VOAL

VOAL

Pse prokuroria kërkon shoqërimin me forcë të deputetit Doshi

May 18, 2018
blank

Komentet

blank

Belind Këlliçi program për ulje taksash: Zbusim kostot e jetesës!

Biznese dhe qytetarë të shumtë janë prezantuar me programin e kandidatit demokrat për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi për uljen e taksave. Këlliçi është shprehur se kjo nismë do të zbutë kostot e jetesës. 

SYRI TV

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar tek qytetarët dhe bizneset në zonën e “Myslym Shyrit” programin e tij për uljen e taksave.

Sipas Këlliçit, ky program do të ndihmojë biznesin e vogël dhe të mesëm.

“Do t’ju lë njhë kopje të programit për tarifat dhe taksat për biznesin e vogël që do të ulen dhe një pjesë do t’i zerojmë se nuk jeni pse të paguani as taksë për shkollën, për infrastrukturë shkolle nga dy herë. Ideja është të ndihmojmë biznesin e vogël. Kam shpalosur programin për uljen e taksave për biznesin e mesëm dhe të vogël që janë më të persekutuarit në këto vite”.

Belind Këlliçi, kandidat për kryetar të bashkisë Tiranë

Ky program është mbështetur edhe nga vetë qytetarët dhe bizneset.

“Nuk është vendi jonë ky, prandaj u them fëmijëve ikni, ikni. Ta thotë prindi është shumë e rëndë”.

“Na e hiqni këtë”.

“Me mençuri dhe qytetari, ashtu do të fitosh”.

“Besojmë shumë”.

Qytetarë

Programi i paraqitur nga Belind Këlliçi synon uljen dhe zerimin e të paktën 7 taksave dhe tarifave vendore për 41 mijë biznese të vogla dhe të mesme në kryeqytet. syri.net

blank

Berisha: Në 8 vite kemi humbur 35 përqind të popullsisë, Rama po zbaton doktrinën e Çubrilloviçit

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot në një konferencë për shpopullimin, se Shqipëria ka humbur 35 përqind të popullsisë gjatë qeverisjes së Ramës, një rekord i zi në historinë botërore.

“Ne mblidhemi për një debat rreth doktrinës së Vaso Çubrilloviçit dhe unë dua të falënderoj zotin Shahu dhe Duraku për publikimin e këtij libri që sot është më aktual se kurrë për çdo shqiptar.

Ne përjetojmë këto vite krizën më të rëndë të ekzistencës tonë që nga vitet 1870.

Shqiptarët ishin para alternativës: to bo or not. Përveç vetes së tyre, shumë të paktë ishin ata që i pranonin për kohën. Porta e Lartë dhe Pallati Jolldiz ishin të gatshëm të shpallnin grekë, sllavë, të gjithë të krishterët shqiptarë, me qëllim që shqiptarët t’i paraqisnin si otomanët e Europës.

Ne ngritëm zërin tonë fillimisht me pushkë. Ishte ajo rezistencë që iu bë vendimeve të Kongresit të Berlinit, kryesisht në zonat e alpeve, e cila faktoi se këta ishin një komb. Rilindësit formësuan doktrinën e shqiptarisë, doktrinë perëndimore, dhe kombi mori rrugë.

Nga ajo kohë kemi kaluar rreziqe. Prandaj them se sot jemi pas vitit 1870 në një gjendje të pashembullt ndonjëherë.

Në rast se gjatë Luftës së Parë Botërore, toka shqiptare u shkel nga 7 fuqi të huaja ku u aplikuan gjenocide nga të katër anët, megjithatë popullata shqiptare e humbur është 10 përqind.

Sot ne kemi një statistikë më të saktën që kemi pasur kurrë në histori. Në 8 vite kemi humbur vetëm në hapësirën e Shengenit, 937 mijë shqiptarë, mbi 1 milion nëse llogarit edhe vendet e tjera, pra rreth 35 përqind të popullatës në Shqipëri.

Kurrë një komb nuk ka humbur kaq shumë në histori.

Doktrina e Vaso Çubrilloviçit është doktrinë e mirëfilltë e gjenocidit ndaj shqiptarëve. Nuk është i vetëm për fat të keq. Njësoj si ai është dhe Ivo Andriç, i cili për turpin e turpeve ka edhe çmimin Nobel. Në njëfarë mënyrë edhe ky është një lloj racizmi ndaj shqiptarëve.

Kthehemi pak te kriza që po kalojmë.

Ky është një spastrim etnik bazuar te doktrina e Çubrilloviçit në sensin e krijimit të kushteve të kalkuluara që shqiptarët të largohen nga Shqipëria.

Nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri është rritur çdo vit dhe kjo është statistikë e pamohueshme.

Nga viti 2014 gjer më sot, ajo pakësohet në mënyrë të rrufeshme sepse janë krijuar kushtet e kalkulueshme për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.

