VOAL

VOAL

Hebrenjtë në Evropë kërkojnë mbrojtje prej antisemitizmit në rritje

Nënpresidenti amerikan Mike Pence duke vizituar së bashku me familjen kampin nazist të përqëndrimit në Dakau

 

Komunitetet hebraike në Evropë thonë se ndjehen veçanërisht të cënueshme pas sulmeve terroriste në mbarë kontinentin gjatë viteve të fundit dhe kërkojnë nga qeveritë që të rrisin përpjekjet policore dhe të shërbimeve të zbulimit në mbrojtje të sigurisë së tyre.

Gjatë një takimi të zhvilluar dje në kuadrin e Konferencës së Sigurisë të Mynihut, udhëheqësit hebraikë paralajmëruan edhe për rritjen e partive populiste të ekstremit të djathtë, të cilat rrezikojnë mënyrën e tyre të jetesës.

Ata u shprehën se kalvari i popullit të tyre në Evropë do të kundrohet gjithnjë nën hijen e Holokaustit.

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence udhëtoi dje së bashku me familjen e tij drejt ish-kampit të përqëndrimit nazist, Dakau, të ndodhur disa kilometra afër Mynihut.

Kampi u çlirua prej njësive amerikane më 29 prill 1945.

Gjashtë milionë hebrenj u vranë gjatë Holokaustit. 72 vite më vonë, komunitetet hebraike të kontinentit thonë se antisemitizmi po rritet sërish.

Gjatë takimit të djeshëm në Mynih u diskutua për mënyrat se si mund të mbrohen komunitetet hebraike të Evropës. Presidenti i Konferencës së Rabinëve Evropianë, Pinchas Goldschmidt, i tha Zërit të Amerikës se siguria është shqetësimi parësor i hebrenjve në Evropë.

“Terrorizmi që kemi parë në Tuluz, në Paris, në Kopenhagen, në Bruksel, ka ndikuar tek komuniteti hebraik dhe në disa vende ka shkaktuar madje eksod”, tha ai.

Sipas një studimi të Institutit për Studimin e Politikave Hebraike, me seli në Londër, katër përqind e popullsisë hebraike në Belgjikë dhe Francë janë larguar në periudhën 2010 – 2015.

Ndërsa këto komunitete janë bërë objektiv i sulmeve terroriste, ato janë të frikësuara edhe nga rritja e së djathtës ekstreme, si p.sh. në Francë, ku udhëheqësja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, ka folur për mundësinë e ndalimit me ligj të praktikave hebraike, si rrethprerja, apo ndalimin e ushqimit kosher.

Rumunët protestuan për të 20-tën natë

Mijëra rumunë, për të 20-tën natë me radhë, kanë protestuar kundër qeverisë, pavarësisht shiut të furishëm.

Organizatorët thanë se 3,000 protestues janë mbledhur në Bukuresht dhe 3,000 të tjerë në qytetin e dytë më të madh, Cluj.

Protestat fillimisht kanë nisur kundër një dekreti të qeverisë, i cili, sipas kritikëve, do të dobësonte ligjet anti-korrupsion dhe do t’iu shkonte përshtati aleatëve të qeverisë.

Qeveria shfuqizoi dekretin më 5 shkurt, por shumë protestues kanë mbetur në rrugë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Sorin Grindeanut, i cili ka marrë postin vetëm muajin e kaluar.

Pavarësisht protestuave, Grindeanu refuzon të japë dorëheqje.

Hollandë: Çel fushatën zgjedhore Geert Wilders

Në Hollandë, Udhëheqësi i Partisë së Lirisë, Geert Wilders që është kundër myslimanëve dhe kundër Bashkimit Evropian, premtoi të shtypte “llumin maroken”, siç u shpreh ai, dhe u bëri thirrje hollandezëve që të “rimarrin” vendin e tyre, ndërsa filloi fushatën e tij zgjedhore dje.

Zoti Wilders ishte rrethuar nga policia dhe roja sigurie ndërsa ecte në një zonë industriale të larmishme etnikisht. Ai tha se krimet e të rinjve marokenë nuk po merreshin seriozisht. Politikani me ide radikale, u shpall në dhjetor fajtor se kishte nxitur diskriminim.

Wilders që jeton në fshehtësi që kur një ektremist militant vrau regjisorin hollandez Theo van Gogh në vitin 2004, ka premtuar se do ta ndalojë emigracionin e myslimanëve, do të mbyllë xhamitë dhe do ta nxjerrë Hollandën nga BE-ja.

Ayrault: Rusia po kryen sulme kibernetike në zgjedhjet presidenciale franceze

Kryediplomati rus, Sergei Lavrov dhe homologu francez, Jean Marc Ayrault, pas konferencës me gazetarë të 6 tetorit 2016

Ministri i jashtëm i Francës e ka fajësuar Moskën për disa sulme kibernetike, duke thënë se veprime të tilla janë të “pa pranueshme”.

Duke folur për “Journal du Dimanche”, Jean Marc Ayrault, ka thënë se sulmet kanë pasur cak kandidatin pro evropian, Emmanuel Macron.

Ai ka nënvizuar se kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, dhe kandidati tjetër i djathtë, Francois Fillon kanë mbajtur qëndrime pro ruse dhe kundër Evropës, diçka që i pëlqen Moskës.

“Rusia është e para që thotë se mosndërhyrja në çështje të brendshme është rregull themelor, dhe unë e kuptoi këtë”, ka thënë Ayrault dhe ka shtuar: “Franca nuk do pranoj që zgjedhjet e saj të diktohen nga të tjerët, gjithashtu”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e cila garon sërish në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit gjithashtu ka paralajmëruar për përpjekje të ngjajshme nga Moska me qëllim që të ndikojë në rezultate.

Dyshimet se Rusia ndërhynë në zgjedhje janë nxitur pasi Moska është akuzuar se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

“Pas asaj që ndodhi në SHBA, është përgjegjësia jonë që të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar që integriteti i procesit tonë demokratik respektohet në tërësi”, ka thënë Ayrault.

Bruksel: Takimi i NATO-s fokusohet në shpenzimet për mbrojtje dhe terrorizmin

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s pritet të diskutojnë shpenzimet për mbrojtje dhe luftën kundër terrorizmit në takimin që do të mbahet në Bruksel, ku për herë të parë do të marrë pjesë edhe Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

Një ditë para takimit dy ditor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ai ka besim që takimi do të rikonfirmoj rëndësinë e aleancës veri-atlantike. Ai iu ka bërë thirrje vendeve anëtare që të sigurojnë Shtetet e Bashkuara për përkushtimin e tyre rreth rritjes së shpenzimeve për mbrojtje.

Pas gati tre vitesh të veprimeve agresive të Rusisë, aleatët e shqetësuar të NATO-s janë duke kërkuar siguri për përkushtimin amerikan ndaj aleancës 28 anëtarëshe pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka quajtur NATO-n të vjetëruar dhe është kërcënuar se nuk do e ofrojë përkrahjen amerikane nëse vendet anëtare nuk rrisin shpenzimet për mbrojtje.

Trump rregullisht ka kritikuar vendet anëtare të NATO-s, që nuk shpenzojnë 2 % të Bruto Prodhimit të tyre Vendor për mbrojtje.

Stoltenberg ka thënë se shpenzimet për mbrojtje ka qenë tema kryesore e dy telefonatave që ka pasur me Trumpin.

Në vitin 2014, Rusia e aneksoi ilgealisht Krimenë e Ukrainës, ndërsa përkrah separatistët pro Kremlinit që po luftojnë në Ukrainën lindore, ku prejse ka nisur konflikti janë vrarë mbi 9750 njerëz.

Stoltenberg ka thënë se SHBA-ja, Britania, Polonia, Greqia dhe Estonia tashmë shpenzojnë 2 % të Bruto Prodhimit Vendor, ndërsa Lituania, Letonia dhe Rumania po i afrohen këtij kushti.

Takimi në Bruksel, pritet që të fuqizojë përfshirjen e NATO-s në luftën kundër terrorizmit, në veçanti kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Kryeministri holandez refuzon të punojë me politikanin e ekstremit të djathtë

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha se nuk ka shanse të punojë me Geert Wilders, anëtar i Parlamentit nga ekstremi i djathtë, i cili ka thënë do të mbështeste ndalimin e Islamit në Holandë.

Sondazhet e opinionit parashohin që Partia e Wildersit Liria mund të dalë partia më e madhe në zgjedhjet e 15 marsit, edhe pse pa deputetë të mjaftueshëm për të formuuar shumicën në Parlamentin prej 150 vendesh.

Rutte, në një postim në Twitter, tha se shanset për koalicion me partinë e Wildersit janë “zero”.

Megjithatë, Wilders tha se nuk i beson kryeministrit.

“Nuk mund t’i lini mënjanë 2.5 milionë votues, pas zgjedhjeve demokratike”, tha ai.

Rutte po përpiqet të sigurojë mandatin e tretë si kryeministër, por Partia e tij Liberale ka dalë e dyta në sondazhe.

JOSCHKA FISCHER:“Kam shqetësime serioze edhe për Ballkanin…”

INTERVISTË ME JOSCHKA FISCHER

Marrë nga Paolo Valentino ( i dërguari i “Corriere della Sera” në Berlin)/

Përktheu: Eugjen Merlika

Dy vjet më parë, Joschka Fischer shkrojti një libër me titullin apokaliptik : “Nëse Evropa do të dështonte?”. E pyes ish ministrin e jashtëm gjerman nëse sot jemi më pranë apo më larg humnerës. “Nuk kemi qënë kurrë më pranë dështimit. Por mundësitë e vënies përsëri në ecje, janë më të mëdha se atëherë, nëse evropianët do të mbeten  bashkë dhe do të hedhin një etapë të re të projektit të përbashkët. Në këtë kuptim jam i kënaqur, por vetëm pjesërisht.”

A ka qenë zgjedhja e Trump-it për t’i u bërë të ndërroni mendim ? Ju keni folur për rrezikun  e “perëndimit të Perëndimit”.

“Është e vërtetë por nuk nënkuptonja Perëndimin e lindur në Mesdhe. Bëja fjalë për Perëndimin, botën transatllanike të ngritur mbas luftës së Dytë botërore e thyerjes së nazizmit, të themeluar mbi lidhjen mes Amerikës, Evropës perëndimore dhe Kanadasë dhe mbi garancinë e sigurisë së dhënë aleatëve nga SH.B.A.. Donald Trump, me moton e tij America First shënon konkretisht heqjen dorë dhe shkatërrimin e mundshëm t’asaj bote : ve në diskutim Nato-n, i kthen shpinën tregëtisë së lirë, gërryen , me fjalë të tjera, dy shtyllat e rendit global që kemi njohur. Nëse kjo do të ndodhte, pasojat do të ishin tepër të rënda për Evropën.”

E ku qëndrojnë mundësitë ?

“Përballë kësaj perspektive Evropa, më së fundi, mund të bëhet e pjekur. Por duhet të rritemi pa rënë në kundëramerikanizëm.”

A janë shpejtësitë e ndryshme, për të cilat flet kancelarja Merkel , rruga për t’u ndjekur ?

