VOAL

VOAL

Osmani: Çfarëdo marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “çfarëdo marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës”.

Sipas saj, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t`i dorëzohet platforma e bisedimeve, për të cilën, sipas saj, duhet të arrihet konsensus i gjerë. Në këtë kontekst, ajo e potencoi si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë këtij procesi.

Këto komente, Osmani i ka bërë gjatë një takimi me ambasadoren finlandeze në Kosovë, Pia Stjernval, me të cilën biseduan për menaxhimin e pandemisë së COVID-19, thuhet në një komunikatë për media nga Kuvendi i Kosovës.

“U bisedua për fillimin e sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit të Kosovës dhe fuqizimin e rolit të këtij institucioni në procesin e dialogut me Serbinë”, thuhet në komunikatë.

Pasditen e së premtes, në Uashington pritet të nënshkruhet një dokument nga liderët e Kosovës dhe të Serbisë, kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, në një ceremoni ku, sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump. rel

Haradinaj: Ujmani s’duhet të jetë pjesë e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i bën thirrje kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti që të mos e nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën përmendet Liqeni i Ujmanit. Haradinaj thotë se që prej 3 shtatorit është në dijeni se çështja e Ujmanit është njëra nga pikat e marrëveshjes.

“Kam komunikuar me të gjitha palët relevante, kam kërkuar që të hiqet si pikë, përndryshe nuk do të jemi pjesë e saj”, tha Haradinaj.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Haradinaj tha se nëse marrëveshja nënshkruhet sot, më 4 shtator, dhe ka çështjen e Ujmanit në të, ai dhe partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – që është pjesë e koalicionit qeverisës – nuk do ta përkrahin.

“Ujmani është një liqe që ka 9,2 kilometra në territorin e Kosovës, dhe ka 2,7 në territorin e Serbisë. Pra, është një kufi ujor në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe një hidrocentral në brendi të Kosovës. Ne nuk e vlerësojmë që duhet të jetë në një marrëveshje trelaterale ku është edhe Serbia palë e ardhmja e Ujmanit. Jemi të hapur me Departamentin e Energjisë të Amerikës për të ardhmen e Ujmanit, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku edhe Serbia është palë, lidhur me të ardhmen e Ujmanit”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se për heqjen e kësaj pike nga marrëveshja ka folur me të gjitha autoritetet relevante, pasi sipas tij, përfshirja e Ujmanit në marrëveshjen e paralajmëruar, “është e papranueshme”.

“Nuk e ka përkrahjen time dhe të Aleancës. Nuk e di si do të jetë fati i kësaj marrëveshjeje. Unë apeloj te kryeministri Hoti që të mos e nënshkruajë. Pra, një marrëveshje ku Ujmani është çështje e çfarëdo marrëdhënieje trepalëshe të mos e nënshkruajë, ku është edhe Serbia palë”, tha Haradinaj, duke shtuar se ndonëse i gëzohen arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë, nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, ka disa elemente të tjera që janë të ndjeshme.

“Jam në dijeni të krejt materies. Nuk ka pasur element të njohjes. Kanë qenë disa pika të marrëdhënieve të ndërsjella, një prej të cilave, pikën 10 Serbia ka kërkuar që të hiqet. Ka edhe pika të tjera që janë të ndjeshme, është Minishengeni, pastaj është moratoriumi për mosanëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit. Ka plot pika, por ne në respekt të nikoqirit, në këtë rast të SHBA-së jemi gjendje të gjejmë dalje, por e vetmja pengesë për mosdakordim për marrëveshje është çështja e Ujmanit për të cilën unë nuk e kuptoj pse duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje ku është edhe Serbia”, tha ish-kryeministri Haradinaj.

Liqeni i Ujmanit vlerësohet një ndër pasuritë e Kosovës, i cili shtrihet në veri-perëndim të Kosovës, konkretisht në Komunën e Zubin Potokut, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.

Haradinaj tha se nëse arrihet marrëveshja, që përmban edhe çështjen e Ujmanit, atëherë as e ardhmja e koalicionit qeverisës nuk është e sigurt.

“Kjo do të ketë ndikim të madh në të gjitha marrëdhëniet që kemi politike sepse AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje dhe në çfarëdo forme, që të ndihmojë në një marrëveshje ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”, tha ai.

Në pyetje e Radios Evropa e Lirë se a mund të ketë sanksione nga amerikane ndaj tij nëse marrëveshja refuzohet , Haradinaj tha shkurtimisht që është e mundshme.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump pritet që sot të nënshkruajnë një dokument.

Ky dokument është thënë se përmban çështje ekonomike, por nuk janë dhënë më shumë detaje.

Takimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë nisën më 3 shtator, nën ndërmjetësimin e këshilltarit për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien dhe të dërguarit të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Ndryshe, në delegacionin e Kosovës në Uashington janë ministrat nga AAK-ja, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe ministrja e Punëve të Jashme, Meliza Haradinaj-Stublla. Në takimet e së enjtes në Shtëpinë e Bardhë ka marrë pjese, krahas Hotit, edhe Selim Selimi.

Pas takimit të 3 shtatorit, O’Brien tha se palët kanë bërë “përparim të vërtetë”, ndërkaq kryeministri Hoti tha se marrëveshja do të finalizohet më 4 shtator.

Marrëveshja që pritet të nënshkruhet nuk është publikuar deri tani. rel

Hoti: Kemi bërë hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale me Serbinë

Prishtinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka thënë se “Kosova ka bërë hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale me Serbinë”, një ditë para takimit kryesor Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë në Washington në kuadër të dialogut midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hoti, siç njofton komunikata për media nga Qeveria e Kosovës, është takuar të enjten me palën serbe në prani të këshilltarit për Siguri Kombëtare të presidentit të SHBA-ve, Robert O’Brien, ambasadorit Richard Grenell dhe ekipit nga institucione të ndryshme të SHBA-ve që mbështesin “këtë dialog të përqendruar në temat ekonomike”.

“Ne tash kishim një takim bashkë me presidentin serb dhe me Këshilltarin O’Brien. Nesër presim që ta finalizojmë gjithë këtë angazhim që kemi pasur tash e sa kohë dhe diskutimet që patëm sot paradite dhe pasdite”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se informata më në detaje do të jepen nesër.

Më tej, kryeministri Hoti tha se marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme për Kosovën asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë.

Po ashtu, ai theksoi se është bërë një progres i madh në çuarjen përpara të bashkëpunimit ekonomik dhe se “është bërë një hap i madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale”.

“Jemi plotësisht brenda parimeve që i kemi si qeveri. Ju do të shihni nesër marrëveshjen se kështu ishte dakordimi që nesër të bëhet e qartë gjithçka që jemi marrë vesh”, tha kryeministri Hoti.

Në delegacionin e Kosovës për takimin e 4 shtatorit me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë në Washington, kryeministri Hoti do të jetë kryesues, ndërsa pjesë e ekipit që do të përballet me Serbinë në tavolinën e dialogut do të jenë edhe disa zyrtarë tjerë të qeverisë.

Në këtë takim, i cili fillimisht ishte planifikuar të mbahej më 27 qershor, nuk po merr pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, për shkak të një propozim-aktakuze të ngritur ndaj tij nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Takimi Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është konsideruar sidomos nga pala kosovare si më i rëndësishmi në arritjen e një marrëveshjeje të mundshme përfundimtare.

Kurti thotë se negociatat në Uashington nuk kanë transparencë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media nga selia e partisë tha se delegacioni i Kosovës në Uashington nuk ka platformë për bisedime.

“Nuk dihet agjenda e formati, përmbajtja e qëllimi”, tha Kurti.

Ai theksoi se pala kosovare nuk ka legjitimitet e as kredibilitet për të zhvilluar takime në Uashington.

Në Shtëpinë e Bardhë sot (e enjte) pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Delegacioni nga Kosova nuk ka platformë të diskutuar e të aprovuar në Kuvendin e Republikës. Nuk mund të ketë marrëveshje ekonomike pa atë politike. Karakteri politik është i pashmangshëm. Këto negociata të paralajmëruar nuk kanë transparence e nuk dihet formati edhe qëllimi”, tha Kurti.

Kurti, ka kritikuar delegacionin e Kosovës po ashtu duke thënë se “kanë shkuar të flasin për çështje ekonomike e nuk e kanë me vete ministrin e Ekonomisë”.

Nikoqirë të takimit do të jenë këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Kurti më herët kishte thënë se në prani të Grenellit ishte diskutuar për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë – që sipas tij, ky shkëmbim do të hynte në kuadër të marrëveshjes finale.

Por, më 20 prill, Grenell kishte reaguar ndaj këtyre pretendimeve të Kurtit duke i hedhur poshtë ato.

“Nuk ka pasur absolutisht diskutim për shkëmbim territoresh prej meje – dhe nuk është diskutuar prej askujt tjetër në praninë time. Këtë e kemi thënë shumë herë”, kishte shkruar Grenell në rrjetin social Twitter.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë që po qëndrojnë në Uashington nuk e kanë mohuar mundësinë që në bisedime, përveç ekonomisë, të diskutohet edhe për çështje tjera politike. rel

Ish-Shefi i Shtabit të UÇK-së Agim Çeku ftohet nga Specialja

Ish-kryeministri Agim Çeku është ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale. Këtë e ka konfirmuar vet ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së për Gazetën Express.

Agim Çeku ka marrë dje ftesë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Çeku, i tha Gazetës Express se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit dhe do të udhëtojë atje më 28 shtator.

“Po dje kam marrë ftesë nga Specialja, në cilësinë e të dyshuarit dhe do të udhëtojë atje më 28 shtator”, ka thënë Çeku.

Gjykata Speciale deri më tani ka dërguar ftesa për më shumë se 200 persona, ish-pjesëtarë të UÇK’së në cilësi të ndryshme, si dëshmitarë dhe të dyshuar.

Gjykata Speciale u miratua me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës në gusht të vitit 2015 me mandat pesë vjeçar.

Bashkimi Evropian ka kërkuar që autoritetet e Kosovës të jenë të përkushtuara për sundimin e ligjit dhe të vazhdojnë mandatin e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit.

Ndërkaq Prokurori i Specializuar më 24 qershor të këtij ka publikuar një propozim-aktakuzë për dy krerët e UÇK’së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Thaçi dhe Veseli akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka kohë gjashtë muaj nga data e paraqitjes së aktakuzës që të njëjtën  konfirmojë apo ta hedh poshtë.

Gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve në Mitrovicën e Veriut

Autoritetet e Kosovës konfirmuan se gjatë gërmimeve në brendësi të hapësirës së varrezave të komunitetit mysliman në Mitrovicë të Veriut të enjten janë gjetur mbetjet mortore të së paku një personi, që dyshohet se është viktimë e luftës së fundit në Kosovë.

“Në rastin konkret janë duke u zhvarrosur mbetjet mortore të një viktime të luftës dhe pastaj sigurisht po flas për minimumin. Pastaj do të vazhdohet me ekzaminimin ligjor dhe varësisht prej ekzaminimeve përfshire edhe analizës së ADN-së, mund të konfirmohet numri i individëve të zhvarrosur dhe identiteti i tyre”, tha Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur.

Gara tha se në bazë të informatave të siguruara në të njëjtin vend dyshohet edhe për pesë raste të tjera.

Ai ka shtuar se në vendin ku janë bërë gërmimet janë kthyer për të disatën herë në bazë të disa informacioneve të reja të marra nga burime të ndryshme duke përfshirë edhe ato të komisionit të të pagjeturve në Serbi.

“Në ditët në vijim do të kthehemi sërish në ketë lokacion varësisht prej punës që po e bëjmë në kuptimin e lokalizimit të rasteve”, u shpreh Gara.

Autoritetet e Kosovës, vit pas viti që nga përfundimi i luftës kanë kryer gërmime në lokacione brenda territorit të Kosovës, të dyshuara për varreza masive.

Edhe 2 dekada pas luftës, 1643 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur. Nga ky numër, pjesa më e madhe janë shqiptarë, të tjerët janë serbë dhe pjesëtarë të komuniteteve joshumicë që jetojnë në Kosovë.

DIALOGU KOSOVË-SERBI: I PA KORDINUAR, BILE I ÇORIENTUAR?! – Nga Binak MAXHARRAJ

/Pos temave te ftohta, do te këtë edhe tema te nxehta-valë/

Dialogu me Serbin nuk është i ditëve te sotit,më Serbinë është diagoluar që shtatë vite.Nuk është arrijtë pathuaj asgje pos disa mareveshjeve qe e poshtersojnë Kosovën.Dhe kjo për fajin e vetë Hashim Thaçit i cili nuk ishte në nivel e as i dijës,por shumë i shantazhuar dhe i nenshtruar dhe i zënun rob nga Serbia gjatë gjithë këtij procesi të diagolimit.

Për një mareveshje të mundëshme përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë kohet e fundit po flitet shumë si ne Amerikë po ashtu edhe ne Evropë që te arrihet një marevëshje midis Kosovës dhe Serbisë qe si rezultat do të kishte normalizimin e marëdhenjeve midis këtyre vendeve.

Por diçka këtu nuk po shkon,nuk po ecë.I kemi dy dealogje te ndara,njerin ne Brukseë e tjëtrin në Washington.Dy dialogje te pakoordinuar dhe krejtesishte te çorijentuara.Nese Brukseli dhe Wanshingtoni secila arrijnë ne ndonjë mareveshje finale,cila ështe e pranueshme.Nuk mund te kemi dy mareveshje finale me dy dialogje te ndara.

Për këtë është quar ne këmbë Evropa dhe Amerika gadi si dy rivale ne këtë proces,ne vend se te bashkohën në një trupë të përbashkët.Në njeren anë Amerika e caktoi diplomatin e deshtuar Richard Grenell qe te nisë këtë proces,nga ana tjetër Evropa Josip Borellin si minister i jashtem i BE,duke e angazhuar Miroslav Lajçak për ta udheheqe dialogun.

 

E quditëshme,e pamundshme dhe e pakuptueshme të arrihet një mareveshje midis Kosovës dhe Serbisë me dy dialogje te ndara:njeri ne Bruksel e tjetri në Washington ku ne te dyjat trejtohën çështjet e njejta. Realishtë dialogu do te duhëj te zhvillohet ne Evrpë më pjesemarrjën edhe te te Amerikës në dialog sepse pa Amerikën nuk mund te arrihet një mareveshje finale dhe e kundërta.Por,dosido interesat ne mareveshjën finale duhet te jenë te pranueshme si ne Washington ashtu edhe në Evropë.

S’ka dilemma se Washingtonit po i ngutet ta nxjerrë një mareveshje finale sepse po i duhet si rezultat para zgjedhjeve te saje qe i ka ne Nëntor të këtij viti,qoftë ajo e pranueshme apo te detyrueshme për palët në dialog.

 

Por,ne këto dy dialogje ai ne Washington me 4 shtator dhe ai tjetri ne Bruksel me 7 shtator është lidhë nyja e Gordit midis paleve:Kosova kërkonë nga Serbia njohjën e Kosovës si shtet,pa u prekë kufijtë e sajë,kurse Serbia nuk done me dijtë për njohjën e Kosovës,sepse Serbia ka hyer ne dialog jo për normailizim te raporteve por thjeshtë për teritor,ajo e don Veriun e Kosovës me vlerë 600 miliradhësh eurove e praruar ne florinjë. Serbisë as qe i hanë palla për insistimin e Amerikës qe te këtë një Mreveshje finale me Kosovën pa marrë diçka nga Kosova siç e përseritë Vuçiq si papagalli.

 

Kosova ne këto dy dialogjet nuk është edhe  e pergatitur siç duhet dhe pa asnjë kërkesë paraprake,siç janë kerkimfalja,pagesa e demeve te luftës,sçarimi i te pagjeturve,denimi i te dhunuarve shqiptare,etj.pa te cilat nuk ka bazë reale për ndonjë mareveshje.Askush,e as ky delegacion ynë nuk ka te drejtë te ia falë Serbisë krimet dhe gjenocidin duke u pajtuar me te.

 

Por,megjithate delegacioni I Kosovës në krye me kryeministrin Avdullah Hotin te hanën do te niset për ne Washington që me 4 shtator në Shtepin e Bardhë te takohët me palën serbe te cilën e kryeson presdienti i Serbisë Aleksander Vuçiq.Delegacioni I Kosovës merre pjesë ne këtë takim disi  çorijetuare dhe jo me ndonjë platformë te duhur,delegacioni I Kosovës karshi atij te Serbisë është i brishte,shkonë atje pa një unifikim te skenesë politike për këtë qellim ekipi i delegacionit është shumë i dobët,pa dije te mjaftueshme profesionale,atje thjeshte shkojnë servilet e qeverisë kukull te Avdullah Hotit,atje nuk shkojnë njerezit e shkences dhe te dijës,nuk shkojnë përdafqesuesit e dy partve me te mëdha LVV dhe PDK,atje shkojnë do parti minoritare te cilat e rrembyen qeverin pas rreximit te asaj Kurti,te cilat nuk përfaqesojnë pjesën shumicë te popullit dhe si e tillë nuk ka të drejtë te sjellë mareveshje te dëmshme për Kosovën.Ky delegacion shkonë ne Uashington edhe pa e pasur te qartë se për çfarë do te diskutohet atje.

 

Kurse nga ana tjetër delegacioni I Serbisë te cilin e kryson presidenti Aleksander Vuçiq është shumë mire I pregatitur për këtë dialog ne te gjitha nivelet,si ne rrafshin politik poashtu edhe ne nivelin e ekspertve te pajisur me dokumentacion dhe material përkatese për dialog.

 

Por për çfarë do te diskutohet ne këtë takim ne Shtepin e Bardhë.Në këtë takim pritet,ashtu siç është lajmeruar shumë here të dikutohet për çështjet ekonomike,por ne veçanti Kosova nuk guxon te lejojë hapjën e temave ne veçanti,specifike sikur është fjala për asetet e shtetit si Trepça dhe Ujamani.Është lajmeruar se mundë te mere pjesë edhe presidenti Trumb,ose për te bërë ndonjë trysni paleve ose ne ceromonin e neshkrimet nese arrihet mareveshja midis paleve.

