VOAL

VOAL

Dashuria për atdheun ia kalon çdo dashurie tjetër – Nga Skënder MULLIQI

-Ky titull është thënje e Marin Barletit

Më dashur vendin tënd , është ndjenjë që njeriun fuqishem e mban zgjuar dhe e mbanë fuqishem edhe në jetë.Ma dashur është diçka e bukur, por që në diplomaci , nuk është sqaruar shumë kjo,në krahasim më njerëzit e shkrimit, të cilët dashurinë e sqarojnë mirë . Dihet së krijuesit edhe e kan ndijesin për të dashur.Krijimtaria dashurinë e paraqet në forma të ndryshme të mendimit karshi asaj që duhet vërtetë dashur.Njerëzit e politikës dhe të diplomacisë në hapësirat gjithshqiptare , duket së nuk kan mësuar shumë së çka është më dashur dikend , e veqmas atdheun dhe kombin . Nuk kan mësuar së për të qene në krye të politikës , nevoitet edhe ky komponent . Kjo çka është duke ndodhë më shtetin e Kosovës ,nuk është më politikë dhe as diplomaci.Shqiptarët që herët kan pasur ndërgjgegje për atdheun, kan shfaqur dashuri e krenari , kan ndjerë dhembjen, kan jetur dhe vepruar me idealin e atdheut. E kan mbrojtur atdheun duke sakrifikuar edhe jetën. Këtë e vërtetuan edhe në luftën e fundit çlirimtare .Sakrifica, bujaria dhe besnikeria , nuk na kan munguar kurrë , e sot shumë po na mungojnë.
Vetëdija dhe ndjenja shkojnë bashkë.Vetëdijesimi për origjinën , për vlerat sublime karshi etnisë , janë kushte esenciale për ta dashur atdheun , që nënkupton edhe flijimin për të. Sigurisht së për ta dashur atdheun ndikon edukimi famijarë , ndikon edhe rrethi ku jetojmë dhe veprojmë .Ta duam njeri-tjetrin, por mos ti urrejmë edhe të tjerët .Shëmbulli më I keq I urrejtjës , janë serbët dhe Serbia, që nuk duken aspak normal.Këta e duan vetën , duke I urrejetur të tjerët. Kjo nuk ka lidhje më njerëzorën dhe aq më pak më dashurin e mirëfillitë. Sikur serbët janë popull më kod gjenetik të prishur.Te vrasësh dhe të masakrosh njerëz të pafajshëm , vetëm pse ata e duan atdheun e tyre, e duan lirinë e vet, kjo është krim , dhe nuk ka emërtim tjetër.Gjeneratave të reja , duhet tua kultivojmë më shumë dashurinë e ndërsjellë, dashurinë ndaj Atdheut dhe Kombit. “Dashuria për atdheun ia kalon çdo dashurie tjetër”-Marin Barleti…

Pse Ruzhdi Shehu e meriton voten e qytetarëve për deputet? – Nga Skënder MULLIQI

Nuk eshte kurrë shumë të shkruash disa rreshta për mikun dhe veprimtarinë e shquar të çeshtjës kombëtare , dhe anëtarinë e devotshëm të LDK-së, Ruzhdi Shehun. Ne plejadën e konceptit politik rugovian pa dyshim që zënë vend të rwndësishem edhe Ruzhdi Shehu. Ai qysh moti është përcaktuar që karrierën politike ta lidhë si kocka mw ashtin , më LDK –në dhe ideatorin dhe themeluesin e saj dr. Ibrahim Rugovën, ku I ka mbetur besnik edhe sot. Kur njeh bëmat e njerëzve të mirëfilltë, kur sheh ecjët dhe përkushtiminm e tyre për atdhe dhe komb, e ndjen detyrimin të shkrush qoftë edhe pak nga këta rreshta.

Sigurisht mbi të gjitha shkruan të vërteten , shkruan për tiparët njerëzore çfarë I posedon edhe kandidati për deputet nga radhët e LDK-së , të dëgës së Junikut, Ruzhdi Shehu. Ai është ndër të përët nga kjo trevë që shtë inkuadruar në LDK , dhe të gjithë flasin në superlativë për te. Përveq I papërtuar edhe I përkushtuar, si dhe bamirës , është I dashur për të gjithë. Andaj , jo vëtem për anën nga vjen, por Ruzhdi Shehu e meriton votën e të gjithëve , së ai përfaqëson edhe interesin e tyre . Ky është model I një njeriu profesionist dhe një politikani, që gjithmonë është në shërbim të qytetarëve. Një model kudo ndodhur pranë njërzëve. Sinqeriteti, burreria edhe prej politikani që e kam takuar , më gjitha këto virtyte të çmuara , janë dëshmi e një integriteti të lartë , i cili meriton votën Tuaj për zgjedhjet e 6 tetorit…

Partia e Albin Kurtit kërkon mbështetje financiare nga qytetarët

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon mbështetje financiare nga qytetarët për zgjedhjet e 6 tetorit.

Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare në Facebook të kësaj partie. Nga VV thonë se nuk pranojnë financime nga persona apo biznese të dyshimta.

“Të dashur miq e mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si në çdo zgjedhje, ne i drejtohemi qytetarëve për mbështetje financiare. Si subjekti më transparent në Kosovë, ne e kemi patur një mbështetje financiare në rritje, e cila është përkthyer edhe në rezultat më të mirë elektoral”, thuhet në postimin e VV-së në Facebook.

Postimi i plotë:

Ta ndihmojmë fitoren për të mirën e vendit

Të dashur miq e mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si në çdo zgjedhje, ne i drejtohemi qytetarëve për mbështetje financiare. Si subjekti më transparent në Kosovë, ne e kemi patur një mbështetje financiare në rritje, e cila është përkthyer edhe në rezultat më të mirë elektoral. Kësaj radhe fitorja jonë është e domosdoshme, për ta çliruar shtetin e Kosovës nga kapësit e korruptuar e kriminalë.

Ne nuk pranojmë financime nga persona apo biznese të dyshimta. Nuk pranojmë shuma të mëdha. Fuqia jonë bazohet në ndihmat e vogla, që na i jepni shumë prej jush.

Andaj, me rastin e zgjedhjeve të 6 tetorit, ku Lëvizja VETËVENDOSJE! do të fitojë, ne duhet të bëjmë një fushatë perfekte. Për ta arritur këtë, është e nevojshme ndihma juaj. Cilado shumë që keni mundësi, pa ju ngushtuar e pa ju vënë në vështirësi, neve na ndihmon që ta sjellim më pranë kthesën e madhe. Qeveria Kurti do të jetë momenti i kthimit të Kosovës kah e mbara, për të gjithë qytetarët e saj.

Udhëzimet mund t’i gjeni në faqen: https://donacion.vetevendosje.org

Tragjike në Prizren, qytetari humb jetën gjatë fluturimit me parashutë

Një qytetar ka humbur jetën gjatë një fluturimi me parashutë në Prizren të shtunën rreth orës 13:00. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanolli.

“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me parashutë, ku ka qenë duke ushtruar grupi që bën fluturime. Nga informatat e para, një 45 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është lënduar”, ka thënë Osmanolli.

Osmanolli ka shtuar se në vendin e ngjarjes janë policia e hetimeve rajonale dhe po merren me rastin. Sezoni i fluturimeve me parashutë është hapur zyrtarisht në Prizren më 5 korrik.

Kandidatët e pasur të një populli të varfër! – Nga Florim Zeqa

Qytetarët e Kosovës më 6 tetor të këtij viti do t’i kenë para vetës pesë emra që po pretendojnë ta marrin në dorë “timonin e shtetit”: Albin Kurti, Fatmir Limaj, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani. Janë këta pesë kandidatë për kryeministra që posedojnë pasuri të mëdha dhe para të majme në xhirollogaritë e tyre bankare.

Sikurse një liderë partiak milionerë që nuk e përfillë vullnetin e elektoratit, ashtu edhe një kandidat i pasur për postin e kryeministrit nuk mund t’iu shërben interesave të shtetit dhe qytetarëve të vendit.
Sikurse kandidatët për kryeministra nga radhët e pushtetarëve që thirren në shtet ligjor dhe që zotohen për luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ashtu edhe kandidatët nga opozita po thirren në shkapjen e shtetit. Por as njërës dhe as palës tjetër nuk po iu pëlqen të flasin hapur për nepotizmin dhe punësimet familjare në institucione.
Për shkak se kapja e shtetit fillon pikërisht nga punësimet familjare, uzurpimet e pronave, granteve qveritare dhe tenderëve për vete dhe familjarët e tyre.

Pasurimi i paligjshëm i kandidatëve për kryeministra

Bazuar në pasurinë e pesë kandidatëve për kryeministra të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, tre kandidatët për kryeministra nga radhët e pushtetit na dalin jenë shumë të pasur, madje milionerë, mirëpo as dy kandidatët nga radhët e opozitës nuk qëndrojnë edhe aq keq nga pasuria në vlerë prej qindramijëra eurosh.
Arsyeja pse dy kandidatët për kryeministra nga kampi opozitarë janë më pak të pasur sesa ata të pushtetit, qëndron në faktin se nuk e kanë pasur mundësinë ose nuk kanë guxuar, se ndoshta do të ishin pasuruar akoma më shumë…!
Kur kësaj pasurie të deklaruar të kandidatëve për kryeministra i shtohen edhe pasuritë e padeklaruara, të fshehura në “Parajsat Fiskale” apo në emra të familjarëve dhe farefisit të gjërë, atëherë qytetarët e varfër të vendit duhet të ndjehen të “privilegjuar dhe me fat” që do të votojnë për kandidatët milionerë!
Edhe pse nuk ka dhe nuk nuk mund të ketë pasurim të ligjshëm brenda një kohe të shkurtër, vota e qytetarëve po e përligjë pasurinë e milionerëve në Kosovën e pas luftës dhe pas pavarësisë.

Parafushatë e lodht e kandidatëve

Hiq më e mirë dhe më vlerë nuk na delë edhe parafushata e pesë kandidatëve për kryeministra.
Albin Kurti: “Nga takimi me banorët e fshatit Vllahi e dha premtimin se ditën do ta zgjasë nga 24 në 25 orë”,
Fatmir Limaj: “I bindur në fitore premton punësime dhe shtet ligjor”,
Ramush Haradinaj: “Me taksë nën sqetull dhe demarkacionin në qafë, premton liberalizimin dhe mbrojtjen e kufijve”,
Kadri Veseli: “Me premtimin këmbëngulës për ta ç’rrënjosë korrupsionin (me korrupsion) nga institucionet shtetërore”,
Vjosa Osmani: “Premtimet e saj janë të fokusuara në shkarkimin e Hashim Thaçit dhe shkapjen e shtetit dhe pikë, pikë, pikë…
Sikurse që është iluzive të pritet shkarkimi i Hashim Thaçit nga ata që e kanë zgjedhur president, ashtu është iluzive të pritet luftimi i korruspsionit nga ata që e kanë instaluar korrupsionin në jetën institucionale dhe shoqërore.
Nëse vërtetë “zgjatet” dita në “25 orë”, atëherë edhe viti do të zgjatet për 365 orë dhe të papunët më shpejtë do të dalin në pension, ndërsa ata që punojnë do të pensionohen më vonë!
Qytetarët që po vrapojnë pas partive dhe kandidatëve për kryeminsitra sikur po e harrojnë një fakt, se të nesernën pas 6 tetorit, kandidatët e tyre të preferuar i fillojnë pazaret politike për pushtet, duke i harruar të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, për të kontrabanduar kështu vullnetin e shprehur me votën e lirë.

Kosovës i duhen udhëheqës shtetërorë siq i kanë shtetet e zhvilluara të Bashkimit Evropian, që për nga pasuria janë të përafërt me qyetarët e rëndomtë. Një liderë i përmasave qytetare i kupton më lehtë hallet dhe dertet e qytetarëve, nuk i duhen trupërojet dhe xhipat e zi.

Hoxhaj paralajmëron se 10 shtete tjera mund ta tërheqin njohjen e Kosovës

Zëvendëskryeminisri në largim i Kosovës, aktualisht nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se tërheqja e parë e njohes së Kosovës ka qenë nga Surinami në 2017, para se dikush të fliste për korrigjim të kufijve.

Ai thotë se një shtet i rajonit iu ka thënë se Serbia është duke përgatitur fushatë për tërheqjen e njohjeve, dhe sipas tij janë përmendur edhe mjetet të cilat do të përdoren për tërheqje të njohjeve.

Hoxhaj në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se për të, tërheqja e njohjeve nuk ka qenë situatë e re.
“Janë 13 vende të cilat i kanë tërhequr njohjet. Ne duhet ta kuptojmë njëherë karakterin e shtetësisë tonë. Nëse ne do të ishim anëtarë i OKB-së, njohja do të ishte universale. Në këtë situatë kur një vend e njeh Kosovën duhet të vendosen marrëdhëniet diplomatike. Ka disa të vërteta që janë të lëndueshme”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se kanë informata që edhe 10 vende tjera mund ta tërheqin njohjen.

“Unë kam informata të besueshme dhe në raportin diplomatik kjo është serioze. Ne e kemi përdorur dialogun për me marrë njohje”, ka thënë ai.

Ai thotë se Kosovës i duhet një politikë e jashtme që ka plan operativ dhe mendim strategjik, derisa ka shtuar se kanë mundur të parandalohen tërheqjet e njohjeve.
Më tej ka shtuar se duhet të koordinohen me partnerët që të rikthehen njohjet dhe të kërkojnë nga Serbia ta ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve.

“Ne mund të flasim për korrigjim të kufijve por jemi larg të vërtetës, sepse asgjë nuk ka të bëjë”, ka thënë ai.

Hoxhaj, ka thënë se Vetëvendosja ka dashur t’i jap më shumë të drejta serbëve.
Ai thotë qasja e VV-së që duhet të ketë dialog të brendshëm më serbët e Kosovës dhe jo me Serbinë, ka qenë e gabueshme dhe e pamenduar.
“Qasja juaj që duhet të ketë dialog të brendshëm me serbët e suspendon kapitullin 35”, ka thënë ai.

Lajm i madh nga Ambasada e SHBA: nga 1 tetori të gjitha llojet e vizave jepen në Kosovë (video)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dhënë lajmin e madh. Duke filluar që nga data 1 tetor 2019 në ndërtesën e re të kësaj ambasade në kryeqytet do të jepen të gjitha llojet e vizave.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e kësaj ambasade në ‘facebook’, jepen të gjitha instruksionit për ata që ia mësyjnë kësaj ambasade për të marrë ndonjë vizë, shkruan Gazeta Express.

Një zyrtarë i lartë i kësaj ambasade, James Finan, përmes videos tregon të gjithë hapat dhe këshillat që duhet ndjekur një person që vendos të aplikojë për vizë.

Në fillim thuhet që nuk duhet marrë me vete asgjë tjetër përveç gjërave që kërkohen gjatë intervistimit, në mënyrë që të mos ketë vonesa gjatë procesit të verifikimit brenda ambasadës.

Pastaj aplikantët kalojnë në dhomën e intervistave brenda ambasadës.

Para ndërtimit të kësaj ambasade të re, shtetasit e Kosovës ishin të detyruar t’i drejtoheshin Shkupit për të aplikuar për viza.

Një i vdekur e 3 të plagosur në Prishtinë, dy të arrestuar

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur të enjten në Prishtinë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e njërit prej të plagosurve.

“Katër persona janë sjellë në emergjencë, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor njëri ka vdekur, pasi që nuk ka arritur t’iu shpëtojë plagëve, kurse tre të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikes Emergjente”, ka thënë Shpend Fazliu, zëdhënës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në njoftimin e Policisë është thënë se ngjarja ka ndodhur ne rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, ku policia ka pranuar informata se ka të shtëna me armë zjarri. “Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë hasur në katër persona të plagosur. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për mediat se tashmë kanë arrestuar dy persona lidhur me rastin dhe kanë konfiskuar dy armë zjarri, një me tytë të shkurtër dhe një me tytë të gjatë. Siç kanë thënë ata, në incident dyshohet se janë përfshirë dy familje, të cilat pretendohet se banojnë në të njëjtën ndërtesë.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë thënë se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar. /rel/

Senatorët amerikanë: Kërkohet sakrificë për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Ron Jonson duke folur për mediat në Prishtinë.
Shkëlqim Hysenaj

Në Prishtinë kanë qëndruar senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson. Ata kanë zhvilluar takime me përfaqësues politikë në Kosovë dhe tema kyçe për të cilën është biseduar, sipas senatorëve amerikanë, ka qenë normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Senatori demokrat, Ron Johnson, tha para mediave se vizita e tij dhe senatorit Murphy në Kosovë, është një rikonfrimim i mbështetjes së SHBA-së ndaj procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në veçanti ne kemi qenë të përfshirë, unë kam qenë, njëjtë dhe senatori Murphy në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që të vijmë deri të një marrëveshje, është çelësi që hap potencialin e së ardhmes. Pra, ne jemi këtu së pari të mbështesim qytetarët e rajonit, qytetarët e Kosovës, qytetarët e Serbisë. Ne duam që t’i shohim ata të kenë sukses”, deklaroi senatori Johnson.

Ndërkohë, senatori republikan, Chris Murphy duke folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, tha se priten sakrifica nga të dyja palët, megjithatë sipas tij, marrëveshja do të kishte ndikim të madh pozitiv edhe në aspektin ekonomik për të dyja vendet.

“Ne shohim një të ardhme për Kosovën që ekziston me miqtë tanë në komunitetin evropian dhe të gjithë bizneset amerikane dhe transatlantike që mund të jenë partnerë në suksesin ekonomik të Kosovës. Por, janë dy gjëra të nevojshme për ringjalljen ekonomike. E para është reforma e brendshme, përkushtimi për rendin dhe ligjin, përkushtimi për reformën në sistemin e edukimit, por po ashtu përkushtimi për dialogun me Serbinë që do të përfshijë zgjidhje të vështira, këtu dhe në Beograd”, deklaroi senatori Murphy.

Senatori Johnson dhe Murphy do të vizitojnë edhe Beogradin, ku thanë se do t’i përcjellin mesazhet e njëjtja që i dhanë në Prishtinë.

“Ne do t’i themi gjërat e njëjta atje që i thamë këtu. Ne presim që ky dialog të jetë kuptimplotë dhe i frytshëm dhe ne shpresojmë që të dyja palët do ta kuptojnë se kërkohet sakrificë për të qenë e mundur që të normalizohen raportet mes këtyre dy kombeve”, deklaroi senatori Murphy.

Vizita e dy senatorëve amerikanë vjen vetëm pak ditë pasi SHBA-ja emëroi zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Metthew Palmer, Përfaqësues të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit për emërimin e zotit Palmer u tha se do të ketë një rol kyç në fuqizimin e angazhimit diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkan.

Vizata e dy senatorëve amerikan në Ballkan, po ashtu ndodh në një kohë kur janë dhënë sinjale për një përfshirje më aktive të SHBA-së në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Aktualisht, Kosova është në një proces zgjedhor dhe pas përfundimit të zgjedhjeve, qeveria e re do të përballet me presionin për të gjetur një zgjidhje për taksën dhe rifillimit të dialogut me Serbinë, proces ky që u ndërpre muaj më parë.

Pala serbe, vazhdimisht ka thënë se Serbia është shumë e qartë se pa u hequr taksa e vendosur nga Kosova nuk do të vazhdojë dialogu. Ndërsa përfaqësuesi i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se synim i tij është që t’i kthejë Prishtinën dhe Beogradin sa më shpejt në tryezën e bisedimeve dhe të sigurojë një marrëveshje midis tyre.

PËRRALLAT E KADRI VESELIT PËR KORRUPSIONIN – Nga BINAK MAXHARRAJ

Kadri Veseli është njeriu më tragjiko-komik në skenën politike të Kosovës. Ai tashti ka nisë më kallxu edhe prralla dhe falle të defatorëve.Ky njëri pasi e pruni PDK dhe Kuvendin në buzë të kollapsit, ka nisë edhe me kallxu prralla, por aso prrallash që si hanë askush.

Çdo kush e dine së korrupcioni është një e keqe e çdo shoqerije.Korrupcioni me I lartë ne rajon edhe me gjerë është në Kosovë.Zor qe gjendet ndonjë pushtetar qe nuk është I korruptuar.Për korrupcionin galopant po na e terheqin edhe te gjitha raportet e vendeve,por që pushtetarët tanë këtë nuk e ndegjojnë,nuk e ndegjojnë sepse nuk ju pelqen te ndegjojnë.

Kohet e fundit e ka marrë flamurin për luftimin e korrupcionit Kryetari i PDK Kadri Veseli,në çdo neje ne çdo tubim e ka plotë gojën korrucion.Por ky korrupcionin e ka kapë vetem nga bishti e jo nga koka.

Kadri Veseli jo vetem qe po merret më prralla dhe falle,por këtij njeriu as nuk I zënë fjala vend.Ai kurr në jetën e tij në poltikë nuk e realizon atë se çka e thotë,Kjo tregon se sa i pafuqishëm është në politikë.Kjo do te thotë se po folë kotë po kallxon prralla.

Prralla e fundit është luftimi i korrupcionit më Pakt,duke ju quar selam edhe partive tjera të krijojnë nje Pakt kundër korrupcionit,duke theksuar së me Pakte këthehet besimi të qytetarët në luftë kundër korrupcionit.Të gjitha partit e refuzan këtë prrallë pa krip te Kadri Veselit,bile edhe filluan të qeshin më te duke i thane se po qetë fall. Këtij njeriu si duket i kanë humbë te gjitha lidhjet e trunit me gjuhën e tij.

Kadri Veseli duhet ta di së korrupcioni nuk luftohet me Pakte e as me Marëveshje midis Partive politike.Luftimi i korrupcionit luftohet në institucione.Korrupcioni z.Kadri Veseli luftohet duke i zbatu ligjet.Korrupcioni nuk luftohet me një prokurori dhe gjyqesi të kapur nga politika,por korrupcioni nuk luftohet me njërez te korruptuar.Më këte prokurori dhe gjyqesi nuk ka shanse të luftohet korrupcioni ai veç çka shtohet.

A e dine ti Kadri Veseli se nga 100% të të korruptuarve mbi 70% gjenden ne PDK  në Partinë qe ti e drejton.Nuk ka pushtetar në nivel local dhe qendror te PDK qe nuk është i korruptuar.Nuk thamë se edhe pushtetarët e partive tjera nepër institucione jan imun,por PDK e zenë vendin e parë.Pase nuk e nise luftën e korrupcionit ne Partin tande në te cilën i madh e i vogle janë te korruptuar.Apo e nise, por të hasi sharra në gozhdë.Nuk pate guximin te shkosh me tutje.

Për te pastruar korrupcionin duhet të fillosh nga shtepia e jote,nga partia e jote.Nuk ka nevojë për Pakte e Mareveshje,por më çkapjën e politikës nga drejtesia,me nje Wetitin të mirefillet,në vendet kyqe të prokurorisë dhe gjyqesisë duhet të vijnë njerëzit e tipit të prokuroit Elez Blakaj,i cili trimerisht e nisi lutën kundër korrupcioni por gadi qe se hangrën.U detyry të ikë nga shteti.

Ruajtja e imazhit te Kosovës në qarqet diplomatike ndërkombëtare – Nga HAFIZ GAGICA

Ruajtja e imazhit te Kosovës në qarqet diplomatike ndërkombëtare duhet të jetë çështje prioritare. Kjo arrihet vetëm me nje ekip të formuar dhe të ditur.

Emërimet dhe punësimet urgjente nëpër përfaqësitë tona diplomatike në botë, në kohën kur qeveria e Kosovës gjendet në dorëheqje, pa asnjë dilemë, janë jashtëligjore dhe të dëmshme për një shërbim cilësor diplomatik, i cili edhe ashtu nuk ka shkëlqyer aspak në vitet që lam pas! Përjashto këtu raste e rralla nga individë të caktuar të cilët pastaj janë lënë anash.

Në fakt, ngutia për t’i punësuar familjarët dhe militantët partiak para se të zgjidhet qeveria e re, flet qartë se MPJ, me emërimin dhe dërgimin e kuadrove nëpër ambasada e konsulata ka vepruar thjesht sipas çelësit partiak. Një gjë e tillë nuk është dashur të ndodhë në asnjë mënyrë! Për vet faktin se stafi diplomatik është dhe duhet të jetë apartiak, sikur kudo në botën demokratike! Pastaj ambasadorët politikë pa asnje pervojë institucionale kanë dëmtuar tej mase imazhin shtetror duke stagnuar zhvillimin e diplomacisë së mirfilltë dhe ka dëmtuar edhe ata pak njerëz të vullnetshëm brenda misioneve që udhëheqin.

Ministria e Jashtme, ka kohë që ka dëshmuar se nuk është në nivel të detyrave të saja shtetërore, sidomos shefi i deritanishëm i saj. E gjitha na bën të besojmë se më së paku iu ka interesuar afirmimi i politikës së jashtme të Kosovës në qarqet ndërkombëtare!
Paradoksi tjetër i kësaj natyre neglizhuese mbetet: punësimi i të afërme të tyre, plotësisht të pa përvoje në këtë fushë tejet të rëndësishme dhe njëra ndër katër shtyllat kryesore të çdo shteti në botë! Shkelja e ligjit me rastin e emërimit të disa konsujve vetëm e vetëm për të ngopur apetitet partiake dhe klanore flet më se miri për këtë dukuri.

Vazhdimi i emërimeve të reja në stafin diplomatik, derisa qeveria është në dorëheqje, përkatësisht keqpërdorimi i pozitave shtetërore për interesa private, ka vite që është praktikuar në të gjitha institucionet e Kosovës, pa përjashtim, por më së shumti kjo ka ndodhur në Ministrinë për Punë të Jashtme, si shërbimi më joshës dhe i privilegjuar për çdo pushtetarë !

Partitë opozitare, duhet të jenë më të zëshme kundër këtij fenomeni. Shembulli i emërimeve të shumta të tilla e sidomos shembulli i emërimit të fundit në konsulatën e Republikës së Kosovës në Hamburg, nuk i bën nderë shtetit dhe as imazhit të vendit tonë në botën e jashtme.

Përkundrazi, me veprime të këtilla çdo ditë e më shumë seriozisht po e dëmtojmë prezantimin shtetëror dhe diplomatik të Kosovës para botës perëndimore, aty ku synojmë të bëhemi pjesë e saj një ditë jo të largët!

Hafiz Gagica
27.08.2019

Deputeti Beyer: Gjermania e vendosur për Kosovën “pa ndryshime territoriale dhe pa ndryshime të kufijve”

Leonat Shehu

Deputeti i parlamentit gjerman, Peter Beyer që është nga radhët e partisë së kancelares Angela Merkel, tha të martën se vazhdimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm për integrimet evropiane, ndërsa ritheksoi qëndrimin gjerman kundër ideve për ndryshim kufijsh në Ballkan.

Ai i bëri këto komente në Prishtinë, një ditë pasi që qëndroi në Beograd ku u takua me udhëheqësit politik të Serbisë. Në Kosovë, zoti Beyer u takua me kryeministrin në largim Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.


Zoti Beyer tha se është i vetëdijshëm që Kosova do të ketë sfida të shumta pas zgjedhjeve parlamentare posaçërisht në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe reformimin e sistemit të arsimit. Ai tha se këto dhe vazhdimi i bisedimeve janë thelbësore për integrimet evropiane.

“Së pari të presim rezultatet e zgjedhjeve, por pavarësisht këtyre qëndrimi i përgjithshëm është se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe është interes i Evropës por edhe Berlinit. Për atë arsye është shumë i rëndësishëm vazhdimi i biseidmeve me Serbinë dhe këtë porosi e shpalosa edhe gjatë qëndrimit tim në Serbi në takim me presidentin Aleksandër Vuçiç”, tha ai.

Zoti Beyer komentoi edhe emërimin e zptit Mattheë Palmer si përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

“Zoti Palmer e njeh rajonin dhe tani është me të vërtetë një lajm i ri që ai u emërua si përfaqësues i posaçëm për Ballkanin, mirëpo nuk e di se çfarë të mire do të sjell ky emërim. Por pavarësisht prej kësaj, jam i mendimit që Bashkimi Evropian duhet ta emëroj një përfaqësues të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi, i cili me një ekip të veçantë do të kontribuonte në aspektin konstruktiv dhe të sinqertë për të vazhduar procesin e bisedimeve“, tha ai duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara janë lojtarë të rëndësishëm për Ballkanin dhe aleat i ngushtë i Gjermanisë, ndërsa shprehu besimin për një ndihmesë pozitive të Shteteve të Bashkuara në Ballkan dhe Kosovë.