“Shpejtësitë e ndryshme janë realiteti. Do të ndjehesha më mirë sikur të dinja se më 7 maj në Francë nuk do të zgjidhej Marine le Pen. Nëse kjo do të ndodhte do t’ishte fundi i BE dhe i euros, me pasoja dramatike botërore. Por kam besim se nuk do të ngjajë e që, mbas zgjedhjeve gjermane në shtator, mund të hapet një dritare mundësie për të rishpërcaktuar projektin evropian.”

Në çfarë mënyre ?

“Sigurisht eurogrupi do të jetë shtylla mbajtëse. Gjermania duhet të lëvizë, por duhet t’a bëjnë edhe të tjerët. Duhet të bëjmë më shumë për sigurinë, jo vetëm ushtarakisht, por edhe me një politikë të jashtëme të përbashkët në Mesdhe, ku nuk mund t’i ngarkojmë më Shteteve të Bashkuara interesat tona. Më së fundi duhet të marrim seriozisht mbrojtjen e përbashkët, bashkëpunimin kundër terrorizmit duke u mbështetur mbi përvojën e e shumë antarëve. Italia, për shembull, që mund të besojë mbi pasurinë e luftës kundër mafies.”

Mbrojtja evropiane a do t’ishte alternative ndaj Nato-s?

“Diskutim akademik. Duhet të ruajmë të gjithë atë që kemi. Por, në të njëjtën kohë, të ndërtojmë opsione të tjera në mënyrë që, nëse të tjerë do të tërhiqeshin mbrapa, të mos mbetemi të pambrojtur. Nuk ka nevojë të quhet ushtri evropiane, por një bashkëpunim më i fuqishëm sa i përket armatimeve, forcave të veçanta, trasporteve, komunikacioneve, është i mundshëm dhe i nevojshëm. Nëse do të fuqizojmë shtyllën evropiane edhe Nato do të jetë përforcuar.

Mund të bëhet kjo nëpërmjet pararojave ?

“Sigurisht, traktatet e Lisbonës  e lejojnë. Është e qartë që kemi nevojë për një fillim të ri. Secili duhet të bëjë pjesën e tij : Gjermania duhet të bëjë më shumë n’ekonomi, barazia e bilancit është një çuditëri, nuk i shërben askujt. Franca që ka status bërthamor, mund të bëjë më shumë në sigurinë. Italia, më së fundi, duhet të bëjë reformat e saj. Të gjithë ata që duan e munden duhet të mundohen të gjejnë një miratim të ri.”

Por, si thoni ju, gjithshka varet nga një përfundim zgjedhor i vetëm, ai francez. A nuk është një shenjë e brishtësisë së projektit evropian ?

“Është ashtu. Evropa mund të shkojë përpara pa Britaninë e Madhe, shtoj, fatkeqësisht. Por nuk mund t’a bëjë  pa Gjermaninë, Francën dhe Italinë, kombet karolinge. I gjithë projekti evropian lindi nga kapërcimi i armiqësisë franko – gjermane. Pikërisht për këtë Italia u zotua që në fillim në këtë proçes. Nëse bashkëpunimi ndërmjet Francës e Gjermanisë do të mbaronte, do të mbaronte edhe Evropa. Por roli i Italisë si faktor i tretë , është themelor.”

A do t’a ndjekë popullsia ?

“Tashmë jemi brënda një thyerjeje historike. Politika duhet të ketë guximin t’i thotë popullsive se cilat janë pasojat e mundëshme. Njerëzia nuk është e marrë, flasim për përgjigjet nevojave të saj konkrete : siguri, mirëqënie, e ardhmja e fëmijëve. Nuk mund të mendojmë të ndahemi nga rendi liberal evropian pa paguar çmime tepër të larta në planin ekonomik e shoqëror. Sa më shumë që këto çështje të mëdha të vihen në qendër të politikave kombëtare, aq më pak do të futin frikën populistët, sepse nuk kanë asgjë për të ofruar. Loja është tmerrësisht e dëmëshme për të gjithë”.

Me shpejtësitë e ndryshme Gjermania kërkon një pararojë në shembëlltyrë të saj ?

“Gjermania nuk don një Evropë gjermanike. Nuk ka kuptim : perspektiva e Berlinit është sinonim i Be. Nëse Evropa do të mbetet e dobët, siç është tani, nuk do të ketë t’ardhëme. E vërteta është se një mirëkuptim me 27 është gjithënjë e më i vështirë. Prandaj është qenësore që zemra, pra Eurogrupi, të jetë i qëndrueshëm e të fuqizohet. Me monedhën e përbashkët kemi bërë një hap vendimtar drejt integrimit : tani bëhet fjalë për të kryer kërcimin e mëtejshëm, atë të bashkëpërgjegjësisë së rreziqevet. Por kjo nuk është Evropa gjermanike.”

E quan ende Merkelin të domosdoshme për Evropën ?

“Po. Duhet të komunikojë në mënyrë të ndryshme, është e zonja”.

Ҫfarë marrëdhëniesh duhet të kemi me Rusinë ? Ju keni kritikuar hapjet kundrejt Putinit.

“Të jetohet në kontinentin tonë do të thotë të bashkëjetohet me një fqinjë shumë kabà dhe këtë nuk mund t’a ndryshojmë. Sa më e fortë të jetë Evropa, aq më të kollajshme do të jenë marrëdhëniet me Rusinë. Putini mendon “përça e sundo”. E kuptoj por na takon neve t’i a ndalojmë. Do të gabojmë nëse do të mendojmë se duke u bërë të vegjël do të kemi marrëdhënie paqësore me Moskën. Ndërsa duhet të bëjmë që të merremi me seriozitet në Moskë ashtu si edhe në Washington. Mbi konfliktet konkrete : sanksionet u miratuan mbas pushtimit të Krimesë dhe krizës n’Ukrainë. Nëse Moska ndryshon qëndrim, nuk ka asnjë arsye për t’i mbajtur”.

Imigracioni sjell para Evropës një problem identiteti. Si do të përballohet ?

“Jetojmë në një yllësi gjeopolitike shumë të vështirë : në Veri, ndryshimet klimatike shkrijnë kësulën arktike ; në Lindje Rusia dhe në Jugë – Lindje Turqia janë fqinjë shumë problematikë ; në Jugë mërgimtarët na venë përpara një sfidë që nuk do të largohet e të cilën duhet t’a pranojmë. Me një kontroll më të mirë të kufijvet, por edhe me integrimin, me diplomacinë për të zgjidhur krizat, me marrëveshjet dhe investimet në Vendet e origjinës, si në Afrikën e Veriut, si në Afrikë. Por un kam shqetësime serioze edhe për Ballkanin.”

Në çfarë kuptimi ?

Mund të diskutojmë nëse Turqia i përket apo jo Evropës, por për Ballkanin përgjigja është afërmendsh. Deri sa premtimi që një ditë, secili që është ende jashtë, do futet në Be, do të mbetet i besueshëm, gjithshka do të mbetet paqësore. Por nëse një ditë nuk do të jetë më ashtu, do të gjendemi menjëherë para një situate shpërthyese, të dhunës e të luftës civile. (nënvizimi i përkthyesit) Mos të harrojmë se vala e parë e madhe e të  ikurve në Evropë nuk erdhi nga Lindja e Mesme, por nga Ballkani”./Dielli

“Corriere della Sera”, 11 shkurt 2017        Përktheu Eugjen Merlika

Sot Gjermania zgjedh presidentin e ri

Asambleja parlamentare e Gjermanisë sot e zgjedh presidentin e ri të këtij vendi.

Korrespondentët në Berlin kanë raportuar se favorit i madh për tu zgjedhur president është Frank-Walter Steinmeier, ish-ministër i jashtëm i respektuar, i cili ashpër e kishte kritikuar Donald Trumpin, gjatë fushatës presidenciale amerikane, në vitin 2016.

Socialdemokrati Steinmeier, 61 vjeçar, është paraqitur si kandidat i qeverisë, pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk ishte në gjendje ta gjej një kandidat nga partia e saj, që ishte i gatshëm të garoj për këtë post.

Partia Social Demokrate, e krahut të qendrës së majtë, është partnere në qeverinë e bllokut konservator Union të kancelares Merkel.

Presidenti i Gjermanisë ka pak fuqi ekzekutive, por konsiderohet një autoritet i rëndësishëm moral.

Presidenti i deritashëm, Jaoachim Gauck, 77 vjeçar, ka refuzuar të kandidohet për mandatin e dytë pesëvjeçar, për shkak të moshës së tij.

Mogherini paralajmëron Trumpin: Jo ndërhyrje në punët e BE-së

“SHBA-ja është një demokraci e madhe. Komentet ndaj politikave të brendshme të SHBA-ve nuk janë as punë e imja dhe e asnjë evropiani tjetër. Kjo gjë është e vlefshme edhe për SHBA-në”

UASHINGTON – Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, ka paralajmëruar qeverinë e SHBA-ve që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të BE-së.

Mogherini në kuadër të takimeve në Washngton, për takimet me këshilltarin e presidentit amerikan për sigurinë kombëtare, Michael Flynn, këshilltarin Jared Kushner dhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Rez Tillerson Mogherini, është shprehur se “Çdo gjë ishte shumë mirë.”

“Të gjitha mesazhet ishin të mira, por nuk do të sillem sikur nuk jemi me pikëpamje të ndryshme në disa çështje”, u shpreh shefja e diplomacisë evropiane, duke vënë në dukje se përparësitë e SHBA-së dhe Evropës janë të ndryshme. Ajo ka shtuar se në këto çështje qëndrimet tregojnë ndryshime pavarësisht se mes Brukselit dhe Washingtonit ka një mirëkuptim të përbashkët në fushat si lufta kundër terrorizmit.

“Nuk duhet të ketë ndërhyrje në punët e brendshme”

Duke iu shmangur përgjigjeve ndaj pyetjeve për politikat e qeverisë Trump për emigrantët dhe refugjatët, Mogherini i ka cilësuar këto si çështje te brendshme dhe ka bërë thirrje se edhe SHBA nuk duhet të bëjë komente për çështjet e politikës së brendshme të BE-së.

“SHBA-ja është një demokraci e madhe. Ka një popull dhe institucione të forta. Komentet ndaj politikave të brendshme të SHBA-ve nuk janë as punë e imja dhe e asnjë evropiani tjetër. Kjo gjë është e vlefshme edhe për SHBA-në”, është shprehur përfaqësuesja e lartë e BE-së.

Ndërsa duke iu referuar komenteve të Trump për çështjen Brexit, Mogherini ka vlerësuar: “Herë pas here shikoj disa komente dhe thashetheme të cilat ftojnë vendet evropiane që të bëjnë këtë apo atë. Një gjë më duhet ta shpreh qartë, Evropa ka një krenari. I jemi mirënjohës Amerikës pasi kemi ndërtuar bashkë lirinë, demokracinë dhe ekonomitë tona, por tashmë jemi rritur. Si union hyjmë në moshën e 60 viteve. Ne jemi një fuqi globale dhe mund t’ia dalim mbanë vetë.”

Trump menjëherë pas referendumit për daljen e Britanisë nga BE-ja mbajti qëndrimin se ky vend kishte bërë shumë mirë që ishte ndarë nga BE-ja.

“Do të vazhdojmë marrëdhëniet me Iranin”

Mogherini ka vënë në dukje se në çështjen e marrëveshjes nukleare me Iranin ka një bazë të përbashkët mes SHBA-ve dhe BE-së. “Evropa ka një interes dhe përgjegjësi për të vendosur marrëdhëniet me Iranin. Përsa kohë që zbatohet plotësisht marrëveshja kryesisht në drejtim të tyre ne do të vazhdojmë marrëdhëniet tona me Iranin për çështjet ekonomike, politike, etj. E di që kjo nuk është politika e SHBA-ve, por kjo është politikë e Evropës dhe do të vazhdojë”, është shprehur Mogherini.