Mirëpo,a do te ishte ndonjë mareveshje ekonomike spektakulare për administratën e Tumpit para zgjedhjeve,jo se jo,sepse mareveshjet e karakterit ekonomik nuk qojnë peshë te votuesit,çështjet e karakterit ekonimik vetëvetiu rregillohen me ligjet tjara me ato te tregut nga interesi reciprok.Në këte drejtim po përmendet si “sukses”i kësaj Administrate mareveshja e arritur kohë me parë midis Izraelit dhe Emirateve te bashkuar te cilat këto dite u nëemshkrua  që do te lidhën me do vija rrugore dhe hekurodhe,areporte,etj.Çështja çendron diku tjetër.Sepse vendet e Lindjes së afert dhe te tjëra rrafsh qe 72 vjet kanë bërë mreveshje te ndryshme më Izraelin më ndërmetesimin e Amerikës por pa sukses.Pra,çështja nuke është te ato ekonomike,sepse problemet midis Izraelit dhe shteteve arabe janë kryesishte çështje politik.

Pra,baza e ndonjë mareveshje finale midis Kosovës dhe Serbisë është kryesishte politike,dhe se pa bazamentin politik nuk mund te arrihet ndonje mareveshje finale.Kurse bazamenti politik midis dyja vendeve është shumë i ndërlikuar,i pakapërcyeshëm,me plotë meri dhe urrejtje mes ehte sidomos nga Serbia e cila qe 20 vite pas lufte nuk e lenë rehat Kosovën,por vazhdon sot e kesaj dite ia ia futë presat,te ia zënë pritat ne organizatat ndërkombetare.Thjeshtë problem midis Kosovës është i natyres politike e jo aq shumë i natyrës ekonomike,sepse bie fjala për votuesin e nentorit ne SHBA hiq nuk do te jetë spektakulare se sipas ndonje mareveshje ekonomike te arrijtur se a do te fluturojn areplanat dhe a do te udhetojnë trenat midis dy shteteve.Ky është një non sens.

Por ne dialogun e datesë 4 shtator,pos bisedave për çështjet ekonomike,nuk duhet përjashtuar mundesi,anipse nuk është bërë publike,qe ne tavolinë të shtrohën edhe çëshrtje tjara te “nxehta”.Nuk është aspak e papritëshme qe diagoluesve do tu dridhen karrikat kur në tavolinë tu servohën edhe tema tjara jo ekonomike nga fushat tjara juridike,politike,nga rrafshi ekzekttiv sikur është çështja e Asociacionit te komunave serbe me kompetenca ekzekutive që do të dhoshte de facto dhe de jure një”republika serpsa”mbrenda Koosvës me te gjitha prorogativat politike dhe juridike te një shteti.Ose terthorazi te futet edhe mundësia e këmbimit te teritoreve,apo ndarjes së Kosovës qe do te ishte katastrofë për krejtë rajonin e më gjerë çka kjo do ti konvenonte shumë Serbisë.Pra ne të këtilla dialogje nuk përjashtohet mundësia e diskutimit apo edhe te imponimit te temave të tilla për te trumbetuar ndonjë sukse te administrates Trump.

Unë nuk jamë i dijshëm ta di se sa është i aftë delegacioni i jonë,se sa ka mençuri dhe dije,se sa ka atdhedashuri se nese imponohën tem ate tilla nuk duhet ti pranoi sepse askush nuk ka të drejtën ta demtoi sovranitetin dhe integritetin e Kosovës të përcaktuar me ligje dhe Kushtetutë.

Personalshtë duke e pare dimensonin e çështjëve qe do te diskutohën atje,si dhe duke e pare sa sa largë janë delegacionet në këto çeshtje për ndonjë mareveshje jamë shumë skeptik se më 4 shtator nuk do te ndodhë diçka sepktakulare,sepse çështjet e dialogut nuk janë aq te thjeshta për tu kapë,por janë shumë te komplikuara te cilat nuk durojnë presone dhe diktate jashtë paleve ne dialog.

Megjithate për delegacionin e Kosovës do te jetë një kujtim i bukur qe ishin musafir ne Shtepin e Bardhë qe rrallë kush e ka fatin te futet mbrenda dhe do te jetojnë për shumë gjatë më këtë kujtim.

Delegacioni i Kosovës është nisur sot drejt Washingtonit për takimin e 4 shtatorit

Delegacioni i Kosovës që do të përballet me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë në një takim ku i pranishëm mund të jetë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është nisur mëngjesin e ditës së sotme për në Uashington. Për ekipin që do ta përfaqësojë shtetin kanë folur nga Qeveria për Gazetën Express.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm delegacioni i Kosovës i përbërë nga tetë persona është nisur drejt Uashingtonit, ku me datë 4 shtator do të përballet me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin amerikan është përfolur se mund t’i pajtojë shtetet deri në marrëveshjen përfundimtare, ani pse një gjë të tillë e kanë kundërshtuar në vazhdimësi në Serbi.

Në Qeveri të Kosovës kanë thënë për Gazetën Express se ekipi është nisur sot në mëngjes, duke dhënë detaje dhe për emrat që kanë udhëtuar drejt Uashingtonit.

“Janë nisur sot në mëngjes. Në ekip janë kryeministri Avdullah Hoti, dy zëvendëskryeministrat, Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj-Halimaj, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, shefja e stafit të kryeministrit, Ardita Dushi dhe koordinatori i Kosovës në dialog, Skënder Hyseni”, bëjnë të ditur në Qeveri.

Shefi i ekzekutivit në Shtetet e Bashkuara ka udhëtuar vetëm me partnerët e koalicionit, pasi që dy partitë opozitare Vetëvendosje dhe PDK iu janë përgjigjur negativisht ftesës së tij.

Megjithatë, Hoti ftesë nuk iu ka dërguar dy liderëve të shtetit, presidentit e kryeparlamentares, madje as nuk është koordinuar me ta para takimit.

Nga presidenca ditë më parë kanë konfirmuar për Express se Hoti nuk i ka ftuar në takim, e as nuk iu ka kërkuar përfaqësues.

Ftesë nuk ka marrë as kryeparlamentarja Vjosa Osmani. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express stafi i kryetares së Kuvendit.

“Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani nuk ka marrë asnjë ftesë nga Kryeministri për takimin në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë këshilltari i kryeparlamentares, Bekim Kupina.

Kosova dhe Serbia do të përballen me ndërmjetësimin amerikan me datë 4 shtator. Takimi ishte paraparë të mbahej me datë 2 shtator, mirëpo, është shtyrë për dy ditë më vonë pasi është përfolur se mund të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Në Prishtinë u përurua busti i senatorit Bob Dole, mikut të madh të shqiptarëve

Busti i senatorit amerikan Bob Dole, u zbulua të dielën në Prishtinë me rastin e 30-vjetorit të vizitës së delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të udhëhequr nga Dole në Kosovë në vitin 1990.

Busti ndodhet në rrugën Bob Dole në lagjen Dardania.

Përmes një video-mesazhi, senatori Dole ka shprehur mirënjohje për inaugurimin e bustit në Prishtinë.

“Më vjen keq që nuk mund të jem me ju në inaugurimin e bustit, më kujton kohën para 30 vjetëve. Tridhjetë vite kemi punuar për të krijuar një shtet të fortë dhe shpresoj se do të vazhdoni të punoni për t’u bërë edhe më të fortë”, tha Dole.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se është nder i veçantë zbuli i bustit të një personi siç është senatori Bob Dole.

“Senatori Dole është i pari që ka vizituar Prishtinën dhe presidentin Ibrahim Rugova në kohët më të vështira”, tha Hoti.

Ndërtimi i bustit të senatorit Bob Dole u bë nga artisti i njohur Luan Mulliqi. Projekti u financua nga Oda Amerikane në Prishtinë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, të dielën ka zbuluar pllakën përkujtimore për nder të këtij përvjetori në sheshin “Nënë Tereza”.

Ish-presidenti Bill Clinton, ish-sekretarja e shtetit, Madeline Albright dhe tani Bob Dole, janë personalitetet të cilave u janë bërë buste në kryeqytetin e Kosovës.

EULEX: Jepni mostrat e gjakut, mund të identifikohen deri në 20 persona

Zëvendësdrejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe ekspertja e EULEX-it, Tarja Formisto, në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes së Dhunshme, tha se njëri prej problemeve të ballafaquara gjatë procesit të identifikimit të mbetjeve mortore është fakti se jo të gjithë të afërmit e personave të pagjetur i kanë dhënë mostrat e tyre të gjakut për analizën e ADN-së.

“Ka familje të cilat refuzojnë t’i japin mostrat e gjakut për arsye të ndryshme. Disa besojnë se të afërmit e tyre janë ende gjallë, të tjerët nuk duan t’i japin mostrat e gjakut përpara se kryerësit e veprave të sillen përpara drejtësisë”, ka thënë Formisto.

Ajo ka thënë se sikur familjarët e të gjithë personave të pagjetur t’i jepnin mostrat e gjakut, deri në 20 persona të pagjetur do të mund të identifikoheshin me anë të AND-së.

“Unë dëshiroj t’u bëj apel të afërmeve të të gjithë personave të pagjetur që t’i japin mostrat e gjakut ashtu që ne të mund ta përfundojmë procesin e identifikimit për disa prej tyre,” tha zëvendësdrejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës.

Me anë të një komunikate për media nga EULEX-i, Formisto ka dhënë disa shpjegime se pse ende më shumë se 1640 persona nuk janë gjetur në Kosovë.

“Ekziston mungesë e informacioneve të reja dhe të besueshme për lokacionin e saktë të varrezave, duke shtuar se disa prej mbetjeve mortore janë në varreza masive, disa prej tyre në varreza klandestine më të vogla, si dhe nëpër varreza në zona të ndryshme, gjë që e bën më të vështirë procesin e lokalizimit të mbetjeve mortore”.

“Ekziston gjithashtu edhe çështja e një numri të caktuar të keqidentifikimeve. Menjëherë pas konfliktit kufomat janë identifikuar në mënyrë të përgjithësuar, për shembull nëpërmjet fotografive, rrobave apo gjësendeve personale, që ka rezultuar në gabime të cilat sot është vështirë të gjurmohen dhe të korrigjohen “, ka shpjeguar ajo.

Ekspertët e EULEX-it vazhdojnë të punojnë në Kosovë së bashku me kolegët në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prej fillimit të mandatit të EULEX-it e deri sot, ky mision thuhet se ka kryer 656 operacione në terren për t’i lokalizuar personat e pagjetur, përfshirë 166 zhvarrime.

Po ashtu sipas EULEX-it, janë identifikuar mbetjet mortore të 456 individëve, përfshirë 316 persona të pagjetur. rel

Fushata pati sukses, Apple vendos Kosovën në hartë

197 mijë e 175 persona të cilët e kanë nënshkruar peticionin “Put Kosovo on Apple Maps”, ia kanë arritur qëllimit. Kosova tashmë është vendosur në hartat e Apple.

Peticioni i nënshkruar nga 197 mijë e 175 qytetarë në change.org, duket se ka pasur sukses. Apple ka vendosur Kosovën në hartat e saj.

Kjo është bërë e ditur në faqen change.org ku edhe është nënshkruar peticioni.

Nismës për vendosjen e Kosovës në hartat e Apple, përveç qytetarëve, i ishin bashkuar edhe shumë kosovarë suksesshëm nëpër botë.

Ndër emrat e njohur që kishin kërkuar vendosjen e Kosovës në hartat e Apple ishin edhe këngëtaret Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha.

Ato kishin shpërndarë nëpër profilet e tyre në rrjetet sociale kërkesën ndaj Apple, për ta vendosur Kosovën në hartë.

Por përveç të famshmëve, të zëshëm ishin edhe qytetarët të cilët të zhgënjyer nga Apple për mosvendosjen e Kosovës në hartat e tyre, kishin kërkuar me ngulm që Kosova të jetë pjesë e këtyre hartave.

Fushatës për vendosjen e Kosovës në hartat e Apple i ishin bashkuar edhe politikanët kosovarë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kishte thënë se aplikacionet e Apple janë zhvilluar në Kosovë, prandaj qartazi Kosova është pjesë e botës së Apple.

“Shumë nga aplikacionet tuaja në App Store janë zhvilluar në Kosovë, me shumë tjera që do të zhvillohen pasi ju i bëtë shërbimet tuaja të qasshme këtu. Apple, Kosova është qartazi pjesë e botës tuaj, të sigurohemi që të kemi mundësi ta shohim atë edhe në hartën tuaj”, kishte shkruar Osmani.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, bashkë me homologun e saj në Shqipëri, Gent Cakajn, i kishin dërguar një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, z. Tim Cook, për t’i kërkuar marrjen e masave për të vendosur kufijtë e Kosovës në në shërbimin e Apple Maps.

“Në bashkërendim të plotë me Ministren e Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, sot i kam dërguar një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, z. Tim Cook, për t’i kërkuar marrjen e masave të nevojshme për të paraqitur kufijtë e saktë të Republikës së Kosovës në shërbimin e Apple Maps. Republika e Kosovës është njohur prej shumicës së shteteve të botës demokratike dhe, ashtu siç ka vendosur vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Ndaj, presim që Apple Inc. të marrë vendimin e drejtë duke vendosur kufijtë e Republikës së Kosovës në hartat e shërbimeve të saj”, kishte shkruar Cakaj./GazetaExpress/

Vjosa Osmani: Të zhdukurit, plaga më e madhe e shtetit tonë

“Sot Kosova dhe e gjithë bota shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Ditë kjo në funksion të ngritjes së zërit për të zbardhur fatin e të gjithë atyre që nuk janë në mesin tonë, fati i të cilëve përbën shqetësim jo vetëm për familjarët, por për shoqërinë në përgjithësi”, ka shkruar Vjosa Osmani nga profilin e saj në Facebook.

Ajo ka thënë se janë 1643 fate jetësore për të cilat institucionet nuk arritën të bëjnë asgjë përgjatë këtyre 21 vjetëve.

Osmani ka theksuar se “pesha e fatit të tyre rëndon mbi secilin politikan të Kosovës. Mbi ne bie përgjegjësia e zbardhjes së fatit të secilit, ndërkaq pesha e fajit bie mbi shtetin e Serbisë”.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka thënë po ashtu se Kosova zhvillon negociata me Serbinë që kreu veprime gjenocidale, për të arritur atë që quhet marrëveshje përfundimtare.

Ajo ka thënë se duket e pamundshme dhe anakronike një marrëveshje përfundimtare, pa zbardhje të fatit të të zhdukurve dhe pa adresim të fajit ndaj shtetit serb.

“Sot ne nuk e kemi një përgjigje përfundimtare për familjarët e tyre, siç nuk e kemi as argumentin kryesor: si mund të ketë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë teksa nuk e dimë ku i kemi njerëzit tanë, të cilët ajo i mori dhunshëm!.Paqe nuk do të ketë përderisa secila nënë e baba nuk e gjen fëmijën e vet e përderisa secili fëmijë nuk e gjen prindin e vet të zhdukur. Paqja ndër-shtetërore e ka parakusht paqen shpirtërore të 1641 familjeve në Kosovë”!

Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-‘99. Familjarët e personave të pagjetur thonë se kanë humbur shpresën se të afërmit e tyre do të gjinden ndonjëherë. Të vetmen shpresë e kanë te bisedimet politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nesër në Prishtinë përurohet busti i senatorit amerikan Bob Dole, mikut të madh të shqiptarëve

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përmes një komunikate për media ka njoftuar se nesër më 30 gusht në lagjen Dardania të Prishtinës do të zbulohet busti i mikut të madh të Kosovës, senatorit Bob Dole.

“Me rastin e 30 vjetorit të vizitës së një delegacioni të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të udhëhequr nga Senatori Bob Dole, nesër më 30 gusht 2020, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës do të zbulojnë bustin e Senatorit Dole”, thuhet në njoftim.

Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm kreu i qeverisë, Avdullah Hoti dhe Philip Kosnett.

“Ceremonia e zbulimit të bustit do të mbahet në ora 13:30 në rrugën Bob Dole në lagjen Dardania në Prishtinë, ndërsa të pranishmëve dhe medieve do t’u drejtohen Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Ambasadori i SHBA në Kosovë Philip Kosnett dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka”, vazhdon njoftimi.

“Po ashtu, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla do të bëjë zbulimin e pllakës përkujtimore për nder të këtij përvjetori në sheshin Nënë Tereza para Grand Hotel Prishtina, në ora 11:00”

“Ndërsa, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të hapë ekspozitën e fotografit Hazir Reka, me fotografi unike nga vizita e delegacionit të Senatit amerikan më 29 gusht të vitit 1990. Hapja e ekspozitës do të bëhet në ora 11:10 para Grand Hotel Prishtina”, përfundon njoftimi./Express/

Liburn Aliu i referohet historisë, thotë se edhe në Washington ka rrezik për marrëveshje të keqe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu në një intervistë për KosovaPress, deklaron se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka kuptim të ndodhin pa fituesin e zgjedhjeve, ndërsa potencon se vendi në këtë proces po përfaqësohet nga njerëz pa legjitimitet e të paaftë.

Takimin e të enjtes në Bruksel dhe atë që pritët të mbahet në Uashington mes dy vendeve, Aliu i sheh si të pakuptimtë duke qenë se aty mungon partia fituese e zgjedhjeve.

Përpos që i quan jo legjitim, Aliu thotë se negociatorët e Kosovës janë të rrezikshëm për shkak se në të kaluarën kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme për vendin.

“Negociatat nuk ka kuptim të ndodhin pa fituesin e zgjedhjeve. Pra, absolutisht nuk ka sens që të ketë negociata pa fituesin e zgjedhjeve, po këmbëngulja e tyre që ato t’i bëjnë është mjaftë frikësuese për shkak se duke e pasur përvojën nga e kaluara, duke e pa çka ka ndodhur në të shkuarën, qysh këta kanë qenë të gatshëm të nënshkruajnë marrëveshje të dëmshme për vendin prapë ekziston rreziku që këta të nënshkruajnë diçka të rrezikshme për vendin tonë. Pra, janë edhe jo legjitim edhe janë të rrezikshëm, kjo është më kryesorja”, thotë ai.

