VOAL

VOAL

Ndërkombëtarët nuk duan që seanca e zgjedhjes së presidentit të kontrabandohet

Merret vesh se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi gjatë ditës kanë mbajtur takim me ambasadorë të shteteve të Quintit, ku nuk ka pasur një dakordim që seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të zhvillohej gjatë uikendit, ose në fillimin të javës së ardhshme.

Këto kërkesa ishin shqyrtuar seriozisht nga partnerët aktualë të koalicionit qeverisës gjatë kësaj jave.

Një qëndrim i tillë i Quintit për mosmbledhje të deputetëve ka ardhur pasi ndërkombëtarët nuk duan që seanca të “kontrabandohet”, por që t’i jepet edhe një mundësi opozitës për të qenë pjesëmarrëse në sallë.

Përpjekjet e ndërkombëtarëve janë që të sigurohet një ambient i qetë dhe demokratik në Kuvend, në mënyrë që të mos i jepet hapësirë përdorimit të skenave të dhunshme, njofton Klan Kosova.

Për çështjen e dialogut mes palëve në Kosovë do të prononcohet edhe Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry, i cili të dielën viziton Shqipërinë.

Deri atëherë pritet të ketë edhe një përpjekje që palët të arrijnë një pajtim të mundshëm mes vete.

Se PDK-LDK dhe Lista Serbe nuk do të mund ta zhvillojnë këtë seancë flasin edhe mungesat e shumta të deputetëve të Kosovës, një pjesë e të cilëve gjenden jashtë vendit.

Konsulta me ambasadorët për akordimin e rrjedhës së ngjarjeve po zhvillon edhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli është duke mbajtur takim me ambasadorin italian Andreas Ferrarese dhe ambasadoren e Francës Maryse Daviet.

Kreu i Kuvendit të Kosovës sot gjatë ditës tha për media se presidenti do të zgjedhet shumë shpjet, por duke mos dhënë një datë.

Për zgjedhjen e Hashim Thaçit president, ka folur edhe krytari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai tha, në një forum të organizuar nga Lëvizja FOL, se zgjedhja potenciale e Thaçit do ta thellonte krizën në Kosovë dhe do të irritonte edhe më shumë qytetarët e pakënaqur të vendit.

Në ndërkohë salla alternative e Kuvendit të Kosovës në të cilën u mbajtën shumë mbledhje dhe ku u miratuan edhe një varg projektligjesh ka ndryshuar pamje.

Aty shihet sesi janë bërë ndryshime dhe ajo po bëhet gati për seancën e ardhshme parlamentare.

Ka mundësi që në të njëjtën sallë të bëhet edhe zgjedhja e presidentit të ardhshëm të vendit.

Pushteti po përgatit zgjedhjen e Thaçit president para 17 shkurtit

Pushteti është në fazën finale përgatitore për seancën plenare, në të cilën ka për synim ta zgjedhë Hashim Thaçin për president të shtetit. Seanca do të organizohet brenda pak ditësh.

Tashmë janë bërë gati ftesat për ligjvënësit e mysafirët, ka thënë një burim i gazetës të enjten që ka treguar edhe për anulim të të gjitha vizitave jashtë vendit, të planifikuara nga deputetët e subjekteve që qeverisin, apo nga zyrtarët e lartë të Ekzekutivit. Edhe skenari është gati, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka nisur turin përfundimtar të konsultave me ndërkombëtarët. Burime të gazetës kanë thënë se kryeparlamentari ka marrë dritën jeshile për të ecur përpara me çështjen kryesore që e ka në agjendë Kuvendi.

Mediat gjermane: Thaçi tregti organesh në Nigeri

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, është vendosur sërish në qendër të mediave ndërkombëtare për akuzat e tregtisë së organeve.

Këtë herë është agjencia e lajmeve gjermane DPA, që e cilëson kryediplomatin kosovar si të dyshuar në tregtinë ndërkombëtare të organeve. Por dyshimet për këtë tregti tani lidhen me Afrikën.

Kjo agjenci e lajmeve e cilëson Thaçin si një prej politikanëve më të dyshimtë në Evropën Juglindore. Dëshmitari kryesor për çështjen e tregtive ndërkombëtare me organe përmendet mjeku nga Nigeria, Philip Njemanze.

Njemanze pretendon se guvernatori i shtetit nigerian Imo, Rochas Okorocha, viteve të fundit ka hapur disa spitale, ku thuhet se kryhen vepra kriminale të heqjes ilegale të organeve. Si ndërmjetësues i shitjes së organeve në Evropë përmendet Thaçi, shkruan DPA, duke iu referuar njoftimeve mediatike dhe akuzave të mjekut nigerian.

Prokuroria serbe ka njoftuar se synon të dërgojë një kërkesë në Nigeri për ndihmë juridike.

Sipas DPA, Thaçi është përmendur vazhdimisht si njëri nga krerët e krimit të organizuar në Kosovë – në kontekst të drogës, tregtisë me njerëz dhe me armë.

DPA shtro pyetjen se si mund të jetë e mundshme një gjë e tillë, duke pasur parasysh praninë ndërkombëtare në Kosovë – EULEX, NATO dhe diplomatë të shumtë.Ai si ndërmejtësues të Okorocha përmend Thaçin i cili sipas tij ndihmon shitjen e organeve në Evropë.

DPA njofton se Prokuroria serbe ka në plan që të dërgojë një kërkesë në Nigeri në mënyrë që të merr ndihmë juridike.

Sipas kësaj agjencie të lajmeve kjo akuzë ka një bazë ligjore, duke e lidhur kështu me themelimin e Gjykatës Speciale.

Remi, rrëfe se kush e vrau Enver Malokun!

Ambasadori O’Konell tha sot se don ta shoh]e në burg Remzi Mustafën Remin, pasi është e pamjaftueshme që njerëzve si ai tu merret vetëm mandati.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’ia merr mandatin pasi është bërë i plotfuqishëm vendimi i Gjykatës së Apelit, për vuajtje të dënimit për krime lufte.

Para se ti hiqej mandate kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i bëri thirrje publike që ai ta dorëzonte vullnetarisht mandatin, që të mos i merrej. Kjo e shtyri Remzi Mustafën, Remin të reagonte me nervozizëm dhe gati me kanosje, por ndaj njeriu shumë më të dyshimtë se vet, komandant Remi.

Por, tashmë heqja e mandatit të deputetit dhe reagimet publike të figurave të rëndësishme e kanë nxitur, atë që të reagojë sot edhe njëherë, duke e anashkaluar fatin e tij, dhe ndëshkimin e bërë nga gjykata dhe tash edhe nga institucionet politike. Remi tashmë e ka hedhur bombën e radhës. Ai e ka akuzuar, klanin rival në PDK, që njihet si struktura ortodokse e SHIK-ut, që ka gllabëruar çdo pjesë, dhe që tani Remo po pretendon të distancohet prej saj.

“Këtu mu në privatizimin e pronave dhe aseteve të shtetit është e gjithë mjegulla, ku bandat kriminale kanë ndërtuar me inteligjencë mekanizmin e sundimit të politikave dhe gjithë sektorëve me rëndësi për shtetin… Unë besoj se po përfundon fshehja e bandave dhe do të fitoj e mbara..!!”, ka shkruar Remi sot në fb.

Gjithë sa thotë Remi sot, është korrekte, por ai ka një obligim të veçantë, dhe tepër të madh, që të tregojë një të vërtetë të madhe për vrasjet politike. Pavarësisht që nuk është ndërlidhur emri i tij për atentatin ndaj Enver Malokut, zona ku është kryer krimi, binte, sipas përgjegjësisë së organizimit të luftës nga e majta, LPK-ja, në ‘Zonën Operative të Llapit” (ZOLL).

Ai po ashtu do të ketë hasur jo në pak informacione gjatë këtyre viteve, të cilat do të shërbenin qartë për të plotësuar dosjen për vrasjen e Enver Malokut. Po ashtu në shumë atentate ë janë kryer kanë marrë pjesë anëtar të kësaj zone ushtarake. Remi do të duhej të fokusohej që në këtë aspekt ti bëjë presion edhe Kadri Veselit, për zbardhjen e krimeve nga ky grupim, SHIK-u. Remin që tashmë e pret vuajtja e dënimit do të duhej të tregohej më burrëror dhe të dëshmojë gjithë çfarë dinë lidhur me njërin prej atentateve më të bujshme.

Enver Maloku u vra në janarin e vitit 1999, në Prishtinë, në kohën kur ai me QIK-un ishin kthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm për shqiptarët për informimin e shqiptarëve, por edhe për botën e interesuar për luftën në Kosovë. Maloku ishte krahu i djathtë dhe nga më të fuqishmit në informim në institucionet e Republikës së Kosovës. SHQIPTARI.EU

Ambasadorët takohen me Veselin për të diskutuar krizën politike

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, gjatë takimit me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie

Kriza politike në Kosovë ka qenë gjatë ditës së sotme njëra nga temat e diskutimit në mes të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, dhe ambasadorëve të akredituar në Kosovë, ambasadori amerikan Greg Delawie, ambasadori britanik Ruairi O’Connell si dhe ambasadori norvegjez, Jan Braathu.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Kuvendi, ndër temat e takimeve të sotme kanë qenë “proceset aktuale politike në vend, krizën nëpër të cilën po kalojnë raportet në mes pozitës dhe opozitës, me theks të veçantë reflektimin e tyre në punë e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

“Ambasadorët kanë theksuar domosdoshmërinë që të hiqet dorë nga përpjekjet që përmes dhunës të diktohen vendimet politike, duke përfshirë këtu edhe zgjedhjet, sepse kjo bie në kundërshtim me parimet demokratike. Përpjekje të tilla janë duke e dëmtuar shumë imazhin e vendit dhe përparimin e Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin demokratik të shtetit”, thuhet në komunikatë.

Kryetari Veseli citohet të ketë thënë se do të angazhdohet që fryma e dialogut dhe komunikimit, “në fund do të dominojë mbi të gjitha tendencat destruktive politike”.

Në këto takime thuhet se është biseduar edhe rreth procesit të zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës.

“Ambasadorët kërkuan që ky proces të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ndërsa Kryetari Veseli theksoi se procesi i zgjedhjes së Presidentit të Kosovës do të jetë plotësisht kushtetues, demokratik, transparent dhe inkluziv”, ka njoftuar Kuvendi.

