VOAL

VOAL

EU, I MJERI RAMUSH,EU…?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Kurr nuk qe në gjendje të ngritësh vetë më këmbëtë e tua. Partin e le të shtrime për tokë pa mujtë te marrë vehtën asnjëherë ne zgjedhje.

Kur nuk je i zoti te ngulësh ne këmbet tua, këmbet tua janë bërë si kungala,paterica duke u terheqë zhagë herë të një parti,herë të tjetra.

Këto mjerimet tua politike,lakmia për pushtet,kalmia për te ecëme kingala,apo paterica ne tërë pas luftën po e demtojnë AAK,duke iu lepi tuljifarë partie,po te ngrehin zhag,po lujan me ty,sepse e kanë hetuar se je i etur për pushtet.

Sikur AAK te mendonte për vehte,e jo për te tjërët,do te delte me mirë në zgjedhje.

Eu,Ramush,eu së në ç’gjendje e kë sjellë partinë duke u bërë patericë e partive tjera.

Ani shikojeni se si i buzëqeshet padronit Avdullah Hoti për ndonjë postë ne qeveri.

Sa poshtë ka rënë katundi i AAK gjithëmonë lypsare postesh me paterica,e jo të qendroi e fortë dhe krenare me këmbet e veta.

Deri kur kështu….kur do te bëhesh vetëvehtja…sa gjynah,hero ne luftë kurse lypsar postesh me paterica ne paçë duke iu rrasë partive tjera.

Ku ka mbetë krenaria e jote miku im…

Ramush Harajdinaj: hero ne luftë,i ligështë ne paçë

LAN apo LANA, koalicion i theqafjes politike për LDK-në! – Nga Florim Zeqa

 

Pa dashur të ndalem tek nominimi i z. Avdullah Hoti për kryeministër, ishte i qëlluar apo i gabuar, Isa Mustafa për të arritur qëllimin e semurë politik deri tek posti i presidentit, fillimisht e dogji zonjen Vjosa Osmani (me tërheqje nga qeveria), duke e shpërfillur vullnetin e elektoratit të LDK-së, i cili e votoi Vjosa Osmanin për kryeministre e jo Avdullah Hotin.

Pasi e dogji Vjosen, po i vë flakën edhe Avdullah Hotit

Vënja në pazar e LDK-së për arritjen e qëllimit politik është dëshmi, se Isa Mustafës nuk i intereson LDK-ja , as e ardhmja e shtetit dhe qytetarëve, por vetëm interesi i tij personal.
Isa Mustafa për arritjen e qëllimit personal (posti i presidentit)i është i gatshëm t’i djegë një nga një bashkëpunëtorët e tij sikurse cigaret “Morava”, për t’i hudhë më pasatj si lecka në shportën e mbeturinave, ashtu siq e hudhi Vjosa Osmanin pasi ajo e solli LDK-në në pozitën e dytë dhe i dha atij mundësinë e manipulimit me vullnetin e elektoratit.
Vërbimi i Isa Mustafës pas pushtetit të pakufishëm në LDK dhe fokusimi pas postit të presidentit e ka dëmtue rëndë imazhin e LDK-së.
Një qasje pak më pragmatike e LDK-së, do të bënte që kjo parti të fuqizohej në elektorat për zgjedhjet e ardhshme, të cilat që tani shihen në horizont.
Ndryshe, zgjedhjet do të jenë një mundësi e “mirë” që LDK-ja me Isa Mustafën ta thejnë rekordin e humbjeve në zgjedhjet parlamentare!
Në situatën e tanishme, për qytatarët e vendit të gjitha partitë politike janë bërë përafërsisht të njëjta, janë parti të dështuara në qeverisjen e vendit, të kriminalizuara dhe në shërbim të mafias dhe oligarkisë kriminale.
Në mungesë të një alternative të re dhe serioze politike, qytetarët edhe nga zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk presin që të ketë ndryshime substanciale, pa marrë parasysh se cila parti apo cili koalicion fiton, do të kemi vazhdim të keq-qeverisjes, përkatësisht sundim të krimit të organizuar në institucinet më të larta të shtetit.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, sprovë e vetëdijes qytetare

Me zgjuarsinë e qytetarëve në procesin e parakohshëm zgjedhor, mund të bëhet një hap i madh në pastrimin e skenës politike, si parakusht i domosdoshëm për pastrimin e sistemit qeverisës në vend.
Koaliconi LAN apo LANA me listën serbe është koalicion i turpit i cili nuk po bëhet për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, por nga frika e ndëshkimit dhe humbjes së mundësisë për rimarrjen e pushtetit.
Prej koalicionit të turpit, nuk do të kemi shkapje të shtetit, por vazdhimësi të kapjes së shtetit dhe ngulfatje të vullnetit të elektoratit për ndryshime.
E kuptoj ngutinë e Albin Kurtit dhe LVV-së për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme, por do të jenë pikërisht zgjedhjet ato që do ta zhgënjejnë më së shumti këtë subjekt politik, shkaku i gabimeve dhe mosmenaxhimit të mirë të ‘qeverisë së shpresës’ nga Albin Kurti. Si pasojë e kryeneqësisë në liderit të saj, LVV do të mbetet shumë largë objektivave për rimarrjen e pushtetit.
Mundësia e fundit që i mbetët LVV-së për rimarrje të pushtetit është koalicioni natyral paszgjedhor me PDK-në e Kadri Veselit, si e vetmja alternativë.
Ndryshe, zgjidhja më e mirë për LDK-në, do të ishte lënja e pushtetit dhe kthimi kah vetëvetja, për t’u hapë rrugë ndryshimeve pozitive dhe reformave brenda kësaj partie (kërkesë e elektoratit), në të kundërtën katandisja dhe theqafja politike e LDK-së nuk do të kenë të ndalur në koalicion me ish partitë e PAN-it!
Me shkuarjen e vetme të partive politike në zgjedhje, do të matet forca reale dhe kredibiliteti i tyre në raport me qytetarët e vendit.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme kurdo që të mbahen ato, do të jenë një sprovë e madhe e vetëdijes qytetare.

”UÇK ka kryer krime”, Albin Kurti shkarkon këshilltarin pas deklaratave të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar Shkëlzen Gashin, këshilltarin e tij që deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime.
Kjo deklaratë nga dita e djeshme deri sot ka ndezur arenën politike në Kosovë por jo vetëm dhe në Serbi por ka ndërhyrë menjëherë Kurti.
Në një status nëFB, Kurti thotë se e ka liruar nga detyra dhe ka mësuar se ai nuk është një bashkëbisedues i lehtë.
Gashi në fakt përmendi se vetëm disa pjesëtarë të UÇK kanë kryer krime ndaj serbëve por nuk është tërhequr nga këto fjalë.
STATUSI I ALBIN KURTIT

Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi.

Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.

E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar.

Debat virtual për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Kriza politike në Kosovë, përshkoi debatin virtual të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë.

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, tha se ndarjet politike në Kosovë e kanë shpërqendruar vëmendjen e shumë udhëheqësve të saj nga kriza shëndetësore.

“Këto ndarje kanë zvogëluar besimin e publikut në udhëheqjen politike gjatë një kohe të një ankthi dhe pasigurie të rritur të popullsisë”, tha ai.

Ai vlerësoi edhe siç tha, komunikimin dhe bashkërendimin e përmirësuar midis autoriteteve shëndetësore në Prishtinë dhe në Beograd në kohën e pandemisë duke përmendur me këtë rast edhe një mijë teste për koronavirusit, që Serbia u dhuroi Kosovës.

Këtë dhuratë e përmendi edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, duke theksuar se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë të dëshmojë solidaritet në kohën e pandemisë, ndërsa kritikoi siç tha, politizimin e kësaj mbështetjeje nga politikanët në Prishtinë.

Ministri serb tha se Serbia edhe gjatë periudhës para takimit të Këshillit të Sigurimit ishte e përkushtuar për një marrëveshje me Kosovën “që asnjëra nuk do të merrte gjithçka por do të merrte mjaftueshëm për ta bërë zgjidhjen afatgjate dhe të qëndrueshme”.

Ai tha se kishte shpresë që pas zgjedhjeve të tetorit në Kosovës dhe formimit të qeverisë në shkurt të këtij viti do të ishte një periudhë e një faqeje të re kundrejt bisedimeve.

“Por pamë pikëpamje shumë më të skajshme dhe mosgatishmëri për bisedime në vendimet e qeverisë së Albin Kurtit”, tha ai duke theksuar se vendosja e masave reciproke ndaj Serbisë pas heqjes së tarifave ndaj mallrave të saj nga zoti Kurti janë hapi i fundit që pengon rifillimin e bisedimeve.

Ai tha se është e papranueshme të vihet paralele ndërmjet tarifave të vendosura ndaj mallrave serbe dhe fushatës së Beogradit për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Ai falënderoi ambasadorin amerikan Richard Grennell, i dërguar i presidentit Donald Trump për marrëveshjet për trafikun e ajror, hekurudhor dhe rrugor ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ministri serb tha se projekti për krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës është gabim i një pjesë të komunitetit ndërkombëtar.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca tha se Serbia nuk po e kupton një fakt të thjeshtë: “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik 2010 e ka vulosur legalitetin dhe legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, që është e pakthyeshme”, tha ai duke cituar opinionin e gjykatës se “shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtar”.

Ministri Konjufca tha se sa më parë që Serbia e kupton këtë, do të jetë më e dobishme për Serbinë, për Kosovën dhe rajonin. Ai tha se kërkesën në Gjykatë e kishte dorëzuar Serbia dhe “është qasje hipokrite të pyesësh Gjykatën dhe të mos e respektosh përgjigjen e saj”.

Ai u bëri thirrje vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë sa më parë, sepse kësisoj tha ai, do të respektonin jo vetëm vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës por edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare.

Ministri Konjufca tha se marrëdhëniet e vështira me Serbinë mund të përmirësohen vetëm me dialog të sinqertë dhe të barabartë.

“Për të krijuar një mjedis të tillë, qeveria ka vendosur të tërheq tarifën qind për qind, kemi marrë hapa gradual të reciprociteti për të adresuar barriera tarifore që Serbia i ka bërë për mallrat tona. Serbia duhet t’i heqë barrierat”, tha ai.

Ministri Kojufca kërkoi që Serbia të japë përgjigje për personat e zhdukur gjatë luftës duke përmendur profesorin Ukshin Hoti si dhe vënien para drejtësisë të autorëve të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë.

Ai akuzoi ministrin serb se “është duke mashtruar disa shtete që e kanë njohur Kosovën, duke thënë se bisedimet Kosovë Serbi kane të bëjnë më statusin e politik të Kosovës”, tha ai duke nënvziuar se Pavarësia e Kosovës është faktori i paqes dhe stabiliteti në rajon.

Zoti Konjufca sikurse edhe një pjesë e ambasadorëve të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit tha se ka ardhur koha që të përmbyllet misioni i UNMK-ut në Kosovë.

Këshilli i Sigurimit arriti një marrëveshje vitin e kaluar se gjatë vitit 2020 do të mbahen dy takime në vit për Kosovën, një në muajin prill dhe një në muajin tetor.

A po shkojnë partitë drejt profilizimit politik!? – Nga Florim Zeqa

 

Rrëzimi i ‘qeverisë së shpresës’ dhe ‘formimi i qeverisë e së keqës’,… gjegjësisht përafrimi në distancë i LVV-së me PDK-në në njërën anë dhe dhe kontrabandimi i vullnetit të elektoratit të LDK-së tek partitë e vogla, por shumë të deshtuara në qeverisjen e vendit në anën tjetër, paraqet fundin më të tmerrshëm të iluzioneve për ndryshim!

