Prishtinasit kërkojnë ajër të pastër
Dje në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i PD Blendi Himçi denoncoi se kandidati për bashkinë e Cërrikut, Amarildo Hoxha është pushuar nga puna për shkak se kandidon për bashkinë e Cërrikut.
Blendi Himçi: Jo më shumë se sa sot me një vendim nga Drejtoria e Shërbimeve Sociale të Shtetit ka ndërprerë marrëdhëniet e punës për kandidatin e pavarur për kryetar bashkie Cërrik, Amarildo Hoxha. Ndërkohë që ai është në fushatë dhe ndërpritet marrëdhënie për ta bërë formë presioni. Nuk ka model më të keq se gjatë fushatës t’i ndërpriten marrëdhëniet e punës kandidatit vetëm se po konkuron për kryetar bashkie.
Një këshill për Taulantin, shyqyr që më në fund pas shumë vitesh kur vendose partinë mbi Shqipërinë, sot ka kthyer mendje dhe ka vendosur Shqipërinë mbi partinë.
Taulant Balla: Nuk e di rastin. Natyrshëm dënoj rastin e çdo lloj rast të kësaj natyre, por nuk jam i informuar. Meqënë se kandidati juaj kandidon për kryetar bashkie dhe do zgjidhet pse e keni merkaun se do ngelet pa punë të hënën? Pra a kandidon ky të bëhet kryetar bashkie? Shife çik këtu shife, 5 me 0 dilni të dielën. 5 me 0 të dielën. Të vetmen garë që kemi ne është kush nga bashkitë do ketë rezultatin më të thellë, do e ketë Berati apo Tepelena, do e ketë Vlora, apo Cërriku, apo Burreli. 5 me 0 të dielën, shifemi të hënën.
Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar sot në Kuvend opozitën.
Balla iu drejtua demokratëve se rezultati në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 5 bashki të vendit në 9 nëntor do të jetë 5 me 0 në favor të PS-së.
“Shife çik këtu shife, 5 me 0 dilni të dielën. 5 me 0 të dielën. Të vetmen garë që kemi ne është kush nga bashkitë do ketë rezultatin më të thellë, do e ketë Berati apo Tepelena, do e ketë Vlora, apo Cërriku, apo Burreli. 5 me 0 të dielën, shifemi të hënën”, tha Balla.
Komenti i Ballës erdhi pasi, demokrati Blendi Himçi tha se kandidati për bashkinë e Cërrikut, Amarildo Hoxha është pushuar nga puna për shkak se kandidon për bashkinë e Cërrikut./Panorama
Rritja e vendeve të punës me aftësi të larta në Shqipëri ka qenë më e ngadaltë dhe më e dobët se në Rajon nga 2002-2023 referon një studim i Bankës Botërore për Rajonin e Europës Juglindore dhe Azisë (ECA).
Për Shqipërinë, të dhënat tregojnë për një zhvendosje të dukshme nga punët manuale drejt punëve që kërkojnë aftësi më të ulëta në sektorin e shërbimeve, pa pasur rritje domethënëse të profesioneve të kualifikuara. Punët me aftësi elementare janë zgjeruar me 15% ndërsa ato më aftësi që kërkojnë arsim të lartë vetëm 5 % në dy dekada.
Grafiku i mëposhtëm tregon Shqipëria ka pësuar rënien më të madhe të vendeve të punës manuale rutinë, pra, të punëve fizike tradicionale që nuk kërkojnë shumë kualifikim, si në bujqësi apo industri të lehta. Këto zhvillime përkojnë me tranzicionin e ekonomisë shqiptare nga bujqësia drejt shërbimeve pas viteve 2000.
Në të njëjtën kohë, është vërejtur rritje e vendeve të punës në profesione me aftësi të ulëta, që kupton shtim të punëve në tregti, pastrim, kujdes personal apo transport, pra në sektorë me produktivitet të ulët dhe paga të ulëta.
Nga ana tjetër, vendet e punës për profesionistë apo menaxherë kanë pasur një rritje shumë të vogël, çka tregon se ekonomia shqiptare nuk ka arritur të krijojë në masë vende pune të kualifikuara, edhe pse është zhvendosur nga bujqësia. Për kategorinë e “teknikëve” dhe punëve rutinë ” (si administratë apo punë zyre), rritja është e kufizuar jo më shumë se 5% përgjatë 2002-2023.
Analiza tregon se Shqipëria ka kaluar nga një ekonomi bujqësore në një ekonomi të bazuar te shërbimet me intensitet të ulët aftësish, pa arritur ende fazën e modernizimit që karakterizon vendet më të zhvilluara të rajonit. Rritja e punëve të thjeshta, duke zëvëndësuar punët manuale tregon për një transformim strukturor ende të paplotë dhe me potencial të pashfytëzuar të produktivitetit dhe pagave.
Profesionet që kërkojnë arsim të lartë, aftësi analitike dhe përgjegjësi menaxheriale pothuajse nuk ka ndryshuar gjatë periudhës 2002–2023 dhe është më e ulët se në vende si Rumania, Polonia, Serbia apo Kroacia, ku pjesa e këtyre profesioneve është zgjeruar dukshëm gjatë dy dekadave të fundit.
Teksa vendet e tjera të rajonit kanë përjetuar një transformim drejt ekonomive të bazuara në dije, ku rritet pesha e profesioneve menaxheriale, të IT-së apo të sektorit financiar, Shqipëria ka mbetur kryesisht në fazën e shërbimeve të ulëta dhe të punëve rutinë, me shumë pak krijim të vendeve që kërkojnë arsim të lartë.
Ndryshimi i strukturës së punësimit në dy dekada tregon se, tranzicioni i Shqipërisë drejt ekonomisë së shërbimeve është zgjeruar në numër punonjësish , por jo në cilësi apo nivel aftësish.
Rumania, Polonia dhe Turqia kanë pasur rritje të dukshme të punëve për profesionistë dhe teknikë, pra të sektorëve me produktivitet të lartë.
Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë ndjekur një model të ndërmjetëm, me ulje të punëve manuale por shtim më të kufizuar të profesioneve të kualifikuara.
Shqipëria, Bosnja dhe Bullgaria ndodhen në grupin e vendeve që kanë përjetuar rënie të fortë të punëve rutinë-manuale, por pa e kompensuar këtë humbje me shtim të punëve me aftësi të larta.
Struktura e vendeve të punës në Shqipëri u zhvendos në sektorë me kosto të ulët dhe produktivitet të kufizuar, si tregtia, turizmi dhe transporti. Krahasuar me vendet e rajonit, progresi teknologjik dhe rritja e aftësive profesionale janë ende të ngadalta.
Ky model i ndryshimit të strukturës së punësimit tregon nevojën për politika arsimore dhe ekonomike që nxisin punësimin në sektorë me vlerë të shtuar, si teknologjia, shërbimet profesionale, arsimimi dhe inovacioni./ Monitor
Përse ATSH-ja nuk ka kohë ose i ka rralluar prurjet për këndin e imazhit të kryeministrit në krye-lajmet e ditës?
Për shembull përse këto ditë mungon “AI”mirëmëngjesi nga ndonjë kantier ndërtimi apo edhe nga ndonjë prerje shiriti i veprave me beton dhe asfalt?
Përse mungon shikimi nga zyra “sy m’sy” dhe podcast-i “Flasim” për një temë si drejtësia dhe korrupsioni?
Por as e shohim dhe vetën heshtim sepse Rama i përket Evropës.
Përse janë rralluar shkrepjet nga ndonjë skaj i mrekullive të natyrës ashtu sikurse shpesh ishin mësuar edhe ministrat/et e mandateve të mëparshme me statuset e hedhura në rrjetet sociale?
Pra përse po mungon kjo “multitask”-ë?
Nëntor, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës – UGSHPD shpreh shqetësimin lidhur me situatën në Bashkinë Berat, ku po zhvillohet procesi i zgjedhjeve të parakohshme vendore të 9 nëntorit 2025.
Gjatë ditëve të fundit janë evidentuar shqetësime serioze për presione politike, përdorim të burimeve publike dhe përfshirje direkte të zyrtarëve të lartë vendorë në favor të kandidatit të Partisë Socialiste.
Sipas informacioneve, Bled Çili, nënkryetar i Bashkisë Berat e Arben Konomi, drejtor i Spitalit Rajonal kanë kryer takime elektorale në orar zyrtar me personel mjekësor dhe qytetarë, me qëllim ndikimin e votës.
Raportime nga qytetarët flasin gjithashtu për raste të mundshme të shpërndarjes së parave në këmbim të votes, që cenon rëndë integritetin e procesit zgjedhor.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë të Diasporës, UGSHPD, fton përfaqësuesit e OSBE/ODIHR të intensifikojë monitorimin në terren si dhe i kërkon institucioneve shtetërore të garantojnë zgjedhje të lira dhe demokratike.
Qytetarët e Beratit meritojnë një proces zgjedhor transparent, të pacënuar dhe të mbrojtur nga çdo formë presioni politik apo administrativ.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës-UGSHPD, me statusin Organizatë Media vëzhgues pranë KQZ në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, mbetet i angazhuar në mbrojtjen e integritetit demokratik dhe të drejtave të qytetarëve për një votë të lirë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Gjatë luftimeve të ashpra në lindje të Ukrainës, trupat sulmuese të regjimentit të 425-të “Skelya” kanë arritur të dëbojnë forcat ruse nga ndërtesa e këshillit të qytetit në Pokrovsk dhe kanë ngritur flamurin ukrainas mbi godinë.
Sipas deklaratës së zyrës së shtypit të regjimentit, “rusët që nuk ikën ose nuk u dorëzuan u asgjësuan”, ndërsa operacioni është cilësuar si një fitore simbolike në betejat e vazhdueshme për kontrollin e Donbasit.
Luftimet për Pokrovskin kanë qenë ndër më të përgjakshmet në muajt e fundit, pasi qyteti ka rëndësi strategjike për linjat e furnizimit dhe mbrojtjen e pozicioneve ukrainase në rajonin e Donetskut.
Lufta në Ukrainë filloi në shkurt të vitit 2022, kur Rusia nisi një pushtim të gjerë të territorit ukrainas, pas viteve tensionesh në rajonin lindor të Donbasit, ku forcat separatiste pro-ruse kishin shpallur vetëshpallur “republika” të pavarura.
Që prej atëherë, Ukraina ka rezistuar me mbështetjen e vendeve perëndimore, ndërsa frontet në lindje kanë parë beteja të ashpra, me qytete që kalojnë herë pas here nën kontrollin e njërës ose tjetrës palë.
Operacioni në Pokrovsk shihet si pjesë e përpjekjeve të Kievit për të rimarrë territorin e pushtuar dhe për të forcuar moralin e trupave në vijën e parë të frontit. bw
Sot përpara Kuvendit të Shqipërisë!
Së bashku për fëmijët, familjen, atdheun!
Ju ftojmë të na bashkoheni sot, ora 09:30, në një tubim paqësor përpara Kuvendit të Shqipërisë, te rruga e Elbasanit!
Sot Kuvendi i Shqipërisë do të sjellë për votim, projektligjin antikombëtar, antifamilje dhe antifëmijë, Projektligjin Për barazinë gjinore!
Për shkak të një krimi kundër traditës shqiptare, ndryshimit me dhunë të nocioneve burrë-grua, tradhëtisë që Parlamenti ka bërë ndaj qytetarëve shqiptarë, duke futur për votim këtë projektligj që kërcënon fëmijët, familjet dhe kulturën shqiptare, duhet të mblidhemi së bashku!
Është koha të qëndrojmë për familjen!
Është koha të qëndrojmë për fëmijët!
Është koha të qëndrojmë për atdheun!
PS: Nëse është e mundur, kodi i veshjes me të zeza, sepse është vërtet ditë zie kombëtare!
Ju lutem, ndajeni këtë postim me miqtë tuaj!
Alba Kepi: Atëherë përshëndetje të gjithëve. Nisim sot bisedën tonë shtatë pyetje të gazetarëve shqiptarë profesionistë te diasporës, me të ftuarin kandidatin e pavarur të bashkisë së Matit, zotin Eduard Brahilika. Kujtojmë se bashkia e Matit mbeti pa kryetar bashkie pas dorheqjes së Agron Malajt dhe zgjedhjes së tij si deputet i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe presidenti i republikës me një dekret të posaçëm vendosi dërgimin e bashkisë së Matit në zgjedhjet e parakohshme. Mirëmbrëma zoti Ibrahilika, faleminderit shumë që pranove ftesën tonë. Para se të nisim, unë doja thjesht një prezantim të bordit drejtues të Unionit të gazetarëve shqiptarë profesionist diasporës. Nisim me kryetarin tonë zotin Skënder Buçpapaj i cili lidhet nga Zvicra. Kemi zotin Artan Kutra i cili lidhet nga Franca. Kemi zonjën Elida Buçpapaj e cila lidhet nga Zvicra. Kemi zotin Ardian Murraj i cili lidhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kemi zotin Genc Burimi i cili lidhet nga Franca dhe jam dhe unë Alba Kepi që lidhem nga Italia. Shkurtimisht dua vetëm t’ju bëj prezantoj shoqatën tonë, që dhe ju të njiheni me ne. UGSHPD Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës, është themeluar në vitin 2021 dhe regjistruar në Bern të Zvicrës. Ne jemi përpjekur gjatë këtyre katër viteve të aktivitetit tonë të japim një profesionalizëm në përcjelljen e medias së lirë dhe të pavarur. Kemi qenë me statusin vëzhgues në zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe kemi pasur pikërisht në fokus mbrojtjen e të drejtës së votës në një shoqëri demokratike dhe në këtë fokus kemi nisur dhe këtë cikël takimesh me kandidatët e pavarur pikërisht për t’i dhënë zë dhe për t’i dhënë mundësi që të rrëfejnë për fushatën e tyre dhe për zgjedhjen e tyre si kandidatë të pavarur.

Në qoftë se ende nuk është hedhur firma për Nëntorin 2025, pagesa mujore për objektin nën sekuestro të inceneratorit të Tiranës do të vazhdojë të bëhet me kontributin nga taksapaguesve të kryeqytetit ku merren çdo muaj 1.5 milion euro për shërbime të pa kryera dhe për një objekt që nuk ekziston.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, në një reagim në rrjetet sociale ka deklaruar se zv/kryeministrja Belinda Balluku është ajo që mban peng kryeministrin Edi Rama për shkak të aferave korruptive.
Bardhi shkruan se Balluku në mesazhet që shkëmbente kishte një “pseudonim” për kreun e qeverisë, duke e quajtur “palloshi i gjatë”.
Ai shton se se Belinda Balluku ka më shumë tituj dhe pozicione politike e publike se vetë Rama.
Duke iu referuar akuzave tanimë zyrtare të SPAK, ndaj Ballukut, Bardhi shprehet se zv/kryeministrja është kandidate për banore e Burgut të Grave në Pojskë.
Postimi i plotë i Bardhit:
Belinda Balluku ka më shumë tituj/pozicione politike/publike se vetë Edi Rama.
Ajo rezulton se aktualisht është:
👉 Zëvendëse e “Palloshit të gjatë” siç e quante vetë nëpër sms në Këshillin e Punëve të Pista (ZëvendësKryeministre);
👉 Ministre e Energjisë, Tuneleve dhe Rrugëve të florinjta (Ministre);
👉 Deputete e interesit personal (Deputete);
👉 Drejtuese Politike e qarkut të “Torta Belinda” (Drejtuese Politike qarku Fier);
👉 Drejtuese Politike e qarkut ku kryetar bashkie është i korruptuari tjetër Erion Veliaj (Drejtuese Politike qarku Tiranë);
👉 Anëtare e një fisi të bukur (Bërë me paratë e shqiptarëve);
Dhe së fundmi, titulli më me shumë peshë:
👉 E PANDEHUR nga SPAK për abuzim madhor me tenderin 190 milion euro! (Kandidate për banore e Burgut të Grave në Pojskë).
Pra, praktikisht është njeriu më i pushtetshëm sot në Shqipëri! Prandaj Edi Rama e ka frikë dhe nuk guxon ta shkarkojë! Ajo e mban peng Edi Ramën me pushtetin që vetë ai i ka dhënë për të kryer aferat korruptive më të mëdha në historinë e Shqipërisë.
Shqipëria “Europiane” me Zëvendëskryeministër të pandehur për abuzime me tendera publik në të paktën 50 milion euro të vjedhura është rruga e duhur për tu bashkuar me Afrikën!
Drejt Shqipërisë 2030 në AFRIKË
© BalkanWeb
Ushtria amerikane është afër vendosjes së dy sistemeve të reja të armëve të projektuara për të ndërprerë përkohësisht sinjalet nga satelitët e inteligjencës kineze dhe ruse.
Kjo u raportua në një deklaratë nga Forca Hapësinore Amerikane.
Sistemet e reja, të quajtura Meadowlands dhe Terminalet e Ndjeshmërisë në Distancë (RMT), do t’i bashkohen Sistemit ekzistues të Kundër-Komunikimit, i cili hyri në shërbim në vitin 2020. Këto sisteme do të vendosen në të gjithë botën dhe do të synojnë të kundërshtojnë kërcënimin në rritje hapësinor kinez. Sipas Forcës Hapësinore, që nga korriku, Kina kishte më shumë se 1,189 satelitë në orbitë, nga të cilët më shumë se 510 përdoren për zbulim, mbikëqyrje dhe gjurmim. Këta satelitë i lejojnë Kinës të zbulojë transportuesit e avionëve amerikanë, forcat ekspedituese dhe njësitë ajrore.
Sistemi Meadowlands, i zhvilluar nga L3Harris, është disa vite prapa afatit, por pritet të jetë funksional këtë vit fiskal. Sistemi i dytë, RMT, është vendosur tashmë në vende të pazbuluara jashtë shtetit dhe është në “vendosje të hershme të kufizuar”, duke lejuar që ai të përdoret gjatë testimit. Pentagoni ka thënë se teknologjitë e bllokimit janë “thjesht mbrojtëse”. Por ekspertët thonë se kjo e çon numrin e “sistemeve kundër-hapësinore sulmuese të njohura publikisht” që Shtetet e Bashkuara kanë nga një në tre.bw
“Beteja e humbur e bashkive”- 10 vite nga reforma territoriale, analiza: Gjysma e buxhetit për paga, por produktiviteti në rënie
Një vit nga tragjedia në Novi Sad, mijëra studentë bllokojnë rrugët në Serbi dhe përkujtojmë viktimat! Si u “ndezën” protestat më të mëdha në dekada
Belinda Balluku e pandehur nga SPAK dhe në gjendje të lirë, a mund të prish provat zv.kryeministrja? Gazetarja Lala: Po hetohet edhe për dosje të tjera
Kosova ndalon një pjesëtar të Policisë së Serbisë
Kryeministri Kurti bëri homazhe pranë varrit të Heroit të Kombit Zahir Pajaziti, në ditëlindjen e 63-të të tij
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: VMRO-DPMNE prin në shumicën e komunave, VLEN në pesë
Berat- Kandidati i pavarur Pavlo Shkarpa: Mesazh publik për Ervin Cecën dhe KM-Rama
Balluku e pandehur nga SPAK, Llabani: zbulon takimin e zyrtarit të qeverisë amerikane me prokurorin e çështjes së zv.kryeministres
Hetimet për të pandehurën Belinda Balluku, Anduena Llabani zbulon pistat e reja: 6 milionë euro u transferuan në Zvicër, ka letër-porosi edhe nga Meksika!
Kuvendi i Serbisë miraton ndërtimin e hotelit të Kushnerit në ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm
E pandehur e SPAK por vijon të jetë në detyrë, “Mundësia” denoncon Belinda Ballukun
“Platformë parlamentare para ndërtesës së Qeverisë”, opozita me skenar surprizë
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet