VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Poetja shqiptare Irma Kurtin nderohet me çmimin e parë në Konkursin Letrar Ndërkombëtar “Scriptura”

By | May 15, 2019
2 Comments
  • author avatar
    Anonymous 8 months ago Reply

    Urime autores.
    Poezi vertet e perkryer. Sa e lehte per ta kuptuar poaq reale dhe e trisht.

  • […] Poetja shqiptare Irma Kurtin nderohet me çmimin e parë në Konkursin Letrar Ndërkombëtar “Scri… […]

Komentet

DJE TË KAM PUTHUR NË BUZË – Poezi nga PEDRO SALINAS – Përktheu FASLLI HALITI

 

     1891 -1951

 

Pedro Salinas y Serrano (Madrid, 27 nëntor, 1891 – Boston 4 dhjetor, 1951) eshte një poet spanjoll që i përkasin brexit të 1927.

 

 

DJE TË KAM PUTHUR NË BUZË

 

 

Dje të kam puthur në buzë.

Të putha në buzë. Përvëluese, të kuqe.

Një puthje kaq të shkurtër

zgjati më shumë se një përndritje

e një mrekullie, dhe më shumë.

Koha, pasi të putha,

nuk vlente më për asgjë

tashmë, për asgjë    

kishte vlejtur  më parë.

Në puthje fillimi i saj dhe fundi i saj.

 

Sot po puth një puthje;

jo vetëm me buzët e mia.

I vë

jo në buzë, jo, jo më,

– ku iku? –

I vë

mbi puthjen që të dhashë dje

mbi buzët e bashkuara

nga puthja që puthën.

Dhe zgjat kjo puthje

më shumë se heshtja e dritës.

Sepse unë nuk puth tani

as një copë mish as një buzë

që arratiset, që më ikën.

Jo.

Po të puth më larg.

EKONOMIA E DASHURISË – Poezi nga NORMAN MAILER – Përktheu FASLLI HALITI

 

     

     1923 -2007

 

 

Norman Mailer Kingsley (Long Branch, 31 janar, 1923 – New York, 10 nëntor, 2007). ishte një shkrimtar amerikan, anëtar i Generation Beat. Gjithashtu ai ka punuar për kinemanë si aktor dhe regjisor. Nga librat e tij disa janë kthyer në skenarë.

 

 

 

EKONOMIA E DASHURISË

 

 

Sytë e tu

      janë të bukur

Tha dashuria

                      ime

Po thashë unë

                      sytë e mi

                      panë

                             gjirin tënd

                             prandaj edhe

                             janë

                                 të bukur.

 

(por zemra ime

Ishte e zhytur

në atë

llogaritje

të shpirtit

që mat

fitimin

dhe koston

e transformimeve

nga bukuria

në pushtet)

 

Sytë e tu

         janë të bukur

         tha dashuria ime

         dhe më

                    la

                    pastaj

PASHË QARTË – Poezi nga JACK KEROUAC – Përktheu FASLLI HALITI

 

1922 – 1969

 

JACK KEROUAC (1922 – 1969),

Shkrimta dhe poet  amerikan.

 

 

PASHË QARTË 

 

Pashë

                qartë

                          skeletin

 nën gjithë

                këtë

                       shfaqje

                                

                                 të personalitetit

ç’gjë

        mbetet tjetër

                         nga njeriu

dhe gjithë krenaria e tij?

dhe gjithë mezet e natës…

   dhe damixhanët e pijeve

                      poshtë fytit

                                     … eshtrat- kalben

                                                në varr,

                                                tiparet e fytyrës

                                                transformohen në krimba

                                                  .

                                                   .

                                                    .

                                                     .  

               e nga ai

                            s’dihet më

                                              asgjë

                                                .

                                                 .

                                                  .

                                                   .

 

 

Jeta është e sëmurë

Qentë kolliten

Bletët fluturojnë

Zogjtë çukitin

Pemët priten

Pyjet vajtojnë

Njerëzit vdesin

Dëmtuesit provojnë

Librat gënjejnë

Milingonat fluturojnë

Përshëndesin

HIMNI I JETËS – Poezi nga ATDHE GECI

– poezi nga libri “Indi dhe Qenia”

Këtë himn solemn të librit po e hapi
me vargjet më të nxehta të shpirtit
dhe vuajtjet e rënda të së kaluarës
Në poezi asgjë s´lind jashtë njeriut
por, nga oksigjeni i gjakut jetësor
nga muza e përdhimbjeve njerëzore
si dhe nga afritë e largësitë e paana!

Zgjohu kënga ime, zgjohu vargu im
kemi edhe shumë udhë për të bërë
kemi dhe shumë vuajtje para vetes
zgjohu, dhe shihe atë që e sheh syri
zgjohu, e shihe çka dëgjojnë veshët
zgjohu, e shih çka feston mashtrimi

Midis të tri oktaveve të frymëzimit
poezia i ruan jetët e papërsëritshme
ca të fshehta të palulëzuara të jetës
mugullima jo dhe aq të lavdëruara
Hapja epokave poetike nga poetët
është vetëm një hap për vetëçlirim
për të fituar mbi dritëpaktën e jetës

Në çastet më hymnore të krijimit
poetët janë ujëvarat që s´shterrojnë
Lir, poezia zë kokër tek e dashura
tek sytë e saj që dëgjojnë e presin
dhe tek flaka e saj që s´ka të shuar!
Në detin e paanë të gjuhës, nuk ka
të çara midis fjalëve dhe germave
poezia është e lehtë për t´u kuptuar
dhe kombëtare në shprehje e figurë!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2020