Francë: Shpërthim në termocentralin bërthamor, situata nën kontroll thonë zyrtarët

Autoritetet franceze kanë njoftuar për një shpërthim në një termocentral bërthamor, por duke sqaruar se nuk ka rrezik për rrjedhje radioaktive.

Qeveria vendore e rajonit Manche, njofton se situata pas shpërthimit të sotëm në termocentralin Flamanville në bregdetin veriperëndimor të Francës, është nën kontroll.

Termocentrali, që menaxhohet nga kompania shtetërore, EDF ka dy reaktorë me nga 1300 megavat, i ndërtuar gjatë viteve të ’80-ta.

EDF ka thënë se nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri ishte arsye e shpërthimit në dhomën e makinerisë të një prej reaktorëve bërthamor. EDF thotë se zjarri është vënë nën kontroll “menjëherë”.

Kompania ka thënë se është ndaluar puna në reaktorin numër 1.

Një reaktor i ri është duke u ndërtuar në të njejtën zonë, por shpërthimi nuk ka të bëjë me objektin e ri.

Lituani: Vendosja e forcave të NATO-s, mesazh i unitetit

Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, thotë se vendosja e forcave të NATO-s në vendin e saj, dërgon mesazh “shumë të qartë” se aleanca qëndron “e fuqishme dhe e bashkuar”.

Mëtutje, në ceremoninë e sotme me rastin e pritjes së një batalioni gjerman në qytetin qendror Rukla, në Lituani, ajo theksoi se vendosja ushtarake “në mënyrë të rëndësishme e forcon NATO-n” derisa po ndodhë “një grumbullim ushtarak rreth kufijve tanë dhe aksioneve agresive në rajonin tonë”.

Ministrja e mbrojtjes e Gjermanisëp, Ursuly von der Leyen, tha se vendosja ushtarake e bën të qartë se Lituania nuk është e vetmuar.

Aktualisht, njësitetet e NATO-s janë të vendosura në Poloni, Letoni dhe Estoni, për shkak të shqetësimeve për shkak të aksioneve të Rusisë.

Këto vende kanë kërkuar vendosje të trupave të NATO-s, pas aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në mars të vitit 2014.

Moska e ka dënuar vendosjen e trupave të NATO-s duke e cilësuar si një akt të agresionit.

Udhëheqësi i pavarësisë së Katalonjës del para gjyqit

Mijëra mbështetës mbushën rrugët para një gjykate në Barcelonë të hënën, ndërsa ish-presidenti katalonjas Artur Mas doli para gjyqit.

Ai akuzohet për përfshirje në referendumin jo zyrtar të krahinës katalanase për pavarësinë në nëntor të vitit 2014.

Mas është paditur për mosbindje serioze civile, pasi votimit që u krye duke sfiduar vendimin e Gjykatës Kushtetuese spanjolle.

Prokurorët kanë kërkuar që ai të diskualifikohet nga detyrat publike për 10 vite. Kjo është hera e parë që një udhëheqës i qeverisë katalonjase del në gjyq.

Mas, i cili qeverisi Katalonjën nga viti 2010 deri në 2016-n, është akuzuar bashkë me dy partnerë të tij, ish-zëvendëspresidenten Joana Ortega dhe ish-ministren e Arsimit Irene Rigau.

Gjyqi i tyre po përdoret nga mbështetësit e pavarësisë së Katalonjës për të nxitur kauzën e tyre dhe qeveria aktuale e krahinës është zotuar që të zhvillojë një tjetër referendum në shtator.

Ish-presidenti katalonjas Mas ka këmbëngulur shpesh se nuk ka asgjë për të kërkuar falje dhe se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa u tregua mjaft sfidues para hyrjes në gjykatë.

Në referendumin e 2014-s, më shumë se 80% e votuesve mbështetën pavarësinë, por vetëm 2 nga 5.4 milionë katalonjasit me të drejtë vote morën pjesë në të.

Le Pen garanton: Nëse bëhem presidente, Franca jashtë BE-së dhe NATO-s

Liderja e ekstremit të djathtë në Francë ka nisur fushatën presidenciale me deklarata të forta. Marine Le Pen ka shpalosur programin e saj për “prioritet kombëtar” në sfondin e një sërë polemikash që kanë minuar rivalin e saj të së djathtës, François Fillon në favor të kandidatit të qendrës Emmanuel Macron.

Duke folur gjatë një tubimi në Lion, Le Pen tha se do të braktisë monedhën e përbashkët euro dhe do rikthejë monedhën vendase, frangën. Gjithashtu liderja e partisë së ekstremit të djathtë të Frontit Kombëtar (FN tha se nëse ajo do bëhet presidente brenda 6 muajsh do kërkojë referendum për daljen e Francës nga BE deh nga NATO.

“Bashkimi Evropian është një dështim dhe të vendos në kontroll. Nëse bëhem Presidente, brenda gjashtë muajve do të thërras një referendum për Frexi’- tha , Marine Le Pen.

Gjithashtu ajo tha se Franca duhet të dalë nga organizata euroatlantike e mbrojtjes, pasi brenda 5 vitesh do të organizojë vetë mbrojtjen e vendit.

BE dënon sulmet ndaj ambasadorit Donald Lu

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas përplasjeve mes ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Përmes një deklarate për mediat, ambasada e BE mbështet publikisht ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, për angazhimin e tij në krijimin e një gjyqësori të pavarur dhe profesional.

Delegacioni i BE thekson gjithashtu se javën e ardhshme nis punë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), i cili do të mbikëqyrë procesin e Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

Nisja e menjëhershme e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili që prej javës së ardhshme do të mbikqyrë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një tjetër angazhim i përbashkët BE SHBA

Deklarata e BE
Bashkimi Europian ka shprehur vlerësimin më të lartë për angazhimin diplomatik të Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe në veçanti të Ambasadorit të SHBA, Donald LU.

BE dhe SHBA bashkëpunojnë ngushtë për të mbështetur popullin shqiptar në krijimin e një sistemi gjyqësor plotësisht të pavarur, të përgjegjshëm, të paanshëm dhe profesional.

Nisja e menjëhershme e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili që prej javës së ardhshme do të mbikqyrë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një tjetër angazhim i përbashkët BE SHBA.

Norvegjia dyshon se inteligjenca ruse është përfshirë në piraterim emailesh

Shërbimi Sekret i Norvegjisë tha se llogari të emaileve të shërbyesve civilë janë sulmuar nga hakerët që besohet të jenë të lidhur me inteligjencën ruse.

Shërbimi Sekret tha se hakerët kanë marrë informacione të klasifikuara.

Zëdhënësi i këtij shërbimi, Martin Bernsen, tha se agjencia është paralajmëruar më herët nga një agjenci e huaj për sulme kibernetike kundër Shërbimit Sekret, Partisë Laburiste të Norvegjisë, ushtrisë dhe agjencive qeveritare.

“Sulmet kanë pasur një nënshkrim që lë të kuptohet se ata që qëndrojnë prapa sulmeve, mund të identifikohen si APT29. Ata mund të gjurmohen në Rusi”, tha Bernsen.

Sipas tij, APT29 është një tjetër term për “Cozy Bear”, një grup hakerësh që, vitin e kaluar, ka pirateruar kompjuterët e Partisë Demokratike në SHBA dhe disa llogari të Qeverisë amerikane.

Llukashenko: Rusia përpiqet “të na kapë në fyt”

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Llukashenko, e ka kritikuar Rusinë, gjatë një konference të sotme për gazetarë në Minsk, duke e akuzuar se nuk po i respekton marrëveshjet ndërmjet dy vendeve fqinje dhe se e përdorë furnizimin me gaz për ta “kapë për fyti” Bjellorusinë.

Duke folur para afro 50 gazetarëve vendës dhe të jashtëm, Llukashenko tha se Rusia e kishte “kaluar kufirin” e marrëveshjeve me Bjellorusinë me një “lëvizje të lapsit”.

Ai i është referuar veprimit të Rusisë për të ndërmarrë kontroll të ashpër në kufirin e përbashkët, derisa Bjellorusia përgatitet, që prej 9 shkurtit, ta zbatojë regjimin e lëvizjes pa viza për udhëtime të shkurtëra me afro 80 vende.

Llukashenko ka sugjeruar se Rusia është përpjekur ta forcojë ndikimin e saj ndaj shteteve të vogla duke synuar kontroll të gazsjellësve të gazit dhe duke e përdorë gazin dhe naftën si mjet force

Presidenti i Bjellorusisë tha se “pavarësia nuk mund të krahasohet me naftë” dhe se vendi i tij, që për një kohë të gjatë ishte i varur nga furnizimet e subvencionuara të energjisë ruse, do të gjejë burime të tjera të naftës dhe gazit, nëse paraqitet e nevojshme.

Plagoset një person në hyrje të muzeut të Louvrit në Paris

Një ushtar francez qëlloi dhe plagosi një person të armatosur me thikë derisa po përpiqej të hynte ne muzeun e Louvrit në Paris. Policia tha se ai brohoriti “Allahu Akbar (Zoti është i madh) dhe sulmoi një ushtar tjetër para se të qëllohej në hyrje të dyqanit të muzeut. Një person tjetër u arrestua meqë kishte sjellje të dyshimtë.

Sulmuesi është plagosur rëndë, tha shefi i policisë së Parisit, Michel Cadot, sipas të cilit në çantat e tij nuk është gjetur ndonjë mjet shpërthyes.

Prokuroria ka hapur një hetim “anti terrorist”. Ende nuk janë dhënë hollësi rreth identitetit dhe përkatësisë së personit.

Franca është goditur nga një seri sulmesh të militantëve islamik gjatë dy viteve të fundit në të cilat u vranë mbi 230 persona dhe përgjegjësia për të cilët u mor nga grupi militant Shteti Islamik.

Vendi është vetëm te muaj larg zgjedhjeve presidenciale dhe siguri e frika nga terrorizimi janë çështje kryesore. Franca po jeton nën masa të jashtëzakonshme që nga nëntori i vitit 2015.

Parisi po planifikon që të konkurrojë për të qenë mikpritës u Lojërave Olimpike të vitit 2024.

Policia ka rrethuar të premten muzeun e Louvrit dhe ka evakuuar vizitorët që ndodheshin brenda tij.

Putini në Hungari – shqetësime për unitetin e BE-së

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e viziton Hungarinë, për të dytën herë brenda dy vitesh dhe ky zhvillim nga shumë vetë në Bashkimin Evropian shihet me shqetësim.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, takon të enjten Putinin, në periudhën e shqetësimeve të rritura brenda Bashkimit Evropian për pikëpamjet e presidentit të ri amerikan, Donald Trump, i cili në një mënyrë, ka shprehur anashkalim për Bashkimin Evropian dhe dëshirë për raporte më të afërta me Moskën.

Ne jemi të shqetësuar për vizitën atje dhe nuk ka dyshim për këtë”, i tha Radios Evropa e Lirë një zyrtar i BE-së, që ka dashur të mbetet anonim.