Ai ritheksoi qëndrimin gjerman se Kosova duhet të jetë ashtu siç është, “pa ndryshime territoriale dhe pa ndryshime të kufijve”.

Vazhdimi i bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, që mbahen më 6 tetor. Diplomatët shpresojnë që një qeveri e re të formohet shpejt pas këtyre zgjedhjeve dhe të rihapin bisedimet para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Fotot – njihuni me deputeten më të bukur të Kuvendit të Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje njihet si deputetja më e bukur dhe për këtë shkak është komentuar shumë në media.

Mirëpo së fundmi vendin e më të bukurës Dudes duket se do ja marrë një tjetër deputete. Bëhet fjalë për Rezarta Krasniqin e cila është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave sot. Ndryshe nga Dudja, Rezarta është brune.

Ajo do të jetë në listën e LDK-së për deputete. Indeksonline mëson se partia e Mustafës ka marrë vendimin, që Rezarta të përfaqësojë Vushtrinë.

Pacolli takon Palmerin: Normalizimi dhe njohja e ndërsjellë, qëllimi i vetëm i dialogut

Ministri i Jashtëm i qeverisë në largim të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar përfaqësuesin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Metthew Palmer, në kuadër Forumit të Bledit në Slloveni.

“Unë e përgëzova zotin, Palmer për emërimin e tij, dhe si një mik i vjetër i Kosovës, në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet. Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë.
Normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm – asgjë më pak – dhe ne e vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashingtonit për ketë synim”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook, pas takimit me diplomatin amerikan.

Të premten, Departamenti amerikan i Shtetit, njoftoi se e ka emëruar zëvëndës-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Metthew Palmer, si përfaqësues të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit, thuhet se në këtë rol, Palmer do të “udhëheqë përpjekjet tona për të fuqizuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe në fokusimin në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore”.

Në këtë kapacitet, Palmer udhëton në Slloveni, për të marrë pjesë në Forumin Strategjik në Bled, thuhej më tutje në njoftim.

Dy senatorë amerikanë vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, do të vizitojnë këtë javë Kosovën dhe Serbinë, për të shprehur, siç thanë, mbështetje për dialogun midis dy vendeve.

Murphy, senator demokrat, dhe Johnson, republikan, do të udhëtonin bashkë me një delegacion të Kongresit që do të vizitojë Rusinë, porse atyre dy Moska ua ka ndaluar hyrjen.

“Rusia nuk na lejon brenda, por Ron Johnson dhe unë do të vizitojmë Ukrainën, Serbinë dhe Kosovën këtë javë, për të dëshmuar mbështetjen dypartiake për Qeverinë e re të Ukrainës dhe për dialogun e vazhdueshëm midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha në një postim në Twitter senatori Chris Murphy.

Murphy dhe Johnson janë kritikë të zëshëm të Kremlinit.

Vizita e tyre në Ballkan vjen në kohën kur flitet për përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Ramush Haradinaj tregon arsyet: Nuk kam më besim te politika dhe kolegët

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë pritur që ai do të tërhiqet nga pozicionet për taksën dhe ndarjen pas ftesës nga Specialja. I pranishëm në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Haradinaj ka hedhur akuza të rënda ndaj spektrit politik të Kosovës për Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se askush nga politika nuk i ka pritur veprimet e tij pas ftesës nga Specialja.

“Ata kanë pasur një skenar se kur të më vijë mua ftesa, unë do të kërkoj zgjidhje gjithkund për të shpëtuar kokën time dhe nga të mundem dhe të kërkoj adresë për të shpëtuar. Duke kërkuar atë zgjidhje unë ose do të kisha pranuar ndarjen ose të largoj taksën, ja diçka tjetër. Askush nga ta nuk e ka pritur se ua lë letrat në dorë. Të ju them faleminderit shumë. Dorëheqje! Shkojmë në zgjedhje”.

I pari i AAK-së thotë se ka llogaritur vetëm për qytetarët dhe për këtë ua ka kthyer sërish mandatin.

“Besimin e kam te populli. Nëse populli më jep besimin e ndërtoj qeverinë. Nuk kam më besim te politika dhe kolegët e mi sepse këtyre ua kam prishur letrat”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Vjosa Osmani: Në listën e LDK-së nuk do të ketë asnjë person me aktakuzë

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, sot ka vizituar shtëpinë shkollë të familjes Hertica nga Prishtina. Aty ajo ka folur edhe për kandidatët për deputetë nga partia e saj

Osmani ka thënë se LDK-ja ende nuk e ka përpiluar listën e kandidatëve për deputetë, pasi i kanë lënë degët t’i propozojnë kandidatët potencialë.

Mirëpo, Osmani ka thënë se të gjithë emrat do të filtrohen në mënyrë që në listën e LDK-së për deputetë të mos ketë persona me aktakuza.

“Ne ende nuk e kemi filluar përpilimin e listës, do të fillojë nga nesër. I kemi marrë propozimet nga degët, sepse si kryesi nuk jemi përzier në propozimet që kanë ardhur nga degët. Mirëpo pastaj të gjitha ato propozime do të filtrohen, duke marrë për bazë parimet themelore, mbi të gjithat ne po e ndërtojmë programin tonë. Qeveria Mustafa ka qenë e para që ka vendosur si parim që të mos ketë asnjë njeri me aktakuzë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, atë parim e ka ndërtu LDK-ja dhe atë parim do ta mbajmë edhe tash e tutje”, ka thënë Osmani.

Besoj që përtej numrave tashmë është evidente se përfaqësim të grave më shumë se LDK-ja nuk ka askush dhe s’do të ketë.

Osmani tha se objektet e tilla që janë shfrytëzuar si shkolla dhe kanë ndihmuar në shtetndërtimin e Kosovës, do të shndërrohen në muze. /GazetaExpress

Rasti i humbur për ndryshim! – Nga Florim Zeqa

Rasti i humbur historik për arritjen e marrëveshjes për një koalicion parazgjedhor LDK-LVV, i ka zvogëluar në minimum mundësitë e ndryshimit politik në këto zgjedhje.

Kalimi i afatit ligjor për koalicione parazgjedhore shënoi fundin e shpresës së qytetarëve për ndryshime pozitive në këto zgjedhje. Koalicionet e partive minore që aplikuan në KQZ në orët e fundit dhe mbetja në garë veq e veq e treshes së partive politike LDK, Vetëvendosje dhe PDK do të jenë të pamjaftueshme që të joshin qytetarin e zhgënjyer nga keq qeverisja e deritanishme e formacioneve politike që sunduan me vendin në këto 20 vjetët e fundit.
Mos arritja e koalicionit të shumëpritur nga qytetarët e vendit LDK-LVV, e bën të pamundur ndryshimin e kursit qeverisës në vend.
Ashtu siq e kam parashikuar ditë më parë, nga beteja e nxehtë politike mes LDK-së dhe LVV-së, fituese do të dali PDK-ja me copëzat e saj të ndara në kinse koalicione parazgjedhore.

Thirrja në emër të elektoratit, hipokrizi politike

Sikurse në të kaluarën, edhe tani, “mollë sherri” për mos dakordim u bë posti i kryeministrit, gjë e cila e dëshmon papjekurinë politike dhe mungesën e vullnetit për ndryshim të partive që rropën e ç’rropën shtetin dhe qytetarët për 20 vjet rresht.
Thirrja në emër të elektoratit e subjekteve (LDK-LVV) që e patën në dorë ndryshimin e madh, është hipokrizi dhe mashtrim. Elelktoratet e këtyre dy partive me padurim e prisnin arritjen e marrëveshjes për koalicion parazgjedhor.
Prapa kësaj hipokrizie qëndron egoja e pakufishme për të rrëmbyer sa më shumë nga “torta” e pushtetit, e jo interesi i shtetit dhe qytetarëve.
Mirëpo, kjo aspak nuk do t’i prish punë bashkësisë ndërkombëtare deri në momentin e arritjes së marrëveshje finale me Serbinë.
Më pastaj mund edhe të ndryshojnë gjërat, mirëpo deri atëherë çdo gjë do të jetë e lejuar në vendin tonë, përveq ndryshimit.
Rënja e sinkronizuar e kësaj qeverie ishte paralajmërim i zgjedhjeve të kurdisura, të cilat do të prodhojnë një qeveri të zgjeruar me aktorë të njëjtë.
Pra, përseri do ta kemi një koalicion servil që mbështet marrëveshjet e Brukselit dhe poashtu një koalicion kriminal, gjegjësisht një koalicion zhvatës që luan bixhoz me kufijt e shtetit dhe interesin e qytetarëve.
“Vijat e kuqe” që i vënë njëra-tjetrës partitë e kriminalizuara, nuk janë gjë tjetër veqse një mashtrim i radhës për qytetarët.
I vetmi ndryshim pas këtyre zgjedhjeve, do të jetë bashkimi në koalicionin kriminal e subjekteve që kanë sunduar në Kosovën e pasluftës.
Mos arritja e një marrëveshje parazgjedhore mes subjekteve opozitare, e lë të hapur mundësinë e një marrëveshje të fshehtë mes partnerëve të vjetër. “Ujqit e vjetër” do të bëhen përseri bashkë në zhvatjen e shtetit dhe plaçkitjen e qytetarëve (mërgimtarëve).
Edhe pas zgjedhjeve të parakohshme, do të vazhdojë keq-qeverisja, korrupsioni dhe krimi i organizuar, sikurse që do të vazhdojë sundimi i rendit dhe ligjit nga bandat partiake. Qytetarëve që nuk janë pjesë e tyre u mbetën vetëm dy rrugë-të heshtin ose të ikin sa më largë nga Kosova.

Zgjedhjet e parakohshme, produkt i presionit ndërkombëtar

Vetë proocesi i parakohshëm zgjedhor që po ndodh në Kosovë është produkt i presionit ndërkombëtar për finalizimin e dialogut të Brukselit.
Andaj qëllmi i këtyre zgjedhjeve nuk është ndryshimi siq po manipulohet nga disa forca politike dhe disa miop politik, por është sigurimi i shumicës në Kuvend që miraton marrëveshjen Thaçi-Vuçiq për ndarjen e Kosovës.
Qeveria e ardhshme do të jetë qeveri me afatin më të shkurtër që ka mandatin special për finalizimin e marrëveshjes politike me Serbinë, përkatësisht për përfundimin e pazarit Thaçi-Vuçiq, për t’ia dhënë veriun Serbisë.
Janë këto zgjedhje që po e vërtetojnë se shkaku i dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj nuk ishte ftesa nga Gjykata Speciale, si dhe as taksa “100 %” që nuk ishte shkak i ndërprerjes së dialogut, por ishte mungesa e mbështjes së pazarit Thaçi-Vuçiq në Kuvendin e Kosovës (më në fund këtë e pohoj edhe vetë kryeministri i dorëhequr).
Zgjedhjet e orkestruara do të nxjerrin aleatin e ri (të vjetër) që do të mbështet marrëveshjen finale (fatale për Kosovën), ashtu siq e ka mbështet paraprakisht marrëveshjen për Decentralizimin (etnik), “Zajednicën”, për Gjykatën Speciale, për Demarkacionin me Malin e Zi e një varg marrëveshjesh tjera të dëmshme për Kosovën.
Pra, këto zgjedhje janë të sinkronizuara dhe kanë një qëllim të vetëm, sigurimin e nje mazhorance parlamentare që voton marrëveshjen me Serbinë dhe asgjë më shumë dhe as më pak.
E di që është e pamundur të ndodhë, por bojkoti i plote i këtyre zgjedhjeve do të ishte përgjigja më e mirë ndaj skenaristëve të kësaj maskarade zgjedhore…
Si çdo herë, edhe kësaj radhe, “ujqit e vjetër” koalicionin pazgjedhor do ta arsyetojnë në emër të kinse interesit të shtetit, normalizimit të marrëdhënjeve me Serbinë dhe ruajtjes së miqësisë me partnerët ndërkombëtarë.
Si do që të jetë dhe çfarëdo që të ndodhë pas zgjedhjeve, mosarritja e koalicionit parazgjedhor LDK-LVV, mbetët rast i humbur dhe i papërseritshëm historik për largimin e uzuratorëve nga pushteti dhe jo vetëm.

Haradinaj reagon për therjen e të riut serb në Mitrovicë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar ashpër rastin e përleshjes dhe therjes së një të riu serb mbi urën e lumit Ibër.

“Dënoj ashpër rastin e përleshjes dhe therrjes së një të riu serb në lumin Ibër. U bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

“Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës dhe diversitetit. Veprimet e tilla janë raste të izoluara dhe asnjëherë nuk do të cënojnë paqen dhe sigurinë në vend!”

Më herët një i ri serb është therur me thikë gjatë një përleshje mes një grupi të rinjësh shqiptarë me një grup serb. I riu është jashtë rrezikut për jetë.

Prokuroria shpreson se deri në tetor e marrin ekspertizën nga Zvicra për Astrit Deharin

Janë bërë më shumë se 1 vit që nga koha kur lënda për vdekjen e Astrit Deharit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për ekspertizë. Por, edhe pas tërë këtyre muajve, ende nuk ka ndonjë rezultat. Në Prokurori thonë se është tepruar me vonesa, derisa shpresojnë që rezultatet të kthehen gjatë dy muajve të ardhshëm.

Prokurori Metush Biraj i ka thënë Gazetës Express se ata ende janë në pritje të ekspertizës nga Zvicra.

Biraj thotë se kanë bërë parashkresë që të shpejtohet rasti, derisa shpreson që rezultatet të dalin gjatë dy muajve të ardhshëm.

“Jo, ende nuk ka asgjë të re lidhur me rastin Dehari. Ende jemi në pritje. Siç dihet, ne i kemi dërgu krejt materialet dhe tash jemi vetëm në pritje të rezultateve të ekspertizës së tyre. Nuk ka asgjë të re. Ne kemi bë parashkresë për me përshpejtu rastin, por s’kemi marrë përgjigje. Besojmë edhe shpresojmë që do të bëhet diçka në shtator apo tetor sepse është tepru”, ka thënë Biraj për Express.

