Siç e dini edhe vet, janë të shumëta dhe të panumërta sfidat, udhëkryqet dhe vësihtirësitë e ndryshme objektive dhe subjektive të njeriut, popullit, shtetit dhe pushtetit të Kosovës. E sidomos rruga e gjatë e tranzicionit, konsolidimit dhe integrimëve të ndryshme planetare dhe interplanetare!
Në fillim kanë qenë lufta dhe lotët e femijë (kalamajve) tanë të vegjël nepër kampe të ndryshme refugjatësh të luftës se bashku me ato levizje të tensionuara të atyre gishtërinjëve të tyre të vegjë nepër hartat e ndryshme gjeografike të globit ose kontinetit tonë, për të gjetur ose zbuluar dikund atdheun ose vendlindjen e prindërve të tyre së bashku me vendndodhjen e gjyshit, gjyshës, xhaxhait, dajës ose dikujt tjetër gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Me fjalë tjera, të “korrurat dhe të vjelurat” e jetës së përgjithashme shtetore, nacionale, institucionale dhe politike ,ishin të vogla në krahasim me vuajtjet, sakrificat dhe dhëmbjen e madhe që djeg e flet.
Ndaj, në “pejsazhin” ose “mozaikun” e përgjithshëm shqiptar, gëzimi, hareja, kënaqësia ose lumturia, ishin përftim, apo vetëm stisje ose trill çasti ose momenti, sa për t’i bërë ataraksion shpirtit ose inkarnacion vetvëtës sonë subjektive që nuk puçëj ose nuk përkonte fare me objektivitetin ose realitetin.
Jeta ose panorama e zymtë kosovare, pos tjerash të mëson të përbuzësh dhe anashkalosh ciizmin ose injorancën e tjetrit, dhe të merrësh me ekzistencën ose obligimët e përditshme. Rrugë tjetër nuk ka për mendimin tim.
Se këndejmi, qysh të vegjël, apo si femijë, secili ose shumica prej nesh i kemi ndierë dhe përjetuar njëkohësisht disa gjëra ose aspekte të ndryshme në zemrën dhe shpirtin tonë: tmerrin e kohës dhe botës në të cilat jetuam, u lindem dhe u rritem (jo sa duhet), skamjen, mjerimin dhe robërinë së bashku me kuptimin ose harenë e jetës në çaste ose momente të caktuara. E sidomos me rastin e çlirimit të Kosovë dhe fitorës historike të UÇK-s dhe forcave të Natos kundër Serbisë kriminale dhe gjakatare.
Mos harroni se sa i tmerrshëm dhe shpeshherë edhe tragjik, është edhe fati i emigrantëve ose azilkërkuesve të shumtë shqiptar ose kosovar gjithandej globit. Në mërgim ose emigracion, njerëzit shpeshherë shuhen ose vdesin pa ditur kurrë në kanë jetuar ndonjëherë. I njoh edhe vet ose personalisht, ato situata. Pastaj vjen kriza e asimilimit ose tjetërsimit….Harresa ose mohimi i gjuhës amtare….E sidomos nga ana e brezit të ri, ose gjeneratës së re. Ndaj, edhe ideja dhe teoria e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës amtare, janë një ide dhe teori atdhetare dhe tepër romantike e patriotike.
Gjithashtu, edhe njohja e gjuhëve të huaja, krahas gjuhës amtare, të jep mundësinë të njihesh dhe komunikosh me botën. Njohja ose mësimi i cdo gjuhë është një dritare e hapur mbi botën.
Kështu është edhe në politikë të lartë ose diplomaci, kulturë, informacion, gazetari, komunikim ose komunikologji….E gjithë filozofia kulturore, informative, gazetareske, publicistike, politike dhe diplomatike, janë një akt, stil, takt, talent ose arti i gjuhës, dialogut, komunikimit….Diçka që na drejton drejt afrimit dhe koperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin. Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori…
Në relacionet ose distancat e njohura Kosovë-diasporë ose emigracion, shpeshherë shfaqen konfliktuale, kontraditore, banale ose fataliste. E sidomos tek shqiptaret trutrashe dhe shpirteshitur.
