VOAL

VOAL

Amnesty International kërkon hetime për veprimet e Policisë së Kosovës ndaj opozitës

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International ka kërkuar hetime për aksionet e fundit të Policisë së Kosovës, në lidhje me arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditës së shtunë.

“Nga fotot dhe videot që kemi parë duket se Policia e Kosovës përdori forcë të tepërt gjatë operacionit për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes në zyrat e kësaj partie gjatë ditës së shtunë”, ka thënë Sian Jones, hulumtues i Amnesty International për Kosovo 2.0.

“Ne jemi në proces të mbledhjes së informatave të mëtutjeshme, por i bëjmë thirrje Mekanizmit Parandalues Nacional që menjëherë të hapë hetime mbi sjelljen e policisë, dhe çdo akuze individuale për keqtrajtime”, ka thënë Jones më tutje.

Gjatë të shtunës rreth 97 aktivistë të Vetëvendosjes ishin arrestuar, ndër ta edhe deputeti Albin Kurti. Kurse edhe gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arrestuar disa deputetë të opozitës.

Seancë dramatike, gjendje pa rrugëdalje në Kuvendin e Kosovës

Nën tensione, gaz lotsjellës dhe përplasje mes sigurimit dhe forcave politike në opozitë, Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar sot edhe një seancë tjetër me shumë zhvillime dramatike.

Përveç skenave tashmë të para në Kuvend, si hedhja e gazit lotsjellës nga opozita dhe futja e sigurimit në sallë nga Kryesia e Kuvendit, sot është marrë një vendim edhe për pezullimin e opozitës nga punimet e Kuvendit të Kosovës.

Përpjekjet e para për nisjen e seancës u bënë në orën 11:00, por pas hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët opozitarë, seanca u ndërpre menjëherë.

Kryesia e Kuvendit, me propozimin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës vendosi që të thërrasë vazhdimin e seancës pa opozitën, diku rreth orës 14:00.

Seanca kësaj radhe u mbajt në sallën kryesore, ku deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, u penguan të futen brenda nga ana e sigurimit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se kjo nuk është pamje e mirë, por është në përputhje me rregulloren e punës dhe Kushtetutën.

“Në sallë janë 81 deputet. Më duhet të them që kolegët tanë opozitar janë duke e përjashtuar vetveten, qoftë duke përdorur gaz lotsjellës apo në pengimin e mbajtjes normale të seancave normale. I ftojmë të vijnë të marrin pjesë në seancë. Kjo nuk është pamje e mirë, por ne jemi të obliguar të vazhdojmë dhe vendimi është në pajtim me rregulloren e punës”, ka thënë Veseli.

Në anën tjetër, deputetët e opozitës janë përplasur me sigurimin në hollin e Kuvendit në përpjekje që të futen në sallë. Por, ata nuk u lejuan dhe opozita, edhe kësaj radhe, u kundër-përgjigj me gaz lotsjellës.

Anëtarja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Aida Dërguti ka thënë se vendimi i Kryesisë [për pezullim ishte anti-kushtetues dhe në kundërshtim me rregulloren e punës.

“Suspendimi i opozitës nga Kryesia e Kuvendit ka ndodhur në kundërshtim me rregulloren e punës dhe Kushtetutën e Kosovës. Po shihet se çfarë masash kanë ndërmarrë për ta penguar punën e opozitës”.

“Po e shihni këtu prapa nesh sigurimin, ndërkohë që i gjithë oborri i Kuvendit është i mbushur me policë të njësisë speciale të cilët duan ta pengojnë dhe pamundësojnë pjesëmarrjen e opozitës në seancë. Opozitës tani nuk i mbetet tjetër, pos protestave në rrugë”, ka theksuar Dërguti.

Për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës apo posedimit të tij, sot policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion të policisë edhe tre deputetë; bëhet fjalë për deputetët e Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli e Ismail Kurteshi, dhe atij të partisë Nisma, Haxhi Shala.

Ditë më parë, po me këtë arsyetim, policia ka arrestuar edhe deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, atë të Vetëvendosjes, Albin Kurti, si dhe është në kërkim të deputetëve të Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e Faton Topalli.

Aktualisht nuk ka ndonjë plan konkret se si të tejkalohet kjo gjendje.

Opozita insiston që Kryeministri i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës të tërheqin nënshkrimet nga marrëveshja me Serbinë për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ajo me Malin e Zi për demarkacionin.

Këto janë kushtet e panegociueshme të opozitës për normalizimin e punës së Kuvendit, duke mos pranuar asnjë opsion tjetër.

Përderisa nga partitë politike në pushtet, rikujtohet që lënda për Asociacionin është në Gjykatën Kushtetuese dhe përderisa nuk ka ndonjë vendim nga kjo Gjykatë s’mund të ketë zgjidhje tjetër. Në lidhje me demarkacionin më Malin e Zi ndërkaq, opozitës i është ofruar mundësia e krijimit të një komisioni vlerësues, ku do të kishte ekspertë nga opozita dhe komuniteti ndërkombëtar.

Analistët dhe qytetarët: Përjashtimi i opozitës dëmton legjitimitetin e Kuvendit

Ngjarjet në Kuvendin e Kosovës ditën e hënë, sërish kanë treguar se ka një tensionim të skajshëm të raporteve ndërmjet pushtetit dhe opozitës në atë shkallë që tashmë është vështirë të menaxhohet dhe të gjendet një zgjidhje për të dalë jashtë këtij konflikti, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Analisti i çështjeve politike, Fisnik Korenica nga Grupi për studime juridike dhe politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se situata në Kuvendin e Kosovës është vetëm një ripërsëritje e situatave të ngjashme, që kanë ndodhur muajt e fundit sa herë që është tentuar të mbahen seancat.

Sipas tij, pushteti dhe opozita duhet ta gjejnë një zgjidhje për t’i ulur tensionet.

Ndërkaq, propozimin që partitë në pushtet e kanë bërë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, për të përjashtuar në një afat të caktuar opozitën nga punimet e Kuvendit të Kosovës dhe vendimi i Kuvendit që ta suspendojë opozitën për seancën e ditës së hënë, sipas Korenicës, janë tërësisht të gabuar dhe Kuvendi në këtë pikë duhet të jetë shumë i kujdesshëm.

“Nëse Kuvendi i Kosovës vendos që ta përjashtojë opozitën, me çfarëdo formule procedurale, me një gjë të tillë, në fakt, e dëmton vet legjitimitetin e tij. Në anën tjetër, nëse nuk ka dialog prej të dyja palëve, ulje në një tryezë të përbashkët, gjithashtu ky do të jetë një reflektim që do ta dëmtojë dhe do të vazhdojë ta dëmtojë procesin”.

“Çfarëdo qasje për ta thelluar mëtutje këtë krize, mendoj që nuk është një diskurs i pranueshëm politik. Përgjegjësia nuk është e njërës anë, por e të dyjave anëve, që ta mundësojnë funksionimin e një dialogu minimal, që do të sillte deri te gjetja e një zgjidhjeje për dalje nga kjo situatë”, tha Korenica.

Në anën tjetër edhe disa qytetarë të Prishtinës, kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, bllokimin e punës normale të Kuvendit, por edhe tensionet ndërmjet pushtetit dhe opozitës.

Faik Hoxha, thotë se ajo që po ndodhë në Kuvendin e Kosovës, nuk i pëlqen askujt.

“Këtë situatë me dy fjalë e kisha përshkruar: edhe shqetësuese edhe brengosëse. Askujt nuk i pëlqen kjo. Zgjidhjet ekzistojnë dhe besoj që do të gjendet një zgjidhje. Tash, çfarë zgjidhje do të jetë, ne po presim të gjithë. Populli po pret prej tyre për ta gjetur një zgjidhje”, tha Hoxha.

Izja Tasholli, po ashtu qytetarë nga Prishtina, vlerëson se situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe në raportet ndërmjet pushtetit dhe opozitës, është situatë e turpshme, për të cilën, sipas tij, më tepër ka përgjegjësi pushteti.

“Kjo është faqja e zezë. A ka më keq se faqja e zezë. Për mua, sa më funksion të lartë që të kesh, përgjegjësia është më e madhe. Unë i lë përgjegjës dhe fajtor pushtetmbajtësit. Çka të duan le të bëjnë, por nuk kanë qare pa bë zgjidhje. Qare nuk kanë pa u ulur dhe të bëjnë zgjidhjen”, theksoi Tasholli.

Megjithatë, analisti Korenica shpreh mendimin se aktualisht as pushteti e as opozita nuk kanë gatishmëri që të ulën në tryezë të përbashkët për ta gjetur formulën për dalje nga kriza. Sipas tij, formula është e mundur për tu gjetur, pavarësisht se ajo ka një kosto politike.

Formula e rishqyrtimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, është diskutabile, por sipas Korenicës, të dyja palët do të duhej të uleshin dhe të diskutonin mbi këtë formulë. Në të kundërtën, sipas tij, situata mund të përshkallëzoj edhe më tej.

“Mendoj që maksimumi i asaj që mund të ndodhë është që opozita të shkojnë në burg, një nga një, kurse pushteti të vazhdoj që e vetme ta mbajë Kuvendin. Por, ky nuk është një cak, të cilin do të duhej ta synonte askush, sepse është një skenar i rrezikshëm, që pastaj sjellë implikime afatgjata, të cilat është vështirë për t’i menaxhuar cilado parti politike”.

“Unë, sot kam parë njëfarë insistimi të PDK-së që të mos lejojë në kryesi që të përshkallëzohet tutje kjo situatë, por që të ketë njëfarë kërkese për ta qetësuar, përkatësisht, për ta ftuar opozitën në dialog”, shtoi Korenica.

Korenica ka shtuar se tensionet ndërmjet pushtetit dhe opozitës tashmë kanë arritur një kulm që nuk është parë deri më tash.

LDK – Jep dorëheqje Naser Arifi: Udhëheqja na tradhtoi

I pakënaqur me gjendjen në vend dhe i zhgënjyer me vendimin e Isa Mustafës që të hyjë në bashkëqeverisje me PDK’në dhe me klanin të ashtuquajtur “Pronto”, kryetari i nëndegës më të madhe të LDK-së në Gjilan, Naser Arifi.

Njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Lutfi Hazirit, thotë se tradhtia që udhëheqja e LDK’së i bëri elektoratit të saj, ka bërë që ai të largohet përfundimisht nga LDK.

Ky është teksti i plotë i dorëheqjes së tij:

Duke e pare se ne cfare humnere po e drejton Kosoven koalicioni PDK-LDK, duke mos mujt me duru trathtine qe ju ba nga lideret e LDK-es, elektoratit patriot te LDK-es, duke i bashku votat me PRONTO-mafine, duke mos patur mundesi me e luftu kete trathti brenda LDK-es. Duke e pa qe lideret e LDK-es dhe deputetet e LDK-es, atyre qe ne ia dhame votat me i zbulu varsesit e komandantit tim Ahmet Krasniqit, Tahir Zemes, Smajl Hajdarit, e pastaj te Xhemail Mustafes, Bardhyl Ajetit, e shume aktivisteve te LDK-es, u bene bashke me ata qe deri dje vete i akuzonin si vrases, Duke e pare ndihmen e parreshtur qe po ja jep lidershipi i LDK-es, oligarkeve te PRONTOS, e duke mos patur mundesi te kontriboj qe te mos rizgjidhet Isa Mustafes kryetar i LDK-es, njeriut qe ia ndaloi financat presidentit Rugova ne nje kohe shume te veshtire, une Naser Arifi si ish ushtare i Kosoves dhe si mbrojtes edhe fizik i lidershipit dhe zyrave te LDK-es, ateher kur ato ishin ne shenjester te krimineleve pas luftes, tani ne poziten e delegatit te nendeges se LDK-es ne fshatin dobërcan (posti me reprezentativ i nendeges per momentin, sepse ka vite qe nendega e fshatit Dobercan nuk ka kryesi) me keqardhje jap doreheqje nga kjo pozite.

Duke ruajtur respektin me te thelle per aktivistet e LDK-es, te cilet ruajten me fanatizem mesimet e presidentit Rugova per shtetndertim, aktiviste te cilet nuk i shiten parimet per donje vend pune ose pozite drejtori, aktiviste te cilet gjithmone qeshtjen kombetare e kishin si qellim kryesor, aktivist te cilet perjetuan tortura te ndryshme nga okupatori serb, e me pastaj dhe nga kriminelet e pasluftes shqipetar. Njekohesisht kerkoj nga te gjithe keta patriot ndjese, nese donjeher i kam lendu duke u mundu qe ti ndryshoj gjerat nga brenda.

p.s

E di qekjo doreheqje nuk eshte e rendesishme ne syrin e ketyre qe ia ka qerry syte pushteti, por kjo leter e doreheqjes ne mase shume ta madhe pasqyron zhgenjimin e votuesit patriot te LDK-es.

Sërish gaz lotsjellës në sallë, pezullohet seanca në Kuvendin e Kosovës (foto)

Seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës ka përfunduar ende pa nisur mirë. Shkak është bërë hedhja e gazit lotsjellës në sallë nga deputetë të opozitës. Pavarësisht kontrolleve të rrepta në hyrje të Kuvendit, deputetët opozitarë kanë arritur ta futin në sallë gazin lotsjellës.

Konjufca: Nuk lejojmë mbajtjen e seancave 

konjufca-6

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se opozita nuk do të lejojë mbajtjen e seancave në Kuvend.

Pas ndërprerjes së seancës, pas hedhjes së gazit lotsjellës në sallë, Konjufca ka thënë se opozita do e pengojë mbajtjen e seancave dhe, sipas tij, pushteti ka vetëm një zgjedhje. “Ajo është tërheqja e marrëveshjeve”, ka thënë Konjufca për gazetarët.

“Pushteti ka vendosur ta trajtojë opozitën me polici antiterroriste. Ky është fundi i demokracisë”, ka shtuar ai.

