VOAL

VOAL

Prof. Ernest Koliqi në përvjetorin e vdekjes

January 15, 2017

Komentet

NDAHET NGA JETA SHKRIMTARI I HUMORIT HYSKË BOROBOJKA- Nga Kozma Gjini

 

I mbylli sytë një herë e përgjithmonë për të shkuar në atë botë tek të shumtët, miku, gazetari e shkrimtari që i përket ajkës së humoristëve të Shqipërisë, Hyskë Borobojka ( Gaqo Veshi ne moshen 90 vjecare). I prekur thellë për lamtumirën e tij, në nxitim e sipër për të lënë të shkruar dicka për Gaqon e paharruar, po nis për lexuesit e “Nacional” bisedën e fundit që zhvillova me Gaqon, mes tyre, me disa të pathëna e të pabotuara.

I njohur më së shumti me pseudonimin “Hyskë Borobojka”, Gaqoja ka lënë një arsenal të pasur shkrimesh dhe librash, të cilat i kemi bërë publike edhe në rastet e përvjetorëve të tij.Pas studimeve në gjimnazin “Asim Zeneli”, në Gjirokasër, shok i ngushtë me Dritero Agollin e mjaft të tjerë, ai do të bëhej i njohur e i famshëm, sidomos me korrespondencat në formën e letërkëmbimeve, me të madhin e letrave shqipe, z. Dritero Agolli=(Bamkë Comanga). Heshta e humorit të tij gjuante fodullët, të paaftët, falsifikatorët, matrapazët, tarafxhinjtë, hajdutët, shpërdoruesit e pronës, pijanecët e detyrës, qylaxhinjtë, marifetxhinjtë e hakmarrësit, “profesorët” e “shkencëtarët” e diplomave false e deri te kuadrot e dikastereve qendrore.

Ishte kjo e fundit, kritika që ishte gati ta kryqëzonte gazetarin që bënte detyrën shtetërore, pa kurrfarë kompromisi me parimet, sic shkruan Engjell Musai e të tjerë… Kujtojmë këtu rastin që ish-kryeministri, Mehmet Shehu e mori direct të telefon për një kritikë që Hyskë Borobojka bënte për disa abuzime në administratën e një rrethi…

Ai i ngjiti me guxim të rrallë, por me sukses shkallët e bukura e të vështira të humorit e të satirës. Mjafton t’i hedhim një vështrim, sado të përciptë, në krijimtarinë e tij, do të  vëmë re tre periudha. E para, është ajo e fshatit të lindjes, Lavdarit e krahinës së Oparit dhe e shkollës së mesme të Gjirokastrës. Periudha e dytë i përket ushtrimit të profesionit të mësuesit dhe e treta, tashmë një firmë e njohur në fushën e humorit e të satirës, si redaktor në revistën prestigjioze “HOSTENI”, ku edhe vet kam qënë një nga korrespondentët pranë saj. Hyskë Borobojka shquhej për humorin e hollë, plot mjeshtëri artistike, me alegori, ironi, metaforë, me gjuhën e Ezopit, bënte humor e “ther” me sarkazmën e tij dukuritë negative të shtetit dhe shoqërisë së dy kohëve.Kam qënë me fat që të përmbyllja me Hyskë Borobojkën edhe letërkëmbimet e mia në gjininë e humorit, dhe ku ai më drejtohej mua në gjashtë nga tregimet fundit të jetëshkrimit të cilat i ka botuar në shtypin e sotëm. Duke e kujtuar, me rastin e largimit nga kjo jetë, para disa ditësh,  në moshën 96 vjecare, po paraqesim në vijim, intervistën e fundit që kam zhvilluar me mikun e paharruar, Hyskë Borobojka. Lypset të shënoj këtu se Gaqoja e ka patur plagë në zemër ikjen e Dritero Agollit, prandaj dëshironte që të dilte në pah shoqëria dhe vlerat e Agollit, duke iu shmangur vetes:

-Si e kujtoni mikun dhe shokun e shkollës dhe të jetës shkrimarin Dritero Agolli?A të mungon Driteroi? Si e përjetove largimin e tij?

-Hyskë Borobojka: Është një plagë që mbetet e hapur e nuk shërohet kollaj. Ne kemi pasur një miqësi që vazhdoi për 68 vjet, derisa Driteroi mbylli sytë përgjithmonë…Driteroi ma bëri me “të pabesë”, ( i merret zëri e pas një pause, nxjerr shaminë të fshij lotin), sepse ai shkoi para meje, ndërkohë që radhën e kisha unë, pasi jam një vit më i madh se ai. Me Driteronë unë jam njohur fare rastësisht.Ishim në agjensinë e automjeteve të Korcës. Ka qënë viti i parë i gjimnazit. Prisnim të shkonim në konvikt, në shkollën “ Asim Zeneli”, Gjirokastër. Në muhabet e sipër ai më pyeti: “A shkruan ti?” Dhe më tregoi një vjershë të tijën. Vjersha ishte kështu:

Ky gjoksi sulmueses,

sa bukur qendisur,

Me tre-katër “S” ra,

bukur ish stolisur.

Këtë e kishte botuar në gazetën “Zëi i Rinisë”. Të nesërmen më solli një tjetër vjershë.

Prej Tirane gjer në det

Puna kazma po bucet

….Jetë e re e lumturisë

Në aksionin e rinisë

….

Pastaj më pyeti mua:

-Po ti a shkruan?

Ju përgjigja me gjasme;

-Po i thashë.- Unë shkruaj romane, (me shaka, por serioz, unë). Ndërkohë kisha lexuar romanin “Bija e mallkuar” të cilin e mbaja mend përmendësh se e kisha lexuar disa herë. Dhe c’bëja? Emrat francezë, i bëja emra shqiptarë dhe i tregoja episode nga romani. Atij i pëlqeu dhe më tha:

-Po ti shkruaka mirë…

Një miku i tij nga fshati, student si edhe ne, një djal i gjatë…hipi në ballkonin e agjensisë, se ishte me dy kate agjensia  dhe recitoi një vjershë humoristike:

….rrugët tundet qyteti

Varavinga gjithë mileti

C’është kjo batërdi,

Këtu poshtë në agjensi…

…vazhdonte vjersha dhe mbyllej se drejtori duhej të përgjigjej, t’u jepte xhevap pasagjerëve për korrupsionin që bëhej me shitjen e biletave sipas njohjes së njerëzve.…

Doli drejtori i agjensisë dhe tha që vjershën e ka bërë ai tjetri dhe drejtoi gishtin te Driteroi. Ái e ka bërë vjershën, tha drejtori. Vjersha vazhdonte dhe kritikonte drejtorin që të dilte drejtori dhe të jepte xhevap. Por ajo vjershë neve na bëri goxha punë, sepse drejtori u vu në sedër dhe dha urdhër : Jepu bileta atyre studentëve. Kështu filloi njohja jonë dhe vazhdoi gjatë gjithë shkollës. Pastaj ndenjëm 4 vjet në konvikt bashkë me Driteroin. Shoqërinë e mbajtëm gjatë shkollës dhe gjithë jetën. Ai pas mbarimit të shkollës së mesme shkoi për studime në ….ish-Bashkimin Sovjetik. Më vonë ai erdhi redaktor në gazetën “Zëri i popullit”, kurse unë vazhdonja mësues në Skrapar pastaj në Korcë. Me të kishim relata shumë të mira. Shkëmbenim letra kur ai ishte në B. Sovjetik.

Në vitin 1969 Driteroi botoi një shkrim në gazetën “DRITA”. Ajo letër  qe letërkëmbim, që më drejtohej mua.Unë pastaj ju përgjigja. Shkëmbyem dhe shumë letërkëmbime të jera nëpër gazetat e kohës, kryesisht te “HOSTENI” dhe pastaj botuam librin. E ka botuar bukur vajza e Dritero Agollit, Elona. Ja vuri titullin librit me korrespondencat tona : “Tre qeshin, një inatoset”. Janë letra të shkruara nga Driteroi dhe përgjigjet nga unë, ose anasjelltas. Megjithatë, në romanin humoristik të Driteroit, “Arka  Djallit”,  një nga personazhet kryesorë jam unë, Hyskë Borobojka.Më drejtohet drejtpërdrejt. Aty tregonte dhe historinë e “Revolucionit të preshit”.Pra ai i ka përjetësuar bëmat tona të rinisë.Edhe kur ai qe i sëmurë, kur shikonte që unë botoja të “Nacionali” apo te “Telegrafi” a gazetë tjetër, Driteroi do më merrte në telefon dhe do më uronte e ke bërë mirë atë shkrimin …apo duhet dhe kjo apo ajo etj.Sidomos për një vjershë dashurie timen të botuar atij i kishte pëlqyer shumë dhe nuk e fshehu simpatinë.Dhe ma recitoi vjershën sic e kisha shkruar:

Sa me qejf e me dëshirë,

Pata një vajzë ngjalë,

Mbi bar e mbajta shtrirë,

E zhvishja me ngadalë.

Kur e heq fustan e hollë,

Trupi saj një mrekulli,

Belkëputur si mënjollë,

E lindur për dashuri

Yjtë e natës pranverore,

Kopshti bukur mijëra ngjyra

Hënë e plotë madhështore,

Kaq stoli i kish fytyra.

Buzët e saj lëng qershije

Sa shumë më gëzojnë,

Më pushton me afsh rinie,

Sipër yjtë na vështrojnë

Fshehur hëna prapa pyllit,

Obobo se c’na zbuloi

Por ma bën me bisht të syrit:

-Të betohem që s’tregoj!