Paramendojeni kalvarin ose gologotën time me portalet ose gazetat e ndryshme kosovare, të cilët jo vetëm që nuk i botojnë ose publikojnë shkrimët, vështrimët, studimet ose analizat e mia gazetareske ose publicistike, por shumica absolute e tyre i vjedhin, privojnë ose plagjiaturojnë ato për ngritje ose promovime të ndryshme intelektuale, profesionale dhe të tjera me vlerat dhe pronën time (të huajen) shkencore, intelektuale dhe profesionale për 1OO1 arsye dhe motive te ndryshme, sepse në Xhunglën e Madhe të atyre ligjëve të pashkruara dhe të pashkelura ne Kosovë,çështjet ose aspektët e palejuara të plagjiaturër, kontrabandës, krimit të organizuar, korrupsionit, prostitucinit dhe stratifikacionit janë tërësisht legale dhe të mbrojtura me ligj dhe polici.
Ndërkaq, shumica e botuesve (editorëve), themeluesve, redaktorëve ose moderatorëve të gazetave ose portaleve kosovar, janë analfabet, demagog, hipokrite dhe mashtrues të rrezikshëm ordiner ose ambulantë.
Kush mund t’i njoh dhe kuptojë aventurat , kurthat, intrigat dhe dredhitë e personave ose individëve pa turp, pa skrupuj, pa edukate, pa kulturë, pa arsimim (emancipim), si dhe pa kurrfarë historie?! E sidomos kontrabandimin ose perhapjen enorme. marramendëse ose alarmante të spermës ose farës së huaj ( joshqiptare dhe antishqiptare) në gazetarinë (informimin), kulturën, politikën dhe diplomacinë e Kosovës!
Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit kosovar ?, do pyeste dikur shrimtari ose poeti i njohur kosovar.
Nuk është aspak e lehtë të jetosh ose përballësh me kermat, fosilet ose fekalet e UDB-s, KGB-s, Brezhnjevit, Berias dhe Rankovicit në Kosovë.
Të gjithë sikur jemi të përballur me këto sindrome ose simptome individuale dhe kolektive.
Çdo ditë jetojmë pra me pasiguri individuale dhe kolektive në kontekstin objektiv dhe subjektiv…S’ka gjë më të ankthshme dhe me stresuese se kjo.
Në anën tjetër ndërkaq, çëshjet e mesiperme ne fjale, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetin dhe autenticitetin tonë. Teknologjitë ose “industritë” e rerenave, shpifjeve, manipulimëve, spekulimëve ose luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, agjituese ose propagandistike të gazetave ose portaleve të ndryshme kosovare, na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirtë….Dhe, kjo është “blasfemi industriale ose teknologjike”! Me besoni.
Është më mirë të jesh i ndrërshem dhe i sinqertë në fahun ose profesionin tënd, se sa të mashtrosh të tjerët dhe vetvetën tëndë me çështjet ose gjërat që nuk i di, nuk i njeh dhe s’ke autorizim ose kompetencë për to.
Tek e fundit, kush je ti, apo kush jam unë me i zgjidhur çështjet ose problemet e globit?!
Ky ndoshta është një “obligim” ose “privilegj i madh” vetëm për ata që ushqehën dhe freskohen me gjellëra të “Zotërave ose Perëndive të Olimpit”, si dhe me “eliksirin” e Luciferit ose dikujt tjetër.
Imagjinoni një botë futuriste, inkarnative, ataraktive ose interaktive ku neurokirurgjia, neurokimia ose neurobiologjia astrale, interstelare ose galaktike, mundohen të na shpjegojnë edhe “gjuhën e Zotërave ose Perëndive” së bashku me gjuhën e alienëve ose jashtëtokësorëve….!?
Ndërkaq, kosovaarët e shkretë dhe tru bosh, as në shqip nuk e kuptojnë njëri tjetrin.