E derisa në Zvicër po kryhet super ekspertiza, kanë ndërruar edhe deklaratat e prokurorisë për këtë rast. Tashmë edhe në dokumente rasti “Dehari” nuk po cilësohet si vetëvrasje, por, si “vdekje e dyshimtë”.

Kjo bëhet e ditur edhe në dokumentin zyrtar që ka siguruar Express, i dërguar nga Prokuroria Themelore në Prizren, nga ku mësohet edhe emri i personit që do të kryejë ekspertizën.

Reagim për këtë ndryshim të referimit kanë pasur edhe familja Dehari.

“Prokuroria Themelore në Prizren më nuk e cilëson as përmes deklaratave se ish-aktivisti i Vetëvendosjes Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje. Tani edhe me dokumente zyrtare, me vendimin me të cilin sipas kërkesës së familjes Dehari rastin e ka dërguar për hetime të pavarura dhe në kuadër të këtyre hetimeve është kërkuar super ekspertizë nga qendra e mjekësisë ligjorë në Lozanë të Zvicrës. Tani prokuroria me këtë vendim rastin e kualifikon si “vdekje e dyshimtë”, tha për Express avokati Tomë Gashi.

Familja Dehari ka dërguar një kërkesë për të gjitha provat dhe dokumentet që ka dorëzuar në Zvicër prokuroria.

“Ne besojmë se të gjeturat nga Zvicra nuk do të duhej që të vonohen shumë nga se kanë kaluar më shumë se dy vite nga vrasja e Astrit Deharit dhe rasti do të duhej edhe juridikisht të mbyllet si vrasje dhe pastaj të gjenden vrasësit e tij”, kishte thënë Gashi.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit 2016. Dehari po mbahej në paraburgim nën dyshimin se ishte pjesëmarrës në sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës në natën e 4 gushtit të atij viti.

ALBINI ECËN VETEM – Nga BINAK MAXHARRAJ

Albini ecën vetem.Nuk e ndal as era e as stuhia. Nuk e ndalë asnjë zerzele qe i del përpara. Albini ecën vetem është digë dhe ortek i fortë për PDK. Pronto mafin dhe SHIK-un.

Dhe vazhdon Albini të ecën vetem. Ate nuk mund ta ndal as LDK. Nuk mund ta ndalë as Pronto mafia e LDK. Albini vazhdon të ecë i vetem ka mbrrijtë ne gjysemën e rrugës. Albinin nuk mund ta ndal as gjyshi i LDK Isa Mustafa.

Megjithate po vazhdon ecja e tij i vetem deri ne fitorën përfundimtare.

Albini ecën vetem,hu vetem, por nuk është i vetem ai e ka pas fuqin me te madhe, fuqin e popullit i cili e do dhe e respekton. Kjo fuçi e popullit i beson Albinit sepse vetem ky është i zoti të bëjë ndyshime te mëdha duke e largu te keqën nga ky vend.

Fuqia e Albinit është e madhe,është vullkan hala i pa shpërthyer,por kur te shpërthen i fshijnë te gjitha,e pastron terenin qe e flliqen te tjeret hajnat,te padijshmit,të korruptuarit.

Pra,ky është Albin Kurti që do te ju nxjerrë nga ferri në te cilin keni rënë.

Kandidate për kryeministre të Kosovës, njihuni me pasurinë e Vjosa Osmanit

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që në zgjedhjet e 6 tetorit të garojë me Vjosa Osmanin për kryeministre. Muaj më parë Osmani i është përgjigjur ftesës së Agjencionit Kundër Korrupsionit për deklarimin e pasurisë.

Nga kursimet dhe kredia Osmani ka një banesë në vlerë 40 mijë euro, një tjetër në emër të bashkëshortit në vlerë prej 67 mijë euro. Bashkëshorti i saj gëzon edhe dy shtëpi, njëra 125 mijë e tjetra 190 mijë euro, shkruan Indeksonline. Poashtu, në emër të bashkëshortit ajo ka deklaruar dy garazhe dhe parcelë toke prej 38 mijë euro.

Vajzat e saj binjake kanë në llogaritë bankare 40 mijë e 153 euro, derisa vet Vjosa ka para të mbajtura në institucione financiare mbi 48 mijë euro, kurse bashkëshorti i saj gati 32 mijë euro. Në formularin për deklarimin e pasurisë, Vjosa ka bërë me dije se nuk ka veturë personale ndersa bashkëshorti i saj është pronar i një veture prej 9 mijë euro.

Në Kosovë përgjysmohet sipërfaqja e tokës së mbjellë me grurë

Nadie Ahmeti

Në Kosovë sipërfaqet e përgjithshme të tokës bujqësore të kultivuara me drithëra, konkretisht me kulturën e grurit, nga viti në vit po zvogëlohen, duke ulur kështu edhe sasinë e prodhuar të këtij produkti në vend.

Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në vitin 2012, më shumë se 102 mijë hektarë sipërfaqe kanë qenë të mbjella me grurë, në vitin 2017, kjo sipërfaqe ka rënë në 80 mijë hektarë.

Ndërkaq, vitin e kaluar, 74 mijë hektarë sipërfaqe kanë qenë të kultivuara me kulturë të grurit. Kurse, gjatë këtij viti janë mbjellë vetëm 50 mijë hektarë sipërfaqe me grurë.

Në një llogaritje të thjeshtë i bie që për tetë vjet (2012-2019 ), në Kosovë sipërfaqja e tokës e mbjellë me grurë, është përgjysmuar apo është 52 mijë hektarë më pak.

Ekspertë të bujqësisë dhe përfaqësues të bujqve në Kosovë, vazhdimisht kanë tërhequr vërejtjen se tkurrja e tokës bujqësore, po ndodh për shkak të ndryshimit të destinimit, duke e përdorur tokën bujqësore për veprimtarinë e ndërtimit.

Kjo, sipas tyre, në të ardhmen do të sjellë pasoja dhe mungesë të sigurimit të produkteve elementare bujqësore.

Jusuf Cikaqi, drejtor në Departamentin për Politika Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, thekson se te kulturat njëvjeçare, sipërfaqja ndryshon nga viti në vit. Ai thotë se çmimi dhe kërkesa në treg janë ndër faktorët që ndikojnë në mbjelljen e tokës me kultura njëvjeçare.

“Sa i përket vitit të kaluar, ku sipërfaqja me të mbjella ka qenë 74 mijë hektarë, sivjet ka rënë në 50 mijë hektarë. Faktorë kryesorë kanë qenë kushtet klimatike, sepse ka pasur thatësirë në vjeshtën e vitit 2018 dhe fermerët, pavarësisht planifikimeve që kishin për mbjellje të 75 deri në 80 mijë hektarëve, nuk kanë arritur të mbjellin për shkak të thatësisë. Edhe kjo sasi e grurit që është mbjellë dhe është korrur tani, është mbjellë në muajin dhjetor pas afatit optimal”, thekson Cikaqi për Radion Evropa e Lirë.

Por kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se disa nga arsyet e zvogëlimit të hapësirës së mbjellë me drithëra janë ndërtimet e shumta në tokat bujqësore, pastaj politikat joadekuate për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, emigrimi dhe çmimi jo i leverdishëm i grurit për fermerët.

“Arsyeja e parë është mungesa e perspektivës. Kjo mungesë e perspektivës ka bërë që një numër i madh i të rinjve që janë marrë sidomos me bujqësi, kanë emigruar jashtë Kosovës. Arsyeja tjetër është se prodhimet e grurit e kanë një konkurrencë të tmerrshme jolegale nga importi. Gruri nga vendet e rajonit në Kosovë hyn me çmim më të lirë se sa prodhimi vendor. Sidomos nga shteti i Serbisë (para vendosjes së taksës), pasi mullisët në Kosovë, janë furnizuar me grurë nga rezervat shtetërore që nuk është i dedikuar për ushqim të njerëzve”, bën të ditur Tahiri.

Ish- ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Idriz Vehapi, ndërkaq, thotë se arsyeja e zvogëlimit të sipërfaqes së tokës së kultivuar me grurë paraqitet për shkak të çmimit të lartë të mekanizimit bujqësor.

“Kostoja e madhe e shpenzimeve për mbjelljen e grurit, mekanizmi bujqësor, farërat, plehrat, të gjitha importohen dhe kanë një kosto të lartë. Pastaj, besoj se edhe çmimi i grurit nuk jep shumë fitime. Më pas edhe subvencionet e shtetit duhet të rriten, edhe pse tashmë Qeveria e Kosovës ka lëvizur në këtë drejtim, por besoj se kjo ndikon shumë. Arsyeja tjetër paraqitet për shkak të sipërfaqeve të vogla të tokës, ku shumica e fermerëve kanë hapësira të vogla të tokës”, thotë Vehapi.

Ndryshe, për të rritur interesimin e fermerëve për mbjelljen e sipërfaqeve më të mëdha me grurë, Ministria e Bujqësisë ka disa vjet që subvencionon fermerët me nga 150 euro në vit, kurse sipërfaqja minimale e mbjellë me grurë duhet të jetë 2 hektarë në pronësi të fermerit.

Sidoqoftë, në gjithë territorin e Kosovës para një muaji ka përfunduar fushata e korrje-shirjeve. Derisa zyrtarë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, pohojnë se sivjet Kosova plotëson deri në 50 për qind nevojat për ushqim nga rendimentet e grurit, përfaqësues të bujqve vlerësojnë se kjo shifër nuk arrin as 30 për qind të mbulimit të nevojave.

Nga këto sipërfaqe, prodhimi i përgjithshëm vendor gjatë viteve të fundit, sipas të dhënave zyrtare, ka mbuluar deri në 60 për qind të nevojave vendore për konsum dhe pjesa është mbuluar nga importi.

Në një raport të Ministrisë së Bujqësisë, të quajtur “Raporti i Gjelbër 2018”, thuhet se në Kosovë për kokë banori janë prodhuar 127 kilogramë miell. Vlera e prodhimtarisë së grurit në vitin 2017 ishte 51 milionë euro.

Haradinaj e pranon për herë të parë: Presioni ndërkombëtar për taksën, e rrëzoi qeverinë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, për herë të parë e ka pranuar se presioni i ndërkombëtarëve për taksën, e detyroi Qeverinë e Kosovës të japë dorëheqje.

Haradinaj në një intervistë për EkonomiaOnline, kritikoi vendet e QUINT-it të cilat sipas tij, po bëjnë presion të vazhdueshëm mbi Kosovën, por jo edhe mbi Serbinë. Thotë se nëse vazhdon një presion i tillë, do të ketë destabilizim të Ballkanit.

“Vendet e QUINT-it, janë të respektuara, dhe janë aleatë të Kosovës dhe janë të interesuara për marrëdhënie të mira me Serbinë. Por ata duhet ta kuptojnë se nuk ka hapësirë më, as për t’i bërë presion Kosovës, sepse me këtë presion e detyruan Qeverinë të japë dorëheqje, me masa të çuditshme, e çka tjetër. Nëse duan destabilizimin e Kosovës, ose kthimin e krizave në Ballkan, edhe mund ta bëjnë. Por ashtu nuk fiton askush, as Kosova, as rajoni, e as Bashkësia Ndërkombëtare. Ata kanë mbërri në atë fundin, nëse duan mund të na mbysin, por me presion më nuk mund të na bindin. QUINT-i duhet ta kthejë presionin ndaj Serbisë, e cila në mënyrë joparimore ka vënë kusht vetëm për të filluar dialogu po thotë hiqe taksën. E çka do të kërkojë atëherë për njohje, nëse vetëm për të filluar dialogu e kërkon tregun”, thotë ai.

I pyetur se nëse prapë udhëheq me Qeverinë e vendit, a do t’i përfillte kërkesat e ndërkombëtarëve për heqjen e taksës, Haradinaj thotë se nuk pranon më kushte dhe se kërkesat e tilla, nga kushdo qofshin do të shpërfillen dhe nuk do të gjejnë përkrahje.

“Unë nuk jam për t’i përfillur këto kërkesa të QUINT-it. Jam për t’iu thënë na falni, ne jemi vend sovran, ne kemi versionin tonë si mund të merremi vesh me Serbinë, nëse e respektoni vijmë në tavolinë, nëse jo po presim. Nuk është me çdo kusht dialogu. Unë e di çka kam heq me ndal ndarjen e Kosovës”, thotë ai.
Haradinaj është i bindur se nëse të gjitha partitë parlamentare janë të një fjale dhe nuk “bëjnë lojëra” presioni i miqve ndërkombëtarë do të hiqej.

Por, Haradinaj shprehet i bindur se përveç tij, të gjithë të tjerët, duke përfshirë edhe Albin Kurtin, do të pranojnë të heqin taksën pa njohjen nga Serbia.
Madje për këtë ai thotë se PDK-ja, LDK-ja dhe VV-ja në çdo takim me ndërkombëtarët, “prapa dyerve të mbyllura”, e kanë pohuar një gjë të tillë.

“Nëse ne jemi unik, nëse të gjitha partitë parlamentare e kanë këtë qëndrim, Quint-i na kupton. Ata nuk janë armiq tanë. Problemi është se ne nuk po jemi unik. Ne po japim mendime të ndryshme dhe atëherë po mbetem vetëm unë që po mbaj qëndrim pengues. Shumica e politikanëve të Kosovës, duke dashur t’i hyjë në qejf ndërkombëtarëve me shpresën që ata iu ndihmojnë me ardhur në pushtet, thonë se janë të lehtë në dialog. Por këta po shkaktojnë pasoja për vendin. Edhe ata që thonë në publik se e kanë këtë qëndrim si unë, në dyer të mbyllura përfshirë Albinin, edhe LDK-ja, për PDK-në më dihet iu thonë që ne e heqim taksën dhe kthehemi në dialog. Është gabim që e bëjnë këtë. Nuk mendoj që kjo iu ndihmon atyre, as Kosovës. Ata duhet të jetë të qartë, kthehemi në dialog pa kushte. Shumë e thjeshtë”, thotë ai.

I pari i AAK-së thotë se më nuk do të bëjë “kontratë: me asnjë parti politike për postin e kryeministrit.