Ai tha se “ky është viti i Putinit. Ai po përpiqet ta përçajë Evropën, derisa Katërshi i Vishegradit, ku bëjnë pjesë Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, e veçanërisht Hungaria, po shkaktojnë më tepër përçarje, për shkak të aksioneve siç është ky i ftesës së Putinit për vizitë në Budapest, dhe Shtetet e Bashkuara, që për të parën herë nuk japin kundërbalancë ndaj Putinit”.

Vizita e Putinit, me ç’rast ai për të tretën herë do të takohet me kryeminitsrin hungarez, Viktor Orban, brenda dy vitesh, do të fokusohet, para se gjithash, në çështjet ekonomike, përfshirë edhe projektin kundërthënës për centralin atomik, për të cilin Rusia e ka nënshkruar kontratën për ndërtim dhe për marrëveshje të tjera për blerje të gazit natyror.

Putin i ka pranuar pak ftesa në vendet e Bashkimit Evropian, prej aneksimit ilegal të Krimesë së Ukrainës në vitin 2014, dhe imponimit të sanksioneve kundër Moskës për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë.

Analistët thonë se kjo vizitë paraqet mundësi për Putinin për inkurajimin e Hungarisë në përpjekjet e saj që sanksionet kundër Rusisë të tërhiqen.

“Nuk jam i befasuar që zoti Putin e viziton Hungarinë kaq shpesh dhe vizita e tij e tashme në Hungari është vetëm një ilustrim se Putini është i interesuar në mbajtjen e presionit ndaj Bashkimit Evropian. Jam i sigurt se është përpjekje për shkatërrim të solidaritetit tonë. Zoti Orban është promovues aktiv i politikave kundër sanksioneve ndaj Rusisë. Tërheqja e sanksioneve është diçka që Rusisë i duhet shumë, por ajo e thyen parimin e solidaritetit brenda BE-së. Mendoj se përgjigja e Hungarisë është krejtësisht e gabuar”, i tha Radios Evropa e Lirë, Petras Austrevicius, anëtar i Parlamentit Evropian nga Lituania.

Ministri i jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, në fund të muajit të kaluar, është shprehur kundër sanksioneve ndaj Rusisë, duke thënë se ato kanë dështuar ta ndryshojnë involvimin e Rusisë në Ukrainë dhe e kanë goditur rëndë ekonominë e Hungarisë.

“Nuk mendoj se duhet të festojmë se ne e kemi goditur ekonominë ruse, pasi ky është lajm i keq për Evropën, po ashtu”, tha ministri i jashtëm hungarez, duke pretenduar se Hungaria i ka humbur 6.5 miliardë dollarë në eksporte në Rusi, për shkak të sanksioneve dhe kundër sanksioneve të imponuara nga ana e Moskës.

Analisti Peter Kreko, drejtor i Institutit Politik Capital me seli në Budapest, i tha gazetës Moscoë Times, se të dhënat e qeverisë hungareze për humbje ekonomike për shkak të sanksioneve, janë “thjeshtë të falsifikuara” dhe qëllimisht të rritura.

Nga ana e saj, Moska ka thënë se tregtia ndërmjet dy vendeve ka rënë për 50% gjatë tri viteve të kaluara, dhe ka arritur në 3.9 miliardë dollarë.

Vlerësimet e ministrit të jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto, lidhur me sanksionet kundër Rusisë, janë mbështetur nga kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico dhe presidenti i Çekisë, Milos Zeman, i cili në gusht të vitit të kaluar, ka bërë thirrje për tërheqje të sanksioneve kundër Rusisë.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Stoltenberg: Diskutim për procesin e pranimit të Bosnjës në NATO

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet që sot, gjatë vizitës së tij në Sarajevë, të flasë lidhur me rrugën e Bosnjë Hercegovinës për anëtarësim në aleancë.

Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin e Bosnjë Hercegovinës, pritet që zoti Stoltenberg të takohet me kryesuesin e presidencës trianëtarëshe të Bosnjë Hercegovinës, Mlladen Ivaniq, me kryeministrin, Denis Zvizdiq, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi.

Ai, po ashtu, do ta mbajnë një fjalim në Shtëpinë e Armatës në Sarajevë.

Në vitin 2006, Bosnjë Hercegovina është pranuar në programin e NATO-s, Partneriteti për paqe, dhe ishte e angazhuar në dialog me aleancën për pranim prej vitit 2008.

Francë, kandidati presidencial Fillon në qendër të kritikave të mediave

Akuzat e bëra sot vijnë në vazhdën e kritikave tjera në emër të kandidatit konservator, për të cilin thuhet se ka paguar 1 milion euro fonde publike në llogari të gruas dhe dy fëmijëve të tij

PARIS – Kandidati presidencial francez, François Fillon, është përballur me një sërë kritikash nga mediat të cilat pohojnë se ai nuk është tërhequr nga pozita e këshilltarit të paguar në një korporatë financiare.

“Në cilësi të kandidatit për zgjedhjet presidenciale, ai nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në grupacionin “Ricol Lasteyrie”, e cila për shërbimet e tij ka paguar të paktën 200.000 euro për katër vite e gjysëm”, pohoi ueb faqja investigative Mediapart, e cila thotë se Fillon ka mbajtur postin e këshilltarit të Lartë, që është konfirmuar edhe nga kreu i korporatës, Rene Ricol.

Kandidati presidencial asnjëherë nuk ka publikuar angazhimin e tij.

Akuzat e bëra sot vijnë në vazhdën e kritikave tjera në emër të kandidatit konservator, për të cilin thuhet se ka paguar 1 milion euro fonde publike në llogari të gruas dhe dy fëmijëve të tij, për punë joekzistente.

Në një artikull të botuar nga javorja investigative Le Canard Enchaine, thuhet se Penelope Fillon u pagua mbi 830.000 euro për rolin e saj “asistente parlamentare”, dhe 100.000 euro tjera për kontributin në revistën Revue des Deux Mondes, e cila botohet nga një mik i familjes.

Javorja pohon se Fillon u ka paguar dy nga pesë fëmijëve të tij , 84.000 euro për punën e kryer në cilësi të “asistentëve parlamentarë”. aa

Tusk: Kina, Rusia dhe Trumpi kërcënim për BE-në

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha se Kina, Rusia dhe administrata e re e Presidentit Trump janë ndër kërcënimet kryesore të jashtme me të cilat përballet blloku.

Ai i bëri komentet në një letër drejtuar 27 udhëheqësve të BE-së në prag të një samiti që mbahet të premten në Maltë. Ndryshimi në Uashington e vë Bashkimin Evropian në një situatë të vështirë,” tha zoti Tusk.

Presidenti Trump po kërkon zbatimin e politikave që vënë Amerikën në plan të parë dhe ka ngritur pikëpyetje nëse anëtarët e NATO-s po kontribuojnë aq sa u takon për aleancën.

Zoti Tusk tha se Bashkimi Evropian kurrë nuk është përballur me sfida më të rrezikshme dhe se Evropa ka nevojë për “guxim, vendosmëri dhe solidaritet politik.”

Ai tha se BE-ja duhet të mbrojë dinjitetin e saj në bisedimet me SHBA, Rusinë, Kinën apo Turqinë, dhe nuk duhet të bëjë lëshime përballë argumenteve populiste apo ndjenjave ksenofobe që shkojnë kundër integrimit evropian.

Parlamenti Evropian rezolutë – të ndëshkohen fajtorët e 21 janarit

Eurodeputetët i kanë dhënë të drejtë kolegut të tyre të djathtë, Eduard Kukan, për t’u kërkuar autoriteteve shqiptare për ndëshkimin e fajtorëve për ngjarjet e përgjakshme të 21 Janarit 2011.

Me shumicë votash u miratua amendamenti 157 i propozuar nga Kukan, që shpreh “keqardhjen se autoritetet kompetente nuk kanë bërë një ndjekje penale efektive” dhe “i fton për të dhënë drejtësi, pa vonesë, mbi viktimat e ngjarjeve të 21 Janarit 2011”.

Eurodeputeti sllovak ka respektuar premtimin solemn ndaj familjarëve të viktimave të kësaj ngjarjeje të pergjakshme.

Gjatë votimit të 231 amendamenteve pati konsensus mes dy grupeve kryesore politike. Janë votuar me shumicë votash amendamentet që kanë të bëjnë kryesisht me luftën ndaj korrupsionit, duke instaluar në Shqipëri një sistem të ri drejtësie, nëpërmjet rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë.

Ndër amendamentet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike më 18 qershor, ra në sy amendamenti 83 i një grupi deputetësh, që u kërkon autoriteteve të përfshijnë në votime rreth 2 milionë shqiptarë që jetojnë në emigracion.

Eurodeputetët rrëzuan amendamentet që ishin hartuar nga kolegët grekë dhe ata bullgarë, mbi çështjet e pronave, detin dhe kishat, ndërsa u shpreh çudi për ekzistencën e pakicave kombëtare bullgare në Shqipëri./TCH

Tusk: Deklarimet shqetësuese të administratës amerikane, pjesë e kërcënimit ndaj BE-së

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, ka thënë se “deklarimet shqetësuese” të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump janë pjesë e një kërcënimi të jashtëm me të cilat përballet Bashkimi Evropian.

Në një letër dërguar shefave të shteteve dhe qeverive anëtare të BE-së më 31 janar, pak para një samiti të 3 shkurtit, Tusk ka bërë thirrje për unitet në përballjen me këto sfida.

Tusk i konsideron këto sfida si “më të rrezikshmet ndonjëherë” në historinë e bllokut evropian.

Ai ka përmendur tri kërcënime, përfshirë atë të jashtëm që ai vlerëson se “ka të bëjë me situatën e re gjeopolitike në botë dhe përreth Evropës”.

Tusk ka thënë se një Kinë më kategorike, “politika agresive e Rusisë drejt Ukrainës dhe fqinjëve të saj, luftërat, terrori, anarkia në Lindje të Mesme dhe Afrikë, aty ku luan rol të madh Islami radikal, si dhe deklarimet shqetësuese të administratës së re amerikane, të gjithë përbëjnë një të ardhme të pa-parashikueshme”.

“Ne nuk duhet të dorëzohemi para atyre që duan të dobësojnë apo t’ia humbasin rëndësinë lidhjes transatlantike, pa të cilën rregulli botëror dhe paqja nuk mund të mbijetojnë”, ka thënë ai.

“Ne duhet t’ia kujtojmë miqëve tanë amerikanë moton e tyre: Së bashku qëndrojmë, të ndarë ne dështojmë”, vlerëson më tej Tusk.

Premtimet parazgjedhore të kandidatëve presidencialë në Francë

Para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Francë këtë vit, kandidatët në fushatat e tyre janë duke i vendosur në plan të parë premtimet që kanë të bëjnë me ekonominë

PARIS – Para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Francë këtë vit, kandidatët në fushatat e tyre janë duke i vendosur në plan të parë premtimet që kanë të bëjnë me ekonominë.

Një nga premtimet më të rëndësishme në programin e Benoit Hamon, ish-ministrit të Arsimit i cili gjatë ditës së djeshme u caktua si kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në dy raunde në muajin prill dhe maj duke fituar 58 përqind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve preliminare, është implementimi i pagave për secilin, ata që punojnë dhe ata që nuk punojnë.

Premtimi i Hamon ka lënë në pozitë të vështirë kundërshtarët e tij duke premtuar pagë për gjithkë, ndërkohë që kritikat se ky premtim nuk është realist nuk e penguan atë të sigurojë fitoren në zgjedhjet preliminare brendapartiake.