Personalisht mëse tepërmi ndjiejë mallë dhe nostalgji për zërat e kohës dhe gjeneratës time të pafat dhe pa atdhe!
Diaspora e madhe shqiptare ka dëshmuar që di dhe mundet të angazhohet ose mobilizohet në mbështetje të luftës çlirimtare dhe interesave supreme të kombit dhe atdheut. Ndërkaq, politikanët ose politikat e ndryshme ditore ose periodike në Kosovë dhe Shqipëri, sipas bindjes ose mendimit tim, kanë bërë shumë pak për diasporen ose emigracionin e madh shqiptar jashtë atdheut.
U mor vesh së, ne do vdesim një ditë pa fjalët dhe mendimet e njohura shkencore dhe humaniste që nuk u thanë dhe s’u shkruan kurrë si duhet dhe siç janë në të vërtetë.
Në të kundërten, përdorimi më i bukur i fjalëve, nganjëherë të duken hosteni, metafora, humori, elokuenca ose heshtja, nëse nuk keni asgjë të mençur, konkrete ose relevante për të shkruar ose për të thënë. E sidomos në kulturë, informim, politikë të lartë ose diplomaci.
Heshtja dhe buzëqeshja, janë dy fjalë ose arte të fuqishme në jetën ose përditëshmerinë tonë: Buzëqeshja është arti ose menyra për të zgjidhur ose tejkaluar shumë sfida ose probleme të ndryshme objektive dhe subjektive, ndërsa heshtja për t’i shmangur ose injoruar ato.
Ndaj,”mos koleksiononi dhe fiksoni gjëra të kota ose fare boshe! Zgjidhni dhe koleksiononi çaste dhe momente të këndshme në jetën tuaj…Fytyrën dhe sytë e bukur, trupin dhe shpirtin e dashur të atyre që i doni (duani) mëse shumëti…Flegërat e buzëve së bashku me buzëqeshjet që shpërthejnë në një çast ose moment kulminant. (Claudia Marangoni)
Mos insistoni kurrë për t’i sharë, paragjykuar, demonizuar ose satanizuar ata ose ato që luftojnë ose angazhohen për axhenda, narrativa ose formula të moderuara fetare, kulturore, politike, nacionale, patriotike dhe të tjera.
E dij se nuk është aspak e lehtë të jetosh dhe veprosh nën sundimin, diktatin, monopolin ose mbretërine absolute të atyre “zotërave” ose ‘perëndive të pakurorëzuar’ të tokës, detit dhe qiellit …E sidomos atëherë kur prehën fatët dhe tabelat e ligjëve së bashku me gjeografinë ose “gjeometrinë e stisur” të varrit ose natës së fundit mbi tokë.
Aty dhe atëherë pra, kur shtrihet qafa e atyre jokurrizore, përposhtë të së cilës, prehën ose këputën kokat e mençura, krenare dhe kryengritëse të kombit dhe atdheut.
Se këndejmi, “hekuri ndryshket ose pëson korrezion nga mospërdorimi i tij, uji e humbë kthjelltësinë dhe pastërtinë e tij prej moslevizjes ose vendqëndrimit, letra thahët në mungesë të lapsit dhe ngjyrave…kështu është edhe me mosveprimin ose pasavitetin e njeriut, i cili me pasivitetin e tij mendorë, fizik ose organik i thanë ose i tretë energjinë e trurit, enërgjinë e trupit dhe enërgjinë e shpirtit. ( Leonardo Da Vinçi)
” Njeri i fortë është ai i cili është gjithëmonë në gjendje të ndërpresë komunikimin iracional ose negativë në mes mendjes (trurit), ndjenjave, emocioneve dhe shpirtit.” tha dikur Napoleon Bonaparta.