Një nga kushtet më themelore është pasiguria e plotë në të cilën sot jetojnë shqiptarët në këtë vend. Vetëm në një vit, në vitin 2015 në mos gaboj, janë arrestuar 37 mijë shqiptarë.

80 përqind u arrestuan për çështje civile, që nuk mund të ndodhë përveçse në atë vend që nuk njeh ligjin, përveçse aty ku bëhet gjithçka për të dhunuar qytetarin, për t’i nxirë jetën, për t’i bërë të pamundur që të jetojë.

Statistika e vitit 1946 tregon se u arrestuan 17 mijë shqiptarë, kaq u arrestuan.

Pasiguria vjen nga lidhja e qeveritarëve me bandat. A nuk ishte Shullazi që donte të emëronte rektorin, sepse Edi Rama nuk mblidhte dot votat për të emëruar një zonjë? Dhe ai dilte në mes të qytetit dhe i thoshte se të rrëmbej djalin po nuk u largove,” tha Berisha.

blank

Polifonia shqiptare nuk e ka prejardhjen nga muzika bizantine Nga Prof.Aleksandër Peçi, Mjeshtër i Madh, President i Pianodrom, Anëtar i SACEM – PARIS

E shtune 25 Mars ne nje simpozium organizuar nga shoqata Laberia mbajta kete fjale me disa pika – teza ku argumentoj se polifonia jone nuk e ka prejardhjen nga muzika byzantine. Dhe ky ndryshk mendor, keqedashes i bere me keqdashje , perpiluar ne kohen kur Vasil Tole ishte Drejtor i trashegimise kulturore ne Ministri e firmosur dhe Ministria e kultures shume vite me pare ka zene rrenje ne sitin e UNSESCO, sot e kesaj dite. Dhe me te drejte kjo nga ngjallur nje det me reagime te jashtezakonshme.

Per te dhene argumentet e mia duhet se pari te shohim Hapesiren historike te Perandorise byzantine e cila fillon në vitin 395 e perfundon me renien e Kostandinopojes 29 maj 1453.

S’mund te thuhet absolutisht jo, qe polifonia jone vjen nga muz byzantine kur polifonia eshte shume me e lashte se viti 395.

Dhe ja pika -Tezat e mia:

1 shkallet byzantine s’kane kur fare lidhje me shkallen pentatonike. Shkalla apo modi pentatonic eshte shtylla kurrizore e polifonise. Aq sa ka lidhje shtylla kurrizore e peshkut me te shqiponjes apo kalit aq kane lidhje modi pentatonic me modet byzantine. Jane 2 genetika sonore krejt te ndryshme. Nuk e di Tole kete ? Sigurisht qe e di se ka shkruar libra dhe jep folklor ne UA. Po pse e ben çfare fsheh ai pas kesaj?

2. Struktura e shumezereshit polifonik me marres kthyes hedhes iso s’ka kurfare lidhje me muziken byzantine. Digjoni qofte kenge byzantine qofte kenget tona polifonike te kuptoni hendekun e madh strukturor, filozofik, estetik, gjeografik, kohor, genetiko sonor,permbajtjen e teksteve qe i ndan.

3. Qe te arrije kete perfeksion qe ka sot kjo marredhenia e 4 zerave nuk mjaftojne 1000 vjet, por duhen disa mijvjecare, e pse jo, mund te jete pellazgjia fillesa e polifonise.

4 Ne gjith boten muzikat etnike kane lindur shume po shume kohe perpara krisianizmit.

5.Ashtu si baroku ne muzike pikture skulpture arkitekture ka nje estetike e nje filozofi, edhe kultura byzantine ka nje estetike e nje filozofi. Muz byzantine piktura byzantine eshte zhvilluar ne kisha ortodokse me kryesisht himne që shoqëronin tekste greke pra e theksoj tekste greke të përdorura për ceremonitë fetare , ne kisha manastire, ne rituale murgjerish qe edhe ne 2 te nates kendojne.

Tani le te me thone “ bizantin-isosit “ca lidhje ka polifonia vajz e valeve, Janines ci pane syte, e mijra e mijra variete te kengeve tona polifonike me kete kulture byzantine ortodokse? Kurfare asnje lidhje.

6 Pse nuk influncoi muz bizantine greket te krijonin polifonine e tyre? kultura byzantine gjeografikisht I kish greket me afer se ne. Bizanti Stambolli I sotshem gjeografikisht eshte shume me afer Athines se sa Shqiperise. Por Polifonine e ka Epiri sepse ne Epir ( edhe kjo vjen nga nje fjale shqipe e Eperme pra e verioreshme )sipas historianeve antike flitej nje gjuhe barbare pra e huaj per greket. Sic dhe gjema sipas Homeri e lashte qe nga koha e Akili I cili dhe ai ish nga Epiri dhe e qante me gjeme Patroklin njesoj si ne alpet tona.

