Qeveria me koncesion, zgjidhja e të gjitha zgjidhjeve…
Ka një mënyrë për të shuar protestën e paralajmëruar të opozitës ende pa nisur: dhënia e qeverisë me koncesion!
Nën shembullin tejet të suksesshëm të Partneritit Publik Privat (PPP), dhe koncesioneve, pse të mos jepet edhe qeveria me koncesion?
Nëse qeveria jepet me koncesion, a ka më kuptim protesta kundër qeverisë?
Një pjesë e mirë e kohës ne na ikën duke akuzuar qeverinë: E akuzojmë qeverinë në Parlament, e akuzojmë në media, e akuzon shoqëria civile, e akuzojnë qytetarët dhe ca si më shpesh edhe raportet e ndërkombëtarëve.
Nëse qeveria jepet me koncesion, askush nuk do të flasë më për ministër të përgojuar, reformë të dështuar, premtim të parealizuar dhe administratë të korruptuar. Opozita do të merrte një goditje fatale se do të mbetej tërësisht pa punë, e si gjithë të papunët është e lirë të emigrojë në Itali, Gjermani apo ku të dëshirojë.
1.Ministria e Brendshme
Dhënia me koncesion e këtij dikasteri të rëndësishëm jo vetëm që do të vendoste “rend brenda rendit”, por do të hiqte edhe akuzat se policia përdoret nga pushteti, dhe se policia jonë sa vjen dhe i ngjan modelit tunizian: i fortë me të dobëtin dhe i dobët me të fortin! Me këtë rast do të shuheshin akuzat për lidhje me krimin, për ndikimin politik, për keqpërdorimin në zgjedhje, për tenderat si ai i uniformave, etj, etj. Dhënia me koncesion “të fortëve” që edhe kështu e kontrollojnë policinë i jep fund edhe hipokrizisë dhe dualiteti të shefave. Shef i thonë atij që merr rrogën në polici, shefi i thonë dhe banditit në rrugë, dhe shef i madh i thonë shefit të shefit që është njëkohësisht dhe shefi i banditit. Shefi i madh si rregull është deputet. Dhe nëse në këtë moment me shef të madh ju ashtu sikundër edhe unë mendojmë dikë tjetër, kjo quhet thjesht përputhje mendimesh.
Por le të kthehemi në temë: Kush më mirë mund ta luftojë krimin se një konsorcium të fortësh që e dinë mirë se kushdo se çdo të thotë, të përballesh me ligjin, të kesh frikë nga forca e ligjit dhe të bësh ligjin?
2.Ministria e Mbrojtjes
Ministria më e lehtë dhe që mund të ketë edhe më pak debate për t’u dhënë me koncesion është dikasteri i Mbrojtjes. Është trend i kohës që ushtria të privatizohet, ndërkohë që procesi i kafshimit të pronave të saj po ecën me ritme të kënaqshme! Shpenzimet në kuadër të NATO-s bëhen edhe më efiçente dhe merr fund historia e bërë publik në ëikileaks se ushtarët që dërgojmë për të luftuar në vendet e tjera të botës duhet të paguajnë ryshfet, se promovimi nuk bëhet sipas meritës, se kemi flotë ajrore, por nuk kemi avion, se kemi helikopterë, por nuk na leverdis t’i kemi se kushton mirëmbatja, etj, etj.
3.Ministria Infrastrukturës…
Qeveria do të heqë një barrë të madhe nga vetja nëse realizon shpejt dhënien me koncesion të Ministrisë së Infrastrukturës. Madje kjo mund të jetë ministria e parë që i duhen dhënë duart sa më shpejt. E imagjinoni një situatë ku opozitës, media dhe qytetarëve t’ia zhvleftësosh gjithë pyetjet e më poshtme:
-Pse paguhen incineratorët kur pronarët janë në kërkim?
-Pse rrugët që i bëjmë vetë kushtojnë disa fish më shumë se rrugët që bëhen me fondet e BE-së?
-Pse e shesim energjinë lirë dhe e blejmë shtrenjtë?
-Pse ka 10 vjet që nuk mbaron rruga e Arbërit?
-Pse ka 15 vjet që nuk mbarojnë 2.2km rrugë te Astiri?
-Pse rruga Kardhiq- Delvinë vetëm 34 km mori 16 vjet kohë dhe dyfishin e fondeve?
-Pse kemi humbur 40 milionë euro gjyq me kompaninë që ndërtonte rrugën Elbasan- Tiranë?
-Pse kemi humbur gjyq 150 milionë euro me Bechetin?
-Pse bëjmë investime të kushtueshme në infrastrukturë aty ku nuk ka ekonomi dhe njerëz dhe pse nuk investojmë aty ku janë njerëzit dhe ekonomia?
-Pse kemi çmimin më të shtrenjtë të naftës në planet kur edhe vetë prodhojmë naftë?
-Pse nuk mbaron rindërtimi?
-Pse? Pse? Pse?…
Le të plasin kokën koncesionarët me këto pyetje dhe pse jo edhe të përplasen në gjykatë nëse ka ndonjë problem kontraktual. Patjetër! Gjykata të thotë fjalën e vet!
4.Ministria e Shëndetësisë
Shëndetësia është sektori që e ka ndjerë e para se çfarë do të thotë të jesh në partneritin publik privat. E imagjinoni të na zërë edhe një valë tjetër pandemie? (Apo nuk janë bërë pandemite si në serial i Netflixit, sa mbaron një sezon, nis sezoni tjetër) Do të detyrohemi të nxjerrim tanket
në rrugë sërish dhe sërish të marrim rrugën e botës duke lypur?! Lypja vërtet nuk të nxjerr pa gjë, thonë shkodranët, por të nxin faqen. Dhe ne, sidomos tani që kryesojmë edhe Këshillin e Sigurimit, na duhet faqja e bardhë. Nuk i shkon qeverisë që të lypë sa në Turqi, sa në Itali, sa në Bruskel sa në Uashington, sa në vendet e botës arabe dhe sa në korporatat shumë kombëshe. Mjaft më! Qeveria ashtu si çdo njeri për një nder rron. Nuk ka pse të njolloset nderi i qeverisë e për çfarë, për të sëmurët që sido që të vijë puna një ditë mire a keq do të ndërrojnë jetë?!
Ministria Arsimit
Vendet kanë përparuar kur kanë investuar në edukim. Ka vende si Singapori, Japonia, Koreja e Jugut, etj që nuk kanë asnjë pasuri, por janë bërë shumë të pasur se kanë investuar në mendje. Qeveria nisi një ligj që t’i jepte fonde privatit, por u zmbraps ku mungesa e guximit për t’i kaluar të gjithë fondet privatit na ka sjellë në situatën deledash. Pse duhet qeveria t’i hapë vetes telashe se testi maturës dekonspirohet, se mesatarja e pranimit për studimet për mësuesi ka shkuar 6-të, se studentët nuk kanë kushte, se pakti për universitetin nuk është realizuar as 20%, etj, etj. Nëse kanë probleme nxënësit, maturantët apo studentët të përballen me koncesionarin ku të duan, të përballen në auditore, në sheshe, dhe në gjykatë, patjetër. Koncesionari do ta ketë më të lehtë në këtë fushë se portalin e pranimit të mësuesve e ka gati.
