Protestat e studentëve në Shkup janë të drejta, por të shpërqendruara nga shkaku te pasojat.
Pra, në vend të barazisë kushtetuese, kërkohet barazia ligjore, një koniunkturë politike, që barazinë e shqiptarëve e mban në nivel të etnisë së shkëputur,
nën standardët e kushtetutës së vitit 1974!
Ky diskurs bën të ditur se sjellja e papërgjegjshme e klasës vasale politike shqiptare në Maqedoni nga marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Prespë,
si dhe mashtrimet e saj rreth gjoja barazisë ligjore të gjuhës shqipe të mbështetur mbi logjikën diskriminuese të numrave,
në kundërshtim edhe me standarët më të thjeshta të të drejtave njerëzore,
jo vetëm që nuk është kundërshtuar, por është pranuar si standard, që ka përjashtuar apo anashkaluar barazinë kushtetuese të gjuhës shqipe!
Protestat e tanishme të studentëve shqiptarë në Shkup dhe Tetovë,
ka mundësi që atyre, përmes këtij karremit, t’u kthehet “e drejta” për provimin shtetëror në gjuhën shqipe,
jo vetëm të manipulohen,
por ta heqin fare nga rendi i ditës kërkesën për barazinë kushtetuese të gjuhës shqipe në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut,
që duhet të jetë kërkesë themelore e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në të gjitha nivelet, tash e deri te përmbushja e kësaj e plotë!
Vetëm kështu, shqiptarët në Maqedoninë e Vriut mund të dëshmojnë se janë popull shtetformues, dhe jo ardhacakë pa histori, siç shkruajnë akademikët maqedonas!