VOAL

VOAL

Escobar: Marrëveshja Kosovë – Serbi, historike dhe duhet të zbatohet menjëherë

VOA

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të hënën se pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre është historik, dhe palët duhet të fillojnë vënien në jetë të saj.

Në një konferencë në distancë më gazetarë, ai tha se marrëveshja e së shtunës në Ohër është fillimi i ripajtimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që kanë detyrime ligjore për t’i përmbushur. Serbia tha ai, duhet të fillojë njohjen e disa dokumenteve të Kosovës dhe simboleve të tjera kombëtare, letërnjoftimeve dhe gjërave të kësaj natyre.

Për Kosovën është e rëndësishme që të fillojë hartimin e versionit të saj të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ka shumë detyrime të tjera, por mendoj se këto janë më të rëndësishmet”, tha zoti Escobar, duke nëvizuar se u takon palëve të përcaktojnë se si do të duket asociacioni.

Por ne besojmë se duhet të jetë një që u shërben interesave të popullit të rajonit, një që funksionon për të dyja palët, që lejon serbët etnikë të marrin pjesë plotësisht në jetën civile dhe demokratike të Kosovës, por po ashtu, duhet të jetë një asociacion që nuk shkel strukturën kushtetuese të Kosovës apo prek funksionalitetin e saj”, tha zoti Escobar.

Sipas marrëveshjes së të shtunës, Kosova është zotuar t’i jap një shkallë më të gjerë të “vetë-menaxhimit” komunitetit serb në Kosovë dhe të zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit.

Nga një pjesë e opozitës dhe kritikëve të kryeministrit Kurti, kjo është interpretuar ai autonomi e gjerë për komunitetin serb.

Ekziston një paragraf i cili flet për një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit joshumicë serb dhe natyrisht se ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim, asnjë diskriminim”, tha kryeministri Kurti të shtunën, duke theksuar se ndërkaq se në planin themelor evropian thuhet se të gjitha marrëveshjet e deritashme duhet të zbatohen.

Plani evropian për të cilën palët u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel ndërsa të shtunën për zbatimin e tij kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.

Mosnënshtrimi i dokumentit në takimin e së shtunës ka nxitur mëdyshje nëse marrëveshja mund të trajtohet si ligjërisht e detyrueshme.

Dua ta bëjë të qartë. Ky është detyrim ligjor për të cilin Serbia është pajtuar, sikurse edhe Kosova. Diskutimi rreth nënshkrimit është përqendrim ndaj diçkaje që nuk ka ndikim në faktin se e kemi një marrëveshje. Është një marrëveshje, ne e trajtojmë të tillë, të dyja palët hynë në të me seriozitet dhe Bashkimi Evropian e konfirmoi se është e tillë në sytë e tij ”, tha zoti Escobar.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell njoftoi sot ministrat e Jashtëm të bllokut ndërsa të enjten pritet të informojë shefat e shteteve për marrëveshjen, zbatimi i së cilës do të mbikëqyret nga një komision i përbërë nga të dyja vendet dhe Bashkimi Evropian.

Të përgëzuar nga diplomacia perëndimore për marrëveshjen e së shtunës, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë po përballen me kritika në shtëpi.

Lëvizjet e djathta në Serbi akuzuan presidentin serb për pranimin e planit evropian, duke e cilësuar si njohje të pavarësisë së Kosovës të cilën Beogradi vazhdon ta kundërshtojë.

Opozita ftoi për të enjten në seancë parlamentare kryeministrin Kurti të raportojë për marrëveshjen për të cilën një pjesë e opozitës tha se do të dëmtojë për një periudhë të gjatë proceset integruese të vendit.

Ish-Presidenti Trump thotë se mund të arrestohet të martën

VOA/Marrë nga Associated Press

Ish-Presidenti Donald Trump thotë në një postim në rrjetet sociale se ai pret të arrestohet të martën. Postimi i zotit Trump në rrjetin social “Truth Social” vjen në një kohë kur prokurorët e Nju Jorkut po shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së akuzave në kuadër të një hetimi lidhur me pagesat e bëra ndaj dy grave, që pretendojnë se kanë patur marrëdhënie seksuale me zotin Trump.

Ish-presidenti thotë në postimin e tij se “sipas rrjedhjes së paligjshme të informacionit” nga Zyra e Prokurorit të Qarkut në Manhatan, tregohet se “udhëheqësi republikan dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara” do të arresohet të martën e ardhshme. Në postim, ai i bëri thirrje mbështetësve të tij për protesta.

Ndërkohë, më herët ka patur informacione se zyrtarët e zbatimit të ligjit në Nju Jork po bëjnë përgatitje që lidhen me masat e sigurisë, në rast të ngritjes së një padie ndaj ish-presidentit amerikan.

Chollet bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin për “përfitimet” nga zbatimi i propozimit evropian

RFE/RL

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në biseda të ndara telefonike, u ka thënë liderëve të Kosovës dhe Serbisë, se zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve, do të sjellë përfitime për të dyja shtetet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 mars do të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve, propozim që veçse është pranuar nga palët.

“Bisedova me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me bisedimet e 18 marsit lidhur me normalizimin e raporteve me Serbinë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Zbatimi [i propozimit evropian] do të ofrojë përfitime domethënëse për të dyja vendet dhe do të tregojë përkushtim për një të ardhme paqësore në rajon”, shkroi Chollet në llogarinë e tij në Twitter.

Ndërkaq, nga zyra e Kurtit thanë se kryeministri kosovar, gjatë bisedës me Chollet, tha se Kosova është e përkushtuar që takimi i Ohrit “të jetë i suksesshëm”.

“U bisedua për rëndësinë që kjo fundjavë ka për Kosovën, rajonin, integrimet euroatlantike dhe sigurinë”, u tha në njoftimin e Zyrës së Kurtit.

Kurti, siç bëhet e ditur, veçse ka arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Chollet tha se me Vuçiqin ka zhvilluar një bisedë të mirë lidhur me “rëndësinë e angazhimit konstruktiv” sa i përket planit të zbatimit të propozimit evropian.

“Bisedë e mirë me presidentin Vuçiq. U pajtuan në rëndësinë e angazhimit konstruktiv në propozimin e konsoliduar të BE-së më 18 mars. Riafirmova mbështetjen e SHBA-së për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe përfitimet që normalizimi i raporteve do t’i sillte Serbisë dhe gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Chollet në Twitter.

Më herët gjatë 17 mars, Vuçiq deklaroi se Qeveria në Beograd do të ruajë “Serbinë e plotë, ashtu siç është e paraparë në Kushtetutë”.

Në Kushtetutën serbe, Kosova figuron si pjesë e Serbisë.

“Para nesh na pret një periudhë jo lehtë, por kur ne udhëheqim një politikë të përgjegjshme, serioze dhe të mençur, Serbia del fituese”, tha Vuçiq dhe përsëriti se ai do të “ruaj paqen”.

Në rundin e ri të dialogut, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, sipas Brukselit, Kurti dhe Vuçiq do të diskutojnë për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, që do të jetë nikoqir i takimit të Ohrit, deklaroi më 17 mars, se pala evropiane ka pranuar komentet e Kosovës dhe Serbisë, dhe liderëve të dy shteteve do t’u prezantohet një plan “i konsoliduar” i zbatimit të propozimit evropian, që synon të çojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e plotë të raporteve.

“Ne do të flasim nesër [18 mars] dhe do të bëjmë një version të konsoliduar të aneksit, bazuar në komentet e tyre. Dhe pastaj, shpresoj që Kosova dhe Serbia do të bien dakord me rezultatin përfundimtar të këtyre bisedimeve. Ky aneks për zbatimin do të jetë pjesë integrale e marrëveshjes, pasi ne do të saktësojmë se si do të zbatohen dispozitat e saj”, tha Borrell.

Në Ohër, palët fillimisht do të takohen veç e veç me zyrtarët evropianë dhe më pas do të ketë një takim të përbashkët. Në takime, në cilësinë e vëzhguesit, do të marrë pjesë i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Propozimi evropian, që Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke – që Kosova kërkon të jetë në qendër të një marrëveshjeje përfundimtare –diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian e ndërmjetëson këtë proces, ndërkaq Shtetet e Bashkuara, ndonëse nuk janë palë në dialog, e mbështesin atë.

Escobar, thirrje Kosovës dhe Serbisë që të jenë konstruktive dhe fleksibile para takimit në Ohër

RFE/RL

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u bëri thirrje palëve nga Kosova dhe Serbia që të jenë konstruktive dhe fleksibile përpara takimit në Ohër që do të mbahet më 18 mars.

“Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon, tha i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë për shtyp në Beograd.

Escobar foli në Beograd dy ditë para rundit të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që pritet të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku palët do të bisedojnë për zbatimin e propozimit evropian.

Ai tha se SHBA-ja do që të dyja palët të jenë serioze në kërkimin e këtyre mundësive dhe të gjejnë një mënyrë për të qenë fleksibile dhe konstruktive, për të shfrytëzuar këtë mundësi që të ofron jo vetëm Evropa, SHBA-ja, por edhe komuniteti transatlantik.

“Pritjet tona janë që të dy liderët të jenë në gjendje të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe që ata do të punojnë për ta bërë këtë marrëveshje realitet. Të mendojnë për pengesat, të kërkojnë mënyra për t’i kapërcyer ato dhe të largohen nga takimi duke kuptuar se do të vazhdojnë të punojnë deri në zgjidhje”, tha i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Escobar theksoi se kjo është një marrëveshje për normalizim, jo për njohje, por ai përsëriti qëndrimin e SHBA-së se Kosova është shtet i pavarur me integritet territorial dhe sovranitet.

“Kjo nuk ka të bëjë me këtë”, u shpreh ai.

Përfitimet nga kjo marrëveshje, tha Escobar, janë integrimi më i shpejtë ekonomik, jo vetëm i Kosovës dhe i Serbisë, por i gjithë rajonit.

“Ajo që është ndryshe tani krahasuar me dy vjet më parë është se tani shihni një bisedë reale brenda shteteve në Kosovë dhe Serbi se çfarë do të thotë për Serbinë dhe Kosovën të kenë marrëdhënie paqësore, të parashikueshme dhe konstruktive. Të gjithë në rajon do të përfitonin nga kjo. Është diçka që është reale, nuk është bisedë e rrejshme, sepse po flasim për mundësi reale”, tha Escobar në Beograd.

Ai përsëriti se mundësitë ekonomike janë specifike për Ballkanin Perëndimor, mundësi të cilat do të rriteshin nëse të gjashtë vendet janë në rrugën evropiane.

“Ky do të jetë fokusi ynë”, tha Escobar.

Mundësia që të dyja palët t’i shohin përfitimet e kësaj marrëveshjeje, e cila sjell marrëdhënie paqësore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, është shumë e madhe, tha Escobar dhe shtoi se “kjo është ajo që më së shumti u nevojitet serbëve në Kosovë”.

“Ata janë gjithmonë në qendër të konfrontimeve, tensioneve dhe kjo u shkakton atyre dëme psikologjike dhe dëme të tjera”, theksoi ai.

Sipas Escobarit, pozita e serbëve në Kosovë do të përmirësohet përmes zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

 

Escobar tha se pret nga Kosova që një nga modelet e propozuara të përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak, të jetë model për Asociacionin.

“Kur flas për këtë si kërkesë, nuk dua të shkaktoj një konfrontim apo ta paraqes atë si një sfidë. Fakti është se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes së Brukselit… do të realizohet. Pyetja e vetme është sa shpejt do të ndodhë. Pjesa e dytë, cili model do të zbatohet. Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së përmendi disa shembuj të ndryshëm se si funksionon ky lloj Asociacioni në BE, për t’u dhënë pakicave të drejtën e vetëqeverisjes, e cila nuk ndikon në funksionalitetin, nuk nxit tensione dhe ndihmon në afrimin e vendeve. Ne dëshirojmë që njëri prej atyre modeleve të jetë model për komunitetin e komunave me shumicë serbe”, u shpreh Escobar.

I dërguari special i SHBA-së tha se nuk pret që gjatë takimit në Ohër të ketë nënshkrime, por theksoi se do të hapet rruga për përparim të mëtejmë.

Megjithatë, ai nuk deshi të flasë se çfarë mund të ndodhë nëse Ohri nuk jep rezultate.

Në takimin e 18 marsit në Ohër pritet që Kosova dhe Serbia të bisedojnë për zbatimin e këtij propozimi.

SHBA-ja mbështet procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Uashingtoni, po ashtu, mbështet propozimin evropian për normalizimin e raporteve, i cili është pranuar më 27 shkurt nga Kosova dhe Serbia.

Më herët, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se një marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian “është thelbësore për normalizim” të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ende nuk e kanë nënshkruar propozimin, por janë pajtuar se nuk ka nevojë që për këtë dokument të ketë negociata të mëtejme.

Hovenier: ‘Përkrahje e madhe nga SHBA, nëse Kosova kontribuon në arritjen e marrëveshjes në Ohër’

E shtuna e kësaj jave është rezervuar për takimin e radhës Kurti-Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ky takim vjen pas dakordimit në Bruksel, se propozimi evropian të pranohet ashtu siç është, me 11 pikat përbërëse. Në agjendë të së shtunës, pritet që tash të diskutohet për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Përpos përfitimeve që dalin nga propozimi evropian, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosova mund të përfitojë edhe në mënyrë indirekte nga takimi i 18 marsit, të shtunën, në Ohër.

Nëse shihet se Kosova ka kontribuuar në arritjen e një dakordimi për zbatim të propozimit evropian, Hovenier ka thënë se ShBA-të do ta rrisin masivisht aktivitetin për t’ia mundësuar Kosovës anëtarësimin në Aleancën Veri-Atlantike.

“Ne besojmë se Kosova një ditë duhet të jetë, dhe do të jetë, anëtare e Aleancës Veri-Atlantike, dhe çështja e vetme është si të bëhen kushtet e duhura për ta arritur këtë. Në rast se e arrijmë një marrëveshje në Ohër dhe Kosova shihet se ka kontribuar për ta arritur në mënyrë të suksesshme dhe konstruktive për ta arritur këtë marrëveshje, mendoj se do të shihni aktivitet të përtërirë amerikan dhe realizimin e këtij vizioni. Nuk është se nuk kemi tentuar në të kaluarën”, ka deklaruar ambasadori Hovenier në ATV.

Ndërsa foli për Partneritetin për Paqe, Hovenier tha se këtu arrihet vendimi me konsensus, ndaj hezitoi të jepte garanci që Kosova do të anëtarësohet menjëherë.

Megjithatë, ai theksoi se përkrahja amerikane edhe në këtë drejtim do të jetë e fuqishme.

“Lidhur me Partneritetin për Paqe, më duhet ta përmend një pikë tjetër. NATO-ja merr vendime me konsensus. Të gjitha vendimet arrihen me konsensus, siç e shohim në të gjitha vendimet e NATO-s. Andaj nuk mund të jap garanci se aspirata që kanë populli i Kosovës, që e kemi edhe ne, do të arrihet menjëherë. Por çfarë mund të ju them është se do të shihni përpjekje të fuqishme amerikane dhe mbështetje për këtë synim”, tha tutje.