Hamon parasheh pagë mujore prej 600 eurosh për çdo person mbi moshën 18-vjeçare duke filluar nga viti 2018. Ish-ministri synon që këtë të ardhur ta rrisë gradualisht në 750 euro pas vitit 2022.

Në mesin e premtimeve të Hamon gjendet edhe e drejta e votës për të huajt në zgjedhjet lokale. Ndërkaq, në mesin e premtimeve që kanë të bëjnë me politikën e jashtme qëndron njohja e Palestinës si shtet.

Sipas programit të Hamon, i cili ka theksuar se bazohet në një program ambientalist, me qëllim të mbrojtjes së natyrës, deri në vitin 2025 do të ndalohet konsumi i lëndës djegëse dizel, ndërsa pjesëmarrja e energjisë nukleare në prodhimin e energjisë do të zvogëlohet në 50 përqind.

Nga ana tjetër, gjatë fushatës së tij, Hamon është shndërruar në shënjestër të së djathtës ekstreme për shkak të rekomandimeve të tij në lidhje me politikat që kanë të bëjnë me muslimanët.

E djathta ekstreme i kishte vendosur atij emrin Bilal, siç kanë theksuar, pasi ka nisur rrugën me emrin Benoit. Ndërkaq, pas kësaj, Hamon u shpreh se “Ndihem krenar që jam Bilal. Edhe të qenit Elie dhe David më bëjnë tejet krenar”.

Macron do të heqë shkurtimet e pagës minimale

Ish-ministri i Ekonomisë Emmanuel Macron, kandidat presidencial i cili ka formuar lëvizje të rej me emrin “En Marche” (Në marsh), në programin e tij ka vendosur heqjen e shkurtimeve të fondit të shëndetësisë dhe papunësisë në pagat punëtorëve. Macron thekson se në këtë mënyrë, një çift që siguron jetesën me pagë minimale do të mund të kursejë të paktën 500 euro në muaj.

Macron mbron mendimin për ndryshimin e orarit javor të punës prej 35 orëve i cili zbatohet në mënyrë të njëjtë për punëtorët e të gjitha moshave. Në sistemin e planifikuar nga ish-ministri parashihet që të rinjtë të punojnë më shumë se 35 orë, ndërsa orari javor i të moshuarve të mos kalojë mbi 30-32 orë.

Në sistemin e pensionimit, Macron synon pensionim në mosha të ndryshme varësisht nga profesioni. Ai premton ndryshimin e moshës së pensionimit nga 60 deri në 67 vjeç, në varësi të amortizimit të profesioneve.

Ai po ashtu premton punësimin e dhjetë mijë policëve brenda tre viteve pas ardhjes në detyrë duke synuar rritjen e sigurisë së vendit. Në kuadër të kësaj, Macron, i cili kërkon luftë aktive ndaj terrorit, synon forcimin e inteligjencës në zonat e ndjeshme.

Gjithashtu, Macron planifikon çek prej 500 eurosh, i cili do të jepet vetëm një herë, për të rinjtë që mbushin 18 vjeç, në mënyrë për të siguruar qasje në përmbajtjet kulturore. Ky shpenzim i Macron pritet të mbulohet përmes taksave që do të merren nga industria.

Fillon dëshiron reduktimin e hyrjes së refugjatëve

François Fillon, kandidati presidencial i Partisë Republikane nga qendra e djathtë, nga ana tjetër, synon heqjen e shkurtimeve sociale të kompanive që japin mbështetje për punësimin e të rinjve, në mënyrë që të reduktojë papunësinë në vend. Fillon është i mendimit se kontratat e punës duhet të jenë të një lloji dhe premton se do ta rrisë trajnimin për profesionalizimin e të papunëve.

Ish-kryeministri Fillon është i mendimit se duhet reduktuar hyrjen e refugjatëve në vend, ndërkohë që synon uljen e numrit vjetor të refugjatëve që mund të pranohen në nën 100 mijë.

Ndërkaq, për rritjen e sigurisë në vend, Fillon parasheh formimin e një strukture të madhe të Ministrisë së Brendshme e cila do t’i sjellë nën një çati të vetme doganat, burgjet, xhandarmërinë dhe institucionet policore.

Fillon, i cili planifikon lehtësimin e taksave ndaj kompanive, thekson nevojën që të merret taksë deri në 75 përqind nga punëtorët që kanë paga të larta.

Nga ana tjetër, Fillon është duke u përballur me vështirësi për shkak të akuzave ndaj tij për korrupsion.

Gazeta franceze “Le Canard Enchaine”, përmes një shkrimi pretendon se Penelope ka punuar për bashkëshortin e saj François Fillon që pre vitit 1998 si këshilltare dhe se ka marrë fitime pa të drejtë. Në lidhje me çështjen, organet e drejtësisë në vend filluan hetim.

Krahas kësaj, portali i lajmeve Mediapart pretendon se Fillon gjatë viteve ‎2005-2007, derisa ishte senator, ka marrë për vete pa të drejtë pagesën që ishte ndarë për ndihmësit e tij.

Rekomandimi i Le Pen për Eurozonën

Ndërkaq, kandidatja e së djathtës ekstreme nga Fronti Nacional, Marine Le Pen premton kufizimin e migrimit në vend. Sipas programit të Le Pen, shifra vjetore prej afër 200 mijë migrantësh që pranon Franca do të zvogëlohet në dhjetë mijë. Le Pen planifikon reduktimin e hyrjes në vend përmes rrugëve si azili politik dhe bashkimi familjar.

Le Pen është e mendimit se duhet organizuar referendum për dalje nga Eurozona, valuta e Bashkimit Evropian. Ajo mbron qëndrimin se euro ndikon negativisht në ekonominë e vendit, teksa thekson se nëse vjen në detyrë do t’i shqyrtojë marrëveshjet ekonomike të arritura me Bashkimin Evropian.

Reduktimi i arsimit dhe shëndetësisë për të huajt

Le Pen ka nënvizuar se do të sjellë kufizime për të huajt nëse arrin të bëhet presidente. Ajo premton se do të sjellë ndryshime ligjore të nevojshme që të huajt me leje qëndrimi dhe pune të paguajnë vetë dy vitet e para shpenzimet për shëndetësi. Po ashtu, ajo planifikon t’i japë fund të drejtës për arsim pa pagesë për fëmijët e migrantëve ilegalë në vend.

Le Pen thotë se do t’i ftojë në Francë kompanitë franceze që prodhojnë jashtë vendit, ndërsa atyre që nuk pranojnë të vijnë, do t’u zbatojë taksë të posaçme. Veçanërisht, ajo thekson se kompanitë automobilistike duhet të kenë institucionet vetëm në Francë.

Sondazhet e fundit në Francë tregojnë se Le Pen do të kalojë me lehtësi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në dy raunde në prill dhe maj dhe se ende nuk është e qartë se cili kandidat do të ngelet në raundin e dytë.

Lunacek: Dialogu, në fund, do të thotë njohje e Kosovës

Ulrike Lunacek

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e këtij institucioni për Kosovën, Ulrike Lunacek, tha se shumica në Serbi është e vetëdijshme se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

“Persepktiva e Serbisë dhe e Kosovës për mua është e qartë: pajtimi në rajon dhe integrimi në BE”, tha Lunacek për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

“Normalizim do të thotë se çdo gjë, për të cilën është rënë dakord, duhet të zbatohet, pa përjashtim. Këtë duhet ta bëjnë të dyja palët dhe jo të presin njëra-tjetrën”.

“Shumica e njerëzve në Serbi e di se Kosova nuk do të jetë kurrë më pjesë e Serbisë. Edhe Qeveria e Serbisë e di – edhe pse anëtarët e saj përpiqen ta injorojnë këtë fakt – se Bashkimi Evropian, pas Qipros, nuk do të pranojë edhe një vend, kufijtë e të cilit nuk janë të definuar qartë”, tha Lunacek.

Ajo po ashtu tha se është optimiste se dialogu do t’i mundësojë Serbisë të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe se kjo, në fund, do të thotë pranim.

Merkel: Lufta kundër terrorit nuk e arsyeton dyshimin ndaj myslimanëve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka kritikuar ashpër udhërin e presidentit amerikan, Donald Trump, për ndaljen e përkohshme të hyrjes në Shtetet e Bashkuara të shtetasve të 7 vendeve me popullatë shumicë myslimane, duke thënë se përpjekjet për luftimin e terrorizmit nuk e arsyetojnë marrjen në shënjestër të një religjioni specifik.

Mëtutje zonja Merkel, sot ka theksuar se lufta kundër terrorizmit është “esenciale” dhe duhet të jetë “e vendosur”.

Por, sipas saj, kjo “në asnjë mënyrë nuk e arsyeton dyshimin e përgjithshëm kundër popullit të një religjioni specifik, në këtë rast të popullit me fe myslimane ose njerëzit me prejardhje të caktuar”.

“Unë mendoj se ky akt shkon kundër parimeve bazike të ndihmës ndërkombëtare për refugjatët dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar”, tha Angela Merkel, dhe ka shtuar se “qartazi, ne do të kemi konsultime të afërta me partnerët tanë evropianë për këtë çështje në tërësi”.

Bruksel: Ja pse sërish takim i nivelit të lartë Prishtinë-Beograd

Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini ka ftuar kryeministrin e Kosovës dhe atë të Serbisë (01.02) në Bruksel, për raundin e ri të bisedimeve në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, sërish ka ftuar në zyrën e saj, udhëheqësit politik të Prishtinës dhe Beogradit, për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Në takimin e radhës (01.02)Prishtinë – Beograd do të në Bruksel do të marrin pjesë të dy kryeministrat ai i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Mediet në Serbi, shkruajnë se në këtë takim do të marrin pjesë sërish edhe dy presidentët e të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti Tomisllav Nikoliq. Mirëpo, në Prishtinë, ende nuk konfirmohet pjesëmarrja e presidenti të Kosovës Thaçi. Ky i fundit dy ditë më parë shkroi në rrjetin social, se ka biseduar në telefon me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Thaçi.

Nga ana e saj ministrja e dialogut në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë për mediet lokale se takimi i një shkurtit në Bruksel, do të jetë në linjën e rikonfirmimit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura në të kaluarën, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Janë tri çështje që do të diskutohen dhe të cilat po prolongohen nga Serbia. Është çështja e energjisë elektrike, përkatësisht pavarësimi i Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës i njohur si (KOSTT), që po prolongohet nga ana e Serbisë. Është marrëveshja për drejtësinë dhe po ashtu edhe çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë Edita Tahiri.

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nga lista “Srpska”, ka kohë që kanë pezulluar pjesëmarrjen në institucionet e Kosovës për shkak të shkarkimit të një ministri serb nga kryeministri Isa Mustafa dhe për shkak të “mosgatishmërisë së Prishtinës zyrtare për të formuar asociacionin e komunave me shumicë serbe”, argumentojnë ata.

Zëvendëskryeministri serb në qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, thotë se përfaqësuesit e serbëve mund të mendojnë të kthehen në institucione, vetëm nëse ka përparim: “në çështjen e formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

“Nuk e di nëse në takimin e Brukselit do të bisedohet për kthimin e ministrave serb në institucionet e Prishtinës. Është e rëndësishme për të vazhduar dhe të zbatohet ajo që duhet. Nëse ka një gatishmëri për të zbatuar atë për të cilën kemi dalë nga institucionet, atëherë, ne mund të mendojmë për kthim, e nëse nuk ka angazhim, unë nuk shoh se si”, citojnë mediet lokale serbe zotin Stojanoviq.