Profesor, si e ke “plakën?!” *- Tregim nga Përparim Hysi

Duro Selimi qe mësues letërsie dhe,ngaqë kishte   gati 40-vjet që e jepte këtë lëndë, nga të rinjtë thirrej “profesor”. Ishte apo nuk ishte profesor,për tregimin tonë nuk ka fare rëndësi. Tani,kur me  sy po ia bënte pensioni,e kishin emëruar inspektor në Drejtorinë Arsimore të rrethit. Rrethi  ishte goxha i madh dhe, veç 6 shkollva të mesme, kishte dhe mbi 70-shkolla 8-vjeçare. Ngjarjet në këtë tregim zhvillohen në 10-vjeçarin e parë të viteve ’90- të, kur ende 8-vjeçarja nuk qe kthyer në 9-vjeçare.
Duro Selimi qe mësues shumë skrupuloz dhe kjo egzigjencë e tij në punë kish bërë që t’i ofrohej vendi i inspektorit.
Qe pak paradoksal ky emërim dhe pak si një përjashtim. Në një seminar kombëtar që u organizua nga Ministria e Arsimit qe i vetmi nga fshati që mbulonte rrethin e tij. Gjuhën e kish shpatë dhe debatonte nga ana profesionale me këdo nga specialistët. Jo vetëm debatonte, por gjithmonë kish fituar diskutimi i tij racional. Kur vinte për kontroll, kurrë nuk qe prepotent, por,  përkundrazi, qe shumë i pranueshëm në diskutim dhe gjithmonë ndihmonte me fjalë e këshilla. Vartësit shihnin tek ai jo inspektorin që të bënte gjëmën, por kolegun që dinte të vinte pikat mbi i.
                                                      *      *    *
Shumica e mësuesëve që jepnin gjuhë-letërsi, ishin femra. Qenë të moshave të ndryshme dhe ai,lehtësisht, vinte re se si skuqej njëra apo tjetra, kur shkonte  për kontroll. Për ta zhveshur sado pak nga emocionet, i thoshte mësueses:- Zëre se në mësim të ka ardhur një shoqe a shok nga i cili nuk druhesh. Kjo këshillë qe në të mirë të orës  së mësimit,por jo gjithmonë ndodhte kështu, Kishte prej tyre që, ngarkuar  emocionalisht, i kapte një gërç  dhe nuk arrihej qëllimi  i mësimit. Kur bënte analizën, ai,urtë e butë e plot tiganin, ia vinte në dukje të metat dhe, pasi i linte një afat kohor racional, kthehej përsëri dhe,kur vinte re që ishte vënë poshtë ai lloj”gërçi”, e përqafonte mësuesin apo mësuesen , se dhe vet dihej mirë nga kjo arritje në dobi të punës.
Duro Selimi qe tip që bëhej me të”zi” e të”bardhë” dhe krijonte  intimitete.Qe tip i afrueshëm dhe,nganjëherë, arrinte puna aq: sa duhej fre, se sa shtyrje. As e kërkonte aventurën, por dhe nuk i shmangej asaj. Shkurt: i”haheshin  hudhrat” dhe, ca më shumë ato”që rriteshin në kopshtin  e botës”. I tillë qe, por kurrë nuk abuzoi  me detyrën apo ta përdorte fuksionin e tij si mjet shantazhi ndaj vartësve. Tjetër detyra dhe tjetër privatësia e seclit.
                                                     *     *    *
Mësuesja qe  e re. E sapomartuar dhe ndryshe nga kolegët e tjerë,kishte ardhur nga jugu dhe,kur pa inspektorin, ca nga emocionet dhe ca nga tualeti i rëndë i një nuseje taze, u duk si një kungull i porsapjekur dhe porsa dalë nga furra.. Ajo nuk kish guxim që ta shihte inspektorin, por tejskuqja u vu re ng inspektori. Mësimin,pothuaj, e mori dreqi dhe mësuesja,ngaqë e kuptoi mirëfilli këtë,ish gati të lotonte. Ra zilja dhe,ndërsa nxënësit dolën për pushimin e gjatë, mësuesja, me sy të përlotur,po priste ndëshkimin.
-Çfarë pate?- pyeti ai.
Ajo uli kokën dhe gati po mbytej.