Deklarata e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli se “LVV i ka dërguar ftesë PDK-së për një koalicion të mundshëm”, është vazhdimësi e deklaratave të mëhershme të Glauk Konjufcës “për konstruktivitet të PDK-së”, e cila nënkupton përafrimin e këtyre dy subjekteve me ideologji të njëjtë politike.
Bashkimi i PDK-së me LVV-në paraqet bashkimin më natyral të LP-këistëve të djeshëm në një front të përbashkët kundër të djathtës shqiptare, i cili do të rezultojë me profilizimin e skenës politike në përgjithësi.
Ky bashkim i dy subjekteve të përafërta me njëra-tjetrën, do të bëjë, që të pakënaqurit e dezertuar nga krahu i djathtë në këto parti, të kthehen në origjinën e tyre ose të konvertohen në neokomunist të rinjë.
Në anën tjetër, edhe subjekti më i vjetër i skenës politike kosovare, LDK-ja e mbërthyer nga strukturat e vjetra komuniste, lakmitarët e pushtetit dhe matrapazët politik, patjetër duhet të reformohet shpejtë, në të kundërtën rrezikon tkurrjen enorme të saj.
Partitë e vogla do ta kenë më të vështirë ekzistencën e tyre pas profilizimit të ri politik.

Kulmi i zhgënjimit qytetar

Zhvillimet e fundit politike në vend kanë shkaktuar kulmin e reagimeve dhe zhgënjimin e qytetarëve në të gjitha partitë aktuale.
Derisa në gjithë botën e civilizuar ka reflektim pozitiv të forcave politike dhe vazhdim të mandatit të qeverive aktuale për tu përballë me armikun e pa dukshëm të ashtuquajtur “Covid-19”, tek ne në Kosovë po ndodhë e kundërta, të gjitha partitë politike pa dallim, pozitë dhe opozitë, po e shfrytëzojnë situatën e pandemisë për të bërë luftë politike kundër njëra-tjetrës, për të mbajtur apo marrë pushtetin nën tentativën për t’u bërë sundimtar apsolut në koloseumin e quajtur Kosovë.
Sjellja e papërgjegjshme dhe lufta e ashpër për pushtet e klasës aktuale politike në një gjendje të rënduar në ballafaqim me pandeminë globale COVID-19, ka irrituar tejë mase qytetarët e vendit, të cilët pamëshirshëm do t’i ndëshkojnë të gjitha pa dallim në zgjedhjet e radhës kurdo që të mbahen ato.

Alternativa e re politike, shpresa e fundit për ndryshim

Nga ato që ceka më sipër dhe ato që pamë, dëgjuam dhe përjetuam ditëve të fundit, janë dëshmi e mjaftueshme për nevojën imediate të ngjizjes së një alternative të re politike, të pandikuar nga partitë aktuale, përkatësisht të pandikuar nga krimi dhe korrupsioni endemik.
Thënë ndryshe, skena politike ksovare ka nevojë për një parti të re politike, e cila i dërgon në pluhurin e harresës partitë aktuale.
Lindja e një alternative të re politike do të ringjallë shpresat e qytetarëve për jetë në këto troje. Vazhdimi i “status quos” me të njejtat parti dhe lider që thyen shpresat për jetë në këtë vend, do t’i bëjë qytetarët akoma më të pa interesuar për të qëndruar në atdheun e tyre.
Nuk është koha për akuza dhe kundër akuza, as për sharje e fyerje, as per heshtje dhe stagnim, por për meditim, reflektim, vetëdijësim dhe ndërgjegjësim qytetarë, është koha per besim në zot dhe atdhe, për dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, për unifikimin e forcave progresive për çlirimin e shpirtërave të robëruar nga mashtruesit e intrigantët, demagoget dhe diktatorët e veshur nën petkun e demokracisë.
Alternativa e re për të cilën angazhohem, do të jetë një forcë e re politike e cila në asnjë rrethanë nuk do të bëhet pjesë e këtij sistemi të antivlerave.
Alternativa e re e ndryshimit politik në vend, nuk do të bashkëpunojë me asnjëren nga partitë aktuale të skenës politike, por do të angazhohet për bashkëpunim me të gjitha forcat progresive dhe elektoratin e të gjitha partive politike.
Elektorati kosovarë i shpërndarë në subjektet eksistuese janë qytetarë të ndershën të këtij vendi, janë vëllëzërit e motrat tona gjithandej Kosovës dhe në Diasporë .
Ky elektorat i shpërndarë në subjektet ekzistuese nuk duhet të përdoret edhe më tutje për llogari të partive të dështuara politike dhe për interesa meskine të liderëve partiak dhe grupeve tjera të interesit.
Të mos bëhemi mbështetës dhe as simpatizant të partive të dështuara politike. Do të jetë e pafalshme për ne, nëse i mbështesim në garën për pushtet këto parti dhe këta liderë matrapaz që kontrabanduan vullnetin tonë për 2 dekada rresht, nga njëra parti tek tjetra.

Kosovën nga “Coronavirus”-i do ta shpëtoj Zoti, nga klasa e matrapazëve politik duhet ta shpëtojmë ne vet.

Kurti: Presidenti Thaçi dëshiron që Kosova ta ketë një kryeministër të dobët

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti, Hashim Thaçi po synon që Kosova të ketë një kryeministër të dobët, i cili do t’i mundësonte atij më shumë kompetenca dhe pushtet. Gjatë një konference për media në Prishtinë, Kurti tha se presidenti po bën shkelje të rënda të kushtetutës, duke pretenduar që t’i jap mandatin Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë.

Por, siç tha ai, ende nuk e ka në dorë letrën zyrtare të presidentit me të cilën i kërkon LDK-së që ta formojë qeverinë, pasi në momentin që ta ketë këtë shkresë zyrtare, Kurti tha se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Thaçi duhet ta respektojë kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë”, tha kryeministri në detyrë, duke shtruar më pas dilemën se si kishte ardhur në përfundim Thaçi se Vetëvendosje nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e vet për propozimin e mandatarit, kur Vetëvendosje nuk e ka thënë një gjë të tillë.

“Letra e parë që ma dërgoi presidenti pas mocionit të mosbesimit ishte më 2 prill kurse në pasditen e 22 prillit konstatoi që ne po e refuzojmë. Kjo është arbitrare, ku shkruan në kushtetutë që 20 ditë më pas, presidenti duhet të konkludojë që është refuzuar mandatimi për kryeministër”, tha Thaçi.

Ndërkaq në lidhje me propozimin e LDK-së që Avdullah Hoti të jetë mandatari i ardhshëm për formimin e qeverisë, Kurti tha se presidenti dëshiron që Kosova ta ketë një kryeministër të dobët, të cilin do ta dirigjonte për t’i siguruar vetës më shumë pushtet dhe për të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë.

Presidenti Thaçi ka thënë të enjten se “çdo hap i tij është dhe do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.

Qeveria Kurti është rrëzuar me mocion mosbesimi në Kuvend më 25 mars. Që atëherë presidenti i Kosovës ka nisur konsultimet me partitë politike për formimin e qeverisë së re. Më 22 prill, presidenti Thaçi konstatoi se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve nuk e ka shfrytëzuar rastin për propozimin e mandatarit, kështu që këtë të drejtë ia kaloi LDK-së. rel

Latifi: Hoti do të jetë i dirigjuar nga Mustafa

Analisti politik, Blerim Latifi, ka folur rreth zgjedhjes së Avdullah Hotit kandidat për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka thënë në “Pressing”, në T7, se LDK’ja u përcaktua për Hotin, sepse ai është njeri i afërt me kreun e partisë, Isa Mustafa.

Sipas Latifit, Hoti do të jetë i dirigjuar si kryeministër.

“Nëse e shohim traditën në Kosovë, kemi pasur kryeministra të cilët kanë fituar zgjedhjet, dhe te cilët janë emëruar. Hoti do të jetë një kryeministër i dirigjuar. Hoti është besnik i Mustafës, andaj e bëri kryeministër”, tha Latifi.

Ambasadori Heldt tregon pse Gjermania dhe Franca nuk përkrahën rrëzimin e qeverisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, në DESK të KTV-së ka thënë se të kesh një krizë institucionale në kohë pandemie “nuk është e dobishme”.

Ai e ka thënë këtë gjë teksa iu është përgjigjur pyetjeve rreth demarshit të Gjermanisë dhe Francës, dërguar LDK-së, pak para se të votohej mocioni i mosbesimit, që e rrëzoi Qeverinë.

“Pikërisht këto ishin arsyet pse ne i shprehëm shqetësimet tona, të kesh një krizë institucionale në këtë kohë mendoj nuk është e dobishme dhe nuk është gjithçka në të cilën të gjithë akterët, akterët politikë do të duhej të përqendroheshin tani”, ka thënë ai.

Ajo energji, sipas Parisit dhe Berlinit, duhet t’u kushtohet krejtësisht luftës kundër pandemisë dhe perspektivave ekonomike dhe shoqërore.

Megjithatë, ai ka thënë se përfaqësuesve diplomatikë tani iu mbetet “vetëm të ndjekin zhvillimet”.

Heldti në DESKU ka folur edhe për mënyrën e menaxhimit në Gjermani, të krizës pandemike.

“Kam përshtypjen se me kancelaren Merkel, që është një person analitik, deri tani ne në Gjermani e kemi menaxhuar mirë, sepse ka pasur një shkallë të lartë të përgjegjësisë dhe njerëzit thjesht qëndruan tok, sepse menjëherë u vetëdijesuam se pandemia e virusit korona është diçka që nuk kishim parë në historinë e fundit”, ka thënë ai.

Sipas tij, në rrafshin global, “ende ka shumë njerëz që nuk e kuptojnë dimensionin e pasojave me të cilat ne do të përballemi të gjithë. Të gjithë anembanë botës”.

Kosovë: Diplomatët perëndimorë nuk mbështesin asnjë pozicion politik

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, thanë të enjten se takimet e tyre me udhëheqës politikë dhe institucional nuk nënkuptojnë mbështetje për ndonjë pozicion të caktuar.

Në një deklaratë të përbashkët, këto ambasada thanë se dëshirojnë të njoftojnë që “ne bëjmë takime me udhëheqës politikë dhe institucionalë që t’i dëgjojmë pikëpamjet e tyre dhe për të marrë informata, në mënyrë që t’i mbajmë qeveritë tona të informuara lidhur me zhvillimet. Pjesëmarrja në takime të tilla nuk sinjalizon miratim ose mbështetje për ndonjë pozicion të veçantë apo rrjedhë veprimesh. Kjo është në përputhje me praktikën normale diplomatike”, thuhet në komunikatë.

Këto komente u bënë pak orë pasi që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se i ka njoftuar ambasadorët perëndimorë “se shumica absolute e partive politike janë në favor të formimit të qeverisë së re pa shpërbërjen e Kuvendit dhe konform këtij vullneti të shprehur dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës ka kërkuar nga LDK-ja kandidatin apo kandidaten për të formuar Qeverinë e re”.

Më herët gjatë ditës Lidhja Demokratike e Kosovës Avdullah Hotin mandatar për formimin e qeverisë së re të Kosovës, pak kohë pasi mori kërkesën nga presidenti Hashim Thaçi për emrin e mandatarit të mundshëm.