Dmth, deri kohët e fundit ne komunikonim bashkë. Bile, kaq miqësi kishim, saqë kur vdiq e ëma e tij, Xhexheja, unë shkova dhe kur po hyja te dhoma e pritjes qe plotë me njerëz hyr e dil…Ai me të më parë mua te dera, ngriti dorën , më bëi me shënjë, “Eja këtu” . Në njerën anë ishin Piro Kondi e shokë të tjerë të partisë, kurse në anën tjetër ishin miq të njohur e të panjohur për mua.U ula afër Agollit dhe atyre që ishin në odë u bëri përshtypje “Paska mik të rralë, qënkan shokë të rraallë…” Paskan miqësi të madhe këta dy”, thoshin.  Pra Agolli nuk e fshihte para të tjrëve miqësinë që kishim bashkë. Unë dhe ai ishim në ballë të qoshes.”Ne kemi miqësi të vjetër” u thashë të pranishmëve.

Bile një herë tjetër Agolli i ka thënë Fatmir Gjatës dhe Vangjush Gambetës: “Juve u kam mik për raki, kurse mik të vërtet, këtë kam, Gaqon”. Kështuqë është një nga mungesat më të mëdha të mijat këto vite e fundit të jetës sime. Jeta sigurisht që bën të sajën. Ai iku para meje, unë do iki pas tij, por të paktën të lëmë gjurmë të mira , të lëmë një emër të mirë e të mos na shajnë …kanë qënë matrapazë, maskarenjë…Ti e ke parasysh se ta kam dhënë librin “Udhëtimet e një humoristi”. Unë kam bërë 30 e ca “beteja” ballafaqime duke filluar që te komiteti i partisë i Tiranës, Elbasaan, Korcë, Vlorë, Shkodër, Kukës,…me aparate ekzekutive e partie dhe drejtori ndërmarjesh e institucione madje edhe ministri e krerët e lartë të pushtetit deri edhe Mehmet Shehu më ka kërcënua në telefon…(shih iterv.me rastin e 90-vjt e lindjes).Pra jam ndeshur me kretët më të lartë të rretheve po e po, por edhe me të ministrive dhe të Kom. Qendror.

Gjatë këtyre “përleshjeve” për punën e allishverisheve që bënin njerëzit e bazës apo në qendër, më ka qënë pranë e më ka përkrahur sidomos Dritero Agolli. “Nuk i ka hyrë gjë në xhep gazetarit, thoshte Agolli, Ai shkruan për cfarë i sheh syri e për cka  bën dora…shkruan për shkelësit e ligjit”

Unë, kur erdha në “Hosteni”,  kisha shkruar tregime e skica në shtypin e kohës, por jo fejtone me emër konkretë për ata që shkelnin etikën apo ligjet e asaj kohe. Ishte e vështirë kjo gjë, sepse të kundërviheshin njerëzit, ta bënin të zezën të bardhë dhe anasjelltas, turbullonin ujin që të dilnin vet të larë…

Shkova një herë në Kolonjë dhe kisha bërë një reportaazh. Në reportazh unë kritikoja kryetarin që gjuante vicat me kobure.”Po ky është shkrimi, u entuziazmua Driteroi dhe me cuan prap atje…. U detyrova të shkoja përsëri në Qafë Zezë, mora me vete dhe piktorin e meritur e karikaturistin Zef Bumci…vajtëm në Mëzezë, e takova kryetarin dhe e pyeta: Ku e qëllove, ku ishte vici?…si i re, a qëllon mirë ti? Sa herë e qëllove vicin etj. “Koburen s’e kisha me vete, më tha kryetari.” “Po me ca e vrave, me cfarë e shtrive vicin poshtë?’ “Mora koburen e nënkryetarit, tha ai dhe ia krisa në lule të ballit… ”.Ai e dinte se mos kisha vajtur unë që ta lavdëroja, prandaj më tregonte se ishte nishanlli i thekur …

Por do të them se shkrimet kritike të Driteroit janë të famshme, si:

”Sile Mukën e kam pranë dhe kulturën për karshi’…që flet se Sile Muka kishte më shumë  aktivitet në pijetoren e tij, sesa vatra e kulturës e koperativës… në Gjirokastër.

Ose fejtoni “Depo grumbullimi apo galeri artesh” “Pse s’na bëjnë estradat të qeshim’|”Foqkë-foqkë” në Korcë …”Lake-pupulake”, që tallej me ata që e quanin veten poetë, por bënin bejtexhiun…e të tjera shkrime …

Pra dua të them se prej tij mësoje shumë gjëra; mësoje si të shkruaje, cfarë të shkruje, dhe masën e humorit, apo dhe rezervat e gazetarit…

Po ta shikosh romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” ai ka nuance fantastike humoristike ku vë në lojë pushtetarët dhe paaftësinë e tyre…

-Keni pasur një varg korrespondencash , letërkëmbimesh “Hyskë Borobojka dhe Bamkë Comanga”?

– Në libër janë vendosur disa shkrime që i përzgjodha me Driteroin, por në fakt janë shumë shkrime e disa kanë mbetut për më vonë. Agollit i mbeti merak se donte ta shihte të botuar mirë librin me korrespondencat tona, se nuk i pëlqeu botimi i parë.Pastaj ia botoi e bija, Elona, por pas vdekjes së tij. Elona e botoi bukur shumë. I tha Sadies, Elona : Ti e pe atë librin sa i bukur ka dalë, por ai, babi, nuk e pa”. Erdhi në shtëpinë time Elona dhe më solli tre kopje të librit në fjalë me korrespondencat Agolli-Borobojka, me titull “Tre qeshin, një inatoset”. E ka dhuruar librin, kryesisht për bibliotekën e ndonjë shok i ngushtë.

-A po shkruan ndonjë gjë për Driteroin?

-Me këtë rast po mundohem të bëj një shkrim të tillë “Sa më mungon, i madhi Dritero”.

-E shikoj që dhe sytë e tu janë mbushur me lot.

-Gaqo: Unë kam pasur shumë shkrime.Kemi qënë në një shoqëri e miqësi të pandarë së bashku.Pavarësisht se ai kishte të tjera poste, angazhime, detyra dhe përgjegjësira para pushtetit të kohës, dhe unë të tjera, por shoqërinë e kemi mbajtur të pastër.

-Sa vite punove në Hosteni?

-Gaqo: Punova gati 20 vjet në “Hosteni” dhe Driteroin e kemi patur prezent me shkrimet e tij. Ai ka qënë anëtar kolegjiumi me peshë në redaksi.Hosteni kishte shkrimtarë të mëdhenj në kolegjium dhe vendimet e rëndësishme, me zarar, i merrte kolegjiumi.Jepte mendime të qarta për të mos dalë me përgjegjësi gazetari që shkruan nëse shkruan me duar të pastra.Por kritika nuk pranohet kollaj, nuk përtypet lehtë…S’ bëhet fjalë për shpifje e trillime…

Agolli, kur kishe dicka,  që kishe shkelur në gabim, ta thoshte drejt, ke gabuar, ai nuk të bënte elozhe të pavërteta. Ishte parimor dhe i sinqerrt në atë që thoshte dhe shkruante.

Driteroi kur kishte ndonjë shkrim, e merrte Nikoja , kryeredaktori, për ta shikuar, por Nikoja i thoshte: “Jepja Gaqos. M’i besonte mua shkrimet”.

Në vitin 1950 shpalli KQ i Rinisë një konkurs për krijimtarinë letrare. Driteroi u paraqit në konkurs me poemën “Gjaku i kulluar” . Ishte nxënës atëhere ai. Agolli fitoi cmimin e tretë , kurse cmimin e pare e fitoi Drago Siliqi. Drago atehere ishte anëtar i KQ të Rinisë.

Atë vjershë të Agollit unë e mbaj mend edhe sot e kësaj dite:Reciton:

Rreth kasolles së vetmuar

Po fryn era me tërbim,

ngre dëborën e pashkelur

Përmbi mure e përplas

Dhe catia vrima-vrima

Sec gjëmon e uturin

Një mal dimë se ka pllakosur

Gjithë dëborë e më pas

Edhe brenda në kasolle

Mbi një thes e lecka qepur

Është shtrirë i përgjakur

trupi njomë i një djali

Shtrat e ka thesin me xhungë

dhe jastëkun ku mbështetur

gjuri nënës është bërë

fryn pranvera që ka marrë…

-Një jetë të tërë kemi punuar me atë. Driteroi thoshte në një libër që “le të jetë ky libër në bibliotekën tënde dhe të na kujtoj ato vjershat plot qyfyre që shkruanim nën catinë e konviktit tonë të mbuluar me plloca, kur ishim në gjimnazin Asim Zneli të Gjirokastrës.

-E ke dashu Driteronë?

-Dhe ai më ka dashur mua.

Ne edhe pasi mbaruam shkollën e mesme në Gjirokastër, e mbajtëm shoqërinë. Ai shkoi për studime, megjithëse donte për veteriner, se e kishte qejf blegtorinë, por nguli këmbë ish-ministri i arsimit të saj kohe Kahreman Ylli dhe e coi në Leningrad për studime. Megjithëse larg, ne nuk e harruam njëri-tjetrin por shkruanim letra.Një herë ai më kishte futur nja dy brisqe rroje brenda në zarf dhe mi dërgonte mua duke më porositur: “Shiko, bëj kujdes se presin shumë këta e mos pritesh dhe po u gjakose s’kam c’i them e s’i dal dot para syve xha Janit, (babait tim).