Ai u afrua, ia kapi kokën me të dy duartë dhe me një butësi(që ajo nuk e priste),i foli:- Dëgjo! Kështu mund t’i ndodh kujtdo. Zëre se nuk kam parë asgjë. Nuk dua të shoh lot dhe, kur të vijë pas dy  muajësh, dua të shoh përparimin e nxënësve.Ka vetëm një sekret në mësimin e leximit,- porositi ai:-Vëri nxënësit të lexojnë. Po nuk arritën një lexim shprehës, kurrë nuk arrijnë të nxjerrin pika plani,idenë kryesore apo të bëjnë  analizë personazhesh. Mësuesja dëgjonte kokëulur, pa e vështruar dot në sy.
-Më shiko në sy,- foli ai.
Ajo i hodhi sytë dhe,nga fjalët e ngrohta, qe gati t’i hidhej drejt e në gjoks,  se aq mirënjohëse ndihej. Atë ditë,inspektori, pa dhe regjistrat dhe dokumente të drejtorisë dhe premttoi se do vinte një herë tjetër.
                                                                 *      *    *
Sado që kish premtuar për t’u kthyer pas dy muajësh,ndodhi diçka e papritur. Pas një jave,Durim Selimin, e thirri drejtori në zyrë. –  Dëgjo,- i tha drejtori, do shkosh nesër në X… shkollë,se ka një ngjarje festive. Shkolla do marrë emrin e një mësuesi veteran (është ndarë nga jeta).Ky mësues i vjetër, ish-normalist e ka filluar punën si mësues në KOSOVË dhe pjesëmarrja do jetë e madhe. Do përshëndetësh në emër të DREJTORISË  dhe, sa për të tjerat, i  di vet ti. Durimi u vesh dhe u ngjesh si për festë dhe, kur arriti tek shkolla, u takua përzemërsisht me gjithë personelin. Sot shkolla nuk kishte mësim   dhe secili nga mësuesët ndihej i çliruar nga emocionet. Qe ulur në një nga karriket në drejtori dhe,kur po i hidhte një sy fjalës që do mbante, trokiti dera. Pa i thënë “hyr” trokitësit, pa që hyri ajo. Ajo nusja që mend u mbyt me lot. U ngrit që t’i jepte dorën dhe ajo,jo vetëm e pushtoi me forcë e ngrohtësi,por dhe ca më tepër: një fllad freskie ra mbi buzët e inspektorit. Ai u  trondit: jo se nuk e pëlqente këtë”lloj flladi”, por frikohej nga befasia e ardhjes të dikujt. Janë që të gjithë tek palestra,- i tha ajo si për t’i nxjerrë frikën,- dhe,papritur, ia mbështeti buzët e saj të freskëta e të njoma. Inspektori donte që ky “idil” të zgjaste pa mbarim, po frika a nuk ruan vreshtat? Gjithmonë doja ta shpërbleja atë që bëre për mua,-tha ajo. Kaq është sa për”gudulisje”,- shpotiti ajo. Dhe iku. Inspektori u fut prapë në lëkurën e tij,Rregulloi pak veshjen (e vërteta nuk kishte pasqyrë aty), futi fjalimin në mes një dosjeje dhe,tek dëgjoi zilen, doli në koridor. Nxënësit qenë rreshtuar. Si”presidium” për mysafirët shërbeu platforma e betonit dhe,pas nxënësve, plot prindër  e bashkëfshatarë të ish-mësuesit veteran.Për shëndetën mysafirë,veteranë dhe DURIM SELIMI e bëri fora me fjalën përshëndetëse. Tha,mes tjerash:- Mes këngëve popullore,dua të citoj atë për AVNI RUSTEMIN:”Libohova shumë e mirë/se kishte djalë AVNINË… dhe unë po them:” X… shumë i mirë/se ka patur djalë (këtu lakoi me ton të fortë emrin e mësuesit të ndjerë)… Sheshi, presidiumi dhe nxënësit duartrokitën stuhishëm.Ceremonia kaloi gëzueshëm dhe,pasi ikën shumica e pjesëmarësve, në palestër u shtrua dreka e festës. Midis tavolinave të mbushura plot,ish krijuar një mjedis për vallëzim. Kur ra”gongu” i një valci (drjetuesi,si me porosi, ua dha”forcën” femrave),inspektori pa se para tij, u përkul”flladi freskues”:- A mundesh,- sikur u lut ajo. Po unë jam”plak”,- desh të mbrohej inspektori dhe nuk mbaj mend,kur kam kërcyer së fundi. – Je nën”kontrollin” tim, për”leximin shprehës”,- shpoi  ajo. U ngrit dhe sikur u përtërit. Ky,”flladi freskues”, në momente relaksi, qe aq e dlirë, sa më tepër kish nevojë për fre. Tek rrotullohej, ai i tha:- Unë do kisha vdekur  me mendim tjetër për ty. Ajo,shpotitëse si askush tjetër, ia plasi:-Profesor, mbaje mendjen në mësim: më shkele këmbën!!! Jo, jo,- tha me vete ai,- qenka djallushe dhe do bërë kujdes me të. Kish veshur  një fustan pak më tepër se”allafrënga” dhe dy gjiret (do jenë të fortë-gur-kështu i mendoi ai),sikur ta bënin me sy.Inspektorin e mundi nepsi dhe,si për ta hequr paksa mendjen, i tha:- Unë as emrin nuk ta di. -Thëllëzë, Thëllëzë quhem,por andej nga jam unë, më thonë”fëllëzë”.- Moj,”fëllëzë”,- foli ai. Më more frymën,se të thashë që tani unë jam plak.
-Profesor,- tha ajo duke shkërbyer paksa fjalën”plak”,si e ke plakën?!!! Orkestra skur e zgjati shumë atë kërcim dhe profesorit,sado që u lodh, sikur i pëlqeu. Djallushja foli:-Zaret u hodhën, profesor dhe nuk e di,kur do flasë CEZARI?!!! Kjo e folur me”rotulla” bëri që profesorit, me të vërtetë, t’i vinte mendja rrotul.
*      *     *
Sado që nuk kish moshë për aventura, kur qe i ngeshëm, zuri të mendoj për”detyrën e CEZARIT” që i kish vënë mbi supe Thëllëza që i thoshin “Fëllënzë”. Duke i lakuar të dy emrat, kujtoi një këngë nga jugu”Thëllëzat që hedhin valle”. U kap pas vargjeve si i mbyturi pas filiit të kashtës  dhe u mundua të krijonte ndonjë vjershë dhe qoftë ndonjë”kalambur” që,edhe pse nuk do qe perfekt, të paktën do t’i mbante para sysh”flladin freskues” që,sado nuk qe prezent, po ia mbushte mushkëritë me ozon.Ajo e “hodhi vallen” dhe e”kërceu” mirë atë, por tani ç’do bësh ti, o lumëmadh,-gjykoi veten ai. Mirë këmbën ia shkele, por ajo”si e ke plakën”,sikur është këmborë e rëndë. Domethënë,”si e ke plakën”,se je plak dhe nuk merr dot”hak”. I ra pragut që të dëgjojë dera. Tek përsiatej me lloj-lloj gjykimesh e trillimesh, hynë dy kolegë të zyrës dhe u ulën mbi karriket e tyre. Sa thanë mirëmëngjes.i futën krahun Durimit dhe zbritën për tek klubi ku pinin kafenë e mëngjesit. Sa do bënin këmbë tek klubi, u rrëfye ajo si me porosi. I përshëndeti ata dhe me politesë,duke u skuqur, u tha:- Do më falni se kam një porosi për Profesor Durimin. Ai u nda pak mënjanë dhe ajo i dha një letër. Ma merrte mendja që nuk do ishe vetëm dhe në letër i shkruante,se e priste në ora17 në shtëpi. Për të larguar çdo dyshim nga kolegët e Durimit, para se të largohej,e ngriti zërin:- Do vij ta marrë sot përgjigjen,se nesër e kam  mësimin shembullor. U nda duke i dhënë dorën (sa do donte të mos e lëshonte atë dorë) dhe i hipi furgonit për në shkollë. Kolegët e hëngrën sapunin për djathë dhe,sa mbaruan  kafetë, shkuan në zyrë. Atje, në zyrë, Durimit po i hante tërë trupi. I dukej sikur ora 17.00,sapo vajti dhe ai u fut në”ujëra” me shtjella: në këto”ujëra” ai herë zhytej dhe herë mbytej. Qe hall dhe mall,njëkohësisht. “Halli ma kalli”,iu kujtua atij një shprehje nga Veriu ku kish bërë ushtrinë. Më tej, si CEZAR që qe “graduar” tashmë, mendoi: Thonë që MOISIU,PRIJËSI  i madh i HEBREJVE, ra në hall para DETIT të KUQ! Të keqen e DETIT të KUQ,o MOISI! Kjo,Thëllëza, që unë e quaj”flladfreskie”,është ca më e thellë se ai det.. Kam për t’u mbytur,- u thye si  i mundur. Dhe pastaj ajo shpotia tronditëse:- Si e ke plakën? Bobo,sikur të ndodhë vërtet që mos jem i zoti “për të marrë hakën”. Jo vetëm s’do kem surrat t’idalë përpara dhe jo më të shkojë e të kërkoj”lexim shprehës”. “Të pjerdhsha mu në lexim shprehës!