
Prokuroria i jep hazerxhevapin Metës për ministrat e Ramës: Morëm informacion nga rrethet, asnjë i proceduar penalisht

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë efektet e vendimit të GJKKO-së, duke i hapur rrugë rikthimit në detyrë të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga kryeministri Edi Rama, i cili refuzon ta shkarkojë të besuarën e tij
Në mbledhjen e sotme, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi paraprakisht kërkesën e kryeministrit Edi Rama. Rama kërkoi që të zgjidhej mosmarrëveshja e kompetencave midis ekzekutivit dhe GJKKO-së, duke argumentuar se gjykata nuk kishte të drejtë të pezullonte një ministër, pasi anëtari i qeverisë gëzon imunitetin e deputetit.
Me shumicë votash ( 5 me 3), Kushtetuesja vendosi:
Të kalojë çështjen për shqyrtim në seancë plenare publike, për shkak të interesit të lartë publik;
Të pezullojë zbatimin e vendimeve të GJKKO-së, duke i mundësuar Ballukut rikthimin në detyrë;
Të thërrasë si palë të interesuara SPAK-un, Gjykatën e Posaçme, Kuvendin dhe Presidentin e Republikës.
Ndërkohë, Kushtetuesja nuk pranoi kërkesat e partisë “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar” dhe të organizatës “Lëvizja për Mbrojtjen e të Drejtave Universale” për t’u përfshirë në proces, duke theksuar se nuk kanë interes kushtetues në këtë mosmarrëveshje.
Çfarë ndodh më tej
Seanca plenare publike është caktuar për 22 janar 2026, ora 10:00, ku pritet të shqyrtohet përfundimisht kërkesa e qeverisë dhe të vendoset nëse vendimi i GJKKO-së do të shfuqizohet plotësisht apo jo.
Megjithatë, masa e ndalimit të daljes jashtë shtetit për Belinda Ballukun mbetet në fuqi, pasi ajo nuk është pjesë e ankimit të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese.
Pse u pezullua Balluku
Më 20 nëntor, GJKKO vendosi pezullimin e Ballukut nga detyra, duke e marrë të pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe duke e hetuar gjithashtu për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Sipas SPAK, në të dy rastet dyshohet se fituesit janë paracaktuar dhe se janë kryer shkelje të procedurave të prokurimit publik.
Në të dy rastet, sipas hetimeve të SPAK, dyshohet se procedurat e tenderimit janë manipuluar për të favorizuar kompani të caktuara, të cilat janë shpallur fituese pavarësisht se nuk plotësonin kriteret ligjore dhe teknike.
Në tenderin e Tunelit të Llogarasë, prokuroria po verifikon mënyrën si janë dhënë kontratat dhe rolin e ministrisë në procesin e vlerësimit të ofertave, ndërsa në Lotin 4 të Unazës së Madhe hetimet kanë zbuluar komunikime të drejtpërdrejta mes Ballukut dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, për përcaktimin paraprak të fituesve.
Sipas dosjes hetimore, ministrja dhe vartësit e saj kanë ndërhyrë në procesin e prokurimit, duke orientuar kompanitë që do të bashkoheshin në ofertë, duke toleruar në dokumentacion dhe duke parandaluar konkurrencën e vërtetë në tendera me vlerë dhjetëra miliona euro.
Rama, “avokati” më i zëshëm i Belinda Ballukut
Që nga dita kur SPAK njoftoi pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, kryeministri Edi Rama është shndërruar në mbrojtësin më të fortë dhe më publik të saj.
Në çdo dalje, ai e ka trajtuar rastin jo si një çështje individuale, por si një përplasje mes ekzekutivit dhe sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar vendimin e SPAK “antikushtetues”, “absurd” dhe “politikisht i motivuar”.
Rama ka refuzuar ta shkarkojë Ballukun, duke deklaruar se “nuk mund të pranojë që një vendim i një gjykate t’i diktojë qeverisë se kush duhet të jetë ministër”.