Një herë tjetër brenda në letër kishte futur dhe një fotografi ku kishte dalë  ky në mes dhe anës një gjermane dhe një ruse dhe më shkruante mua: “Ja, more, Gaqo,   pa shiko: unë jam me dy dama këtu” .Do i përgjigjesha po me gjuhën e humorit.Ne në klase kishim 12 cupa dhe tre djem.Ua tregova foton cupave të grupit tim. Ato më futën mua në mes dhe bëmë një fotografi. Ia nisa Agollit që ishte në Leningrad foton  dhe i shkrova:  “Shikomë mua ti, paaa. Ti me dy, unë me 12 vajza”. Bënte shumë shaka dhe pranonte shaka, Driteroi….

-Faleminderit, Gaqo!

Në emër të miqve shkrimtarë dhe jo vetëm, i shprehim ngushëllime familjes për largimin nga jeta të gazetarit e shkrimtarit humorist, Hyskë Borobojka!

XHEMIL DUKA DHE MANDOLINA E LIRISË- Nga Albert HABAZAJ

 

Rrëzë maleve të larta të Lumit të Vlorës

Pushka dhe pena binjake kanë qenë,

Dhe bijtë e Vranishtit si zogjtë e shqiponjës

Emër me firmë në histori kanë lënë.

 

Nga Gurra e Vranishtit e kthjellët, e kulluar

Janë lartuar bredha të blertë, të bukur,

Një nga ata edhe Mësuesi i Merituar

Me “syrin në belxhik” që s’ luftoi për t’u dukur.

 

Nga rrënja – fisnik në udhëtimin për dritë

Shndriti për brezat Xhemil Veli Adem Duka,

Ajo derë e bardhë Plakun e Flamurit ka pritur

Në atë derë bujare kombëtare qe buka.

 

Dy abetaret e shenjta të Ismail Qemalit

Miku i Halim Xhelos dhe Jani Mingës

Ua mësoi Pishtari fëmijëve të fshatit

Me zë e shpirt dhe tingujt e mandolinës.

 

Ato abetare të Naum Veqilharxhit

Sa zjarre ndezën në Labëri e Vlorë,

Mësuesi në çetën e Sali Kapedanit

Luftoi si trimat me armë në dorë.

 

Ai që prind i dytë u bë për vogëlushët,

Ai që si vëlla i mësonte banorët e Lumit,

Ai që si kreshnik në zemra ndezi prushe,

Që me dritën e tij ia preu fuqinë plumbit.

 

Para tij Merçan Qejvani e Daut Seferi,

Dy llambadarë heroikë të arsimit,

Xhemil Duka me shtatë ngjyrat e ylberit

U shfaq në qiellin me vetëtima të Vranishtit.

 

Dhe stafeta e tij kalon nga bredhi në bredh

Dhe Vranishti me supe në mal të krenarisë,

“Do filloj duke menduar” vargje derdh

Me tingujt ëmbël të mandolinës së lirisë.

 

Tiranë, 04.04.2026

Figura e një edukatori dhe intelektuali të përndjekur- Shkrim përkujtimor nga Eduard M. Dilo

QIRJAKO ILIA DILO (1902–1976)

Historia kulturore dhe arsimore shqiptare njeh figura që, edhe pse të luftuara rëndë në kohën e diktaturës, mbeten thelbësore për të kuptuar përmasat e sakrificës intelektuale dhe qytetare. 

 Një prej tyre është Qirjako Ilia Dilo, personalitet i formuar në traditën e dijes, i përkushtuar ndaj arsimit, gjuhës shqipe dhe interesit kombëtar.

Qirjako Dilo lindi në Sheper të Zagorisë më 5 Prill 1902. Qysh në moshë të hershme u dallua për prirje të veçanta intelektuale dhe përkushtim ndaj dijes. Ishte studiues i gjithanshëm, njohës i thellë i kulturës klasike, zotërues i disa gjuhëve të huaja dhe, në mënyrë të veçantë, i greqishtes së vjetër — një veçori e rrallë për kohën dhe mjedisin shqiptar.

Kontributi i tij në arsim është i hershëm dhe domethënës. Në vitin 1917, vetëm pesëmbëdhjetë vjeç, hapi shkollën e parë shqipe në Nivan(Zagori), në një periudhë kur mësimi i gjuhës shqipe shoqërohej me rrezik real për jetën. Më pas drejtor në shkollën e Poliçanit (Pogon), duke ushtruar mësimdhënie në kushte të vështira, por me përkushtim të palëkundur.

Studime të mëtejshme vijoi në Bari (Itali), në fushën e hipotekave. Gjatë kësaj periudhe punoi edhe si gazetar, në bashkëpunim me figura të njohura të shtypit shqiptar, si Leonidha Naçi, dhe më pas shërbeu si drejtor drejtorie në Ministrinë e Financave. Sistemimi i Ipotekave shqipëtare dhe ratifikimi I ligjit të pronësisë mbajnë ermin e tij në arkivat shqipëtare. 

Megjithatë, refuzoi funksione të larta shtetërore, përfshirë poste ministrore gjatë 

periudhës së fashizmit, kur ato binin ndesh me interesat kombëtare dhe parimet e tij morale.

U martua me Ifi Hariton, vajza e Petro Mihal Haritos një nga personalitetet e shquara të kombit shqiptar.

Pas vendosjes së regjimit komunist, Qirjako Dilo u konsiderua element i padëshiruar. 

I njohur për mendim të pavarur, gjykim kritik dhe integritet personal, ai u pa si pengesë ideologjike. Në vitin 1953 u arrestua me akuza të fabrikuara, u torturua dhe u lirua.  Refuzoi të bashkëpunonte me organet e Sigurimit të Shtetit. 

Në vijim, familja e tij u përball me forma të vazhdueshme persekutimi.

Pavarësisht presionit, Ai ruajti dinjitetin dhe heshtjen morale. I formuar në frymën e mendimit klasik grek, ai besonte se përkohshmëria e jetës nuk mund të errësojë përjetësinë e së vërtetës. I angazhuar vazhdimisht me risitë e pedagogjisë italiane dhe gjermane, ai mbeti një edukator i rrallë, pa një të dytë si Ai.

La pas dorëshkrime, kujtime dhe materiale pedagogjike, përfshirë metoda për mësimin e gjuhës italiane, që dëshmojnë për seriozitetin dhe thellësinë e punës së tij intelektuale.

Figura e Qirjako Ilia Dilos nuk mund të kuptohet e shkëputur nga tradita familjare e Dilo-ve të Sheperit, e lidhur ngushtë me emra si Ilia Dilo Sheperi dhe Aristidh Ruci, si dhe nga qëndrimi i përbashkët i vëllezërve dhe motrës Viktori, të cilët ndanë të njëjtin fat përndjekjeje dhe persekutimi. Të gjithë mbetën, në mënyrë paradoksale, të huaj në vendin e tyre, për shkak të një atdhedashurie të pakompromis.

Qirjako Ilia Dilo u nda nga jeta në tetor të vitit 1976, në Nivan(Zagori).

U përcoll për në banesën e fundit në Sheper nga një rreth i ngushtë familjar, si pasojë e ndalimeve dhe paragjykimeve politike të kohës. Ky fakt përbën një simbol domethënës të trajtimit që iu rezervua gjatë gjithë jetës.

Rikthimi i figurave si Qirjako Ilia Dilo në vëmendjen publike nuk është vetëm akt kujtese, por edhe detyrim kulturor. 

Ato ndihmojnë në rivlerësimin e historisë sonë intelektuale dhe në ndërtimin e një bindjeje më të drejtë për rolin e dijes, karakterit dhe rezistencës morale në shoqërinë shqiptare.

Koha lind rrallë njerëz që i përkasin më shumë dritës sesa vetes. I sjell pa bujë dhe i largon po aq qetë, por ajo që lënë pas mbetet e pamatshme për breza të tërë. Fjala e tyre nuk shuhet; ajo qëndron si një meteor që kalon shpejt, por ndriçon thellë. 

I tillë ishte Qirjako Ilia Dilo — i lindur për të ndriçuar kohën që jetoi.

TRISHTOHEN LULET NGA MARSI I HIDHUR- Nga Albert HABAZAJ

 

 

Në kujtim të tragjedisë së 28 Marsit 1997 në kanalin e Otrantos me përmbytjen e Katërit të Radës

 

 

 

Trishtohen lulet nga marsi i hidhur

Dhe bregu bregut i mban mëri,

Për jetët pa faj që thellë kanë ikur

Vyshken lulet nga ai mars i zi.

 

Përvitshëm, kur vjen njëzet e tetë marsi

Rituali i pikëllimit nxin nga ritet mortore,

Sa thonë që Otrantos buza e shpirti i plasi

Sa thonë që dhe dallgët ndihen fajtore.

 

Të pafajshmit ata që i hipën ëndrrës

Dhe u bënë qivure në fund të detit,

Nga drithërima ime dhemb refren i këngës

Nga harrimi, nga heshtja rrëqethëse e shtetit.

 

Përditë në monument të memories ata

I kemi me frymën tonë fatkeqët në gjëmë,

As nënat shamizeza, as Shqipëria s’u dha

Nuk thahen lulet, se në kopsht kanë rrënjë.

 

Vlorë, e premte, 28 Mars 2026

Desantët e djegur Nga arkivi i Ministrisë së Brendëshme

Më 15.10.1951 u hodhën me parashutë në zonën e Lushnjes desantët Nuredin Lusha (nga Lushnja), Dilaver Kuçuqi (nga Libohova), Kalem Xhepexhiu (nga Lushnja). Duke mos gjetur terren të përshtatshëm, iu drejtuan kufirit nga lindja. Më 7.12.1951 ata shkuan në shtëpinë e Hamdi Bogdanit në Rrajcë të Librazhdit. Ky pasi i strehon, me dinakëri izolon dyert, del jashtë dhe i vë flakën shtëpisë. Për këtë veprim të pabesë e të padëgjuar, Bogdani u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe u shpërblye me 70 mijë lekë.

