Barometri diplomatik
Presidenti Thaçi “s’po mund ta imagjinojë Serbinë në BE”, kurse Vuçiqi me Putinin po ëndërrojnë Kosovën nën Serbi!?
*** Serbia has not changed anything in its policy towards Albanians and Independent Kosovo ( 1999-2017).
Me gjithë këtë fakt, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë përqëndruar në fantazinë e tyre të politikës parashikuse, se çfarë do t’u sjelllë Serbisë dhe Kosovës epilogu i Dialogut të Brukselit.
-Deri tash ky dialog pati efekte pozitive vetëm për Serbinë, sepse ia hapi dyert, që të bashkëpunojë dhe të aderojë në BE, si dhe i mundësoi liberalizimin e vizave (2009-2017), përkundër faktit se Serbia ka kryer 3 gjenocide në Ballkan, gjatë viteve 1990-1999). Ndërkaq, Kosovën, e cila ishte viktimë e terrorit dhe e gjenocidit të Serbisë (1989-1999) e la në geto, pa liberalizimin e vizave (2008-2017).
Nëse kjo është drejtësi, demokraci dhe standard, atëherë, të trija këto koncepte janë të diskutueshme në kuptimin uniresal të aplikimit të tyre, sepse Kosova si viktimë e gjenocidit serb, në asnjë mënyrë nuk e ka merituar të jetë nën embargon e regjimit të vizave të BE-së.
Kësaj i thonë “luaje macë kryet e buallit”, po, tanimë, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga 114 shtete të OKB-së, çfarë po kërkon Serbia dhe presidenti Hashim Thaçi, që po negociojnë në Brukskel qe 7 vjet (2011-2017)?!
Pas zgjedhjeve të 11 Qershorit 2017, Qeveria dhe Kuvendi i Ri i Kosovës, t’i heqin vizë të kuqe Dialogut të Brukselit derisa Beogradi ta njohë Kosovën
Sepse me këtë dialog absurd, Kosovën po e vërshon “bërlloku” politik i Serbisë kolonialiste dhe neokolonialiste. Prandaj, Qeveria e re dhe Kuvendi i ri i Kosovës, që do të dalin nga zgjedhjet e parakohshme paralamentare të 11 qershorit 2017, detyrë mbi detyra e kanë, që pikësëaori ta pezullojnë ( jo kurrsesi ta “riformatizojnë” sipas yrrnekut kapitullues “dje hasa, sot hysa”) Dialogun e Brukselit, i cili paraqet rrezikun më të madh për shthurjen e sovranitetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës.
Vazhdimi i Dialogut të Brukselit, do të kishte kuptim vetëm nëse epilogu i tij, do të sillte njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Ndryshe ky “dialog historik” është absurd dhe humbje kohe për Kosovën dhe për aktorët e tjerë evropianë ndërkombëtarë, të involvuar në të. Asgjë më shumë.
Çfarë është ai farë “dialogu shpëtimtar” për Kosovën, kur Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, s’ka pse të negociojë me Beogradin, as s’ka pse ta detyrojë atë që ta njohë Kosovës, sepse ai është akt i vullnetshëm i çdo shteti në botë, do, të njeh, nuk ka ineteresa të veta, nuk të njeh. – Andaj, Kosova nuk ka pse të dialogojë me Serbinë për këtë çështje.
S’ka normalizim marrëdhëniesh me Beogradin derisa Serbia nuk e njeh Kosovën. –Pra, pse të vazhdojë Dialogu i Brukselit, për çka? Në interesin e kujt është ai? Për çka duhet debatuar Prishtina dhe Beogradi, kur statusi politik, juridik, kushtetues, kombëtar dhe ndërkombëtar i Republikës së pavarur të Kosovës, tanimë është mbyllur më 17 shkurt 2008, të cilën deri tani e kanë njohur 114 shtete anëtare të OKB-së.
Pse Kosovës, t’i imponohet një dialog i tillë, kur ai është instrument politik i imponuar nga Beogradi, i cili, me çdo kusht po lufton që çështjen e zgjidhur të Kosovës, ta rindërkombëtarizojë, duke e konsideruar si “problem të pazgjidhur” ngaqë sipas politikës së vjetër kolonialiste të Beogradit zyrtar, “Kosova është territor i Serbisë”. Kushtu thotë edhe Kushtetuta në fuqi e Serbisë (2006).
Ky është objektivi strategjik politik dhe diplomatik i fillimit dhe i vazhdimit të Dialogut të Brukselit (2011-2017), jo kurrfarë “normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”.
Çfarë kuptimi dhe rëndësie politike ka ky farë dialogu, i cili qe 7 vjet nuk ka dhënë kurrfarë fryti në përafrimin e qëndrimeve dhe të pikëpamjeve të dy delegacioneve, veç kërcënimeve të liderëve shtetërorë të Serbisë, se qeveria, as parlamenti e as presidenca e Serbisë kurrë nuk do ta njohin shtetin e pavarur të Kosovës. Këtë refren të “këngës së vjetër 100-vjeçare” të serbomëdhenjve jemi duke dëgjuar në sesionet e Dialogut të Brukselit (2011-2017). Turp, absurd dhe padrejtësi, një shtet hegjemonist dhe gjenocidal (1990-1999), t’i diktojë Evropës, se Kosovën, duhet “rikthyer nën Serbi, sepse qenka e saj”!?
BE-ja ta kushtëzojë Serbinë me njohjen e Kosovës
Kjo është arsyeja kryesore, pse BE-ja, duhet kushtëzuar Serbinë, duke mos e pranuar në radhët e saj derisa ta njohë Kosovën. Për këtë qëllim, sa më parë të jetë e mundur, BE-ja dhe Amnerika nevojitet të pezullojunë Dialogun e Brukselit (2011-2017), sepse në seancat e tij nuk ka se çfarë të debatohet dhe të dëgjohet veç parullës së rreme propagndistike serboamdhe : “Kosovo je Srbija” dhe “Albanci hoce Veliku Albaniju”!? – Tanimë, qe 100 vjet nga këto parulla antishqiptare e kanë pushtuar dhe e kanë stërlodhur Ballkanin, Evropën dhe mbarë botën!
–Deri kur Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare, do të merrenme apetitet e pakufijshme të zgjerimit të Serbisë së Madhe (1878-2017)?
– Vallë, a nuk ka probleme të tjera më të mëdha dhe më akute në skenën ndërkombëtare ( siç janë kërcënimi nga përdorimi i armëve bërthamore /Korea Veriore dhe Rusia/, fatekqësitë natyrore/ përmbytjet, tërmetet, ndryshimi i klimës, terrorizmi, varfëria, papunësia, emigrimet, sëmundjet e ndryshme vdekjeprurëse etj.), që presin zgjidhje nga BE-ja, nga Amerika dhe nga OKB-ja.
Vuçiqi nuk do ta ndryshojë Kushtetutën për Kosovën
Nuk ka dilemë se vetëm dallkaukët politikë dhe ata që verbërazi po e mbështesin politikën ditore të Beogradit, duke provokuar opinion publik shqiptar, se gjoja presidenti i ri Aleksandar Vuçiq, do ta ndryshojë Kushtetutën e Serbisë në favorin e njohjes së Kosovës së pavarur ( 17 shkurt 2008). Kjo është një gënjeshtër e marketingut politik proserb për t’i mashtruar shqiptarët, që t’i bëjnë sa më shumë koncesione politike dhe t’i zbusin qëndrimet dhe pikëpamjet e tyre ndaj politikës serbomadhe hegjemonsite të Serbisë.
Ky, do të jetë “ndryshimi” i Kushtetutës së Serbisë nga ana e presidentit të ri radikal, Aleksandar Vuçiq (vetëm ndonjë injorant politik, apo i shitur, mund të ketë besuar se, Vuçiqi, do ta ndryshojë Kushtetutën e vitit 2006, ku Kosova fuguron si “pjesë e tërësisë territoriale e Serbisë), “ do ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë. Këtë e provon edhe kjo deklaratë e tij, e pohuar në minisamitin e liderëve shtetërorë të Ballkanit Perëndimor në Bërdo afër Kranjit të Sllovenisë, më 3 qershor 22017 : “ Edhe sot, i thash Thaçit, se ne kuptojmë që shqiptarët Kosovën e konsiderojnë të pavarur. Mirëpo, ata, duhet të hynë në këpucët tona, dhe të kuptojnë se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, për këtë nuk ka, dhe nuk do të ketë kurrfarë pëlqimi…”.(Tanjug,3.06.2917).
Mbështetja e Dialogut të Brukselit nga Prishtina dhe nga Tirana, Serbinë po e fusin në BE!
Si rrjedhim i gjenocidit të Serbisë, Kosova fitoi pavarësinë, kurse për shkak të gabimeve të panumërta politike të qeverisë dhe të parlamentit të Kosovës, Hashim Thaçi ( dikur kryeministër, 2008-2014, sot president, shkurt 2016- 2017) me hapa të shpejtë po e fut Serbinë në BE, duke rrezikuar që Kosova të mbetet jashtë BE-së, ashtu siç ngeli pa liberalizimin e vizave (2008-2017), sepse, nëse hyn Serbia në BE, ajo do ta bllokojë Kosovën, ashtu siç e bllokoi në OKB, duke përdorur veto-n e Rusisë. Me gjasë ky do të jetë epilogu i Dialogut të Brukskelit (2001-2017), Serbia në BE, Kosova në “bisht të sorrës” sikurse Shqipëria e Edi Ramës, e Sali Berishës dhe e Ilir Metes, të cilës qe më se dy dekada-vazhdimisht i kërkohet nga BE-ja, që t’i plotësojë kushtet dhe standardet për t’u integruar në të (1990-2017). E habitshme kjo, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Polonisë, Qipros iu mundësua integrimi në BE-edhe pse asnjëra prej këtyre vendeve nuk kishte ndonjë avantazh special më shumë sesa Shqipëria!?
-Kështu, do të ndodhë edhe me Kosovën, sepse Serbia së bashku me Rusinë dhe me aleatët e tyre, do ta bllokojnë pranimin e Kosovës, edhe në BE, sikurse në KS-në e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Sa më sipër, këtë e paralajmëron, edhe zhvillimi i Dialogut të Brukselit (2011-2017).
Prandaj, Thaçi ka kohë të mjaftueshme të “imagjinojë” dhe të “meditojë”, se çfarë do të fitojë Kosova me përfundimin e Dialogut të Kosovës, njohjen e Kosovës nga Serbia, apo copëtimin e territorit të saj, siç sheshit vë në dukje statusi politik i Veriut të Kosovës , ku Kosova nuk ushtron sovranitetin e plotë politik, juridik dhe kushtetues, por Beogradi me bandat e tij policore dhe të sigurisë (1999-2017).
-Kësaj “habitjeje politike” vonë i pasksha dalë gjumi, pas një dekade të pavarësimit të Kosovës ( 17 shkurt 2008-2017). Tash, kot le të “vajtojë” presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi vetë është fajtori kryesor, që Serbisë ia plotësojë të gjitha kërkesat politike, që të përzihej në çështje të brendshme të Kosovës.
Këtë e provon edhe statusi momental i Veriut të Kosovës, të cilin bandat parmilitare dhe policore serbe me mbështetjen e Boegradit e kanë pacifikuar që nga përfundimi i luftës në Kosovës (12 qershor 1999), duke rrëmbyer pronën e paluajtshme të shqiptarëve (shtëpia, banesa etj.). si dhe mbi 50 mijë prej tyre i kanë shpërngulur me dhunë dhe me terror.
Në vend se të ndëshkohej kjo formë e rikolonizimit (ku deri tani Beogradi ka ndërtuar me qindra shtëpi për kolonistët serbë) të Veriut të Kosovës, qeveria e Kosovës së bashku me qeverinë e Serbisë financojnë projekte kinse për rikthimin e refugjatëve serbë në Kosovë. Kjo është një gënjeshtër e madhe dhe mashtrim sui generis, sepse ata nuk janë kurrfarë refugjatësh, por kolonë serbë të dikurshëm dhe të sotshëm (1912-2017), që edhe më 1989-1999 e kanë djegur Kosovën dhe kanë vrarë e masakruar me qindra e mijëra civilë shqiptarë të pafajshëm: “11.840 shqiptarë; 1.392 fëmijë deri në moshën 18-vjeçare; 296 fëmijë deri në moshën 5-vjeçare; 1.739 gra; 1.882 pleq deri në moshën 65-vjeçare dhe kanë zhdukur 1.450 njerëz, si dhe kanë dhunuar 20.400 femra shqiptare.” (http://koha.net/?id=&l=49980).
Gabimet kardinale të Thaçit, përshpejtuan procesin integrues të Serbisë në BE
Serbia si shtet aggressor dhe gjenocidal fitoi liberalizimin e vizave (2009-2017) nga BE-ja, kurse Kosova ngeli në geto, duke vrapuar pas Dialogut të Brukselit, i cili me nënshkrimin e Hashim Thaçit dhe të Isa Maustafës (ish-kryeministër) siguroi formimin e Srpska zajednicës për copëtimin dhe serbizimin e Kosovë, si dhe Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi ( të cilat për momentin janë të bllokuara nga opozita parlamentare e Kosovës). Mirëpo, edhe pas zgjedhjeve të parakoshme parlamentare të Kosovës, që do bëhen më 11 qershor 2017, BE-ja do të kërkojë nga qeveria dhe parlamenti i Kosovës: 1) Vazhdimin e Dialogut të Brukselit (që pritet të mbyllet me rishqyrtimin e statusit të pavarësisë së Kosovës; 2) Miratimin e formimit të Srspka zajednicës (esenca e së cilës është “bosnjëzimi” i Kosovës) dhe 3) Miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me malin e Zi, që të gjitha këto janë “pjellë” e një politike antipavarësi dhe antisovranitet të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008).
Në vend se Hashim Thaçi ta padiste Serbinë për gjenocid në Tribunalin e Hagës, ai bëri të kundërtën-“rehabilitimin” e saj, duke hapur dialog me të në Bruksel (2011-2017). Ky ishte fataliteti i politikës dhe i diplomacisë shtetërore të Kosovës, sepse në këtë mënyrë u harruan krimet e gjenocidit të Serbisë në Kosovës (1989-1999).
Së fundi, presideni i Kosovës, Hashim Thaçi, s’ka çfarë të “imagjinojë”, Serbia fitoi liberalizimin e vizave (2009-2017), Serbia po hyn në BE, kurse Kosova pa viza dhe pa të ardhme të sigurt në BE.
Pra, Thaçi, ndaç le të “imagjinojë”, ndaç le të “meditojë”, fatkeqësisht Kosovën e ka lënë pa liberalizimin e vizave (2008-2017),kurse Serbinë e futi në Evropë në saje të dialogimit me përfaqësuesit e saj në kuadrin e Dialogut të Brukselit (2011-2017).
Tash, Hashimi të mos “çuditet” fare, le ta shikojë “rrotën” e Serbisë, se ku do të ndalet në “Leshak, në Leposaviq, në Gorazhdevc, në Graçanicë, në Ranillug apo në Shtërpce” !
Komentet