VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Prandaj, atij nuk duhet t’i besohet – Nga Aurel Dasareti

By | September 1, 2020
blank
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 10 months ago Reply

    Auf dieser Website schluesseldienstkriens.ch finden Sie professionelle Schlosser, die Ihre Türen öffnen. Ich empfehle Ihnen, ihre Website genauer zu studieren, um alle Bedingungen herauszufinden, unter denen sie Ihnen helfen werden. Sie können sich über Preise informieren, indem Sie sie telefonisch anrufen.

Komentet

blank

Skandali i Ramës, i padëgjuar- Bëri një akt të lig kombëtar kur rrëzoi gurë mbi Kosovën – Nga REX KASUMAJ

Fokus
14 shtator, Berlin
Rama, ky pusht i ndyrë, shalon tutje atin e shërbesës për Serbinë.
Bëri një akt të lig kombëtar kur rrëzoi gurë mbi Kosovën, ndaloi median e saj, e, njëkohësisht, ushtroi vandalizëm diplomatik në sy të Zonjës Angelë dhe botës.
Kushedi ç’do të ketë thënë më vete Mysafirja e lartë: një Premier narkoman ose tribalist i pangjashëm në Europë!
Jam i bindur se, së paku për manire a taktikë, këtë poshtërsi nuk do t’a bënte as Vuçiq në Belgrad.
Atje Zonjën e Europës do t’a priste me buqetë lulesh vetë Presidenti, kurse në Tiranë doli në pritje vetëm O. Xhaçka, një nivel i ulët ministror.
Po kush është ky pis bastard, i patakt e i pakulturë që të mos dalë në Aeroport për t’i bërë nderet solemne Kancelares së Gjermanisë?
Mjerë Shqipëria kish i prin e flet në emër të saj!!!
blank

Ende nuk kanë kërkuar falje për krimet e baballarëve dhe japin mësime demokracie nëpër ekrane – Nga SHABAN MURATI

 
Cinizëm demokratik
1. Çfarë emri mund t’u vesh atyre bijve të ministrave të diktaturës, të anëtarëve të Komitetit Qendror të PPSH, të sekretarëve të parë të partisë në rrethe, të kryetarëve të degëve të punëve të brendëshme, të gjykatave të diktaturës, etj. të cilët ende nuk kanë kërkuar falje për krimet e qeverisjes së baballarëve të tyre, dhe na velerisin sot nëpër ekrane duke molloitur dhe filozofuar përnatë se si duhe të jetë demokracia dhe shoqëria shqiptare.
2. Nuk e di nëse ju ka ra në sy që qeveritë demokratike të tranzicionit shqiptar nga dy grupe të persekutuarish: grupi i luftës së klasave dhe grupi i luftës për pushtet brenda nomeklaturës së lartë komuniste, preferuan t’u jepnin poste qeveritare vetëm grupit të të persekutuarve, që vinin nga nomeklatura e lartë komuniste, bijt e të cilëve në demokraci u bënë ministra, deputetë, drejtorë të mëdhej. Nuk ndodhi me bijtë e të persekutuarve të luftës së klasave. Duke qenë se unë nuk besoj te rastësitë e pushtetit, mendoj se kështu ka qenë porosia e regjisorëve të KQ të PPSh në skenarin për filmin me ngjyra të kuqe “Demokracia”.
blank

Një urim i thjeshtë për Marieta Zaçen me rastin e ditëlindjes!

E dashur Marieta Zaçe,

të urojmë nga zemra edhe 💯 ditëlindje te tjera me Familjen që e krijuat bashkë me dashurinë e jetës,

Ti dhe Kushtrim Zaçe.

Dy kampionë, dy ikona, dy te rinj të bukur me energji te pashtershme per te nderuar kombin,

dy shqiptarë të ndershem, dy sprtisë e profesioniste brilante, me plot talent, të bekuar nga Zoti e plot modesti,

dy qytetarë model që kanë merituar respektin dhe dashurinë e mbarë shqiptarëve,

që kanë merituar duartrokitjet, brohoritjet, standing ovation

qe ia kane shtuar vlerat identitetit kombëtar, Atdheut, shoqerisë

dhe me kete standart si pedagogë kane edukuar rinine, brezin e ri!

Sot sporti shqiptar eshte në gjunjë, ne humnere sepse Pedagogë të nivelit boteror si Marieta Zaçe i mbajne ne stol ndersa rinia shqiptare merr ikën!

Kur shteti do t’i kthehet vlerave jo plehrave,

atëherë Shqiperia jone do te rilindë, sepse tash është në zgrip!

Jemi krenare qe te kemi Miken tone te shtrenjte!

 

 

 

blank

S’kanë pse të trishtohen shqiptarët, e as të gazmojnë fshehtë serbët! – Nga REX KASUMAJ

Fletëz Prishtine
Vazhdimësi…
Logjika e marrëdhënieve ndërkombëtare është interesi dhe, natyrisht, forca kush ka tagrin ta posedojë. Dhe shtyhen aktorët e skenës drejt resursesh dhe pozicionesh të mëdha gjeopolitike.
Parimet, ndërkaq, ngjajnë të përfillshme vetëm atëherë kur përkojnë rastësisht me interesat e ftohtë.
Biden shpalli, ose vijoi doktrinën e Trumpit për t’mos hargjuar energji kombëtare në përpjekje për të bërë shtete e kombe të tjerë n’për botë.
Trumpi do ta niste me Sirinë, kurse Biden përfundoi punë me Afganistanin…
Trupat amerikane gjenden edhe në Kosovë. Por ngjashmëria është rreptësisht përjashtuese. Dy janë arësyet për këtë pandehmë: ashtu siç tha një studimtar në Uashington, amerikanët tani, për rikuperim, janë në kërkim të një suksesi në politikën e jashtme. Dhe, e dyta, nëse Dheu i tyre nuk është lule e resurseve të botës, shqiptarët janë kombi më i sigurtë që i kundërpeshon gjeopolitikisht Serbisë dhe, dalëzotësit të saj historik, Rusisë, në Ballkan.
Ndaj s’kanë pse të trishtohen shqiptarët, e as të gazmojnë fshehtë serbët!
R.

blank

BE e quan “Ballkanin e hapur” konkurencë e pashëndetshme – Nga SHABAN MURATI

“I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, është cituar të ketë thënë se kjo nismë “është një konkurrencë e pashëndetshme” për procesin e integrimit evropian të vendeve të rajonit.

Mbështetja në parim për “secilën nismë që rrit bashkëpunimin rajonal” nga ana e BE-së, por edhe disa shteteve anëtare, është kuptuar dhe përdorur nga mbështetësit e nismës “Ballkani i Hapur” si mbështetje direkte për këtë iniciativë. Por, në BE thonë se “një mbështetje të tillë direkte nuk ka pasur” dhe se në disa qarqe evropiane ka rezerva ndaj kësaj nisme”.

Radio Shtetërore Amerikane RFE/RL, 31 gusht 2021.

blank

Këmbanë presidenciale kroate për Tiranën – Nga SHABAN MURATI

 

Deklaratë e Presidentit të Kroacisë Zoran Milanoviç, 26 gusht 2021:

“Unë nuk do të donja të dukesha i ashpër, por nuk mendoj se Kroacia ka nevojë për atë lloj marrëdhëniesh, që po bëjnë Serbia me Shqipërinë”.

(Deklaratë në gazetën kroate “Jutarnji list”, 26 gusht 2021, shif Portali serb “B92”, 26 gusht 2021).

blank

Prognozë historie – Nga SHABAN MURATI

Të gjitha pushtimet e huaja në Shqipëri, sado që kanë zgjatur, pushtimi romak 700 vjet, pushtimi bizantin 1000 vjet, pushtimi osman 500 vjet, kanë mbaruar një ditë.

Por a ka orakull ose profet që të parashikojë e të na thotë se sa do të zgjasë dhe a do të mbarojë ndonjë ditë pushtimi i brendshëm i Shqipërisë?

blank

Ballkani jugosllav – Nga SHABAN MURATI

Më 22 korrik pas një takimi online me presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Shqipërisë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka shpallur në mënyrë patetike verdiktin në emër të treshes së takimit: “Ky është Ballkani i ri europian”.

Nuk e di kë ka këshilltar diplomatik apo gjeografik kryeministri i Maqedonisë së Veriut, por dikush duhet t’i thotë atij se Ballkani ka 12 shtete, dhe tre shtetet e vogla të mësipërme të “mini Shengenit” nuk mund të formojnë dot një “Ballkan të ri”. Shumë-shumë ato mund të formojnë vetëm “një Ballkan jugosllav”.

blank

“Çfarë bëri qeveria e Ismail Qemalit për Shkodrën e rrethuar”, Shaban Murati ka një kërkesë për rishkruesit e historisë zyrtare

Diplomati dhe publicisti Shaban Murati i është rikthyer sot temës së rishkrimit të historisĕ, një projekt i shpallur pak kohë më parë nga Akademia e Shkencave.

“Në bazë të së drejtës kushtetuese të qytetarëve për informim u drejtohemi rishkruesve të historisë zyrtare shqiptare që të mos harrojnë që në tekstin e tyre të ri t’u paraqesin shqiptarëve ndonjë dokument zyrtar lidhur me aktet dhe masat qeveritare në fushën ushtarake, diplomatike, politike, ekonomike, organizative, etj. që ka miratuar dhe ka ndërmarrë qeveria e Ismail Qemalit në periudhën dhjetor 1912-prill 1913 në ndihmë të Shkodrës së rrethuar prej disa muajsh nga trupat pushtuese malazeze dhe serbe”, – shkruan Murati në profilin e tij në FB.

Më herët, diplomati i njohur ka qenë kritik mbi disa deklarata të deritanishme të grupit që ka marrë përsipër këtë projekt.

blank

Çifligu – Nga SHABAN MURATI

 Shqipëria nuk është shtet kapitalist. Shqipëria nuk është shtet revizionist. Shqipëria nuk është shtet demokratik. Shqipëria nuk është bërë ende shtet. Shqipëria është çiflig. 30 vite me rradhë në tranzicionin hermafrodit shqiptar timonin e pushtetit e kanë pasur bijtë e anëtarëve të vjetër të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë.

Po shohim se në 30 vitet e ardhshme timonin e pushtetit do ta kenë bijtë e anëtarëve të rinj të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë. Bandustani i vazhdimësisë dhe i trashëgimisë. Shqipëria është çiflig.

blank

“Çfarë bëri qeveria e Ismail Qemalit për Shkodrën e rrethuar”, Shaban Murati ka një kërkesë për rishkruesit e historisë zyrtare

Diplomati dhe publicisti Shaban Murati i është rikthyer sot temës së rishkrimit të historisĕ, një projekt i shpallur pak kohë më parë nga Akademia e Shkencave.

“Në bazë të së drejtës kushtetuese të qytetarëve për informim u drejtohemi rishkruesve të historisë zyrtare shqiptare që të mos harrojnë që në tekstin e tyre të ri t’u paraqesin shqiptarëve ndonjë dokument zyrtar lidhur me aktet dhe masat qeveritare në fushën ushtarake, diplomatike, politike, ekonomike, organizative, etj. që ka miratuar dhe ka ndërmarrë qeveria e Ismail Qemalit në periudhën dhjetor 1912-prill 1913 në ndihmë të Shkodrës së rrethuar prej disa muajsh nga trupat pushtuese malazeze dhe serbe”, – shkruan Murati në profilin e tij në FB.

Më herët, diplomati i njohur ka qenë kritik mbi disa deklarata të deritanishme të grupit që ka marrë përsipër këtë projekt.

blank

Minjtë e kanalizimeve sulmojnë luanin! – Nga Aurel Dasareti

Është për t’u habitur dhe mahnitëse se sa energjike bëhen partitë e korruptuara politike (kriminelët mes tyre) kur papritmas kërcejnë si gjelat dhe duan të vallëzojnë kur një parti e re i shkel në gishtat e këmbëve.
 
Minjtë ose parazitët e tyre mund të transmetojnë disa sëmundje shumë të rënda. Vlerësohet se këta minj kanë kontribuar në përhapjen e dhjetëra sëmundjeve siç është murtaja. Disa nga speciet kanë pasur një domethënie të madhe për njerëzimin, si kafshë jashtëzakonisht të dobishme në kërkimet mjekësore. Në rastin tonë si eksperiment kur bëhet fjalë për çmendurinë e kokëmishëve. Po ku ka çmenduri më të madhe kur nga të gjitha anët sulmohet një nga zonjat më të respektuara që ka pasur populli shqiptar, babai hero i së cilës u masakrua nga tradhtarë?! Pse e sulmojnë në vend që me aktivitetin atdhedashës dhe dobiprurës të saj të jenë krenarë?! 
Që ajo (Donika) është krenare për rrënjët e saj na bën edhe më shumë krenarë për të! Nëse babai i saj i ndjerë do të jetonte, do të ishte shumë i lumtur me atë që vajza e tij ka arritur.
 
Ne jemi me fat që e kemi në qeverisjen e shtetit më të ri të Evropës bijën e madhe të shqiptarisë. Dhe, ajo përhap shpresë reale mes njerëzve që dëshirojnë një Kosovë ndryshe. Donika, ti krenaria e kombit, nderit dhe gjakut tonë pellazg-ilir, ke mbështetjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm – të trojeve dhe diasporës.

PS: Isha në një vizitë të shkurtër në Shqipëri, u ktheva disa orë më parë, kjo letër është shkruar në shpejtësi.

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend