VOAL- Presidenti i Republikës, z. Bajram Begaj, ngushëllon familjen e poetit të madh Hamit Aliaj:
Tiranë, më 8 mars 2023
E nderuar familja Aliaj,
Me pikëllim mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të poetit të mirëjohur Hamit Aliaj, Mjeshtër i Madh.
Sot poezia shqipe është në zi për humbjen e njëri prej zërave më origjinalë të saj.
Hamit Aliaj solli në poezinë shqipe epikën e veriut dhe modernitetin e kohës.
Ai do të kujohet gjithmonë për tekstet e këngëve të tij, disa prej të cilave u bënë burim frymëtimi për UÇK dhe luftën çlirimtare të Kosovës. Ato do të jenë frymëzim edhe për brezat e ardhshëm.
Në këto momente pikëlluese, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta!
Bajram Begaj
—————–
– Familjes së Hamit Aliajt
LAPRAKË, TIRANË
