuk jane dorezuar e as nenshtruar edhe pse krenarine e tyre e kane paguar shume shtrenjte …keto jane edhe disa nga aresyet pse regjimet komunisto-socialiste terbohen me Veriun e verioret shqiptare ndaj dhe nuk i duan ata, ndaj dhe i lene te pa zhvilluar e ndaj edhe i shajne, percmojne, fyejne e denigrojne sa here qe ju jepet rasti e sa here qe jane ne pushtet ….
Rruga e Kombit …vepra me e madhe infrastrukturore kombetare ishte dritarja e vetme e zhvillimit per Veriun shqiptar te pakten ne keto 75 vitet e fundit por edhe kete si per ironi te fatit e beri nje verior …Sali Berisha …edhe pse pas kesaj c’nuk u tha e c’nuk u sajua kunder tij e qeverise se tij …pikerisht nga anti shqiptaret e anti verioret me dhe pa pushtet….. e pikerisht nga ata qe sot krenohen se ne kete ruge-ure te Kombit tone e ne kete shenje te madhe shprese e besimi te bashkimit tone kombetar …ata …miqte per koke te serbo-sllaveve kane vene Traun ndares te turpit tone kombetar !
Rrugen e Arberit…thone se po e bejne socialisto-neokomunistet …me sakte duhet thene se kane marre persiper ta perfundojne ata pasi ajo veper tjeter teper e rendesishme infrastrukturore per Veriun e Shqiperise pothuajse ishte gjysem e bere po nga Berisha e qeveria e demokrateve…
Dhe tek kujton sot Veriun antikomunist qe kryenecesine e tij por edhe burrerine e shqiptarizmin e tij nder dekada e pagoj kaq shtrenjte …rrevoltohesh vertet teksa sheh qe tentakulat komuniste drejt tij i jane versulur serisht pjeses sone me kombetare e me patriotike me dinakerine e poshtersine e njohur te soji-llojit te tyre….
Ne Shkoder po bejne kerdine Tom Doshet e kodoshet…ne Kukes klani mafjoz Gjici me banden e tij…ne Diber …s’te le Ulsiu qe me ndihmen e vlonjatit Gjiknuri shkaktojne sa here qe ju duhet ”Termet” elektoral e blerje masive votash me thase mielli e kartemonedha 50 euroshe…ne Lezhe komandon e urdheron polici Pjerin Ndreu…ne aksin Fushe Kruje -Lac – Milot zot i vendit eshte banditi Rrahman Rahja …ne Mirdite na moren frymen Lleshet e Frrok Cupet …etj etj…
Nuk ju dorezove as serbit e as kelyshit te kuq komunist o Veriu kreshnik e fisnik i Atdheut tim si ka mundesi sot tu jesh dorezuar Monstrave te tilla …
Une besoj dhe shpresoj shume tek shqiptarizmi e patriotizmi…tek antikomunizmi e tek burreria…besa, feja e nderi i Veriut e tek karakteri i verioreve shqiptare ndaj dhe i kam dashur e do ti dua ata deri ne vdekje sepse historia kombetare e vendit tim thote, shkruan e tregon qarte e sakte se ata kane qene e mbeten krenaria jone kombetare nder shekuj…
Te gjithe se bashku Veri- Jug te mos lejojme askend te na percaje e armiqesoje mes njeri tjetrit pasi jemi e kemi lindur shqiptare e te tille do vdesim ….ndaj jo me kot thoshte aq bukur e mencur Fishta yne i madh se…para se me mu dhimb tosku e gegnia m’dhimet fort Shqyptaria…
Fati por edhe puna, profesioni e kurioziteti si natyre e imja njerezore kane dashur qe une ta shoh me syte e mija e ta shkel me kembet e mija pothuajse krejt Veriun e Shqiperise ….dhe aty kame pare, ndjere e verejtur me dhimbje se kontrasti ne te gjitha drejtimet me jugun e pjesen tjeter te vendit ishte tmerresisht i madh i dukshem e i prekshem …ne prapambetje , ne varferi e kudo ….por jo ne burreri, ne bese, bujari e fisnikeri…ne atdhetari, patriotizem …. e shqiptari…ndaj dhe respekti im i thelle per Veriun e verioret shqiptare ka qene e mbetet sa i forte po aq edhe i pa lekundur …
Ndaj dhe gjykoj se Shqiperia vete por dhe te gjithe ne shqiptaret per faj te te gjitha qeverive antishqiptare qe kemi patur ne krye tone kah-heret e deri me sot ju kemi nje borxh te madh ne te gjitha drejtimet Veriut tone fisnik e verioreve tane atdhetare !
Ndaj prej zemre ta drejtoj kete thirrje puro shqiptare o pjesa me vitale e dinjitoze e kombit tim…zgjohu Veriu i Shqiperise sime…….zgjohu veriori fisnik e kreshnik i Shqiperise sime e mos lejo kerkend ne ato troje te te neperkembe ty , krenarine e shqiptarine tende …
Gjaku i te pareve therret fort …dhe gjaku kurre nuk behet Uje !
A.R.DOSTI

VIRUSI PYET PO KET A E DINI SE: “HAJNIT I KA BORXH EDHE MRETI” – Nga Fritz RADOVANI

 

Kjo asht një thanje e vjeter popullore shqipe e ruejtun me shumë kujdes.

Në 100 vjetët e fundit kur u formue Shteti Shqiptar, ruhej në fjalorin e thanjeve të rralla, po shumë të randsishme dhe me vlerë të madhe, aqsa nuk besoj se kemi pasë ndonjë sundimtarë që nuk e ka dijtë këte thanje!

Ka shumë e shumë vite që Shqipninë edhe po e sundojnë hajnat!..

Nuk e kam nder mend me shkrue per ta dhe si e kanë xanë atë kolltuk…

Duhet me kenë i çatrafiluem në tru me shpjegue kush ishte Esad Pasha apo Ahmet Zogu, ose Enver Hoxha e Ramiz Alia apo edhe Edvin Rama..?

Meqë, “asnjeni” nuk njihet per “hajdut, as kriminel barbar e terrorist” atëherë, pse mos me ndjekë rrugen e këshillat e tyne “rilindja ynë” sot?!

Me 31 Mars 1991, terroristi Ramiz Alia ka thanë: “Me fitoren e zgjedhjeve të 31 marsit 1991, PPSH, tregoi se komunistët i do populli dhe se ata e duan popullin, ndaj ju them, se me këtë fitore, PPSH do të vazhdoj rrugën e Enverit dhe të lulëzimit të vendit e begatisë së popullit, duke shkuar nga fitorja në fitore, por duke u përshtatur me modelin e ri ekonomik.” Sot mbas 30 vjetësh pasuesit e tij a janë drejtuesit e shtetit ?!

Madje, edhe tue i pershtatë Shqiptarve edhe “modelin e ri ekonomik”?

Besoj nuk asht nevoja me u zgjatë ma teper: Po krieministri Edi Rama a asht tue shkue mbas porosive t’ Everit: “Nga fitoria në fitorje..!?”

Afrohen edhe në Shqipni votimet! E kush pritet me fitue sivjet atje?!..

Po nuk u hoqën agjentët e sigurimit nga detyrat shtetnore, Shqipnia do të

VORROSET përgjithmonë! “Historia asht mësuese e jetes!”, dhe thanjet e popujve të vjeter, po ndryshojnë themelet e Demokracisë, mbas sa qinda e qinda vjetësh edhe aty ku nuk i ka shkue mendja askujt në Botë..!!

Mos harroni se, komunistët ua kanë mësue tash sa vite sternipave tyne thanjen e vjeter që po zbatohet në Shqipni nga Edi, Luli etj., pasues se: HAJNIT I KA BORXH EDHE MRETI !

            Melbourne, 18 Janar 2021.

LIGJI GREK 2636/1940 NUK KA LIDHJE ME ARVANITËT VENDAS MYSLIMANË – Nga SAIMIR LOLJA

Pjesa jugore e Shqipërisë së Poshtme thërritet nga shqiptarët me emrin Çamëri. Për të ndeshet edhe emërtesa perandorake romake Epir-us e shekujve I – IV e.s. e marrun prej shprehjes gjeografike në Shqip “Tokat E Pirit” duke i ngjitur prapashtesën perandorake romake perëndimore -us. Rrënojat E Pirit, qytetit arban shumë të lashtë, ndodhen afër fshatit Zhulat të Gjinokastrës. Tokat E Pirit u përvijuan për herë të parë si një rajon shtetëror i Greqisë së Madhe në vitin 1913 duke përdorur për të emërtimin romak Epirus. Përdorimi prej Greqisë së Madhe i emërtimit “Epirus” dhe mëtimi se “Epiri është grek” nuk do të thotë se “Greqia” e krijuar për herë të parë në histori në vitin 1830 bëhet “Greqi e lashtë”.

