Narkoshteti po jep tenderë dhe para për armatën mediatike që të godasë zërin opozitar, por regjimet bien.
Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, me një reagim në rrjetin social, pas takimit me bazën demokrate nga Sharra e Tiranës, ku ka nisur misionin politik për protestën kombëtare të opozitës më 10 shkurt para Kryeministrisë.
Deputeti demokrat vë në dukje problematikën e censurës mediatike dhe rolin e rrjeteve sociale në situatën dhe klimën politike të krijuar nga regjimi sioas tij.
“Të mos harrojmë se përballë kemi një armatë mediatike me shumë gryka zjarri të drejtuara kundër nesh, e që me tenderat e paranë e madhe që u jep narkoshteti, janë gati të asgjësojnë edhe zërin e vetëm opozitar. Qëndroni fort. Të gjitha regjimet bien!”, shkruan ai mes të tjerash.
Nga Sharra, Noka u bëri thirrje demokratëve dhe simpatizantëve për angazhim maksimal dhe pjesëmarrje qytetare, në kushtet e censurës mediatike nga shtypi i kontrolluar, që e cilësoi “armatë mediatike”.
Reagimi i plotë i Flamur Nokës:
“Pasqyrimi në rrjetet sociale i punës organizative me strukturat vendore të PD-së njeh çdo demokrat e simpatizant me aktivitetin tonë partiak, si dhe me rëndësinë e peshën politike që përfaqëson 10 shkurti për opozitën shqiptare.
Populli opozitar ndjek me shqetësim zhvillimet dhe pret nga baza angazhim maksimal për të masivizuar thirrjen dhe pjesëmarrjen qytetare.
Kjo edhe për një arsye themelore:
Censurën mediatike që na rezervon shtypi i kontrolluar shqiptar. Të mos harrojmë se përballë kemi një armatë mediatike me shumë gryka zjarri të drejtuara kundër nesh, e që me tenderat e paranë e madhe që u jep narkoshteti, janë gati të asgjësojnë edhe zërin e vetëm opozitar.
Qëndroni fort. Të gjitha regjimet bien!”.
Panorama