Profesorëve të ish-NORMALES për vitet 1955-1959
Nesër është 1 dhjetor
Dhe për mbarë SHQIPTARINË është DITË e BEKUAR
SE më 1 dhjetor 1909
Është hapur SHKOLLA NORMALE në ELBASAN.
Kanë kaluar plot 114-vjet
Dhe nuk ka shqipfolës që nuk e kujton këtë datë
Ajo qe shkollë e mesme(unë e quaj UNIVERSITET)
Se kish programe perëndimore dhe PROFESORË shumë të aftë
Nuk shkruaj me”apriorI”,por kam qenë nxënës për 4-vjet
Profesorët që të gjithë ishin të mrekullueshëm
JO vetëm na jipnin dije,por na formuan për jetë
Tek shkruaj për ta,nga malli jam i parezistueshëm.
Mjerisht,për arsye moshe,asnjë prej tyre nuk rron
Por unë jam gati t’ua puth një për një pllakën e varrit
Jo vetëm unë,por kush prej ne,nxënësve,i harron
Sado jam 80-vjeçar më rigon syri prej mallit.
PROFESORËT E MI!
Po cilin prej tyre mund të veçoj?
I kujtoj të gjithë me dashuri
Asnjërin prejt tyre nuk harroj.
Ata ishin modele që duheshin ndjekur
Dhe nuk njihnin hatëre a anësi
Tek e mbyll vjershën,mallgjimi më ka prekur
Zëre se vendosa një lule a ndeza një qiri.
Tiranë,30 nëntor 2023