 

fisnik-6
Policia ndalon Fisnik Ismailin, i gjenden dy boca me gaz

Pesë policë kanë rrethuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, duke mos e lejuar të hyjë në sallën e Kuvendit. Sipas gazetës “Express”, atij i janë gjetur dy boca me gaz lotsjellës, gjatë kontrollit të kryer nga sigurimi i Kuvendit.

 

Policia dhe KFOR-i ‘blindojnë’ Kuvendin (FOTO)  

Një orë para nisjes së seancës parlamentare, policia e Kosovës ka “blinduar” ndërtesën e qeverisë  dhe atë të Kuvendit. Forca të shumta sigurie kanë rrethuar Kuvendin brenda dhe jashtë, para seancës që pritet të nisë në ora 11:00, bën të ditur “Koha”.

Në afërsi të këtyre dy institucioneve janë parë edhe automjete dhe efektivë të KFOR-it, i cili më parë kishte konfirmuar se në rast nevoje do të jetë në mbështetje të policisë së Kosovës. KFOR-i është faktori i tretë i sigurisë në Kosovë.

polkf1polkf2

Veseli seancë me 35 pika, policia blindon Kuvendin, VV: Do ta bllokojmë

PRISHTINE – Kuvendi i Republikës së Kosovës për sot ka caktuar seancën e radhës, në të cilën do të mungojë njëri nga deputetët më të zëshëm të opozitës, Albin Kurti i arrestuar të shtunën, më 28 nëntor, nga Policia e Kosovës. Ndërkohë forca të shumta të policisë janë pozicionuar brenda dhe jashtë Kuvendit.

Përderisa dihet që qëndrimi i opozitës vazhdon të jetë i njëjtë – mosmbajtje të seancave përderisa nuk tërhiqet Qeveria nga dy marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi – Kuvendi ka paralajmëruar edhe 35 pikat e rendit të ditës.

Sot do të duhet të diskutohet, shqyrtohet dhe votohet për një rend të ditës mjaft të ngjeshur për kuvendarët kosovarë, për çka gjasat janë të vogla që të zhvillohet normalisht.

Vendimin që të vazhdojnë me bllokadën e legjislativit liderët e tri partive opozitare parlamentare – Visar Ymeri i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën, e kanë rikonfirmuar edhe gjatë konferencës së mbrëmshme të përbashkët për media, duke mos zbuluar se cilat mjete dhe metoda do t’i përdorin për arritjen e qëllimit.

Më poshtë sjellim të plotë rendin e ditës të paralajmëruar nga Kryesia e Kuvendit.
Kuvendi i Kosovës, seanca e ditës së hënë, datë 30.11.2015, ora 11:00.

VV: DO TA BLLOKOJMË SEANCËN
Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Opozita do ta bllokojë edhe seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, mbajtja e seancës do të bëhet e pamundur nga bllokimi i foltores e deri te metodat e tjera të cilat siç tha ai “i kemi përdorur edhe më parë”.

Rendi i Ditës
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim: “KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës”,
Shqy rtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-237,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë fetare në Kosovë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mjekësinë Ligjore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për patentë shofer,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për letërnjoftimin,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Sigurimet,
Zgjedhja e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,
Emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Konsullor, të misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2014,
Shqyrtimi i Raportit për gjend jen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015,
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për personat e verbër,
Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014,
Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Integrimeve Evropiane për vitin 2014,
Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të performansës për mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave zyrtare, si dhe raportit të auditimit të pasqyrave financiare për Ministrinë e Administratës Publike, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës për vitin 2014,
Shqyrtimi i rekomandimeve li dhur me raportin e auditimit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014,
Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me pozitën aktuale të prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit,
Kërkesa e kryetarit të Komunës së Prishtinës për dhënien e pëlqimit për rinovimin e sheshit “Adem Jashari” në Prishtinë,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës,
Propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare.

A po përdor pushteti skenarë të ndryshëm për t’ia zgjatë vetit pushtetin? – Nga Skënder MULLIQI

Ky 28 nëntror  do të duhej të na gjente shumë më ndryshe. Kur ishim në okupim  festën kombëtare  e pritishim me frikë, sepse para dhe prapa nesh qendronin UDB-ashët, të cilët shumë kënd për flamur  e kan rrahur dhe mbytë dajakë.Kjo festë e Flamurit nuk u pritë ashtu siq kemi ëndrruar shekuj më radhë. Nuk u pritë sepse pushteti në shumë raste wshtw shëndrruar në pushtet kleptokratik. Pos hajnisë, abuzimeve,  ishim dëshmitar të vrasjeve të ndryshme dhe vrasjëve për motive politike, të cilat kurrë nuk u zbardhën deri me sot. Dhe, pse nuk u zbardhën ? Së pari  strukturat e larta   të LDK-së   nuk janë të nteresuara dhe as nuk kan guxim   të kërkojnë që vrasjet  ta shohin dritën e diellit. Kjo garnituarë e LDK-së u treguar egoiste, lakmitare për pushetet, duke harruar fjalët e mëdha e punët e vogla që i bëri gjatë këtyre viteve. Koalicionit PDK-LDK tashmë pas gjithë këtyre ngjarjeve më protesta në rrugë, dhe dhunës së shpërfaqur  Pozitë –Opozitë në Kuvend dhe jashtë dyerve të kuvendit  shumë është delegjitimuar . Si Thaçi po ashtu edhe Mustafa nuk janë në domenin e burshtetasve të cilat kan mundësi që situatën ta qesin në binarë normal. Pse nuk kan mundësi? Sepse gjatë gjithë mandatit Qeveria Thaqi dhe tash Qeveria të cilën po e drejton Mustafa  pak bënë punë të hajrit për vendin si në planin e mbrendshem ashtu edhe në planin e jashtëm. Kan premtuar me mijëra vende të reja të punës e nuk i kemi. Kan premtuar investime te jashtme dhe liberalizim të vizave dhe as këto si kemi. Vendi po shkon kah varfëria dhe shkatërrimi .Rinia masovikisht po e braktisin vendin.Ajo çka po na servohet gadi çdo ditë në Parlament dhe në rrugë është e turpshme,  e pa përgjegjshme politikisht dhe moralisht. Shteti i vogël  i Kosovës nuk ndërtohet më këso matrapazlleqësh. Formimi i Gjykatës Specile është indikatori shtesë të ngjarjëve   të fundit në skenën tonë politike . Natyrisht së edhe është pritur formimi i një gjykate të tillë ndërkombëtare, kur dihet së  organet e drejtësisë nuk ishn në gjendje ta luftojnë krimin dhe korrupcionin. Punët e pa kryera , premitimet e dhëna dhe të pa përmbushura kanë bërë që gjendja të eskalon për të keq. Mustafa dhe Thaçi  nuk po japin deklarata përafruese , deklarata të unitetit . Gjoja  kërkojnë stabilitet politik,  e deklaratat e tyre  janë krejt ndryshe.Protestat e dhunshme nuk i përkrah asnjë njeri normal, por protesta çfare ishte ajo e së shtunës , është protestë e lejueshme dhe demokratike. Ajo çka ndodhi pas përfundmit të protestës ishte një skenar i përgatitur mirë . Nuk thëm që edhe disa anëtar të VV janë melaqe , por është shumë e pa logjikshme , shumë e dëmshme që pas një proteste paqësore , policia të futet në zyrat e VV e të arreston 150 veta , kështu edhe Albin Kurtin. Ka pasur një fletë arrest për Kurtin, dhe nese kërkohët që ligji të zbatohet, pse nuk u zbatua para protestës , ose të lihët që ky arrestim të bëhët  më vonë .Por, këtu edhe qendron krejt problematika. Pushteti i cili ka plotë gabime  duket së vetëm me skenarë të ndryshem mendon me ia zgjatë vetës pushtetin.Kujt i levërdisë arrestimi i Kurtit? Unë thëm së vetëm pozitës e askujt tjeter.  Të nëshkruhen marrveshjet e tilla sikur të bëhët fjalë për pronat private, kjo nuk është e lejueshme .Prapa të gjithë këtye që po ndodhin në Kosovë , mund të këte edhe ndonjë skenar që ne nuk e dimë.  Kështu siq është duke u tërhequr litari, është rrezik së do të rreshqasim në anarki totale, qe veq armiqëve tonë  iu hynë në funksion. Duket së nuk ka mbetur solucion më e mirë së sa të mbahen zgjedhjet   e reja, ose të formohet një qeveri  teknike afatizuese. Ose ndoshta të gjithë këtë mish mash politikë do të zgjedhë vizita e Kerit e planifikuar më 2 dhjetor.Ne, sa po kalon koha po tregohemi së jemi më shumë lakmitar për pushtet së sa për shtet. Ne fakt kemi njerëz që dinë së si bëhët shtetndërtmi  , por nuk po e kan një mundësi të tillë ende. ..

Kelani: Mbi 120 pjesëtarë të ISIS-it janë kthyer në Kosovë

Paralajmërimet që i bëri presidenti i shtetit fqinj – Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, se 70 pjesëtarë të ISIS-it, që ishin nga Maqedonia janë kthyer në këtë shtet, kanë reflektuar në shtimin e masave të sigurisë edhe në Kosovë.

Por përveç kësaj, këto masa janë shtuar edhe pas datës së sulmeve të fundit terroriste në fillim të këtij muaji në Paris, ku vdiqën rreth 130 persona.

Burime brenda organeve të sigurisë kanë bërë me dije se institucionet përgjegjëse, duke përfshirë Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe mekanizmat tjerë relevantë, janë duke përcjellë në detaje aktivitetet e kosovarëve, të cilët në kohë të ndryshme kanë qenë në Siri e Irak e që janë kthyer në Kosovë, shkruan “Zëri’.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, numri i personave që besohet se kanë qenë në zonën e konfliktit që nga viti 2011 e deri më tani dhe të cilët janë kthyer në Kosovë është mbi 120.

‘Post-Festum’ – Nga AGRON SHABANI

Edhe në Ditën e Bekuar të Flamurit dhe Pavarësisë Shqiptare, Kosova ngjante e pllakosur, e përgjakur dhe sakatosur  mbi ” sipërfaqen e mahisur” të dhembjeve, plagëve dhe pezmatimëve të thella fizike, skeletore dhe nacionalgjenetike të shkaktuara nga pushteti ( regjimi) kriminal dhe represiv i Isa Mustafës, Skënder Hysenit dhe Shpend Maxhunit & Company!  Në Prishtinë edhe dje kishte dhunë policore. Me 28 Nëntor pra!
Njerëzit dhe populli ( kombi) ynë shqiptarë atje, sërishë i preken dhe shijuan dikund thellë ” frytet” ose ” frutat” e hidhura të një ” shteti” dhe  pushteti  (regjimi) të ndodhur në mes krimit dhe fasadës. Mbase, të një populli dhe ” shteti” të ndodhur dikund në mes lirisë së rrezikuar dhe ” robërisë së qetë” ! ( … )

Në sytë dhe shpirtin e vëllezërve dhe motrave tona shqiptare atje, edhe dje u ringjallen të frikëshme dhe alarmante, kujtimet e hidhura mbi rrathët e njohur të ferrit të egër serb dhe apokalipsen e madhe të atij fundshekulli të përgjakshëm! Mbi llahtarin  e plojës dhe patologjisë së egër serbomilitariste! Mbi muzgujt dhe hijet e lugatëruara mesjetare ose arkaike të nxitura dhe shkaktuara dikur nga ai varg i zgjatur shovenësh, animalësh dhe piromanësh të tërbuar prej Karpatëve që i dogjën, përgjaken, dhunuan dhe masakruan Kosovën dhe shqiptarët!
….!

Në vend të soldateskës dhe falangave serbe, edhe dje n´Prishtinë ishin skuadronet ( eskadronet) private të Isa Mustafës, Skënder Hysenit dhe Shpend Maxhunit. Kundër popullit ( kombit) dhe liderëve të njohur shqiptar në Kosovë. Stisje, inskenime ( teatro) dhe ” spektakle” të njohura ” shtetërore”  ose qeveritare që kundërmojnë kutërbueshëm erëra të tharta “tradhëtishë të reja” shtetërore, nacionale, historike ose politike nën ” shkëlqimet e feksura” të dritave, shandanëve ose llambadarëve të ” praruara” dhe ” stolisura” në ” stilin” e njohur sllavo-bizantinë në Prishtinën zyrtare ose politike.

Edhe në Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë Shqiptare, ”  pushteti “( regjimi) i” nardodit kosovar”- ishin  kundër kombit, kundër shtetit dhe kundër flamurit shqiptarë…Si dikur….Si gjithmonë.

Retorika ose ” oratori të zjarrta” ( boshe) – pas ” samitëve”( traktatëve) dhe vendimëve të pafalshme kardinale ose historike- kundër interesave të njohura shtetërore, nacionale dhe politike të Kosovës dhe shqiptarëve.
Urrejtje, xhelozi, shpifje, trilogji, mallkime ose deklarata t´ pamatura dhe tepër skandaloze- kundër opozitës parlamentare ose politike në Kosovë nga ana e hajnave ( hajdutëve), matrapazëve, demagogëve, hipiokritëve dhe analfabetëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë të cilët mezi i tubojnë ose bëjnë bashkë shkronjat e alfabetit shqip së bashku me tabelën e shumëzimit dhe pjestimit!

Rrahje, burgosje, përndjekje, arrestime dhe denime ” optimale” ose drakonike të deputetëve të paralamentit kosovarë nga ana e Isa Mustafës dhe regjimit të tij kuisling ose mercenar. ” Zajednica” ( republika serbe) në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, ” demarkacioni kufitar” me Malin e Zi, e ashtuquajtura ” gjykata speciale” në Kosovë !  Dikovici, Vucici, Daciqi, Nikoliqi, …. Linja të thella tensioni dhe depresioni që ecin tutje….Kurtha, intriga, dredhi, shantazhe dhe komplote të njohura serbo-bizantine kundër Kosovës dhe shqiptarëve.Ndaj lufës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së-sidomos.