Si kundërveprim të këtij akti, më 26.6.1952, desantë të tjerë hodhën 4 bomba në shtëpinë ku ishin vendosur Hamdi dhe vëllai i tij.

Në foto është njëri nga tre të djegurit.

 

Arkiv i Voal.ch 18 Mars 2015 VUK DRASHKOVIÇI – PËR 3 VJET NË SARAJEVË VRAMË 12 MIJË CIVILË, 2 MIJË ISHIN FËMIJË

Drashkoviçi – Oferta e Rambujesë ishte e mirë, por Millosheviçi nuk e pranoi

Arkivi i Voal.ch E Mërkurë, 03.18.2015, 03:35pm (GMT+1)


Beograd, 18 mars – “Ka ardhur koha që Serbisë dhe serbëve t’u tregohet e vërteta”, ka deklaruar në një intervistë për mediat serbe, Vuk Drashkoviq, udhëheqësi i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe.

“Nuk ka asnjë serb i vetëm që është gjykuar në Hagë, dhe që në sytë e shumicës dërrmuese të njerëzve nuk është hero. Sllobodan Millosheviq është përgjegjës për politikën e humbjeve të tmerrshme dhe krimet. Ministrat e adhurojnë atë edhe në varr dhe thonë për të se ishte zgjedhur nga vetë Perëndia”, ka thënë ndër tjera Drashkoviq.

Drashkoviq thekson se po heshtet në lidhje me të vërtetën, dhe se shumica e krimeve në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë janë kryer nga pala serbe, transmeton shkrimin e Telegrafit.rs ATSH-ja.

Ai thekson se Serbia duhet të pranojë humbjen dhe se asgjë nuk mund të justifikohet.

“Politika e re duhet të pastrohet nga politika e mëparshme e disfatës dhe krimit dhe të gjitha armiqësitë e luftës duhet të kthehen në miqësi. Këtë e kanë bërë gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore dhe e shohim se ku janë sot. Këtë duhet ta bëjë edhe Serbia.

Serbia duhet që armiqësinë me shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët ta shndërrojë në miqësi. Sigurisht ende ka dhimbje për viktimat e bombardimeve të NATO-s, por numri i këtyre viktimave është shumë më i vogël se sa të themi, numri i viktimave të vrarë nga bombat serbe vetëm në Sarajevë. Për tre vjet, janë vrarë afër 12.000 civilë, nga të cilët më shumë se 2.000 fëmijë”, ka deklaruar Drashkoviq.

Ai ka folur edhe për marrëveshjen e Rambujesë, duke rikujtuar refuzimin e Millosheviqit për ta pranuar atë.

“Në Rambuje, Perëndimi ofroi për të nënshkruar një autonomi të lartë për Kosovën brenda Serbisë, për të mbajtur të gjitha simbolet e sovranitetit, si dhe prezencën e 10 mijë ushtarëve dhe dy mijë policëve, të cilët do të ndihmonin trupat e huaja në zbatim të marrëveshjes dhe për çarmatosjen e UÇK-së.

Kjo marrëveshje u refuzua nga Serbia dhe pastaj, si dënim, mbërriti propozimi inferior, i cili gjithashtu mendoj që, për të parandaluar bombardimet e NATO-s, duhej pranuar por Serbia nuk e pranoi”, ka thënë Drashkoviq.

Njëra ndër arsyet se pse e kishte refuzuar këtë marrëveshje Millosheviqi, sipas Drashkoviq, ishte fakti se ai dëshironte edhe më tej të “afrohej” me Rusinë.

“Sapo filluan bombardimet, Kuvendi Federal pranoi propozimin e një konfederate me Rusinë dhe Bjellorusinë”, ka theksuar Drashkoviq.

Drashkoviq ka folur edhe për planin “Dy K”.

“Po heshtet edhe për këtë. Para “Z-4″ ka pasur një iniciativë nga Kongresi i ShBA, që unë e kam mbështetur fuqishëm plani “Dy K” (Kosova dhe Krajina), me të cilin parashihej që Kosova në kuadër të Serbisë të ketë po atë status që do të ketë Krajina në kuadër të Kroacisë. Edhe këtë Beogradi e refuzoi duke u tallur me të”.

I pyetur nga Telegrafi nëse statusi i Kosovës përbën edhe një të vërtetë tjetër që Serbia duhet ta pranojë, Drashkoviq u përgjigj:

“Ta merr mendja.

Ne nuk kemi të drejtë të mohojmë gjendjen faktike. Shumica bindëse e anëtareve të KB dhe BE ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ky numër nga dita në ditë do të rritet dhe Serbia kësaj nuk ka çfarë t’i bëjë. Serbia nuk ka të drejtë të mohojë realitetin. Serbia, nga arsye emocionale dhe historike refuzon të njohë formalisht pavarësinë, por pavarësia faktike s’mund të mohohet. Ashtu siç nuk mund të gënjehet populli i vet se në Bruksel po negocionuakan Serbia dhe Serbia. Atje nuk po bisedohet ndërmet Serbisë e “institucioneve të përkohshme të krahinës”.

Kjo është për Riplin. Kjo i kushton shtrenjtë Serbisë, ndërsa realiteti është i dhembshëm.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do t’i sillte Serbisë më shumë para sesa tri rrjedha jugore (e ka fjalën për gazsjellësin nga Rusia sqarim ynë)”.

Pyetjes se a do të jetë Serbia e detyruar ta njohë Kosovën, Drashkoviq u përgjigj:
“Nuk është Serbia e detyruar ta njohë. Kral Aleksandër Karagjorgjeviq për të gjallë të vet nuk e ka njohur Rusinë Sovjetike, por nuk e ka mohuar ekzistimin e saj”.

AGRON STAROVA, NJË EMËR I NDERUAR QË IDENTIFIKOHET ME QYTETIN E POGRADECIT

Agron Muharrem Starova ka lindur në 16 korrik 1929 në qytetin e Pogradecit në një familje të nënpunësi i lartë.

Babai i tij Muharremi ka qënë me gradën Major në Ushtrinë e vitev ‘20- ‘30,

një vëlla Skënderi kish studiuar në Akademinë Ushtarake në Itali ,

ndërsa Tomorri kishte studiuar në Shkollën Normale Elbasan.

I rritur me atdhedashuri në moshë të vogël në vitin 1944 rreshtohet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare në Brigadën e IV-S dhe I-S ku lufton kundër nazifashistët deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë.

Në shtator të vitit 1945 fillon studimet në Shkollën ushtarake “Skënderbej” në Tiranë deri në vitin 1949.

Për arsye shëndetsore nuk e përfundon.

Kthehet në Pogradec dhe vazhdon Shkollën Pedagogjike pa shkëputje nga puna.

Agroni kishte pasion artin skenik dhe aktivizohet në lëvizjen kulturore artistike të qytetit si aktor dhe regjizor.

Në vitin 1951 emërohet Regjisor i Teatrit të Qytetit të Pogradecit deri 1953. Ai organizon shumë aktivitete artistike ku u përfshinë edhe nxënësit e shkollave duke patur sukses.

Në vitin 1952 në Pogradec bashkë me një grup të vogël të artit skenik, ai bashkë me Piro Xëxin krijojnë bërthamën e Teatrit të Kukullave, që pati një emër dhe sukses jo vetëm në qytetin e POgradecit por edhe jashtë tij.

Komunikimi i shkëlqyer me brezin e ri, jo vetëm në aktivizimin por edhe në zbulimin e talenteve të reja bëri  që prej vitit 1954 deri në vitin 1964 ai punon si Drejtor në Shtëpinë e Pionierit Pogradec duke organizuar shfaqe teatrale, festivale dhe koncerte shumë të sukseshme.

Ishin këto suksese në jetën kulturore artistike të qytetit që në vitin 1964 bënë të emërohet Inspektor në Seksionin e Arsimit dhe Kulturës ku punoi deri 1969.

Në 22 mars 1969 emërohet mësues në Shkollën “ Koli Gusho” ku jep mësim në lëndën e Gjeografisë.

Në vitin 1971 përfundon ndërtimin Shkolla “30 vjetori i Çlirimit” ( sot Shkolla Kozma Basho) dhe Agroni Starova emërohet Nëndrejtor ku punon deri në vitin 1976.

Në shtator 1976 emërohet Nëndrejtor në Shkollën “ Koli Gusho” duke punuar me pasion dhe korrektësi deri në vitin 1984 ku dhe doli në pension.

Puna e Agron Starovës vazhdoi edhe mbas pensionit.

Duke qënë i apasionuar pas artit por dhe sportit ku ka punuar për një periudhe të gjatë edhe si gazetar sportiv shkroi mjaft artikuj në gazetat e kohës.

Boton librat me vlere mbi historikun e Teatrit të Kukullave dhe Sportit në Pogradec titulluar “Një jetë me artin e skenës” dhe “Sporti në Pogradec”.

Agroni gjithmonë ka gëzuar simpatinë dhe respektin e qytetarëve, nxënësve dhe kolegëve.

Agron Starova u nda nga jeta më 27 Prill 2009.

Ai mbetet një nga emrat e respektuar me të cilin qyteti i Pogradecit krenohet.