Kultura
Kultura është më e thjeshtë për t’ia kaluar koncesionarit, pasi kuadri ligjor është i plotë, bashkëkohor dhe tejet vizionar. Ndoshta duhet një amendim i vogël në ligjin për menaxhimin e Butrintit. Vend i vogël jemi tek e fundit, mjafton një ose e shumta dy fondacione private dhe e kthejmë kulturën në piedestalin që meriton.
Bujqësia
Bujqësia vërtet mund të jetë çështje e të gjithëve, por nuk ka pse të jetë çështje e qeverisë. Pak halle ka qeveria që të merret edhe me bujqit?! Jemi shumë prapa. 50% e popullsisë jeton ende në fshat! Që të arrijmë standardet e BE-së, ky numër duhet pjestuar me 10. E kush tjetër veçse një koncesionar i suksesshëm mund të arrinte më shpejt këtë objektiv? Në kushtet kur ne po hapemi me Ballkanin me Europën dhe botën, nuk ka pse të shqetësohemi për prodhimet vendase. Stomaku nuk do t’ia dijë nëse perimet dhe frutat janë prodhuar në Shqipëri apo në Kuala Lumpur. Ashtu sikundër proletarët nuk njihnin atdhe edhe konsumatorët nuk njohin atdhe në kuptim patriotik apo folklorik që i jep kësaj çështje ndonjë deputet si Erion Braçe që me kalimin me koncession të bujqësisë, mbetet tërësisht pa punë se na i ka bërë shqetësimet e bujqve të Divjakës më të mëdha se shqetësimet që kemi për luftën në Ukrainë!.Edhe ky njeri që i ka bërë opozitë qeverisë sa për tri opozitat bashke (iraniane, afgane dhe shqiptare) do të mbetet pa punë!
Ministria e Jashtme
Ministria e Jashtme mund t’i delegohet shumë mirë ambasadorëve të huaj që kemi këtu. Ata në të vërtetë po bëjnë një punë të shumëfishtë, po ushtrojnë detyrën për të cilën i ka dërguar shteti i tyre,
po bëjnë punën që duhet të bëjnë ambasadorët tanë në shtetet respektive, dhe po bëjnë edhe punën që duhet të bëjnë politikanët dhe zyrtarët tanë këtu. Modalitet i i koncesionit këtu mbetet për t’u diskutuar!
Ekonomia dhe Financat
Është provuar tashmë katërcipërisht dhe nuk kemi pse të shpikim rrotën se privati i menaxhon më mirë fondet se qeveria. Kjo është si një e një që bëjnë dy. Kush nuk është dakord me këtë është problem i tij. Çfarë të keqe ka që fondet e buxhetit t’ia japim një koncesionari? Kështu hiqen edhe akuzat se bëhen ligje në favor të X dhe të Y, se fondet po i kalojnë klientëve të qeverisë, se qeveria shqetësohet më shumë për punën dhe fitimin e një grushti “oligarkësh” se për jetën dhe hallet e njerëzve, etj etj.
Ministria e Drejtësisë
Në fund, por jo nga rëndësia mbetet Drejtësia. Prokuroritë, sidomos SPAK, BKH, gjykatat dhe burgjet nuk duhen reformuar se reforma është bërë, por duhen koncesionit. Kështu mbyllet automatikisht greva e avokatëve dhe noterëve. Nuk ka më problem me hartën gjyqësore. Zerohet problemi me Himalajeet e dosjeve gjyqësore që presin radhën prej 7-8 vitesh, shuhen probleme me vettingun dhe ndërpritet procesi i atyre që vetuan (se po del që kanë gënjyer më shumë dhe janë disa herë më të paaftë se të vetuarit). Mbyllet përfundimisht problemi i tenderave në burgje dhe harrohet njëherë e mirë epoka e lirimit para kohe për sjellje të mirë apo pendësë të thellë të të të dënuarve VIP.
Vetëm duke dhënë qeverinë me koncesion do të kemi përfundimisht:
#PolicinëQëDuam;
#DrejtësinëQëDuam;
#EkonominëQëDuam;
#ShtetinQëDuam.
E vërteta që ne nuk duam ta pranojmë është se shtetin e prish pushteti. Pushtetin e prish qeveria (partia). Duke dhënë me koncesion qeverisjen edhe korrupsionit i japim dërrmën (megjithëse ky i fundit mori një goditje vdekjeprurëse nga Konferenca Kombëtare Antikorrupsion), edhe mirëqenien e individit e ngremë në lartësitë e premtimeve të bëra këto 10 vite.
Me dhënien me koncesion të ministrive kryesore, nis edhe transformimi i vërtetë jo vetëm i mënyrës se si bëhet politika apo qeverisja, por nis transformimi i vërtetë i vendit dhe Shqipëria bëhet edhe njëherë tjetër “kopshti i lulëzuar” në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit bashkë.
Sigurisht që ky hap i rëndësishëm nuk mund të ndërmerret menjëherë, megjithëse situata e kërkon këtë gjë, sepse kjo qeveri para një viti u votëbesua për të qeverisur.
Por qeveria nuk ka pse humbet kohë. Fare mirë këtë çështje mund ta kalojë për konsultim popullor të ngjashëm me konsultimin për 12 pikat e bërë para disa muajve. Kështu edhe kjo ide merr mbështetje popullore se në fund të fundit për të mirën e popullit bëhet.
Nuk do të ketë më mbledhje qeverie se nuk ka kuptim. Mbledhjet e qeverisë do të zëvëndësohen me takimet e punës me njerëzit e punës (mund të quhen punëmbaruarit, punëbërit, punëbitisurit, dhe këto sinonime do të zëvëndësojnë fjalën koncesionar, fjalë që është njollosur padrejtësisht dhe pabesisht). Takimet e punës me njerëzit e punës do të zhvillohen në prani të medias ku e ftuar do të jetë edhe opozita.
Opozita po të ketë mend në kokë merr shembullin e opozitës iraniane dhe opozitës afgane që kanë këtu prej kohësh dhe nuk i ndihet zëri gojës.
Por kjo opozitë që kemi sigurisht, do të jetë kundër dhe do të paralajmërojë protesta, por… në mungesë të qeverisë kundër kujt do të protestojë?
Analisti Fatos Lubonja është shprehur se protestat nuk duhet të ndalen, sepse me drejtësinë aktuale nuk arrin dot se në një shtet demokratik nuk ka nevojë për protesta
Lubonja është shprehur se një nga punët më të suksesshme të Ramës dhe shumë të dëmshme për Shqipërinë është korruptimi i sa më shumë njerëzve.
“Protestat padyshim sepse me drejtësi ti nuk arrin dot se në një shtet demokratik nuk ka nevojë për protesta. Ka ngjarje vepron drejtësia, nxjerr përgjegjësit, i arreston, bie qeveria vetvetiu, ka opinion publik, kështu që protestat janë padyshim të domosdoshme. Përtej protestave ngelet mosbindja civile, veprimet e dhunshme. E para mendoj që edhe sikur të mendosh se nuk janë të suksesshme ato duhet të ndodhin sepse tregon që ka akoma rezistencë. Pastaj që të jenë të suksesshme, duhet ndryshimi i taktikave, të tërheqin sa më shumë njerëz. Sa mundet që nga protesta në nivele militantësh dhe njerëzish të dëmtuar direkt, të bëhen protesta ku të bashkohet një shumicë e madhe me shpresën se i duhet dhënë fund një situatë të tillë dhe duhet krijuar një gjë tjetër. Kjo kërkon një Shqipëri tjetër, duhet të dalë Shqipëria nga kjo rrugë ku ka hyrë.
Të krijohet një shpresë, ose njëkohësisht në qoftë se rritet pakënaqësia, vjen një pikë ku do mbështetesh tek i fundit vetëm të shfrysh dufin, se ndonjëherë protestat dhe rotacionet vijnë dhe si ndëshkim, jo si shpresë.
Rama ka punuar shumë, një nga punët më të suksesshme dhe shumë të dëmshme për Shqipërinë është korruptimi i sa më shumë njerëzve. Janë futur në interesa njerëzit. Ka ndërtuar shtetin që ka kapur me oligarkët, me administratën, është një masë e madhe që thotë unë dua të rri këtu se këtu po ha.
Këtu është punuar keq në kuptimin që unë do i marr të gjithë, një e fut në administratë, shkollat i kam të miat. Është bërë sistemi i tillë, është bërë parti shtet. Ky ka ndërtuar një rrjet interesash të tillë që këta duhen llogaritur për forcë”, tha Lubonja për News 24.
Ish-emisari i presidenti Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka telefonuar ish-presidentin Hashim Thaçi raporton Express.
Këtë e ka bërë të ditur vet Grenell përmes Twitterit, duke thënë se nëse Thaçi do të ishte president populli i Kosovës do të ishte në paqe.
“Sapo bisedova me Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre – dhe më shumë punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, ka shkruar Grenell.
Ish-ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, është një kritik i qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti.
Ai kishte kërkuar kthimin e Hashim Thaçit edhe të dielën e kaluar pas tensionimit të situatës në veri, duke thënë se Kurti po dëshiron konflikt.
Në aferën gjigande afro 430 milionë euroshe të incenetarorit të Tiranës, dokumentat që kanë dalë sot janë një vrimë në ujë. Por ato vlejnë për të treguar se si në bashkëpunim me çdo organizëm shtetëror, pronarët e inceneratorëve që sot janë në kërkim, nuk kanë lënë fond publik pa rëmbyer. Megjithëse ata vazhdojnë të paguhen ende nga buxheti i shtetit, ndonëse kanë marrë arratinë, ata janë “pasuruar” edhe nga grantet që Bashkimi Evropian i ka dhënë qeverisë shqiptare për të ndihmuar fermerët.
Në krahasim me milionat që janë rrëmbyer shifra nuk duket e madhe, thjeshtë 310 mijë euro, por ajo është simbolike për të treguar se ka pasur një plan të detajuar për të mos lënë asnjë thërrime të bjerë për tokë. Partia e Lirisë ka denoncuar prej ditësh me dokumenta atë që ka ndodhur: pra se si, në truallin e inceneratorit të Tiranës është ngritur edhe një serë për prodhime buqësore, e cila është financuar me fondet që BE ka dhënë për bujqit shqiptarë. E gjitha ka ndodhur kur drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHPR) ishte ministrja e tanishme e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila për punën e mirë që bëri në agjensi u ngrit në detyrë.
⇑Sera tek inceneratori i Tiranes e ndertuar me 310 mije euro nga fondet e AZHBR
Po çfarë ka ndodhur? Si gjithmonë duke përdorur emra fasadë bosët e inceneratëorëve kanë shndërruar në bujk një nga punonjësit e tyre. Atij i kanë ‘shitur’, me letra 8500 ha totë nga trualli që incenetarori kishte marrë me koncesion. Menjëherë ky person, që në dokumentat e bërë publika nga Partia e Lirisë i është fshirë identiteti i plotë , por paraqitet me inicialet E.B., merr si firmë konsulence një tjetër kompani të krijuar nga pronarja tjetër e inceneratorit, Stela Gugallja, dhe me anë të saj aplikon për fonde të AZHPR. Që E.B. është një emër sa për të kryer marrjen e parave kjo vërtetohet nga dokumentat, pasi ai herë figuron si puntor, herë si bujk i pavaruar dhe herë si administrator i Incenetarorit të Tiranës.
Pra emrin ia përdorin aty ku duan bosat. Natyrisht kërkesa e tij, miratohet menjëherë dhe nga fondet që BE i ka dhënë Shqipërisë përmes programit IPARD, 310 mijë euro kalojnë për ndërtimin e një sere nga kompania e inceneratorëve (shiko këtu të gjitha dokumentat).
Natyrisht është vështirë të besohet se gjithçka ka qenë frut i një procedure të pafajshme. Projekti grabitës i inceneratorëve ka dëshmuar se ka qenë në gjendje të ndryshojë strategjinë kombëtare për pastrimin e mbetjeve, ka dëshmuar se ka fuqinë të nxjerrë dhjetë akte qeveritare brenda një dite, ka dëshmuar se ka forcën për tu paguar nga qeveria edhe kur nuk ka vënë akoma asnjë tullë, kështu që është naive të mendosh se edhe në rastin e serës AZHPR e drejtuar nga ministrja e sotme krifca ka kryer nje proceduar normale për serat e bujkut E.B. Ato i janë dhënë nën presion Zotos, Mërtirit dhe Gugalljes. Dhe për ta vërtetuar këtë nuk mjafton vetëm kjo hipotezë, por edhe sjellja e çuditshme e pasardhëses së Krifcës në AZHPR. E pyetur në një emision televiziv në ABC, nëse ka përfituar inceneratori, gjatë kohës së Krifcës, nga fondet e agjensisë së saj, ajo është përgjigjur me një “Jo” të zbehtë të shqiptuar pa pikë besimi (video poshte). Lapsi
Dashamir Çela një blegtor me përvojë nga fshati Samaticë i Beratit falimentoi pak muaj më parë.
Mbylli fermën e gjedhit me të cilën kishte kaluar gjysmën e jetës dhe u nis si emigrant drejt Gjermanisë, pasi iu refuzua mbështetja me subvencion nga programi IPARD për një detaj honorifik që kishte të bënte me distancën e stallës nga banesa.
Drama e Dashamirit është si ajo e shumë fermerëve shqiptarë, që po detyrohen të largohen, pasi nuk arrijnë të mbijetojnë me aktivitetin e tyre. Ndërkohë fonde që duhen të shkonin për mbështetjen e tyre u janë dhënë personave që ishin të lidhur me incerneratorin e Tiranës.
Monitor, ka siguruar disa dokumente ku shihet se, personi EB, i cili me prokurë të posaçme noteriale përfaqëson dhe vepron në emër të incerneratorit të Tiranës, “Integrated Energjy BV SPV” (shiko dokumentin Prokurë e përgjithshme) me të drejtë firmë në të gjitha dokumentet e shoqërisë, ka përfituar 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD nën masën “Investime në asete fizike të fermave bujqësore”, në emër të kompanisë së tij E B person fizik (shiko dikumentin AZHBR të dhëna rreth investimit) për të investuar në sera në një tokë në Sharrë që e ka blerë nga koncesionari (shiko dokumentin kontratë shitjeje e pasurisë së paluajtshme me kusht).
Fondet janë grant i pakthyeshëm që Bashkimi Europian i jep qeverisë shqiptare si mbështetje për rritjen e kapaciteteve në bujqësi. Keqpërdorimin e fondeve IPARD e ka denoncuar në media këto ditë eksperti i blegtorisë Ervin Resuli.
Nga dokumentet, investitori E B (i regjistruar si person fizik) është përfituesi i 310 mijë eurove dhe njëkohësisht është punonjës i inceneratorit të Tiranës, me të drejtë firme me kopetenca të plota i kompanisë Integrated Energjy BV SPV” . Në disa kontrata figuron dhe si punëtor, me pas i blen-shet toka me inceneratorin dhe në fund admnistrator i tij 9të drejtë firme).
E.B. (si person fizik) ka një kontratë konsulence edhe me kompaninë “Consulting Se Partners”, në pronësi 80% të Stela Gugallja, https://opencorporates.al/sq/nipt/l72206029g, e cila merr përsipër që të kryejë të gjitha veprimet (sipas dokumentit të mëposhtëm Kontratë konsulence). Stela Gugallja është sot në kërkim nga SPAK për abuzime me inceneratorin e Elbasanit (pjesë e të njëjtës skemë për përfitimin etre kontratave koncesionare për inceneratorët në Fier, Tiranë dhe Elbasan).
Pas aplikimit me asistencën e “Consulting Se Partners” AZHBR ka shpallur fitues personin fizik E B nga fondet e programi IPARD 2020 -2021 me mbështetjen maksimale të skemës 65% te vlerës më shumë 310 mije euro.
Si u ndërtua skema e përfitimit të fondeve nga IPARD
Me datën 16 gusht 2021 shoqëria “Integrates Energy BV SPV” që ka marrë me koncesion ndërtimin dhe operimin e incerneratorit të Tiranës i ka shitur shtetasit E.B një sipërfaqe toke arë 8500 metër katror në zonë e Sharrës ( shih kontratën noteriale bashkëngjitur).
Më pas shtetasi E.B. ka një kontratë konsulence me kompaninë “Consulting SE Partners” në pronësi të Stelja Gugallës që të lotësojë të gjitha dokumentet e nevojshme tek Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për të përfituar fonde për ndërtimin e një fermë hidroponike në zonën e Sharrës.
Me 22 shkurt 2022 personi E.B. bëhet administrator me të drejtë firmë dhe përfaqësimi i inceneratorit të Tiranës.
Ndërsa AZHBR e ka shpallur fitues personin EB me një vlerë 310 mijë euro.
Ndonëse fondi ka shkuar në një projekt bujqësor sipas destinacionit, aksesi preferencial është problemi konkret që kontestohet.
IPARD mund të krenohet me serën, por Dashamir Çela nuk ka shans të marrë mbështetje, pasi fondet nuk janë të mjaftueshme për të gjithë../ MONITOR
Gazetarja Daria Aslamova është rusja e fundit që është shpallur person i padëshirueshëm në Kosovë.
Përveç Aslamovas, vendi ynë ka shpallur non-grata edhe dy zyrtarë të Zyrës Ruse në Prishtinë dhe dy të tjerë nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK).
Aslamova me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet, pasi ishte ndaluar nga policia e vendit më 6 gusht.
Sipas ministrit Xhelal Sveçla, ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh në inteligjencën ushtarake ruse, duke vepruar nën petkun e gazetares.
“Si ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Sveçla.
Ai shtoi se kushdo që dëshiron destabilizimin e vendit do të përballem me forcën e ligjit.
“Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cenon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”, vijoi ai.
52-vjeçarja nga Rusia, është korrespodente speciale për të përditshmen ruse Komsomolskaya Pravda. Kjo gazetë njihet për qëndrimet e saj pro-Kremlinit.
Ajo ka punuar edhe në Ukrainë si korrespodente lufte për kanalin që përhap propagandë ruse, Tsargrad. Ajo është parë si gazetare në shumë zona të luftës përfshirë Çeçeninë, Abhazinë, Nagorno-Karabakun, Osetinë, Taxhikistanin dhe ish-Jugosllavinë.
Në ditën e fundit të vitit të kaluar, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës kishte marr vendim që ta largoj nga vendi zyrtarin rus të UNMIK-ut, Andrey Antonov.
Nga njoftimi i dhënë, Antonov ka qenë i angazhuar në zmadhimin e elementit pro-rus në bllokadat që ishin bërë në veri të Kosovës në shtator të 2021-së, kur serbët po kundërshtonin masat për reciprocitet me targa.
Zyrtari rus Antonov për herë të parë në Kosovë kishte ardhur në vitin 2001, si pjesë e misionit me policisë ruse, i cili kishte qëndruar vetëm rreth një vit. Më pas, ai ishte kthyer në vitin 2005 deri në vitin 2008, për t’u vendosur përfundimisht në vitin 2011 për të jetuar në Graçanicë më bashkëshorten e tij Natasha.
Natasha për mediet serbe kishte shpjeguar lidhjen që kanë për kishat ortodokse serbe.
“Këtu në Graçanicë kumbarët tanë janë Dushica Smigiq dhe Darko Stankoviq, i cili është i martuar me rusen Julia. Kemi në plan të rrimë me ta gjithë jetën, edhe nëse një ditë kthehemi në Rusi, qysh atëherë, ndoshta më shumë se tani, ata do të kujdesen për kishat serbe dhe ortodokse në Kosovë”, pati thënë ajo.
Në dokumentarin VIRUSSIA, pjesa që flet për sigurinë, tregohet se UNMIK-u po përdoret për të pamundësuar shtrirjen e ligjit në veri të Kosovës dhe se zyrtarët rus në këto misione ndërkombëtare janë të involvuar për qëllime të tjera.
Po ashtu, në fund të majit 2019, zyrtari rus i UNMIK-ut, Mikhail Krasnoshchenkov ishte shpallur non-grata pasi që ishte përfshirë në pengimin e institucioneve, duke qenë pjesë e strukturave kriminale në veri të Kosovës.
Krasnoshchenkov kishte marr pjesë në vendosjen e barrikadave në veri, duke penguar policinë. Madje, në automjetin e tij të UNMIK-ut ishte gjetur edhe sharra motorike, me të cilën ishin prerë drurë për t’i bllokuar rrugët.
Përveç shpalljes non-grata së këtyre zyrtarëve të UNMIK-ut, Kosova kishte urdhëruar largimin nga vendi edhe të Denis Vangerskiit dhe Alexey Krivosheevit, zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë. Kjo kërkesë ishte bërë nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Kryvosheev ishte shpallur persona non grata edhe nga autoritetet e Shqipërisë. Para se të shërbente në Tiranë, diplomati rus kishte shërbyer në shtetet e Ballkanit, përkatësisht në Maqedoni të Veriut. /Telegrafi/
Aktori shqiptar me banim në SHBA, Florind Belliu është hedhur së bashku me bashkëshorten, 28-vjeçaren Ornela Belliu nga kati i gjashtë i një ndërtese në Shtetet e Bashkuara.
Në rrjetet sociale është publikuar një postim i Belliut, i cili bën me dije se i është bërë një kurth i madh në të cilin janë përfshirë shumë persona.
“Do kisha shumë dëshirë të vazhdoja të bëja meme, por nuk mundëm më!
Po e shkruaj këtë përpara se të më detyrojnë të them gjëra që nuk janë dhe nuk i kam bërë. Më është bërë një kurth shumë i madh dhe i shtrirë në kohë shumë të gjatë. Janë përfshirë shumë njerëz prandaj nuk ia vlen të përmend emra.
Për dy çunat e mi Schwibe dhe Raya.
Kurrë në jetën time nuk kam shkelur asnjë ligj. As kam bërë ndonjë shkelje. Kam menduar se të flasësh dhe të thuash çfarë të duash është e drejta hyjnore. Përpara se të më detyrojnë me forma nga më të ndryshmet. Babi ju do shumë.
Mi kanë kthyer të gjithë kundër. Me forma nga më të ndryshmet, secilin me arsyet e veta. Jam vetëm, vetëm fare nuk kam as njeri. Nuk kam si e nxjerr të vërtetën. Jam i pafuqishëm. Nuk gjej as avokat dhe as gazetar ta bëj publike. Më vjen keq. Kam vetëm Allahun. Ai më mjafton”, ka shkruar ai. bw
Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski duke komentuar arrestimin dhe shpalljen non-grata nga Kosova të spiunes ruse Daria Aslamova ka thënë se vendi ynë është në vijën e parë kundër imperializmit rus.
Bugajski me anë të një komenti në Twitter është shprehur se, ndryshe nga Kosova, Serbia është në vijën e parë për imperializmin rus.
“Kosova në vijën e parë kundër imperializmit rus, Serbia në vijën e parë për imperializmin rus”, ka shkruar Bugajski.
Kujtojmë se Aslamova është shpallur person i padëshirueshëm, pasi ishte arrestuar gjatë së shtunës në njërën prej pikave kufitare në veri në Kosovës.
Asmalova nuk ka të drejtë hyrjeje në Republikën e Kosovës deri në vitin 2027.
“Si ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Sveçla.
52-vjeçarja nga Rusia, është korrespondente speciale për të përditshmen ruse Komsomolskaya Pravda. Kjo gazetë njihet për qëndrimet e saj pro-Kremlinit.
Ajo ka punuar edhe në Ukrainë si korrespondente lufte për kanalin që përhap propagandë ruse, Tsargrad. Ajo është parë si gazetare në shumë zona të luftës përfshirë Çeçeninë, Abhazinë, Nagorno-Karabakun, Osetinë, Taxhikistanin dhe ish-Jugosllavinë.
Media britanike The Mail On Sunday vijon t’i bëjë jehonë një raporti të agjencive ligj zbatuese në Britaninë e Madhe, ku theksohet se 40% e emigrantëve azilkërkues që kanë kaluar kanalin e “La Mansh” me gomone gjatë këtij viti, janë të rinj nga Shqipëria.
Të veshur me xhaketa shpëtimi në ngjyrë portokalli të ndezur, një varg i gjatë emigrantësh, të gjithë të rinj në të 20-at dhe 30-at e tyre, kaluan në një rrugë në Dover dje dhe ndoshta për një jetë të re në Britani.
Ata sapo ishin shpëtuar nga një gomone që lëvizte në Kanalin Anglez, një nga të paktën tetë gomonet me rreth 250 azilkërkues që bënë udhëtimin e rrezikshëm prej 20 miljesh nëpër ngushticën e Doverit ditën e djeshme.
Këta emigrantë ishin më të fundit që arritën në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e një sipërmarrjeje kriminale në të cilën bandat që kontrabandojnë njerëz, i hipin emigrantët në varka të mbingarkuara përpara se t’i nisin në korsinë më të ngarkuar të transportit në botë.
Skena e shpalosur si një raport sekret i inteligjencës ushtarake, i zbuluar në The Mail të dielën, ekspozon në detaje të jashtëzakonshme se si bandat organizatore të këtij trafikimi po veprojnë këtë verë dhe më e rëndësishmja, kombësinë e atyre që paguajnë deri në 5,500 £ për një vend në një varkë.
Duke përdorur satelitë dhe një flotë dronësh, analistët me bazë në një qendër operacionale në Portsmouth gjurmuan 70 varka që bënë kalimin gjatë një periudhe gjashtë javore në qershor dhe korrik dhe zbuluan plazhet në Francë nga u nisën varkat.
Ata zbuluan se si bandat e pamëshirshme po veprojnë nga një shtrirje 90 milje e vijës bregdetare franceze, që nis nga Fort-Mahon-Plage pranë qytetit të Berck në Bray-Dunes pranë Dunkirk.
Një njësi e inteligjencës së Marinës Mbretërore ekzaminoi gomonet e sekuestruara pasi zbarkuan në plazhet në bregun jugor anglez ose u tërhoqën në breg nga Forca Kufitare për të dhëna të mëtejshme rreth bandave kriminale.
Sipas dosjes mahnitëse të dorëzuar në The Mail të dielën, shefat e mbrojtjes tani besojnë se nëntë grupe konkurruese të krimit të organizuar (OCG) po synojnë Britaninë si pjesë e një rrjeti të sofistikuar kriminal ndërkombëtar.
Erhtr
Grupet kontrabanduan kolektivisht 2,862 migrantë nëpër Kanal midis 1 qershorit dhe 12 korrikut, ku shumë prej tyre i merrnin varkat nga prodhuesit në Kinë.
Dosja (e shënuar zyrtarisht si me materiale sekrete) zbulon se pjesa më e madhe e atyre që bëjnë kalimet e paligjshme duket se janë emigrantë ekonomikë dhe jo refugjatë.
Gjithsej 1,075 nga ata që kaluan janë nga Shqipëria, një vend i varfër por paqësor ku nuk ka pasur asnjë luftë që nga viti 1997, kur një krizë ekonomike shkaktoi një shpërthim dhune.
Një raport i Bankës Botërore thotë se pas rritjes së fortë të PBB-së vitin e kaluar, përqindja e popullsisë që jeton në varfëri në Shqipëri ‘ra ndjeshëm’ nga 31% në 22% në vitin 2021. Megjithatë, papunësia mbetet e lartë në veri të vendit, nga edhe vijnë shumë nga ata që marrin rrugën plot rreziqe për në Mbretërinë e Bashkuar.
“Nëse shkoni në një shkollë të mesme në veri të Shqipërisë dhe fëmijëve u kërkohet të përshkruajnë se si e shohin të ardhmen e tyre, të gjithë djemtë vizatojnë një kamion ose një varkë me një flamur shqiptar që shkon në Mbretërinë e Bashkuar”, tha për TheMail, Muhamed Veliu, një korrespondent nga Shqipëria.
Qyteti i Kukësit, pranë kufirit me Kosovën, njihet si ‘Londra e Vogël’ dhe rrugët e tij janë plot me makina të blera në Britaninë e Madhe, madje thuajse çdo familje besohet të ketë lidhje me Britaninë.
Zbulimi për numrin e shqiptarëve që kalojnë Kanalin është një nxitje për Sekretaren e Brendshme Priti Patel, e cila ka argumentuar se shumica e njerëzve që udhëtojnë në Britaninë e Madhe me varka të vogla nuk janë azilkërkues të vërtetë.
Pasi dëgjoi për raportin e zbuluar, Natalie Elphicke, deputete konservatore për Doverin, komentoi situatën e krijuar me shqiptarët për mediat.
“Të gjithë e dinë se shqiptarët nuk po ikin nga lufta apo persekutimi. Ky është qartazi migracion i paligjshëm ekonomik i organizuar nga bandat kriminale të kontrabandës së njerëzve”, deklaroi ajo.
Secilës organizatë kriminale që del në raport i është caktuar një emër i koduar, shumë prej tyre janë marrë nga mitologjia greke. Grupi më pjellor, i quajtur “Dragon” transportoi 887 emigrantë, përfshirë 278 nga Shqipëria, me një mesatare prej 52 personash të grumbulluar në çdo varkë.
Dokumenti zbulon se si dy nga bandat, “Dragon” dhe “Lotus” kanë varka të bëra me porosi nga fabrikat në Kinë me seksione shtesë tubash të futura për t’i zgjatur ato dhe për të rritur numrin e njerëzve që mund të ngarkohen në bord.
“Ka të ngjarë që OCG-të që përdorin gomone kineze të kenë ndryshuar modelet e stokut për të lënë veçori të panevojshme në mënyrë që të ulin koston dhe të përshpejtojnë kohën e prodhimit”, thuhet më tej në raport.
Fshf
Tani ka dalë se një operacion ndërkombëtar i policisë më 5 korrik shkatërroi një nga bandat nën vëzhgimin e ekipit ushtarak. Detektivët sekuestruan 1200 xhaketa shpëtimi, 150 barka gome, pothuajse 50 motorë, armë zjarri, drogë dhe 33,753 paund në cash pas bastisjeve kundër rrjetit “Dragon”. Gjithsej 39 persona u arrestuan, duke përfshirë gjashtë në Mbretërinë e Bashkuar.
Një deklaratë nga Europoli pas bastisjeve theksoi natyrën e dhunshme të tregtisë së njerëzve.
Konkurrenca për kontrollin e biznesit fitimprurës të kontrabandës së emigrantëve dhe për vendet e nisjes së varkave rezultoi rregullisht në akte të rënda dhune brenda rrjetit kriminal, duke përfshirë dy tentativa për vrasje… në Francë dhe Gjermani”, thuhet në dosjen e Europol.
Në dosje thuhet gjithashtu se bandat e quajtura “Colossus” dhe “Behemoth” operojnë me gomone më të fuqishme dhe kontrabanduan kolektivisht 546 njerëz gjatë 6 javëve.
Një plazh i madh me rërë në vendpushimin e përgjumur të Gravelines, midis Calais dhe Dunkirk, përdoret si vend nisjeje nga pesë prej bandave, zbulon raporti.
Më 11 korrik, një grup i madh emigrantësh pothuajse ekskluzivisht meshkuj u fotografua duke mbajtur një gomone nëpër dallgë dhe duke e lëshuar atë nga plazhi.
Rhthg
Raporti i zbuluar tregon se kalimi ishte organizuar nga bandat Lotus, Colossus ose Hydra. Disa orë më vonë, një numër i madh emigrantësh u sollën në breg nga Forcat Kufitare në Dover, në Kent.
Pavarësisht se plazhi u përcaktua si një epiqendër e kontrabandës së njerëzve, The Mail on Sunday nuk pa asnjë patrullë nga policia franceze kur një gazetar e vizitoi dje.
Elia Carpentier, 20 vjeç, e cila punon në zyrën turistike të Gravelines në bregdet, tregoi se si kishte parë një varkë plot me emigrantë të largohej nga plazhi në orën 19:00 të premten.
“Isha vërtet e befasuar sepse normalisht ata largohen kur perëndon dielli ose në agim. Anija i priste në buzë të bregut. Nuk jam i sigurt se sa hipën, por kishte burra, gra dhe fëmijë në grup”, tha ajo.
Carpentier shtoi se ajo kishte parë ‘më shumë se 100’ emigrantë duke ecur nëpër Gravelines të premten në drekë, ndërsa ajo po shkonte për në punë.
“Ishte ndoshta grupi më i madh që kam parë. Ata nuk e fshehin veten. Policia i la të shkojnë. Më parë, ata do t’i arrestonin për t’i mbajtur të sigurt, por tani ka shumë prej tyre, kështu që i lënë të lëvizin të lirë. Ata vijnë nga Dunkirk me autobus sepse është falas. Kur mbërrijnë ata ecin nëpër qendrën e Gravelines deri në plazh. Ju i njihni kur i shihni pasi priren të qëndrojnë në grupe. Në fund të plazhit ka një kamping dhe përtej tij është një pyll. Ata ngrenë kampin aty për një ose dy netë para se të presin gomonen”, deklaroi ajo.
Deri një vit më parë, metoda e preferuar për trafikimin e njerëzve nëpër Kanal ishte në pjesën e pasme të një kamioni. Por siguria e përmirësuar në portet e Francës dhe Britanisë së Madhe ka rritur rrezikun e zbulimit dhe çmimin që përdorin kontrabandistët e njerëzve.
Ata tani besohet se paguajnë 22,000 £ për të kontrabanduar dikë në një kamion, krahasuar me 5,500 £ për të bërë kalimin me një gomone.
Wrhtr
Pas marrjes nën kontroll të pothuajse të gjithë tregut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, krimi i organizuar shqiptar tashmë ka filluar të dominojë kultivimin e paligjshëm të kanabisit në Britani.
Kriminelët shpesh shfaqin pasurinë e tyre në Facebook dhe TikTok, duke pozuar me grumbuj parash dhe makina luksoze, në një përpjekje për të tërhequr edhe më shumë të rinj që të largohen nga Shqipëria dhe të tentojnë të kalojnë Kanalin.
Trafikantët e qenieve njerëzore reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok, ku ka me dhjetëra video që tregojnë shqiptarët duke bërë kalimin. Në një video të postuar muajin e kaluar, një grup i madh burrash shqiptarë shpalosën flamurin e tyre kombëtar ndërsa varka e tyre po shkonte drejt vijës bregdetare angleze.
Mail on Sunday zbulon se Gledis Nano, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar, muajin e kaluar u takua me shefat e policisë në Agjencinë Kombëtare të Krimit në Londër për të diskutuar mbi kontrabandën e njerëzve dhe mënyrën e goditjes së krimit të organizuar shqiptar.
“Akti i Kombësisë dhe Kufijve e bën vepër penale mbërritjen me vetëdije ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe ne kemi futur dënime të përjetshme për ata që lehtësojnë hyrjen e paligjshme në vend. Që nga futja e aktit janë arrestuar 26 persona”, tha një zëdhënës i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Turizmit të Shqipërisë, këtij sektori ‘me halle shumë’ që u sfidua nga pandemia, rritja e çmimeve e largimi i forcës punëtore, iu desh në pikun e sezonit që të përballej edhe me tragjedinë e Himarës e cila ngriti një valë pikëpyetjesh për sigurinë.
Ngjarja ku një vajzë 7 vjeçare humbi jetën në breg të detit pasi u godit nga skafi, ‘fiku pushuesit e ndezi pasiguritë’ sipas ekspertëve. Plazhet në jug u tkurrën nga pushuesit.
Zak Topuzi, kreu i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit thotë për SI se problemi qëndron tek njerëzit me pushtet që nuk marrin parasysh kuadrin ligjor.
“Shqipëria është rekomanduar edhe nga Banka Botërore në një raport të fundit për turizmin blu i cili vihet në dyshim nga mungesa e sigurisë që është e papranuesheme. Kjo ngjarje e vështirëson shumë ardhjen e turistëve pasi njerëzit kishin paguar për ta, ishin investuar në pushime”, thotë Topuzi duke shtuar se është shumë e rëndësishme që bashkitë, instancat përgjegjëse dhe pushtetet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për t’u siguruar qetësi pushimeve.
“Nuk është fare e vështirë që të vendosen boga paralajmëruese edhe tabela në bregdet për të caktuar distancën e nevojshme. Vendet e rajonit janë dhjetë vite para nesh ndërkohë që ekonomia blu, një ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë është në gjendje shumë të keqe”, thotë Topuzi për turizmin detar, strategjia e zbatimit të së cilit në fakt edhe sipas vlerësimeve të Bankës Botërore dhe IFC mund të nxisë 380 milionë euro në vit ose më shumë.
Masat, gjobat dhe ndëshkimet sipas Topuzit janë të domosdoshme për të gjithë operatorët të cilët kanë në pronësi mjete të tilla që nuk zbatojnë rregullat.
I pyetur nëse duhet një moratorium për skafet siç po kërkohet nëpër rrjete sociale, Topuzi thotë se kjo masë do të dëmtonte më tej ekonominë e vendit.
“Nëse një minator humb jetën në minierë nuk duhet mbyllur miniera, duhen rritur kushtet e sigurisë. Moratoriumi do të shkatërronte turizmin.
Eksperienca nga moratoriumi kaluar nuk e ndërpreu kontrabandën, thjesht e selektoi atë. Jet ski, skafet dhe mjetet e tjera nuk rreshtën s’u përdoruri nga politikanët dhe njerëzit me pushtet por nuk u përdorën dot as nga operatorët turistikë, as nga peshkatarët që me ta fitonin bukën.
Hapësirës detare i duhen mjete ujore që e nxisin zhvillimin, e zbukurojnë atë si në të gjithë vendet e tjera të botës. Thjesht është e domosdoshme të zbatohen ligjet që janë vendosur në dispozicion të këtyre sporteve”, shton ai mandej.
“Bregdeti po zaptohet”
Këtë vit, thotë Topuzi 18% e vijës bregdetare është dhënë e shfrytëzueshme me çadra duke kaluar kapacitetet e përcaktuara.
“Me kontratat 5 vjeçare që bizneset mund të lidhin tashmë, është zaptuar i gjithë bregdeti. Megjithatë shqetësuese e shoh dhe faktin se si ne po e penalizojmë vetë veten në rrjete sociale duke thënë që nuk ka turistë. INSTAT-i tregon të kundërtën dhe kjo gjë dëshmohet edhe nga grupet e turistëve që shihen në rrugët e Tiranës”, shton ai duke theksuar që pjesa më e madhe e tyre preferojnë Adriatikun.
“Nuk e mba Jugu turizmin”
Topuzi thotë se e ‘mira e të keqes’ është fakti që nuk janë turistët e jugut të cilët janë më të tremburit këto ditë, ata që e mbajnë turizmin.
“Jugu ka turizëm elitar dhe përgjithësisht ka turizëm fundjave pasi edhe kostot qoftë të transportit, qoftë të makinave private janë më të larta.
Pjesa më e madhe e turistëve preferon Adriatikun dhe kontigjentin më të madh të njerëzve që po tkurren nga pasiguria nuk e kemi në jug”, shton ai më tej duke ngritur edhe shqetësimin që të gjithë plazhet e jugut po kthehen në një kantier ndërtimi resortesh nga biznesmenë.
“Mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme do e penalizojë akoma më shumë turizmin atje”, përfundon Kreu i Shoqatës së Turizmit. dita
“Xhelati i shqiptarëve të Kosovës, Bozhidar Deliq zgjidhet nënkryetar i parlamentit të Serbisë. Vuçiçi sfidon ligjin ndërkombëtar dhe qytetërimin perëndimor!”
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka konsideruar sit si një provokacion të rëndë ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe viktimave të gjenocidit serb në përgjithësi, zgjedhjen e Bozhidar Deliq si nënkryetar të Parlamentit të Serbisë.
Në një reagim sot në fb, Berisha u shpreh: “Në një sfidë të hapur ndaj shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, Aleksandër Vuçiç zgjodhi me votat e partisë së tij, Deliq si nënkryetar të parlamentit të Serbisë.
Bozhidar Deliq është një xhelat i vërtet i shqiptarëve në Kosovë. Ai ishte komandant i brigadës famëzeze së 549 të ushtrisë serbe e cila në Gjakove, Prizren dhe Rahovec sipas veprimtares së njohur të të drejtave të njeriut, Sonja Biserko “ka vrarë mbi 2.174 civilë”. “Prej tyre mbi 450 janë gjetur në varreza masive në Serbi”.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim të Putinit të vogël dhe padronit të Edi Ramës, si një provokacion të rëndë ndaj viktimave të gjenocidit serb, por dhe mbarë botës së qytetëruar.
Me këtë akt të hapur armiqësor ndaj kombit shqiptar, por edhe komunitetit ndërkombëtar, duke shpërblyer xhelatët e masakrave dhe gjenocidit serb, presidenti i Serbomadhisë Aleksandër Vuçiç dëshmon se ka mbetur siç ka qenë, Geobels i Sllobodan Millosheviçit ideator dhe mbështetës i krimeve monstruoze të serbëve ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve.”
Këto pak rreshta u nisen si përgjigje një gazetareje që e vlerësoj e i perfundova drejtuar të gjithëve, që jam e lidhur në fb.
Elona Elezi gazetarja, shkruante se sa të na kalojë kjo dhimbje që na ka kapur për fyti dhe i duhet kerkuar llogari personit përgjegjes për shumëçka…
E dashur Elona,
Unë e di sa e dhembshur di të jesh Ti dhe e kupton tjetrin, prandaj po dua t’ju drejtohem shumë e shumë njerëzve të tjerë se prinderve të Jonadës dhimbja jo vetëm nuk do t’u ikë prej fytit, por do të pushtojë tërêsinë e tyre, përditë e më shumë. Asnjë drejtēsi, qoftë dhe masa më ekstreme nuk e shlyen tragjedinë. Arroganca e atij që kreu atë akt të zi, ka për t’u përplasur në fytyrën e kohës vazhdimisht, pa asnjë ndjesë. Është ky realitet, me vrasës harbutë, se ndjehen të pandëshkueshëm…
Triumfi i ligësisë vrastare. Zoti i ndihmoftë prinderit e Jonades të shohin dhe dritën e tejme, jo vetëm honin ku i hodhën, që është nën këmbët e të gjithëve.
Por jo vetëm Zoti, dhe njerezit që prindērit e Jonadës kanë pranë do t’ju lutesha që të mos I lënë vetēm.
Kur të shihni mamanë, në ditet më pas, dhe nëse është duke bërë punë, në dukje qetësisht pranë ballkonit, një plan ndëshkimi do ta ketë, për askënd, veç për vetveten – po Ju mos e lini vetëm!
Ju qe rrini pranē tyre në shtëpi, kur të shihni se nuk do t’ju kthejnë përgjigje kur t’i pyesni si janë, mos iu ktheni kurrizin, nuk e kanë me ju, e kanë me fatin. Mos i lini vetëm!
Do të vijë dita që do t’ju buzëqeshin, do ta bëjnë për ju, duan të lehtësojnë komunikimim. Plaga e tyre do te jetë më e thellë për ta, më pak e dukshme apo fare e padukshme për sytë tuaj. Po ajo djeg gjithmonë si në ditën e parë.
Ju mos i lini vetëm!
Kur ta shihni në rrugë që të ketë nje si dëshirë të fortë që të ledhatojë çdo moshatare/moshatar të bijës/birit të tyre, sepse diku shohin flokët e saj/ të tij, diku profilin, diku shkujdesjen, diku gëzimin, ju thjesht lëreni ta marrin atë çast.
Kur ta shihni me dhurata një moshatari/je të birit/bijës që martohet apo bēhet më fëmijë, pranoheni se ajo po ndjehet dhe nëna e Tij/Saj. Mos ia përplasni keqardhjen tuaj në fytyrë. Ju thjesht përqafojeni si mama engjëlli.
Dhe besojeni se gjenden gjithmonë Cirenej që do t’i ndihmojnë të mbajnë me dinjitet kryqin e tyre.
Ja pse duhet të jemi të gjithë të Hënën në 19:00 para Kryeministrisë:
DREJTËSI PËR JONADËN, SHKARKIM PËR ÇUÇIN, KUMBARON DHE NANON!
Sepse ky raportim i protestës në video, është modeli ynë i Protestës Qytetare, që gazetari Julian Kasapi e ka raportuar në mënyrën më profesionale të mundshme në më pak se 4 minuta në A2 CNN direkt nga terreni pardje!
Raportimi i tij ka qenë një shuplakë për Mero Gëlbazat e Ramës dhe sorrat e Sorosit që nga Migen Qiraxhiu e zarat e tjerë të Borderove të Soros apo edhe deri tek Lolita e komunistave që na ka çarë dërrasat për 1 muaj për modelin tonë të protestës që është krejt tjetër nga ai i Tikut të Soros që do Lylita
Ndiqeni për më pak se 4 minuta gjithë raportimin e gazetarit Julian Kasapi sa i qartë dhe korrekt është.
Kjo nuk është kronikë por shuplakë për vemjet e Soros dhe Ramës dhe arsye pse të Hënën duhet të vijnë të gjithë, prindër dhe qytetarë të lirë Nuk ka asnjë rëndësi nëse ka edhe politikanë prezentë përderisa organizimi është i vetë qytetarëve!
Goxhaj: Përgjigjja e vetme që kemi pasur në këto 48 orë është që Edi Rama ka ulur çmimin e naftës me 1 lek, pra kemi të bëjmë me një sjellje arrogante dhe injorim totalisht të ndjeshmërisë publike. Ndjeshmëria publike ishte te pardje te fëmijët në kurrizët e prindërve. Ishte protesta me më shumë fëmijë që unë kisha parë. Kishin ardhur familjarë. Kemi të bëjmë me ndjeshmëri familjare në këtë histori pasi është një protest e familjeve shqiptare.
Kemi parë njerëz që lotonin atë ditë në protest. Ska të bëjë thjesht me një ngjarje fatkeqe të ikjes nga kjo jetë të një ëngjëlli të vogël. Kjo është një vrasje e gjumit të familjeve shqiptare. Kanë krijuar gjendje ankthi.
Ka një gjendje tensioni që po i shoqëron familjet shqiptarët. Dhe kjo gjendje ankthi dhe pasigurie po stabilizohet nëpërmjet arrogancës ku ministri i Brenshëm edhe pse është totalisht përgjegjës pasi kanë futur në punë një njeri kaq të lig, futet me skaf në mes të njerëzve dhe kërkon të largohet. Ka qënë shefi i të gjithë Policisë së Himarës. Një person i tillë që ishte hequr nga puna për lejimin e kultivimit të kanabisit. Kishin ndërmend ta reabilitonin dhe ta bënin shef të antidrogës në Elbasan, mendoni se çfarë lidhjesh ka ai njeri dhe çfarë personazhi është ai njeri.
Gledis Nano ka bërë një letër të turpshme dje, ku qahej dhe ulëriste se asnjë institucion shtetëror nuk i përgjigjej atij dhe nuk ia var si drejtoj policie. Një drejtoj policie që nuk e vendos asnjë në kandar. As kryetari i bashkisë as kurrëkush. Ky që ka bërë dhe emërimin përkatës personalisht dhe me veprimet e veta ka sjellë edhe vdekjen e vogëlushes. Ky me veprimet e veta ka krijuar këtë terror në shtëpitë e shqiptarëve. Këtyre nuk ua ndjen fare, nuk duan tja dinë.
Kjo arrogancë që u shfaq sot te çmimi i naftës si mesazh publik që mua nuk ma ndjen fare për ju apo edhe te ai koncerti i turpshëm në Durrës me militantët e rrjedhur që nuk duan as ujë as bukë vetëm partia të jetë mirë, pra kjo është situata që ne kemi për ditën e hënë.
Të hënën kemi një protest dhe do ta fillojmë përsëri te Ministria e Brendshme. Protesta do të jetë në orën 19:30 pasi edhe qytetarët në këtë orë janë bashkuar.
Do jetë një marshim pasi ka shumë rëndësi duke treguar një përshkallëzim duke shkuar te Kryeministria.
Komentet