” Kufoma të reja” politike në Kosovë të vdekur dikur për së gjalli….” Zëra melodishë” ose ” simfonishë” të ndryshme funebre dhe tepër makabre që i shpartallon ose davarisë mengjesi.
Në ” prokurorinë” dhe ” senatin bizantin” të Romës, ndërkaq, akoma asgjë të  re. Në Prishtinë, askush t´ i mbrojë dhe shpëtojë shqiptarët nga joshqiptarët dhe antishqiptarët! Madje, as me 28 Nëntor….!
Mjerisht.

Thaçi për Bild Zeitung: Rusia po e destabilizon Ballkanin

Voal – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, krahas disa intervistave të dhëna për mediat gjermane, ka folur edhe për të përditshmen më të lexuar në Gjermani “Bild Zeitung”.

Thaçi ka theksuar se Ballkani është para tri sfidave, të cilat mund ta vënë në pikëpyetje stabilitetit e sigurisë në Evropën Juglindore.

E para ka të bëjë me ndikimin rus në Ballkan, e dyta me krizën e refugjatëve dhe e treta me radikalizmin fetar.

Për të përditshmen gjermane, Thaçi ka tërhequr vërejtjen se Rusia, përmes ndërhyrjes në rajon është duke investuar kundër shteteve, të cilat aspirojnë anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Duke folur për krizën e emigrantëve ka theksuar se mbyllja e kufijve evropian për emigrantët mund të krijojë probleme për shtetet e Ballkanit, të cilat nuk i kanë kapacitet e njëjta sikur shtetet e Bashkimit Evropian.

“Shtetet e Ballkanit nuk i kanë kapacitet e njëjta me ato të BE-së, për të përballuar krizën. Prandaj duhet një bashkëpunim më intensiv mes BE-së dhe shteteve të Ballkanit”, ka thënë Thaçi.

Sip as tij edhe rritja e radikalizmit fetar në margjina të shoqërisë mund të krijon incidente në këtë rajon. “Bild” shkruan se te mërkurën në Kosovë janë mbyllur 17 organizata joqeveritare, të cilat dyshohet se ndër të tjera kanë financuar edhe imamë, të cilët kanë përdorur gjuhë të urrejtjes. /KosovaPress/

Fotot e publikuara nga Shpend Ahmeti- Çfarë po kërkonte policia në kompjuterat e Vetëvendosjes?

Voal – Bastisja e policisë në zyrat e Vetëvendosje për të arrestuar Albin Kurtin u pa Live. Por pas daljes së policisë nga zyrat e VV, kryekomunari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka publikuar disa fotografi të zyrave të partisë së tij.

Nga këto foto bie në sy një fakt i çuditshëm, shkatërrimi i komjuterave dhe serverve të Vetëvendosjes.

Nëse synimi i policisë ka qenë arrestimi i Albin Kurtit dhe ndonjë deputeti tjetër të Vetëvendosjes, duket e palogjikshme që të kontrolloheshin apo prisheshin serverat.

Fotot e publikuara nga Shpend Ahmeti

28-11-2015 21-50-0828-11-2015 21-51-1828-11-2015 21-51-35

Të lënduarit nga dhuna policore sipas Vetëvendosjes (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se cilët janë personat e lënduar nga Policia e Kosovës gjatë protestave të sotme.Në shkrimin e tyre thuhet:Përdorimi i forcës së qindra policëve kundër aktivistëve të Vetëvendosjes ka shkaktuar dhjetëra të lënduar.

Sipas raportimeve që i kemi nga brenda ambienteve të policisë, dhuna ka vazhduar edhe në ambientet ku janë mbajtur aktivistët e arrestuar për qëndrimet e tyre politike.

Të lënduarit dhe të plagosurit prej ushtrimit paprecedent të dhunës policore janë me dhjetëra. Më poshtë ne po publikojmë emrat për të cilët tashmë kemi konfirmim.

Ndër fytyrat e policëve të fotografuar kemi parë edhe disa prej zyrtarëve policorë të njohur edhe më parë për sadizmin dhe ndjenjën e hakmarrjes ndaj aktivistëve.

Të lënduarit:

Sami Kurteshi, ish-avokat i popullit, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje është rrahur, është shkelmuar e shkelur prej policisë ndërkohë që rrinte ulur në rrugë, i lënduar rëndë në brinjë.

Gani Krasniqi, aktivist i çështjes kombëtare, i burgosur politik, organizator i UÇK-së, ish-kryetari i komunës së Malishevës,është rrahur rëndë prej policisë brenda në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe i janë shkaktuar hematoma e gjakrrjedhje në fytyrë.

Valdrin Ahmeti, Koordinator për aktivitete në Lëvizjen Vetëvendosje është rrahur rëndë në ambientet e policisë dhe është dërguar në emergjencë me lëndime të rënda në brinjë dhe me thyerje në trup.

Frashër Krasniqi, drejtues i Sekretariatit për Media e Komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje është qëlluar me plumba gome dhe është rrahur gjatë arrestimit. Ai ka lëndime të rënda në fytyrë, pas koke, si dhe në këmbë e në trup.

Kushtrim Dermaku është lënduar rëndë në kokë dhe ka përfunduar në emergjencë ku ka marrë 5 qepje.

Qëndrim Sahiti është lënduar në gjymtyrë, me thyerje të eshtrave dhe ka marrë ndihmë në emergjencë.

Luan Hoti është rrahur rëndë në ambientet policore dhe ende nuk është dërguar në emergjencë.

6 aktivistë kanë marrë ndihmë deri më tani në emergjencë.

14 aktivistë janë në gjendje të rëndë brenda në ambientet policore, dhe kanë nevojë urgjente të kurohen në emergjencë.

Ky është bilanci pas një Manifestimi paqësor për Republikën. Kjo është fytyra e vërtetë e dhunës.

Dita e Flamurit: Opozita e Bashkuar mban sot në Prishtinë manifestim antiqeveritar

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë thirrur për sot një manifestim anti-qeveritar.

Tubimi përkon me Ditën e Flamurit të Shqipërisë, festë kjo që shënohet edhe në Kosovë.

Opozita, për disa muaj, është duke penguar zhvillimin e seancave në Kuvend, në shenjë kundërshtimi për marrëveshjen me Serbinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Opozita kundërshton edhe marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Sipas përfaqësuesve opozitarë, marrëveshja e parë çon në ndarje të Kosovës, ndërsa e dyta bën që një pjesë e territorit të Kosovës, pa të drejtë, t’i takojë Malit të Zi.

Opozita është zotuar se manifestimi i sotëm do të jetë paqësor.

Kosovë – Opozitar e Bashkuar: Nesër nuk do të ketë dhunë, edhe fëmijët tanë në protestë

PRISHTINE – Liderët e tri partive të opozitës janë takuar për të diskutuar lidhur me protestën e nesërme kundër Asociacionit dhe Demarkacionit.

Në përfundim të takimit, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se ky takim është zhvilluar për t’u koordinuar me manifestimin e nesërm. Ai e ka akuzuar Qeverinë se nëpërmjet alarmeve të rreme për mjete shpërthyese po përpiqet t’i frikësojë qytetarët që të mos marrin pjesë në protestë.
“I bëjmë apel qeverisë që të ndërpresë këtë lojën për shpërthime të rrejshme. Të sillen si burrështetas”, -ka thënë Limaj.

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar qeverinë për alarmet për mjete shpërthyese.
“Shpresojmë që prej ditës së nesërme do të stabilizohet situata. Nesër çdo gjë do të shkojë mirë, e kjo puna me alarme të rrejshme është përrallë me mbret. E kam në plan t’i marrë edhe fëmijët e mi”, – ka thënë Haradinaj.

Ndërsa kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, tha se nesër do të bashkohen në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për të manifestuar kundërshtimin për marrëveshjet.
“Qytetarët nesër do ta kenë të qartë se Republika e Kosovës nuk cenohet dhe territori nuk falet”, – ka thënë Ymeri.

Ambasada e SHBA: Protesta në Prishtinë mund të jetë e dhunshme, qytetarët amerikanë të distancohen

Protesta e nesërme mund të jetë e dhunshme. Ky është qëndrimi i Ambasadës Amerikane në Kosovë e cila i bën thirrje shtetasve amerikanë të distancohen.

Gjatë një deklarate për mediat kjo ambasadë njofton se kjo protest do të mbahet gjatë ditës së nesërme tek sheshi Zahir Pajaziti, Bulevardi Nënë Tereza të cilat janë dy vendet ku mund të ketë konflikte.

Partitë politike do të demonstrojnë kundër marrëeshjeve politike dhe Qeverisë së Kosovës. Nuk dihet sa do të jetë pjesëmarrja në protest. Shtetasit amerikanë duhet t’i evitojnë demosntrata dhe të kenë kujdes në afërsi ku janë mbledhur shumë persona, ku ka protesta ose demonstrate. Madje edhe Demonstrata të menduara si paqësore mund të shndërrohen në konfronitim dhe mund të eskalojë në dhunë”, thuhet në deklaratë.

Qëndrimi i ambasadës amerikane vjen duke u bazuar në protestat e kaluara të cilat kanë qenë të dhunshme ku nuk ka mungura edhe gazilotsjellës.

Protestat e kaluara në Sheshin Nënë Tereza kanë qenë të dhunshme pasi protestuesit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe metoda tjera të dhunshme. Protesta mund të bllokojë ndërlidhjen e rrugëve dhe ta pengojë transportin publik”, përfundon deklarata.

LDK-ja post-rugoviane shtetndërtuese apo…?! – Nga FLORIM ZEQA

E kam thënë në një shkrim të mëhershëm, do të ishte e keqja më e vogël sikur të kishim vetëm një adresë të së keqës në Kosovë.
E keqja e Kosoves nuk mbanë emrin vetëm të PDK-së, shumë pranë saj janë edhe partitë tjera, është edhe LDK-ja, dje krenaria e këtij vendi, sot e katandisura  keq nën kthetrat e PDK-së !
Mos të rrëmbehemi nga zëmrimi e të gjykojmë mbrapsht, por të reflektojmë drejtë edhe kur e vërteta është e hidhur. Kjo çfarë po ndodhë ditëve, javëve dhe muajëve të fundit nuk është aksidentale,…”Zajednica”, demarkacioni, korrupsioni qeveritar, krimi i organizuar,…etj, janë produkt i keqqeverisjes disa vjeqare.
Bashkqeverisja e LDK-së me PDK-në ishte dje, është sot, shkatërruese për shtetin ishte dje, e tillë është edhe sot, vrastare për elektoratin rugovian ishte dje, vrastare dhe më shkatërruese është sot…
As të mos mundohet ndokush t’i arsyetojë veprimet e liderit të LDK-së, si të “zorit”, gjoja të ardhura nga trysnia ndërkombëtare. Nëse paska pasur trysni ndërkombëtare ndaj liderit Mustafa,…çfarë trysnije patën kryesia dhe antarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që mbështetën veprimet destruktive të një  lideri diktatorial ?!
Unë prej 20 vitesh jetoj në përendim, e njoh mirë mentalitetin e shoqërisë demokratike, e kuptoj ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve në zgjidhjen e problemeve, i kuptoj edhe “shantazhet dhe presionet”, të cilat në të shumten e rasteve shfaqen  në formën e alternativave politike,…por asnjëherë në formën e kushtëzimeve, siq mendohet në opinionin kosovar.
Arsyetimet se dikush e ka detyruar liderin e LDK-së, që të ndërroj kursin politik, është sa i paqëndrueshëm po aq turpshëm dhe qyqarë. Nuk ka asnjë diplomat, ambasador apo faktor tjetër ndërkombëtar që mund ta detyrojë një udhëheqës të vendosur dhe të përgjegjshëm të një vendi, që të veprojë kundër vullnetit të popullit dhe kundër interesave të vendit të tij.
Prandaj lideri i LDK-së z. Isa Mustafa, vetëm i shtyrë nga interesat personale ka  mundur t’i thotë PO një bashkqeverisje të “zorit” me PDK-në. Në këtë rast, kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së me (pa) dashjen e tyre u bënë bashkëfajtor në lidhjen e kurorës së turpit (vetëvrasjës së tyre politike) .
“Muzraku në thesë nuk hyn”, thotë një fjalë e urtë popullore !
Sado që dikush po mundohet (me qëllim) të fshehë realitetin tronditës të krijuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës pas marrveshjes skandaloze për bashkqeverisje me rivalin politik numër një në vend, realiteti po ua thotë të kundërtën.
Në një shkrim paraprak, me titull; “PDK-LDK, binomi shkatërrues i shtetit të Kosovës” i dhash vetëm disa prej arsyeve . Prandaj për hirë të së vërtetës për opinionin publik, e ndjejë të nevojshme t’ua rikujtoj edhe disa prej fakteve të pamohueshme në relacion me koalicionin fakteq për vendin dhe vrastar për LDK-në post-rugoviane, me sa vijon;
Fillimisht me aktin e rishpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008, LDK-ja iu bashkangjit projektit ndërkombëtar të “multietnicitetit” për shtetin më etnik në rajon dhe miratimin e simboleve antikombëtare për shtetin e Kosovës.
Heqja dorë kaq lehtësisht e krerëve të LDK-së nga projekti kombëtar (rugovian) për shtetin e Kosovës (flamuri dhe hymni), nuk mund të mbulohen me deklarime verbale “pro”, as me mbajtje të simboleve dhe fotos së presidentit në zyrat e LDK-së, kur të njëjtit në shtëpitë e tyre nuk i mbajnë ato,…shkaku që u bëhen pëngesë kur në shtëpi u shkojnë miqt antirugovist të bizneseve të natës.
LDK-ja pa asnjë zor, dhe pa asnjë trysni ndërkombëtare e ndihmojë PDK-në edhe nga pozicioni opozitar për katër vite rresht,
PDK-ja pa ndihmën e strukturave aktuale të LDK-së, nuk do mund ta vazhdonte mandatin e dytë qeverisës (marrveshja Thaçi-Isa-Pacolli), nuk do mund i vazhdonte bisedimet politike me Serbinë, nuk do mund i miratonte ligjet diskrimnuese në kuvend për;  decentralizimin etnik, amnistimin e kriminelëve serb të veriut, për trashëgiminë kulturore (serbe) në Kosovë, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe e shumë e shumë ligjeve tjera diskriminuese për popullatën shumicë shqiptare në Kosovë.
Pothuajse asnjë tender qeveritar në këto tetë vitet e fundit nuk është realizuar pa përfshirjën edhe të zyrtarëve (biznesmenëve) të lartë të LDK-së.
Po të mos ishte kështu nuk do të kishim deputet milionera të LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në korodinimin e shkëlqyer mes tyre, PDK-LDK pas rishpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit, i caktuan të gjithë ambasadorët dhe konsujt (analfabet) partiak gjithandej vendeve europërendimore duke injoruar dhe anashkaluar intelektual dhe veprimtar të shquar shqiptar në vendet përkatëse përendimore.
Tenderomania e përbashkët vazhdon sikurse vazhdojnë edhe dukuritë tjera negative në komunat e udhëhequra nga dy partitë në pushtet.
Përkundër zhgënjimit të madhë në udhëheqjën e LDK-së, veprimtarët dhe aktivistët e rinjë bashk me ata të orëve të para duhet të jenë të vendosur për vazhdimin e betejës politike për largimin e diktatorëve dhe uzurpatorëve të frymës rugoviane nga ky subjekt.
Me bashkimin e të gjitha forcave të shëndosha dhe progresive mbrenda LDK-së,… kësaj klase kusarësh politik do t’u ngushtohet rrethi, duke i hapur rrugë brezit të ri dhe të pakorruptuar,…kështu LDK-ja do të mbushet me aktivist dhe veprimtar të përgjegjshëm, me moral të pastër kombëtar si në kohën e krenarisë kombëtare të viteve të ’90-ta,…me ç’rast popullit përfundimisht do t’i kthehen shpresat për jetë në troje të veta, do t’i kthehet nderi dhe dinjiteti kombëtar.
Jam i bindur se kjo do të ndodhë një ditë, pasi në asnjë rrëthanë nuk mund të bashkëjetojnë e mira me të keqën, sikurse që nuk mund të bëhen bashk dita me natën në të njëjtën kohë.
“Çdo e keqe e ka të mirën mbrapa”, thotë një fjalë e urtë popullore, andaj të gjithë liderët e korruptuar i pret njëjti fat, katandisja dhe thyeqafja politike,…harresa apo më rënd, kujtesa për të keq në mbamëndjen historike të popullit.

Kosovës i duhet patjetër koalicioni mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt – Nga AGRON SHABANI

Ndërkohë që qarqe dhe medie të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në vendin tonë, ka kohë që vazhdojnë të flasin dhe prognozojnë ( heshtur) mbi ngritjen dhe formimin e një koalicioni të ri shtetëror, qeveritar ose politik në Republikën e Kosovës me qëllim të sanimit ose tejkalimit të krizës së atjeshme institucionale dhe politike të shkaktuar me rastin e firmosjes së ” marrëveshjeve” ose ” traktatëve” unilaterale ose monololgjike të Isa Mustafës dhe bordit ( kabinetit) të tij me Serbinë dhe Malin e Zi në Vjenë dhe Bruksel!  Ajo që të bie në sy gjatë tërë zhvillimeve dhe proceseve të gjertanishme poroze, fragjile, turbulente, inkompaktibile, heterogjene, hektike, fluide, furioze, dinamike dhe tepër eklektike në Kosovë: Përveç mungesës së hetueshme të dialogut, kompromisit dhe konsenzusit të gjithëmbarshëm shtetëror dhe nacional në njerën anë, si dhe të ideve, teorive, programëve, vizioneve dhe konceptëve esenciale ose substanciale  në jetën e e atjeshme institucionale dhe politike dhe politike në anën tjetër.  Është si të thuash mungesa e pafalshme dhe e pajustifikueshme e dy partive të fuqishme konstitucionale dhe institucionale, gjegjësisht, shtetërore dhe nacionale në Kosovë. Si Partia Demokrate dhe Republikane në SHBA-së si për shembull, apo,si CDU-së dhe SPD- së ne Gjermani, Laburistët dhe Konservatorët në Britani të Madhe, Socialistët dhe Konservatorët (De Golistët) në Francë dhe kështu me radhë.
Se këndejmi, në vendin tonë, si duket ka si të thuash tepricë ose një inflacion të madh partish ose subjektësh të ndryshme parlamentare, qeveritare, joqeveritare, joparlamentare( jashtëparlamentare) dhe të tjera të cilat të dukën të tepërta dhe shumë të kushtueshme ( inflatore dhe inflamatore) për kushtët dhe rrethanat e njohura pushtetërore ( qeveritare), nacionale, politike, historike, finansiare, sociale, ekonomike dhe të të tjera nepër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova. Përse kjo?  Sepse, ngritja, konstituimi dhe profilizimi i dy të të ashtuquajturave partive ose subjekteve të fuqishme konstitucionale ,institucionale, nacionale dhe politike në Republikën e Kosovë: Pos tjerash do t´u bënte mirë pothuajse të të gjitha procesëve ose zhvillimëve të përgjithshme në Republikën e Kosovës në një periudhë të rëndësishme dhe tepër sublime të shtetformimit, konsolidimit të gjithëmbarshëm dhe tranzicionit.Shëmbulli ose modeli i njohur amerikan si formulë e përgjithshme konspirative dhe logjistike në sfond:

Pavarësisht asaj nëse “populistët”, “bull moosët”, “dixiecratët”, të “gjelberit” ose “watchdogs-ët” tjerë si “parti të treta” ose sporadike në SHBA-së, i ngrisin, promovojnë, afirmojnë dhe inkorporojnë konceptët dhe programet e tyre ideore dhe metodologjike si “pjesë të rëndësishme” ose substanciale të jetës së përgjithshme konstitucionale, institucionale, ligjore, qytetare dhe demokratike në Shtetët e Bashkuara: Në këtë kontekst, janë të njohur dhe të garantuar roli dhe pozicioni i pazëvendësuar historik ,konstitucional, institucional dhe politikë i The Grand Old Party ( Partisë Republikane të themeluar në vitin 1854 ) dhe të Party of the People  (Partisë Demokrate të SHBA-së, të themeluar në vitin 1793) në jetën e përgjithshme shtetërore, nacionale , politike dhe partiake të shtetit dhe poullit të madh amerikan.
Për me tepër ndërkaq, në Shtetët e Bashkuara, si në çdo vend tjetër të ngritur, projektuar dhe konstituuar nga revolucioni, respektivisht nga lufta e njohur për lirinë dhe pavarësinë e njohur amerikane nga “kurora mbretërore” agleze ose britanike etj. ( lëxo : Konventën e njohur konstitucionale dhe juridike të SHBA-së “Checks and Balances” të miratuar në Philadelphia të vitit të largët 1787-si reagim ose përgjigje konkrete dhe pragmatike ndaj “Kongresit kontinental” të vitit 1774 po në Philadelphia të SHBA-së): Jeta e gjithëmbarshme politike dhe partiake ka filluar nga i ashtuquajturi sistemi njohur njëpartiak atje. Respektivisht, nga instruktori dhe arkitekti kryesor i luftës dhe pavaresise së lartëpërmendur të SHBA-së,Gjorgj Uashingtoni (George Washington). Për t´u pasuar nga John Adamsi,Thomas Jeffersoni e kështu me radhë.
Biles, John Adamsi në stilin dhe cilësinë e njohur të njerit prej akterëve dhe protagonistëve me të rëndësishëm ose kryesor të Deklaratës së mesipërme Amerikane të Pavarësise dhe presidenti i dytë me radhë në historinë e përgjithshme të Shtetëve të Bashkuara, pas George Washingtonit të Madh: Atëbotë do shprehej se:” askujt nuk i frikesohej me shumë se sa ndarjes se Republikës Amerikane në dy blloqe ose parti të mëdha politike- rivale dhe antagonisteme njëra tjetrën. Duke pleduar asokohe në antagonizmat, aversionet, divergjencat , disonancat dhe diskrepancat e ndryshme konceptuale dhe ideologjike në mes “federalistëve demokrat” dhe “antifederalistëve centralist” në SHBA-së gjatë asaj periudhe revolucionare ose post-revolucionare. Dhe, kjo gjer me firmosjen e Konventës se lartëpërmendur konstitucionale dhe juridike”Checks and Balances”(Lëxo:Rregullat dhe kontrolli) në Philadelphia gjatë vitit të lartepermendur 1787.
Ndryshe nga kjo, edhe përkunder faktit se kishte edhe të atillë ( si toristët) që ende vazhdonin te simpatizonin mbretin Gjorgj dhe “sundimin britanik”ne SHBA-se dhe të tjerët (viganët) që i njihnin dhe përkrahnin administraten dhe institucionët e reja dhe legjitime amerikane: Ligji dhe kushtetuta e re e SHBA-së, do u ofronin si të thuash të të gjitha palëve barazi dhe të drejta të plota politike, kushtetuese dhe juridike.
Gjithnjë duke menduar këtu në rolin dhe ndikimin e fuqishëm dhe historik të Dy Partive të Mëdha (Partisë Demokrate dhe Partisë Republikane) në jetën e përgjithshme institucionale dhe konstitucionale të SHBA-së. Kjo edhe përkunder asaj se “federalistët amerikan”,  atëbotë ishin ithtarë ose simpatizant të mbretit (Lujit të XVI- të) dhe aristokracisë së atëhershme franceze. Ndërsa,”antifederalistët amerikan”, e simpatizonin dhe admironin Napoleon Bonapartën dhe “frytët” e njohura të Revolucionit të Madh në Francë.
Shih për këtë:”antifederalistët demokrat” nga “federalistët republikan” në Shtetët e Bashkuara, asokohe do njihen dhe do quhen si “demokrat radikalist” etj. Kjo mu për shkak të natyrës dhe karakterit të njohur revolucionar dhe radikalist të Revolucionit të lartëpërmendur në Francë . Përkatësisht,të mbeshtetjes ose admirimit te tyre ndaj ” metodave revolucionare” te “apostujve të lirisë” ne France që asokohe po vazhdonin të admiroheshin nga taborri i “antifederalistëve demokrat” në SHBA-së. Dhe, jo vetëm në Amerikë.
Sidoqoftë,Partia Republikane ( Partia e Abraham Lincolnit, Rooseveltit, Eisenhowerit, Ronald Reganit etj.) dhe Partia Demokrate (Partia e Thomas Jeffersonit,Franklin Rooseveltit, Xh.Kenedyt, Bill Clintonit etj.):Për mendimet dhe vlerësimet e njohura të shumë politologëve, historianëve, sociologëve,filozofëve dhe studiuesve ose analistëve të ndryshëm të fushave dhe disiplinave të tjera shkencore dhe metodologjike. Paraqesin Ato “Dy kokat krenare dhe kryengritese” të shtetit dhe kombit të madh amerikan. Pa i harruar në këtë sfond edhe pragmatizmin dhe patriotizmin tradicional amerikan së bashku me etikën dhe estetikën e njohur institucionale dhe konstitucionale në SHBA-së. Respektivisht, regullat, ligjet dhe kontrollin se bashku me disajnin, strukturën, arkitekturën, filosofinë, rezonansën, identitetin, individualitetin, eklskluzivitetin, sovranitetin, integritetin  dhe performansen e njohur shtetëtërore, nacionale, partiake, politike dhe të tjera në Shtetët e Bashkuara si Demokracia me e zhvilluar dhe me përparimtare e globit në kontekstin e njohur global dhe universal .
Në fund të fundit, morali i njohur njerëzorë ose qytetar së bashku me etikën ,edukatën, kulturën, emancipimin,  traditën, përvojen dhe higjienën e përgjithshme shpirtërore, intelektuale dhe profesionale të lidershpit të njohur shtetërorë, nacional ose politik:Sikur paraqesin bazamentët ose fundamentët kryesore dhe substanciale të demokracisë së njohur qytetare, parlamentare dhe politike.
Mbase, gjithnjë fjala mbi marrëveshejn ose  koalicionin e lartëpërmendur mes PDK-së së Hashim Thacit dhe AAK-se se Ramush Haradinajt si dy parti te dalura nga lufta dhe revolucioni i njohur i UÇK-së dhe popullit tonë për liri dhe pavarësi të Kosoves. Të cilat do duhej të përbënin ose formonin qeverinë së bashku me aleatët e tyre në Republikën e Kosovës.

Prishtinë – Alarm i rremë për bombë tek Ambasada e Shqipërisë (fotot)

Policia e Kosovës ka rrethuar me shirit rrugën afër Ambasadës së Shqipërisë në lagjen Pejton.

Sipas burimeve, kjo është bërë me arsyen pasi në këtë vend dyshohej se gjendej një mjet i rrezikshëm, por zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se nuk ka asgjë të rrezikshme që duhet shqetësuar.

“Policia ka dyshuar për një mjetë të rrezikshëm por ka hasur një qese me disa sende familjare”, ka thënë ajo./KP

ambasada-e-shqiperise-prishtine-1ambasada-e-shqiperise-prishtine-2

Bavaria ekstradon në Prishtinë një person me rrezikshmëri të lartë – Dyshime për terrorizëm

Landi i Bavarisë në Republikën Federale të Gjermanisë, ka depërtuar për në Prishtinë 41 kosovarë. Midis tyre është depërtuar edhe një person me prirje të forta terroriste dhe i rrezikshëm, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, raportojnë mediat e këtij vendi.