Thotë se këtë besim do ta kërkojë vetëm nga qytetarët, në të kundërtën thotë se do të pranonte t’i shërbente vendit vetëm nga opozita, raporton EO.

“Nuk e vendosi unë kush do të jetë Kryeministër. Do ta respektoj vendimin e popullit Nëse më jepet mundësia t’i shërbej vendit, do t’i shërbej si kryetar qeveria. Nëse nuk më jepet, mund ta bëjë një punë tjetër, ose mund të mos bëj fare. Mund të jem edhe në opozitë. Në demokraci është legjitime. Nuk paragjykoj çfarë pune do të bëj. Unë e kam një ofertë për qytetarin e vendit. Kjo ofertë është që të udhëheq me qeverinë e vendit. Ia kam paraqit këtë ofertë edhe AAK-së dhe koalicionit tonë. E kam besimin e tyre në parim, do të ndodhë nominimi në këto ditët që vijnë, të cilin do t’ia paraqes edhe qytetarit, nëse qytetari e aprovon, unë e marrë si kontratë nga qytetari. Nuk pranoj kontrata ndryshe”, thotë ai.
Kryeministri në largim thotë se të gjitha sondazhet vendëse dhe ndërkombëtare koalicionin AAK-PSD- e nxjerrin të parin.
Thotë se “vendimet e mëdha” për kthimin e shtetësisë së Kosovës dhe fuqizimin e saj, kanë bërë që të fitojë përkrahjen e qytetarëve.
Edhe vendimi për liberalizimin e vizave sipas tij, nuk është i largët.

“E vërteta është që në plotë sondazhe ne kemi dal të parët, që i kanë bërë partitë tjera politike, jo që i kemi bërë ne. Edhe faktorët ndërkombëtarë dhe institucionet relevante që merren me matjen e opinionit publik, tash pas bashkimit me PSD-në, matematikisht prijmë në Kosovë. Besoj që është me rëndësi që qytetari i Kosovës po ndihet më sovran. Nuk po e ndjen më veten rob. Prej momentit të parë kur kam shkuar në takimin me BE-në, në takimin e me zonjën Mogherini, kam thënë që nuk do ta lejoj ndarjen e Kosovës, nuk do ta aprovoj një dialog të Mogherinit. Ndodhi ajo që e kam thënë, e kemi heq dialog prej Mogherinit që ka qenë për ndarje, e kemi qitë te Merkeli në Berlin. Do ta bëjmë ushtrinë, e kemi bërë. Do ta mbrojmë tërësinë territoriale, u bë. Liberalizimi është në proces me ndodh, dhe nuk jemi larg. Populli nuk po i do më servilet”, thotë ai.

Por Haradinaj pranon se qeverisja e tij kishte edhe defekte, duke përmendur ministritë e shumta, por edhe numrin e madh të zëvendësministrave.
Thotë se në qeverinë e ardhshme do të ketë më pak ministri dhe zëvendësministra.
“Nuk ka qenë e mirë kjo dhe nuk jam lavdëruar asnjëherë. Ishte njëfarë kushtëzimi për krijimin e qeverisë, një rrethanë jo e lehtë dhe jam detyruar të kaloj nëpër disa situata të tilla. Kam respekt për njerëzit që kam punuar me ta, të gjitha partive dhe të gjitha komuniteteve, por ishte njëfarë situate e tillë. Ne kemi përgatitur një ligj për Qeverinë, por për fat të keq nuk u aprovua ende. Por unë synoj një qeveri ndryshe, jo një qeveri me 22 ministri më dhe me aq shumë zëvendësministra. Synoj një qeveri me më së shumti dy zëvendësministra për një ministri”, thotë ai.

Edhe sa i përket korrigjimit të kufirit me Malin e Zi, Haradinaj siguron qytetarët e vendit se kufiri do të jetë në Qafë të Çakorrit dhe në Qafë të Kullës.
Nuk beson se drejtues të Malit të Zi do të krijojnë probleme në këtë pikë, madje thotë se me këtë shtet, pos demarkacionit, nuk kanë asnjë temë të hapur.

“Kufiri do të jetë në Qafë të Çakorrit dhe në Qafë të Kullës. Ka një dakordim paraprak me udhëheqjen e Malit të Zi. Trupat punuese janë, Komisioni Shtetëror është, i cili kryesohet prej Bulliqit, që është i ngarkuar prej Qeverisë në të ardhmen e afërt kur fillon shënjimi i kufirit, të respektohen të gjeturat e Komisionit Shtetëror për pjesën e kufirit me Malin e Zi. Sepse votimi na obligon që të shënjojmë kufirin në përputhje me marrëveshjen që ka qenë e gabuar dhe raportin e Komisionit Shtetëror dhe deklaratën e presidentëve që kanë rënë në dakord për korrigjim. Pra, mendoj që Kosova nuk ka nevojë të shprehë ndonjë triumfalizëm të madh, sepse ajo nuk është ndonjë fitore e jashtëzakonshme, dhe se nuk është humbës Mali i Zi. Por përkundrazi me këtë shënjim të kufirit me Kosovën mbyllet kjo temë dhe nuk ka asnjë temë të hapur mes Kosovës dhe Malit të Zi”, përfundon ai./RTK

Katër koalicione për zgjedhjet e 6 tetorit

Katër koalicione do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 6 tetor, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Koalicioni ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate kanë dorëzuar kërkesën e tyre në KQZ që të marrin pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Po ashtu, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, do të garojnë si koalicion në zgjedhjet parlamentare.

Koalicioni Vatak, i përbërë nga tri parti (Partia Demokratike Boshnjake, Partia Demokratike Vatan dhe Partia e Bashkuar Boshnjake), po ashtu do të garojnë në një listë zgjedhore.

Ndërkaq, koalicioni i katërt i paraqitur në KQZ, i quajtur Sloboda (Liria), përbëhet nga Partia Përparimtare e Kosovës dhe Partia e Re e Kosovës.

KQZ po ashtu ka njoftuar se afati për aplikim për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përfundon më 6 shtator.

Zgjedhjet e 6 tetorit vijnë pasi Ramush Haradinaj, më 19 korrik dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, pasi u thirr në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Më pas, më 22 gusht, deputetët votuan për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit, duke i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ambasadorët perëndimorë, thirrje për zgjedhje të rregullta në Kosovë

Ambasadorët e pesë vendeve kryesore euro-perëndimore në Prishtinë, u bënë thirrje të premten partive politike në Kosovë që të krijojnë një mjedis të qetë e të sigurt për zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa qytetarëve që të refuzojnë siç thuhet kriminelët me votën e tyre.

Në një komunikatë më të gjatë, diplomatët thanë se presin shmangien e keqpërdorimeve të votës dhe frikësimet e kandidatëve dhe votuesve serbë të Kosovës që nuk ishin të rreshtuar me Listën Serbe në zgjedhjet e kaluara. Po ashtu në komunikatë kërkohet që të shmanget çdo formë e trysnisë qoftë ndaj votuesve apo medieve.

Zgjedhjet dhe formimi i qeverisë së re ofrojnë një mundësi për rifillimin urgjent të bisedimeve me Serbinë me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme, dhe ligjërisht të detyrueshme që i kontribuon qëndrueshmërisë rajonale, thuhet në komunikatë, ndërsa kërkohet edhe shmangia e retorikës populiste e nacionaliste.

Kosnett: Ngrejeni zërin nëse dikush dëmton demokracinë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, shkroi të premten se është “i shqetësuar me thashethemet se disa parti politike tashmë kanë nisur që përmes frikësimit dhe taktikave të fshehta të zvogëlojnë konkurrencën për zgjedhjet parlamentare në Kosovë”.

Në një postim në rrjetin social, twitter, ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të ngrisin zërin nëse shohin dikë “që dëmton demokracinë tuaj”.

Kosova thuhet në komunikatë ka nevojë për sundim të ligjit dhe kandidatët duhet të mos kenë të kaluar kriminale, apo lidhje me veprimtari kriminale, dhe se duhet të tregojnë se si do të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të kundërshtojnë pandëshkueshmërinë dhe nepotizmin në nivelet më të larta.

Matthew Palmer, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë rol, – tha Departamenti i Shtetit, – zoti Palmer do të udhëheqë përpjekjet tona për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe begatisë në rajon dhe për t’u përqëndruar në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore.”

Departamenti amerikan i Shtetit njofton se si Përfaqësues i Posaçëm, zoti Palmer do të shkojë në Slloveni duke filluar nga 1 shtatori për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit. Ai gjithashtu do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në takimin e Drejtorëve të Quint-it për Ballkanin në Bruksel dhe do të marrë pjesë në takime në Vjenë dhe Podgoricë, nga 4 deri më 10 shtator.

Përveç shërbimit si Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit, zoti Palmer do të vazhdojë të jetë Zëvendës Ndihmës Sekretar në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, një post që ai mban që nga viti 2018. Më parë, ai ishte Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore. za

Osmani i përgjigjet Kurtit: Oferta jote zhvendos garën brenda nesh, ne luftën e kemi me PAN-in

Kandidatja e LDKsë për kryeministre, Vjosa Osmani, pas një takimi me krerët e partisë, ka thënë që LDK’ja qëndron prapa asaj që koalicioni me VV’në duhet të lidhet me një marrëveshje që LDK’ja do të ketë kandidatin për kryeministër, shkruan Gazeta Express.

Osmani ka thënë se oferta e Kurtit do ta zhvendoste garën brenda LDK’së dhe VV’së dhe në mes të votueseve të dy partive.

Sipas saj, dy partitë që deri dje ishin në opozitë luftën e kanë me PDK-AAK-në dhe NISMA-në dhe jo në mes vete.

Fjala e Vjosa Osmanit:

Përsëri faleminderit për durimin. Ne si LDK kemi vlerësuar të gjithë angazhimin për arritjen e një koalicioni me VV’në. Duam sërish që t’iu bëjmë atyre ofertë për bashkëpunim të sinqertë. Bashkëpunim në mirëbesim, e jo bashkëpunim në garë.

Ajo që ka propozuar LVV e shpien garën në mes nesh, ndërsa ne garën e kemi me PAN-in.

I presim sonte deri në mbyllje të afatit.

Ne nuk mund ta shpiejm garën në mes të votueseve të VV’së dhe LDK’së, dhe në mes meje dhe Albinit.

Kemi tejkaluar deri tani gjithçka. Prandaj i ftoj ata që të rimendojnë këtë casje, dhe ta ndryshojnë nga ajo për garë ndaj njëri tjetrit, në një casje për mirëbesim.

Ta pranojnë ofertën tonë, që të dalim fitues dhe të fitojë e gjithë Republika e Kosovës.

Përgjigjen e kemi thënë qartë, dhe shpresojmë të pranojë ofertën tonë me kandidate të LDK’së.

Sepse një listë pa krye është pa orientim. Qytetarët duhet ta dijnë se për kë votojnë. Cdo casje tejtër e shndërron tërë garën në garë të brendshme. Ne garën e kemi me partinë që e kanë kap shtetin.

Nuk duhet t’ua mundësojmë atyre që të krijojmë një luftë mes aktivistëve tonë.

Ne nuk duhet të bëjmë luftë për njeri tjetrin.

Pavarësisht se çfarë bëjnë partitë tjera, ne do të fitojmë.

Qytetarët janë bindur që t’i qojnë ata në opozitë.

Ecje sensibilizuese në Prishtinë për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Pamje nga marshi i organizuar të premten në Prishtinë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, të premten në Prishtinë është organizuar një ecje sensibilizuese, që kishte si qëllim dhe mesazh, adresimin e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur të luftës së fundit në Kosovë.

Përfaqësuesit e shoqatave të personave të pagjetur, kërkuan më shumë angazhim të institucioneve për zbardhjen e fatit të këtyre personave, numri i të cilëve llogaritet të jetë mbi 1600, për të cilët nuk dihet asgjë që nga koha e konfliktit të vitit 1999.

Në emër të familjarëve të të zhdukurve, Bajram Çerkini, tha se adresa ku mund të kërkohet përgjigje për fatin e të pagjeturve është Serbia, e cila mbahet përgjegjëse për zhdukjen e këtyre personave gjatë kohës së luftës.

“Familjarët në këtë ditë kanë një plagë që nuk mund ta shërojnë. Jo vetëm vendorët, por as ndërkombëtarët nuk po ndihmojnë e dihet që adresa është në Serbi”, tha Çerkini, duke aluduar në rritjen e presionit ndërkombëtar mbi Beogradin zyrtar për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të këtyre personave.

Vitet e dhembjes, shpresës dhe zhgënjimit

Në ecje, por edhe homazhe tek obelisku dedikuar personave të zhdukur, kanë marrë pjesë edhe figura të larta politike të institucioneve të Kosovës.

“Është obligim i yni shtetëror që të punojmë përditë, pa u ndalur, që ta zbardhim fatin e tyre. Kosova nuk harron!”, ka thënë kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili mori pjesë në këtë ngjarje.

Kurse, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë përmes një postimi në Facebook se “zbardhja e fatit të të pagjeturve është jetike për familjet tona dhe për Republikën e Kosovës, për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tone”.

”Nuk mund të ketë paqe pa e zbardhur të vërtetën e fatit të tyre dhe pa dhënë përgjegjësi kryesit e krimeve. Nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e fatit të çdo të pagjeturi në Kosovë! As ne dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk mund të lejojmë që gjenocidi serb në Kosovë të harrohet dhe të kalojë i pandëshkuar”, ka shtuar ndër të tjera Thaçi.

