VOAL

VOAL

Koronavirusi dhe infektimi i politikës, barrë e madhe për Kosovën!! Nga Skënder MULLIQI

 Shume mirë, po i vjen fundi koha që politikës së mbrapsht, të infektimit në staza të gjata, i rrezikshem si Koronavirusi .Po mos të ishte kjo gjendje emergjente, që na kthyen në gjendje të jashtëzakonshme politikanet pa fije turpi, do ti kishim punët më mirë në Kosovë .

Sigurisht edhe pyetni si ndodhën këto gjera më kaq shpejtësi ?Infektimi psikologjik njeriun mund të dërgon në spitalin psikiatrikë, ndoshta shpëton pa vdekur.Apo pyetja tjetër, si u bë që kjo klasë politike na doli me kaq shumë të këqija ?Njeriu i ynë sikur është mësuar më barra të rënda që nuk i ban as kali! Se mos të flasim për luftën dhe viktimat e mëdha që na I solli pushtuesi i eger serbë ?! I harruan gjithë ata njerëz që ranë për lirinë tonë ?! Dhe, ne daqi mos më mbani për fjale.Por kur gjithëqka një ditë kur të pushon dhe të mendohet esëll, për dikënd që i ka bërë dëme të mëdha shtetit dhe kombit do të jetë shumë vonë pendesa.Do të jetë vonë për viktimat që ranë nga epidemia , e këta mbajtën tubim për rrëzimin e qeverisë ?!

Ndoshta edhe dikujtë ka mundësi ti kthjellët truni pas karantinës , por që dëmin që ia shkaktuan popullit nuk ju hiqet për jetë e mot.Kush veq pak ka ndjenja njerëzore , do të ishte mirë që të kthjellët, të dalë nga ërrësira ku është katandisur . Së si do të veprojnë na mbetet të shohim. Hajde të gjithë të shikojmë së çka po punohet dhe si po veprohet, në këtë gjendje lufte në dy frontesh , me koranavirusin në njërën anë dhe më frontin e luftës politike për pushtet në anën tjetër. Sigurisht së e para është duke funksionuar mirë, por që shumë e prishën këta të dytët më prurjën e vendimit më të quditshem dhe më të habitshëm për mocion , kur e gjithë bota po lufton më pandeminë. Na errësuan tokën dhe qiellin, na bën përrallën e Zotit para botës demokartike , që as adoleshentët nuk e kishin bërë një gjë të tillë .

Kushdo që të ishte në pushtet në këtë rast, po të kishte pak moral, dashuri ,njerëzillëk ishte dashur të përkrahët. Është apsurditet më i ndejtë gaditur Grenelit pse ashtu ju ka tekur?!Ai nuk është Amerika?! Është koha e mobilizimit të përgjithshem . Kjo puna e Serbisë tek e fundit nuk është asgjë more burra.Ne kemi shtetin tonë ata kan shtetin e tyre.Kjo logjikë duhet të mbretëron. Jo more jo, kësaj I thonë diletantizëm në politikë. Po, nuk është punë e ngutshme bisedimet më Serbinë. Ne e kemi primare për të dalë faqebardhë nga situata e krijuar nga kjo fatkeqësi e madhe natyrore si e gjithë bota. Të gjitha këto të liga një ditë do tu përplasën fortë për fytyrë atyre që i përgatitën . Sado që dikush edhe të punon mirë për shtet të vet, nuk i falën dot gabimet e mëdha, sikur nuk ju kan falur shumë burrshtetaseve të mëdhenjë të botës edhe pse I kan fituar luftërat. Dihet së problemet e shtetit janë të lidhura më liderë shtetëror.Kur këta nuk janë të dijshem , apo bijne ndesh me ligjin , duhet kërkuar përgjegjësi morale e ligjore, para së të shkojnë në shtëpi. Mjaftë kemi luftuar për të drejtat tona deri sa e fituam lirinë. Kjo tash që po na ndodhë , të luftojmë për të drejtat tona në shtetin tonë , kjo i kalon suazat e normalës ! Kjo për shqiptarët është dënimi më i madh…?!

Pasojat e rënjes së qeverisë! – Nga Florim Zeqa

Si zakonisht, para rrëzimit të një qeverie beteja politike në Kuvend bëhet mes partive në pushtet dhe atyre opozitare. Mirëpo, kësaj radhe beteja për rrëzimin e qeverisë u bë vetëm në mes partnerëve në pushtet.
Është hera e parë në Kosovën e pas luftës që mocionin për shkarkimin e qeverisë e merr partia në pushtet. Është poashtu hera e parë që partitë opozitare nuk patën nevojë të shpenzojnë energji për rrëzimin e qeverisë.

Qytetarët e Kosovës më optimist kanë qenë 21 vjet më parë gjatë periudhës së luftës çlirimtare, përkatësisht gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, atëherë kur më afër e kanë pasur vdekjen se jetën, sesa tani pas rënjes së qeverisë së shpresës.
Vënja e interesave partiake dhe klanore para interesave shtetërore e liderëve partiak, ka bërë që qytetarët e vendit të harrohen dhe nëpërkëmbën nga të gjitha qeveritë e pas 17 shkurtit 2008.
Dallimi mes politikanëve dhe simpatizantëve politik është i madh. Politikanët nuk i mbajnë qendrimet dhe parimet e tyre politike, ndërsa simpatizantët politik i mbrojnë ato dhe nuk tërhiqen lehtë nga ndjenja e brendshme shpirtërore.
Përderisa simpatizantët partiak janë të gatshëm që të prishin miqësi e fqinjësi për mbrojtjen e qendrimeve dhe parimeve të liderëve partiak, këta të fundit, përveq që nuk prishen mes tyre, shkelin parime dhe premtime.
Për dallim nga simpatizantët partiak që sakrifikohen për interesat e liderëve partiak, liderët partiak i harrojnë simpatizantët dhe elektoratin për interesat e tyre, duke i ndërruar qëndrimet më shpesh sesa këmishat e djersitura që u kundërmojnë erë korrupsioni dhe kriminaliteti ekonomik.
Problemi është, se politikanët e papërgjegjshëm, monstrumët dhe matrapazët politik janë njerëz pa ndjenja, pa moral njerëzor që jetojnë mbi kurrizin e qytetarëve.

Kuvendi maskave, kuvend i turpit dhe marrëzisë politike

Për aq gjatë sa do të mbahet në mend pandemia botërore “Covid-19”, aq do të mbahet mend edhe kuvendi i maskave, kuvendi i turpit dhe marrëzisë politike në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme.
Jo pse është mbajtë në mes të epidemisë, por për arsyen e mbajtjes!
Ka edhe parlamente të vendeve perëndimore që janë mbajtur me maska në këtë kohë pandemie, por ato janë mbajtur me qëllimin e mirë, të nxjerrjes së masave të nevojshme dhe të domosdoshme në parandalimin e përhapjes së virusit dhe nxjerrjes së vendimeve urgjente në funksion ndihmës për popullatën në zonat e prekura nga pandemia botërore.
Sigurisht që edhe në ato vende ka kundërthënje e mos pajtime politike, por të gjithë i kanë ulur flamujt partiak dhe janë vënë në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
Ndërsa tek ne ndodhi e kundërta, paradoksalisht partitë në pushtet e shkaktuan krizën qeveritare, bënë thirrjen e seancës së kuvendit me të vetmën pikë të rendit të ditës “Mocioni për votëbesimin e qeverisë”, duke shkarkuar vetëvetën dhe shkaktuar njëkohësiht krizën institucionale në pikun e krizës së pandemisë botërore, duke i lënë qytetarët e vendit në mëshirën e Zotit.

Për ta njohur dikë mirë, duhet mësuar gjërat që ai fshehë e jo ato që tregon

Citatin e mësipërm, po e argumentoj me dy fjali të shkëputura nga deklaratat e dy liderëve të ish koalicionit qeverisës një ditë pas rënjes së qeverisë.
E para,”Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme” (A.K.).
E dyta,”Vendimet e LDK-së, si gjithmonë, janë në të mirë të LDK-së, dinjitetit të saj” (I.M.).
Janë këto dy deklarata që vërtetojnë qëllimet e vërteta të dy liderëve partiak që u fshehen prapa justifikimeve të pa qëndrueshme për prishjen e koalicionit qeverisës.
Nga kjo shihet qartë se përtej presionit amerikan për heqjen e taksës pa kushte dhe arritjen e marrëveshjes me Serbinë, janë edhe kalkulimet partiake ato që quan në rrezimin e qeverisë.
Prishja e koalicionit shpresës, përkatësisht thyerja shpresave të qytetarëve në rrethanat më të pazakonta të izolimit total dhe rrezikut të paparë deri më tani për njerëzimin në përgjithësi, përveqse papërgjegjësi politike, paraqet precedanin më të keq para botës së qytetëruar.
Pas rënjes së qeverisë së shpresës, qytetarëve të vendit u ka mbetur të besojnë vetëm në të padukshmën në horizont, apo siq e kanë thënë pleqt nga kohët më të vjetra, për ta mbajtur gjallë optimizmin; “Ishalla na mbanë ajo që nuk e shohim”, duke aluduar në Zot dhe shpresuar në mrekullinë që zbret nga qielli!
Ndryshimet politike në vend, sikurse që janë proces i pandalshëm, duhet të jenë edhe mision i së cilit politikan, në të kundërtën, ata që nuk janë të zotët t’i çojnë përpara proceset politike është mirë që t’u lëshojnë rrugë të tjerëve që mund ta bëjnë një gjë të tillë.

Mosha 20 deri në 29 vjeç – më prekura nga koronavirusi i ri në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se të rinjtë e moshave nga 20 deri në 29 vjeç janë prekur më së shumti nga koronavirusi i ri në Kosovë.

Nga 88 personat e infektuar me këtë sëmundje, 20 prej tyre i përkasin kësaj moshe, ndërkohë që vetëm 9 persona të prekur janë të moshës mbi 70-vjeçare.

Sa i përket gjinisë, 53 e meshkujve janë prekur nga sëmundja Covid-19 që shkakton koronavirusi, në krahasim gratë që përbëjnë 47 për qind të numrit të të infektuarve.

Malisheva është qyteti i goditur më së keqi nga kjo sëmundje në Kosovë, me 32 raste të regjistruara, i ndjekur nga Gjilani me 15 raste dhe Prishtina më 11 raste tjera.

Sipas të dhënave të publikuara, më 23 mars është raportuar për numrin më të madh të të prekurve me këtë sëmundje, 23 brenda 24 orëve.

Përveç 88 personave të infektuar në Kosovë deri më tani ka vdekur edhe 1 pacient nga kjo sëmundje.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri, Qeveria në largim e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

Kosova inicion procedurat e furnizimit edhe me 10 000 teste për COVID-19

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në Kosovë kanë arritur 7 000 teste të reja për koronavirusin e ri, ka njoftuar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia njoftoi se është iniciuar kërkesa për furnizim edhe me 10 000 teste të tjera.

Ai po ashtu tha se në Kosovë kanë arritur edhe donacione me materiale mbrojtëse mjekësore kundër sëmundjes COVID-19.

“Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbërriti një pjesë e donacionit me material mjekësor mbrojtës kundër COVID-19. Në ditët në vijim mbërrin edhe donacioni nga UNICEF me materiale shtesë. Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë, është në fazën finale prokurimi për materiale mbrojtëse, pajisje dhe barna”, tha Vitia.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë infektuar 88 persona me koronavirus. Deri tani një person ka vdekur dhe një është shëruar.

 

VV: Jemi fokusuar në luftë me virusin, nuk dërgojmë emër për Kryeministër pa zgjedhje të reja

Lëvizja Vetëvendosje po i kërkon Presidentit Thaçi që të mendojë datën e zgjedhjeve në vend se të kërkojë emra për kryeministër të ri. Nga Zyra për Media e VV-së kanë thënë për Gazetën Express se posa të përfundojë pandemia e Covid-19, Kosova duhet të hyjë në afatin kushtetues dhe të shpallen zgjedhjet e reja.

Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar porosi Presidentit Hashim Thaçi të mos mendojë opsion tjetër përpos zgjedhjeve të reja pas përfundimit të pandemisë botërore me koronavirus që ka prekur edhe Kosovën,

Zyra për media e partisë fituese të zgjedhjeve të fundit ka thënë se Qeveria në detyrë është e fokusuar në luftën e koronavirusit e më vonë për zgjedhje të reja. E, jo për të dërguar emër të ri për Shef të Qeverisë.,

“Tash për tash të gjithë ne së bashku me Qeverinë jemi të fokusuar rreth Pandemisë së Coronavirusit. Sapo të kalojmë këtë pandemi menjeherë duhet të shkojmë ne zgjedhje të reja. Kësisoj Presidenti Thaçi nuk ka çka kërkon emra për kryeministër të ri, por le të mendoj rreth datës së zgjedhjeve porsa të mbaroj çështja urgjente e Covid19”, kanë deklaruar nga VV.

Një ditë më parë, Presidenti Thaçi tha se prej të hënës do t’i nisë bisedimet për partitë për themelimin e Qeverisë së re. Tha se kërkon një Qeveri me bazë të gjerë.

Siipas Kushtetutës, Shefi i Shtetit së pari duhet të kërkojë nga partia fituese e zgjedhjeve të certifikuara emrin e mandatarit

Por nga Lëvizja Vetëvendosje po shprehen kundër dërgimit të emrit të ri për kryeministër.

Qeveria e Kosovës u rrëzua me votat e më shumë se 2/3 e deputetëve pasi LDK organizoi mocion mosbesimi.

Negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së kishin zgjatur më shumë se 3 muaj, kurse qeverisja mes tyre vetëm 50 ditë./GazetaExpress/

Kryeministri Kurti reagon ndaj deklaratës së tre zyrtarëve amerikanë

Qeveria në detyrë e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së zyrtarëve amerikanë, në të cilët thuhet se s’ka plan sekret për shkëmbim territoresh.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, ZKM’ja thotë se kjo paraqet një mbështetje dhe inkurajim për Qeverinë në detyrë, por se për ta mbeten kërcënim “thirrjet e vazhdueshme të Presidentëve Thaçi dhe Vuçiq (korrigjim kufijsh me kompromis të dhimbshëm, veriu si dhuratë e Rankoviqit)”.