Kryeministri Isa Mustafa, nga ana e tij, ka ftuar përfaqësuesit e serbëve që të kthehen në institucionet e Kosovës, sepse vetëm aty mund të kontribuojnë për komunitetin e tyre.

“Unë dëshiroj që edhe njëherë të përsëris ftesën për serbët e Kosovës, që ata të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës, në qeveri dhe kuvend dhe të punojmë bashkërisht për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës, pa asnjë dallim. Dëshiroj po ashtu të përsëris se qeveria është e përkushtuar për të implementuar marrëveshjet nga dialogu edhe marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ne do të fillojmë me implementimin e saj në harmoni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me marrëveshjen e parë, por me pjesëmarrje të serbëve dhe komuniteteve tjera në këtë proces”, tha kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e fundit të qeverisë. Sipas kryeministrit, ky proces do të jetë i hapur dhe transparent.

Tensionet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit u shkaktuan pas tentimit të Serbisë që ta fusë një tren në Kosovë pa lejen e autoriteteve të Prishtinës dhe pas arrestimit nga policia franceze të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, bazuar në një flet-arresti të Serbisë.

U desh ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar, përkatësisht shefes së diplomacisë evropiane Federika Mogherini, që të thërrasë në Buksel nivelin më të lartë politik të Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet. Takimi i parë i këtij niveli u zhvillua më 24 janar dhe ai u cilësua si mjaft i vështirë nga të dyja palët, por që sipas zyrtarëve në Prishtinë dhe Beograd, u arrit të ulen tensionet e kohëve të fundit.

Madrid, protestë kundër Katalonjës

Pjesëmarrësit në protestë të cilët mbanin në duart e tyre flamujt e Spanjës, brohoritën me slogane “Katalonja është Spanja”, “Rroftë Spanja”

MADRID – Në Spanjë u organizua një protestë e cila në mbrojtje të unitetin e vendit, duke u kritikuar iniciativat pro-pavarësisë së Katalonjës, me thirrjen e partisë djathtiste ekstremiste Falange dhe disa organizata joqeveritare me të njëjtën pikëpamje.

Në protestën e organizuar në qendrën e kryeqytetit të Spanjës, Madrid, morën pjesë rreth 1500 persona. Pjesëmarrësit të cilët mbanin në duart e tyre flamujt e Spanjës, brohoritën me slogane “Katalonja është Spanja”, “Rroftë Spanja”.

Në një deklaratë u njoftua se protesta është organizuar si reagim ndaj dënimeve të dhëna nga ana e Gjykatës së Lartë për 14 persona me 3 deri në 4 vite burg për një veprim të bërë në librarinë katalonase në Madrid “Libreria Blanquerna”. Disa demonstrues të grupeve ekstremiste djathtiste të cilët mbanin parulla me mbishkrime “Nuk është krim të mbrosh unitetin e Spanjës”, kërkuan që të lirohen 14 personat të cilët gjenden në burg dhe të hiqen akuzat ndaj tyre.

Ndërsa një zyrtar i Partisë Falange, në fjalimin e tij të mbajtur gjatë protestës, tha se “Kjo protestë është bërë për Spanjën. Nuk mund të na frikësojnë, do të vazhdojmë të luftojmë për atdheun tonë. Mbrojtja e unitetit të atdheut nuk është një krim ideologjik, por është domosdoshmëri.”

Më 11 shtator 2013, gjatë kremtimeve të festës kombëtare të Katalonjës Diada, një grup ekstremistësh kishin bastisur librarinë katalonase në Madrid, ku kishin brohoritur me sloganet “Katalonja është Spanja”, ndërsa gjatë përleshjeve ishin lënduar 5 persona. Pas hetimeve në lidhje me këtë ngjarje, 14 të akuzuarit ishin dënuar nga gjykata e qyteti me nga 6 deri më 8 muaj burg. Ndërsa Gjykata e Lartë duke e prishur këtë vendim, për shkak “diskriminimit ideologjik” kishte vendosur që të akuzuarit të dënohen me nga 3 vite e 11 muaj dhe 4 vite e 2 muaj burg.

Kryetari i Berlinit kërkon që Trumpi të mos ndërtojë mur

Aktivistët në Berlin kërkojnë që presidenti amerikan të mos ndërtoj mure që ndajnë por ura që bashkojnë

Kryetari i qytetit të Berlinit, Michael Mueller, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të mos ndërtojë mur përgjatë kufirit me Meksikën, dhe në këtë kuadër ia ka përkujtuar ish-presidentin republikan, Ronald Reagan, i cili kishte ftuar për shkatërrim të mureve të ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë.

“Ta keni parasysh paraardhësin tuaj Ronald Reagan. Duhet t’i mbani mend fjalët e tij: “rrënojeni këtë mur”. Prandaj ju them: zoti president mos e ndërtoni këtë mur”, tha mbrëmë Michael Mueller.

Berlini ishte i ndarë nga muri famëkeq nga viti 1961 e dei në vitin 1989, që ishte ndërtuar nga diktatura komuniste në ish-Gjermaninë Lindore, për t’i penguar shtetasit e vet që të kalojnë në pjesën perëndimore të Berlinit.

Ky ishte një simbol i shtypjes, të cilin Reagan synonte ta ndalte.

“Ne qytetarët e Berlinit e dime më së miri sa sa vuajtje dhe ndarje të kontinentit, i çimentuar nga telat me gjemba dhe betoni, ka shkaktuar muri”, tha Mueller.

Tash, kur Berlini është bërë simbol i Evropës së lirë, e jo i asaj të ndarë, “ne thjeshtë nuk duhet të pranojmë që e gjithë kjo përvojë historike e jona, të eliminohet nga amerikanët, atyre që në masë të madhe ua kemi borxh lirinë tonë”, tha Mueller.

Francë: Shqetësim për masat e Trumpit kundër emigrimit

Franca ka shprehur shqetësim lidhur me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për ta suspenduar emigrimin nga disa vende me popullatë shumicë myslimane.

“Kjo vetëm mund të na brengosë neve”, tha sot ministri i jashtëm i Francës Jean-Marc Ayraul.

“Mirëpritja e refugjatëve të cilët lagohen nga lufta dhe shtypja është pjesë e detyrës sonë”, tha ministri francez në Paris, gjatë një konference të përbashkët për gazetarë me zyrtarin e lartë gjerman, Sigmar Gabriel.

Mbrëmë, zoti Trump i ka nënshkruar disa urdhëra ekzekutivë, me të cilët refugjatëve nga Siria u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe suspendohen vizitat e shtetasve nga 7 vende me popullatë shumicë myslimane.

Sigmar Gabriel emërohet kryediplomat i Gjermanisë

57-vjeçarin Sigmar Gabriel e presin çështje të vështira në politikën e jashtme, në mesin e të cilave gjenden largimi i Britanisë nga BE, rritja e së djathtës ekstreme në Evropë dhe kriza me refugjatët

BERLIN – Kryetari i Partisë Social Demokratike (SDP), Sigmar Gabriel është emëruar ministër i ri Punëve të Jashtme, pasi nga kjo detyrë është larguar Frank Walter Steinmeier, i cili do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 12 shkurt si kandidati i vetëm i partnerëve të koalicionit.

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck përmes një ceremonie në Pallatin Bellevue fillimisht i ka dhënë dokumentin e lirimit nga detyra ministrit të deritanishëm Frank Walter Steinmeier, ndërsa më pas në këtë detyrë ka emëruar zv/kancelarin dhe ministrin e Ekonomisë, Sigmar Gabriel.

Në ceremoninë e emërimit ka marrë pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ndërkaq, në detyrën e ministrit të Ekonomisë në vend të Gabriel është emëruar Brigitte Zypries. Zypries, e cila në periudhën mes viteve 2002 dhe 2009 kishte qenë ministre e Drejtësisë, ishte sekretare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë.

Ndërkohë 57-vjeçarin Sigmar Gabriel, i cili vjen në detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme pas Steinmeier, e presin çështje të vështira në politikën e jashtme, në mesin e të cilave gjenden largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian (BE), rritja e së djathtës ekstreme në Evropë dhe kriza me refugjatët.

Gabriel paraprakisht ka theksuar se në Evropë ka nevojë për transformime, megjithatë, ai ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me atë se çfarë roli do të ketë Gjermania në këtë transformim.

Nga ana tjetër, në lidhje me krizën e refugjatëve, Gabriel kishte thënë se duhet shtuar mbështetja për Turqinë në këtë aspekt.

“Ne duhet të bisedojmë me Turqinë dhe t’u ndihmojmë atyre, sepse edhe kapacitetet e turqve janë konsumuar. E di se Turqia viteve të fundit ka dhënë përpjekje të shumta. Unë personalisht kam vizituar kampet e refugjatëve në të cilat standardet janë shumë të larta”, ishte shprehur Gabriel.

Pas tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik, duke aluduar në qeverinë gjermane, ai kishte thënë se mbështetja emotive ndaj Turqisë është dashur të jetë më e hershme dhe më e fuqishme. “Duhej vepruar më shpejtë. Ditën e njëjtë, apo të nesërmen”, kishte thënë Gabriel.

Ndërkohë, duke folur për negociatat e anëtarësimit të Turqisë në BE, Gabriel kishte deklaruar se gjatë jetës së tij politike “Nuk do ta shohë Turqinë si anëtare të BE-së”.

Ai kishte vlerësuar se Evropa nuk do ta pranonte Turqinë edhe sikur Turqia t’i plotësonte të gjitha detyrimet në procesin e anëtarësimit në BE.

Ndërkaq, Gabriel kishte shprehur kritika ndaj deklaratave se sanksionet që Gjermania i zbaton ndaj Rusisë duhen hequr për shkak të rolit të saj në krizën e Sirisë.

Pas deklaratës së Gabriel se do ta braktisë detyrën si kryetar i SDP-së dhe se nuk do të kandidojë për kancelar, kryesia e lartë e partisë me unanimitet kishte vendosur që kandidat për kancelar të jetë ish-kryetari i Parlamentit Evropian Martin Schulz dhe që ai të marrë detyrën edhe si lider i partisë. aa

Evropa shqyrton mundësinë e një force ushtarake

Udhëheqësit evropianë, u alarmuan nga komentet e kohëve të fundit të Presidentit Donald Trump se NATO-s “i ka ikur koha”. Që kur u krijua, në fund të Luftës së Dytë Botërore, kjo organizatë ka qenë në themel të sigurisë së Evropës, por disa udhëheqës të BE-së thonë se Evropa tani duhet të marrë përgjegjësinë për mbrojtjen e vet. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, pa mbështetjen amerikane. kontinenti do të përballej me një defiçit të jashtëzakonshëm në aftësi ushtarake.

Trupat gjermane po bëjnë përgatitjet e fundit të dislokimit në Lituani, në kuadër të përforcimit me 4000 mijë trupa të NATO-s, në shtetet balltike dhe Poloni.

Lëvizja ka si synim, që t’u krijojë siguri vendeve në kufi të aleancës. Por komentet e fundit të Presidentit amerikan, Donald Trump në një intervistë se NATO-s i “ka ikur koha”, i kanë tronditur aleatët evropianë.