Lëvizja Vetëvendosje i cilëson këto zhvillime jokushtetuese dhe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nëse presidenti mandaton dikë jashtë kësaj lëvizjeje, që është fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti u rrëzua me një mocion votëbesimi të ngritur nga Lidhja Demokratike më 25 mars. zëri i amerikës

LDK propozoi sot mandatar për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës propozoi sot Avdullah Hotin mandatar për formimin e qeverisë së re të Kosovës, pak kohë pasi mori kërkesën nga presidenti Hashim Thaçi për emrin e mandatarit të mundshëm.

Të mërkurën presidenti tha pas një takimi këshillues me partitë politike se do t’i jap mandatin kujtdo që dëshmon se ka shumicën në parlament, me gjithë kundërshtimin e lëvizjes Vetëvendosje e cila e cilëson këtë shkelje kushtetuese.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha sot se për mandatarin do të votohet edhe në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij, ndërsa shfaqi shpresën se që deri në fund të javës do të mund të formohet qeveria e re e Kosovës.

“Unë personalisht mendoj dhe i kryesisë se zoti Hoti mund ta bëj me përgjegjësinë më të madhe këtë punë, mund ta çoj një qeveri stabile përpara, mund të krijojë komunikim me të gjitha subjektet parlamentare në Kuvendin tonë dhe po ashtu mund të krijojë komunikim normal dhe pozitiv me partnerët tanë evropianë dhe partnerët tanë amerikanë, sepse duhet ta kemi përkrahjen e partnerëve tanë edhe tash në procesin e luftës kundër COVID-19 por edhe në procesin e dialogut”, tha zoti Mustafa.

Lidhja Demokratike tashmë ka arritur marrëveshje në parim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re dhe partitë e pakicave kombëtare të përfaqësuara në parlament për formimin e qeverisë së re.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon ndërkaq që vendi të shkojë në zgjedhje të reja pas pandemisë, ndërsa kryetari i saj, Albin Kurti tha të mërkurën se veprimet e presidentit rrezikojnë rendin kushtetues.

Presidenti Thaçi takoi të enjten diplomatët e pesë vendeve më të rëndëishme perëndimore të cilët i njoftoi, siç thuhet në një komunikatë, “se shumica absolute e prerive politike janë në favor të formimit të qeverisë së re pa shpërbërjen e Kuvendit dhe konform këtij vullneti të shprehur dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës ka kërkuar nga LDK-ja kandidatin apo kandidaten për të formuar Qeverinë e re”.

“Pas konsultimeve me partitë politike i kam kërkuar kryetarit të LDK-së, z. Isa Mustafa, të ofrojë kandidatin apo kandidaten për formimin e Qeverisë së re”, është shprehur presidenti Thaçi, duke shtuar se “çdo hap është dhe do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.

Por, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha sot se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese pasi të ketë parë dokumentet në bazë të të cilave po veprojnë presidenti dhe partitë tjera politike që po synojnë qeveri siç tha ai, pa fituesin e kundër fituesit.

Pra ndryshuan rregullat e lojës me aktgjykim të gjykatës Kushtetuese në sistemin institucional dhe ne i pranuam ato dhe tash po thonë le të kthehemi atje në vitin 2014 që është padrejtësi e dyfishtë. Pra edhe në vitin 2014 na bëhej e padrejtë po na bëhet edhe sot e padrejtë sepse po synohet një qeveri jo vetëm pa fituesin por edhe kundër fituesit dhe një qeveri e cila për here të parë në Kosovën e pavarur nuk varej as nga Lista serbe e as nga PAN-i (akronimi i partive që përbënin qeverinë e Ramush Haradinajt) dhe me tejkalimin e kompetencave të presidentit i cili po dëshiron të formoj vullnet politik që nuk është në mandatin e tij edhe me varësi prej listës serbe edhe prej PAN-it. Pra nga pavarësia qeveritare edhe nga lista serbe edhe prej PAN-it po synohet të kalohet në një varësi të dyfishtë”, tha zoti Kurti.

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, tha në një bisedë për Zërin e Amerikës përmes Skype-it se presidenti Thaçi me veprimet e tij po luan rolin e formësuesit dhe bashkërenduesit të vullnetit politik gjë që nuk i takon.

Kjo (që tha) dje se kush i sjellë numrat (për shumciën), kjo është logjikë e papranueshme në rend të parë sepse bie ndesh me rolin e deputetit sepse pak prej tyre që ishin dje aty nuk janë fare deputet dhe kjo mënyre publike e demonstrimit të një formimi politik tregon se është presion ndaj Kuvendit dhe kjo mënyrë është e papranueshme. E dyta është se ajo çfarë shihet qartë është që presidenti i Republikës po e merr sikurse me qenë ky raundi i dytë, në fakt në çdo rast kur bie qeveria ose vdes kryeministri, atëherë procedura është (sipas nenit 95.5 të Kushtetutës), e njëjta fillon me të parin, të dytin ose dështon shkon në zgjedhje, që do të thotë prapë i pari me procedurat e para, është e njëjtë dhe nuk ka asnjë diskrecion dhe duhet të pres”, tha ai.

Zoti Hasani thotë se të gjitha palët duhet të angazhohen që të ruhen parametrat kushtetues.

Në bazë të asaj që është e drejtë kushtetuese sot që ka të bëj me formimin e organeve qendrore që është sot është ashtu siç po e them unë. Do të thotë ka shkelje të procedurave sepse po anashkalohet i pari dhe presidenti po ndërhynë në vullnet politik. Ne e kemi thënë në paragrafin diku 85 të aktgjykimit (të vitit 2014) se kush i ka dhe nuk i ka votat vërtetohet në Kuvend, ne e kemi thënë shprehimisht në aktgjykimin e 2014. Kjo është e sigurt kështu sot për sot mbi bazën e kësaj kushtetute që vlen. Unë jam i bindur që nëse lëvizja Vetëvendosje insiston siç po thonë në një teori dhe nuk e di ku e kanë gjetur, se neni 82.2 që mund të shkohet çdo herë kur ka vakancë, mosbesim të qeverisë, tërheqje apo çfarëdo qoftë që mund të shkohet në automatizëm në zgjedhje, është gabim sepse asnjëherë nuk ka ndodhur ashtu sepse çdo herë zgjedhjet janë mbajtur me konsensus, është shpërbërë parlamenti me konsensus dhe përndryshe nuk mund të mbahen zgjedhjet nacionale pa pasur konsensus që do të thotë kjo do të ndryshonte sistemin qeverisës në Kosovë sikurse të varej parlamenti nga fati i ekzekutivit. Kjo nuk shkon dhe është i njëjti ekstrem që po e bën presidenti i Republikës sa i përket emërimit, do të thotë është ekstremi tjetër, sepse po mendon se 95.5 nënkupton që të parit dërgoja vetëm një letër formalisht, po e paragjykon do të thotë është një tallje dhe vazhdo procedurat tjera. Edhe ajo është ekstrem dhe nuk shkon ashtu”, thotë ai.

Kosova mbeti me qeveri në detyrë pasi që parlamenti miratoi me 25 mars një mocion të Lidhjes Demokratike te Kosovës, për rrëzimin e qeverisë pjesë e së cilës ishte. Koalicioni u përça për shkak se Lidhja Demokratike kërkoi që tarifat ndaj mallrave serbe të hiqen në tërësi sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara që tashmë kanë pezulluar programe dhe kanë paralajmëruar sanksione të tjera nëse kjo nuk ndodhë.

Gjykata Kushtetuese ka fuqinë të krijojë stabilitet politik

Bekim Bislimi

Në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë e koronavirusit, skena politike dhe institucionale është duke u përballur edhe me një ngërç politik dhe kushtetues, vlerësojnë njohesit e zhvillimeve politike në vend.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tashmë ka paralajmëruar se do t’i japë mandatin për formimin e qeverisë së re një partie, e cila është e gatshme që të bëjë shumicën parlamentare për formimin e qeverisë.

Në anën tjetër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar që me veprimet e tilla, presidenti është duke e shkelur Kushtetutën e vendit.

Analistja Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ngërçi aktual në skenën politike ka nisur që para mocionit të mosbesimit, i cila e rrëzoi qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.

Sipas saj, në vazhdim, veprimet e institucioneve dhe partive politike kanë çuar drejtë krizës politike, e cila mund të thellohet edhe më tej.

“Marrë parasysh që nuk kemi pasur në situatë të ngjashme në të kaluarën dhe meqë jemi shtet i ri dhe jemi duke e testuar qoftë demokracinë tonë, qoftë Kushtetutën e vendit, është më se e nevojshme që Gjykata Kushtetuese të thotë fjalën e vet dhe që të mund t’i nxjerrë palët nga ky diskurs politik, duke tentuar që të krijojë një stabilitet politik në këtë situatë, që nuk është aspak stabël. Në këtë mënyrë të evitojë thellimin e mëtejshëm të krizës politike, si dhe të evitojë një krizë e cila mund të prekë gjithë shoqërinë”, tha Krasniqi.

Sipas saj, e gjithë kjo krizë politike ka të bëjë me procesin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili edhe më herët është konsideruar që duhet të jetë prioritet i cilësdo qeveri që do të udhëheqte vendin.

Pikërisht ky proces, siç thotë ajo, ka ndikuar edhe në jetëgjatësinë e qeverisë aktuale, e cila tashmë është në detyrë, por edhe të partive politike.

Sfidë e tanishme për partitë politike dhe institucionet, siç thotë ajo, do të jenë veprimet të clat do t’i ndërmarrin e që nuk duhet të rrezikojnë të shkelin Kushtetutën dhe të cenojnë demokracinë e institucioneve dhe kushtetutshmërinë e funksionimit të shtetit.

Analisti Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë që tashmë me emërimin e Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si kandidat për kryeministër të ri, me pretendimin se mund të krijojë shumicën për formimin e qeverisë së re, bllokada kushtetuese shumë shpejt mund të marrë një rrugë.

“Tashmë ekziston një veprim dhe kur kemi një veprim hapet rruga për ta dërguar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar nëse veprimi i presidentit është ose jo në përputhje me Kushtetutën, pas nëj kërkese që potencialisht mund ta dorëzojë Vetëvendosja”.

“Me nxjerrjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, atëherë gjithçka bëhet e qartë dhe ose njihet si kushtetues veprimi i presidentit dhe zgjedhja e qeverisë nga ana e LDK-së, nëse zgjidhet, ose kthimi në pikën zero, ku konsiderohet që presidenti e ka shkelur kushetutën me dekretimine dikujt nga LDK për kryeministër”, tha Demhasaj.

Ai shtoi se megjithatë, veprimet e partive politike në ditët në vijim, mund të krijojnë situata, të cilat mund të ndikojnë edhe në çështjen e menaxhmit të përballjes me pandeminë e koronavirusit.

“Situata është kjo: në rast se zgjidhet qeveria e Hotit në kuvend, por qeveria e Kurtit refuzon që ta lirojë vendin në qeveri për shkak se konsideron që nuk janë zgjedhur në mënyrë kushtetuese, atëherë mund të hyjmë në një situatë të një bllokade që mund të ketë pasoja edhe te kjo çështja e menaxhimit të pandemisë së COVID-19.”

“Ne po po e shohim se sa shumë ka nevojë për stimulim financiar sektori privat, sektori publik dhe sektore tjera, kështu që mund të ketë pasoja shumë të rënda edhe te çështja e menaxhimit të pandemisë”, u shpreh Demhasaj.

Thellimi i mëtejmë i krizës politike dhe kushtetuese, siç thotë analistja Krasniqi, do të vështirësonte edhe më shumë qasjen ndaj sfidave edhe më të mëdha që e presin vendin, pas tejkalimit të pandemisë së koronavisrusit.