Ai kishte qëndruar në mënyrë të paligjshme në Gjermani, dhe thuhet të kishte vendosur kontakte të shumta me rrjetin e salafistëve. Sipas ministrit gjerman, personi ishte i njohur për autoritetet e sigurisë.

“Edhe pse personi në fjalë deri më sot nuk kishte kryer ndonjë vepër penale, kemi vlerësuar se paraqiste rrezik, dhe depërtimi i tij i menjëhershëm për në Kosovë, ishte një veprim preventiv”, ka thënë ministri i brendshëm gjerman i Republikës së Bavarisë.

Sipas hetimeve ai disa herë shprehur gatishmëri për të udhëtuar për në Siri, ku do t’u bashkohej militantëve të Shtetit Islamik.

Në rrjetet sociale, ai kishte shprehur ‘mbështetje’ për sulmin terrorist në të përjavshmen satirike franceze, ‘Charlie Hebdo’, duke përkrahur aktet terroriste për të mbrojtur ‘nderin e Profetit’.

Nuk dihet nëse personi në fjalë është arrestuar nga autoritetet kosovare me të arritur në Aeroportin e Prishtinë, apo është lënë i lirë. Lajmi.net, edhe pse ka provuar sot disa që të kontaktojë me zyrtarët për media të Policisë së Kosovës, për t’u njoftuar për këtë çështje, asnjëri prej tyre nuk kanë qenë të qasshëm.

Pavarësisht se policia përmes një njoftimi të tyre për media ka ngritur alarmin tek qytetarët duke u kërkuar atyre që të shmangin vendet e frekuentuara shkaku i rrezikut nga sulmet terroriste, zyrtarët për informim të këtij institucioni duket t’i kenë dhënë pushim vetës. E gjitha kjo, pavarësisht gatishmërisë për të marrë përsipër poste me përgjegjësi të lartë, si ato të komunikimit me publikun, në institucionin më me peshë për sigurinë në vend.

Presidentja Jahjaga viziton Forcën e Sigurisë të Kosovës

Atifete Jahjaga gjatë vizitës në FSK

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi sot kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë dhe mori pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në një deklaratë bërë me këtë rast, Presidentja Jahjaga ka theksuar se FSK-ja është e gatshmë të shndërrohet në Ushtri të Kosovës.

“Duke u përgjigjur në pyetjen kur do të bëhet FKS ushtri, Presidentja Jahjaga tha se tanimë ka përfunduar procesi i rishikimit të sektorit të sigurisë dhe FSK dhe ajo që pamë sot dhe niveli i gatishmërisë dhe përgatitjes së tyre profesionale, po edhe nga aspekti i pajisjeve të tyre, tregon gatishmërinë e FSK-së. ”

“Ne jemi në proces e sipër të transformimit të mëtutjeshëm të Forcës së Sigurisë dhe shumë shpejt Kosova do të hyjë edhe në marrëveshje speciale edhe me NATO-n për transformimin e mëtutjeshëm të kësaj force,” ka theksuar Presidentja Jahjaga.

Ambasadorja e Be-së Vlahutin: Diktatura vrau rreth 7 mijë kundërshtarë politikë, 6 mijë të tjerë të zhdukur dhe pa varre

Voal – Diplomatë dhe studiues të njohur morën sot pjesë në simpoziumin Shqipëria 25 vjet pas komunizmit, ringritja e shtetit dhe e shoqërisë shqiptare, të organizuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare.

Ambasadorja e Be-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, në fjalën e saj tha se tranzicioni nuk ishte aspak i lehtë.Europa ende nuk ka arrdhur në Shqipëri, tha zonja Ambasadore.

Zonja Vlahutin nënvizoi  se hapja e dosjeve duhet të ishte bërë më parë. “Puna për reformat që kemi për para është shumë angazhuese. Pas 25 vitesh ka ardhur koha që të përballemi me sfidat. Deri më sot në Shqipëri dosjet nuk janë hapur. Miratimi i ligjit për dosjet, prioritet do t’i jepet drejtësisë”, u shpreh Vlahutin .

“Liria ishte forma e parë e përgjegjësisë për veten dhe shoqërinë. Për të ndërtuar shoqërinë dhe me shikimin nga e ardhmja ju duhet të ndahen nga e kaluara. Regjimi komunist vrau rreth 7 mijë kundërshtarë politikë, afro 6 mijë të tjerë janë zhdukur dhe nuk kanë varre, diktatura burgosi dhe internoi dhjetëra mijëra të tjerë dhe mijëra dosje të shërbimit sekret janë ende të mbyllura” – tha zonja Vlahutin.

Manipulimet e pushteteve gjatë këtyre viteve, Kosovën e sollën në situata të vështira – Nga Skënder MULLIQI

Ngjarjet e fundit në Parlament dhe  jashta dyerve të Parlamentit ,ishin planifikuar paraprakisht. Edhe pozita edhe opozita i kishin  bërë planet e saja të veprimit. Pozita që mos të lëshohet pe në  kërkesat e Opozitës, kurse opozita gjithashtu kishte planifikuar dhe ishte këmbngulëse në qendrimet e saja.Në fund të gjithë kësaj ndodhie,pushteti levizi pak sa në qendrimet e saja  bukur të ngurta  rreth  “ Zajednicës” dhe marrveshjës për demarkacionin më Mal të Zi.  Gjykata Kushtetuese  nën trysnin e Opozitës e pezulloi marrveshjen e Asociacionit të Komunave Serbe, dhe marrveshja për demarkacionin sigurisht që do të debatohet në Kuvend ,  ku Kosovës i merren afer 9 mijë hektarë tokë.Pushteti edhe mund të mos pranon së nuk ka gjë të keqe në të dyja marrveshjët e firmosura , por e vërteta është më ndryshe. Asociacioni  i Komunave Serbe më shumë  kompetenca vendimarrëse   është ndarje e Kosovës. Me në fund edhe ekspertet tanë dhe njerëzit e politikës  e kanë kuptuar së Kosovës i merret toka nga malazezët. Një meritë të veqantë në aktualizimin e kësaj çështje mjaftë të ndieshme fillimisht  e ka ish kryetari i Pejës, Ali Lajçi. Ai disa here si anëtar I komisionit  kishte shpejguar më fakte se cila është vija kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi . Përkunder gjithë kësaj , delagacioni i Kosovës në krye me Murat Mehën  vendosi në dëm të Kosovës. Unë jamë idhtar që të gjitha problemet , edhe këto dyja të cilat I përmenda  , të zgjidhen me dialogë  në kuvend. Dhe , tash  kur mendohet më koka të ftohura pavarësisht shumë teorive të cilat na paraqitën , mund të para afrohen qendrimet Pozitë –Opozitë për këto dy çështje madhore.Duhet të përfundojnë simpatizimet symbyllur të njerës apo të palës tjetër.Deklarata e  Angela Merkelit dhe deklarata e Lunaqekut,  së gjithsesi duhet dëgjuar zëri i popullit, janë treguës së pushteti të reflekton ndryshe së ka edhe përgjegjësinë poltike më të madhe   .Populli ynë shpesh po është imun nga përgjegjësia që ka. Në situatën nëpër të cilën po kalon vendi, heshtja duhet të thyhet sepse bëhët fjalë për interesat e tyre dhe të shtetit  të cilin po e ndërtojmë.Me anime kurrë nuk arrihet deri të e vërteta. Manipulimet e shumëta të pushteteve gjatë këtyre viteve edhe na sollën në situata  të vështira.Të gjithë pa dallim duhet të jemi shumë vigjilent së jo stabiliteti i vendit na fut në rrugën e gabuar .

Edhe planifikimi i protesatve të opozitës për 28 nëntor, ishte dashur të bëhët sipas skenarit  paqësorë .Logjika e ultimatumeve nga pozita dhe opozita ,është shumë e dëmshme për rrethanat politike dhe ekonomike  neper të cilat po kalojmë.Çdo protestë sigurisht së e ka edhe qëllim  e saj, në kuptimin pozitiv të fjalës. Është koha e fundit që proceset politike ta marrin kahje pozitive . Sigurisht së edhe dy marrveshjet për “Zajednicën”, dhe për demarkacionin si të tilla  do të duhet të hiqën  . Politikat e keqja të deritashme duhet reviduar, së kështu më gjitha këto probleme nuk mund të hapërojmë përpara.Njerëzit e ri me ide të reja dhe fitim prurëse janë bërë shumë të nevojshme .Energjitë pozitive i duhen këtij vendi dhe këtij populli të lodhur nga abuzimet e përditshme më të mirat materjale, të atyre të cilët u ngjitën në pushtet gjatë këtyre 16 viteve.Të kemi kujdes mos të largohemi nga mbredia e problemeve .Përgjegjësia politike më në fund duhet të funksionoj për secilin.Nese jemi proklamuar për shoqëri demokratike, ligji vlenë për të gjithë barabartë…

Qeveria e stërkequr shpërblen Serbinë, ndëshkon qytetarët e saj! – Nga FLORIM ZEQA

Ashtu, siç e kam thënë edhe herave tjera, asnjë situatë nuk është pa rrugëdalje. Problemi nuk qendron tek opozita, por tek mungesa e vullnetit politik dhe ngurtësia e tepruar e liderëve shtetëror në raport me marrëveshjet fatkeqe për vendin. Këtu nuk bëhet fjalë për përmbushje të kërkesave të opozitës, por për ruajtjen e sovranitetitit dhe integritetit territorial të vendit.
Edhe pse në protestat e fundit dhuna ishte e dy anshme pushtet -opozitë, përgjegjësinë në radhë të parë e bartë pozita si mazhornacë dhe bartëse e pushtetit.
Ska dyshim, veprimi i opozitës kosovare për pezullimin e përkohshëm të  protestave është një hap para dhe shumë i rendësishëm drejt normailizimit të situatës kaotike në vend.
Pas këtij hapi të opozitës, duhet të reflektoj pozitivisht edhe pozita, me ndërmarrjen e veprimeve të duhura konformë situatës politike në vend, siq janë: vendimi për ndërprerjen e mënjehershme e dialogut politik me Serbinë, derisa Gjykata Kushtetuese të jepë verdiktin final mbi marrveshjet e 25 Gushtit në Bruksel, vënja e reciprocitetit në pikat doganore dhe në zbatueshmërinë e marrveshjeve të Brukselit, vendimi për rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi, heqja e të gjitha akuzave ndaj opozitës dhe lirimi i menjëhershëm i protestuesve (në këtë rast lirimi i mënjëhershëm i deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, zonjes Donika Kadaj-Bujupi)
Besoj, se ndërmarrja e hapave të mësipërm nga qeveria, do të krijonte bazë të mjaftueshme kredibile, që në të ardhmen opozita të reflektoj më pozitivsiht në veprimet e saja.
Fundja situata konfliktuoze nuk i shkonë për shtati askujt në Kosovë, në këtë rast as opozitës. Zgjatja e mëtutjeshme bllokadës parlamentare, pashmangshëm qonë në humbjen e kredibiltetit të të dyja palëve në “konflikt”.
Qeveritarët, më tepër se asnjëher më parë duhet të ndjejnë peshën e përgjegjësisë politike në parandalimin e trazirave dhe gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme për të gjithë,…zgjidhja është në dorën e tyre, ashtu sikurse edhe përgjegjësia në rast të mosreflektimit pozitiv.
Logjika e shtetit policor i takon së kaluarës
Vendi është në krizë të thellë politike, kërkohet ndërhyrje urgjente, jo me polici por me veprime të përgjegjshme dhe të guximshme politike.
Në asnjë rrethanë, nuk guxon të përdoret policia nga qeveritarët si mjet për mbajtjen e pushtetit dhe zgjidhjen e krizave politike me dhunë, në të kundërtën policia e shtetit duhet të ndihmojë në mbarëvajtjen e protestave paqësore.
Kriza politike nuk zgjidhet me arrestimin e as me dënimin e deputetëve, pra kriza politike nuk zgjidhet me mjete ligjore por me veprime të mençura politike.
Kosovës së varfër, pas 16 vjet pritje dhe tetë vite vendnumrimi politik, i duhet kthesa e madhe e ndryshimit politik,  zhvillimi ekonomik, mirëqenja sociale…qytetarët e vendit më shumë se gazin lotësjellës kanë nevojë të shijojnë tymin e fabrikave dhe dëgjojnë zhurmën e makinave bujqësore.
Skenat e dhunës së policisë ndaj protestuesëve dhe përdorimi i mjeteve të forta nga ana e protestuesëve, janë dy gjëra të papranueshme,..kështu vendi rrezikon të rrëshqa në anarki totale.
Zhvillimet e fundit, në formën e luftës së pashpallur civile mes pushtetarëve  dhe opozitarëve, ku pushtetarët në njërën anë thirren në emër të të ashtuquajturit integrim europian, (sipas interesave të Serbisë), në emër të shtetit ligjor,…ndërsa në anën tjetër, duke tentuar të shtypin me dhunë kërkesat e opozitës ushtrojnë dhunë ndaj popullatës së varfër dhe dëshpruar për jetë në këtë vend!
Serbia me ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare, përmes liderëve të korruptuar kosovar synon arritjen e rikolonizimit të Kosovës përmes ngritjes së memorialeve mbretërore serbe, shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve nga pjesa veriore si dhe shtrirjes gjeografike të kolonëve serb në mbrendi të vendit.
Populli është lodhur nga politikanët e papërgjegjshëm dhe arrogant, të padinjitetshëm dhe pamoral njerëzor, nga pushtetarët e korruptuar dhe servil ndaj ndërkombëtarëve, të cilët sa herë që protesohet rrugëve të Prishtinës, relaksimin e gjejnë në Bruksel në bisedimet me armiqt e shtetit të tyre.
Qeveritar të nderuar, në vend të reflektimit pozitiv ndaj ndërkombëtarëve për vazhdimin e bisedimeve të pabarabarta me Serbinë në Bruksel, në vend që ta shpërbleni shtetin gjakar serb, duhet të reflektoni pozitivisht ndaj qytetarëve pasiv të këtij vendi, që ju priten hiq më pak se 16 vite, me shpresën për një të nesërme me të mirë.
Qeveritar të nderuar, lëreni lojërat e dyfishta politike përmes eksponentëve tuaj politik. “Plani për zgjidhje” i deputetëve Vjosa Osmani (LDK) dhe Ilir Deda (VV…!!!), shifet qartë se nuk është plan autentik i tyre, por është plan i kuzhinave tuaja  politike,…që për qëllim ka zgjatjen e status quos politike në vend.
Qeveritar të nderuar, lëreni improvizimet politike, reflektoni pozitivisht ose ikni sa më parë, ngase populli nuk ju duron më, është lodhur së tepërmi me rrënat dhe mashtrimet e juaja, me vjedhjen dhe kontrabandim te vullnetit politik.
Prandaj, tani e tutje populli do të bëhet barrë e papërballueshme në qafën e juaj të trashur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar politik.
Për shtetin e Kosovës, asgjë nuk mund të ketë më të rrezikshme dhe më shkatërruese se Zajednica serbe, asnjë formë e protestimit nuk mund të jetë më e dëmshme për Kosovën, se sa koalicioni aktual, i krijuar sipas orekseve serbe,….për ndarje etnike dhe territoriale të shtetit të Kosovës.
Koalicioni aktual qeverisës, përmes bisedimeve të Brukselit, në njërën anë është duke e shpërblyer Serbinë përveq me territor dhe sovranitet mbi Kosovën, edhe me indegrim të shpejtë në BE, ndërsa në tjetrën duke e gjymtuar pavarësinë e shtetit të vet, duke dëmtuar të ardhmen prosperuese të Republikës së Kosovës.
Me marrëveshjet e Brukselit, qeveria e stërkequr e Kosovës ka nënshkruar kapitullimin e Kosovës duke  pranuar të gjitha kërkesat e qeverisë së Beogradit, siq janë; jo-lojaliteti ndaj pavarësisë dhe institucioneve të Kosovës, Asosacioni i komunave serbe me kompetenca autonome dhe ekzekutive, me lidhje të drejtëpërdrejtë me Serbinë,…jo vetem kaq, qeveria e kuislinge në Prishtinë, Serbisë ia plotësoi të gjitha dëshirat, ia rehabilitoi vrasësit, paramilitarët, kriminelët duke i sistemuar nëpër institucionet kyqe të vendit; qeveri, parlament, FSK, Polici,…etj !
Andaj, çdo ditë e mbetur në pushtet e kësaj klase politike është një ditë e humbur për Kosovën dhe një ditë më pak për qytetarët e vendit.