“Përveç krizave që patëm vitin e kaluar, në Ukrainë, Siri, Detin e Kinës së Jugut, Korenë e Veriut etj, tani duket se paniku është gati të përfshijë edhe hapësirën transatlantike. Shtrohen pyetje nëse NATO-s i ka ikur koha apo jo? Bashkimi Evropian, a është diçka tyre?”

Përgjigjia e kancelares gjermane, Angela Merkel ishte se Evropa e ka tani fatin në duart e veta. Por BE-së do t’i duhet të bëjë një ndryshim dramatik në politikën e Bashkimit Evropian për të kompensuar çdo thyerje në aleancën me Shtetet e Bashkuara.

“Megjithëse ka pasur mjaft diskutime për një bashkëpunim më të ngushtë brenda Bashkimit Evropian, asgjë nuk mund ta zëvendësojë fuqinë ushtarake amerikane. Deri në 75 për qind e të gjitha aseteve në NATO u takojnë Shteteve të Bashkuara”.

Aktualisht Gjermania, së bashku me disa aleatë të tjerë evropianë në NATO, shpenzon shumë më pak se sa 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që kishin premtuar në vitin 2014, si fond për NATO-n.

“Gjermania ka premtuar se do t’i rrisë shpenzimet për mbrojtjen, por jemi ende larg dhe veçanërisht në një vit zgjedhjesh për Gjermaninë, shanset janë shumë të pakta për një rritje masive në shpenzimet e mbrojtjes”.

Anëtarë me peshë të NATO-s, si Franca, Gjermania, Spanja dhe Italia, duan një bashkëpunim më të ngushtë ushtarak dhe zbulimi brenda Bashkimit Evropian, një lëvizje që është mbështetur nga zyrtarët në Bruksel.

“Para së gjitash do të thotë që evropianët po e marrin seriozisht sigurinë e tyre. Kemi filluar ta bëjmë këtë shumë para referendumit në Britani, shumë përpara zgjedhjeve amerikane, sepse siguria është një përparësi për evropianët”.

Britania ka bllokuar përpjekjet për krijimin e një aleance ushtarake të Bashkimit Evropian, pasi druhej se mund të minonte NATO-n.

Por tani që Britania nuk do të jetë më pjesë e BE-së, thirrjet për një forcë ushtarake të Bashkimit Evropian mund të intensifikohen.

Partia Socialdemokrate në Gjermani nxjerr Martin Schulz në garën për kancelar

Politikani i BE-së Martin Schulz sjell mjaft përvojë. Por deri më sot politikani socialdemokrat nuk ka qenë aktiv në politikën gjermane.

Politika gjermane dhe Martin Schulz – deri më sot kjo mund të përmblidhej në një fjalë: Würselen. Qyteza Würselen me 38.000 banorë ndodhet në veri të qytetit të Ahenit. Këtu është rritur Martin Schulz, sot 62 vjeçar. Ai vazhdon të jetojë në këtë qytezë. Në ëürselen ai ka qenë njëmbëdhjetë vjet kryetar bashkie nga viti 1987 deri më 1998. Këtu ai menaxhonte me të motrën një librari.

Nga librashitës president i Parlamentit Europian

Për më shumë se 20 vjet, Schulz me profesion librashitës ёshtё aktiv në Parlamentin Europian. Rritja e tij politike dhe dominimi i tij i madh janë të ndërthurura pazgjidhshmërisht me Bashkimin Evropian. Si asnjë tjetër ai e di se si për të dhënë apel publik dhe mendimin e fortë në parlament në peshë gjithnjë politike Strasburg dhe Bruksel. Schulz lufton me pasion kundër burokracisë monstruoze tё BE-sё si dhe anijes kozmike Bruksel, qё ёshtё larguar gjithnjë e më shumë nga realiteti i jetës së shumë qytetarëve.

Schulz ishte ai që gjatё zgjedhjeve për Parlamentin Evropian më 2014 e solli nё vёmendjen e qytetarёve dhe siguroi akceptancёn pёr Parlamentin e BE-sё pothuajse tё padёshiruar në të gjitha 28 vendet anëtare. Përgjatё njё viti votuesit gjithashtu përcaktuan se cili do tё jetё është kryetar i Komisionit të fuqishëm të BE-së. Mё parё kёtё e zgjidhnin kryetarёt e shteve dhe tё qeverive pas dyerve të mbyllura. Vetë Schulz ishte kandidati kryesor i grupit socialist pёr postin e presidentit tё komisionit, por atij iu desh tё pranojё humbjen kundrejt kandidatit tё grupit konservator Jean-Claude Juncker. Kësisoj Schulz për më shumë se dy vjet ka qenë në krye të Parlamentit Evropian, si president i tij. Ai e njeh mirë politikën evropiane dhe është mjaft bindës me deklarimet e tij. Për kontributin e tij të veçantë për Evropën në vitin 2015 Schulz u nderua me Çmimin presitgjoz të Karlit të Madh në Ahen. Qysh nga viti 1950 nderohen me kёtё ҫmim tё gjithё ata qё kanё merita tё posaҫme pёr Europёn. “Uniteti europian është arritja më e madhe që nga iluminizmi!”, ëhtë shprehur Schulz duke marrë në dorëzim këtë çmim. Kjo është arsyeja, sipas tij, përse shumë vende e vlerёsojnё Europёn.

Fjalë të qarta për Rusinë, BE-në dhe Izraelin

Fakti që ai di t’i verë pikat mbi i në politikën ndërkombëtare, kjo do t’i vlejë atij edhe i politikan drejtues në Berlin. Lidhur me Rusinë nën presidentin Putin ai ka thekuar, se “Ajo që bën Rusia është e papranuehme. Pas veprimeve agresive të Rusisë qëndron një koncept i shoqërisë, një botëkuptim, që nuk ka të bëjë me filozofinë tonë evropiane të respektit reciprok dhe të të qenit të hapur.” Lidhur me temën më të preferuar të tij, Bashkimin Evropian dhe forcimin e tij, Schulz është hprehur: “BE-ja ndodhet në një gjendje të mjerueshme. Forcat ekstreme centrifugale fitojnë zgjedhjet dhe referendumet.  Nëse ne vemë tani në pikëpyetje thelbin e projektit evropian, atëherë ne rrezikojmë të ardhmen e brezave pasues.” Ai bëri bujë me fjalimin në Knesset, parlamenti i Izraelit, në shkurt 2014, ku duke folur në gjermanisht kritikoi politikën e ngulimeve hebreje. Një sërë deputetësh si rrjedhojë u larguan nga salla plenare duke përplasur dyert.

Rezultat i shkëlqyer për socialdemokratët

Ndoshta mënyra e Schulz-it për t’i shprehur gjërat qartë është edhe arsyeja, përse atë e preferojnë shumë. Sipas sondazheve të fundit ai është ndër gjermanët po aq i preferuar sa edhe kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel e shumë më i preferuar se kryetari i socialdemokratëve, Sigmar Gabriel. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 2014 ai si kandidati kryesor i socialdemokratëve fitoi në Gjermani për këtë parti 27,3 përqind, një rezultat shumë më i mirë krahasuar me atë të kandidatit socialdemokrat për kancelar një gjysmë vitit më parë (20014) Peer Steinbrück (25,7 përqind).

E po ashtu edhe brenda partisë e duan Schulz-in. Në shtator 2013 ai u zgjodh me gati 98 përqind si i ngarkuari për Evropën. Me këtë ai arriti rezultatin më të mirë në kryesinë e socialdemokratëve. Mbetet të shihet nëse Schulz në zgjedhjet parlmentare 2017 do të ketë sukses kundrejt kristiandemokrates Angela Merkel.

Papa Françesku: mafia, korrupsioni dhe terrorizmi plagët e vërteta shoqërore

Fenomeni mafioz, “për t’u kundërshtuar e luftuar”, është “shprehje e kulturës së vdekjes”, që e lufton haptas fenë dhe Ungjillin. Kështu u tha sot Papa Françesku 40 anëtarëve të Drejtorisë Italiane Antimafie dhe Antiterrorizëm, që i priti në Vatikan. Mos u shkurajoni, vijoni të luftoni kundër korrupsionit dhe dhunës, u bëri thirrje, duke nënvizuar se paratë e përgjakura të mafies çojnë drejt një “pushteti të padrejtë”.

Shoqëria ka nevojë të shpëtojë nga korrupsioni

Mafiozët, theksoi Ati i Shenjtë, shfrytëzojnë mungesat ekonomike, shoqërore e politike të një vendi e aty gjejnë terrenin e përshtatshëm për të realizuar planet e tyre. Kur këto mungesa bëhen globale, veprimtaria kriminale mund të kthehet në terrorizëm, i cili po bëhet gjithnjë e më kozmopolit e më shkatërrues:

“Shoqëria ka nevojë të shpëtojë nga korrupsioni, nga grabitja, nga trafiku i paligjshëm i drogës dhe i armëve, nga trafiku i njerëzve, ndër të cilët edhe shumë fëmijë të skllavëruar. Janë plagë të vërteta shoqërore dhe, njëkohësisht, sfida globale, që bashkësia ndërkombëtare është e thirrur t’i përballojë me vendosmëri”.

Rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet shteteve

Që këndej, rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet shteteve:

“Kjo punë, e realizuar me bashkëpunim dhe me mjete të përshtatshme, ndërton një digë të frytshme dhe një postobllok sigurie për krejt bashkësinë… Ju ftoj të bëni çdo përpjekje, veçanërisht, në luftën kundër trafikut të njerëzve e kontrabandës së emigrantëve: këto janë krime shumë të rënda, që prekin më të brishtët ndër të brishtë!”

Të mirëpresim emigrantët

Duhet të kujdesemi më shumë për viktimat, kërkoi Françesku. Shpesh, ata, që e pësojnë nga trafiku i njerëzve, janë emigrantë në kërkim të paqes dhe të jetës më të mirë. U duhet dhënë ndihmë ligjore e shoqërore:

“Ata, që ikin nga vendet e tyre, për shkak të luftës, të dhunës e të persekutimeve, kanë të drejtë të priten si duhet e të mbrohen nga vendet, që e quajnë veten ‘të qytetëruara’”.

Të punohet për integrimin në shoqëri të të dënuarve

Krah shtypjes së krimit, vërejti Papa Françesku, duhet menduar edhe për integrimin në shoqëri pas dënimit. Familjet, shkollat, bashkësitë e krishtera, realitetet sportive dhe kulturore, bëri thirrje Ati i Shenjtë, duhet të favorizojnë krijimin e ndërgjegjes së re, orientuar nga moraliteti e ligjshmëria e jetës së ndershme, paqësore e solidare, që pak nga pak fiton mbi të keqen dhe i hap rrugën së mirës. Sepse fenomeni mafioz s’mund të sjellë tjetër, përveçse kulturën e vdekjes:

“Ai e kundërshton në rrënjë fenë dhe Ungjillin, që janë gjithnjë për jetën. Kush ndjek Krishtin, ka mendime paqeje, vëllazërie, drejtësie, mikpritjeje dhe faljeje. …Ndërsa paratë e punëve të ndyra dhe të krimeve mafioze janë të lyera me gjak e çojnë drejt një pushteti të padrejtë. E të gjithë e dimë se djalli hyn nga xhepat: aty është korrupsioni i parë”.

Francë, mbyllen 834 faqe interneti

Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Le Roux tha se qeveria e tij në vitin 2016 ka kërkuar bllokimin e 834 faqeve të internetit në kuadër të luftës kundër pornografisë me fëmijë dhe përmbajtjeve terroriste

LILLE – Autoritetet franceze gjatë vitit 2016 kanë lëshuar urdhër për bllokimin dhe kërkimin e qindra ueb-faqeve, çka paraqet rritje të konsiderueshme në raport me një vit më parë.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Bruno Le Roux gjatë një fjalimi në konferencën për sigurinë kibernetike deklaroi se qeveria e tij në vitin 2016 ka kërkuar bllokimin e 834 faqeve të internetit dhe hulumtimin e 1.929 të tjerave, në kuadër të luftës kundër pornografisë me fëmijë dhe përmbajtjeve terroriste.

Duke mos dhënë më shumë detaje, Le Roux tha se shifrat që prezantoi paraqesin “rritje të madhe” në krahasim me të dhënat mbi online sigurinë nga viti 2015. Sipas ligjit nga viti 2011, autoritetet franceze mund të bllokojnë internet faqet pa urdhër të gjykatës.

Steinmeier: Gjermania të përgatitet për kohë të trazuara gjatë presidencës Trump

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, thotë se vendi i tij duhet të jetë i gatshëm për kohë “të trazuara” gjatë mandatit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një shkrim të tij të djeshëm në gazetën gjermane, Bild, zoti Steinmeier tha se megjithqë Gjermania duhet të përgatitet për “paparashikueshmëri dhe paqartësi” me administratën Trump, ai beson se Berlini do të gjejë “dëgjues të kujdesshëm” në Uashington, të cilë e dinë se edhe “vendeve të mëdha u duhen partnerët në këtë botë”.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, të cilën Trumpi e ka kritikuar për lejimin e më tepër se një milioni të emigrantëve të hyjnë në Gjermani, prej vitit 2015, ka thënë se ajo do të shikojë të gjejë kompromis me Trumpin, në çështjet siç janë tregtia dhe shpenzimet ushtarake.

Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel, tha para disa ditësh se Gjermania duhet të përgatititet për “udhëtim të ashpër” me administratën Donald Trump, dhe se ndoshta Evropa do të dëshirojë të krijoj politikë të re ekonomike, nëse zoti Trump i zhvillon praktikat protekcioniste tregtare.

Zyrtarët gjermanë, po ashtu, janë të brengosur me deklarimet e presidentit Trump për NATO-n, se është e “vjetëruar” dhe e ka kritikuar aleancën se nuk ka bërë sa duhet për luftimin e terrorizmit.

Ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, në një intervistë të publikuar sot në gazetën Handelsblatt, tha se “NATO-ja nuk është marrëveshje biznesore dhe se ju nuk mund ta bleni besimin”.

Një nga sukseset më të mëdha të CIA-s konsiderohej Tuneli i Berlinit Nga Albana M.Lifschin

Tuneli i Berlinit

Para vënies në shërbim të avionëve spiunë U-2, një nga sukseset më të mëdha të CIA-s konsiderohej Tuneli i Berlinit. Shërbimi inteligjent amerikan e ndërtoi këtë tunel në Berlinin lindor duke bërë të mundur të regjistronte kështu të gjitha bisedat telefonike midis shtetit të Gjermanisë lindore dhe ushtrisë së kuqe të Bashkimit Sovjetik.

Për ndërtimin e tunelit u shfrytëzua një vënd rreth afro 1km, i bombarduar në rrethinat e Berlinit. Puna për ndërtimin e këtij tuneli mori 4 muaj. U punua në mënyrë të maskuar ndihmuar nga fakti që aty pranë po ngrihej një bazë ajrore amerikane. Puna për ndërtimin e bazës ishte një maskim shumë i mirë për punimet që bëheshin për gërmimin e tunelit. Kompania amerikane e telefonave “Bell” solli atyekspertët e saj për të instaluar telefonat e CIA-s kështuqë telefonatat prej Berlinit komunist, duke përfshirë edhe ato me Moskën,Varshavën, Pragën, Budapestin, Bukureshtin dhe Sofjen, kalonin nëpërmjet sistemit të përgjimit të shërbimit inteligjent amerikan. Në tunel brënda kishte ajër të kondicionuar si edhe sistem ngrohës.Kishte zyra, fjetore dhe ambjente argëtimi.

Personeli i shërbimit ishte 24 orë në punë dhe specialistë në të gjitha gjuhët e Evropës lindore. Ata përgjonin bisedat që bëheshin në shtabin e ushtrisë së kuqe në Pankou, ambasadën sovjetike në Berlinin lindor, gjithë ministritë e Gjermanisë lindore si edhe linjat private të shefave të mëdhenj sovjetikë dhe atyre të Gjermanisë lindore. Bisedat telefonike vinin për analiza nga specialistët e CIA-s në Washington. Asnjë bisedë nuk nënvleftësohej. Tregohej kujdes që sovjetikët dhe Gjermania lindore të mos binte në erë të kësaj pune. Operatorët gjermanë të shërbimit telefonik nuk duhej të diktonin rënie të fuqisë së linjës gjë që mund të ngjallte dyshime.

Sidoqoftë puna nuk ishte pa rreziqe. Në dimrin e 1955 kur stuhia e dëborës kishte mbuluar Berlinin, diku mbi tunel nganxehtësia e brëndëshme e sistemit ngrohës, dëbora kishte shkrirë duke krijuar kontrast me trashësinë e dëborës përreth. U dha alarmi dhe sistemi ngrohës në zyrat e tunelit u mbyll menjëherë. Qe fat i madh që dëbora mbuloi përsëri dhe ajo pjesë e zhveshur u zhduk.Natyrisht, punonjësit e CIA-s brënda në tunel u desh të punonin me pallto derisa koha u ngroh përsëri dhe dëbora jashtë qe shkrirë.

Një incident tjetër i cili ngjalli frikën e zbulimit nga rusët ndodhi nga pakujdesia e përgjuesve të bisedave telefonike. Ishte fjala për një bisedë private midis një komandanti të ushtrisë së kuqe dhe gruas së tij. Gruaja qe shtatzanë dhe priste të lindte. Një nga gjeneralët amerikanë, që kishte dëgjuar bisedën e tyre telefonike, qëlloi të ndodhej në një ceremoni të përbashkët të organizuar në Berlin ku qe ftuar edhe komandanti sovjetik. Në pritje u servirën pije alkolike. Një moment gjenerali amerikan u ndodh përballë komandantit sovjetik dhe tha: “Dëgjova që së shpejti do bëheni baba. Urime. Shpresoj që djali juaj do bëhet po aq i zoti sa edhe i ati.”

Përkthyesi i gjeneralit, që rrinte pranë tij, u mat të bënte përkthimin por në moment gjenerali kuptoi gafën që kishte bërë dhe me një  lëvizje të menjëhershme, si padashur pengoi përkthyesin i cili u rrëzua përtokë. Duke u përkulur mbi të për ta ndihmuar të ngrihej gjenerali i pëshpëriti: Mos e përkthe atë frazë! Thuaj diçka të përgjithshme për miqësinë midis dy popujve tanë. Incidenti u raportua urgjentisht në shtabin e CIA-s dhe u ndenj me zemër të ngrirë derisa të verifikohej nëse komandanti rus dinte anglisht. U mësua që ai madje nuk dinte as gjermanisht.

Tuneli i Berlinit funksionoi normalisht pa u zbuluar për 9 muaj derisa më në fund u dekonspirua nga dubël agjenti anglez Xhorxh Blejk. Policia e Gjermanisë lindore dhe agjentët sovjetikë në Prill 1956 shpërthyen në tunel por gjetën aty vetëm filxhanët e kafes mbi tavolinë.(Perfshire ne librin tim ” Udhetim ne Historine e Amerikes”.

Marine Le Pen: Europa ka vdekur

“Europa ka vdekur, por ajo këtë ende nuk e di. Ka dështuar në çdo aspekt. Si ekonomi rritja është shumë e ngadaltë. Nga pikëpamja sociale papunësia dhe varfëria është shumë e lartë”

BERLIN – Liderja e Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë (FN) në Francë, Marine Le Pen, ka deklaruar se Europa ka vdekur, por ajo vetë këtë ende nuk e di.

Në një deklaratë për gazetën Bild am Sonntag, Le Pen tha se “Europa ka vdekur, por ajo këtë ende nuk e di. Ka dështuar në çdo aspekt. Si ekonomi rritja është shumë e ngadaltë. Nga pikëpamja sociale papunësia dhe varfëria është shumë e lartë. Në çështjen e sigurisë BE-ja ka mbetur e pafuqishme në mbrojtjen e kufijve të saj, ku madje edhe ne nuk mund të na mbrojë përballë terrorizmit.”

Pasi ka folur edhe për të ardhmen e Francës në BE, Le Pen është shprehur se “Do të kërkojmë mbrapsht nga BE-ja sovranitetin tona në çështjet që përbëhen nga kufijtë, ekonomia, gjyqësori, etj. Nëse BE-ja shprehet ‘po’ atëherë do të formojmë Europën të përbërë nga popujt. Ose nëse shprehet ‘jo’ atëherë unë i shpjegoj dhe e kaloj në votim këtë francezëve, se jemi të detyruar të dalim nga BE-ja.”

Pas pyetjes rreth opinioneve për ata që kanë protestuar në Koblenz, Le Pen ka vlerësuar se “Këto janë njëlloj gjithmonë; të majtë ekstremë. Këto njerëz nuk e kanë pranuar asnjëherë demokracinë. Të flasësh lirisht i përket demokracisë. A ju duket normale që ne të ruhemi nga qindra policë?. Geert Wilders (Holanda), Fronti Kombëtarë dhe AfD (Partia Alternativë për Gjermaninë) nuk kanë protestuar asnjëherë që të mos flasë askush. Ne jemi demokratët.” aa

Steinmeier: Fitorja e Trumpit shënon një epokë të re

“Me fitoren e Donald Trumpit, bota e vjetër e shekullit të 20-të përfundimisht ka marrë fund, dhe se akoma nuk është përcaktuar se si do të duket e nesërmja”

BERLIN – Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier thotë se fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënon një epokë të re, dhe se Berlini zyrtar së shpejti do të ndërmarrë masa për të siguruar një bashkëpunim të ngushtë dhe të besueshëm trans-Atlantik me administratën e re, të bazuar në vlerat e përbashkëta.

Në një opinion të publikuar të dielën në të përditshmen gjermane Bild, ai shkruan se “me fitoren e Donald Trumpit, bota e vjetër e shekullit të 20-të përfundimisht ka marrë fund, dhe se akoma nuk është përcaktuar se si do të duket e nesërmja.”

Ai thotë se me çdo ndryshim të fuqive krijohen paqartësi, dyshime dhe pikëpyetje, por siç thotë më tej, aktualisht në kohën e çrregullimit global ka shumë gjëra të cilat janë vënë në lojë.

Steinmeier thotë se bashkë me Uashingtonin do të promovojë tregtinë e lirë dhe përpjekjet e përbashkëta kundër ekstremizmit.

Ai u shpreh i sigurt se Gjermania do të gjejë një bashkëbisedues në Uashington të cilët e dinë se edhe vendet e mëdha kanë nevojë për partnerë. aa


Send this to a friend