“Kjo paraqet një mbështetje dhe inkurajim për Qeverinë në detyrë. Por, për ne thirrjet e vazhdueshme të Presidentëve Thaçi dhe Vuçiq (korrigjim kufijsh me kompromis të dhimbshëm, veriu si dhuratë e Rankoviqit, razgraničenje, etj.) vazhdojnë të jenë kërcënim, dhe që nga gushti i vitit 2018, ato janë përsëritur nga dy presidentët të cilët kanë vendosur lidhje të shkurtër me njëri-tjetrin pa ndërmjetësim ndërkombëtar, thuhet në komunikatë.

Sa i përket tarifës, thuhet se me heqjen e tarifës për lëndën e parë është bërë një hap i rëndësishëm, derisa për dialogun thuhet se duhet të udhëhiqet nga Qeveria.

“Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të udhëhiqet nga Qeveria, përkatësisht Kryeministri i Republikës së Kosovës, sipas parimeve kushtetuese të Republikës së Kosovës. Dialogu duhet të rifillojë i përgatitur mirë, të ketë qëllim njohjen e ndërsjelltë si dy shtete sovrane dhe me integritet territorial, për marrëveshje të qëndrueshme si garant për normalizim të marrëdhënieve bilaterale dhe paqe e siguri në rajon”, thuhet në komunikatë./Gazeta Express

Komunikata e plotë:

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës e vlerëson Deklaratën e Përbashkët nga i dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, dhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett, si rikonfirmim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë pranë popullit të Kosovës, dhe se ato mbështesin angazhimin e institucioneve tona shëndetësore për tejkalimin e situatës me COVID-19. Në të njëjtën kohë, thirrjet e tyre për t’u respektuar Kushtetuta, çmohen po aq lart.

Mbi çështjen e tarifës, me vendimin e Qeverisë së datës 20.03.2020 kemi bërë një hap të rëndësishëm duke liruar nga tarifa 100% produktet e lëndës së parë të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Për Qeverinë në detyrë të Republikës së Kosovës është tejet i rëndësishëm fakti se në Deklaratën e Përbashkët thuhet se nuk ekziston një plan i fshehtë për ripërcaktim kufijsh dhe se i dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, nuk e ka parë dhe as diskutuar një plan të tillë.

Kjo paraqet një mbështetje dhe inkurajim për Qeverinë në detyrë. Por, për ne thirrjet e vazhdueshme të Presidentëve Thaçi dhe Vuçiq (korrigjim kufijsh me kompromis të dhimbshëm, veriu si dhuratë e Rankoviqit, razgraničenje, etj.) vazhdojnë të jenë kërcënim, dhe që nga gushti i vitit 2018, ato janë përsëritur nga dy presidentët të cilët kanë vendosur lidhje të shkurtër me njëri-tjetrin pa ndërmjetësim ndërkombëtar.

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të udhëhiqet nga Qeveria, përkatësisht Kryeministri i Republikës së Kosovës, sipas parimeve kushtetuese të Republikës së Kosovës. Dialogu duhet të rifillojë i përgatitur mirë, të ketë qëllim njohjen e ndërsjelltë si dy shtete sovrane dhe me integritet territorial, për marrëveshje të qëndrueshme si garant për normalizim të marrëdhënieve bilaterale dhe paqe e siguri në rajon.​

Thaçi dhe Kossnet patën sot një takim të mbyllur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar të premten ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett në një takim të mbyllur, në të cilin është thënë të ketë pasur “shkëmbim të hapur pikëpamjesh”.

Në një komunikatë për media është thënë se të dy zyrtarët kanë diskutuar mocionin e mobesimit për rrëzim të Qeverisë, të mbajtur të mërkurën.

“Presidenti Thaçi dhe ambasadori Kosnett janë pajtuar që procedurat e mëtutjeshme për formimin e një qeverie të re duhen bazuar plotësisht në Kushtetutën e Kosovës, duke njohur rolin vital të Gjykatës Kushtetuese në këtë proces”, është thënë mes tjerash në komunikatë.

Përveç çështjeve politike, përgjatë takimit është thënë të jenë respektuar përpjekjet e institucioneve të Kosovës për luftim të koronavirusit të ri.

Aktualisht në Kosovë është raportuar për 86 persona të infektuar me Covid-19, sëmundje që shkakton koronavirusi i ri.

Deri tani një pacient ka vdekur me koronavirus në këtë shtet.

Përpara rrëzimit, Qeveria ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

Ajo po ashtu ka marrë vendim edhe për kufizim të lëvizjes brenda disa orëve në ditë, masë me të cilën nuk është pajtuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka kërkuar interpretim kushtetues të këtij vendimi.

Qeveria e Kosovës është rrëzuar të mërkurën me 82 vota për 32 kundër dhe një abstenim. rel

Mediat gjermanishtfolëse: Lufta për pushtet mes Kurtit dhe Thaçit ka edhe një dimension ndërkombëtar

Mediat gjermanishtfolëse i kushtojnë vëmendje krizës politike në Kosovë e rrëzimit të qeverisë pas mocionit të mosbesimit. Thuhet se që me krijimin e qeverisë shpërtheu një luftë e ashpër pushteti mes Thaçit e Kurtit.

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” në një artikull me titull “Rrëzohet qeveria e Kosovës – SHBA marrin situatën në dorë” nënvizon se që të rrëzohet një qeveri në mesin e krizës së coronës, konsiderohet edhe në Ballkan si veprim i marrë. “Motivi që doli në krye ishte një grindje për menaxhimin e duhur të krizës së Coronës. Kreu i qeverisë, Kurti refuzoi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, si e kërkonte presidenti Thaçi. Por realisht që me krijimin e qeverisë ka shpërthyer një luftë e ashpër pushteti mes të dyve, që e pengon edhe më shumë aftësinë vepruese të shtetit të brishtë në një situatë krize.”

“Neue Zürcher Zeitung” thekson armiqësinë mes Thaçit e Kurtit që nga fundi i luftës për pavarësi në vitin 1999. Por kjo luftë për pushtet ka edhe një dimension ndërkombëtar, analizon gazeta zvicerane. “Këtu bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që edhe 20 vite pas luftës ende përmban potencial të madh konflikti. Po kaq gjatë kanë qenë të një mendimi edhe SHBA e Europa në çështjet kryesore.[…] Parë më me hollësi ka qenë Uashingtoni, ai që ka ecur përpara në politikën e Kosovës. Dhe europianët i kanë shkuan pas mbas një farë kohe. A është edhe tani ky rast?…Thaçi mbështetet nga i ngarkuari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë dhe i afërt me Trumpin, Richard Grenell. Ambasadori amerikan u shpreh i gëzuar për zhvillimin e mocionit të mosbesimit të mërkurën.[…]Nga ana tjetër kemi BE-në që me shumicë është e mendimit, që qeveria e Kurtit duhej të vazhdonte punën.”

Kurse gazeta gjermane “taz” -“Die Tageszeitung” në një artikull me titull “Kosova sërish pa qeveri” thekson se vërtet ndodhi. Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua, e me këtë dështoi një eksperiment, me të cilin do duhej të ndërmerreshin shumë projekte për reforma. Taz e sheh arsyen e rrëzimit të qeverisë tek presioni i madh i qeverisë amerikane për një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. “Kosova duhej të hiqte tarifat 100% të doganave. Këtu Kurti do të bënte lëshime. Por në sfond bëhet fjalë për një shkëmbim territoresh me Serbinë mbi bazën etnike. Këtë e refuzon Kurti dhe një masë e madhe e opinionit në Kosovë. Presidenti Trump kërkon në vitin zgjedhor, pas një serie dështimesh në politikën e jashtme, të paktën në Europë një sukses në politikën e jashtme. Një vendim paqeje mes Serbisë dhe Kosovës mund t’i nevojitej Trumpit.”

Kurse të enjten (26.03) ishte gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” që i kushtoi vëmendje zhvillimeve në Kosovë. “Formalisht pretekstin për mocionin e mosbesimit e ofroi një grindje për mënyrën e veprimit në krizën e Coronës. Presidenti Hashim Thaçi doli si forca nxitëse.[…]Thaçi mbështetet nga Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani, që u zgjodh edhe i dërguar i posaçëm për Serbinë dhe kosovën. Grenell kërkon prej javësh që Kosova të heqë tarifat e doganave pa kushte.[…]Kurti ishte kundër kësaj, Kosova mund t’i heqë doganat, nëse edhe Serbia heq barrierat e saj tregtare. Kjo bëri që të ashpërsohej toni mes Shtëpisë së Bardhë dhe qeverisë kosovare. Donald Trump Junior kërcënoi me atë që amerikanët mund të mbyllin edhe kampin Bondsteel, bazën e tyre ushtarake në Kosovë.”/DW

Deputeti i VV Baqinovci: Albini s’ka thënë se amerikanët kanë plan sekret, e kanë thënë Thaçi e Vuçiqi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se kreu në detyrë i Qeverisë, Albin Kurti, nuk tha se amerikanët kanë një plan sekret që përfshijnë shkëmbimin e territoreve, raporton Gazeta Express.

Bajqinovci ka deklaruar se Kurti dhe Vetëvendosje kurrë nuk do të mund të paraqiten si antiamerikanë.

“Albini e asnjë deputet i LVV nuk ka thënë se Grenell apo dikush nga administrata e SHBA ka plan sekret. Kemi thënë se ka plan e marrëveshje jo transparente, pra sekrete ndërmjet dy presidentëve Thaçi-Vuçiç”, ka shtuar ai.

Deputeti i Vetëvendosjes ka shkruar se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, s’do të duhej më të provonte ta fshehë faktin se e ka shkrirë LDK-në te presidenti Hashim Thaçi. /GazetaExpress/

Albini dhe Vjosa e humbën betejën, por do ta fitojnë luftën!! – Nga Skënder MULLIQI

 Deputetet e Kuvendit tw Kosovës në orët e vona dhë të liga për Kosovën e turpëruan dhë lënduan rëndë tempullin e demokracisë dhe të lirisë.E përdhosën votën e sovranit në kohë kolere. E përdhosën votën e lirë për interesa meskine, për interesa përsonale , për interesa të atyre që moti e kan shitur shpirtin . E keni kthyer per nje moment te keqen e madhe qe menduam të gjithë qe e lame mbrapa, qe Kosova mos te shkaterrohet perfundimisht.Grusht te rend i keni dhene ju deputete me maska te koronavirusit, por krejte të zhveshur nga turpi që nuk ua lanë as deti.Ju jeni do hiqa e kurkusha , do gjysem analfabet e matrapazë politike ,qe për ju Kosova dhe kombi nuk paraqesin asgje hiq.Jeni mësuar me vjedhë dhe plaqkite popullin tuaj, dhe e rrëzuat qeverine e shpreses per ti vazhduar avazet antiKosove aty ku I keni lënë .E futët vendin në krizë tjetër institucionale dhe ekonomike, e prut vendin buzë zhbërjës.

Jeni mesuar qe të vjedhni gjithëqka para veti, nuk keni faj! Kurti nuk ua lejojë këte .Nuk është këtu në pyetje Amerika dhe as taksa , por është në pyetje kthimi i juve qe e keni humbur pushtetin më vote, për ti vazhduar mariftetet e pista, edhe për ti shitur sërish territoret shqiptare , e tash Serbise. Dhe, këtë edhe mund ta bëni po qe nuk do tju funksionon gjate ,se populli është sovrani, nuk do ta lejon që të humben aq shume territore të vendit dhe ato me kryesoret ,për pushtet dhe për ta shpëtuar bythen nga Gjykata Speciale . Kjo seancë do të mbetet si tubimi me i turpshem ne historine e nje shteti , kur njerëzit po vdesin e ju nuk e latë pa e mbajtur tubimin antiKosovë .

Ju po kamumfloheni prapa takse , e shkarkimit te Veliut, thua se ky fare veliu na qenka Kosova! Ju qe po veproni ne një situate të tillë jeni argatet e djalllit, ju nuk jeni zëri i popullit . Kurti e ka te drejten dhe popullin mbrapa veti.E shkarkuat si hijenat e natës vonë , por kurrë nuk keni mundesi ta rrezoni zërin e arsyues qytetare, i cili pas kalimit te Koronavirusit do tua kthej përgjigjen e merituar me voten e lire.Në menyrë tinzare e hileqare e frikacake e shfrytëzuat epideminë , që mos të kan mundësi qytetarët ti mbushin sheshet në përkrahje të qeverisë së shpresës , të cilën jua morët serish, por mos mendoni për shumë gjatë .Kalon edhe kjo fortunë të cilën e prodhuat , dhe do të ndesheni më votën e sovranit e cila përfundimisht ka më ju qitë përtoke dhe ka më ju gjuajtur në bërllogun e historisë . Atje edhe e keni vendin.Ju do te zbritni nga skena politike të cilën e turpëruat aq gjate, për të mos u kthyer kurre më në pushtet…Albini e Vjosa e humbën betejën nga Ata qe nuk kan legjitimitet , por do të fitojnë luftën…?!

Donika Gërvalla në krah të Vjosa Osmanit: I ka qëndruar parimeve të saj, me gjithë presionin e madh

Donika Gërvalla i ka dalë në krah Vjosa Osmanit, në lidhje me atë që po ndodh në politikën kosovare.

Gërvalla shkruan se zonja Osmani po drejton një politikë parimore, duke shtuar se iu ka qëndruar vlerave, pavarësisht presioneve që ka pasur.

“Nëse ka një politikan të vetëm në Kosovë, i cili iu ka qëndruar konsistent qëndrimeve të tij parimore dhe të drejta, me gjithë presionin e pamasë, ai e ka emrin Vjosa Osmani”, nënvizon Gërvalla.

Dje, në Kuvendin e Kosovës u votua nocioni i mos-besimit ndaj qeverisë së Kurtit, duke rrëzuar qeverinë e tij.

Kurti: Porosia që iu dha Grenellit: 80 deputetë janë të gatshëm për një marrëveshje për shkëmbim të territorit të Kosovës (shkrimi i plotë)

Albin Kurti ka shkruar një natë pasi u rrëzua nga pushteti që e mbajti për 50 ditë. Kurti nis shkrimin e tij duke thënë se “ishte rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i rrëzuar me 82 vota pro, shkruan se “ne do të fitojmë” dhe “e ardhmja është e jona”.