Çka nëse problem është bërë e vërteta e jo rrena…? – Nga Skënder MULLIQI

U bënë 27 vite nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Sllovenia ka gjetur vetën si është më së miri duke bërë shtet ligjor dhe funksional , ndërsa republikat tjera kan mbetur në gjysëm të rrugës ose edhe po kthehen mbrapa. Paradoksale është së më shpërbërjën e ish –Jugosllavisë të gjithë popujtë dolën si fitues , a të gjithë pas shumë vitësh të mvetësisë , po ndihen si humbës, e të margjinalizuar.Para formimit të krijesës artificiale të quajtur Jugosllavi, Serbia ishte pak më shumë së Pashallaku i Beogradit, duke mos llogaritur zgjërimin e saj pastaj më territore te huaja, e më së shumti më ato shqiptare.Këtë zgjerim Serbia hegjemoniste e bëri më luftëra ,mbi hirin e ish-Jugosllavisë.Kur bëhët fjalë për shqiptarët , pas shumë vitësh të okupimit formuam shtëtin e dytë në Ballkan.E krijuam shtetin më miqët tanë , e nuk po dijmë ta ndërtojmë si duhet . Nuk po i ndëgjojmeë miqët , dhe kemi filluar edhe ti humbim.Po i humbin në fakt ata që nuk dështen dhe as nuk ditën çka është shteti. Yrishnikë pas pushtetit janë bërë shumica sot në Kosovë. Ne vend që tju intereson shteti po iu intereson më shumë pushteti,së politika është bërë biznesi më profitabil .Drojë shumë së kjo logjikë e instaluar , nuk do të flakët lehtë .Kjo është logjika më e mbrapsht që e instaluan strukturat e ndryshme mafioze të pas luftës.Kaluan 20 vite duke na udhëhequr më shumë struktura të korruptuara, së sa struktura të pastërta politike . Kalojë kohë e gjatë duke luftuar ky popull për mbijetesë.Nese shumë gjenerata paten fatin e keq të sundohen nga regjimet e huaja , tash gjeneratat e reja po sundohen jo nga regjimet pushtuese , por nga sundimtarët e tipit despotik . Zhvillime të tilla jo të mira politike, dhe të rrjedhave ekonomike as skeptikët më të mdhenjë nuk i kan pritur.Po mos të ishte ndihma e mergatës tonë , edhe shumë më keq do ti kishim punët. Nuk pushuan manipulimet në kohë zgjedhjeve edhe pa kohës të zgjedhjeve. Ata të cilët I përcjellin më vëmendje rrjedhat politike , mirë e dinë për skenarët e njejtë ,të cilët po na përseritën: e para duke përdorur metodën e frikësimit, e dyta, duke plasuar të pavërteta ,dhe dukë u thirrur gjoja së bashkësia ndërkombëtare është ajo e cila po kërkon gjera dhe veprime të tilla. Këto trillime tashmë janë bërë bajate , por të cilat shumë na kan dëmtuar .Kemi mbetur ‘ vrima e zezë” në Evropë.Kemi mbetur pa liberalizim vizash.Nga shumë telashe të cilat I kan goditur Kosovën, nuk u liruam as nga tensionet politike karshi Serbisë , gjoja për normalizim të mardhenjëve të ndërsjella, e në fakt këto tensione, të vazhdueshme po bëhën së bisedimet moren kahje të karakterit politik, që prekin edhe statusin e Kosovës.Kurrë deri më sot bisedimet e zhvilluara më Serbinë , nuk u kushtëzuan më njohje të shtetit të Kosovës , dhe nuk u bën transparente sa duhet për opinionin e gjerë public.Dhe, kurrë këtio marrveshje të nënshkruara Serbia nuk I zbatoj në praktikë.Dhe, si pasojë e gjithë këtyre zhvillimeve negative politike , edhe na ndodhi që të humbim territore.Këto bisedime më Serbinë kan krijuar edhe tensione të mbrendshme , së në pyetje ka ardhë shtetësia e Kosovës dhe territorët e saja. Me Serbinë është dashur të flasim si dy fqinjë , e jo për tema politike.Aq me keq kur po zhvillojmë bisedime më pasardhesit e Millosheviqit, Sheshelit …Elitat në pushtet bënë që edhe pas 10 vitesh të EULEX-it, 20 viteve të pranisë së forcave ushtarke të NATO-së, e shumë organizmave tjerë ndërkombëtar ,kemi mbetur të izoluar.
Ndoshta është koha ta ndryshojmë rrefimin ?Ndoshta problemi nuk është më të pushtetet?Çka nese është e vërtetë së secili popull e ka udhëheqjën çfarë edhe e merton? Si të kuptohet ndryshe situata e krijuar jo e mirë në vend, kur nuk merret asnjë nismë , që ta kthejme shpresën për një jetë normale , për një shtet të rregulluar dhe demokratik? Çka dhe si të mendohet ndryshe ,kur pakica në pushtet, na janë bërë “ shumicë”, kurse shumica janë shëndrruar bindshem në “ pakicë”? Problem nuk kan mbetur as mediet e kontrolluara nga pushteti, por problemi qëndron të idetë? Vëtem edhe një, së ka shumë çka të thuhet .Çka nese problem është bërë e vërteta e jo rrena…?

Serwer: Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi do të ishte dhuratë për Putinin

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po mundohet t’i bindë Shtetet e Bashkuara të Amerikës se është për zgjidhjen e problemit në Ballkan.

Sipas tij, Vuçiq qëndron i ulur në dy, madje edhe në tri karrige, nëse këtu llogaritet edhe Pekini, dhe po përpiqet që edhe më tutje t’i lë në bindje të thellë Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ai është pjesë e zgjidhjes, e jo të problemeve në Ballkan, shkruan vijesti.ba.

Ai ka thënë se për të folur për rritjen e angazhimit të SHBA-ve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, së pari duhet të ketë një qartësim të politikës i cili është i domosdoshëm për SHBA.

“Nëse kjo politikë përfshinë shkëmbime territoresh në Kosovë sipas parimit të ndarjes etnike, unë do ta kundërshtoja rritjen e angazhimit amerikan, sepse kjo do të destabilizonte Bosnjën dhe Maqedoninë, ndërsa Putinit do t’i jepej një dhuratë e madhe në Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë. Mirëpo, nëse kjo politikë do të nënkuptonte vendosmëri që BeH të bëhet një shtet funksional i cili mund t’i plotësojë kushtet për anëtarësim në BE, me gjithë qejf do ta përkrahja”.

Duke komentuar fjalët e Vuçiqit se kurrë nuk do ta vë nënshkrimin i cili do të nënkuptonte që shqiptarët të fitojnë gjithçka ndërsa Serbia asgjë, Server ka thënë: “Çfarë mund të shpresonte Vuçiqi me njohje të Kosovës? E para dhe më e rëndësishmja është heqja e pengesës së pakapërcyeshme për anëtarësim në BE”, ka theksuar Server.

Ai ka përkujtuar se Gjermania dhe disa shtete tjera anëtare të BE kanë porositur në mënyrë të qartë se nuk do ta ratifikojnë anëtarësimin e Serbisë pa normalizim të plotë dhe të pakthyeshëm të marrëdhënieve me Kosovën.

“Nëse Serbia, siç edhe ka planifikuar, pret që plotësisht të kualifikohet për anëtarësim në BE, atëherë realisht ai asgjë edhe nuk mund të presë si shpërblim për vënie të nënshkrimit të tij për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Server.

Server gjithashtu ka thënë se Millorad Dodik është i vendosur ta rrënojë shtetin e BeH, edhe pse nuk është fort i sigurt se çfarë do të thotë paralajmërimi i tij se Republika Serbe do të tërhiqet nga disa institucione, por është e sigurt se puna efikase e tyre do të vështirësohet.

BIK pezullon imamin që mbrojti Teorinë e Evolucionit (video)

Imami Drilon Gashi thotë se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) e ka përjashtuar nga puna si imam i xhamisë në Vitomericë të Pejës – ku ka punuar për dy vjet – me arsyetimin se ka shkelur parimet e Kuranit.

Sipas tij, shkak për këtë shkarkim, është bërë një deklaratë e bërë në muajin qershor të vitit 2018, në televizionin Rrokum ku ai ka thënë se “teoria e evolucionit është teoria e vetme bashkëkohore që ka arritur t’iu bëjë ballë furtunave të kohës. Do të thotë argumentet po shkojnë deri tek ajo që evolucioni është fakt”, kishte thënë Gashi.

Video nga arkivi:


Në një postim në rrjetin social, Facebook, Gashi ka thënë se ai është shkarkuar para një muaji, mirëpo vendimin e ka marrë ditën e enjte.

“Arsyetimi i tyre çuditërisht thotë se përmes deklaratave të mia, paskam shkelur Kuranin dhe traditën profetike! Ndërsa unë deklaroj që çdo herë jam munduar ta pasoj vetëm argumentin, të vërtetën dhe t’i qëndroj besnik rrugës së drejtë dhe Kuranit”, ka shkruar Gashi.

Sipas tij, në BIK mungon të menduarit racional dhe “nuk u lejohet të mendoni në mënyrë kritike e as të dialogoni”.

“Nuk jam i zhgënjyer pse ma mbyllën derën e Xhamisë, më hodhën në rrugë dhe mbeta i papunë, por më dhemb zemra për këtë sistem të instaluar brenda institucionit më të madh fetar në vend, i cili në këtë mënyrë, katërcipërisht po bie nën ndikimin e ideologjive dhe doktrinave fetare politike të jashtme”, thotë Gashi.

Në mars të këtij viti ai ishte suspenduar nga detyra për një vit.

 

 

NUSJA E PRESHEVËS DHE DARDHA MË BISHT – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Kurr në jetën time nuk kamë parë njërëz më mrrolana së sa në Këshillin e Përgjithëshëm të LDK që u mbajtë ditë më parë. Qehrja dhe mrrolat e Agim Veliut,Haki Rugovës dhe Lutfi Hazirit tregonin së po i rëndon diçka në shpirtë,se diçka nuk janë të kënaqur. Qehret dhe mrrolat e tyre ashiqare tregonin një mospajtim më kandidaturën e Vjosa Osmanit për Kryeministre nga LDK-ja. Mrrolat e tyre dukeshin ashiqare edhe ne pamjet në TV të cilët dukëshin si të gjorë,të humbur,sigurisht ne mendjet e tyre po paramendonin edhe fundin e tyre në LDK,anipse Agim Veliu dhe Lutfi Haziri nuk ishin bash të rehatshëm në LDK sepse i pari navigonte me Sami Lushtakun me bisnese kurse i dyti është i përmendur me miqesinë më Hashim Thaçin dhe  më shikistet e Kadri Veselit më bisnese ekonimike dhe politike me ta.Nga mrrolat e tyre ashiqare dukej se u rrotullu bota për ta. Por jo,nuk ndodhi ashtu. I rëhatoi Isa Mustafa.

Por,për ti zbutur sado pak qehret dhe mrrolat e tyre u kujdes vetë Kryetari i zgjdhur me aklamacion  Isa Mustafa i cili ngadal i ofroi afër vehtes duke ju dhanë pozita ne LDK,duke i emruar për nenkryetar të LDK,anipse ishin edhe më heret dhe u kishte dalë afati i përdorimit si aktivist të LDK.Edhe ashtu te mrrolur dhe me qehre bajate ata përkundër dëshirës së tyre,paraqiteshin se gjoja e përkrahim Vjosa Osmanin për Kryeministre duke e krijuar kështu një përkrahje më shumë artuficuale.

Por,Kreyetari i LDK Isa Mustafa  menjëhërë nisi ti zenë presat për z.Vjosa Osmanin e naminuar për Kryeministre duke ia qitë përball kundrshtarin më te përbëtuar Vjosa Osmanit Lutfi Hazirin si njeriun e parë qe do ta drejtonte fushatën parazgjedhore.E beri këtë Isa Mustafa me qellim apo pa qellim nuk e di,por Lutfi Haziri me asnjë kushtë nuk do të ishte dashtë qe te udheheqë ekipin parazgjedhor të LDK më te nominuarën për Kryeministre Vjosa Osmanin.

Pse?!

Sepse dihet se raportët midis Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit nuk ishin të mira për shumë kohë. Lutfi Haziri i cili pak a shumë i ka gjenet bash si te Ramush Hrajdinajt për tu ba më çdo kusht Kryeministër,kishte frigë nga e forta Vjosa Osmani e cila ka autoritet me te madh së të gjithë të tjeret në LDK,anipse janë munduar qe ta denigrojnë,te mos e përfillin bile e patën qitë ne vendin 89 në listë për deputete,por ajo falë dashurisë,siçeritetit te sajë,punës dhe vyrtyteve te saj ate populli e zgjodhi për deputete me një numer enormë votash e cila i la pa frymë shumë kend.Emerimi i Lutfi Hazirit qe të udheheq fushatën parazgjedhore është i demshem,sepse ky njeri gjatë kësaj fushate me shumë do dobësajo LDK dhe Vjosa Osmanin,për shkak te raporteve te tyre,spica dhe pykave ,ofendimeve nga ana e Lutfi Hazirit,për nençmimin e Vjosa Osmanit duke e quajtur Nusaj e Preshevës,etj.etj.

Por Lutfi Hazirit nuk ishte deshtë ti besohet kjo fushat edhe për shkakun e lidhjeve te tij me PDK e sidomos më Hashim Thaçin dhe SHIK-un e Kadri Veselit.Dihet se Lutfi Haziri është përkrahesi i vetem nga LDK i Thaçit për coptimin,ndarjën dhe korigjimin e kufive në fafor te Serbisë.Dihet ky njeri edhe më lidhjet e tij me shikistet e Kadri Veselit ne ndeja dhe lokale publike çfarë lente një neveri te anëtaresia dhe publiku i LDK-së.

Këtij njeriut nuk i besohet është i pa besë bash si Hashim Thaçi.Ky njeri edhe sot e kësaj dite është kundërshtari më i fortë qe LDK dhe LVV mos te lidhin një pakt parazgjedhor i cili do ta dermonte Pronto mafin ne zgjedhje.Lutfi Hazirit më shumë i konvenon qe ky pak parazgjedhor të mos lidhet me te vetmin qellim për te quar ujë ne mullirin e PDK dhe Hashim Thaçit.

Thjeshtë emrimi i Lutfi Hazirit për të udhehqe fushatën do ta demtojn se pari LDK por edhe Vjosa Osmanin që LDK te delëe para ne zgjedhjet e tetorit.Më fjaë tjera Lutfi Haziri LDK do ti delë dardhë më bisht sa qe edhe vetë do te quditën.

Deda: Nëse LDK dhe VV nuk hyjnë bashkë në zgjedhje, do të fitojë PDK-ja

Ish-deputeti i Kuvendit, Ilir Deda përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se më e rëndësishme është ndryshimi thelbësor i vendit sesa kush duhet të jetë Kryeministër.

Deda ka shkruar se PDK mund të na befasojë sërish nëse nuk ka një koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe VV-së.

“Mos të harrojmë që aty dikund, në heshtje, është PDK-ja. Me 2010 PDK inxhinieroi “vjedhjen industriale” të votave dhe “fitoi” në zgjedhje; me 2014 me lehtësi fitoi 30%, edhe pse në sondazhe dilte që do ti merrte 22%; me 2017 në mesnatë u krijua PAN-i. Dhe PDK mund të na befasojë prap tash me 30 gusht kur të deklarohen koalicionet parazgjedhore”, ka shkruar Deda.

Ai ka thënë se ndryshimi mund të ndodhë vetëm nëse në një listë janë edhe Vjosa edhe Albini.

“Ndryshimi me 6 tetor ndodhë vetëm nëse në një listë janë edhe Vjosa edhe Albini. Nëse LDK e VV dalin të ndara në zgjedhje, të gjithë po e shohim potencialin dëmtues të akuzave të ndërsjella (që do të intesifikohen pas 30 gushtit) dhe që do të rezultonin me dalje më të ulët në zgjedhje të njerëzve që janë për ndryshim”, ka shkruar Deda.

Deda ka shkruar se LDK dhe VV duhet të gjejnë zgjidhje, që posti i Kryeministrit të mos jetë pikë ndarëse.

“LDK e VV duhet deomos të gjejnë zgjidhje që pozita e kandidatit për kryeministër mos të jetë shkak i mundësisë së humbur për ndryshimin e madh”, ka shkruar Deda. /GazetaExpress/

CDU-ja e Merkelit në përkrahje të Vjosa Osmanit: Politikanët e rinj i japin vizion Kosovës

Nikolas Lober, anëtari i CDU-së së kancelares Angela Merkel dhe anëtar i Bungestagut gjerman, ka reaguar pasi Lidhja Demokratike e Kosovës e ka caktuar Vjosa Osmanin si mandatare për kryeministre në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor të këtij viti.

Lobel kandidimin e Osmanit e sheh si një mundësi që Kosovës t’i jepet një vizion dhe energji e re për të ecur përpara. “Unë besoj fuqishëm që politikanët e ri dhe të besueshëm mund t’i injektojnë Kosovës energji dhe vizion të ri”, ka shkruar Lober.

Ndër të tjera ai ka thënë se Vjosa Osmani është gruaja e parë në historinë e Republikës së Kosovës që po garon për postin e kryeministres.

“Deputetja Vjosa Osmani është gruaja e parë në historinë e Kosovës që po garon për kryeministre. Osmani vjen nga LDK-ja, parti simotër e CDU-së dhe anëtare e familjes së Partive Popullore të Evropës”, ka shkruar ndër të tjera Lobel në llogarinë e tij në tëitter.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mandatuar Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre në mbledhjen e fundit të Kryesisë së mbajtur të hënën. Përveç mbështetjes unanime të Kryesisë, Osmani ka marrë të martën edhe përkrahjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Aktualisht janë duke u zhvilluar negociata ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për një koalicion të mundshëm parazgjedhor. Megjithatë LDK-ja insiston në postin e kryeministrit dhe thonë se janë të prirur që të shkojnë të vetëm në zgjedhje/Ballkani.info

Intervista – Osmani: Luftën me Serbinë e kemi fituar me mençuri dhe me miq

Vjosa Osmani, kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e kryeministres, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se opozita e deritashme duhet të formojë qeverinë e re pas zgjedhjeve të 6 tetorit për ta ndryshuar gjendjen në vend. Në intervistën dhënë korrespondentes sonë në Prishtinë, Edlira Bllaca, zonja Osmani tha se lëvizja Vetëvendosje e sheh si partner të padiskutueshëm në qeverinë e ardhshme, e cila sipas saj, sfidat që kanë të bëjnë me bisedimet me Serbinë do t’i trajtojë ndryshe nga e kaluara, duke ruajtur partneritetin me aleatët e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Zonja Osmani, jeni kandidatja e parë grua për postin e kryeministres në Kosovë. Si prisni se do të ndikojë ky fakt në këtë garë?

Vjosa Osmani: Faleminderit në radhë të parë për interesimin dhe bashkëpunimin tuaj. Për mua është nder i posaçëm që kam marrë përkrahjen unanime të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pra edhe të grave edhe të burrave, të gjithë brezave, të gjithë përfaqësuesve që për tri dekada me radhë me përkushtim të madh e kanë ngritur LDK-në, por mbi të gjitha e kanë ndërtuar së bashku shtetin e Kosovës. Ashtu siç e ka shkruar historinë e Kosovës LDK-ja në këto tridhjetë vite, po e bën të njëjtën gjë tani duke dhënë shembull jo vetëm të barazisë në sektorë tjerë, por të barazisë në përfaqësimin më të lartë politik. Unë jam jo vetëm e lumtur, por ndjej përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe për këtë besim që më është dhënë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ashtu siç e kam thënë në ditën e parë kur jam propozuar nga kryesia e LDK-së, jam e bindur që tash e tutje gratë dhe vajzat e Kosovës nuk do të ndihen më që nuk kanë zë në Republikën e Kosovës, por jo vetëm ato, secili qytetar i Kosovës do të gjejë zërin e vet dhe do të ndihet i përfaqësuar, do të ndihet krenar në punët që do t’i bëjë qeveria e ardhshme e udhëhequr nga LDK-ja.

Zëri i Amerikës: Zonja Osmani, derisa disa parti politike tashmë kanë krijuar koalicionet e tyre parazgjedhore, ju, PDK dhe VV ende nuk e keni bërë një gjë të tillë. A do të garojë LDK-ja përfundimisht e vetme në zgjedhje?

Vjosa Osmani: Tani kjo ka qenë një preferencë e anëtarëve të LDK-së që përfaqësohen në këshillin e përgjithshëm. Megjithatë, ne besojmë që ndryshimi i madh në këtë vend arrihet nëpërmjet bashkëpunimit, prandaj edhe sot në këshillin e përgjithshëm kemi marrë dy vendime të rëndësishme. Hapi i parë është që unanimisht kemi vendosur që të mbyllim çdo mundësi bashkëpunimi me Partinë Demokratike, për arsye të shumta që i kemi përmendur përgjatë viteve dhe besoj nuk kemi nevojë t’i përsërisim sepse arsyet i dinë edhe ata që janë përtej politikës, i ka kuptuar secili qytetar dhe e dyta; kemi vendosur që ta autorizojmë kryetarin së bashku me mua dhe nënkryetarin e partisë, që të bisedojmë për koalicione parazgjedhore. Në radhë të parë siç e dini, interesimin e kemi të bashkëpunojmë me Lëvizjen Vetëvendosje sepse ka një kohë sidomos shkaku i bashkëpunimit tonë në parlament, që jemi të bindur që opozita e tanishme duhet të jetë qeveria e ardhshme, në mënyrë që të arrijmë në esencë dhe në mënyrë efektive që të ç’kapim shtetin nga niveli i lartë i krimit dhe korrupsionit, që është parakusht për të qenë të suksesshëm pastaj në secilën fushë tjetër të zhvillimit, qoftë ai zhvillimi ekonomik, qoftë investimi në sektor siç janë arsimi dhe shëndetësia dhe që duhet të prioritizohen, qoftë për evropianizimin e Kosovës, pra hapjen e Kosovës dhe suksesin e Kosovës në rrugën e integrimit euro atlantik jo vetëm në retorikë por edhe në veprime konkrete. Pra, ne e kemi ftuar Vetëvendosjen që të na bashkohen në këtë proces të ndryshimit historik që po e pret Republikën e Kosovës. Megjithatë, po ashtu ka pasur vendim unanim në këshillin e përgjithshëm që qeveria patjetër duhet të drejtohet nga LDK-ja, jo vetëm shkaku i përvojës në qeverisje, por edhe për shumë arsye të tjera të cilat i kemi shtjelluar sot në këshillin e përgjithshëm. Bashkëpunimi mund të ndodhë vetëm nëse ka respekt reciprok, vetëm nëse ka qëllime të sinqerta dhe unë shpresoj shumë që ashtu siç e kemi dëshmuar këto dy qëllime edhe sot në këshillin e përgjithshëm por edhe në kontakte që i ka pasur kryetari Mustafa më herët me kryetarin e Vetëvendosjes, ashtu presim që të dëshmoj edhe Lëvizja Vetëvendosje, pra të dëshmojë edhe në vepër jo vetëm në fjalë. Në çdo rrethanë, ne jemi të bindur që LDK-ja është fituese e zgjedhjeve të ardhshme, që së bashku do të shkruajmë një epokë të re të historisë së Kosovës, të një historie më të ndritshme ku qytetarët do ta gjejnë shpresën por edhe perspektivën e tyre dhe nuk do ta shohin atë vetëm jashtë vendit e të shohin se si të ikin nga ky vend. Tash të shohim. Kanë mbetur edhe tri ditë përafërsisht për të pasur diskutime të sinqerta, por pavarësisht epilogut, në çdo formulë ne e shohim LDK-në si fituese edhe nëse shkojmë si të vetëm. Por natyrisht edhe nëse shkojmë në koalicion edhe aty besoj që do të bëhet ndryshimi i madh. Një gjë duhet ta themi pa ekuivok dhe unë këtë e kam thënë edhe në të kaluarën ende pa qenë e nominuar për kryeministre nga partia ime, që e shohim Vetëvendosjen si partner të pa kontestueshëm në qeverinë e ardhshme dhe prandaj edhe ata duhet ta kenë këtë parasysh, gjithsesi duke respektuar faktin që LDK-ja është partia më e madhe në vend jo vetëm në sondazhe por e dëshmuar edhe në zgjedhjet e fundit, edhe me vota të asamblesë komunale edhe me komunat që i kemi fituar dhe jam e bindur që këtë do ta dëshmojmë sërish. Ka ardhur koha që veprimet tona të bashkëpunimit të shkojnë përtej fjalëve dhe të ndërmarrim veprime që janë konform pritjeve të qytetarëve. Në rrethana të tjera natyrisht ne si LDK shkojmë vet që ishte po ashtu disponim i madh i këshillit të përgjithshëm, i fitojmë zgjedhjet por pas fitores së zgjedhjeve, natyrisht që e ftojmë Vetëvendosjen që të qeverisin bashkë me ne.

Zëri i Amerikës: A është diskutuar një mundësi që të qeverisni me rotacion me lëvizjen Vetëvendosje, siç është folur së fundmi për një gjë të tillë?

Vjosa Osmani: Këtë nuk e kemi diskutuar në Këshillin e Përgjithshëm, një mundësi të tillë, mirëpo në takimin me Vetëvendosjen ka pas diskutime për një qeveri, për një lloj marrëveshje katër plus katër, që do të nënkuptonte që një parti të qeverisë në katër vitet e para, por që ka bashkëpunim pastaj edhe për katër vitet e ardhshme të udhëhequra nga partia tjetër. Megjithatë, ky ka qenë vetëm propozim nuk është që ka një dakordim ose diskutim në detaje të propozimeve të tilla. Siç e thash, ne duhet të diskutojmë shumë më seriozisht dhe më intensivisht këto tri ditë që kanë mbetur para 30 gushtit dhe të vendosim përfundimisht në qoftë se koalicioni parazgjedhor është i mundshëm. Edhe nëse ajo nuk arrihet, unë nuk e shoh tragjike. Prapë se prapë në qeverinë e ardhshme i shoh këto dy parti gjithnjë nën udhëheqjen e Lidhjes Demokratike dhe besoj që do të japim një shembull të bashkëpunimit të sinqertë në qeveri ku partnerët nuk e luftojnë njëri tjetrin, ku partnerët nuk i ngulin thikën në shpinë partnerit, ku partnerët nuk i organizojnë mocion mosbesimi njëri tjetrit dhe ky do të jetë një shembull jashtëzakonisht i mirë ku do të kthehet ajo klima e mirëbesimit, jo vetëm brenda institucioneve por edhe para qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Zëri i Amerikës: Sa i takon koalicioneve paszgjedhore, folët për lëvizjen Vetëvendosje që do të mbeteni të hapur nëse nuk arrihet koalicion parazgjedhor, por me partitë tjera me kënd mendoni që do të bashkëpunoni dhe gjithsesi a keni vija të kuqe të ndonjërës partie, e përmendët Partinë Demokratike, por diçka jashtë saj?

Vjosa Osmani: Tash një vendim sot e kemi marr, një vendim siç e thash unanim që as të mos diskutohet me PDK-në për tema të tilla pra një koalicion me PDK-në absolutisht nuk do të ndodh dhe është i pamundur për rrethana të shumta. Kurse sa i përket partive tjera, për derisa ne e shohim Vetëvendosjen si partner kryesorë pas zgjedhjeve bashkë me këtë partner

Vetëvendosjen e shohim si partner të pa kontestueshëm në qeverinë e ardhshme

ne do të ulemi bashkë dhe do të shohim se sa është e nevojshme të ftojmë edhe partitë tjera më të vogla në koalicionin tonë. Pra, nuk është që mund të përjashtohet një mundësi e tillë që për të përforcuar koalicionin meqenëse do të merremi me sfida jashtëzakonisht të mëdha, siç e thash që prioritet do të ketë luftimin e krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë, pastaj e kemi edhe sfidën e përmbylljes së dialogut final me Serbinë, sfidën e zhvillimit ekonomik sepse papunësia mbetet problem themelor me të cilin janë të preokupuar qytetarët e Kosovës dhe çështje tjera, këto janë tema që kërkojnë një qeveri stabile, një qeveri të fortë jo vetëm në numra por edhe në qëllimet dhe vizionet që i ka. Prandaj në qoftë se dy partnerët do ta shohin të nevojshme mund të ftojmë edhe ndonjë parti tjetër më të vogël për ta fuqizuar edhe më tej dhe për ta rritur unitetin brenda politik në Kosovë, që tema të tilla të kalohen më lehtë dhe me një unifikim më të madh të spektrit politik.

Zëri i Amerikës: Zonja Osmani, tarifat ndaj mallrave serbe dhe bisedimet me Serbinë ishin problemet kryesore të qeverisë së kaluar dhe e presin edhe qeverinë e re. Nëse fitoni si do t’i trajtoni këto dy çështje?