Gjykata Kushtetuese vendosi sot që të kalojë për shqyrtim ankimimin e qeverisë për pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i ministres dhe zëvendës kryeministres, e marrë e pandehur për tunelin e Llogarasë si edhe nën hetim edhe për Lotin 4 të Unazës së Madhe.
Në faqen e Air Albania, tashmë tregohet që nuk ka fluturime deri ditën e hënë, dhe ato pritet të rifillojnë sërish të martën pasdite më 16 dhjetor.
Ndërsa pritej që Air Albania të rifillonte sot fluturimet drejt Stambollit, pasi deri në mëngjesin e të premtes ishte e mundur të blije bileta online, afër mesditës ato janë anuluar sërish.
Në faqen e Air Albania, tashmë tregohet që nuk ka fluturime deri ditën e hënë, dhe ato pritet të rifillojnë sërish të martën pasdite në datën 16 dhjetor. Burimet pranë kompanisë thanë se shoqëria nuk ka falimentuar, por po punon që të zgjidhë problemet dhe të rifillojë fluturimet, ndonëse fillimisht ishte planifikuar që ato të rinisnin sot.
Kjo është e disata herë në harkun kohor të dy javëve që kompania anulon fluturimet, por megjithatë ka vijuar që të shesë bileta.
Agjencitë e udhëtimit thonë që tashmë ata kanë frikë nga anulimet dhe nuk po blejnë më bileta me Air Albania për në Stamboll, ndërsa udhëtimet tranzit me Turkish Airlines po bëhen përmes aeroporteve të Podgoricës ose Prishtinës.
Air Albania përballonte një fluks të lartë të udhëtimeve drejt Stambollit me dy deri në tre fluturime në ditë, si për lidhje direkte për ata që udhëtojnë për tregti, turizëm e të tjera, ashtu dhe për faktin që aeroporti më i madh i Europës është një nyje e rëndësishme e tranzitit me gjithë botën.
Sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport, për vitin 2024 nga dhe drejt Stambollit nga Rinasi udhëtuan rreth 408 mijë pasagjerë, duke qenë destinacioni i gjashtë me trafikun më të lartë, pas Milano+Bergamo, Londrës, Romës, Bolonjës, Treviso, Piza.
Problemet me operatorin kanë filluar në mes të nëntorit, pasi Turkish Airlines ka njoftuar se ka vendosur të shesë gjithë pjesën e saj prej 49% në Air Albania. Prej dy javësh nuk është e mundur që biletat përmes Turkish Airlines (për udhëtimet tranzit), ndërsa biletat nga Tirana në Stamboll priten nga vetë nga Air Albania. Por edhe kur priten ato vetëm po anulohen dhe nuk ka asnjë informacion për mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve, që duhet të marrin rimbursim, edhe pse Air Albania ishte një nismë shtetërore dhe qeveria zotëron përmes kompanisë shtetërore Albcontrol 10% të aksioneve.
Në vitin 2023 “Air Albania”, ishte operatori i dytë më i madh në vend, me 7% të tregut. Por, në vitin 2024 zbriti në vend të tretë, me një peshë prej 3.4% sipas numrit të pasagjerëve. Dominimi më i lartë i kompanisë u shënua në 2021-n, ku arriti të marrë 18% të tregut.
Më pas, konkurrenca e “Wizz Air” dhe “Ryanair” ndikoi në aktivitetin e këtij operatori në destinacionet përveç Stambollit.
Kompania nuk ka dorëzuar asnjëherë bilanc. Sipas të dhënave nga Tatimet, qarkullimi vjetor i kompanisë ishte rreth 3.8 miliardë lekë në vitin 2021, për të arritur në rreth 5 miliardë lekë në vitin 2022 dhe 5.5 miliardë lekë në vitin 2023.