Ai thotë se kuptimi i mosbesimit ishte porosia e emisarit të SHBA’së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell. Sipas kryeministrit në detyrë, me votimin dje, u kuptua se 80 deputetë janë të gatshëm për një marrëveshje për shkëmbim të territorit të Kosovës, që Kurti beson se është arritur mes Presidentit të Kosovës dhe të Serbisë.

Shkrimi i plotë:

Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.

Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.

Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë.

Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniunktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë.

Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.

Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.

Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë.

(Dokumenta) Ja çfarë kishte deklaruar Nekibe Kelmendi pas shkarkimit nga posti i Ministres së Drejtësisë

E ndjera Nekibe Kelmendi dhe dikur ish ministrja e Drejtësisë ne qeverisjen e LDK-së dhe PDK-së, sot në Kuvendin e Kosovës u be temë diskutimi, nëse ishte shkarkuar apo jo atë kohë nga kryeministri i vendit Hashim Thaçi.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së një gjë të tillë e mohoi haptas në Kuvendin e Kosovës dhe bindshëm tha që Nekibe Klemendi nuk është shkarkuar, por menjëherë pas deklaratës së  Gashit, i cili tha se Nekibe Kelmendi nuk është shkarkuar, por është tërhequr me kërkesë të LDK-së, ka reaguar vajza e Nekibe Kelmendit, avokatja Kosovare Kelmendi.

Ajo ka thënë se nëna e saj nuk është tërhequr, por është shkarkuar nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, partia e të cilit kishte koalicion qeverisës me LDK-në.

Si dëshmi ajo ka dërguar vendimin për shkarkim të nënshkruar nga Hashim Thaçi, të datës 31 mars 2010.

Ndryshe sot, Shkarkimin e saj, si ministre e LDK-së në qeverinë të cilës i printe Hashim Thaçi, e përmendi gjatë seancës Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje, teksa ndërlidhi shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike nga kryeministri Albin Kurti.Por, me këtë nuk u pajtua shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Ai tha se nuk ishte shkarkim por reformim i qeverisë në atë kohë nga Hashim Thaçi.  “Zonja Nekibe Kelemendi, në atë kohë, nënkryetare e LDK-së, nuk është shkarkuar kurrë nga z. Thaçi.

Por, çfarë kishte deklaruar vetë Nekibe Kelmendi në vitin 2010, kur ishte zëvendësuar në postin e ministres së Drejtësisë në Qeverinë e Hashim Thaçit, dhe a e kishte pranuar ajo që të respektoj vendimin e kryesisë sepse vetë Kelmendi kishte thënë se dorëheqje nuk jep.

Gazeta Kombëtare “Bota Sot” edhe atë kohë kishte raportuar pikërisht për shkakrimin e ministres se Drejtësisë Nekibe Kelmendi e cila ka shpjeguar se si i ishte kërkuar doreheqja.

“Bota Sot” kur kishte raportuar për shkarkimin e Nekibe Klemendit

Mundesh me jep dorëheqje se ashtu po kerkojnë nderkombetaret, por Kelmendi kishte thenë se ju mund të më shkarkoni dhe dua ta di arsyen” kishte thënë e ndjera Nekibe Klemendi.

Ajo një ditë më pas në intervista të ndryshme në media kishte thënë se “Si kam me e pritë, unë nuk kam lind me karrige të ministrit. E kam fituar me nder, me mund, me pastërti, me kredibilitet, me viktima, me të gjitha…, dorëheqje nuk jap, por vendimin e Kryesisë e pranoj”, kishte deklaruar Nekibe Kelmendi.

 

 

Doris Pack: E pafalshme se si LDK iu bashkua lojës perfide të Thaçit dhe Grenellit

Ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack, e ka cilësuar të pafalshme veprimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç thotë ajo, për t’iu bashkuar lojës perfide të Hashim Thaçit dhe ish-ambasadorit gjerman Richard Grenell.

“Në mes të krizës së koronavirusit Kosova bie në kaos. Se udhëheqësit e LDK-së i bashkohen lojës perfide të Thaçit e Grenellit, është e pafalshme”, ka shkruar Pack në Twitter.

Para pak ditësh, po ashtu përmes një cicërime në Twitter, ajo tha se gjithë kjo çfarë po ndodh në Kosovë është lojë e presidentit amerikan Donald Trump dhe ish-ambasadorit të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell.

“Unë pres që ata që janë në krye të LDK-së t’i rezistojnë kësaj loje egoiste nga Richard Grenell dhe Donald Trump. Ata nuk interesohen për pasojat e Evropës Juglindore dhe Bashkimit Evropian, ata janë të shqetësuar vetëm për zgjedhjet e rrezikuara të Trumpit. Unë pres që LDK-ja të kujdeset për Kosovën. Rugova do të vepronte ndryshe”, ishte shprehur para pak ditësh Pack në Twitter.

Dje, me 82 për, 32 kundër dhe 1 abstenim, u rrëzuar Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurti.

Mocion mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti e propozoi LDK-ja, që edhe vet ishte pjesë e qeverisë.

 

Kosovë: Kurti shkarkoi zëvendësin e parë të tij, Avdullah Hotin

Edlira Bllaca

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, shkarkoi nga detyra zëvendësin e tij të parë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, vetëm pak kohë pasi që parlamenti miratoi me 82 vota mocionin për rrëzimin e qeverisë së tij.

Në një njoftim të shkurtër nga zyra e kryeministrit në detyrë thuhet se Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, z. Avdullah Hoti” dhe se “vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit nga kryeministri”.

Ky është shkarkimi i dytë që kryeministri në Kurti u ka bërë anëtarëve të qeverisë nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës.

Javën e kaluar ai shkarkoi ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, për shkak të mospajtimeve rreth deklarimit apo jo të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Shkarkimi i ministrit thelloi përplasjet mes partnerëve të koalicionit qeverisës që mori pushtetin rreth 50 ditë më parë dhe coi në mocionin e mosbesimit që rrëzoi qeverinë Kurti.

Mëngjesin e së enjtes kryetari i Lidhjes Demokratike Isa Mustafa tha se “nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në qeverinë në dorëheqje”.

“Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!”, shkroi zoti Mustafa. zëri i amerikës

Kurti: Mocioni i mosbesimit – pasojë e pazareve të Thaçit për shkëmbim territorial me Serbinë

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, që është iniciuar nga partia në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ky mocion i mosbesimit ka ardhur për për shkak siç thotë ai, pazareve të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për shkëmbim territorial me Serbinë.

“Jam i bindur që ka marrëveshje praktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe presidenti në takim që ishim”, tha Kurti.

“Ky mocion mosbesimi synon ta lë popullin pa qeveri, atë qeveri që ata e kanë votuar. Për bindjen time të fuqishme motori për të shkakruar qeverinë nuk ka të bëjë as shkarkimin e minstrit Veliu e as me tërheqjen e trupave amerikane, por ka të bëjë asgjë më pak me një marrveshje të gatshme për shkëmbim territorial midis Kosovës dhe Serbisë, ky është motorri që po e shkakton këtë nxitim në Kosovë”, tha Kurti

Kurti shtoi se ‘ky pazar presidencial e kërkon rrëzimin e qeverisë’.

“Motori i kësaj është si të largohet kjo qeveri në mënyrë që t’i hapet shpalljes së gjendjes së jashtzakonshme dhe pazarit të gatshëm për shkëmbim territorial”, tha Kurti.

Arben Gashi nga Grupi Parlamentar i LDK-së në arsyetimin e tij për mocionin e mosbesimit tha se kryeministri Kurti me veprimet e bëra vendosi siç ishte edhe shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendëshme Agim Veliu, t’i jep fund koalicionit qeverisës

Mocioni për mosbesim të Qeverisë të udhëhequr nga Grupi Paralamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbështetur nga partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Lista Serbe.

Kriza qeveritare, për shkak të mospajtimeve ndërmjet dy partive të koalicionit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike erdhi në kohën kur e gjithë bota, përfshirë edhe Kosova, po ballafaqohet me luftën kundër koronavirusit të ri.

Mospajtimet të mëdha mes LDK-së dhe Vetëvendosjes dolën në shesh në lidhje me shfuqizimin e tarifës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, masë kjo që ishte vendosur nga qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Finalja e kësaj krize nisi me një deklaratë të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu pasi ai doli në favor të dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, masë kjo që u kundërshtua nga kryeministri Kurti.

Albin Kurti: Po i hapet rrugë marrëveshjes për shkëmbim territori me Serbinë

Kuvendi i Kosovës po shqyrton mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, perkatesisht të 44 deputetëve.

Albin Kurti mori pjesë në seancë dhe mbajti fjalën e tij, ku renditi arritjet e qeverisë së drejtuar nga ai, përfshi këtu masat për minimizimin e përhapjes së koronavirusit.

ARBEN GASHI NGA LDK: MJAFT MË ME VENDIME TË NJËANSHME, NDALU

Arben Gashi nga LDK-ja në replikë me Albin Kurtin deklaroi:
“Mjaft më ndalu! Ky parlament ju ka zgjedhur, ky ju shkarkon. Sa të ketë Kuvend dhe parlamentarizëm duhet t’i nënshtroheni vendimarrjeve kolegjiale. S‘mund të shkohet me teka personale”,- tha ai.

ALBIN KURTI: MUA NUK MË DHIMBSET VETJA E QEVERIA. PO I HAPET RRUGË MARRËVESHJES PËR SHKËMBIM TERRITORI ME SERBINË

Në Kuvend, Albin Kurti tha se shkarkimi I tij vjen si pasojë e një marrëveshje të errët të gatuar nga Presidenti Hashim Thaci për shkëmbimin e territoreve të Kosovës me Serbinë.

“Mua nuk më dhimset qeveria dhe vetja njerëzit populli. Ky mocion synon ta lëjë popullin pa qeverinë që ka votuar, qeverinë reformatore që e lufton korrupsionin. Po doni ta lini pa qeveri mu në mes të pandemisë së koroanvirusit në një kohë që ne po japim një shembull të mirë për menaxhimin e kësaj pandemie. Populli e di që unë nuk e kam mbështetjen tuaj, por ju të gjithë e dini që kjo qeveri ka mbështetjen e qytetarëve se padrejtësisë ndaj tyre iu shtua edhe rreziku nga korona. Motori i këtij nxitimi s’ka të bëjë me ministrin e shkarkuar, as me tërheqjen e trupave të SHBA, por me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territori me Serbinë. Ky pazar presidencial e kërkon dorëheqjen e qeverisë”,- tha ai.

Kurti tha se vetë Thaci në takim me të ia ka përmendur ekzistencën e kësaj marrëveshje.

”E takova Thacin dhe nuk u kuptuam, më tha hiqe taksën të heqim qafe Serbinë dhe të shkojmë bashkë në Uashington. Ideja është me heq tarifën, me publiku marrëveshjen, por këto pazare presidenciale janë të dëmshme dhe me mua kryeministër nuk shkojnë”.

Para seancës për rrëzimin e qeverisë, Kosovare Kelmendi, vajza e Bajram e Nekibe Kelmendit u drejtohet deputetëve me letër

Vajza e avokatit Bajram Kelmendi dhe e ish-nënkryetares së LDK-së, Nekibe Kelmendi, Kosovarja, u është drejtuar me një letër të hapur deputetëve para seancës së planifikuar për sot, për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

Letra e plotë e avokates Kosovare Kelmendi

Të nderuar deputetë,

Unë, Kosovare Kelmendi, bija e Bajram e Nekibe Kelmendit, besoj që kam të drejtën morale t’ju drejtohem me këtë letër në këto momente të vështira për Kosovën dhe popullin e saj.

Ju keni vendosur të mblidheni sot që t’ia ndryshoni kahjen vullnetit të popullit të shprehur me votë, më 6 tetor 2019. A jeni të vetëdijshëm për përgjegjësinë e madhe që keni ndaj popullit? Nëse jo, po ua rikujtoj se më shumë se që keni përgjegjësi ndaj të gjallëve të këtij vendi, ju keni borxh ndaj atyre mbi gjakun e të cilëve u ndërtua edhe Kuvendi, ku ju sot me një ngritje dore mund të na i shuani shpresat sadopak të ringjallura për një të ardhme më të mirë.

Ju edhe mund ta keni harruar, por unë dhe familja ime e përgjysmuar, edhe po të duam nuk mund ta harrojmë kurrë mesnatën e 24-25 marsit 1999. Mbi 100 plumba u zbrazën atë natë mbi trupat e babait e vëllezërve të mi. Në këto 21 vjet, si familje dëshmorësh nuk kam kërkuar kurrfarë të mire nga asnjë pushtet. Kam jetuar e punuar si qytetare e përgjegjshme. Më ka mbajtur të fortë ideali dhe krenaria se gjaku i familjarëve të mi u bë themel i lirisë dhe i shtetit të Kosovës. Madje, nuk iu kam dhënë zor as ta vëni në vend drejtësinë për ta, si vrasja e vetme politike e pazbardhur. Armiku i familjes time ka qenë gjithmonë i ditur.

Por, sot, me mënyrën se si po keqpërdoret pushteti për të realizuar ambicie personale dhe për interesa partiake e grupore unë më nuk po e di cili është armiku im dhe i këtij populli.

Nëna ime Nekibe Kelmendi, edhe pse me plagë në shpirt, vazhdoi kontributin për shtetësinë e Kosovës në partinë themeluese e së cilës ishte. Deri në frymën e fundit i qëndroi besnike edhe Lidhjes Demokratike edhe Kosovës. Me guxim atdhetar dhe intelektual ju bëri ballë jo vetëm sfidave, por edhe “ndërskamcave” ndërkombëtare dhe vendore. Betejën e fundit e pati me ish-ambasadorin Christopher Dell dhe qeverinë e atëhershme LDK-PDK, të drejtuar nga Hashim Thaçi. Përplasjet me Dellin i ka pasur pikërisht për formimin e gjykatave paralele serbe në veri të Mitrovicës, si rrezik i paralajmëruar për ndarjen e veriut të Kosovës.

