Zyrtarja më e lartë grua e shtetit shqiptar e arrestuar deri më tani, Mirlinda Karçanaj, ndonëse një nga njerëzit më të përfolur të kësaj qeverisjeje ka qenë një personazh me profil të ulët në publik.
Përpara se të parakalonte tek dera e SPAK-ut dhe me përjashtim të një konference shtypi të dhënë në krah të kryeministrit Rama, shumëkush që do të këmbehej me të në rrugë, zor se do ta njihte.
E megjithëatë, emri i një prej grave më jetëgjata të pushtetit të rilindjes ka qenë i lidhur me skandalin e vjedhjes së të dhënave të qytetërve shqiptare, për ti përdorur patronazhistët e PS në zgjedhje, ai është lakuar me rënien e sistemit informatik të vendit dhe vjedhjen e të dhënave nga hakerat iranianë, me rjedhjen e pagave të qindra mijra punëonjësve, etj.
Pyetja që shtrohej për të gjithë ata që e njihnin, por dhe për të tjerët që nuk ia identifikonin dot fytyrën është e njëjtë: Si po rreziston kaq gjatë kjo grua?
Disa e lidhnin mbijetesën e saj me afërsinë që ajo kishte me bashkëshorten e kryeministrit. Të tjerë me tenderat që i jepte kunatit të Ramës, Armand Frangu.
Por, në një farë mënyre të gjithë gabohen, pasi lidhja e saj daton shumë më herët, që prej kohës kur ajo punonte në Bashkinë e Tiranës. “Ishte e vetmja që kur Rama ishte i nervozuar i hynte në zyrë dhe arrinte ta qetësonte”, i tregoi Lapsit, një punonjëse e bashkisë, në fillim të viteve 2000, pra në kohën kur Karçanaj punoi si drejtore e Teknologjisë së Informacionit në Bashkinë e Tiranës, nga maji 2007 deri në shtator 2011.
Kur Ramës i vodhën ato dhjetë votat e famshme dhe e nxorën nga bashkia, prej aty u largua edhe ajo, për tiu rikthyer përkohësisht zanatit të saj si lektore në Fakultetin e Ekonomisë. Por ky udhëtim në shkretëtirë nuk zgjati shumë. Me ardhjen e Ramës në pushtet, ajo ishte një nga zyrtaret e para të rikthyera në administratë që në vitin 2013.
Në katër vitet e dyta të pushtetit fuqia që do i jepej asaj do të zmadhohej tepër. Në 2017, Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kaloi direkt nën kontrollin e kryeministrit. Ironia e fatit: kjo lëvizje u bë në emër të luftës kundër korrupsionit për të mbledhur në një dorë të gjithë tenderat për të dixhitalizuar sistemet dhe për të zhdukur rryshfetet e vogla nëpër sportelet e shtetit.
Pas këtij momenti AKSHI do të kryente çdo procedurë prokurimi që lidhej me infrastrukturën e IT për çdo njësi të qeverisë, që nga blerja e kompjuterëve dhe deri te implementimi e mirëmbajtja e sistemeve. Kështu dalë ngadalë, do të krijohej ai që më pas Arben Ahmetaj do ta quante “kopshti privat i kryeministrit”.
Që kur ndodhi ndryshimi i vitit 2017, kjo agjensi, e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, nën vartësi direkte nga Edi Rama ka menaxhuar mbi gjysëm miliardi Euro.
Duke përshkruar këtë hop marramendës gazetarja Ola Xama ka vënë re: “Në 2017-n buxheti i AKSHI-t ishte 5 milion euro, ndërsa për vitin 2026 planifikohet të jetë 189 milion euro, rritje me 38 herë….”. më pas ajo ka komentuar: ” fabula është kjo: nuk marrim më 2 mijë lekë të vjetra për të lëshuar certifikatën, por vjedhim miliona euro me tenderat e sistemeve që do të eliminojnë korrupsionin e administratës së ulët! Qytetarët varfërohen më shumë, por ndihen më pak të vjedhur”.
Kjo para është pak a shumë filozofia që polli atë që po përjetojmë sot duke parë fotot dhe përgjimet e ralizuara nga “kordinatori i Ramës me krimin”, Ergys Agasi.
Dosja e SPAK që ka çuar në arrest shtëpie Mirlinda Karçanajn, për shkelje të barazisë në tendera dhe për pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal tregon se si përdoreshin këto qindra miliona euro: për tendera të paracaktuar, për vendosje të kritereve siç i donin fituesit e percaktuar dhe për pengmarrje ndaj atyre që ankoheshin. Në përgjime dëgjohen fraza të tilla: “tenderi realisht kushton 2 milionë euro, po do e bëjmë 4”.
Si rezultat i kësaj skeme grabitëse, në ngritur nën hundën dhe me bashkëpunimin e Kërçanajt, sipas llogarisë së prokurorëve dyshohet se Ergys Agasi ka futur në xhep rreth 29 milionë euro nga kompani që fituan tendera të AKSHI-t, ndërsa partneri tjëtër i tij Ermal Beqiri, me kompaninë SOFT & SOLUTION, pati afro 18 milionë euro të ardhura dhe pothuajse 11 milionë euro fitime në vitin 2024.
Të tre këta personazhe rrezulton të jenë takuar disa herë sipas filmimeve që disponojnë prokurorët. Ndonëse është munduar ti relativizojë këto takime drejtoresha e AKSh-it nuk i ka mohuar ato në dëshminë e saj të dhënë për SPAK: “As nuk pi kafe dhe as nuk rri apo të shoqërohem me ndonjë operator ekonomik jashtë zyre. Ka patur një rast ku kam takuar një operator ekonomik të cilin e kam takuar rastësisht në zyrën e një të njohuri tim, të cilin e kisha takuar për një kafe në zyrën e tij, për shkak të një konsulence private, konkretisht në zyrën e shtetasit Ergys Agasi, me të cilin kam njohje të vjetra, të cilin e kam takuar disa herë në zyrën e tij, për çështje private. Ergysi do të bënte një partneritet që donte të bënte me një kompani izraelite, dhe më pyeti për një zgjidhje teknike. Në këtë ambient ka qenë dhe shtetasi Ermal Beqiri, i cili rezultoi në mënyrë rastësore prezent në këtë takim” është rrefyer ajo.
Ndërkohë, duke lexuar mbi 200 faqet e dosjes të detajuar të SPAK me provat e kësaj bande të dyshuar si kriminale, të lind një pyetje: Ku e gjenin ata guximin të vidhnin ditën për diell dhe të shkonin deri aty sa të rrëmbenin njerëz? Kush ia jepte fuqinë për të përdorur si shantazhues oficerë të lartë policie, apo pushtetin për të kontrolluar aplikimet e tenderave përmes Komisionit të Prokurimit Publik?
Vetëm kur shtron këtë pyetje e kupton ata që nuk gjendet mes rreshtave të dosjes së SPAK. Erdys Agasi është tashmë i njohur botërisht si eminenca gri e Edi Ramës në mbajtjen e lidhjeve me krimin. Ajo që bashkëpunonte me Agasin, Kërçanaj qe njeriu që u mor nga rama nën vartësinë e tij personale, për të menaxhuar një fond 540 milionë euro (nga 2017 deri sot). Prandaj profili i drejtoreshës së AKSH, që prej 2011 kur ajo filloi punë në bashkinë e Tiranës shërben shumë për të kuptuar gjenezën e batërdisë që na ka shpërthyer sot para syve./Lapsi.al/
Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Serbisë ka shpallur konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë.
Kjo është hera e dytë që ajo premton vende të reja punë në prag të zgjedhjeve në shtetin fqinj këtë vit, për çka është kritikuar nga Kosova.
Këto konkurse janë rihapur në kulmin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të cilat mbahen më 28 dhjetor, ku merr pjesë edhe Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Listës Serbe janë në krye të shumë institucioneve shëndetësore. Për shembull, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, është drejtor i Qendrës Klinike-Spitalore në Mitrovicën e Veriut, ndërsa kandidatja për deputete Mirjana Dimitrijeviq është në krye të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Graçanicë, afër Prishtinës.
Siç mund të shihet në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, konkurset e reja kanë të bëjnë me pranimin në marrëdhënie pune në institucionet shëndetësore në Graçanicë, Shtërpcë, Mitrovicë të Veriut, Gjilan, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Zubin Potok, për një periudhë të caktuar prej gjashtë muajsh.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka bërë të ditur se janë në zhvillim edhe konkurse për 50 vende të tjera pune në institucionet shëndetësore në Kosovë, të cilat janë shpallur më 22 dhjetor.
“Me punësimet e reja do të përmirësohet edhe më tej niveli i mbrojtjes shëndetësore në mjediset serbe në Kosovë dhe Metohi, gjë që tregon kujdesin e qartë të shtetit të Serbisë dhe të presidentit Aleksandar Vuçiq për popullin e vet në KiM”, thuhet në njoftim.
Në fund të nëntorit, Ministria e Shëndetësisë e Serbisë e zgjati deri më 15 janar 2026 afatin për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj në institucionet e saj që funksionojnë në mjediset serbe.
Bëhet fjalë për një konkurs për 400 vende pune, të cilin, para së gjithash, dhe në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë më 12 tetor, e kishte paralajmëruar vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se shteti i Serbisë “kujdeset për komunitetin serb në Kosovë”.
Zgjatja e afatit për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj u arsyetua me numrin e madh të kandidatëve të paraqitur.
Disa parti politike serbe në Kosovë e kanë kritikuar këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke vlerësuar se kjo nuk është hera e parë që qytetarët “manipulohen për të mbështetur udhëheqësit e Listës Serbe”.
Para zgjedhjeve parlamentare në shkurt të këtij viti, Serbia kishte gjithashtu të hapur një konkurs për institucionet shëndetësore në Kosovë, por ai u anulua pas protestave për “mungesë transparence” dhe “punësim partiak të njerëzve të përshtatshëm”.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në tetor e akuzoi Serbinë se po ndërhyn në zgjedhjet lokale në Kosovë duke premtuar vende pune dhe përfitime financiare.
Në zgjedhjet e ardhshme të së dielës, nga subjektet politike serbe në garën zgjedhore marrin pjesë Lista Serbe, Paria për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit dhe Aleanca Kosovare e Goran Marinkoviqit.
Ndërkohë, Lista Serbe e ka akuzuar Rashiqin dhe partinë e tij për “keqpërdorim të institucioneve të Kosovës dhe blerje votash”.
Kosova dhe Serbia duhet t’i “normalizojnë” marrëdhëniet mes vete, tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Megjithatë, ai tha se ky proces është i vështirë.
Kurti është në pushtet që nga viti 2021 dhe dy vjet pasi mori pushtetin, arriti Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin e zbatimit të saj, por marrëveshja ende nuk është zbatuar.
“Ne duhet t’i normalizojmë raportet me Serbinë”, tha Kurti. “Por, normalizimi i raporteve me një fqinj që ka regjim autoritar dhe që nuk të njeh, dhe po ashtu nuk i pranon krimet e kryera gjatë luftës, është shumë i vështirë”, shtoi ai.
Tensionet mes dy vendeve vazhdimisht janë të larta dhe një rikthim i trazirave do t’i ofronte Rusisë mjete për ta destabilizuar Kosovën.
“Ne kemi një marrëveshje për normalizim”, tha Kurti duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2023, të arritur nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
“Ne duhet ta zbatojmë, që nënkupton njohje të ndërsjellë mes shteteve, të paktën njohje de facto”.
Kjo marrëveshje, me 11 nene, veç tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Por, për të rinisur dialogu, Serbia “duhet ta dorëzojë Millan Radoiçiqin”, tha Kurti, duke iu referuar ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 2023.
Kurti tha se shpreson që “BE-ja, Franca dhe Gjermania do t’i bëjnë presion” Serbisë që ta dorëzojë Radoiçiqin, ndaj të cilit dhe disa personave të tjerë Kosova ka ngritur aktakuzë për sulmin në Banjskë.
Që nga shtatori i vitit 2023, disa ditë para sulmit të armatosur në Banjskë, nuk është mbajtur asnjë rund i nivelit të lartë në Bruksel, teksa bisedimet në nivel kryenegociatorësh kanë vazhduar, por nuk kanë prodhuar ndonjë marrëveshje.
Serbia po ashtu nuk ka ndërprerë raportet me Rusinë, pavarësisht luftës në Ukrainë, dhe Beogradi varet nga energjia ruse.
“Ka shumë lidhje” mes dy shteteve, tha Kurti, dhe nëse Rusia vendos ta destabilizojë rajonin, “në marshin e saj drejt Evropës Perëndimore, mund të llogarisë në Serbinë si aleat. Dhe, kjo është shqetësuese për shtetin tonë. Por, ne po punojmë me partnerët tanë për të parandaluar një gjë të tillë”.
Kosova, që shpreson t’i bashkohet NATO-s, së voni ka hequr tarifat ndaj produkteve amerikane dhe është pajtuar që të pranojë deri në 50 migrantë nga shtetet e treta që do të dëbohen nga SHBA-ja. Deri më tani, në Kosovë ka arritur vetëm një migrant.
“Nuk po kërkojmë asnjë ndihmë financiare në këmbim”, tha Kurti. “Ne po e bëjmë këtë për të ndihmuar SHBA-në, që është partnerja, aleatja dhe mikja jonë”, shtoi Kurti, i cili nuk e përjashtoi mundësinë e arritjeve të marrëveshjeve të ngjashme edhe me vendet evropiane./rel
Katër protestues të Partisë Demokratike, të arrestuar gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet janë liruar pasi gjykata e cilësoi të paligjshëm arrestimin.
Gjykata vendosi: 1. Konstatimin e paligjshmërisë së arrestimit te kater protestuesve. 2. Urdhërimin e lirimit te menjëhershëm të tyre. 3. Rrëzimin e kërkesës për vendosje masë sigurimi.
Ngjarja ndodhi gjatë protestës së organizuar nga PD-ja, ku qytetarët u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj skandaleve të qeverisë. bw
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar prova që sipas tij në datën 15 dhjetor, Ergys Agasi ka qenë në shtëpinë e Edi Ramës në Surrel.
Berisha në një deklaratë për mediat tha se “Surreli është zonë krimi”, pasi sipas tij çdo tullë në shtëpinë e kryeministrit është e vjedhur.
Po ashti Berisha me dokumente tregon se në disa raste makina e Ergys Agasit ka qenë në Surrel, madje i janë vendosur edhe gjoba nga ana e policisë.
Kyreopozitari tha se është fyerje per shqiptaret qe Edi Rama te vazhdoje te qëndrojë ne pushtet.
“Është kapur në zonën e krimit. Surreli është zonë krimi, sepse çdo tullë është vendosur në vjedhje, e kanë paguar qytetarët shqiptarë. Çdo metër katror aty është e vjedhur ndaj dhe opozita e ka shpallur atë zonë krimi. Ky tani…ja ku është dëshmia. Ka lënë makinën aty. Ja morën apo jo me karotrec këtë nuk do ta them, por aty nuk mund të parkojë askush.
Ajo që flet më shumë se cdo gjë tjetër janë fitimet 22 mln herë më shumë brenda 4 muajve sesa kapitali fillestar i investuar ne EA Solution
Nuk ka provokim më të madhe se shqiptarët. Nuk ka fyerje më të madhe sesa Rama qëndron në pushtet”, tha Berisha. gsh
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar qytetarët se të mërkurën, më 24 dhjetor, do të ketë bllokim të përkohshëm të një rruge, nëpër të cilën kalohet për në Kosovë.
Sipas njoftimit, segmenti rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë do të jetë e bllokuar për qarkullim nga ora 11:50 deri në 15:50, “për shkak të aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë”.
Po ashtu, në këtë segment rrugor do të ketë bllokim të qarkullimit edhe më 27 dhjetor nga ora 11:52 deri më 18:52 si dhe më 3 janar 2026, nga ora 09:00 deri në mesnatë.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë planifikuar udhëtime drejt vendlindjes apo transit nëpër këtë segment rrugor, këshillohen që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe, me qëllim të shmangies së pritjeve, vonesave apo pengesave eventuale në qarkullim, të shfrytëzojnë rrugë alternative”, u tha në njoftim.
Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit rëndom qëndrojnë në Kosovë gjatë festave të fundvitit dhe përdorin edhe rrugët nëpër Serbi.
Kosova dhe Serbia kanë disa pika kufitare, sikurse Brnjaku, Dheu i Bardhë, Jarinja, Muçibaba, Mutivoda dhe Dheu i Bardhë.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritja në këto pika për hyrje në Kosovë është disa minutëshe, dhe në Jarinjë pritja është më e madhe, deri në dhjetë minuta.
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë përfituar sistemet moderne të mbrojtjes Javelin, falë bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka dhënë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ndër të tjera, shprehet se Javelin-ët do të forcojnë aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura shqiptare, rrisin parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.
“Ardhja e sistemeve , falë bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare”, shprehet Vengu. gsh
Tremujori i tretë i vitit 2025 tregon rritje të PBB-së prej 4.3%, shumë mbi parashikimet (+3.2%) – Rezultati vjen nga familjet më të pasura
VOAL- Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka arsye të jetë i lumtur. Ekonomia e SHBA-së në tremujorin e tretë performoi shumë më mirë se sa prisnin analistët. Rritja e produktit të brendshëm bruto prej 4.3% është gjysmë pike përqindjeje më e lartë se tremujori i mëparshëm dhe tejkalon shumë parashikimin prej 3.2%.
Për më tepër, të dhënat e theksuara tregojnë rritjen më të lartë tremujore në dy vjet. Rritja e PBB-së midis korrikut dhe shtatorit, pasi të rregullohet për inflacionin, tregon një situatë në të cilën konsumi familjar, nxitësi kryesor i rritjes ekonomike, dominon.
Shpenzimet për kujdesin shëndetësor dhe udhëtimet ndërkombëtare janë rritur veçanërisht fuqishëm. Megjithatë, thonë ekspertët, kjo shifër fsheh një fakt: ata me të ardhura më të larta po shpenzojnë më shumë. Klasat e mesme dhe të ulëta po përballen me vështirësi.
Lidhur me komponentët e tjerë të PBB-së, duhet theksuar se eksportet dhe investimet qeveritare, veçanërisht në mbrojtje, janë rritur, ndërsa investimet e korporatave kanë rënë, duke përjashtuar investimet në inteligjencën artificiale, të cilat janë rritur.
Këto janë të dhëna të shkëlqyera për ekonominë kryesore në botë, e cila, përtej çdo gjëje tjetër, mbetet një pikë referimi shumë e rëndësishme për të kuptuar evolucionin e ardhshëm të ekonomisë globale. RSI
Një vrasje mafioze pranë aeroportit kryesor të Shqipërisë muajin e kaluar ka rritur shqetësimet se vendi po rrëshqet gjithnjë e më thellë nën ndikimin e krimit të organizuar, shkruan Washington Times. Sipas opozitës, Shqipëria ndodhet pranë shndërrimit në narco-shtetin e parë të Europës.
Më 11 nëntor, Gilmando Dani, i lidhur me rrjetin kriminal Shullazi, u vra me armë zjarri në mes të ditës, teksa kthehej nga Spanja. Pamjet filmike tregojnë atentatorë që dalin nga një automjet i parkuar, hapin zjarr ndaj makinës së viktimës dhe largohen nga vendngjarja.
Sipas kritikëve, ngjarje të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Rrjeti Shullazi dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa ekspertë ndërkombëtarë paralajmërojnë se Shqipëria është kthyer në një pikë kyçe ballkanike për kartelet e drogës nga Amerika Latine dhe në një qendër të rëndësishme të tregut europian të kanabisit.
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për Washington Times, deklaroi se degët shqiptare të karteleve të Amerikës së Jugut janë sot transportuesit kryesorë të drogës drejt Europës.
“Ato kontrollojnë çmimin e drogës në Europë dhe po forcojnë ndikimin e tyre edhe në tregun amerikan,” u shpreh Berisha.
Berisha dhe Partia Demokratike kanë kërkuar që SHBA të shpallë kartelet shqiptare të drogës si organizata narco-terroriste. Ai akuzoi administratën e presidentit Joe Biden se ka mbyllur sytë ndaj trafikut të drogës gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, në pushtet që prej vitit 2013.
Në shkurt 2024, gjatë një vizite në Shqipëri, Sekretari amerikan i Shtetit i asaj kohe, Antony Blinken, e cilësoi Ramën si “një partner të jashtëzakonshëm të SHBA-së”, duke vlerësuar rolin e tij në çështjet e refugjatëve afganë dhe Ukrainës. Ndërkohë, International Democrat Union, federatë e partive të qendrës së djathtë, miratoi këtë muaj një rezolutë ku akuzon Partinë Socialiste për infiltrim kriminal në kontrata publike, ndërtim dhe turizëm.
Vetë Berisha është shpallur “non grata” nga administrata Biden në vitin 2021 për korrupsion, vendim që ai e konsideron politikisht të motivuar.
Sipas artikullit, krimi i organizuar dhe korrupsioni janë probleme të hershme në Shqipëri, por në dekadën e fundit rrjetet kriminale shqiptare kanë zgjeruar lidhjet me organizata kriminale në Itali, si ’Ndrangheta dhe Camorra, si dhe me grupe në Amerikën Latine. Këto lidhje kanë nxitur një valë të re dhune në Europë.
Një shembull i përmendur është një ngjarje në Bruksel më 29 shtator, ku trupi i një personi të dyshuar si trafikant droge shqiptar mbeti për orë të tëra në një zonë publike – një metodë paralajmëruese e përdorur nga kartelet latino-amerikane.
Artikulli ndalet edhe te bumi i ndërtimit në Tiranë, duke theksuar se sipas Eurostat, ndërtimi përbënte 14.4% të prodhimit ekonomik të Shqipërisë në vitin 2024, përqindja më e lartë në Europë. Media vendase dhe vëzhgues ndërkombëtarë dyshojnë se një pjesë e projekteve të mëdha po financohen nga pastrimi i parave të drogës.
Ndërkohë, rreth një e treta e popullsisë jeton në varfëri, mbi 1 milion shqiptarë kanë emigruar që nga viti 1991, dhe rrjete kriminale dyshohet se shfrytëzojnë sistemin informal financiar “hawala” për transferime të mëdha parash.
Qeveria Rama ka ndërmarrë operacione kundër drogës, përfshirë aksionin e bujshëm në Lazarat në vitin 2014, por sipas kritikëve, industria e paligjshme jo vetëm ka mbijetuar, por është përshtatur. Legalizimi i kanabisit mjekësor në vitin 2023, sipas artikullit, ka nxitur një valë të re aktiviteti kriminal.
Opozita akuzon qeverinë se ka politizuar drejtësinë dhe ka goditur kundërshtarët politikë, duke përmendur edhe çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, e cila ka ngjallur shqetësime në nivel europian për shtetin e së drejtës.
Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj paralajmëron se përfshirja e zyrtarëve të një vendi anëtar të NATO-s në krim të organizuar përbën rrezik serioz sigurie.
“Nëse kjo ndodh, vendi mund të kthehet në një hallkë të dobët që mund të shfrytëzohet nga aktorë të jashtëm për destabilizim,” u shpreh ai.
Një organizatë kriminale shqipfolëse, e aftë për të menaxhuar trafikun e drogës nga distanca, duke koordinuar flukset e personelit dhe parave midis Shqipërisë dhe Piemontes në Itali, është çmontuar ditën e sotme.
Grupi me një strukturë fleksibile të projektuar për të shmangur kontrollet, kryente transportin dhe shpërndarjen e sasive të konsiderueshme të drogës, teksa janë kryer 18 ekzekutime urdhrash arresti e masash të vendosura nga gjykata. Të dyshuarit janë shqiptarë kryesisht dhe italianë.
Kjo është ajo që doli nga Operacioni “Pater-Turnover 2”, i kryer nga Karabinierët e kompanisë Alba, nën koordinimin e Prokurorisë së Astit, i cili çoi në lëshimin e 18 njoftimeve për përfundimin e hetimeve paraprake, kundër qytetarëve italianë dhe shqiptarë .
Hetimi filloi në maj 2024 , me arrestimin në flagrancë të njërit prej të dyshuarve. Që nga ai incident fillestar, hetuesit kanë rindërtuar gradualisht një rrjet kompleks të trafikut të kokainës me pakicë me rrënjë në zonën e Albës, por të drejtuar në mënyrë operative nga jashtë vendit.
Sipas hetuesve, ata që drejtonin fijet ishin individë shqiptarë që banonin në vendin e tyre, të cilët, përmes aplikacioneve të mesazheve dhe rrjeteve sociale, organizonin furnizimet, ndërrimet dhe pagesat pa u larguar nga Shqipëria.
“Modeli operativ ishte i testuar mirë. Udhëheqësit e organizatës mbështeteshin në bashkëpunimin e qytetarëve italianë dhe shtetasve shqiptarë që hynin në Itali me viza turistike tremujore . Kur lejet e tyre skadonin, trafikantët e drogës ktheheshin në Shqipëri, të zëvendësuar nga individë të rinj të gatshëm të zinin vendin e tyre. Ky sistem i rotacionit të vazhdueshëm ishte hartuar për të zvogëluar ekspozimin personal dhe për ta bërë procesin hetimor më kompleks”, informuan autoritetet pas aksionit.
Pikërisht ky mekanizëm i dha emrin operacionit, i cili është vazhdim i “Qarkullimit” të mëparshëm, të kryer në shtator 2023 nga Karabinierët e kompanive Alba dhe Bra. Një hetim që kishte nxjerrë në pah tashmë aftësinë e organizatës për t’u rigjeneruar me shpejtësi, duke ndryshuar personelin, por jo metodat e operimit.
Krahas trafikimit të drogës, hetimi zbuloi një sistem të sofistikuar për pastrimin e të ardhurave të paligjshme. Paratë e fituara nga shitja e drogës transferoheshin në Shqipëri nëpërmjet transfertave të parave deri në 999 euro , një prag i zgjedhur për të shmangur raportimin automatik. Një mori transfertash të vogla të drejtuara drejtuesve të lartë të organizatës ose individëve të lidhur me ta lejuan që paratë të riatdhesoheshin pa tërhequr vëmendje të tepruar.
Monitorimi i flukseve financiare, i kombinuar me mbikëqyrjen lokale, u lejoi hetuesve të rindërtonin transfertat me një total prej mbi 123,800 eurosh. Nga këto, më shumë se 20,600 euro ishin të gjurmueshme drejtpërdrejt te disa prej të dyshuarve , duke forcuar argumentet e prokurorisë për pastrim parash.