Polifonia eshte pasuri e njerezve me shpirt dhe intelekt te pasur.Duhet mencuri shume e madhe te krijosh nje strukture shumezereshi polifonik dhe ta besh te riprodhohet ne mijra varietete polifonike neper mijvjecare. Po kur Iliret I dhane botes perendimore kulturen e hekurit etc..etc..kur Iliret shijen e holle per ngjyrime e strukturime mozaikale polifonike e derdhen ne mozaiket Diellore te Bylis , Durres Butrint, sigurisht qe do te ishin ne gjendje te krijonin sic e krijuan shumezereshin polifonik

7. Argument shume I forte qe ska kurfare lidhje me muziken byzantine eshte : Liria Pagane e grupimeve polifonike te cilat kane nje shperthim pagan shume e shume kohe parakristian, dhe elementi Zot pothuajse eshte inegzistent ne to. Kjo Liri pagane I ka bere kenget polifonike te mos kene kurfare lidhje me religjonin. A mund te me thote “Bizantin isosi “ se ky shperthim pagan ky duf, kjo energji, kjo drame e madhe te Vajz e Valeve dhe mbece more shoke mbece clidhje kane me me ate paqe Kristine te kenges byzantine?

8.Po ai elementi tremolo- vibrues I hedhesit I sili sipas meje eshte nje imitim I tremolo-vibrimit te valeve te Detit qe himarjoti e pilurojoti e te tjere ne Laberi e kane per karshi Detin, a mund te me thote “Bizantin isosi “ se cila eshte lidhja me buziken byzantine?Po Deti eshte miliarda vjet para njeriut pa le pastaj muzikes byzantine.

9.Po ajo giizandoja tipike e kthyesit ( reshqitja e zerit ) apo e preresit e marresit ne polifonine toske, nuk e kupton “Bizantin isosi “ qe ska te beje me muziken byzantine?
Une kam spjegimin tim per ison. Iso eshte fusha manjetike ku terhiqen tingujt eshte graviteti. Kjo rendese e gravitetit e fushes manjetike eshte ceshtje fizike por edhe biologjike jo vetem e njeriut jo vetem e muzikes, jo vetem e Tokes, jo vetem e planeteve, por edhe e qyqes e zogut kur ben ku – ku. Ky intervali “ku” I dyti eshte intervali ax, eshte graviteti apo fusha magnjetike rendesa e gravitetit ku mbeshtetet intervali I siperm. Keto I kam spjeguar dhe ne konferenca qe kam mbajtur ne Prage Trieste Brno.

Pra si mund te thuhet qe graviteti a fusha manjetike ne muzike ka lindur ne 395 me kur filloi perandoria byzantine apo ne shek 11, eshte vertet antishkencore te thuhet, kur gravitet ka gajdja te bucalla, ciftelia sharkia tek teli poshte, cula dijare krahu majtas dhe gjith muzikat etnike te popujve

10. Do perdor nje argument te Zhani Ciko i cili thote se polifonia jone zhvillohet me mikro intervale. Pra me te vogla se 1 ton e gjysen toni. E kjo ndarje e shkalles me mikrointervale eshte shume me e lashte se muz bizantine.

11.Ajo cule dyjare gdhendur ne gur shenje e egzistences se polifonise, eshte shume kohe me perpara se perandoria byzantine.

12. duke u nisur se njeriu I lashte me pare ka kenduar pastaj ka prodhuar instrumentat e natyres culat bilbilat gjethet luget,edhe ky eshte nje argument qe fillesat e polifonise jane shume e shume me te hereshme se muzika byzantine.

Nje person I vetem pa asnje argument shkencor dikur ne postin e drejtorit te trashegimise kulturore perpiloi dosien me propozimin ne Unesko per ta quajtuar Iso Polifonia e sot nenkryetar I ak. Shkencave. Ky eshte Vasil Tole I cili eshte krejtesisht I vetmuar e I mbytur ne dallget e ketij Deti te gjere reagimesh qe jane ne brojtje te identiteti teritoial te polifonise sone popullore.Identiteti territorial I Polifonise sone popullore eshte i pa tjetersueshem I paaneksueshem.

Dhe me te drejte keto teza antishqiptare te ndryshkura te “Bizantin isosit “ dhe ky veprim I Ministrise se Kultures, jane kundeshtuar nga gjith shoqatat e polifonise gjithe forumet e konferencave shkencore, gjithe muzikologe e studiues te polifonise me botime te shumta librash e gjithe intelektualet.

Termi isopolifonia eshte ne kundeshtim me percaktimin qe i ka bere Ramadan Sokoli.

Ai e ka percaktuar POLIFONIA JONE POPULLORE

Termi Isopolifonia ( pa le pa le sot e digjova ne simpozium “Bizantin isosi “ a ku ta di une se kush ka nxjere dhe nje xhevahir tjeter qesharak saz-iso tek Festivali ne Permet, jane kaq qesharake kaq naive e femijnore, sepse shkeput elementin e fundit pra ison dhe e ve ne krye te polifonise. Keto jane batuta si dhe ato qe do them me poshte per Portokalli. Kengetaret qe I kendojne keto kenge me saze jane te skelqyer jane te gjithe miqt e mij qe I dua fort, po ky termi SAZ’ISO pse futet me perdhune. “Bizantin isosi “ kish nxjere nje video ne FB ku nje neger kendonte mbi sfondin e nje kenge permetare me saze filloi te recitonte rep. Me erdhi per te vjelle Reagova menjehere. Klik ne you tube dhe gjeni terma te tille :

blank

 

Saz’iso – O bandill mustaqezi. Shihni dhe foton Saz’ Iso Koncert Iso polifonik

Nje emertese konceptuale si eshte POLIFONIA nenkupton edhe elementet perberes.Pra Teresia konceptuale e nje emri nuk ka nevoje per bashke ngjitje e superpozicion te elementeve perberes.

Themi njeriu, nuk themi kembe njeriu, as zorretrashe njeriu, as bythnjeriu . Themi tigani nuk themi bisht tigani . Themi pema nuk themi rrenjepema.Themi Shqiperia nuik themi Theth – Shqiperia,

Po mire pse nuk e quajti “Bizantin isosi “ Kthyes – Polifonia apo hedhes Polifonia?Sigurisht qe s’ka kuptim megjithe qe kthyesi eshte elementi madhor ne strukturen polifonike

Pse nuk i kupton “Bizantin isosi “ si muzikant keto argumenta qe ngrita ? Sigurisht qe I kupton. Po pse e ka krijuar gjithe kete peshtjellim te madh e ka ngritur kete reagim te madh.??!!

Cfare fshihet pas kesaj? Te fusim nje fjale greke Iso ne kete perle te njerezimit sic eshte polifonia jone me e bukura ne Europe, me çfare qellimi e ka bere?. Ai i ka digjuar te gjitha kembanat e alarmit dhe asnjehere s’ka dhene pergjgje.Pse çfare ka, çfarë fshihet ?

Ka ardh koha qe ai, Ministria e kultures Akademia e shkencave te marin pjese ne kete debat te madh e tejet te rendesishem dhe te ndryshojne permbajtjen e turpeshme, ate ndryshk ne ate sitt te UNESCO qe ja kane serviruar “Bizantin isosi “ dhe Ministria e Kultures e viteve te para te ketij shekulli.

Prof Aleksander Peçi
Prof Titullar i kompozicionit
Mjeshter i Madh
President i Pianodrom
Anetar i ShOqates se kompozitoreve SACEM – PARIS
blank

Sulmi mbi TCH- Pronari i makinës ‘Range Rover’: Tre vite ka lëvizur lirshëm pa targa, kushton 40 mijë euro

Një veturë e tipit “Range Rover Sport”, që dyshohet se është e autorëve të cilët sulmuan objektin e Top Channel, duke lënë të vdekur rojën e sigurisë, u gjet e djegur disa orë pas ngjarjes në autostradën e Kavajës.

Qytetari nga Kosova, Ramadan Makolli, tregoi për Telegrafin se është pronar i kësaj veture në vlerë rreth 40 mijë euro, e cila ishte i vjedhur në verën e vitit 2020 gjatë pushimeve në Lezhë.

“Kam qenë për pushime në Lezhë kur më është vjedhur vetura. E kam lajmëruar rastin në polici po atë ditë, 10 korrik 2020. Vetura ka qenë e parkuar afër restorantit të hotelit ku kam qëndruar”, tha Makolli.

Ai u shpreh se në kamerat e sigurisë shihet kur personat hyjnë në veturë, por siç ka bërë të ditur, nuk mund të identifikohen pasi kanë pasur të vendosur maska në fytyrë.

“Në momentin që hajnat kanë hyrë në veturë, i janë ndezur dritat dhe në kamerat e sigurisë shihet kur ata e hapin derën dhe hyjnë në veturë. Por, fytyrat e tyre nuk shihen pasi kanë të vendosura maska”.

“Tri vjet vetura ime ka shëtitur poshtë e lartë pa targa. Sigurisht ia kanë ndërruar edhe librezën. Merreni me mend ma kanë mbyllur rastin gjoja se nuk po kanë argumente dhe dijeni se çfarë të bëjnë”, shtoi Makolli.

Ai tregoi se autoritetet e Shqipërisë e kanë mbyllur këtë rast me arsyetimin për mungesë të provave, ndërsa tha se është detyruar që të hapë rast për herë të dytë.

“Më është dashur të hapë rast për herë të dytë përmes avokatit e tash rasti është i hapur. Ende s’kam marrë asnjë kompensim, por po presim nga shteti i Shqipërisë që rastin ta trajtojnë më seriozisht. Duhet ta dimë zanafillën e kësaj, prej kur është vjedhur vetura dhe kah ka shëtitur sepse me siguri kanë bërë edhe krime të tjera duke pasur parasysh se që tri vjet shëtitur në duart e hajdutëve. Vlera e veturës është diku rreth 40 mijë euro”.

I pyetur se a dyshon për ndërhyrje në organet kompetente, Makolli tha se “nuk e di, por vetë fakti se ka ardhur deri aty…me qenë i sinqertë dyshimet janë gjithmonë se për tri vjet nuk u zbulua asnjë gjë”.

“Sikur të donte shteti për 24 orë e kishte gjetur”, përfundoi ai.

blank

Kaprata: Veliaj u mbështet te populizmi, fasadizmi, demagogjia dhe terrori policor për të qeverisur Tiranën

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatoren, Armela Ferko ishte urbanisti dhe pedagogu, Gent Kaprata.

Kaprata foli për mungesën e projekteve efikase të urbanizimit që do të sillnin një standard më të lartë për jetën e qytetarëve, ndërsa projekti i mbjelljes së pemëve në një trotuar 80 cm është qesharake.

“Duhet të kuptojmë që qeverisja e Veliaj në Tiranë është një shtojcë e qeverisjes kryesore të rilindjes kjo e parë në karakteristikat e populizmit, fasadizmi, demagogjia dhe policia. Këto ishin aspektet që e kanë shoqëruara Veliajn në këto 8 vite.

Nuk do ta quaj veçanti por ajo që e shoqëron më shumë Veliajn në këto vite ishte në vend se të kthehej një kryetar që shikon  në të ardhmen por u kthye në legalizues i gjendjes ekzistues, ai i thelloi anët më negative të asaj gjendje.

Gjithë punët e Veliajt kanë një të përbashkët duke dhënë një produkt minimalist në impaktin e qytetit në krahasim të shumës 1 miliardë euro që ka shpenzuar bashkia në këto 8 vite.

Ky grup punës nuk është vërtetë që të kenë impakt por janë bërë që të tërheqin vëmendjen e publikut se ja ne po punojmë, kjo duke parë që ngulen fidanë dhe pemë në një trotuar që është rreth 80 cm e gjerë.

Urbanistika nuk shikohet me numër pemës, ajo nis nga njeriu dhe qeliza më e vogël e projektimit dhe menaxhimit urban nis nga ajo që quhet kompleks i banimit. Një kompleks banimi ndërtohet për 4 mijë banorë dhe për çdo element të atij kompleksi ndërtimi  përkthehet në metra katror për banorë, dhe në bazë të asaj projektohen dhe hapësirat e gjelbërta dhe jo të mbjellësh pemë në mënyrë të çthurur.”

blank

Kryetari socialist: Do votoj kandidatin e demokratëve në Mirditë

Kryetari i Partisë Socialiste Pal Tushaj, ka shpejguar vendimin që mori duke dhënë dorëheqje pas rikandidimit të Ndrec Dedajt në Mirditë për një mandat të tretë.

Në një intervistë televizive, Tushaj pohoi se nuk ndihej i përfaqësuar me këtë rikandidim të Dedajt.

Sipas Tushaj, populli i Mirditës nuk do të rizgjedhë këtë kandidaturë, ndërsa befasoi duke shtuar se do të votojë kandidatin e Partisë Demokratike, Albert Mëlyshin, një mirditor.

Tushaj: E kam shpjeguar që nuk ndihem i përfaqësuar, po ashtu si dhe socialistët. PS mbështeti Dedën, mandati i dytë erdhi se ishte i pëlqyer nga persona të caktuar nga PS. Në mandati e tretë, nuk u ndoq asnjë rregull demokratik, por erdhi me urdhër nga lart. Ndrec Deda nuk përfaqëson denjësisht PS-në. Ndoshta ne na ka si dorë të dytë. Mirëdita ka nevojë për një kryetar të denjë. Që ta ketë ditë e natë dhe jo me kohë të pjesshme, një herë në dy muaj.

Duke mos qenë pjesë e kryetarit të bashkisë, skam pasur shansin që të hyj në zyrën e tij, që të mos thërrasë njëherë kryetari i bashkisë që ‘kjo është bërë mirë, kjo është keq’. PS ka probleme nga Pjetër Pjetri dhe Ndrec Deda. Kam një mendim dhe besim që populli i Mirditës nuk do e votojë Dedën. Unë nuk kam zgjedhur asnjë kandidatë, por ka plotë të tjerë të aftë. Akuzat i bëj pasi, nëse je i fortë, ke ekonomi, ke ndërruar emrin, atëherë ke mbështetjen e Dedës. Një pjesë e punonjësve s’kanë pasur lidhje dhe tani punojnë në pozicione të zgjedhura, pa një formim. PS është monopol. Unë votoj Albert Mëlyshin, fatkeqësisht përfaqëson PD. Do e votoja atë. Mjafton të jetë mirditor, jo nga Tirana që të komandojë me pult.

Nëse je kundër tij, ai të heq nga puna. Mua më ka kërkuar të largohem. Deda i është prezantuar Ramës, jo ashtu siç është apo ashtu siç u intereson disave. syri.net

blank

Roland Bejko e pranon: Kam kontratë me Sokol Ballën

Kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeajt’ për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, e ka pranuar që ka një kontratë financiare me Sokol Ballën për të qënë i ftuar në televizionin ABC News.

Pak më parë SYRI publikoi një lajm ku thuhej se në listën e personave të atashuar dhe ekskluziv për tu ftuar në studion (në dijenin tonë me pagesë) nga Sokol Balla në ABC News, rezulton të jetë pikërisht edhe Roland Bejko.

Mesa duket kandidati ‘pykë’ për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko nuk e ka problem ta pranoi që është bashkëpunëtor i Sokol Ballës, i cili është protagonist i propagandës së Rilindjes jo me një, por në dy televizione pro-qeveritare, sëpari me emsionin “Real Story” në Report TV në pronësi të Carlo Bollinos dhe si drejtor i linjës editorial të televizioni ABC News.

Me një vëzhgim të thjeshtë të muajve të fundit, Roland Bejko ka qenë i ftuar stabël si në ‘Real Story’ ashtu edhe në studiot e ABC News sa herë aty trajtohen tema për të sulmuar Partinë Demokratike të drejtuar nga lideri i saj Sali Berisha.

blank

blank

Asnjë i dyshuar për sulmin tek Top Channel, Policia vë në dispozicion 100 mijë euro për informacion

Policia dhe prokuroria nuk kanë ende asnjë të dyshuar apo shoqëruar për sulmin me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja Pal Kola. Pas sulmit, Policia shoqëroi ish-dhëndrin e viktimës, por u lirua sërish pasi nuk kishte lidhje me atentatin. Autoritetet kanë vendosur edhe një shpërblim prej 100 mijë eurosh për këdo që jep informacion që do të çojë në zbardhjen e kësaj ngjarje.

Nga SYRI TV

Një ditë pas sulmit me armë zjarri kallashnikov në ambientet e e Top Channel ku humbi jetën 60-vjeçari Pal Kola, roja i sigurisë, Policia nuk ka ende një person të dyshuar apo të shoqëruar.

Teksa hetimet vijojnë, pistat ku po hetohet janë disa, kjo nisur edhe nga fakti që vetëm pak ditë më parë, familja Hoxha shiti 100 % të aksioneve në një kompani të regjistruar në parajsë fiskale.  Ndërkohë që pista të tjera lidhen drejtpërsëdrejti me aktivitetin e këtij televizioni, si ajo e denoncimeve të kryera nga Top Channel që lidhen me aktivitete të paligjshme nga grupe të caktuara individësh apo grupe kriminale, që kanë qenë nën fokusin e emisioneve investigative.

Teksa automjeti tip “Range Rover” rezulton i vjedhur më 10 korrik 2020 në Tale të Lezhës, një shtetasi nga Kosova që kishte ardhur në Shqipëri të kalonte pushimet. Syri TV ka siguruar videon e momentit kur automjeti është vjedhur nga persona ende të paidentifikuar.

Lidhur me ngjarjen, Policia ka shoqëruar Roberto Papçin i cili rezulton se është ish-dhëndri i 60-vjeçarit dhe shokun e tij Agustin Tonaj. Ata janë ndaluar në Vlorë dhe u shoqëruan pasi dhanë përgjigje kontradiktore lidhur me destinacionin e më pas u transportuan në Policinë e Tiranës ku dëshmuan se nuk kanë lidhje me ngjarjen. Më pas, Policia i ka lënë të lirë.

Një ndër arsyet pse u morën në pyetje ka qenë pasi në periudhën që Papçi dhe vajza e Pal Kolës janë divorcuar kanë pasur konflikte për kujdestarinë e fëmijëve.

blank

Ikona e Baletit Shqiptar – Hirushja e harruar e artit shqipëtar. Prima Ballerina, Zoica Haxho mbush 90 vjeç Nga Emil Asdurian, i biri

Sot, 28 Mars, ka ditëlindjen e 90të nëna jonë, Hirushja e harruar e artit shqipëtar. Prima Ballerina, Zoica Haxho, jo për nga radha se kur u shfaq në horizontin e vendit që e lindi, por në atë që arriti të krijojë në emër të tij, baletit dhe koreografisë kombëtare shqipëtare.

Qysh në fillimet e saj në Balshoi Theatër,(shkollën koreografike pranë tij) e cilësuar si talent i veçantë me një kercyeshmëri të lindur, e cila së bashku me partnerin e saj të skenës Argon Aliaj, fitoi çmimit e dytë në konkursin ndërkombëtar të baletit në Moskë në vitin 1956, me numrin koreografik Flakët e Parisit.