E aspiratat për arritjen e dakordimit në Ohër, Hovenier tha se janë të theksuara. Nga aty, ambasadori amerikan shtoi se pasi të arrihet marrëveshje, presin edhe zbatim të saj.

“Unë pres që kur marrëveshja të arrihet të shohim përkushtim të ngjashëm edhe për zbatimin e saj. A mund të garantoj që zbatimi do të ndodhë ashtu siç palët u dakorduan…? Mund të garantoj vetëm se bashkësia ndërkombëtare do të kërkojë këtë dhe kemi menduar me kujdes se çfarë mjetesh kemi për të ofruar stimujt e duhur për zbatim të plotë”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 mars do të takohen në Ohër për të folur për zbatimin e marrëveshjes. Prezentë në këtë takim do të jenë emisari i BE-së, Miroslav Lajçak dhe shefi i diplomacisë, Josep Borrell. Ndërkaq, gazeta online Reporteri.net ka mësuar se pjesë e takimit do të jetë edhe i dërguari i ShBA-ve në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. syri.net

Joe & Shirley DioGuardi: Senatori Menendez letër Presidentes të Parlamentit Europian në mbështetje të libralizimit të vizave të Kosovës

Presidenti i LQSHA Joe DioGuardi dhe Këshilltarja e Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi lajmërojnë si më poshtë:

Të nderuar miq e përkrahës,

Jemi të lumtur që kemi pranuar letrën e bashkangjitur këtu të Senatorit Bob Menendez, të përcjellur tek ne nga zyrtarët e lartë të Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit, dërguar Presidentes të Parlamentit Evropian në përkrahje të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në këtë letër, Senatori Menendez thotë se “shpreson se Parlamenti Evropian do ta ratifikojë në procedurë të përshpejtuar vendimin e liberalizimit dhe të njejtin ta implementojë sa më shpejtë.”

Ky është edhe një shembull i veprimeve të fuqishme të Senatorit Menendez në të mirë të Kosovës dhe hapave që duhet ndërmarrë për të siguruar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.

Gjithë të mirat,

Shirley Cloyes DioGuardi                       Joe DioGuardi
Këshilltare për Cështje të Ballkanit         President

Shirley Cloyes DioGuardi: Senatori Menendez synon që zyrtarin pro serb të DASH ta sjellë në një seancë dëgjimore!

Pas takimit të suksesshëm me Senatorin D të NJ Robert Menendez, ish kongresmeni Joe DioGuardi dhe ekspertja e Ballkanit Shirley DioGuardi në një bisedë me anëtarët e Bordit të LQSHA dhe pjestarë të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në New York nxorën në pah rëndësisnë e këtij takimi:

Shirley DioGuardi midis të tjerave tha:”Jemi me fat që kemi mbështetjen e njerëzve të lartë në anën e Senatit që kanë lidhje me Presidentin, veçanërisht të atyre që janë përgjegjës për politikën e jashtme, si Kryetari, Senatori Robert Menendez. ne dëgjuam sot prej tij të gjitha përgjigjet e duhura për çështjen tonë. Me një përvojë 30 vjeçare në marrëdhëniet me jashtë, njohuritë e tij janë sbhumë të thella dhe këtë ai e demonstroi edhe sot. Unë i dërgova atij dhe stafit paraprakisht shumë materiale.

Personi të cilin ai e citoi sot nga Departamenti i Shtetit (DASH) është plotësisht pro-serb dhe kjo është e habitëshme. Senatori menendez po planifikon që ta ftojë këtë zotëri që të përballet me një seancë dëgjimore që do të ndodhë në këtë cikël të veçantë. Senatori Menendez e konfirmoi këtë gjë sot dhe ne duhet të jemi jashtëzakonisht të lumtur që e dëgjuam këtë gjë prej tij”.

Në takimin së cilit i referohet Shirley Cloyes DioGuardi Senatori Menendez doli me deduksionin se  “Paqja arrihet me njohjen e Kosovës nga Serbia, jo me asociacion një-etnik”

(Video) Senatori Robert Menendez: “Paqja arrihet me njohjen e Kosovës nga Serbia, jo me asociacion një-etnik”

 

 

 

Arkivi i Voal.ch 14.03. 2013-Ish-nënsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns:Nëse pakicës serbe i jepet status & privilegje të veçanta politike,nuk ka garanci për stabilitetin!

Nick Burns: Jo status të veçantë për Veriun

Ish-nënsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns paralajmëron se një status i veçantë politik për serbët e Veriut të Kosovës, do të vinte në rrezik qendrueshmërinë e vendit. Zoti Burns, i cili luajti rol qendror në mbështetjen amerikane për pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, thotë se komuniteti i serbëve në Veri duhet të jetë pjesë e shtetit të Kosovës dhe se Serbia është e nevojshme të pranojë plotësisht pavarësinë e Kosovës. Zoti Burns foli me Zërin e Amerikës nga studioja e Universitetit të Harvardit, ku është profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Zoti Burns, pyetja ime e parë na kthen në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë. Ju në atë kohë ishin nën Sekretar i Shtetit për Çështje Politike dhe Shtetet e Bashkuara luajtën një rol qendror. Ne do të donim të dinimin mendimin tuaj për zhvillimet e atjeshme. Pesë vjet pas pavarësisë a kanë shkuar ngjarjet siç parashikonit ju?

Nicholas Burns: Unë kisha bindje të plotë atëherë dhe akoma e kam këtë bindje se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës ishte vendim i drejtë. Ishte shumë e qartë pasi mbaroi lufta e Kosovës, pas ngjarjeve të prillit, majit dhe qershorit të vitit 1999, se Kosova nuk mund të kthehej më kurrë nën Serbinë. Unë kisha shkuar shpesh në Kosovë nga viti 1999 deri në 2008. Ishte e qartë për mua, si nga takimet me komunitetin e shqiptarëve të Kosovës, me komunitetin e serbëve të Kosovës, ashtu edhe nga vizitat në Beograd për t’u takuar me udhëheqësit atje, se Kosova meritonte pavarësinë, se ishte një vend i pandarë, se plagët e shkaktuara nga ndarja me Serbinë ishin aq të thella saqë nuk mund të shëroheshin kurrë brenda Serbisë. Kështu, Presidenti Bush dhe Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice morën një vendim të rëndësishëm që ne ta mbështesnin popullin e Kosovës, të punonim me të gjitha forcat dhe ne e bëmë një gjë të tillë, të ishim përkrahësit kryesorë të pavarësisë së Kosovës. Jam shumë krenar që vendi im luajti rol në këtë drejtim.

Zëri i Amerikës: Tani jemi përsëri në një moment kyç. Serbia dhe Kosova po zhvillojnë bisedime për zgjidhjen e çështjes së vështirë të Veriut, e cila mund të ketë ndikim për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Thelbi i mosmarrëveshjes është nëse komuniteti serb në veri të Kosovës do të ketë kompetenca ekzekutive dhe legjislative, siç do Serbia, apo të jetë thjesht një asociacion komunash siç do Kosova, mbështetur në Planin Ahtisaari. Cili është mendimi juaj?

Nicholas Burns: Sigurisht që të drejtat e njeriut për serbët e Kosovës duhet të respektohen, por nga ana tjetër ky komunitet duhet të jetë pjesë e shtetit të Kosovës dhe nëse atyre u jepen status dhe privilegje të veçanta politike, do të thotë që nuk ka garanci për stabilitetin e vendit. Prandaj unë jam dakord me qeverinë e Kosovës se këto komunitete duhet të jenë pjesë e sistemit politik brenda Kosovës. Dhe mendoj se kohët e fundit Beogradi ka bërë disa deklarata shumë dramatike, në të cilat shihet se e kupton që nëse Serbia dëshiron që e ardhmja e saj të jetë në Bashkimin Evropian, atëherë ata duhet të jenë shumë më të hapur për pavarësinë e plotë të Kosovës dhe duhet të ketë një normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, një barazi të plotë mes tyre dhe një njohje të plotë nga Serbia të pavarësisë së vërtetë të Kosovës. Ky është qëndrimi amerikan dhe ky është qëndrimi im si qytetar privat.

Zëri i Amerikës: Është hera e parë që Kosova, Serbia dhe komuniteti ndërkombëtar po merren seriozisht me çështjen e Veriut, pasi e kanë neglizhuar për një kohë kaq të gjatë. Në këtë fazë të procesit, a mendoni se kjo çështje mund të zgjidhet dhe si? A mendoni se Serbia do ta hapë rrugën për përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës, në mënyrë që të dyja vendet të ecin përpara?

Nicholas Burns: Serbia duhet ta bëjë një gjë të tillë. Është në interesin e serbëve t’i lënë pas luftrat e Ballkanit, të lënë pas luftrat e ish-Jugosllavisë, të pranojë realitetin e pavarësisë së Kosovës, pasi nuk ka kthim prapa për këtë çështje. Kosova është një shtet i pavarur, do të vazhdojë të jetë i tillë. Unë shpresoj që ajo të përparojë dhe vendi të stabilizohet dhe që kjo të realizohet serbët duhet ta ndërmarrin këtë hap të rëndësishëm. Ata nuk do të pranohen kurrë plotësisht në Bashkimin Evropian, ose në NATO nëse nuk normalizojnë plotësisht marrëdhëniet me Kosovën. Mendoj se serbët po ecin në drejtimin e duhur dhe unë i vlerësoj për këtë. Kjo është një kohë e ndryshme nga ajo e viteve 2007-2008 kur serbët e kundërshtonin plotësisht pavarësinë e Kosovës dhe unë e kujtoj shumë mirë atë kohë. Prandaj jam optimist se kjo do të ndodhë.

Zëri i Amerikës: Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur Kosovën dhe kanë ndikim te Kosova. Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian ka ndikim te Serbia për t’i bërë thirrje për një marrëveshje. Si mendoni se po përdoret ose duhet të përdoret ky ndikim në mënyrë që të dyja palët të tregojnë elasticitet më të madh, pra si nga Kosova edhe nga Serbia?

Nicholas Burns: Mendoj se është përgjegjësi e vendit tim, Shteteve të Bashkuara, që të vazhdojnë t’u kujtojnë autoriteteve në Kosovë se popullata pakicë, serbët e Kosovës, kanë të drejtë të jetojnë në Kosovë, duhet të jenë në gjendje të jetojnë në paqe, pa u diskriminuar dhe pa u frikësuar. Kjo është një përgjegjësi e rëndësishme për të cilën qeveria e Kosovës na ka dhënë sigurime. Mbi këtë bazë ne i mbështetëm ata për pavarësinë në vitin 2008. Nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian të tregohet shumë i vendosur për të bindur qeverinë serbe se ajo nuk mund të bëhet dot pjesë e Bashkimit Evropian nëse serbët nuk e pranojnë plotësisht shtetin e Kosovës dhe nuk vendosin marrëdhënie diplomatike me të në një ardhme. Pra, mendoj se keni të drejtë. Të dy vendet kanë përgjegjësi, ndërkohë që si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Bashkimi Evropian duhet të ushtrojnë ndikimin e duhur për t’i bindur ata që të pranojnë plotësisht njëri-tjetrin, të pranojnë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë e në Serbi.

Zëri i Amerikës: Dy vendet duhet të takohen javën tjetër dhe pastaj javën pasardhëse për të arritur ndoshta një marëveshje, dhe duket se Bashkimi Evropian po i nxit palët që të arrihet një marrëveshje për çështjen e Veriut të Kosovës. A parashikoni që kjo të arrihet së shpejti? Nga ekspertiza juaj, a shikoni një mundësi që dy palët ta zgjidhin këtë problem?

Nicholas Burns: Unë nuk punoj më në qeverinë amerikane, prandaj nuk mund ta di se çfarë do të ndodhë në këto bisedime. Këtë do t’ua lë të tjerëve. Por mendoj se Serbia ka bërë përparim mjaft të madh dhe udhëheqja serbe ka treguar një hapje të re ndaj Kosovës dhe pavarësisë së saj. Shpresoj se ky proces do të vazhdojë në Serbi dhe do të përfundojë, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të përballen me të ardhmen në një mënyrë të re, duke respektuar plotësisht sovranitetin dhe tërësinë territoriale të njëra-tjetrës si dhe pavarësinë. Ky është synimi. Nuk e di se çfarë përparimi do të bëhet në bisedimet e ardhshme, por mendoj se ka shumë rëndësi që të bëhet përparim.

Zëri i Amerikës: Shumë nga çështjet që lidhen me një marrëveshje të tillë kanë natyrë teknike por kanë të bëjnë edhe me anën emocionale, si nga Kosova edhe nga Serbia dhe në Ballkan kjo është e kuptueshme. Çfarë do t’u këshillonit qeverive dhe udhëheqësve të dy vendeve për të qenë pragmatikë lidhur me të ardhmen e qytetarëve të tyre?

Nicholas Burns: Mendoj se qeveria e Kosovës është e nevojshme të mbajë marrëdhënie të hapura dhe konstruktive me popullsinë kosovare serbe në Veri dhe kudo në Kosovë. Kjo është në interes të qeverisë së Kosovës por është edhe një detyrim i tyre, si një vend evropian, që duhet të jetë i angazhuar plotësisht ndaj të drejtave të njeriut. Qeveria e Serbisë është e nevojshme t’ia bëjë fare të qartë popullatës serbe në Kosovë se nuk do të vazhdojë t’i inkurajojë ata, siç ka vepruar në të kaluarën, që ata të jetojnë të ndarë nga shteti i Kosovës. Është e nevojshme të ketë një integrim të plotë të serbëve të Kosovës në jetën e Kosovës, në politikën e Kosovës. Pra, mendoj se të dyja qeveritë është e nevojshme të dërgojnë sinjalet e duhura dhe kam besim se ato do ta bëjnë këtë.

Aktualisht Nicholas Burns është Ambasadori i 13-të i SHBA në Kinë i emëruar nga Presidenti Joe Biden (Sqarim i Voal.ch).

Skandali Ballkanik i FBI-së vazhdon të përhapet Nga John Schindler

February 16, 2023 06:00 AM

Të hënën, pashë një raport që zbuloi se skandali i turpshëm i Byrosë Federale të Hetimeve rreth ish-agjentit të saj të kundërzbulimit, Charles McGonigal, i cili është paditur për akuza federale të lidhura me korrupsionin, është shumë më i keq sesa ka pranuar Departamenti i Drejtësisë dhe media.

Ndërsa McGonigal shërbente ende si zyrtar i lartë i FBI-së në vitin 2017, ai u bë partner i kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Partisë së tij Socialiste në pushtet. Në këtë cilësi, McGonigal besohet se ka zhvatur shqiptarët e pasur në një lloj rakete mbrojtëse, ku i madhi i byrosë premtoi të mbronte oligarkët nga sanksionet e SHBA-së në këmbim të ryshfeteve të mëdha. McGonigal ka përfituar rreth 32 milionë dollarë (që me sa duket ishte ndarë me partnerët e tij). Kam raportuar gjithashtu se McGonigal tronditi Shefqet Kastratin, manjatin kryesor të naftës në Shqipëri, për 12 milionë euro, gati 15 milionë dollarë, në 2017.

Përfaqësuesit e Kastratit më pas kontaktuan Washington Examiner për të mohuar me vendosmëri atë pretendim. Por megjithëse skandali i turpshëm i FBI-së u injorua nga shumica e mediave amerikane, ai ndezi një stuhi zjarri në Shqipëri. Atje, veprimet e dukshme mafioze të McGonigal-it në bashkëpunim me qeverinë në Tiranë kanë qenë lajme të faqes së parë.

Vazhdojnë të shtohen akuzat se McGonigal po tronditte biznesmenët e pasur të Ballkanit, duke përdorur përkatësinë e tij të FBI-së për të çuar përpara mashtrimin e tij. Mediat shqiptare raportuan gjithashtu se McGonigal, në bashkëpunim me Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij, shkundi Kastratin për 15 milionë euro për ta mbajtur manjatin e naftës në hirin e Departamentit të Shtetit në Uashington. Kjo përfshinte përfshirjen e Agron Nezës, ish-operativit të inteligjencës shqiptare dhe partnerit të McGonigal, i cili shoqëronte njeriun e FBI-së në udhëtime në Shqipëri dhe thuhet se ishte “një vizitor i rregullt në zyrën e Kastratit” dhe një ndërmjetës që “i kalonte thasët me para” McGonigal-it.

Gjithashtu raportohet se aleatët e Ramës, si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i kanë paguar McGonigal-it rreth 8 milionë euro për të shpallur non grata nga Uashingtoni një rival politik, Ylli Ndroqi. Një kritik i shpeshtë i qeverisë Rama, Ndroqit iu kap perandoria e tij mediatike nga socialistët në pushtet në vitin 2020 mes akuzave për trafik droge dhe pastrim parash – të cilat janë të njëjtat gjëra në të cilat pretendohet se është përfshirë gjerësisht qeveria Rama.

Oligarku rus i FBI-së

Tani vjen një tjetër raportim i medias shqiptare për operacionin “shakedown” të McGonigal, në këtë rast që përfshin oligarkun Pëllumb Salillari, një nga “oktapodët e mëdhenj të korrupsionit” të Shqipërisë. Salillari dyshohet se i ka paguar McGonigal 5 milionë euro për të përmirësuar reputacionin e tij në Uashington, ku u vlerësua se kishte lidhje kriminale. Kjo, pra, ishte një tjetër ryshfet i madh për të blerë mbrojtjen e McGonigal nga qeveria e tij.

Kolona ime e së hënës raportoi se McGonigal tentoi operacione të ngjashme shakedown në vendet fqinje midis shqiptarëve etnikë, dhe kjo është deklaruar gjithashtu nga mediat lokale. Në vendin fqinj, në Kosovë, ka raportime se, përmes një ndërmjetësi me ndihmën e Agron Nezës, McGonigal i trembi biznesmenët vendas me kërcënimin se do të ishte në “listën e zezë” të Uashingtonit – nga e cila zyrtari i FBI-së mund t’i shpëtonte për tarifën e duhur.

Siç pretendon raporti: “Ata kishin letra origjinale nga FBI-së guy, nga McGonigal; ata thjesht ndryshuan emrat në to dhe i përdorën për t’u thënë njerëzve se do të futeshin në listën e zezë të SHBA-së dhe nëse paguanin, mund të ndalohej.”

Mashtrimi ishte i guximshëm: “[McGonigal] kishte akses në dosjet origjinale të përdorura në listën e zezë të rusëve nga SHBA, ata i morën dhe i ndryshuan emrat me emra shqiptarë… FBI-së guy në Tiranë, partnerët e tij, kishin letra që dukeshin të ligjshme. , logon e FBI-së, që do t’ua prezantonin biznesmenëve nëpër qytet, të cilët mund të dyshoheshin se bënin gjëra që mund të futeshin në listën e zezë nga ne. Më pas do të organizonin një takim me djalin e FBI-së, zakonisht në Vjenë, ku biznesmenët e frikësuar do të ndodheshin inkurajuar të paguajë partnerët 1 deri në 5 milionë.”

Ky pretendim nuk mund të verifikohet, por mund të dëshmoj se mashtrimi – që tregon shqiptarët e pasur të dokumentuar me sanksione të FBI-së me emrat e tyre – është i njëjti modus operandi me të cilin burimet shqiptare më thanë se McGonigal dhe rrjeti i tij u përpoqën t’i shantazhonin ata. Vini re se pretendimi për Kosovën pretendon përfshirjen e zyrës së atasheut ligjor të FBI-së në Tiranë, që, nëse është e vërtetë, do të thotë se problemi i korrupsionit i byrosë ka të bëjë më shumë se McGonigal.
Tani kemi raporte të shumta që tregojnë të njëjtën histori: Charles McGonigal, ndërsa shërbente ende me FBI-në, në të vërtetë si një nga zyrtarët e saj më të lartë, po tronditte biznesmenët e Ballkanit për miliona dollarë në partneritet me politikanë të pistë vendas. Këto akuza janë të vërteta ose të rreme. Meqenëse McGonigal tashmë është paditur nga DD për korrupsion, nuk është e vështirë të besohet se ai ka kryer edhe më shumë se sa akuzohet për politikanët vendas. Këto akuza janë të vërteta ose të rreme. Meqenëse McGonigal tashmë është paditur nga DD për korrupsion, nuk është e vështirë të besohet se ai ka kryer edhe më shumë nga sa akuzohet në gjykatë.

Kongresi duhet të bëjë pyetje së shpejti pasi korrupsioni i McGonigal mund të ketë infektuar më shumë zyrtarë të FBI-së sesa vetëm ai vetë.

John R. Schindler shërbeu në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare si analist i lartë i inteligjencës dhe oficer kundërzbulimi.

https://www.washingtonexaminer.com/opinion/the-fbi-balkan-scandal-keeps-spreading

Zgjedhjet në Mal të Zi janë vendimtare për stabilitetin e Ballkanit Nga Janusz Bugajski

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi më 19 mars janë një test i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Kandidatët kryesorë përfaqësojnë qëndrime diametralisht të kundërta për të ardhmen e vendit dhe rajonit. Ndërsa presidenti aktual properëndimor Milo Gjukanoviç ka një histori të gjatë në mbështetjen e NATO-s dhe SHBA-së, dy sfiduesit e tij kryesorë favorizojnë lidhjet e ngushta me Beogradin dhe Moskën. Andrija Mandiq përfaqëson Frontin Demokratik, një parti nacionaliste serbe, dhe Aleksa Beçiq kohët e fundit shërbeu si president i parlamentit dhe ka mbështetur politikën e jashtme të Beogradit. Të dy kanë lidhje me Kishën Ortodokse Serbe, një spirancë e nacionalizmit serb.

Pas një periudhe të gjatë progresi në rifitimin e pavarësisë, anëtarësimit në NATO dhe kualifikimit për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, Mali i Zi tani ndodhet në një udhëkryq strategjik.

Mali i Zi është edhe në ballë të properëndimizmit në Ballkanin Perëndimor dhe njëkohësisht përballet me kërcënime serioze për pavarësinë e saj. Ky kërcënim vjen kryesisht nga dy burime të ndërlidhura: nacionalizmi pan-serb i gjeneruar nga qeveria në Beograd dhe imperializmi shtetëror rus i krijuar për të përmbysur Ballkanin kundër Perëndimit. Si Beogradi ashtu edhe Moska mbështeten në popullsinë e konsiderueshme serbe, e vlerësuar në 30% të totalit, dhe në ndarjet midis partive malazeze për të fituar poste në qeveri.

Mali i Zi fitoi kapital të rëndësishëm politik në Uashington gjatë tre dekadave të fundit.

Vendi ruajti paqen ndëretnike, priti një numër të madh refugjatësh nga republikat e tjera post-jugosllave të shkatërruara nga lufta, u shkëput nga Slobodan Millosheviqi dhe promovimi i tij i dhunshëm i nacionalizmit serb dhe u kualifikua për anëtarësim në NATO. Qeveria aktuale e koalicionit e zgjedhur në gusht 2020 dhe e dominuar nga të emëruarit pro-Beogradit, po shpërdoron kapitalin politik të Malit të Zi dhe po e kthen vendin në një demokraci të dështuar, njësoj si Serbia.

Në mënyrë paradoksale, një koalicion që u zgjodh me premisën se do të përshpejtonte pranimin e Malit të Zi në BE dhe do të luftonte korrupsionin e ka tërhequr vendin në një drejtim të kundërt.

Edhe pse qeveria ka akuzuar Gjukanoviçin dhe Partinë e tij Demokratike të Socialistëve në pushtet më parë për korrupsion, qeveria aktuale është vetë e lidhur thellësisht me shërbimet e sigurisë serbe dhe ruse të cilat financojnë politikanët antiperëndimorë. Qeveria pro Beogradit humbi një votëbesim në parlament në gusht 2022 dhe nuk ka një mandat për të ndjekur reformat e nevojshme për t’u kualifikuar për anëtarësim në BE. Për të thyer ngërçin aktual politik, Mali i Zi duhet të mbajë zgjedhje parlamentare pas votimit presidencial.

Edhe pse Mali i Zi është anëtar i NATO-s, politika e presidentit serb Aleksandar Vuçiq synon të nënshtrojë sovranitetin e tij dhe të nënshtrojë politikën e tij të jashtme. Projekti “Bota Serbe” i ringjallur nga Vuçiq nuk përfshin më luftën e drejtpërdrejtë, vrasjet etnike, dëbimet masive dhe kapjen territoriale siç bëri në vitet 1990. Në vend të kësaj, strategjia e Beogradit synon të ndajë dhe dobësojë fqinjët dhe t’i dominojë ata politikisht.

Tre objektivat kryesore të mini-imperializmit të Serbisë janë Mali i Zi, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina. Nacionalistët serbë nuk e pranojnë identitetin e veçantë kombëtar dhe shtetësinë e Malit të Zi, ashtu si nacionalistët rusë nuk i njohin ukrainasit dhe bjellorusët. Vuçiç po planifikon një bashkim Serbi-Mali i Zi, i modeluar në përpjekjet e Putinit për një bashkim Rusi-Bjellorusi, me Malin e Zi si partnerin e vogël. Në një marrëveshje të tillë, Beogradi do të ndihmonte në përcaktimin e politikave të jashtme dhe të sigurisë të Malit të Zi.

Uashingtoni dhe Brukseli janë përpjekur ta lënë mënjanë Gjukanoviçin në vitet e fundit, duke e parë atë si një detyrë shumë të gjatë, qoftë si President apo Kryeministër. Kjo perspektivë e ngushtë favorizoi zgjedhjen e një koalicioni anti-Gjukanoviç në vitin 2020 që gjeneroi konflikte të brendshme dhe ngriu reformat e nevojshme ligjore dhe ekonomike. Zgjedhja e një presidenti pro Beogradit dhe shtyrja e zgjedhjeve parlamentare do të inkurajojë administratën e Vuçiqit për të shtyrë axhendën e “botës serbe” në të gjithë rajonin.

SHBA-ja dhe BE-ja duhet të jenë të qarta në mbështetjen e tyre për zgjedhjet demokratike që forcojnë pavarësinë e Malit të Zi dhe nuk ofrojnë hyrje të reja për rritjen e ndikimit të Kremlinit.

—-

Janusz Bugajski is a Senior Fellow at the Jamestown Foundation in Washington DC. His new book is Failed State: A Guide to Russia’s Rupture.

https://www.washingtonexaminer.com/opinion/montenegro-elections-are-crucial-for-balkan-stability

Shirley Cloyes DioGuardi: Njohje reciproke – Jo asocacionit! Individë në DASH me mentalitet të vjetër e të dështuar!

Teksti i mëposhtëm është shkëputur nga takimi i LQSHA që drejtohet nga ish Kongresmeni Amerikan me prejardhje arbëreshe JOE DIOGUARDI dhe bashkëshortja e tij, ekspertja e Ballkanit SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI me Senatorin Demokrat Amerikan :

“LIDERSHIPI JUAJ DO TË BËJË NDRYSHIMIN SENATOR MENENDEZ”-

“Sot është një ditë e mrekullueshme. Jemi shumë të lumtur senator Menendez, që keni patur mundësi të na bashkoheni në shtëpinë e anëtarit tonë të Bordit Ekzekutiv prej 30 vitesh Agim Aliçkaj me anëtarët dhe mbështetësit e tjerë të Ligës.

Si kryetar i Komisionit të fuqishëm të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, ju jeni shumë më përpara se të gjithë për çështjen e konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ju e kuptoni më mirë se kushdo se zgjidhja qëndron në njohjen reciproke, jo në krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Është më e rëndësishmja për ne të dëgjojmë vlerësimin tuaj për situatën dhe mënyrën se si duhet të zgjidhet.

Ne kemi mbështetur Presidentin Biden si një nga liderët që e kupton situatën. Por ai si duket e ka lënë çështjen te individët e Departamentit të Shtetit me mentalitetin të vjetër e të dështuar.

Ata janë renditur pas Bashkimit Evropian, të cilit për të marrë vendime i duhet konsnsus, përderisa shumë nga anëtarët e tij janë pro-serb dhe pesë nga ata nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës.

Ne mbështesim qeverinë aktuale të Kosovës dhe kryeministrin Kurti. Ata kanë bërë një përparim domethënës në ndërtimin e demokracisë dhe luftimin e korrupsionit.

Për këto arsye shpresojmë që ju do të mbani Dëgjimin e parë në Kongres për të trajtuar këtë çështje dhe për t’i kundërshtuar qëndrimet e Departamentit të Shtetit. Kur ata dhe të tjerët, veçanërisht pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, të shohin lidershipin tuaj, mund të ndryshojnë në mënyrë dramatike.

Së fundi, nëse nuk e ndalojmë përzierjen e Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, do të jetojmë në një kohë dhe vend tjetër shumë të rrezikshëm.

 

SHBA kërkon njohje të shpejtë reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje për finalizimin e shpejtë të “njohjes reciproke” ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ned Price, duke folur në emër të Sekretarit Blinken, i tha Pavlovic Today se Shtetet e Bashkuara duan që “ Propozimi i BE-së – Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ” të rezultojë përfundimisht në “njohje reciproke”.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i planifikuar të zhvillohet në Ohird në Maqedoninë e Veriut më 18 mars 2023, do të përqendrohet në zbatimin e propozimit evropian për të cilin kanë rënë dakord presidenti i Serbisë Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pala serbe ka deklaruar se zbatimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, një dispozitë e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 që ende nuk është përmbushur, duhet të jetë pika e parë e rendit të ditës.

I pyetur nga The Pavlovic Today se me çfarë rendi do të trajtohet zbatimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Price tha se marrëveshja për aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas këtij propozimi të BE-së.

“Progresi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike,” tha Price.

“Përmes dialogut, Serbia dhe Kosova besojmë se duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Progresi më pas do të hapë derën për integrimin evropian të të dy vendeve”, tha ai.

Price theksoi se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është “thelbësor për një siguri, stabilitet dhe prosperitet më të madh” të Ballkanit Perëndimor.

Zëdhënësi i Blinken përsëriti mbështetjen e SHBA-së për përparimin e dialogut mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, duke thënë se ndërsa bisedimet e Brukselit që u zhvilluan në fund të shkurtit ishin një “hap përpara” pozitiv, mbetet punë e vështirë.

“Ne besojmë se marrëdhëniet e normalizuara duhet të përqendrohen në njohjen eventuale reciproke”, tha Price.

“Ky është një proces i udhëhequr nga BE-ja. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur aleatët tanë në Bashkimin Evropian në çdo mënyrë që mundemi. Ne kemi qenë të pranishëm në këto bisedime. Gabe Escobar , Zëvendës Ndihmës Sekretari ynë, ka qenë i angazhuar në mënyrë aktive edhe me palët dhe do të vazhdojë të bëjë çfarë mundemi për të mbështetur këtë proces. Kjo, përsëri, ka ecur përpara në mënyra të rëndësishme, me disa punë të vështira përpara.”

Lidhur me afatin kohor për njohjen reciproke dhe sa larg jemi saktësisht nga kjo që të ndodhë, Price i tha Pavlovic Today se administrata e Biden dëshiron që çështjet dhe tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur”, por se ata nuk mund të përcaktojnë një specifikë, afati kohor.

“Ne duam që këto çështje, këto tensione mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur”, u përgjigj Price.

Duke mbështetur dialogun e udhëhequr nga BE-ja, Price tha se SHBA do të ndërmarrë “çdo hap” si partner i Kosovës, Serbisë dhe BE-së për të “mbështetur përshpejtimin në çdo mënyrë të mundshme të përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ne thjesht mundemi. mos vendosni një kornizë kohore për të.”

Price vuri në dukje se “natyrisht”, SHBA dëshiron që “të shohë këto çështje të zgjidhura sa më shpejt të jetë e mundur”.

Bordi i AACL organizoi një darkë për delegacionin zyrtar nga Lugina e Preshevës

Ish Kongresmeni Joe DioGuardi njofton se “më 3 mars, Bordi i AACL-LQSHA organizoi një darkë për delegacionin zyrtar nga Lugina e Preshevës , me pjesmarrjen e  Shaip Kamberi, deputet në Serbi (i vetmi deputet shqiptar etnik) — Ardita Sinani, Këshilltare e Lartë për Luginën e Preshevës në Qeverinë e Kosovës — Ragmi Mustafi, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi — Nagip Arifi, Kryetar i Komunës së Bujanocit (jo në foton e paraqitur më lart) — Ragmi Mustafa, ish-kryetar i komunës së Preshevës

Pasi u kthyen nga një udhëtim shumë i suksesshëm 4-ditor në Uashington DC që AACL organizoi me Senatorin Menendez, Kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit dhe anëtarë të tjerë të rëndësishëm të Dhomës dhe Senatit të SHBA nga të dyja partitë kryesore politike.”

Foto nga darka e shtruar nga AACL-LQSHA për nder të miqve

Mjeku: Indi i hequr nga gjoksi i Bidenit ishte kanceroz

U.S. President Joe Biden speaks to media in Washington

VOA/Marrë nga Associated Press

UASHINGTON (AP) – Një ind i lëkurës i hequr nga gjoksi i presidentit Joe Biden muajin e kaluar ishte karcinoma e qelizave bazale – një formë e zakonshme e kancerit të lëkurës – tha mjeku i tij të premten, duke shtuar se nuk kërkohej trajtim i mëtejshëm.

Dr. Kevin O’Connor, mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka shërbyer si mjek për një kohë të gjatë i zotit Biden, tha se “i gjithë indi kanceroz u hoq me sukses” gjatë vizitës fizike rutinë të presidentit më 16 shkurt. Joe Biden, 80 vjeç, u konsiderua nga Dr. O’Connor si “i ishëndetshëm, i fuqishëm” dhe “i aftë” për të përballuar përgjegjësitë e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë atij kontrolli fizik, i cili vjen pasi ai është disa javë larg nisjes së një oferte të pritshme për rizgjedhje në vitin 2024.

O’Connor tha se vendi i heqjes së indit në gjoksin e Bidenit është “shëruar mirë” dhe presidenti do të vazhdojë ekzaminimet e rregullta të lëkurës si pjesë e planit të tij rutinë shëndetësor.

Qelizat bazale janë ndër format më të zakonshme dhe lehtësisht të trajtueshme të kancerit – veçanërisht kur kapen herët. Dr. O’Connor tha se ata nuk kanë tendencë të përhapen si kanceret e tjera, por mund të rriten në madhësi, dhe se kjo është arsyeja pse ato hiqen.

Joe Biden kishte hequr “disa kancere të lëkurës të lokalizuara jo melanoma” nga trupi i tij përpara se të fillonte presidencën, tha Dr. O’Connor në përmbledhjen e tij të shëndetit të presidentit më 16 shkurt, duke vënë në dukje se ishte mirë e vërtetuar se Bideni ka kaluar shumë kohë në dielli gjatë rinisë së tij.

Zonjës së parë Jill Biden në janar iu hoqën dy inde të qelizave bazale nga syri i saj i djathtë dhe gjoksi.

Ajo tha në një intervistë për Associated Press javën e kaluar se tani është “shumë e kujdesshme” për kremrat e diellit, veçanërisht kur është në plazh.

Karcinoma e qelizave bazale është një kancer me rritje të ngadaltë që zakonisht kufizohet në sipërfaqen e lëkurës – mjekët pothuajse gjithmonë mund ta heqin atë me një prerje të cekët – dhe rrallë shkakton komplikime serioze ose bëhet kërcënuese për jetën.

Çifti Biden kanë qenë prej kohësh avokatë të luftës kundër kancerit. Djali i tyre i rritur Beau vdiq në vitin 2015 nga kanceri i trurit.

Dy amerikanë arrestohen nën akuzën për shitje të teknologjisë në Rusi

RFE/RL

Dy shtetas amerikanë u arrestuan nën akuzat se eksportuan në mënyrë të paligjshme teknologji të lidhur me aviacionin në Rusi dhe ofruan shërbime riparimi për pajisjet ruse, bëri të ditur Departamenti i Drejtësisë se Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Cyril Gregory Buyanovsky dhe Douglas Robertson akuzohen për komplot, eksportim të mallrave pa licencë, falsifikim, dhe dështim për të paraqitur informacione elektronike për eksportin dhe kontrabandën e mallrave në kundërshtim me ligjin e SHBA-ve.

Aktakuza thotë se që nga viti 2020, ata komplotuan të shmangin ligjet e eksportit në SHBA duke fshehur përdoruesit dhe destinacionet e eksporteve.

Ata përballen deri në 35 vjet burg nëse dënohen.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe Zyra e Zbatimit të Eksportit të Departamentit të Tregtisë po hetojnë çështjen.

Matthew S. Axelrod, Ndihmës Sekretar për Zbatimin e Eksportit në Zyrën e Industrisë dhe Sigurisë së Departamentit të Tregtisë, tha të enjten se shtetet si Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut po përpiqen të “përfitojnë nga përparimet e shpejta në teknologji”.

Që nga përvjetori i pushtimit rus të Ukrainës, zyrtarët e SHBA-së kanë thënë se ata do të rrisin sanksionet ndaj njerëzve dhe subjekteve që ndihmojnë Rusinë në sigurimin e armëve dhe teknologjisë që do të forconin ushtrinë e saj.

Delegacioni nga Lugina e Preshevës u takua me Senatorin Bob Menendez

Dje delegacioni nga Lugina e Preshevës i kryesuar nga deputeti Shaip Kamberi ka patur një takim me Kryetarin e Komitetit për politikë të jashtme në Senatin amerikan, Senatorin Bob Menendez.
Senatori Menendez ishte i gatshëm që të dëgjonte nga afër problemet me të cilat përballen shqiptarët në Serbi, në veçanti në Luginë të Preshevës.
Trajtimi i pakicës shqiptare mbi bazën e reciprocitetit me të drejtat që gëzon pakica serbe në Kosovë do të ishte zgjidhja adekuate për paqe të qëndrueshme e afatgjate.

Senatorët amerikanë kërkojnë që Kosova dhe Serbia të pajtohen për planin e zbatimit të Marrëveshjes

Senatorët amerikanë Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Tom Tillis, pas vizitës në Presidencën e Kosovës. Prishtinë, 21 prill 2022.

RFE/RL

Në një deklaratë të përbashkët, senatorët amerikanë të Nënkomitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, kërkuan nga liderët e Kosovës dhe Serbisë që të pajtohen për planin e zbatimit të Propozimit Evropian – Marrëveshjes drejt normalizimit mes dy vendeve.

Pas takimit të 27 shkurtit në Bruksel, përfaqësuesit e Bashkimi Evropian, thanë se edhe Kosova, edhe Serbia e kanë pranuar tekstin, siç e quajnë ata, marrëveshje bazë, dhe pritet në vazhdim të diskutohet për planin e zbatimit të saj.

Senatorët, të cilët vizituan Kosovën dhe Serbinë në muajin prill të vitit të vitit të kaluar, uruan qeveritë e Serbisë dhe Kosovës për “arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme për normalizimin e marrëdhënieve”.

Marrëveshja pritet të zhbllokojë mundësitë për të dy vendet, duke përfshirë ndjekjen e rrugës së anëtarësimit në BE dhe integrimin ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor, thanë ata.

Kjo marrëveshje përfshin zotimin e Kosovës dhe Serbisë për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Senatorët theksuan gjithashtu implikimet e rëndësishme të marrëveshjes për Ballkanin Perëndimor, ku “ndikimi rus kërkon të minojë unitetin transatlantik“.

“Marrëveshja dhe aneksi i zbatimit kanë implikime të rëndësishme për rajonin e Ballkanin Perëndimor, ku ne e dimë se [presidenti rus, Vladimir] Putini po kërkon të minojë unitetin transatlantik dhe të zgjerojë ndikimin rus”, thuhet në deklaratë.

Ky grup i senatorëve, i përbërë nga demokratët dhe republikanët Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts – që janë në krye të Nënkomitetit – dhe senatorët Thom Tillis, Chris Murphy, Ron Johnson dhe Chris Van Hollen, u zotuan të punojnë me qeveritë e Kosovës dhe Serbisë “për të finalizuar aneksin e zbatimit dhe avancimin e prioriteteve që sjellin paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon“.

Lëshohet në hapësirë ​​anija Crew Dragon

VOAL- Anija SpaceX Crew Dragon Endeavour u nis nga Kepi Canaveral për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Nisja, e cila u zhvillua me një raketë Falcon 9, shënon fillimin e misionit Crew-6, me një ekuipazh të përbërë nga amerikanët Stephen Bowen dhe Warren Hoburg të NASA-s, rus Andrey Fedyaev i Roscosmos dhe Sulltan al-Neyadi i Shteteve të Bashkuara. Emiratet Arabe.

Misioni duhet të kishte nisur më 27 shkurt, por pak minuta para nisjes, SpaceX vendosi të ndërpresë nisjen. Në atë moment, në fakt teknikët kanë vënë re disa anomali.

Katër astronautët më pas u larguan nga Toka për të kaluar gjashtë muaj në orbitë në bordin e ISS. Lidhja me Stacionin Hapësinor është planifikuar për në 7:17 më 3 mars. rsi-eb

Shaip Kamberi: Barazia dhe të drejtat tona kolektive – Takuam Senatoren Joni Ernst dhe Kongresistët Ritchie Torres dhe Jim Himes

Delegacioni nga Lugina e Preshevës në përbërjen e të cilit janë Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, një zë i fuqishëm që përfaqëson Luginën e Preshevës së bashku me  Ardita Sinanin e Ragmi Mustafin, Flora Feratin, Nagip Arifin e Ragmi Mustafën, për herë të parë do të ketë mundësinë që t’i drejtohet Senatit Amerikan dhe të raportojë për situatën në Luginë të Preshevës e për shqiptarët dhe pozitën e tyre.

Në faqen e tij në rrjetin social Shaip Kamberi shkruan: “Sot takuam Senatoren Joni Ernst, bashkëkryesuese e Grupit për Çështje Shqiptare në Senat, poashtu edhe Kongresistët Ritchie Torres dhe Jim Himes, bashkëkryesuesë të Grupit për Çështje Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesëve të Kongresit të SHBA-ve.”

Delegacioni shqiptar nga Lugina e Preshevës po ashtu është takuar në Universitetin John Hopkins  me Edward Joseph, Drejtor i Institutit për Politikë të Jashtme, ekspert për çështjet e Ballkanit.

Ndërsa për opinionin publik Shaip Kamberi po në rrjetet sociel sjell këtë mesazh:

“Në Senat të SHBA-ve 🇺🇸🇺🇲, Brifingu për Luginën mundësi historike
Të dashur qytetarë,
Tanimë jeni të njoftuar se një delegacion nga Lugina e Preshevës duke filluar nga nesër do të qëndrojë në Washington.
Delegacioni, pjesë e të cilit do të jem bashkë me Ardita Sinanin e Ragmi Mustafin, Flora Feratin, Nagip Arifin e Ragmi Mustafën, për herë të parë do të ketë mundësinë që t’i drejtohet Senatit Amerikan dhe të raportojë për situatën në Luginë të Preshevës e për shqiptarët dhe pozitën e tyre.
Përpjekjet tona për realizimin e të drejtave të plota dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë, përveç që janë beteja politike të përbashkëta, janë edhe kërkesë e nevojë e përditshme e çdo
qytetari shqiptar në Luginë të Preshevës.
E përpjekja është obligim i yni. Në vend dhe jashtë vendit. Prandaj nuk duhet të lodhemi e aq më pak të heqim dorë.
Qytetarë të nderuar,
Jeni dëshmitarë që shqiptarët e Luginës së Preshevës, për 22 vite me radhë, e pas përfundimit të luftës së UÇPMB-së, kanë 3 Marrëveshje të nënshkruara me qeveritë në Beograd me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar.
Sot, 22 më vonë, ne ende flasim për nevojat tona të përditshme e për obligimet e marra që qeveritë e Beogradit nuk i kanë realizuar.
Në vend të zgjidhjes së problemeve e realizimit të kërkesave tona legjitime, faktorë të ndryshëm vendorë, me vite me radhë, mundohen të bllokojnë çdo koordinim tonin të përbashkët, çdo inicitiavë të shndoshë e çdo tentativë për t’i siguruar jetë më të mirë të qytetarëve tonë.
Prandaj, sot më shumë se kurr kemi nevojë për koordinim të mbrendshëm e bashkëpunim të afërt me Prishtinën e Tiranën. Harmonizim të politikave tona me miqt tanë ndërkombëtar e senzibilizim të çështjes së shqiptarëve të Luginës.
Për këtë do të jemi në Washington e me këtë nuk do të përfundojmë angazhimin tonë.
Faza e re në të cilën po hyn çështja e pakicave në Ballkan është mundësi e mirë për trajtimin simetrik të pozitave të tyre gjithëandej.
Evropa e Bashkimi evropian duhet të mbetet orientimi i vetëm i Ballkanit Perëndimor.
E atje, në BE, nuk do mund të shkojë as edhe një shtet, e as Serbia, pa filluar të mirret seriozisht me avancimin e pozitës së pakicave dhe sigurimin e të drejtave të barabarta.
Barazia dhe të drejtat tona kolektive do të jenë temë e jona edhe në Washington e kërkesë e jona edhe ndaj Brukselit e kryeqendrave tjera evropiane.
Duke uruar që gjithçka të ecë mirë, ju njoftoj që me kthimin tonë nga Washingtoni, nëpërmjet një konference për media, do të ju njoftojë për ecurinë e angazhimit tonë politik.
Në fund, faleminderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila po mundëson vizitën tonë, të tretën me radhë, brenda një viti në SHBA-a dhe Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane për përkushtimin e parezervë për kauzën tonë të drejtë tash e dy dekada.
Na priftë e mbara!”

Shaip Kamberi me Edward Joseph

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së: Kreu i Wagnerit, kriminel lufte

RFE/RL

Shefi i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara tha se Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit të mercenarëve rusë, Wagner – që po luftojnë në Ukrainë – është kriminel lufte.

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, tha gjatë një seance të Senatit amerikan se Departamenti i Drejtësisë po i ndihmon Ukrainës të hetojë krimet e luftës që supozohet se janë kryer që kur Rusia nisi pushtimin e këtij shteti, përfshirë edhe krimet e pretenduara të kryera nga grupi Wagner.

“Prigozhin, që udhëheq këtë grup, sipas mendimit tim është kriminel lufte”, tha ai para Senatit.

“Ndoshta kjo është një deklaratë e papërshtatshme që ta them unë, si gjyqtar pa poseduar të gjitha provat. Por, mendoj se në këtë pikë ne kemi më shumë prova të mjaftueshme që unë të ndihem kështu. Ai grup, që është përgjegjës për sulmet ndaj ukrainasve në Donbas, përfshirë edhe sjelljen e të burgosurve nga kapet e burgjeve ruse. Thjesht, është e pakuptueshme ajo që ata po bëjnë”, tha ai.

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, ka deklaruar se Kievi po heton Prigozhinin për krime të luftës dhe Garland tha se Shtetet e Bashkuara po e ndihmojnë Ukrainën në këto hetime.

Prigozhin është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe edhe pse Wagner operon kryesisht ndaras nga ushtria ruse, ky grup mercenarësh ka pasur një rol kyç në sulmin ndaj Ukrainës.

Në janar, SHBA-ja zyrtarisht e shpalli Wagner-in organizatë kriminale transnacionale, duke e vendosur në listën e njëjtë me grupet e mafive italiane dhe me grupet e krimit të organizuar të Japonisë dhe Rusisë.

Ky vendim lejon që shteti të vendosë sanksione më të gjera në nivel global, përfshirë edhe ndaj operacioneve mercenare dhe biznesore në Afrikë.

Ligjvënësit amerikanë po kërkojnë nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, që ta shpallë Wagner-in grup terrorist.

Prigozhin është paditur nga Departamenti i Drejtësisë më 2018 për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

Sot është një ditë e veçantë për Luginën e Preshevës — në Senatin e SHBA-ve Nga Faton Bislimi

 

Sot është një ditë e veçantë për Luginën e Preshevës — në Senatin e SHBA-ve, organizuar bashkërisht nga zyret e Senatores Joni Ernst (Republikane nga Iowa) dhe Gary Peters (Demokrat nga Michigan), si bashkëkryesues të Grupit për Çështje Shqiptare në Senat, prezentuam dëshmitë tona për diskriminimin shtetëror që Beogradi vazhdon ta bëjë ndaj shqiptarëve në Luginë.

Çështja e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Luginë është pjesë e pandashme e kauzës sonë kombëtare.

Si anëtar ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, tash e gati dy dekada, jam i angazhuar në këtë mision me rëndësi jetike për demokraci, stabilitet, e paqe afatgjate në rajon.

Pjesë e panelit ishte delegacioni nga Lugina e Preshevës në pëberje të së cilit janë Deputeti Shaip Kamberi, Kryetari i KNSH Ragmi Mustafa, iah-Kryetarët e Preshevës Ragmi Mustafa e Ardita Sinani, dhe Dr. Flora Ferati (nga Medvegja), si dhe Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi (i cili për shkak të një rasti vdekje në familje, nuk mundi të udhëtojë për DC, por dëshmia e tij u dorëzua me shkrim).

Pëkrahja e SHBA-ve është kruciale për të arritur objektivat tona kombëtare për Luginën, dhe Liga Qytetare nën lidershipin e Joe DioGuardit e Shirley Cloyes DioGuardi mbetet adresa më e saktë e më e suksesshme për të ruajtur e ripërtrirë miqësinë tonë unike me Washingtonin!

 

 

(Video) Senatori Robert Menendez: “Paqja arrihet me njohjen e Kosovës nga Serbia, jo me asociacion një-etnik”

Senatori i mirënjohur Robert Menendez është Kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit Amerikan. Ky komitet ështëi një nga më të fuqishmit dhe më prestigjiozët në Senat, për shkak të historisë së tij të gjatë, ndikimit të gjerë në politikën e jashtme të SHBA-së, juridiksionit mbi të gjitha nominimet diplomatike dhe si i vetmi Komitet i Senatit që diskuton dhe konfirmon traktatet ndërkombëtare.

Doktor i Jurisprudencës, Senatori Menendez ka qenë në shërbimin publik të popullit amerikan për pesëdhjetë vjet dhe ka mbajtur poste të ndryshme të rëndësishme. Me njohurinë dhe përkushtimin e tij për të drejtat e njeriut kudo në botë mund të krahasohet me kongresistin legjendar Tom Lantosh. Si fëmijë i një familje emigrantësh ikur nga Kuba e kupton fare mirë ndjekjen e njerëzve të pafajshëm nga regjimet komuniste dhe fashiste si Kuba dhe Serbia.

Fjalimi i tij në takimin me komunitetin shqiptaro-amerikan, të organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e udhëhequr nga heronjtë e gjallë të kombit shqiptar Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi ishte historik. Qëndrimet e tij ishin të qarta, të arsyeshme, të argumentuara, të drejta dhe të forta. Njohuritë e tij, edhe në detaje, për konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës janë mbresëlënëse.

“Zgjidhja e përhershme nuk mund të arrihet me vendime të këqija afatshkurtra”, tha Menendez. “Kosova e ka pranuar planin e Ahtisaarit dhe të njëjtën duhet ta bëjë edhe Serbia. Kushtetuta e Kosovës në bazë të këtij plani garanton të gjitha të drejtat e pakicës serbe. Ka edhe keqpërdorime nga ana e tyre, në komunat me shumicë serbe nuk mësohet gjuha shqipe, ndërsa në ato me shumicë shqiptare mësohet serbishtja”.

“Paqja arrihet me njohjen e Kosovës nga Serbia, jo me asociacion një-etnik, i cili krijon përçarje etnike dhe minon funksionimin e shtetit. Njohja e pavarësisë është e para, gjithçka tjetër është e lidhur dhe mund të zgjidhet me të. Kjo nuk është e mirë vetëm për Kosovën, por edhe për Ballkanin, si dhe për interesin kombëtar dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

 

 

Senatori Menendez: Zëri i arsyes & drejtësisë Amerikane: “Paqja arrihet me njohjen e Kosovës nga Serbia, jo me asociacion një-etnik” Nga MSc. Agim Aliçkaj

Senatori i mirënjohur Robert Menendez mban një post shumë të rëndësishëm, ai është Kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit Amerikan. Ky komitet konsiderohet si një nga më të fuqishmit dhe më prestigjiozët në Senat, për shkak të historisë së tij të gjatë, ndikimit të gjerë në politikën e jashtme të SHBA-së, juridiksionit mbi të gjitha nominimet diplomatike dhe si i vetmi Komitet i Senatit që diskuton dhe konfirmon traktatet ndërkombëtare.

Doktor i Jurisprudencës, Senatori Menendez ka qenë në shërbimin publik të popullit amerikan për pesëdhjetë vjet dhe ka mbajtur poste të ndryshme të rëndësishme. Me njohurinë dhe përkushtimin e tij për të drejtat e njeriut kudo në botë mund të krahasohet me kongresistin legjendar Tom Lantosh. Si fëmijë i një familje emigrantësh ikur nga Kuba e kupton fare mirë ndjekjen e njerëzve të pafajshëm nga regjimet komuniste dhe fashiste si Kuba dhe Serbia.

Fjalimi i tij në takimin me komunitetin shqiptaro-amerikan, të organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e udhëhequr nga heronjtë e gjallë të kombit shqiptar Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi ishte historik. Qëndrimet e tij ishin të qarta, të arsyeshme, të argumentuara, të drejta dhe të forta. Njohuritë e tij, edhe në detaje, për konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës janë mbresëlënëse.

“Zgjidhja e përhershme nuk mund të arrihet me vendime të këqija afatshkurtra”, tha Menendez. “Kosova e ka pranuar planin e Ahtisaarit dhe të njëjtën duhet ta bëjë edhe Serbia. Kushtetuta e Kosovës në bazë të këtij plani garanton të gjitha të drejtat e pakicës serbe. Ka edhe keqpërdorime nga ana e tyre, në komunat me shumicë serbe nuk mësohet gjuha shqipe, ndërsa në ato me shumicë shqiptare mësohet serbishtja”.

“Paqja arrihet me njohjen e Kosovës nga Serbia, jo me asociacion një-etnik, i cili krijon përçarje etnike dhe minon funksionimin e shtetit. Njohja e pavarësisë është e para, gjithçka tjetër është e lidhur dhe mund të zgjidhet me të. Kjo nuk është e mirë vetëm për Kosovën, por edhe për Ballkanin, si dhe për interesin kombëtar dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Mospajtimi i tij me Departamentin e Shtetit tregon bukurinë e demokracisë dhe gjenialitetin e Kushtetutës Amerikane. Dy degë të ndryshme me qëndrime të ndryshme. Administrata amerikane, si degë ekzekutive, ka hapësirë ​​të mjaftueshme për vendime taktike në politikën e jashtme. Por, në një afat të gjatë, veprimet e tyre duhet të shpjegohen dhe të harmonizohen me degën legjislative, në përputhje me interesat strategjike amerikane.

Diplomatët amerikanë do ta kenë shumë vështirë t’i arsyetojnë veprimet e tyre të fundit në Ballkanin perëndimor përpara Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit amerikan. Minoriteti serb ka më shumë të drejta dhe privilegje se çdo minoritet tjetër në botë. Shqiptarëve në Serbinë jugore u mohohen të drejtat themelore të njeriut. Parimi i vetëvendosjes nuk mund të aplikohet sipas dëshirës, ​​vetëm sepse dikujt nuk i pëlqen shteti ku jeton.

Si mund ta arsyetojnë mbështetjen dhe ledhatimin e Serbisë, të një shteti hegjemonist autokratik, ngatërrestar i vazhdueshëm dhe destabilizues i përhershëm i Evropës?! Si mund ta nënçmojnë dhe kërcënojnë Kosovën, një shtet paqësor dhe demokratik të krijuar nga vetë Amerika, me popullin më proamerikan në botë?! Arsyetimi me interesa të përkohshme gjeostrategjike nuk do të iu mjaftojë për t’i anashkaluar vlerat e shenjta të përhershme amerikane, drejtësinë, tolerancën, diversitetin dhe përfshirjen.

Populli shumicë i Kosovës e ka zgjedhë Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani për ta shpëtuar Kosovën. Ata duhet ta përballojnë presionin e padrejtë ndërkombëtarë për asociacion të pastër etnik serb dhe lëshime tjera të dëmshme në kurriz të shtetit që e përfaqësojnë.

Kosova nuk ka asnjë obligim që ta pranojë marrëveshjen e cila është shpallë jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

Lidershipi i Kosovës duhet ta refuzojë atë edhe nëse diplomatët ndërkombëtarë janë të pakënaqur, edhe nëse nuk takohen me ta, edhe nëse nuk u japin viza, edhe nëse i kërcënojnë me sanksione dhe izolim. Mërgata e fuqishme shqiptare do të mobilizohet dhe do të ketë forcën ta mbështesë Kosovën në çdo aspekt. Nëse rrëzohen nga pushteti, populli i Kosovës do t’i votojë sërish me 80% të shumicës.

Nëse Serbia guxon t’i hyjë aventurës së luftës do të mbarojë keq për te. Ballkanin do ta përfshijë flaka. Kosova do të bëhet varri i Serbisë.

Me lutje dhe lëshime, Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Ka vetëm një zgjidhje për këtë konflikt të krijuar nga Serbia. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë bërë ende dhe anëtarësimi i përshpejtuar në NATO. Vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet paqja dhe siguria. Nëse vendet perëndimore nuk janë të gatshme ta bëjnë këtë, dialogu me Serbinë është i pakuptimtë.

Zëri i arsyes dhe drejtësisë i senatorit Menendez në këtë drejtim duhet të merret parasyshë. Deklarata e tij publike është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm në drejtim të duhur.

E drejta e popullit të Kosovës për të ekzistuar dhe jetuar i lirë në paqe dhe harmoni me vendet fqinje duhet të respektohet.

 

Pjesë nga fjala ime në takim:

I NDERUARI SENATOR MENENDEZ,

Tridhjetë e dy vjet më parë u largova nga Kosova me familjen time, duke i shpëtuar shtypjes shtetërore serbe. Erdhëm në Amerikë, vendi më i mirë në botë, vendi i demokracisë, drejtësisë dhe mundësive. Ne po jetojmë ëndrrën amerikane ashtu si miqtë e mi këtu dhe mijëra shqiptaro-amerikanë të tjerë anembanë vendit.

Ne duam që njerëzit në Evropën Juglindore të jetojnë të njëjtën ëndërr në paqe dhe prosperitet. Fatkeqësisht, këtë e pengon sjellja agresive e vetëm një vendi, shteti hegjemonist shovinist i Serbisë i ndihmuar dhe nxitur nga Rusia.

Serbia është një agresore, e cila ka shkaktuar katër luftëra dhe dy gjenocid, në Bosnje dhe Kosovë. Serbia nuk ka ndryshuar asnjë grimë. Ajo po përpiqet të arrijë të njëjtat qëllime si krimineli i luftës Millosheviq, duke përdorur metoda të ndryshme. Popullit serb i është shpërlarë truri me gënjeshtra dhe propagandë dhe është helmuar me urrejtje për shqiptarët dhe kombet e tjera përreth. Denazifikimi i Serbisë është më se i nevojshëm për t’i dhënë një shans paqes.

Në prill të vitit 2002, në një ngjarje të organizuar nga LQSH-a, Presidenti Biden atëherë Senator ka thënë:- “Derisa populli serb të shikojë vehtën në fytyrë, të kuptojë se çfarë kanë bërë udhëheqësit e tyre, ata nuk do të jenë në gjendje të heqin këtë nocion të viktimizimit, ata kurrë nuk mund të shërohen nga sëmundja se ata janë të shtypurit dhe ky cikël do të vazhdojë dhe do të vazhdojë…”. Ky cikël po vazhdon edhe sot.

Populli shqiptar është gati të ecë përpara dhe t’i bashkohet Evropës demokratike. Ata nuk e urrejnë popullin serb. Ata e urrejnë shtetin serb që është përpjekur t’i shfarosë në koordinim me Kishën Ortodokse dhe Akademinë e Shkencave Serbe. Planet e tyre të errëta janë të shkruara dhe të dokumentuara. Kosova nuk kërkon hakmarrje, por pret që kriminelët serbë të gjykohen.

Në shkurt të vitit 2021, Presidenti Biden tha se “marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve duhet të përqendrohet rreth njohjes reciproke”. Ai e di këtë çështje më mirë se kushdo. Ai e di se si politikanët serbë gënjejnë, shtiren, mashtrojnë, trillojnë dhe luajnë viktimën.

Është përtej çdo imagjinate pse diplomatët evropianë dhe amerikanë po përpiqen ta ndryshojnë drejtimin e tij. Është kaq e dhimbshme të shohësh një ambasador amerikan duke thënë se i vjen keq që Serbia ishte bombarduar për kryerjen e gjenocidit. Aq më tepër një tjetër diplomat amerikan që kërcënon qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Kosovës. Shpresojmë që të mund të kontaktoni personalisht me Presidentin Biden dhe të gjeni mënyrën për ta ndaluar këtë padrejtësi të paparë.

Mikpritja dhe kodi i nderit i quajtur Besa janë vlera të mëdha të traditës shqiptare. Konsiderohet se shtëpia i përket mysafirit dhe Zotit. Në bazë të kësaj tradite populli shqiptar ka shpëtuar të gjithë hebrenjtë që jetuan ose arritën në tokat shqiptare gjatë Holokaustit. Jam shumë krenar që babai im Arif Aliçkaj ishte pjesë e kësaj përpjekjeje mbarëshqiptare. Shtëpia jonë sot ju përket juve Senator Menendez, mysafirëve dhe Zotit.

Zoti e bekoftë popullin shqiptar!

Zoti e bekoftë popullin amerikan!

 

DASH: Themelimi i Asociacionit, kritik për të ardhmen e Kosovës

RFE/RL

Departamenti amerikan i Shtetit tha se përparimi drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mbetet kritik për ndërtimin e të ardhmes së Kosovës.

“Progresi drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një shtet sovran, multietnik dhe të pavarur të integruar në strukturat euroatlantike”, tha përmes një deklarte, zëdhënësi i DASH-it, Ned Price.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përballur me thirrjet e SHBA-së dhe BE-së që të themelojë Asociacionin, për të cilin Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 2013 dhe 2015. Por, ai është shprehur kundër një asociacioni njëetnik, me kompetenca ekzekutive.

Gjykata Kushtetuese më 2015 gjeti se Marrëveshje mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit.

Kurti gjatë shkurtit ka paraqitur disa kushte për themelimin e Asociacionit, përfshirë edhe që të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës, të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe t’i ndryshohet emri.

DASH po ashtu e cilësoi si “hap të mirë përpara” rundin e dialogut të zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt, kur palët u pajtuan për propozimin evropian për normalizimin e raporteve.

Megjithatë, zëdhënësi i DASH-it, Ned Price, tha se tani mbetet “puna e vështirë”.

“Marrëveshja për zbatimin e ankesit është thelbësor për normalizimin, sipas propozimit të BE-së”, tha ai.

Bashkimi Evropian ka thënë se palët kanë shprehur gatishmëri që të punojnë në zbatimin e propozimit evropian, që synon të çojë palët drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve.

Gjatë takimit të 27 shkurtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan se nuk ka nevojë për negociata të mëtejme për propozimin e BE-së, që ata kanë pranuar shtatorin e kaluar.

Pas takimit, Vuçiq deklaroi se për shtetin e tij më i rëndësishëm është themelimi i Asociacionit, që kundërshtohet nga Kurti.

BE-ja tha se tani u mbetet palëve që të punojnë në planin e zbatimit, në mënyrë që gjatë marsit të ketë një takim të ri të liderëve për këtë propozim.

Escobar: Diskutimet për Asociacionin duhet të nisin menjëherë

RFE/RL

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim që duhet të zbatohet.

“Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, ka thënë Escobar në një bashkëbisedim virtual me gazetarë më 28 shkurt.

I pyetur nëse Kosova ka afate për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se pyetja është se sa shpejt do të formohet.

“Besoj qe me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë [Asociacionin]. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të Brukselit, kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Por, Gjykata Kushtetuese ka gjetur se marrëveshja e fundit nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia insiston në themelimin e Asociacionit, por Qeveria e Kosovës e kundërshton një asociacionin njëetnik, që thotë se do të mund të krijonte një nivel të ri të pushtetit.

Zyrtarët e lartë amerikanë më herët kanë deklaruar se nuk do të lejojnë formimin e një Republike Sërpska në Kosovë.

Përballë presionit të bashkësisë ndërkombëtare për themelimin e Asociacionit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në shkurt të këtij viti paraqiti gjashtë kushte për formimin e këtij organi.

Ai ka kërkuar që Asociacioni të mos jetë njëetnik, ta ndryshojë emrin dhe të mos ketë pushtet ekzekutiv.

“Shpresojmë që Kosova dhe Serbia të zbatojnë propozimin evropian”

Escobar ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia do ta zbatojnë marrëveshjen për të cilën kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel.

“Shpresojmë të mos përdorim shkopinj, por karota. Dhe ato janë të qarta. Jo vetëm që ato i afrohen marrëdhënies paqësore, por edhe u hapet rruga drejt integrimeve evropiane. Shpresojmë që të dyja palët do të zbatojnë obligimet”, ka thënë Escobar.

I pyetur për sfidat e mundshme në zbatim të marrëveshjes, Escobar ka thënë se disa janë politike, të tjerat administrative.

“Nuk dua të komentoj për diskutimet e së ardhmes, por marrëveshja bazike i parasheh hapat drejt normalizimit. Ka pengesa, por ka edhe mundësi. Shpresoj që do të gjejmë mënyra për ta zbatuar në tërësi, përfshirë edhe atë për Asociacionin, dhe disa çështje tjera siç janë ato për targat, diplomat, e të tjera”.

Në propozimin e pranuar, Kosova dhe Serbia konfirmojnë se do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e dialogut që janë arritur më parë.

Escobar ka thënë se SHBA-ja e mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, por nuk është pjesë e saj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e 27 shkurtit, u pajtuan se nuk kanë më nevojë të diskutojnë për propozimin evropian për normalizimin e raporteve.

Blloku evropian ka thënë se palët kanë shprehur gatishmëri që të punojnë në zbatimin e propozimit evropian, që synon të çojë palët drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve.

BE-ja ka thënë se zbatimi i propozimit do të bëhet përmes diplomacisë fluturuese, përkatësisht përmes udhëtimeve që pritet të realizojë në Prishtinë dhe Beograd i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Brukseli pret që puna për zbatimin e marrëveshjes të finalizohet para takimit të radhës të Këshillit Evropian, që mbahet më 23-24 mars.

Njohja reciproke, “qëllim përfundimtar”

Përgjatë bisedës, Escobar është pyetur se pse në letrën e presidentit amerikan, Joe Biden, për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kur është përmendur njohja reciproke është përdorur shprehja “qëllim përfundimtar”.

“Propozimi evropian nuk është për njohjen reciproke, por për normalizim. Pse ne e mbështesim këtë propozim tani, nuk nënkupton se ne nuk besojmë në idenë që për të qenë një rajon i shëndetshëm dhe që të lirohet nga incidentet e viteve ’90, ne besojmë që të gjitha shtetet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën për të pasur raporte të plota dhe pozitave”, ka thënë Escobar.

“Prandaj e kemi përdorur shprehjen ‘përfundimtare’, pra që njerëzit ta kuptojnë që ne nuk po synojmë ndryshimin e draftit të propozimit të BE-së, por edhe që nuk kemi lëvizur nga qëndrimi ynë për synimet përfundimtare për Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar ai.

Në propozimin evropian nuk përmendet decidivisht njohja e ndërsjellë. Megjithatë, në nenin dy të këtij propozimi shkruan se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës.

SHBA-ja ka mbështetur propozimin evropian, që fillimisht u ishte dorëzuar palëve në shtatorin e vitit të kaluar.

Escobar ka thënë se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet për SHBA-në dhe ajo dëshiron të shfrytëzojë lidhjet e mira me këto shtet për të krijuar raporte të mira mes këtyre shteteve të rajonit.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë negociata për të arritur normalizimin e plotë. Megjithatë, palët kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket marrëveshjes përfundimtare. Kosova insiston në njohje reciproke, e Serbia në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Escobar është pyetur edhe nëse e ka ndryshuar kriza në Ukrainë qasjen e Serbisë ndaj Rusisë dhe a mund të ketë ndikim kjo situatë në raport me Kosovën.

Ai ka thënë se lufta në Ukrainë e ka vënë fokusin në kërcënimet ndaj stabilitetit në Evropë.

“Mendoj që shumë njerëz, jo vetëm Serbia, janë duke shikuar se si jemi duke i zgjidhur problemet brenda kontinentit evropian, në mënyrë që të përballemi më lehtë me kërcënimet që vijnë prej jashtë. Sa i përket Serbisë, më duhet të them se ky shtet e ka konfirmuar se synimi përfundimtar është që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, ka theksuar ai.

Serbia është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare për refuzimin që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Beogradi – që gëzon raporte të mira me Moskën – është i vetmi kryeqytet i Ballkanit Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht se ka votuar për disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës.

Për momentin, Uashingtoni nuk do të dërgojë në Ukrainë avionë F-16

Veronica Balderas Iglesias

Shtetet e Bashkuara po refuzojnë, të paktën për momentin, që të dërgojnë në Ukrainë avionë luftarakë të tipit F-16. Disa ligjvënës amerikanë po përpiqen ta bindin Shtëpinë e Bardhë që të ndryshojë qëndrimin.

Ushtarët ukrainas përdorën gjatë fundjavës raketat e tipit Grad të periudhës sovjetike në përpjekjet për të rimarrë territoret e pushtuara nga ushtria ruse në Kharkiv.

Ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përshpëndeti raundin e ri të sanksioneve, të shpallur të shtunën nga Bashkimi Evropian kundër Moskës, ai gjithashtu bëri thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare.

“Ne jemi në gjendje t’i japim fund agresionit rus këtë vit”.

Mundësia që ukrainasit të forcojnë sistemet e tyre të mbrojtjes me avionë amerikanë të tipit F-16 dhe artileri me rreze të gjatë, aktualisht nuk po shqyrtohet, tha këshilltari i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, në programin “This Week” të rrjetit televiziv ABC.

“Në këtë fazë, elementi kritik është aftësia e manovrimit në tokë. Çka nënkupton tanke, mjete të blinduara transporti, automjete luftarake për këmbësorinë. Pyetja për avionët F-16 është për më vonë”.

Por disa ligjvënës synojnë të bëjnë më shumë tani, tha për rrjetin ABC republikani i Dhomën e Përfaqësuesve Michael McCaul.

“Mund t’u japim përparësi sistemeve të armatimeve në buxhetin për programe të caktuara dhe synojmë ta bëjmë këtë. Besoj se me trysni të mjaftueshme nga të dy palët në Kongres mund të sigurojmë ato që ka nevojë Ukraina për të fituar luftën”.

Por Shtetet e Bashkuara nuk mund të veprojnë të vetme. Administrata e Presidentit Biden do të ketë nevojë që vendet aleate të rrisin kontributet e tyre, tha Senatori republikan Dan Sullivan në programin “Meet the Press” të rrjetit NBC.

Ata janë angazhuar që të shpenzojnë për mbrojtjen të paktën 2% të prodhimit të brendshëm neto, që duhet të jetë shifra fillestare. Shumica dërrmuese e vendeve të NATO-s nuk e bëjnë këtë”.

Në sferën diplomatike, Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se do të vizitojë Kinën në prill, për të diskutuar mbi përpjekjet e Pekinit për ndërmjetësimin e paqes.

Shtetet e Bashkuara duan gjithashtu që të mbajnë të hapura linjat e komunikimit, tha këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan në rrjetin NBC. Por nuk janë planifikuar bisedime mes Presidentit Joe Biden dhe homologut kinez Xi Jinping.

“Për momentin asgjë nuk është planifikuar, megjithëse parashikoj që të dy udhëheqësit do të bisedojnë në një moment jo shumë të largët”.

Ai theksoi nevojën e mbajtjes hapur të kanaleve të komunikimit ushtarak me Kinën për të shmangur përshkallëzimin, aksidentet dhe surprizat e mundshme.

Stimujt federalë ripërtërijnë sektorët e prodhimit në SHBA

VOA

Administrata e Presidentit amerikan Joe Biden, përmes ligjeve të reja, po përdor fuqinë e qeverisë federale për të ndihmuar me subvencione bizneset amerikane të konkurrojnë në një ekonomi globale. Dy fabrika në Ohajo janë shembull i rezultatit të kësaj politike të re që paraqet mundësi për ripërtëritjen e sektorëve tradicionalë që po përshtaten për realitetin e ri. Megjithatë ato ende përballen me sfida.

Një fabrikë 77-vjeçare në një qytet të Ohajos rigjallëroi aktivitetin e vet, duke prodhuar një linjë të re kamionësh elektrikë plehrash. Vetëm pak kilometra larg, filloi ndërtimi i një fabrike prej 20 miliardë dollarësh që do të shndërrojë materiale silikoni që përdoren për gjysmëpërcjellës për të prodhuar çipa kompjuterikë për çdo gjë, nga qendrat e të dhënave tek makinat.

Prodhuesi i kamionëve Battle Motors dhe gjiganti global Intel Corp – janë shembuj të gatishmërisë së re të qeverisë federale për të ndihmuar në ripërtëritjen e sektorëve të prodhimit.

Megjithëse stimujt për politikën industriale kanë krijuar mundësi për të dyja fabrikat, ende mbeten pengesa të konsiderueshme.

Sfidat përfshijnë mungesa të mundshme të fuqisë punëtore dhe një reagim në rritje nga qeveritë e huaja që po nxitojnë të fuqizojnë kompani konkurrente.

Dikur e kritikuar nga konservatorët pasi sipas tyre “paracakton fituesit dhe humbësit” dhe nga progresistët si dhënie e ndihmës sociale për korporatat, kjo politikë industriale e Shteteve të Bashkuara po gëzon një konsensus të rrallë dypartiak, madje edhe në shtetet republikane si Ohio.

“Kur lejuam industrinë e gjysmëpërçuesve dhe pjesë të tjera jetike që përbëjnë themelin e ekonomisë sonë, të mbështetej në vendet të tjera, ishte gabim. Pjesa qendrore dhe verilindore paguan një çmim të shtrenjë për këtë gabim. Por tani kemi një mundësi për ta korrigjuar, duke kuptuar se çfarë është në interesat tona strategjike, kombëtare, ekonomike dhe mbrojtjes”, tha Jon Husted, zëvendës guvernator republikan i Ohajos.

Tetë nga 12 përfaqësues republikanë të Ohajos në Kongres, votuan në favor të subvencioneve federale për prodhimin e gjysmëpërçuesve, përfshirë fondet që do të shkojnë për kompaninë Intel.

Ligji për Mikroprocesorët dhe Shkencën i vitit 2022 vë në dispozicion 52.7 miliardë dollarë subvencione federale për prodhimin e gjysmëpërçuesve.

Është e paqartë se çfarë shume merr kompania Intel. Bruce Andrews, Shefi i Intel-it për Marrëdhëniet me Qeverinë, tha në një intervistë se kompania shpresonte që paratë të mos shpërndaheshin në shumë projekte, pasi kjo do të zvogëlonte ndikimin e tyre.

“Ligji synon të ndihmojë në mbushjen e hendekut të kostos ose diferencën e kostos mes ndërtimit dhe funksionimit të një fabrike në Shtetet e Bashkuara kundrejt kostos që do të kishte nëse prodhimi bëhej në një vend aziatik, për shembull, në Tajvan ose Korenë e Jugut”, thotë ai.

Për kompaninë e kamionëve Battle, stimujt nga administrata e presidentit Biden nënkuptojnë deri në 40,000 dollarë subvencione federale për blerjen e kamionëve të mëdhenj elektrikë sipas Ligjit për Reduktimin e Inflacionit të miratuar vitin e kaluar, përveç një kredie tatimore prej 2.5 milionë dollarësh nga shteti i Ohajos.

“Sa më shumë makina të tilla elektrike të prodhojmë, aq më mirë për mjedisin. Kjo është arsyeja që ne po e bëjmë këtë. Por përveç kësaj po bëhet edhe diçka me përfitim financiar”, thotë Shefi Ekzekutiv i kompanisë Battle Motors.

Shqetësimi në rritje për forcimin e Kinës dhe pandemia nxorrën në pah rrezikun e varësisë tek importet për mallrat bas. Gjatë dy viteve të fundit, prodhuesit amerikanë patën vështirësi për të prodhuar gjithçka, nga makinat tek lavatriçet për shkak të mungesës së gjysmëpërçuesve dhe mungesave të tjera, ndërkohë që shumë lloje të pajisjeve të sigurisë dhe shëndetit, të nevojshëm për të luftuar COVID-in ishin të pakta.

Agresioni rus ndaj Ukrainës e shtoi ankthin, me mbylljen e gazsjellësve evropianë dhe reduktimin e eksporteve globale të drithërave nga Ukraina.

Për kompaninë Battle, stimujt federalë dhe shtetërorë ishin një faktor i rëndësishëm për ta vendosur fabrikën në Ohajo.

Më pas zoti Patterson pa një avantazh të madh në blerjen e një fabrike që prodhonte kamionë plehrash dhe përshtatjen e tyre për të punuar me bateri.

Fabrika, e cila u trefishua në madhësi pasi u ble në 2021 nga kompania me bazë në Kaliforni e zotit Patterson, vazhdon të fokusohet tek kamionët me djegie të brendshme dhe gaz natyror, por ka krijuar një linjë të veçantë montimi për makina elektrike.

“Kur u krijua Battle Motors, pati një farë mosbesimi (mes banorëve vendas), sepse ishte një kompani që prodhonte automjete elektrike dhe kjo është diçka krejt e re në këtë pjesë të Ohajos,” thotë Joel Day, kryebashkiak i qytetit të vogël Nju Filadelfia, ku ndodhet kompania Battle.

Por shumë banorë e kanë përqafuar teknologjinë e gjelbër sepse është pjesë e një fluksi prodhimi të avancuar që jep shpresë për një ringjallje më të gjerë industriale, tha zoti Day.

Por nxjerrja në treg e kamionëve të rinj elektrikë të plehrave ka hasur pengesa nga mungesa e pjesëve dhe defektet në zhvillimin e infrastrukturës së karikimit për bateritë masive të kamionëve.

Ron Cole, menaxheri në departamentin e kanalizimeve në Los Anxhelos, i cili do të fillojë testimin e pesë kamionëve elektrikë nga kompania Battle, thotë se qytetet në disa raste mund të kenë nevojë të ndërtojnë linja të reja energjie thjesht për të sjellë energji të mjaftueshme elektrike .

“Në disa nga depot tona do të kemi mbi 120 automjete, që do të thotë se duhen 50 deri në 60 megavatë në ato depo makinash për të karikuar automjetet gjatë natës dhe kjo është diçka e vështirë”, thotë zoti Cole.

Fabrika Intel po ngrihet në një park industrial pranë kompanive të tjera të mëdha të teknologjisë, përfshirë Facebook, Amazon dhe Google.

Krijimi i një qendre për prodhimin e gjysmëpërçuesve larg qendrave të çipave si Arizona dhe Oregon do të kërkojë zhvillimin e një rrjeti furnizimi dhe programesh aftësimi për punonjës të specializuar.

Elizabeth Reynolds, profesore në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, thotë se përpjekja aktuale synon të nxisë sektorë, jo kompani individuale. Deri në tetor, prof Reynolds ishte ndihmëse e posaçme e presidentit Biden për prodhimin dhe zhvillimin ekonomik.

“Nuk po përcaktohen fitues, apo teknologji të caktuara. Mesazhi është që ne si vend po investojmë në teknologji të pastër, që është kritike për të ardhmen e vendit dhe gjithë transformimin që duhet bërë”, thotë ajo.

Në rastin e automjeteve me emetim zero, çdo teknologji mund të ketë qasje në kreditë tatimore, kështu që po i lihet tregut të vendosë, thotë ajo.

Por mbështetja tek subvencionet qeveritare, mbart edhe rreziqe. Një administratë e ardhshme mund të tërhiqet nga projektet që duan vite për t’u ndërtuar.

Dhe fluksi i ndërtimit të fabrikave të reja, mund të sjellë mbiprodhim në të ardhmen. Por drejtuesit thonë se është diçka që të gjithë do ta menaxhojnë kur të vijë koha.

SHBA pret përparim të dukshëm nga takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet (majtas) dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

RFE/RL

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i ka thënë të dielën presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se, Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Përmes një bisede telefonike, Chollet i ka thënë Vuçiqit se pret që takimi i 27 shkurtit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, të jetë konstruktiv, dhe me përparim të dukshëm drejt marrëveshjes.

Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut që e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Chollet ka folur edhe për nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në të kaluarën, në kuadër të dialogut, përfshirë atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Chollet i ka thënë edhe Kurtit një ditë më parë se tani është koha që të diskutohet për Asociacionin.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Vuçiq është cituar t’i ketë thënë Cholletit se pret një takim shumë të vështirë, mirëpo që Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon, dhe që në këtë kontekst, ai është i gatshëm të punojë në konceptin dhe zbatimin e planit të BE-së.

Propozimi i BE-së pritet të jetë pjesë e agjendës së takimit Kurti -Vuçiq ditën e hënë, plus edhe diskutimi për marrëveshjet e arritura deri më tani.

Më 26 shkurt, tre liderët evropianë, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i kanë thënë Kurtit përmes një letre se, e kanë mirëpritur vendimin e tij për të pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve, dhe e kanë përmendur nevojën e madhe për krijimin e kushteve drejt finalizimit dhe zbatimit të saj.

I njohur në publik si plani franko-gjerman, propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është thënë se shërben si rrugë drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve.

Planin e kanë pranuar si Kosova, ashtu edhe Serbia, por ai nuk është prezantuar asnjëherë në publik.

Në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Duke e përmendur rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve dhe arritjes së pajtueshmërisë, Macron, Scholz dhe Meloni, kanë thënë se janë të bindur që nga një përparim i tillë përfitojnë qytetarët, si dhe avancohet rruga e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.

Përgjatë kësaj kohe janë nënshkruar diku 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale.

Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.

Paralajmërimi i kreut të CIA-s: Kina po shqyrton dërgimin e armëve vdekjeprurëse në Rusi

Kreu i inteligjencës amerikane, CIA, William Burns deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Kina po shqyrton dërgimin e armëve vdekjeprurëse në Rusi. Ndërkohë informacionet e inteligjencës nuk tregojnë nëse Pekini ka marrë përfundimisht këtë vendim.

“Jemi të bindur se autoritetet kineze po shqyrtojnë mundësinë për furnizimin e Rusisë me armë vdekjeprurëse. Por nuk e dimë nëse është marrë vendimi përfundimtar apo dëshmi për dërgimin e këtyre armëve”, shtoi drejtori i CIA-s.

CNN të premten raportoi se Shtetet e Bashkuara kanë informacione nga inteligjenca, se qeveria kineze po shqyrton dërgimin e dronëve dhe municionit në Rusi, të cilat do të mund t’i përdornin në luftë në Ukrainë. Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara alarmojnë se Kina po tenton që të ndihmojë Rusinë në luftën në Ukrainë. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Kina zyrtare.bw

Chollet: Është koha për të diskutuar rreth Asociacionit

RFE/RL

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka deklaruar se i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që tani është koha për të diskutuar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai i ka bërë këto deklarata në Twitter, pas bisedës së zhvilluar më 24 shkurt.

“Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë marrëveshjet që i kanë arritur në kuadër të dialogut, përfshirë përparimin drejt themelimit të Asociacionit”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Biseda Chollet -Kurti është zhvilluar tri ditë para takimit të konfirmuar në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Në postimin e Cholletit është thënë se ai ka përmendur sërish mbështetjen amerikane për një takim konstruktiv, që konfirmon përkushtimin e palëve ndaj propozimit të Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve.

I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar se në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, pret që palët të pajtohen për afatet e zbatimit të propozimit evropian.

I njohur në publik si plani franko-gjerman, propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është thënë se shërben si rrugë drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve.

Planin e kanë pranuar si Kosova, ashtu edhe Serbia, por ai nuk është prezantuar asnjëherë në publik.

Në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.

Përgjatë kësaj kohe janë nënshkruar diku 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale.

Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.

Jill Biden: Presidenti Biden gati për të rikandiduar

VOA/Marrë nga Associated Press

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Jill Biden dha një nga sinjalet më të qarta deri  tani se presidenti Joe Biden do të kandidojë për një mandat të dytë.

Ajo i tha agjencisë Associated Press në një intervistë ekskluzive të premten se nuk ka mbetur pothuajse asgjë tjetër për të bërë, përveçse të përcaktohet koha dhe vendi për shpalljen e kandidaturës,

Megjithëse zoti Biden ka thënë prej kohësh se synon të kërkojë rizgjedhjen, ai ende nuk e ka zyrtarizuar atë dhe është përballur me pyetjet nëse është shumë i moshuar për të vazhduar të shërbejë si president. Presidenti Biden do të ishte 86 vjeç në fund të një mandati të dytë.

“Ai thotë se ka akoma punë për të bërë,” tha zonja e parë në Nairobi, ndalesa e dytë dhe e fundit e udhëtimit të saj pesë-ditor në Afrikë. “Ai nuk e ka përfunduar atë që ka filluar. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.”

“Sa herë do t’i duhet ta thotë këtë që ta besoni?” shtoi ajo.

Këshilltarët e zotit Biden kanë thënë se ai ka të ngjarë ta bëjë njoftimin në prill, e njëjta periudhë e vitit kur Presidenti Barack Obama nisi zyrtarisht fushatën e tij për rizgjedhje.

Zonja e Parë është cilësuar gjithmonë si një figurë kyçe në rrethin e Presidentit Biden, ndërsa ai bën planet për të ardhmen politike të tij.

“Sepse unë jam gruaja e tij,” tha ajo duke qeshur.

Por ajo hodhi poshtë idenë se ka votën vendimtare nëse presidenti kandidon për rizgjedhje.

“Sigurisht që ai do të më dëgjojë, sepse jemi bashkëshortë,” tha ajo.

“Por ai e vendos vetë, më besoni” shtoi ajo.

Blinken: Putini e filloi luftën, ai duhet t’i japë fund!

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka deklaruar se lufta ruse në Ukrainë, ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka lënë të plagosur miliona të tjerë.

Në përvjetorin e parë të fillimit të luftës, Blinken theksoi se “vendimi i Presidentit Putin” për të nisjen e luftës ka copëtuar familjet, ka dëbuar miliona qytetarë nga komunitetet e tyre, ka shkatërruar shtëpi, shkolla, spitale dhe infrastrukturën civile. Po ashtu ka përkeqësuar krizën globale të ushqimit, ka destabilizuar tregjet e energjisë dhe ka dëmtuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha Blinken.

Ndër të tjera Blinken theksoi se lufta shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Rusisë, pasi sipas tij e la Rusinë të dobësuar dhe të izoluar duke shkatërruar edhe ekonominë e saj.bw

(Video) Edi Rama është ndoshta politikani më i korruptuar për të cilin kam dëgjuar deklaron ish e dashura e McGonigal

Edi Rama është ndoshta politikani më i korruptuar për të cilin kam dëgjuar
deklaron ish e dashura e McGonigal.
Ish-e dashura e Charles Mcgonigal, Allison Guerriero,
ka dhënë një intervistë për “One America News” ku flet ndër të tjera edhe për marrëdhëniet e ish-agjentit të FBI-së me kryeministrin Rama.
Sipas saj, telefonatat dhe mesazhet mes tyre ishin të përditshme, ndërkohë që ai i dërgonte foto të dashurës së tij kur ishte në takim me Ramën.
Është raportuar gjithashtu për biznesin e Charles në Shqipëri…
Kam shkruar: çfarë dreqin po bën ai në Shqipëri, duke i dhënë burimet e FBI-së kryeministrit të atij vendi.
Kryeministrit Rama?
Kryeministrit Rama. Unë e shkrova këtë në Twitter por shpejt e fshiva një fotografi të Charles me kryeministrin Rama.
Allison, çfarë dije për marrëdhëniet e tij të biznesit në Shqipëri në atë kohë?
Mendoja se ata janë një vend aleat i NATO-s, ndjeja se ata po vinin te FBI, te vendi ynë, që t’i ndihmojmë të çrrënjosin korrupsionin.
Por rezulton se Charles, pasi lexon aktpadinë, nuk kishte asnjë qëllim që të çrrënjoste korrupsionin.
Dua të them, Edi Rama është ndoshta politikani më i korruptuar për të cilin kam dëgjuar.
Sipas dokumenteve ai ka bërë disa udhëtime në Shqipëri për të ndihmuar kryeministrin Edi Rama, përfshi edhe në shtator të vitit 2017. Ju ishit bashkë në atë kohë…
Ne ishim. Ai e telefononte dhe i shkruante mesazhe çdo ditë.
Edhe pse ky udhëtim pjesërisht kishte të bënte me FBI-në dhe misionin e tij, por kishte një qëllim jozyrtar, që të ndihmonte kryeministrin Edi Rama që të sulmonte kundërshtarët dhe McGonigal ishte shumë i përfshirë në këtë…
E dini, nuk e di shtrirjen e këtij implikimi, ajo do dalë në gjykatë.
Por në periudhën 2017 kur ju shkruanit dhe merrnit mesazhe nuk kishit asnjë…
Asnjë shenjë. Ai më dërgonte mua foto nga Kosova kur ishte atje. Më dërgonte foto nga hoteli, që ishte shumë modern. Shkruante që ka shumë zhurmë dhe nuk mund të fle, gjëra të tilla. Ai më
dërgonte foto dhe shkruante “shiko, ky është kryeministri i Shqipërisë”.
Artikull nga BW.

Shtëpia e Bardhë: SHBA informoi Rusinë për vizitën e Bidenit në Kiev

RFE/RL

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan ka konfirmuar se delegacioni presidencial e ka informuar Rusinë për udhëtimin e presidentit amerikan, Joe Biden për Kiev.

Udhëtimi është planifikuar që disa muaj, mirëpo vendimi është marrë të premten.

Shtëpia e Bardhë është thënë të ketë njoftuar rusët për udhëtimin e Bidenit disa orë para nisjes për në Kiev, në mëngjesin e së dielës.

Biden ka qëndruar më shumë se pesë orë në kryeqytetin ukrainas duke u konsultuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për hapat e radhës, teksa lufta e Rusisë në Ukrainë mbush për pak ditë një vit.

Presidenti amerikan e ka quajtur luftën në Ukrainë si “brutale dhe të padrejtë”.

“Një vit më vonë, Kievi qëndron”, ka thënë Biden pas takimit me Zelenskyn në Pallatin Mariynskiy.

“Ukraina qëndron. Demokracia qëndron. Amerikanët janë me ju dhe bota është me ju”, ka thënë Biden në sallën e mbushur me flamuj amerikanë dhe ukrainas.

Ai e ka bërë të ditur se SHBA-ja do të ndajë ndihmë ushtarake në vlerë të 500 milionë dollarëve për Ukrainën, duke përfshirë raketa, radarë për mbikëqyrje dhe armë tjera.

Deri më tani, SHBA-ja ka ndarë më shumë se 50 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, prej nisjes së luftës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Dokumentet e FBI-së thellojnë misterin për floririn e epokës së Luftës Civile

Dennis Parada duke folur në zyrën e tij për gërmimet e FBI-së në vitin 2018 për floririn e humbur të Luftës Civile (6 janar 2023)

Marrë nga Associated Press

Pasi gjykata urdhëroi publikimin e një sërë fotografive, filmimeve, hartave dhe dokumenteve të tjera të qeverisë në lidhje me kërkimet e fshehta të FBI-së për të gjetur floririn e periudhës së Luftës Civile, një nga personat që bëjnë kërkime për thesare është i bindur më shumë se kurrë se është fshehur e vërteta dhe është i vendosur që ta provojë këtë.

Dennis Parada kishe filluar një betejë ligjore për ta detyruar FBI-në që të dorëzonte dokumentacionin për gërmimet e bëra në Dents Run, Pensilvani, ku sipas gojëdhënave lokale, një ngarkesë floriri e Unionit u zhduk në vitin 1863. FBI-ja, e cila shkoi në Dents Run pasi testime të sofistikuara sugjeronin se aty mund të ishin groposur disa tonë floriri, ka këmbëngulur prej kohësh se nga gërmimet nuk u gjet asgjë.

Zoti Parada dhe këshilltarët e tij, që kanë kaluar orë të pafundme duke shqyrtuar dokumentet e publikuara rishtazi nga qeveria, besojnë të kundërtën. Ata e akuzojnë FBI-në për manipulim të evidencës kryesore dhe për fshehje të të dhënave në përpjekje për të fshehur gjetjen e një rezerve historike dhe jashtëzakonisht të vlefshme floriri. FBI mbron mënyrën se si i ka ruajtur materialet.

Mosmarrëveshja e zotit Parada me FBI-në ka arritur përpara një gjykate federale, ku gjykatësi duhet të vendosë nëse FBI-ja duhet të publikojë planin e saj operacional për gërmimin për floririn, si dhe të dhënat e tjera që kërkon t’i mbajë sekret.

Së bashku me të birin, zoti Parada kërkoi për vite të tëra për floririn e famshëm në Dents Run, duke e udhëhequr rrjedhimisht FBI-në drejt një zone pyjore rreth 220 km pranë qytetit Pitsburg, ku pajisjet e tyre identifikuan një sasi të madhe metali. FBI-ja solli një kompani gjeofizike, pajisjet moderne të së cilës pikasën një masë prej 7-9 tonësh flori të mundshëm.

Me një urdhër gjykate, një ekip agjentësh të FBI-së arriti në vendndodhje në mars 2018 për të gërmuar. Në objekt ndodhej edhe një videograf i FBI-së për të dokumentuar procesin, dhe në një moment të caktuar ai intervistoi një agjent të ekipit të FBI-së që shpjegon se përse FBI-ja gjendej në pyjet e një nga zonave më pak të populluara të Pensilvanisë.

Një foto e vitit 2018 e FBI-së tek vendi i gërmimit në Dents Run

Një foto e vitit 2018 e FBI-së tek vendi i gërmimit në Dents Run

“Kemi identifikuar gjatë hetimeve tona një vendndodhje që mendojmë se përmban objekte në pronësi të Shteteve të Bashkuara, përfshirë një sasi domethënëse metali bazë të çmuar… në veçanti flori, ndoshta argjend”, thotë agjenti në video, që shfaqet me fytyrën të mbuluar për të ruajtur privatësinë e tij.

Zoti Parada e mori këtë video dhe të dhënat e tjera të FBI-së pasi fitoi padinë bazuar mbi Ligjin mbi të Drejtën e Informimit, duke shpresuar se do të mundej të merrte përgjigje për ngjarjet në Dents Run pesë vite më parë. Zoti Parada u mbajt kryesisht larg vendit të gërmimeve ndërsa FBI-ja vazhdonte punën.

Ai dyshon se FBI-ja mund të ketë bërë gërmime klandestine gjatë orëve të natës gjatë dy ditëve të para të autorizimit të gjykatës për të gërmuar, se e ka gjetur floririn dhe e ka larguar atë. Banorët e zonës kanë thënë më parë se patën dëgjuar zhurmë punimesh me ekskavatorë dhe sonda gjatë natës, kur gërmimet supozohej se duhet të ishin ndalur – dhe se kanë parë një autokolonë me automjete të FBI-së dhe kamionë të mëdhenj të blinduar. FBI-ja ka mohuar të ketë bërë gërmime gjatë natës.

Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar mbylljen e çështjes pasi FBI-ja përmbushi kërkesën për dorëzimin e dokumenteve. Gjykatësi nuk e ka dhënë ende vendimin.

Blinken: Diskutime produktive me Vuçiqin

RFE/RL

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ka pasur “diskutime produktive” me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet një konferencë për sigurinë.

“Biseduam për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve [të Serbisë] me Kosovën dhe për atë se sa e vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën”, shkroi Blinken në Twitter.

“Ne e ndajmë dëshirën e Serbisë për një të ardhme me Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

Vuçiq, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, shkroi në profilin e tij në Instagram se në takim me Blinkenin, përveç se u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, u konfirmua edhe “përmirësimi e marrëdhënieve” mes vendeve të tyre.

Kosova dhe Serbia janë nën trysninë e komunitetit ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, nga frika se Rusia mund t’i shfrytëzojë tensionet mes tyre për të nxitur destabilizim në Ballkan, në përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

Aktualisht, palët kanë në tryezë një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilin SHBA-ja ka shprehur mbështetje.

Bartësit e dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen në Bruksel më 27 shkurt, për herë të parë që nga nëntori i vitit të kaluar.

Biden thotë se do të flasë me Xi për balonën kineze

RFE/RL

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se pret që të flasë me homologun e tij kinez, Xi Jinping, lidhur me atë që Uashingtoni thotë se ishte balonë kineze e spiunazhit që avionët amerikanë e rrëzuan më herët gjatë këtij muaji teksa po kalonte mbi SHBA.

“Nuk jemi pranë një lufte të re të ftohtë”, tha Biden më 16 shkurt.

Biden, që foli për balonat kineze dhe tri objekte të paidentifikuara fluturuese që janë rrëzuar nga avionët amerikanë, nuk tha se kur do të bisedojë me presidentin Xi, por ai tha se Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë angazhimin diplomatik me Kinën për këtë çështje.

“Pres të flas me presidentin Xi, dhe shpresoj se do t’i shkojmë kësaj çështjeje deri në fund. Por, unë nuk kërkoj falje për rrëzimin e balonës”, tha Biden kur foli lidhur me kundërshtitë e shprehura nga Pekini.

Kina ka thënë se balona prej 60 metrash po monitoronte kushtet e motit, por Uashingtoni ka argumentuar se balona po vëzhgonte dhe në të kishte edhe pajisje elektronike.

Biden, që ka bërë vetëm disa komente publike lidhur me objektet fluturuese që u detektuan, duke nisur nga balona kineze, theu heshtjen pasi ligjvënësit kërkuan më shumë informacione lidhur me incidentin që ka shqetësuar shumë amerikanë.

Ai tha se komuniteti amerikan i inteligjencës ende po tenton që të kuptojë më shumë lidhur me tri objektet e tjera fluturuese të paidentifikuara. Njëra prej tyre u rrëzua mbi Alaskë, tjetra mbi Kanada dhe objekti i tretë u rrëzua mbi Liqenin Huron.

“Ne ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ishin këto tri objekte, por deri më tani nuk është sugjeruar se ato ishin të lidhura me programin e spiunimit kinez përmes balonave, apo se ishin makina vëzhguese nga ndonjë shtet tjetër”, tha ai.

Biden tha se objektet ka të ngjarë që janë detektuar për faktin se është rritur vëzhgimi i radarëve në përgjigje të incidentit me balonën kineze. Ai tha se ekipi i tij po punon për parametrat e rinj apo se kur duhet të lëshohen raketa drejt objekteve të tilla.

Komuniteti amerikan i inteligjencës beson se tri objektet ishin “me shumë gjasa balona të lidhura me kompani private, të rekreacionit apo instituteve kërkimore”, tha Biden.

Bibla më shumë se 1000-vjeçare shitet për 50 milionë dollarë

Një Bibël Hebraike që është më shumë se 1000 vjet e vjetër do të shitet në një ankand në New York për rreth 50 milionë dollarë.

Që daton nga fundi i shekullit të IX deri në fillim të shekullit të X, Codex Sassoon është Bibla më e vjetër dhe më e plotë hebraike e zbuluar ndonjëherë. Do të bëhet dokumenti ose dorëshkrimi historik më i shtrenjtë që do të dalë ndonjëherë në shitje kur Sotheby’s ta nxjerrë në ankand në maj.

“(Ai) është padyshim një nga tekstet më të rëndësishme dhe unike në historinë njerëzore”, tha Richard Austin, përgjegjës për dorëshkrimet në Sotheby.

Codex Sassoon është një nga vetëm dy dorëshkrimet, që përmban të 24 librat e Biblës Hebraike që kanë mbijetuar deri në kohët moderne. Ai është dukshëm më i plotë se Kodiku i Aleppos dhe më i vjetër se Kodiku i Leningradit, dy Bibla të tjera të njohura të hershme hebraike, njoftoi Sotheby’s.

Ai u emërua pas pronarit të mëparshëm, David Solomon Sassoon (1880-1942), i cili mblodhi koleksionin më të rëndësishëm privat të teksteve të lashta hebrenjve në botë.

Dokumenti do të dalë në ankand për herë të parë në më shumë se 30 vjet, me një vlerësim të para-shitjes midis 30 dhe 50 milionë dollarë.

Në nëntor 2021, Sotheby’s shiti një nga shtypjet e para të Kushtetutës së SHBA për 43 milionë dollarë, një çmim rekord për një dorëshkrim historik. syri.net

Haley thirrje për udhëheqje të re republikane ndërsa nis fushatën për Shtëpinë e Bardhë

VOA/Marrë nga Reuters

Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley tha të mërkurën se ka ardhur koha për të lënë pas “idetë e vjetëruara” ndërsa bëri thirrje për një brez të ri udhëheqësish në hapjen e fushatës për të marrë mbështetjen e Partisë Republikane në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Zonja Haley është kandidatja e dytë e deklaruar që kërkon mbështetjen republikane për të sfiduar presidentin demokrat Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2024. Ajo pritet të përballet tashmë me ish-Presidentit Donald Trump, i cili nisi pak kohë më parë fushatën për zgjedhjet presidenciale.

Ish-guvernatorja 51-vjeçare e Karolinës së Jugut deklaroi kandidaturën të martën përmes një video që bënte thirrje për udhëheqje të re të partisë, një goditje jo e drejtpërdrejte ndaj zotit Trump, të cilin disa udhëheqës republikanë e fajësojnë për rezultatin zhgënjyes në zgjedhjet e nëntorit.

“Ne jemi gati. Gati për të lënë pas idetë e vjetruara dhe emrat e zbehur të së kaluarës. Jemi më se të gatshëm që një brez i ri të na udhëheqë drejt së ardhmes”, tha zonja Haley gjatë një tubimi në qytetin historik të Çarlstonit në Karolinën e Jugut.

Mbështetësit e zonjës Haley në tubim u pajtuan me thirrjet e saj për një udhëheqje të re në Partinë Republikane.

“Unë mendoj se zoti Trump mund të jetë shumë polarizues dhe përçarës në disa raste”, tha 54-vjeçari Tim Jansen, mbështetës i kandidates Haley nga qyteti i Çarlstonit. “Do të doja të shihja pak më shumë tolerancë, komunikim dhe lakueshmëri”.

Të mërkurën kandidatja Haley mori mbështetjen e republikanit të njohur të Karolinës së Jugut, Ralph Norman, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, i cili ishte mbështetës i palëkundur i zotit Trump gjatë presidencës së tij.

“Është koha për një fillim dhe një kapitull të ri në politikën kombëtare republikane dhe nuk ka njeri më të përshtatshëm për të ndihmuar në shkrimin e kapitullit të ri sesa ish-guvernatorja jonë”, shkroi zoti Norman në rrjetin Twitter.

Zonja Haley përballet me vështirësi të mëdha në përpjekjet për të fituar emërimin e republikanëve, ndërkohë që një anketë nga Reuters/Ipsos, e publikuar të martën, tregon se vetëm 4% e republikanëve të regjistruar e mbështesin atë.

Sipas sondazhit të kryer ndërmjet 6 dhe 14 shkurtit, 43% e republikanëve të regjistruar e mbështesin zotin Trump, ndërsa 31% thanë se mbështesin guvernatorin e Floridës Ron DeSantis, i cili pritet të shpallë kandidaturën.

Zonja Haley shërbeu si guvernatore e Karolinës së Jugut nga viti 2011 deri në vitin 2017, një shtet që organizon një nga garat e para paraprake mes republikanëve.


Send this to a friend