“Të gjitha institucionet duhet të jenë të fokusuar edhe në aspektin ekonomik, sepse shumë shpejt do të jetë e nevojshme që të ketë nevojë edhe për ndërhyrje ekonomike, për të mos pësuar kolaps ashtu siç po paralajmërohet në gjithë botën. Prandaj kriza politike duhet të lihet me një anë për të parë interesin e qytetarëve. Por, pë fat të keq, nuk jemi duke e parë këtë gjë. Jemi duke parë që spektri politik ka vënë në fokus dhe në rol parësor interesat e ngushta politike, të cilat patjetër që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve”, u shpreh Krasniqi.

Krijmi i jostabilitetit shoqëror, si rezultat i përplasjeve politike, siç thanë njohësit e zhvillimeve politike, mund të krijojë situata të rrezikshme për stabilitetin e vendit, në kohën kur po përballet me pandeminë, e cila ka pëfshirë gjithë botën.

Mustafa: Ishte vullnet i të gjithëve që Avdullah Hoti të jetë kandidat

Kreu i LDK’së Isa Mustafa e ka konfirmuar se Avdullah Hoti është emri që kanë zgjedhur për të nomimuar për kryeministër.

Mustafa tha para mediave se partia e tij kishin kërkuar që ai të jetë kandidat.

“Ishte kërkesë e gati të gjithë anëtarvë që unë të marr këtë përgjegjësi, sepse ata konsideronin si vullnet dhe përgjegjësi të tyre, unë e arsyetova para krysesisë që nuk jam në gjendje të marrë këtë përgjegjësi”, tha kreu i LDK’së.

Ai tha se janë diskutuar disa emra, por në fund është vendosur për Avdullah Hotin.

“Ne kemi diskutuar për Avdullah Hotin, Lutfi Hazirin, Kujtim Shalën, ka pas edhe emra të tjera, me vullnetin e të gjithëve jemi pajtuar që z.Hoti të propozohet nga kryesia e LDK’së, për kryeministër”, ka deklaruar ai./GazetaExpress/

Hiqen rrethojat e objektit të Qeverisë

Disa punëtorë kanë larguar rrethojat e hekurit të vendosura te objekti i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Këto rrethoja po largohen vetëm pak ditë pasi pritet të behët ndërrimi i qeverisë, ku në krye të ekzekutivit pritet të vijë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nuk dihet ende se kush e ka marrë këtë vendim, dhe a është i çastit apo i diskutuar më herët.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e qeverisë, Përparim Kryeziu, mirëpo ai nuk është përgjigjur përmes telefonit.

VJOSA OSMANI: Si sot 7 vite më parë, Thaçi solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Dacic

Si sot 7 vite më parë, Thaçi solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Dacic, të cilën e quajti njohje të Kosovës nga Serbia. Marrëveshja, në fakt, krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, i futi strukturat e sigurisë së Serbisë në institucionet tona, krijoi sistem jounitar gjyqësor e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime. Atëherë votova KUNDËR, e bindur që kjo nuk ishte as njohje e as marrëveshje finale dhe vetëm hapte rrugë për shkelje të tjera të rënda në dëm të shtetësisë, integritetit territorial e sovranitetit të vendit.
Sot, 7 vite pas, po i njëjti tenton të flasë në emër të 91 deputetëve. Por, JO NË EMRIN TIM, e as në emër të qindra mijëra qytetarëve të tjerë të këtij vendi, të cilët njëjtë sikur më 6 tetor 2019, edhe sot qartë dijnë të bëjnë dallimin e të mirës me të keqen.
#JoNëEmrinTim

REAGIM I POETIT ATDHE GECI: Marrveshjemëdhenjtë e korrupsionit do ta copëtojnë sërish Kosovën

Populli ynë s´ jeton pa poshtëruesit e vet. Sot një copë e historisë së fituar me gjak e sakrifica para të gjithë neve u shemb, nga aktorët e vjetër të dramës së Kosovës. Marrveshjemëdhenjtë e korrupcionit do ta copëtojnë sërish Kosovën, njëjtë si Çakorrin. Mbi fytyrën e shenjtë të tokës së gjelbër dardane, sërish trazira, sërish gjak dhe sërish marrëveshje.
Atdhe Geci – Dortmund, 22.04. 2020

Pas veprimit të Thaçit për qeveri të re, Kurti paralajmëron konferencë në orën 20:30

Pas zhvillimeve të fundit ku presidenti Hashim Thaçi thirri partitë politike për konsultime dhe u arrit marrëveshje për krijimin e qeverisë së re pa zgjedhje, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka paralajmëruar një konferencë për medie.

Këtë e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit në një komunikatë për medie.

Kjo është komunikata e plotë:

Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës për datën 22.04.2020

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, do të mbajë konferencë për medie.

VENDI: Oborri i Qeverisë

KOHA: 20:30

Haxhi Avdyli: Ja kushtet e AAK për qeveri – asnjë fjalë për taksën 100%

Deputeti i LDK’së, Haxhii Avdyli, ka postuar në faqen e tij në Facebook kushtet e AAK’së për lidhjen e një koalicioni me LDK’në për të krijuar qeverinë.

Avdyli ka zgjedhur tri pika që atij i duken interesante për lidhjen e këtij koalicioni. Njëra ndër to është ndërtimi i autostradës së Dukagjinit, asaj të Anamoravës dhe përfundimi i magjistralës Prishtinë-Pejë.

Ky është postimi plotë i Avdylit:

Prioritetet e AAK-se për qeverisjen me LDK-ne :

– asnjë fjalë për taksën 100%, e reciprocitetin.

– 3 autostrada, mundësisht kah livadhet e veta.

– Riperseritja e premtimit per korrigjim te demarkacionit qe e votuan vetë.

Asnjë fjalë për programin e përbashkët qeveritar e cila si duket sështë diskutuar fare.

Asnjë fjalë per luftimin e pandemisë e shëndetësinë.

Asnjë fjalë per krizën ekonomike ,as për punesim, e zhvillim ekonomik. E ne fund do sllogane bajate.

LDK i kërkon Mustafës ta pranojë postin e kryeministrit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Isa Mustafa, kryetar i kësaj partie që të jetë i mandatuari për kryeministër, tash që presidenti i vendit, Hashim Thaçi ia ka kaluar të drejtën për propozimin e qeverisë cilësdo prej partive që arrin t’i sigurojë 61 vota, shkruan Gazeta Express

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka deklaruar sot për Gazetën Express se partisë së tij do të i bënte nder në rast se Isa Mustafa pranon që të jetë i mandatuari për kryeministër.

“Nëse pranon kryeministri dy Isa Mustafa na kish bë nder”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka deklaruar për Gazetën se edhe në rast se kreu i LDK’së nuk pranon që ai të jetë i nominuari, atëherë për emrin do të vendosë vet.

“ Edhe nëse ai nuk pranon mund të kandidojë çdo kënd nga radhët e LDK’së”, ka deklaruar Haziri për Express.

Mustafa pas takimit me partitë politike dhe presidentin e vendit ka bërë të ditur se nesër do të mbledhin kryesinë e partisë për të vendosur për mandatarin.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është takuar sot me partitë politike të cilët i ka pyetur se a janë për zgjedhje të reja, apo për formim të qeverisë.

Pasi që vetëm Vetëvendosje ishte kundër, Thaçi tha se cilado parti që i ka votat që duhen për në Kuvend, mund të bëjë propozimin për mandatarin.

Express ka marrë vesh se seanca për votimin e qeverisë së re mund të thirret të premten, ose më së largu në fillim të javës së ardhshme.

Sot gjatë ditës, Mustafa ka mbajtur takime edhe me liderët e partive me të cilët po synon të bëjë krijimin e koalicionit.

Thaçi: Qeverinë e re e mbështesin 91 deputetë

Presidenti Hashim Thaçi, pas takimit me përfaqësuesit e partive politike, thotë se ka marë pëlqimin e shumicës që të formohet një Qeveri e re.

Thaçi përlqimin e partive e ka konvertuar në numrin e deputetëve, duke thënë se nga partitë që përfaqësojnë 120 deputetë, përfaqësuesit e 91 prej tyre kanë qenë kundër shpalljes së zgjedhjeve dhe pro një Qeverie të re.

“Sapo përfundova takimin me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nga 120 deputetë, përfaqësuesit e 91 prej tyre u shprehën për krijimin e një Qeverie të re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Unë do ta respektoj vullnetin e tyre, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka shkruar Thaçi, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i vendit e ka paralajmëruar Qeverinë e re në ditët e ardhshme dhe ka vendosur që të mos shpërndahet Kuvendi.

“Në ditët e ardhshme, Kosova do të ketë Qeveri të re dhe nuk do të ketë shpërbërje të Kuvendit dhe as zgjedhje të reja. Kosova ka aftësi dhe maturi që edhe përkundër kësaj pandemie të formojë Qeveri të re dhe të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Lekaj: Ja pse edhe AAK është për heqjen e menjëhershme të recprocitetit

Heqja e reciprocitetit do të jetë një nga vendimet e para për të cilat ka paralajmëruar se do t’i marrë LDK-ja në rast se i jepet e drejta për ta krijuar qeverinë. Me këtë qëndrim të partisë së Isa Mustafës, po pajtohet edhe AAK-ja që sipas të gjitha gjasave do të jetë partneri kryesor i Lidhjes Demokratike në koalicion, shkruan Gazeta Express.

Qeveria në detyrë e Kosovës në vazhdimësi është duke marrë thirrje për heqje të masës së reciprocitetit me Serbinë, në mënyrë që të krijohen kushtet që Prishtina e Beogradi të ulen në tavolinë të bisedimeve pas gati më shumë se dy vitesh prej kur dialogu po qëndron pezull.

Megjithatë, Qeveria në dorëheqje, që ka marrë vendimin për reciprocitetin dhe atë për heqje të taksës, ka deklaruar se një masë e tillë do të vazhdojë që të mbetet në fuqi.

Ndryshe, nga kreu i Qeverisë në detyrë po deklarohet LDK-ja, që me shumë gjasë do ta formojë qeverinë e ardhshme.

Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, ka deklaruar se vendimi i parë që do të merrte qeveria e krijuar nga LDK-ja do të ishte heqja e reciprocitetit. Shefi i Lidhjes Demokratike tha se kjo masë do të vazhdohej me reciprocitet të plotë tregtar, ekonomik e politik në rast se Beogradi nuk i heq pengesat ndaj Kosovës.

Por, a pajtohen me këtë qëndrim të LDK-së edhe ata që me gjasë do të jenë partnerët e ardhshëm të kësaj partie në qeverisje.

Gazeta Express sot gjatë ditës ka kontaktuar deputetin e AAK-së, Pal Lekaj, me të cilin ka diskutuar për qëndrimin e Aleancës lidhur me paralajmërimin për heqje të reciprocitetit.

Lekaj i ka thënë Gazetës se Albin Kurti, kreu i Qeverisë në detyrë, është ai që ka bërë një gabim duke larguar taksën dhe duke luajtur me fjalë për reciprocitetin.

“Aleanca qëndrimin për taksën e ka pasur shumë të qartë duke e përdorur atë si instrument për fuqizim ekonomik dhe politikë. Shumë kanë thënë se KM Haradinaj do ta pezullon taksën pas pak javësh, por ai e mbajti deri kur dha dorëheqje. Tani KM Kurti, bëri gabim fundamental duke e larguar taksën dhe duke luajtur me fjalë për reciprocitetin”, thotë ai.

Lekaj i ka thënë Expressit se qytetarët e Kosovës nuk duhet që të drejtojnë gishtin ka Aleanca për këtë çështje, sepse vendimet e gabuara për këtë temë sipas tij i ka marrë Kurti.