Më pas pjesë e pandarë dhe vitale e vënies në skenë të shumë veprave të baletit botëror apo kombëtar, ku me punën e palodhour dhe zhdërvjelltësinë e trupit të saj jo vetëm ndihu të krijoheshin e të viheshin në skenë, por me mjeshtërinë e vullnetin e paepur mbajtii për 30 vjet thuajse gjithë repertorin e TOBsë dhe jo vetëm, duke debutuar thuajse në çdo skenë teatri që nga Shkodra deri në Vlorë, nga Konispoli në Tropojë, në çdo cep të Shqipërisë, për të mëdhenj dhe vegjël, me një rekord shfaqesh ende të pa thyer deri më sot.

Kudo që debutoi në Europë apo në Kinë la mbresa të pashlyera dhe mori vlerësim maksimal për cilësinë e jashtëzakonëshme të kërcimit të saj.

Statistikat janë në arkivin e TOBsë. Me një galeri të pasur rolesh kryesorë që nga baleti i parë Kujdesi i Kotë, tek baletet Lola, Fadeta, Françeska da Rimini; Halili dhe Hajria; Delina, Petja dhe Ujku, Muza e Paganinit, Cuca e Maleve, dhe Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, ku e ngriti Nicën nga një rol dytësor në atë kryesor, deri sa e detyruan me forcë të dalë nga skena dhe Shkolla e Baletit për t’u mos u kthyer më kurrë atje.

Pa frikë, themeluesja e shkollës Koreografike e cila me kontributin e saj të veçantë, duke trokitur në çdo derë të burokracisë pushtetare deri tek nivelet më të larta, duke punuar natë e ditë jo vetëm si pedagoge por deri dhe në imtësiteë më të vogla të projektit me vendosmërinë, pasionin dhe reputacionin e saj të pacënuar, mundi ta nxjerrë në jetë. Simbol për të gjitha!

Pa asnjë dyshim solli një art krejtësisht të ri, baletin klasik, në një vend ku as mund të mendohej kurrë se mund të lulëzonte mbi rrënojat e një kulture sa obskurantiste po aq sa dhe të lashtë, Një Art modern me një fizionomi krejtësisht shqipëtare si pjesë e pandarë e trupit të saj. Një art, i cili do të kish në qëndrën e vet një grua plotësisht të kulturuar dhe të emancipuar e cila iu përkushtua tërësisht deri në vetëmohim.

Gëzuar ditëlindjen Hirushja jonë që edhe sot nuk ndalesh së bëri çdo mëngjes nën tingujt e pianos “ushtrimet” dhe këmbëngul të mbash gjallë ëndërren tënde që askush s’e cënoi dot, por çdokush do të dëshëronte ta admirojë e ta kish

Te tijën dhe zemrën ta mbushë me atë pasion të pashtershëm siç e ke pasur dhe e ke ti, gjithë jetën tënde kokeëartë dhe në heshtje, pa kërkuar dhe atë që të takonte!

Shëndet dhe jetë të gjatë nëna jonë fisnike dhe e shtrenjtë!

blank

blank

blank

blank

EA 3/28/23 all the rights and copyrights are protected.

blank

Ky është mjeti ‘Range Rover’ me të cilin u sulmua Top Channel- Pronari: Ma vodhi roja e hotelit

Vetura me të cilën u sulmua Top Channel dyshohet se është e Ramadan Makollit nga Kosova. Kjo makinë iu vodh më 10 korrik të vitit 2020 në Shëngjin.

Arbresh.info ka arritur të kontaktojë me Makollin, i cili ka thënë se “Range Rover” me të cilin dyshohet se u sulmua “Top Channel”, ka qenë më parë vetura e tij, por i është vjedhur nga roja e sigurisë e hotelit ku ai po qëndronte.

““Range Rover” me të cilin është sulmuar Top Channel ka qenë veturë e imja deri më 10 korrik të 2020-ës, por ajo m’u vodh nga roja i hotelit ku po qëndroja në Shëngjin me pushime atëherë”, tha Makolli për arbresh.info.

Lajmin e konfirmoi sot edhe Policia e Tiranës.

“Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës. Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Makolli ka publikuar edhe pamjet kur i vidhet mjeti në Shëngjin. syri.net

blank

Bërxulla, ultimatum Ramës e Ballukut: Do bëjmë vetëgjyqësi! Do flijohemi

Banorët e fshatit Bërxullë janë ngritur sërish në protestë sot duke kërkuar shpronësim të drejtë të tokave që do t’u merren për rrugën e re konçensionare Thumanë – Kashar. Ata thanë se pikërisht në atë rrugë ku ata po protestojnë ka pasur 24 viktima.