Sekretari Kerry më 2 dhjetor në Kosovë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të vizitojë Kosovën më 2 dhjetor. Vizita e tij do të zhvillohet në kuadër të një turneu në disa vende të Evropës. Zyrtari i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, tha në një konferencë me gazetarë se “në Kosovë ai do të diskutojë me zyrtarët e shtetit për çështje dypalëshe dhe rajonale”.

Sekretari Kerry do të qëndrojë më 30 nëntor në Paris për të shoqëruar presidentin Barack Obama që merr pjesë në një konferencë mbi klimën.

Më 1 dhjetor sekretari Kerry do të marrë pjesë në një takim të NATO-s në Bruksel, ndërsa më 2 dhjetor do të qëndrojë në Prishtinë.

Gjatë këtij udhëtimi sekretari Kerry do të qëndrojë edhe në Beograd më 3 dhjetor për të marrë pjesë në një takim të OSBE-së, ndërsa më pastaj do të vizitojë Qipron dhe Greqinë.

Pjesë e diskutimeve të tij do të jetë edhe çështja e emigrimeve dhe kriza e refugjatëve.

Kosovë – Digjen veturat e gazetares dhe togerit të policisë në veri

Dy automjete, Renault Megane dhe Ford, janë djegur mbrëmë pas mesnate në veri, bëjnë të ditur burime të KP-së.

Sipas këtyre burimeve, mjetet janë djegur qëllimshëm nga persona të panjohur.

“Automjeti Reno Megane i cili është djegur rreth orës 3:30 të mëngjesit në fshatin Kajkovo të Leposaviqit është pronë e togerit të Policisë së Kosovës, Zoran Radunoviq, ndërsa Fordi që është djegur pas orës 2:00 të mesnatës në veri të Mitrovicës, është pronë e gazetares Nevenka Mediq, e cila punon në portalin Kossev”, kanë thënë burimet.

Ngjarjen e ka konfirmuar për KP-në edhe zv. Drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Ai ka precizuar se automjeti Renault Megane nuk është pronë e togerit Radunoviq, por e djalit të tij.

Sipas tij, nuk dihet ende autori ose autorët e këtyre incidenteve, por policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.

Seanca e radhës më 30 nëntor, opozita me manifestim kundër qeverisë

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet në seancën e radhës me datën 30 nëntor. Vendimin për caktimin e kësaj seance e ka marrë kryesia e këtij institucioni.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i ka bërë thirrje opozitës që të mos i përsëris veprimet që çojnë deri te bllokimi dhe tensionet në Kuvend, siç ka ndodhur këta dy muajt e fundit.

Sipas Veselit, opozita e ka izoluar vetveten, pasi nuk pranon dialog dhe as komunikim me pushtetin, duke e zgjedhur vetëm rrugën e bllokimit dhe konfrontimit.

“Kolegë opozitarë, mendoni për përgjegjësitë e juaja, kthehuni në Kuvend. Nëse keni çështje të cilat janë për debat në Kuvend mos përdorni mjete të dhunshme, mos përdorni fyerje, mos përdorni gaz lotsjellës për ta inkriminuar vetveten. Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta vazhdojë punën e vet”, ka thënë Veseli.

Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë punimet e të gjitha seancave, përderisa kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe Qeveria e Kosovës të mos i tërheqin nënshkrimet nga marrëveshja me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe ajo me Malin e Zi për demarkacionin.

Pa tërheqjen nga këto marrëveshje, tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë zotuar se nuk do të ndalen qoftë përmes bllokimit të institucioneve apo edhe protestave në rrugë.

Për këtë qëllim, këto tri subjekte kanë thirrur edhe një manifestim anti-qeveritar më datën 28 nëntor, datë kjo që shënon edhe Ditën e Flamurit shqiptar dhe e cila festohet në Kosovë.

Por, në rrethanat aktuale, sipas njërit prej liderëve opozitar, Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk ka vend për festë sa ka për protestë.

“Më 28 nëntor nuk është mirë me festu pa kuptim, sepse i dëgjova disa që po iu dhimbset festa. Po thonë është ditë feste. Shumë mirë që është ditë feste. Por, do të festojmë me kuptim, me porosi”, ka thënë Haradinaj.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli vlerëson se askush nuk mund të përpiqet që të përfitojë nga data të tilla historike, për qëllime politike.

“Nuk e duan ata flamurin më shumë se ti apo unë. Edhe 28 nëntori nuk është datë të cilën e kanë zgjedhur ata mirë për ndonjë lloj proteste. Përkundrazi, është pafuqi e tyre. Flamuri kombëtar është i shenjtë për të gjithë ne, siç është i shenjtë që nga 17 shkurti edhe flamuri i shtetit”, ka thënë Veseli.

Që nga 25 gushti, kur në Bruksel nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Prishtina dhe Beogradi nënshkruan marrëveshje për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe më pas edhe marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin, opozita jo vetëm që ka bojkotuar, por edhe ka bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës.

Protesta ndaj këtyre marrëveshjeve kishte jo vetëm në rrugë, por edhe në Kuvend.

Për shkak të këtyre veprimeve dhe përfshirjes së deputetëve në aktivitete, që janë cilësuar të ndaluara, siç ishte përdorimi i gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit, aktualisht në paraburgim po mbahet deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, kurse policia mbetet në kërkim të tre deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli.

E bija e Xhemail Mustafës – Beriane Mustafa: 15 vjet nga vrasja, organet e drejtësisë kanë dështuar në tërësi

Voal – Në ditën e vrasjes të të jatit, si sot 15 vjet më parë, reagon në Facebook vajza e Xhemail Mustafës, Beriane Mustafa e cila shkruan sa më poshtë: ”

Sot janë bërë 15 vjet që nga vrasja e familjarit tonë, Xhemail Mustafa dhe organet e drejtësisë në Kosovë kanë dështuar në tërësi, për të gjetur urdhër vrasësit e tij. Edhe pas shumë spekulimeve mediale, madje edhe deklaratave të kryeprokurorit te shtetit Aleksandër Lumezi, se janë afër zbulimit të vrasësve të Xhemail Mustafës, organet e drejtësisë nuk e kanë bërë një gjë e të tillë. Dikush në Kosovë duhet të jap përgjegjësi për këto vrasje dhe vrasjet tjera që kanë ndodhur pas luftës në Kosovë, ndaj njerëzve kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. LDK duhet të gjejë më shumë forcë brenda saj dhe të kërkoj me më shumë ngulm nga organet e drejtësisë që këta njerëz të sillen para drejtësisë. Po ashtu Shërbimi Informativ i Kosovës(SHIK) dhe Sigurimi i Atdheut (SIA), si dy organizata të inteligjencës, që kanë vepruar me vite në Kosovë, duhet të tregojnë se cilat janë informatat të cilat i kanë përpunuar lidhur me këto vrasje dhe t’i adresojnë ato para organeve të përgjegjësisë. Përderisa nuk ndodhë një gjë e tillë, askush madje as këto dy organizata, nuk do të mund të amnistohen nga përgjegjësia e tyre. Ne nuk do të pranojnë kurrë mënyrën se si këto vrasje po heshtën dhe që vrasësit të mos identifikohen dhe të mos sillen para drejtësisë.”

Donika Kadaj – Bujupi mund të lirohet këtë javë

Avokati i deputetes Donika Kadaj – Bujupi, Arianit Koci, ka bërë me dije se mbrojtja ka ofruar bazë të fortë juridike që Gjykata e Apelit ta hedhë poshtë vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila Donika Kadaj – Bujupit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për shkak të veprimeve në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka shprehur optimizëm se në fillim të kësaj jave Gjykata e Apelit do ta shqyrtojë ankesën e mbrojtjes për lirimin e Kadaj – Bujpit nga paraburgimi.

Koci në një bisedë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se lëndët që kanë të bëjnë me paraburgimet janë me prioritet për t’u trajtuar nga gjykata.

Në këtë kontekst, ai ka vlerësuar se mbrojtja ka ofruar bazë të fortë juridike që Gjykata e Apelit ta hedhë poshtë vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila Donika Kadaj – Bujupit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 – ditësh për shkak të veprimeve në Kuvendin e Kosovës.

“Kam bazë të fortë juridike për ankesë dhe besojë se e njëjta do të aprovohet. Nuk është bërë ekspertiza dhe kjo është e papranueshme. Së paku është dashur të bëhet një ekspertizë. Përndryshe edhe ftesa, e cila i është bërë nga Prokuroria, ka qenë e kundërligjshme. Nuk i është dorëzuar asaj personalisht dhe për ftesën e dytë afati i paraqitjes ka qenë 24. 11. 2015. Arsyeja e urdhrit që të arrestohet para afatit për mua është e panjohur”, është shprehur Koci. /Epoka e re

AAK: Nuk kemi oferta për t’u përfshirë në Qeveri

PRISHTINË – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përgënjeshtron informacionet se kreu i saj, Ramush Haradinaj, ka marrë oferta të ndryshme nga partitë në pushtet.

Më herët, në shumicën e mediave vendore, është raportuar se madje Haradinaj ka marrë ofertë nga koalicioni qeverisës, që ai ta udhëheqë qeverinë, por një gjë e tillë mohohet nga AAK-ja.

“Njoftimet për gjoja do far ofertash për përfshirjen e AAK-së dhe liderit të saj Ramush Haradinajt, në qeverinë aktuale, janë spekullime. AAK dhe opozita në Kosovë i kanë dy kërkesa, e ato janë heqja e dy marrëveshjeve, për demarkacionin dhe asociacionin. Koalicioni qeverisës duhet ta përmbush këtë obligim që është edhe qytetar, dhe të vazhdojë me tema të tjera dhe pa pasur nevojë as për oferta e as për spekullime. AAK i ka hyrë kësaj beteje për një kauzë që është mbi cdo pushtet e jo për pazare politike”, deklaroi sot AAK.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet për seancën e ardhshme

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00, për të shqyrtuar pikat e rendit të ditës për seancën e ardhshme.

Seanca e fundit e Kuvendit është mbajtur më 17 nëntor, ku në mes përplasjesh e tensionesh të shumta dhe pa opozitën, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar në parim projekt-ligjin për buxhetin e vitit 2016.

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Qeveria e Kosovës, ishte ndërprerë ende pa filluar, pasi që deputetët opozitar kanë hedhur sërish gaz lotsjellës në sallë.

Kuvendi është bllokuar që disa javë, pas bllokadës që po krijojnë tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, për Kosovën.

Partitë opozitare po kundërshtojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Uashingtoni i këshillon qytetarët amerikanë të kenë kujdes në Kosovë

Në disa mesazhe sigurie të dhëna gjatë tetorit dhe nëntorit të Këshillit Konsultativ të Sigurisë (OSAC) pranë Byrosë së Sigurisë Diplomatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, u bëhej dhe u bëhet thirrje qytetarëve amerikanë që duhet t’u shmangen zonave të demonstrimeve dhe protestave në Kosovë.

“Edhe pse protestat synojnë të jenë paqësore, ato mund të kthehen në konfrontime dhe të përshkallëzojnë në dhunë”, thuhet në një mesazh kujdesi për qytetarët amerikanë që udhëtojnë apo që janë aktualisht në Kosovë, transmeton rtk.

Një raportin vjetor mbi Kosovën që ishte dhënë në prill nga ky Këshill, përshkruhej kërcënimi nga terrorizmi rajonal dhe ndërkombëtar, ngjashëm si për shumicën e vendeve evropiane. Mirëpo theksohej se “Kosova ka parë një rritje të ekstremizmit islamik në vitet e fundit”.

Mesazhe kujdesi për qytetarët amerikanë janë bërë disa gjatë dy muajve të fundit për shkak të protestave të opozitës që shpesh përshkallëzuan në të dhunshme. Bile personelit të Ambasadës Amerikane u është ndaluar qarkullimi në sheshin “Nëna Tereze” gjatë këtyre protestave. Këto mesazhe janë dhënë më 14 dhe më 23 tetor për protestën para Kuvendit, pastaj më 21 tetor në Mitrovicën e veriut, më 25 për protestën kundër vendimit të shkarkimit të Rektorit.

Gjatë nëntorit një mesazh i tillë është dhënë për protestën e 11 nëntorit të veteranëve të luftës në Pejë dhe mesazhi i fundit për kujdes për personelin diplomatik dhe qytetarët amerikanë për 19 nëntor për protestën e partive opozitare që gjithashtu qenë të dhunshme dhe pati të lënduar si nga policia ashtu edhe nga radhët e protestuesve.

Opozita e bashkuar: Do të vazhdohet bllokimi i Kuvendit

Paraburgimi i shefes së Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, dhe kërkimi për arrestim i tre deputetëve të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, nuk do ta zmbrapsë opozitën nga bllokimi i punës së Kuvendit përderisa nuk anulohet Marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin. Madje, opozitarët thonë se koalicioni qeverisë ose duhet t’i arrestojë të gjithë opozitarët, ose t’i anulojë marrëveshjet pasi, sipas tyre, në asnjë formë ata nuk do të lejojnë që të ketë normalitet në vend.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë për “Zëri’ se arrestimi i deputetes së kësaj partie, Donika Kadaj-Bujupi, dhe tentimi për të arrestuar edhe tre deputetët e “Vetëvendosjes”, vetëm sa do t’i forcojë argumentet e opozitës kundër pushtetit. “Kjo mënyrë e sjelljes së pushtetit vetëm se do ta forcojë opozitën në argumentet e veta dhe kështu ky pushtet do ta tregojë fytyrën e vet të një pushteti diktatorial, duke burgosur deputetët dhe duke bërë veprime antiligjore dhe antikushtetuese me dy marrëveshjet, të cilat i ka nënshkruar e që ne nuk tërhiqemi nga qëndrimet tona sepse konsiderojmë se po i bëhen dëme të mëdha Kosovës”, është shprehur Isufi.

Më tej nënkryetari i AAK-së ka thënë se opozita do të vazhdojë të pamundësojë zhvillimin e seancave. Sipas Isufit, derisa të anulohen marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit nuk do të ketë normalitet në vend.

“Do të vazhdojmë me qëndrimin tonë, me veprimet tona, të cilat pamundësojnë realizimin e dy marrëveshjeve të dëmshme për shtetin dhe për popullin e Kosovës. Ne i kemi treguar këtij pushteti se derisa këta e kanë bërë Kosovën jonormale në funksionim, atëherë nuk do të ketë normalizim të funksionimit të Kuvendit të Kosovës sepse falja e tokës së Kosovës dhe ndikimi i Serbisë në Kosovë përmes ‘Zajdenicës’ është dëmi më i madh që po i shkaktohet vendit, prandaj do t’i bëjmë të gjitha veprimet demokratike që mundësojnë mosrealizimin e këtyre dy marrëveshjeve”, ka shtuar Isufi.
Edhe deputeti i “Nismës për Kosovën”, Zafir Berisha, ka thënë se opozita do të vazhdojë me bllokimin e Kuvendit deri në anulimin e marrëveshjeve. Madje, sipas tij, edhe nëse vetëm një deputet i opozitës mbetet në Kuvend, legjislativi i Kosovës nuk do të mundë të zhvillojë seanca normale. “Faktikisht pushteti po synon që përmes përdorimit të forcës dhe mjeteve të dhunës ta frikësojë opozitën, por vetëm edhe një deputet i opozitës nëse mbetet i lirë, besoj që është i mjaftueshëm që ta bllokojë mbarëvajtjen e seancës, përmes së cilës mendojmë se po e bllokojmë edhe punën e Qeverisë që e ka vënë në pikëpyetje sovranitetin e vendit. Do të shkojmë në seanca, por me metodat tashmë të njohura për moslejimin e mbajtjes së seancave”, ka potencuar Berisha. Ai po ashtu ka thënë se nuk duhet të thirren seanca të reja, pasi kjo do të nënkuptonte tensionim edhe më të madh të situatës. /Zëri/

Opozita në Kosovë: Bashkë kundër atyre që po e shkatërrojnë vendin

Pamje nga takimi i së shtunës i opozitës në Prishtinë, 21 nëntor 2015

 

Liderët e partive politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, në një tubim të mbajtur me kryesitë e degëve dhe simpatizantët në Prishtinë, deklaruan se do t’i arrijnë synimet politike dhe do ta ndalin formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Ata thanë, po ashtu, se çfarëdo dhune që mund të përdoret ndaj opozitës, nuk do të mund t’i ndalë qëllimet e tyre.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në tubimin e strukturave të subjekteve opozitare, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që më 28 nëntor, në mënyrë masive dhe paqësore, të dalin për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi.

 “Ne nuk mund të bindemi dhe nuk do të bindemi kurrë ndaj një pushteti që kërkon t’ia japë mbi 10 mijë hektarë të Kosovës një vendi tjetër. Ne nuk mund të pranojmë dhe do të vazhdojmëderi në fund betejën kundër një pushteti që betonon ndarjen e Kosovës përmes ‘Zajednicës’, e rikthen Serbinë në Kosovë, dhe i formalizon dhe i veshë në uniformë strukturat ilegale e kriminale të saj”, tha Ymeri.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e akuzoi Qeverinë e Kosovës, që siç u shpreh ai, po e zvogëlon pavarësinë e Kosovës.

Ai tha, po ashtu, se opozita nuk do të lejojë që të ketë “dy zotë shtëpie” në Kosovë.

“Nuk mundet dikush tjetër në vendin tonë të jetë zot shtëpie. Sot Kosovës po i ofrohen dy Kosova, pra aso lloj marrëveshjesh dy kuptimëshe – Brukseli t’i interpretojë në dy mënyra. Cilat janë ato dy Kosova; një Kosovë e 17 Shkurtit dhe një Kosovë e ‘Zajdenicës’. Nuk ka se si do të jetë në të mirën e rajonit kur Serbia ka vendim-marrje në Kosovë. Nuk do të lejohet kjo”, deklaroi Haradinaj.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se kryeministri Isa Musatafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, po i keqpërdorin të gjitha instrumentet shtetërore dhe po vihen në shërbim të mbrojtjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Limaj u bëri thirrje të pranishmëve që të përcjellin mesazhe anekënd vendit te qytetarët, pa dallim të bindjes së tyre partiake, që, siç tha ai, të gjithë të bashkohen më 28 nëntor në një manifestim paqësor për të kundërshtuar dy marrëveshjet që, sipas tij, po e shkatërrojnë Kosovën

“Ju ftoj që ta zgjeroni fuqinë tonë, bashkimin tonë në mbrojtje të Kosovës. Kosova sot ka nevojë për një zë të fuqishëm, i cili bashkon dhe stopon të keqen që po i kanoset”, theksoi Limaj.

Në takimin e opozitës së bashkuar,folën edhe anëtarë të partive opozitare e deputetë.

Ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tash pjesë e partisë Nisma për Kosovën, duke folur për qeverisjen aktuale, tha se ajo po e keqpërdor gjithë pasurinë shtetërore.

Krasniqi theksoi se koalicion [PDK – LDK], nuk e ka mandatin qytetar, për të bërë marrëveshje të tilla që janë në dëm të vendit.

Opozita ka bojkotuar dhe bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës për më gjatë se dy muaj, duke kërkuar që kryeministri dhe Qeveria e Kosovës të tërhiqen nga marrëveshjet me Serbinë dhe ajo me Malin e Zi për demarkacionin.

Pa tërheqjen nga këto marrëveshje, tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Nisma, janë zotuar se nuk do të ndalen, qoftë përmes bllokimit të institucioneve apo edhe protestave në rrugë.

Për shkak të këtyre veprimeve dhe përfshirjes së deputetëve në aktivitete, që janë cilësuar të ndaluara, siç ishte përdorimi i gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit, aktualisht në paraburgim po mbahet deputetja e AAK-së,  Donika Kadaj – Bujupi, kurse policia mbetet në kërkim të tre deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli.


Arton Konushevci

[email protected]

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Osmani dhe Deda, plan për ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, që konsiderohen si “disidentë” nga partitë e tyre,  Vjosa Osmani e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LKD) e Ilir Deda nga Lëvizja “Vetëvendosje”, kanë prezantuar një plan konkret për daljen nga kriza politike dhe legjislative në Kosovë. Ata këtë plan pretendojnë t’ua dorëzojnë liderëve të partive politike, Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Visar Ymerit dhe Fatmir Limajt, që ta nënshkruajnë dhe t’i japin fund krizës dhe bllokadës politike në vend.

Në këtë marrëveshje, e cila ka pesë pika, parashihet që Kuvendi i Kosovës ta themelojë një komision hetimor të udhëhequr nga opozita për ta shqyrtuar Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi. Në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe aty thuhet se Kuvendi i Kosovës do t’i zgjedhë dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese me qëllim që vendimi i saj për kushtetutshmërinë e parimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe të bëhet me Gjykatë Kushtetuese të kompletuar.

Kurse në rast se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i zgjidh dilemat për Asociacionin, ata propozojnë që Kuvendi t’i drejtohet Komisionit të Venedikut për sqarime shtesë.

Deputetët, Deda dhe Osmani, kanë thënë se idenë e tyre e kanë përkrahur edhe kolegë të tjerë nga Kuvendi i Kosovës dhe po ashtu propozuan që kjo marrëveshje do të duhej të nënshkruhej nën mbikëqyrjen e presidentes së Kosovës, në ushtrim të rolit të saj si faktor i unitetit politik në vend.
Kjo marrëveshje do të votohet si rezolutë e Kuvendit të Kosovës në seancën e radhës, më së largu 7 (shtatë) ditë nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, thuhet në këtë propozim të Osmanit dhe Dedës…

Ekspertët: Antikushtetues arrestimi e paraburgimi i deputetes Donika Kadaj-Bujupi

Arrestimi dhe paraburgimi i deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, është vlerësuar si antikushtetues dhe antiligjor, për shkak të imunitetit që ka deputeti.

Madje, njohësit e çështjeve kushtetuese ka thënë se organet e drejtësisë do të duhej të kërkonin sqarime nga Gjykata Kushtetuese dhe të mos nguteshin me arrestimin e deputetes opozitare. Ata thonë se Kushtetuta e përcakton qartë se deputeti i Kuvendit nuk mund të arrestohet përderisa është duke kryer detyrat e tij si deputet, pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë për “Zërin” se shumë veprime që po ndodhin rreth nesh po dëshmojnë se institucionet e shtetit, duke përfshirë edhe Prokurorinë dhe gjyqësorin, madje edhe Odën e Avokatëve, kanë një deficit të madh profesional. Pasi, sipas tij, në të kundërtën nuk do të ndodhte arrestimi i deputetes së AAK-së.

“Sikur të kishim ekspertë të mirë, njohës të Kushtetutës, të ligjeve edhe të Kodit Penal të Kosovës, as fletarresti, as ndalimi e dënimi nuk kanë guxuar të ndodhnin. Deputetët kanë imunitet me Kushtetutë e me Ligjin për Deputetët. Kështu siç është bërë arrestimi, është antikushtetues dhe antiligjor. Deputetët nuk kanë imunitet për ndjekje penale, por kanë imunitet që të mos ndalohen dhe arrestohen në mënyrën si është vepruar me deputeten, Kadaj-Bujupi”, ka vlerësuar Krasniqi. Madje, sipas tij, do të duhej të kërkohej edhe sqarim nga Gjykata Kushtetuese rreth imunitetit të deputetes. Sipas ish-kryeparlamentarit të Kosovës, imuniteti i deputetit nuk vlen vetëm në akuzat për krime lufte. Zëri

Christopher Hill: Bashkimi Europian nuk është konstruktiv – 5 shtete nuk e njohin Kosovën

Ish-ndërmjetësi amerikan në bisedimet në Rambouillet, ka kritikuar Bashkimin Europian për qëndrimin ndaj Kosovës duke thënë se mosnjohja e pavarësisë nga 5 shtetet nuk është konstruktive.

Christopher Hill ka thënë se në masë të madhe tërë rajoni i Ballkanit ka pësuar për faktin se për shumë vende, pas marrëveshjes së Deytonit, ka ekzistuar ndjesia se Ballkani duhet vetë të zgjidhë problemet e tij.

Ai ka shtuar se “do të donte të shihte se një vëmendje më e madhe se po i kushtohet kësaj situate nga ana e SHBA-së.

Hill ka folur edhe për Kosovën duke thënë se qasja e Brukselit nuk është konstruktive ndaj saj.

“Kur e shikoni Kosovën, atë edhe sot nuk e njohin pesë anëtare të BE-së, gjë që nuk është situatë konstruktive”.

Andaj, Hill mendon se duhet të ekzistojë mirëkuptim, “se ja jemi këtu, 20 vjet pas Deytonit, por ka aq shumë të pakryera”.

“Duhet të nxjerrim energjinë e ripërtërishme nga shënimi i i këtij përvjetori për të mbaruar punën e pakryer”, tha Hill për Zërin e Amerikës”, transmeton qik.