Nga persona ose individ të ndryshëm stupid, nebuloz, mediokrit, analfabet, anonimus ose njerëz pa histori, si dhe pa kurrfarë dinjitetit, digniteti dhe identiteli intelektual, profesional dhe intelegjent: Nepër portale gazetash, agjensi lajmësh të ndryshme në Kosovë dhe diasporë, pos tjerash, të bien në sy edhe orvajtjet ose tendencat tashmë të njohura konspirative, dekonspirative, hipokrite, retrograde, infantile, patologjike, reaksionare dhe anakronike mbi përdhosjen, njollosjen, denimgrimin, demonizimin, satanizimin, linçimin dhe skizmatizimin e skajshëm të figurave ose personalitetëve të njohura lapidare, monumentale dhe emblematike të Kosovës dhe Shqipërisës!!! Nuk po ua ceku emrat.
Bëhet fjalë mbi persona ose individ të ndryshëm me intelegjencë të ulët, gjegjësisht me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike, organike, psikosociale dhe të tjera, të mbrojtur ose privuar nga karantenat, izolimet, hospitalizimet, anamnezat, analizat ose ekzaminimët e preferuara defektologjike ose psikopatalogjike në klinikat ose spitalet e specializuara dhe kompetenre. Dhe, kjo pa u hyrë lek as pullë në xhep.
U mor vesh së mungesë shteti dhe lirie shtetrore dhe nacionale për shumë shekuj dhe dekada: Një pjese të konsiderueshme të popullit; lidershipit dhe personave ose individëve stupid, nebuloz, mediokrit, skizofren, oligofren, dogmatik, demagog, hipokrit, paranojak, maniak, violent, infantil dhe patologjik në Kosovë, sikur iu mungojnë besimi dhe njohuritë elementare ose themelore mbi luftën çlirimtare, heroike dhe patriotike të UÇK-s; si dhe mbi Dr. Rugovën etj…: Prandaj, edhe nuk i besojnë as lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës, dhe ngarendin ose vrapojnë pas një “lirie tjetër” që nuk bartë emrin, nënshkrimin ose protokolin e UÇK-së dhe shqiptarëve.
Ata që kanë vuajtur, lënguar dhe pësuar aq shumë nën skamjen, sundimin ose robërinë e huaj, nuk e njohin dot lirinë dhe vrapojnë pas të tjerëve. “Shpirtërat e nënshtruar dhe të robëruar nuk e durojnë dot lirinë dhe vrapojnë vazhdimisht pas saj duke u kthyer në skllevër”. (Stefan Zweig)
Kosovës dhe shqiptarëve iu duhen (nevojitën) politikan, diplomat ose kryediplomat të ngritur, të pakorruptuar, të pashantazhuar, intelektual, profesional, intelegjent etj. Politikan ose diplomat të lindur dhe shkolluar, për të ngritur dhe krijuar vlera, parime, atribute, prerogative, postulime dhe narrativa komplementare, suplementare ose superlative në domenin (kontekstin) e njohur shkencor, profesional dhe humanist.
E mbi të gjithat politikan ose diplomat (kryediplomat) që lexojnë, kuptojnë, transcendetojnë, navigojnë, penetrojnë, interferojnë, koperojnë, koniuktojnë, dhe reflektojnë në skenën, jetën, botën, kohën, hapësirën, ambientin, natyrën dhe karakterin e komplikuar të marëdhënive ose raportëve të sotme ndërkombtare.
S’do mend se narrativa ose komponenta e empatisë së njohur ndaj dikujt, sipas psikologjisë politike, në radhë të parë ka të bëjë me aftësinë (zgjuarësinë) ose intelegjencën e njohur shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, për t’i njohur, detektuar (deshifruar), kuptuar dhe pranuar ndjenjat, emocionet ose sentimentët e personave (individëve), grupeve, komunitetëve ose etnitetëve të posaçme në diversitete të ndryshme, rivalitet ose polaritet. Dhe, mbi të gjithat, ndarjen, dallimin ose klasifikimin e ndjenjave ose sentimentëve të njohura shpirtërore ose emocionale nga ndjenjat, përjetimet, përceptimet dhe anticipimet e njohura racionale, koshiente (logjike), shkencore ose humaniste.
Sipas Sokratit, Platonit dhe Aristotelit, jeta është qef, lezet ose komedi për ata që jetojnë, qeverisin, krijojnë ose mendojnë, dhe tragjedi për ata që ndjejnë ose përjetojnë: Ndaj, sipas maksimës ose formulës së njohur qeverisësë, shkencore ose metodologjike: Të dish ose kuptosh se çfarë (çka) janë jeta, qenia, materia, krijesa dhe ekzistenca së bashku me lirinë (çlirimin), drejtësinë dhe barazinë e njohur shtetrore, nacionale, etnike, kulturore, historike, gjeografike dhe kështu me radhë, e të mos luftosh, përpiçësh ose sakrifikosh për to si lider, politikan a çatip i mirëmbajtur dhe paguar nga shteti, nuk ka ligësi dhe poshtërsi më të madhe!
Në të kundërten, ideologjia e importuar shtetrore, nacionale dhe politike sipas Theodor Adornos, Herbert Marcuzes, Erich Formmit dhe Max Horkheimerit, është reflektimi i një realiteti artificial, dhe ka një karakter totalitar ose autoritar i cili mbështjell tërësinë e marrëdhënieve njerëzore ose sociopolitike, e cila për Adornon, Marcusen dhe Horkheimerin, “është tërësi false” ose artificiale. E sidomos ajo shqiptare ose kosovare, e mbështetur ose bazuar në mohim e çdo vlere ushtarake (luftarake), çlirimtare, heroike, patriotike, shtetrore, nacionale, historike ose gjeorafike për gjithëka ose për asgjë.
Arsyeja e kontraditore e kësaj “formule” kujtoj se qëndron tek një konceptim i gabuar dhe tepër modest i kulturës shtetrore dhe nacionale që e redukton atë në reflektim partiak, qeveritar ose ideologjik të status quo-së, dhe nuk i jep kurrë të drejtë impulsit të kundërt të veprimit ose reagimit që përmban ideologjia dhe kultura e lartë shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), çlirimtare, patrotike, historike, materialiste, idealiste, dialektike etj.
Është pra teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze ose skllavopronare e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit. Por kjo ide ose ideologji, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër kundërshtare, antropologjike ose antropolitike, ka një tendencë të dyshimtë për tu transformuar dge imponuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji e lartë shtetrore, nacionale ose politike. Kjo për faktin se gjykimi i shëndoshë dhe racional sikur janë “bërë shoshë” ose hi e pluhur në politikën dhe diplomacinë shqiptare, e sidomos në atë kosovare. Sidomos atëherë kur merren vendime, gjykime ose aksione të rënda ose drakonike mbi bazën e asgjësë për asgjë!
E tërë kjo si duket ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një “dialektike” identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës dhe sasisë konsumuese. Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, kalohet ne transferimin, ose bartjen, redukrtimin dhe monopolizimin e edukatës, kluturës, shkencës, politikës sè lartë dhe diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik me intelegjencë të ulët, si dhe me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), profesionale dhe të tjera. Ndaj, edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, vazhdimisht përkthehen në kategori sociale ose societale.
Ndonëse, përmes shtresave ose kategorive me të larta intelektuale, kulturore dhe politike të shtetit dhe shoqërisë, do duhet të bëhej pasqyrimin, deshifrimi, deskriptimi, prezantimi dhe interpretimi i një sistemi dhe pushteti politik së bashku me rendin e tij kushtues ose juridik, si dhe i aspiratve ose interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ekonomike, kulturore, strategjike dhe të tjera të një shteti dhe populli (kombi) të tërë. Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të shquhej dhe karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eksperimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize.
Me fjalë tjera, kjo do thotë se etja dhe uria e kosovarëve për reforma, ndryshime ose transormime të thella esenciale ose substanciale, si duket asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, aditive dhe imperativiste-përrballë shkatërruesve ose varrëmihësve të ndryshëm, stupid, nebuloz, rixhid, reaksionsr, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të njeriut, popullit (kombit), shtetit, pushtetit, politikës, diplomacisë dhe ardhmërisë së Kosovës, të cilët “vëjnë dorën në brez ose revole”, apo e shpifin, linçojnë, spiunojnë, stigmatizojnë, demonizojnë dhe censurojnë, sapo dëgjojnë ose mësojnë për emrin dhe miemrin e ndonjë kulturologu ose intelektuali të lartë shkencor, kulturor, politik ose diplomatik.
U morr vesh se Kosovës nuk i kanë munguar asnjëherë figurat ose personalitetët e ndryshme shtetrore, nacionale, parlamentare, politike ose ushtarake (luftarake) me qëndrime të forta epike, mitike ose kalorsiake. Por, Kosovës vazhdimisht i kanë munguar diplomatët ose politikanët e kualifikuar, të mençur, intelektual, profesional dhe intelegjent që i shquajnë, artikulojnë, celebrojnë dhe ndërkombtarizojnë vlerat epokale dhe monumetale të luftës heroike dhe patriotike të UÇK-s etj.
Detyra, narrativa ose misioni kryesor i politikanit, kryediplomatit (es) ose diplomatit kosovar, do duhej të pretendonte, konsistonte ose insistonte në mbrojtjen, afirmimin, ndërkombtarizimin, empatinë, simpatinë dhe respektin e përjetshëm ndaj vlerave, heronjve, deshmorëve, akterëve dhe protagonistëve të njohur të lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Respektivisht, në lartësimin, valorizimin, glorifikimin, shquarjen dhe artikulimin e një kulture çlirimtare dhe patriotike në kuptim më të gjerë shtetror, nacional, politik dhe diplomatik, të ngritur dhe projektuar në të njëjtën kohë nga varësia dhe aleanca saj me shtetët me të fuqishme dhe më përparimtare të globit. Kjo nuk ndodhë, sepse disa nga akteret ose protagonistët e njohur të lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës, ka kohë që e kanë braktisur skenën politike ose politikëbërëse të Kosovës dhe nuk janë më aty si dikur për shkaqe të ndryshme objektive dhe subjektive.
U mor vesh se narrativa, misioni ose detyra e një intektuali kulturor, politik ose diplomatik, apo kritiku dhe legjeruesi celebral dhe dialektik të kulturës shtetrore, nacionale, institucionale, politike, diplomatike, ushtarake (luftarake), historike, çlirimtare ose ptriotike, nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të artit, patriotizmit ose heroizmit tè njohur ushtarak (luftarak) nga administrimi dhe kauzaliteti i njohur shtetror, nacional, historik dhe politik, të kulturës shtetrore, nacionale dhe politike nga qytetërimi i lartë evroperëndimor etj. Jo, por misioni, detyra ose narrativa e tij, me tepër do duhej të konsistojnë në formulën ose racionalizmin e njohur shkencor, kritik dhe metodologjik- ndaj radikalitetit tè dyshimtë të një “kulture” ose “ideologjie” të lartësuar ose glorifikuar tej mase, në përbërjen e sè cilës premtimi i saj për liri, drejtësi, barazi dhe pavarësi të plotë të Kosovës, mund të ishte realizuar me mjete ose instrumente të tjera politike ose diplomatik të X personit ose Y individit.
Ndonëse, koncepti, nocioni ose definicioni i njohur mbi demokracinë, origjinën ose etimologjinë e tij e ka nga fjalët e njohura greke: demos (populli) dhe krotos (pushteti)….Pushteti i popullit pra.
Kosova është shtet i pavarur, sovran, integral, parlamentar dhe demokratik. Në Kosovë ka vend ose hapësira të mjaftueshme për të gjithë. Edhe për poziten dhe opoziten e atjeshme fraxhile, poroze, inkompakte dhe heterogjene.
Komploti, shantazhi, bojkoti ose sabotazhi, nuk i bëjnë mirë askujt. As pozitës dhe as opozitës qeveritare, parlamentare ose politike në Kosovë. Një nga pasojat që ka mospjesemarrja, bojkoti ose abstenimi në politikë është ajo se ti përfundon i sunduar ose qeverisur nga inferiorët, mediokritët dhe injorantët. ” ( Platoni në “Apologjinë e Sokratit” )
Thëniet e mprehëta, mendimet e thella ose narrativa e njohur shkencore, humaniste, intelektuale dhe intelegjente, nuk ofendojnë dhe s’provokojnë askënd, por provojnë dhe vërtetojnë shumëçka ose gjithëçka. E sidomos në raport me epilogun e përgjithëshëm dhe përfundimtar të dialogut maratonik me Serbinë-nën kujdestarinë e UE-së, SHBA-së etj. Brroçkulla.
Ndaj edhe edukata, kultura, emancipimi, durimi, qëndrimi, rezonansa, performansa, profesionalizmi, intelegjenca ose intelektualizmi i preferuar politik ose diplomatik, të duken një amfiteatër ose audiencë e lartë intelektuale, politike ose diplomatike në raport me paranojen, dyshimin, skepticizmin, cinizmin, injorancën ose prepotencën e dikujt tjetër.
Njerëzit, respektivisht liderët, politikanët ose diplomatët e kualifikuar, profesional, intektual dhe intelegjent, nuk janë fluska ose substanca kimike. Dhe, aq me pak një rreth i mbyllur vicioz ose biocenoz, por një elipsë ose sintezë e njohur intelegjente ose homo sapiente me dy tre pole të ndryshme, në të cilët në njërin ekzistojnë faktët, realitetët ose deshmitë, në tjetrin idetë, konceptët, narrativat e ndryshme, idealet, vizionet dhe teoritë, dhe në tjetrin çështjet ose aspektët e njohura shpirtërore, emocionale, logjike, organike, gjenetike, gjenealogjike, kognitive, epistemologjike, gneseologjike, antropologjike, antropohistorike, antropogjeografike, antropokulturore etj.
Në instancë të fundit, shquarja, identifikimi, artikulimi dhe celebrimi i aspiratave dhe interesave të njohura shtetrore dhe nacionale së bashku me postulimin dhe universalizimin (globalizimin) e vlerave, resursëve dhe parimëve: Kjo është politika dhe diplomacia e kualifikuar, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehentive, intelektuale, profesionale dhe intelegjente.
Ndryshe nga kjo, e ashtuquajtura edukata dhe kultura shtetrore, nacionale ose institucionale të kuptuara, akceptuara ose perceptuara si e drejtë ekskluzive ose eksplicite e X personit ose Y individit të caktuar institicional, funksional ose politik pënormë dhe profit, e jo si vlerë, parim, postulim (postulat), detyrim ose obligim i lartë moral, ligjor, profesional, institucional dhe konstitucional: Patjetër çojnë (shpiejnë) në konceptët ose definicionet e njohura borxheze, skllavopronare, fedualiste, absolutiste, autoritare ose totalitariste mbi njeriun, popullin, proletariatin ose elektoratin e përgjithëshem si servis, apo si vegla ose instrumente të thjeshta manuale, mekanike, akustike ose kakofonike në shërbim të personit ose individit, si në rendët ose sistemët e pandryshuara natyrore, ordinare, mesjetare, primitive ose arkaike.
Duke menduar në kolizionin, përplasjen ose konfliktin e vazhdueshëm ose sistematik në mes ideve, teorive, konceptëve, idealeve dhe vizionëve të njohura shkencore ose humaniste mbi njeriun, popullin (kombin), dhtetin, pushtetin dhe shoqërinë moderne ose bashkohore, dhe ideve, konceptëve ose teorive tribale, ataviste, klanore, nepotiste, farefisnore, provincialiste, folkloristike, romantike, retrograde, reaksionare ose anakronike.
Ushtarët, komandantët, politikanët ose liderët e paditur, cinik, injorant, prepotent, mediokrit, stupid, nebuloz, malicioz, jointelegjent, inkomprehensiv, inkontemplativ, komplotist dhe dinastik, gjithëmonë i fajsojnë miqtë, aleatët, situatat e ndryshme normative, çizmet, kostumet dhe armët e tyre, për fajin e mungesës së kurajos, guximit, moralit, kondicionit, intelegjencës, përvojes, profesionalizmit, apo trurit, trupit (organizmit), duarve dhe këmbëve të tyre. ( Preludi i një proverbe të njohur romake)
Sipas Arthur Schoppenhauerit: Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit më njeri tjetrin, pos tjerash është paaftësia e tyre për të duruar paditurinë, nebulozën, mediokritetin, skizofreninë dhe hipokrizinë së bashku me vetminë e madhe, si dhe vetveten e tyre në to.
Sidoqoftë, njerëzit normal dhe racional, më në fund, do jenë të detyruar patjetër të zbresin spiralën e luftës speciale ose psikologjike, apo, terrorit të tyre agjitues ose propagandistik -kundër të tjerëve që nuk mendojnë si ata. E sidomos atëherë kur ka tentativa serioze për të kthyer tërësinë e mendimit kritik në një institucion ose instancë të lartë morale dhe kompetente që e bën të pamundur përthithjen, abslutizmin, monopolizimin dhe postulimin e tyre si vlerë shkëmbimi-përmes kyçjes, involvimit ose inkuadrimit të “njerëzve të fortë” të parapolitikës, apo shtetit të thellë ose dubiozë në çështjet ose aspektët e ndërlikuara, komplekse, ose shkencore dhe humaniste.
Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, paradoksale, reaksionare ose anakronike për botën dhe kohën e sotme moderne ose bashkohore, kur kemi tendenca ose tentativa të ndryshme meskine, retrograde, infantile dhe patologjikë, për të prezantuar ose interpretuar lirinë (çlirimin), drejtësinë, barazinë, shtetin, pushtetin, sovranitetin, integritetin ose pavarësinë e Kosovës si “gjetje”(zbulim) dhe meritë eksluzive ose eksplicite të personit ose individit, i cili të mbushë vrerë, trishtim, zhgenjim dhe pezmatim të thellë skeletor dhe gjentik me pamjen ose portretin e tij të brendshëm dhe të jashtëm.
Filozofët thonë se shumë pak njerëz janë të bekuar ose përzgjedhur nga Zoti dhe natyra për bukurinë, forcën (fuqinë), intelegjencën ose mençurinë e tyre, por të gjithë duan të duken të bukur, të pushtetshëm, të zgjedhur (votuar), të mençur, të famshëm, të pasur dhe të fortë.
Kujtoj se kjo mëse tepërmi ose mëse shpeshti ndodhë në shtetët ose shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste (si Kosova etj.) ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të “industrisë agjituese ose propagandistike”… Mbase, kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdollojë teorie dhe praktike shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera, parime, premisa dhe sisteme moderne ose bashkohore. E sidomos aty (në Kosovë) ku ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarërsinë e Kosovës, shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), patriotike, sociale, ekonomike etj.
Një proverbë e njohur greke thotë se:”Në majat e Olimpit ose Parteonit (Panteonit) nuk është kurrë zhurmë as tollovi”!
Le të hapen, shpalosën dhe bëhen publike dosiet, zapisnicat e ndryshme të bashkëpunëtorëve, spiunëve dhe kolaboratorëve shqipfolës të UDB-s, dhe te shohin e reflektojne te gjithë….)))
Mëqe nga latinishtja termi ose fjala”volere” donë të thotë aftësi ose afinitet i rrallë ( i veçantë) intelektual, profesional ose intelegjent për t’i njohur, studiuar, analizuar dhe kuptuar gjërat ose obligimet e njohura shkencore ,intelektuale, kulturore, profesionale, politike, dilomatike dhe të tjera: Atëherë del që sipas konceptëve ose definicionëve të njohura shkencore ose metodologjike, sekularizimi dhe singularizimi i mendimit politik, e kanë sjellur ose shkaktuar ndarjen (divorcin) e shtetit, pushtetit dhe politikës nga postulatët ose postulimët e ndryshme religjioze (teologjike), absolutiste, kameraliste, borxheze, skllavopronare ose feudaliste.
Komentet