Delegacionin e Kosovës në këto bisedime, Aliu e sheh si të papërgatitur krahasuar me delegacionin e Serbisë, derisa tregon edhe arsyen se pse kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Avdullah Hoti për të marrë pjesë në takimin e Uashingtonit.

“Takimet që janë duke u bërë po bëhen takime nga përfaqësuesit jo legjitim, të paaftë dhe tejet të dobët karshi Serbisë… Nuk ka nevojë që të deshifrohet situata më tepër, është tejet e qartë që delegacioni serb karshi delegacionit të Kosovës është jashtëzakonisht komod dhe shumë i përgatitur. Këta tanët përballë tyre janë shumë më të dobët dhe nuk pres që do të mund të sjellin ndonjë rezultat, përpos që nuk kanë legjitimitet fare…Kryeministri Hoti ka dërguar një ftesë që ka kërkuar dikush nga LVV të jetë pjesë e delegacionit, edhe një herë duhet ta themi qartë që negociatat me Serbinë duhet të kenë legjitimitet të ri, të ndërtohen mbi një platformë të qartë dhe të ketë unitet politik. Nuk mund të ketë unitet pa legjitimitet dhe nuk mund të ketë negociata me Serbinë pa fituesin e zgjedhjeve”, thotë Aliu.

Ai e sheh si të domosdoshme shkuarjen në zgjedhje, mirëpo thotë se nga zgjedhjet po frikësohen të gjitha partitë e tjera. Ky frikësim i tyre, sipas Aliut ka të bëjë me faktin se Vetëvendosja do të dal partia e parë.

LVV ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti, megjithatë Aliu thotë se për ta rrëzuar qeverinë iu duhen edhe votat e PDK-së.

Përkundër kësaj, ai shprehet se ka mundësi reale që vendi gjatë këtij viti të shkojë në zgjedhje.

“E jona ka qenë për ta iniciuar këtë mocion, ai natyrisht që nuk mund të bëhet pa votat e PDK-së, ne i kemi 30 vota, tash i kemi 31 në Grupin Parlamentar. LVV me grupin e vet Parlamentar i ka 31, duhen 61 për ta rrëzuar qeverinë, me 31 nuk rrëzohet, të rrëzojnë po me 31 nuk ndërtohet qeveria, kaq është forca e LVV-së tash në Kuvend. Pra, nuk po mundeni ta rrëzojmë, po nuk mundemi po i kemi 31 (deputetë), po t’i kishim 61 ishte kryer kjo punë dhe nuk mund të rrëzohet pa faktorët e tjerë politik, pa partitë tjera politike, në këtë rast pa PDK, e cila është forcë opozitare, po ja që ajo ka zgjedhur të mos e bëjë mocionin, ka zgjedhur që ta votojë edhe buxhetin, ka zgjedhur që ta mbajë të gjallë politikën aktuale që është duke e degraduar vendin përditë e më tepër”, potencon ai.

Sa i përket deklarimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj se do të jetë kandidat për president, Aliu thotë se e shohin me skepticizëm për shkak të kaluarës në rastin e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai thotë se nuk mund ta mbështesin dikë, që sipas tij, me vetëdije i ka dhënë territor të Kosovës një shteti tjetër.

Por, në anën tjetër, ai thotë se ky propozim i Haradinajt për president mund të jetë vetëm për të bërë presion që lidhet me kompromiset në qeveri.

“Nuk mendojmë shumë që është këmbëngulës, unë mendoj që kjo është më shumë çështje e presionit e që lidhet me kompromiset në qeveri. Pra, duke pasur parasysh peshën e AAK-së, duke e pasur parasysh mënyrën qysh këto subjekte politike bëjnë pazare dhe merren vesh me njëra-tjetrën, shtyhen për pozita e kështu me radhë. Atëherë, kjo kërkesa për president mbase kompensohet me ndonjë ministri dhe zgjidhet ky problem. Pra, shërben në fund të fundit si një avantazh në pazare eventuale për qeverinë”, thotë ai.

Për temën e presidentit, Aliu thotë se si Vetëvendosje nuk kanë diskutuar ende, por që do të donin një president i cili është i pranueshëm dhe i bashkon forcat politike në vend.

Duke qenë se ditë më parë janë bërë 5 vite nga nënshkrimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe marrëveshja e Brukselit për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, Aliu thotë se të dyja përgatisin terrenin për ndarje të vendit.

“Pavarësisht që duket që janë për dy çështje të ndryshme, ato në fund të fundit godasin në të njëjtën pikë, godasin tek ndarja dhe përgatisin terren realisht për ndarje. Duhet të mos harrojmë që janë paraprirë nga një proces i tërë i negociatave, që nga negociatat e Vjenës në vazhdimësi përmes decentralizimit etnik, janë krijuar këto entitetet etnike brenda Kosovës ku janë definuar kufijtë e tyre. Pastaj është punuar në lidhjen horizontale mes tyre, me lidhjen vertikale me Beogradin dhe drejtë ndarjes përfundimtare që e synojnë. Këtë e kemi paralajmëruar ne qysh në vitin 2005, pra në 2005 kur kemi fol për decentralizimin, kur e kemi kundërshtuar si Lëvizje Vetëvendosje decentralizimin e kemi pa këtë fund dhe tash kur kemi mbërri në pikën kur është krijuar është nënshkruar marrëveshja për Asociacionin është de fakto krijim i një situate si të Bosnjës në Kosovë”, thotë ai.

Sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, ai thotë se krijon një precedan ku normalizohet humbja e territorit.

Përbërja e delegacionit të Kosovës që do të shkojë në Uashington

Kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti me vete në Shtëpinë e Bardhë, në takimin me palën serbe, do t’i marrë edhe dy Zëvendëskryeministra, tre ministra dhe Koordinatorin e Dialogut Skender Hysenin. Me ekipin e Kosovës në Washington udhëton edhe Shefja e Kabinetit të Kryeministrit, Ardita Dushi.

Dy njerëzit e Ramush Haradinajt në Qeveri, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj-Stublla, do të jenë pjesë e delegacionit të Kosovë të kryesuar nga Kryeministri Avdullah Hoti e që udhëton për në Washington të hënën në mëngjes, shkruan Gazeta Express.

Pos Ministrit të Drejtësisë dhe Ministres së Jashtme në Shtëpinë e Bardhë shkojnë edhe Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, Koordinatori për dialog, Skender Hyseni.

Në vendin më të fuqishëm në botë shkojnë edhe Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe Shefja e Kabinetit të Kryeministrit Hoti, Ardita Dushi.

NISMA për Kosovën përfaqësohet në dialog me Zëvendëskryeministren Albulena Balaj-Halimaj.

Fillimisht, takimi Kosovë-Serbi në Washington ishte caktuar për 2 shtator por u shty për dy ditë pasi duhej përshtatur agjendës së Presidentit Donald Trump, i cili mund të bëhet pjesë e takimit nëse palët arrijnë ndonjë marrëveshje.

Sidoqoftë, disa prej temave që pritet të diskutohen atje kanë lidhje me ekonominë. Pritet të shtyhen projekte që kanë të bëjnë me autostradën për Serbi, hekurudhën për Shqipëri, gazin përmes Greqisë dhe projekte tjera që do të përkrahen nga SHBA’ja. Pjesë e një marrëveshje të mundshme mund të jetë edhe krijimi i një zone ekonomike amerikane ndërmjet dy vendeve.

Takimi i parë i paraparë më 27 qershor pati dështuar pasi u propozuar aktakuza ndaj njërit prej njerëzve kryesor të delegacionit të Kosovë që ishin nisur drejt Washingtonit. Tash, Presidenti Hashim Thaçi nuk është përfshirë fare ne proces dhe po pret se çka po vendoset në Hagë ku është selia e Gjykatës Speciale.

Opozita në Kosovë është e ndarë sa i përket dialogut. PDK e ka përkrahur takimin e Washingtonit por nuk ka marrë pjesë derisa Vetëvendosje ka kundërshtuar një udhëtim të tillë të udhëheqësve të Kosovës me arsyetimin se atje shkojnë njerëzit pa legjitimitet qytetar.

Ish-Kryeministri Albin Kurti ishte rrëzuar nga pozita e shefit të Qeverisë edhe për shkak se kishte refuzuar të shkonte në Amerikë për një marrëveshje me Serbinë. Kishte thënë se atje po qëndrojnë thikat mbi hartën e Kosovës, duke paralajmëruar se Kosova mund të ndahet nga një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë.

Kosova dhe Serbia dialogojnë prej shkurtit të vitit 1999 kur nis Konferenca e Ramubujes, e cila prodhon marrëveshjen por që pala serbe nuk e kishte nënshkruar. Është zhvilluar edhe një raund bisedimesh në Vjenë, ku propozohet Pakoja e Ahtisaarit, e cila prapë s’pranohet nga Serbia ndërsa Kosovës i sjell Pavarësinë.

Procesi i tretë dialogues Kosovë-Serbi nis më 2011 në Bruksel dhe prodhon dhjetëra marrëveshje, shumica e të cilave nuk zbatohen.

Tash, pos në Bruksel, dialogu është zhvendosur edhe në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se nëse i kërkohet njohja atëherë nuk do të takohet me Donald Trumpin.

Vjosa Osmani fton shqiptarët të “votojnë shqip” në zgjedhjet e së dielës në Malin e Zi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar shqiptarët në Mal të Zi që të dalin në zgjedhjet e 30 gushtit e të votojnë  masivisht.

Ajo ka thënë se shqiptarë atje kanë merita të theksuara për arritjen e pavarësisë së Malit të Zi, për stabilitetin politik atje dhe për procesin e integrimit europian dhe të anëtarësimit në NATO.

“Me votën tuaj për përfaqësuesit shqiptar, të partive shqiptare, më 30 gusht do të forconi më tej praninë tuaj në jetën publike të Malit të Zi dhe do ta ridëshmoni rolin tuaj historik në ndërtimin e jetës institucionale dhe në stabilitetin e këtij vendi dhe do të kontribuoni në krijimin e paqes së qëndrueshme në të gjithë rajonin.

Në zgjedhjet e 30 gushtit, ju ftoj të #votonishqip!”, ka shkruar Osmani:

Zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi janë të rëndësishme, jo vetëm për ta rikonfirmuar orientimin proeuropian të shtetit fqinj, por edhe për ta vulosur realizimin e aspiratave dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë atje.
Prandaj, duke uruar për një proces të suksesshëm zgjedhor, dua t’i ftoj bashkëkombësit e mi shqiptarë që, si qytetarë të këtij vendi, të cilët kanë merita të theksuara për arritjen e pavarësisë së Malit të Zi, për stabilitetin politik atje dhe për procesin e integrimit europian dhe të anëtarësimit në NATO, të dalin masivisht në zgjedhje, të votojnë për përfaqësuesit e tyre, të përfshirë në listat e partive shqiptare. Kësisoj, ata do të dëshmojnë vetëdije qytetare e kombëtare dhe do të ndikojnë në përmirësimin e mëtejmë të jetës së tyre në vendin fqinj.
Jam e sigurt se shqiptarët do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në jetën politike të Malit të Zi.
Të dashur bashkëkombas shqiptarë,
Me votën tuaj për përfaqësuesit shqiptar, të partive shqiptare, më 30 gusht do të forconi më tej praninë tuaj në jetën publike të Malit të Zi dhe do ta ridëshmoni rolin tuaj historik në ndërtimin e jetës institucionale dhe në stabilitetin e këtij vendi dhe do të kontribuoni në krijimin e paqes së qëndrueshme në të gjithë rajonin.
Në zgjedhjet e 30 gushtit, ju ftoj të #votonishqip!

Vajza e Xhemajl Mustafës godet LDK-në: Unë qe 20 vjet po kërkoj drejtësi, i kam fshi duart prej bashkëpartiakëve të babait

Xhemajl Mustafa dhe Berianë Mustafa, foto ilustrim nga “Bota sot”

Pas deklaratave të liderit të LDK-së, Isa Mustafa i cili akuzoi zyrtarët e partisë së tij që nuk po i dalin zot Avdullah Hotit, ka reaguar edhe vajza e ish-veprimtarit të vrarë të kësaj partie, Xhemajl Mustafa.

Berianë Mustafa ka shkruar në facebook se sa mirë po dinë me e shfajësu veten.

Ajo tha që tash e 20 vjet po kërkon drejtësi për vrasjen e babait dhe se moti ka hequr dorë nga bashkëpartiakët e babait.

Reagimi i plotë:

Sa mirë po dini me shfajësu edhe mbrojte veten…avokatë të mirë, miliona në dispozicion për mbrojtje, e të gjithe mekanizmat shtetërorë për të treguar që jeni të pafajshëm. E unë qe 20 vite as te kush me kërku drejtësi për vrasje të babës nuk po di.

Moti i kam fshi duart edhe prej bashkëpartiakëve të tij.

Gjakovë – me nderime të larta i jepet lamtumira Kastriot Shehdadit, gazetar dhe intelektual i shquar

Me nderime të larta është varrosur sot Kastriot Shehdadi, ish zyrtar për Informim në komunën e Gjakovës dhe ish gazetar shumë vjeçar në mediume të ndryshme në Kosovë e Shqipëri.
Në ceremoninë e varrimit, të organizuar nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjakovës Ardian Gjini, morën pjesë shumë qytetarë, kolegë e miq Kastriotit, të cilët së bashku ndanë dhimbjen për humbjen e hershme të të ndjerit.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, e ka çmuar lartë veprën dhe kontributin e Kastriot Shehdadit, duke shtuar se me Kastriotin ishin miq që nga fëmijëria, për të vazhduar duke qenë bashkëpunëtorë deri në ditën e sotme. Ai e ka vlerësuar Kastriotin si një profesionist, fjalëpakë por mjaft voluminoz në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të veta.
Fjalë miradije për personalitetin dhe përkushtimin, por në të njëjtën kohë edhe dhembje e pikëllim për humbjen e tij, kanë thënë edhe miqtë e bashkëpunëtorët e tij, veterani i gazetarisë nga Gjakova Musa Kurhasku, gazetari nga radio Tirana Jaho Margjeka dhe miku e gazetari nga Gjirokastra Engjëll Serjani, të cilët thanë se vdekja e Kastriotit është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gazetarinë shqiptare, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të shumtë. Ndërsa, në emër të familjes Shehdadi, të pranishmin i ka falënderuar vëllai i të ndjerit Lekë Shehdadi.
Ndryshe, i ndjeri Kastriot Shehdadi për afër 20 vjet ka punuar në Zyrën e Informimit në komunën e Gjakovës, ndërsa për shumë vite tjera ka qenë edhe gazetar në disa medium në Kosovë dhe në Shqipëri.

Ministrja e Jashtme: Vizitat nga Serbia në prag të takimit të Washingtonit do të konsideroheshin provokime

Sot disa media të caktuara në Serbi kanë ripublikuar një lajm të vitit 2018 ku presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, kishte paralajmëruar vizitë në Liqenin e Ujmanit.

Megjithatë, një lajm i tillë është fshirë menjëherë nga mediat serbe, dhe B92 ka raportuar se Vuçiq nuk do të realizojë ndonjë vizitë në Ujman.

Lidhur me një zhvillim të tillë ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla.

Ajo ka thënë se në këtë kohë, në prag të takimit të 4 shtatorit në Washington, çfarëdo vizite nga Serbia në Kosovë do të konsiderohej si provokim i cili do të prodhonte kundërefekt për procesin e negociatave.

“Në javën kritike kur Kosova bën përpjekje për të ndërtuar unitetin politik e institucional për takimin trilateral me Serbinë në Washington, nën lidershipin e Shtëpisë së Bardhë, vizitat potenciale do të konsideroheshin si provokim politik dhe kundërproduktiv përpara nismës serioze e konkrete që partnerët ndërkombëtar kanë ndërmarrë”, ka shkruar Haradinaj Stublla, raporton Express.

Kryediplomatja kosovare në fund ka thënë se “Kosova dhe resurset e saj natyrore janë pronë e Kosovës dhe qytetarëve të saj, e nuk do të bëhen asnjëherë plato e defilimeve provokuese për të tentuar avancimin e interesave që i përkasin shekullit të kaluar”. /Express/

Mustafa kërcënon Haradinajn: Qeveria e Kosovës e gatshme për ndryshime për ata që ndjekin agjenda personale

Kreu i LDK, Isa Mustafa ka kërcënuar Ramush Haradinajn, pasi ky i fundit vijon të artikulojë qëndrimin e tij për të marrë postin e Presidentit.

Mustafa ka thënë se LDK është e gatshme në çdo kohë t’i kërkojë qeverisë të bëjë rikonfigurime dhe ndryshime për ata që nuk e kuptojnë rendin, disiplinën, apo që ndjekin axhenda personale dhe shpërdorojnë paratë publike.

Ai shton se qeveria do të jetë efikase dhe e përgjegjshme, dhe asnjë temë tjetër nuk e zhvendos nga ky qëllim.

STATUSI NGA ISA MUSTAFA

Proceset politike me të cilat po ballafaqohet vendi kërkojnë bashkëpunim dhe besim reciprok të të gjithë akterëve.

Dialogu me Serbinë për njohje reciproke, qoftë në Ëashington apo në Bruksel do të jetë më përmbajtësor dhe më i qëndrueshëm, nëse aksionarë të këtij dialogu janë pozita dhe opozita. Ndërkaq, strategjia e dialogut duhet të jetë çështje që diskutohet dhe formulohet nga Kryeministri dhe kabineti i tij i ngushte me partnerët e koalicionit dhe liderët e opozitës.

Pa marrë parasysh arsyen dhe nevojën e komunikimit me publikun, duhet të kemi kujdes që për strategjinë tonë të mos merr vesh Serbia përmes debateve në studiot tona televizive dhe përplasjeve të brendshme, sepse kjo në start e dëmton pozicionin dialogues të Kryeministrit tonë.