Në Shqip, Ar  bana (e folur veriore) = Ar bëra (e folur jugore). Këto fjali rrënjë përshkruajnë veprimin themelor të bujqëve të paktën që 12’000 vjet më parë. Prej tyre lindin emrat cilësor të njëjtë në thelb dhe pak të ndryshëm në thurje: Arban = Arbër = Arbëresh = Arbëror = Arbanas = Arbanit = Arvanit = Arnaut (osmanisht) = Arnavut (turqisht, sot) = Alban = Albanian (prej të huajve) = Shqiptar = I-lir. Meqenëse germa B në gjuhën kishtare bizantine Katharevousa lexohet V, atëherë emri cilësor Arbanit u shndërrua në Arvanit. Sipas rrobes fetare të besimit, Arvanitët vendas dallohen në të krishterë ortodoksë dhe muslimanë. Gabimisht, dhe mbjellur qëllimisht nga propaganda kundrashqiptare, vetëm arvanitët vendas muslimanë të veriperëndimit të Greqisë së Madhe nënkuptohen nga shqiptarët si çamë.

Pas kryengritjes së arvanitëve të krishterë në vitin 1821, Lidhja e pa çertifikuar Entente e perandorive Britani-Rusi-Francë krijoi më 3 Shkurt 1830, për herë të parë në histori, një principatë fetare jo perëndimore të quajtur “Greqi” dhe me sipërfaqe sa 1/6 e Greqisë së Madhe të sotme. Për tradhti ndaj Europës e Perëndimit, “Greqia” u përvijua si një shtet që do ringjallte perandorinë lindore të krishterë ortodokse të fikur në vitin 1453. Prandaj edhe sot, shtetas “grek” do me thënë jo një njeri më kombësi por një besimtar i krishterë ortodoks, që përdor edhe gjuhën kishtare bizantine Katharevousa të përshtatur për popullin (Dhimotiki), që emrin e ka me prapashtesat fetare bizantine -os e -is, dhe urren muslimanët e çfardolloji.

Lidhja Entente u çertifikua me firmat e vitit 1907 dhe në shekullin XX, për tradhti ndaj Europës e Perëndimit, edhe do zmadhonte akoma “Greqinë” edhe do krijonte tre herë Jugosllavi (Serbi më të Madhe). Me ndihmën e perandorisë Austro-Hungareze, shkollarët e spikatur shqiptarë mbajtën një Kuvend në datat 14-22 Nëntor 1908 në Manastir ku caktuan Abecenë e njësuar shqiptare me germa perëndimore. (Pjesëmarrës në Kuvend qe edhe çifti fisnik amerikan Phineas dhe Violet Kennedy.) Në Tetor 1912, me shtysën e Lidhjes Entente, Serbia e Madhe, Greqia e Madhe, Mali i Zi e Bullgaria ndezën Luftën I Ballkanike për t’u sulur me oreks të shtuar që të kapnin sa më shumë troje shqiptare që kishin mbetur si vilajete osmane. Në kushtet kur trojet shqiptare ishin ose nën ushtrinë turke ose nën ato serbe, greke, malazeze e bullgare, me këshillën e Austro-Hungarisë përfaqësuesit shqiptarë arritën të shpallnin mëvetësinë shqiptare në Vlonë më 28 Nëntor 1912. Tre muaj më pas, ushtria greke pushtoi për herë të parë Janinën më 6 Mars 1913, e ashtu Çamërinë të cilën vazhdon ta mbajë të pushtuar.

Dhuna, zhvendosja nga vendbanimet, tretja dhe ndryshimi i besimit fetar me detyrim, grabitja e pasurive dhe pronave, masakrat dhe dëbimet jashtë vendit binin mbi muslimanët, edhe ata Arbanitë, sa herë që rajoni i tyre i dhurohej Greqisë. Si në Serbinë e Madhe (Jugosllavi), tërë arvanitasve vendas në Greqinë e Madhe iu ndalua edhe shkolla Shqipe. Një gjenocid i ngjashëm Lindor kundër banorëve të besimit të krishter ortodoks mori shtrirje të madhe në perandorinë e rrëgjuar osmane me fillimin e Luftës I Botërore në vitin 1914. Si pasojë, shumica e banorëve osmanë të besimit të krishter ortodoks deri në fund të vitit 1922 qenë ose vrarë ose dëbuar në Greqi.

Konferenca e Paqes në Paris u mbajt në 18 Janar 1919 – 21 Janar 1920. Me shtytjen e kryeministrit britanik David Lloyd George që premtonte se Greqisë së Madhe do i njihej zmadhimi akoma nëse pushtonte territore osmane, ushtria greke zbarkoi në Smirna (Izmir, sot) më 15 Maj 1919 dhe sulmoi në thellësi. Për shkak se perandoria osmane ishte në çastet e fundit të agonisë, përfaqësuesit e saj nënshkruan më 10 Gusht 1920 Traktatin e Sèvres, afër Parisit, kundrejt Britanisë, Francës, Italisë e Japonisë. Traktati i Sèvres që fikte përfundimisht perandorinë osmane i dhuronte Francës, Britanisë, Greqisë së Madhe e Italisë edhe në Anadoll territore të mëdha. Kur komandën e ushtrisë turke e mori Mustafa Qemali dhe pasi mbrritën furnizimet ushtarake nga Rusia bolshevike e Vladimir Iliç Leninit (një urith gjerman), ushtria turke kundërsulmoi në Gusht të vitit 1922. Lufta Greko-Turke mori fund më 11 Tetor 1922 me dëbimin e ushtrisë greke nga Anadolli. Bisedimet e paqes filluan në Lozanë të Zvicrës më 20 Nëntor 1922. Traktati i Lozanës u nënshkrua nga Britania, Franca, Italia, Greqia e Madhe, Japonia e Rumania më 24 Korrik 1923. Ai njihte formimin e Republikës së Turqisë në kufijtë që janë sot.

Një marrëveshje Lindore e nënshkruar që më 30 Janar 1923 si pjesë e Traktatit të ardhshëm të Lozanës qe shkëmbimi i 1.2 milion banorëve të besimit të krishterë ortodoks të mbetur në Republikën e Turqisë me 400’000 banorë të besimit islam në Greqinë e Madhe. Shkëmbimi qe i detyrueshëm, i dhunshëm, i rrëmujshëm, me humbje të panumërta jetësh njerëzish dhe me këputje të shtetësisë nga vinin. Në atë shkëmbim popullatash e pësuan shumë arvanitasit vendas muslimanë e veçanërisht ata në veriperëndim të Greqisë së Madhe, Çamërisë. Qeveria shqiptare u përpoq nëpërmjet organizatës së Lidhjeve të Kombeve që në atë shkëmbim popullatash të veçoheshin arvanitët vendas muslimanë nga besimtarët islamikë të kombeve të tjera.

Me ndihmën britanike, një grusht ushtarak në Greqinë e Madhe rivuri në fuqi më 25 Nëntor 1935 mbretin George II. Ay caktoi më 13 Prill 1936 ushtarakun nazist Ioannis Metaxas si kryeministër (www.metaxas-project.com). Ky, nga ana e tij dhe me firmën e mbretit, vendosi më 4 Gusht 1936 sundimin e tij nazist duke shpërndarë Kuvendin, ndaluar partitë politike dhe përjashtuar Kushtetutën. Dhuna mbi arbanitët vendas muslimanë u shtua dhe menjëherë u urdhërua ndalimi i plotë i përdorimit të gjuhës Shqipe. Më 25 Mars, 2 e 6 Prill 1939 mbreti Zog I nuk pranoi kërkesën e prerë italianë që të pranonte shkrirjen e Shqipërisë me Italinë.  Atëherë, Lufta II Botërore në Europë filloi më 7 Prill 1939 kur ushtria italiane sulmoi Shqipërinë dhe përfundoi pushtimin më 11 Prill. Mbas dy ditëve, Britania e Franca u shpallën mbrojtëse të pavarësisë së Greqisë së Madhe. Më 16 Prill Shqipëria u tret si shtet politik duke u bërë pjesë e mbretërisë italiane. Më 3 Qershor 1939, Italia e avulloi Ministrinë e Jashtme shqiptare dhe diplomatët e huaj u larguan nga Tirana. Britania e pranoi zyrtarisht tretjen e Shqipërisë me Italinë më 31 Tetor 1939.

Natën e 28 Tetorit 1940 kryeministri Ioannis Metaxas e ktheu mbrapsht kërkesën e prerë italiane që të pranonte hyrjen e ushtrisë italiane. Mbas disa orësh, ushtria italiane filloi mësymjen në Greqi përgjatë 145 km të kufirit shqiptaro-grek. (Dita e 28 Tetorit, në përkujtim të fjalës së një kryeministri nazist që kishte katër vjet që sundonte si i atillë, www.metaxas-project.com, vazhdon të jetë festë zyrtare në Greqinë e Madhe.) Ushtria greke furnizohej ushtarakisht me çdo gjë nga Britania dhe si fuqi ajrore e saj ishin avionët britanikë. Ndërkohë, zbulimi ushtarak britanik pat zbërthyer kodin e ndërlidhjeve gjermane e italiane që në Prill 1940. Komanda britanike njihte pa ndërprerje imtësisht gjendjen dhe planet e ushtrisë italiane. Si rrjedhim ushtria greke e përballoi shpejt ushtrinë italiane, kundërsulmoi dhe nuk ndaloi në kufirin shqiptaro-grek por vazhdoi dhe pushtoi gjysmën e territorit të Shqipërisë jugore. Edhe ushtria gjermane nga Greqia do ta pushtonte Shqipërinë në Shtator 1943.