Christopher Hill po merr pjesë në Konferencën dyditore në Deyton me të cilën po shënohet 20 vjetori i Marrëveshjes dhe arritjes së paqes në Bosnjë e Hercegovinës.

Presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton tha se Daytoni solli paqen, po puna nuk u krye.

Çitaku: Serbia keqpërdor OKB-në për të krijuar idenë se pavarësia e Kosovës është e përkohshme

Beogradi dhe Prishtina shkëmbyen akuza të ashpra në debatin e zakonshëm për Kosovën të zhvilluar të enjten pasdite në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç dhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, u përplasën sidomos rreth çështjes së kandidaturës së Kosovës për t’u pranuar në UNESCO, një votim që përfundoi me dështim për Prishtinën.

Në komentet e saj, zonja Çitaku, vendi i së cilës këtej e tutje do të përfaqësohet në këtë debat në nivel ambasadori, akuzoi Serbinë për fushatën kundër pranimit të Kosovës në UNESCO, duke e quajtur këtë fushatë “shumë brutale, të pandershme, faktikisht të pasaktë dhe madje raciste.”

Nga Serbia, tha ajo, u përdor gjuha e urrejtjes e një niveli të paparë dhe të papranueshëm.

Ministri i Jashtëm serb i hodhi poshtë akuzat, duke i quajtur agresive komentet e ambasadores. Ai tha se zyrtarët e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm me gjuhën që përdorin. Zoti Daçiç gjithashtu e quajti të papranueshme pezullimin e marrëveshjes me Kosovën nga Gjykata Kushtetuese në Prishtinë.

Ai tha se Serbia e do dialogun me Prishtinën jo sepse Kosova është e pavarur, por për të zgjidhur çështjet praktike mes dy palëve.

Ambasadorja e Kosovës, u përgjigj se Kosova është vend i lirë e i pavarur dhe se kjo nuk do të ndryshojë. “Sa më shpejt ta kuptoni këtë, – tha ajo, – aq më mirë do të jetë për Serbinë.” Përsa i përket përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në UNESCO, zonja Çitaku tha se “ne nuk do të kërkojmë lejen tuaj për të ushtruar të drejtën tonë.” Herën tjetër, tha ajo, Kosova do t’ia dali të bëhet anëtare e UNESCO-s.

Në debatin me tone të ashpra, ambasadorja e Kosovës i bëri thirrje Serbisë të mos ndryshojë, siç tha ajo, “faktet e historisë.”

Para kësaj, dy përfaqësuesit shprehën pikëpamjet e tyre për dialogun mes dy vendeve.

Ministri i jashtëm serb kritikoi Prishtinën se sipas tij “ajo nuk respekton marrëveshjet dhe detyrimet që merr” dhe se nuk ka ndërmend për ta bërë më të mirë jetën dhe të drejtat njerëzore të serbëve në Kosovë.

Zoti Daçiç tha se kushtet politike, sociale dhe ekonomike në të cilën jeton komuniteti serb në Kosovë vazhdojnë të jenë shumë komplekse. Ai tha se Serbia pret që bashkësia ndërkombëtare dhe OKB-ja në veçanti, të vazhdojë të ofrojë ndihmë për ndërtimin e besimit, i cili, theksoi ai, është baza e vetme solide për të siguruar një jetë normale për të gjithë në Kosovë.

Ministri i Jashtëm i Serbisë tha se përpjekjet e njëanshme, të tilla si kërkesa për pranimin e Kosovës në UNESCO janë hapa në drejtimin e gabuar dhe dëshmojnë për mospërfilljen e marrëveshjeve të arritura, siç ishte rasti i pezullimit të marrëveshjes për krijimin e asociacioneve në komunitetet me shumicë serbe.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Çitaku, tha se udhëheqësit në Kosovë përballen me shumë pyetje nga njerëzit dhe nga partitë politike lidhur me vlerën e dialogut, ndërsa Serbia vazhdon të ndryshojë qasjen e saj në varësi të rrethanave.

Në Kosovë, tha ajo, ka një trysni të fortë publike për të justifikuar angazhimin e qeverisë në dialogun me Serbinë. Vendimi i Presidentes së Kosovës për ta kaluar çështjen e asociacionit të komunave serbe në Gjykata Kushtetuese, do të krijojë qartësi, tha zonja Çitaku, e cila shtoi se duhet lejuar që Gjykata të bëjë punën e saj dhe të vlerësojë kushtetutshmërinë e marrëveshjes.

Zonja Çitaku tha se nganjëherë debati politik në Kosovë mund të jetë i ashpër, por askush nuk duhet të ketë dyshime për angazhimin e vendit ndaj vlerave dhe idealeve euroatlantike. E ardhmja evropiane e Kosovës është e pakthyeshme, tha ambasadorja.

Ajo kritikoi Serbinë se po e keqpërdor Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke u përpjekur të përhapë idenë se statusi i Kosovës nuk është i përcaktuar dhe se pavarësia është e përkohshme.

Zonja Çitaku tha se nuk është e nevojshme që Këshilli i Sigurimit të mblidhet çdo tre muaj për të përsëritur të njëjtat qëndrime të vjetra.

Në seancë folën edhe përfaqësues të vendeve të tjera anëtare. Përfaqësuesi i SHBA tha se gjendja në parlamentin e Kosovës është shqetësuese dhe bëri thirrje për ndaljen e dhunës. “Ne, – tha përfaqësuesi i SHBA, – kërkojmë që qeveria e Kosovës ta zgjidhë këtë gjendje dhe të mos lejojë asnjë aktivitet kriminal në institucionet e saj demokratike. Populli i Kosovës pret që përfaqësuesit e tij të zgjedhur të kthehen në parlament menjëherë.”

Kosovë – digjen 150 hektarë pyje në pronësi shtetërore

150 hektarë pyje në pronë shtetërorë janë djegur në fshatin Kurillovë të Vushtrrisë. Ngjarja ka ndodhur me 15 nëntor rreth orës 15:30. Për këtë, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, i cili ka filluar të djegë disa barishte dhe nga pakujdesia e tij zjarri ka përfshirë pyjet.

Me datë 15 nëntor në Kurillovë të Vushtrrisë janë djegur 150 hektarë pyje në pronësi të Shtetit. I dyshuari për shkaktimin e zjarrit, më 18 nëntor është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ai kishte filluar të djegë disa barishte dhe nga pakujdesia e tij zjarri ka përfshirë rreth 150 hektarë pyje pronë shtetërore. Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes duke lokalizuar dhe fikur zjarrin, raporton Gazeta Express.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./GazetaExpress/

75 mijë shqiptarë ikën nga Kosova për 6 muaj prej varfërisë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar dy hulumtime që kanë në fokus analizimin e shkaqeve, pasojave të emigrimit të parregullt dhe ndikimin në procesin e integrimit për Kosovën, gjegjësisht, në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Periudha më kritike e largimit të qytetarëve drejt vendeve të BE-së ishte prej tetorit 2014 deri në mars të këtij viti. Sipas shifrave zyrtare të agjencisë së statistikave të BE-së, Eurostat, gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore, rreth 75 000 qytetarë kanë emigruar në BE.

Gjatë muajve tetor-dhjetor 2014, numri i qytetarëve që u larguan nga vendi ishte 25 880, ndërsa kulminacionin kritik e arriti në tremujorin e parë të vitit 2015 (janar-mars 2015), ku 48,875 kosovarë u larguan nga vendi. Për më tepër, në periudhën janar-mars të këtij viti azilkërkuesit nga Kosova prinin për nga numri i kërkesave për azil, madje renditeshin në vendin e parë, gjegjësisht para vendeve si Siria dhe Afganistani.

Sipas hulumtimit të QKSS-së, shkaqet socio-ekonomike renditën ndër faktorët e parë që kanë shtyrë qytetarët të migrojnë në BE. Vendi përballet me shkallë të lartë të papunësisë, veçanërisht tek të rinjtë, ku 35.4 për qind e qytetarëve e forcës aktive për punë janë të papunë, ndërsa kjo është më së shumti e shprehur te gjeneratat e reja, gjegjësisht 61 për qind e të rinjve janë të papunë, transmeton qik-u.

Azilkërkuesit nga Kosova të intervistuar për qëllime të këtij hulumtimi, janë shprehur se papunësia, kushtet e vështirë socio-ekonomike dhe vështirësia për të gjetur punë kanë qenë arsyet pse janë larguar jashtë vendit për një perspektivë më të mirë. Sidoqoftë, vendet e BE-së kanë bërë të qartë se nuk do ketë azil për kosovarët për çështje ekonomike.

Faktori i dytë që ka ndikuar në rritjen masive të numrit të azilkërkuesve ka ardhur si rezultat i rrjeteve kriminale të kontrbanduesve që operonin në Kosovë dhe Serbi, që kontrabandonin migrantët kosovarë përmes Serbisë drejt BE-së. Rruga kryesore e migrimit të kosovare drejt BE-së ishte përmes Serbisë, përkatësisht qytetit të Suboticës ku ishin të përqendruar rrjetet e kontrabandistëve që bënin transportimin e migrantëve prej atje drejt Hungarisë.

Ky hulumtim tregon që as autoritetet përkatëse serbe nuk ishin të gatshme të luftonin kontrabandistët dhe se ishin të dijeni të funksionimit të këtyre grupeve deri në momentin kur kjo çështje mori përmasa alaramante.

Edhe mungesa e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës me atë të Serbisë. Gjatë periudhës kritike të migrimit masiv të kosovarëve, është vënë në pah se institucionet e Serbisë nuk kanë qenë të gatshme të bashkëpunojnë me ato të Kosovës për parandalimin e migrimit të parregullt dhe migrimit ilegal. Sipas Policisë së Kosovës, pala serbe nuk ka treguar gatishmëri për bashkëpunim sa i përket luftimit të grupeve të kontrabanduesve dhe për të parandaluar migrimin ilegal.

Sidoqoftë, institucionet e Serbisë nuk dhënë asnjë informacion për këtë çështje. Nga ana tjetër, Serbia u aktivizua për të parandaluar migrimin ilegal të kosovarëve vetëm në momentin kur për këtë pati presion nga shtete të BE-së, veçanërisht nga Gjermania.

Migrimi, rikthimi dhe procesi i riintegrimit paraqesin një nga shtyllat kryesore në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Këto çështje u bënë prioritet i lartë për Qeverinë e Kosovës fill pas marrjes së udhëzuesit për liberalizimin e vizave. Rrjedhimisht, këto dy elemente monitorohen me kujdes nga Komisioni i BE-së vit për vit, për të shënuar progresin ose regresin e bërë në këtë drejtim. Megjithatë, fluksi i madh i migrantëve ka bërë që opinioni publik në Kosovë të ngre pyetje mbi lidhjen e mundshme ndërmjet procesit të liberalizimit të vizave dhe rritjes së migrimit të parregullt.

Duke qenë ndër kushtëzimet kryesore për liberalizimin e vizave, Komisioni Evropian e shikoi procesin e ripranimit pozitivisht deri më 2014. Megjithatë, fluksi e migrimit të kosovarëve hapi një kapitull të ri sfidues për autoritetet e Kosovës; ai me shumë gjasë do të ndikojë në vlerësimin e 2015 në aspektin e numrit të azilkërkuesve, duke sfiduar MPB që ta menaxhojë aktivisht procesin e ripranimit si tërësi, për të demonstruar se BE e merr këtë çështje seriozisht.

Duke u ballafaquar me një rrjedhë masive migrimi dhe aplikimesh për azil, shtetet anëtare të BE-së, në veçanti Gjermania, Austria e Hungaria, u përgjigjën praktikisht “me zero për qind” normë miratimi për kosovarët. Vendimi për kthimin e azilkërkuesve nga Kosova u mor në bazë të vendimit se Kosova konsiderohet vend i sigurt origjine dhe se qytetarët mund të kthehen të sigurt nga gjithsej 12,780 vendime, pra afro 99%, ose 12.605 ishin negative.

Prandaj, këta qytetarë do të deportohen (kryesisht mbi baza vullnetare) me sanksione dhe ndalim rihyrjeje në gjithë zonën Shengen. Si pasojë e kësaj, ritmi i përgjigjeve ndaj numrit të kërkesave për azil nga Kosova është shumë i shpejtë, prandaj ky departament ka procesuar rreth 14.000 raste deri tani.

Ndërsa, procesi i ripranimit radhitet mes kritereve teknike në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkatësisht në Planin me Nivele Teknike që duhen përmbushë nga Qeveria e Kosovës, mbetet megjithatë një aspekt politik prapa procesit, duke marrë parasysh numrin e votave të nevojshme nga shtetet anëtare të BE-së.

Migrimi masiv riktheu përqendrimin prapë mbi Kosovën, duke ngritur vëmendjen te nevoja për përmirësime politike, ligjore, sociale e ekonomike në përafrimin e saj drejt BE-së. Ndërsa aspekti teknik mund të përmbushet lehtë në bashkëpunim me shtetet anëtare të BE, është mjaft e vështirë të rifitohet besimi i vendeve të BE pas migrimit masiv. Vështirësitë shfaqen në mendimet e shteteve anëtare dhe në vullnetin e tyre për ta dhënë një votë mbështetëse që potencialisht do të frymëzonte më tej migrimin masiv.

Për më tej, migrimi masiv i ka kontribuar një qëndrimi përgjithësisht të pafavorshëm ndaj Kosovës dhe se ka shtete të BE-së që shfaqin hezitim në këtë aspekt.

Për më tej, rastet paraprake në Ballkanin Perëndimor, si ai i Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë nuk kanë shërbyer si shembuj të mirë të regjimit pa viza – si politikë e BE-së në vetvete. Regjimi pa viza frymëzoi qytetarët e Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës që të kërkojnë azil në vendet e BE-së menjëherë pasi u mor vendimi për liberalizim.


Send this to a friend