Duam president, jo diktator… – Nga FATON MEHMETI

Ambicia e hershme e Hashim Thaçin për postin e presidentit të vendit, është shtuar dukshëm këtyre ditëve. Ndonëse për dy mandate ishte kryeministër i vendit, ëndrra e tij e madhe gjithnjë ishte dhe është ngritja dhe konsulidimi i një pushteti në duart e një njeriu të vetëm, të tipit monark. Për të arritur këtë atij i duhet posti i presidentin, të ketë kontrollin edhe mbi ushtrinë duke qenë kështu Komandan i Forcave te Armatosura, të emërojë prokuror dhe gjyqtarë, si dhe zhveshja e pushteti ekzekutin nga kompetencat. Si duket Hashimi po ndjek strategjinë dhe rrugen e vëllaut të tij , presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Ky i fundit pasi rriti ekonominë e vendit, sa ishte kryeministër i Turqisë , fuqizoi pushtetin dhe ngritjen e popullariteti duke u zhvendosur pastaj në postin e presidentit të vendit.Për të pasur edhe me ndryshimet kushtetutes të cilat i japin kreut të shtetit pushtet të pakufishëm në cdo fushë të qeverisjes së vendit. Korrelacioni i Hashimit me Erdoganin , ndonëse qalojnë shumë pasi ky i yni jo që nuk ngriti ekonominë por edhe e shkatërroi, gjithësesi i bashkon një gjë: etja për sundim.

Për të arritur tek caku, Thaçi shkel cdo normë etike dhe politike, me hipokrizinë e te qenurit njeri i thjeshtë dhe i afërt me popullin, po krijon mitin e të qenurit i pa arritshëm.Kësaj teze i ka ndihmuar shumë LDK-ja. Duke qenë e brishtë , pas vdekjse së liderit të saj, u fut në një rreth vicioz për të ndihmuar kundërshatrin e saj politik, që ka qenë dhe duhet të jetë PDK-ja, për shkak të divergjencave në koncept dhe në veprim . Dhe kur kundërshatari është i dobët dhe i zhytur në korrupsion . atehërë e ke më lehtë të arrish qëllimin, duke kushtëzuar : ose eja me mua ose mund të perfundosh në qeli.

Thaçi dhuroi posti e kryeminisrit për të arritur vet tek zyra e presidentit.

Duke qenë edhe kryeministër por edhe ministër i punëve të jashtëm, Hashim Thaçi ka dështur me punën e tij , si në qeverisjen e vendit ashtu edhe në diplomacinë e jashtme përball Serbisë, kujtojmë ketu rastin UNESKO, pastaj rezoluta e fundit e Këshilit të Evropës , në njohjet e pakta etj.

Megjithëse koalicioni qeverisës edhe mund të realizoi skenarin për zgjedhjen e Thaçit president, kjo mund të rezultojë e gabueshme pasi Thaçi përmendet edhe si njeri që ende ka probleme me ligjin. Akuzat e Dick Martyt, mund edhe ta çojnë para bankës së drejtësisë që do të ishte goditje për shtetin e Kosovës, pasi edhe kundërshtarët e pavarësisë mund ta përdorin si atu për të njollosur vendin tone.

Vendi ka nevojë për të vënë në krye të shtetit një figurë të zgjuar dhe karizmatike, që nuk ka probleme me ligjin dhe nuk e sheh veten diktator, por shërbëtor të vendit.

Kosova dhe SHBA nënshkruajnë memorandum në fushën e mjekësisë ligjore

Në Byronë Federale të Hetimeve (FBI) në Uashington, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, të mërkurën pasdite ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Christopher T. Doss, asistentdrejtor i divizionit të laboratorit.

Sipas një komunikate të lëshuar nga MPB-ja, memorandumi “ka për qëllim fuqizimin e bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve në fushën e forenzikes (mjekësisë ligjore)”.

Sipas komunikatës, Kosova do të përfitojë nga ekspertiza e SHBA-ve në luftimin e krimeve të rënda, përfshirë edhe terrorizmin.

Para nënshkrimit të memorandumit, sipas MPB-së, “ministri Hyseni ka biseduar edhe me drejtorin e FBI-së, James B. Comey”.

“Të dytë janë shprehur të bindur se kjo marrëveshje do të lehtësojë punën e të dyja palëve në luftimin e krimit, në kuadër të partneritetit strategjik Kosovë-SHBA”, thuhet në komunikatë.

Qeveritarët e shndërruar në “engjëj”, nga frika e humbjes së pushtetit! – Nga FLORIM ZEQA

Nga frika e humbjes së pushtetit, qeverisja aktuale, pas takimit me presidenten, me ç’rast e keqpërdorën katërcipërisht pjesëmarrjen e njërit prej liderëve të opozitës në atë takim (Ramush Haradinajt),… nuk ka mbetë hapësirë dialogu mes pushtetit dhe opozitës.
Së fundmi vazhduan me takimin tjetër me një pjesë të përshtatshme  të shoqërisë civile dhe disa analistëve të përzgjedhur nga ana e tyre, për t’u rrëfyer për “legjitimitetin” e marrur (vjedhur) përmes votës qytetare, më pas të kontrabanduar disa herë për interesa personale dhe klanore të një grupi të ngusht njerëzish të papërgjegjshëm,…me ç’rast disa herë në vazhdimësi u thirren në të “drejtën” për të qeverisur me vendin.
Përderisa lideri i PDK-së dhe i qeverisë në largim të Republikës së Kosovës, pretendenti për marrjen e postit të presidentit të shtetit e ka të drejtën e thirrjes në votat e subjektit të tij politik,…vartësi i tij, “kryeministri” Mustafa nuk e ka të drejtën e abuzimit të mbi 190 mijë votuesve të LDK-së që në zgjedhjet e fundit votuan për ndryshimin e kursit qeverisës në vend, për largimin e Hashim Thaçit nga pushteti. Mbi 25 % e elektoratit të LDK-së, në të cilin padrejtësisht dhe në mënyrë abuzive thirret lideri i saj,  kishin votuar për ndryshim dhe kundër vazhdimit të keqeverisjes së vendit,…kur kësaj i shtohen edhe përqindjet e partive tjera shqiptare dhe jo serbe që votuan PRO ndryshimit qeverisës në vend, atëherë na delë argumenti bindës se kjo qeveri nuk e ka mandatin politik të mbi 65 % e elektoratit kosovar për të shkuar tutje me qeverisjen e vendit.
Thënë më qartë, qeverisaj aktuale, mandatin e saj politik e ka filluar pa legjitimitet juridik, me vjedhje dhe kontrabandim të vullnetit të qytetarëve të vendit. Për fat të keq, këto fakte i kanë të njohura edhe disa nga “miqt” ndërkombëtar që po vazhdojnë me mbështetjen e së keqës në Kosovë.
Alterrnativa e vetme e daljes nga kriza politike dhe e shpëtimit të vendit nga më e keqja, janë zgjedhjet e reja, apo siq e parapëlqej t’i quaj të jashtëzakonshme, pasi të tilla i ka bërë vet situata politike.
Vetëm një grupacion i ri politik, me figura të reja dhe të pakorruptuara politike, me një mendësi të re qeverisëse, me zotimin para popullit dhe para zotit se do ta vëjë drejtësinë, rendin dhe ligjin në binar të shëndoshë, mund të jetë motiv shtesë për dalje masive të elektoratit në zgjedhje, njiherit do të shtonte shpresat qytetarëve të këtij vendi për jetë dinjitoze në vend të vet.
Në të kundërttën, me figura të dyshimta, me akuza dhe dosje të hapura në prokurori, vetëm sa mund të prodhohet një situatë akoma më e rënduar se që është akualisht, përkundrazi mund të kemi përseritje të skenarëve të ngjajshëm të mbjatjes, respektivisht ardhjes në pushtet.
Në përfundim të këtij shkrimi, e ndjejë të nevojshme t’u drejtohem lexuesve me disa fjalë, pavarësisht pikpamjeve ideologjike apo partiake.
Çdo njeri intelegjent, qoftë politikan, shkencëtar, doktor, mësues, bujk apo murator, e zotëron një mënyrë të veqantë të vrojtimit dhe përshkrimit të botës që e rrethon.
Edhe pse nuk jam aktor i drejtëperdrejt në politikë, me shkrimet e mia të pavarura dhe pandikuara prej askujt, me (pa) dashje jam bërë pjesë e politikës. Shkrimet e mia janë politike në kuptimin më të thellë të fjalës.
Të jesh politik do të thotë të jetosh kohën tënde, të jesh një njeri i kohës që e jeton. Gjithnjë me pendën time mundohem të pasyroj në mënyrë sa më besnike realitetin në të cilin jeton populli im në vendlindjen time të dashur.
Gazetaria është një profesion sa i dashur po aq i vështirë. Gjithnjë mundohem të mbajë anën e drejtësisë, duke shfrytëzuar lirinë e shprehjes pa fyer e ofenduar njerëzit e papërgjegjshëm të politikës, këta kusarët politik të ditëve të sotme, që në vend të parajsës së premtuar, popullit i sollën vetëm vuajtje e mjerim, thyerje shpirtërore deri në humbje të shpresave për jetë në vendin më shtrenjtë dhe më të çmuar në këtë botë-vendlindjen.
Edhe pse mirrem me tama politike, ambiciet e mia nuk janë të karakterit politik !
Krejt çka shkruaj e themë, rrjedh nga thellesia e shpritit për dashurinë që ndjejë ndaj popullit dhe atdheut tim të shtrenjtë.
Ambiacia ime personale është e njëjtë me ambicen e çdo mërgimtari, që ka për dëshirë dhe synim ta shofë shtetin e Kosovës në rrugë të mbarë të zhvillimit, prosperitetit, mirëqenjes qytetare dhe stabilitetit socio-ekonomik,…që ngjallë shpresat e neve mërgimtarëve për kthim në vendlindjet tona, të braktisura nga dhuna dhe represioni sistematik serb përgjatë viteve të ’90-ta
Shkrimet, komentet, analizat e mia,apo si do që t’i quani, nuk janë tendencioze për uljen e imazhit të njërit apo ngritjes së tjetrit lider partiak,…ngase, sikurse që nuk e gëzojnë respetin, nuk mund ta kenë as urrejtjen time personale.
Ato që i urrejë skajshmërisht, janë fenomenet negative të shfaqura në shoqërinë kosovare këtyre viteve të fundit si; korrupsioni, krimi organizuar, haraqi, kontrabandimi dhe shpërndarjea e substancave narkotike nëpër institucione shkollore, rritja e numrit të vrasjeve për motive të ndryshme, qofshin ato pronësore, biznesore apo motive tjera të ulëta,…që përveq imazhit negativ për vendin, kanë krijuar pasiguri për jetën e qytetarëve dhe ndaljen e investimeve të huaja në Kosovë.

Ish ministri Brendshëm: UNMIK përdori forcë të tepruar më 10 shkurt 2007

Fatmir Rexhepi, ish-ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, kishte dhënë dorëheqje nga ministria që ai drejtonte vetëm dy ditë pasi ishin vrarë dy aktivistët e Vetëvendosjes Mon Balaj dhe Arben Xheladini më 10 shkurt 2007.

Rexhepi tha në transmetuesin publik se vendimi i tij ishte drejtë dhe në këtë mënyrë, sipas tij, i ishte adresuar përgjegjësia organeve qeverisëse të UNMIK-ut për vrasjen e dy aktivistëve të VV-së që protestonin kundër Pakos së Ahtisaarit dhe negociatave të Prishtinës me Beogradin.

“Vendimi ishte i drejtë, shikuar nga plani moral dhe politik dhe i kontribuar vendit”, tha ai.

Ai forcën e përdorur nga policët e UNMIK-ut kundër aktivistëve të Vetëvendosjes në demonstratën e 10 shkurtit e quajti veprim të tepruar.

Intervistë me Dr. Rudina Jasini: Ja pse krijohet Gjykata Speciale (video)

Kosova po përjeton sot një krizë të thellë politike, me parlamentin e bllokuar që nga muaji shtator për shkak të protestave të opozitës, ndërsa organi ligjvenës është në prag të limiteve kohore për të zgjedhur presidentin e ri. Një zhvillim tjetër i rëndësishëm që pritet këtë vit, dhe që për momentin duket sikur është lënë në harrese për shkak të bllokimit të parlamentit, është edhe miratimi i ligjislacionit të duhur për fillimin nga puna të Gjykatës së Posaçme për krimet e luftës. Për të diskutuar sa do të ndikojë kjo gjykatë për drejtësinë dhe demokracinë në Kosovë, Zëri i Amerikës zhvilloi një bisedë të drejtpërdrejtë me Doktoren e shkencave juridike, Rudina Jasini, eksperte e ligjeve ndërkombëtare penale.

Prishtina liron Ismailoviqin e Demirin, të akuzuar në rastin “Monstra”

Gjykata e krimeve në Prishtinë ka liruar nga burgu dy të akuzuarit kryesorë në rastin “Monstra”, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, që të dy nga Shkupi, raporton gazeta KOHA e Shkupit.

Lirimi nga akuza si të pafajshëm i dy të dënuarve, të cilët tashmë në Maqedoni janë dënuar me burgim të përjetshëm, ka ardhur pasi Trupi gjykues i Gjykatës në Prishtinë ka konstatuar se argumentet e Prokurorisë për krime të rënda në Maqedoni nuk mbajnë.

Zyra e Besnik Berishës, avokati i dy shqiptarëve nga Shkupi, e ka njoftuar shkurt gazetën KOHA se vendimi përfundimtar për pafajësinë e Ismailoviqit dhe Demirit është shqiptuar ditë më parë, pas përfundimit të dënimit me nga 2.5 vjet në burgun e Dubravës për armëmbajtje pa leje.

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri ishin arrestuar mars të vitit 2013, në një banesë në rrugën “Mehmet Gradica” të Prishtinës, ndërsa i kanë thënë prokurorisë se kanë banuar me qira nëpër banesa të ndryshme që nga koha e arratisjes prej Maqedonisë në vitin 2012.

Banesat, ata i kanë kërkuar dhe gjetur nëpërmjet internetit.

Te të arratisurit nga drejtësia e Maqedonisë, policia kosovare kishte gjetur një arsenal të tërë armësh, të cilat Afrim Ismailoviqi i kishte arsyetuar me nevojën që të dy kishin për t’u mbrojtur, pasi siç kishte thënë ai në Prokurori, ndiqeshin nga shërbimet sekrete të Maqedonisë.

Te Ismailoviqi e Demiri policia e Kosovës kishte zbuluar dy armë automatike, një pistoletë, dy bomba dore, dy siguresa detonatorësh dhe 31 fishekë…

Haradinaj, Ymeri e Limaj: Do të kundërshtojmë deri në shpalljen e zgjedhjeve

Blloku opozitar ka realizuar takimin e parë pas pjesëmarrjes së Ramush Haradinajt në takimin e organizuar nga Presidentja ku kanë marrë pjesë edhe Hashim Thaçi e Isa Mustafa. Sipas një njoftimi të lëshuar nga AAK, tre liderët janë dakorduar që të kundërshtojnë Qeverinë deri në shpalljen e zgjedhjeve.

“Kundërshtimi politik opozitar është i vendosur dhe do të vazhdojë të jetë më i fuqishëm se asnjëherë më parë, deri në shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Protesta e 17 shkurtit do të jetë ndër protestat më të mëdha të organizuara deri me tash”, thuhet në komunikatën për media lëshuar nga AAK-ja.

Aktet terroriste po iu mundësojnë njerëzve të politikës dhe korporatave të tyre kriminale që ti realizojnë interesat e veta – Opinion nga Skënder MULLIQI

Në televizione , portale, ne  mjete të informacionit të shkruar,  po kemi rastin të shikojme dhe ndëgjojmë lajme të kronikës së zezë. Vëmendjen e tërheqin ato lajme kur ndëgjojmë për aktet makabre terroriste, atentatët e ndryshme , lajmet së sa njerëz nga një akt i tillë janë vrarë dhe plagosur, pastaj  rastët e njerëzve kamikaz të cilët po futën në turma duke lënë të vrarë shumë  njerëz të pafajshem, plaçiktjet, lajmet nga vrasjet mbrenda familjës, vrasjët  e atyre që po bartin drogë, kapjen nga policia të drogave dhe dilerëve  , e shumë lajme të tjera rreqethëse. Ndëgjojmë  gjithashtu edhe lajme të mira , por ato janë pak më të rralla. Mediat , portalet dhe rrjetët e ndryshme sociale më shumë vihen në kërkim të lajmeve të cilat njeriun nuk e bëjnë shumë  të lumtur atë ditë , ose edhe më gjatë.Nese bombardohemi sistematikisht më lajme të tilla , sigurishtë së edhe gjurmet e plasimit të një lajmi të tillë mbetën të secili njeri. Lajme të përditshme të mbushura nga kronika e zezë po  na vijnë edhe nga  trojet tona etnike .Përpos atyre fatkeqësive të cilat janë natyrore, njerëzimi sidomos  në shekullin e kaluar dhe në këtë fillim shekull po  tmerrohet duke  ndëgjuar ose parë  lajme së si terroristët po  marrin shumë jetë të njerëzve të pafajshem.Në botë kemi shumë organizata terroriste të cilat janë të motivuara në pikëpamje fetare, por edhe  të organizuara për qëllime subverzive politike.Këto akte terroriste edhe kanë bërë që të rrezikohet shumë paqja botërore. Në shtetet të ndryshme të botës ka ende regjime autokratike , që shumëqka kanë të përbëshkët më terrorizmin ndërkombëtar . Një shembull i tillë  është regjimi i Bashar El Asadit në Siri dhe lufta që po bëhët atje.Shumë palë janë përfshirë në këtë luftë, kështu edhe Rusia , e cila gjoja duke e luftuar terrorizmin po vret edhe  njerëz të pafajshem. Putini dhe Asadi janë dy  diktator të cilet më shumë po ngjane  në  terroristë , siq ishin edhe Gadafi , Sadam Hysein e ndonjë tjeter. Globalizmi ka berë që edhe terrorizmi të merre përmasa globale.Veprimet e tyre makabre po gadosin në shumë vende të Evropës, së fundi (Francën) e në shume vende tjera.Kemi edhe disa vrasje pak sa specifike siq po janë ato të  të nxenësve nepër shkolla , apo vrasjët që vijnë nga njerëzit retarduar, po që rastet e tillla më shumë konsiderohen si raste të izoluara.Terrorizmi po ndikon edhe në bllokimin e proceseve zhvillomore .Vëtem brenda një viti humbin jetën më mijëra njerëz  të pafajshem  .Bota do të duhej ta lufton terrorizmin , por me e dobishme do të ishte gjetja e mënyrës preventive .Aktët terroriste të një përmase të madhe po fusin panik të popullata së edhe ata mund ti nënshtrohen një ditë një sulmi të tillë. Këto akte janë dezorjentuese , dhe të cilat po ua mundësojnë në shumë vende të botës , njerëzve të politikës dhe korporatave të tyre kriminale që ti realizojnë interesat e veta. Lidhshmëria e strukturave të caktuara politike me struktuart mafioze  e vështirësojnë luftën kunder terrorizmit.Edhe rajoni i Ballkani Perëndimor  ka në gjirin e saj struktura mafioze politike të lidhura me strukturat  të krimit të organizuar.Problem numer një i botës sot është bërë lufta kunder terrorizmit, pastaj pa punësia e përmasave të mëdha, dhe problemi i migrimit masovik, veqmas nga vendet të cilat po zhvillohen luftëra. Migrime po kemi edhe nga vendet të cilat kanë mbetur të varfëra më shumë për fajin e strukturave mafioze politike të lidhura më krimin e organizuar .Niveli i lartë i krimit dhe korrupcionit por edhe  kërcënimet që vijnë nga qarqet  terroriste, kanë bërë që të kemi ngecje të proceseve zhvillimore dhe proceseve demokratike. Regjimet diktatoriale bëhën strehë e terrorizmit dhe ekstremizmave fetare. Bota demokratike dhe shtetet më të fuqishme krahas luftës kunder terrorizmit, do të duhet ti luftojnë edhe diktatorët , sepse kështu më duket mua i ngushtohet edhe rrethi terrorizmit .Kur luftohën diktaturat deri në fund, luftohët edhe streha e terroristëve. Kur luftohën diktarorët vijnë në shprehje proceset demokratike dhe ndryshimet për të mirë . Edhe migarcioni do të zvoglohet dukshem , që është bërë problem madhor sot në botë. Kur të gjitha të këqijat luftohën pa paragjykime fetare, racore apo klasore edhe kthehet jeta, kthehet liria e plotë e njerëzve, kthehett dinjiteteti duke e bërë botën kështu   më të civilizuar …

Delawie falënderon ushtarët amerikanë që po e mbajnë të sigurt Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie ka takuar ushtarët amerikanë që shërbejnë në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas një njoftimi të Ambasadës së SHBA’ve, Delawie ka vizituar ushtarët amerikanë që janë të ngarkuar me përgjegjësi për të siguruar lirinë e lëvizjes në pjesën veriore të Kosovës. Ambasada njofton se Delawie i ka falënderuar ushtarët që po kujdesen për të mbajtur një Kosovë të sigurt.

Në Kosovë rritet pakënaqësia ndaj bisedimeve me Serbinë

Leonat Shehu

Një studim i Qendrës së Kosovës për studime të sigurisë, nxjerr në pah se shumica e qytetarëve të anketuar besojnë se bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë po dështojnë të arrijnë qëllimin e tyre, ndërsa kanë shprehur qëndrim kundër themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Rezultatet janë përmbledhur në një edicion të Barometrit të Sigurisë, nëpërmjet të cilit qendra ka bërë matjen e opinionit publik për politikën e jashtme dhe bisedimet me Serbinë.

Donika Emini nga kjo qendër thotë se qytetarët e Kosovës kanë shprehur pakënaqësinë me bisedimet pasi që, sipas tyre,  vendi nuk ka përfituar asgjë. Ajo thotë po ashtu se kundërshtimi ndaj asociacionit të komunave me shumicë serbe ka shënuar ngritje.

Mund të themi që ka pasur një ngritje prej dhjetë për qind në qasjen negative, mbi 70 për qind kanë thënë që kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën dhe kjo ka shënuar rritje prej vitit të kaluar për shkak se qytetarët e Kosovës e kanë parë se çka përmban marrëveshja dhe diskursi i ashpër politik ka ndikuar që qytetarët e Kosovës ta shohin nga një anë negative”, tha ajo.

Sipas zonjës Emini, debatet e ashpra e muajve të fundit kanë ndikuar te qytetarët në formësimin e mendimit të tyre për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për studimin e politikave, Naim Rashiti, tha se rritja e pakënaqësisë kundër marrëveshjeve me Serbinë është pasojë e mungesës së transparencës nga ana e institucioneve ndaj qytetarëve.

Nëse ky hendek krijohet në një nivel të pasigurisë, pasi që më shumë se 80 për qind e qytetarëve e shohin të rrezikshëm, ky është alarm i sigurisë dhe nëse ky hendek krijohet për një asociacion, çka do të ndodh kur të fillojnë proceset tjera të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve”, tha zoti Rashiti.

Analisti i Grupit për Studime Juridike dhe politike, Fisnik Korenica, tha se mungesa e konsensusit për bisedimet me Serbinë ka rritur tensionet në Kosovë. Ai tha se një rritje e lartë e numrit të qytetarëve kundër marrëveshjes për asociacionin, duhet trajtuar me kujdes.

Një percepcion i tillë mendoj që kërkon qasje serioze nga ana e qeverisë por edhe miqve ndërkombëtarë, meqë një kundërshtim i tillë duhet shikuar realisht se mos po përkthehet të nesërmen në një tension që është vështirë pastaj të menaxhohet”, tha zoti Korenica.

Partitë politike në Kosovë nuk po arrijnë të pajtohen për rrugën e zgjidhjes së krizës politike, që ka hyrë në muajin e gjashtë të saj. Opozita e cila ka paralajmëruar protesta për datën 17 shkurt, që shënon edhe tetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kërkon shpalljen e zgjedhjeve të reja dhe largimin e qeverisë në dritën e vlerësimeve të gjykatës kushtetuese mbi marrëveshjen e arritur me Serbinë për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në muajin dhjetor Gjykata Kushtetuese tha se pjesë të marrëveshjes nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe se asociacioni do të themelohet sipas marrëveshjes së prillit të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Qeveria e Kosovës është zotuar sërish të martën se do ta zbatojë në tërësi vendimin e Gjykatës në fazat që ndërlidhen me hartimin e dokumenteve mbi asociacionin.

Situata aktuale mund të sfidojë edhe procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, që sipas kushtetutës duhet të ndodhë deri më shtatë mars, meqë presidenti zgjidhet një muaj para përfundimit të mandatit të presidenti aktual.

Bisedimet me Serbinë i siguruan Kosovës Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ndërsa Serbisë, hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

SHBA: Zgjedhjet në Kosovë nuk e ndryshojnë Qeverinë

PRISHTINË – Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të shpresojnë se dialogu mes liderëve politikë do të sjellë zgjidhje për krizën aktuale në Kosovë, ndërsa insistojnë se zgjedhjet e parakohshme nuk e zgjidhin situatën, meqë ato nuk do të ndryshonin pothuaj asgjë nga përbërja e Qeverisë aktuale.

Zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Philip Drewry, tha se dialogu i nisur në tryezën e së hënës, të organizuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duhet të vazhdojë.

“Së pari, ne lavdërojmë presidenten Jahjaga dhe liderët e partive politike që u bënë bashkë sot për të nisur kërkimin për një zgjidhje të bllokimit aktual politik, dhe u bëjmë thirrje partive politike që të vazhdojnë dialogun për të gjetur një rrugë përpara në interesin më të mirë të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Drewry për “Kohën Ditore”.

Zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së shtoi se e vetmja rrugë përpara është të bisedohet dhe të gjendet një zgjidhje me kompromis, por përjashtoi zgjedhjet si rrugëdalje nga situata e krijuar.

Si e shihte Rugova zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve me shkatërrimin e Jugosllavisë (video)

Presidenti Ibrahim Rugova kërkonte zgjidhje të përbashkët për të gjithë shqiptarët me rastin e shkatërrimit të Jugosllavisë, ai vlerësonte se si asnjëherë në historinë e tyre, ata duhej të deklaroheshin për të ardhmen e tyre, pra bashkimin në një republikë apo në një shtet të vetëm shqiptar. Shqiptari.eu

Paralajmërohet arrestimi i Visar Ymerit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, mund të arrestohet nëse nuk paraqitet në seancën e radhës për rastin e grushtimit mes deputetëve.

Ymeri së bashku me ish-deputetin Florin Krasniqi, deputetin Rexhep Selimi, të dy të Vetëvendosjes, si dhe shoferin Besart Bujupi, akuzohen për veprën penale lëndim i lehtë trupor, të cilin ia kanë shkaktuar pas një përleshjeje në qershor të vitit 2012, deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Edhe pse gjykimi ka nisur në korrik të vitit 2012, Ymeri nuk ka marrë pjesë asnjëherë në seancë, e as në të fundit, të hënën. Nëse seancat do të vazhdojnë të mos mbahen deri në muajin qershor kjo lëndë rrezikon parashkrimin, pasi që në këtë muaj kalon dyfishi i kohës së afatit të parashkrimit të përcaktuar me Kodin Penal.

Që të mos ndodhë kjo, gjyqtari i këtij rasti, Vesel Ismajli, ka thënë për “Kohën Ditore” se ndaj kryetarit të VV-së ka lëshuar fletësjellje me dhunë.

Kur propaganda mëton të kthehet në argument – Nga Skënder MULLIQI

  Regjimet të cilat më shumë janë autokratike, për ta mbajtur pushtetin sa më gjatë shantazhojnë  dhe  prodhojnë kriza të ndryshme  në vazhdimësi.Tjetër. Tentojnë që nepërmjet mediave  që i kontrollojnë  të krijojnë opinion krejt ndryshe, se gjoja opozita është ajo e cila  po e rrezikon shtetin, dhe prodhojnë gjithashtu  armiq të brendshem dhe të jashtëm. Edhe Kosova nuk është imune karshi veprimeve të tilla  edhe pse është  shtet në formim e sipër.Grupet e caktuara  të oligarkisë pushtetare  po i japin   të rëna qetësisë së qytetarëve .Kjo në të shumtën e rasteve bëhët për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit të gjerë publik nga problemet madhore ekonomike dhe politike  më të cilat po përballet vendi.Ngjarjet  në Parlament dhe  protestat  në rrugët e Prishtinës ,të bllokut  Opozitarë, përpos kërkesave për anulimin e dy marrveshjeve asaj  të Demarkacionit dhe të Zajednicës, ishin  edhe luftë propagandistike, së cili taborr politikë do ta mund tjetrin.Ne këtë dy luftim po përdorët i tërë arsenali propagandistik dy palësh duke kërkuar në fund edhe fituesin .
  Grupacioni politik në pushtet nga frika së mund tu luhatën pozitat pushtetare, gjendjën e krijuar politike dhe krizën institucionale ,  po e paraqisin si shumë të rrezikshme për shtetin,  duke i identifikuar me ineteresat nacionale, edhe pse në fakt  situata aktuale  politike  nuk e përcakton shkallën e  rrezikshmerisë  të shtetit .Në Parlament dhe në demonstrata  kemi pasur elemente të dhunës nga   Pozita dhe nga Opozita, ku secila palë pas secilës ndodhi ka paraqitur  edhe  arsyetimet e veta. Si gjithmonë oligarkia në pushtet mbrohet më argumentin e rrezikshmerisë së gjendjës së përgjithshme , duke bërë përpjekje ta bindin opinion, për ti arsyetuar veprimet  e dhunës policore karshi protestuesve . Më shumë u lanqua propagandë nga ana e pushtetit, për ta kthyer ate në argument. Deri diku me të njejat metoda  u shërbye edhe blloku opozitarë kur bëhët fjalë për elementet e dhunës së shpërfaqur, së  kërkesat  e tyre politike ishin dhe dolën shumë të drejta.Vendimi Gjykatës Kushtetuese e vertetoi këtë .Arsenali propagandistik është vu në levizje edhe  kohën  fundit. Po dalin njerëz të cilët po adresojnë akuza të rënda karshi strukturave të  larta në PDK-së  të cilët gjinden në hiearkinë më të lartë të shtetit. Këto akuza lidhen me vrasje të bashkëveprimtarëve të tyre, lidhën më sabotim të luftës qlirimare, lidhen me keqperdorime të mëdha deri në tradhëti kombëtare.Të gjitha këto akuza mediatike  të adresuara  , e organet tona po bëjnë sehirë du ke  mos marre asnjë veprim ndaj atyre të cilët janë përfolur . Së këto përfolje  mund të jenë të sakëta , flet edhe e dhëna së  pikërisht të përfolurit krejt paslufën keqpërdorën pozitën e tyre  në shoqëri.  Kur gjendja e krizës insitucionale vazhdon kaq gjatë , secili pushtet në secilin shtet demokratik do të kishte  marrë vendime të arsyeshme  . Kjo tek ne nuk po ndodhë sepse grupet politiko –financiare nuk dëshirojë ti lëshojnë pozitat e tyre , duke tentuar ti mbrojnë  pasuritë e pa ligjshme, e disa të krijojnë imunitet pushtetarë karshi Gjykatës Speciale  .Kur jemi të Gjykata, po bëhën gjithëfarë skenarësh , të cilat skenare kan për qëllim ta mbajnë  situatën politike jo stabile, që të abrogohet  disi puna e  kësaj  gjykate.   Kjo kryneqësi e kastës në pushtet është metodë tipike staliniste , Ndërkombëtaret  kan filluar më e kuptuar lojën  e atyre te cilët duhet të largohen nga skena jonë politike. Pragmatizmi politik është i nevojshem si kurrë më parë . Qetësia në rajon nuk mbahet më njerëz të inkriminuar në vepra të ndryshme kriminale , dhe as më struktura politike  me logjikë të  sistemit  të kaluar  . Të krijohet një ambient i përshtatshem  politik për debatimin e  atyre temave të cilat edhe e prun  krizën institucionale.Të gjitha problemet zgjidhen duke u ballafaquar me to, jo duke iu ikur atyre .Mos të na ndodh që edhe kët vit të jemi të mashtruar dhe të demoralizuar  sikurse ishim gjatë  vitit që e lamë mbrapa .  Ose disi të mbijetojmë  , deri  atë ditë kur do ta kemi një pushtet meritorë…

Universiteti i Mitrovicës Veriore, me ligj dhe buxhet të Serbisë

Universiteti i Mitrovicës Veriore është larg legalizimit të veprimtarisë së vet dhe futjes brenda kuadrit ligjor të Kosovës.

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, e cila menaxhon edhe sistemin e lartë të arsimit në vend, e pranon se Qeveria ende nuk e ka bërë hapin e parë drejt integrimit të këtij Universiteti në sistemin arsimor të vendit, e që është krijimi i ekipit të ekspertëve, i cili duhet ta përgatisë punën e Komisionit të Pavarur rreth Universitetit të Mitrovicës Veriore.

Ky Universitet që zyrtarisht quhet “Universiteti i Prishtinës – Mitrovica e Kosovës”, që nga paslufta ka funksionuar jashtë ligjeve të Kosovës dhe pa financimin e shtetit në territorin e të cilit vepron. kd

AAK-ja i thotë po takimit tek presidentja

Një takim me liderët e partive politike, i thirrur nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ku pritet të zhvillohen diskutime për tejkalimin e krizës politike, do të marrë pjesë vetëm një nga tre liderët e tri partive politike opozitare.

Kryetari i partisë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur që të marrë pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Jahjaga.

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se lideri i AAK-së do të shkojë në takimin e ftuar nga e para e vendit.

“Përgjigja është po, Haradinaj do të shkojë në takim”, ka deklaruar shkurt Nitaj.

Deri tani, pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar liderët e dy partive më të mëdha politike, Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Hashim Thaçi nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kurse, ftesën e kanë refuzuar dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën.

Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë më të madhe opozitare në vend, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se takimi i ftuar nga presidentja Jahjaga nuk ka kuptim.

Por, duke folur për vendimin e liderit të AAK-së që të marrë pjesë në takim, Krasniqi ka thënë se, edhe pse ka dallime ndërmjet partive opozitare, bashkëpunimi do të vazhdojë.

“Blloku opozitar vazhdon në njëfarë mënyrë të ketë një qëndrim të caktuar, tjetër është që Aleanca (AAK) ka vendosur që vetë të shkojë. Ky është vendim i tyre, ne nuk kemi çka ta komentojmë vendimin e një subjekti që është i pavarur nga Vetëvendosja. Ne kemi dallime me gjithë faktin që jemi në bashkëpunim dhe vazhdojmë të jemi të bashkuar”, ka thënë Krasniqi.

Deputetja e partisë Nisma për kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ftesa nga presidentja nuk mund të trajtohet sikur ftesat, të cilat më parë i kishte presidentja për liderët e partive politike në vend.

Sipas Bajramit, Nisma për Kosovën do të ulej për biseda vetëm nëse temë e këtyre takimeve do të ishte caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Për shkuarjen ose jo te presidentja, mund të vendosin që të shkojnë edhe ndaras e jo si bllok. Prandaj, thirrja e presidentes është paksa me vonesë duke e ditur që presidentja ka pranuar një letër nga liderët e partive opozitare, dhe ne gjithsesi që do të pranonim të ulemi dhe të diskutojmë për caktimin e zgjedhjeve të ardhshme, të cilat janë të pashmangshme”, ka theksuar ndër të tjera Bajrami, në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike.

Në takimin e së hënës ndërmjet liderëve politikë të Kosovës, të thirrur nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga, pritet të marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë paralajmëruar protestën e radhës më 17 shkurt 2016, në përvjetorin e 8 të pavarësisë së Kosovës.

Protestat e opozitës kanë nisur muaj më parë, në kundërshtim të marrëveshjes ndë​rmjet Kosovë​s dhe Serbisë​ në​ Bruksel, të arritur më 25 gusht, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Salihaj: Thaçi s’bën për President, ai akuzohet për hajni, vrasje e tradhti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Adem Salihaj thotë se Hashim Thaçi akuzohet hajni e korrupsion, deri për vrasje dhe tradhti ndaj atdheut.

Sipas tij, vendi nuk e meriton ta ketë një president,  partia e të cilit është e zhytur në krim dhe korrupsion.

Deputeti Adem Salihaj në këtë intervistë për Gazetën Fjala, nuk kursen t’i thotë edhe fjalët më të rënda për Thaçin. Atë e quan tradhtar, hajn e njeri të korruptuar.

“Mbi vetë Thaçin rëndojnë akuza të rënda publike, prej hajnive e korrupsionit, deri te vrasjet dhe tradhtia ndaj atdheut. Do të jetë me pasoja katastrofave për Kosovën nëse Kosova do ta ketë një president me një imazh kaq të keq, siç është Hashim Thaçi”, ka thënë Salihaj.

Salihaj thotë se opozita ka të drejtë të protestoj por jo me dhunë. Ai mendon se me përkrahjen e qytetarëve opozita do të mund të bëjë ndryshime në vend.

“Sa u përket protestave,opozita ka të drejtë sa herë të dojë të mbajë protesta paqësore. Vetëm me përkrahjen e qytetarëve mund të bëjë ndryshime, jo me metoda të dhunës siç ka ndodhur po thuajse vazhdimisht deri më tash’, ka thënë Salihaj.

Kosova me ndërprerje të shumta të energjisë elektrike

Furnizimi jostabël me energji elektrike po vazhdon edhe pas 16 vjetësh që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Kryeqyteti, Prishtina, kursehet më shumë nga ndërprerjet e energjisë elektrike, por kjo nuk ndodh në qytetet tjera apo fshatrat e Kosovës.

Një qytetar nga Fushë Kosova tregon se ka ndërprerje të kohëpaskohshme të energjisë elektrike, por ai thotë se furnizimi tani është shumë më i mirë krahasuar me vitet e mëparshme.

“Ndërprerje të energjisë elektrike ka, ndoshta jo të shpeshta, por nuk mund të themi që ka energji elektrike stabël”, shprehet Egzoni.

Ndërprerjet e kohëpaskohshme të energjisë elektrike, përmes njoftimeve zyrtare, i paralajmëron edhe Distribucioni i Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS).

Aty tregohet për kohën dhe regjionet se kur do të ndërpritet energjia elektrike. Ndërprerjet me energji elektrike thuhet se nuk janë më të gjata se një orë.

Arsyet që jep KEDS për këto ndërprerje, zakonisht kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e rrjetin energjetik.

Por, pavarësisht këtyre ndërprerjeve të energjisë elektrike, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjendja me energji elektrike është mjaft stabël.

“Kemi një situatë të mirë me energji elektrike. Aktualisht janë tri blloqe në sistem, të cilat prodhojnë diku deri në 650 megavat orë energji elektrike, pjesa tjetër importohet”, bën të ditur Buzhala.

Gjatë kësaj jave, ndërprerje të energjisë elektrike të planifikuar kishte pasur edhe në disa fabrika në Kosovë.

Pasiguria me furnizim me energji elektrike edhe sipas disa raporteve të bëra nga organizatat ekonomike që merren me mbrojtjen e interesave të bizneseve, ishte konsideruar si barriera kryesore në të bërit biznes në Kosovë.

Pronari i ndërmarrjes “Euro Commerce”, në Mitrovicë, Muharrem Osmani, pati treguar për Radion Evropa e Lirë, se që nga paslufta, çdoherë herë kanë pasur probleme me energji elektrike.

“Gjatë procesit të prodhimit, derisa e kemi makinerinë e aktivizuar, aty na shkaktojnë dëme të mëdha, pasi që digjen edhe motorët e makinerisë. Problemi më i madh është te prodhimi i plastikës”.

“Ato makina janë shumë të ndjeshme, për arsye se masën e plastikës e zënë brenda nëse kallëpet janë të mbyllura dhe neve, më pas, na duhet me orë të tëra me brinera t’i shkrijmë ato për t’i nxjerrë. Kurse, të gjitha ato goma që janë në makineri, ato digjen si pasojë e ndaljes së rrymës”, pati thënë Osmani.

Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile, thonë se problemi me energji elektrike është dashur të eliminohet deri tani.

Rinora Gojani nga Instituti për Politika Zhvillimore, shprehet:

“Qeveria e Kosovës kur privatizoi distribucionin, ua dha me këtë ide që të eliminohen këto probleme, siç është furnizimi jostabël me energji elektrike, dhe tani kanë kaluar më shumë se 4 vjet që nga koha kur u bë privatizimi i distribucionit dhe gjendja nuk është përmirësuar”.

“Rreth 300 milionë që janë zotuar nga kompania për investime, është dashur të bëhen në këtë kohë dhe jo të lihen të bëhen sipas marrëveshjes që është për 15 vjet”.

Ndryshe, në raportet e deritashme të organizatave ndërkombëtare për sistemin energjetik të Kosovës, vlerësohet se “një pengesë e madhe në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës është furnizimi joadekuat dhe jo i besueshëm me energji elektrike”.

Pa ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, siç është realizimi i projektit të shumëpërfolur Termocentrali “Kosova e re” dhe energjisë alternative, Kosova nuk do të mund ta eliminojë problemin me energji elektrike.

Zëri i Amerikës: Kriza politike në Kosovë (Video)

Voal – Në Kosovë, partitë në pushtet e mirëpritën ftesën e presidentes Atifete Jahjaga për një takim me udhëheqësit e partive politike për të diskutuar rrugët e zgjidhjes së krizës politike, ndërsa opozita ende nuk ka një qëndrim të përbashkët rreth kësaj nisme të presidentes që është mbështetur edhe nga prania ndërkombëtare në Kosovë. Kriza politike që ka hyrë në muajin e gjashtë, pasoi marrëveshjen me Serbinë për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe atë me Malin e Zi, për shënimin e vijës kufitare.

FAK-u nuk bëhet as më 2016

Kështu kanë vlerësuar përfaqësues të subjekteve opozitare dhe njohës të këtij procesi.

Ata vlerësojnë se Lista Serbe do të paraqesë pengesë pasi ky subjekt nuk mbështet ndryshimet kushtetuese, të cilat janë të nevojshme për këtë transformim.

Drejtori i Departamentit për Informim në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala, ka thënë për “Zërin” se FSK-ja është e gatshme për transformim në Forca të Armatosura, por, sipas tij, ky transformim varet nga proceset politike.

“Kjo varet nga zhvillimi i proceseve politike në Kosovë, nga veprimet që do të zhvillohen këtu në Kosovë dhe nuk varen më nga FSK-ja. FSK-ja është e gatshme për transformim. Po e theksoj edhe një herë se ne si Ministri dhe FSK jemi të gatshëm për transformim. Ne besojmë se këtë vit forcat politike në Kosovë, Qeveria edhe faktorët, që janë pjesëmarrës në këtë proces të vendimmarrjes, do të gjejnë gjuhën e përbashkët, forcën për të realizuar këtë objektiv me shumë interes për shtetin, për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Shala

Demarkacioni Kosovë-Serbi, një sfidë tjetër

Një tjetër proces demarkacioni pritet ta nisë Kosova. Përcaktimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është paralajmëruar se do të jetë temë diskutimi në bisedimet në Bruksel, mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo ka ngjalluar reagime të shumta, sidomos nga partitë opozitare të cilët thonë se në momentin e përcaktimit do të rriten tensionet.

Profesori i gjeografisë, Shpejtim Bulliqi, njëherësh edhe deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se përcaktimi i vijës kufitare me Serbinë duhet të bëhet domosdoshmërish për t’i treguar Serbisë se Kosova është shtet I pavarur, edhe pse është shprehur skeptik se Kosova është e përgatitur për këtë proces.

Ai konsideron se duhet formuar një komision ekspertësh i cili paraprakisht do të duhej të punonte së paku një vit rreth kësaj çështje. /Tribuna Channel/

LDK-ist, zgjohu e i thuaj JO hipokrizisë mbrenda subjektit tënd politik! – Nga FLORIM ZEQA

Ditëve të fundit, mbrenda LDK-së janë shtuar zërat kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president i vendit. Kërkesë kjo krejt e natyrshme për rrethanat normale, mirëpo për rrethanat e krijuara politike, thirrja e disa inidvidëve kundër Hashim Thaçit president në njërën anë, dhe heshtja përballë Isa Mustafës në anën tjetër, shkaktarit kryesor që e mbajti në pushtet Hashim Thaçin për këto gjasht vjetët e fundit, për më tepër se hipokrizi politike, është edhe marrëzi njerëzore njikohësisht.
Mbështetja në heshtje e liderit të LDK-së, i rizgjedhur nën masa të jashtëzakonshme të presionit, shantazhit dhe diktatit politik, është goditja më e rëndë që po i ipet këtij subjekti politik, duke filluar nga drejtuesit e degëve dhe nëndegëve e deri tek antarësia e gjërë e këtij subjekti politik.
“Kundërshtimi” i hapur i disa deputetëve të LDK-së kundër Thaçit president, përveqse se hipokrizi, është edhe lojë e dyfisht, ngase të pakët do të jenë ata deputet të LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të kenë guximin të mos e votojnë Thaçin president, shkaku i ruajtjes së interesave të tyre personale,….ngase pothuajse secili deputet i LDK-së, nga qeverisja e kaluar (Thaçi 1 e 2) dhe kjo e sotmja, i kanë të punësuar  nëpër institucionet shtetërore (qeveri, kuvend, presidencë, ambasada, agjensione, borde dhe institucione tjera) familjarët e tyre; dikush bashkëshorti(e)n, djalin apo vajzen, vëllaun apo kushëririn e afërt, hallat apo tezet, të dashurin apo të dashurën, miqt dhe farefisin e gjerë,…e kështu më radhë të bashkuar në rrjetin korruptiv sikurse në rrejtin e Spiderman-it!
Të gjithë ata deputet të LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që e patën votuar marrveshjen në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, për koalicion me PDK-në me kushtin që Hashim Thaçi të bëhet president i vendit,…mosvotimin e tyre të mundshëm e bëjnë, jo për të mirën e vendit, por për të fuqizuar pozicionet e tyre në parti, me qëllim të mabjtjes sa më gjatë në kreun e partisë, liderin aktual Isa Mustafa, për përmbushjen e ambicieve personale për pushtet dhe zhvatje të buxhetit të shtetit përmes klanit qeverisës të Isa Mustafës.
Elektorati rugovian i nderon me mbamendje në kujtesën historike delegatët e pakt të këshillit të përgjithshëm, që nuk e votuan marrveshjen për koalicion me PDK-në, sikurse që nuk do i harron asnjëherë ata që në Kuvendin e VIII-të zgjedhor të partisë votuan pro zgjedhjes antidemokratike të Isa Mustafës në krye të partisë.
Mbështetësit e Isa Mustafës me lidhjen e koalicionit me PDK-në e Hashim Thaçit, duke filluar nga kryesia, këshilli i përgjithshëm, degët dhe nëndegët gjithandej Kosovës,…dhe mosmbështetja e Peticionit të elektoratit rugovian në mërgatë i shpërndarë në mesin e dhjetorit 2015, do të mbahen në mend dhe do të futen në histori, si mospërfillje e vullnetit të elektoratit rugovian në Diasporë, të qindëramijëra mërgimtarëve, të cilët çdo ditë në forma të ndryshme shprehin vullnetin e tyre për ndryshime substanciale në qeverisjen e vendit, e në veqanti në strukturën udhëheqëse të LDK-së,… parti, e cila në kohën e Presidentit Rugova, ishte partia më mirë e organizuar, e rrethuar me intelektualët të mirëfillt, veprimtar të devotshëm dhe antarësi besnike,…e cila sot fatkeqësisht ka ngelur në dorën e servilëve dhe mjeranëve, lakmiqarëve dhe sahanlëpirësve të pushtetit.
Megjithatë, deklarimet e fundit të disa nëndegëe të LDK-së gjithandej Kosovës kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president, janë një ogur i mirë dhe një dëshmi e fuqishme e tradhëtimit të vullnetit të tyre nga lideri aktual i LDK-së, i cili pa pyetur njeri në këtë subjekt, kishte bërë marrveshje personale me Hashim Thaçin, duke qenë i bindur në vartësit e tij, lakmiqarët e të gjitha pushteteve në Kosovën e para dhe pasluftës e deri në ditët e sotme.
Tragjedia më e madhe për këtë parti do të jetë zgjedhja e Hashim Thaçit president, me votat e LDK-së, me votat e të ashtuquajturve ‘’LDK-ista”  të maskuar nën petkun e rugovizmit, bashkëpuntor të devotshëm të PDK-së, SHIK-ut dhe strukturave tjera korruptive.
Edhe pse në njëfarë mënyre mosvotimi i Thaçit për president nga ana e deputetëve të LDK-së, e nënkupton prishjen e kurorës qeverisëse mes dy partnerëve qeverisës,….në anën tjetër e fuqizon rolin e liderit diktatorial në këtë parti, duke e lënë të hapur prap mundësinë e ribashkimit të tyre në një koalicion tjetër qeverisës para apo pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Vetëm largimi i binomit qeverisës PDK-LDK, respektivisht Thaçi-Mustafa me sejmenët e tyre do të thoshte shpëtim për vendin. Kjo në asnjë rrethanë nuk e nënkupton ardhjen në qeveri të një klase tjetër opozitare të korruptuar, të pasuruar skajshmërisht mbi kurrizin e një popullate të varfër.
Elektorati rugovian i LDK-së, ka vetëm një alternativë për shpëtimin e asaj çka ka mbetur për t’u shpëtuar në këtë subjekt; distancimin nga lideri partiak, me kërkesën për largimin e tij nga kreu i partisë dhe tërheqjen imediate nga koalicioni vrastar me PDK-në, në të kundërtën, thyeqafja politike dhe përmbytja përfundimtare në greminë e LDK-së do të jenë të pandalshme, pas “varrosjes” politike që i bëri Isa Mustafa LDK-së në kuvendin fatkeq të saj me 31 Majit 2015-të.
Andaj, LDK-ist, zgjohu e thuaj JO hipokrizisë mbrenda subjektit tuaj politik.

Koalicioni aktual qeveritar nuk po promovon vlera demokratike – Nga Skënder MULLIQI

   Po të merrnin pak më shumë  vesh në politikë kjo klasë politike sigurisht së nuk do ta kishim këtë situatë politike dhe këtë situatë ekonomike të dobët. Kur këto dy nivele qendrojnë dobët, e nivelit të  dobët është edhe demokracia.Deri tash asnjë parti politike nuk i fitoi votat e nevojshme për ta formuar qeverinë . Qeveritë  u formuan më koalicione nga dy e më shumë subjekte politike. Kjo edhe bëri që të kemi opozitë relativisht të dobët. Kur  nuk kalohet 50 përqindëshi i pjesmarrjës në zgjedhje , edhe niveli i  demokratizmit të shoqërisë  nuk është i kënaqshem. Kjo ka ndikuar që të kemi pushtete më shumë autoritare. Kur kemi një pushtet të tillë, sigurisht së edhe shteti stagnon e keshtu edhe niveli i demokratizmit. Kosovën po e udhëheqin njerëzit e kategorisë së dytë apo të tretë të politkëbërjës, dhe ky është indikatori shtesë i mos avansimit të proceseve demokratike dhe proceseve zhvillimore .Mungesa e klasës elitare politike,krijon probleme të shumta në qeverisje më shtetin dhe më të mirat materjale. Kjo po bën që  të humbet besimi i qytetarëve .Kur kemi ‘ pushtet hajnash’ dhe njerëz të cilët nuk kan levizur për shumë vite nga pozitat pushtetare,  kjo ka ndikuar që njerëzit të demoralizohen duke mos dalë masovikisht në zgjedhje.Populli nuk ishin në nivelin e përceptimit  të duhur së cili  e meriton votën e tij. Përceptimi i gabuar , dhe mos dalja në votime kan bërë që pushtetet e pas luftës mos të punojnë  mirë. Kur një subjekt politik nuk e ka shumicën , atëherë edhe partitë opozitare ngarendin pas pushtetit, dhe pastaj nuk kemi as opozitë të fortë.  Dalja apo mos dalja ne votime e përcakton edhe nivelin  e demokracisë.Opurtuniteti , apo ndonjë shkak tjeter i mos daljës masovike në zgjedhje, është indikatori i gjendjes  politike dhe rrjedhave ekonomike . Kjo po ndikon pastaj që pushtetet dhe një kategori afër saj të përfitojnë materjalisht, duke u pasuruar më ndjersën e shumicës. Kur kategorizohet një shoqëri në bazë të këtyre parametrave , edhe dallimet klasore bëhën shumë të theksuara.Për 16 vite më radhë me ndonjë përjashtim i kemi  të njejtit sundimtarë të shtetit.Ne mungesë të   vetëdijës që ti përgjigjemi masovikisht thirrjës për zgjedhje , ka bërë që shumica sot nuk janë në gjendje fëmijëve të vet tua blejnë as një burek të vetëm , kurse në anën tjetër pushtetarët i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla me limuzina të shtrejta.  .Kur dikush apo familje të tëra qendrojnë keq materjalisht,  në shiqim të parë edhe duken që i kanë të gjitha  të drejtat, e  në fakt nuk i kan.  Edhe pse kaluan afer 17 vitësh nga përfundimi i luftës, pak kemi levizur  në rritjën e mirëqenjës.Pak kemi  shënuar përparime nga koha e komunizmit.Edhe pse e kemi lënë mbrapa kohën e analfabetizmit, tash po bëhëmi analfabet potencialë. Pa rritjën e vetëdijës qytetare, edhe ndryshimet pozitive vijnë shumë ngadalë .Kësaj kaste politike mirë i ka leverdisur” heshtja” qytetare përballë mallverzimeve të shumta   .Popullit me pluralizem i është dhënë rasti të vendos  vet për fatin e vet, atëherë  do të duhej të zgjedhë  njerëz  kredibil të cilët i përfaqësojnë  interesat  e tyre ,  duke  mos zgjedhur për udhëheqës tiranë. Demokracia definohet nga shumica e jo nga pakica në pushtet.Kur një popull nuk  jeton mirë, nuk është i lumtuar .Kur një popull arrinë që të këtë pushtetarë të nivelit, sigurisht së edhe të gjitha sistemet do të funksionojnë ashtu si duhet. Kosova është në zemer të Evropës dhe nuk i kemi larg modelet e mira të jetëses  .Koha e modernitetit kërkon njerëz të vullnetshem ,kërkon njerëz të cilët mund të përballen më të gjitha sfidat. Koalicioni aktual  qeveritarë  nuk po promovon vlera demokratike.Edhe Opozitës po i mungojnë bukur  shumë metodat demokratike të veprimit, dhe kjo po e bën edhe më të vështire situatën e daljës nga kriza institucionale dhe nga kriza ekonomike. 

Teuta Rugova e ftuar në Mëngjesin e Lutjeve takohet me Kongresmenin Eliot Engel

Një pritje mjjaft të ngrohtë iu rezervua këto ditë deputetes Teuta I. Rugova nga kongresmenë, senatorë  dhe zyrtarë të lartë të qeverisë Amerikane. Zonjusha Rugova ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në “Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve” në Uashington .E shoqëruar, nga një prej njerëzve më të afërt që pati Rugova në Amerikë, nga ata që i kanë qëndruar ende besnik rugovizmit edhe sot, në SHBA, veprimtari i njohur Elmi Berisha, i cili shërbeu si një Përfaqësues Special për të ndjerin, Ibrahim Rugova, President i Kosovës. Ai shërbeu gjithashtu si një top këshilltar kryesor për çështje baltike e të rajonit, duke përfshirë edhe pavarësinë e Kosovës, në Shtetet e Bashkuara  në Zyrën e Senatorit Bob Dole, ish kandidatit për President i SHBA-ve, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Teuta Rugova, do të përcillte me këtë rast, edhe falënderimet dhe mirënjohjen e thellë të nënës së saj, dy vëllezërve dhe mbarë familjes Rugova, për miqtë e medhenjë amerikan në Uashington.

VV nuk shkon, AAK shkon tek Presidentja

Partia e Ramush Haradinajt ka vendosur të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Atifete Jahjaga. Pjesa tjetër e opozitës, Vetëvendosje, nuk do të jetë pjesë e këtij takimi. NISMA, ndërkaq, ka kushtëzuar pjesëmarrjen në takim, duke thënë se aty shkon vetën nëse caktohet data e zgjedhjeve të reja.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur të merr pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e bllokadës politike.

Burime të Gazetës Express kanë treguar se këtë vendim AAK e ka marrë pavarësisht se partneri në opozitë, Vetëvendosje, ka vendosur të mos shkojë të hënën, në zyrën e Presidentes Jahjaga.

Ambasadori amerikan merr pjesë në takimet tek Presidentja

Burime diplomatike i kanë thënë Gazetës Express se përpos ambasadorit amerikan në takim do të jetë edhe përfaqësuesi i BE’së në Kosovë, Samuel Zbogar. Të dy zyrtarët ndërkombëtarë marrin pjesën në takime në cilësinë e vëzhguesve.

Presidentja Atifete Jahjaga ka thirr në takim udhëheqësit e partive kryesore politike për të diskutuar për gjetjen e një zgjidhje për tejkalimin e bllokadës politike.

Jahjaga e ka caktuar takimin për në orën 9 të datës 8 shkurt.

Partitë opozitare po vazhdojnë të kundërshtojnë Qeverinë dhe janë duke mos lejuar as mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës.

Mustafa e Thaçi e ftojnë opozitën tek Jahjaga

Kryeministri Isa Mustafa (majtas) dhe zv.kryeministri Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, kanë ftuar partitë politike opozitare që, të hënën, më 9 shkurt, të marrin pjesë bashkërisht në takimin e ftuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Takimi i thirrur nga presidentja Jahjaga thuhet se ka për qëllim që të zhvillojë një dialog për tejkalimin e krizës politike.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas një takimi që ka zhvilluar të shtunën me përfaqësuesit e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se çështjet duhet të zgjidhen me dialog dhe nuk ka asnjë arsye që të mos shkohet në takim.

Unë, si kryeministër, iu kam bërë ftesë edhe vetë që të takohemi e, po ashtu, edhe zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike ka treguar interesin edhe gatishmërinë që të marrim pjesë që të dy, por ne i ftojmë edhe liderët e opozitës që ata të jenë aty. Ne jemi që të gjitha çështjet t’i zgjidhim me dialog, me biseda në bazë të argumenteve dhe assesi që zgjidhjet të bëhen në rrugë dhe përmes dhunës”, ka deklaruar Mustafa.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka thënë se iniciative e presidentes, për një takim me liderët e të gjitha partive politike, është një hap i drejtë. Thaçi ka theksuar se dialogu është procesi i vetëm, me të cilin mund të arrihet objektivat e përbashkët të interesit shtetëror.

“[Opozita] t’i bashkohet dialogut, është zgjidhja e vetme, mundësia më e mirë. Ky është edhe vullneti i qytetarëve dhe në të njëjtën kohë është edhe këshilla e bashkësisë ndërkombëtare. Ne në çdo rrethanë duhet të ulemi dhe duhet të bisedojmë. E kemi agjendën e qartë të interesave të shtetit të Kosovës”.

“Mendoj se ky dialog tejkalon çdo interes partiak. Dhe, besoj se do të kemi edhe përgjigje pozitive, sepse është edhe në interesin e tyre që të dilet nga kjo gjendje”, ka deklaruar Thaçi duke përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosjes takimin e thirrur nga presidentja e shohin si të panevojshëm.

Adonis Tahiri nga Lëvizjes Vetëvendosje, subjekti më i madhe opozitar, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se jemi takuar disa herë me presidenten, dhe ajo tashmë e ka të qartë qëndrimin e palëkundur të Lëvizjes Vetëvendosje.

“As ‘Zajednica’ dhe as demarkacioni me Malin e Zi nuk kalojnë dhe se Qeveria që e ka shkelur Kushtetutën, duhet të largohet”, është shprehur Tahiri.

Ai ka theksuar se nuk ka arsye për takim tjetër me presidenten, përveç rastit kur na thërret për të biseduar për datën zgjedhjeve.

“Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi janë politikanë që e kanë dëmtuar më së shumti Republikën e Kosovës, me marrëveshjet e dëmshme që kanë nënshkruar. Qytetarët e Republikës, 205.254 sosh, nënshkruan peticionin kundër marrëveshjeve të 25 dhe 26 gushtit. Më 23 dhjetor, Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Kosovës i ka shkelur 23 nene të Kushtetutës, vetëm e vetëm për t’i realizuar qëllimet e Serbisë në Kosovë”.

“Kjo Qeveri nuk ka më as legjitimitet, e as legalitet ta udhëheqë më vendin. Këta pushtetarë duhet të largohen menjëherë. Populli i Kosovës e kërkoi një gjë të tillë më 9 janar, dhe do ta kërkojë edhe më fuqishëm më 17 shkurt. Zgjidhja e vetme është largimi i kësaj Qeverie dhe shpallja e zgjedhjeve të reja. E, nëse Qeveria nuk reflekton e nuk largohet vet, ne duhet t’i detyrojmë që të largohen”, ka theksuar Tahiri.

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë paralajmëruar protestën e radhës më 17 shkurt 2016, në përvjetorin e 8 të pavarësisë së Kosovës.

Protestat e opozitës kanë nisur muaj më parë, në kundërshtim të marrë​eshjes ndë​rmjet Kosovë​s dhe Serbisë​ në​ Bruksel, të arritur më 25 gusht, lidhur me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Në anën tjetër, zyrtarët e Qeverisë kanë theksuar se nuk do të tërhiqen para, siç i kanë cilësuar, “shantazheve” të kujtdo.

Bashota në arrati: Prokurorë, merruni me Mustafën, jo me mua

Pas dështimit të policisë për ta gjetur kreun e Komunës së Klinës, Sokol Bashota, Prokuroria i ka kërkuar atij që më 9 shkurt të paraqitet vetë në polici.

Prokurorisë Bashota i është përgjigjur me akuza duke thënë, nëpërmjet medieve, se shumica e prokurorëve janë të korruptuar, dhe duke u bërë thirrje atyre që të shikojnë dhjetëra lëndët për kryeministrin Isa Mustafa.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur që nëse ai nuk paraqitet në polici për të dhënë deklaratë, do të kërkohet nga gjykata që të lëshojë urdhër arresti.

Lenjani: NATO ta korrigjojë gabimin, xhandarmëria e Serbisë ishte brenda në Kosovë

Për mua shqetësuese është heshtja e institucioneve kosovare. Ne iu besojmë NATO-s e KFOR-it, por iu besojmë edhe syve tanë dhe dëshmive e fakteve tona. NATO duhet ta korrigjojë gabimin e saj, kur i besoj hartave serbe në Kumanovë shprehet Lenjani.

Selver Lenjani nuk e ka ndërmend të zbrazet nga deklaratat e tij se xhandarmëria serbe po hyn në brendi të territorit të Kosovës. Madje atë fare se ka shqetësuar deklarata e Komandantit të KFOR-it në Kosovë, Guglielmo Luigji Miglietta sipas të cilit vetura e xhandarmërisë serbe ishte në brendi të territorit serb e jo në Kosovë.

Lenjani ka një argument shumë bindës për këtë fakt.”Nëse vetura e xhandarmërisë serbe do të ishte në territor serb, pse atëherë ata nuk na arrestuan kur ne i fotografuam. Ata madje kanë vozitur më shpejt vetëm për tu mos u ndeshur me ne. Xhandarmëria serbe e dinë saktë se ndodhet në territor të huaj, por mashtrimi i tyre me harta të falsifikuara dhe marrëveshja e Kumanovës e bëri këtë pështjellim” shprehet Lenjani.

Lenjani thotë se janë 3200 banorë të Karaqevës që vështirë të binden ndonjëherë se kjo pjesë është e Serbisë. “Çdo familje në Karaqevë e dinë saktë se aj territor është i Kosovës. Ne i besojmë NATO-së, dhe KFOR-it, por këto dy mekanizma duhet urgjentisht ta përmirësojnë dhe korrigjojnë gabimin tyre. Ne nuk kemi dashur që vet ta marrim situatën në dorë sepse u kemi besuar mekanizmave të sigurisë. Zhgënjyese e tepër dëshpëruese është qëndrimi inferior dhe tejet pasiv i institucioneve të Kosovës”.

Lenjani mendon se Karaqeva është “bombë” e cila mund të shpërthejë nëse nuk vendoset kufiri në vijat kadastrale origjinale. “Unë i kam shkruar edhe NATO-së, edhe Samuel Zhbogarit dhe pothuajse asnjë zyrtar ndërkombëtar nuk ka dhënë ndonjë përgjigje strikte rreth vijës kufitare. Gjithçka që duhet të bëjë shteti i Kosovës janë shfrytëzimi i takimeve në Bruksel dhe ngulja këmbë e tyre për të negociuar në Bruksel kontestin kufitar. Kjo fatkeqësisht asnjëherë nuk ka ndodhur nga ana e delegacionit shqiptarë, edhe pse faktet janë në anën e tyre” mendon Lenjani.

Lenjani tha se xhipi i xhandarmerisë serbe i kapur nga banorët ka alarmuar maksimalisht KFOR-in dhe nuk po gjejnë asnjë argument për ta demantuar. “Jemi shumë syqel dhe do e sensibilizojmë këtë problem në çdo minutë” tha Lenjani./rajonipress/

Digjet automjeti i policit në veri të Mitrovicës

Një automjet ‘Mitsubishi’ ngjyrë hiri është djegur sot rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën ‘Nemanjina’ në veri të Mitrovicës, por përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se automjeti është pronë e policit Nebojsha Miliq, i cili punon në Njësitin anti-drogë.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se automjeti është djegur qëllimshëm nga pjesëtarët e grupit të njohur për huliganizëm në atë pjesë ‘KM Firm 028 Sever’.

“Pikërisht polici Miliq kishte arrestuar muaj më parë njërin nga udhëheqësit e këtij grupi, i cili dyshohej për posedim, përdorim dhe shitblerje të narkotikëve, andaj dyshohet se incidenti ka të bëjë me hakmarrje ndaj policit”, kanë thënë burimet.

Philip Breedlove: Do ta vëzhgojmë transformimin e FSK në FAK

KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, ka deklaruar komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, gjenerali Philip Breedlove, i cili ka qëndruar të enjten në Kosovë.

Këtë deklaratë gjenerali Breedlove e ka bërë gjatë një konference për medie në Prishtinë, pas takimeve që ai ka pasur me drejtuesit e institucioneve të Kosovës.

Ai ka theksuar se me liderët kryesorë të Kosovës ka biseduar për punën e madhe që po bëjnë burrat e gratë në kuadër të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se është mjaft inkurajues roli kontribuues i KFOR-it në ruajtjen e paqes në Kosovë.

Gjenerali Breedlove ka thënë se KFOR-i vazhdon të mbajë një ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë, si dhe të sigurojë lirinë e lëvizjes për të gjithë. Sipas tij, është shënuar përparim i dukshëm, por ka ende mjaft punë për t’u bërë.

“Përderisa Kosova i bën hapat e vet përpara në ndërtimin e së ardhmes, NATO do të mbetet e përkushtuar të luajë rolin e vet për stabilitet këtu. Ne do të mbetemi fleksibil dhe të pranishëm, si dhe do të ndryshojmë (numrin e ushtarëve) vetëm atëherë kur kushtet e sigurisë e lejojnë atë. Ky është një proces i kushtëzuar dhe ne do të qëndrojmë këtu si një forcë domethënëse në Kosovë, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”, theksoi gjenerali Breedlove.

Ai gjithashtu ka folur edhe për mundësitë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.

“Mendoj se ajo që e kemi thënë vazhdimisht është se do ta vëzhgojmë se si po bëhet transformimi, dhe nëse Kosova do të punojë edhe me fqinjët e saj që të arrijë marrëveshjen; pra ky është pozicioni ynë.”

“Lajmi i mirë është që Forca ka shumë mundësi që të ndërveprojë me KFOR-in për ta marrë përvojën më të mirë, në mënyrë që ta kryejë punën e saj sa më mirë që është e mundur. Natyrisht, ne sërish po presim që të shohim se a kanë marrëveshje me të gjithë fqinjët e tyre dhe ne do t’i mbështesim që ta shfrytëzojnë këtë kohë që të stërviten dhe të trajnohen me KFOR-in, ashtu edhe siç po bëjmë ”, tha gjenerali gjenerali Breedlove.

Në anën tjetër, komandanti i forcave shumëkombëshe të KFOR-it, gjenerali Guglielmo Luigi Miglietta, tha se duhet t’i kushtohet mjaft rëndësi fluksit të madh të migrantëve dhe numrit të luftëtarëve që kanë marrë pjesë në luftërat e huaja.

Gjithashtu, ai ka theksuar se KFOR-i është mjaft i kënaqur me angazhimin e plotë të institucioneve të Kosovës dhe se sipas tij, rezultatet e para janë të prekshme.

“Një shembull që mund të jap, lidhur me luftëtarët e huaj, është se Policia e Kosovës ka shënuar arritje brenda kornizës ligjore. Dëshiroj të nënvizoj se si Policia e Kosovës demonstroi efikasitetin e saj gjatë këtyre muajve të fundit me një profesionalizëm të lartë.”

“Dëshiroj të nënvizoj bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it. Për ta përmbyllur; KFOR-i do të vazhdojë të mbajë një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës, dhe të garantojë kushte të sigurisë për hapat e ardhshëm drejt procesit të normalizimit”, ka komandanti i KFOR-it, gjeneral Miglietta.

Gjatë vizitës në Kosovë, komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, gjenerali Philip Breedlove, ka zhvilluar takime të ndara me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Presidentja Jahjaga, përmes një komunikate për medie, ka theksuar se me gjeneralin Breedlove ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, situatën dhe sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon, transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe procesin e integrimit të vendit në NATO.

Në komunikatën për medie, gjithashtu thuhet se presidentja Jahjaga ka kërkuar “vendosjen e marrëdhënieve formale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s, si përmbushje e aspiratave të vendit për të realizuar integrimin euroatlantik dhe anëtarësimin eventual në NATO”.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu përmes një komunikate për medie, ka theksuar se e ka njoftuar gjeneralin Breedlove për progresin që po arrihet në Kosovë në avancimin e gjendjes së sigurisë, për proceset integruese evropiane, zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit ligjor dhe reformat e tjera.

Mustafa gjithashtu ka theksuar përkushtimin dhe rezultatet konkrete të Kosovës në luftën kundër radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, si dhe hapat e mëtejmë në kuadër të luftës së përbashkët të koalicionit global kundër këtyre dukurive.

Opozita letër presidentes, kërkon zgjedhje të reja (dokumenti)

Një letër e cila mbanë nënshkrimet e kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymeri, atij të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe nënshkrimin e kryetarit të Nismës për Kosovës Fatmir Limaj, i ka shkuar presidentes Atifete Jahjaga bashkë me tri kërkesa.

Të tri partitë që tani janë në opozitë dhe po kundërshtojnë marrëveshjet për krijimin e Asociacionit me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e zi, po kërkojnë nga presidentja që të bëjë anulimin e këtyre marrëveshjeve.

Përpos kësaj Ymeri, Haradinaj dhe Limaj, në letrën dërguar presidentes, siguruar nga KosovaPress, po ashtu po kërkojnë që të hiqet dorë nga përndjekja e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, aktivistëve të Opozitës, dhe qytetarëve për shkak të kundërshtimit të këtyre marrëveshjeve.

Opozita po i kërkon presidentes edhe dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë, kjo si akt i përgjegjësisë kushtetuese e politike, meqenëse opozita vlerëson se ajo e ka humbur legjitimitetin për t’i adresuar çështjet që ndërlidhen edhe me dy marrëveshjet kundërkushtetuese.

E treta kërkesë drejtuar presidentes është edhe shpërndarja e parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme të cilat sipas Opozitës do të mbaheshin brenda afatit të paraparë me ligj.

Në letër Opozita i thotë presidentes se do të vazhdojnë me aktivitetin e saj opozitar për të kontribuar në ndaljen e degradimit të Republikës dhe interesit të përgjithshme.

leter-presidentes

Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton sjelljet e Doganës së Serbisë

Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësim dhe ka kundërshtuar sjelljet e Doganës së Serbisë, e cila kushtëzon kompanitë nga Kosova me deklarimin e mallit që eksportohet në këtë vend si mall i prodhuar në “Krahinën e Kosovës dhe Metohisë”.

Oda Ekonomike e Kosovës është informuar nga disa kompani vendore se kanë probleme serioze me Doganën e Serbisë me rastin e eksportit të produkteve të veta në Serbi.

Autoritetet në Serbi thuhet se janë duke u bërë probleme edhe importuesve nga Kosova, mallrat e të cilëve kalojnë tranzit nëpër Serbi, duke u kërkuar certifikata, dokumente dhe analiza të panevojshme për tranzit, pasi të njëjtat vijnë nga vendet e BE-së.

Këto informata dhe ankesa të bizneseve janë konfirmuar edhe nga Doganat e Kosovës.

“Oda angazhohet për respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga përfaqësuesit e dy shteteve dhe kërkon që institucionet vendore të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për eliminimin e këtyre problemeve dhe barrierave, të cilat, në mënyrë të drejtpërdrejtë, dëmtojnë dialogun dhe marrëveshjet e arritura deri më tani”, thuhet në reagimin e Odës Ekonomike të Kosovës.

Prokuroria parashtron ankesë në rastin e të pandehurit Enver Hasani

Enver Hasani

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate, ka bërë me dije se ka ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit, është refuzuar kërkesa e prokurorisë për zbatimin e mundësisë hetuese të veçantë, në rastin e të pandehurit Enver Hasani.

Prokuroria pretendon se ankesa është bërë “për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat kanë mundur të ndikojnë në nxjerrjen e ligjshme të vendimit gjyqësor”.

Ankesa, sipas prokurorisë, është bërë edhe për shkak “të shkeljes së Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përkitazi me interpretimin e Gjykatës, lidhur me imunitetin funksional të të pandehurit, si dhe për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike”.

“Sipas ankesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i pandehuri Enver Hasani nuk ka vepruar brenda fushës së përgjegjësive si gjykatës dhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese, për të cilat gëzon imunitet funksional, por ka ndërmarrë veprime, me të cilat ka dalë jashtë funksionit të vet, duke e keqpërdorur detyrën dhe autorizimet, të cilat i janë besuar me ligj dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria ka njoftuar se aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës mbi refuzimin e kërkesës për zbatimin e mundësisë hetuese të veçantë e ka pranuar më datën 1 shkurt, 2016, “respektivisht pasi që prokuroria më datën 22 dhjetor, 2015, e ka intervistuar drejtpërdrejt dëshmitarin Robert Carolan dhe pasi më datën 13 janar, 2016, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Enver Hasani për vepër penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Sipas vlerësimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, siç thuhet në komunikatë, kërkesa për zbatimin e mundësisë hetuese të veçantë nuk është më objekt i shqyrtimit, ngase prokuroria ka siguruar dëshminë e dëshmitarit Robert Carolan me intervistimin e tij të drejtpërdrejtë dhe pas sigurimit të provave të tjera relevante ka ngritur aktakuzë.

Duke u bazuar në këtë, prokuroria i ka propozuar gjykatës që ta aprovojë ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës si të bazuar dhe të anulojë Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për krime të rënda.


Send this to a friend