Në vitin 2024, të ardhurat janë rreth 4 miliardë lekë, sipas të dhënave indirekte nga Tatimet. Kompania ka rezultuar historikisht me humbje të larta, duke e kthyer atë sot në një shoqëri praktikisht të falimentuar./ Monitor
Fëmija në fotografi me këta sy të bukur e buzeqeshje engjëllore… ka lindur në vitin 1969 në njě familje tiranase!
Ai quhet Skerdilajd Llagami!
U rendit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),
më pas në vitin 2000 në Luginë…
dhe në 2001 në Maqedoni!
Ra dëshmor në Maqedoni, në moshën 32 vjeçare!
Lavdi Komandant “Shpendit”!

Screenshot
Mbrëmjen e djeshme Kuvendi zgjodhi Endri Shabanin si Avokati i ri i Popullit.
Adriana Kalaja, kandidatja qê siguroi më shumê vota nga PD, ka reaguar me një status nê rrjetet sociale, ku shkruan se kontributi i saj u shkel si nga PD ashtu edhe nga kreu Sali Berisha.
Faktin që kryeministri shkoi dje në seancê për votimin, Kalaja tha se ishte pêr shkak se “kishte frikë mos rridhte një votë” në favor të saj.
“Unë nuk kam fuqinë e banditit Kryeministër, megjithëse ai tregoi frikën ndaj meje, por dosja McGonigal, grabitja e pronës së Surrelit dhe Irenës me 300 mbiemra, i janë dërguar Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA-ve”, shkruan ajo.
Reagimi i plotë:
Fitorja ime e rradhës……
Fakti që Kreu i Organizatës Kriminale, ngrihet e shkon në Kuvend për të çuar deri hë fund “marëveshjen” me PD dhe opozitën, nga frika se mund t’i rridhte 1 votë pro meje, është fitorja ime e rradhës.
Nga ana tjetër, 69 vota kundër të banditëve të tij me urdhër, tregon frikën e tij jo ndaj meje, por ndaj emrit dhe kontributit tim, kontribut në fakt që e shkeli si Partia Demokratike ashtu edhe Z. Berisha, përsa kohë pranoi marëveshjen me sorosistin Shabani.
Ironia e fatit është se janë po kaq vota, sa u zgjodh ushtarja e Ulsiut Arta Marku, Prokurore e Pushtetit të Padrejtësisë.
Ndërkohë, dua të shpreh gjithë mirënjohjen time të pafundme, për mbështetjen e jashtëzakonshme të Popullit. i cili me “referendum” më zgjodhi Avokat të Tij.
Me gjithë se sot jam jashtë funksioneve të mia në PD, zotohem se do vijoj të jem Avokat I Popullit dhe se do e çoj deri në fund betejën time ndaj narko regjimit.
PS: Unë nuk kam fuqinë e banditit Kryeministër, megjithëse ai tregoi frikën ndaj meje, por dosja McGonigal, grabitja e pronës së Surrelit dhe Irenës me 300 mbiemra, i janë dërguar Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA-ve. bw
Ervin Salianji ka reaguar me anë të një mesazhi pas takimit që pati me demokratë të PD në Gjirokastër.
REAGIMI
Takim i jashtëzakonshëm me demokratët e Gjirokastrës.✌️
Shqipëria e sotme ka një pritshmëri të qartë: të shohë Partinë Demokratike që shkon drejt së ardhmes, që ofron energji të re, ide të reja dhe garanci për fitore.
Vendit i duhet rotacion, i duhet shpresë, i duhet normalitet!
Partia Demokratike ka fuqinë për të bërë realitet këtë pritshmëri. Mirëpo për këtë duhet ndryshim!
Shqipëria pret një alternativë të besueshme, moderne, të hapur, fituese.
Dhe koha për ta ndërtuar këtë është tani. Partia Demokratike ka detyrimin të bëhet forcë fituese.
Mirënjohje nga thellësia e zemrës për shumicën dërrmuese të kryesisë e drejtuesve të strukturës që ishin aty dhe për çdo demokrat të Gjirokastrës!❤️
bw
Voal.ch- “Nuk kam menduar asnjëherë arratisjen edhe kur kam qenë jashtë Shqipërisë në udhëtime.
Familja ime nuk ka qenë e persekutuar dhe unë e ndjeja veten të privilegjuar të regjimit”, deklaroi Sali Berisha tek Syri TV më 8 dhjetor 2025 dhe Opinion tek Fevziu më 11 dhjetor 2025 me rastin e 35 vjetorit të 8 dhjetorit 1990 që daton lëvizjen studentore dhe 11 dhjetorit 1990 që daton krijimin e PD.
Një deklarim që Berisha e bën për herë të parë.
Ai pranoi se Sigurimi i Shtetit ndërhyri dhe futi segmente në PD, por nuk ia doli ta zotëronte atë. Sali Berisha tha se, pavarësisht dilemës që pati për të hyrë në politikë në ato ditë apo për t’u rikthyer në profesion, ai nuk është bërë pishman që zgjodhi politikën. Edhe pse këtë vit, sipas tij, motivi që zgjodhi politikën në atë vit të largët ’90 ishte Kosova.
Tek Fevziu Berisha kujtoi si me nostagji pedagogun e arteve që iu afrua lëvizjes, duke nënkuptuar Edi Ramën, ndaj të cilit pastaj nisi akuzat.
Më 1990 kreun e lëvizjes e morën njerëz me profil të njëjtë si të Berishës, që kishin qenë të privilegjuarit e regjimit komunist, duke u dalluar Azem Hajdari.
Berisha u pranua nga populli duke qenë mjek.
Gjithësesi lidërshipi i atëhershëm i opozitës, dukej i projektuar në zyrat e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, si superstrukturë që qendron edhe sot e kësaj dite, pasi të gjithë e kanë një lidhje të vjetër me bodrumet e PPSH dhe Sigurimit te Shtetit.
Gjykata Kushtetuese do të vendosë ditën e sotme për kërkesën e qeverisë lidhur me çështjen “Balluku”.
Qeveria i është drejtuar me një ankimim gjykatës, ku kërkon rrëzimin e masave të sigurisë nga ana e GJKKO për zv.kryeministren Belinda Balluku, duke pretenduar se ajo ka shkelur Kushtetutën dhe ka marrë kompetencat e Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.
Kushtetuesja pritet që të vendosë sot se çfarë do të ndodhë me kërkesën pasi vendimmarrja është shtyrë disa herë.
Ankimimi i Kryeministrit u bë më 21 nëntor. Dosja kaloi te Kolegji i Gjyqtarëve, i cili u mblodh, por mbledhja u shty për në datën 2 dhjetor. Mirëpo Kolegji nuk pati unanimitet dhe dosja kaloi te Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila do të vendosë sot mbi fatin e dosjes.
Në kërkesën e dërguar në Kushtetuese Këshilli i Ministrave thotë se vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë ndërhyn drejtpërdrejtë në kompetenca e 3 organeve të shtetit: kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.
“Pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror duke krijuar vakuum institucional pasi pamundëson propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projekte për tu miratuar deri në fund të 2027 nga ministria që udhëhiqet nga ministri, i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së”, arsyeton Këshilli i Ministrave.
Sipas qeverisë, Belinda Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së qeverisë gëzon të drejtat si deputete.
Kujtojmë se GJKKO vendosi 2 masa sigurie ndaj Belinda Ballukut, pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Gjithashtu, GJKKO vendosi arrest shtëpie për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH-it. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.
Si Balluku ashtu edhe vartësit e saj akuzohen për procedurat e tenderit të tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës. Tenderi i tunelit të Llogarasë kishte një vlerë prej 190 mln euro, 50 mln euro më shumë se procedura e parë ku fitues u shpall “Gjoka Konstruksion” por që më pas u anulua edhe herën e dytë iu dha turqve. Ndërsa Unaza e Madhe e Tiranës, loti 4 i saj, u ndërtua nga bashkimi i kompanive Euroteorema, Pe-vla-ku dhe NOVA Construction, me një fond prej 20 mln euro. bw
Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në aktivitetin e organizuar me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.
Berisha: Partisë më të jashtëzakonshme, nderimin më të madh për guximin kontributin lumenjtë e sakrificave të qindra mijëra demokratëve mbështetësve tanë. Nderim dhe mirënjohje për veprën e pavdekshme të tribunin të lirisë, krijuesit të PD-së Azem Hajdari, Azem ti je gjallë. Nderim të veçantë dhe të madhe për veprën dhe kontributin e themeluesit të shquar të PD-së. Intelektualit të mirënjohur të pavdekshmit Gramoz Pashko. Përulem me nderim të thellë para kontributit të themeluesit Mandelës së Europës, Pjetër Arbnori, qëndrestarit të madh. Personalitetit të shquar të PD-së, burrit të shtetit që i dha nder shtetit dhe presidencës Bujar Nishanit. Ministrit brilant të PD-së, Sokol Olldashit. Udhëheqësit të rinisë Gerti Bogdani. Kujtimi i tyre do jetë krenari e jona dhe demokratëve në çdo kohë.
Të dashur miq, ne jemi nga ato më të paktat parti të planetit që kanë ndarë epoka dhe kanë bërë histori. Që në ditën e parë të themelit tonë. Jemi një parti që në ditën e parë të ekzistencës sonë i dhamë Shqipërisë dhuratën më të çmuar, pluralizmit politik. I dhamë lirinë. U themeluam si parti në vendin e lirive dhe të drejtave të ndaluar me kushtetutë. Si forca politike e vokacionit perëndimor shqiptar. Jemi partia e interesit kombëtar të shqiptar, shpallëm në themelimin tonë interesin kombëtar.
Jemi partia që në shtetin e parë ateist të botës rikthyem besimin. Arritëm të shembim diktaturën e fundit komuniste por më të egër të Europës. gsh
Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, denoncoi nga foltorja e Kuvendit ligjet me porosi që bën mazhoranca, paqen fiskale, koncesionet dhe PPP-të në favor të klientëve, duke e ilustruar me shembuj konkretë.
Ai tha se edhe koncesioni i Portit të Vlorës me vlerë 60 milionë euro, i është dhënë një magazinieri që rezulton i lidhur me një biznesmen të njohur ndërtimi dhe nuk ka asnjë reagim, e jo më që ai koncesion të anulohet. Kapri i shtoi listës edhe koncesionet e tjera në vend ku vilen para nga privati, por nuk shkon asnjë e ardhur në buxhetin e shtetit.
Mes tyre kujtoi Thumanë-Kashar, apo Rrugën e Kombit. Kapri u shpreh kundër paqes fiskale, duke thënë se nuk bëhen transparent firmat fituese, duke hedhur dyshime edhe për pastrim parash të klientëve të caktuar. Ai tha se edhe SHBA-të janë kundër kësaj paqeje fiskale.
“Koncesioni për triportin e Vlorës është marrë nga një magazinier, që është i lidhur me emrin e një biznesmeni të njohur të ndërtimeve në Shqipëri. Zero reagim. Si mund të marri një magazinier operimin e një porti me vlerë 60 mln euro. Nuk ka asnjë reagim, se për anulim as që bëhet fjalë. Marrim koncesionin e Rrugës së Kombit, ku trau ka mbledhur nja 170 mln euro të ardhura, por pyesim çfarë ka ofruar ai, se kur bie borë jemi bllokuar atje, nuk e dimë a verifikohen shpenzimet. Ministria e Financave duhet t’i mbikëqyr ato koncesione, por regjistri është fiktiv”, tha Kapri.
Deputeti vijoi edhe me rrugën Thumanë-Kashar, ku analizoi se në fund të afatit firma do vjelë 1,3 mld euro, sikurse dhe rastin Bankers.
“Çfarë u bë dhe për çfarë shërben koncesioni Thumanë-Kashar, do jenë mbi 1,3 miliardë euro fitim neto në fund për të, janë dy mijë e ca lekë për kalim në atë rrugë as 20 km. Pa llogaritur koncesionet e tjera. Kemi edhe rastin e Bankersit, me këtë projektligj po bëhet gati për atë që do e marri ta ketë gati për të operuar. Kështu keni thënë gjithmonë për çdo koncesion dhe amnisti dhe e kemi parë se çfarë ka ndodhur më parë, (replikon me deputetin Erion Braçe, që i ndërhyn nga vendi duke i thënë se po gënjente)”, vijoi ligjvënësi nga foltorja e Kuvendit.
Ai komentoi edhe paqen fiskale, duke thënë se është e dyshimtë:
“Po për paqen fiskale, çfarë po ndodh. Pse bëhen ligje shpejt e shpejt për të pastruar paratë e krimit? Kujt i shërben kjo shpejtësi, refuzohen emrat e atyre që do përfitojnë, kur në raste të tjera thuhen. Dhoma Amerikane është kundër, ambasada Amerikane është kundër paqes fiskale. Pse e bëni ju këtë, kush përfiton nga kjo? Pse nuk bëhen transparente nga ministri firmat private që përfitojnë”.
Për analogji Kapri solli amnistinë penale të vitit të kaluar, kur u tha në Parlament se nuk do liroheshin të korruptuarit, por ndodhi e kundërta. Kjo shkaktoi ndërhyrjen për herë të dytë të deputetit Braçe, por ligjvënësi opozitar vijoi në deklaratën e tij se amnistia u bë për të falur të korruptuarit.
“Ju kujtohet amnistia Penale në këtë Kuvend ku thatë se nuk do lirohen të dënuarit për korrupsion dhe ndodhi e kundërta, u liruan ata që ishin dënuar për korrupsion, më kujtohet Fran Frrokaj, (Braçe i ndërhyn përsëri). Ku ke parë amnisti fiskale vetëm me dy apo tre javë debat, kurse në vende të tjera bëhen me vite debate për këtë çështje”, tha ai.
Ai theksoi se “ia kanë parë sherrin koncesioneve” tashmë, ku edhe për aeroportin e Vlorës, që nuk do nisë punë, u caktua në zyrën e ministres, duke iu referuar publikimeve të deritanishme për zv/kryeministren Belinda Balluku.
“Me kë koncension ta nisësh më parë. Cili koncesion i dhënë nga qeveria ka qenë frytdhënës? Nuk gjen asnjë. Por tek koncensionet e shëndetësisë të 4 në SPAK. A kemi shërbim më të mirë? Zero. Edhe pasi janë zbuluar që janë afera korruptive ato kanë vazhduar. Më interesanti, koncesioni i aeroportit të Vlorës që nga qeveria u trumpetua që vitin e ardhshëm do nisë punë. Por vetë qeveria e di që nuk do nisë punë sepse e kanë parë sherrin e konsensionarëve dhe se si është dhënë në zyrën e ministres. Si ka mundësi që nuk ka asnjë reagim edhe pas daljes së investigimit”, theksoi ai.
Dhe në fund e mbylli fjalën me mesazhin që ligji për koncesionet dhe paqja fiskale u jepte qytetarëve:
“Çfarë mesazhi u jepni atyre qytetarëve dhe njerëzve që paguajnë taksat me këtë projektligj? Që të mos paguajnë taksa se nesër do bëhet projektligj që ua fal. Janë ligje me porosi, me porosi”.
Klodian Braho do të jetë kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme. Braho u zgjodh me 7 vota nga anëtarët e KLP-së, 3 vota ishin për kandidatin tjetër Adnan Xholi dhe 1 votë për Elvin Gokaj. Sakaq, Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.
Braho do të marrë mandatin 3-vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje, më datën 19 dhjetor 2025, ditën kur do të lerë pasojë në detyrë kreun aktual të SPAK, Altin Dumani.
Gjatë seancës së sotme në KLP, ku u intervistuan të katër kandidatët: Adnan Xholi, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho, ishin të pranishëm dhe përfaqësues diplomatikë.
Nancy vanHorn, ambasadori Gonzato dhe ambsadori britanik Nicholas Abbott, ndoqën nga afër marrjen në pyetje të prokurorëve kandidatë.
Braho, i emëruar prokuror në vitin 2007, është pjesë e strukturës së posaçme që prej krijimit të saj dhe aktualisht drejton seksionin kundër korrupsionit.
Me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe me eksperiencë të theksuar në çështjet e korrupsionit, Braho ka qenë në krye të disa prej hetimeve më të bujshme të dekadës së fundit. Ai është prokurori që ka hetuar çështjen e inceneratorit të Elbasanit, ku lëshoi urdhër-arreste për personazhe kyçe si Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, si edhe vendosi ndarjen e hetimit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.
Në portofolin e tij përfshihet gjithashtu hetimi i dosjes “5D”, që çoi në gjyq ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës, si edhe dosja e njohur “Toyota Yaris”, e cila mbetet ende në hetim në disa fraksione të saj.
Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dërgimin për gjykim të çështjes ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, i akuzuar për “shpërdorim detyre” në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.
Me zgjedhjen e tij në krye të SPAK, pritet që Braho të vijojë me një qasje të fortë ndaj hetimeve të nivelit të lartë, në një moment kyç për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.
Klodian Braho do të jetë drejtuesi i ri i SPAK për tre vitet e ardhshme. Braho do ta marrë detyrën me 19 dhjetor, një ditë pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme. Braho është emëruar Prokurori në vitin 2007 dhe pjesë e SPAK që prej krijimit të tij.
Ai ka patur një rrugëtim të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në hetimin e rasteve të korrupsionit. Braho mban mbi supe edhe drejtimin e shumë çështjeve të “nxehta” që lidhen me politikën.
Ai ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe duke ndarë hetimin për ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati.
Braho ka hetuar gjithashtu dosjen 5D ,duke dërguar në gjyq ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Po ashtu, një tjetër dosje e hetuar nga Braho është edhe ajo e njohur si “Toyota Auris” ku janë të përfshirë edhe shumë njerëz të drejtësisë. Kjo dosje është e ndarë në disa fraksione dhe janë duke u hetuar edhe pjesë të tjera të saj.
Gjithashtu Klodian Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë në proces gjyqësor, nën akuzën për “shpërdorim detyre” në lidhje me rolin e tij si ministër në masakrën e Gërdecit.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi me shumicë të thjeshtë votash ditën e sotme Klodian Brahon për kreun e ri të SPAK-ut.
Braho do pasojë në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin.
Por si u votua në KLP?
Kryetarja Mirela Bogdani pasi njoftoi anëtarët për procedurën, i vuri në dijeni se do të votonin me stilolaps në një fletë votimi të posaçme, ku do shënonin emrin e prokurorit që do zgjidhnin për kryetar.
Vetë Bogdani e dha votën e saj për Klodian Brahon, ashtu sikurse edhe nënkryetari Gërmenji dhe anëtarët Duda, Eminaj, Riza, Mandro, dhe Hoda.
Xholi mori votat e Stakës, Stojanit dhe Mërkurit, kurse Gokaj të Fejzullës.
Më poshtë votimi i plotë, teksa më 19 dhjetor pritet të bëhet ceremonia e marrjes së detyrës.