Të kujtojmë sot më 8 Mars ROSA PARKS “NËNA E LËVIZJEVE PËR LIRI ” Nga Elida Buçpapaj

VOAL – Dhjetori i vitit 1955 shënon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fillimin e protestës më të fuqishme për automjetet e transportit rrugor. Shkaku i kësaj lëvizje masive në Montgomeri të Alabamës, ishte përgjigja negative që Rosa Parks i dha urdhërit të shoferit të autobusit.

Rosa Parks, një grua zezake dhe një emër sinonim me të drejtat civile. Në 1 dhjetorin e vitit 1955, ajo refuzoi të ulej në fund të autobusit, ku normalisht të bardhët uleshin në vendet e para dhe zezakët në të fundit. Ajo u arrestua, dhe zezakët e qytetit Montgomeri të Alabamës nisën protestat.

Me kurajon qytetare dhe e ndërgjegjësuar për veprimin e saj të drejtë, vendosi të mos i bindej më diskriminimit racial të asaj kohe. Ajo nuk pranoi të ulej në vendin e destinuar për zezakët, si një përçmim dhe diskriminimim i hapur i të bardhëve ndaj zezakëve. Rosa Parks nuk pranoi të përçmohej e persekutohej më në mënyrë publike. Rosa Prks luftoi kundër segregacionit. Shoferi i quajtur James Blake menjëherë njoftoi policët, të cilët e dërguan në rajonin e policisë ku edhe e paditën.

Rosa Parks njihej në atë kohë si veprimtare e shquar për të drejtat e njerëzve me ngjyrë.

Burgosja e Parks do të pasohej me bojkote e greva të mëtejshme, qëllimi i të cilave ishte heqja e dallimit racial nëpër ambjentet pubilke për njerëzit me ngjyrë në SHBA. Demostratave e marshimeve të gjata, që zgjatën më shumë se një vit në Montgomery do t’i shtoheshin turmat e mëdha të zezakëve, si dhe simpatizantët e bardhë. Guvernatori i Kansasit dërgoi trupat shtetërore e forcat policore për të ndalur hyrjen e studentëve zezakë nëpër Shkollat e Larta Qëndrore në Little Rock, ndërkohë që popullsia zezake vazhdonte bojkotin me mjetet e transportit rrugor.

Afrikano amerikania Rosa Parks ka lindur në shkurt të vitit 1913. Ajo do të njihet si aktiviste e të drejtave civile. Roza Parks, ulet e qetë në një autobus në Montgomery, Alabama në një vend të destinuar vetëm për të bardhët.Pak më shumë se një vit pasi veprimi i saj zgjoi lëvizjen për të drejtat civile dhe e ktheu diskriminimin në jugun e Amerikës në një skandal botëror.Për këtë arsye në Amerikë muaj shkurti njihet si Black History Month Muaji i Historisë të Zezë. Kur doli në pension Rosa Parks shkroi një libër autobiografik.

Për veprimtarinë e saj të palodhur në mbrojtje të të drejtave e lirive të mohuara njerëzore, është vlerësuar me Çmime e Medalje të ndryshme. Në vitin 1979 i jepet “Spingam Medal”, ndërsa Kongresi Amerikan e ka quajtur ” Zonja e Parë e të Drejtave Civile” si dhe “The Mother of Freedom Movements”.

Rosa Park, me një gjest të thjeshtë, ndihmoi të ndryshonte Amerikën dhe ndryshoi botën.

“Nuk duhet të kesh kurrë frikë për atë që po bën kur është e drejtë.” “Do të doja të njihesha si një person që shqetësohet për lirinë, barazinë, drejtësinë dhe prosperitetin për të gjithë njerëzit.” “Kam mësuar gjatë viteve se kur dikush është i vendosur, kjo zvogëlon frikën; të dish se çfarë duhet bërë e zhduk frikën.” “Çdo person duhet ta jetojë jetën e tij si model për të tjerët.” “Të vetmen lodhje, që përjetoja, ishte lodhja që përjetoja duke u dorëzuar”. Këto janë disa thënie nga Rosa Parks.

Në mjediset e Kongresit amerikan në shkurt të vitit 2013 u përurua një skulpturë bronzi, gati 3 metra e lartë, për nder të veprimtares së të drejtave civile Rosa Parks. Kjo është skulptura e parë, e plotë, kushtuar një afrikano-amerikaneje që vendoset në Sallën e Statujave të Kongresit. Në ceremoninë e përurimit morën pjesë presidenti Barak Obama dhe drejtuesit e Kongresit.

Presidenti tha se “Rosa Parks jetoi me dinjitet dhe fisnikëri” dhe në një moment të vetëm ndryshoi rrjedhën e historisë së vendit dhe të botës. Me vendosjen e statujës së saj në Kongres, tha presidenti “ajo zë vendin e merituar mes atyre që kanë përcaktuar kursin e Shteteve të Bashkuara”. Në vitin 1955, në një moment kyç për lëvizjen e të drejtave civile, Rosa Parks nuk pranoi t’i lëshonte vendin një të bardhi në autobus.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Montgomërit, në shtetin e Albamës, që në atë kohë ishte i ndarë në baza racore. Arrestimi i saj u bë shkas për bojktomin e autobuzëve për më shumë e një vit. Më 1956, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi ta shpallë të jashtëligjshme praktikën e ndarjes racore në mjetet e transportit publik.

Rosa Parks vdiq në vitin 2005 në moshën 92 vjeçare. Për nder të saj Shërbimi Postar nxorri një pullë më 4 shkurt të këtij viti me rastin e 100 vjetorit të lindjes./E.B.


 

www.voal-online.ch

Hana Këlcyra, vajza e Ali Këlcyrës tregon për Ernest Koliqin

Hana Këlcyra, vajza e Ali Këlcyra, ka treguar një episod të paharrueshëm nga një bisedë në Rome mes të atit dhe shkrimtarit Ernest Koliqi.

Në atë takim, Ali Këlcyra e pyeti Koliqin pse kishte zgjedhur të bashkëpunonte me italianët gjatë LIIB. Nuk ishte hera e parë që e ngrinte këtë pyetje. Megjithatë, gjithnjë Koliqi kishte zgjedhur të mos përgjigjej.

Këtë herë ai u ngrit në heshtje dhe shkoi në një dhomë tjetër. Pas pak u kthye duke mbajtur një thes të mbushur me letra dhe e vendosi mbi tavolinë përpara Këlcyrës.

Brenda ishin qindra letra nga nxënës shqiptarë të Kosovës, të cilët falënderonin për hapjen e shumë shkollave shqipe në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare gjatë asaj periudhe.

Pas asaj dite, Ali Këlcyra nuk ia bëri më kurrë këtë pyetje Ernest Koliqit.

Marrë nga LinkedIn – Marlin Muça

Arkivi i Voal.ch 24.02.2013 THUEJ DY FJALË PËR VEDI, MORE BURRË! Nga ZEQIR LUSHAJ intervistë me publicistin FRITZ RADOVANI

Arkivi i Voal.ch E Djelë, 02.24.2013, 08:54am (GMT+1)

-Ne gazetarët, jemi diçka si puna e mjeshtërve. E dini si thonë për mjeshtërit? “Rregullojnë tërë jetën shtëpitë e të tjerëve dhe harrojnë shtëpinë e vet”. Edhe gazetari shkruan tërë jeten për të tjerët (dhe mirë bën), por për vet gazetarin, thuajse nuk kujtohet kush! Mjafton që i shihet emri në gazeta a libra dhe kaq.

Ndaj edhe unë sot, ju drejtova me shumë deshirë për një intervistë, gazetarit, publicistit, shkrimtarit, artistit, politikanit, historianit, aktivistit të gjithanshem shoqror , bashkpunëtorit të shquar të revistës emërmirë “ZemraShqiptare”, zotit Fritz Radovani. Titullin e kësaj interviste, si rrallë herë në praktiken time të gazetarisë, e paracaktova:-Thuej dy fjalë për vedi, more burrë!

Hajt pra, ta ndjekim këtë bisedë me shkodranin që na flet nga njëri prej cepave më të largët të Globit, nga Melbourne Australi-

  1. Fritzi-prindërit- Shkodra
    1. Zotni Fritz: Emri juaj tingëllon diçka si emër i huaj! Ndaj, sëpari, na fol pak për veten dhe emrin tend.
    Përgjigje:
    Ju falnderoj që jeni kujtue per këte intervistë në këto ditë feste nder ma të paharrueshmet dhe të perjetshmet për Shqiptarë kudo që janë! Baba, Kolë Tomë Radovani, i perket fisit Ejllori, të ikun mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit në kater anët e Botës…Një degë e vendosun në Dalmaci, nga plaku Rrok, mori këte mbiemen Radovani. Në shtëpi të Radovanëve në vitin 1874, në pjesën e mbrapme të saj, thëmelet e së cilës janë kenë deri në vitët 1965, asht kenë hapë edhe shkolla e parë shqipe, e cila dokumentohet me shenimet e asaj Famulli të bame nga Don Zef Ashta, që e hapi i pari atë shkollë, tue mbetë një nga ngjarjet ma me vlerë në historinë e Rilindjes kombëtare per arësimin tonë Shqiptar.

Në rregjistrin e Famullisë së Shirokës, në faqen 22, për fat ruhet shenimi edhe sot: “Shkolla ose Mësonjtoria për djelm xu fill në vjetin 1874 e, kje çilë e mbajtë prej Meshtarve që shërbenin si famullitarë. Kështu, djelmënia e Shirokës pat rasë të mirë me xanë me shkrue, me lexue e pak aritmetikë.” (Nga studjuesit Gjush Sheldija, Sander Troshani dhe Gjovalin Pavaci, për këte shkollë shqipe.)

Nana e Babës tim ishte Gjystja Gurakuqi, bash vajza e axhës së Atdhetarit Luigj Gurakuqi. Nana ime Viktoria, ishte e fisit Prennushi nga Shkodra.

Miqsia e Babes me një oficer austriak tek gazermat nalt Shirokës, ku Baba u njoh me jeten ushtarake të Austrisë, trashigoi emnin tim Federik (shkurt Fritz).

  1. Ku të dhemb zemra më shumë, kur kujton prindërit?
    Përgjigje:
    Ndoshta pak kush kujtimet e para i fillon me gjakun e derdhun të Babës në korridorin e shtëpisë, në 13 Tetorin e 1943, kur Ai ishte 40 vjeç…në Tiranë, por kur Nana merrte rrugat me shkue nder kampet e shfarosjes komuniste me i çue pak gja vllaut të madh, që u dënue dy herë apo dajave tanë, të burgosun njenimbastjetrit ishin shumë ma pak se kur u kthye nga burgu i Fretenëve të Shkodres, me një strajcë tesha të flliquna e të gjakosuna nga torturat e xhelatëve…me 11 Mars 1948, kur i kishin pushkatue axhen e Saj, At Mati Prennushin… Dhe tregoi, se Dulaç Lekiqi, tek dera e Burgut i kishte thanë me kapadaillek: “Mos sill ma ushqime se e kemi pushkatue!”
  2. Ç’farë mendon se ke korigjuar tek fëmijtë e tu, kur kujton fëmijërinë tënde?
    Përgjigje:
    Vetem “harresen” e sofratasave! Ndersa, frika ndaj “Besimit tek Zoti” ishte e pranishme deri në 1990, kur djalin e paditen se mban Kryq në qafë…

Vajza kur ishte maturante per fat nuk më ka tregue se me daten 2 Prill 1991, Ajo do të shkonte para komitetit partisë, ku u bane vrasjet e mnershme në prani të nxansave të shkollës “Jordan Misja” , ku ishte edhe vajza ime në rreshtin e parë…

  1. E di se je i kënaqur me jetën në Australi, por guxoj të të pyes se: -a mund të ketë në botë ndonjë vend më të bukur se Shkodërlocja për djalin e Radovanëve?
    Përgjigje:
    – Shkodra, Rozafa, Shiroka, Zalli i Kirit dhe Rrëmaji i 11 Nandorit 1990, kur Kleriku Don Simon Jubani, shpalli Demokracinë…Nuk persëriten Kurrma!
  2. Kur udhëton me biçikletë nëpër qytet, a fishkëllon, (si pa dashur), këngë popullore qytetare shkodrane…?!
    Përgjigje:
    Më pelqejnë fjalët e atyne kangëve…e shpesh kujtoj një prej Tyne, me të cilen më lidhin shumë kujtime:”Në Shkodren tonë ka ra një dritë!”…E kur merzitem, këndoj nënza: Nga “Juda Makabe”… “tradhëtarët na lanë pa Atdhe!”
  3. Botkuptimi për religjionin
  4. Ç’është feja, për zotin Radovani?
    Përgjigje: Do të persërisë njohjen e parë me Fenë Katolike nga fjalët e dajës tim Don Kolec Prennushi, kur ishe 5 ose 6 vjeç në qelen e Tij, në Dajç të Bregut Bunës së Shkodres, dy vjet mbasi”kishin hy këta”(komunistët) në 1946, kur më mësoi:
    “Na kemi le Shqiptarë dhe jemi të gjakut Gjergj Kastriotit, mbasi jemi Pagzue jemi ba Katolik…unë u bana prift…ti neser do të rritesh, do të shkosh nder shkolla…

Por, “Emnin Shqiptar dhe Besimin Katolik” ASNJEHERË mos i ndrysho as mos i tradhëto ashtu si i tradhëtojnë komunistët!”…

  1. Një Dikush i ditur ka thenë se: “feja është një skllavëri e nevojshme shpirtërore”. A jeni dakort?
    Përgjigjie:
    Jo, absolutisht jo! Feja cilado kjoftë Ajo, që besohet me vetdije dhe e padhunueme, asht optimizmi i jetës, asht sigurija në të ardhmen dhe asht Ajo, që ushqen nder damart e gjakut Dashninë, Miqsinë, Bujarinë, trimninë dhe të domosdoshmen tolerancë nga Familja e deri tek Shoqnia dhe Shteti.
  2. Pse nuk e vrau Zoti Enver Hoxhën që shkaterroj fenë dhe institucionet fetare?
    Përgjigje:-
    Më vjen shumë keq që nuk e dini sesi ka perfundue diktatori!
    Ai kishte disa vite që nuk shihte me sy, mandej, në sofer ku ishin të gjitha të mirat, ai nga viti 1972 me që vuente nga diabeti, ushqehej me pak ushqime pa kripë, dhe nuk shijonte asgja…E mbylli jeten pa mend në kokë…budallë! Ai nuk dinte ku asht dhe ku po shkon…persa vite e vite! Si do me të vra Zoti ndryshej?…
  3. A mos është më tolerant vet Zoti, se sa ne krijesat e tij? Nese “Po”, pse kështu?
    Përgjigje:
    Zoti asht Dashnia e Pafund. Çdo njeri asht Krijesë e Tij. Ati falë edhe kur nuk di me kerkue ndjesë fajtori. Po kur fajtori “nuk do me kerkue falje” dhe, jo vetem asht i pandreqshem, por bahet edhe dhunues e vrasës i Veprave të Tij, atëherë zemrimi i Zotit, asht “mos e provoftë Njeriu”…
    Ate, që kanë provue per 47 vjet Shqiptarët!
  4. Përfytyro veten një çast përpara Jezu Krishtit. Ç’farë do t’i kërkoje Atij?
    Përgjigje:-
    Populli Shqiptar per 47 vjet Kristjanë dhe Muslimanë kanë ndjekë rrugen e Lindjes,rrugen e mundimeve të Jezusit drejtë Golgotës! Mbi gjysë miljoni edhe janë Kryqzue! Unë Jezusit i kerkoj vazhdimisht Këthimin e të gjithë Shqiptarëve në Kopshtin e Tij, Aty ku Ai …fali Pjetrin dhe Juden!
  5. F. Radovani dhe politika
  6. Për një të përndjekur politik, a krijon fjala”politikë” alergji?
    Përgjigje:
    Jo, fjala politikë nuk më krijon aspak alergji. Sa mora mend, kam mesue fjalen politikë. Alergji më krijojnë “politikanët” shqiptarë!
    Gjergj Kastrioti ka thanë: “Madhështia e një udhëheqësi të Shtetit, asht lumtunia e Popullit të Tij!”…Ai “politikan” që nuk punon per këte që la testament Gjergj Kastrioti, per mue asht i neveritshem dhe i pashpirtë.
  7. Mbas gjysëm shekulli shtypje e përsekutimi, e mbas 22 vjetësh liri-demokraci, pse nuk u organizuan si duhet klasa e ish të përndjekurve?
    Përgjigje: –
    Në Shtatorin e vitit 1991 jam unë që kerkova në Komitetit Ekzekutiv të Shkodres formimin e “Shoqates së të Perndjekunëve dhe të Persekutuemëve Politik të Shqipnisë”. U aprovue atëherë nga z. Gramoz Pashko. Kryetari i Parë i saj në Shkoder u caktue i Ndjeri Lin Martini, një Burrë që e nderonte ate.

Ashtu si u veprue në parti demokratike nga pasuesit e Ramiz Alisë, ku kryesitë e tyne u zaptuen nga agjentët e sigurimit, ashtu u shpartalluen edhe Shoqatat…

Formimi i “shoqatave” tjera nga Pjeter Arbnori, Ali Kazazi…etj, ishin perçarëse dhe shkatrruese të organizimit të luftës per Demokraci të vertetë e të drejta të tyne.

  1. Në monizëm dihet ajo punë, po në demokraci pse të përndoqen more zotni?
    Përgjigje: –
    Per të njajten arsye! Unë nuk hyna në ASNJË Parti. U angazhova me Bashkimin e Sindikatave të Pavaruna Shqiptare (BSPSh). Ishe në Kryesinë e Saj, kur komunistët dhe oficerët e sigurimit në Shkoder hoqen nga dyertë e shtëpive e apartamenteve të tyne “etiketat e emnave”. Në qeverinë e parë ku pushteti u nda mes komunistëve dhe “demokratëve”, unë kam dhanë një intervistë në “Zëri i Amerikës” se “nuk kam fare besim në një qeveri ku asht kjoftë edhe një komunist në perbamjen e saj, mbasi ata shkatrrojnë çdo gja demokratike!”

Kur mora vesh se edhe Presidenti Havel, e kishte thanë po këte gja!

  1. Shkodra e Fishtës dhe Migjenit, a mund të quhet edhe Shkodra e Ramiz Alisë e Jozefina Topallit? Nëse “Jo”, pse?
    Përgjigje:
    Shkodra ishte e Teutes, Oso Kukës, At Gjergj Fishtës, Luigj Gurakuqit… e kur ka ardhë Migjeni, kanë fillue me mendue që në Trojet e Tyne, duhet me hjedhë faren e keqe. Nen kujdesin e komshijëve u pat gjuejtë me top nga malazezët në 1913 Kisha Katedrale…Per me e sheshue Atë Kishë, shovenistët serb sollen nga Bosnja edhe një shegert në Shkoder, Ramiz Alinë… udhëheqës i “Revolucionit Kultural të 1967” dhe themelues i “Muzeut Ateist”, i vetmi në Botë. Jozefina Topalli nuk asht as e Bija e mostrave të Ramiz Alisë dhe as nuse e pjellave të Tij, mbasi Gjenarin Topalli asht kenë “Nderi i Rozafës”në burgjet e Shkodres! Ajo duhet me punue me hjekë vetem “tituj e dekoratat” e kriminelëve.
  2. Në këtë 100 vjetor të Pamvarësisë, cilin udhheqës shqiptar e veçoni për mirë gjatë këtij shekulli?
    Përgjigje:-
    Dedë Gjo’ Lulin, At Mati Prennushin, Luigj Gurakuqin, Imz. Kaçorrin, Imz. Lazer Mjeden, Ismail Qemalin,Isa Boletinin, Bajram Currin, Imz. Luigj Bumçin, Mustafa Krujen, Gjelosh Lulin, Prof Ymer Berishen, Prof Ibrahim Rrugoven, Lef Nosin, Arshi Pipen, ndersa, At Anton Harapi ma ka prishë qejfin kur tha se “edhe komunistat janë vllaznit tonë…”
  3. Shqiptari në rrugët e botës
    1. Ta informojmë pak lexuesin se si jeton Fritz Radovani në Australi?
    Përgjigje: –Me të gjitha të drejtat e detyrat e Shtetasit Australian. Australia asht nder Shtetet ma Demokratike të Botës moderne.
  4. Sikur po fiton ideja se është atdhe, aty ku njeriu jeton më mirë?!
    Përgjigje:
    -Jo, asht “ide” e gabueme! Ata që harrojnë “lejojnë” persëritjen… Asnjëherë nuk i harroj krizmat e automatikëve në Zallin e Kirit, mbas vitit 1945, kur na zgjonin nga gjumi me Nanen… në oren 05.00 të mengjezit…

Atë çast Një Atdhetar “Naltohej nga Qielli per Atdheun e Tij, Shqipninë”!

Jeta pa kujtime asht si ajo tek grazhdi…ku ndigjohet vetem kafshimi i barit…

Zot mos e premto!

  1. Largimet masive të shqiptarëve nëpër botë, a bien ndesh me patriotizmin që ne propagandojmë?
    Përgjigje:
    Deri diku! Po nuk duhet harrue se gjurmët mbesin…
    Shqiptarët gjithmonë kanë kenë të Lirë vetem jashta Atdheut! Edhe pse Shqipnia ishte e pushtueme nga turqit, Ata Shqiptarë që ishin në Stamboll, e kishin Lirinë e mendimit dhe të fjalës, e mjaft prej Tyne dhe Lirinë e Besimit. Naim Frashëri atje ka shkrue poezi per Jezu Krishtin…Vaso Pasha prej atje e pat detyrue Manush Myftiun me thanë në Shqipni në 1990: “Feja e Shqiptarit asht Shqiptaria!”
  2. Si e kupton sot, shprehjen e vjetër: “Për fe’ e për atdhe”?
    Përgjigje: –
    Ajo nuk asht shprehje e vjeter, sot, ajo asht ma aktuale se kurrë.
    Asht e vetmja shprehje që as nuk asht mësue, as nuk kuptohet domethanja e saj sot nga të gjithë qeveritarët e Trojeve Shqiptare. Në se ka me vazhdue mos me u studjue nder të gjitha shkollat shqiptare At Gjergj Fishta, me kryevepren e vet “Lahuta e Malësisë”, shkollat tona do të vazhdojnë me nxjerrë “intelektualë” të gjymtuem. Nuk ka ma të gjymtuem se ata që nuk e dijnë këte Formulë!
  3. A kan vlerë amanetet e emigranteve: “më varrosni në atdhe”?
    Përgjigje: –
    Janë pikrisht Ata që nuk kanë harrue Formulen që thame siper!
  4. Fritzi publicist-shkrimtar-artist
    1. Jeni një piktor e publicist i spikatur i kohës.(Lum ZemraShqiptare që të ka).Që kur shkruani e botoni?
    Përgjigje:
    Vetem mbas vitit 1991. Nuk jam kenë kurrë Trim. Edhe ky asht kenë një fat tjeter. Ndoshta burgosja e dhuna mund të më “dhuronte” një dosje, që nuk do të më lejonte as me shkrue as me mendue i Lirë. Libri i parë që kam marrë pjesë në grup, ishte ai që Ju dhurue Papës Gjon Pali II, në viziten e Tij në Shkoder, me 25 Prill 1993. I dyti liber asht botue po atë vit (1993), të cilin ia kam kushtue “Martirit Demokracisë dhe Burrit ma Trim Shqiptar”, që nuk e kishte asnjë nga vendet komuniste: At Pjeter Meshkallës…Libri i Tretë asht per Shkodren “Një Monument nën dhe”, dhe i fundit që asht botue vjet asht ai i Trimit të Hotit, në 100 vjetorin e Flamurit në Deçiq: “Dedë Gjo’ Luli”…Kam edhe disa dorshkrime që i kam kalue në internet…
  5. A janë më shumë të ndërvarura a të pavarura tek Ju, publicistika dhe politika?
    Përgjigje:
    Në asnjë mënyrë, në mes tyne nuk ka pavarsi, çdo fjalë e shkrueme deri tek “barceletat” në Shkoder, janë kenë dhe janë politikë…ndryshej, ato janë rrena. As Don Lazer Shantoja, as Faik Konica nuk kanë shkrue ndryshej.
  6. Do të veçoja në kontributin tuaj sidomos punën për nxjerrjen në dritë të masakres komuniste mbi Klerin Katolik. A mund ta quaj këtë temë si idealin e jetës suaj publicistike në vitet e demokracisë shqiptare?
    Përgjigje:
    Jo, aty nuk kam gjetë masakren! Unë kam studjue Gjenocidin që asht ba kunder Klerit Katolik Shqiptar nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia. Dhe nga Ky Gjenocid jam perballë me Herojt ma të Mëdhaj të Popullit Shqiptar! Ata per mue janë Martirët që me Gjakun e Tyne nuk lejojnë as SOT shperbamjen e Shqipnisë!
  7. Në shkrimet tuaja dhe në librat tuaja, keni paraqitur dokumente arkivore tepër të rendësishme, mund të them të pakundërshtueshme. Si i keni siguruar ato, të lutem?
    Përgjigje:
    Gjithshka në mënyrë zyrtare. Të gjitha të dokumentueme.

Mund ti kalojnë shumë vetë nder duer, po nuk dijnë me i “lexue”…

Ata që nuk njohin parimet e Tyne, kujtojnë se vertetë i ka thye tortura!

Viganët Shqiptarë vdiqën vetem me një Ideal:”Shqipnia asht e Shqiptarit”…

  1. Ç’farë keni në dorë dhe ku mendon të arrish në botën e letrave?
    Përgjigje: –
    Kam në dorë një liber per Baben Tim “Major Kolë Radovani”, asht fillue tash sa kohë prej meje…po buka nuk asht ba gati per furrë, si ajo shprehja “shto miell e shto ujë”… Bota e letrave asht e pafund! Jam i vonuem!…
  2. Ngacmime miqësore (dhe pak humor)
    1. Dukeni që keni qenë një djalë shumë simpatik. A keni lenë shumë kujtime mbrapa…?
    Përgjigje: –
    Besoj se kam lanë, por jo të këqija…mbasi jam mundue me u drejtue nga e mira dhe e drejta, ndersa tashti, me shkrue gjithmonë të verteten!

Per “ata” që kanë ba keq, nuk kam kursye me ua thanë ate, ashtu si me kënaqësi shkruej per të bukren dhe të dashtunen, dy cilësi, që i adhuroj edhe sot.

Njeriu qe nuk len kujtime mbrapa ka lind nga Nana e vet I vdekun..
Pergjigje:
Jo, mik i nderuem, 47 vjet diktaturë kanë varrosë Ajken e Atdheut,
pa mujtë me shkrue as dy rreshta. Të vdekun kanë lindë ata që sot heshtin!
Ndersa, të deshtuem janë ata që genjyene Shqiptarët per 47 vjetë rresht…

  1. Si spjegohet që, Ju katolik – unë mysliman; ju ish i persekutuar – unë ish komunist…, dhe merremi vesh me kaq mirëkuptim?
    Përgjigje: –
    Nuk je i pari, ashtu si u rrethuem na në vathen e të persekutuemëve,
    ka pasë edhe nga ju, që një natë “per terr” keni pa veten në vathen e Enverit…

Ndersa Besimi që zeni me goje Ju më gzon, se unë jam Katolik, po nuk e dijshe se ka komunist “besimtar”…e që beson në Zotin që besonin edhe të Parët tanë…

Kjo asht Formula “Atdhe e Fe” që i bashkon të gjithë Shqiptarët nën Një Flamur, ashtu si në Vlonen e 1912, nën Flamurin e Gjergj Kastriotit.

  1. Zotni Radovani: -Jemi para 28 nëntorit dhe këtë bashkbisedim, edhe në shenj respekti për Diten e Flamurit, do e mbyllim në pyetjen numër 28.. Si njeri i përndjekur, thuajse tërë jetën nga Sigurimi i Shtetit, nuk keni “frikë” kur këtë intervistë ja jepni një shtetasi amerikan?!
    Përgjigje: –
    Jo, një shtetas Australian asht krejt I Lirë, po asht edhe i lumtun që komunikon me një shtetas mik Amerikan, e sidomos, kur në damart e gjakut Tyne qarkullon Gjaku i trashigimtarëve të Gjergj Kastriotit, Nanë Terezes dhe Ibrahim Rrugovës. Asht kënaqësi e madhe kur mendojmë se në këte 100 vjetor i kemi dhanë Botës Figura të Mëdha dhe të pakrahasueshme me Shtetet tjera të Europës. Unë vazhdoj me kenë Shqiptar e mandej Australian.

Data e 28 Nandorit 1912 me sjellë shumë kujtime…

Edhe Shqipnia ka Olimpin e vet!

Asht Maja e Bratilës, ku u ndezë Flaka e Parë e Lirisë Kombëtare që gëzojmë na sot! Janë Ata Male e Bjeshkë të Nemuna, që u lanë me Gjakun e Shenjtë të Burrave të Hotit, e që me duertë e hekurta të Dedë Gjo’ Lulit ngulen një shtizë, në të cilen me 6 Prill 1911, ngriten një Flamur që kishin të ngjeshun per krahnor gati per 500 vjet nen robni turke. Nder Malet e Deçiqit…Erdhi Liria!..
E me Atë Flamur, vrapuen në Gerçë, në Dukagjin e Mirditë, Prizren, Shkup e deri poshtë thellë në Sheper të Dilove të Zagorisë, tue thirrë me të madhe Preng Previzi, Don Nikoll Kaçorri e Isa Boletini, vikati Bajram Curri, Luigj Gurakuqi e Hasan Prishtina…e me një barkë…nga Durrësi i vjeter, u gjetën në Vlonen e Ismail Qemalit…Ku u kunorzuen perpjekjet e Luftave Shqiptare të lame me Gjakun e Herojve të vet, me Diten e madhe të Pavarsisë kombëtare…

100 vjet ma parë! Me 28 Nandor 1912, Sheshi i Flamurit buçiti nga Shqiptarët: “Rrnoftë Shqipnia e Pavarun e Flamur’i Saj me Shqipen Dykrenare!”

Ju falnderoj në prag të kësaj Feste edhe Ju bijve të Atyne Alpeve, Mik i nderuem! Ju falnderoj Ju dhe Zemren e Shqiptarëve, që na ndihmon në këtë betejë per ruejtjen e Lirisë dhe të demokracisë, per unitetin kombëtar dhe Shqipninë Europjane, po edhe per një Ditë ma të bukur të Flamurit Kombëtar të Gjergj Kastriotit, që do të valvitet edhe njëherë,.. në 100 vjetorin tjeter mbas një viti në Kështjellen Rozafat, në 100 vjetorin e Lirisë së Saj…në vitin 2013…

-Shumë faleminderit për intervisten. Qofsh jetëgjatë e Zoti të bekoftë-
Pergjigje:
Gjithashtu edhe Ju, dhe të gjithë Shqiptarët në Botë, ju falemnderës.

Melbourne, 27 Tetor 2012.

Arkiv i Voal.ch 22.02.2015 KUR AKTORI BEKIM FEHMIU VIZITONTE SHPELLËN NË HIMARË Nga Prof.Dr. Bardhosh Gaçe

Arkiv – E Djelë, 02.22.2015, 10:33am (GMT+1)

 

Në fund të gushtit të vitit 2006, gjatë një vizite në Vlorë dhe më pas në Himarë, aktori me famë botërore, Bekim Fehmiu, vizitoi edhe shpellën ku, sipas mitologjisë, është ndeshur Odiseu me Ciklopin. Shpella që ndodhet pranë lagjes së Spilesë në qytetin e Himarës, njihet nga vendasit dhe më gjerë me të njëjtin emër: “Shpella e Spilesë”.

Historiani vlonjat, prof.dr.Bardhosh Gaçe, që e priti dhe shoqëroi aktorin e njohur në atë vizitë të paharruar, tregon për ATSH-në detaje rreth saj. “Fehmiu e kishte patur ëndërr të vizitonte shpellën ku, sipas mitologjisë, ishte ndeshur Odiseu me Ciklopin, në atë skenë që është fiksuar tek filmi “Uliksi”, ku protagonisti i tij, interpretohej nga Fehmiu. Teksa shkonim tek vendi ku ndodhet shpella, Fehmiu kujtonte momentet kur interpretonte rolin e tij të famshëm. Mjediset e kësaj shpelle nxitën tek ai kujtime të një kohe të largët që lidheshin me filmin. Kjo shpellë, sipas tij, duhej të ishte skena e vërtetë ku duhej të luhej ai moment i përballjes me Ciklopin”, tregon Gaçe, ato çaste të paharruara që shoqëroi aktorin e njohur shqiptar me famë botërore, Bekim Fehmiu.

Sipas Gaçes, në mjediset e shpellës ata qëndruan rreth 30 minuta, ndërkohë që aktori shprehu keqardhjen që atëhere, diku në hyrje të saj, ishte ndërtuar një lokal. “Ky është një monument i rëndësishëm që duhet të ruhet dhe të promovohet, sepse sjell momente të njohura të historisë së mitologjisë”, kujton Gaçe thënien e Bekim Fehmiut, në atë vizitë në Shpellën e Spilesë, ku mendohet të jetë zhvilluar skena e përballjes së Odiseut me Ciklopin. Historiani vlonjat thotë se, Fehmiu, që vinte për herë të parë në Vlorë, kishte mbetur i mahnitur nga gjithçka që pa. Ai, sipas Gaçes, kishte treguar se, për të interpretuar “Uliksin”, kishte lexuar shumë nga historia e mitologjisë greke. “Kishte lexuar mjaft libra të autorëve grekë dhe kishte adhurim për mitologjinë. Madje, shprehu keqardhjen që ai origjinalitet i krijimtarisë së dikurshme të mitologjisë, trajtohej ndryshe nga autorët aktualë. Përmes leximeve të shumta, Fehmiu kishte hyrë në brendësi të rolit dhe siç tregonte, e përjetonte atë me të gjithë forcën e shpirtit. Prandaj dhe donte të kishte një kujtim nga vendi real historik, ku ishte zhvilluar skena e Odiseut me Ciklopin. Bëmë fotografi dhe ai e mori atë me vete si një gjë të shtrenjtë. Madje, kur vizituam edhe plazhe dhe vende të tjera përgjatë bregdetit të Himarës, si në Jalë, Fehmiu tha se, këto janë vende të mrekullueshme ku mund të luhen mjaft filma. Ja tek janë vendet ku “Hollyvoodi” mund të zgjedhë për filmat e vet”, tregon historiani vlonjat. Ai shprehet se, Fehmiu kishte lexuar edhe mjaft për historinë e pellazgëve dhe të ilirëve dhe ishte mjaft i orientuar në këtë drejtim. “Ishte i ndjeshëm për rolin e Skënderbeut, duke u shprehur se, aktori rus që e kishte interpretuar atë, kishte forcën, por jo plastikën e nevojshme për rolin e Skënderbeut, tek filmi me të njëjtin emër”, vijon tregimin e vet Gaçe.

Ai kujton se, në atë periudhë, aktori i njohur erdhi nga Italia, ku ishte angazhuar me disa bashkëpunime për filma serialë, ndërkohë që, kishte shprehur dëshirën për të bashkëpunuar me aktorët shqiptarë, por në një moment të mëvonshëm. “Fehmiu në ato ditë do të festonte edhe 70 vjetorin e lindjes dhe kishte sjellë me vete një shishe verë “Peja”, të cilën e konsumuam së bashku”, sjell në kujtesë Gaçe.

Sipas tij, Shpella e Spilesë është monument i kulturës natyrore dhe ajo duhet të vlerësohet si e tillë. “Aq më tepër që, tashmë kemi edhe një element tjetër, atë të vizitës në të, të Bekim Fehmiut, i cili do të mbetet në memorien e shqiptarëve dhe më gjerë, mes të tjerash edhe për rolin e Uliksit në filmin me të njëjtin emër”, thotë historiani Bardhosh Gaçe.

 

www.voal-online.ch

Puthja e fundit e nënës për luftëtarin e UÇK nga Kavaja Indrit Cara Nga Marin Mema

 

Puthja e fundit e nënës ❤️

Në 26 janarin e vitit 1999 djaloshi u kthye për herë të fundit në shtëpinë e tij… Prej disa vitesh jetonte mirë në Angli… punonte, gëzonte, ruante e ndihmonte edhe familjen në Shqipëri!

.

Në 26 janar, një ditë e ftohtë… ai u shfaq në portën e shtëpisë pa lajmëruar nënën e babain. Kish mall për ta, mall që dallohet në këto fotografi të po asaj mbrëmje! Djaloshi u përqafua, qëndroi me ta, foli e diskutoi si në kohët e vjetra, hoqi sadopak mallin…

Të nesërmen u çua herët, sepse siç u tha prindërve, do të shoqëronte dy gazetarë britanike! Në fakt nuk ishte e vërtetë…. Ai kishte marrë një vendim!

Djaloshi kishte vendosur të shkonte në luftë, në Kosovë, mes rradhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Nënës e babait nuk u tha asgjë! Nuk donte që ata të kalonin netë të gjata pa gjumë, me sytë e zemrën plot brengë.

Në mëngjesin e 27 janarin ai doli nga porta e shtëpisë… I përqafoi sërish prindërit me premtimin se shpejt do të kthehej! Zbriti ngadalë dhe u nis drejt Tiranës… nga aty drejt pikës së mobilizimit në Kukës e pak javë më pas drejt frontit.

Ai u vendos në frontin e parë… qëndroi, u përball e luftoi si një luan i vërtetë… deri në 31 mars 1999. Në atë ditě të mërkurë me luftime të ashpra, goditja e pabesë e një minahedhësi i shkaktoi vdekjen!

.

I riu asokohe vetëm 28 vjeçar, ra në fushëbetejë!

.

Djaloshi quhej Indrit Cara, “Ushtar Kavaja”… ai ra për të mos vdekur kurrë!


Send this to a friend