“Populli i Kosovës nuk duhet ta drejtojë gishtin kah Aleanca për këtë temë, pasi që Kurti pa asnjë nevojë e mori hapin e gabuar rreth taksës dhe reciprocitetit. Kjo duke e bërë të mjegullt se çka është reciprociteti. Vendimi për taksën mbante edhe reciprocitetin. Për AAK-në taksa nuk ish-larguar kurrë”, ka deklaruar ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë e ka marrë pëlqimin e Këshillit të partisë për një koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet.

Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, tha sot se janë duke pritur thirrjen e presidentit Hashim Thaçi, për të diskutuar lidhur me emrin për mandatarin. /GazetaExpress/

Edhe Mustafë: LDK do qeveri të re, nuk do zgjedhje të reja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është për krijim të institucioneve të reja pa shkuar fare në zgjedhje të reja.

Në takim me presidentin e vendit, Mustafa ka thënë se partia e tij është e gatshme që të merr përgjegjësitë për krijimin e shumicës në Kuvendin e Republikës së Kosovës nëse i ofrohet një mundësi e tillë.

Ai ka thënë se edhe situate aktuale në të cilën gjendet Kosova, pra përballja me pandeimnë COVID-19, pamundëson shkuarjen në zgjedhje të reja dhe shfaq nevojën për krijimin e institucioneve të reja që mund të punojnë në kapacitet të plotë.

“Unë dhe në emër të LDK’së vlerësojmë që në këto momente nuk duhet të shkojmë në zgjedhje dhe se duhet të bëjmë përpjekje që të themelojmë një qeveri që ka mandate nga Kuvendi dhe që mund të qeverisë vendin në mënyrë normale”. Në besojmë se Qeveria në detyrë nuk i përgjigjet kërkesave në tërësi që shtrohen para saj, sepse Kuvendi ka shprehur mosbesim ndaj kësaj qeverie me 82 vota me mocion mosbesimi.Vendit i nevojitet një qeveri që mund të punojë në kapacitetet të plota. Momenti i tanishëm që po ballafaqohet Kosova nuk mundëson që ne të organizojmë zgjedhje normale dhe të rregullta dhe kjo është një factor shtesë që ne të bëjmë përpjekje të bëjmë një qeveri që siguron një shumicën në Kuvendin e Kosovës dhe këtë ta bëjmë sa më shpejtë.Si LDK jemi të gatshëm që të ndërrmarim iniciativën që të sigurojmë shumicën, nëse na ofrohet kjo përgjegjësi dhe mendoj që këtë duhet të bëjmë bashkarisht”, ka thënë Mustafa./Express/

Edhe Vesel: PDK do qeveri të re, nuk do zgjedhje të reja

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli ka deklaruar sot në takimin me presidentin dhe kryetarët e partive politike se momentalisht nuk janë që të shkohet në zgjedhje të reja, shkaku i pandemisë, raporton Gazeta Express.

Veseli ka deklaruar se në këtë kohë liderët do të duhej të ishin duke diskutuar për krizën shkaku i pandemisë.

“Koha që po kalojmë ndoshta edhe këtë takim do ta bënte më kuptim plotë nëse do të ishte një preokupim mbi pandeminë, apo edhe pakon për t’i dalë në ndihmë kërkesave të qytetarëve. Sidoqoftë situata e krizës është një situatë e pazakontë që është shkaktuar nga vetë ata që do të duhej të qeverisnin, përveç kësaj një acarim të jashtëzakonshëm politik me qëllim të qartë protagonismin me qëllim përfitimin elektoral.

Qeveria që është në largim me vetë hapat që ka ndërmarrë e ka blloku Kosovën dhe vetveten dhe ka dëmtuar gjitha masat nëse shohim që i ka marrë ose kanë shkelje ligjore ose shkelje të Kushtetutës.

Pjesa e situatës në veri është aspekti më i rëndë, kemi lejim të institucioneve që vendos gjendje formale juridike në Kosovë. Të gjithë e dimë që ka pasur struktura paralele po s’ka askush të drejtë t’i frikësojë qytetarët e Kosovës që e legjitimon vendimin e Vuciqit”, ka thënë ai, duke shtuar se PDK’ja është e gatshme t’i dalë zot cdo qytetari.

“Ne jemi të gatshëm çdo qytetari t’i dalim zot, të marrim përgjegjësi për çdo qytetar, kjo është një situatë në të cilën jemi që është më e rëndë se kjo për të cilën po flasim.

Edhe nëse dojmë zgjedhje, nuk po mund të shkojmë shkaku i pandemisë, edhe nëse dojmë me la këtë qeveri nuk mundemi. Për faktin se duke mos qenë gjendje e jashtëzakonshme marrin vendime jo kushtetutese”, tha ai.

Veseli ka kërkuar nga presidenti që të merr vendim duke u bazuar në Kushtetutë.

“Ju president e keni mandatin kushtetues, deri në sekondën kur e mbani mandatin, nuk është çështje e vullnetit politik po vendim i juaj që të jeni gardian i kushtetutës dhe ti jepni zgjedhje kësaj çështje.

Ne do të presim që kur të krijohen kushtet dhe rrethanat që të kemi edhe zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka deklaruar ai.

Edhe Haradinaj: AAK do qeveri të re, nuk do zgjedhje të reja

Në takimin e thirrur nga Presidenti Hashim Thaçi, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë që partia e tij është kundër shpalljes së zgjedhjeve dhe se përkrah idenë e formimit të një qeverie të re të votuar nga parlamenti ekzistues.

Thaci po mban konsultim me përfaqësuesit e partive politike në vend. Haradinaj ka thënë se partia e tij nuk dëshiron që të shpërndahet Kuvendi dhe të shpallen zgjedhjet.

“Nuk jemi për shpërbërjen e parlamentit. Kemi mbajtur zgjedhje që janë pranuar nga të gjithë. Ky parlament është legjitim. Ky parlament e ka obligim me ia kthy vendit një Qeveri me mandat të plotë”, ka thënë Haradinaj.

“Ne përkrahim krijimin e një Qeverie në kuadër të këtij parlamenti dhe përkrahim angazhimin e të gjithëve për situatën e krijuar”, është shprehur kreu i AAK’së.

Rakiqi: Lista Srpska do qeveri të re, nuk do zgjedhje të reja

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se partia e tij nuk përkrah shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë kohë.

Në takimin me presidentin Hashim Thaçi, Rakiq ka thënë se në këtë situatë që gjendet Kosova, pra në kohën kur po përballet me pandeminë COVID-19 mbështesin krijimin e një qeverie të re në legjislaturën aktuale.

Kundër zgjedhjeve të reja janë shprehur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, AAK dhe Partia Demokratike e Kosovës, derisa Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar që të shkohet në zgjedhje të reja./Express/

Albulena Haxhiu: Ky takim i Thaçit me partitë është antikushtetues

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po zhvillon një takim konsultativ me partitë parlamentare lidhur me mundësinë e krijimit të qeverisë së re apo shkuarjes në zgjedhje.

Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në takim nga VV’ja në vend të kryetarit të partisë, Albin Kurti.

Haxhiu ka thënë se pjesëmarrja e kryetarit Kurti takim në rrethana normale është jo serioz sepse ftesa nga Presidenti Thaçi për partinë e saj ka ardhur 1 orë e gjysmë para takimit.

“Në rrethana normale është jo serioze që të merr pjesë në këtë takim, pasi që vetëm 1 orë e gjysmë përpara jemi ftuar. Me këtë urgjencë ne do të tduhej të vepronim në drejtim të luftimit të pandemisë. Por sic po duket nuk jeni të interesuar pasi që nuk ishit present në takimin që kryeministri në detyrë Kurti ju ka ftuar, sic duket jeni bërë bashkë për të dalë kundër Vetëvndosjes”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se thirrja e këtij takimi nga Presidenti Thaçi është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Ky takim sot në këtë format është në shpërputhje me kushtetutën e Kosovës dhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese sepse Presidenti mund të konsultohet vetëm me partinë që ka fituar shumicën në Kuvend”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja në detyrë i ka kërkuar Presidentit që të respektojë kushtetutën

“Ju ftoj që t’a respektoni Kushtetutën e Kosovës. Ju nuk keni të drejtë dhe as autorizim kushtetues, ju nuk e keni në mandate të përcaktoni se si e cfarë duhet të jetë kushtetuta Respektoni përgjegjësitë tuaja kushtetuese dhe të kryeni detyrat tuaja vetëm President, roli juaj në politikë nuk është aktiv. Ju këshilloj dhe kërkoj që të respektoni Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të mos ftoni këso takim që janë shkelje të Kushtetutës”, ka thënë ajo./GazetaExpress/

Thaçi i shkruan Kurtit se do t’i fillojë bisedimet me partitë tjera për formimin e qeverisë

Zijadin Gashi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre e ka njoftuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se pas mungesës së përgjigjes në lidhje me caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë, në bazë të autorizimeve kushtetuese, presidenti do t’i fillojë bisedimet me liderët e partive tjera politike.

“Me keqardhje konstatoj se me veprimet tuaja nuk e keni shfrytëzuar të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për ta formuar qeverinë, në pajtim me Vendimin e KQZ-së për certifikim të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, thuhet në letrën e Thaçit.

Letra e presidentit Thaçi, 22.04.2020

Letra e presidentit Thaçi, 22.04.2020

Ai e ka informuar Kurtin se do të veprojë në bazë të kompetencave që i garantohen me Kushtetutë dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

“Më duhet t’ju rikujtoj që në pajtim me mandatin kushtetues është përgjegjësi e imja që ta ruaj stabilitetin e vendit dhe ta garantoj funksionimin demokratik të institucioneve”, ka shkruar Thaçi.

Kështu, sipas tij, “në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14 do të bëj konsultim të përbashkët me të gjithë liderët e subjekteve politike parlamentare për hapat e mëtejmë”.

Këtë vendim, Thaçi ka shkruar se e ka marrë pasi që Kurti dhe Vetëvendosje nuk i janë përgjigjur atij pavarësisht tri thirrjeve të bëra më 2, 10 dhe 25 prill.

Thirrjeve të presidentit Thaçi për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti u është përgjigjur me letra që sipas tij, e argumentonin se nuk mund të ketë qeveri të re.

Sipas Kurtit dhe Vetëvendosjes, qeveria aktuale në detyrë duhet ta vazhdojë punën deri në përfundimin e pandemisë së koronavirusit dhe më pastaj vendi të shkojë në zgjedhje. Ndërkaq, duke komentuar opsionin e formimit të qeverisë pa partinë fituese, në këtë rast pa Vetëvendosjen, Kurti kishte deklaruar se në një rast të tillë, ai do ta procedojë lëndën për aktgjykim në Gjykatën Kushtetuese, duke besuar se presidenti nuk e ka të drejtën që t’ia marrë mandatin partisë fituese.

Në ditën kur Thaçi paralajmëroi kalimin e mandatit për formimin e qeverisë te një subjekt tjetër, duke mos e pritur më tutje Vetëvendosjen, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë filluar takimet në kuadër të përpjekjeve për arritjen e koalicionit të ardhshëm qeverisës. Liderët e të dy partive, Isa Mustafa (LDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK) kanë zhvilluar një takim në të cilin, sipas informacioneve që u dhanë më pas, është diskutuar vetëm për lidhjen e koalicionit, por jo edhe për ndarjen e pozitave.

Besnik Tahiri, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha gjatë një konference për gazetarë se takimi kishte si qëllim trajtimin e çështjes së koalicionit. Por, ai tha se fillimisht pritet vendimi i presidentit Hashim Thaçi në lidhje me mandatin kushtetues që duhet t’ia ofrojë eventualisht, LDK-së për formimin e qeverisë.

Takimi i liderit të LDK-së, Isa Mustafa me AAK-në ishte i pari në vazhdën e krijimit eventual të një koalicioni qeverisës. Takime të ngjashme priten edhe me Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re, Listën Serbe si dhe komunitetet tjera joshumicë, pasi që për formimin e qeverisë, Mustafës do t’i nevojiten të paktën 61 vota në Kuvend.

LDK dhe AAK nisin bisedimet për koalicion qeverisës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë filluar takimet në kuadër të përpjekjeve për arritjen e koalicionit të ardhshëm qeverisës në Kosovë.

Liderët e të dy partive, Isa Mustafa i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-ë kanë zhvilluar një takim në të cilin, sipas informacioneve që u dhanë më pas, është diskutuar vetëm për lidhjen e koalicionit, por jo edhe për ndarjen e pozitave.

Besnik Tahiri, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha gjatë një konference për gazetarë se takimi kishte si qëllim trajtimin e çështjes së koalicionit. Por, ai tha se fillimisht pritet vendimi i presidentit Hashim Thaçi në lidhje me mandatin kushtetues që duhet t’ia ofrojë eventualisht, LDK-së për formimin e qeverisë.

Presidenti Thaçi ka paralajmëruar se këtë javë do të ndërmerr veprime konkrete për formimin e qeverisë së re. Këto veprime, Thaçi pritet t’i ndërmerr si rezultat i votimit në Kuvend të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës më 25 mars.

Thaçi i ka kërkuar disa herë partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje që ta caktojë mandatarin për formimin e qeverisë, por Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti ende nuk e kanë nominuar mandatarin.

Nisur nga ky mosveprim i Vetëvendosjes, partia e dytë në zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur gatishmërinë që ta formojë qeverinë pa Vetëvendosjen. Pjesë e qeverisë që do të drejtohej nga LDK-ja, nuk do të jetë as Partia Demokratike e Kosovës. Kështu të paktën ka deklaruar lideri i saj, Kadri Veseli.

Takimi i liderit të LDK-së, Isa Mustafa me AAK-në ishte i pari në vazhdën e krijimit eventual të një koalicioni qeverisës. Takime të ngjashme priten edhe me Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re, Listën Serbe si dhe komunitetet tjera joshumicë, pasi që për formimin e qeverisë, Mustafës do t’i nevojiten të paktën 61 vota në Kuvend. rel

Masa të veçanta për shtatzënat e prekura me koronavirus në Kosovë

Ariana Kasapolli – Selani

Tri gra shtatzëna në Kosovë janë të diagnostikuara me koronavirus.

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Jakup Ismaili, i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja e tyre shëndetësore aktualisht është e mirë dhe se klinika që ai drejton, ka ndërmarrë disa hapa për frenimin e përhapjes së pandemisë.

“Para disa ditësh, kemi marrë në klinikë një kamerë laserike, që e mat temperaturën në mënyrë automatike. Çdo paciente që e ka temperaturën mbi 38 gradë, na alarmon dhe menjëherë e identifikojmë. Gjithashtu kemi termometra laserikë dhe çdo pacienteje në ambulanca të pranimit i matet temperatura”.

Si masë për parandalimin e sëmundjes COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi, Ismaili tha se pacientëve u merret edhe një historik i shkurtër.

“Për çdo paciente e plotësojmë një anketë epidemiologjike para pranimit. I pyesim nëse vijnë nga ndonjë zonë endemike me të infektuar, a kanë pasur kontakt me të prekur me koronavirus dhe më pas konsultohemi me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, si dhe me Klinikën Infektive”, tha Ismaili.

Për gratë shtatzëna që dyshohet se kanë koronavirus dhe për ato që diagnostikohen është bërë një repart i veçantë brenda Klinikës Gjinekologjike.

“Për pacientet që janë me COVID-19 kemi ndarë një repart të veçantë. Aty kryhet lindja nga ekipet e mjekëve që caktohen. Por, ajo me çka po përballemi tani, është se shumë nga gratë shtatzëna po kërkojnë të bëjnë teste, jo për shkak të simptomave që i kanë, por nga paniku”, tha Ismaili.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, mikrobiologu Lul Raka, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, tha se nuk ka të dhëna të sakta që tregojnë nëse gratë shtatëzëna janë më të rrezikuara nga koronavirusi, sesa pjesa tjetër e popullsisë.

“Për shkak të ndryshimeve në trupin e tyre dhe sistemin imunitar, shtatzënat mund të preken nga disa infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Prandaj, është e rëndësishme që ato të marrin masa paraprake mbrojtëse dhe të raportojnë për çfarëdo simptome apo shenje të sëmundjes që iu shfaqet gjatë shtatzanisë”.

Raka përmendi edhe një hulumtim të bërë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, i cili, sipas tij, ka treguar se shtatzënat e infektuara me koronavirus, kanë pasur pasqyrë të njëjtë me gratë tjera që nuk kanë qenë shtatzënë.

“[Prej tyre], 86% kishin sëmundje të lehtë, 9% kishin sëmundje të rëndë dhe 5% zhvilluan sëmundje kritike”, tha Raka.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë disa këshilla për gratë që janë shtatzëna, në kohën e pandemisë së koronavirusit, duke u kërkuar atyre t’i lajnë duart shpesh, të shmangin prekjen e syve, hundës dhe gojës, si dhe të mbajnë distancën fizike.

Shtatzënia dhe gjidhënia për gratë e prekura me COVID-19
Fotogaleri

Shtatzënia dhe gjidhënia për gratë e prekura me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë disa këshilla për gratë që janë shtatzëna në kohën e pandemisë së koronavirusit. Kjo organizatë po ashtu tregon se si duhet të veprojnë gratë e prekura nga sëmundja COVID-19, të cilat ushqejnë me gji fëmijët e tyre.

Në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë, gjatë muajit mars kur edhe janë shënuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, kanë lindur 709 foshnje, ndërsa gjatë prillit, mesatarja në ditë ka qenë deri në 30 lindje.

Të martën, në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka vdekur një grua shtatzënë, e prekur me koronavirus.

Kadri Veseli: PDK s’bën koalicion me LVV as LDK

Kryetari i PDK, Kadri Veseli ka hedhur poshtë çdo mundësi që partia e tij që është dhe më e madhja opozitare të bëjë koalicion me LVV apo LDK.

Sipas tij në PDK kanë ardhur njerëz nga këto parti për tëdiskutuar për koalicion por Veseli hedh poshtë çdo mundësi që ai të jetë në qeveri me një nga këto 2 parti.

Pasi LDK ra dakord për një koalicion me AAK- Nisma Socialdemokrate u aludua se LVV e Albin Kurtit mund të kishte një koalicion me PDK por Veseli hedh poshtë çdo mundësi.

“Nuk kanë nevojë me e mashtru opinionin për izolim e të më çojnë mu njerëz me ba Qeveri të përbashkët. Me asnjërin s’kam me pasë qeveri. As këta që shkuan, nuk kanë shanse. As këta që vijnë, nuk kanë me pasë shancë me këtë mentalitet, partneritet në qeverisje të përbashkët. As këta që po kalojnë nuk kanë nevoje me dergu njerëz me u marrë vesh me shiqu qysh me e ba qeverinë. Ju kam tregu si syni. Po edhe këta që po hyjnë tash s’kanë të nevojë të flasin PDK me qenë pjesë e tyre. PDK nuk do të jetë me asnjë palë”, ka thënë Veseli në një intervistë për Reporteri.Net .

Tryeza e vonuar e Albin Kurtit! – Nga Florim Zeqa

 

Sikurse lindja e parë qe ndodhi me vështirësi të mëdha ashtu e rrita dhe zhvillimi i Qeverisë Kurti kapërcyen nëpër veshtirësi të mëdha.
Jetëgjatësia e kësaj lindje të parë të foshnjes (qeverisë) ndodhi për shkakun e mos kujdesit të duhur të Albin Kurtit ndaj foshnjes (qeverisë) dhe faktorëve të jashtëm atmosferik (politik) që ndikuan në vdekjen e parakohshme e të sapolindures ‘Qeveri Kurti’.

Nga rënja në ngjizje të re

E imagjinoj dhimbjen e madhe të Kurtit për humbjen e foshnjes (qeverisë), por në asnjë rrethane nuk guxon ta humbas arsyen e të menduarit dhe logjikën e shëndoshë të veprimeve politike.
Pikërisht në rrethana të vështira dëshmohet dhe sprovohet madhështia e njerëzve të mëdhenjë, me menaxhimin e dhimbjes dhe trazimit të brendshëm shpirtëror.
Pavarësisht faktit se shkaktarët e vdekjes (rënjes) së foshnjes (qeverisë) janë brenda shtëpisë (shtetit), nuk duhet t’i vihet flaka shtëpisë, përkundrazi duhet mbledhë forcë në tejkalimin e dhimbjes derisa të krijohen kushtet optimale për një ngjizje të re.
Që ngjizja e ardhshme të jet e shëndoshë dhe suksesshme, nevojitet dashuri e sinqertë dhe kujdes në lëvizje dhe veprime…
Për të mos ardhur deri tek deshtimi i dytë, Albin Kurti duhet të bëjë kujdesin maksimal në mos përseritjen e gabimeve në ngjizje, lindje dhe rritje të foshnjes (qeverisë) së dytë.
Për lindjen, rritën dhe zhvillimin e foshnjes (qeverisë) së radhës, kujdesi fillon nga zgjedhja e partnerit, respektimi i të drejtave dhe obligimeve të barabarta ndaj frutit të përbashket (marrëveshjes qeverisëse).

Tryezë e vonuar dhe e pavlerë

Sikurse tryeza e organizuar dje nga Albin Kurti, të ishte mbajtur në fillim të përhapjes së “Covid-19”-it në Kosovë, me siguri situatën do ta kishim më ndryshe,…foshnja (qeveria) do të ishte duke u rritur në djepin e saj dhe se edhe pak ditë do t’i kremtonim të gjithë së bashku 100 ditorin e lindjes së saj.
Tryeza e vonuar e organizuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti në të cilën kishte thirrur liderët e të gjitha partitë politike, për të diskutuar lidhur me situatën rreth pandemisë “COVID-19”, përveqse e vonuar, na doli të jetë edhe pa vlerë.
Nxitimi i Albin Kurtit në marrjen e vendimeve dhe anashkalimi i spektrit politik me rastin e aplikimit të masave për parandalimin e pandemisë, i është kthyer në bumerang të madh.

Loja e dyfishtë e LDK-së

Në anën tjetër, ish partneri qeverisës i Albin Kurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës është duke i shfrytëzuar maksimalisht lëshimet e kryeminstrit, qoftë me prezencën e ministratrave të saj në qeveri, ashtu edhe me kundërshtimin e çdo veprimi qeveritarë, siq ishte aplikimi i ngurtë i masave të jashtëzakonshme për lëvizjen e qytetarëve e deri tek ai i pranimit të testeve për “Covid-19” nga Serbia.
LDK-ja, me mbajtjen e ministrave në qeverinë e dorëhequr, veprimet e të cilës i kundërshton vazhdimisht edhe atëherë kur nuk janë për t’u kundërshtuar, duke i mbajtur duart e zgjatura në dy qeveri; në atë të Kurtit dhe atë të “Thaçit” në ardhje është duke e bërë lojën e dyfisht dhe të pasinqertë.
Pavarësisht kompozimit të qeverisë dhe kryeministrit në ardhje, ajo do të jetë një qeveri e kontrolluar nga presidenti Thaçi, me një kryeminstër kukull që zbaton urdhëra nga lartë.