Qeverisja e vendit me prioritete luftimi i Pandemisë, rimëkëmbja ekonomike sikurse edhe dialogu për njohje reciproke, kërkon respekt institucional ndaj Qeverisë por gjithësesi edhe brenda Qeverisë. Një politikë qeverisëse dhe një zë qeverisës i bashkërenditur me Kryeministrin.

LDK do të kërkojë që Qeveria të jetë e gatshme të bëjë rikonfigurime dhe ndryshime në çdo kohë për ata që nuk e kuptojnë rendin qeverisës dhe disiplinën qeverisëse; të cilët ndjekin agjenda personale apo partiake, apo për të cilët vlerësohet se e shpenzojnë pa meritë paranë publike.

Kemi premtuar Qeveri që do të jetë efikase në punën e saj, që do ta luftojë krimin dhe korrupsionin, që do të jetë racionale dhe e përgjegjshme ndaj parasë publike. Asnjë temë tjetër s’mund të na zhvendosë nga ky përcaktim. IM

Haxhi Shala ftohet nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala ka njoftuar se është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Shala ka thënë se do të intervistohet më 8 shtator.

“Tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerat e UÇK-së janë të papranuesheme. Sidoqoftë unë do t’i përgjigjem kësaj ftese, sepse e njoh mirë luftën tonë dhe arsyen e saj”, ka deklaruar ai.

Më herët gjatë ditës së hënë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’ua zgjasin mandatin Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Sado e dhimbshme, sado e gjatë, sado e padrejtë të duket në raste të caktuara, rruga e zbardhjes së çdo pretendimi për krime lufte si dhe rruga e pastrimit të njolla të vëna padrejtësisht mbi luftën tonë dhe veçanërisht mbi UCK-në, nuk kanë asnjë alternativë tjetër përveç rrugës së drejtësisë”, ka thënë ai.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Thaçi më herët ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, me ndryshimet kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata Speciale për krime të luftës është gjykatë e përkohshme me mandat të kufizuar dhe me seli në Hagë. Kjo gjykatë vepron e pavarur dhe financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. rel

Thaçi i kërkon Kuvendit të zgjasë mandatin e Gjykatës së Posaçme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të hënën se ka kërkuar nga parlamenti i Kosovës që të zgjas mandatin e Gjykatës së Posaçme për Kosovën, e njohur me emrin Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, që trajton pretendimet për krime lufte dhe pas lufte në Kosovë.

Përmes një videomesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Presidenti Thaçi tha se drejtësia është rrruga e vetme e zbardhjes së pastërtisë të luftës së Kosovës për liri.

“Sado e dhimbshme, sado e gjatë, sado e padrejtë të duket në raste të caktuara, rruga e zbardhjes së çdo pretendimi për krime lufte si dhe rruga e pastrimit të njollave të vëna padrejtësisht mbi luftën tonë, dhe posaçërisht mbi UÇK-në, nuk kanë asnjë alternativë tjetër përveç rrugës së drejtësisë”, tha zoti Thaçi

Sipas amandamentit të Kushtetutës së Kosovës, mbi bazën e të cilit është themeluar Gjykata e Posaçme, “mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do zgjasë në periudhën prej 5 vjetësh, përveç nëse lajmërimi për përfundimin e mandatit bëhet më herët”.

Por, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet që mandati i kësaj gjykate do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do të njoftojë për një gjë të tillë institucionet e Kosovës.

Gjykata e Posaçme për Kosovën e njohur me emrin Dhomat e Specializuara u themelua para pesë vjetësh, në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar.

“I kam kërkuar Kuvendit të Republikës së Kosovës që mandati Dhomave të Specializuara dhe zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me qeverinë e Republikës së Kosovës. Jam i bindur se deputetët e kuvendit do ta mbështesin këtë kërkesë të arsyeshme dhe mbetem thellësisht i bindur se mbështetja e drejtësisë për të bërë drejtësi e nderon Kuvendin e Kosovës, dhe rrit përgjegjësinë e shtetit të Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Pretendimet për krime lufte kundër pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dolën në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, i cili ngriti dyshimet për përfshirjen e ish kryengritësve në vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politik shqiptarë.

Mbi 200 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019 nga prokurorët e Dhomave të Specializuara ndërsa më 24 qershor prokuroria publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Hetimet, sikurse edhe ngritja e gjykatës dhe ngritja e akuzave janë shoqëruar me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Më 22 dhjetor të vitit 2017, një grup deputetësh hodhi nismën për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme, duke sfiduar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj kryesor që paralajmëruan për pasoja të rënda nëse ndodhë shfuqizimi i saj.

Në fillim të vitit 2018 udhëheqësit e institucioneve të Kosovës thanë se “gjykata nuk do të shfuqizohet”.

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, u kërkuan përmes një shkrese më herët gjatë muajit grupeve parlamentare që të ndryshojnë ligjin për Gjykatën e Posaçme duke siguruar një karakter gjithpërfshirës të saj.

Por njohës të fushës së drejtësisë thonë se strategjia dhe kërkesa e veteranëve të luftës është e gabuar dhe e parealizueshme. zëri i amerikës

Opozita e palëkundur për dialogun me Serbinë

Në prag të takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington, Lëvizja Vetëvendosje mendon se qeveria aktuale do ta çojë vendin “drejt një degradimi të radhës apo edhe të ndonjë marrëveshjeje të dëmshme për Kosovën”, kurse zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës porosisin se “nënshkrimi i çfarëdo marrëveshjeje që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe kundër interesave të Kosovës, nuk do të ratifikohej në Kuvendin e Kosovës”.

Dy partitë politike opozitare në Kosovë nuk kanë ndryshuar qëndrim për të qenë pjesë aktive e dialogut politik me Serbinë.

Albulena Haxhiu, anëtare e kryesisë së partisë dhe deputete në Kuvendin e Kosovës, thotë se partia e saj nuk do të pranojë të jetë pjesë e delegacionit të Qeverisë së Kosovës në procesin negociues që po zhvillohet në Bruksel apo edhe në Uashington.

“Nga procesi i dëmshëm i cili po bëhet, padyshim që ne nuk mund të themi se po anashkalohemi sepse është proces i dëmshëm. Prandaj, edhe në procese të tilla të dëmshme Vetëvendosja asnjëherë nuk do të jetë e pranishme, përkundrazi do t’i kundërshtojmë fuqishëm”, tha Haxhiu.

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, thanë për Radion Evropa e Lirë, se deri tani nuk kanë pasur ndonjë ftesë konkrete, zyrtare, për përfshirje në procesin e dialogut.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, nuk ka dashur të flasë shumë lidhur me atë se a është lënë anash PDK-ja si parti në këtë proces apo jo, por ka deklaruar se nënshkrimi i çfarëdo marrëveshjeje që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe kundër interesave të Kosovës, nuk do të ratifikohej në Kuvendin e Kosovës.

“Paqartësia e asaj se për çfarë do të bisedohet dhe çka do të nënshkruhet ka krijuar një ankth te qytetarët, te partitë politike dhe te njerëzit e arsyeshëm të Kosovës”, tha Haliti.

Ai i ka vlerësuar si pozitive disa përpjekje të kryeministrit Hoti për t’i takuar liderët e partive politike dhe për t’u konsultuar në këtë drejtim.

Megjithatë, zyrtarët e PDK-së më herët ia kanë bërë me dije kryeministrit Hotit se nuk e ka mbështetjen e PDK-së për dialogun, përderisa nuk udhëhiqet nga SHBA-ja.

Ata e kanë kritikuar qeverinë se nuk ka platformë e as strategji për këtë proces.

Ndryshe, partnerët e koalicionit të qeverisë Hoti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, kanë kërkuar që edhe Partia Demokratike e Kosovës të përfshihet në Qeverinë Hoti.

Partitë politike në pushtet thonë se vendi ka nevojë për arritjen e unitetit politik, sidomos për çështjen e dialogut me Serbinë.

Në Qeverinë e Kosovës, por edhe zyrtarët e partive politike që e përbëjnë koalicionin qeverisës, kanë deklaruar se vetëm duke qenë të bashkuar dhe unikë mund të arrijnë rezultate në procesin e dialogut me Serbinë.

Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i tha në fundjavën e kaluar Radios Evropa e Lirë, se sa i takon ‘Ekipit të Unitetit’, nuk ka ende diçka konkrete.

Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian si qëllim është thënë se ka normalizimin e raporteve dhe arritjen e një marrëveshjeje paqësore mes dy vendeve.

Një synim të ngjashëm e kanë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që tashmë kanë ftuar palët në një takim të radhës më 4 shtator në Uashington.

Në këtë takim do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

LDK NË UDHËKRYQ – Nga Binak MAXHARRAJ

LDK më shumë i ka marrë,përvehtesuar të keqijat e PDK dhe te Hashim Thaçit se sa te mirat e themeluesit të sajë Presidentit Ibrahim Rugova të cilin pothajse e kanë harruar tërësishtë,pos kur shkojnë të varri i tij për ndonje festë apo përvjetor,apo ne fushatëelektorale për vota.

Themeluesi i LDK dhe ish-kryetari i sajë Ibrahim Rugova fillë pas luftës doli partia e parë në zgjedhje,ai bëri koalicion te”zorit”me PDK e Hashim Thaçit.Por Rugova e kishte problem kandidatin për kryeminstër PDK ia propozoi liderin e sajë Hashim Thaçin.E refuzoi.Pas shumë përplasjeve me PDK ai e pranoi për kryeminister të parë te Kosovës të ndjerin Bajram Rexhepin.Lidhur më këtë lideri i LDK Ibrahim Rugova,patë deklaru së:

“Hashim Thaçin duhet mbajtë larg pushtit sepse është i rrezikshëm për shtetin”,që do të thotë se ai qysh heret e ka kuptuar së çfarë njeriu është dhe sa i rrezikshëm është për vendin.

Por a e kuptojë mirë e drejtë këtë porosi të LDK,do thosha jo,bile edhe e kanë injoruar.

Dhe LDK pas Ibrahim Rugovës kur nuk i fitojë zgjedhjet,kurr nuk doli partia e parë.Filluan përplasjet përmbrenda sajë për “pushtet” në parti.Në Kuvendin e gjashtë të sajë këcitën edhe karrikat dhe partia u nda në dysh në njeren anë Fatmir Sejdiu kurse ne anën tjetrë Nexhat Daci.

Që nga këtu filloi teposhtzja e LDK e cila nuk po ndalët.
Por rrokullisjën dhe turpërimin e LDK e vazhdoi edhe me shpejtë kur këtë parti e rrebeu Isa Mustafa.Isa Mustafa fillimisht e rrembeu LDK duke e sharë PDK dhe SHIK-un e sajë me slloganin:

“Kurr në koalicion më PDK”.

Në zgjedhjet e vitit 2016,PDK e Hashim Thaçit i fitoj zgjedhjet,por nuk kishte me kënd te bënte koalicion,sepse LDK,AAK,NISMA e më vonë edhe LVV u bënë bollok opozitar(VLAN-i) dhe për gjatë muaj e lanë vendin në lerë nuk mund te merreshin vesh për pozita,por kishin problem edhe me një sçarim te Gjykates Kushtetuese.

Por Isa Mustafa e tregoi fytyrën e vetë të vertetë kurse mbi shpindë mbante hipoteka te njeriut te korruptuar me 3% dhe me bisnese tjera.Dhe një natë ai e pergatituti tradhëtinë e parë ndaj LDK,anëtarësisë dhe elektoratit duke duke i shkelë premtimet elektoratit dhe anëtarësisë:”Kurr ne koalicion me PDK”.

Si lakmitar për pushtet i ndanë detyrat me Hashim Thaçin.Isa u emerua për kryeminster,kurse Thaçi e mori premtimin qe te zgjidhet për president i cili edhe u realizu,anipas pati kundërshtime nga disa deputet të LDK.Pra,Isa Mustafa i hangër fjalët,nuk e mbajti premtimin ndaj anëtaresisë së vetë,e tradhetoi ate.

Por,partia e Hashim Thaçit PDK, e udhehequr nga Kadri Veseli e tregoi fytyrën e vetë të arrogëncës,pas dy vjetë e gjysme pa paralajmeruar fare LDK dhe Isa Mustafën e hodhi ne rrugë.Naivet,njerizit pa qendrime ne premtimet e tyre kështu e pesojnë.

LDK e Isa Mustafës dhe klani i sajë mafioz mbeti si qura pa kokë nga tradhëtia qe ia bëri PDK,por edhe nga tredhëtia qe ky ia beri anëtaresisë dhe elektoratit te vetë ne prmetimet e dhena.

Por ne zgjedhjet e fundit ne tetor 2019.LDK dhe Isa Mustafa u frigsuan ta udheheqin fushatën elektorale,sepse do te pesonte katastrofë.E zgjodhën Vjosa Osmanin si me te votuarën ne LDK edhe pse LDK dhe pikërishtë Isa Mustafa e kishte injoruar.Mënjë autoritë te pashoqë dhe me një angazhim brilant Vjosa Osmani në zgjedhjet e fundit arrijti sado pak te ia zbardhë fytyrën LDK duke e nxjerrë ate si parti te dytë pas LVV.

Vazhdoi kavalazi rreth formimit te qeverisë.Qevernin nuk kishte ta formoj kush tjetër pos LVV-LDK.Gjashtë muaj zgjaten dredhitë e Isa Mustafës për takriuaj qeverin.Nuk ishte edhe gjithaç pune e programeve se sa jo deshira për te qeverisë se bashku me LDK.

Po,pse?!

Sepse LDK nuk është me ajo LDK e Ibrahim Rugoves.Kjo LDK qe moti e ka humbur rrugës e Ibrahim Ruovës.kjo LDK sot nuk është me parti institucionale siç pretendonte se ishte dikura,sot kjo LDK është e pëfshier,po sikur edhe PDK,ne korrupcion dhe ne krimin e organizuar,dhe kjo LDK natyrishtë se nuk mund te bënë koalicion te shendosh me LVV,kjo LDK edhe gjatë biseda gjashtë mujore ishte me shumë ne biseda te mshefta me Klanin Pronto te Hashim Thaçit se si te mos lejohet një qeveri me partin LVV me Albin Kurtin në krye,parti kjo jo e korruptuar,e cila kishte premtuar qe ta luftonte korrupcionin,krimi e organizuar dhe çkapjën e shtetit.Po si do te bëhet luftimi i korrupcionit kur edhe vetë LDK është parti e korruptuar,njesoi si PDK parti e milionerve.Ky koalicion LVV-LDK me shumë u bë përshkak te presionit te votuesve.LDK nuk pati aspak sinqeritet për këtë koalicion sepse duke e luftuar korrupcionin qe ishte proklamuar ne fushatën parazgjedhore nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duhet te veheshin në lupë edhe bosat e LDK të korruptuar.

Por siç thuhet krimi dhe korrupcioni janë binjak mes vedi,ata nuk mund e luftojn njeri tjetrin,por për te ekzuistuar,për te qendruar duhet te bashkohën.Dhe u bashkuan te gjithë te korruptuarit te te gjitha partive dhe ia dhanë shoqi shoqit”besa besën”se do ta rrezojnë qeverin Kurti,sepse ate e shihnin si rrezikun përmanent për egzistëncën e korrupcionit te tyre.
Ia filluan dredhitë ne stilin te gjithë të korruptuarit të te gjitha partive ndaj një lideri te pakorruptuar Albin Kurtit te cilin duhet më çdokusht ta rrexojnë nga pushtetiNGa te gjitha partit filluan denigrimin ndaj figurës se Albin Kurtit deri duke equajtur edhe antiamerikan,se po na prishë me Amerikn,etj.Këtë datyrë ia lanë LDK dhe Isa Mustafës i cili i prinë Klanit te te korruptuarve ne LDK.LDK ber çfarë nuk bëri,qoi edhe emisar privat ne Uashtington për ta bindë Richard Grenellin të pavendosur dhe me qendrime labile qe ti kërkoj ndihmë për rreximin e qeverisë,aq më shumë kur Albin Kurti ishte në”luftë”me te për qendrimet e tij parimore ne mbrojtjën e shtetit,siç ishte taksa dhe reciprociteti.

Grenell doli hapatas ne anën e te korruptuarve,duke dhanë sinjale qe qeveria Kurti te hiqet,duke e këthyer në kastë të vjetër të korruptuarsih ne pushtet në krye me Avdullah Hotin e cila nuk e ka besimin e popullit dhe si e till nuk mudn te merre vedime te medha ne dam te vendit,siç pritet te ndoshë me dialogun me Serbinë i cili çudetirisht pa vazhdon ne dy binar,ne vend qe te bashkohën ne një.Kjo sjellje e Grennellit nuk ishte e shendëtëshme për demokraciin amerikane për çka edhe u kritikua ne Amerikë

Dhe udhekryqet e LDK nuk kanë te ndalur,ka hyer thellë nepër sokaqe me qeverin qe ajo po e udheq me një pjesë të partive te korruptuara(AAK dhe NISMA).Ky koaliqion nuk është stabil,është i luhatshëm dhe pritet në çdo rast te rrexohet,aq me keq kur ne te si asnjëhrë me parë aty gjendet “Lista Srpska”me intersa te Beogradit dhe jo te Pishtinës,duke e emruar për z/kryeminstër kriminelin dhe antishqiptarin me te madh te shqiptarve Goran Rakiç.i cili me struktura e veta ka hyer ne të gjitha resoret me te ndieshme,sekrete te vendin.E me çka ateherë Kosova e mbronë sektetin shtetoror duke lejuar qe te vendos kriminel ne vendet e ndishme te pushtetit.

Duke e pa rrezikun ga rrexuarja e qeverisë Hoti të LDK,Isa Mustafa ia nisi dredhive dhe po e pregatit edhe tradhëtinë e dytë te madhe ndaj LDK dhe anëtaresisë se sajë duke i dhanë sinjale partisë se Hashim Thaçit PDK qe te futet neë qeveri,duke e harruar qe mu kjo parti dhe Hashim Thaçi dikuar e kishte nxjerrë(rrexu) qeverin e LDK te udhehequr nga Isa Mustave duke e nxjerrë në rrugë si një stervinë qe i vjenë era.

