Në faqen online të gazetës Dielli, Vatra ka njoftuar se i kanë vjedhur logon e Federatës Panshqiptare dhe të gazetës Dielli.
Meqë gazeta Dielli administrohet direkt nga kryetari i Vatrës Elmi Berisha supozohet se ky lajm është botuar me urdhërin e tij.
Prej më se një viti gazeta Dielli është nën censurë të plotë, aty janë të censuruar të botojnë si bashkëpunëtorë të vjetër të gazetës ashtu edhe vetë Vatranët, të cilët nuk i botojnë dot tek Dielli opinionet e tyre. Elmi Berisha vendos dhe vulos vetë për çdo gjë.
Para disa kohësh një grup Vatranësh dolën me propozimin që Vatra të paraqiste kandidaturën e Visar Zhitit për president të Republikës. Ndërkaq, para dy ditësh u dha lajmi se Elmi Berisha, pa asnjë konsultë, shpalli si kandidaturë të Vatrës Dritan Demirajn.
Po ashtu dihet se Elmi Berisha ishte inisiatori i gjyqit kundër një grupi Vatranësh të vjetër që pastaj u mbyll po me inisiativën e Elmi Berishës, por me një kosto disa qindra mijra dollarë, ndërkohë që Elmi Berisha vijon e mban qendrim armiqësor ndaj Vatranëve me gjysmë shekulli kontribut tek Vatra, sikur ish kryetari i saj Dr. Gjon Buçaj.
Tani Vatra pretendon dhe akuzon për “tradhëti të ndyrë” dhe “akt antipatriotik” ata që, sipas këtij njoftimi, paskan vjedhur logot ndaj të cilëve Vatra, dmth Elmi Berisha kërcënon se paska ndërmend që të hapë një gjyq tjetër, por kundër kujt lindy pyetje? Prapë gjyq midis Vatranësh? Shumë skandaloze!
Më poshtë është njoftimi i plotë i Vatrës botuar në botiin online të Diellit:
“Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA njofton opinionin publik se persona të pa përgjegjshëm dhe të pa dinjitetshëm vjedhin dhe trafikojnë logon, vulën e Vatrës dhe të dhëna të mbrojtura me ligj. Shpërndarja e informacionit të pa autorizuar, disinformimi, shpifjet, fyerjet dhe sharjet në emër të Diellit e Vatrës, shtrembërimi i qëllimshëm, shfijet neveritëse, janë një turp i pashembullt për këdo që i bëjnë këto veprime të ulëta ordinere. VATRA i dënon me forcë këto akte të shëmtuara dhe u bën thirrje autorëve të identifikuar në New York se nëse nuk e ndalojnë në mënyrë të menjëhershme këtë maskaradë të poshtër, ata do të referohen në organet ligjzbatuese të Shtetit të New Yorkut. Këto veprime që dënohen me ashpërsinë më të fortë të ligjit, biend ndesh me ligjin mbi pronësinë intelektuale institucionale, ligjin amerikan, kodin etik të medias, Kanunoren e Vatrës, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Ndal maskaradës ndaj simboleve dhe historisë identitare të shqiptarëve të Amerikës. Të sulmosh Diellin e Vatrën është tradhëti e ndyrë dhe një akt antipatriotik. Informacionet e shpërndara nga faqe anonime si më poshtë jane të pavërteta dhe nuk përfaqësojnë qëndrimin e Vatrës.”
Voal.ch po i sjell edhe me screenshot:

Komentet