Profesori i Fizikës në Gjimnazin e Kumanovës, Naser Miftari dhe nxënësi i dikurshëm i tij, tani studenti i Fakultetit të Shkencave të Aplikueshme të Universitetit të Tiranës, Bujar Dalipi
SHKUP – Pas një pune të palodhshme gati dy vjeçare, një profesor fizike bashkë me nxënësin e tij të dikurshëm arritën të kurorëzojnë mundin duke përmbyllur me sukses zbulimet e tyre në fushën e energjisë.
Profesori i Fizikës në Gjimnazin e Kumanovës, Naser Miftari dhe nxënësi i dikurshëm i tij, tani studenti i Fakultetit të Shkencave të Aplikueshme të Universitetit të Tiranës, Bujar Dalipi, shpjegojnë rrugën nëpër të cilën kaluan deri tek projektet e tyre, të cilat i emëruan “Drita”, dhe “Buna”, inicialet e emrave të tyre, Bujar dhe Naser.
“Projekti ‘Drita’ mund të ndriçojë nga një deri në tri llamba led me fuqi secila nga 6 vat ose më tepër në ato vende ku mungon rryma elektrike dhe ku mund të gjenden lehtësisht burime të tensionit 12 volt me harxhime shumë të vogla. Ky projekt funksionon me panel diellor fotovoltaik që mundëson shëndrrimin e energjisë diellore në rrymë elektrike për të bërë mbushjen e baterisë, ndërsa mbushja e baterisë bëhet nëpermjet një rregullatori i cili përkujdeset për tu mos u mbi mbushur bateria”, sqaron Bujari.
Projekti “Drita” në krahasim me shëndrruesit e tjerë të elelkto-industrive botërore dallon për shumë çka, prej të cilave më kryesorja janë harxhimet, ku gjatë demostrimit u pa se me këtë projekt një llambë-led harxhon vetem 0,65 amper për orë, ndërsa e njejta llambë po të vendoset me invertrin e industrive tjera harxhon 1,6 amper për orë, instrumenti matës është me saktësi të lartë. Tjetra që e bënë këtë zbulim të jetë i dalluar është fakti se është shumë i bartshem-portaiv, ku mirembajta e tij është shumë e lehtë, dhe se mbushet nga paneli diellore, pra funksionon me anë të energjisë alternative, energji kjo e së ardhmes.
Pas matjes së harxhimeve me anë të një invertri të elektro industrive evropiane dhe boterore, shihet se me një bateri të zakonshme një llambë mund të ndriçojë deri në 5 orë, ndërsa me anë të projektit “Drita” nga e njëjta bateri, dhe i njëjti kapacitet një llambë mund të ndriçojë deri në 30 orë.
“Projektin ‘Drita’ së pari e kemi prezentuar në institutin gjerman GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit)- Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në Tiranë. Në fillim kur fillova të prezentoj shpikjen tonë, ata nuk besuan teorikisht se mund të ndriçonte më shumë se 5 orë, përshkak se invertri që ata përdornin ndriçonte maksimalish 5 orë. Pas prezentimit ata u vertetuan se me anë të zbulimit tonë llamba ndriçoi për aq orë sa edhe u kishim thënë, pra 30 orë për një llambë. Pas testimit ky instiucion shpikjen tone e pranoi si projekt të cilin e dërguan në shqyrtime të mëtejshme, prej ku presim lajme të mira prej tyre” sqaron më tej Bujari.
Ndër të tjera projekti “Drita” është prezentuar edhe në konferenën e parë shkencore studentore të mbajtur vitin e kaluar në Tiranë, ku prej shumë projekteve dhe punimeve, qoft teorike apo praktike të cilat u prezentuan, projekti “Drita” u zgjodh ndër porjektet më të mira, të vlerësuar nga pedagog me tituj të lartë shkencorë.
Projekti “Buna”, furnizohet me rrymë nga çdo bateri që ka 12 volt, mund të jetë i automobilave, kamioneve, traktorëve, dhe është paraparë që furnizimi i baterisë të bëhet me anë të paneleve diellore.
“Varësisht nga fuqia, pasi që kesaj paisjeje fuqia mund ti rregullohet, me anë të kesaj shpikjeje mund të ndriçojnë 12-13 llamba, gjithashtu me harxhime shumë të vogla, ku për ndriçmin e tyre nevojiten vetëm 2 amper për orë, pra nëse kemi një bateri prej 100 ampëreve, me anë të kësaj shpikje këto llamba mund të ndriçojnë 50 orë. Kjo mund të përdoret gjithkund ku nuk ka rrymë, ose kur mungon ajo, sepse lehtësisht mund të gjendet ndonjë bateri për furnizimin e kësaj pajisjeje. Në krahasim me projektin ‘Drita’, ku rryma mund të ngacmon, tek projekti ‘Buna’ nuk ka ngacmime të rrymës elektrike edhe pse llambat, janë të parpara për 220 volt” thot profesor Naseri.
Në Ekspozitën Ndërkombëtare të Shpikjeve “Makinova” në Shkup, u fituan dy çmime, për të dyja projektet, mirënjohje dhe medalje. Projektet e tyre ishin ndër më të vizituarit prej të pranishmëve që ishin nga vende të ndryshme, ndërsa të pranishmit interesoheshin se kur ky projekt do të dal në treg.
“Pas punës dy vjeçare arritëm të ndezim një varg prej 70 llambash, ku harxhimet ishin mes 9 dhe 10 amper për orë, ndërsa nga invertrat që përdoren nga industritë botërore, për ndriçmin e numrit të njejtë të llambave nevojiten rreth 45 amper për orë” përfundon profesor Naseri.
Aktualish ky projekt pret patentimin si dhe certifikmimin nga institucione që njihen nga shumë vende të botës, një prej tyre është ISO.
Komentet