“Hetimi jep një pamje të një organizate të strukturuar, por fleksibile, të aftë për t’u përshtatur me kontrollet dhe për të shfrytëzuar mjetet e komunikimit dhe kanalet financiare në dukje të zakonshme. Ky sistem ka pasur një ndikim të prekshëm në tregun lokal të drogës, duke nxitur trafikimin e përhapur të drogës që është i vështirë për t’u zbuluar pa një punë të gjerë hetimore”, tha policia italiane.
Me njoftimin e përfundimit të hetimit, procesi tani hyn në një fazë vendimtare. Të gjithë të dyshuarit ndodhen të paraburgosur ose me masa të tjera sigurie. Panorama
Situata në rajonin portual jugor të Odesës është “e vështirë” pas përshkallëzimit të sulmeve ruse, ndërsa Moska përpiqet të bllokojë aksesin e Ukrainës në Detin e Zi. Kështu deklaroi Presidenti i vendit Volodymyr Zelensky.
Asnjë proces zgjedhor në Ukrainë nuk mund të mbahet në rajonet e vendit nën pushtimin rus, tha të shtunën Presidenti Volodymyr Zelensky, duke theksuar se votimi mund të zhvillohet vetëm nëse garantohet siguria.
Ai shtoi se Ministri i Jashtëm ukrainas ka filluar përgatitjet fillestare për infrastrukturën e nevojshme për t’u mundësuar ukrainasve që jetojnë jashtë vendit të marrin pjesë në votim. BW
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh, pasi nuk arritën të bien dakord për përdorimin e aseteve të ngrira ruse.
Marrëveshja, e cila sipas udhëheqësve do të përmbushte nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, erdhi pas më shumë se një dite bisedimesh në një samit në Bruksel.
“Ne u zotuam, ne e përmbushëm premtimin”, shkroi shefi i BE-së, Antonio Costa, në X, ndërsa njoftoi marrëveshjen për të siguruar një kredi të mbështetur nga buxheti i përbashkët i bllokut.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kishte kërkuar udhëheqësve të përdornin 200 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, por Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e parave të gatshme, kërkoi garanci për ndarjen e përgjegjësisë, gjë që rezultoi shumë e vështirë për vendet e tjera.
Në një zhvillim tjetër, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se besonte se do të ishte “e dobishme” për Evropën të riangazhohej me Presidentin rus Vladimir Putin.
“Unë besoj se është në interesin tonë, si evropian dhe ukrainas, të gjejmë kornizën e duhur për të rinisur këtë diskutim”, tha ai, duke shtuar se evropianët duhet të gjejnë mjetet për ta bërë këtë në javët e ardhshme.
Kryeministri belg Bart De Wever theksoi se udhëheqësit e BE-së shmangën “kaosin dhe përçarjen” me vendimin e tyre për t’i dhënë Ukrainës një kredi përmes huazimit të parave të gatshme në vend që të përdorin asetet e ngrira ruse.
“Ne mbetëm të bashkuar”, shtoi De Wever.
BE-ja vlerëson se Ukrainës i duhen 135 miliardë euro shtesë për të mbijetuar gjatë dy viteve të ardhshme, me krizën e parave kesh që do të fillojë në prill.
Kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili kishte nxitur planin e aseteve, deklaroi se vendimi përfundimtar mbi kredinë “i dërgon një sinjal të qartë” Putinit.
Rusia i kishte paralajmëruar udhëheqësit e BE-së të mos i përdornin paratë e saj, por kryeministri polak Donald Tusk deklaroi se duhej të “ngriheshin në lartësinë e kësaj situate”.
Marrëveshja i ofron Kievit një litar shpëtimi që i nevojitet urgjentisht mes një stuhie diplomatike, ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nxit një marrëveshje të shpejtë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë. Panorama
Bashkimi Evropian ka filluar heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, duke liruar fondet për disa projekte, por shumë të tilla mbesin akoma të bllokuara. Lajmin e bëri të ditur Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi, pas një letre zyrtare që ka pranuar nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman. Sipas letrës së publikuar nga Bislimi, janë liruar mjetet financiare për katër projekte si rrjedhojë e asaj që është vlerësuar “transferim i duhur i pushtetit lokal në veri”, pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë eurosh. “Bazuar në këto dhe në përputhje me komunikimin e Komisionit për Zgjerimin 2025, kam kënaqësinë t’ju informoj se Komisioni do të heqë më tej disa nga masat e BE-së, konkretisht ato që lidhen me programin e fondeve të BE-së dhe kontraktimin e projekteve prioritare”, thuhet në letrën e Koopmanit.
Kosova kërkon heqjen e plotë të masave ndëshkuese
Kosova mirëpret hapin e radhës nga ana e BE-së dhe heqjen e plotë të masave, u shpreh Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi. “Në vazhdimësi kemi insistuar për heqjen e masave. Nuk ka më asnjë arsye që një pjesë e tyre të mbeten në fuqi, sidomos pas transferimit të pushtetit në katër komunat në veri në mënyrë ligjore dhe të qetë”, theksoi Bislimi.
Por Bashkimi Evropian, siç shkruajnë mediet në Prishtinë, nuk do t’i heqë këtë vit të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Komisioni Evropian ka kërkuar nga Kosova t’i paraqesë projektet edhe për përdorimin e fondeve të IPA-s, pra të para-anëtarësimit për periudhën 2026–2027, të cilat gjithsesi duhet të miratohen edhe nga Komisioni Evropian e të mbështeten nga vendet anëtare. Ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian diskutuan të martën në Bruksel për procesin e zgjerimit, duke miratuar konkluzionet për këtë proces. Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian, në pjesën për Kosovën bën thirrje që vendi të përshpejtojë hapin në rrugën drejt reformave. Ndër kërkesat e tjera është zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Serbinë, në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, përfshirë nevojën e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërsa nga Serbia kërkohet që të nisë me njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës dhe të ndërpresë kundërshtimin ndaj anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Kosova është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim, ndonëse për këtë ka aplikuar në dhjetor të vitit 2022. Për të kërkuar më shumë nga Brukseli për Kosovën, në kryeqendrën evropiane ka udhëtuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor. Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes, “në këtë Samit do të diskutohet partneriteti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit”.
“Heqja e masave ndaj Kosovës dhe ecja përpara në rrugën e integrimit do të zënë prioritet gjatë diskutimeve”, thuhet në njoftimin e presidences. Në agjendën e diskutimeve të Samitit thuhet më tej se “përfshihen gjithashtu Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, forcimi i integrimit ekonomik me tregun e përbashkët të BE-së, si dhe çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik, investimet dhe reformat”. Po ashtu, liderët do të diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përfshirë politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, përballjen me kërcënimet hibride dhe kibernetike, si dhe menaxhimin e migracionit dhe sfidat e përbashkëta rajonale dhe evropiane. Samiti vjetor BE–Ballkani Perëndimor është bërë formalitet vitet e fundit. Draft-deklarata e Samitit, një pjesë të së cilës e kanë publikuar mediet në Prishtinë, dokument që duhet të miratohet nga udhëheqësit e BE-së, pohon se “e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun tonë. Zgjerimi është një mundësi reale që duhet shfrytëzuar”./DW
Udhëheqësit evropianë pretendojnë se mbështesin Ukrainën në emër të mbrojtjes së demokracisë dhe të drejtës ndërkombëtare, por mbështetja e tyre e palëkundur bazohet gjithashtu në “një llogaritje të vetëmbrojtjes”. Kjo sipas Wall Street Journal, e cila raporton se BE-ja ka frikë se një marrëveshje paqeje e favorshme për Moskën do të rriste rrezikun e një lufte më të gjerë.
Kryeqytetet evropiane kanë frikë se Rusia mund të dalë nga konflikti në Ukrainë me një aftësi ushtarake të forcuar, e bindur se mund të rivizatojë kufijtë me forcë dhe duke e perceptuar NATO-n si të dobët.
Në këtë skenar, shkruan gazeta amerikane, vendet evropiane që tashmë janë nën presion financiar do të detyroheshin të rrisnin në mënyrë drastike shpenzimet ushtarake për të ruajtur frenimin. bw
Marie-Françoise Allain, dite Soizik, s’est éteinte à 80 ans. Journaliste, intellectuelle engagée, elle a conjugué lucidité morale et exigence stylistique. De Graham Greene au Kosovo, sa voix fut celle d’une fidélité sans grandiloquence, d’une présence rare. La République du Kosovo doit aujourd’hui lui rendre hommage : son action pour défendre la question du Kosovo a été essentielle en France. Elle fut la première signataire et co-organisatrice de la pétition des intellectuels français contre le nettoyage ethnique.
Paris, le 14 décembre, 2025
Marie-Françoise Allain (on l’appelait Soizik, pour les intimes) nous a quittés ce samedi 13 décembre, à l’âge de 80 ans.
Pour celles et ceux qui l’ont connue, elle était bien plus qu’une journaliste et une intellectuelle engagée : elle était une conscience en mouvement, une présence indéfectible là où il fallait tenir.
Écrire, pour elle, n’était jamais une affaire de style mais un acte de fidélité : fidélité à la vérité, à la justice, aux autres.
Fille d’un homme assassiné en 1965, en mission au service de la France, elle avait très tôt appris que la violence n’est jamais abstraite, qu’elle s’imprime dans les corps, dans les silences, dans la mémoire. Ce legs douloureux, elle l’avait transformé en exigence : une attention farouche aux injustices tues, aux vérités déplacées, aux voix étouffées.
Docteure en études littéraires, elle avait choisi Graham Greene comme compagnon de pensée. Non pas un simple « sujet » académique, mais un observatoire moral, une école de lucidité face aux zones grises, aux fidélités ambiguës, aux compromissions ordinaires.
Cette fréquentation au long cours forgea chez elle une vigilance rare : une écoute de la conscience et de ses sursauts, cette “petite lampe” intérieure qu’un régime, une guerre, une idéologie cherchent toujours à souffler avant d’imposer leur nuit.
Journaliste auMonde diplomatique, elle y mena une œuvre patiente et précise, tournée vers l’Europe centrale, les violences politiques, la culture comme sismographe. Sa ligne n’était pas celle d’un éditorialiste, mais celle d’une rigueur : précision, refus des simplifications, patience des faits. Surtout, cette manière de relier les événements aux vies, sans pathos, mais sans froideur.
C’est sans doute cette alliance, l’éthique de la forme et le sens du réel, qui la rendit si présente lors de la guerre du Kosovo. Très engagée au sein du Comité Kosovo, elle s’est battue, parfois jusqu’à l’épuisement, pour faire entendre en France la voix de la résistance pacifique d’Ibrahim Rugova.
De ce combat, elle fit, avec Xavier Galmiche, un livre essentiel :La Question du Kosovo(Fayard, 1994). Tous deux en furent les coauteurs, égaux dans l’élaboration et la portée de l’ouvrage, elle, journaliste et intellectuelle engagée, lui, alors jeune universitaire tout récemment habilité à la Sorbonne et aujourd’hui Professeur.
Ce texte demeure un document majeur, non seulement pour comprendre une stratégie politique non violente face à l’étouffement et la violence.
Le Kosovo, pour elle, n’a jamais été un “dossier” parmi d’autres. C’était une ligne de fracture, un lieu où se révélait la capacité européenne à reconnaître, ou non, ce qui commence à se déshumaniser.
Dans le prolongement de cet engagement, elle cosigna plusieurs appels dénonçant le “nettoyage ethnique” au Kosovo, et fut la première signataire et co-organisatrice de la pétition des intellectuels français contre le nettoyage ethnique en 23 juin 1998.
Ceux qui l’ont lue se souviennent de sa phrase : une phrase qui tient, qui regarde, qui pèse. Une phrase qui ne se contente pas d’informer, et qui pourtant ne cède jamais au lyrisme gratuit.
Même lorsqu’elle écrivait sur la littérature, elle cherchait la part d’ombre où la morale se décide. Même lorsqu’elle écrivait sur la guerre, elle gardait la pudeur de ne pas confisquer la douleur des autres.
C’était une pudeur active, celle de qui sait que parler sur autrui est un risque, et qui transforme ce risque en discipline.
Reste une œuvre de parole, articles, livres, prises de position, où l’on entend une fidélité sans grandiloquence :
fidélité aux peuples menacés par l’oubli, fidélité à la nuance quand la propagande impose ses slogans, fidélité enfin à cette idée que la littérature et le journalisme, lorsqu’ils se tiennent à leur hauteur, ne sont pas des ornements de la démocratie, mais ses nerfs.
Et ceux qui l’ont connue n’oublieront jamais Soizik, son calme ardent, sa lucidité fraternelle, et cette manière qu’elle avait de rendre la vérité à la fois exigeante et accessible.
Je me souviens d’un dîner à Paris avec le président Ibrahim Rugova : nous étions les deux seules femmes, et il nous offrit à chacune une rose. Ce geste, discret mais symbolique, disait la reconnaissance de notre présence féminine dans un univers politique dominé par les hommes. Marie-Françoise la reçut avec cette gravité douce qui la caractérisait, tout en se moquant doucement d’elle-même.
Xavier, ami de pensée, parlait d’elle comme d’une femme “à la vie et à l’âme romanesques et compliquées”.
Une véritable complicité d’exigence et de confiance les liait. Il lui resta fidèle jusqu’à la fin.
Nous avions fait ensemble le voyage pour lui rendre visite en août 2020, dans sa maison de retraite à Treigny, dans l’Yonne.
Elle nous attendait dans un fauteuil.
La voix était faible, mais l’écoute intacte.
Un moment de clarté suspendue, la dernière fois.
Repose en paix, Soizik. Tu vas retrouver ton papa que tu aimais tant.
Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian miraton të martën konkluzionet sa i përket procesit të zgjerimit të bllokut evropian, ndërsa në pjesën për Kosovën, vendit i bëhet thirrje që ta përshpejtojë hapin në rrugën drejt reformave.
Ndër kërkesat tjera është zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Serbinë, në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, përfshirë nevojën e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kosova është e vetmja në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim, ndonëse ka aplikuar në dhjetor të vitit 2022.
Në raportin me draft-konkluza që e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, përmendet se nevoja për reforma vërehet më së shumti në forcim të administratës publike dhe sundim të ligjit, përfshirë konsolidimin e sistemit gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e lirive themelore, sidomos lirinë e shprehjes, sektor në të cilin nuk është shënuar përparim.
Përparim thuhet të ketë pasur në luftën kundër krimit të organizuar.
Kosova lavdërohet për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit dhe më pas ato lokale më vonë gjatë vitit, marrë parasysh pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në to.
Lidhur me këtë, në draftin e konkluzave përmendet që marrë parasysh transferimin e rregullt të pushtetit në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, Këshilli përsërit dhe pret heqjen e të gjitha masave ndëshkuese që kanë mbetur.
Bashkimi Evropian pati vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në verën e vitit 2023, si pasojë e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.
Blloku evropian ka nisur heqjen graduale të tyre, por zyrtarët në Kosovë insistojnë se vazhdimi i tyre është vendim i padrejtë, meqë të gjitha kërkesat për heqjen e tyre tashmë janë plotësuar.
Në mesin e tyre situata në veri është shtensionuar, prania e Policisë afër objekteve komunale në veri është zvogëluar dhe kalimi paqësor i pushtetit në komunat me shumicë serbe është realizuar.
Rikard Jozwiak, redaktor për Evropën i Radios Evropa e Lirë (REL), në Pragë, ka marrë vesh nga burimet e tij se për çështjen e moslargimit të të gjitha masave kundër Kosovës është diskutuar në Bruksel javën e kaluar dhe që Franca e Italia janë mbështetëse të idesë që të largohen vetëm 50 për qind e tyre.
Por, duket se përparim në këtë drejtim nuk do të ketë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.
Sipas një analize të Institutit për Studime të Avancuara – GAP, masat e BE-së i kanë kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar. Për shkak të kalimit të afateve, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht.
Në raport, BE-ja përmend se procesi i zgjerimit ka rëndësi gjeostrategjike dhe është proces që kontribuon në paqen evropiane, sigurinë dhe stabilitetin e shekullit 21.
Këshilli u bën thirrje të gjithë partnerëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe këtë momentum për t’i marrë të gjithë hapat e nevojshëm për ta përshpejtuar përparimin në rrugën drejt BE-së.
Përveç përgatitjeve të nevojshme nga ana e vendeve kandidate, në raport përmendet edhe nevoja e përgatitjeve të vetë bllokut për të akomoduar anëtarë të rinj.
Sa u përket vendeve të Ballkanit, përmendet rëndësia e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal.
“Këshilli inkurajon fuqishëm partnerët që t’i zgjidhin të gjitha mospajtimet bilaterale dhe çështjet që datojnë prej së kaluarës, në linjë me ligjin ndërkombëtar”, përmendet mes tjerash në raport.
Pritjet për dialogun Kosovë – Serbi
Në raportin me draft-konkluza, Këshilli përmend mbështetjen e plotë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Aty përmendet që të dyja palët mund të humbin mundësi të mëdha në mungesë të përparimit në normalizim.
Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel prej vitit 2011, i kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.
“Përparimi në rrugët e tyre respektive evropiane varet nga përpjekjet për t’i zbatuar plotësisht të gjitha zotimet që dalin nga Marrëveshja për normalizim e vitit 2023 dhe të gjitha marrëveshjet tjera, pa vonesa dhe parakushte”.
Mes tjerash përmendet edhe nevoja që Kosova të zbatojë marrëveshjen për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe të veprojë në përputhje me zotimet për “një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë” në përputhje me Nenin 7, siç e parasheh Marrëveshja për normalizim dhe aneksi i saj.
Pritje ka që edhe çështja e strukturave të mbështetura nga Serbia, përfshirë ato të shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe edukimit, të zgjidhen në përputhje me zotimet e dialogut dhe të punohet në riintegrim të serbëve të Kosovës, nisur prej pjesëmarrjes së tyre në të gjitha nivelet institucionale.
Në njërën pikë të draft-konkluzave, në pjesën për Kosovën, vendi duartrokitet që është në linjë me politikën e Jashtme të BE-së, duke dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe të dërguar amerikanë kanë zhvilluar negociata më shumë se pesë orë në Berlin, pa sinjale për ndonjë rezultat potencial, duke thënë vetëm se bisedimet do të vazhdojnë edhe të hënën.
“Përfaqësuesit kanë zhvilluar diskutime të thella sa i përket planit 20-pikësh për paqe, për agjendën ekonomike edhe më tepër. Është arritur shumë përparim dhe do të ketë takim sërish nesër në mëngjes”, ka thënë i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff përmes një postimi në X – dikur Twitter, më 14 dhjetor.
Zelensky planifikohet të takohet edhe me zyrtarë të lartë evropianë – liderët e Gjermanisë, Britanisë dhe Francës – më 15 dhjetor.
Ende nuk është bërë e qartë nëse këto diskutime do të zhvillohen ndaras, apo të kombinuara me diskutimet SHBA-Ukrainë.
Dmytro Lytvyn, zëdhënës i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, e ka konfirmuar rinisjen e bisedimeve më 15 dhjetor.
Negociatat e Zelenskyt me zyrtarët amerikanë dhe ata evropianë synojnë ndaljen e luftës së Rusisë në Ukrainë, që ka nisur pothuajse katër vjet më parë. Ky është konflikti më i përgjakshëm në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.
Para nisjes së takimeve, Zelensky ka sugjeruar se Ukraina do të heqë dorë nga aspiratat për t’u anëtarësuar në NATO, në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë.
Megjithatë, heqja dorë nga NATO-ja nuk është vendim i lehtë për Zelenskyn, pasi anëtarësimi në aleancë është synim i përfshirë në Kushtetutën e Ukrainës.
“Prej fillimit, dëshira e Ukrainës ka qenë t’i bashkohet NATO-s, këto janë garanci reale të sigurisë”, ka thënë Zelensky në përgjigjen ndaj një gazetari.
“Disa partnerë prej Shteteve të Bashkuara dhe Evropës nuk e përkrahin këtë drejtim. Prandaj, garancitë bilaterale të sigurisë në mes të Ukrainës dhe SHBA-së, garanci të stilit të Artikullit 5, dhe garancitë e sigurisë nga kolegët evropianë, si dhe nga shtetet tjera – Kanadaja dhe Japonia – janë mundësi për të parandaluar një tjetër pushtim rus”, ka thënë ai.
“Ky është tashmë kompromis nga ana jonë”, ka thënë ai, duke shtuar se çdo garanci e sigurisë duhet të jetë ligjërisht e detyrueshme.
Në mesin e kërkesave kryesore të Moskës është që Kievi të mos anëtarësohet kurrë në aleancën ushtarake perëndimore. Shumë vende anëtare të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara e kanë përjashtuar mundësinë e hyrjes së Ukrainës në aleancë, të paktën në kushtet aktuale.
Moska i nënvlerëson bisedimet në Berlin
Moska, në anën tjetër, e ka nënvlerësuar rëndësinë e bisedimeve në Berlin, pasi palët vazhdojnë të mos pajtohen për çështje territoriale dhe garanci të sigurisë.
Prezenca e Witkoffit – i cili i ka udhëhequr negociatat me Kievin dhe Moskën lidhur me propozimin amerikan – është parë si sinjal që Uashingtoni pret përparim drejt përfundimit të luftës.
Në nëntor, Shtetet e Bashkuara e kanë publikuar një plan 28-pikësh të paqes, që kritikët besojnë se është në favor të Rusisë. Kievi dhe aleatët evropianë kanë tentuar ta modifikojnë propozimin për t’i pasur parasysh nevojat e Ukrainës.
Zyrtarët kanë thënë se plani është rishkruar në 20 pika, ndonëse hollësitë nuk janë bërë të ditura.
“Plani nuk do të jetë diçka që të gjithë e pëlqejnë”, u ka thënë Zelensky gazetarëve para nisjes së bisedimeve.
“Ka natyrisht shumë kompromise në pikat e planit”.
Megjithatë, ka pak indikacione që Rusia do të jetë në të njëjtën linjë. Duke folur për një television rus më 14 dhjetor, Yuri Ushakov, ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Putin për politikë të jashtme, ka thënë se ndryshimet e propozuara në planin amerikan për paqe “vështirë se do të jenë konstruktive”.
Rusia, Ukraina i vazhdojnë sulmet
Teksa vazhdojnë përpjekjet diplomatike, Ukraina dhe Rusia i kanë vazhduar sulmet.
Një sulm rus me dron në një qendër tregtare në Zaporizhja i ka plagosur gjashtë persona, përfshirë një fëmijë.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka thënë se sulmet me dron e kanë goditur një depo nafte në rajonin Volgograd dhe një rafineri tjetër nafte në rajonin Krasnodar.
Zelensky ka thënë se rusët i kanë nisur më shumë se 1.500 dronë dhe 46 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës këtë javë.
“Rusia është duke e zvarritur luftën dhe synon të shkaktojë sa më shumë dëm që është e mundshme kundër njerëzve tanë”, ka thënë mes tjerash ai.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka publikuar pamje nga pritja e delegacioneve ukrainase dhe amerikane në Berlin.
Në video duket se si Merz prretfillimisht presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe i bën me dije se delegacioni amerikan ka mbërritur, më pas shihet t’ë mirëpresë ngrohtë edhe përfaqësuesit e posaçëm amerikan Steve Witkoff dhe dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner.
“Ne duam paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Na presin sfida të vështira, por ne jemi të vendosur të ecim përpara. Interesat ukrainase janë edhe interesa evropiane”, shkruan Merz. bw
Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Serbisë ka shpallur konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë.
Kjo është hera e dytë që ajo premton vende të reja punë në prag të zgjedhjeve në shtetin fqinj këtë vit, për çka është kritikuar nga Kosova.
Këto konkurse janë rihapur në kulmin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të cilat mbahen më 28 dhjetor, ku merr pjesë edhe Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Listës Serbe janë në krye të shumë institucioneve shëndetësore. Për shembull, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, është drejtor i Qendrës Klinike-Spitalore në Mitrovicën e Veriut, ndërsa kandidatja për deputete Mirjana Dimitrijeviq është në krye të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Graçanicë, afër Prishtinës.
Siç mund të shihet në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, konkurset e reja kanë të bëjnë me pranimin në marrëdhënie pune në institucionet shëndetësore në Graçanicë, Shtërpcë, Mitrovicë të Veriut, Gjilan, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Zubin Potok, për një periudhë të caktuar prej gjashtë muajsh.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka bërë të ditur se janë në zhvillim edhe konkurse për 50 vende të tjera pune në institucionet shëndetësore në Kosovë, të cilat janë shpallur më 22 dhjetor.
“Me punësimet e reja do të përmirësohet edhe më tej niveli i mbrojtjes shëndetësore në mjediset serbe në Kosovë dhe Metohi, gjë që tregon kujdesin e qartë të shtetit të Serbisë dhe të presidentit Aleksandar Vuçiq për popullin e vet në KiM”, thuhet në njoftim.
Në fund të nëntorit, Ministria e Shëndetësisë e Serbisë e zgjati deri më 15 janar 2026 afatin për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj në institucionet e saj që funksionojnë në mjediset serbe.
Bëhet fjalë për një konkurs për 400 vende pune, të cilin, para së gjithash, dhe në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë më 12 tetor, e kishte paralajmëruar vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se shteti i Serbisë “kujdeset për komunitetin serb në Kosovë”.
Zgjatja e afatit për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj u arsyetua me numrin e madh të kandidatëve të paraqitur.
Disa parti politike serbe në Kosovë e kanë kritikuar këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke vlerësuar se kjo nuk është hera e parë që qytetarët “manipulohen për të mbështetur udhëheqësit e Listës Serbe”.
Para zgjedhjeve parlamentare në shkurt të këtij viti, Serbia kishte gjithashtu të hapur një konkurs për institucionet shëndetësore në Kosovë, por ai u anulua pas protestave për “mungesë transparence” dhe “punësim partiak të njerëzve të përshtatshëm”.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në tetor e akuzoi Serbinë se po ndërhyn në zgjedhjet lokale në Kosovë duke premtuar vende pune dhe përfitime financiare.
Në zgjedhjet e ardhshme të së dielës, nga subjektet politike serbe në garën zgjedhore marrin pjesë Lista Serbe, Paria për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit dhe Aleanca Kosovare e Goran Marinkoviqit.
Ndërkohë, Lista Serbe e ka akuzuar Rashiqin dhe partinë e tij për “keqpërdorim të institucioneve të Kosovës dhe blerje votash”.
Kosova dhe Serbia duhet t’i “normalizojnë” marrëdhëniet mes vete, tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Megjithatë, ai tha se ky proces është i vështirë.
Kurti është në pushtet që nga viti 2021 dhe dy vjet pasi mori pushtetin, arriti Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin e zbatimit të saj, por marrëveshja ende nuk është zbatuar.
“Ne duhet t’i normalizojmë raportet me Serbinë”, tha Kurti. “Por, normalizimi i raporteve me një fqinj që ka regjim autoritar dhe që nuk të njeh, dhe po ashtu nuk i pranon krimet e kryera gjatë luftës, është shumë i vështirë”, shtoi ai.
Tensionet mes dy vendeve vazhdimisht janë të larta dhe një rikthim i trazirave do t’i ofronte Rusisë mjete për ta destabilizuar Kosovën.
“Ne kemi një marrëveshje për normalizim”, tha Kurti duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2023, të arritur nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
“Ne duhet ta zbatojmë, që nënkupton njohje të ndërsjellë mes shteteve, të paktën njohje de facto”.
Kjo marrëveshje, me 11 nene, veç tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Por, për të rinisur dialogu, Serbia “duhet ta dorëzojë Millan Radoiçiqin”, tha Kurti, duke iu referuar ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 2023.
Kurti tha se shpreson që “BE-ja, Franca dhe Gjermania do t’i bëjnë presion” Serbisë që ta dorëzojë Radoiçiqin, ndaj të cilit dhe disa personave të tjerë Kosova ka ngritur aktakuzë për sulmin në Banjskë.
Që nga shtatori i vitit 2023, disa ditë para sulmit të armatosur në Banjskë, nuk është mbajtur asnjë rund i nivelit të lartë në Bruksel, teksa bisedimet në nivel kryenegociatorësh kanë vazhduar, por nuk kanë prodhuar ndonjë marrëveshje.
Serbia po ashtu nuk ka ndërprerë raportet me Rusinë, pavarësisht luftës në Ukrainë, dhe Beogradi varet nga energjia ruse.
“Ka shumë lidhje” mes dy shteteve, tha Kurti, dhe nëse Rusia vendos ta destabilizojë rajonin, “në marshin e saj drejt Evropës Perëndimore, mund të llogarisë në Serbinë si aleat. Dhe, kjo është shqetësuese për shtetin tonë. Por, ne po punojmë me partnerët tanë për të parandaluar një gjë të tillë”.
Kosova, që shpreson t’i bashkohet NATO-s, së voni ka hequr tarifat ndaj produkteve amerikane dhe është pajtuar që të pranojë deri në 50 migrantë nga shtetet e treta që do të dëbohen nga SHBA-ja. Deri më tani, në Kosovë ka arritur vetëm një migrant.
“Nuk po kërkojmë asnjë ndihmë financiare në këmbim”, tha Kurti. “Ne po e bëjmë këtë për të ndihmuar SHBA-në, që është partnerja, aleatja dhe mikja jonë”, shtoi Kurti, i cili nuk e përjashtoi mundësinë e arritjeve të marrëveshjeve të ngjashme edhe me vendet evropiane./rel
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar qytetarët se të mërkurën, më 24 dhjetor, do të ketë bllokim të përkohshëm të një rruge, nëpër të cilën kalohet për në Kosovë.
Sipas njoftimit, segmenti rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë do të jetë e bllokuar për qarkullim nga ora 11:50 deri në 15:50, “për shkak të aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë”.
Po ashtu, në këtë segment rrugor do të ketë bllokim të qarkullimit edhe më 27 dhjetor nga ora 11:52 deri më 18:52 si dhe më 3 janar 2026, nga ora 09:00 deri në mesnatë.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë planifikuar udhëtime drejt vendlindjes apo transit nëpër këtë segment rrugor, këshillohen që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe, me qëllim të shmangies së pritjeve, vonesave apo pengesave eventuale në qarkullim, të shfrytëzojnë rrugë alternative”, u tha në njoftim.
Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit rëndom qëndrojnë në Kosovë gjatë festave të fundvitit dhe përdorin edhe rrugët nëpër Serbi.
Kosova dhe Serbia kanë disa pika kufitare, sikurse Brnjaku, Dheu i Bardhë, Jarinja, Muçibaba, Mutivoda dhe Dheu i Bardhë.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritja në këto pika për hyrje në Kosovë është disa minutëshe, dhe në Jarinjë pritja është më e madhe, deri në dhjetë minuta.
Heqja akoma “graduale” e masave ndaj Kosovës po dëshmon se ato nuk ishin as të limituara, as të kthyeshme e as të përkohshme. Madje edhe vetë disa diplomatë të vendeve të BE-së po shokohen kur tash po e zbulojnë se ato ishin gjithëpërfshirëse dhe sanksionuan projekte si uji i pijshëm, programet për të rinjtë dhe goditën edhe projektet për sundimin e ligjit. Vështirë të gjenden raste të masave të ngjashme të BE-së ndaj dikujt tjetër
———
Kosova jo vetëm se është vendi i vetëm në Evropë që ka aspirata të anëtarësimit në BE, por nuk e ka statusin e vendit kandidat, por është edhe i vetmi vend nga ky grup i kandidatëve dhe aspirantëve që vazhdon të jetë nën masat ndëshkuese të BE-së. Disa prej tyre tashmë u hoqën, për tri a katër programe me vlerë rreth 34 milionë euro. Të tjerat u vendos që të hiqeshin së shpejti, ndërsa që të gjitha masat financiare diku në “pjesën e hershme të vitit të ri”. Në këtë mënyrë, nëse strukturat e BE-së nuk e zbulojnë edhe ndonjë trik magjik tjetër për t’i mbajtur disa masa në fuqi, do të hiqen masat të cilat qëkur ishin vendosur ishin quajtur të pabalancuara, të padrejta, të paqarta dhe jotransparente.
Strukturat e BE-së, para së gjithash ish-i dërguari për dialog, Miroslav Lajçak, dhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim, Jan Gertg Kopman, që patën në dorë vendosjen dhe menaxhimin e këtyre masave, bënë çmos që ato të zgjasin sa më shumë që të jetë e mundur. Nuk pati një vendim formal në Këshillin e BE-së që ato të vendosen. Prandaj edhe nuk u quajtën sanksione klasike. Por, vendet e BE-së vërtet përmes një deklarate politike i kishin dhënë mundësi përfaqësuesit të lartë të atëhershëm që të vendosë masa. Përfaqësuesi i lartë dhe Komisioni e përdorën atë deklaratë politike për t’i vendosur masa vetëm Kosovës edhe pse, sipas së njëjtës deklaratë, masa të ngjashme kanë mundur t’i vendosnin edhe Serbisë. Sepse deklarata e Këshillit jepte mundësi që masat të ndërmerren kundër secilës palë që shihet si përgjegjëse për hapa që krijojnë tensione. Sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë, për të cilin asnjë zyrtar serioz në Bruksel nuk beson as sot e kësaj dite se ka mundur të ndodhte pa dijeninë e strukturave shtetërore të Serbisë, u shtuan thirrjet që t’i hiqen masat Kosovës, ose t’i vendosen së paku edhe Serbisë. Sepse edhe ata që pajtoheshin se Kosova i ka merituar këto masa për shkak të asaj që e quanin “veprime të pakoordinuara dhe të njëanshme”, mendonin se masat do duhej vendosur edhe ndaj Beogradit.
Kështu ato struktura në BE që nuk donin t’i vendoseshin masat Serbisë, por nuk donin as t’i hiqeshin Kosovës, krijuan një situatë në të cilën kërkohej që për heqjen e masave ndaj Kosovës të pajtohen të gjitha shtetet e BE-së, ndërsa për t’i vendosur masat Serbisë po ashtu kërkohej pajtim i të gjithëve. Për më shumë se dy vjet u dëshmua se të dyja ishin të pamundshme dhe vetëm Kosova mbeti me masa. Për dy vjet shumica e madhe e vendeve anëtare, Parlamenti Evropian e madje dhe vetë përfaqësuesi i lartë kërkuan apo rekomanduan heqjen e masave. Nga BE-ja gjithmonë përgjigjja ishte se “është në duart e Komisionit” e Komisioni thoshte se “pret që për këtë të pajtohen vendet anëtare”. Kështu u krijua një rreth vicioz.
Sa herë që “përshëndetej” Kosova për disa hapa drejt uljes së tensioneve, ajo kritikohej për disa veprime të tjera “unilaterale” dhe masat mbaheshin. Kështu për Kosovën heqja e masave u bë një cak lëvizës dhe ato u mbajtën deri më tash duke lënë pasoja serioze për shumë përfitues në Kosovë, që deri në vendosjen e masave financonin projektet nga mjetet e BE-së.
Tash kur po hiqen masat, po shihet se nga ato kanë pasur pasoja edhe organizatat nga vetë BE-ja, të cilat ishin zbatuese të disa projekteve. Nga paratë që BE i ndan për Kosovën shpesh përfitojnë edhe entitete nga BE-ja, kështu që një pjesë e atyre parave mbetet në BE.
Heqja akoma “graduale” e masave ndaj Kosovës po dëshmon se ato nuk ishin as të limituara, as të kthyeshme e as të përkohshme. Madje edhe vetë disa diplomatë të vendeve të BE-së po shokohen kur tash po e zbulojnë se ato ishin gjithëpërfshirëse dhe sanksionuan projekte si uji i pijshëm, programet për të rinjtë dhe goditën edhe projektet për sundimin e ligjit. Vështirë të gjenden raste të masave të ngjashme të BE-së ndaj dikujt tjetër.
Duke parë sjelljen e deritashme të strukturave të Komisionit Evropian fitohet përshtypja se ata nuk do të preferonin fare heqjen e masave. Por, duket se pak i ka zënë të befasuar shefja e tyre, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me njoftimin për heqjen e pjesës tjetër të masave. E këto struktura nuk kanë mundësi aq lehtë që të veprojnë kundër asaj që ka thënë Von der Leyen, megjithëse as një gjë e tillë nuk do të na befasonte kur është Kosova në pyetje.
Tash edhe BE-ja dëshiron që sa më shpejt t’i heqë masat në mënyrë që të shpëtohen nga humbja qindra miliona. Por koha e humbur dhe pasojat për pezullimin e shumë projekteve në Kosovë për shkak të këtyre masave nuk mund të kompensohet. Shumica e madhe në BE pajtohen po ashtu se nuk ishte dashur të ekzistonin fare këto masa, se ndaj autoriteteve politike të cilat u panë si “jo bashkëpunuese” kanë mundur të ndërmerreshin veprime të tjera e jo të dënoheshin qytetarët dhe tash shpresojnë që nga kjo BE-ja të nxjerrë mësime për të ardhmen dhe masat të tilla të mos i vendosë më askujt. Nëse duan të vendosin sanksione ta bëjnë këtë sipas rregullave që ekzistojnë dhe ato të jenë transparente./Koha.net
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 në Kosovë prodhuan një situatë bllokade institucionale, si pasojë e një strategjie opozitare të ndërtuar mbi barikadimin “të gjithë kundër Albinit”. Kjo qasje, ndonëse synonte kufizimin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), rezultoi në pamundësi për formimin e Qeverisë dhe çoi në zgjedhje të parakohshme më 28 dhjetor 2025. Kjo bllokadë, siç do ta argumentojmë më poshtë, shihet se nuk e ka dobësuar LVV-në, por përkundrazi ka krijuar kushte për thellimin e fitores së saj elektorale, potencialisht nga 42,8% në 45%,, por që nuk përjashtohet mundësia që të kalohet edhe niveli I fitores së 14 shkurtit 2021. Duke u mbështetur në teori të sjelljes elektorale, analizë të fragmentimit opozitar dhe psikologjinë politike të krizës, vështrimi dëshmon se opozita, duke përsëritur të njëjtat metoda politike, do ta riprodhojë rezultatin që synonte ta shmangte.
1. Zjedhjet si simptomë e krizës strukturore
Zgjedhjet e parakohshme nuk janë thjesht mekanizëm procedural për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve parlamentare; ato janë shpesh simptomë e krizave strukturore të sistemit politik. Në rastin e Kosovës, kriza e vitit 2025 nuk buron nga mungesa e shumicës numerike, por nga mungesa e legjitimitetit funksional të opozitës për të ndërtuar alternativë qeverisëse.
Në këtë kontekst, rikujtimi i një sentence që i atribuohet Albert Ajnshtajnit – se problemet nuk zgjidhen me të njëjtën mënyrë të të menduarit që i ka prodhuar – merr vlerë analitike: opozita kosovare hyri në zgjedhje me të njëjtën logjikë politike që e kishte çuar në humbje dhe delegjitimim publik.
2. Strategjia opozitare: nga pluralizëm politik në koalicion negativ
Opozita në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nuk ndërtoi një projekt të përbashkët programor, por një koalicion negativ, të përkufizuar kryesisht nga kundërshtimi i liderit dhe subjektit dominues – Albin Kurtit dhe LVV-së.
Në literaturën e shkencës politike, koalicione të tilla:
nuk prodhojnë identitet të ri politik,
nuk mobilizojnë elektorat të paidentifikuar,
dhe shpesh përforcojnë aktorin kundër të cilit janë ndërtuar.
Në vend që ta relativizonte Kurtin si aktor politik, opozita e vendosi atë në qendër absolute të sistemit, duke e shndërruar zgjedhjen në referendum personal, jo në garë programore.
3. Bllokada institucionale dhe perceptimi publik i fajit
Pamundësia për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit prodhoi një krizë të zgjatur institucionale. Në raste të tilla, teoria e “atribuimit të fajit” (blame attribution) sugjeron se elektorati tenton të ndëshkojë aktorët që perceptohen si:
obstruksionistë,
të paaftë për kompromis,
ose të fokusuar në interes partiak afatshkurtër.
Në Kosovë, perceptimi dominant nuk ishte se LVV dështoi të qeverisë, por se opozita dështoi të ofrojë zgjidhje. Ky dallim është qenësor për të kuptuar pse zgjedhjet e reja nuk e dobësojnë automatikisht partinë në pushtet.
4. Dinamika e sjelljes elektorale në zgjedhje të përsëritura
Studimet mbi zgjedhjet e përsëritura tregojnë disa efekte të qëndrueshme:
Rënie e pjesëmarrjes, kryesisht te elektorati skeptik dhe i paorganizuar;
Konsolidim i elektoratit besnik, që mobilizohet më lehtë;
Avantazh strukturor për forcën më koherente politike.
LVV, si subjekt me identitet ideologjik relativisht të qartë, liderizëm të konsoliduar dhe bazë elektorale të disiplinuar, përfiton nga këto kushte. Opozita, e fragmentuar dhe pa narrativë të unifikuar, humb proporcionalisht më shumë.
5. Gjasat për thellim të rezultatit: pse 45% është prag realist
Kalimi nga 42,8% në 45%, në mos më shumë, nuk përfaqëson një revolucion elektoral, por një rritje margjinale të shpjegueshme strukturalisht. Kjo rritje mund të vijë nga:
ndëshkimi elektoral i opozitës për bllokadën;
mobilizimi më i lartë relativ i elektoratit të LVV-së, me theks nga pjesëmarrja masive e mërgatës;
mungesa e një alternative të re kredibile.
Në mungesë të skandaleve të mëdha, presionit të artikuluar ndërkombëtar ose shfaqjes së një lideri të ri opozitar me kapital moral të padiskutueshëm, thellimi i fitores së LVV-së është më i mundshëm sesa rënia e saj.
Shto kësaj edhe tri ngjarje që shenjuan javën që lamë pas, rritja e VV ëshët krejtësisht e pritshme, reale.
Heqja 50% e masave nga ana e Komisionit të BE-së dhe paralajmrimi për largimin e tyre të plotë në fund të janarit 2026;
Nënshkrimi i Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare nga ana e Presidenti amerikan, Donald Trump, në të cilin është përfshirë edhe Kosova. Akti mbështet zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancë, si dhe anëtarësimin në BE. Mbështet qartë marrëveshjen për normalizim raportesh Kosovë-Serbi dhe kërkon zbatim real të saj. Konfirmon se qëllimi final i saj është njohja reciproke. Refuzon çdo ide për ndarje, shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh mbi baza etnike [pra hedhë poshtë marrëveshjet e 2015/2015 që ishin preludi i ndarjes së Kosovës]; forcon mbështetjen amerikane për demokracitë në Ballkanin Perednimor dhe për procesin e antarësimit ët tyre në BE;
Lajmi se Bahamas është shteti i radhës [121] që ka njohur shtetësinë e Kosovës.
6. Paradoksi politik: si opozita riprodhon dominimin që synon ta thyejë
Rezultati i pritshëm i zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 nxjerr në pah një paradoks klasik të politikës konkurruese: sa më shumë që opozita bashkohet rreth kundërshtimit të një aktori dominues, pa ndërtuar alternativë substanciale, aq më shumë e konsolidon atë aktor.
Në këtë kuptim, zgjedhjet nuk janë vetëm verdikt mbi qeverisjen e LVV-së, por mbi aftësinë e opozitës për t’u transformuar nga bllokues në ndërtues të shtetit funksional.
7. Përfundim
Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 nuk pritet të shënojnë një ndryshim paradigme në politikën kosovare. Përkundrazi, ato madje ka gjasa të mira që ta përforcojnë trendin ekzistues: një forcë dominuese që konsolidohet dhe një opozitë që vazhdon të veprojë me logjikën e restaurimit dhe jo të inovacionit politik.
Nëse opozita nuk ndryshon mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit, ajo nuk do të humbasë vetëm një palë zgjedhje, por rolin e saj historik si alternativë demokratike.
Rrjedhimisht ora për krijimin e një force të re politike, të djathtë, si një trashëguese reale e NDSH-së historike, po bie.
Pa viza drejt 29 vendeve anëtare të zonës Schengen, kryesisht shtete anëtare të BE-së…
Ky lajm kishte ardhur me paralajmërimin se liberalizimi i vizave mund të përkeqësojë trendin e emigrimit nga Kosova.
Dhe, gjatë vitit të parë, më 2024, kishte ndodhur pikërisht kjo, sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të BE-së, Eurostat.
Trendi, megjithatë, ndryshoi në vitin e dytë të mundësisë së udhëtimit pa viza.
Edhe pse janari i këtij viti shënoi numrin më të lartë të kërkesave për azil nga qytetarët e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian për një fillimvit, trendi ra dukshëm në muajt pasues.
Në disa muaj, ky numër ishte madje më i ulët se në vitet para liberalizimit të vizave.
Në parim, liberalizimi i vizave mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 29 shtetet anëtare të zonës Schengen.
Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë kryesisht për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe assesi për punë apo përfitime të tjera.
Në Kosovë kishte shqetësime se shumë të rinj mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të tentuar të gjejnë punë apo për të kërkuar azil.
Edhe pse në të kaluarën kishte një numër dukshëm më të madh të burrave që kërkuan azil në BE, ky dallim pothuajse u zhduk në dy vjetët e fundit.
Këtë vit, përpos rënies së përgjithshme të numrit të azilkërkuesve, vërehet një rënie drastike edhe e numrit të azilkërkuesve nën 14 vjeç.
Ky është një lajm i mirë për kosovarët, pasi që trendi i aplikimeve më të mëdha për azil rrezikon edhe marrëveshjen për liberalizimin e vizave.
Bashkimi Evropian ka në dorë të ashtuquajturin Mekanizëm të pezullimit të vizave.
Me këtë mekanizëm, një vendi joanëtar të BE-së, si Kosova, mund t’i pezullohet përkohësisht përjashtimi nga vizat, nëse bën keqpërdorime, apo ka rritje të konsiderueshme të migrimit të parregullt.
Për më tepër, këtë muaj, Këshilli i Bashkimit Evropian e përfshiu Kosovën në listën e vende të sigurta të origjinës, në përpjekje për ta përshpejtuar kthimin e migrantëve, duke e bërë më të vështirë për qytetarët nga këto vende të kërkojnë azil në BE.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së të Serbisë lidhur me “kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Millan Vukashinoviq”.
Sipas Sveçlës, i arrestuar V.M., ishte integruar në Policinë e Kosovës, në bazë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, por më pas kishte dhënë dorëheqje. Sipas tij, ai u arrestua gjatë një operacioni të Policisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në Leshak.
“Ekzistojnë dyshime të bazuara se personi i arrestuar ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Millan Vukashinoviq, i cili gjatë kidnapimit u plagos rëndë dhe aktualisht është duke u trajtuar në një spital në Serbi”, shkroi Sveçla në Facebook.
Sipas autoriteteve të Kosovës, Vukashinoviq dyshohet se u rrëmbye në brendësi të territorit të Kosovës më 1 nëntor.
“Në Kosovë askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Institucionet tona profesionale kanë kapacitetet për të adresuar secilin kërcënim dhe për të zbardhur çdo krim”, shkroi Sveçla.
Ai tha se dyshohet që V.M. ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës së Serbisë dhe të ushtrisë, “ka përgatitur të rinj serbë për trajnime në bashkëpunim me pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë, si dhe së paku ka qenë në dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë”.
Autoritetet e Kosovës më herët i kishin bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të bëjë trysni ndaj Beogradit pas plagosjes dhe rrëmbimit të dyshuar të Vukashinoviqit nga Xhandarmëria e Serbisë.
Dyshohet se Vukashinoviq u plagos dhe më pas u rrëmbye më 1 nëntor në fshatin Jellakcë afër Leposaviqit, para se të dërgohej më pas në spitalin e Prokuples, e më vonë në Qendrën Klinike të Nishit.
Serbia nuk ka reaguar për këtë rast.
Familja e Vukashinoviqit, përmes avokatit Ivan Niniq, kanë dorëzuar padi në Prokurorinë e Lartë Publike të Prokuples
Niniq ka thënë se meqë shteti serb ka heshtur, padia është dorëzuar kundër personave të panjohur, anëtarë të Ushtrisë së Serbisë, ose Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ose Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili kishte marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 2023.
Vukashinoviq ka qenë i punësuar në Byronë e Sigurimeve të Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë, në veri të Kosovës.
Pasi autoritetet bën publike rastin e Vukashinoviqit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ai u sulmua sepse “është kundërshtar i politikave dhe i regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.
Radio Evropa e Lirë, duke përdorur mjete forenzike për identifikimin e fytyrës, ka vërtetuar se Vukashinoviq është i njëjti person që më 28 qershor të këtij viti kishte folur publikisht për presionet që kishte pasur, në një intervistë me gazetarin dhe ish-deputetin serb Nemanja Sharoviq, për televizionin KTV nga Serbia.
Gjatë asaj interviste, ai kishte deklaruar se serbët ishin detyruar të largoheshin nga institucionet e Kosovës në nëntor 2022 nën presionin e Listës Serbe, dhe se edhe ai vetë kishte qenë viktimë e presioneve, duke shtuar se nuk ndihej i sigurt të udhëtonte në Serbi sepse kishte refuzuar të jepte dorëheqje.
“Kanë shpifur për shumë gjëra, më kanë lidhur me shqiptarët, nuk jam i sigurt të udhëtoj në Serbi. Jam këtu në Kosovë, e anashkaloj Serbinë”, kishte thënë ai./ REL
Personalitete si Hafiz Gagica janë të pandashme nga lufta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Qindra mijëra shqiptarë në Gjermani dhe në Kosovë janë të ndërgjegjshëm për këtë dhe e respektojnë atë me të drejtë. Sot, kur gjendja e tij shëndetësore është e rënduar, ai ka të drejtë të presë solidaritetin tonë, të njëjtin solidaritet që ai e tregoi pa hezitim për Kosovën në periudhën e kërcënimit më të madh.
Fjalimi im i plotë:
Në vitet e 90-ta, Hafiz Gagica luajti një rol të rëndësishëm në mbrojtjen dhe çlirimin e Republikës së Kosovës, në ngritjen dhe forcimin e sistemit paralel gjatë represionit të ushtruar nga Serbia, si dhe në përfaqësimin e një zëri të fuqishëm dhe të padiskutueshëm të shqiptarëve për Kosovën në Gjermani dhe më gjerë.
Për këtë angazhim, ai hoqi dorë nga një vend i sigurt pune në Gjermani, për t’iu përkushtuar plotësisht veprimtarisë politike, duke u kthyer në bartësin kryesor të aktivitetit të mërgatës së viteve të 90-ta. Në Gjermani, në Evropë dhe më tej, duke marrë përsipër rol kyç të lidhjes mes Prishtinës dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. Gjatë viteve të 90-ta, si për Presidentin Rugova, ashtu edhe për përfaqësues të tjerë përgjegjës të Republikës së Kosovës, zyra në Shtutgart, faktikisht ishte qendra e dytë politike krahas Prishtinës, dhe nën drejtimin e Hafiz Gagicës sherbeu si pikë qendrore për logjistikë, koordinim, kontakte politike dhe veprimtari të shumta të tjera. Një numër i madh udhëtimesh të Presidentit Rugova dhe të delegacioneve të tjera në Gjermani, Zvicër, vende të tjera evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u organizuan nga kjo qendër në Shtutgart nën udhëheqjen e tij.
Hafiz Gagica pati gjithashtu rol vendimtar në organizimin dhe sigurimin e financimit të sistemit paralel të Republikës së Kosovës, veçanërisht në fushat e shëndetësisë, arsimit, si dhe të furnizimit ushqimor. Në këtë periudhë tejet të vështirë, qindra mijëra shqiptarë përfituan mbështetje jetike falë organizimit të qëndrueshëm dhe angazhimit edhe personal të Hafiz Gagicës, si dhe të shumë e shumë veprimtarëve të tjerë në mërgatë.
Në Gjermani, ai inicioi dhe institucionalizoi kontakte intensive të Kosovës në vendin më të madh të Bashkimit Evropian dhe partnerin më të rëndësishëm evropian të NATO-s me Bundestagun, qeverinë federale dhe mediat kryesore.
Po ashtu, Hafiz Gagica ishte nismëtar i organizimit të demonstratave të mëdha të shqiptarëve në Gjermani, ku dhjetëra mijëra bashkatdhetarë, së bashku me miq gjermanë, u mblodhën për ta bërë zërin e Kosovës të dëgjueshëm në proceset politike në Gjermani dhe në arenën ndërkombëtare. Demonstrata më e madhe e organizuar ndonjëherë nga një organizatë jo-gjermane në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë ishte tubimi në vitin 1998 në Bonn, ku morën pjesë mbi 100.000 pjesëmarrës, duke kërkuar qartë dhe fuqishëm lirinë për Kosovën dhe përfundimin e shtypjes serbe.