Këmbëngulësia e saj me një JO të fuqishme i kushtoi me shkarkim nga posti i Ministres së Drejtësisë. Me gjithë presionet ajo nuk pranoi të japë dorëheqje. “Le të më shkarkojnë se unë nuk dorëzohem. Nuk ka pazare në kurriz të popullit tim e të Kosovës. E paguaj, jo me pozitë, por edhe me kokën time për të mirën e vendit tim”, më thoshte. Qëndrimi i saj e kishte nervozuar shumë ish-ambasadorin Dell. “E urrej këtë Nekibe Kelmendin sepse kjo krejt punët t’i prishë. Por, ju kosovarët duhet ta duani”, ju kishte thënë Delli disa bashkëpunëtorëve të tij.

Nekibe Kelmendi nuk dha dorëheqje. E shkarkuan. Asaj nuk i bënte përshtypje shkarkimi. Por e brengoste rreziku që i kanosej Kosovës. Nekibja u shkarkua, u sëmur dhe vdiq, por koalicioni LDK-PDK nuk u prish. E atëkohë, as pandemi të rrezikshme për shëndetin nuk kishte.

Sot, kur po e shoh se si po e mbron LDK-ja ministrin e saj të shkarkuar Agim Veliu, (kundër të cilit nuk kam asgjë personale), po pyetem, athua më i vlefshëm qenka dinjiteti i Agim Veliut se sa kauza të cilën e mbrojti nëna ime. Ajo nuk pati përkrahje të këtillë partiake.

E di se LDK-ja nuk është më ajo e kohës së Ibrahim Rugovës, Fehmi Aganit, Nekibe Kelmendit, Xhemajl Mustafës e shumë intelektualëve të tjerë, por dua të besoj se trashëgimia e tyre politike në LDK nuk ka vdekur plotësisht.

Të nderuar deputetë,

Para se të ngrehni dorën për ta votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë, në kohën kur po rrezikohemi nga një armik i padukshëm, ndaluni dhe mendoni pak për peshën e vendimit që do të merrni. Kujdes se si do të mbaheni mend në histori. Mos ju hyni në hak as të gjallëve as atyre që me jetë e paguan lirinë e këtij vendi. Gjakun e familjarëve të mi nuk e fali!

Ndahet nga jeta aktorja e madhe Leze Qena

Është ndarë nga jeta aktorja Leze Qena.

Është shuar ikona e aktrimit kosovar, Leze Qena, në moshën 85 vjecare, mëngjesin e sotëm, konfirmon T7.

Ajo ka vdekur vetëm pak minuta më parë në Mjekimin Intenziv në QKUK.

Aktorja ishte pjesë e shumë filmave, serialeve vendore dhe përtej saj. Së fundi ishte pjesë e serialit “Çka ka shpija”.

Leze Qena ishte lindur në Prizren, më 1 mars të vitit 1935.

Në Prizren kreu edhe shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa më pas vazhdoi shkollimin e lartë në Prishtinë.

Aktorja më pas filloi edhe karrierën si aktore, ku takoi edhe bashkëshortin e saj, aktorin Xhevat Qena, me të cilin kaloi shumë vite bashkë.

Ata kishin një histori shumë të bukur dashuria dhe treguar se dashuria triumfon mbi gjithçka. Lezja tregonte se mjaftonte dëshira për një darkë që ata të shkonin në Zagreb e të ktheheshin pastaj në punë. Ndërsa në disa raste, Xhevati ishte treguar xheloz kur ishte në publik me Lezen, tregonte aktorja për bashkëshortin e saj, pa të cilin i ra të jetonte edh shumë vjet pas vdekjes së tij.
Xhevat Qena e Leze Qena

Lezja ishte aktore shumë e dashur dhe me vlerë për Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku ka aktruar në shumë shfaqje, deri në vitet e fundit të jetës së saj. Madje ministri i atëhershëm i Kulturës në Kosovë, kishte thënë se “angazhimi i saj në skenën e teatrit është një thesar i çmuar për historikun e teatrit kosovar”.

Ajo njihet për shumë role në shfaqje, filma e seri të shumta televizive shqiptare, si “Po e zëm, po e zën”, “I ikuri (Fidani)”, “Qesh e ngjesh”, e “Të gjithë me ne ndër të tjera”, në të cilat është shfaqur që nga vitet 1070.

Ndërsa që nga vitet 2000, Lezja ka qenë pjesë e ekranit televiziv në shumë serialet komedi të dashura për publikun shqiptar, duke filluar me “Mahmutovitët e Rexhepovitët”, më pas për rolin e ‘Gjyshes’ në serialin “Familja Moderne”, “Kombinati” dhe së fundi në komedinë “Çka ka shpija”.

Të gjithë ata që e njohin, miqtë e bashkëpunëtorët e kolegët që i ka rënë rasti të punojnë me të, gjithmonë kanë thënë se Lezja ishte ajo që i ndriçonte ditën sa herë që ishte në punë.

Leze Qena ka vdekur në mëngjesin e sotëm në QKUK, vetëm pak ditë pasi ka mbushur 85 vjet./Gazeta Express/

Enver Hasani: Çfarë ndodh nëse miratohet mocioni i LDK-së kundër Qeverisë Kurti

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese së Kosovës, Enver Hasani ka folur çfarë ndodh nëse kalon mocioni i LDK-së kundër Qeverisë Kurti.

Hasani ka theksuar se nëse rrëzohet qeveria, presidenti ia kërkon Lëvizjes Vetëvendosje, si parti që ka dalë e para në zgjedhje, emrin e kandidatit për kryeministër brenda 15 ditësh.

Nëse VV nuk e ka kandidatin tjetër, atëherë brenda 10 ditësh presidenti duhet ta gjejë një kandidat të tretë.

Sipas tij, kandidati i tretë mund të caktohet në bashkëpunim me partitë, dhe ai kandidat i cili i ka edhe votat në Kuvend.

Nëse dështon edhe kandidati tjetër, sipas Hasanit vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas tij, për shkuarjen në zgjedhje duhet të ketë edhe vullnet të partive politike.

Në një intervistë në RTV 21, ai ka theksur se opsion do të ishte edhe një qeveri teknike, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ai ka dalë kundër idesë për shkëmbimin e territoreve, derisa ka kërkuar transparencë në këtë proces.

Ndryshe, sot nga ora 11:00, pritet të mbahet seanca e Kuvendit ku do të diskutohet dhe votohet mocioni i inicuar nga LDK për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

(Reporteri.Net)

OJQ-të: Mocioni rrezikon ta fusë vendin në krizë

Arton Konushevci

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett thotë se është “i kënaqur” që Kuvendi i Kosovës do të mbajë të mërkurën seancë për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Ambasadori Konsett thotë se është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të repsketojnë Kushtetutën e vendit.

“I kënaqur të shoh kuvendin që ka vendosur të mbajë seancë nesër lidhur me mocionin e mosbesimit. Siç i thash edhe sot kryeministrit (v.j. Albin Kurti), është e rëndësishme që kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij në Twitter.

Këtë postim të ambasadorit Kosnett e ka mbështetur edhe i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.

Por Gjermania dhe Franca më herët gjatë ditës kërkuan nga Lidhja Demokratike e Kosovës të rishqyrtojë vendimin për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë dhe të ndihmojë ekzekutivin e vendit të përballet me kriza.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christin Heldt ka njoftuar se së bashku me zyrtarët francezë, i kanë nisur një notë proteste zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, që të kërkojë nga lideri i partisë së tij, të qëndrojë në qeveri.

“Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës i kanë nisur kërkesë të përbashkët zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti që të njoftojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa mbi shqetësimet e dy shteteve tona, që të qëndrojë në krah me popullin e Kosovës në këtë krizë. E ftojmë LDK-në të rishqyrtojë vendimin për mocionin e mosbesimit dhe të mbajë qeveri të besueshme dhe të qëndrueshme për t’u përballur me sfidat”, shkruan ambasadori Heldt në një postim në Twitter.

Pas reagimit të ambasadorëve, edhe ministritë e Jashtme të Gjermanisë dhe Francës lëshuan një deklaratë të përbashkët, ku shprehin shqetësimet e tyre lidhur me situatën politike në Kosovë, në kohën kur, siç thuhet “është i nevojshëm uniteti politik për t’u përballur me krizën e COVID-19”.

“Kosovës i duhet një qeveri stabile dhe funksionale që të përballet me këtë krizë. Prandaj, ne ju bëjmë thirrje që votimi për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të rishqyrtohet ose të shtyhet”.

Në deklaratën e përbashkët, Gjermania dhe Franca po ashtu kanë shprehur pritjet e tyre që taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, të hiqet plotësisht më 1 prill, pasi Qeveria e Kosovës më 20 mars e hoqi atë vetëm për lëndën e parë. Berlini dhe Parisi zyrtar thonë se kanë mirëpritur këtë vendim të qeverisë, si përpjekje për të rifilluar dialogun me Serbinë.

“Kur të jenë krijuar kushtet për rinisjen e dialogut dhe të jetë tejkaluar kriza me COVID-19, presidenti (i Francës, Emmanuel) Macron dhe kancelarja (gjermane, Angela) Merkel) planifikojnë të mbajnë një samit në Paris me pjesëmarrjen e të gjitha palëve dhe Përfaqësuesit të lartë (të BE-së, Josep) Borrell”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ministrive të Jashtme të Gjermanisë dhe Francës.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur të martën ku është shqyrtuar kërkesa e LDK-së dhe deputetëve opozitarë për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se seanca është caktuar të mbahet të mërkurën.

Ajo u bëri thirrje deputetëve që të mos e përkrahin mocionin në këto rrethana, kur COVID-19 po paraqet kërcënim për jetën e qytetarëve.

“Absolutisht nuk e përkrahi këtë mocion dhe natyrisht i bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mos ta përkrahin këtë mocion sepse as nuk është në kohën e duhur, por mbi të gjitha nuk do t’i prodhojë Kosovës një qeveri tjetër që ka legjitimitet ose që mund të merret me sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova”, tha Osmani.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se ishin veprimet e kryeministrit Kurti, ato që bën partinë e tij të inicionte procedurën për rrëzimin e qeverisë, në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Mustafa ka tërhequr vërejtjen ndaj anëtarëve të LDK-së që kanë dalë kundër vendimeve të partisë.

“Nuk është e natyrshme që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të marrë fund”, është shprehur Mustafa.

Para se të kumtohej vendimi i kryesisë së kuvendit, vendet e Quint-it dhe Bashkimi Evropian u bën thirrje partive dhe liderëve të Kosovës që t’i lënë anash mosmarrëveshjet dhe të bëhen bashkë për të luftuar kërcënimin aktual në mbarë botën, COVID-19.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një deklaratë të përbashkët kërkuan që “në momentin e vështirë si ky, u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucionalë dhe politikë që të përqendrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat kushtetuese dhe autoritetin që u është besuar atyre përmes Kushtetutës”.

“Në këtë moment kritik, i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe t’i japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë e jo politikës, duke ju kujtuar se vendet tona kanë marrë të gjitha masat të jashtëzakonshme në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ambasadave të vendeve të Quint-it.

Edhe Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të gjitha institucionet të punojnë së bashku në harmoni me Kushtetutën.

“BE-ja qëndron bashkë me Kosovën në luftën kundër COVID-19. Në këtë kohë të vështirë dhe sfiduese, populli i Kosovës ka nevojë për udhëzime të qarta dhe siguri se do të ndërmerren të gjitha masat e mundshme për t’i zbutur efektet e pandemisë. I bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve që të punojnë së bashku, (në respektim të plotë të Kushtetutës së Kosovës) dhe ta drejtojnë tërë energjinë dhe mundin e tyre drejt luftimit të pandemisë dhe ofrimit të sigurisë për popullin e Kosovës. Nuk është koha për antagonizma politikë ose institucionalë, por për unitet politik”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Kosovë, mendojnë se deputetët nuk duhet që të votojnë pro mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Ata thonë se deputetët, çështjes së mocionit duhet t’i japin një mundësi 90-ditore, deri të kalohet gjendja me pandeminë e koronavirusit.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, thotë për Radion Evropa e Lirë se në këto rrethana, nuk do të duhej që të ketë mocion për rrëzimin e qeverisë.

“Ne presim që deputetët të tregojnë një emancipim qytetar dhe politik dhe të mos votojnë këtë mocion, por duke i dhënë atij një afat, një periudhë 90-ditore, të paktën pas kalimit të kësaj gjendjeje dhe në rrethana më të përshtatshme ata mund të marrin një vendim, që do t’i japë një epilog gjendjes bazuar në vullnetin e shumicës së deputetëve të Kosovës”, tha Kryeziu.

OJQ-të: Mocioni rrezikon ta fusë vendin në krizë

Përfaqësuesit e 12 organizatave joqeveritare në Kosovë, krerëve të shteti u kanë dërguar një letër të hapur.

Ata thonë se Kosova ndodhet në fazë tejet të ndjeshme në luftën kundër shpërndarjes së mëtutjeshme të virusit COVID-19.

“Në këto momente kritike, ne organizatat joqeveritare nga shoqëria civile vlerësojmë që ndërmarrja e iniciativave nga subjektet politike parlamentare për shkarkimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie të re është jo në kohën e duhur. Votimi i mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, ndonëse është e drejtë kushtetuese e partive politike parlamentare, rrezikon të fusë vendin në krizë politike e institucionale dhe të nxisë pakënaqësi qytetare, që tani vendit i duhen më së paku”.

Këto organizata nga shoqëria civile vlerësojnë se aktualisht shëndeti publik dhe qetësia qytetare duhet të jenë imperativ për tërë spektrin politik.

“Kërkojmë nga ju që deri në mbajtjen eventuale të seancës, të bëhen të gjitha përpjekjet e nevojshme për arritjen e një marrëveshje politike për tejkalimin e situatës së tanishme”, thuhet pos tjerash në letrën e tyre.

Qeveria e Kosovës ka pësuar luhatje, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë lindur ndërmjet dy partive partnere të koalicionit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përplasjet mes tyre kulmuan me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për shkarkimin e Agim Veliut nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo e fundit, inicioi më pas mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, duke i siguruar nënshkrimet nga deputetët e opozitës.

Kriza qeveritare, për shkak të mospajtimeve ndërmjet dy partive të koalicionit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, po vjen në kohën kur e gjithë bota, përfshirë edhe Kosova, po ballafaqohet me luftën kundër koronavirusit të ri. Gjendja është treguar alarmante, andaj edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjendje pandemie.

Vjosa Osmani u bën thirrje deputetëve që të mos e votojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti

Vjosa Osmani u bën thirrje deputetëve që të mos e votojnë nesër rrezimin e Qeverisë së Albin Kurtit. Ajo thotë se nuk do të mund të bëhet një qeveri tjetër legjitime me partitë që LDK’ja ka premtuar se nuk do të bashëpunojë. Thotë se edhe shtetet e QUINT’it kërkuan funksionalitetin e Qeverisë.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani thotë se seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë është caktuar me votat e shumicës së kryesisë së Kuvendit, ndërsa ajo ka votuar kundër mbajtjes së seancës të cilën e ka kërkuar LDK’ja.

Osmani përvec kësaj thotë se është kundër rrezimit të Qeverisë dhe beson se pas saj nuk do të mund të krijohet një qeveri tjetër legjitime.

“Natyrisht që unë kam shprehur qendrimin tim kundër këtij mocioni, sepse unë kam besuar se nga 6 tetori por edhe para 6 tetorit se e vetmja mënyrë që vendit tonë t’i sigurojmë qeveri me legjimitet, qeveri që në vetëvete ka të përfshirë njerëz që jo vetëm që nuk janë të korruptuar po edhe që në mënyrë efektive e luftojnë krimin dhe korrupsionin”, është thënë kryeparlamentarja, transmeton Gazeta Express.

Osmani ka thënë para mediave se është kundër rrezimit të Qeverisë dhe se beson që nuk mund të formohet një qeveri legjitime me partitë që, sipas saj, LDK’ja ka premtuar që nuk bashkëpunon.

“Kam besuar për krjimin e një qeverie të tillë dhe i kam dhënë përkrahjen time maksimale. Tani keqkuptimet brenda qeverisë e kam vështirë t;i kuptoj sepse nuk jamë pjesë e saj por përkudër të gjithave unë kam besuar dhe akoma besoj që ka pasur hapësirë mes partnerëve të gjendet një zgjidhje që në vecanti në këtë kohë tepër të rëndë për qytetarët mos të shtohet edhe bara e krizës politike… Pra, absolutisht nuk e përkrahi këtë mocion dhe i bëjë thirrje të gjithë deputetëve të mos e përkrah, sepse as nuk është në kohën e duhur, por mbi të gjitha nuk do t’i prodhojë Kosovës Qeveri tjetër që ka legjimitet. Kosova s’ka dhe e cila do të përfsijë parti me të cilat LDK’ja ka dhënë premtim se nuk do të hyjë me to”, është shprehur ajo.

Ndërkaq Osmani beson se pozita e saj nuk mund të preket përkundër formimit të ndonjë qeverie tjetër.

“Një qeveri teknike nuk mund ta përfshijë postin e kryeparlamentares, pra nuk mund të jetë pjesë e pazareve. Sic e dini prpozimimi i kryeparlamnetares sipas aktgjykimit të Kushtetueses i takon vendit të parë.

Kuvendi i Kosovës shqyrton nesër mocionin për rrëzimin e qeverisë

Kryesia e parlamentit të Kosovës vendosi që të mërkurën në orën 11 të mbahet seanca për mocionin e votëbesimit për qeverinë e kryeministrit Albin Kurti.

Lidhja Demokratike e Kosovës, që është pjesë e koalicionit qeverisës, dorëzoi mocionin katër ditë më parë. Mocioni pasoi shkarkimin e ministrit të Brendshëm nga radhët e saj, Agim Veliu nga ana kryeministrit Albin Kurti dhe siç është thënë mos heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe.

Kryetarja e parlamentit, Vjosa Osmani, tha se para mbledhjes së kryesisë është këshilluar me autoritetet shëndetësore lidhur me sigurinë e mbledhjes së seancës në kohë pandemie, dhe ka marrë një sërë rekomandimesh të cilat administrata e parlamentit, siç tha ajo, nuk është në gjendje t’i plotësojë.

Pavarësisht kësaj, tha ajo, mbajtja e seancës u votua nga katër përfaqësues të partive politike, ndërsa u kundërshtua nga dy anëtarë. Zonja Osmani përsëriti qëndrimin e saj kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë, duke i bërë jehonë thirrjes së diplomatëve perëndimorë për ruajtje të unitetit institucional në këtë kohë të vështirë për popullin e Kosovës, si dhe ruajtje të integritetit dhe funksionaliteti të qeverisë dhe institucioneve tjera.

Ajo tha se beson që ka pasur hapësirë për gjetjen e një zgjidhjeje në mes të partnerëve të koalicionit qeverisës, ashtu që në kohë krize shëndetësore të mos shtohet edhe barra e krizës politike, duke u bërë thirrje të gjithë deputetëve që të mos e mbështesin këtë mocion.

Mocioni është mbështetur nga opozita ndërsa është kritikuar nga diplomatë, vëzhgues e analistë që e cilësojnë këtë zhvillim politik si shumë të dëmshëm në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë e virusit COVID-19.

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës i kërkuan me herët gjatë ditës Lidhjes Demokratike e Kosovës të rishqyrtojë vendimin për mocionin e mosbesimit.

Të dy ambasadat i kanë nisur një letër proteste zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, që të kërkojë nga kryetari i partisë së tij, të qëndrojë në qeveri.

“Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës i kanë nisur kërkesë të përbashkët zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti që të njoftojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa mbi shqetësimet e dy kryeqyteteve tona. Gjermania dhe Franca qëndrojnë përkrah me popullin e Kosovës në këtë krizë. E ftojmë LDK-në të rishqyrtojë vendimin për mocionin e mosbesimit dhe ta mbajnë qeverinë të besueshme dhe të qëndrueshme për t’u përballur me sfidat”, shkruan ambasadat gjermane e franceze në rrjetet sociale.

Qeveria e koalicionit ndërmjet lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike është formuar në fillim të muajit shkurt dhe është gjetur nën trysni për të hequr tarifat ndaj mallrave serbe që u vendosën në nëntor të vitit 2018, duke çuar në pezullimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Lidhja Demokratike nuk është pajtuar me qëndrimin kryeministrit Kurti për heqjen e kushtëzuar të tarifave, duke kërkuar që ato të hiqen tërësisht sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara, të cilat tashmë kanë pezulluar programe dhe kanë paralajmëruar sanksione të tjera nëse kjo nuk ndodhë. zëri i amerikës

Kosovë – Lirohen përkohësisht nga TVSH-ja importet e grurit dhe miellit

Ministria e Financave dhe Transfereve e Kosovës ka marrë vendim për lirimin e përkohshëm nga pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për të gjitha importet e grurit dhe miellit.

Njoftimi vjen në kohën kur Kosova – si edhe vendet e tjera të botës – po përballet me përhapjen e një koronavirusi që shakton sëmundjen COVID-19.

Aktualisht, në Kosovë janë 61 persona të infektuar, ndërsa një pacient ka humbur jetën.

Ministria e Financave dhe Transfereve tha se vendimi i saj për lirim nga TVSH-ja të importeve të grurit dhe miellit hyn në fuqi nga dita e sotme dhe se për zbatimin e tij obligohet Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

Më herët, Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Kosovë i ka siguruar qytetarët se i ka marrë të gjithë hapat e nevojshëm për furnizimin e rregullt të tregut me drithë dhe miell.

Sipas ministers Rozeta Hajdari, institucionet e Kosovës kanë mjete financiare dhe burime të duhura për të siguruar furnizimin me mallrat esenciale.

Ditëve të fundit, në Kosovë janë vërejtur blerje të shtuara nga qytetarët, sidomos të produkteve ushqimore. rel

Diplomatët perëndimorë në Prishtinë: Merruni me koronavirusin – jo me politikë

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, u bënë thirrje udhëheqësve të Kosovës të përqendrohen në luftën kundër koronavirusit dhe jo në çështjet politike.

Në një komunikatë të përbashkët të ambasadave thuhet se “në këtë kohë të vështirë, u bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve institucional dhe politik që të përqendrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat Kushtetuese dhe autoritetin që u është besuar atyre përmes Kushtetutës”.

“Në këtë moment kritik, i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe t’i japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë e jo politikës, duke ju kujtuar se vendet tona kanë marrë të gjitha masat të jashtëzakonshme në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, zyra e Bashkimit Evropian dhe shefat e misioneve të vendeve të BE-së nëpërmjet një komunikate thanë se është koha për unitet politik.

“Në këtë kohë të vështirë dhe sfiduese, qytetarët e Kosovës kanë nevojë për orientim të qartë dhe për të qenë të sigurt se po merren të gjitha masat për të zbutur ndikimin e pandemisë. U bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve institucional të punojnë së bashku në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe të përqendrojnë energjitë e tyre drejt luftës kundër pandemisë dhe mbrojtjes së qytetarëve të Kosovës. Nuk është koha për antagonizma politik apo institucional, kjo është kohë për unitet politik”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të diplomatave evropianë.

Thirrjet e diplomatëve u bënë në një kohë kur vendi është përfshitë në krizë politike dhe përplasje rreth vendimit të qeverisë për të kufizuar lëvizjet e qytetarëve. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dërgoi në Gjykatën Kushtetuese këtë vendim duke e cilësuar atë si jo kushtetues. zëri i amerikës

Skandaloze dhe tmershme: KJO ËSHTË FYTYRA E VËRTETË E PRESIDENTIT THAÇI!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Mbamë vonë Presidenti Thaçi i sikletuar nga një vendim i qeverisë për kufizimin e lirë te njërezve në kohë pandemie i thret urgjentisht mediat i revoltuar nga vendimi i qeverisë.Ai ne këtë konferencë e ka atakuar vendimin e qeverisë duke theksuar se Albin Kurti e ka shkelë ne menyre flagrante Kushtetutën e Kosovës.

Shumë e quditëshme thue se se ky njeri nuk e ka shkelë asnjeherë Kushtetutën e Kosovës,jo njëherë por mediat vazhdimisht e kan atakuar për shkelje te Kushtetutes me dhjetra herë.

Është skandaloz dhe i papranueshëm sjellja e këtillë e Presidentit Thaçi,kur e gjitha bota po merr kso vendimesh për ndalimin e levizjës së”lirë”siç thotë ai.,sodmos në këtë kohë pandemie kur virusi po hanë për çdo ditë koka njërëzish me qindra e mija anë e mbanë botës.

A,mos po deshiron Presidenti i jonë qe njërezitë në këtë situatë të levizin lirëshem te infektrohën lirshëm me virusin gjakpires.

Eu,eu shoku president marifetet tua spo kanë te ndalur.

Bile shkonë edhe më larg sa qe bënë thirrje publike te mos e respektojnë këtë vendim te qeverisë,por te dalin lirshëm dhe te “ushqehën”me virusin vdekje prues.

Behet edhe me e çuditeshme kur këtë atakim të qeverisë për levizjën e lirë e aproivon edhe binomi i tij i LDK Isa Mustafa i cili si duket janë marë veshë me Thaçin qe me parë.

Edhe ky është një sihariq i bukjur i ketyre dy rrenusve te shtetit.

Sulm fizik ndaj një ekipi gazetarësh në veri të Kosovës

Zëvendësdrejori rajonal i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se pak pas orës 13:00 ka marrë thirrje telefonike përmes të cilës policia është njoftuar për sulmin fizik ndaj ekipit të Gazetës Blic, në kryqëzimin e rrugëve, Ivo Lola Ribar dhe Princi Milosh, në Mitrovicë të Veriut.

“Njësitet policore kanë reaguar në vend të ngjarjes. Nga gazetarët kemi kuptuar se derisa ishin duke e bërë një xhirim për një rrëfim lidhur me koronavirusin, atyre u është afruar së paku një i dyshuar, i cili u ka kërkuar të mos xhirojnë dhe i ka sulmuar fizikisht”, tha Hoti.

Sipas tij, hetuesit e Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha masat në vendin e ngjarjes, në kërkim të të gjitha provave të mundshme, pëfshirë edhe kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët e rastit, për të identifikuar kryesin e veprës.

Hoti tha se prokurori kujdestar është njoftuar me rastin.

Ndaj sulmit të ekipit të gazetarëve të Gazetës Blic ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili ka thënë se në këtë ekip kanë qenë gazetarët Nebih Maxhuni, Diamant Bajra dhe kameramani Arsim Rexhepi.

Sipas AGK-së, gazetari Maxhuni është duke u trajtuar në spitalin e qytetit të Mitrovicës.

“Sulmi i tillë ndaj gazetarëve është akt i shëmtuar dhe skandaloz i cili nuk përkon me një shoqëri të lirë dhe demokratike”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Sulmin ndaj gazetarëve të Gazetës Blic, e ka dënuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Dënoj sulmin ndaj gazetarëve, Nebih Maxhuni, Diamant Bajra dhe Arsim Rexhepi në Mitrovicë të Veriut. I bëj thirrje të gjithëve të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga aktet e dhunës. Gazetarët duhet të jenë në gjendje ta bëjnë punën e tyre pa frikë dhe presion. Të gjithë jemi së bashku në luftën kundër COVID-19”, ka shkruar në Twitter presidenti Thaçi. rel

Kosova porosit 7 000 teste për koronavirus

Shtatëmijë teste për koronavirus janë porositur nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës dhe ato pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak ditësh, thanë zyrtarë të këtij institucioni.

Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në këtë ministri, tha se ofertuese e testeve ëshë një kompani vendore, por nuk dha më shumë detaje për të.

Hoti po ashtu tha se është porositur terapi klorokine (Chlorochuine), por theksoi se për përdorimin e saj do të vendosin profesionistët e fushës.

“Brenda pak ditësh do t’i kemi edhe dozat e para të produktit klorokine. Por, duhet përmendur se akoma nuk ka një medikament, i cili është treguar i suksesshëm në trajtimin e kësaj sëmundjeje”, tha Hoti.

Për medikamentin tjetër azitromycine, me të cilin thuhet se mund të trajtohen pacientët e prekur me koronavirus, në kombinim me të parin, Hoti tha se është në listën esenciale të barnave dhe se ka në stoqe.

Aktualisht, vaksinë kundër sëmundjes që shkakton koronavirusi, COVID-19, nuk ka.

Kosova ka 33 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa një pacient ka humbur jetën të dielën. rel

Vjosa Osmani e pyet Institutin se a mund të mbahet seanca për rrëzimin e Qeverisë, Kryesia mblidhet nesër

Kryeparlamentarja Osmani po pret opinion profesional nga Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik, nëse Kuvendi mund ta mbajë seancën, të cilën e kërkon LDK-ja për rrëzim të Qeverisë. Për këtë opinion, të zëshëm kanë qenë zyrtarë të Vetëvendosjes, të cilët kanë thënë se s’ka kushte për t’u thirrur seanca

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thirrur për nesër, në orën 14:00, mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku do të diskutohet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, të cilin e ka iniciuar LDK-ja.

Ndërkaq, ajo po pret mendim nga Instituti, i cili ka caktuar masat mbrojtëse, që urdhërohen të ndiqen në situatën e krijuar nga virusi Covid-19.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express këshilltari i kryeparlamentares, Faton Peci.

“Është kërkuar opinion profesional nga IKSHPK-ja, ndërkaq mbledhja e Kryesisë, ku trajtohet mbajtja e seancës mbahet nesër”, ka thënë ai.

LDK-ja të premten ka mbledhur dhe ka dorëzuar mbi 40 nënshkrime të nevojshme për të thirrur seancën, ku pritet të votohet mocioni i mosbesimin ndaj Qeverisë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mocioni i mosbesimit duhet të vihet në rendin e ditës së Kuvendit jo më herët se dy ditë, e jo më vonë se 5 ditë pas parashtrimit.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht është deklaruar se seanca, ku votohet për rrëzim të Kurtit, nuk mund të mbahet, pasi, sipas tyre, një gjë e tillë ndalohet sipas vendimeve të marra për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Nënkrytarja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, të premten ka shkruar se nuk ka kushte për mbajtje të seancës, e aq më pak për debat parlamentar.

Ajo thotë se duhet të presë seanca deri në pezullimin e gjendjes emergjente.

“Shto kësaj rreth 150 komplete uniformash e maskash specifike mbrojtëse, e që sot janë më se të nevojshme për punëtorët shëndetësorë. Mirëpo edhe me marrje të të gjitha masave, NUK KA KUSHTE PËR DEBAT! E kemi një Qeveri të përgjegjshme, ta lejojmë të veprojë. Të gjitha të tjerat mund të presin deri në pezullimin e gjendjes emergjente. Mos po doni me rrëshqitë në diktaturë”, ka shkruar ajo.

Analisti Blerim Vela ka shkruar sot se Kuvendi nuk mund të thërrasë seancë, kur një nga masat elementare është mbajtja e distancës dymetërshe mes vete.

Megjithatë, ai citon rregulloren e Kuvendit, ku thuhet se seanca mund të mbahet në hapësira tjera. Sipas Velës, mbetet të shihet nëse do të arrihet të realizohet një seancë me qindra veta, duke u respektuar masat që cilësohen si jetike, në situatën e krijuar nga koronavirusi.

Mocionin e rrëzimit të Qeverisë Kurti, e cila u votua më 3 shkurt, e kanë përkrahur partitë opozitare.

LDK-ja kërkoi rrëzimin e Qeverisë, pjesë e të cilës është edhe vetë, për shkak të vendimit të kryeministrit Albin Kurti për ta shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu. Sipas tekstit të nismës së rrëzimit të Qeverisë, LDK-ja përmend “rrezikimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga kryeministri Kurti”, si arsyen kryesore të prishjes së marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje. /Express/

Kosovë: Dënohet gjerësisht një tentim sulmi ndaj gazetarit Berat Buzhala

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, u shpreh të hënën i shqetësuar me “tentim sulmin ndaj gazetarit Berat Buzhala. Është me rëndësi që njerëzit të ruajnë qetësinë në këto kohë të vështira me pandeminë Covid-19 dhe situatën aktuale politike. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikë nga dhuna në mënyrë që të gjitha opinionet të dëgjohen”, thuhet në reagimin e misionit të OSBE-së.

Ky mision ju bashkua reagimeve që nxiti gjatë fundjavës njoftimi për një kërcënim me sulm ndaj drejtorit të Gazetës Express dhe televizionit T7, Berat Buzhala.

Policia e Kosovës i tha Zërit të Amerikës se është duke trajtuar këtë rast. “Të gjitha veprimet hetimore janë në proces sipas procedurave ligjore dhe në konsultim të plotë me prokurorin kompetent”, tha zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Zoti Buzhala shkroi të shtunën mbrëma në llogarinë e tij në facebook se dy persona kishin provuar ta sulmojnë në afërsi të një barnatoreje në Prishtinë.

“Ne presence te kater pese vetave, te barnatorja Rexal ne Prishtine, dy vagabonda te Vetevendosjes deshten me me sulmu. Madje kjo ngjarje kish me shku shume ma keq, nese paraprakisht nuk do te me kishte paralajmeru nje vajze qe i kish degju tuj fole, gjate kohes kur une isha brenda. Kaq sa i perket tolerances, lirise se shprehjes dhe mendimit ndryshe. E paramendojeni, une i kam perkrahe per me ardhe ne pushtet. Suksese me kete qasje”, shkroi ai.

Por zëdhënësi i lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, reagoi në rrjetin facebook duke thënë se veprimtarët e lëvizjes Vetëvendosje nuk sulmojnë mendimin ndryshe.

“Aktivisti politik shquhet për idenë e angazhimit në mënyrë që liria e mendimit të mos mbetet vetëm aty. Normalisht pa penguar mendimin e tjetrit. Për nga natyra aktivisti nuk e sulmon dikë tjetër ndryshe, sepse tashmë ai e ka vuajtur mendimin ndryshe. Ai ka qenë thyerje e kësaj monotonie e homogjeniteti të pushtetit. Madje ai e ka vuajtur edhe mosdallimin esencial në një kohë mes pushtetit dhe disa mediave, media këto që mbronin pushtetin kinse po e mbroj e vetën e tyre për liritë e garantuara. Aktivisti i VETEVENDOSJE!s nuk e sulmon mendimin ndryshe, për ta kritikuar po. Patjetër. Po bëri ndryshe s’është më”, shkroi zoti Manxhuka.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, u shpreh i shqetësuar me njoftimin, duke e cilësuar “këtë akt të papranueshëm, AGK kërkon nga Policia e Kosovës dhe të gjithë ata që janë të thirrur për të mbrojtur dhe ruajtur rendin e ligjin, hetim të menjëhershëm që kryerësit e kësaj vepre të dalin sa më parë para drejtësisë”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, “dënoi tentim sulmin ndaj zotit Buzhala duke e quajtur të papranueshëm për shoqërinë e Kosovës. Shteti demokratik i Kosovës është ndërtuar mbi të drejtat e njeriut, ku liria e shprehjes është përcaktuese për zhvillimin e demokracisë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës, liderët institucionalë dhe politikë që të distancohen prej akteve të tilla”, shkroi presidenti Thaçi.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, shprehu keqardhjen duke theksuar se “kjo është sigurisht e papranueshme dhe liria e shprehjes nuk do t’i cenohet askujt”. Duke bërë thirrje për maturi në këtë kohë emergjente, ai nënvizoi se “përballja me virusin Corona është i vetmi armik i yni. Dallimet dhe ndasitë tona politike duhet t’i argumentojmë me maturi dhe jo me ballafaqime fizike”.

Edhe udhëheqës institucionesh e partish politike e dënuan rastin duke u bërë thirrje organeve të rendit për ndriçimin e plotë të tij.

A ranë në kurthin e Thaçit, Kurti dhe Mustafa? – Nga Xhafer LECI

 

Hashim Thaçi, përmes kërkesës për shpalljen e gjendjës së jashtëzakonshme në Kosovë, kishte zgjedhur si rastin më të volitshëm, për ta provuar prishjen eventuale të Qeverisë Kurti dhe rikthimin e tij përsëri në pushtet. Hashimi e dinte se gjendja me Coronavirusin në Kosovë, nuk ishte aq e rëndë, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Por siç e dimë deri me sot, Hashimin e kanë rekrutuar emisarët e huaj, për hesape të Beogradit. Dhe Hashimi, do provonte që përmes gjendjes së jashtëzakonshme, ta këtë nën kontrollin e tij të plotë situatën në Kosovë, pavarësisht se si do zhvillohej, nëse eventualisht do vinte deri tek protestat! A.Kurti dhe I.Mustafa, duhet ta kenë të qartë, se Qeveria nuk guxon të bije, populli do ju denojë, i keni borxh.

Binomi Vjosa dhe Albini, edhe pse rival në fushatën zgjedhore, ata shpallën aleancën qeverisëse, pavarësisht nga kush do të kryesohej qeveria në ardhje. Fitorja e kësaj aleance ishte entuziaste, për shumësinë e popullit të Kosovës dhe të shqiptarëve të kudondodhur, ngaqë ishin lodhur nga krimi i organizuar, korrupsioni masiv, haraçi i dhunshëm dhe prepotenca e vrazhdët pushtetare. Për largimin nga pushteti shumëvjeçarë të Hashim Thaçit me aleatë, meritorë kryesorë janë LDK-ja dhe Vetëvendosje, përkatësisht, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Qasja për krijimin e koalicionit qeverisës, hezitimi dhe mosbesimi reciprok, i LDK-VV, ishte skajshëm provokativ dhe zhgënjyes. Megjithatë angazhimi i Vjosa Osmani, si promotore, për të tejkaluar pengesat, më shumë subjektive se sa objektive, arriti qëllimin. Vjosa e dinte se koalicioni me VV-në, nuk ishte zgjidhje ideale, por i domosdoshëm gjithësesi. Sepse, për rrethanat e spektrit politik në Kosovë, nuk kishte rrugë të dytë. Me krimin në shtet e pushtet, nuk mund të vazhdohej. Rrjedhimisht, ishte Vjosa që LDK-ja ishte bashkëfituese e zgjedhjeve, krahas Vetëvendosjes. Prandaj ajo meriton vlerësimin e duhur dhe kundërshtimi nga ajo i Mocionit, është në pajtueshmëri me kontributin e saj. Andaj, edhe nisma për rrënimin e Kështjellës, të ngritur me shumë mund e djersë, është e dhimbshme për Vjosën, elektoratin e subjekteve LDK-VV dhe të shumicës absolute të shqiptarëve.

 Merrnu vesh si burrat e vërtetë, duke respektuar në detaje ligjet dhe vazhdoni bashkëqeverisjen. Nëse lejoni rikthimin në pushtet të atyre, të cilët deri dje e drejtuan vendin dhe plaçkitën pamëshirshëm pasurinë tonë të përbashkët, atëherë, ligjërisht, përgjegjësia bie mbi supet e juaja VV-LDK! Ka mjaftë fakte se Agim Veliu, nuk e ka merituar postin e Mininstrit të Brendshëm, por këtë e ka kërkuar dhe, siç kemi mësuar, janë detyruar të ia japin! LDK ka mjaft kuadro të përgaditura me biografi shumë të pastër, prandaj do duhej dikush tjetër ta gëzonte postin e Ministrit të Mbrendshëm.
Isa Mustafa ka bërë një mal gabime, nuk po i përmendi të gjitha, vetëm një, mjafton votimi-zgjedhja për president të vendit tonë,Hashim Thaçin, këtë dhe të  gjitha të tjerat opinioni i dinë.
Na kujtohet në vitin 2014 incidenti, kur ish-Ministri i Transportit dhe PosTelekomunikacionit, Fatmir Limaj u përplasën me Zëvendës Ministrin nga radhët e LDK-së, Naser Osmani, ish-Kryemnistri H.Thaçi, edhe pse fajtorë ishin te dy, Hashimi e shkarkoj Naserin, por jo edhe Limajn! LDK e kundërshtoi shkarkimin e Naserit, Prof.Fatmir Sejdiu, e quajti të ligjshëm largimin e tij.
Albin Kurti, pavarësisht se është i zgjuar, duket qartë se në politikë dhe diplomaci ende është i pa pjekur, në aspektin e ngutësisë dhe kokëfortësisë. Kosova ka Kushtetutë Parlamentare, shkarkimi aq i shpejtë i Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, i përngjante ish shteteve të një mendësie politike komuniste. Sepse paraprakisht nuk ishte konsultuar me partnerin, LDK-në dhe siç është shprehur vet Albini në media, vetëm një gjysmë ore, para se ta shkarkonte A.Veliun, e kishte njoftuar kryetarin e LDK-së I.Mustafën! Njësoj si Albini ishte i shpejtë në reagimin e tij, edhe Isa Mustafa për prishjen e bashkëqeverisjes! Kjo na bënë të mendojmë shumë, se, si Albini edhe Isa, nuk e paskan pasur me zemër largimin e Hashimit me shokë nga pushteti!
Po sjell një tregim nga baba im i ndjerë, Osman Leci. Njëri e kishte pyetur një burrë:” Kush je ti?” Ai përgjigjet: “Jam belaxhinj!” Ky me shpejtësi ia kthen: “Menzi që pres!” Edhe Albini e Isa menzi paskan pritur apo jam gabim?

Për ata që duan të mësojnë për rregullat e demokracisë, dëshmojmë me shkarkimin e dy ministrave të Bundestag-ut gjerman, pa asnjë problem:

1.-Shkarkimi i Ministrit të Mbrojtjes Rudolf Scharping, për aferën e tij, në vitin 2001, për fotografinë e tij të bërë në një revistë, kur ai po bënte pushime në Mallorca. “Fotot u shfaqën kur ai dërgoi ushtarë të Bundeswehrit gjerman në Maqedoni.

   2.- Ministri i zhvillimt  Dirk Niebel kërkoi falje në Bundestag, për importin e papaguar të taksave të një qilimi-tepihu, të falur në Afganistan. Vet kërkon shkarkimin në vitin 2012.

Wendlingen, 22.03.2020

Thellohen përçarjet në koalicionin qeverisës në Kosovë

Të dielën në Kosovë u regjistrua rasti i parë i vdekjes nga pasojat e pandemisë COVID-19 dhe reagimet pas njoftimi nxorën sërish në pah përçarjen e thellë në koalicionin qeverisës.

Gjatë javës mospajtimet rreth deklarimit apo jo të gjendjes së jashtëzakonshme, bënë që Kosova të përballet me krizë politike. Kryeministri Albin Kurti nuk u pajtua me kërkesën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të partnerit në koalicionin qeverisës, Lidhjes Demokratike për një masë të tillë. Ai shkarkoi ministrin e Brendshëm duke nxitur reagimin e Lidhjes Demokratike që tashmë ka dërguar në parlament një mocion për rrëzimin e qeverisë.

Të dielën, kryetari i Lidhjes Demokratike Isa Mustafa, në një postim në rrjetet sociale tha se para pesë ditësh kishte dhënë idenë për vendosjen e masave të jashtëzakonshme, çështje kjo që sipas tij u trajtua me konspiracion nga kryeministri.

“Problemi i tij dhe i papagajve që e rrethojnë u thjeshtëzua se kush duhet të jetë më i fuqishëm, ai apo Presidenti, por jo se si te mbyllet cikli i të gjitha masave. Bile u tentua nga të krisurit e oborrit qeveritar që kjo të cilësohet si tentim për grushtshtet”.

Zoti Mustafa tha se “as ideja për masa të jashtëzakonshme e as ajo kundër, nuk e ndali hovin virusi dhe vdekjen e parë nga ai. Prandaj, kur dëgjoj disa zyrtar të lartë qeveritar të VV-së se me çfarë papërgjegjësi flasin dhe si konstruktojnë aleanca, më vjen ta gjykoj veten për gabimin që e bëra kur e mbështeta këtë koalicion me këta njerëz që s’kanë asnjë përgjegjësi për pozitat që i mbajnë por vazhdojnë me fushatë dhe propagandë, për çfarë do t’ua kishin lakmi edhe regjimet më diktatoriale”, shkroi ai.

Nënkryetari i lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ministër i Financave, Besnik Bislimi, kritikoi zotin Mustafa se me siç thuhet, zellin për deklarimin e gjendjes së jashtëzakonshme, përputhet me ambicien e presidentit, i cili sipas zotit Bislimi, nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe deri në çastet e fundit me 3 shkurt u përpoq ta parandalonte qeverinë e re.

“Isa Mustafa asnjëherë nuk e ka gjykuar veten që ka hyrë në koalicion me PAN-in dhe asnjëherë nuk e ka gjykuar veten që e ka bërë, me veprime korruptive, Hashim Thaçin president. Por po shohim se e gjykon veten që e ka bërë kryeministër dikë i cili fitoi legjitimitet me zgjedhje demokratike e që ka në plan të parë luftimin e krimit dhe korrupsionit, dikë në mbrojtje të të cilit janë vënë gjithë qytetarët brenda dhe jashtë vendit. Z. Mustafa duhet të heqë dorë nga asocimi me figurat e PAN-it, dhe duhet ta forcojë qeverinë e përbashkët LV-LDK në luftën kundër virusit”, shkroi zoti Bislimi.

Kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila kundërshton mocionin për rrëzimin e qeverisë, bëri thirrje të dielën që situata aktuale të shërbejë për bashkim dhe jo përçarje.

“Në këtë kohë kur bota e qytetëruar po tregon solidaritet të jashtëzakonshëm ndaj njëri-tjetrit dhe kur qeveritë si dhe pushtet e opozitë anekënd botës janë bashkuar në betejën globale kundër pandemisë më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore, është koha që të gjithë përfaqësuesit politikë të bashkohen me mantelbardhët tanë në betejën e tyre për shpëtimin e jetëve të qytetarëve. Ne nuk mund të lejojmë që në këtë kohë tmerri të triumfojë virusi i përçarjes dhe jo forca e bashkimit ndaj së keqes. E sotmja është kohë e solidarizimit të plotë, jo e ndarjeve; është kohë e betejës ndaj virusit vdekjeprurës, prandaj heshtat tona duhet t’i drejtojmë kundër pandemisë dhe jo kundër njëri-tjetrit”, shkroi mes tjerash zonja Osmani.

Situata e re politike në Kosovë u kritikua nga vëzhgues, analistë e organizata joqeveritare, që e shohin atë si zhvillim të dëmshëm në kohë pandemie.

Vjosa Osmani bën thirrje për unitet në luftën ndaj koronavirusit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosoves ka ftuar akterët politikë që të lënë ndasitë dhe të bëhen bashkë në luftimin e koronavirusit.

Osmani, në profilin e saj në Facebook ka shkruar se ‘ne nuk mund të lejojmë që në këtë kohë tmerri të triumfojë virusi i përçarjes dhe jo forca e bashkimit ndaj së keqes’.

“E sotmja është kohë e solidarizimit të plotë, jo e ndarjeve; është kohë e betejës ndaj virusit vdekjeprurës, prandaj heshtat tona duhet t’i drejtojmë kundër pandemisë dhe jo kundër njëri-tjetrit”, ka theksuar Osmani.

Reagimi i Osmanit vjen në kohën e mosmarrëveshjeve për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme midis presidentit Thaçi dhe partnerëve të koalicionit qeverisës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, të dielën theksoi se në rast nevoje, institucionet duhet të jenë të gatshme që menjëherë të shpallin Gjendjen e Jashtëzakonshme.

Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mbështetur shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme dhe ka akuzuar partnertin e koalicionit për mosveprim. rel

Turbulencat e shkaktuara nga matrapazët politikë! – Nga Florim Zeqa

 

Po e jetojmë një kohë të pa kohë, kur gënjeshtrat dhe mashtrimet kanë ngulfatur të vërtetën. E vështirë është të gjendet e vërteta në mesin e shumë lajmeve të ditës në rrjetet sociale dhe mediat elektronike të kontrolluara nga partitë politike dhe grupet e ndryshme të interesit. Si rezultat i kësaj, në tregun e kontaminuar mediatik qarkullojnë dezinformata dhe teori të pa imagjinueshme konspiracioni.

Në këtë ambient të ndotur mediatik bëhet akoma më e vështirë thënja e së vërtetës. Pak ka rëndësi, e kritikon apo lavdon dikë. Po e kritikove një subjekt politik apo lider partiak, duhet të jesh i gatshëm të përballesh me mbështetësit dhe militantët partiak. E njëjta gjë ndodhë edhe po i nxore në pah sukseset e një subjekti apo meritat e një lideri të caktuar partiak, menjëherë të kritikojnë për anim partiak apo përtej kësaj, brenda ditë të bëjnë “pjesë” të atij subjekti politik.
Të qenurit apartiak dhe i paanshëm, gjegjësisht i pavarur nga konjukturat partiake dhe i pa ndikuar nga grupet e interesit, është armë e fuqishme në thënjen e së vërtetës dhe përballimin me sulmeve të ulëta të injorantëve dhe qëllimkëqinjëve të nxitur nga bosët partiak apo nëntokat e tyre kriminale.

Menaxhimi i keq i situatës

Atë që e kam thënë në shkrimet paraprake, se rrëziku i ‘Qeverisë Kurti’ nuk vjen nga opozita, por nga taksa dhe dialogu me Serbinë po dalin të jenë plotësisht të vërteta, sikurse që doli i sakt konstatimi im, se shkaku i mos menaxhimit të mirë të situatës pas kërkesës së presidentit Thaçi për aplikimin e gjëndjes së jashtëzakonshme pas përhapjes së “Coronavirusit”, u përdor si pretekst për përçarjen e madhe të koalicionit qeverisës pas vendimit të ngutshëm dhe pa analizuar mirë të kryeministrit Kurti me rastin e shkarkimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Edhe përkundër papërgjegjësisë së lartë të ministrit Veliu, kryeministri Albin Kurti është dashur ta ruaj balancin qeveritar, për të vazhduar rrugën e nisur mbarë të pastrimit të institucioneve nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Shkarkimi i ministrit Agim Veliu, ishte vetëm një pretekst i liderit të LDK-së për faktorizimin e tij politik, i cili do të përdoret edhe si alibi për luftimin e kundërshtarëve politik dhe zërave ndryshe brenda subjektit që ai drejton. Që në start po vërehen qartë rreultatet e para, të neutralizimit të zërave ndryshe në LDK.
Bashkërendimi i menjëhershëm i veprimeve të liderit të LDK-së me liderët e partive opozitare e dëshmon personalitetin e tij të dyfisht dhe pabesinë ndaj partnerit qeverisës, në këtë rast LVV-së.
Në anën tjetër kryeministri Albin Kurti nuk po ia del dot të menaxhoj si duhet krizen qeveritare. Mos përmbushjen e deklarimit dhe qëndrimit personal për heqjën e pjesshme të taksës më 15 mars, të cilën e arsyetoj duke fajësuar partnerin e koalicionit qeverisës, e realizoi pesë ditë më pas pa votat e ministrave nga radhët e LDK-së.
Poashtu, edhe liderët opozitarë po e shpërfaqin hipokrizinë e tyre. Bie fjala, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj (aplikues i takses) në njërën anë kërkon të mos anulohet taksa, ashtu siç bëri Albin Kurti, ndërsa në tjetrën e përkrahë i entuziazmuar mocionin për shkarkimin e tij.
Apo liderët e PDK-së dhe NISMA, Kadri Veseli (iniciator i taksës) dhe Fatmir Limaj (i pavendosur rreth takses) që e prishën koalicionin e PAN-it shkaku i mos heqjes së taksës, ndërsa tani po e mbështesin heqjen e taksës dhe natyrisht mocionin për shkarkimin e ‘Qeverisë Kurti’ pa llogaritur fare pasojat për vendin.

Çdo e keqe, e ka të mirën mbrapa

Fatkeqësia bëhet akoma më e madhe me politizimin e situatës emergjente, ku si rezultat i abuzimit të klasës politike me gjendjen e krijuar nga “Covid-19” për arritjen e qëllimeve politike, qytetarët e vendit po ndjehen të rrezikuar, akoma më të dëshpruar dhe të pashpresë.
Në vend që gjendja e krijuar pas përhapjes së virusit vdekje prurës të shfrytëzohet për mobilizim dhe unifikim të spektrit politik në shërbim të qytetarëve në parandalimin dhe tejkalimin e kësaj situate të rëndë dhe të pazakontë, kusarët politikë paturpërisht po e bëjnë të kundërtën e saj.
Kjo turbulencë e krijuar nga politikanët e papërgjegjshëm në kohë krize e fatkeqësie të popullit, pas tejkalimit të krizës së “Coronavirusit”, duhet të kthehet në mobilizm të përgjithshëm popullor për t’i larguar tërësisht nga skena politik të gjitha këto parti sa të papërgjegjshme, po aq zhvatëse dhe plaçkitëse në pushtet dhe opozitë, përkatësisht të gjithë politikanët mashtueses e intrigant që rropën e ç’rropën Kosovën sikur të ishte plaçkë lufte e jo atdhe i tyre për dy dekada rresht.

Koha për një alternativë të re politike

Për këto dy dekada nga përfundimi i luftës i provuam të gjitha partitë dhe politikanët në qeverisjen e vendit. Kush më pak e kush më shumë, të gjithë e treguan veten.
Ka ardhur koha për një alternativë të re politike, me njerëz të rinjë, shpirtëra të virgjër dhe padjallëzuar, që e duan me shpirtë e zemër atdheun e tyre-Republikën e Kosovës.
Shpëtimi më i mirë për vendin do të jetë largimi i politikanëve injorantë dhe hipokrit, zhvatës dhe hajdut, matrapaz dhe tradhëtarë të interesave kombëtare dhe zavëndësimi i tyre me politikanë të rinjë të shekullit 21, me kuadro të specializuara në Kosovë dhe vendet evro-perëndimore, pa anashkaluar asnjëherë atdhetarët dhe veprimtarët e dëshmuar në tridhjet vitet e fundit të rezistencës dhe luftës për çlirim të Kosovës nga vargonjët serbosllav.

Këtë shkrim dëshiroj ta përmbyllë me një rrëfim të një bisede që e zhvillova mbrëmë me mikun timin nga Vushtrria, derisa cakërronim nga një gotë raki nga largësia…,nga dëshprimi në klasën politike, miku i nderuar u shpreh kështu: “Do të ishte mirë mi nxjerr një ligj që ua ndalon pjesëmarrjen në jetën politike të gjithë politikanëve të pasluftës”!
Dëshirës së mikut ju përgjigja në këtë mënyrë: “Do të mjaftojë një iniciativë e shëndoshë e forcave progresive në Kosovë dhe Diasporë e cila do të mbështetet fuqishëm nga të gjithë qytetarët e vendit pa dallim rajoni apo religjioni, subjekti apo ideologjie për ta larguar përfundimisht këtë klasë kusarësh dhe matrapazësh politik”.

Konfirmohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë

Në Kosovë u konfirmua të dielën viktima e parë nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se viktima është një pacient 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës.

“Pacienti i lindur më 1938, fshati Dumnicë, Komuna e Podujevës, është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020, në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas”.

“Pacienti ka pasur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore”, thuhet në njoftim.

Deri tash, në Kosovë janë shënuar 31 raste me virusin COVID-19.

Koronavirusi mund të shtyjë mocionin për rrëzimin e qeverisë?

Bekim Bislimi

Kryemnistri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pavarësisht vështirësive nëpër të cilat po kalon koalicioni qeverisës, nuk do ta ndërpresë punën e tij dhe nuk do të ndalet para pengesave.

Qeveria e Kosovës ka pësuar luhatje, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë lindur ndërmjet dy partnerëve të koalicionit, Lëvzjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas vendimit të Kurtit për të shkarkuar Agim Veliun nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo e fundit ka iniciuar dhe proceduar në Kuvendin e Kosovës mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Mocioni i iniciuar nga LDK-ja për rrëzimin e qeverisë së kryeminstrit Kurti ka marrë mbështetjen e të gjitha partive opozitare.

Kryeministri Kurti, gjatë një konference për media të shtunën, lidhur me angazhimet dhe masat e qeverisë në luftë kundër virusit COVID-19, që njihet si koronavirusi i ri, ka deklaruar se që nga nisma e LDK-së për mocion mosbesimi e deri tash, nuk është takuar me përfaqësuesit e partive opozitare.

“Jo, nuk i kam takuar dhe nuk kemi biseduar për këtë gjë. Jemi plotësisht të përkushtuar në punën që bëjmë në këtë situatë, kur shëndeti publik është para së gjithash dhe mbi të gjitha. Preokupimi im nuk është java e kaluar, në kuptimin politik, por java e ardhshme në kuptimin shëndetësor”, ka thënë Kurti.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të rikthejë në pozitën e mëparshme ministrin Agim Veliu, si dhe ta heqë tërësisht tarifën prej 100 për qind ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Kryeministri Kurti, të paktën deri tash, ka refuzuar kthimin e Veliut në qeveri, ndërkaq, nga 21 marsi, ka nisur zbatimin e vendimit për heqjen e tarifës prej 100 për qind për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në anën tjetër, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë për median lokale, Gazeta Express, që e gjithë kjo situatë ka ardhur pasi kryeministri Kurti i ka afër vetes, siç i ka quajtur ai, “disa kokëkrisur”.

Konsideroj se po të mos i kishte z. Kurti disa kokëkrisur afër tij, që gjërat i interpretojnë kështu, nuk do të kishim ardhur në këtë situatë ku jemi”, ka thënë Mustafa.

Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se situata politike e krijuar si rezultat i përplasjeve brenda koalicionit qeverisës, është krejtësisht e pakuptimtë për qytetarët e Kosovës, në gjendjen aktuale me koronavirusin.

Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se në bazë të deklaratave që kanë dhënë përfaqësuesit e të dy partnerëve të koalicionit qeverisës, Vetëvendosjes dhe LDK-së, çarja e krijuar ndërmjet tyre është shumë e madhe.

“Ekziston një hendek i pakapërcyeshëm, sepse nuk ka asnjë indikacion që qëndrimet e tyre do të mund të ktheheshin prapa, repsektivisht vendimi i kryeministrit Kurti për shkarkimin e Agim Veliut ose pranimi i LDK-së që të vazhdojë bashkëqeverisjen pa prezencën e Veliut në qeveri. Në bazë të deklarimeve, shihet që nuk ekziston vullneti që të kërkohet një rrugë e mesme dhe, sipas të gjitha gjasave, do të procedohet me mocionin e mosbesimit në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Muhaxhiri.

Sipas tij, marrë parasysh disponimin e LDK-së, por edhe të partive opozitare, në rast se mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për mocionin e mosbesimit ndaj qeverië, nuk do të ketë problem për t’u siguruar shumica e votave (61 vota) për kalimin e mocionit të mosbesimit.

Megjithatë, sipas tij, në mënyrë paradoksale, koronavirusi mund të jetë pengesa e vetme që të mos bie qeveria.

“Në Kuvendin e Kosovës nuk mund të respektohet distanca sociale ndërmjet deputetëve, prandaj edhe ekziston mundësia që seanca të shtyhet për çështje teknike ose eventualisht të kërkohet ndonjë hapësirë tjetër, e cila në këtë situatë emergjente do të mund ta zëvendësonte hapësirën e Kuvendit të Kosovës. Pra, të zhvendosej kjo mbledhje në një ambient tjetër, i cili do ta mundësonte respektimin e distancës sociale prej 1.5 deri 2 metra larg njëri-tjetrit”, tha Muhaxhiri.

Insitucionet shëndetësore të Kosovës janë duke u sjellë në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Shendetësisë, të cilat si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit, nuk parashohin tubimet e njerëzve.

Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive, i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se respektimi i distancës sociale është rekomandim për të gjithë qytetarët e Kosovës, për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të infeksionit dhe se rregullat vlejnë për të gjithë.

Kryeministri Kurti, më 18 mars, ka shkarkuar Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, me arsyetimin se Veliu ishte deklaruar “kundër qëndrimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme” për shkak të situatës me koronavirus. Po ashtu, sipas Kurtit, Veliu ka përhapur panik, duke thënë se “numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”.

Për më shumë, një ditë më parë, më 17 mars, shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme kishte rekomanduar edhe vetë kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Po të njëjtën ditë, në mbrëmje, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një koferencë për media, deklaroi se do të propozonte në Kuvendin e Kosovës dekretin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, pas situatës së krijuar me shpërthimin e koronavirusit të ri.

Megjithatë, deri më sot, presidenti Thaçi nuk e ka ndërmarrë këtë veprim.

Sot dy vite më parë e humbëm Çakorrin: EDHE PAS DY VITEVE QAN, RENKON DHE VAJTON ÇAKORRI – Nga BINAK MAXHARRAJ

-Mallkue qofshin ata, që lejuan ta humbim Çakorrin. Mallkimi i historiesë do të bjerë mbi ta.

-Presidenti I Malit të Zi Milo Gjulanoviq ua ka ba me dije liderve qyqana se puna e Çakorrit është e mbyllur. Tani Çakorri është i joni dhe nuk e leshojmë më kurr. E lidhim dhe nuk e leshojm.

Gjamë e madhe dhe shumë e dhimbëshme edhe pas një viti po ndihet në Çakorr. Janë çue peshë Dragoj e Kulçerda, për më i dalë në ndihmë Çakorrit. Nga të ramët e tyre të forta dhe zjarrin që qesin nga goja e tyre është çarë bjeshka, po lëvizin gurë të mëdhenj dhe po rrokullisën teposhtë Rugovës. Po vajtojnë edhe Zanat e Malit, po kukasin për humbjën e vëllaut të tyre, Çakorrin

Po qan dhe vajton Çakorri, sepse i ka ndodhë diçka e keqe, diçka e tmershme, që nga antitekti kur është aty si mrekulli e Zotit, Çakorri e ka nisë vajtimin, po kërkon ndihmë. Lutet për ndihmë, kërkon që ta shpejtojnë, kërkon të kthehet në Kosovë, gjama e tij po dëgjohet larg, shumë larg, deri lart në kupë të qiellit, po ndihet gadi në terë Rrafshirën e Dugagjinit.
Ia ndëgjuan kukamën edhe Bjeshkët e Kelmendit, ia ndegjuan zanin, Sharri, Çiçavica, Savinovoda, Çerovoda, Mokna dhe Bjeshkët e Thata, po kanë dhembje për Çakorrin me te cilin u linden dhe u rritën nen këtë qiell së bashku, sepse ai po qan dhe rënkon janë rritë së bashku, po kërkon ndihmë, po kërkon të shpëtohet

Kurrë në historin e vetë Çakorri nuk është dorëzu, nuk është koritë, ka qëndruar stoikisht, është përballë më stuhitë e kohës, u ka ba ballë të gjitha ushtrive barbare që deshtën ta pushtojnë, i ka ba ballë edhe luftrave të Mark Milanit, i cili donte ta merrte, bile edhe me forcë Çakorrin, por ai qëndroi e luftoi së bashku me kreshiket e Rugovës dhe kurrë nuk u dorëzua.

Por, tani Çakorri po dorëzohet, sepse po donë ta largojnë nga aty ata qe kurr së ka pritë. Ia këthyen shpinën tradhetaret e kombit, të cilët nuk punojnë për shtet por veç për pushtet e për pasurimin e vetëvehtës

Po qan, vajton e rënkon Çakorri, sepse para një viti, në një sallë të madhe në qendër të Prishtinës ishin mbledhë të gjithë korbat dhe sorrat e zeza shqiptare ne një pazar të madhe për me e falë këtë nuse më të bukurën të Kosovës, për te ia falë nipit te Mark Milanit. Janë mbledhë aty korbat dhe kryekorbat së bashku me sorrat e zeza qe nuk dinë së çka është Çakorri, nuk dinë dhe çfarë rëndësie, çfare bukurije jetike ka për Kosovën. Nuk dinë sepse korbat dhe sorrat e zeza janë rritë nepër shkurrat e Drenices, Llapit, Gollakut dhe Karadakut, janë rritë nepër puset e Bullicave, që kurrë nuk kanë shijuar erë dhe aromë të këndëshme te pishave mijëvjeqare të Çakorrit.

Po pse, qan e rënkon Çakorri? Qan e rënkon Çakorri, sepse korbat e zi e ndanë nga trolli i vet, nga njerëzit e vet, e ndanë nga kreshnikët e Rugovës, me të cilët është rritë dhe ka lëshuar shtat. Rënkon Çakorri, e duke qarë thotë pse po ma bajnë këtë, kur dihet që me shekuj qëndrova këtu, qëndrova këtu si nuse në divan, për t’i dhënë hijeshi dhe bukuri krejtë Kosovës, iu bëra ballë të gjitha stuhive dhe luftarat e barbarve, që kurrë nuk me mundën. Po pse ma bëtë këte, o ju horra, o korba të verbër, që nuk shihni më larg së deri të hunda e juaj.

Unë dua që të kthehem – nuk rri në Mal të Zi, sepse unë nuk dua t’i takojë tokave të Mark Milanit, i cili ka tentuar të na i zhdukë rrënjët tona nga këto troje. Nuk dua të rrijë në tokë të huaj, sepse nuk e di as gjuhën e tyre, nuk i di adetet e tyre. Dua te rri këtu në vendin tim, në trollin tim, sepse gjuha e ime është gjuha e bukur dhe e ëmbël shqipe. E kam mësuar këtë gjuhë së bashku me Kreshnikët e mi rugovas, të cilët i dua shumë dhe nuk mund te ndahem nga ata.

Edhe pas dy viteve viti, horrat që e shitën Çakorrin, nuk banë asgje për ta kthyer. Ata veç e kishin mashtruar veten, Parlamentin dhe popullin se do ta kthejnë Çakorrin, por jo nuk e banë. Ymytin ua preu edhe Presidenti i Malit të Zi Mile Gjukanoviq i cili disa here ka deklaruar:harrojeni Çakorrin,tanime ai është i joni dhe I humbur për ju Pse nuk e bënë këtë një ditë koha do te tregojë, atëherë ata do të turpërohen para popullit, pra vetes, para familjes,para femijëve te tyre për tradhëtinë kombëtare dhe mashtrimin e madh, që i banë atdheut.

Kurti: Pasojat e këtij virusi do t’i njohim dy javët e ardhshme

Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë apeluar te qytetarët që të mbajnë pastërti individuale, distancë sociale dhe të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi, me qëllim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media para godinës së qeverisë, kryeministri Kurti tha se përhapja e koronavirusit po zgjerohet dhe se Kosova ende është “në fazën e parë” në përballje me këtë virus.

“Virusi COVID-19 ka një përhapje të tillë për të cilin ne do ta njohim të vërtetën dhe shkaqet e tij vetëm në dy javët e ardhshme. Le t’i paraprijmë pra. Lakorja e përhapjes apo shpërndarjes së tij është në dorën tonë. Nëse tregohemi të përgjegjshëm, ajo do të jetë e ulët dhe jo shumë e shtrirë. Në këtë kohë në veçanti duhet t’i mbrojmë pleqtë tanë”, tha Kurti, duke shtuar se të rinjve mund t’ju duket se nuk janë të sëmurë për shkak të imunitetit të tyre më të fuqishëm, por ata mund të jenë bartës të virusit.

Duke bërë thirrje për disiplinë individuale, higjienë personale dhe përgjegjësi qytetare, Kurti njoftoi se ditëve të ardhshme do të takohet me kryetarët e Komunave të Kosovës për t’i dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me menaxhimin e pandemisë.

Ndërka, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se të gjitha masat që do t’i ndërmarrin autoritet e shtetit për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, nuk do të mund të jenë efektive nëse në këtë luftë nuk bashkëngjiten edhe qytetarët.

Vitia tha se autoritetet shëndetësore në vend tashmë kanë porositur edhe respiratorë shtesë për t’i rritur kapacitetet.

“Përtej masave që kemi ndërmarrë deri më tani, për momentin dua t’ju informoj se në Kosovë janë 142 respiratorë, 95 në sektorin publik dhe 47 në atë privat. Me qëllim që t’i formësojmë këto kapacitete kemi porositur blerjen edhe të 50 respiratorëve të rinj dhe gjithashtu po presim që të porosisim edhe një kontingjent tjetër”, tha Vitia, duke shtuar se nga respiratorët e porositur një pjesë do të vije në Kosovë në muajin prill, ndërsa pjesa tjetër në muajin maj.

Kujtojmë se nga gjithsej 417 persona të testuar në Kosovë, 24 raste kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Qeveria e Kosovës dje mori masa parandaluese për përhapjen e këtij virusi, duke mbyllur të gjitha parqet në territorin e Kosovës nga ora 08:00 deri në ora 20:00, si dhe ka obliguar marketet që konsumatorët të mbajnë distancë prej një metër, ndërkohë lokalet janë ndaluar plotësisht të shërbejnë kafe.

Kryeministri Kurti hoqi tarifat për importet e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është vendosur heqja e tarifave për lëndën e parë nga Serbia e Bosnja dhe nga një prilli tarifat do të zëvendësohen me masa të reciprocitetit të plotë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha qeveria e tij vendosi të lirojë nga tarifa 100 për qind importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Në një postim ai tha se vendimi u mor më 10 vota për dhe dy abstenime në mbledhjen e qeverisë, ku nuk u përfshinë ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100 për qind”, shkroi ai.

Vendimi i sontëm është në vijë me qëndrimin e zotit Kurti të shprehur më 26 shkurt për heqjen e kushtëzuar të tarifave ndaj mallrave serbe, që nuk ishte mbështetur nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ishte cilësuar si një “masë gjysmake” nga ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidenti Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Mospajtimet rreth tarifave ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkaktuan përçarje që kulmuan të mërkurën me shkarkimin e ministrit të Brendshëm.

Lidhja Demokratike që i kishte kërkuar zotit Kurti heqjen e plotë të tarifave sipas kërkesës amerikane, të premten dorëzoi në parlamentin e Kosovës një mocion për rrëzimin e qeverisë. zëri i amerikës


Send this to a friend