Vjosa Osmani: Tani kur i shohim matjet që i bëjnë organizatat ndërkombëtare në opinion se çka vërtetë i preokupon qytetarët e Kosovës, asnjëherë nuk mund ta gjejmë çështjen e tarifës ose çështjen e dialogut. Gjithnjë vjen papunësia, vjen luftimi i krimit dhe korrupsionit, çështje siç është liberalizimi i vizave, pra lëvizja e lirë e qytetarëve dhe deri tek arsimi dhe shëndetësia. Diku vetëm 5 deri në 7 për qind të qytetarëve interesohen tek tema e dialogut. Prandaj, edhe unë vërtetë dua që nga sot të fillojë që të kalojë shumë më pak kohë te kjo temë. Ajo që dua të them është që LDK-ja do të gjejë zgjidhjen më të mirë për mbrojtjen e interesave shtetërore të Republikës së Kosovës. Që nuk do të merr vendime të cilat mund t’i sjellin

Luftën me Serbinë asnjëherë nuk e kemi fituar me muskuj. E kemi fituar gjithnjë me mençuri, duke krijuar miq, duke ndërtuar miqësi me shtetet më të fuqishme në botë, të cilat na kanë ndihmuar ta mbrojmë popullin e Kosovës nga shfarosja.

LDK-së vota, por dëm Republikës së Kosovës dhe që assesi nuk do të lejomë që Kosova të ndjehet më e dobët në tavolinë me Serbinë. Përkundrazi, dialogu me Serbinë do të përmbyllet në interes të Kosovës, vetëm në qoftë se veprojmë me mençuri. Luftën me Serbinë asnjëherë nuk e kemi fituar me muskuj. E kemi fituar gjithnjë me mençuri, duke krijuar miq, duke ndërtuar miqësi me shtetet më të fuqishme në botë, të cilat na kanë ndihmuar ta mbrojmë popullin e Kosovës nga shfarosja dhe ta ndërtojmë Republikën e Kosovës. Tani, për të fuqizuar subjektivitetin ndërkombëtare të shtetit tonë, ne duhet t’i kemi këta miq në krahun e djathtë dhe në krahun e majtë dhe të ecim bashkë me ta. E jo të shkatërrojmë miqësitë me këto shtete dhe t’i shohim ato si një dëm të vogël kolateral. Në fakt, miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe evropianizimi i Republikës së Kosovës, janë çështje ekzistenciale për Republikën tonë. Nuk janë çështje që mund t’i lësh të rëndësisë së dytë apo të tretë. Janë ekzistenciale. E kemi ndërtuar këtë shtet bashke më ta dhe do ta zhvillojmë bashkë me ta. Ne absolutisht nuk e heqim tarifën pa u siguruar që Serbia do të fillojë ta respektojë Kosovën, do të ndërpresë fushatën e vet të çnjohjeve. Por, në të njëjtën kohë, ajo që e ka menduar LDK-ja dhe jemi duke e thënë tash e një vit, është që Serbia meriton reciprocitet të plotë. Dhe kur ju i dëgjoni njerëzit, përfshirë edhe ish kryeministrin (Ramush) Haradinaj, kur i dëgjoni duke thënë se masa e reciprocitetit është më e butë sesa tarifa prej 100 për qind, tregon që nuk kanë njohuri as elementare për këto masa ekonomike të cilat pastaj kanë efekt edhe në raportet tjera edhe në raportet politike. Sepse, reciprociteti i plotë, për cilindo që i njeh raportet tregtare mes Kosovës dhe Serbisë, për cilindo që i njeh të gjitha barrierat jotarifore që i ka vendosur Serbia Kosovës, për cilindo që e di se çfarë bllokade kanë pasur dhe kanë bizneset tona, çfarë bllokada kanë pasur dhe kanë qytetarët tanë që lëvizin nëpërmjet kufirit Kosovë-Serbi, pritjet që i kanë dhe çdo problem tjetër që na ka shkaktuar Serbia, e sheh që në fakt masa e plotë e reciprocitetit është shumë më efektive, do të mund të argumentohej shumë më mirë para komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti shteteve që na përkrahin dhe në të njëjtën kohë do të ishte shumë më e ashpër në raport me Serbinë, sesa tarifa 100 për qind. Por, kjo nuk do të thotë që ne vijmë në pushtet dhe e heqim tarifën. Assesi. Ne do të merremi me tarifën në një mënyrë që Republika e Kosovës të fitojë nga kjo situatë dhe ju siguroj që do të kemi ide kreative, por mbi të gjitha, sic e thashë, më maturi, mençuri dhe me miqtë tanë. Dhe me miqtë tanë, do të marrim një vendim në interes të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Problemet, që i përmendët, si papunësia, varfëria e korrupsioni kanë qenë të vazhdueshme në Kosovë dhe qasja ndaj tyre ka shkaktuar, sipas matjeve të organizatave të ndryshme, shkallë të ultë të besimit të qytetarëve në institucionet e vendit. Si mendoni ta riktheni besimin e tyre?

Vjosa Osmani: Tani jo vetëm shkaku i gabimit të të tjerëve. Jo vetëm për shkak që qeveria e PAN-it me partnerët tjerë, kanë dëshmuar se nuk kanë mentalitet qeverisës se zhvillimor, por kanë mentalitet plaçkitës, në raport me Republikën e Kosovës, në raport me shtetin, në raport me buxhetin e shtetit, por po ashtu se kemi dëshmuar edhe përgjatë qeverisjes së LDK-së më herët, për këto 20 vite, që kemi largpamësinë, kemi vizionin dhe mbi të gjitha kemi kuadrot jo vetëm profesionale por dëshmuara edhe politikisht dhe me besimin e kredibilitetin qytetar, që ta udhëheqin këtë vend dhe ta drejtojnë në një rrugë më të mirë, jam e bindur se do të rikthehet jo vetëm primati i LDK-së, por do të rikthehet fokusi tek qytetari. Pra, përgjatë viteve, partitë që sidomos tash dy vitet e fundit ishin në pushtet arritën që Republikën e Kosovës ta portretizojnë në dokumentet e Bashkimit Evropian si shtet të kapur. Pra, kjo nuk është vetëm një retorikë opozitare që po e dëgjoni tani. Është dokument i BE-së, ku Kosova cilësohet si shtet me elemente të kapjes për shkak të lidhjes së organeve më të larta në qeveri apo figurave, me elemente të krimit dhe korrupsionit. Dhe kur BE-ja e sheh si të tillë Kosovën, ne nuk mund të shohim progres në asnjë fushë. As në zhvillim ekonomik, as të lëvizja e lirë që është bllokuar pikërisht për shkak të këtyre arsyeve, e as investim në njerëzit tanë. Pra, nuk mund të shohim zhvillim përderisa përgjysmohet buxheti për arsim, përderisa universitete publike i ngjasojnë një lige të dytë ose të tretë të partive politike, derisa njerëzit më të papërgatitur të këtij vendi, bëhen brenda natës doktorë shkence dhe tentojnë t’i edukojnë gjeneratat e ardhshme, atëherë natyrisht as që mund të presim që të merremi seriozisht jashtë kufijve tanë, madje as në rajonin tonë. E lëre më në Bruksel Washington, Londër e Berlin. Pra, ka ardhë koha që qytetarët e Kosovës të krenohen me liderët që i përfaqësojnë ata dhe jo të turpërohen, siç ka ndodhur përgjatë këtyre dy viteve dhe përgjatë shumë viteve që ka qeverisur PDK. Do t’i japim fund me njerëzit më të mirë që i ka ky vend dhe ata jam shumë e lumtur dhe shumë krenare që e kanë gjetur shtëpinë e tyre politike në LDK.

Diplomati amerikan: Pa e zgjidhur problemin me Kosovën, Serbia nuk mund të ketë raporte me ShBA

Charles Kupchan, ish këshilltar i ish presidentit të ShBA-së, Barack Obamas, ka thënë se Beogradi nuk mund të ketë dialog dhe raporte me Uashingtonin zyrtar derisa nuk e zgjidh problemin me Kosovën

Një gjë të tillë Kupchan e ka thënë në një intervistë për edicionin e Zërit të Amerikës në gjuhën serbe, transmeton Gazeta Express.

“Dialogu ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë nuk mund të fillojë përpara se të zgjidhet problemi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ish këshilltari për Evropë gjatë administratës së Obambas.

Sipas tij, raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe problemi ndërmjet këtyre dy shteteve është më kompleksi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Dialogu ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë i ka dy pjesë, e para ka të bëjë me negociatat dhe normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe e dyta përfshinë më shumë çështje që janë dypalëshe”, është shprehur tutje Kupchan, transmeton Gazeta Express.

Diplomati amerikan në këtë intervistë ka folur edhe rreth idesë së shkëmbimit të territoreve, ide për të cilën thotë se ishin pajtuar Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq, e që më pas ndërhyri kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Sipas tij vetëm në rast të arritjes së një marrëveshje Prishtinë-Beograd, atëherë mund të ketë dialog ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë, që do të pasohet me diskutime për raportet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë dhe gjithashtu me Republika Srpskan.

“Nëse marrëveshja arrihet, mund të ketë vazhdim të dialogut për raportet ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së. Për raportet e Serbisë dhe Rusisë, si dhe gjithashtu me Republika Srpskan”, ka shtuar tutje ai, transmeton Gazeta Express.

Më tej Kupchan ka thënë se sa më gjatë që Kosova dhe Serbia nuk gjejnë një gjuhë të përbashkët për marrëveshje, atëherë krijohet një mundësi që të ndërhyjë Rusia.

“Rusët janë shumë të aftë që të përdorin tensionet etnike, politike e fetare në rajon. Ata përpiqen që të parandalojnë vendet e rajonit të afrohen me Perëndimin si dhe anëtarësimin në NATO. Ata tentuan të ndalonin Malin e Zi që të anëtarësohet në NATO, gjithashtu dhe Maqedoninë Veriore”, ka potencuar ish-këshilltari i Obamas.

Kupchan thotë se Rusia e di që pranimi i Serbisë në BE, varet kryekëput nga marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Ky dialog deri më tani nuk ka sjellë rezultate. Serbia mendon se mund të kalojë në avantazh duke u mbështetur në Rusinë. Megjithatë nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë të gjejnë një zgjidhje, besoj që një gjë e tillë do ta orientonte diplomacinë e Serbisë drejt Perëndimit”, shton Kupchan duke thënë se një gjë e tillë do të dobësonte edhe lidhjet serbo-ruse.

Ndërkohë vizitën e presidentit të Francës në Beograd, Kupchan e sheh si përpjekje të Macronit për të kopjuar kancelaren gjermane, Angela Merkel, që sipas tij ka marrë rol dominant në Ballkanin Perëndimor.

Kupchan thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të arrihet përmes dialogut të dy palëve që do të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, duke përmendur në të njëjtën kohë edhe gatishmërinë e Mogherinit për të lënë të hapur mundësinë e diskutimit të idesë së shkëmbimit të territoreve.

“Mogherini nuk ishte plotësisht dakord me idenë e shkëmbimit të territoreve, por të paktën ajo ishte e gatshëm të merrte në konsideratë një mundësi të tillë”, ka thënë Kupchan.

Në fund ai thotë se Administrata e Trump është më e gatshme që të punojë për një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë se sa vendet e Bashkimit Evropian.

Presidenti i Serbise, Aleksander Vuçiq, para pak ditësh ka qendruar në Washington ku është takuar me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo. Siç kanë raportuar mediat gjermane, Pompeo i ka bërë presion të madh Vuçiqit për të arritur një marrëveshje finale me Kosovën që përfshinë edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës. Një gjë të tillë thuhet se Vuçiqit ia ka thënë edhe Angela Merkel, duke i kujtuar se vetëm me zgjidhjen finale të problemit me Kosovën, Serbia mund të pretendojë anëtarësimin në Bashkim Evropian../GazetaExpress/

Zëri i Amerikës: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë me 6 tetor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli 6 tetorin, ditë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në vendimi thuhet e “duke u bazuar nё pёrgjegjёsitё kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrё vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës tё mbahen mё 06 tetor 2019”, ndërsa “udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i ndërmerr tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës sё Kosovës, nё përputhje me kёtё vendim dhe legjislacionin nё fuqi”.

Presidenti Thaçi, me herët gjatë ditës dekretoi të hënën shpërndarjen e parlamentit të Kosovës, pak ditë pasi deputetët votuan për një gjë të tillë.

Vendimi për shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja pasoi dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj më 19 korrik pasi u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.

Ende pa u shpallur zgjedhjet e reja, partitë ishin përfshirë në një fushatë për ngritjen e koalicioneve të reja parazgjedhore.

Tashmë janë krijuar dy koalicione të tilla; njëri ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate dhe tjetri ndërmjet Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të debatojë të hënën mes tjerash edhe mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me lëvizjen Vetëvendosje, e cila është shprehur në favor të tij.

Këto zgjedhje shihen të rëndësishme për Kosovën për shkak të sfidave me të cilat pritet të përballet qeveria e re, posaçërisht me çështjen e tarifave ndaj mallrave serbe dhe ripërtëritjen e bisedimeve te pezulluara me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, që është edhe kusht për integrimet evropiane të tyre.

Haradinaj pas vizitës tek varri i Rugovës: Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës për të ishin të panegociueshme

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Express.

Kreu i AAK-së thotë se vizioni i Rugovës për paprekshmërinë e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës shërben si pikënisje edhe sot, dhe sipas tij ato parime janë të panegociueshme.

“Vizioni politik i presidentit Rugova përveç që është vlerë e patjetërsueshme, na shërben edhe si pikënisje, se sovraniteti dhe integriteti i shtetit, janë parime të paprekshme dhe të panegociueshme”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka përmendur edhe angazhimin politik të Rugovës për orientimin e Kosovës drejt perëndimit.

“Në shenjë nderimi për angazhimin e tij jetësor për shtet të pavarur e paqësor, si dhe orientimin properëndimor të Kosovës, sot, kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova”, ka shtuar tutje Haradinaj.

Ish-kryeministri gjithashtu ka treguar se ka takuar edhe familjen e presidentit Rugova si shenjë e respektit të ndërsjellë.

“Poashtu, në një vizitë miqësore ndava disa çaste me familjen e respektuar Rugova, një traditë e marrëdhënies së mirë dhe e respektit të ndërsjellë”, përfundon Haradinaj.


Send this to a friend