Banorët i kanë dërguar një mesazh kritik dhe politikanëve që aspirojnë të drejtojnë pushtetin lokal pas zgjedhjeve të 14 majit, që të mos u ngjajnë atyre që sot po e marrin popullin nëpër këmbë. Thirrja më e fortë nga një banor iu drejtua Këshillit të Europës, që ta shohë se si e trajton kjo qeveri popullin  e saj.

“Me këto mënyra se si po sillen, ne do të na çojnë drejt vetëgjyqësisë”, paralajmëroi njeri nga protestuesit.

“Populli nuk ka bukë të hajë, sa i ka çuar të gjithë shqiptarët të shkojnë drejt vetëvrasjes. Ne do bëjmë akte më të rënda. E kam benzinën me vete dhe policia s’ka ça të më bëjë. Do e nxjerr këtu, kam dhe shkrepëse. E kam benzinën, do e përdor kur të më dojë qejfi. S’kam frikë. Jam heroinë si Shote Galica. Ku jeni ju polica? Po na shtyni në rrugë. Toka e fshatit tonë është, s’na e ka dhënë qeveria, por e kanë pronarët e Bërxullit. Jemi autoktonë”, tha një protestuese.

Kurse një tjetër protestues, më i moshuar tha:

“U bënë disa ditë, disa muaj e do të shkojë një vit bën vaki, sepse qeveria jonë kështu është. E sheh edhe bota me syrin e vet. Qeveria shqiptare nuk shkon dot në Evropë duke shtypur atë punëtorin, fshatarin, më të varfrin. T’i thërrasë mendjes së kokës edhe Këshilli i Evropës, që e ndjek këtë proces, na sheh në televizor e rrofshin mediat.

Ne nuk kemi frikë as nga shteti, as nga njeriu, kemi frikë nga ligji. Edhe këta njerëzit që na rrethojnë e që janë njerëzit që mbrojnë ligjin, vetëm se nuk shprehen, se palë bashkë me ne janë.

Unë kisha për të bërë një sugjerim të vogël për këta që do të vijnë, pasardhës, drejtues të pushtetit vendor: Ishalla nuk paçin fatin e këtyre që nuk e ndjekin këtë popull kaq të rrezikuar, që sot mund të jetë gati minus e do të kishin ngelur në qiellin e hapur.

Ne s’po kërkojmë as desh të pjekur, as bakllava. Ne kërkojmë një çmim toke mesatar, të biem në ujdi me marrëveshje, të na shpronësohen gjërat tamam sipas rregullit, të bëhen kalime, mbikalime, nënkalime sepse vetëm prej ministrit të Infrastrukturës janë 24 viktima në këtë kryqëzim ku jemi ne! A ka më turp më të madh?! Për 7 metra, të bëhet një rrethrrotullim dhe nuk vret asnjeri. Po këta janë mësuar të vjedhin dhe nuk pushojnë së vjedhuri përditë”. syri.net

blank

PD publikon auditin, Berisha: Financimi rus është akt personal i Bashës

Partia Demokratike ka publikuar sot raportin për financimin rus për lotimin në SHBA. Pas prezantimit të raportit, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ky financim është një akt personal i Lulzim Bashës dhe asnjë qindarkë nuk ka hyrë apo të ketë dal nga arka e Partisë Demokratike. Berisha solli në vëmendje, mbylljen e hetimit nga prokuroria shqiptare, e sipas tij kjo u bë me urdhër të Edi Ramës, duke shpëtuar bashin nga dënimi me 6 vite burg, duke e marrë peng.

Nga SYRI TV

Partia Demokratike ka përfunduar auditin për çështjen e lobimit rus në kohën kur kjo forcë politike drejtohej nga Lulzim Basha. Raporti u prezantua nga kryetarja e komisionit të Auditit, Ledina Mandia e cila deklaroi se në dosjen e hetimit Rezulton se në arkën e PD nuk ka transaksione të paligjshme, dhe nuk ka pasur pagesa në drejtim të kompanisë ‘Binata Trade’.

Pas prezantimit të Raportit, kreu i selisë blu, Sali Berisha deklaroi se PD nuk ka asnjë lidhje me paratë ruse, se për përgjegjësia është personale e Lulzim Bashës.

Sipas Berishës, Edi Rama shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg nga dosja e lobimit, për ta përdorur më pas si peng kundër opozitës.

Teksa u ndal tek kontraktimi i ish-drejtuesit te FBI-së, Mcgonigal nga Edi Rama për shkatërrimin e PD, Berisha kërkoi që të hetohen të gjitha provat e reja që sjellin Dorian Duçka, Edi Rama dhe dëshmitarë të tjerë, për pastrimin e parave të Lulzim Bashës.

Deklaratat kreu i demokratëve i bërti gjatë konferencës me gazetarët, nga ku komentoi edhe kandidatët e grupimit ‘Alibeaj’ për zgjedhjet lokale të 14 majit.


Send this to a friend