Thirrjet për trazira, ogur i zi për Kosovën

Deklarata e Kurtit “se në rast se në Kosovë krijohet një qeveri e re pa shkuar në zgjedhje, atëherë mund të ketë protesta masive në vend”, janë paralajmërim i keq dhe oguzi për Kosovën
Tendencat për mbajtjen me forcë të pushtetit, gjegjësisht përmes shkaktimit të trazirave në vend, paraqesin rrezik të madh për shtetin e Kosovës.
E tillë ishte edhe thirrja disa ditëve më parë e kryetarit të Mitrovicës (anëtar i LVV-së); “Presidenti t’i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje”, e cila kishte provokuar reagime të spektrit të gjërë politik dhe mediatik, pakënaqësi dhe shqetësim të shoqërisë civile në vendin tonë.
LVV-ja nëse e mendon ngritjen e saj politike, atëherë duhet të shkëputet përfundimisht nga e kaluara e saj, përkatësisht nga praktikat e veprimeve të dhunshme.
Pavarësisht mënyrës komplotiste të shkarkimit të qeverisë, Albin Kurti duhet ta merrë me qetësi largimin nga pushteti. Duke nxjerrë mësimet e duhura nga kjo rënje, ngritjen duhet ta bëjë në mënyrë demokratike dhe civilizuese siq e bëjnë të gjithë liderët partiak në vendet e zhvilluara.
Jo vetëm LVV-ja, por të gjitha partitë politike duhet t’i ulin armët e vëllavrasjes, të ndërprejnë gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes nacionale.

Të pranohet realiteti dhe rregullat e lojës parlamentare

Të gjithë liderët e partive politike duhet ta kuptojnë një gjë, se betejat politike në shekullin 21 nuk fitohen me forcën e muskujve dhe as kërcënimin e armëve, por me forcën e argumenteve, me dije e mençuri, me tolerancë e bashkëpunim, me respekt e mirëkuptim, me humanizëm dhe dashuri njerëzore.
Deshëm apo s’deshëm ta pranojmë, është edhe një fakt tjetër, se kuvendi deri në (vet) shpërbërje e ka legjitimitetin e qytetarëve, pavarësisht rikompzimit të grupeve parlamentare në Kuvend.
Për fatin e keq të Kosovës dhe qytetarëve, të gjitha partitë janë bërë të njëjta, sikurse janë bërë përafërsisht të njëjtë të gjithë liderët partiak, të kthyer në sundimtar dhe arrogantë në veprimet e tyre, duke injoruar njëri-tjetrin, shkelur ligjin dhe mohuar rregullat e demokracisë parlamentare.
Me këtë klasë politike të ndarë dhe të përqarë, të joshur pas posteve dhe privilegjeve të pushtetit, gërshërët e kasapëve të Ballkanit do të depërtojnë thellë në territorin e Kosovës.

Serbia bllokon hyrjen e kamionëve nga Kosova në territorin e saj, lajmin e jep në Twitter ministri Abdixhiku

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Lumir Abdixhiku, thotë se Serbia i ka ndaluar transportuesit e mallrave, që shkonin nga Kosova.

Abdixhiku shkruar në Tëitter se është e paparë që gjatë periudhës pandemike të ndalohen transportuesit, duke akuzuar autoritetet serbe për sjellje çnjërzore dhe kundër marrëveshjes rajonale për korridore.

“Është e paprecedent që gjatë pandemisë autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vinin nga Kosova. Kjo është shkelje çnjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridorë të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për cka janë marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ministri në detyrë, transmeton Gazeta Express.

Ku është Atdheu ynë?! – Nga Skënder MULLIQI

 

Nga gjërat e vogla deri ato të mëdha ,në fakt së si edhe i kupton njeriu, bëhët ajo që quhet –SHTET. Duke u nisur nga shtëpia, pronat tona , familja, farefisi, të gjitha janë sinonime të shtetit.Të nisemi nga rrugicat tona nga aty , ku i kemi shtepitë dhe pronat që na kan lënë baballarët tanë, e më largë , kjo është vendlindja jonë.

Kur fillojmë pak më largë më shikuar, duke filluar nga komshitë, deri të qyteti, e nga qyeteti në qytet, nga krahina në krahinë , kjo është Atdheu ynë .Nese kthehemi në krahun e kundërt të gjitha këtyre , nuk kemi më atdhe, e zhbëjmë ate?! Dhe, natyrisht kjo është tragjike. Neve sikur moti kemi filluar të shkojmë dhe ti shikojmë gjerat nga krahu I kundertë ?!Kur gjërat e imëta deri të ato të mëdhat fillojnë të na dukën asgjë , edhe asgjë na delë përfundimi.

Shqiptarëve , e veqmas atyre që po i drejtojnë dy shtetet tona , sikur kan përjetuar kallje truri! Sikur ju ka ndaluar sahati! As nuk po kthehen mbrapa nga historia , e as nuk po shikojnë përpara!E kan harruar prejardhjen e tyre dhe të popullit të vet! I kan harruar sakrificat historike për ta ruajtur çënjen tonë kombëtare ?! I kan harruar martirët , dëshmorët dhe heronjët , që ranë në altarinë e lirisë?! Ku po mbesim ne , ku është Atdheu ynë? Sikur i kemi harruar këto, dhe kemi harruar edhe kush është babai dhe nëna jonë?!

E kemi futur vetën në probleme të mëdha. Shikoni sinonimet.Nese Atdheu ynë është “ vendi” nga vjen babai, atëherë është Atdheu, apo në këtë rast vendi ku na lidhen të gjitha përjetimet tona ,të mira apo të keqija, ska rëndësi. Familja, vendlindja, prona janë ,ato janë që na lidhin.Janë të shenjëta për secili njeri. Edhe nese e kemi pasur apo e kemi jetën e keqe , neve na duken të mira, së ajo është fëmijëria dhe rinia jonë, është gjithëqka si një trup i vetëm.Do të ishte mirë të ndalemi pak, ti analizojmë të gjitha këto.Të ndalemi dhe të kuptojmë pse jemi bërë kaq të pakupueshëm, pse e kemi humbur durimin dhe njerëzilëkun? Ne gjithë këtë mesele më shumë po dukemi si mizantrop, autoshovenstë, nuk po e duam veteveten , nuk po e duam vendilndjën , dhe sigurisht pastaj nuk e duam as atdheun?! Pak gjë na ka mbetur nga tradita e mirë që e kishim si popull…?!

Kurti: Grenell është drejtpërsëdrejti i përfshirë në krizën politike në Kosovë

Amra Zejneli-Loxha

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se i dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, është i përfshirë drejtpërdrejtë në krizën aktuale politike në Kosovë. Kurse në rast të formimit të qeverisë së re, për çka po insiston presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Kurti tha se popullit nuk mund t’i ndalen protestat, duke parashikuar edhe mundësi për destabilizim.

Në një konferencë online për mediat ndërkombëtare, Kurti tha se nisma e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mocion mosbesimi ndaj qeverisë, e votuar në kuvend më 25 mars, ishte e koordinuar me ambasadorin Grenell. Ai tha se qeveria e tij u rrëzua, vetëm pse Grenellit po i ngutet “që të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë”.

Kurti tha se Grenell nuk po mbanë as tani një qëndrim neutral kur është në pyetje formimi i qeverisë së re.

Kurti tha se Grenell, që nga dita e parë, përmes mesazheve në WhatsApp, kishte insistuar në heqjen e taksës, por ai i kishte transmetuar atij qartë se do ta vendoste reciprocitetin ndaj Serbisë si një premtim zgjedhor. Ndërkohë, ai tha Grenell kishte shtuar trysninë mbi Lidhjen Demokratike të Kosovës, parti kjo partnere e Lëvizjes Vetëvendosje në koalicionin qeverisës, e cila, siç tha Kurti, iu nënshtrua këtyre presioneve. Kurse vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë, tha Kurti, ishte një marrëveshje e kahershme mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

“Kjo do të jetë një qeveri e re pa partinë fituese të zgjedhjeve dhe kundër fitueses së zgjedhjeve”, tha Kurti.

“Më duhet të them po ashtu se është për keqardhje që ambasadori Grenell është pozicionuar në anën e politikanëve të korruptuar, të cilët votuesit i zëvendësuan në zgjedhjet e fundit”, theksoi Kurti.

Kryeministri në detyrë i Kosovës tha se ambasadori Grenell po përpiqet të shtyjë përpara marrëveshjen për shkëmbim të territoreve, duke potencuar se një marrëveshje e tillë nuk do të mund të quhej paqësore.

“Mund të jetë që Grenell të jetë joshur nga Thaçi, por ai gjithashtu mund të jetë i joshur edhe nga fitimi i pikëve politike duke zgjidhur një mosmarrëveshjen shekullore,” shtoi Kurti.

“Atij i duhet një marrëveshje e shpejtë për të treguar se mund të zgjidhë krizat në botë për dallim nga Clinton, Bush dhe Obama, pa pasur nevojë për ndërhyrje ushtarake”, tha Kurti, duke rikujtuar se në SHBA është vit i zgjedhjeve presidenciale.

Kurti tha se dialogu duhet të bazohet në parime dhe se marrëveshja nuk mund të arrihet pa negociata.

Prej dialogut, nënvizoi ai, duhet të kenë përfitime në radhë të parë qytetarët dhe se SHBA-ja ashtu edhe BE-ja duhet të jenë të përfshira në këtë proces.

Kurti, tha se një këshilltar i tij gjatë një bashkëbisedimi me një këshilltar të presidentit i ka kumtuar atij se për çfarë marrëveshje po flet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Tri komunat në veri, Leposaviqi, Zveçani e Zubin Potoku t’i takojnë Serbisë. Komuna e Preshevës i bashkohet Kosovës, por vetëm qyteti, pa fshatrat që ndahen me hekurudhën, ngase ishte thënë se hekurudha i përket Kinës”, tha Kurti.

“Liqeni i Ujmanit (Gazivodës) do të ishte nën kontrollin e NATO-s, Kisha Ortodokse Serbe do të kishte statusin e Vatikanit apo të Maunt Atos në Greqi. Kurse Mitrovica e Veriut do t’i takonte Kosovës”, theksoi Kurti.

Por, sipas tij, në një konferencë tjetër ku kishin marrë pjesë njerëz të afërt me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ishte thënë që Mitrovica e Veriut të jetë një lloj kryeqyteti i Bashkësisë së komunave serbe poshtë lumit Ibër.

Pra, bëhet fjalë edhe për ndarje edhe për “Zajednicë” (Asociacion të komunave serbe”, theksoi Kurti, duke shtuar se edhe kjo nuk nënkupton njohje të Kosovës nga Serbia duke aplikuar modelin e dy Gjermanive.

“Kush mund të propozojë diçka të tillë”, tha Kurti, duke shprehur habi me qëndrimin e presidentit Thaçi.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Grenell ka reaguar pas konferencës online të Kurtit për mediat ndërkombëtare, duke mohuar se në praninë e tij është diskutuar ndonjëherë për shkëmbim të territoreve, siç kishte thënë Kurti.

“Nuk ka pasur absolutisht diskutim për shkëmbim territoresh prej meje – dhe nuk është diskutuar prej askujt tjetër në praninë time. Këtë e kemi thënë shumë herë”, ka shkruar Grenell.

Kurti tha se presidentit Thaçi tani po i duhet një kryeministër i ri i cili do t’ia mundësonte atij të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në kohën e pandemisë, duke shtuar se ishte pikërisht kundërshtimi që i bëri qëllimit të Thaçit për gjendjen e jashtëzakonshme çoi në rrëzimin e qeverisë.

“I duhet gjendja e jashtëzakonshme në mënyrë që të marrë kontrollin mbi Forcat e Armatosura, që Forcat e Armatosura t’i nxjerr jashtë, për të krijuar incidente në terren. Kështu që besoj se marrëveshja e dakorduar për shkëmbim të territoreve së pari do të zbatohet e më pastaj do të nënshkruhet”, tha Kurti, sipas të cilit kishte përpjekje që së pari të nënshkruhej marrëveshje e më pastaj të zbatohej. po kjo nuk kishte pasur sukses.

Sipas tij, populli kërkon zgjedhje të reja pas pandemisë së koronavirusit, duke shtuar se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, kurrë nuk ka pasur përkrahje dhe rritje më të madhe.

“Nëse presidenti dëshiron të shkelë Kushtetutën dhe vullnetin e popullit, ne do të ngritemi dhe nuk do të rrimë duke shikuar se si demokracia jonë po vdes”, tha ai, duke nënvizuar se momentin që Thaçi nis formimin e qeverisë, siç ka paralajmëruar, ai do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Por, nuk besoj se mund t’i ndalim njerëzit të protestojnë dhe mendoj se mund të ndodhë destabilizimi.

Komentet e Kurtit, pasojnë paralajmërimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për formimin e qeverisë së re të Kosovës gjatë kësaj jave dhe reagimin e ambasadorit Richard Grenell, i cili shkroi në Twitter se pret që qeveria e re të heqë reciprocitetin ndaj Serbisë në mënyrë që të vazhdojë dialogu për arritjen e marrëveshjes paqësore Kosovë-Serbi, masë të cilën e ka vendosur qeveria e Kurtit.

Karantinim i përhershëm për politikanët e papërgjegjëm kosovarë! – Nga Florim Zeqa

 

Karantina është një izolim i detyruar, që zakonisht përdoret për të kufizuar përhapjen e një gjendje të rrezikshme (shpesh një sëmundje). Termi “Quarantene” rrjedh nga dyzet ditë, kohëzgjatja tipike e izolimit të cilit iu nënshtruan anijet nga zonat e prekura nga murtaja në shekullin XIV-të.

Karantina nënkupton një periudhë të ndarjes dhe vëzhgimit parandalues. Përdoret tek njerëzit (ose kafshët) që kanë sëmundje infektive ose ngjitëse për të shmangur përhapjen tek njerëzit e tjerë. Fjalë për fjalë kuptimi i termit “Quarantene” apo Karantinë siq i themi ne është “dyzet ditë”, që ishte numri i ditëve në të cilat anijet nga zonat e prekura nga murtaja në shekullin e katërmbëdhjetë mbetën në det të hapur para se të ulnin mallrat dhe pasagjerët. Megjithatë, sot, periudha e karantinës është e ndryshueshme.

Në zhargonin e shëndetit publik, karantina është një masë që përfshin izolimin e detyruar të njerëzve, mallrave ose kafshëve të infektuar me një virus infektiv. Karantina nuk e zhduk virusin, por parandalon përhapjen e tij, duke i bërë të infektuarit të infektuar të padëmshëm. Periudha e izolimit është e ndryshueshme, por pothuajse asnjëherë më e shkurtër se ditët e inkubacionit të sëmundjes.

”Quarantena” e ditëve të sotme ka sjellë ndryshime në mënyrën e jetës , në në sjelljen, në punën, dhe në karekterin e njerëzve. Izolimi i gjatë i njerëzve në shtëpitë e tyre, përveq pasivitetit dhe monotonisë ka shkaktuar edhe frikë dhe pasiguri në jetën e njerëzve, duke mos e pasur të qartë se çfarë mund t’ju sjellë e nesërmja e afërt!

Abuzimi i pandemisë për mbajtje-marrje të pushtetit

E fillova shkrimin me historikun e karantinës, kohëzgjatjen dhe efektet e saj, për të vazhduar më pas, për nevojën e një karantinimi të gjatë të politikës së infektuar kosovare nga virusi kancerogjen i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në fillimin e përhapjes së pandemisë, kur i kishim vetëm 19 persona të infektuar dhe asnjë të vdekur, kreu i shtetit dhe mbështetësit e tij morbid kërkuan vendosjen e gjëndjes së jashtëzakonshme në vend, ndërsa tani kur i kemi mbi 500 të infektuar dhe 12 të vdekur, kërkojnë zbutjen e masave të jashtëzakonshme të vëna nga qeveria!
Loja apo më mirë të themi abuzimi që po bëhet me pandeminë “Covid-19” nga forcat politike, në emrin e së cilës, në njërën po tentohet të mbahet forcërisht pushteti, ndërsa në tjetrën me nguti marrja e pushtetit, i ka ndarë në dysh edhe qytetarët e vendit.
Njëri krah politik (i vetmuar) i bindur në mbështjen e popullit po mundohet të mbajë forcërisht pushtetin pa legjitimitetin e kuvendit, ndërsa krahu tjetër (i bashkuar) por i frikësuar nga ndëshkimi i popullit, po mundohet t’i ikë ballafaqimit me popullin.
Në situatën aktuale, të krizës institucionale, qeveria dhe parlamenti nuk mund të funksionojnë pa njëra-tjetrën. Meqë është kështu, do të ishte absurde zgjatja e “Status Quos” politike. Por, akoma më absurde dhe anakronike do të ishte që pakica parlamentare të vazhdojë të qeverisë me vendin, pa e pasur mbështetjen e Kuvendit.
Mungesa e një konsensuesi mes forcave politike do të prodhoj një zgjidhje të keqe, e cila mund të prodhoj pakënaqësi të shumëta, të cilat mund të rezultojnë me protesta qytetare deri në rrezikimin e rendit kushtetues në vend.
Siq po shihet Kuvendi i maskave që shkarkojë ‘qeverinë e shpresës’ do ta zgjedhë ‘qeverinë e së keqës’, e cila do të mbahet mend gjatë në kujtesën tonë.
Ky diskurs i politikanëve kosovarë nuk guxon të mbetet i pandëshkuar nga qytetarët e vendit në zgjedhjet e ardhshme kurdo që të mbahen ato.

Visar Ymeri i reagon Isa Mustafës, çka është “heqja e reciprocitetit”?

Visar Ymeri nga PSD’ja i ka reaguar kreut të LDK’së, Isa Mustafës që sot tha se nëse e krijojnë qeverinë e re do të heqin reciprocitetin, raporton Gazeta Express

Ymeri e ka pyetur Mustafën përmes një shkrimi në Twitter se cka sipas tij do të thotë heqja e reciprocitetit.

“Nuk po e kuptoj se çka do të thotë ‘të hiqet reciprociteti’?

Të anulohet vendimi “Që çertifikatat fitosanitare dhe ato veterinare të mallit të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”?

Pra, të urdhërohet mos zbatimi i Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi?”, ka shkruar Ymeri.

Biseda e Kurtit me gazetarët boshnjakë nxit menjëherë reagimin e Grenellit

Ambasadori Richard Grenell e ka ripërsëritur se ai kurrë nuk ka folur për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi thuhet se Kurti e ka akuzuar edhe njëherë njeriun e Trumpit para gazetarëve boshnjakë për dicka të tillë.

“Nuk ka pasur absolutisht asnjë diskutim për ndryshim territorial nga unë dhe as nuk është diskutuar ndonjëherë nga dikush tjetër në praninë timë. E kemi thënë këtë disa herë”. Kështu ka shkruar emisari i Trumpit, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, në një postim ku thuhet se Kurti ka përsëritur bindjet e tij se Grenelli ka zgjedhur idenë e korrgjiimit të kufijve për të ecur para me dialogun.

Jasmin Mujanoviq, bashkautor i emisionit “Sarajevo Calling” ka shkruar në Tëitter se gjatë një bashkëbisedimi, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka akuzuar Grenellin se ka nisur presionin ndaj tij që nga fillimi i mandatit të tij në krye të Qeverisë së Kosovës.

Mujanoviq shkruan se Kurti I ka folur për idenë e korrgjimit të kufijve, që sipas tij, ka vazhduar edhe me ndërmjetësimin e Grenellit.

“Ai ka thënë se diskutimi për korrgjim të kufijve kanë nisur gjatë kohës së Federica Mogherinit dhe është trajtuar direkt nga zyra e Thacit dhe e Vuciqit. Grenell e ka zgjedhur këtë ide dhe ka vazhduar presionin ndaj bllokut të Kurtit që ta pranojnë pa fjalë atë që Kurti e quan një rregullim të shpejtë e të papërgjegjshëm”, ka shkruar Mujanoviq. /Express/

Kurti: Faza e destabilizimit po fillon, mbështesim protesta masive kundër Qeverisë që do të formohet

Kreu në detyrë i qeverisë dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka lënë të nënkuptohet se partia në të cilën ai udhëheq mund të përkrahë protesta masive në vend, në rast se krijohet qeveri e re, raporton Gazeta Express.

Sot gjatë ditës, kryeministri në detyrë ka zhvilluar një bisedë më gazetarët e “Sarajevo Calling”.

Përmes postimeve në Twitter, gazetari Jasmin Mujanovic ka treguar detaje nga biseda që kanë pasur me Kurtin.

Ai thotë se Kurti ka deklaruar se në rast se në Kosovë krijohet një qeveri e re pa shkuar në zgjedhje, atëherë mund të ketë protesta masive në vend.

Kreu i qeverisë madje ka përmendur një fazë të destabilizimit për Kosovën.

“Kurti la të kuptohet se partia e tij do të mbështesë protesta masive kundër çdo qeverie të re që mund të formohet. Shton se do të pasojë një “fazë e destabilizimit”, ka shkruar ai në Twitter.

Albin Kurti ka pasur kritika edhe ndaj të dërguarit të posaqëm të SHBA’së për dialogun Kosovë – Serbi.

Ai shton se e rëndësishme për ambasadorin Grenell është vetëm nënshkrim i marrëveshjes dhe jo përmbajtja e saj.

Memli Krasniqi: PDK ka kushte për një qeveri të krijuar nga LDK

Shefi i grupit parlamentar të PDK, Memli Krasniqi ka thënë se partia e tij nuk do të votojë një qeveri të krijuar nga LDK.

Sipas Krasniqit, PDK që është partia opozitare më e madhe momentalisht në Kosovë me 21 mandate ka theksuar se çdo votë është kundër nëse PDK nuk bën pjesë në atë qeveri.

Osmani e merr vesh nga mediat se LDK ka sot ka takim, ky është reagimi i saj

Nënkryetarja e LDK’së dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani po thotë se nuk ka asnjë informacion lidhur me hapat që po merr partia e saj për krijimin e qeverisë, në rast se presidenti ja kalon të drejtën për mandatarin partisë së dytë, raporton Express.

Osmani tha para mediave se është tërësisht e painformuar sepse nuk po e ftojnë nëpër takime.

Ajo shton se ky qëndrim i anëtarëve të partisë karshi saj ka filluar qysh para se të votohej mocioni.

“Jam tërësisht e painformuar unë sapo e dëgjova që qenka edhe një takim tjetër sot lidhur me këtë përpjekje në të cilën unë nuk jam ftuar por që nuk është asgjë e re ka një kohë të gjatë edhe para mocionit ka shumë takime që nuk jam ftuar nuk jam konsultuar besoj që edhe ju mund të keni më shumë informata, për refuzimin duhet t’i pyesni personat që janë të kyçur në këtë temë, s’kam diskutuar në askënd askush ska diskutuar me mua”, ka deklaruar ajo./Express/


Send this to a friend