VOTAT PER KLODIAN BRAHON
Kryetar Mirela P. BOGDANI
Zv. Kryetar Erind GËRMENJI
Anëtar Moisi DUDA
Anëtar Olger EMINAJ
Anëtar Ledina RIZA
AnëtarArta MANDRO
Anëtar Zeqir HODA
VOTAT PER ADNAN XHOLIN
Anëtar Erind MERKURI
Anëtar Vatë STAKA
Anëtar Sokol STOJANI
VOTAT PER ELVIN GOKAJ
Anëtar Erion FEJZULLA
Ja si votuan anëtarët e KLP-së për kreun e SPAK:
-Kryetar Mirela P. BOGDANI -Klodian Braho
-Zv. Kryetar Erind GËRMENJI -Klodian Braho
-Anëtar Erind MERKURI -Adnan Xholi
-Anëtar Erion FEJZULLA -Elvin Gokaj
-Anëtar Vatë STAKA -Adnan Xholi
-Anëtar Moisi DUDA -Klodian Braho
-Anëtar Olger EMINAJ -Klodian Braho
-Anëtar Ledina RIZA -Klodian Braho
-Anëtar Arta MANDRO -Klodian braho
-Anëtar Sokol STOJANI -Adnan Xholi
-Anëtar Zeqir HODA -Klodian Braho
Erion Braçe: Garanci e rëndësishëm në përmbushjen e kuadrit legjislativi në këtë fushë. Nuk besoj se del dikush që të thotë BE kërkon që ky ligj të mos miratohet.
Kam vërejte, e para fushë e gjerë për operimin me këto instrumente. Ligji duhet të kishte sjellë në vëmendje që me këto dy instrumente nuk operohet në fusha për rendin dhe sigurinë publike. Kemi bërë hap përpara që për prodhimin e pasaportave apo ID, e kemi në domen shtetëror dhe jo në kompani private. Së dyti gara e hapur si element kyç për definimin me kontratat koncesioneve duhet të shtrihet edhe në kontratat e PPP. Kemi patur përvoja shumë të hidhura lidhur me transferimin e kontratave. Aeroporti i Rinasit devijoi në një konsorcium kinez. Transferimi i kontratave ka sjellë që nuk marrin maksimumin e mundshëm të përfitimeve. Edhe në shëndetësi kemi një përqendrim shumë të madh në një dy pronarë por nuk kemi marrë ndonjë përfitim që të lë pa mend. Dy definicione, vlera për paratë, risku operativ.
Mendoj se transparenca nuk është e plotë, qoftë para dhënies së kontratave koncesionare qoftë pas. Nuk kemi kontroll sinjifikativ të zbatimit të këtyre kontratave. Detyrim për pronarit përfitues të identifikueshëm. Shpesh shfaqen të fshehur dhe vijnë nga vende offshore.
“Babanë e vranë pas shpine shokët e tij partizanë, po ashtu edhe vëllanë tim ushtarak”- Dëshmia e rrallë e Limoz Dizdarit: E detyruan të vriste një deputet që do arratisej më ’63…
“Sanxhaku – Histori e dhimbjes kombëtare”, një ekspozitë që sjell në dritë historinë e dhimbjes kombëtare Nga Nexhmije Mehmetaj
A BIG DAY FOR KOSOVA IN THE U.S. CONGRESS- By Agim Aliçkaj
Motivim me para në dorë/ Pikëpyetjet që ngre aktiviteti i Ermal Mamaqit në zemër të Tiranës!
“Lubi Balluku, e penduara e parë publike në Shqipëri”- Berisha: Ka në dorë video intime dhe foto të ministrave e deputetëve! Pse zgjodhi të bëhej një Nuredin Dumani!
NË SHTËPINË E FËMINISË SË PAPA LEO XIV NË CHICAGO Nga Visar Zhiti
Adriatik Lapaj: Ju pres në 17.00 te Kryeministria!
Salianji-Nokës: “Jep dorëheqjen dhe gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”
VIDEO- Përkthyesja në lotë gjatë dëshmimit të djaloshit ukrainas në Parlamentin Evropian
KUR VENDIMET E GJYKATAVE KTHEHEN NË KRIZË BESIMI DHE HUMBIN PESHËN PËRBALLË PUSHTETIT…- Nga Ilir Çumani
Edhe Bokshiq është brenda hartës gjeografike të Klinës!- Nga Florim Zeqa
Kancelari gjerman paralajmëron: Bashkimi Evropian mund të jetë objektivi i radhës i Rusisë, nëse Ukraina bie
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet