Modelja shqiptare Kleofina (Pnishi) Pavard, ka hapur zemrën për herë të parë për dashurinë e saj me futbollistin francezin Benjamin Pavard, duke rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tyre dhe “sfidat” që futbollisti kaloi për të fituar zemrën dhe familjen e saj.
Kleofina tregoi se nuk e kishte guximin t’i thoshte vetë babait për dashurinë e saj dhe ishte vëllai ai që zbuloi lajmin. Fillimisht, babai i saj nuk ishte dakord dhe ishte i shqetësuar nga fakti që Benjamin ishte futbollist dhe i famshëm.
“Jam martuar më një francez. Babi nuk ka qenë dakord në fillim. Nuk ja kam thënë unë, ja ka thënë vëllai. Nuk e mendoja dot veten para babit t’i thoja që dua një francez. I tha vëllai kur ishim në plazh. I tha që është futbollist, e nisi nga më e keqja. Për të ka qënë edhe më e tmerrshme, me qenë futbollist, i famshëm, me u marr me femra. Kështu që ka thënë po e lë edhe 6 muaj të kalojnë bashkë, ka bërë sikur nuk e ka vesh dhe ka gënjyer veten që nuk është e vërtetë.
Kaluan 6 muaj, dhe unë isha akoma e dashuruar, vëllai ka shkuar ta takojë dhe t’i thojë prap. Benjamin ka shkuar ta takoj babin, babai nuk dilte ta takonte për tre ditë. E kam lutur shumë, i kam thënë të lutem dil se asnjëherë nuk të kam zhgënjyer. Nëse unë e kam marr këtë hap i kam menduar të gjitha aspektet, fëmijët” tregoi ajo në “Mirëmbrëma Yje”.
Kleofina tregon se babai i saj kishte shqetësime për traditat dhe gjuhën shqipe të fëmijëve, por takimi i parë mes tyre shkoi më mirë seç e kishte menduar.
“Babi ka bezdi që traditat nuk do ndiqen, fëmijët të mos flasin shqip. Kur janë takuar ka qenë si dashuri me shikim të parë, nuk e kam besuar, kanë kaluar më mirë se kam besuar. E bëri për veten babin. Përshtatet me njerëzit ai. Në fillim nuk e dinte që kush ishte, më pas ka bërë kontrolle se kush ishte, ka parë që nuk kishte lajme të këqija për të”, tha ajo.
Kleofina po ashtu rrëfeu se ajo dhe Pavard u njohën në vitin 2018 nëpërmjet një shoku të përbashkët.
Siç tregoi ajo, për pesë vite, ata nuk dolën kurrë bashkë, megjithatë Benjamin gjithmonë tregonte interes, duke ardhur në ditëlindjet ku ishte edhe Kleofina dhe duke pyetur miqtë e saj për të.
“Jemi njohur në 2018, mendoja si babai që doja një burrë shqiptar. Shoku i tij i ngushtë ishte në një lidhje me shoqen time të ngushtë dhe jemi njohur në ditëlindjen e saj. Nuk e kam menduar se do ishte e ardhmja ime, nuk e kam pëlqyer në fillim. Në momentin që më ka takuar, i ka thënë këtij shokut të vet që “unë mund të kem të dashura të tjera, edhe kjo do jetë, por në fund me këtë do martohem”.
Deri në 2023 nuk kemi dalë asnjëherë bashkë, ndërkohë që ai niste lule, pyeste miqtë, në çdo ditëlindje vinte që isha dhe unë. Ka pas një lidhje në këtë kohë. Në fejesën e shoqes sime pash që problemi isha unë, kuptova që me të isha vetvetja. I thoja nuk je shqiptar dhe nuk je për mua, nuk më pëlqen fizikisht.
Tani që mendoj, them nuk paskam qenë mirë. Mendoja që nëse vazhdoja kështu mund ta humbja, të vazhdonte jetën e tij. Kur kupton se je duke e humbur dikë, i hap sytë. Në atë moment kam thënë “si ka mundësi që në këtë 5 vite nuk e kam dashur””, rrëfeu ajo.
Po ashtu, Kleofina zbuloi se Benjamin ka vizituar Kosovën dy herë, madje ka mësuar disa fjalë shqip.
Në një video call me partneren e tij dhe moderatoren Arbana Osmani, futbollisti ka treguar disa fjalë dashurie që ka mësuar në shqip.
“Ta ha zemrën. Dashni. Zemër. Të dua”, tha ai.
Benjamin Pavard: A je mirë?
Arbana Osmani: Mirë jemi ne, si je ti?
Benjamin Pavard: Mirë mirë, faleminderit!
Arbana Osmani: Çfarë ke mësuar në shqip?
Benjamin Pavard: A don zhus, a don kafe?
Kleofina: Ia kam mësuar që të më pyes mua, nënën kur vjen?
Arbana Osmani: Po fjalë dashurie çfarë ke mësuar?
Benjamin Pavard: Ta ha zemrën. Dashni. Zemër. Të dua.






















Tank y᧐u a lot for ѕharing this wijth all of us you
actually realize wwhat yyoᥙ are sⲣeaking approximately!
Bookmarked. Please additionally visit my site =). We can have
a ⅼіnk exchange agreement among us
My web site paperless payday loans
lovoo immer online ähnliche apps wie lovoo http://lovooeinloggen.com/
Acquistare una patente di guida per moto, acquistare una patente di guida per camion senza esame in Austria, costi patente autobus in Italia. Acquistare la patente di guida online, auto c senza esame Colonia, acquistare la patente di guida classe B, acquistare Italia patente registrata Napoli, Austria acquistare patente di guida legalmente in Italia, acquistare patente di guida in Italia, acquistare patente di guida auto Austria, acquistare Italia patente di guida legalmente in Italia, acquistare Italia patente di guida, eu -Acquistare una patente di guida, quanto costa
https://comprarepatentedi-guida.com/