Me këshillën britanike, qeverie greke përgatiti dhe mbreti George II firmosi Ligjin e Miratuar Nr. 2636 më 10 Nëntor 1940 (Figura 1). Ai përcaktonte Italinë dhe Shqipërinë si shtete armike dhe shtetasit e tyre, përveç atyre me origjinë greke, si armiq. (Meqenëse Greqia u krijua në vitin 1830, atëherë, bie fjala, nëse disa himariotë janë grekë kur e pse kanë ardhur ata në Himarë pas vitit 1830?) Ligjit të Miratuar i njihej zbatimi që më 28 Tetor 1940. Ndonëse dihej se Shqipëria nuk mund të ishte sulmuese, ai qe një mjet i artë për të vazhduar dëbimet dhe përvetsimet e pasurive shumë të mëdha të tundshme e të patundshme të shqiptarëve që kishin ndodhur që me shpalljen e pavarësisë shqiptare. Ai përkufizonte se si do veprohej ekonomikisht ndaj shteteve dhe shtetasve armiq. Marrëdhëniet ekonomike dhe financiare ndërpriteshin kurse pasuritë e tundshme dhe të patundshme shkëputeshin përkohësisht nga pronarët (sequestration, ang.). Dhe caktohej qeveria greke që t’i shfrytëzonte ato pasuri të tundshme e të patundshme pa iu humbur emrat e pronarëve dhe qëllimet e pronësive (conservative confiscation, ang.). Të ardhurat monetare prej atyre pasurive derdheshin në një llogari të posaçme në Bankën e Greqisë.

Ligji i Miratuar 2636/1940 nuk kishte të bënte me shtetasit e Greqisë, përfshirë edhe arvanitët vendas muslimanë. Ai, pasi përcaktonte Italinë dhe Shqipërinë e tretur si shtete armike, kishte forcën e ligjit ekonomik për raste të tilla dhe nuk i shpallte luftë Italisë dhe Shqipërisë. Ndërkohë, qëllimisht, tradhtisht, pa aftësisht, gabimisht, Ligji i Miratuar 2636/1940 dhe arvanitët vendas muslimanë janë së bashku shartuar shterpë në dijeninë shqiptare si “Ligji grek i Luftës kundër edhe çamëve”. Çamëria nuk u bë pjesë e Shqipërisë edhe me ndryshimet e kufijve gjatë Luftës II Botërore. Arvanitët vendas muslimanë, të cilët qëllimisht e gabimisht quhen çamë e jo grekë në marrëdhëniet shtetnore, qenë pa ndërprerje shtetas të Greqisë së Madhe dhe ndaj tyre u krye gjenocid edhe në Qershor 1944 e muajt në vazhdim.

Ushtria greke kishte ngecur 14 Divizione përballë ushtrisë italiane në jugun e Shqipërisë ndërkohë që i kishin mbetur dy Divizione në kufirin greko-jugosllav dhe katër Divizione përgjatë kufirit greko-bullgar. Më 2 Mars 1941 komanda perandorake britanike zbarkoi në Greqi Brigadën I të Korracuar britanike, Divizionin II nga Zelanda e Re dhe Divizionin VI nga Australia, gjithsejt 62’000 ushtarë të cilët u rreshtuan si skalion i dytë. Më 6 Prill 1941 Armata XII gjermane sulmoi nga ana e Bullgarisë dhe Jugosllavisë, dhe në 10 Prill hyri në Selanik. Po në 10 Prill forca perandorake britanike filloi tërheqjen duke luftuar. Brenda 20 Prillit 1941 Divizionet greke qenë dorëzuar dhe komanda gjermane i lejoi ushtarët e oficerët të ktheheshin në shtëpi bashkë me armët e tyre të lehta; një gabim që do ta vuante më vonë. Pushtimi i Greqisë kontinentale përfundoi në 30 Prill 1941 dhe i kushtoi ushtrisë perandorake britanike 11’840 ushtarë kurse asaj gjermane 5000 ushtarë. Në Greqinë e Madhe të pushtuar, ushtria gjermane mbulonte rajonin e Maqedonisë jugore me portin e Selanikut, Athinën me portin e Pireut dhe disa ishuj. Pjesën në lindje e mbulonte ushtria bullgare dhe të tërë pjesën tjetër e mbuloi ushtria italiane deri në Shtator 1943, më pas ushtria gjermane. Holokausti, me ngazëllimin e shtuar të qeveritarëve grekë, filloi të zbatohet menjëherë pas pushtimit.

Një pjesë e ushtarakëve dhe komisarëve prifta të dorëzuar u rreshtuan menjëherë në formacione të ndryshme në shërbim të forcave të pushtimit. Ndërkohë, me arvanitas të krishterë nga malësia e Sulit në Çamëri dhe komisarë prifta, komanda britanike formoi në Shtator 1941 “ushtrinë” me dy regjimente të emërtuar Lidhja Kombtare Demokratike Helene (?!) e të drejtuar nga Napolon Zerva. Drejtoria Britanike e Operacioneve të Veçanta (Special Operations Executive – SOE, ang.) e paguante 16 stërlina ari/muaj Napolon Zervën kurse rreth 2000 mercenarëve të tij u jepte dy stërlina ari/muaj. Bandat e Lidhjes Kombtare Demokratike Helene (LKDH – EDES, dhim.) vepruan vetëm në Çamëri, jo kundër ushtrive të pushtimit, vetëm kundër njësiteve ushtarake sllavo-komuniste dhe nga fundi i luftës kundër arvanitëve vendas muslimanë të mbetur në Çamëri.

Flota perandorake britanike bllokoi brigjet greke menjëherë pas pushtimit dhe si pasojë edhe një kokërr gruni nuk futej për popullatën e Greqisë së Madhe. Si rrjedhim, Holodomori  në dimrin e fundvitit 1941 – fillimvitit 1942 u mori jetën 300’000 shtetasve grekë për shkak të urisë në të ftohtë. Një pjesë tjetër e ushtarëve të dorëzuar dhe rezervistëve i siguroi burimet njerëzore Partisë Komuniste Greke të hidhte në veprim Ushtrinë Liridhënse të Popullit Grek (ULPG – ELAS, dhim.) në Qershor 1942. Meqenëse fuqia e saj rritej, qeveria e Athinës dhe komanda gjermane formuan në Prill 1943 me 22’000 ish-ushtarë e komisarë prifta të dorëzuar Batalionet e Sigurimit (Evzonoi, dhim., sot përbëjnë Rojet Presidenciale). Ata luftuan kundër ULPG dhe kryen tërë llojet e krimeve.

Pas dorëzimit të ushtrisë italiane në 8 Shtator 1943 rajonet e zotëruara prej saj u mbuluan nga ushtria gjermane. Ajo e bëri me dije popullatën se për një ushtar gjerman të vrarë do të pushkatoheshin rreth dhjetë banorë. Më 24 Shtator 1943, partizanë të UPLG vrasin gjashtë ushtarë gjermanë që ishin duke bërë banja dielli në Shkallë të Paramithisë. Në mbajtje të fjalës së dhënë, ushtria gjermane pushkaton mbas pesë ditësh 49 banorë të Paramithisë.

Në Maj 1944, ULPG formon në Çamëri me arvanitë vendas muslimanë Batalionin IV “Ali Demi” si pjesë e Regjimentit XV të saj. Më 27 Qershor 1944, me udhëzim nga Dërgata ushtarake britanike SOE e fshehur, duke e bërë me dije ushtrinë gjermane të pranishme dhe duke mos u penguar prej saj, i quajturi Regjimenti XVI i LKDH filloi masakrën gjenocidale kundër arvanitëve vendas muslimanë në qytetin e Paramithisë. Ajo u pasua nga masakrat, dëbimet, shkatërrimet e djegiet në Parga në 28 Korrik 1944, në Filat, Spatar dhe vende të tjera më 23 Shtator 1944. Të zhgënjyer se xhamitë nuk i shpëtuan, ata që mundën morën rrugët të llahtarisur në këmbë drejt Shqipërisë. Të mbeturit, kryesisht fëmijë, gra e pleq e plaka u mbyllën në burgun e Paramithisë të ruajtur nga bandat e LKDH. Burgu ishte shfarosës sepse me kushtet çnjerëzore të tij vdisnin 7 ose 8 vetë në ditë.

E urdhëruar që në 26 Gusht 1944 të përgatitej për tërheqje, Grup-Armata E e ushtrisë gjermane filloi sipas urdhërit tërheqjen nga Greqia në 3 Tetor 1944. Prapavija e saj perëndimore pasi hyri në Shqipëri e la Sarandën më 10 Tetor 1944 ndërsa praparoja e fundit kaloi kufirin greko-maqedonas natën e 1/2 Nëntorit 1944. Ushtria britanike mbrriti në Çamëri në Nëntor 1944 dhe i mori me makina arvanitët vendas muslimanë që kishin mbetur gjallë në burgun e Paramithisë dhe i dërgoi në Igumenicë. Nga aty, i ngarkuan ata në anije të vogla dhe i zbritën në Sarandë.

Në Dhjetor 1944, brigadat e ULPG shpartalluan bandat e LKDH dhe mbeturinat e tyre u mbartën me anijet britanike në Korfuz. Të joshur, në Janar 1945, arvanitët muslimanë nga Filati u kthyen në shtëpitë e tyre. Në Korfuz, më 15 Shkurt 1945, komanda britanike e shkriu LKDH dhe mercenarët e saj i rreshtoi në njësitet e Rojes Kombtare që kishte formuar për qeverinë greke. Më 15 Mars 1945, njësitet e Rojes Kombtare me ish-banditë të LKDH u sulën dhe masakruan këdo që gjetën në Filat. Të paktë qenë ata që duke vrapuar arritën gjallë në Shqipëri.

Mijëra arvanitë vendas muslimanë u vranë, po aq humbën jetën rrugëve të përzënies, dhe me dhjetra mijëra u dëbuan. Pronat e shtëpitë u dogjën ose u shkatërruan dhe çdo gjë me vlerë u grabit. Veç dëshmive të gjalla, p.sh. nga  Sali Bollati, mjafton të lexohen librat ditarë Molla e Sherrit (Apple of Discord, 1948) dhe Diçka e Sprovuar (Something Ventured, 1982) e drejtuesit të Dërgatës britanike SOE në Çamëri, kolonelit Christopher Montague Woodhouse, për të prekur të vërtetën. Për shembull, në një dëftim të tij në 16 Tetor 1945, me citimin arshivor FO 371/48094/18138, shkruhej: “…Zerva, i nxitur nga Misioni Aleat nën drejtimin tim, i përzuri çamët nga shtëpitë e tyre në vitin 1944….”.

Forcat komuniste jugosllave, ato sllavo-komuniste në Shqipëri dhe ato të LKDH në Çamëri u krijuan, u furnizuan, u armatosën dhe qenë imtësisht të drejtuara nga komanda britanike në Kajro të Egjyptit deri në Shtator 1943 e më pas në Bari të Italisë. (Është domosdoshmëri të shfletohet libri “Receta pa komb”.) Sipas porosisë nga Lidhja Entente, urithi britanik Enver Hoxha nuk urdhëroi ndonjë njësit partizan sllavo-komunist që të pengonte gjenocidin kundër arvanitëve vendas muslimanë në Çamëri. As forca sllavo-komuniste ULPG, edhe pse kishte shtatë Brigada në Çamëri, nuk i pengoi masakrat e dëbimet që kryen bandat e LKDH.

Më 13 Tetor 1944, tre Brigada britanike hynë në Athinë ndërkohë që shumica e Greqisë së Madhe ishte në duart e forcave sllavo-komuniste. Më 3 Dhjetor 1944 në Athinë, ushtarët britanikë dhe ish ushtarët e Batalioneve të Sigurimit tashmë policë qeveritarë qëlluan mbi një turmë shumë të madhe përkrahësish të forcave sllavo-komuniste duke vrarë të paktën 28 vetë. Në vazhdim, një luftë me përdorim artilerie, tankesh e avionësh do të përflaktë Athinën. Si përforcim komanda britanike zbarkoi e futi në luftime Divizionin IV Indian të Këmbësorisë. Mbas 37 ditëve forcat sllavo-komuniste u larguan nga Athina. Një luftë civile ndërkombtare do përcëllonte tërë Greqinë e Madhe e popullatën e saj deri në 16 Tetor 1949 kur do përfundonte me humbjen dhe dëbimin e forcave sllavo-komuniste të quajtura Ushtria Demokratike e Greqisë (?!). Mbretëria vazhdoi dhe vetëm në 8 Dhjetor 1974 Greqia do të shpallej  Republikë, për herë të tretë.

Në vitin 1947, Italia e Greqia nënshkruan traktatin e miqësisë në të cilin Greqia e Madhe nuk e njihte më Italinë si vend armik. Marrëdhëniet e tyre ekonomike nisën në 4 Maj 1955. Projekti i Lidhjes Entente për të krijuar Federatën Komuniste Ballkanike duke tretur Shqipërinë në Jugosllavi u prish në vitin 1948. Dhe meqenëse përfundimi i Luftës civile ndërkombtare në Greqi dukej qartë, në 13 Maj 1949 botohet në gazetën qeveritare greke Ligji i Miratuar 1138/1949. Ai kushtëzonte që nëse një vend do quhej jo armik duhej të miratohej një ligj i ri i nga qeveria dhe mbreti, dhe të botohej në gazetën qeveritare.

Shqipëria nën regjimin sllavo-komunist ishte vend i mbyllur dhe me Greqinë e Madhe nuk do kishte deri në 7 Maj 1971 as marrëdhënie diplomatike. Domethënë, qëllimisht, arbanitët muslimanë të dëbuar ishin të penguar të ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe kërcitjet e pasurive të tundshme e të patundshme të thyera në Greqi të Madhe nuk kishte vesh politik që ta dëgjonte. Në fund të vitit 1952, kishin mbetur 18’622 arvanitas muslimanë të dëbuar nga Çamëria në Shqipëri që akoma kishin statusin e refugjatit me nënshtetësi greke. Ligji Nr. 1654 i datës 19 Prill 1953 i shtetit shqiptar nën regjimin sllavo-komunist u dha atyre shtetësinë shqiptare me detyrim, pa përjashtim, dhe me dijeni se Greqia nuk ua kishte hequr nënshtetësinë. Domethënë atyre u mbulohej me detyrim në mënyrë të njëanshme shtetësia greke dhe njëkohësisht ata bëheshin “qytetarë armiq” sipas Ligjit grek 2636/1940. Po sipas porosisë për t’i tretur e shkëputur nga origjina, qeveria sllavo-komuniste në Shqipëri ndërmori në vitet 1946-1973 një fushatë propagande, burgosjesh, pushkatimesh e degdisjesh familjare kundër arvanitëve muslimanë të dëbuar.

Ditarët e Luftës të Komandës së Epërme të Forcave të Armatosura Gjermane (Kriegstagebuch des Oberkommandos der Wehrmacht, 1940-1945) u renditën në tetë vëllime nga një ekip historianësh të kryesuar nga Percy Ernst Schramm në vitet 1961-1965. Në ta nuk përmenden çamë apo arvanitas vendas muslimanë që bashkëpunonin me ushtritë e pushtimit në Greqinë veriperëndimore. Ndërkohë që aty përmenden, bie fjala, marrëveshjet për mos luftim me Napolon Zervën. Banditët e këtij kryen, me porosi, në Qershor-Shtator 1944 e Mars 1945 masakra dhe dëbime mbi arvanitët vendas muslimanë sepse këta të fundit edhe ishin ndër muslimanët e fundit të mbetur në Greqinë e Madhe bizantine edhe mbështetnin ULPG të drejtuar nga Partia Komuniste Greke. Edhe nëse ka patur prej arvanitëve vendas muslimanë bashkëpunëtorë me forcat e pushtimit, numri apo vlera e tyre kanë qenë të papërfillshme. Ata gjithmonë kanë qenë ose nën urdhrat e qeverisë qendrore në Athinë ose janë përdorur në Shqipëri. Për më tepër, veprimet e tyre as nuk mund të krahasohen me numrin dhe krimet e Batalioneve të Sigurimit apo forcave të tjera qeveritare greke ose me 300’000 të vdekurit prej Holodomorit të shkaktuar nga flota britanike në dimrin 1941/1942. Nëse meshkujt dhe tërë popullata do kishin qenë bashkëpunëtorë të pushtuesve, atëherë komanda e ushtrisë gjermane do i kishte penguar bandat e LKDH të kryenin masakrat, dëbimet e burgimet në Qershor-Tetor 1944.

Vetë Ligji grek i Miratuar 2636/1940, vendimi i Ministrisë së Ekonomisë 14882/1947 dhe asaj të Financave greke 3574/1947, si dhe Ligji grek i Miratuar 4506/1966 përjashtojnë shtetasit shqiptarë me origjinë greke nga ndikimi i Ligjit grek 2636/1940. Si rrjedhim, arvanitasit muslimanë që janë vendas në Greqi, me origjinë greke, kur u bënë nënshtetas shqiptarë me Ligjin shqiptar 1654/1953 përjashtohen nga ndikimi i Ligjit grek 2636/1940. Domethënë, pasuritë e tundshme dhe të patundshme të tyre janë atje në vend. Duke kujtuar se regjistrat janë të arshivuar dhe shtetësia greke për arbanitët muslimanë nuk është hequr (Figura 2), dhe ngase kur ata u dëbuan arritën në Shqipëri vetëm me rrobat e trupit, është përgjegjësi e qeverisë shqiptare që bashkë me qeverinë greke të hapi udhën që ata të shkojnë në vend e të marrin dokumentet e tyre, përfshirë edhe pasaportën greke. Që të bjerë rrjeta penguese të paktën në një anë e të hapet udha, mjafton që shteti shqiptar të nxjerrë një ligj i cili zhvleftëson Ligjin e tij 1654/1953. Sepse kjo gjë që u rikthen vetëm emrave të arvanitëve muslimanë të listës përkatëse statusin e refugjatit me nënshtetësi greke. Kjo çkyçje nuk u cënon nënshtetësitë (pasaportat) e tanishme trashëgimtarëve dhe familjarëve të tyre.

Me Britaninë e Francën si shkesë, marrëdhëniet diplomatike Greqi-Shqipëri do të shtyheshin derisa u vendosën në 7 Maj 1971. Shkesët u kujdesën që të mos përmendej çfuqizimi i Ligjit të Miratuar 2636/1940 në Greqi të Madhe dhe të mos bëhej zë për arvanitët muslimanë të dëbuar në Shqipëri. Në 28 gusht 1987, qeveria greke njeh zyrtarisht Shqipërinë si një vend jo armik. Shqipëria dhe Greqia nënshkruan më 26 Mars 1996 Traktatin e Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë. Ay Traktat pasi kaloi hapat e Kuvendeve dhe Presidentëve të dy vendeve hyri në fuqi më 4 Shkurt 1998. Edhe pse ay Traktat mirënjeh të dy shtetet, edhe pse marrëdhëniet shtetërore Greqi-Shqipëri janë të plota, edhe pse Neni 15 i atij Traktati kërkonte heqjen e pengesave ligjore që shtetasit e njërës palë të gëzojnë pasuritë në territorin e palës tjetër, akoma çfuqizimi i Ligjit të Miratuar 2636/1940 nuk është bërë Ligj i Miratuar i botuar në gazetën qeveritare greke.

Arsyeja është se vlera e pasurive shqiptare të grabitura në Greqi të Madhe para dhe në Nëndor 1940 bashkë me vlerën që ato kanë prodhuar nga shfrytëzimi (compound interest, ang.), dhe që duhet të kthehen, është shumë e madhe. Pasuritë shqiptare që u grabitën në Nëndor 1940 ishin hotele, shtëpi, restorante, ndërmarrje të ndryshme, sipërmarrje financiare, troje, toka bujqësore, pyje, kullota, livadhe, pensione, para të ruajtura në banka, etj. Disa shembuj pa llogaritur vlerën e prodhuar nga përdorimi, riqarkullimi e koha jepen më poshtë:

(1) Vila e Hasan Prishtinës në adresën Vasilisis Olgas 32, Selanik, kushton sot të paktën katër milion Euro. Ndërkohë, shteti shqiptar paguan që nga viti 1999 qera për Konsullatën e tij të Përgjithshme në Selanik.

(2) Shteti shqiptar harxhoi 2.5 milion Euro në vitin 2002 për ndërtesë Ambasade Shqiptare në Athinë ndërkohë që 6.3 km më larg në rrugën Vasilisis Sofias është godina e ish-Legatës Shqiptare e grabitur me Ligjin grek 2636/1940 dhe të cilën qeveria greke vazhdon ta shfrytëzojë.

(3) Duke cituar librin “Lufta e Fundit” e autorit Mentor Nazarko, toka shqiptare të shpronësuara me dhunë me “reforma agrare” që nga firmosja e Shqipërisë së pavarur në Korrik 1913 e deri në Nëntor 1940 janë 350’000 hektarë. Duke u nisur nga një llogaritje e bërë në Kuvendin e Shqipërisë në 25 Qershor 1925, tatimet nga përdorimi i atyre 350’00 ha për vitet 1913-1940 të pa derdhura në shtetin shqiptar dalin 456 milion franga ari vlerë e vitit 1940. Dhe tatimet e pa derdhura për vitet 1941-2021 janë (2021-1941) *456 milion /(1940-1913) = 1351 milion franga ari me vlerë të vitit 1940.

(4) Toka të përvetsuara me Ligjin grek 2636/1940 janë 260’000 hektarë. Tatimet nga përdorimi i kësaj sipërfaqe toke për vitet 1941-2021 të pa derdhura në shtetin shqiptar dalin (2021-1941) *456 milion *(260’000 /350’000) /(1940-1913) = 1003 milion franga ari me vlerë të vitit 1940.

Një frangë ari = 0.29025 gram ar i pastër. Në datën 11 Janar 2021 çmimi i arit është 59.56 US$/gram dhe 1 Euro = 1.22 US$. Atëherë, vlerat e mësipërme së bashku janë (456+1331+1003 = 2810 milion franga ari) *0.29025 *59.56 /1.22 =  39’817 milion Euro sot = 39.817 miliard Euro sot.

Duke cituar librin “Lufta e Fundit” e autorit Mentor Nazarko, çmimi i atyre 350’000 + 260’000 = 610’000 ha tokë ishte 203 milion franga ari në vitin 1941. Duke marrë një çmim mesatar toke sot prej 22 Euro/m2 dhe 1 ha = 10’000 m2, atëherë vlera e 610’000 ha është 610’000 *10’000 *20 = 134.2 miliard Euro sot. Gjithsejt, vlerë toke e tatime janë 174 miliard Euro sot.

(5) Pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të Vangjel Zhapës në shekullin XIX në Rumani e Greqi ishin të jashtëzakonshme. Në 30 Nëntor 1860, ai la me testament që një pasuri e madhe monetare të shkonte tek njerëzit e tij në Labovë të Madhe të Gjinokastrës. Ai i kërkoi komisionit të trashëgimisë të Athinës që, pas vdekjes së kushëririt të tij Konstadinit (i cili vdiq me 1892), të kryente dhurimet sipas testamentit. Ligji grek 2636/1940 e pengoi përsëri zbatimin e testamentit dhe trashëgimive ligjore për njerëzit e fisit të tij. Në vitin 1955, qeveria e Tiranës bëri një përpjekje të ngathët të pafrytshme për të tërhequr në Shqipëri 800 milion US$ (6.36 miliard Euro sot) të cilët Vangjel Zhapa ia kishte lënë në ruajtje Patriarkanës së Krishterë Ortodokse në Stamboll dhe qeveria turke ia kishte ngrirë përkohësisht derisa t’i dilnin trashëgimtarët.

Këto janë veçan nga vlera si dëmshpërblim që Greqia e Madhe duhet t’i paguajë Shqipërisë për dëmet dhe masakrat e ushtrisë së saj gjatë Luftrave Ballkanike, Luftës I Botërore, në Nëntor 1940 – Prill 1941 e Gusht 1949. (Gjygji në Shqipëri për ngjarjet e vitit 1997 nuk është bërë akoma që të dalin hollësitë edhe për këtë.)

Dhe këto janë veçan nga vlera e pasurisë së grabitur plus vlerën e shtuar të tyre (compound interest, ang.) që iu përket arvanitëve vendas muslimanë të dëbuar në Shqipëri më 1944-1945.

E thënë në mënyrë të përmbledhur, e gjithë Greqia përbën borxhin (liability, ang.) tek Shqipëria.

Pasuria e kryebashkiakut – BIRN: Gruaja e Veliajt nuk justifikon dot apartamentin 171 metra katrorë, 88 miijë euro

Një tjetër ‘flamur i kuq’ i identifikuar nga BIRN lidhet me një kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin e një apartamenti me sipërfaqe 171 m2 dhe verandë 19 m2 me vlerë 88 641 euro, ku Ajola Xoxa (Bashkëshortja e Erion Veliajt) zotëronte si pjesë takuese 33%.

Akti i shitjes finalizohet në vitin 2016 dhe Xoxa bëhet pronare me 100%, ndërkohë që në deklaratat e pasurisë mungojnë të dhënat për burimin e kësaj prone dhe mënyrën se si ajo është paguar.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI.

Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre 4-vjeçar.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës nga viti 2013 deri në fund të vitit 2017.

Kryebashkiaku Erion Veliaj zotëronte pasuri me vlerë 18.3 milionë lekë në vitin 2013; kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë ILDKPKI. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Veliajt është 46.9 milionë lekë, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 5.7 milionë lekësh.

Pasuritë e paluajtshme përbëjnë zërin kryesor të aseteve familjare me vlerë 25.2 milionë lekë. Aty përfshihet një apartament i deklaruar nga Veliaj në vitin 2013 dhe një apartament 171.2 m2 me verandë 19.4 m2 në pronësinë e bashkëshortes Ajola Xoxa. Veliaj deklaron gjithashtu familjarisht 20.2 milionë lekë likujditete bankare dhe automjete me vlerë 1.5 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 24.7 milionë lekë. Të ardhurat nga paga të siguruara nga Z.Veliaj zënë 26%, ndërsa të ardhurat nga paga e bashkëshortes si konsulente ligjore janë në masën 60%. Ndërkohë, nga aktiviteti privat i bashkëshortes (person fizik) janë siguruar rreth 13% e totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe ‘flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Megjithatë, nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë u identifikuan ‘flamuj të kuq’, që lidhen kryesisht me pasuritë e patundshme në pronësinë e Veliajt dhe të bashkëshortes së tij.

Në deklaratën e tij të parë në vitin 2013, Veliaj deklaron blerjen e një apartamenti në Tiranë me vlerë 5.1 milionë lekë dhe me burim shitjen e apartamentit të prindit dhe kursimet nga paga. Gati tre javë pas blerjes, apartamenti rivlerësohet në vlerën e 12.8 milionë lekëve ose 7.6 milionë lekë më shumë se çmimi i blerjes.

Një tjetër ‘flamur i kuq’ i identifikuar lidhet me një kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin e një apartamenti me sipërfaqe 171 m2 dhe verandë 19 m2 me vlerë 88 641 euro, ku Ajola Xoxa zotëronte si pjesë takuese 33%. Akti i shitjes finalizohet në vitin 2016 dhe Xoxa bëhet pronare me 100%, ndërkohë që në deklaratat e pasurisë mungojnë të dhënat për burimin e kësaj prone dhe mënyrën se si ajo është paguar.

Gjithashtu në vitin 2016, kryebashkiaku deklaron marrjen e një kredie prej 6.1 milionë lekësh, pa deklaruar të dhëna mbi qëllimin apo destinacionin e saj.

Treni i Fundit i Lulzim Bashes Nga Kujtim Cakani

Po te isha unë Kryetar i PD Demokratike,

Do te krijoja nje Tryeze mbarëkombetare me te gjithe te Djathtet
Te ikurit e te ngelurit ,

Te Djathtet e vertete, Te Larguarit e te Bllokuarit .

Me Mire Kreshnik Spahiu se Fari Balliu

Me mire Jozefina Topalli se Monika Kryemalli

Me mire Myslim Murrizi se Kaçi i Zi

Me mire Astrit Patozi se

Blendi Klosi.

Me mire te Perndjekurit Politik

Se Spiunet dhe Kelyshte e Tyre,

Ka shume gjasa qe kjo gje te mos ndodhi, sepse Basha e ka kap lepurin me qerre,

ka kap lepurin e pushtetit duke bere pakte nen Tavoline me Ramen , dhe kete s’ka si e mohon .

E beri boterisht mbasi doli nga Çadra,

Dhe e vazhdoi per kater vjet duke mos bere asnje proteste ,

Krijoi armiq te brendeshem dhe e hapi deren e PD majtas ,

Shqiperia eshte e vogel dhe gjerat shikohen qarte ,

Gjithandej neper rrethe po afrohen fëmijt e ish Sekretareve te Partise apo deri tek ish Sigurimsa,

Pervec se Rrugen, Simbolet, PD ka humbur edhe Idealin , po vazhdoi keshtu ben mire te nderroi edhe emrin .

Te gjitha levizjet çfarë po shikojme deri tani te lenë te mendosh nje bashkeqeverisje PS+PD,

S’mund te bente kete nqs se ne PD do te ishte Kreshnik Spahiu apo Jozefina Topalli ,

S’mund ta bente kete nqs se do te perfshinte ne sistemet drejtuese te Perndjekurit Politikë e ben kete pa problem me Çunin e Fari Balliut.

I jati e ka ne gjak bashkepunimin me ideatorin e Ngjales ne paktin PS+LSI .

Jam shume i sigurte qe Lulit nuk i kercet shum kush eshte ne pushtet e nuk i kercet aspak per Shqiperi e per Demokratet ,

Edhe pse ne opozite Ai i keputi edhe Dy Vila tek TEGU,

Rames me qetesi i la te gjitha Bashkite e Shqiperise duke i lene demokratet rrugeve , dhe per kete u shperblye ,

Askush nga ne nuk ja kishte borxh Lulzim Bashes 8 Vjet Opozite , per mos te thene 12 ,

Me shume kelyshte e Sigurimsave te strehuar ne PD bejne lufte kunder demokrateve sesa kunder PS

Po marr dy rastet e Fundit

Ate te Kapterit kunder Profesori Gurakuqit nga Shkodra

Dhe ate te asaj Femres qe nuk i hapi deren e PD Doktor Halim Kosoves.

Ky eshte realiteti, nqs se doni te jetoni me enderra vazhdoni enderroni ,

Po te jete ne binare Luli duhet te reflektoje qe demokratet te kapin Trenin e Fundit , po me çfarë shikohet Treni i Lulit per te Djathtet ka mbaruar me Kohe dhe Binaret si hyjne me ne pune.

Ketu do te jemi dhe do ta shikoni .
…..
Kujtim Cekani
Gjermani

Turi i Surrelit dhe… Tirja e Sanatoriumit… – Nga Adriatik Riza Dosti

Turin [ alias Edi Ramen] e njoh nga afer prej shume e shume vitesh ndaj edhe kete lloj Monstre te rrezikeshme e te pa pergjegjeshme menderisht ju a kam bere prezent publikisht me fakte konkrete kush sa here…ndersa Tire Alldervishin …sanitaren e Sanatoriumit…e nje lloj monstre te permasave te tjera gjithesesi antinjerezore as e njoh e as e kisha degjuar kurre me pare as si emer…por nderkohe njoh fort mire si cdo shqiptar …prej vitesh ”fenomenin Tire” i cili shprehet permes asaj se ne ate vend aty po nuk e lyeve rroten …Qerrja nuk leviz nga vendi….
As Turi e as Tirja o motra e vellezer nuk na rane nga Qielli, nuk na mbine nga Dheu e as na erdhen nga jashte Shqiperie joooo …
Ato jane produkti yne, krijesat tona pasqyra me e sakte e asaj shoqerie bastarde e te degjeneruar qe nga themelet qe ne vete ngritem e qe po vete po e pranojme prej vitesh si ”komunitet bashkejetues” pa u merakosur fort per pasojat shkaterrimtare te shoqerise e te individit bastard e banal qe sjell Modeli Turi & Tirja per te nesermen e gjithesejcilit prej nesh..
Shqiperia e sotme prej vitesh eshte e mbushur dingas me Turi e Tire dhe ne vetem heshtim e i shumojme ata deri ne rrezikshmeri te frikeshme vertet….
Ndaj dhe shqiptaret sot te pa afte e pa guxim e kurajo qytetare per tu perleshur me modelin Turi &Tirja zgjedhin rrugen me te shkurter e me te lehte …ate te braktisjes se Shqiperise ndaj dhe Turi i Surrelit e Tirja e Sanatoriumit …Elisa e Doganave dhe Tao koke pa forma i Cermenikes bejne palle …vjedhin e grabisin e marrin jete njerezish sa here tu doje kokrra e qejfit e asnje gjemb su hyn ne kembe e kerkush nuk ju thote plac…
Fenomenin Tirja ne shqiptaret e kemi prezent cdo dite e cdo ore ne jeten tone te perditeshme prej vitesh …duke harruar prej budallallekut, injorances e keqdashesise sone nje fakt shume te thjeshte e nje nen a ligj te sanksionuar prej dekadash ne kodin tone penal se Mitmarrja denohet ligjerisht po njesoj si Mitdhenia pra eshte e njejta kategori krimi …dhe kulmi eshte se per kete kurre nuk flet askushi…
Pra bashke me Tiren krim ka kryer edhe ajo Vajza qe ja mbushi xhepat Tires …se bashke me Tiren krim kane kryer edhe ata Drejtore, Doctore, ndihmes mjeke, reanimatore,anesteziste, laborante, infermiere etj etj qe kane pranuar parate ”bakshish ” te Tires se Sanatoriumit…
Se bashke me Tiren duhen denuar edhe te gjithe ata ”dorovitesit” e krimit qe duke menduar se s’behet dot gje pa paguar qofte edhe per ate c’ka tjetri ne punen e profesionin e tij e ka detyrim ligjor te te sherbeje ty dhe per kete paguhet me rroge nga shteti e nga taksat e tua…….shkon dhe e trash zullumin edhe shume me teper
nga c’duhet…
Dhe normal pastaj qe del fenomeni tjeter me Kartele Psikopatie e ju thote shqiptareve se ….rasti i atij policit qe vrau ate djaloshin e pa fajshem ne dere te shtepise duhet gjykuar si rast i vecante e nuk ka te beje me policine shqiptare …se rasti i Tires se Sanatoriumit qe grabit 8 milion leke per 1 jave dhe con ne Dhe nje jete njerezore qe i eshte besuar per ta mbajtur gjalle …nuk duhet pergjithsuar pasi ai eshte serisht nje rast i vecante ndaj mos i perlyeni kesisoj as policine e as mjeksine shqiptare [???]….
Nuk ka Pyll pa Derra ka guximin tu thote shqiptareve . . . antishqiptari Rama…por c’ti bejme faktit o Edvin qe pasi ti andej nga Vlora nuk le peme ne kembe pa prere e shkulur per te vene ne jete ato projektet e tua te fameshme…Taua andej nga Librazhdi e Ulsiu andej nga Dibra ju rane pyjeve e pemeve me Sopate dardhari e i rrafshuan krejt ne Shqiperine tone te gjore gjithnje e me teper tashme ka me me shume Derra si puna jote dhe e juaja se sa Pyje sic kishim deri dje …
….Une nuk mbaj asnje lloj pergjegjesie per ato qe bej…ju thote Rama shqiptareve tani ne fund te mandatit te tij te dyte qeverises e kur Shqiperise i ka bere deme te tilla qe asnje lloj denimi me vdekje ndaj tij e bandes se tij nuk do te mund te kompensonte dot as 10 % te tyre…pa diskutuar faktin tjeter qe neser kur ta vene ne bangon e te akuzuarve e kur te perballet me drejtesine [ dhente zoti qe Rama te behet i pari person qe koha e erret e pa ndeshkueshmerise ne ate vend te marre fund njehere e pergjithmone]… me siguri absolute Avokatet e tij mbrojtes e te paguar mire do ti paraqesin gjykates Kartelen e tij mjeksore te te pa pergjegjeshmit mendor …dhe ja tek vate e mbaroi historia e tij dhe e jotja o Shqiperi …
Turi e Tirja po na vjedhin e grabisin perdite o shqiptare…po na rrahin e gjakosin sa here guxojme e ngrihemi ne protesta kunder tyre…po na vrasin ne dere te shtepise e po na vdesin brenda dhomes se spitalit duke na grabitur parate e gjakut e duke na lene edhe pa buke e pa uje…po na detyrojme te vet vritemi e te hidhemi nga penxheret e ballkonet e spitaleve …
Po na shesin Atdhe…toke e det…port e liman…pasuri tokesore e nentokesore e po na lene pa breke ne bythe …dhe ne heshtim !
Po na bejne Padrone ne Dheun e te pareve tane serbe e greke…turq e arabe …dhe ne akoma jemi ne gjume e ne enderr si puna e atij Gomarit qe teksa po e shqyente Ujku lutej e thoshte …ishalla eshte enderr !
Ne po na vdesin ne mes te dites per Diell …Turi i Surrelit e Tiret me bluza te bardha qe i sherbejne verberisht atij duke na sjelle nje lloj Vaksine Ilegale qe nje zot e di se c’eshte , nga erdhi, cfare lengu ka brenda , cfare efekti ka etj etj dhe ne serisht zgedhihemi me spektaklin qe na ofron Psikopati …ne nje stadium futbolli …
Nuk behet kurre Shqypnia kur ne te njejten rruge shkojne krah per krah Dija e Pa Dija thoshte korifeu yne kombetar Fishta…dhe levdu ty o i madhi Zoti sa te drejte ka pasur e ka edhe sot e kesaj dite .
Rast i vecante shitja e Detit…e natyrisht rast i vecante edhe dreka perrallore e Dubait tek Nustreti… apo edhe permbytjet e llojit te Bangladeshit qe e vune gjithe Shqiperine nen uje qe nga Vermoshi ne Konispol… keshtu dole e u the shqiptareve ti o kokrra e Monstres …por aspak o shqiptare aq me shume sot ne 2021 nuk mund te pranoni dot ti gjykoni si raste te vecanta e qe po ju marrin frymen dita – dites as Turin e as Tiren…ndryshe mire ja u bejne dhe Turi e Tire do te keni gjithnje e me shume mes jush e ne krye tuaj ok….
Askush nuk doli te protestonte me force kur nje militant partie sot drejtor spitali a institucioni shendetesor ne vend me urdher te Liderit e te Partise se tij pushon nga puna ”per nxjerrje” sekreti profesional ne publik …[lexo thenien e se vertetes lakuriq e publikisht] Doktorin Ilir Allkja …por te gjithe nxitojne ti turren Tires …e cila nga ana e saj ju siguroj 100 % se po foli ashtu sic duhet te flase do nxjerre e ekspozoje ne shesh kushedi se sa Tire te tjera qe ka siper vetes .. madje me shkolle, me dipllome, me emer te madh, me poste e ofiqe, me gjuhe te huaja e grada shkencore etj etj …sepse te tille sistemi politik e mjeksor kemi ngritur e kemi pranuar po vete ne shqiptaret si ky i Turit te Surrelit dhe i Tires se Sanatoriumit.,…ndaj dhe ata gjejne shesh e bejne pershesh …dhe mire na i bejne !
Ndaj dhe tani del e na jep ultimatum turku se ke duhet te mbajme e ke duhet te dorezojme tek Sulltani …greku na percakton se ku duhet ta kemi kufirin detar…serbi na kercenon me lufte …arabi na percakton se ku duhet ta kemi nga sot e mbrapa Portin e Durresit etj etj …
Ndaj dhe sanitarja Tire qe ben kerdine teksa vjedh para e merr jete njerezish na percakton se kush duhet te vdese e kush duhet te jetoje… e ndaj edhe per krye-horrin – krye minister keto lloj rastesh qe nisin qe nga Sanatoriumi e perfundojne ne Dubai doemos figurojne si ”raste te vecanta e jo pergjithesuese” se vaj halli po te llogarisni faktin qe Tirja rremben 8 milion leke per 1 jave dhe Rama ka 23 vjet ne politike e ka qene dhe eshte ne poste ku vidhet jo me nje por me te dyja duart dhe aq shume sa edhe ai vete nuk i di se sa ka e ku i ka parate me thase qe ju ka vjedhur e grabitur shqiptareve me babezine e nje Ujku brenda vathes pa Coban ….
Dhe jane saktesisht plot 240 njerez qe e mbajne Peng Shqiperine o shqiptare…po po kaq jane …i kam llogaritur kush sa here ne mendjen e me llogjiken time…dhe ne qe jemi te pakten 2 milion aty brenda Shqiperie ende nuk jemi ne gjendje ti bejme zap tu a kepusim kokat e te rrojme si njerez sic rrojne gjithe dynjaja reth e rrotull nesh…
Jane 20 deputete…20 ministra e ish ministra…20 politikane VIP-a ..20 krere te larte policie, 20 kapo ne krye te mjekesise shqiptare, 20 te tille ne krye te arsimit shqiptar, 20 kryebashkiake bandite e mafioze, 20 super te korruptuar ne sistemin e Drejtesise sone kriminale, 20 gazetare sharlatane e palaco bashkefajtore ne krimet e politikes , 20 gangsterre qe njehere i fusim ne burg e sapo afrojne zgjedhjet i lirojme, 20 banda kriminale sa ne Durres e Vlore po aq edhe ne Elbasan , Tirane e Shkoder…20 oligarke qe ja kane vene litarin ne fyt atij vendi e atij populli dhe vetem ja shterngojne mizorisht…
Llogaritini vete …ja pra keta jane Peng-marresit e Shqiperise sone …240 Krye-monstra …dhe ne 1000 fishi i tyre nuk jemi dot ne gjendje ti bejme zap e as tu a kepusim kokat ndaj dhe ata po na marrin jeten e po na i hane kokat……ndaj dhe Tiret nuk reshtin se daluri dita -dites ndaj dhe Turat e Surrelit do vazhdojne te bejne palle ne ate vend e mbi ate popull derisa tu doje kokrra e qejfit…
Ndaj po nuk ju pre të parit koka Kucedres – Turit të Surrelit ju siguroj se koka banale si të Tires se Sanatoriumit do të kemi gjithnjë e më shumë..
Zgjohu o popull se historia e neserme kurre nuk do ta fale kete lloj gjumi banal tendin madje do te denoje e gjykoje ty te parin shume me teper se ATA qe te vune ty ne gjume ok…
A.R.DOSTI

KOLAUDIMI PRIVAT APO SHTETËROR – Nga MERITA BEKTESHI URBANO

Rikthimi i kolaudimit tek shteti.

Fakti qe nje dokument kolaudimi ka me vlere, sot se libreti makines ne shqip(jasht Shqiperise?) do te thote qe shteti duhet te kete te njejtat marrëveshje, biles edhe ma te kompletuara, ndershteterore per qarkullimin e mjeteve motorike.

Privatizimi i kolaudimit monopol ishte nje e keqe e padiskutueshme, si per vendosjen e çmimeve ,ashtu dhe te personelit kolaudatore. Nuk e rriti cilesinë e sherbimeve e as nuk uli kohen e tyre.

Me kujtohet nje dite me makinen time fiat,kur nje punonjes i kolaudimit,futi nje leve ne boshtin e marsheve dhe e levizi me gjithë forcen e trupit per te kontrollu, nuk e di se çka? Fakt asht qe me pas makinen e çova tek mekaniku se kishte rrjedhje, po ne ate vend ku u ushtru force. Nuk e di nese qe faji i konsumit apo kolaudatorit.

Episodi dyte qe nuk me ashtë duk i drejte eshte mosvleresimi i certifikimeve, te subjekteve me licence nga ministria e financave per sa i perket personelit dhe specialistit te autorizuar ne garantimin e riparim lyerje te mjeteve motorike.

Ata impononin vetem nje kurs profesional te tyrin, si dhe nje inxhinier te punesuar ne çdo servis automjetesh te autorizuar e detyrimisht te punesuar ne servise.(Te ndihmuar edhe nga ndonje amendim, dale e firmos me shpejtesi edhe nga ministria transporteve)

Ky ishte abuzim i paster !

Kur flasim per lyerjet dhe riparim korrombolesh ku nje inxhinier nuk ja ka idene…dhe eksperienca eshte precedence kudo ne bote(perderisa autoriparuesit e koromboleve jane artizane). Inxhinierii me i mire qofte, nuk ia ka idene praktikes se riparimeve ne korrombolet e automjeteve.

Perveç kesaj imponomi artificial i kesaj hallke testimi,krijon korrupsion dhe shtrenjtim te sherbimeve ne kurriz te konsumatorit si dhe te personit te autorizuar per riparimin e automjetit.

E ben me te veshtire e me te shtrenjte bashkepunimin me subjektet e sigurimeve, te cilat e kanë per shumë bezdi likuidimin proporcional te demit.

E nese punet kanalizohen tek shteti besoj qe diplomat e autorizuara nga shteti edhe per qendrat private trainuese e certifikuese te njohura e licencuara nga ai duhet te marin vleresimin e duhur.

UROJ QE SHTETI TA MARRE ME SERIOZITET KETË SHERBIM E JO TE BEJE PRAPE KONCESIONE PA GARE, MONOPOL QE NUK BASHKEPUNOJNE AS ME TE.

Miliarderët amerikanë mblodhën 1 trilion dollarë në pandemi, punëtorët e tyre në zor

Miliarderët në Shtetet e Bashkuara e kanë rritur pasurinë për më shumë se 1 trilion dollarë gjatë pandemisë së koronavirusit, përderisa shumë prej punëtorëve të tyre janë përballur me rrezikun e sëmundjes në vendet e punës, ndërsa miliona amerikanë të tjerë janë munduar të mbijetojnë për shkak të papunësisë.

Themeluesi dhe shefi i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, u pasurua për më shumë se 70 miliardë dollarë gjatë pandemisë së koronavirusit më 2020 dhe pasuria e tij tashmë ka arritur në gati 185 miliardë dollarë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Në kohën kur shitjet e kompanisë kanë shënuar rritje të madhe, punëtorët kanë protestuar kundër kushteve të pasigurta të punës dhe kundër presionit për t’iu përgjigjur kërkesës. Disa punëtorë që protestuan kanë thënë se janë shkarkuar nga puna si hakmarrje për veprimin e tyre.

Kompania “Amazon” po përballet me ankesa në nivel federal pas dyshimeve se të paktën dy përjashtime nga puna kanë qenë në kundërshtim me ligjet amerikane të punës.

Fitimi dhe vlera e aksioneve të kompanisë është rritur për miliarda dollarë gjatë vitit të kaluar, por Amazon ka ndarë vetëm një pjesë të vogël të këtij fitimi për pagesë shtesë për punëtorët dhe për pagesa për rrezikshmëri në punë, sipas një analize të Institutit Brookings.

Mesatarisht, punëtorët e kësaj kompanie janë paguar 0.99 dollar në orë më shumë gjatë pandemisë, ndërsa shefi i tyre është pasuruar mesatarisht nga 11.7 milionë dollarë në orë.

26 gazetarë bëjnë thirrje për dorëheqjen e drejtorit të Zërit të Amerikës

Jessica Jerreat

Njëzet e gjashtë gazetarë kanë kërkuar që drejtori i Zërit të Amerikës të jap dorëheqjen pas pretendimeve për një numër masash hakmarrëse dhe shkeljes së murit ndarës që arritën kulmin me transferimin e një gazetareje të Zërit të Amerikës.

Një deklaratë e shpërndarë publikisht të enjten akuzon drejtorin Robert Reilly dhe zëvendës drejtoren Elizabeth Robbins, për shkelje të kodit gazetaresk të Zërit të Amerikës duke i dhënë një zyrtari të lartë të qeverisë “një platformë të lirë për të folur drejtpërdrejt në kanalet tona” duke organizuar një transmetim të drejtpërdrejtë të fjalimit të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe më pas duke transferuar korrespodenten e Shtëpisë së Bardhë të Zërit të Amerikës pasi ajo u përpoq t’i bënte disa pyetje Sekretarit të Shtetit në largim.

Projekti për Llogaridhënien e Qeverisë (GAP), një organizatë jofitimprurëse që mbron sinjalizuesit, informoi udhëheqjen e Agjencisë Amerikane të Medias Globale dhe atë Zërit të Amerikës, së bashku me Zyrën e Këshillitarit Ligjor, Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm, Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe ligjvënës të tjerë se nënshkruesit e peticionit janë të mbrojtur nga ligjet për mbrojtjen e sinjalizuesve.

Patsy Widakuswara, e cila filloi të punonte te Zëri i Amerikës në vitin 2003, të hënën vonë u njoftua se ajo ishte transferuar, disa orë pasi gazetarja veterane u përpoq t’i bënte disa pyetje Sekretarit Pompeo dhe më pas drejtorit Reilly ndërsa zoti Pompeo po largohej nga selia e Zërit të Amerikës.
Widakuswara ishte në mesin e ekipit të gazetarëve të nderuar me çmimin Burke për punën e tyre në mbulimin e zhvillimeve të ndryshme.

Të hënën, Sekretari Pompeo foli për “unikalitetin amerikan” në një fjalim në Zërin e Amerikës, si dhe për atë që ai e shihte si rolin e duhur të Zërit të Amerikës në promovimin e vlerave amerikane në të gjithë globin. Ajo u pasua nga një seancë e shkurtër pyetje-përgjigje me drejtorin Reilly, i cili nuk i drejtoi pyetjet e paraqitura nga redaksia e lajmeve e agjencisë në lidhje me sulmin e javës së kaluar në Kapitol, ose mbi vendimin e Sekretarit Pompeo atë mëngjes për t’i shpallur grupin Houthi në Jemen organizatë terroriste.

Ndërsa sekretari i shtetit po largohej nga selia e Zërit të Amerikës, Widakuswara u përpoq pa sukses t’i bënte disa pyetje Sekretarit Pompeo Pompeo dhe më pas zotit Reilly, i cili paralajmëroi zonjën Widakuswara se ajo nuk ishte e autorizuar të bënte pyetje.

Deklarata e nënshkruar nga 26 gazetarë të Zërit të Amerikës bën thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të drejtorit Reilly dhe zëvendës drejtores Robbins.
“Si gazetarë, puna jonë është të ndjekim të vërtetën, të bëjmë pyetje edhe kur është e pakëndshme ose e vështirë. Ndërsa zoti Reilly hoqi dorë nga kjo detyrë, një gazetare e Zërit të Amerikës, korrespondentja në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara, u përpoq ta bënte punën e saj duke i bërë pyetje Sekretarit Pompeo pas fjalimit”, thuhet në deklaratën e gazetarëve.

Deklarata kritikon gjithashtu transferimin “e papritur dhe të pashpjegueshëm” të Drejtores së Lajmeve Qëndrore të Zërit të Amerikës, Yolanda Lopez, e cila u transferua në një rol të ri të mërkurën në mbrëmje. Ajo u zëvendësua nga gazetari Luis Ramirez, redaktor në redaksinë e lajmeve i cili ka punuar si korrespondent dhe redaktor në zyrat jashtë dhe brenda vendit gjatë një karriere 21-vjeçare me agjencinë.

Drejtori i Zërit të Amerikës ka autoritetin të transferojë stafin sipas nevojave. Por grupet e gazetarisë dhe një agjensi e mbrojtjes së sinjalizuesve e kritikuan lëvizjen si një sulm ndaj lirisë së shtypit. I pyetur mbi këtë ndryshim pune të gazetares, një zëdhënës i Zërit të Amerikës tha të mërkuren se organizata nuk komenton për çështje personeli. USAGM nuk iu përgjigj kërkesës për komente.

Ligjvënësi republikan nga Teksasi, Michael McCaul, dhe ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku, Gregory Meeks dënuan, me një deklaratë të përbashkët nga Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme, vendimin për transferimin e gazetares së Zërit të Amerikës Widakuswara që mbulonte Shtëpinë e Bardhë në një detyrë tjetër.

Në një deklaratë të veçantë të ndarë me Zërin e Amerikës, ligjvënësi Meeks, kryetari i ri i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme, tha se “është ironike që Sekretari Pompeo lavdëronte Zërin e Amerikës për luftën kundër propagandës së huaj ndërsa e përdorte atë për të përhapur propagandat e tij. Pompeo në mënyrë të papërshtatshme mbajti gazetarët e Zërit të Amerikës si një audiencë të zënë rob në një diskutim ku pyetjet e vetme të lejuara ishin ato nga të emëruarit e administratës”.

Duke vënë në dukje se zoti Pack është tashmë nën vëzhgim nga komisioni për “përpjekjet për të hequr pavarësinë redaksionale tek Zëri i Amerikës”, ligjvënësi Meeks shtoi se vendimi për të transferuar një gazetare veteran “vetëm u jep municion udhëheqësve autoritarë dhe minon aftësinë tonë për të promovuar fjalën e lirë në të gjithë botën”.

Avokati i të drejtave të medias, Theodore Boutrous akuzoi zotin Pack, drejtorin Reilly dhe sekretarin Pompeo për “bërjen e Amandamentit të Parë (të kushtetutës amerikane) dhe traditës Amerikane të lirisë së shtypit një objekt talljesh në të gjithë botën”.

Zoti Boutrous, i cili punon për firmën ligjore Gibson Dunn, e cila përfaqëson zonjën Widakuswara si dhe zyrtarë të lartë të USAGM-së dhe një gazetar të Zërit të Amerikës në një gjyq të veçantë, paralajmëroi në një letër të mërkurën se transferimi ishte “i paligjshëm dhe antikushtetues” dhe i bëri thirrje drejtorit Reilly që menjëherë ta rikthente gazetaren në rolin e mëparshëm. Gazetarja Widakuswara është transferuar te shërbimi indonezian i Zërit të Amerikës.

Edhe Projekti për Llogaridhënien e Qeverisë (GAP) i ka dërguar letër Shefit të USAGM Pack, Drejtorit të Zërit të Amerikës Reilly dhe Zëvendës Drejtores së Zërit të Amerikës Robbins duke i informuar ata se transferimi i gazetares Widakuswara është një gabim rëndë menaxhimi.

Zoti Pack më parë i ka mohuar akuzat se ai po ndërhynte në pavarësinë redaksionale të Zërit të Amerikës, duke thënë se ai po përpiqet të trajtojë çështjet si pretendimet për gabime dhe të meta në fushën e sigurisë brenda agjencisë.

Në nëntor, një gjykatë amerikane i ndaloi zotit Pack dhe ndihmësit e tij të ndërhyjnë drejtpërdrejt në Zërin e Amerikës derisa të zgjidhet një padi gjyqësore që pretendon shkelje të rregullave mbrojtëse; zyra e Inspektorit të Përgjithshëm i dërgoi letra zotit Pack duke i rikujtuar shefit ekzekutiv mbrojtjen që gëzojnë sinjalizuesit nga veprimet hakmarrëse; dhe Zyra e Posaçme Ligjore e urdhëroi drejtorin ekzekutiv të hetojë akuzat për shkelje nga zyrtarët e agjencisë.


Send this to a friend