Dhe ky prapë nuk heqë dorë i afrohet PDK dhe Hashim Thaçit,sepse këto dy parti mund te mbijetojnë krimin dhe korrupcionin e tyre vetem si te bashkuar,dhe jo aq se sa duhën mes vedi,sepse me mujatë njera tjetres ia prenë kokën.
Ja,pa se ku është katandisë LDK,ja ku e solli Isa Mustafa LDK duke e futur rrugeve te pakrye,duke ia shkateruuar qenjën e sajë,namin dhe autoritetin qe LDK dikur e kishte në popull.Kurse sotë,sipas sondazheve po te te mbaheshin zgjedhjet,nuk do ta zente as vendin e tretë
Për te dalë nga udhekryqet ne te cilat ka hyrë LDK i duhet një karrtis,nje prerje cezaraske,një reformë rrenjësore mbrenda partisë duke e larguar kastën e te korruptuarve mbrenda LDK qe shpetimin e vetë po e gjënë në bashkëpunim dhe koalicione me partitë tjera te korruptuara.

Ndryshon loja, LDK tash e kërkon edhe postin e presidentit

Në takimin e së hënës ndërmjet partnerëve të koalicionit qeveritar pritet të diskutohet edhe posti i presidentit. Në LDK nuk tundohen nga presioni i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, por thonë që posti i të parit të shtetit duhet t’u takojë atyre. Por tash pas AAK’së siç duket edhe nga LDK kanë shprehur dëshirën që ta kenë edhe postin e presidentit të vendit.

Një deklarim të tillë për KP e ka thënë sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi. Në takimin i cili do të mbahet të hënën temë diskutimi ai thotë se do jetë edhe qasja e qeverisë karshi dialogut me Serbinë.

“Kemi parë deklarata ndoshta që shumë shpesh kanë marr edhe vëmendje mediatike qoftë liderit të AAK-së, qoftë të tjerëve qoftë edhe për pozita të ndryshme për mbarëvajtje të koalicionit ose qasjen e qeverisë karshi dialogut e kështu me radhë. Ideja është që të ulen mes krerëve të partive. Është dashur që takimit të mbahet të premten, por njëri nga liderët nuk ka qenë i pranishëm në Kosovë, prandaj është shtyrë për të hënën”, thotë Abrashi.

Tutje ai shprehet se LDK-ja si një parti shtet-formuese e cila ka dhënë shumë për vendin edhe i ka numrat në Kuvend, ansaj si pasojë edhe LDK-së mund t’i takojë posti i presidentit

Thjeshtë një takim i cili do t’i trajtojë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe mënyrë e dialogut edhe çështjen e presidentit. Nuk është diskutua asnjëherë se cilës parti duhet t’i takojë, por unë besoj që edhe LDK-ja si një parti shtet-formuese e cila ka dhënë shumë për vendin edhe i ka numrat në Kuvend dhe besoj që edhe LDK-së mund t’i takojë posti i presidentit”, theksoi Abrashi.

Albin Kurti godet RTK-në: Me informacione të tilla po vazhdon viktimizimi i familjes së Ukshin Hotit

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se po vazhdon viktimizimi i familjes së Ukshin Hotit përmes publikimit të informacioneve të pakonfirmuara. Ka thënë se shteti duhet të reagojë dhe të shikojë vërtetësinë e këtyre dokumenteve.

Ky reagim i Kurtit ka ardhur pasi RTK, një natë më parë, publikoi një dokumentar, ku jepen detaje të reja, bazuar në dokumente serbe, se si është vrarë e zhdukur Ukshin Hoti.

“Informacione të tilla shkaktojnë dëm të vazhdueshëm emocional dhe psikologjik te familja e Ukshin Hotit, tek ata që e njohën dhe e duan, dëm ky që vjen direkt si rezultat i krimeve të kryera nga Serbia. Kjo çka po i bëhet familjes Hoti me informacione të tilla, është viktimizim i vazhdueshëm. Familja dhe e gjithë shoqëria meriton përgjigje, ashtu siç meritojnë të gjitha familjet e secilit person që ende mungon”, ka shkruar Kurti, në një reagim në Fb.

Ish-Kryeministri ka bërë thirrje Kryeministrit Hoti, Ministrit Selimi të angazhohen më shumë për zbardhjen e të pagjeturve në mesin e të cilëve është edhe Ukshin Hoti.

“Ka disa orë që në publik po qarkullon një dokument që thuhet se ka rrjedhur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Sipas këtij dokumenti aludohet se Ukshin Hoti është vrarë, e më pas kufoma e tij është djegur me eksploziv dhe më tej është fshehur për të humbur gjurmët e krimit. Janë të pamohueshme krimet makabre që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë luftës. Por në këtë rast, organet relevante në Kosovë (Ministria e Drejtësisë e Kryeministria, Departamenti për Krime Lufte i Prokurorisë Speciale, dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur), urgjentisht duhet të koordinohen dhe të marrin hapat e duhur që të përcaktojnë vërtetësinë e kësaj informate kaq të rëndësishme”, ka shtuar ai.

“Kosova duhet t’i ketë prioritet krimet e kryera gjatë luftës. Kjo situatë duhet të na kujtojë kolektivisht që është e papranueshme bërja e pazareve në bisedime me Serbinë, për më shumë që vijon të ngelet i pasqaruar fati i të zhdukurve. Është momenti i fundit që Kosova të tregojë seriozitetin e saj në raport me ballafaqimin me të kaluarën”.

Ministri i Infrastrukturës zbulon detaje të marrëveshjeve të shtatorit në SHBA

Tri letrat e qëllimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore, hekurudhore dhe autostradën pritet të bëhen marrëveshje në takimin e shtatorit në Uashington. Ani pse ky qëllim i mirë nuk ka gjetur zbatim, përkundër ndërmjetësimit para 10 muajsh të të deleguarit për dialogun, Richard Grenell, shpresat janë të mëdha që kësaj here të implementohen në kryeqendrën e ShBA-së.

Shefi i dikasterit të këtyre fushave, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi thotë për KosovaPress se gjitha indikacionet qojnë se letrat e qëllimit të mirë do të bëhen marrëveshje në takimin e shtatorit ndërmjet kryeministrit, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Unë shpresoj që po, indikacionet e para duke përfshirë edhe takimin që është dashur të jetë në qershor kanë qenë që takimi do të jetë krye-këputur i ndërlidhur me ekonomi, si të zhvillojmë ekonominë e Ballkanit. Çka mund të bëhet më shumë që popujt të bashkëveprojnë në aspektin ekonomik më shumë në mënyrë që të ulen tensionet politike. Propozimet tona kanë qenë disa, duke përfshirë edhe këto dyja, hekurudha dhe autostrada për Merdare, pastaj që vazhdon gjithsesi. Prandaj shpresoj që edhe në takimin e shtatorit në tavolinë do të jenë edhe këto projekte qoftë bashkëfinancim ose hua-marrje. Pra qeveria e Kosovës është e gatshme të merr edhe hua marrje për financimin e këtyre projekteve jetike. Por gjithësi edhe të bashkëfinancime nëse ka vullnet të tillë. Prandaj këto projekte nuk mund të them në plotë që do të realizohen, por janë gjitha indikacionet që do të hasim në mirëkuptim dhe projektet e tilla do të prezantohen atje”, thotë ai.

Krahas ministrit, konkretizim të lidhjeve ekonomike me Serbinë sheh edhe profesori universitar i çështjeve ekonomike, Muhamet Sadiku, i cili thotë se duhet të fuqizohet ideja që nën sponsorizimin e ShBA-së të arrihen këto marrëveshje.

“Janë treguar disa iniciativa nën sponsorimi e ShBA-së sidomos për lidhjen ajrore, infrastrukturën për lidhjet tjera ekonomike që kanë rëndësi të madhe për jetën ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Është e vërtet se deri tash asgjë nuk ka ndodhur, por unë besoj që në takimin e ardhshëm në ShBA të dyja palët, nën moderimin e ShBA-ve duhet të futen në një agjendë që këto marrëveshje të bëhen realitet. Sidomos fillimi i linjës ajrore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit respektivisht Kosovës dhe Serbisë dhe fillimi i krijimit të lidhjeve tjera siç është rasti me hekurudhën të tilla gjëra kërkojnë investime të konsiderueshme. Prandaj besoj që në kuadër të këtyre bisedimeve do të fuqizohet edhe më tepër kjo agjendë”, thotë ai.Ndërkaq, Violeta Haxholli nga KDI-ja thotë se letrat e qëllimi të mirë duhet të shndërrohen në veprime konkrete.

“Letrat e qëllimit që janë arritur normalisht të konkretizohen në veprime konkrete nga ana e Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që ketë përpjekje të arrihet ai normalizimi i shumëkërkuar”, tha ai.Pas një takimi në Bruksel, kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në fillim të shtatorit do të takohen në Uashington në ndërmjetësimin e të deleguarit për dialogun, Richard Grenell. Derisa një takim në kryeqendrën e ShBA-së në qershor është anuluar pas propozim aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit, Hashim Thaçi.

“Presidenti mund të jetë nga PDK”, komplikohen edhe më tej raportet LDK- AAK

Ramush Haradinaj ka shkuar edhe më tutje në debatin për Presidentin, duke thënë se këtë temë e ka diskutuar në “tavolina”, ku i ka përmendur zyrtarët e PDK’së dhe Presidentin Thaçi. Por LDK është duke insistuar se me AAK’në s’ka folur kurrë për Presidentin dhe se pasardhësi i Thaçit në këtë pozitë mund të jetë dikush nga PDK. Për këtë deklaratë të Driton Selmanajt që e bëri mbrëmë në Pressing, për Gazetën Express ka folur deputeti i AAK’së Pal Lekaj.

Lidhja Demokratike e Kosovës e AAK’ja edhe mbrëmë përmes deklarimeve nëpër studio televizive e kanë vazhduar debatin për presidentin, që po bëhet pak ditë para takimit të së hënës, që do t’i bashkojë partitë e koalicionit për herë të parë pas shpalljes së kandidaturës nga Ramush Haradinaj.

Në këtë debat, dy partitë mbrëmë e kanë përfshirë edhe PDK’në e Kadri Veselit që po qëndron e heshtur lidhur me deklarimet se kush duhet ta zëvendësojë në karrigen e të parit Hashim Thaçin.

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj mbrëmë ka deklaruar se ka biseduar tashmë me zyrtarë të PDK’së për këtë temë, pa përmendur emra, e thotë se për këtë cështje ka folur edhe me vetë Thaçin.

Këto deklarime të Haradinajt nuk i konfirmojnë në PDK të pyetur nga Gazeta Express, duke mos folur kështu as për qëndrimin e tyre për këtë çështje.

Derisa Haradinaj flet se e ka hapur me PDK’në çështjen e  Presidentit në Lidhjen Demokratike të Kosovës thonë se ky post mund t’i takojë pikërisht kësaj partie.

Zëvendësi i kryeministrit Avdullah Hoti në Qeveri, Driton Selmanaj tha mbrëmë në emisionin Pressing se presidenti mund t’i takojë përsëri PDK’së.

“Nuk përjashtohet mundësia që presidenti të vjen nga PDK’ja. Në politikë janë të gjitha opsionet e mundshme, megjithatë LDK’ja nuk po e trajton këtë çështje aktualisht”, është shprehur Selmanaj duke thënë se nëse nuk merren vesh për presidentin, atëherë, vendi shkon në zgjedhje.

Të gjitha këto deklarime të partnerëve të koalicionit po bëhen në kohën kur është bërë propozim dorëzimi i aktakuzës për krime lufte nga Specialja për presidentin Thaci.

Që nga atëherë, është duke u folur mundësia për bashkim të PDK’së në Qeveri, që mund të pasonte daljen e AAK’së. Përplasje në mes të AAK’së e LDK’së ka pasur edhe për çështjen e dialogut e atë se si po menaxhohet pandemia.

Paralelisht me këtë AAK’ja e Haradinajt i ka ftohur punët edhe me Nismën e Fatmir Limajt të cilës ia mori Haxhi Shalën pak javë më parë.

Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti e ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për inicimin e mocionit për rrëzimin e Hotit. Por, a do ta bashkojë AAK’në me LVV’në një mosdakordim brenda partnerëve të koalicionit aktual?

Në AAK thonë se e kanë ndarë mendjen. Deputeti i AAK’së Pal Lekaj thotë se Ramush Haradinaj është kandidati më serioz për postin e presidentit të Kosovës.

“Kur jemi të dialogu, ju e dini që Ramush Haradinaj, kurdo që do të bëhet e nevojshme zgjedhja e presidentit të ri, do të duhej të konsiderohej kandidatura më serioze, më me përvojë, më të qëndrushme dhe me konsensuale në spektrin politik të vendit. Pra kurdo që kjo çështje të bëhet temë parktike, pra të vjen ai moment kur duhet të kemi president të ri, Kosova e ka zgjedhjen shumë të lehtë nga e cila zgjedhje askush nuk do të dëmtohet por të gjithë do të duhej të ndihen me të sigurt për të ardhmen politike, juridike, e të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës tonë, me Ramushin president”, thotë Lekaj për Gazetën Express.

I pyetur për deklarimin e Selmanajt se PDK’ja mund ta marrë postin e presidentit përsëri, Lekaj thotë se nuk kanë problem me qëndrimet e askujt.

“Ne nuk kemi e nuk do të kemi problem me qëndrimet e askujt që shkojnë në favor të mos lënies vakum në asnjërin nga institucionet kryesore shtetërore. Aleanca e në rastin konkret, kryetari i saj, Ramush Haradinaj, nuk janë nga dje në zhvillime politike të Kosovës e për Kosovën, por jemi që dy dekada dhe në secilën etapë me aq sa kemi qenë në dijeni e në mundësi, nuk kemi lejuar që vendi ynë të dëmtohet. Prandaj kandidaturën, e pse jo edhe zgjedhjen e z. Haradinaj President të vendit, nuk duhet ta shoh askush me pesimizëm e si problem, të kundërtën e kësaj do të duhej me pa si agjendë jo të mirë, që Kosovës po tentohet t’i “eliminohet” nga tavolina e diskutimeve serioze, një gardian i palëkundur i mbrojtjes së vlerave tona shtetërore e kombëtare”, shton ai.

AAK’ja, sipas deputetit Lekaj, me kandidaturën e Haradinajt, nuk e paragjykon se kur do të zgjedhet presidenti, e nëse kjo do të bëhet në muajin tetor, kur përfundon edhe afati për konfirmim të aktakuzës nga Specialja.

“Takime të krejt spektrit politik parlamentar dhe jo vetëm, për çdo temë të rëndësisë së veçantë që ka të bëjë me të ardhmen e Kosovës, duhet të ketë gjithmonë. Aleanca do të insistoj me argumente për të qenë edhe më prezent se kaq sa është në tavolina ku mbrohet e zhvillohet e ardhmja e Kosovës së pavarur. Pozita e presidentit është njëra nga këto mundësi, por kjo nuk nënkupton që po paragjykojmë për kohën kur do të bëhet zgjedhja e presidentit të ri, tani në tetor apo në fillim të 2021. Kurdo që kjo të bëhet e nevojshme, ne jemi për një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit që do të bëjë edhe më shumë unifikimin e popullit e të spektrit politik të Kosovës”, shton ai.

Të hënën pritet të mbahet takimi në mes të liderëve të LDK’së, AAK’së e Nismës Socialdemokrate. Në këtë takim, sipas Mustafës nuk do të flitet për çështjen e presidentit.

Unë president, ti kryeministër! – Nga Florim Zeqa

 

Që nga zgjedhjet e para parlamentare të vitit 2001 e këndej, çështja e zgjedhjes së presidentit është bërë pengesë serioze e lidhjes së koalicioneve qeverisëse dhe shkaktar i prishjes së tyre. Të gjithë liderët partiak pa dallim, ngritjen në piedestalin politik e fillojnë me kandidaturat për postin e kryeministrit dhe e dëshirojnë ta përfundojnë me atë të presidentit.

Zgjedhja e presidentit nga populli, kërkesë prej dy dekadash

I vetmi lider partiak në hierarkinë e shtetit që është ngritur si president dhe e ka mbaruar karrierën në të njëjtin post është presidenti historik Ibrahim Rugova.
Duke i parë vështirësitë dhe prapaskenat e zgjedhjes së presidentit, Ibrahim Rugova ishte ndër të parët që kishte kërkuar zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli, e jo të mbetet objekt i pazareve politike.
Edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme të shoqërisë civile, qytetarëve dhe medieve të pavarura për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejtë nga populli, vazhdon të mungojë vullneti i partive politike për marrjen e iniciativës për amandamentimin e ligjit për zgjedhjen e presidentit nga populli.

Pazaret zinxhirore per postin e presidentit

Pazaret më të theksuara politike për zgjedhjen e presidentit janë shfaqur pas shkuarjes në amshim të presidentit historik Ibrahim Rugova, respektivisht pas rrëzimit të presidentit Fatmir Sejdiu përmes kushtetueses, derisa është detyruar të ndërhyjë edhe bashkësia ndërkombëtare përmes “Zarfit” famoz, i cili Kosovës i solli presidenten Atifete Jahjaga nga radhët e Policisë së Kosovës (7 prill 2011-7 prill 2016).
Mirëpo edhe kjo ndërhyrje amerikane nuk i ndërpreu pazaret politike për presidentin.
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, në marrëveshjen politike për bashkëqeverisje mes PDK-së dhe LDK-së u fut në pazar edhe posti i presidentit, me ç’rast LDK-ja e fitoi për herë të parë postin e kryeministrit në këmbim të postit të presidentit për Hashim Thaçin, i cili e pasoj zonjen Atifete Jahjaga me 7 prill 2016.
Edhe pse kanë mbetur edhe nëntë muaj deri në fund të mandatit kushtetues të presidentit Thaçi, janë ndezur motorët për pasuesin e ri.
Njëri nga partnerët e koalicionit aktual qeverisës tashmë e ka bërë publike kërkesën për zgjedhjen e liderit të saj për president të shtetit, kërkesë kjo legjitime e AAK-së dhe dëshirë personale e Haradinajt.
Mbase kjo kërkesë e parakohshme e AAK-së do të bëhet “mollë sherri” për prishjen e koalicionit qeverisës, për arsye se lideri aktual i LDK-së, Isa Mustafa e ka akoma dëshirë jetësore marrjen e postit të presidentit të vendit.
E quajta të parakohshme edhe për faktin se, as presidenti aktual ende nuk e ka thënë fjalën e fundit për rikandidim apo jo pas intervistimit nga Gjykatën Speciale në Hagë!