Qysh në vitin 1991, Hafiz Gagica kontribuoi në organizimin e ushtrimeve të grupeve të para ushtarake në Shqipëri. Figura të shquara dhe heronj të Kosovës, si Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Sali Çekaj, ishin ndër ata që morën pjesë në këto përgatitje për mbrojtjen e Kosovës të cilat vendosen themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë viteve ‘98–‘99, Hafiz Gagica duke shfrytëzuar të gjitha kontaktet dhe mundësitë e tij, bashkëorganizoi një mbështetje të gjerë politike, logjistike, ushtarake dhe financiare për mbrojtjen e Kosovës. Ai vetë shpenzoi personalisht dhjetëra mijëra marka gjermane nga mjetet e tij private dhe, në vitet pasuese, i shlyeu me përgjegjësi detyrimet financiare të krijuara.
Personalitete si Hafiz Gagica janë të pandashme nga lufta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Qindra mijëra shqiptarë në Gjermani dhe në Kosovë janë të ndërgjegjshëm për këtë dhe e respektojnë atë me të drejtë.
Sot, kur gjendja e tij shëndetësore është e rënduar, ai ka të drejtë të presë solidaritetin tonë, të njëjtin solidaritet që ai e tregoi pa hezitim për Kosovën në periudhën e kërcënimit më të madh.
Sipas dokumenteve të Prokurorisë, të siguruara nga “Betimi për Drejtësi” të dyshuarit kanë krijuar një rrjet të mirëorganizuar që synonte përfitime të kundërligjshme nga kompensimet për pronat e shpronësuara, duke shkelur ligjet për shpronësim dhe duke realizuar propozim-ankesa të vonuara ligjërisht.
KOSOVA– Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj shtatë të dyshuarve: ish-ministrit Fadil Ismajli, avokates Mirlinda Bllata-Dibrani, gjyqtarit Jovica Mitroviq, Bedri Dibranit, Shaban Tërbunjës, Naim Krasniqit dhe Goran Llaziq, për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, ushtrimit të ndikimit dhe deklarimeve të rreme.
Sipas dokumenteve të Prokurorisë, të siguruara nga “Betimi për Drejtësi” të dyshuarit kanë krijuar një rrjet të mirëorganizuar që synonte përfitime të kundërligjshme nga kompensimet për pronat e shpronësuara, duke shkelur ligjet për shpronësim dhe duke realizuar propozim-ankesa të vonuara ligjërisht. Nga ana e Prokurorisë, avokatja Mirlinda Bllata-Dibrani ka parashtruar propozim-ankesa për ish-pronarët e pronave të shpronësuara, edhe pasi afatet ligjore kishin kaluar dhe kompensimi ishte dhënë më parë.
Gjithashtu, Bllata-Dibrani ka marrë paratë e ekzekutuara nga thesari i shtetit dhe i ka transferuar tek të dyshuarit e tjerë sipas përqindjeve të dakorduara në rrjetin e përfitimeve të paligjshme.
Gjyqtari Jovica Mitroviq dhe përfaqësuesit e Avokaturës Shtetërore, përfshirë Naim Krasniqin, sipas pretendimeve të Prokurorisë, nuk kanë kundërshtuar këto ankesa dhe kanë lejuar përfundimin e propozim-ankesave me Ujdi Gjyqësore, duke legalizuar pagesat përfituesve në mënyrë të parregullt.
Këto veprime, sipas Prokurorisë, kanë krijuar mundësinë që ish-pronarët e kompensuar më parë të përfitojnë sërish, duke përfshirë edhe përfitime për vetë të dyshuarit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në kërkesën për caktimin e paraburgimit të nënshkruar nga prokurori special, Dren Paca, thuhet se i dyshuari Fadil Ismajli ka marrë shumicën e parave nga ekzekutimi i pagesës (rreth 210,000 euro) dhe i ka dorëzuar ato tek Bedri Dibrani, i cili më pas i ka shpërndarë mes të dyshuarve të tjerë: 4,000 euro për Jovica Mitrović, 5,900 euro për Shaban Tërbunja, 9,500 euro për Goran Llazic, 9,000 euro për Naim Krasniqi dhe 7,000 euro për Ridvan Krasniqi.
Gjithnjë sipas Prokurorisë, Fadil Ismajli funksiononte si ndërmjetës kyç, duke koordinuar transferimin e parave dhe siguruar respektimin e marrëveshjeve për shpërndarjen e fitimeve të paligjshme.
Prokuroria pretendon se Goran Llazic dhe Bedri Dibrani janë kapur në flagrancë duke numëruar dhe ndarë paratë, ndërsa dokumentet dhe blloqet e shënimeve të gjetura tek Llazic tregojnë planin e shpërndarjes dhe përfituesit e dyfishtë, duke përfshirë përqindjet që i përkasin secilit të dyshuar në rrjet.
Për Shaban Tërbunja, Prokuroria thotë se ka marrë pjesë në shpërndarjen e përfitimeve duke ndihmuar në transferimin dhe dorëzimin e shumave sipas marrëveshjeve paraprake, ndërsa Naim Krasniqi dhe Ridvan Krasniqi kanë përfituar nga shpërndarja e parave.
Prokuroria ka mbledhur prova materiale përmes monitorimit të fshehtë të bisedave, kontrollit të vendbanimeve, sekuestrimit të pajisjeve elektronike dhe intervistimit të dëshmitarëve dhe të dyshuarve.
Pretendimet e Prokurorisë tregojnë se të dyshuarit kanë vepruar në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, duke krijuar një mekanizëm të strukturuar për të përfituar padrejtësisht, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar dhe institucional ndaj shtetit të Kosovës dhe duke rrezikuar përsëritjen e veprave të njëjta.
\Sipas Prokurorisë, ekziston rreziku i arratisjes për të dyshuarit me lidhje dhe pronë jashtë vendit, si dhe rreziku që ata të ndikojnë në dëshmitarë ose të pengojnë rrjedhën normale të procedurës gjyqësore. Pretendimet e Prokurorisë theksojnë se paraburgimi është i vetmi mjet adekuat për të parandaluar asgjësimin e provave dhe për të siguruar një proces të drejtë gjyqësor.
Sipas dosjes së Prokurorisë, veprimet e secilit të dyshuar, duke përfshirë parashtrimin e propozim-ankesave të parregullta nga Bllata-Dibrani, miratimin e tyre nga Mitrović dhe përfaqësuesit e Avokaturës, shpërndarjen e parave nga Fadil Ismajli dhe Bedri Dibrani, dhe pjesëmarrjen e tjerëve në mekanizmin e rrjetit, tregojnë pjesëmarrje aktive në një rrjet korrupsioni të orkestruar, duke shkelur ligjet dhe duke minuar besimin publik në institucionet shtetërore.
Të enjten, më 18 dhjetor, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme se është finalizuar një operacion kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ku janë arrestuar disa zyrtar ëlidhur me procesin e shpronësimit të pronave. Ndërkohë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka njoftuar ndaj gjyqtarit i përfshirë në këtë rast do të merren masa. /BetimipërDrejtësi
Gazetarja Dijana Toska ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga institucionet e shtetit shqiptar pas gafës së Ministres së Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, lidhur me “reciprocitetin në trajtimin e minoriteteve”, ku shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë përmendur në të njëjtën fjali me pakicën maqedonase në Shqipëri. Voal.ch sqaron se sipas censusit të 2011, në Shqipëri jetojnë 5512 nga pakica maqedonase, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, Shqiptarët janë mbi 25%, pra mbi 500 mijë, popull shtetformues, duke vënë re se politikat maqedone kanë qenë gjithmonë shqiptarofobe, pra bazuar në realitetin besohet se Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë rreth 1 milionë.
Gazetarja Dijana Toska ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga institucionet e shtetit shqiptar, duke e cilësuar këtë deklaratë si një gabim të rëndë politik dhe historik.
KËRKESË PËR SQARIM ZYRTAR NGA SHTETI
“Minoritet shtetformues” nuk është koncept juridik, por shpikje politike
Deklarata e Ministres së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbi “reciprocitetin në trajtimin e minoriteteve”, ku shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përmenden në të njëjtën fjali me pakicën maqedonase në Shqipëri, kërkon sqarim të menjëhershëm dhe zyrtar nga institucionet e shtetit shqiptar.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë minoritet, por popull shtetformues, me mbi 30 përqind, faktor kushtetues, demografik dhe historik në këtë shtet. Çdo formulim që i relativizon apo i barazon me pakica kombëtare përbën devijim serioz nga e vërteta politike dhe historike.
Shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Republikës së Shqipërisë nuk janë lodra në duart e shtetit amë, por trung kombëtar që duhet përkrahur dhe mbrojtur. Kjo nuk është çështje vullneti politik, por detyrim kushtetues dhe moral i Shqipërisë.
Republika e Shqipërisë, sipas frymës së Kushtetutës së saj dhe praktikës së deritanishme shtetërore, ka përgjegjësi të qartë për: mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve jashtë kufijve, ruajtjen e statusit të tyre politik dhe moslejimin e asnjë narrative që i zhbën ata nga subjekt në objekt diplomatik.
Prandaj, kërkohet të sqarohet publikisht:
A ishte kjo deklaratë lapsus individual, apo mosdije!?
Apo përfaqëson një ndryshim zyrtar të politikës së jashtme të Shqipërisë ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?
Heshtja në këtë rast do të nënkuptonte pranim të relativizimit të statusit shtetformues të shqiptarëve, gjë që është e papranueshme dhe e dëmshme për interesin kombëtar.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk kërkojnë favore, por respektim të statusit të tyre real politik dhe përkrahje të qartë nga shteti amë.
Kjo deklaratë nuk është lapsus i pafajshëm diplomatic është gabim i rëndë politik dhe historik.Është legjitimim i narrativave unitariste që i kanë diskriminuar për dekada shqiptarët e Maqedonisë..
Reciprociteti aplikohet mes pakicave, jo mes një pakice dhe një populli shtetformues.
Kjo është ABC-ja e diplomacisë, jo temë për eksperimente politike.
Faleminderit për vëmendjen.
Shpresojmë që sqarimi të konfirmojë se Shqipëria nuk negocion me identitetin, statusin dhe dinjitetin e shqiptarëve, sepse ato nuk janë çështje diplomatike, por themeli i kombit.
Historia i mban mend mirë jo vetëm fjalët që thuhen, por edhe sqarimet që jepen – ose që mungojnë.
Fotografi e kombinuar: Prokuroria dhe të dyshuarit për korrupsion në Maqedoninë e Veriut, Pece Mirçevski, Ratko Kapushevski , Asmir Jahoski dhe Artan Grubi.
Aleksandar Samarxhiski
Biznesmenët Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski u arrestuan, zyra e ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SOZR), Pece Mirçevski, u bastis dhe pati “indikacione” për vendndodhjen e Artan Grubit.
Këto janë disa nga lajmet që iu dhanë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2025 për aferat e dyshuara të korrupsionit të profilit të lartë, për të cilat ende nuk ka epilog; as aktakuza e as vendime për ndalimin e hetimeve nga prokurorët.
Deri ku kanë arritur hetimet në fund të këtij viti, kur Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut ndodhet para zgjedhjes së një shefi të ri, pas largimit të Ljupço Kocevskit nga posti i prokurorit të shtetit?
Mazuti dërgohet për ekspertizë në Serbi, pritet ndihmë nga profesorë dhe MPB
Biznesmeni Asmir Jahoski, i njohur në publik për kompaninë e tij të naftës Pucko Petrol, si dhe pronarët e kompanisë RKM, Ratko Kapushevski dhe Erxhan Sulkoski, e presin në liri epilogun e hetimit në të cilin janë të dyshuar, i lidhur me furnizimin me mazut për nevojat e Termocentralit – TEC Negotinë, në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2023.
Ata janë vetëm tre nga gjithsej 13 persona fizikë, si dhe një kompani, të përfshirë në hetimin ku prokurorët dyshojnë se buxheti i shtetit u dëmtua për 167.5 milionë euro.
Informacionet e fundit për fazën në të cilën ndodhet hetimi janë se Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP KOKK) pret përgjigje dhe dokumente nga institucione të tjera.
Për rastin, mostra të mazutit janë dërguar për ekspertizë në një laborator të akredituar në Serbi.
Rezultatet prej andej kanë mbërritur më 27 nëntor, pas së cilës prokuroria, siç thuhet në përgjigjen për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL), ka kërkuar ndihmë profesionale nga Instituti i Kimisë pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore dhe Fakultetit Teknologjik, të dy pjesë e Universitetit Shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Ata duhej të rekomandonin profesorë që do të ndihmonin në sqarimin e çështjeve që dalin nga ekspertiza.
“Edhe pse të dyja institucionet ishin të obliguara ta bënin nominimin brenda 10 ditëve nga dorëzimi i kërkesës, deri më sot prokuroria nuk ka marrë asnjë përgjigje”, thonë nga PTHP KOKK-ja për REL-in.
Përveç fakulteteve, prokuroria ka kohë më të gjatë që pret përgjigje edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga PTHP KOKK theksojnë se kishin nevojë për dokumentacion shtesë për furnizimet me mazut të TEC Negotinë dhe nga Sektori i Prodhimit pranë Elektranave të Maqedonisë së Veriut (ESM), ndaj në shtator i dhanë urdhër MPB-së që t’ua sigurojë ato.
“Prokurori publik pret që të dhënat, dokumentacioni dhe analiza e kërkuar nga MPB-ja të dorëzohen deri në fund të këtij viti, pas së cilës do të marrë vendim për rrjedhën e mëtejshme të procedurës”, shtojnë nga PTHP KOKK-ja.
Ndërkohë, për biznesmenët e dyshuar, të cilët fillimisht ishin në paraburgim dhe më pas u liruan me garanci, janë në fuqi masa kujdesi.
Jahoski, Kapushevski dhe Sulkoski, e kanë obligim të paraqiten herë pas here në gjykatë dhe kanë dhënë garanci financiare, duke depozituar para për kompensimin e dëmit. Përveç kësaj, Kapushevskit dhe Sulkoskut u janë konfiskuar pasaportat, gjë që nuk vlen për Jahoskin.
Veprat penale që janë objekt i këtij hetimi me 13 të dyshuar dhe një kompani janë: keqpërdorimi i procedurës për thirrje publike, dhënia e kontratës për prokurim publik ose partneritet publik-privat, si dhe pastrimi i parave.
Të dyshuarit e tjerë në hetim janë persona që kanë mbajtur pozita të larta në ESM, nga drejtori i përgjithshëm dhe drejtorë sektorësh, deri te kryetarë dhe anëtarë komisionesh të lidhura me prokurime publike.
Grubi dhe Bajrami nuk ndodhen në vend, prandaj nuk ka as mundësi për gjykim ndaj tyre.
Disa nga emrat e përfshirë në këtë hetim lidhen edhe me aferat në Lotarinë Shtetërore, për të cilat ka shkruar REL-i. Njëri prej tyre është Jahoski, i cili është djali i ish-kryetarit të komunës së Pllasnicës dhe deputetit aktual Ismail Jahoski nga koalicioni Fronti Evropian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).
Jahoski u bë pronar i kompanisë “Hej DOOEL”, e cila lidhi një kontratë të kontestuar për qira të hapësirave afariste me Lotarinë Shtetërore në Vizbegovë të Shkupit, në vlerë prej 2.6 milionë eurosh. Prokuroria dhe Policia Financiare hapën hetim pas hulumtimit të publikuar nga REL-i.
Ndërkaq, për përvetësime të tjera në Lotarinë Shtetërore, Prokuroria Themelore Publike Shkup në fund të vitit 2024 hapi hetim ku përfshiu edhe ish-zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi nga BDI, i cili njëkohësisht u fut edhe në listën e zezë të SHBA-së.
Rasti lidhet me organizimin e lojërave elektronike të fatit, përkatësisht me blerjen e terminaleve VLT, ndërsa dëmi për buxhetin e Lotarisë Shtetërore u vlerësua nga prokuroria në 8 milionë euro.
I dyshuar është edhe ish-drejtori i përgjithshëm Përparim Bajrami, i cili së bashku me Grubin është në arrati dhe për ta është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar.
Më pak se një muaj para se të jepte dorëheqje nga posti i prokurorit të shtetit, Ljupço Kocevski, në emisionin “360 gradë” më 24 nëntor, deklaroi se hetimi në të cilin dyshohet Grubi ka përfunduar dhe se pritet vetëm ekstradimi i tij.
Por, deri tani nuk ka informacione zyrtare se ish-zëvendëskryeministri i parë është lokalizuar apo se është kërkuar zyrtarisht ekstradimi i tij nga ndonjë shtet. Mungesa e tij është pengesë edhe për zhvillimin e gjykimit.
“Hetimi është ngritur për vepër penale për të cilën parashikohet dënim me burg mbi 5 vjet dhe, sipas kësaj, nuk ekziston mundësi ligjore për gjykim në mungesë”, theksojnë nga PTHP Shkup për REL-in.
Vepra për të cilën dyshohen Grubi dhe Bajrami, siç theksohet edhe në fletarrestim, është përvetësim në shërbim, ndërsa edhe katër persona të tjerë ndiqen për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare.
Në pritje të vendimit për aktakuzë për ish-drejtorin e SOZR-it
Një tjetër hetim i përfunduar, që lidhet me keqpërdorime të funksionarëve të lartë, është ai për Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë, ku i dyshuar është ish-drejtori Pece Mirçevski.
“Hetimi ka përfunduar dhe po rrjedhin afatet ligjore për shqyrtimin e provave nga ana e mbrojtjes”, thonë nga Prokuroria e Shkupit për REL-in.
Kjo do të thotë se së shpejti mund të ketë vendim për ngritjen e aktakuzës ndaj tij.
Mirçevski, siç u njoftua edhe me hapjen e hetimit në shkurt, dyshohet për vepra penale të vazhduara: marrje ryshfeti dhe përvetësim në shërbim. Përveç tij, është përfshirë edhe një person tjetër për veprën dhënie ryshfeti.
Prokuroria e ndjek Mirçevskin sepse, ndër të tjera, nuk ka deklaruar konflikt interesi dhe nuk është përjashtuar nga pesë prokurime publike të fituara nga kompania e të dyshuarit të dytë, edhe pse “realizonte përfitim të drejtpërdrejtë material për vete dhe për bashkëshorten e tij”.
Mes këtyre përfitimeve, prokuroria pretendon se Mirçevski përdorte një automjet Volkswagen Passat nga kompania që fitonte tenderët, ndërsa bashkëshortja e tij përdorte shërbime transporti me automjete dhe shoferë.
Gjithashtu, ish-drejtori i SOZR ndiqet edhe për përvetësime të lidhura me udhëtime që paraqiteshin si zyrtare, për të cilat nënshkruante rezervime hotelesh, bileta avioni, urdhra udhëtimi jashtë vendit.
Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do t’i çojnë këto lëndë drejt epilogut gjyqësor në mandatin e prokurorit të ri të shtetit.
Kocevski dha dorëheqje më 16 dhjetor, në ditën kur në Kuvend duhej të fillonte debati për shkarkimin e tij me propozim të Qeverisë. Me largimin e tij, Kocevski akuzoi se vendimi i pushtetit është politik dhe u shpreh i zhgënjyer, duke thënë se bëhet fjalë për “mosrespektim të dukshëm të parimeve mbi të cilat mbështetet shteti ligjor”.
Përfaqësues të pushtetit, përfshirë edhe kryeministrin Hristijan Mickoski, e kritikonin vazhdimisht për mungesë rezultatesh në punën e tij.
Derisa deputetët të zgjedhin një prokuror të ri të shtetit, i cili sipas dispozitave ligjore propozohet nga Qeveria me mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, në këtë funksion më 22 dhjetor, u emërua një ushtruese detyre.
Në seancë, anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë e emëruan Anita Topolova-Isajllovskën si ushtruese të detyrës së prokurorit të shtetit.
Një përpjekje për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës u bë edhe më 18 dhjetor, por nuk pati sukses për shkak të mungesës së një anëtari të Këshillit.
Ushtruesi i detyrës së prokurorit të shtetit nuk mund të qëndrojë në krye të Prokurorisë Publike më gjatë se gjashtë muaj.
Pas më shumë se dhjetë vjetësh ndërprerjeje, naftësjellësi Selanik–Shkup po kthehet sërish në funksion, pasi në vitin 2013 kompania greke “Hellenic Petroleum”, sot HELLENiQ Energy, e nxori jashtë përdorimit duke e konsideruar jofitimprurës.
Rinisja e transportit të derivateve të naftës drejt Maqedonisë së Veriut pritet të ndodhë deri në fund të vitit, tha kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski.
“Ne si shtet po i zbatojmë të gjitha hapat që ky naftësjellës, i cili për shumë vite ishte dëmtuar dhe konservuar, të vihet në funksion. Po vazhdojnë inspektimet, mendoj se tashmë kanë përfunduar, pritet të nisin provat e presionit. Në Qeveri ka kaluar edhe çmimorja, pres që këtë vit ky naftësjellës të vihet në funksion”, deklaroi Mickoski.
Ndërtimi i naftësjellësit ishte pjesë e marrëveshjes së vitit 1999 që qeveria e udhëhequr nga kryeministri i atëhershëm dhe udhëheqësi i VMRO-DPMNE-s, Lubço Georgievski, e nënshkroi me kompaninë greke “Hellenic Petroleum” për blerjen e rafinerisë së vetme të naftës në shtet, OKTA.
Tani ky sistem tubacionesh do të quhet produktsjellës, pasi nga Selaniku në Shkup do të transportojë vetëm derivate të përpunuara të naftës, ndërsa përmes naftësjellësit zakonisht transportohet naftë e papërpunuar nga portet ose fushat naftëmbajtëse drejtpërdrejt në rafineri, ku më pas përpunohet.
Gypat e naftësjellësit Selanik-Shkup janë të gjatë rreth 213 kilometra, me kapacitet për të transportuar 2.5 milionë tonë karburant në vit, nga terminalet e “Hellenic Petroleum” deri te rafineria OKTA në Shkup, ku karburanti disel do të depozitohet.
Sipas marrëveshjes mes Qeverisë maqedonase dhe kompanisë greke, transporti i karburatit do të kushtojë 20 euro për ton, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga Komisioni Rregullativ për Energjetikë dhe Burime Ujore.
Kush do të përfitojë?
Nëse produktsjellësi punon me kapacitet të plotë prej 2.5 milionë tonësh në vit, vlera totale e shërbimit do të arrinte rreth 50 milionë euro në vit.
Të ardhurat do të ndahen mes Qeverisë së Maqedonisë, e cila përmes ndërmarrjes shtetërore “Naftovod” ka 20 për qind të aksioneve në kompaninë e përbashkët “Vardaks”, ku hisedari më i madh është “Hellenic Petroleum” me 80 për qind të aksioneve.
Me njoftimet e Qeverisë maqedonase se po i përfundon procedurat e fundit, përmes këtij tubacioni do të mund të qarkullojë karburanti sapo Ministria e Transportit të lëshojë “lejen për përdorim”.
Me këtë do të hyjë në fuqi edhe licenca që Komisioni Rregullativ për Energjetikë dhe Burime Ujore tashmë ia ka lëshuar “Vardaks”-it në vitin 2023, me vlefshmëri prej 35 vjetësh, përkatësisht deri në vitin 2058.
“Kur operatori ‘Vardaks’ ta marrë lejen e përdorimit nga shteti, kjo licencë do të hyjë në fuqi”, tha për REL-in kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjetikë dhe Burime Ujore, Marko Bislimovski.
REL-i i është drejtuar Qeverisë maqedonase me pyetjen se cilat janë përfitimet e pritshme për sistemin energjetik dhe ekonomik të vendit nga ky tubacion, por deri në publikimin e këtij teksti, ekzekutivi në Shkup nuk është përgjigjur.
Polemikë politike rreth tubacionit të naftës
VMRO–Partia Popullore, e themeluar nga ish-kryeministri Georgievski pasi u largua nga VMRO-DPMNE-ja, pretendon se riaktivizimi aktual i naftësjellësit Selanik-Shkup ka për qëllim t’i ndihmojë Serbisë në krizën aktuale me naftë.
Nga kjo parti thonë se janë të habitur nga shpejtësia me të cilën po finalizohet procesi dhe pyesin pse ata, që prej vitesh kundërshtonin projektin, tani heshtin.
Partia e Lubço Georgievskit shtoi se argumentet për përfitimet nga naftësjellësi kanë qenë të vlefshme që para 25 vjetësh dhe akuzoi se vendi është lënë me vetëdije pa përfitime ekonomike dhe gjeostrategjike.
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se roli i Qeverisë është të sigurojë infrastrukturën dhe rregulloren, por jo të hyjë në operacione biznesi.
“Ne si Qeveri nuk jemi shoqëri aksionare për të furnizuar Serbinë ose vende të tjera. Këtë e bëjnë kompani private që merren me biznes”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes nëse shteti do të përpiqet të përfitojë nga kriza e naftës në Serbi përmes eksportit të derivateve në këtë linjë.
Transport më i lirë dhe më i sigurt
Teorikisht, transporti i drejtpërdrejtë i derivateve të naftës nga Selaniku në Shkup përmes tubacionit do të duhej të sillte më shumë siguri dhe shmangie të rreziqeve që i shoqërojnë transportin me kamionë dhe cisterna.
Sipas profesorit Dejan Trajkovski nga Fakulteti Teknik i Bitolës në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”, naftësjellësin riktheu në vëmendje edhe problemet me hekurudhën në vend dhe çmimin më të ulët të transportit përmes tubacioneve.
“Në çdo rast, kjo është mënyra më e duhur e transportit, sidomos duke pasur parasysh se tashmë e kemi”, tha Trajkovski.
Ndërtimi i naftësjellësit u përfundua në vitin 2002, por dhjetë vjet më vonë, në vitin 2013, në OKTA u ndal plotësisht përpunimi i naftës, me ç’rast rafineria përfundoi në falimentim dhe transporti i naftës nëpër tubacion u ndërpre.
Arsyet, sipas “Hellenic Petroleum” në atë kohë, ishin se nuk ishte fitimprurëse dhe kishte pengesa përmes rregulloreve të shumta.
Që nga shitja e OKTA-s në vitin 1999 nga Qeveria e atëhershme maqedonase, lindën mosmarrëveshje që përfunduan para Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris.
Me atë marrëveshje, të cilën një pjesë e opinionit të ekspertëve në Maqedoni të Veriut e vlerësuan si të dëmshëm për shtetin, OKTA iu shit kompanisë “Hellenic Petroleum” për 32 milionë euro, dhe marrëveshja ndër të tjera parashihte ndërtimin e naftësjellësit, si edhe detyrimin që për 20 vjet Maqedonia e Veriut të blinte të paktën 500.000 tonë naftë në vit nga Greqia.
Procedurat e arbitrazhit
Pasuan tre procese të ndara arbitrazhi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris, të lidhura me marrëveshjen për OKTA-n dhe naftësjellësin.
I fundit ishte në dhjetor 2022, kur gjykata vendosi kundër Maqedonisë së Veriut dhe në favor të “Hellenic Petroleum”, ndërsa padia kishte të bënte me mosrespektimin e detyrimeve të marrëveshjes, duke detyruar shtetin të paguajë gjithsej 21.47 milionë euro dëmshpërblim, shumë që është përgjysmuar krahasuar me kërkesën fillestare së bashku me interesat, e cila arrinte në 42.6 milionë euro.
Qeveria atëherë njoftoi se ekipi i angazhuar juridik nga Franca, zyra “Dechert”, kishte arritur të përgjysmonte shumën e kërkuar si dëmshpërblim.
Më herët, në vitin 2019, Maqedonia e Veriut kërkonte mënyrë për të arritur marrëveshje me “Hellenic Petroleum” pas vendimit të atëhershëm të Gjykatës së Parisit prej 32 milionë dollarësh, që lidhej me moszbatimin e marrëveshjes për blerjen e mazutit.
Vendimi i parë ishte në vitin 2007 dhe erdhi pasi Gjykata Kushtetuese e vendit në vitin 2002 anuloi disa pjesë të marrëveshjes me “Hellenic Petroleum”, me të cilin kompania greke fitoi 52 milionë euro dëmshpërblim.
Me riaktualizimin e rinisjes së tubacionit, Esad Rahiq, i cili gjatë Qeverisë së kaluar në vitin 2020 u bë drejtor i ndërmarrjes shtetërore “Naftovod”, tha se pagesa e penaliteteve nga paditë është ndër arsyet kryesore që naftësjellësi duhej të kishte nisur punën shumë më herët.
“Sa më shpejt të hapej dhe të fillonte të punonte, aq më shpejt do të shlyheshin penalitetet nga paditë”, tha ai.
Rahiq shtoi se vendi ka për obligim ta hapë tubacionin, të cilin e quan investim strategjik prej rreth 100 milionë dollarësh, dhe tregoi se për këtë ka biseduar me dy ish–kryeministrat, Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski. Ai u kishte propozuar që sistemi të vihej në përdorim që atëherë, si edhe të vazhdohej ndërtimi për lidhje me Kosovën, por theksoi se propozime të tilla nuk janë realizuar.
Një vajë e mbeshtjellë me flamurin kombëtar shqiptar dhe me plis në kohë merr pjesë përkrah një vajze tjetër me flamurin e UÇK-së në mbrojtje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, 13 dhjetor.
Radio Evropa e Lirë
Mijëra njerëz u mblodhën të shtunën pasdite në qendër të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, Shkup, për të kërkuar “drejtësi të mirëfilltë” në përfundim të gjyqit për krime lufte ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.
Ata u tubuan në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup mes brohoritjeve “UÇK, UÇK”, dhe valëvitjeve të flamujve kombëtarë shqiptarë dhe flamujve të UÇK-së.
Qëllimi i protestës, e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, ishte shprehja e pakënaqësive me gjyqin ndaj ish-eprorëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Protestuesit e mbledhur në qendër të Shkupit në mbështetje të UÇK-së.
Gjyqi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit nisi më 2023 dhe pritet të përmbyllet në fillim të vitit të ardhshëm.
Që të gjithë ata i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999.
Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, tha se sot “jemi mbledhur këtu për ta ngritur zërin”, dhe për të kërkuar “drejtësi të mirëfilltë”, për ish-krerët e UÇK-së.
“Ne sot, me këtë numër kaq të madh njerëzish… i tregojmë Trendafilovës se Ushtria Çlirimtare e Kosovës buron, lind dhe vepron nga populli”, tha Gucati duke iu referuar Ekaterina Trendafilovës, kryetares së Dhomat të Specializuara të Kosovës në qytetin holandez.
Ai shtoi se UÇK-ja “u rrit dhe u mbrojt nga populli dhe sot populli i qëndron mbrapa asaj. Ne sot kërkojmë drejtësi. Kjo gjykatë i ngjan gjykatave të Serbisë dhe merret me fakte të falsifikuara dhe fabrikuara, të cilat nuk qëndrojnë”.
Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti, si dhe politikanë nga Kosova, si Fatmir Limaj e Daut Haradinaj, morën pjesë në protestë.
Protesta kaloi pa ndonjë incident të raportuar.
Kjo protestë vjen në një sërë protestash të ngjashme që janë mbajtur këtë vit në qytete të ndryshme, përfshirë në Prishtinë, Tiranë, Hagë dhe Strasburg.
Gjykimi në Hagë
Gjykata Speciale e Kosovës e ka selinë në Hagë të Holandës dhe përbëhet nga gjyqtarë dhe avokatë ndërkombëtarë, pasi u themelua Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, për t’i gjykuar rastet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së sipas ligjit të Kosovës.
Gjykimi ndaj katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023, tri vjet pasi ishin arrestuar dhe dërguar në mbajtje në qytetin holandez.
Tani, më shumë se dy vjet më vonë, gjyqi ndaj tyre po shkon drejt përfundimit, pasi mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e përfundoi paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve.
Në mbrojtje të dëshmuan në shtator ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams, i dërguari i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, Chris Hill, dhe ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan.
Që të gjithë thanë në dëshmitë e tyre se Thaçi nuk kishte autoritet mbi UÇK-n.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm.
Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Krasniqi zëdhënës, ndërsa Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm.
Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.
Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.
Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata e mohojnë fajësinë.
Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët.
Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve.
BRANISLLAV SINADINOVSKI – NË MAQEDONI EKZISTOJNË RRETH 70 MIJË SHQIPTARË ORTODOKSË
E Premte, 12.12.2014, 09:43am (GMT+1)
Autori i veprës “Shqiptarët ortodoksë në Republikën e Maqedonisë” Branisllav Sinadinovski theksoi se në Maqedoni ekzistojnë rreth 70 mijë shqiptarë ortodoksë të cilët kanë arritur të mbrojnë trashëgiminë e tyre kombëtare, pavarësisht sistemeve shtypëse dhe përpjekjeve për asimilim në epoka të ndryshme.
“Dua t’u dëshmojë të gjithë mohuesve tanë se territori i Maqedonisë gjithmonë ka qenë, është dhe do të jetë bërthama e pranisë së shqiptarëve ortodoksë në këto troje, pavarësisht nëse e pranojnë këtë apo jo. Shqiptarët ortodoksë janë autoktonë që nga koha të civilizimeve të lashta të pellazgëve dhe ilirëve nga të cilët kanë prejardhjen.. Sot, si asnjëherë më parë, ne shqiptarëve na duhet mirëkuptim, urtësi dhe gjakftohtësi, harmoni dhe unitet për disa përcaktime strategjike.. sikundër gjithë të tjerët edhe shqiptarët ortodoksë kanë të drejtë që t’u respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, tha Branisllav Sinadinovski, autor i librit.
Sinadinovski kërkoi edhe themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare në Maqedoni. Ndërkaq, sipas profesorit Blerim Reka pranimi nga Kisha ortodokse maqedonase që meshat të bëhen edhe në gjuhën shqipe provon më së miri përkatësinë kombëtare të këtyre qytetarëve.
Në këtë kuadër sot u promovua edhe vepra për Rilindësit shqiptarë, nga autorja Gordana Sinadinovska, bashkëshortja e Sinadinovskit.
Foto/ Rikthehen parullat “Vdekje Shqiptarëve” në Shkup
Kreu i kësaj komune ku ndodhi ky gjest antishqiptar, nuk ka denjuar që të japë ndonjë deklaratë për këtë çështje.
Janë rikthyer në Maqedoninë e Veriut parullat antishqiptare, që shpërthejnë herë pas here si kërpudhat pas çdo shiu politik ose elektoral.
Në një stacion autobusi në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut-Shkup, përkatësisht atë pranë konviktit “Goce Dellçev”, është gjetur nga një shqiptar një parullë e shkruar me të bardhë: “Smrtza shqiptari-Vdekje shqiptarëve”.
Është Ylli Pacuku, një aktivist i shoqërisë civile në Shkup, i cili, pasi ka mësuar se kishte disa ditë kjo parullë, ka shkuar vetë dhe ka fshirë frazën që nxit urrejtje.
Pacuku, ka shkruar në faqen e tij në rrjetet sociale se ishte lajmëruar nga disa bashkëveprimtarë të tij për parullën, për të cilën nuk e ka çarë kokën askush nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
“Ky mbishkrim me urrejtje te stacioni i autobusit para konviktit Goce Delçev ka qenë disa ditë duke qarkulluar nëpër rrjete sociale. Prisja ta pastronin, por meqë qëndroi ende, thjesht e pastrova vet.
Nuk është asgjë e madhe, thjesht nuk dua të kaloj çdo ditë në një vend ku edhe vetë kam pritur autobus më herët dhe të shoh fjalë që s’kanë vend në një hapësirë studentore, e as në këtë qytet.
E sa u përket atyre që i shkruajnë këto… ndoshta është koha të investojnë më shumë te mendja sesa te markerat”, shkruan Ylli Pacuku, postimi i të cilit është ndarë edhe nga Bujar Osmani nënkryetar i BDI-së dhe ish-ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.
Zona, ku është shkruar parulla, është një territor ku shqiptarët janë goxha të paktë në numër. Lagja Taslixhe ku ndodhet konvikti me emrin e heroit të rilindjes kombëtare bullgare, ndodhet në komunën e Karposhit. E cila është pjesë e bashkisë se madhe të Shkupit. E ndodhur në një nga periferitë e “qeta” të kryeqytetit, kjo zonë me një popullsi deri në 60 mijë vetë, pra me një dendësi të madhe, ka rreth 84% maqedonas, ndërkohë që shqiptarët nuk i kapin as 4% të popullsisë. Karposhi ka gjithashtu serbë, që janë gati sa shqiptarët përkatësisht rreth 4% dhe një numër të vogël romësh.
Kjo komunë periferike drejtohet nga Sotir Lukrovski, një nacionalist maqedonas i VRMO-DPMNE e kryeministrit Mickovsi, i cili në faqen zyrtare të institucionit nuk ka denjuar të vendosë gjuhën shqipe, çka është e detyruar me ligj.
Kreu i kësaj komune ku ndodhi ky gjest antishqiptar, nuk ka denjuar që të japë ndonjë deklaratë për këtë çështje./ Pamfleti
Plot 65 nga 81 vendet e kryetarëve të komunave në Maqedoninë e Veriut përfunduan në duart e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it.
Këtu hyn edhe partneri i tretë qeveritar, ZNAM, që mbetet në krye të pushtetit lokal në komunën më të madhe të vendit, Kumanovë.
Kjo do të thotë se partnerët qeveritarë, përveçse kanë pushtetin qendror, gjatë katër vjetëve të ardhshëm do të qeverisin edhe në nivel lokal në mbi 80% të komunave dhe qyteteve të vendit.
“Këto ishin zgjedhje lokale dhe ndoshta u fokusuan te problemet lokale, por duket qartë se me këtë pushtet, gjithçka do të jetë në duart e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it – nga kanalizimi deri tek integrimi evropian. Mendoj se pasi të kalojë kjo eufori, ata do të përballen me presione të drejtpërdrejta, sepse gjithçka duhet të zgjidhet prej tyre”, thotë për Radion Evropa e Lirë gazetari dhe analisti politik, Nazim Rashidi.
Ai thekson se partitë nuk duhet ta shohin këtë vetëm si “rezultat të mirë për to”, por duhet të mendojnë edhe për përgjegjësitë shtesë.
“Tani, gjithçka do të varet nga veprimet e tyre”, thotë Rashidi.
Nga 65 vendet e kryetarëve të komunave të fituara nga këto dy parti, 55 i takojnë VMRO-DPMNE-së, ndërsa 10 VLEN-it.
Dominimi është parë tashmë, por a është nxjerrë mësimi?
Edhe pse zgjedhjet lokale e rritën dominimin e një partie në politikën maqedonase, ky nuk është ndonjë ndryshim i paparë më herët, thotë analisti dhe drejtori i Qendrës maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Aleksandar Kërzhalovski.
VMRO-DPMNE, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme kur kishte 42 kryetarë komunash, tani ka edhe 13 më shumë.
Kërzhalovski kujton se edhe para dy cikleve zgjedhore, vendi kishte një përvojë të ngjashme.
Në vitin 2017, partia atëherë në pushtet, LSDM, fitoi 57 kryetarë komunash, ndërsa VMRO-DPMNE vetëm pesë.
“Gjërat ndryshojnë, veçanërisht te ne shumë më shpejt sesa mendojnë të gjithë. Prandaj, besoj se ky mësim është nxjerrë dhe tani do të veprohet më me kujdes”, thotë Kërzhalovski për Radion Evropa e Lirë.
Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas shpalljes së fitores së thellë në rundin e dytë, paralajmëroi për kujdes.
“Çdo zgjedhje është një mesazh, dhe këto zgjedhje janë mesazh edhe për ne: të mos e teprojmë me fitoren, por të veprojmë me përgjegjësinë që na dhanë qytetarët dhe ta justifikojmë atë. Të ndryshojmë dhe të përmirësohemi”, tha Mickoski natën e 2 nëntorit.
Kreu i LSDM-së, Hristijan Mickoski, gjatë adresimit pas rundit të dytë të zgjedhjeve lokale. 2 nëntor 2025.
Si të “kthehen” LSDM-ja dhe BDI-ja?
Ndërsa partitë në pushtet tani e kanë fuqinë dhe përgjegjësinë në të gjitha nivelet, opozita – Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim – duhet ta kthejë vëmendjen te vetja për t’u rikthyer si aktorë politikë pas humbjes në zgjedhjet lokale.
“Sigurisht, edhe ata vetë duhet të bëjnë diçka për t’u rikthyer në një situatë konkurruese… Ndoshta një rishqyrtim i të gjithave që ndodhën në periudhën e kaluar – nga Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja me Bullgarinë dhe propozimi francez – për të parë se sa ndikuan në këtë rezultat të zgjedhjeve lokale, por edhe në ato parlamentare, vitin e kaluar”, thotë Kërzhalovski, duke aluduar te LSDM-ja.
Por, edhe BDI-ja, sipas tij, është parti socialdemokrate sipas ideologjisë së saj, ndaj të dyja partitë duhet të rishikojnë nëse dhe si duan të rikthehen te socialdemokracia.
“Sigurisht, duhet të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe ta reflektojnë atë në strukturat e tyre partiake, të kenë hapje dhe demokraci të brendshme”, sipas Kërzhalovskit.
Rashidi, nga ana tjetër, vë në dukje se të dyja partitë janë në pozita të ndryshme, por rezultatet janë një sinjal alarmi për secilën – jo vetëm për vendimet kadrovike, por edhe për politikat që ndjekin, duke marrë parasysh ndryshimet e gjeneratave në skenë.
Socialdemokratët, siç thotë ai, ndoshta janë në një konsolidim të caktuar, pasi vetë theksojnë se kanë drejtues relativisht të rinj. Por, pavarësisht nga kjo, ata duhet të përballen me rezultatet dhe të shohin se ku kanë gabuar.
“Për BDI-në, ky duhet të jetë një moment i vërtetë për një analizë serioze”, thotë Rashidi.
Liderët e LSDM-së dhe BDI-së, Venko Filipçe dhe Ali Ahmeti, paralajmëruan ndryshime kadrovike.
Filipçe, edhe pas rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ku partia e tij fitoi vetëm në gjashtë komuna, ishte i qartë se nuk do të japë dorëheqje, por theksoi se rezultatet janë një mesazh për drejtimin në të cilin do të lëvizë partia.
Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë fushtës për zgjedhjet lokale.
Në mesin e socialdemokratëve, dorëheqje ka dhënë tashmë një nga nënkryetarët, Ana Çupecska, ndërsa më parë u tërhoq edhe Gjorgji Galetanovski nga pozita e kreut të organizatës së qytetit të Shkupit, ku partia nuk arriti të hynte as në rundin e dytë në garën për kryetar të kryeqytetit.
Në BDI, aktualisht, nuk ka dorëheqje.
Ahmeti, në fjalimin e tij, theksoi se rezultatet janë një thirrje për forcimin e partisë.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë adresimit pas përfundimit të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale. 2 nëntor 2025.
BDI, që në këto zgjedhje udhëhoqi koalicionin Aleanca Kombëtare për Integrim, fitoi vetëm katër kryetarë komunash.
Zgjedhjet lokale më 19 tetor dhe rundi i dytë më 2 nëntor ishin të tetat pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, më 1991.
Ato u mbajtën më pak se dy vjet pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat VMRO-DPMNE-ja, pas shtatë vjetësh në opozitë, u rikthye në pushtet qendror, duke bërë koalicion me VLEN-in dhe ZNAM-in dhe duke çuar në opozitë LSDM-në, por edhe BDI-në, që ishte në pushtet rreth dy dekada.
Pas 16 vitesh nën drejtimin kualicionit të shqiptarëve AKI, Kërçova kthehet sërish në duart e VMRO-DPMNE-së.
Kandidati i kësaj partie, Aleksandar Jovanovski, ka fituar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke mposhtur Fatmir Deharin, kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) dhe kryetarin aktual të komunës.
Sipas rezultateve të para jozyrtare, Jovanovski ka siguruar një epërsi prej rreth 2.000 votash, duke arritur kështu një fitore të thellë që shënon një ndryshim historik në balancat politike të kësaj komune.
Në zgjedhjet e kaluara, në vitin 2021, Dehari kishte mposhtur pikërisht Jovanovskin, duke e ruajtur atëherë Kërçovën në duart e shqiptarëve. Por këtë herë, përmbysja e rezultatit reflekton një mobilizim të madh të elektoratit maqedonas dhe një pjesëmarrje më të ulët të votuesve shqiptarë, përfshirë edhe ata nga diaspora.
Burime nga terreni theksojnë se pjesa më e madhe e votave vendimtare për Jovanovskin erdhën nga vendbanimet maqedonase të komunës, ndërsa votat shqiptare nuk arritën të balancojnë diferencën.
Fitorja e Aleksandar Jovanovskit shënon fundin e një periudhe 16-vjeçare të drejtimit shqiptar në Kërçovë, që filloi me udhëheqjen e Fatmir Deharit dhe vazhdoi me mbështetjen e elektoratit shqiptar në zgjedhje të njëpasnjëshme.
Kështu, në katër vitet e ardhshme, Komuna e Kërçovës do të udhëhiqet nga një kuadër i VMRO-DPMNE-së, ndërsa rezultati pritet të ndikojë ndjeshëm në raportet politike mes komuniteteve dhe partive kryesore në vend.bw
Publikohen rezultatet fillestare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut (KSHZ), pas numërimit të pjesës dërrmuese të votave, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Kandidatët e VMRO-DPMNE-së kryesojnë në 21 komuna.
Koalicioni shqiptar në qeveri, VLEN ka fituar katër komuna. Partia opozitare, LSDM 3, dhe koalicioni shqiptar në opozitë, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në një komunë. Një kandidat i pavarur i mbështetur nga VLEN kryeson në Strugë.
VMRO-DPMNE kryeson në qytetin e Shkupit, Aerodrom, Vallandovë, Vinicë, Debarcë, Demir Kapi, Dojran, Dollneni, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Lozovë, Makedonski Brod, Negotinë, Mogillë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Çeshinovë-Obleshevë dhe Çuçer Sandevë.
Koalicioni VLEN kryeson në Tetovë, Bogovinë, Dollnen dhe Dibër, ndërsa, kandidatët e LSDM-së kryesojnë në Makedonska Kamenicë, Zërnovcë dhe Qendër.
Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në Studeniçan, ndërsa kandidati i pavarur Mendi Qyra në Strugë.
Komunat e fituara nga VLEN
Tetovë – Bilall Kasami
Strugë – Mendi Qyra (Kandidat i pavarur i mbështetur nga VLEN)
Dibër – Fisnik Mela
Dollnen – Blerim Isljami
Komunë e fituara nga AKI
Studeniçan – Ejup Abazi
Ndërkohë, shqiptarët kanë humbur pas 16 vitesh Komunën e Kërçovës. Pas numërimit të votave, fitues rezultoi kandidati i VMRO-DPMNE, Aleksandar Jovanovski përballë Fatmir Deharit të Aleancës Kombëtarë për Integrim.
Në raundin e parë, në Kërçovë kandiduan tre kandidatë shqiptarë. Kjo solli edhe përçarjen e votës shqiptare atje, duke bërë që drejtimin e komunës tanimë ta marrin maqedonasit.
Gjithashtu, edhe në komunën e Bërvenicës humbi kandidati shqiptar i mbështetur i propozuar nga VLEN, por që në raundin e dytë Haqim Ramadani u braktis nga koalicioni i tij dhe u mbështet nga AKI por kjo nuk mjaftoi. Komuna u fitua nga kandidati i VMRO, Jovica Ilievski me rreth 150 vota diferencë.
Votimi në raundin e dytë u zhvillua në 32 komuna të Maqedonisë së Veriut dhe në Qytetin e Shkupit.bw
Disa mijëra aktivistë nga e gjithë Serbia iu bashkuan protestave studentore në jugperëndim të vendit të dielën, duke u mbledhur kundër asaj që ata e përshkruajnë si presion qeveritar mbi universitetet shtetërore.
Demonstrata, pjesë e një lëvizjeje më të gjerë kundër ndërhyrjes politike në arsimin e lartë, ishte e para e këtij lloji në Novi Pazar, një qytet me shumicë popullsie myslimane boshnjake.
Është ndër shumë protesta të organizuara pas shembjes së çatisë së një stacioni hekurudhor vitin e kaluar në qytetin verior të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona.
Studentët nga Novi Pazari janë bërë të famshëm në të gjithë vendin pasi ecën për ditë të tëra për t’u bashkuar me protestat masive në Novi Sad për të shënuar përvjetorin e parë të shembjes së çatisë më 1 nëntor.
Tani ata thonë se administrata e universitetit ka revokuar statusin e studentit të rregullt për ata që mungojnë për shkak të protestave dhe ka shkarkuar dhjetëra pedagogë.
“Erdha këtu për të shprehur mbështetje për studentët e Novi Pazarit”, tha Momcilo Zelenbaba, i cili udhëtoi nga qyteti i Jagodinës, 190 km (120 milje) në veri të Novi Pazarit. “Erdha sepse 200 studentë humbën statusin e tyre dhe 30 profesorë humbën vendet e tyre të punës.”
Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e bordit drejtues të universitetit dhe zgjedhjen e një rektori të ri.
“Jemi këtu sot për t’i dërguar një mesazh Serbisë se luftojmë për një menaxhim të përkohshëm dhe mbijetesën e universitetit tonë”, tha Dzenana Ahmetovic, një protestuese. “Kjo na shqetëson të gjithëve, jo vetëm Novi Pazarin.”
Gjatë gjithë protestës njëditore, pjesëmarrësit mbajtën një moment heshtjeje për viktimat e shembjes së çatisë. Ata valëvitën flamuj që përfaqësonin qytetet dhe universitetet e tyre, fishkëllyen dhe brohoritën sloganin e tyre karakteristik: “Ngrini energjinë!”
Lëvizja protestuese – e udhëhequr nga studentë, akademikë dhe figura të opozitës – akuzon presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe partinë e tij populiste nacionaliste për nxitjen e korrupsionit, shërbimeve të dobëta publike, nepotizmit dhe kufizimeve të lirisë së medias. Vuçiç dhe partia e tij i mohojnë akuzat.
Novi Pazari është qyteti më i ri demografik i Serbisë, me 60% të popullsisë shumicë myslimane nën moshën 30 vjeç. Pavarësisht përbërjes së tij të dallueshme etnike, nuk janë raportuar përplasje me fqinjët ortodoksë serbë që nga shpërbërja e Jugosllavisë më shumë se tre dekada më parë.. bw
Ka vdekur papritmas dëshmitari kyç në hetimin nëse turistë të pasur kanë paguar mijëra euro për të vrarë civilë të paarmatosur gjatë rrethimit të Sarajevës në të ’90-tat. Çetniku i famshëm Sllavko Aleksiq ishte udhëheqës i njësisë paramilitare serbe të Bosnjës.
Ai vdiq në Trebinë edhe pse raportohet se ishte në gjendje të mirë shëndetësore, sipas “The Times”.
Vdekja e tij e papritur ka ndodhur në kohën kur në Itali nisën hetimet muajin e shkuar për pretendimet se shtetas të huaj kishin paguar anëtarë të forcave serbe të Bosnjës për të qëlluar mbi civilët, në një veprim që disa e quanin si “turizëm snajperësh”.
Aleksiq 69-vjeçar pati marrë kontrollin e varrezave hebraike mbi Sarajevë. Ajo zonë përdorej nga snajperët gjatë rrethimit. E sipas avokatit serb Çedomir Stojkoviq, Aleksiq ka qenë dëshmitar kyç “sepse mund të tregonte se kush qëlloi dhe kush organizoi gjithçka”.
“Është e arsyeshme të dyshohet se vdekja e Aleksiqit është e lidhur me hetimin për safarin dhe se shërbimi inteligjent serb ka qenë i përfshirë”, ka shkruar ky avokat në X.
Muajin e shkuar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u akuzua se ishte i përfshirë në “turizmin e snajperëve” në Sarajevë. Vuçiq ka mohuar pretendimet. Më 24 nëntor, Aleksiq dha një intervistë për një televizion në Serbi duke mohuar se Vuçiqi ka pasur gisht në këtë çështje.
Vdekja e Aleksiqit erdhi pak pas ripublikimit të videos morbide të një veture që i atribuohej atij, e në kapakun e së cilës ishte një kafkë njerëzore, që dyshohet se ishte hequr nga trupi i një viktime boshnjake.
Hetimet për vrasjet në Sarajevë u nisën pas dokumentarit “Sarajevo Safari” të vitit 2022. Filmi pretendon se entuziastë të armëve nga Rusia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkonin në Sarajevë gjatë fundjavave për të qëlluar mbi civilët për qejf, me çmim më të lartë nëse i kishin për cak fëmijët.
Të mbijetuarit e masakrës së Sarajevës kanë kërkuar dënime të ashpra ndaj turistëve që dyshohet se paguanin për të vrarë civilët.
Më shumë se 10,000 njerëz janë vrarë në Sarajevë nga bombardimet e vazhdueshme dhe sulmet me snajper midis viteve 1992 dhe 1996, në atë që ishte rrethimi më i gjatë në historinë moderne, pasi Bosnja dhe Hercegovina shpalli pavarësinë nga Jugosllavia.
Hetimi filloi nga një ankesë ligjore e paraqitur nga Ezio Gavazzeni, një shkrimtar me bazë në Milano, i cili mblodhi prova mbi akuzat, si dhe një raport të dërguar prokurorëve nga ish-kryetarja e bashkisë së Sarajevës, Benjamina Kariq. Gavazzeni ka thënë se kishte lexuar për herë të parë raportet rreth “turistëve të dyshuar snajperistë” në shtypin italian në vitet ‘90, por vetëm pasi kishte parë “Sarajevo Safari”, një dokumentar i vitit 2022 nga regjisori slloven Miran Zupaniq, filloi të hetonte më tej.
Në dokumentar, një ish-ushtar serb dhe një kontraktor pretenduan se disa grupe perëndimorësh qëllonin popullsinë civile nga kodrat përreth Sarajevës. Pretendimet e tyre janë mohuar me forcë nga veteranët serbë të luftës.
Gavazzeni pretendon se shumë italianë dyshohet se janë të përfshirë, pa dhënë një shifër.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB)në Turqi bëri një deklaratë në lidhje me një dron të rrëzuar në qiellin mbi Ankara dhe deklaroi se kishte paralajmëruar Rusinë dhe Ukrainën.
Tensioni politik vazhdon pasi dy mjete ajrore pa pilot (UAV) që hynë në hapësirën ajrore turke mbi Detin e Zi janë rrëzuar.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MND) bëri një deklaratë në lidhje me një UAV, i cili hyri në hapësirën ajrore nga drejtimi i Detit të Zi dhe u rrëzua në qiellin mbi Ankara më 15 dhjetor, dhe deklaroi se ata paralajmëruan Rusinë dhe Ukrainën.
“Si rezultat i vlerësimeve të bëra, me qëllim ruajtjen e sigurisë së hapësirës ajrore dhe për të mbrojtur sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë, droni, i cili dukej se ishte jashtë kontrollit, u pasua nga avioni ynë F-16 dhe, pas përfundimit të procedurave, u rrëzua me një ndërhyrje të kontrolluar në vendin më të përshtatshëm”, thuhet në deklaratë.
“Për shkak të luftës së vazhdueshme midis Ukrainës dhe Rusisë, bashkëbiseduesve tanë u është paralajmëruar se të dyja palët duhet të jenë më të kujdesshme ndaj negativiteteve të tilla në lidhje me sigurinë e Detit të Zi.”
Nuk u dha asnjë informacion se cilit vend i përkiste droni dhe nëse mbante ndonjë gjë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, droni i shkatërruar u thye në copa shumë të vogla dhe u shpërnda në një zonë të gjerë. Kjo e bën të vështirë zbulimin e mbeturinave. Megjithatë, ministria deklaroi se aktivitetet e kërkim-skanimit dhe hetimit teknik po kryhen me kujdes nga njësitë përkatëse.
Një dron i dytë u rrëzua të shtunën dhe u gjet në një fushë të zbrazët pranë qytetit Balıkesir, rreth tre orë në jugperëndim të Stambollit. Dyshohet se është me origjinë ruse, thonë autoritetet lokale.
Ky është incidenti i tretë i këtij lloji që nga e hëna. bw
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë. Fotografi nga arkivi.
Radio Evropa e Lirë
Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë të Serbisë i ka pezulluar hetimet kundër ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili është dyshuar për kryerjen e “vrasjes së rëndë” në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.
Zyra e Prokurorit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se urdhri për pezullim të hetimeve është lëshuar më 21 nëntor, në mungesë të dëshmive.
Spahiu është arrestuar nga autoritetet serbe më 7 qershor në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, derisa ai dhe familja e tij kanë qenë duke u kthyer me autobus nga Austria në Kosovë.
Ai ka qëndruar më shumë se pesë muaj në qendër ndalimi në Serbi.
Avokati i tij Arianit Koci ka konfirmuar së voni për Radion Evropa e Lirë se ai është liruar më 21 nëntor dhe është kthyer në Kosovë.
“Spahiu është mbajtur pa nevojë kaq gjatë, sepse siç kam thënë në fillim, nuk ka dëshmi për një akuzë të tillë, sepse ai nuk ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës atë kohë”, ka thënë avokati.
Serbia e ka akuzuar Spahiun për kryerjen e krimit në Banjskë, kur një grup i armatosur serbësh e ka sulmuar Policinë e Kosovës në shtatorin e vitit 2023, duke e vrarë policin kosovar, Afrim Bunjaku.
Policia ka konfirmuar se Spahiu nuk ka qenë pjesëtar i saj në atë kohë.
Millan Radoiçiq – nënkryetar i Listës Serbe në kohën e kryerjes së sulmit – e ka marrë përgjegjësinë për organizim dhe kryerjen e sulmit kundër Policisë së Kosovës në Banjskë.
Pasi është marrë në pyetje në Beograd në tetor të vitit 2023, Radoiçiq është liruar, por me një ndalesë për udhëtim, ndërsa kryeprokurori e ka bërë të ditur vendimin për të ngritur një aktakuzë në fund të vitit 2024.
Pothuajse një vit më vonë, Zyra e Prokurorit në Serbi nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se çfarë e ka bllokuar procesin.
Ndërkohë, gjyqi për tre prej 45 të pandehurve për rastin në Banjskë, po zhvillohet nga autoritetetet në Kosovë.
Ato kërkojnë vazhdimisht dorëzimin e Radoiçiqit për ta gjykuar për kryerjen e sulmit, të cilin Kosova e pati shpallur akt terrorist.
Në Kroaci, ka nisur të diskutohet mundësia e ngritjes së një padie kundër Shqipërisë, pas një incidenti të fundit, ku mbeturina nga Shqipëria u transferuan përmes rrugës detare dolën në brigjet e Dubrovnikut.
Këtë çështje e ka ngritur anëtarja e Këshillit të qytetit të Dubrovnikut dhe avokatja Viktorija Knežević, e cila deklaroi se mund të merret një hap i tillë, por ekziston mundësia të jetë e pasuksesshme.
“Pas një hulumtimi të thellë mbi këtë temë, përgjigjja është se teorikisht mundemi, por në praktikë është shumë e vështirë të kemi sukses, çka nuk do të thotë që duhet të heqim dorë nga kjo ide, nëse asgjë tjetër nuk ndihmon. Kjo për faktin se mbetjet detare vijnë nga burime të ndryshme, kalojnë kufijtë, ndryshojnë drejtimin në varësi të erërave dhe rrjedhave, dhe provimi i përgjegjësisë ‘të një shteti’ në një sistem kaq të ndërlikuar është shumë i vështirë. Kjo është arsyeja pse mundësitë për të pasur sukses në një paditje janë të kufizuara,” tha Knežević.
Ajo theksoi se pyetja më e rëndësishme tani është se çfarë mund të bëjmë për të parandaluar që plazhet të mbushen përsëri me mbeturina. Duke theksuar se problemi është shumë më i madh sesa duket.
“Kjo që ka dalë në plazhet tona është vetëm rreth 20% e mbetjeve totale. Rreth 80% e tyre fundoset në fundin e detit. Pra, ajo që kemi parë pas jugut është vetëm maja e ajzbergut dhe ngarkesa e vërtetë mbetet nën ujë, ku nuk e shohim, por që e ndjejnë ekosistemi ynë, peshkatarët, turizmi dhe shëndeti i detit. Prandaj është e rëndësishme të theksohet: zgjidhjet tashmë ekzistojnë. Nuk na duhen konventa të reja apo protokolle padish, duhet vetëm të aktivizojmë ato që kemi”, shtoi Knežević.
Knežević theksoi se Konventa e Barcelonës detyron të gjitha shtetet e Mesdheut, përfshirë Shqipërinë, që të reduktojnë mbetjet që përfundojnë në det. Ajo theksoi se Shqipëria mund të kërkojë që Adriatiku Jugor të shpallet një zonë me prioritet dhe përmendi një projekt të përbashkët Shqipëri–Kroaci me UNDP-në që mund të zgjerohet në grykat e lumenjve dhe deponitë problematike.
“Shqipëria është në procesin e anëtarësimit në BE dhe kjo i jep Kroacisë një mjet të fuqishëm për të kërkuar rezultate konkrete dhe të matshme në mbrojtjen e Adriatikut. Bashkëpunimi adriatik (HR–AL–CG–IT) mund të forcohet menjëherë, pa nevojën për marrëveshje të reja, mekanizmat ekzistojnë tashmë. Dhe më e rëndësishmja: këto nuk janë ide teorike,” shtoi ajo.
Knežević gjithashtu theksoi se modelet e tilla kanë funksionuar tashmë në Detin Baltik, ku shtetet e bashkuara arritën të reduktonin në mënyrë drastike sasinë e mbetjeve në bregdetin e tyre përmes një plani të përbashkët veprimi. Po ashtu, në lumin Rajna, gjashtë shtete kanë zgjidhur ndotjen katastrofike përmes zbatimit sistematik të marrëveshjeve ekzistuese.
“Projekte të UNEP/MAP, kur aktivizohet Plani Rajonal për mbetjet detare, rezultatet janë të matshme. Pra, ne mund ta zgjidhim këtë. Dhe ta bëjmë me përdorimin e mençur të instrumenteve ndërkombëtare që ekzistojnë dhe të cilat kemi të drejtën t’i përdorim. Sepse kjo mbeturinë nuk ka ardhur këtu. Por këtu përfundon. Dhe prandaj duhet të kërkojmë me kokë të ftohtë që sistemi të aktivizohet përfundimisht për të mbrojtur bregdetin dhe qytetarët e Kroacisë,” përfundoi Knežević. gsh
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i ka bërë thirrje qeverisë së pakicës të kryeministrit Rosen Zhelyazkov të japë dorëheqjen pas protestave masive këtë javë kundër buxhetit të saj të vitit 2026.
Qeveria të martën tërhoqi buxhetin, pas demonstratave mbarëkombëtare kundër rritjes së planifikuar të taksave. Ky është buxheti i parë i hartuar në euro përpara se shteti anëtar i Bashkimit Evropian të miratojë monedhën më 1 janar.
Kriza buxhetore është shenja e fundit e paqëndrueshmërisë politike në vendin ballkanik, i cili ka mbajtur shtatë palë zgjedhje në katër vjet, ndërsa një sërë koalicionesh të dobëta janë shpërbërë. Zgjedhjet e fundit u zhvilluan në tetor 2024, por parlamenti miratoi kabinetin vetëm në janar pas muajsh negociatash.
“Bullgaria ka nevojë për një ndryshim të vërtetë që do të çojë në sundimin e ligjit dhe rivendosjen e shtetësisë dhe kjo është diçka që koalicioni aktual qeverisës nuk mund ta arrijë”, tha Radev në një fjalim mbarëkombëtar në transmetuesin shtetëror BNT të martën në mbrëmje.
Ai tha se protestat e së hënës kanë treguar se qeveria nuk ka arritur të përmbushë pritjet e popullit dhe duhet të japë dorëheqjen menjëherë.
“Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugë përpara”, tha Radev. bw
“Unë nuk mund ta fajësoj as veten, as dikë tjetër. Do të ishte shumë budallallëk. Më e rëndësishmja për mua është që të mos ketë të lënduar”, thotë për Radion Evropa e Lirë Radosh Petroviq, investitor nga veriu i Kosovës në një kantier në Kragujevc, në Serbinë qendrore.
Të premten, më 28 nëntor, aty u shemb muri mbajtës, duke bërë që një pjesë e rrugës hyrëse në ndërtesën përkatëse të rrëshqasë në një gropë disa metra të thellë.
Pamja e shembjes u bë virale.
Më 2 dhjetor, Zyra e Prokurorit Publik në Kragujevc njoftoi se ka urdhëruar policinë që të kryente një hetim në vendngjarje dhe të merrte masa “me qëllim përcaktimin e të gjitha rrethanave përkatëse” dhe “ekzistencës së mundshme të elementeve të një vepre penale, për të cilën ai do të ndiqet penalisht”.
Radosh Petroviq pranoi të fliste me Radion Evropa e Lirë dhe tha se askush nuk e kishte kontaktuar ende për këtë.
Gazetarja e REL-it në vendngjarje – e cila ndodhet pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Gjimnazit të Dytë në Kragujevc, ku, viteve të fundit, janë ndërtuar edhe ndërtesa dhe ambiente të reja biznesi – gjeti disa punëtorë.
Rruga që çon te Qendra e Ekselencës, një kompleks shkencor ende i papërdorur që do t’i jepet Universitetit të Kragujevcit, është shembur plotësisht gjatë ditëve të fundit, ndërsa muret e ndërtesës ndodhen vetëm disa metra larg majës së një gremine.
Lokacioni është siguruar me shirit policor.
Pamje arkivore të parcelës kadastrale mbi të cilën është ndërtuar ndërtesa dhe për të cilën investitori nuk ka marrë leje ndërtimi. Rrëshqitja e dheut më 2 dhjetor ndodhi disa metra larg ndërtesës fqinje.
Në parcelën me numër 10410-17 mund të shihet një ndërtesë që po ndërtohet nga investitori Radosh Petroviq – me gjashtë kate të ndërtuara tashmë.
Megjithatë, sipas Regjistrit zyrtar të lejeve të ndërtimit në Serbi, asnjë leje ndërtimi nuk është lëshuar për ndërtim në këtë vendndodhje.
Punët pa leje
Sipas këtij regjistri, investitori “RP Invest 1980” paraqiti një kërkesë për leje ndërtimi më 17 nëntor, 2025, dhe kjo kërkesë u refuzua vetëm një ditë para se rruga të shembej pranë vendit të ndërtimit.
Nga dokumentacioni shihet se kompania për këtë punë ka marrë në qershor të ashtuquajturat kushte lokacioni – një dokument që përbën hapin e parë në procedurën për marrjen e lejes së ndërtimit dhe mbi bazën e të cilit nuk lejohet ligjërisht të kryhet ndonjë punë ndërtimore.
Vendimi për refuzimin e kërkesës së kompanisë “RP Invest” për leje ndërtimi, 27 nëntor 2025 (Burimi: CEOP)
Sipas imazheve të Google Earth nga qershori i këtij viti, shihet se pastrimi i terrenit dhe gërmimi i tokës kanë filluar të paktën një muaj më parë.
Një imazh satelitor nga qershori i këtij viti – i disponueshëm në Google Earth – tregon fillimin e punimeve, edhe pse në atë kohë investitori nuk i kishte lejet e nevojshme.
Lejen për kryerjen e punëve përgatitore, që përfshijnë vendosjen e shtyllave dhe gërmimin deri në nivelin e themelit, kompania e mori më 20 tetor të këtij viti.
Fotografitë satelitore nga 31 tetori tregojnë se “RP Invest” deri atëherë kishte ndërtuar themelin dhe kishte filluar ngritjen e kateve.
Imazh satelitor (Planet.com, SkySat) nga 31 tetori 2025, që tregon se në vendin ku ndodhi shembja më 28 nëntor 2025, një ndërtesë ishte në ndërtim e sipër. Bazuar në madhësinë e hijes, mund të supozohet se kishte dy ose tri kate në atë kohë.
Ndërtesa tani ka pothuajse gjashtë kate, ndërsa Inspektorati i Ndërtimit e vizitoi kantierin për herë të parë më 21 nëntor – vetëm një javë para se muri mbajtës të shembej. Dhe, menjëherë, u urdhërua ndalimi i punimeve në kantier, për “arsye parandaluese”.
“Na u tha që të mbledhim të dhënat, të mbledhim dokumentacionin e munguar dhe na u dha një afat prej 60 ditësh për të përgatitur dokumentacionin e mbetur. Bëhet fjalë për numrin e vendeve të parkimit, shënjimin e tyre – pra disa detaje teknike dhe me letra”, thotë Petroviq.
Në dokumentin e refuzimit të lejes së ndërtimit theksohet se dimensionet e kateve nëntokësore nuk përputhen me kushtet e lokacionit dhe projektin urbanistik.
Po ashtu, theksohet se “pllaka e themelit dhe muret me të gjitha shtresat nuk mund t’i kalojnë kufijtë e parcelave fqinje”.
Pyetjes se si është e mundur që vetëm me lejen për punë përgatitore dhe gërmim të themelit të ndërtohej një ndërtesë me gjashtë kate, Petroviq i përgjigjet se gjithçka që lidhet me lejen e ndërtimit, është “vetëm çështje teknike”.
“Më është dhënë një afat prej 60 ditësh për të dorëzuar dokumentacionin e mbetur”, thotë ai.
REL: Si është e mundur kjo?
“Epo, nuk është e mundur, por ja që ndodh”, thotë Petroviq.
Për të kuptuar se si ka kaluar gjithçka pa u vënë re, Radio Evropa e Lirë kontaktoi edhe Inspektoratin e Ndërtimit në Kragujevc, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.
Çfarë ndërtojnë kompanitë në pronësi të Radosh Petroviqit?
Toka pranë së cilës u shemb muri mbajtës, sipas të dhënave kadastrale, i përket kompanisë “RP Invest 1980” – pronare zyrtare e së cilës është Jellena Petroviq, gruaja e Radosh Petroviqit.
Ajo është e regjistruar në Kragujevc për ndërtimin e ndërtesave banesore dhe jobanesore dhe, sipas të dhënave të regjistrit, ka vetëm dy punonjës.
Vitin e kaluar, sipas të dhënave nga raportet financiare që mund të gjenden në faqen e internetit të Agjencisë së Regjistrave të Biznesit (APR) në Serbi, ajo gjeneroi të ardhura operative në shumën prej 1.8 miliard dinarësh (15 milionë euro).
Në të njëjtën adresë ku është regjistruar kjo kompani, ndodhen edhe “Green Park Building” dhe “RP EURO Invest”, ku bashkëpronar është Radosh Petroviq.
Sipas të dhënave të APR-së, kompania “RP Euro Invest” ka dy punonjës dhe ka realizuar të ardhura prej 8.3 milionë eurosh.
Sipas faqes zyrtare të internetit të kompanisë “RP Invest 1980”, vetëm në Kragujevc u ndërtuan 100.000 metra katrorë ndërtesa banimi dhe komerciale nëpërmjet këtyre kompanive.
“Cilësia më e lartë e punës së kryer, organizimi i ndërtimit dhe respektimi i afateve janë karakteristikat themelore të biznesit tonë, falë të cilave kemi fituar besimin e klientëve dhe kemi ndërtuar imazhin e një partneri të besueshëm në të gjithë vendin”, thuhet në faqen e internetit të kompanisë.
Punët e Radosh Petroviqit në Kosovë
Radosh Petroviq është gjithashtu bashkëpronar i kompanisë “RP Gradnja KM DOO Kosovska Mitrovica”.
Përmes kompanisë së tij në Kragujevc, ai ka qenë kryerës i punimeve në projekte të financuara nga Qeveria e Serbisë në veri të Kosovës.
Sipas të dhënave të Drejtorisë për Prokurime Publike të Serbisë, Petroviq ka fituar punë në tre tenderë.
Në maj të vitit 2021 u nënshkrua një kontratë me Autoritetin e Përkohshëm të Komunës së Zveçanit, i cili vepron brenda sistemit të Serbisë, dhe atij iu dha puna për ndërtimin e tridhjetë njësive të banimit, si dhe punime të tjera të mbetura në lagjen “Sunçana dollina” në Zveçan, në veri të Kosovës. Puna kishte një vlerë prej rreth 2.3 milionë eurosh.
Shtëpi të ndërtuara në lagjen “Lugina e Diellit” në Zveçan.
Të dyja punimet janë kryer në kuadër të një konsorciumi me kompaninë ndërtimore “Euro-PVC” nga Rashka në Serbi, dhe ata ishin të vetmit ofertues në tender.
Ndërtimi i lagjes “Lugina e Diellit”, e destinuar për personat e shpërngulur nga komuniteti serb i Kosovës, nisi në vitin 2016, dhe projekti u financua nga Qeveria e Beogradit.
Autoritetet e Kosovës e konsiderojnë të paligjshëm vendbanimin e të kthyerve “Lugina e Diellit”, sepse leja e ndërtimit është lëshuar vetëm nga autoritetet serbe, përkatësisht Autoriteti i Përkohshëm Komunal i Zveçanit, i cili për Prishtinën zyrtare është një institucion paralel dhe i paligjshëm.
Për shkak të “ndërtimit të paligjshëm” të kësaj lagjeje është iniciuar edhe një proces gjyqësor, por ai është ndërprerë në vitin 2021 për arsye të kalimit të afatit të parashikuar ligjor.
Autoritetet e Kosovës, ndërkohë, kanë ndaluar punimet për ndërtimin e rrugëve në lagjen “Lugina e Diellit”, me arsyetimin se ndërmarrësit e punimeve nuk kanë pasur lejen e institucioneve përkatëse.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se puna në këtë vendbanim nuk mund të vazhdojë derisa prokurori të vendosë ndryshe.
REL-i kontaktoi Zyrën e Prokurorit të Mitrovicës për ta pyetur nëse hetimi për ndërtimin e vendbanimit “Lugina e Diellit” është rihapur, por nuk mori përgjigje.
Disa familje janë zhvendosur tashmë në këtë vendbanim, megjithëse nuk ka përfunduar plotësisht.
Një ndërtesë në vendin ku u shemb rruga, e cila ishte ndërtuar pa leje ndërtimi, 2 tetor 2025.
Kompania “RP Invest 1980” mori gjithashtu kontratën për të ndërtuar një hotel në Banjskë, në veri të Kosovës, në vitin 2021.
Guri i themelit për ndërtimin e fazës së parë të hotelit brenda kompleksit “Rajska Banja” në territorin e komunës së Zveçanit, u vendos në vitin 2020, në praninë e përfaqësuesve të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Por, në dhjetor të vitit 2023, Agjencia e Kosovës për Privatizim e mori kontrollin e “Rajska Banja”-s, duke pretenduar se toka në të cilën ndodhet kompleksi turistik, është në pronësi të kompanisë “Trepça Standard” nga Mitrovica e Veriut, e cila është nën administrimin e saj.
Kompleksi i mbyllur në “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit. 20 dhjetor 2023.
“Në ‘Mitrovicën e Kosovës’ kam ndërtuar mbi 700 njësi banimi dhe afariste në pronësi private, të cilat i kam realizuar si investitor. Po ashtu, kam marrë pjesë në disa tenderë në vitin 2021”, shpjegon Petroviq.
Arrestimi për shkak të trazirave në Zveçan
Radosh Petroviq u arrestua më 29 maj të vitit 2023 në Zveçan, në veri të Kosovës, gjatë përleshjeve mes një grupi serbësh dhe ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR.
Një muaj më vonë, ai u lirua për t’u mbrojtur nga liria.
Në shkurt të vitit 2024 arriti një marrëveshje me Prokurorinë për pranimin e fajësisë “për pjesëmarrje në turmat që kryen vepra penale ose huliganizëm”.
Këtë e konfirmoi për gazetarët përpara Gjykatës Themelore në Prishtinë avokati Asdren Hoxha, duke shtuar se, më herët, i janë hequr tri akuza të tjera me të cilat ishte ngarkuar: “bashkim për veprim të jashtëligjshëm me qëllim sulmi ndaj rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare” dhe “sulm ndaj një zyrtari shtetëror”.
“Gjykata e pranoi atë për të cilën kemi rënë dakord. Sa i përket Radosh Petroviqit, bëhet fjalë për dënim gjashtëmujor me burg, që është kthyer në gjobë”, shpjegoi avokati Hoxha.
Hedhja e fajit mes autoriteteve dhe investitorëve
Shembja e murit mbajtës dhe e një pjese të rrugës ndodhi të premten në mëngjes, kur në lokacionin e Qendrës së Ekselencës dhe në kantierin fqinj nuk kishte njerëz.
Kompania ndërtimore “Inobaçka”, e cila kishte kryer punimet në Qendrën e Ekselencës, menjëherë pas aksidentit njoftoi se kishte përfunduar ndërtimin që një vit e gjysmë më parë, se gjithçka ishte bërë sipas rregullave dhe se për objektin ishte lëshuar leja e përdorimit.
“Rruga hyrëse është përdorur gjatë gjithë kësaj periudhe dhe ka qenë në gjendje të qëndrueshme dhe të sigurt, derisa punimet në objektin fqinj nuk e dëmtuan stabilitetin e saj”, thuhet në faqen e kompanisë “Inobaçka”.
Në ditën e aksidentit, kompania tha se i ka paralajmëruar disa herë inspektoratet përgjegjëse për rrezikun që paraqisnin punimet në parcelën fqinje.
Megjithatë, këto pretendime u kundërshtuan nga Administrata e Qytetit të Kragujevcit, e cila deklaroi se nuk ishte dorëzuar asnjë paralajmërim për rreziqet dhe se shembja ndodhi për shkak të reshjeve të dendura.
“Bazuar në faktet e vërtetuara, është marrë një vendim sipas të cilit investitori është urdhëruar që t’i ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për shmangien e pasojave dhe për kryerjen e punimeve që parandalojnë shembjet e mëtejshme”, thuhet në faqen e qytetit të Kragujevcit.
Radosh Petroviq pohon se të gjitha ndërtesat përreth kantierit janë të sigurta.
“Unë kam marrë përsipër të punoj me një ekip ekspertësh për sanimin e situatës dhe jemi afër përfundimit. Brenda katër ditëve do të përfundojmë një pjesë të madhe të punës, ku do të jemi 100% të sigurt për parandalimin e shembjeve të mëtejshme”, deklaroi Radosh Petroviq për Radion Evropa e Lirë më 2 dhjetor.
Gjykata e Beogradit ka vendosur të vazhdojë paraburgimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së dhe shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj, për 30 ditë, një vendim i konfirmuar nga avokati i tij mbrojtës, Xhevdet Smakiqi.
Smakiqi e ka konsideruar vendimin si një privim të kundërligjshëm të lirisë dhe ka kritikuar mungesën e presionit diplomatik efektiv nga Qeveria e Kosovës. “Në mungesë të një qeverie serioze të Kosovës, vazhdojnë kidnapimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, sepse Serbia shkel lehtësisht marrëveshjet e Brukselit, ku garantohet liria e lëvizjes dhe të drejtave themelore, duke mos u zbatuar kjo për ish-pjesëtarët e UÇK-së,” ka shkruar ai.
Avokati theksoi se Qenaj është mbajtur në paraburgim pa asnjë provë të vetme, ndërkohë që një presion diplomatik efektiv nga Prishtina do ta kishte lejuar lirimin e tij. Ai shtoi se familja e Qenajt ndodhet e vetmuar, duke u përballur vetë për të mbrojtur të drejtat ligjore dhe lirinë e lëvizjes të të arrestuarit.
“Familja e Qenaj po kalon këto ditë festive kombëtare nën ankth, pa mbështetjen e shtetit, dhe detyrohet të luftojë vetë përmes angazhimit privat me avokatët e saj,” theksoi Smakiqi.
Ai përfundoi postimin duke shprehur besimin se pafajësia e Avni Qenajt do të triumfojë, por duke kritikuar dështimin e shtetit dhe qeverisë së Kosovës në përmbushjen e përgjegjësive të saj. “Liri për Avni Qenaj dhe gëzuar 28 Nëntorin në qelinë e Beogradit, ku po mbahet i kidnapuar në kundërshtim me konventat ndërkombëtare,” shkroi ai. bw
Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës nuk ka pranuar ta lejojë një avion ushtarak – i cili po e barte ministrin e jashtëm të Hungarisë – të ulej në Republikën Sërpska të Bosnjës të mërkurën, duke thënë se Budapesti e kishte mbështetur liderin serb të Bosnjës në veprime që minonin sovranitetin e vendit.
Ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez, tha se Hungaria nuk ka dhënë ndonjë shpjegim pse ministri i jashtëm Peter Szijjarto ndodhej në avionin që kërkonte të ulej në Banjallukë, qytetin kryesor të entitetit serb në Bosnje.
Szijjarto e vizitoi Serbinë fqinje të mërkurën për të biseduar për hollësitë sesi Hungaria mund ta ndihmojë Beogradin pas ndalimit të furnizimeve me naftë të papërpunuar nga Kroacia.
Helez tha se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe Szijjarto kishin mbështetur hapur liderin separatist serb të Bosnjës, Millorad Dodik, në veprime që “minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e Bosnje e Hercegovinës”.
“Si ministër i Mbrojtjes së Bosnjës, detyra ime është t’i mbroj rendin kushtetues, ligjet dhe interesin e Bosnjës”, shkroi Helez në një postim në Facebook.
“Prandaj, kam vendosur të mos e miratoj këtë fluturim derisa të sigurohet transparencë e plotë dhe respekt ndaj shtetit tonë”, tha ai.
Dodiku u largua nga posti i presidentit të Republikës Sërpska në gusht, pasi u dënua për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar, Christian Schmidt, që e mbikëqyr marrëveshjen e paqes, e cila e ka mbajtur Bosnjën të bashkuar që nga përfundimi i luftës ndëretnike të viteve ‘90.
Dodik është mburrur me mbështetjen që Orbani ia ofronte politikave të tij.
Ai dhe aleati i tij, Sinisha Karan, i cili i fitoi zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Sërpska gjatë fundjavës, u takuan me Orbanin në Budapest të mërkurën.
Tremujori i tretë i vitit 2025 tregon rritje të PBB-së prej 4.3%, shumë mbi parashikimet (+3.2%) – Rezultati vjen nga familjet më të pasura
VOAL- Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka arsye të jetë i lumtur. Ekonomia e SHBA-së në tremujorin e tretë performoi shumë më mirë se sa prisnin analistët. Rritja e produktit të brendshëm bruto prej 4.3% është gjysmë pike përqindjeje më e lartë se tremujori i mëparshëm dhe tejkalon shumë parashikimin prej 3.2%.
Për më tepër, të dhënat e theksuara tregojnë rritjen më të lartë tremujore në dy vjet. Rritja e PBB-së midis korrikut dhe shtatorit, pasi të rregullohet për inflacionin, tregon një situatë në të cilën konsumi familjar, nxitësi kryesor i rritjes ekonomike, dominon.
Shpenzimet për kujdesin shëndetësor dhe udhëtimet ndërkombëtare janë rritur veçanërisht fuqishëm. Megjithatë, thonë ekspertët, kjo shifër fsheh një fakt: ata me të ardhura më të larta po shpenzojnë më shumë. Klasat e mesme dhe të ulëta po përballen me vështirësi.
Lidhur me komponentët e tjerë të PBB-së, duhet theksuar se eksportet dhe investimet qeveritare, veçanërisht në mbrojtje, janë rritur, ndërsa investimet e korporatave kanë rënë, duke përjashtuar investimet në inteligjencën artificiale, të cilat janë rritur.
Këto janë të dhëna të shkëlqyera për ekonominë kryesore në botë, e cila, përtej çdo gjëje tjetër, mbetet një pikë referimi shumë e rëndësishme për të kuptuar evolucionin e ardhshëm të ekonomisë globale. RSI
Një vrasje mafioze pranë aeroportit kryesor të Shqipërisë muajin e kaluar ka rritur shqetësimet se vendi po rrëshqet gjithnjë e më thellë nën ndikimin e krimit të organizuar, shkruan Washington Times. Sipas opozitës, Shqipëria ndodhet pranë shndërrimit në narco-shtetin e parë të Europës.
Më 11 nëntor, Gilmando Dani, i lidhur me rrjetin kriminal Shullazi, u vra me armë zjarri në mes të ditës, teksa kthehej nga Spanja. Pamjet filmike tregojnë atentatorë që dalin nga një automjet i parkuar, hapin zjarr ndaj makinës së viktimës dhe largohen nga vendngjarja.
Sipas kritikëve, ngjarje të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Rrjeti Shullazi dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa ekspertë ndërkombëtarë paralajmërojnë se Shqipëria është kthyer në një pikë kyçe ballkanike për kartelet e drogës nga Amerika Latine dhe në një qendër të rëndësishme të tregut europian të kanabisit.
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për Washington Times, deklaroi se degët shqiptare të karteleve të Amerikës së Jugut janë sot transportuesit kryesorë të drogës drejt Europës.
“Ato kontrollojnë çmimin e drogës në Europë dhe po forcojnë ndikimin e tyre edhe në tregun amerikan,” u shpreh Berisha.
Berisha dhe Partia Demokratike kanë kërkuar që SHBA të shpallë kartelet shqiptare të drogës si organizata narco-terroriste. Ai akuzoi administratën e presidentit Joe Biden se ka mbyllur sytë ndaj trafikut të drogës gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, në pushtet që prej vitit 2013.
Në shkurt 2024, gjatë një vizite në Shqipëri, Sekretari amerikan i Shtetit i asaj kohe, Antony Blinken, e cilësoi Ramën si “një partner të jashtëzakonshëm të SHBA-së”, duke vlerësuar rolin e tij në çështjet e refugjatëve afganë dhe Ukrainës. Ndërkohë, International Democrat Union, federatë e partive të qendrës së djathtë, miratoi këtë muaj një rezolutë ku akuzon Partinë Socialiste për infiltrim kriminal në kontrata publike, ndërtim dhe turizëm.
Vetë Berisha është shpallur “non grata” nga administrata Biden në vitin 2021 për korrupsion, vendim që ai e konsideron politikisht të motivuar.
Sipas artikullit, krimi i organizuar dhe korrupsioni janë probleme të hershme në Shqipëri, por në dekadën e fundit rrjetet kriminale shqiptare kanë zgjeruar lidhjet me organizata kriminale në Itali, si ’Ndrangheta dhe Camorra, si dhe me grupe në Amerikën Latine. Këto lidhje kanë nxitur një valë të re dhune në Europë.
Një shembull i përmendur është një ngjarje në Bruksel më 29 shtator, ku trupi i një personi të dyshuar si trafikant droge shqiptar mbeti për orë të tëra në një zonë publike – një metodë paralajmëruese e përdorur nga kartelet latino-amerikane.
Artikulli ndalet edhe te bumi i ndërtimit në Tiranë, duke theksuar se sipas Eurostat, ndërtimi përbënte 14.4% të prodhimit ekonomik të Shqipërisë në vitin 2024, përqindja më e lartë në Europë. Media vendase dhe vëzhgues ndërkombëtarë dyshojnë se një pjesë e projekteve të mëdha po financohen nga pastrimi i parave të drogës.
Ndërkohë, rreth një e treta e popullsisë jeton në varfëri, mbi 1 milion shqiptarë kanë emigruar që nga viti 1991, dhe rrjete kriminale dyshohet se shfrytëzojnë sistemin informal financiar “hawala” për transferime të mëdha parash.
Qeveria Rama ka ndërmarrë operacione kundër drogës, përfshirë aksionin e bujshëm në Lazarat në vitin 2014, por sipas kritikëve, industria e paligjshme jo vetëm ka mbijetuar, por është përshtatur. Legalizimi i kanabisit mjekësor në vitin 2023, sipas artikullit, ka nxitur një valë të re aktiviteti kriminal.
Opozita akuzon qeverinë se ka politizuar drejtësinë dhe ka goditur kundërshtarët politikë, duke përmendur edhe çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, e cila ka ngjallur shqetësime në nivel europian për shtetin e së drejtës.
Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj paralajmëron se përfshirja e zyrtarëve të një vendi anëtar të NATO-s në krim të organizuar përbën rrezik serioz sigurie.
“Nëse kjo ndodh, vendi mund të kthehet në një hallkë të dobët që mund të shfrytëzohet nga aktorë të jashtëm për destabilizim,” u shpreh ai.
Dosjet përfshijnë imazhe mbikëqyrëse nga qelia e burgut të autorit të dënuar të krimit seksual në SHBA
VOAL- Të paktën 8,000 dokumente të reja nga hetimi i Jeffrey Epstein u publikuan nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së të martën. Këto skedarë të rinj përmbajnë qindra video ose klipe audio, duke përfshirë imazhe mbikëqyrëse nga qelia e burgut të autorit të dënuar të krimit seksual. Këto imazhe datojnë që nga gushti 2019, kur ai u gjet i vdekur në burg, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Departamenti i Drejtësisë akuzohet nga opozita Demokratike për mbajtjen sekrete të informacionit dhe kështu ngadalësimin e publikimit të tij. Kjo vonesë shihet si një manovër politike që synon të shmangë publikimin e informacionit që me sa duket kompromenton Presidentin Donald Trump, i cili shfaqet në disa imazhe së bashku me Epstein.
I gjithë dosja duhej të publikohej deri të premten, më 19 dhjetor, por Departamenti thotë se i duhet më shumë kohë për të publikuar me kujdes pjesën tjetër për të mbrojtur më së miri viktimat, identiteti i të cilëve mund të zbulohet në këto mijëra foto, video dhe tekste.
Publikimi i dokumenteve, që rrjedhin nga hetimi i kryer nga autoritetet amerikane ndaj financierit me ndikim, duhet të ndihmojë në hedhjen dritë mbi lidhjet e tij të kaluara me figura të shquara, përfshirë presidentin republikan. Agencitë
Eksperti i njohur amerikan i diplomacisë dhe menaxhimit të konflikteve, Edward P. Joseph, ka paraqitur një propozim që po ngjall debat serioz në qarqet politike të Uashingtonit dhe Evropës: futjen e Kosovës dhe Serbisë në NATO.
Po ashtu edhe aplikimin e elementeve të modelit të Kosovës në rajonin e Donbasit të Ukrainës, si pjesë e një strategjie më të gjerë për të dobësuar ndikimin rus në Evropë.
Joseph, aktualisht lektor në Johns Hopkins University – SAIS, tha se Ballkani nuk është një rajon periferik, por një nyje kyçe e luftës hibride të Rusisë kundër Perëndimit.
“Ukraina është dimensioni kinetik i luftës. Ballkani është dimensioni hibrid. Dhe Serbia është platforma përmes së cilës Rusia ushtron ndikimin e saj në rajon,” deklaroi Joseph.
Sipas Joseph, largimi i Serbisë nga orbita e Moskës do të kishte një efekt shkatërrues për strategjinë ruse në Evropën Juglindore.
“Futja e Serbisë në NATO do të ishte si fundosja e anijes ‘Moskva’ për Rusinë në Ballkan,” tha ai, duke e krahasuar ndikimin strategjik të këtij hapi me humbjen simbolike dhe ushtarake të flotës ruse në Detin e Zi.
Ai theksoi se 96 për qind e investimeve kineze në Ballkan janë të përqendruara në Serbi, ndërsa Rusia e përdor Beogradin për të bllokuar Kosovën dhe për të ushqyer narrativën kundër NATO-s.
Joseph argumenton se ideja nuk është teorike, por e ndërtuar mbi realitete aktuale politike.
“Serbia tashmë është nën presion për shkak të kontrollit rus mbi kompaninë NIS. Ky presion duhet të përshpejtohet. Beogradi po detyrohet të shkëputet nga Moska,” u shpreh ai.
Ai shtoi se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ndodhet në një krizë të brendshme politike dhe se një ofertë e tillë nga Presidenti Donald Trump, i cili gëzon popullaritet në Serbi, do të kishte peshë të jashtëzakonshme.
“Një rrugë drejt NATO-s e propozuar nga Trump nuk do të mund të injorohej nga Vuçiq,” tha Joseph.
Një element kyç i propozimit është se Kosovës do t’i ofrohej rruga drejt NATO-s, pavarësisht qëndrimit të Serbisë.
“Në momentin që Kosova ka një rrugë drejt NATO-s, strategjia serbe e bllokimit diplomatik bie. Loja praktikisht mbaron,” theksoi Joseph.
Ai shtoi se anëtarësimi në NATO është shumë më i rëndësishëm për Kosovën sesa anëtarësimi në OKB, duke e krahasuar situatën me përvojën e Ukrainës.
Në lidhje me Ukrainën, Joseph propozon përdorimin e modelit të Rezolutës 1244 të OKB-së, e cila la qëllimisht të hapur çështjen e statusit të Kosovës.
“Modeli i Kosovës e heq sovranitetin nga tryeza e menjëhershme dhe krijon hapësirë për negociata reale,” shpjegoi ai.
Sipas tij, kjo do t’i lejonte Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të mos “dorëzojë territor”, por ta vendosë Donbasin nën administrim ndërkombëtar, me trupa paqeruajtëse dhe referendum final.
“Ironia është se vetë Putini këmbëngul se Kosova dhe Ukraina janë absolutisht të njëjta. Pikërisht këtë argument mund ta përdorë Perëndimi kundër tij,” tha Joseph.
Joseph paralajmëroi se nëse Ballkani nuk stabilizohet, Evropa do të mbetet e cenueshme ndaj ndërhyrjeve autoritare.
“Nëse e hiqni partneritetin strategjik Rusi–Serbi, arkitektura e luftës hibride ruse shembet,” theksoi ai.
Ai bëri thirrje për masa të menjëhershme, përfshirë sanksione ndaj RT dhe Sputnik, mbylljen e qendrave ruse të inteligjencës dhe përshpejtimin e integrimit euroatlantik të rajonit./ TheGeoPost/
Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përfaqëson një hap pozitiv drejt normalizimit mes dy vendeve, të cilat “duhet të synojnë përparim të shpejtë në zbatimin e Aneksit të kësaj marrëveshjeje”.
Kështu thuhet në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare që u miratua nga dy dhomat e Kongresit amerikan dhe u nënshkrua në ligj nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 18 dhjetor.
“Pasi të arrihet përparim i mjaftueshëm, SHBA-ja duhet të shqyrtojë iniciativa për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me të dyja vendet”, thuhet në tekst, duke shtuar se kjo përfshin dialogun strategjik dypalësh dhe nisma konkrete për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe investimeve.
Sipas aktit, SHBA-ja duhet të vazhdojë mbështetjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e bazuar në njohjen e ndërsjellë, duke mos mbështetur shkëmbime territoriale, ndarje apo ndryshime të tjera të kufijve sipas linjave etnike në Ballkanin Perëndimor për zgjidhjen e konflikteve, dhe duhet t’i mbështesë demokracitë pluraliste në rajon si një mjet për të parandaluar rikthimin e konflikteve etnike.
Kjo marrëveshje prej 11 nenesh, që njihet edhe si Marrëveshja e Ohrit, ndër tjerash, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë edhe të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Akti Kombëtar për Mbrojtje për vitin fiskal 2026 autorizon shpenzim vjetor rekord për ushtrinë amerikane që arrin vlerën e 901 miliardë dollarëve, 8 miliardë më shumë seç kishte kërkuar Trumpi.
Akti përfshin gjithçka, nga numri i anijeve, avionëve dhe sistemeve raketore që do të blihen, e deri te rritja e pagave për ushtarët dhe mënyra se si do të adresohen kërcënimet gjeopolitike.
Teksti i këtij dokumenti përmend një sërë çështjesh, përfshirë edhe varësinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor nga energjia ruse. Aty thuhet se kjo varësi lidh ekonomitë dhe politikën e tyre me Moskën dhe pengon aspiratat e tyre për integrim evropian, ndërsa korrupsioni, përfshirë edhe në nivelet e udhëheqësve kryesorë politikë, vazhdon të përbëjë një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe politik të rajonit.
Në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se ulja e varësisë së Ballkanit Perëndimor nga gazi dhe karburantet fosile ruse është në interes kombëtar të SHBA-së, dhe se Uashingtoni duhet të mbështesë anëtarësimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe NATO.
“Varësia e vendeve të Ballkanit Perëndimor nga burimet fosile ruse dhe gazi natyror lidh ekonomitë dhe politikën e tyre me Federatën Ruse dhe pengon aspiratat e tyre për integrim evropian”, thuhet në këtë dokument.
Rritja e ndikimit të Kinës në Ballkanin Perëndimor gjithashtu mund të ketë ndikim të dëmshëm në konkurrencën strategjike, demokracinë dhe integrimin ekonomik me Evropën, thuhet në dokument, ku kërkohet që sekretari i Shtetit, në koordinim me atë të Mbrojtjes, drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës dhe agjencitë e tjera përkatëse, t’i raportojë rregullisht Kongresit për ndikimin dashakeq të Rusisë dhe Kinës në vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Shqetësim i thellë” për gjendjen e demokracisë në Serbi
Në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare është shprehur shqetësim edhe për gjendjen e demokracisë në Serbi.
“Zgjedhjet parlamentare dhe lokale të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor 2023 dhe pasojat e tyre të menjëhershme ngjallin shqetësim të thellë lidhur me gjendjen e demokracisë në Serbi, duke përfshirë përfundimet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it”, thuhet në tekstin e dokumentit.
Aty shtohet se Zyra e OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut ka vlerësuar se në ato zgjedhje kishte “kushtet jo të drejta” për votim, “shumë mangësi procedurale, përfshirë zbatimin jo të barabartë të masave mbrojtëse gjatë votimit dhe numërimit, mbingarkimin e qendrave të votimit, shkelje të fshehtësisë së votës dhe raste të shumta të votimit në grup”.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë gjithashtu ka theksuar se zyrtarët serbë kanë akuzuar kryesisht protestuesit paqësorë, partitë opozitare dhe shoqërinë civile për “përpjekje për të destabilizuar Qeverinë”, një pretendim shqetësues që rrezikon sigurinë e pjesëve të rëndësishme të shoqërisë serbe, thuhet në tekstin e Kongresit, ku vlerësohet se vendet demokratike, të cilat ndajnë vlerat e SHBA-së, përfaqësojnë partneritete më të forta dhe afatgjata.
Mbështetje për EUFOR-in në Bosnjë dhe Hercegovinë
Ndër qëndrimet e Kongresit, sipas aktit, është se duhet të mbështetet ruajtja e mandatit të plotë të EUFOR-it në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke e konsideruar këtë në interes të sigurisë kombëtare të SHBA-së.
Gjithashtu kërkohet që NATO-ja dhe BE-ja të rishikojnë mandatin dhe vendosjen e misioneve në Bosnjë dhe Hercegovinë për t’u siguruar që të luajnë një rol proaktiv në krijimin e një mjedisi të sigurt, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.
Mbështetje për integrimet euroatlantike
Vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – përbëjnë një rajon pluralist dhe multietnik në zemër të Evropës, i cili është thelbësor për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit, thuhet në fillim të seksionit kushtuar rajonit, për të cilin u tha se mund të quhet “Ligji për demokracinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”.
Paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor lidhen drejtpërdrejt me mundësitë për përparim demokratik dhe ekonomik të këtyre gjashtë vendeve, dhe është në interes të përbashkët të SHBA-së dhe vendeve të rajonit të përmirësojnë rritjen dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në rajon.
Reformat drejt Bashkimit Evropian, të kryera nga vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë sjellë përparim të konsiderueshëm demokratik dhe ekonomik në rajon, por pavarësisht këtij përmirësimi, nivelet e varfërisë dhe papunësisë në Ballkanin Perëndimor mbeten më të larta se në vendet fqinje të BE-së.
Gjithashtu theksohet se “korrupsioni, përfshirë edhe tek udhëheqësit kryesorë politikë, vazhdon të prekë Ballkanin Perëndimor dhe përbën një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe politik të rajonit”, ndërsa “fushatat e dezinformimit të drejtuara ndaj Ballkanit Perëndimor minojnë besueshmërinë e institucioneve demokratike, përfshirë integritetin e zgjedhjeve”.
Për këtë arsye, Kongresi ka theksuar se SHBA-ja duhet, ndër të tjera, të bashkëpunojë me aleatët dhe partnerët e përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit, diversifikimin e burimeve energjetike, reformat demokratike dhe ekonomike dhe reduktimin e varfërisë; të nxisë forcimin e lidhjeve tregtare dhe investimeve midis SHBA-së dhe aleatëve/partnerëve në Ballkanin Perëndimor dhe të zgjasë ndihmën amerikane për përpjekjet e integrimit rajonal në rajon.
SHBA-ja duhet të mbështesë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që nuk janë pjesë e BE-së dhe NATO-s, dhe që duan të anëtarësohen, të përmbushin kriteret për anëtarësim, kanë mbështetjen e të gjithë aleatëve për të marrë ftesën për anëtarësim dhe që janë në gjendje të promovojnë më tej parimet e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të kontribuojnë në mënyrë të rëndësishme në sigurinë kolektive të NATO-s.
SHBA duhet të rrisë lidhjet tregtare dhe investimet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për të zvogëluar varësinë nga burimet energjetike ruse, për të rritur diversifikimin e energjisë, efikasitetin dhe kursimin, si dhe për të lehtësuar kalimin te burimet e energjisë së pastër.
Aty shtohet se duhet të vazhdojë mbështetja e zhvillimit të shoqërisë civile të fortë, partneriteteve publike-private, medias së pavarur, qeverisjes transparente dhe të përgjegjshme, stabilitetit politik dhe ekonomive moderne të tregut.
Në aktin për mbrojtjen, sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i kërkohet të nxisë iniciativa për zhvillim demokratik dhe ekonomik dhe prosperitet, përfshirë zgjatjen e ndihmës teknike në çdo vend të Ballkanit Perëndimor, duke marrë parasysh kushtet lokale dhe miratimin e qeverisë vendase; të forcojë strategjitë kombëtare ekzistuese kundër korrupsionit, përfshirë korrupsionin politik, veçanërisht në gjyqësor, organet e pavarura të mbikëqyrjes së zgjedhjeve dhe prokurimet publike; dhe të promovojë rolin e medias së pavarur në luftën kundër korrupsionit.
Kongresi gjithashtu ka shprehur mbështetje për sigurinë kibernetike dhe rezistencën kibernetike në Ballkanin Perëndimor, iniciativat për lidhje ekonomike rajonale dhe zhvillim, si dhe për promovimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe arsimor midis SHBA-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Autori i këtij dokumenti për Ballkanin Perëndimor, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve nga radhët e demokratëve, William Keating, tha për televizionin Insajder se miratimi i legjislacionit në dy dhomat e Kongresit tregon se Ballkani mbetet në radarin amerikan.
“Mesazhi i rëndësishëm është se Amerika vazhdon të jetë e interesuar për Ballkanin Perëndimor. Unë merrem me këtë rajon prej shumë vitesh dhe gjithmonë e kam konsideruar si një zonë të rëndësishme për ne. Njerëzit duhet ta dinë se edhe në këtë Qeveri të SHBA-së ka njerëz që e shohin Ballkanin si prioritet”, tha Keating.
Ai shpjegoi se legjislacioni u prezantua që në shtator, dhe më pas u përfshi në Aktin për mbrojtjen, me qëllim që të sigurohet miratimi i tij.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje se do t’i drejtohet kombit nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën (sot, 17 dhjetor), me një fjalim televiziv.
Ai e konfirmoi duke shkruar një mesazh në rrjetin e tij social “E Vërteta” (Truth), teksa shtoi shkurtimisht se viti që po mbyllet ka qenë “i jashtëzakonshëm” që kur ai u rikthye në pushtet në janar.
Fjalimi do të mbahet të mërkurën në orën 21:00 (ora lokale amerikane dhe 03:00 e mëngjesit të së enjtes në Evropë), Donald Trump nuk e përmendi temën e fjalimit të tij.
“Bashkëkombëtarët e mi amerikanë: Do t’i drejtohem kombit nesër në mbrëmje, drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë, në orën 21:00”, shkroi ai, duke shtuar:
“Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për vendin tonë dhe më e mira ende nuk ka ardhur!”.
Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas kanë thënë se kanë arritur përparim të konsiderueshëm në ditën e dytë të bisedimeve të zhvilluara më 15 dhjetor, me qëllim të përfundimit të luftës së nisur nga Rusia në tokën ukrainase, teksa Uashingtoni raportohet t’i ketë ofruar Kievit garanci të sigurisë të modelit të Artikullit 5 të NATO-s.
Ndonëse ende ka pikëpyetje për çështje me rëndësi, përfshirë fatin e territorit që Kievi vazhdon ta kontrollojë në rajonin lindor Donjeck, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se duket që një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore është më afër se kurrë.
“Po përpiqemi ta finalizojmë, besoj se jemi më afër tani”, u ka thënë Trump gazetarëve në Zyrën Ovale më 15 dhjetor pasi delegacionet amerikane, evropiane dhe ukrainase kanë zhvilluar disa ditë negociata në Berlin.
“Kemi zhvilluar disa biseda me presidentin [rus, Vladimir] Putin të Rusisë dhe besoj se jemi më afër se kurrë dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë”.
Trump e ka përmendur se ka biseduar së fundmi me presidentin rus, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenky ka thënë se bisedimet kanë qenë të vështira, por të dobishme dhe që shefi i tij negociator, Rustem Umerov ka thënë se ka pasur “përparim real” në Berlin me të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff dhe Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, që kanë qenë pjesë e delegacionit amerikan.
“Këto biseda nuk janë gjithmonë të lehta, do të jem i sinqertë me ju. Por ka qenë bisedë produktive, me shumë hollësi, me të vërtetë shumë”, ka thënë Zelensky në një forum bizensor gjermano-ukrainas që është mbajtur pas takimit SHBA-Ukrainë.
Në një konferencë për media të zhvilluar më vonë nga kancelari gjerman, Friedrich Merz, Zelensky ka thënë se palët “kanë dallime” sa u përket territoreve, dhe që çështja “nuk është mbyllur”.
“Çështja territoriale është e dhimbshme. Ne e dimë 100 për qind çfarë dëshiron Rusia, dhe është shumë me rëndësi që amerikanët më kanë dëgjuar në këtë drejtim”, ka thënë Zelensky.
“Unë besoj që amerikanët, si ndërmjetësues, do të analizojnë mënyra të ndryshme si t’i zgjidhin këto çështje”, përfshirë territorin dhe ndarjen e fondeve për rindërtim të Ukrainës.
Zelensky i ka refuzuar propozimet që kërkojnë nga Kievi të heqë dorë nga një pjesë e rajonit të Donjeckut, që ende e ka nën kontroll. Dhe ai ka sugjeruar që nëse Ukraina duhet të largohet nga vija e frontit në Donbas, atëherë edhe forcat ruse duhet të veprojnë njëjtë.
Rusia, në anën tjetër, insiston në koncesione territoriale, duke kërkuar gjithë rajonin ukrainas të Donbasit. Nëse nuk ndodh ashtu, Putini ka thënë se rusët do ta marrin atë rajon me forcë.
Kancelari Merz ka thënë se tani është shansi më i madh për proces të paqes prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2022 dhe që Shtetet e Bashkuara kanë bërë kontribut të madh për garanci të sigurisë për Ukrainën.
Një grup prej shtatë shteteve të Bashkimit Evropian, liderët e BE-së dhe Zelensky e kanë publikuar një deklaratë të përbashkët duke thënë se mbështesin një ushtri ukrainase prej 800.000 trupash, një forcë multikombëtare të udhëhequr nga evropianët dhe një mekanizëm të udhëhequr nga amerikanët për monitorim dhe verifikim për të zbatuar një armëpushim eventual.
Ndërkohë, shumë agjenci të lajmeve i kanë cituar zyrtarët amerikanë të kenë thënë se propozimet e diskutuara në Berlin i ngjasojnë Artikullit 5 të NATO-s.
Ky artikull parasheh që sulmi ndaj një vendi anëtar konsiderohet sulm ndaj të gjitha vendeve anëtare të aleancës.
Uashingtoni nuk ka dhënë hollësi se si do t’i ofrojë garancitë e sigurisë, ndonëse ka pasur zyrtarë që kanë thënë se një ofertë e tillë nuk do të jetë përgjithmonë në tavolinë.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov ka thënë më 15 dhjetor se heqja dorë e Ukrainës nga anëtarësimi në NATO është “gurthemel” për një marrëveshje për paqe në sytë e Kremlinit, dhe që Rusia prej të dëgjojë nga zyrtarët amerikanë se çfarë është diskutuar në Berlin, pasi Moska nuk ka qenë e përfshirë.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Në LinkedIn Vladimir Kara-Murza lajmëron intervistën e tij tek FRANCE 24 dhe shkruan :“Putini nuk është vetëm një diktator dhe një uzurpator i paligjshëm – ai është gjithashtu një vrasës, në një kuptim shumë të drejtpërdrejtë dhe të mirëfilltë të këtij termi”.
Në FRANCE 24 për të diskutuar luftën në Ukrainë, represionin në Rusi dhe përgjigjen e Perëndimit.”
Vladimir Vladimirovich Kara-Murza është një gazetar, politikan, aktivist dhe regjisor rus me shtetësi britanike, një figurë e shquar e opozitës politike ndaj Vladimir Putinit dhe një ish-i burgosur politik. Në vitet 2015 dhe 2017, ai ishte viktimë e dy atentateve me helmim me kimikate të paidentifikuara, për të cilat ai fajësoi Putinin.Në prill 2023, ai u dënua me 25 vjet burg (dënimi më i lartë politik për një krim jo të dhunshëm që nga BRSS) me akuza për tradhti, pjesëmarrje në një “organizatë të padëshirueshme” dhe “lajme të rreme ushtarake” sipas ligjit të censurës për kritikat e tij ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 dhe u deportua në një burg të sigurisë maksimale në Siberi.Procedurat penale kundër Kara-Murzës konsiderohen nga kundërshtarët e regjimit, vëzhguesit ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës si një gjyq shfaqjeje, dhe ai i ka krahasuar ato me ato të epokës staliniste.Amnesty International e ka shpallur atë të burgosur të ndërgjegjes. Në vitin 2024, ai u vlerësua me Çmimin Pulitzer për komentim për artikujt që vazhdoi të shkruante nga qelia e tij e burgut.Kara-Murza u lirua më 1 gusht 2024, si pjesë e një shkëmbimi të burgosurish me Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë dhe vendet perëndimore.Ai vazhdoi aktivitetin e tij politik në mërgim, duke u vendosur në një listë të kërkuar nga Rusia.Ai ishte nënkryetar i Open Russia dhe aktualisht është nënkryetar i Free Russia Foundation, dy organizata të themeluara nga Mikhail Khodorkovsky.Ai është gjithashtu konsulent i Human Rights First dhe studiues në Qendrën Raoul Wallenberg për të Drejtat e Njeriut. Ai ishte gjithashtu një president themelues i Fondacionit Boris Nemtsov për Liri, dhe është ndër themeluesit e Komitetit Rus Kundër Luftës dhe një nga iniciatorët e Platformës së Forcave Demokratike Ruse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.Lideri kryesor i opozitës ruse së bashku me Yulia Navalnaya, në vitin 2025 roli i tij si një president i mundshëm i qeverisë në mërgim u deklarua nga forcat e opozitës.[
Negociatat mbi garancitë e sigurisë që Ukraina kërkon të marrë nga SHBA dhe Evropa kanë bërë përparim të konsiderueshëm, raporton media amerikane Axios.
Një zyrtar i lartë amerikan ka deklaruar se administrata e Donald Trump është e gatshme t’i ofrojë Ukrainës një garanci bazuar në nenin 5 të NATO-s, i cili do të miratohet nga Kongresi dhe do të jetë ligjërisht i detyrueshëm.
“Ne duam t’u japim ukrainasve një garanci sigurie që nuk është një çek i bardhë nga njëra anë, por që është mjaftueshëm e fortë nga ana tjetër. Ne jemi të gatshëm ta hedhim në votim në Kongres”, tha zyrtari amerikan për Axios.
Më herët, presidenti i SHBA theksoi se është bërë shumë përparim drejt zgjidhjes së konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.
Në frontin diplomatik, i dërguari amerikan Steve Witkoff pritet të takohet me udhëheqësit evropianë dhe Volodymyr Zelensky në Berlin këtë fundjavë. Ky vendim për të dërguar Witkoff nënvizon përshpejtimin e përpjekjeve të SHBA-së për të arritur një marrëveshje paqeje para fundit të vitit.
Çfarë parashikon neni 5 i NATO-s?
Neni 5 i NATO-s parashikon që nëse një aleat i NATO-s është viktimë e një sulmi të armatosur, çdo anëtar tjetër i Aleancës do ta konsiderojë këtë akt dhune si një sulm të armatosur kundër të gjithë anëtarëve dhe do të ndërmarrë veprimet që i konsideron të nevojshme për të ndihmuar aleatin e sulmuar. Panorama
Zyrtarja më e lartë grua e shtetit shqiptar e arrestuar deri më tani, Mirlinda Karçanaj, ndonëse një nga njerëzit më të përfolur të kësaj qeverisjeje ka qenë një personazh me profil të ulët në publik.
Përpara se të parakalonte tek dera e SPAK-ut dhe me përjashtim të një konference shtypi të dhënë në krah të kryeministrit Rama, shumëkush që do të këmbehej me të në rrugë, zor se do ta njihte.
E megjithëatë, emri i një prej grave më jetëgjata të pushtetit të rilindjes ka qenë i lidhur me skandalin e vjedhjes së të dhënave të qytetërve shqiptare, për ti përdorur patronazhistët e PS në zgjedhje, ai është lakuar me rënien e sistemit informatik të vendit dhe vjedhjen e të dhënave nga hakerat iranianë, me rjedhjen e pagave të qindra mijra punëonjësve, etj.
Pyetja që shtrohej për të gjithë ata që e njihnin, por dhe për të tjerët që nuk ia identifikonin dot fytyrën është e njëjtë: Si po rreziston kaq gjatë kjo grua?
Disa e lidhnin mbijetesën e saj me afërsinë që ajo kishte me bashkëshorten e kryeministrit. Të tjerë me tenderat që i jepte kunatit të Ramës, Armand Frangu.
Por, në një farë mënyre të gjithë gabohen, pasi lidhja e saj daton shumë më herët, që prej kohës kur ajo punonte në Bashkinë e Tiranës. “Ishte e vetmja që kur Rama ishte i nervozuar i hynte në zyrë dhe arrinte ta qetësonte”, i tregoi Lapsit, një punonjëse e bashkisë, në fillim të viteve 2000, pra në kohën kur Karçanaj punoi si drejtore e Teknologjisë së Informacionit në Bashkinë e Tiranës, nga maji 2007 deri në shtator 2011.
Kur Ramës i vodhën ato dhjetë votat e famshme dhe e nxorën nga bashkia, prej aty u largua edhe ajo, për tiu rikthyer përkohësisht zanatit të saj si lektore në Fakultetin e Ekonomisë. Por ky udhëtim në shkretëtirë nuk zgjati shumë. Me ardhjen e Ramës në pushtet, ajo ishte një nga zyrtaret e para të rikthyera në administratë që në vitin 2013.
Në katër vitet e dyta të pushtetit fuqia që do i jepej asaj do të zmadhohej tepër. Në 2017, Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kaloi direkt nën kontrollin e kryeministrit. Ironia e fatit: kjo lëvizje u bë në emër të luftës kundër korrupsionit për të mbledhur në një dorë të gjithë tenderat për të dixhitalizuar sistemet dhe për të zhdukur rryshfetet e vogla nëpër sportelet e shtetit.
Pas këtij momenti AKSHI do të kryente çdo procedurë prokurimi që lidhej me infrastrukturën e IT për çdo njësi të qeverisë, që nga blerja e kompjuterëve dhe deri te implementimi e mirëmbajtja e sistemeve. Kështu dalë ngadalë, do të krijohej ai që më pas Arben Ahmetaj do ta quante “kopshti privat i kryeministrit”.
Që kur ndodhi ndryshimi i vitit 2017, kjo agjensi, e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, nën vartësi direkte nga Edi Rama ka menaxhuar mbi gjysëm miliardi Euro.
Duke përshkruar këtë hop marramendës gazetarja Ola Xama ka vënë re: “Në 2017-n buxheti i AKSHI-t ishte 5 milion euro, ndërsa për vitin 2026 planifikohet të jetë 189 milion euro, rritje me 38 herë….”. më pas ajo ka komentuar: ” fabula është kjo: nuk marrim më 2 mijë lekë të vjetra për të lëshuar certifikatën, por vjedhim miliona euro me tenderat e sistemeve që do të eliminojnë korrupsionin e administratës së ulët! Qytetarët varfërohen më shumë, por ndihen më pak të vjedhur”.
Kjo para është pak a shumë filozofia që polli atë që po përjetojmë sot duke parë fotot dhe përgjimet e ralizuara nga “kordinatori i Ramës me krimin”, Ergys Agasi.
Dosja e SPAK që ka çuar në arrest shtëpie Mirlinda Karçanajn, për shkelje të barazisë në tendera dhe për pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal tregon se si përdoreshin këto qindra miliona euro: për tendera të paracaktuar, për vendosje të kritereve siç i donin fituesit e percaktuar dhe për pengmarrje ndaj atyre që ankoheshin. Në përgjime dëgjohen fraza të tilla: “tenderi realisht kushton 2 milionë euro, po do e bëjmë 4”.
Si rezultat i kësaj skeme grabitëse, në ngritur nën hundën dhe me bashkëpunimin e Kërçanajt, sipas llogarisë së prokurorëve dyshohet se Ergys Agasi ka futur në xhep rreth 29 milionë euro nga kompani që fituan tendera të AKSHI-t, ndërsa partneri tjëtër i tij Ermal Beqiri, me kompaninë SOFT & SOLUTION, pati afro 18 milionë euro të ardhura dhe pothuajse 11 milionë euro fitime në vitin 2024.
Të tre këta personazhe rrezulton të jenë takuar disa herë sipas filmimeve që disponojnë prokurorët. Ndonëse është munduar ti relativizojë këto takime drejtoresha e AKSh-it nuk i ka mohuar ato në dëshminë e saj të dhënë për SPAK: “As nuk pi kafe dhe as nuk rri apo të shoqërohem me ndonjë operator ekonomik jashtë zyre. Ka patur një rast ku kam takuar një operator ekonomik të cilin e kam takuar rastësisht në zyrën e një të njohuri tim, të cilin e kisha takuar për një kafe në zyrën e tij, për shkak të një konsulence private, konkretisht në zyrën e shtetasit Ergys Agasi, me të cilin kam njohje të vjetra, të cilin e kam takuar disa herë në zyrën e tij, për çështje private. Ergysi do të bënte një partneritet që donte të bënte me një kompani izraelite, dhe më pyeti për një zgjidhje teknike. Në këtë ambient ka qenë dhe shtetasi Ermal Beqiri, i cili rezultoi në mënyrë rastësore prezent në këtë takim” është rrefyer ajo.
Ndërkohë, duke lexuar mbi 200 faqet e dosjes të detajuar të SPAK me provat e kësaj bande të dyshuar si kriminale, të lind një pyetje: Ku e gjenin ata guximin të vidhnin ditën për diell dhe të shkonin deri aty sa të rrëmbenin njerëz? Kush ia jepte fuqinë për të përdorur si shantazhues oficerë të lartë policie, apo pushtetin për të kontrolluar aplikimet e tenderave përmes Komisionit të Prokurimit Publik?
Vetëm kur shtron këtë pyetje e kupton ata që nuk gjendet mes rreshtave të dosjes së SPAK. Erdys Agasi është tashmë i njohur botërisht si eminenca gri e Edi Ramës në mbajtjen e lidhjeve me krimin. Ajo që bashkëpunonte me Agasin, Kërçanaj qe njeriu që u mor nga rama nën vartësinë e tij personale, për të menaxhuar një fond 540 milionë euro (nga 2017 deri sot). Prandaj profili i drejtoreshës së AKSH, që prej 2011 kur ajo filloi punë në bashkinë e Tiranës shërben shumë për të kuptuar gjenezën e batërdisë që na ka shpërthyer sot para syve./Lapsi.al/
Katër protestues të Partisë Demokratike, të arrestuar gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet janë liruar pasi gjykata e cilësoi të paligjshëm arrestimin.
Gjykata vendosi: 1. Konstatimin e paligjshmërisë së arrestimit te kater protestuesve. 2. Urdhërimin e lirimit te menjëhershëm të tyre. 3. Rrëzimin e kërkesës për vendosje masë sigurimi.
Ngjarja ndodhi gjatë protestës së organizuar nga PD-ja, ku qytetarët u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj skandaleve të qeverisë. bw
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar prova që sipas tij në datën 15 dhjetor, Ergys Agasi ka qenë në shtëpinë e Edi Ramës në Surrel.
Berisha në një deklaratë për mediat tha se “Surreli është zonë krimi”, pasi sipas tij çdo tullë në shtëpinë e kryeministrit është e vjedhur.
Po ashti Berisha me dokumente tregon se në disa raste makina e Ergys Agasit ka qenë në Surrel, madje i janë vendosur edhe gjoba nga ana e policisë.
Kyreopozitari tha se është fyerje per shqiptaret qe Edi Rama te vazhdoje te qëndrojë ne pushtet.
“Është kapur në zonën e krimit. Surreli është zonë krimi, sepse çdo tullë është vendosur në vjedhje, e kanë paguar qytetarët shqiptarë. Çdo metër katror aty është e vjedhur ndaj dhe opozita e ka shpallur atë zonë krimi. Ky tani…ja ku është dëshmia. Ka lënë makinën aty. Ja morën apo jo me karotrec këtë nuk do ta them, por aty nuk mund të parkojë askush.
Ajo që flet më shumë se cdo gjë tjetër janë fitimet 22 mln herë më shumë brenda 4 muajve sesa kapitali fillestar i investuar ne EA Solution
Nuk ka provokim më të madhe se shqiptarët. Nuk ka fyerje më të madhe sesa Rama qëndron në pushtet”, tha Berisha. gsh
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë përfituar sistemet moderne të mbrojtjes Javelin, falë bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka dhënë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ndër të tjera, shprehet se Javelin-ët do të forcojnë aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura shqiptare, rrisin parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.
“Ardhja e sistemeve , falë bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare”, shprehet Vengu. gsh
Kreu i PD-së, Sali Berisha theksoi se dy nga personat e arrestuar për protestën e djeshme ishin turistë nga Kosova dhe nuk kishin lidhje me protestën.
Sipas tij, njëri prej tyre ishte djali i një ish luftëtari të UÇK-së. Berisha tha se ai ishte arrestuar vetëm se ai kishte bërë foto me të. Kryedemokrati kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.
“Janë ndaluar 10 nga të cilat 4 janë arrestuar. Këta dy prej tyre janë kosovarë, turistë të ardhur dhe janë arrestuar nga policia sapo kanë marrë vesh se janë kosovarë për të mundur me akuzuar edhe qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje në protesta.
E vërteta është që këta të dy kanë ardhur si turistë. Kanë qenë këtu pas protestës, në mos gabohem. Kanë bërë foto. Njëri më tha se jam djali i një luftëtari të UÇK.
Bëra foto me të. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre dhe paralajmëroj policinë që të mos prekë me dorë protestuesit se ata po luftojnë kundër hajdutëve të kombit, e kriminelëve në detyrë.”, tha Berisha. Panorama
Partia Demokratike ka publikuar sot librin me mbi 1500 faqe që sipas tyre dokumenton vjedhjet në zgjedhjet e 11 majit.
Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se ky libër është quajtur “Farsa e madhe e majmur e zgjedhjeve në Shqipëri”.
Libri është realizuar sipas Berishës falë një punë të jashtëzakonshme të strukturave të Partisë Demokratike.
“Jemi këtu para jush, para shqiptarëve publikimin e PD, të cilin kësaj herë kemi preferuar ta quajmë “Farsa e madhe e majmur e zgjedhjeve në Shqipëri”.
Ky dokument i hartuar mbi 1500 faqe dhe mbi 2000 e ca prova, dokumente, video, fotografi. Një punë e jashtëzakonshme e strukturave të PD, të cilat kanë mbrojtur votën duke identifikuar cdo shkelje ligjore, cdo dhunim të votës, cdo ndërhyrje e krimit etj”, tha Berisha. gsh
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë anëtarë në Këshillin e Imunitetit dhe Mandateve morën pjesë në mbledhjen që ata vetë e kishin thirrur, por PS nuk mori pjesë.
Gazment Bardhi tha se anëtarët e PS në Këshillin e Mandateve po bëhen avokatë të Belinda Ballukut.
Ai lexoi edhe një pjesë nga kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit, ku sipas tij është urgjente mbledhja dhe shqyrtimi i çështjes së mandatit të Ballukut.
Sipas Bardhit, SPAK thotë se Balluku ka ushtruar presion ndaj dëshmitarëve, konkretisht ndaj një vartëse të saj. Po sipas Bardhit, referuar kërkesës së SPAK, e pandehura Balluku mund të prishë dhe asgjesojë provat dhe mund të largohet.
“Njësoj si kriminelët që i fshihen drejtësisë edhe kolegët e mazhorancës janë të fshehur. Nuk janë paraqitur në një mbledhje të vlefshme. Pengimi i drejtësisë me urdhër politik të Edi Ramës është akti më i rëndë që ka kryer ky kuvend gjatë këtyre viteve demokraci. Nuk mundet që një kryeministër të urdhërojë deputetët të mbledhë Këshillin e Mandateve.
Unë për herë të parë dua tju lexoj pjesë nga kërkesa që SPAK ka sjellë në Kuvend dhe e bëjnë të ngutshme mbledhjen.
Balluku që ka interes për të zvarritur cështjen. Pse pesë anëtarë të Këshillit bëhen zëdhënës të një të pandehuri për veprime korruptive që kapin vlerën e 1.1 mld eurove.
SPAK ka argumentuar se “në vijim të hetimeve nga përdorimi i metodave speciale kanë rezultuar të dhëna se nga ana e Ballukut ka ushtruar presion në forma të ndryshme ndaj personit të pyetur, konkretisht një vartësja të saj. Jemi në kushtet e zëvendësimit të masës së sigurimit për Belinda Ballukun. Vlerësojmë se pas caktimit të masës së sigurimit, nevojat e sigurimit janë rënduar ndaj të pandehurës Belinda Balluku. Pasi po kryhen hetime penale për procedura të tjera. Gjendja e lirë e të pandehurës paraqit rrezik real. Ekziston mundësia që ajo të asgjesojë ose të prishë provat. E pandehura Belinda Balluku ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët. Largimi i të pandehurës është evident”, tha Bardhi. Panorama
Qeveria shqiptare është skualifikuar nga Ministeriali i Energjisë së BE-së. Më 18 dhjetor, ky ministral ka vendosur të ndëshkojë qeverinë shqiptare për shkak të detyrave që Belinda Balluku ishte zotuar të realizonte në sektorin e energjisë, por siç duket nuk ka mundur ti realizojë pasi ka qenë e “zënë’ duke fshehur milionat që ka vjedhur.
Sipas dokumentit të Ministerialit të Energjisë, Shqipëria nuk ka miratuar dhe zbatuar ligjet, rregulloret dhe dispozitat administrative të nevojshme për t’u përputhur me Direktivën e Bashkimit Europian, që lidhet me përgatitjen për rrezikun në sektorin e energjisë elektrike.
“Shqipëria nuk ka transpozuar ende Rregulloren (BE) 2019/941 dhe as ka caktuar një autoritet kompetent për përgatitjen ndaj rreziqeve, pavarësisht se afatet përkatëse kanë përfunduar më 31 dhjetor 2023 dhe 5 janar 2023.“- thuhet në vendim.
Rregullorja (BE) 2017/2196 gjithashtu nuk është transpozuar ende. Shqipëria nuk ka paraqitur Deklaratat e Sigurisë së Furnizimit me Energji Elektrike pranë Sekretariatit, pavarësisht detyrimit të saj sipas nenit 29 të Traktatit.
“Zhvillimet kryesore në fushën e sigurisë kibernetike në Shqipëri përfshijnë miratimin në vitin 2024 të Ligjit të ri gjithëpërfshirës nr. 25/2024, i cili është pjesërisht i harmonizuar me Direktivën e BE-së për Sigurinë e Rrjeteve dhe Sistemeve të Informacionit (NIS2) dhe pasqyron standarde më të gjera evropiane. Përveç kësaj, është krijuar Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), për të mbikëqyrur dhe koordinuar përpjekjet e vendit në fushën e sigurisë kibernetike”, vlerëson raporti.
Vendimi i Ministerialit të Energjisë mendohet se lidhet me tre projekte ku Balluku është investuar personalisht, si TEC-i i Roskovecit, ku dyshohet si investitore edhe një korporatë ruse, anijet energjitike “Tigrat” në Vlorë dhe destabilizimi i linjave të interkonjeksionit europian për shkak të marrëveshjeve korruptive.
Bashkimi Europian ka vendosur se qeveria shqiptare duhet të raportojë gjatë vitit 2026 se çfarë hapash do të ndërmarrë në korrigjimin e problemeve të konstatuara në politikat e energjisë.
“Shqipëria duhet të marrë të gjitha masat e duhura për të ndrequr shkeljen e identifikuar në nenin 1 dhe për të siguruar menjëherë pajtueshmërinë me ligjin e Komunitetit të Energjisë. Shqipëria do të raportojë rregullisht në Sekretariat dhe në Grupin e Përhershëm të Nivelit të Lartë në lidhje me masat e marra në vitin 2026” – theksohet në vendimin e Ministerialit të Energjisë së Bashkimit Europian.
Nëse shkeljet e Shqipërisë nuk janë korrigjuar deri më 1 korrik 2026, Sekretariati ftohet të fillojë një procedurë sipas nenit 92 të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, që parashikon pezullimin e disa të drejtave që rrjedhin nga zbatimi i këtij traktati për palën përkatëse, duke përfshirë pezullimin e të drejtave të votimit dhe përjashtimin nga mbledhjet ose mekanizmat e parashikuar në këtë traktat./boldnews.al
Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish ministrja Olta Xhaçka është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
E pyetur nga gazetarët Xhaçka nuk dha asnjë koment, por mësohet se ajo është thirrur për hetimet mbi Portin e Limionit.
Hetimi nisi pas kallëzimit në SPAK nga ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari në vitin 2021 kundër vendimit të Këshillit të Ministrave, që më 1 korrik 2020 vendosi që Baza Detare Limion me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 265 mijë metra katrorë, t’i jepej me qira për 20 vjet me tarifën simbolike 1 euro bashkimit të 2 shoqërive.
Baza detare e Sarandës do të qëndrojë e sekuestruar derisa Prokuroria e Posaçme të dalë me një vendim për hetimin e nisur lidhur me procedurat e ndjekura për dhënien me qira te privati të pronës së ushtrisë. gsh