Dëshirat legjitime pa legjitimitet qytetarë

“Unë kryeministër”, “Unë president”, është logjikë e kushtëzimit nga e cila nuk lirohen lehtë shqiptarët e uritur për pushtet!
Vetëm forca e ligjit mund t’i ndaloj epshet e sëmuara për pushtet të liderëve partiak.
Prandaj, me urgjencë dhe sa më parë kjo Legjislaturë e Kuvendit duhet të inicojë ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht ndryshimin e ligjit për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejt nga populli, i cili do të pamundësonte futjen në pazar të postit të presidentit gjatë marrëveshjeve të ardhshme për koalicion të ri mes subjekteve politike.
Ligji për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejtë nga populli, do të bënte që muaji Maj i vitit të ardhshëm ta gjejë Kosovën me një president të ri të votuar nga populli, e jo të kontrabanduar sikurse deri më tani.
Kosova duhet të bëhet në kuptimin e plotë të fjalës shtet ligjor dhe demokratik, në të kundërtën rrezikon të shndërrohet në anarki totale, ku të fortët e politikës vendosin se kush do të jetë kryeministër dhe president i këtij vendi, duke i përdorur zgjedhjet vetëm si dekor dhe mashtrim për elektoratin.
Demokracia përveq lirisë së shprehjes nënkupton barazinë e qytetarëve para ligjit, të drejtën e zgjedhjes dhe për të qenë i zgjedhur.
Vetëm në këtë mënyrë mund të shfaqen dëshirat e secilit dhe të kërkohet besimi nga qytetarët e vendit. Dëshirat janë legjitime, por pa legjitimitet qytetarë mbetën dëshira për ata që kandidojnë dhe iluzione për ata që nuk e meritojnë postin e presidentit.
Ndryshe, nuk mund të jetë ligjore dhe as demokratike të kërkesa ultimative “Unë president” ose ndryshe nuk bën!”
Në momentin që të krijohen kushtet për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejtë nga populli, ka të drejtë secili qytetar i vendit të paraqesë kandidaturën për president, por jo edhe të thotë “Unë president” pa e marrë besimin e popullit.
Marrëveshja e fundit politike që na e solli presidentin aktual ishte “Unë president, ti kryeministër”, dhe me gjasë e njëjta formulë do të zgjasë derisa të zgjidhet presidenti drejtëpërdrejtë nga populli i Kosovës e jo nga votat e deputetëve në Kuvend!

Alternativa e re politike, shpresa e fundit për ndryshim

Nga ato që ceka më sipër dhe zhvillimet e ditëve të fundit, janë dëshmi e mjaftueshme për nevojën imediate të ngjizjes së një alternative të re politike, të pandikuar nga partitë aktuale.
Lindja e një alternative të re politike do të ringjallë shpresat e qytetarëve për jetë në këto troje. Vazhdimi i “status quos” me të njejtat parti dhe lider që thyen shpresat për jetë në këtë vend, do t’i bëjë qytetarët akoma më të pa interesuar për të dalë në zgjedhje dhe për të qëndruar në atdheun e tyre.
Nuk është koha për akuza dhe kundër akuza, as për sharje e fyerje, as per heshtje dhe stagnim, por për meditim, reflektim, vetëdijësim dhe ndërgjegjësim qytetarë, është koha per besim në zot dhe atdhe, për dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, për unifikimin e forcave progresive për çlirimin e shpirtërave të robëruar nga mashtruesit e intrigantët, demagoget dhe diktatorët e veshur nën petkun e demokracisë.
Elektorati kosovarë i shpërndarë në subjektet eksistuese janë qytetarë të ndershën të këtij vendi, janë vëllëzërit e motrat tona gjithandej Kosovës dhe në Diasporë .
Ky elektorat i shpërndarë në subjektet ekzistuese nuk duhet të përdoret edhe më tutje për llogari të partive të dështuara politike dhe për interesa meskine të liderëve partiak dhe grupeve tjera të interesit.
Të mos bëhemi mbështetës dhe as simpatizant të partive të dështuara politike. Do të jetë e pafalshme për ne, nëse i mbështesim në garën për pushtet këto parti dhe këta liderë matrapaz që kontrabanduan vullnetin tonë për 2 dekada rresht, nga njëra parti tek tjetra.
Fundi i politikanëve të korruptuar dhe politikanëve mashtrues me kauza të rrëjshme, për aq sa varet nga vetëdija qytetare, varet edhe nga organizimi i elitës intelektuale dhe mobilizimi i mërgatës tonë.

Mediat në Prishtinë: Shtyhet takimi i 2 shtatorit në Washington për dialogun Kosovë-Serbi

Të mërkurën, më 2 shtator ishte parashikuar të mbahej takimi ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Washington, por ky takim duket se sërish nuk do të mbahet.

Burime të Telegrafit dhe RTV Dukagjinit bëjnë me dije se takimi i parashikuar nuk do të zhvillohet të mërkurën dhe është shtyrë për një datë tjetër.

“Nuk do të ketë takim më datën 2 shtator në Washington. Shtyhet për një datë tjetër”, tha ky burim.

Telegrafi ka kontaktuar Zyrën e kryeministrit për një përgjigje, por sipas tyre deri tani nuk ka diçka zyrtare.

“Deri tani nuk e kemi këtë informacion. Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit”, tha Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti.

Takimi i 2 shtatorit ishte i planifikuar të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, mes liderëve të Kosovës, kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç me ndërmjetësim të të dërguarit të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Nëse ky takim nuk do të mbahet më 2 shtator, kjo do të jetë hera e dytë që takimi i planifikuar do të shtyhet për një datë tjetër.

Ndërkaq, në muajin qershor ishte planifikuar takimi i parë në Washington, mirëpo ky takim nuk u mbajt pasi Prokuroria Speciale ngriti propozim aktakuzë ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilën çështje edhe kryeministri Avdullah Hoti anuloi pjesëmarrjes e tij në këtë takim. bw

Kërkesa e Gani Gecit për Qeverinë pas ftesës nga Specialja: Më mbuloni shpenzimet si Sylejman Selimit dhe të tjerëve

Gani Geci i LDK’së, sot ka bërë të ditur se është ftuar për intervistim nga Prokurori i Specializuar në Hagë, raporton Gazeta Express.

Geci në Facebook ka shkruar se nuk do të angazhojë avokat e se në Hagë do të shkojë në muajin shtator.

Ai thotë se do të përgjigjet ftesës dhe të gjitha pyetjeve të prokurorisë, megjithatë, shton se ende nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar.

Anëtari i LDK’së, ka shtuar se pas kthimit nga Haga do të paraqesë kërkesë për t’ia mbuluar shpenzimet në Qeveri.

“Pasi të kthehen nga Haga nëse do të kthehem Qeverisë së Republikës së Kosovës do t’ia paraqesë kërkesën që të m’i mbulojë shpenzimet mia njëjtë si Sylejman Selimit dhe të tjerëve. Qeveria është e obliguar me ligj qe ti mbulojë shpenzimet të gjithëve njësoj”, ka shkruar ai.

Një Nobel për Jusuf Buxhovin… Nga Skënder MULLIQI

Disa njerëz në këtë botë lindin për të bërë vepra kolosale, lindin për tu bërë emer , për të mos vdekur kurrë.Talenti është dhunti nga Zoti.Kur gërshetohen talenti e puna, e suksesi në jetë pastaj nuk mungojnë.Sigurisht së synimi në jetë dhe profesion më këmbëngulësi edhe arrihet. Kështu arrihen edhe majat e suksesit.Fatin e gjejmë dhe ja përcaktojmë vetit ne jetë , punë e krijimtari.Ti Jusuf Buxhovi zgjodhe fatin e e jetës të bëhësh shkrimtarë dhe historian i madh. Zgjodhe fatin të bëhesh së pari njeri më virtyte te larta njerëzore e atdhetare.Zgjodhe dhe pate fatin të jesh themelues i LDK-së, më të madhin Ibrahim Rugova . Rrugëtimi i jetës i gjën vet bashkëudhëtarët, i gjënë njerëzit e kalibrit .Jeta jote Jusuf nuk ishte shkëlqim I rremë, ajo ishte jetë më plotë sfida , më plotë guxi m, ishte jetë për fitore të shumta si kronikan i kohës moderne, si historian , shkrimtar, publicist , studiues e që la gjënë gjurmë të pashlyera. Së bashkë më përsonalitetin tënd , ngrite lartë edhe krenarinë tonë kombëtare.Veprat e shumta janë treguesi më i mirë I gjithë shkëlqimit tënd, që të fusin në radhën e njerëzve më emintet të historisë, kulturës dhe të artit shqiptarë.Jusuf Buxhovi i ngjanë historisë tonë.Si komb gjithmon luftuam për kauzë të drejtë , bëmë luftë mbrojtëse ,jo luftë pushtuese e grabitqare si fqinjët tanë serbosllavë, që aq bukur e thua në shumë botime tuaja që tashmë janë përkthyer dhe vlerësuar lartë në shumë gjuhë të botës . Gjuha jote është gjuhë e popullit tënd, së më te bashkëjetove ne jetë dhe më vepra. Ishe dhe ke mbetur historian proevropian , historian dhe shkrimtarë i kohës së modernitetit.U dashtë shpesh të mbrohesh nga njerëzitë e pa cipë, nga njerëzit ziliqar, të mbrohesh dhe nga ata që nuk krijuan vepra qfarë i krijove ti i madhi i letrave shqipe, Jusuf Buxhovi.Ti mik i nderuar më studimet dhe më veprat Tua po ja zbardhe fytyrën atdheut dhe kombit.E qite përtoke propagandën e urryer serbe në sytë e botës demokratike . Edhe kur të sulmuan zgjodhe mbrojtjën , zgjodhe penën tënde të mprehtë për ti shkallmuar ziliqarët dhe armiqët.Ti pate fatin më dy milion shqiptarët ose edhe më shumë ishim dikur, të jeton nën ish-Jugosllavi, ku ishim popull i përbuzur dhe ishim popull i pa mbrojtur , por kurrë popull i gjunjëzuar .Njerëzit si Ti,Jusuf që natyrish që nuk janë të pakët sot e mbajtën gjalle kete popull te vuajtur .Ti z.Buxhovi dëshmove së shqiptarët janë njerëz të ditur, së janë njerëz përparimtarë dhe atdhetarë.U ngrite më gjithë pengsat e jetës në një shkrimtarë të madh, në një politikan dhe publicit të shquar.U tregove armiqëve serbe kulturën tonë , u tregove së shqiptarët mund të ngritën mbi kulturën e tyre .U ngrite mbi të gjithë akademikët më veprat tua, e jo më fjalë.Kj o është dhurata më e mirë për Ty dhe dhurata më e qmuar për popullin shqiptare në trojët etnike .Ti i nderuari Buxhovi po bëhësh njeriu më i adhuruar.Ti je një yll që po shëndritë fuqishem mbi nënqiellin shqiptarë.Këtë po e dëshmon më përkushtimin dhe punën që po e bën .Ti Jusuf Buxhovi më veprat tua të përkryera denjësisht do të përfaqëson shqiptarët në botë.Pa dyshim së e meriton edhe konkursin për Çmimin Nobel, së paku të jesh në radhën e parë të pënave më të shquara botërore .Ky është viti Yt i arritjeve të mëdha në fushën e krijimtarisë . Nga mendja jote e ndritur dolën një mori veprash brilante.Jusuf Buxhovi arriti ti bëhët krah i të madhit të letrave shqipe,Ismajl Kadarës, dhe shumë rilinidaseve tanë ,që na zbardhen fytyrën me vepra të paharruara e kolosale…

Haradinaj: AAK-së i takon presidenti ose nuk rri në Qeveri

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se do të kushtëzojë LDK-në me pozitën e presidentit, në rast se ajo nuk do që të rrëzohet para kohe Qeveria, raporton Gazeta Express

Në një intervistë për REL, Haradinaj ka paralajmëruar LDK-në se do ta rrëzojë Avdullah Hotin nga posti i të parit të qeverisë, nëse nuk e bën president.

Ai thotë se përpara janë dy zgjidhje, AAK-ja ta marrë presidentin dhe siç thotë të bëhet pjesë e vendimmarrjes ose vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

“Aleanca është para dy zgjidhjeve, të dyja shumë të vështira. E para është që të vazhdojë të jetë pjesë e pushtetit dhe e vendimmarrjes, por ta kushtëzojë me marrjen e një pozicioni vendimmarrës të presidentit edhe ajo është logjika pse Këshilli Drejtues i AAK-së më ka dhënë autorizim të negociojë edhe për çështjen e presidentit, me qëllim që ne të mos përjashtohemi nga tavolina e marrjes së vendimeve. Pra, ne nuk rrisim pushtet me marrjen e presidentit, por ne vetëm ruajmë mundësinë e të qenit në tavolinë aty ku merren vendimet”, ka deklaruar ai.

Sipas Haradinaj, LDK-ja nuk ka ambicie që ta marrë këtë post.

“LDK-ja nuk mund t’i ketë dy përgjegjësitë e para edhe kryetarin e qeverisë dhe presidentin. Edhe LDK, në fakt nuk ka shprehur ambicie. Ish- kryeministri (Isa) Mustafa nuk ka shprehur ambicie për postin e presidentit. Ai nuk është i interesuar të hapë paketën, pra që ta shkarkojë këtë qeveri, të nominojë një mandatar, të pres ato dy javët e famshme që t’i dërgojë letra Vetëvendosjes, që të bie në procedura të caktuara”, ka thënë Haradinaj, duke thënë se shpreson në mirëkuptim edhe nga PDK-ja.

“Unë jam në pozitë me të vështirë me PDK-në, sepse presidenti dikur ishte në PDK. Mirëpo, unë mendoj edhe për PDK-në, shpresoj se do ta kem mirëkuptimin edhe nga ata, sepse në këto situata të ndjeshme, nëse Aleanca duhet të jetë partner, duhet t’i jepet mundësia të ketë vendimmarrje. Përndryshe, vetëm sa për ta mbajtur në jetë një qeveri për pak pushtet, për Aleancën ne e dimë rrugën që të shkojmë në shtëpi, se e kemi ditur edhe në të kaluarën, ja do të shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Haradinaj.

Intervista – Haradinaj: Në Uashington, për marrëveshje finale me Serbinë

Arton Konushevci

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se në takimin e 2 shtatorit në Uashington, Kosova duhet të shkojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj, thotë se duhet të shfrytëzohet vëmendja që po ia jep SHBA-ja zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj gjithashtu tregon për pretendimet e tij për t’u bërë president i vendit si dhe flet për mundësinë e zgjerimit të koalicionit aktual qeverisës.

Sipas tij, me ardhjen e PDK-së në qeverisje, ndërpritet varësia nga Lista Serbe.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Haradinaj, është paralajmëruar një takim mes jush dhe partnerëve të koalicionit qeverisës, që mund të ndodhë ndoshta në ditët në vazhdim. Për çfarë do të bisedoni?

Ramush Haradinaj: Kam qenë insistues që të kërkohet kthimi i Uashingtonit në temë në çështjen e dialogut. Ne e kemi parë një ndihmesë në të kaluarën nga BE-ja dhe e kemi mirëpritur këtë ndihmesë të BE-së, por edhe të vendeve veç e veç, si të Gjermanisë, Francës, kancelares (gjermane, Angela) Merkel dhe presidentit (francez, Emmanuel) Macron.

“BE-ja na i zbehu shpresat”

Mirëpo, po ashtu ne e kuptuam që BE-ja e delegoi çështjen e dialogut në nivel të BE-së, në këtë rast te zoti (përfaqësuesi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep) Borrell dhe zoti (i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav) Lajçak.

Të dy janë jonjohës, vijnë nga vende jonjohëse (të pavarësisë së Kosovës). Me këtë, BE-ja në një mënyrë na e zbehu shpresën për suksesin e pritur, pra për nevojën e një rezultati final në procesin e stërzgjatur të dialogut. Duke parë këtë gjendje, ne e kemi kuptuar drejt se shpresa tash na ka mbetur vetëm në Uashington. Ne çdoherë kemi pasur besim në Uashington, por kemi shpresuar që edhe BE-ja do të investojë më shumë në këtë proces, duke u kyçur direkt kryeqytetet kryesore si Berlini, me ndonjë zyrtar të lartë të tij ose edhe Franca dhe të tjerët.

Duke qenë se nuk ndodhi ashtu, pra unë kam kërkuar nga kryeministri (Avdullah Hoti), që të bëjë hapa prapa në këtë agjendën e deleguar të dialogut te zoti Borrell dhe zoti Lajçak dhe të kërkojë Uashingtonin. Pra, ishte një lajm jashtëzakonisht i mirëpritur nga unë rikthimi i Uashingtonit, takimi i 2 shtatorit. Mirëpo, ne e kemi një shqetësim për përgatitjet që duhet t’i bëjmë. Pra temat, identifikimin e temave, identifikimin e materies për të cilën mund të themi po, por pastaj edhe formati i takimeve.

Nuk është rastësi që AAK-ja dëshiron të garantohet se është e sigurt – po e quaj ashtu – për çdo sekuencë të bisedave sepse duam të dimë a e kemi nxjerrë më të mirën për Kosovën.

Pse duhet çdo herë t’i besojmë dikujt tjetër nëse mundemi edhe vetë të ndihmojmë. Ishte rasti i takimit me (presidentin e Serbisë, Aleksandar) Vuçiq. Jam habitur nga vendimi – edhe pse ai është në diskrecion të kryeministrit – i kryeministrit, që të lë jashtë takimit, ministrin e Drejtësisë, Selim Selimin, i cili ka dhënë betimin në parlament si ministër, i cili në të kaluarën ka qenë i ngarkuar në dialog – pra, ka vetëdije, ka memorie institucionale –dhe e ka marrë një person që sapo ka filluar punë, shefen e stafit të vetë. Pra, do të jenë disa arsye që duhet t’i trajtojmë me kujdes.

“Në Uashington po shkojmë për njohje reciproke”

Nëse shtrohet pyetja: ‘Po për çka po shkojmë në Uashington?’ Po shkojmë për marrëveshje, për njohje reciproke në kufi ekzistues. Nëse rrethanat e sjellin këtë marrëveshje, po shkojmë për këtë marrëveshje, por nëse ka përparim, marrim edhe përparimin cilido qoftë ai.

Radio Evropa e Lirë: Ju nuk keni shpresë në Bashkimin Evropian, se një marrëveshje përfundimtare mund të arrihet pa prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Ramush Haradinaj: BE-ja çdoherë ka qenë e ngadalshme dhe kjo nuk është diçka e re. Edhe ne kemi një shpërputhje, tani e tutje në aspektin kohor. Ja t’ju jap një shembull; BE-ja, kur unë kam qenë kryetar qeverie më ka kërkuar ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin Kosovë-Mali i Zi, të cilin e kemi bërë me premtimin publik të zyrtarëve të BE-së se do t’ua japim liberalizimin e vizave. Ja, shkuan tri vjet.

Pra, një qasje e tillë, shumë e ngadalshme e BE-së është tepër joadekuate për dinamikat, për zhvillimet në Kosovë, në Serbi e rajonin tonë, sidomos duke pasur parasysh faktin e agjendave të vendeve të tjera. Ne i shohim vendet e tjera, si Rusinë, Kinën, dinamikën e tyre të interesimit për rajonin. Nuk mendoj se Evropa ka treguar dëshirë që të zgjidhë së shpejti, pra të arrijë së shpejti deri te një marrëveshje Kosovë-Serbi edhe me faktin se e ka deleguar temën te zoti Borrell dhe ia ka dhënë në ndihmë zotin Lajçak.

Sipas meje kjo nuk dëshmon një dëshirë që ta kryejnë këtë punë në një afat kohor optimal.

Këtu është dallimi. Unë besoj që zoti (Robert) O’Brien në këtë rast, i ka autorizimet e duhura, sepse është këshilltari për siguri i presidentit (të SHBA-së), e ka përkrahjen edhe të personit të ngarkuar nga presidenti, në këtë rast të ambasadorit (Richard) Grenell.

E ka përkrahjen e Departamentit të Shtetit, e ka përkrahjen e të administratës amerikane. E ka edhe besimin e palëve, në këtë rast Kosovës dhe Serbisë dhe respektin.

Pra, është një mundësi reale dhe ne nuk duhet të shkojmë me pesimizëm. Ne duhet të kërkojmë që në këtë takim, pra të arrihet marrëveshja për njohje reciproke në kufi ekzistues. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, mund të ketë pastaj tema për shqyrtim sepse shtetet edhe pas një marrëveshjeje për njohje reciproke e deri në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, por edhe pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, diskutojnë, negociojnë protokolle, e marrëveshje.

Ne ende diskutojmë e negociojmë protokolle e marrëveshje edhe me Republikën e Shqipërisë. Ju e shihni, sa herë që takohemi arrijmë marrëveshje të reja, protokolle të reja e kjo është diçka që vazhdon.

Pra, arritja e një marrëveshjeje për njohje reciproke Kosovë-Serbi, sikur të ndodhte tash më 2 shtator, kjo nuk do të thotë se do t’i zgjidhë krejt listën e temave mes Kosovës dhe Serbisë. Pra, mund t’i zgjidhë ato që janë të gatshme.

Radio Evropa e Lirë: Pra, mendoni se tani mund të arrihet një marrëveshje?

Ramush Haradinaj: Ne duhet ta synojmë këtë dhe ta kërkojmë dhe nuk bën të fshihemi. Kosova nuk ka pse të hezitojë që të thotë se ‘po vijmë në këtë takim për marrëveshjen finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues’ sepse kjo është tema. Nëse pala serbe ende nuk është gati, e ka një kërkesë për një qasje ndryshe në dialog, edhe ata mund ta thonë se për çfarë janë.

Mirëpo, Kosova mendoj se duhet të jetë e qartë që të tregojë në mënyrë të sinqertë se çfarë kërkon: ‘Se vijmë në Uashington për marrëveshjen finale’.

E për t’u arritur kjo marrëveshje, me siguri ka edhe tema që ndoshta disa prej tyre janë të gatshme, disa edhe mund të trajtohen në të ardhmen. Por, ju them edhe një herë, njohja reciproke nuk bëhet pas përmbylljes së krejt çështjeve, t’i quaj ashtu, të marrëdhënieve bilaterale, sepse këto marrëdhënie bilaterale vazhdojnë në përjetësi dhe në përjetësi do të ketë tema e tema, e shqyrtim të temave, protokolle e marrëveshje të ndërsjella.

“Në kohën e presidentit Trump mund të na njohë Serbia”

Radio Evropa e Lirë: Disa analistë thonë se presidentit amerikan, Donald Trump i duhet edhe një fitore në politikën e jashtme në prag të zgjedhjeve. Prisni marrëveshje substanciale, të shpejtë?

Ramush Haradinaj: Po, këtu e shoh edhe shpresën. Shikoni, nëse presidenti i Amerikës dhe administrata e tij, në kohë zgjedhjesh kanë kohë për ne, kjo është një fitore e madhe. Duhet ta kuptojmë se çfarë do të thotë kjo.

Pra, ne kemi arritur që të hyjmë në agjendë të kandidatit për president, që është edhe president aktual (Donald Trump), dhe duhet ta kuptojmë se me të vërtetë kjo është një mundësi e dhënë dhe ne duhet të synojmë që ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Në rrethana të tjera, ne do të presim edhe kushedi edhe sa vjet. Është një moment ideal, që pse jo t’i japim një fitore të gjithë atyre që e arrijnë.

Ne, në kohën e administratës (së presidentit Bill) Clinton jemi çliruar, në kohën e administratës (së presidentit George W.) Bush jemi njohur, në kohën e presidentit Trump edhe mund të na njohë Serbia.

Pra, pse mos të mbyllet ky cikël në këtë mënyrë kaq të mirë, e unë shpresoj shumë që po.

Pra, nuk e përjashtoj mundësinë e një marrëveshjeje finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë në këtë takim. Nuk është e paarritshme, e pamundur. Edhe Serbia edhe Kosova duhet t’i japin epilog një marrëdhënieje të ndërsjellë. Ekziston edhe kjo mundësia, ta quaj, e para-marrëveshjeve, një aspekt ekonomik, një aspekt tjetër që po flitet.

Ndoshta edhe kjo është një e arritur, mirëpo pse mos të kërkojmë marrëveshjen finale? Çka duhet të ndodhë më në botë ose në Ballkan, që ta kuptojmë edhe ne edhe Serbia që nuk mund të ecim përpara. Ta kuptojë Serbia që nuk mund të ecë përpara pa marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën, pa njohje reciproke.

“Uashingtoni nuk ka zgjidhje të këqija për Kosovën”

Nuk mendoj se ne duhet ta kushtëzojmë takimin e Uashingtonit me format. Do të ishte një qasje jo e mirë për ne dhe ne në një mënyrë do ta çlironim Serbinë sepse Serbia pret ndonjë gabim tonin para këtij takimi.

Edhe kjo frika se në Uashington po përgatitet një zgjidhje e keqe, kurrë në Uashington nuk përgatitet zgjidhje e keqe për Kosovën. Ne mund të bëjmë propozime të këqija dhe mund të bimë dakord në ide të këqija, por Uashingtoni nuk ka as ide as propozime të këqija për Kosovën. Ne po, ne mund t’i bëjmë ato gabime. Duhet të bëjmë kujdes ne vetë, por jo të frikësohemi nga Uashingtoni.

Radio Evropa e Lirë: Cilat do të jenë kërkesat tuaja konkrete për kryeministrin Hoti?

Ramush Haradinaj: Unë kam biseduar me kryeministrin në vazhdimësi. Më ka pëlqyer çështja e formësimit të parimeve, e ruajtjes së integritetit, pra moscenimit të integritetit territorial, e kufijve, të karakterit unitar të Kosovës që nënkupton jo një pushtet të tretë edhe të kushtetutshmërisë.

Pra, këto janë parime të qëndrueshme mbi bazën e këtyre besoj se do të shkojë përpara.

Arritja e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi, duke mos cenuar integritetin territorial dhe kufijtë, duke mos cenuar karakterin unitar që nënkupton edhe ruajtjen e kushtetutshmërisë, në këtë rast se Kushtetuta jonë na bën shtet unitar.

Pra, i japim përkrahje të fuqishme kryeministrit, delegacionit të Kosovës, që në këtë rast duhet të jetë i kompletuar, nuk duhet të bëhen eksperimente në këto raste, të merren njerëz që sapo kanë marrë përgjegjësi. Kryeministri është i ri në këtë temë dhe ta marrë shefen e stafit që është e re, me respekt për njohjet e shumta që mund t’i ketë.

Nuk bëhet eksperimente në këto raste. Serbia është shtet që ka memorien e vetë institucionale, ekspertizën dhe mekanizmat e vetë.

Ne duhet t’i shfrytëzojmë më së miri kapacitetet tona që i kemi, ndihmën e aleatëve, ekspertët e miqve tanë.

Gjatë kohës së qeverisjes sime e kemi pasur një grup të ekspertëve edhe ndihmesë prej aleatëve tanë, por edhe njerëz të vendit, në këtë rast (ministri aktual i Drejtësisë, Selim) Selimi – se mund të mendohet se kam ndonjë qëllim të caktuar se pse insistoj që ai duhet të jetë aty. Ai nuk është vetëm i AAK-së, është i Kosovës, është memoria e tri vjetëve të fundit në dialog.

“Partitë politike të bisedojnë për postin e presidentit”

Radio Evropa e Lirë: Këshilli Drejtues i partisë suaj ua ka dhënë besimin, që eventualisht të zhvilloni bisedimet për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Çka do të thotë kjo?

Ramush Haradinaj: Tani ne e shohim se situata në Kosovë edhe mund të vështirësohet, pra në aspektin e politikës pas propozimit të aktakuzave për presidentin (e Kosovës, Hashim) Thaçi, për kryetarin (e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri) Veseli, pra mund të vijmë para një krize institucionale nëse akuzohet presidenti.

Gjetja e një zgjidhjeje për këtë do të nënkuptonte pastaj një negocim disapalësh, në këtë rast të neve që jemi partnerë të koalicionit, me të cilët kemi një marrëveshje, për shembull me LDK-në, me Nismën e AKR-në, e komunitete për të qeverisur.

“Me ardhjen e PDK-së në qeverisje, ndërpritet varësia nga Lista Serbe”

Mirëpo, tash do të kërkohet hapja e kësaj marrëveshje edhe për çështjen e presidentit. Në rastin konkret, do të kërkohet edhe një partner i ri. Ky partner i ri me shumë gjasa mund të jetë PDK-ja, edhe që e mirëpresim gjetjen e një marrëveshjeje të përbashkët.

Mirëpo, këtu ndodh një ndryshim. E vërteta është se me ardhjen e PDK-së në qeverisje, ndërpritet ajo varshmëria ose varësia e kësaj qeverie edhe nga Lista Serbe, mirëpo edhe ne humbim një rol vendimtar që kishim, ta quaj ashtu, në dëgjimin e zërit tonë për vendimet për interesin nacional.

“LDK-së nuk i takon edhe kryeministri edhe presidenti”

Po edhe me LDK-në, në raste të caktuara me kryeministrin Hoti, i kemi disa situata të çuditshme kur ai ka marrë disa vendime pa konsulta paraprake. Pra, kjo na shqetëson.

Pastaj, e dëgjojmë nënkryetarin e parë ose të dytin të LDK-së zotin (Lutfi) Haziri kur flet hapur e publikisht se duhet ta japim Leposaviqin e 18 fshatra. Duke qenë kështu, për ne nuk është më interes t’i japim legjitimitet një qeverie dhe institucioneve të vendit vetëm pse kemi pak pushtet dhe nuk kemi vendimmarrje, e ne pastaj të bëhemi pjesëmarrës të vendimeve të këtyre forcave politike – me respekt për shumicën prej tyre – por, që kanë dhënë prova paqëndrueshmërie në tema të interesit nacional.

Do të ishte një barrë që nuk mund ta mbajë në shpinë apo në ndërdije. Kemi edhe përvoja të këqija edhe me demarkacionin me Malin e Zi, me çështjen e Asociacionit të komunave, ku u gjet jokushtetues nga gjykata jonë.

Pozita e presidentit apo zgjedhjet?

Aleanca është para dy zgjidhjeve, të dyja shumë të vështira. E para është që të vazhdojë të jetë pjesë e pushtetit dhe e vendimmarrjes, por ta kushtëzojë me marrjen e një pozicioni vendimmarrës të presidentit edhe ajo është logjika pse Këshilli Drejtues i AAK-së më ka dhënë autorizim të negociojë edhe për çështjen e presidentit, me qëllim që ne të mos përjashtohemi nga tavolina e marrjes së vendimeve.

Pra, ne nuk rrisim pushtet me marrjen e presidentit, por ne vetëm ruajmë mundësinë e të qenurit në tavolinë aty ku merren vendimet.

Në rast se ne nuk e marrim presidentin tani, meqenëse jemi parti më e vogël, PDK-ja dhe LDK-ja, në emër të një shumice në parlament, mund të na mbivotojë në çdo situatë e në tema të interesit nacional. Në këtë rast, tani situata është ndjeshme jo me LDK-në, sepse LDK-ja nuk mund t’i ketë dy përgjegjësitë e para edhe kryetarin e qeverisë dhe presidentin. Edhe LDK, në fakt nuk ka shprehur ambicie.

Ish- kryeministri (Isa) Mustafa nuk ka shprehur ambicie për postin e presidentit. Ai nuk është i interesuar të hapë paketën, pra që ta shkarkojë këtë qeveri, të nominojë një mandatar, të pres ato dy javët e famshme që t’i dërgojë letra Vetëvendosjes, që të bie në procedura të caktura.

E që i bie se ne, unë jam në pozitë me të vështirë me PDK-në, sepse presidenti dikur ishte në PDK. Mirëpo, unë mendoj edhe për PDK-në, shpresoj se do ta kem mirëkuptimin edhe nga ata, sepse në këto situata të ndjeshme, nëse Aleanca duhet të jetë partner, duhet t’i jepet mundësia të ketë vendimmarrje. Përndryshe, vetëm sa për ta mbajtur në jetë një qeveri për pak pushtet, për Aleancën ne e dimë rrugën që të shkojmë në shtëpi, se e kemi ditur edhe në të kaluarën, ja do të shkojmë në zgjedhje.

Radio Evropa e Lirë: Tash nuk e keni fuqinë për vendimmarrje, jeni pjesë e koalicionit?

Ramush Haradinaj: Derisa jemi kështu, prapë qeveria varet, vota shumica e kësaj qeveri varet nga ne dhe për atë ende kemi mundësi të marrjes së vendimeve. Kur kemi LDK-në, PDK-në në qeveri dhe presidenti ta zëmë është nga njëra nga këto parti nga PDK-ja, kryeministri nga LDK-ja, kanë votat shumicë. Atëherë, ne do të jemi vërtetë të panevojshëm për çfarëdo vote në qeveri apo në parlament që nuk i kërkon dy të tretat, por që preket interesi nacional. Dhe bazuar kështu, ne edhe po të votonim si opozita do të jetë vonë pas kësaj, ndërsa përvojat nuk i kemi aq të mira, pra kemi plot raste kur vërtet jemi ndodhur në pozita të këqija me partnerët (e koalicionit qeverisës), jo me opozitën. Ka pasur raste kur opozita ka pasur qëndrime parimore, por problem kemi pasur brenda partneritetit.

“PDK është formula a shkojmë në zgjedhje ose jo”

Radio Evropa e Lirë: Si mendohet përfshirja e Partisë Demokratike të Kosovës në koalicion, në zgjerimin e kësaj qeverie?

Ramush Haradinaj: Është e lidhur me shkuarjen në zgjedhje apo jo. PDK është formula a shkojmë në zgjedhje ose jo. Nëse, nuk dëshirojmë të shkojmë në zgjedhje, atëherë duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët me PDK-në ose me Vetëvendosjen. Por, siç shihet në koalicionin e sotëm, pra LDK-AAK-Nisma e të tjerë, disponimi është me PDK-në më shumë se me LVV-në, të paktën ashtu shihet.

Mirëpo, unë e mirëpres këtë koalicion. Por, po ashtu nuk e ndjej Aleancën të gatshme, vetëm që të jetë përkrahëse e një koalicioni, pushteti të nesërm, në të cilin Aleanca nuk ka vendim. Pra, Aleancës i zbehet vendimmarrja në një shumicë LDK-PDK, e veçanërisht frikën e kemi te temat e interesit nacional, sikurse ka qenë përmirësimi i kufijve ose të ngjashme. Sepse ekziston rreziku i marrëveshjeve të të dy partnerëve të mëdhenj, që e bëjnë të panevojshme dhe të parëndësishme qëndrimin e partnerit më të vogël, në këtë rast Aleancës.

Radio Evropa e Lirë: Nëse PDK nuk pranon që të hyjë në këtë koalicion qeverisës, çfarë do të ndodhë?

Ramush Haradinaj: Nëse (nuk hyn PDK-ja në qeveri), në këtë rast shkuarja në zgjedhje është alternativa. Pra zgjedhjet janë, vetëm nëse LVV-ja ofron ndonjë formulë apo opsion edhe ata nëse nuk janë për të shkuar në zgjedhje, mund të propozojnë ndonjë formulë të caktuar.

“Buxheti i pashpenzuar të rialokohet te qytetarët

Radio Evropa e Lirë: Si e vlerësoni punën e koalicionit qeverisës deri më tani?

Ramush Haradinaj: Ka vëmendje, ka fokusim në tema të përditshme qeverisëse. Është edhe ajo që e kanë pritur realisht, një qeveri të normalitetit që do punojë intensivisht, të kthejë normalitetin në vend. Është në një situatë të sfiduar. E shoh që kritikohen disa vendime të qeverisë, si rasti i 10 përqindëshit të Trustit ose ndonjë vendim tjetër. Është në një presion të madh.

Kjo qeveri e ka për obligim çdo herë, unë them se për çdo tre muaj duhet të bëhet një analizë e gjendjes buxhetore dhe të gjitha fondet e lira, ose buxhetin e lirë që nuk është shpenzuar, nuk është investuar, të rialokohen te qytetarët, te njerëzit për shkak se është një gjendje shumë e rëndë ekonomike.

Tashmë, së fundmi po dëgjojmë pasojat e sektorit të ndërtimit. Sektori i ndërtimit ndërlidh shumë, jashtëzakonisht shumë njerëz në Kosovë, shumë familje. Jo vetëm ata që punojnë, por edhe kompanitë e vogla që punojnë për ta.

Edhe situata me pandeminë është tragjike. Mirëpo, ka një mobilizim të madh vendor, edhe të ministrisë, qeverisë, të institucioneve të rendit, ligjit dhe të sigurisë, është një dinamikë serioze në punë. Rrethanat çfarë janë – sepse unë nuk them se gjendja është e përkryer –e di se është një situatë sfiduese, por rrethanat që janë e shohim një qeveri vërtet, po e quajë ashtu, qeveri të përgjegjshme, një qeveri që është e fokusuar, një qeveri që angazhohet, një qeveri që me kapacitetin e vetë, vërtet sinqerisht angazhohet që të përballet me gjendjen.

Radio Evropa e Lirë: Kjo qeveri është e qëndrueshme, mund të vazhdojë gjatë?

Ramush Haradinaj: Qeveria dhe qeverisja është e qëndrueshme në Kosovë. Ne po flasim për shpërputhje të temave të interesit nacional, të cilat në rast se marrin drejtime të gabuara, secili nga ne e ka edhe detyrë kushtetuese që t’i ndalë.. Pra, është si mbrojtja e atdheut ose si rastet tjera kur nuk guxojmë të gabojmë.

“Kosova do të ndihmojë në arritjen e paqes”

Radio Evropa e Lirë: Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetari i Komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj janë pajtuar që të pezullojnë punimet në rrugën Deçan-Plavë, e cila në një pjesë të saj prekë zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit. Cili është mendimi juaj për këtë?

Ramush Haradinaj: Rruga është një projekt i nevojshëm për komunitetin, për popullsinë e Deçanit po se po, por lidh edhe një rajon që vërtet është i izoluar, pra rasti i Plavës, në anën tjetër i asaj malësie. Rruga ka për qëllim të afrojë njerëzit, kulturat, besimet dhe ne besojmë që do të gjendet një zgjidhje e duhur që kjo rrugë të kthehet në jetë dhe t’i ofrojë, po them edhe një herë, njerëzit, kulturat, besimet dhe t’i zbusë paragjykimet e paarsyeshme që ekzistojnë.

Besoj se do të gjendet një zgjidhje për rrugën. Pra, nuk shoh asnjë arsye që një çështje shumë të thjeshtë, shumë rutinë të jetës, ta krijojmë si tema artificialisht të madhe politike, dhe këto situata që zakonisht po krijohen para zhvillimeve të mëdha politike.

Pra, sa herë që të afrohemi te shpresa për një marrëveshje paqësore politike Kosovë-Serbi, njohja reciproke që është me rëndësi, gjithmonë gjenden disa mekanizma, që gjejnë tema të tilla dhe lartësojnë këto tema për të bërë pengesë për paqe. Unë besoj se ata që e duan paqen, në këtë rast Kosova dhe Serbia, kanë interes që zënë më në thua në këto tema sepse populli i Kosovës dhe i Serbisë kanë nevojë për paqe të ndërsjellë. Dhe Kosova nuk do të gabojë në hapat e vetë dhe do ndihmojë edhe në arritjen e paqes.

Nëse shkoni atje ku është krishterizëm, në Perëndim, shkoni në sheshin e Vjenës, është një katedrale e vjetër e rrethuar me asfalt dhe dyqane. Nëse shkoni në Romë i shihini gjithë ato (katedrale e kisha), mijëra e mijëra vjet të vjetra, kanë asfalt përreth, qarkullojnë njerëz, qarkullon jeta, ka auto-rrugë. Nëse shkoni në Strasburg, Paris, Londër, Uashington kudo që udhëtoni.

Nuk ruhet krishterizmi dhe vlerat kristiane duke izoluar veten, duke penguar jetën e komunitetit lokal. Në të kundërtën, bashkësitë fetare ndihmojnë komunitetin lokal, shprehin respekt, japin përkrahje, krijojnë lidhje njerëzore e emocionale, që janë të nevojshme.

Weber: Hoti në Uashington duhet të matet dy herë para se të nënshkruajë

Eksperti gjerman dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe procesit të dialogut Kosovë-Serbi, Bodo Weber, në një intervistë për Gazetën Express ka folur për takimin e 2 shtatorit mes Hotit dhe Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë.

Weber ka thënë se Aleksander Vuçiq do të jetë në gjendje të nënshkruajë çfarëdo marrëveshje që do t’i ofrohet në tavolinë, qoftë edhe sa për të mbajtur raportet e mira me administratën dhe me shpresën që Trump fiton zgjedhjet në nëntor.

Derisa, për kryeministrin Hoti thotë se duhet të mendohet dy herë para se të nënshkruajë. Weber thotë se përjashtim në këtë rast përbën vetëm nëse do të jetë ndonjë marrëveshje që është vetëm ekonomike, e që sipas tij, Hoti mund ta vendos nënshkrimin në të në mënyrë taktike për të shmangur ndonjë përplasje me Richard Grenellin dhe presidentin amerikan.

Por Weber thotë se është kurioz të shoh se si Hoti do të legjitimojë çfarëdo marrëveshje të pjesshme të nënshkruar në Washington, qoftë ajo ekonomike, pas mospajtimeve të mëdha në Prishtinë pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel dhe pas kërkesave të të gjitha partive politike që të mos zhvendoset dialogu në nivel teknik.

Sipas anëtarit të DPC, partitë politike kosovare kanë të drejtë në insistimin e tyre, meqë kthimi në nivel teknik do të jetë një regres për procesin dhe pengesë drejt arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Ndërkohë sqaron se kur flet për nënshkrimin e marrëveshje ekonomike, nënkupton që një marrëveshje potenciale ekonomike nuk duhet të prek sovranitetin dhe shtetësinë e Kosovës.

“Vuçiq sigurisht që do të nënshkruajë çfarëdo marrëveshje që i propozohet në Washington, edhe nëse një gjë e tillë do të jetë vetëm për të mbajtur raporte të mira me administratën, me shpresën që Trump do të fitojë në zgjedhjet e nëntorit. Kosova është në një pozitë krejt tjetër kur bëhet fjalë për atë çfarë ka mbetur nga aleati kryesor Perëndimor nën drejtimin e Trump” ka thënë ai.

“Kryeministri Hoti dhe koalicioni qeverisës duhet të mendoj dy herë rreth asaj se çfarë janë të gatshëm të nënshkruajnë. Nëse është ndonjë marrëveshje puro ekonomike, mund të jetë veprim i mençur taktik që ta nënshkruajë atë, vetëm për të mos hapur konfrontim me Grenellin dhe Trumpin. Duke marrë parasysh që asnjë prej ‘marrëveshjeve’ të negociuara nga Grenell, nuk ka ndonjë kuptim praktik apo asnjë prej tyre s’është obligative, dhe nuk do të implementohet, përveç se në kuadrin e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të ardhshme. Kjo është për rastin kur asnjë prej marrëveshjeve ekonomike nuk e prek statusin e Kosovës si një shtet i pavarur dhe Sovran. Prandaj, jam kurioz të shoh se si Hoti dhe qeveria e tij do të legjitimojnë nënshkrimin e ndonjë marrëveshje të pjesshme, qoftë edhe marrëveshje ekonomike, pas kundërshtive të mëdha që pamë së fundi pas dy takimeve në Bruksel dhe insistimin e të gjitha partive politike në Kosovë, me të drejtë, që negociatat nuk duhet lejuar që të kthehen në nivel teknik, sepse është një hap mbrapa nën nivelin e negociatave për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka shtuar Weber.

Megjithatë Weber takimin e 2 shtatorit në Washington e sheh si një përpjekje për realizim të një fotografie që do të ndihmojë Grenellin në avancimin në karrierën e tij dhe Trumpin në fitoren e zgjedhjeve të nëntorit.

“Takim për të ndihmuar Trumpin që të prezantojë veten e tij tek votuesit amerikanë si një ‘deal-maker’, bazuar në të vetmin parim udhëheqës të politikës së tij që çdo marrëveshje është një marrëveshje e mirë”, ka thënë eksperti gjerman.

Tutje anëtari i DPC ka thënë se në takimin 2 shtatorit s’mund të ketë një marrëveshje të ngjashme sikur ajo në mes të Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, meqë ka dallime thelbësore mes dy problematikave dhe sipas tij nuk ka asnjë shans që më 2 shtator të arrihet ndonjë marrëveshje që mund të përfshijë njohjen e Kosovës nga Serbia.

Weber thotë se takimi i 2 shtatorit do të fokusohet plotësisht në çështje ekonomike, meqë sipas tij Grenell ka dështuar që të arrijë një marrëveshje politike, dhe se tashmë e kërkon një rrugë më të lehtë për të arritur një sukses simbolik.

I pyetur rreth mundësisë që Trump të futet brenda takimit të 2 shtatorit dhe detyrimit që presidenti amerikan mund t’ua bëjë palëve për të nënshkruar një marrëveshje, Weber thotë se as pesha politike e Trump nuk do të jetë e mjaftueshme për të shtyrë përpara ndonjë marrëveshje politike.

“Siç e kam thënë deri tani, natyra e problemit është fundamentalisht i ndryshëm në Ballkan, dhe koha për një ‘zgjidhje’ politike të udhëhequr nga ShBA’të duket se fatmirësisht ka kaluar”, ka përfunduar Bodo Weber për Gazetën Express.

Një objekt misterioz gjendet në tokën shqiptare, arkeologët: S’po e besojmë dot

Në zonën e Kaçanikut është zbuluar një objekt, i cili besohet të jetë shumë i vjetër. Banorët e kësaj zone nuk ishin në dijeni se aty ndodhej objekti i veçantë që është i ndërtuar me tulla dhe ka formën e tunelit.

Edhe arkeologët kanë mbetur të befasuar nga ky zbulim dhe kanë nisur gërmimet, pasi zona nuk ishte e shënuar si zonë arkeologjike. Vjollca Aliu nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore ka thënë se ky zbulim ka qenë i papritur për ta dhe se e kanë të vështirë ta besojnë.

Besohet se gërmimet do të zgjasin për një kohë të gjatë, pasi mendohet se mund të kenë rënë në gjurmët e një fshati antik.

Ramosaj, letër krerëve të shtetit me 15 kërkesa: Rrugën Plavë – Deçan do ta bëjmë në çfarëdo forme

Kryetari i Deçanit u ka shkruar letër krerëve shtetërorë për t’u treguar zgjidhjen e kontestit mes Komunës së Deçanit dhe Manastirit.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i është drejtuar presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe kryeministrit Avdullah Hoti lidhur me kontestin në zonën rreth Manastirit të Deçanit, pas ndaljes së punimeve në rrugën Deçan – Plavë.

Ai i ka listuar 15 propozime, që do të çonin në zgjidhjen e problemit.

Letra e plotë e Ramosajt:

Duke qenë i bindur që jeni në dijeni, më lejoni t’iu informoj për problematikat e krijuara në Deçan dhe t’iu propozoj zgjidhjen e duhur të këtyre problematikave.

Komuna e Deçanit, në të cilën janë akumuluar shumë padrejtësi që janë edhe fatkeqësi për këtë qytet, të cilat e pamundësojnë zhvillimin e jetës normale e që bie ndesh edhe me konceptin zhvillimor të qytetarëve të kësaj komune dhe mirëqenies se tyre; po iu informojë për katër (4) nga këto për të mos u lëshuar në krejt materien e akteve qofshin ligje apo vendime të nxjerrura nga institucionet e Republikës së Kosovës të të gjitha niveleve:

1. Ligji për Zonat e Veçanta të Mbrojtura Nr. 03/L039 i datës 20.02.208, me të cilin Ligj përveç tjerash ndalohet edhe ndërtimi i rrugës R-108 Deçan – Plavë.

2. Marrëveshja për ndërtimin e Bai –Pasit të vitit 2014, me te cilën ka pajtim që rruga ekzistuese të mos ndërtohet duke u bërë një rrugë e re e cila nuk prek në Zonën Veçantë të Mbrojtur prej 800ha përreth zonës së mbrojtur.

3. Ligji për Parkun Nacional në të cilin Ligj qytetarëve të Deçanit dhe Komunës iu shkelen në formën më drastike interesat e tyre duke ju cenuar liria elementare e shfrytëzimit të pronës dhe autoriteti administrativ mbi pronën nga potenciali më jetik që janë bjeshkët tona; duke e lënë Manastirin e Deçanit si objektin e vetëm legal në atë pjesë.

4. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i Republikës së Kosovës ku Manastirit të Deçanit i jepen në pronësi 24ha tokë të ndërmarrjeve Apliko dhe Iliria.

Të gjitha këto akte të lartcekura përbëjnë kontestin e njëkohësisht fatkeqësinë pse jemi në këtë situatë. Si kryetar i Komunës së Deçanit për t’u përmbyllur kontesti me Manastirin që qytetarët e Deçanit të vazhdojnë jetën normale në këtë qytet propozoj që Republika e Kosovës, Institucionet e këtij Shteti së bashku me neve ti bëjnë këto zgjidhje:

1. Komunës së Deçanit t’i lejohet ndërtimi i rrugës R-108 në 5 kilometërshin e Zonës së Veçantë me parametrat standarde, duke u mbështetur edhe me buxhetin adekuat.

2. Ndërtimi i rrugës nga ana e Gushavcit (burimit të ujit mineral) me gjatësi prej 3km me parametrat standarde të gjerësisë duke u mbështetur edhe me buxhetin e duhur.

3. T’i jepet në pronësi pushimorja e fëmijëve “Pishat e Deçanit” në 18ha tokë (pronë).

4. Ti jepet në pronësi “Kompleksi i Lidhjes së Ferialistëve”.

5. T’i jepet në pronësi kompleksi i vilave të Napredakut me sipërfaqe prej 1.7ha.

6. Përkrahja e ndërtimi të Qendrës Rinore Kompleksit të Trashëgimisë Kulturore dhe Fshatit Turistik.

7. Ndërtimi i shëtitores së lumëbardhit të Deçanit që kalon nëpër zonën veçantë të mbrojtur.

8. Ndërtimi i shëtitores nga Gjimnazi”Vëllezërit Frashëri” deri te laura mbi Manastir

9. Përmbyllja e infrastrukturës në fshatin Belle duke i mbështetur me buxhetin adekuat.

10. Përmbyllja e infrastrukturës në fshatin Pleqe duke u mbështetur me buxhetin adekuat.

11. Kalimi në pronësi të Komunës i vilave mbi Koznier.

12. Kalimi i pronësi të Komunës Qendra e Skitarisë në Bjeshkën e Belegut dhe përkrahja buxhetore.

13. Ndryshimi dhe plotësimi i Ligji të Parkut Nacional duke u harmonizuar me interesat e komunës dhe qytetarëve të saj.

14. Zgjidhja e modalitetit për largimin e KFOR-it dhe kalimi i ruajtjes së Manastirit në Policinë e Kosovës.

15. Elektrifikimi i bjeshkëve të Deçanit dhe mbështetja me buxhetin e duhur.

Në ndërkohë po iu informojë që në çfarëdo forme rruga R-108 do të vazhdoj të bëhet.

Ramosaj: Shteti duhet t’i zgjidhë fatkeqësitë e krijuara në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit, Blerim Ramosaj ka thënë të hënën se shteti duhet t’i zgjidhë, ato që i ka konsideruar fatkeqësi të krijuara në komunën që ai drejton, teksa ka publikuar disa fotografi ku shihen duke u kryer punime në rrugën Deçan-Plavë.

“Kur pezullohen veprime është mirë të jipen zgjidhjet e duhura z. Kryeministër”, ka thënë Ramosaj në një postim në rrjetin social, Facebook, duke iu referuar kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, për të pezulluar punimet në rrugën Deçan-Plavë, që prek zonën e Manastirit të Deçanit.

Përmes një njoftimi, qeveria ka thënë të dielën se “kryeministri Hoti e vlerëson rëndësinë jetike që ka kjo rrugë për qytetarët e kësaj ane dhe përtej saj, megjithatë duhet respektuar legjislacioni në fuqi i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2016 kishte marrë vendim sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë. Por ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga ana e kësaj komune.

Zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, në vazhdimësi kanë bërë thirrje që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Përveç kryeministrit Hoti, lidhet me punimet në këtë rrugë ka reaguar gjatë fundjavës edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se Beogradi do të kërkojë “pezullim urgjent dhe të përhershëm të punimeve të ndërtimit në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit” nga përfaqësuesit e Prishtinës dhe ndërmjetësuesit evropianë në takimin e ardhshëm në Bruksel.

Të shtunën në këtë komunë ka qëndruar komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, Michele Risi.

Ai ka zhvilluar takime me kryetarin Ramosaj dhe peshkopin Sava Janjiq në Manastirin e Deçanit. rel

Shkon në 401 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe 11 persona si pasojë e koronavirusit.

Në njoftimin e Intitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se janë 141 raste të reja me COVID-19, pas testimit të gjithsej 440 mostrave nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).

“Numri total i rasteve pozitive është 11 mijë e 416 raste nga 43 mijë e 984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2dhe 401 vdekje në total”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas këtij njoftimi, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej 7 mijë e 191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 824. rel


Send this to a friend