- mallkoi. Ky, ky”leximi tjetër” tregon në je “profesor” apo je pulë e lagur. Qeshë mirë e bukur dhe rashë në bela. Thonë mirë në Dibër,- kujtoi ai:” Vajti Shyta për brina dhe la dhe veshët në ta!!!”. 
                                                               *        *     *
Ai shkoi atje dhe,sa hodhi sytë nga ballkoni, pa atë (kështu porosiste në letër) dhe mori vesh se ku duhet të ngjitej. E gjeti derën gjysëmhapur dhe hyri, pa u ndjerë. Ajo,ndërsa i tregoi derën e dhomës, i vuri shulin  derës hyrëse. Dhe pa folur fare i kërceu në gjoks. Mezi kish pritur dhe mend turfullonte nga kënaëqsia. Profesor,- urdhëroi duke shpotitur,- nuk arrihet “leximi shprehës” veshur. Pa m’u zhvish kollopan   dhe futu nën  jorgan! Ai, sado në moshë të babait të kësaj “riosheje” që nuk mbahej nga shpotitë,filloi të zbatojë një për një,”komandat” e saj. Ajo jo vetëm e   bombardoi me”batuta të rënda”,por, në të njëjtën kohë, u zhvesh dhe vet kollopan. Pastaj kërceu mbi krevat (ashtu si një bishë mbi prenë e vetë,- vërejti “profesori) dhe, kur hasi mbi “viktimën”, filloi t’ia rrufiste buzët me neps. “Viktima”,sado më gjakftohtë, nuk mund t’i bënte ballë një furie të tillë. Tanimë nuk kish të bënte me një”flladë freskie”, por me një vullkan në shpërthim. LLava e nxehtë e këtij”vullkani” e çau koren e magmës dhe me gjithë densitetin e saj vërshoi mbi”profesorin” . Tani profesori u kthye në CEZAR dhe bëri detyrën e tij “perandorake”. Tek ndiqte atë “lojë të vjetër sa bota”, si me përvojë që qe, s’kish si mos vinte re se ç’ndodhte me partneren e tij të re. Ajo e përjetonte me drithërima atë seks aq të lirë dhe nxirrte nga diafragma thirrje kënaqësie të tillë  sa dhe partneri sikur po shkonte në tjetër botë.
Në”finale” ajo u mblodh “kutullac”, sikur nga ç’bëri humbi një copë dhe, për ta rifituar atë që humbi, i tha profesorit:-Leximi shprehës fitohet me rilexim!
Aha,- u dorëzua profesori,-  a e di ti”fllad freskie” se sa vjeç jam unë? Mirë tha ajo dhe, pa e prishur terezinë, ngaqë ishte e lindur për shpoti, sulmoi:- Me  një”lëndë” ke mbetur me”provim në vjeshtë”. E mira pret dhe  përgatitu mirë, profesor. Mezi u ndanë nga puthjet reciproke. Profesori mori rrugën për në shtëpi. Atje, bri së shoqes, para se t a zinte gjumi, zuri e meditoj. Ç’djallushe që është? Dhe ka  ardhur nga një qytet provincial. Të nesërmen,kur po i afrohej zyrës,ndjeu që i foli ajo.Aty i hipte furgonit. I foli dhe  tani nuk i tha :-Si e ke plakën? -Mirëmëngjes, profesor! Mirëmëgjes, foli tërë kënaqësi ai. Jam duke i ushtruar nxënësit për”Leximin shprehës” dhe të presim, profesor. Ai po ngjiste shkallët e ndërtesës ku punonte dhe me sy përgjoi furgonin e”flladit të freskisë”. Leximi shprehës,-tha me vete. Po si mund të harroj?!!!
* përkimi i emrave është vetëm rastësi.

 
                                                    Tiranë, 15 janar 2020

PESCE D’APRILE – Poezi nga DIANE DI PRIMA – Përktheu FASLLI HALITI

 

 

Diane di Prima (lindur6 gusht 1934) është një poete amerikane. Ajo është gjithashtu një artiste, prozatore, memuariste, dramaturge, aktiviste e drejtësisë sociale, aktiviste për pranimin e dhjamit dhe mësuese.

Di Prima, është autore gati dhjetëra librave. Vepra e saj është përkthyer në më shumë se 20 gjuhë.

Poezi me rastin e ditëlindjes së gjyshit –

PESCE D’APRILE 

 

Sot është ditëlindja jote

dhe pothuaj

unë kisha provuar tashmë të t’i shkruaj këto gjëra,

por tani që çmenduri po trashet,

unë dua të të falenderoj

sepse më ke thenë se çfarë të pres më

sepse s’kanë lëvizur përtej grushta

në atë sallë të zymtë të Bronxtit

falemnderit

per të qarën tende te sinqerte e në kohë

për dëgjimin e shumë operave  italiane

zemërthyer për atë

që shkula flokët e mi kur

u zhvasja gjethet nga pemëve kështu

që të dije se ç’do të thotë, ne tani

jemi brenda, revolucioni,

deri te gjunjët dhe batica ngrihet,

përqafoj të panjohur nëpër rrugë,

plot me dashurinë e tyre dhe timen,

dashuria që na ke thënë ose vjen ose dhe jemi

të vdekur, ua the të gjithëve në atë park të Bronxit, unë dëgjoja

në muzgun pranveror të Bronxit, frymën e yjeve, aq të shkëlqyeshme

ti për mua me flokë të bardhë, shtati yt sytë e tu

krenar dhe blu, të rrallë tek një italian, dhe unë rrija

mënjanë duke të parë ty, gjyshi im

se njerëzit dëgjonin, dhe unë rri mënjanë

të dëgjoj ndërsa  u shërbej supën

të rinjtë me dritë mbi fytyrat e tyre

në tavolinën time, ata flasin për dashuri, flasin për revolucion

ç’është dashuria, dhe e theksojnë fort, oh, sa

do të na donit të gjithëve, do të buburnit mençurinë tuaj anarkiste mbi ne, duke shpallur Danten, Giordano Brunon, burra besnikë

për t’u shërbyer qëllimeve tuaja, mirë, duhet të dish

që e bëjmë për ty e për gjakun tënd, për Carlo Trescan,

për Sako dhe Vanzettin, pa e ditur

ose mendoni, se e bëjmë për Aubreu Beardsley

Oscar Wilde (të gjitha fanarët e rrugës do jenë vjoletë),

e bëjmë për Trotskyn e Shelleyn e të mëdhin / Kropotkin e lodhshëm

Sulmuesit e Eisenstein, mërzitjet e Jean Cocteau,

i bëjmë për

yjet mbi Bronx

që mund të shikojnë tokën

pa turp

 

 

Përktheu: Faslli Haliti

Takimet e mia (virtuale) me shkrimtarin Pajtim Statovci, rrëfim intim nga Bajram Sefaj

Do e gjej djaloshin Pajtim, në Helsinki, ku është e ku s’është!

(E kam lexuar romanin e tij të parë “Macja ime Jugosllavia”, përkthyer nga finlandishtja në frëngjisht (Mon chat Yugoslavia) nga ana e Claire Saint-Germain, botuar më 2016, nga ana e Shtëpisë botuese, jo gjithaq të njohur, “DENOËL& D’AILLEURS, nga Parisi).

——————

                Menjëherë, pasi u shfaq në tregun francez romani i tij i parë me titull “Mon chat Yugoslavia”, i autorit shqiptar, Pajtim Statovci, si kronist, edhe si dashamirë i letërsisë që jam, reagimi im ishte i shpjet, i menjëhershëm. E si mos të ishte i tillë, kur në Prishtinë kam miq e kolegë (që i dua shumë), me mbiemrin Statovci, duke llogaritur se Pajtimi, është bir  ndonjërit nga kjo familje e nderuar. Shpjet e për ngutë , ia “rreh telin” agjencisë Amazon. Porosis librin pa pyetur fare për çmim. Cout que cout, thonë francezet që, në shqip i bie: le të kushtojë sa të kushtojë, ose, edhe më mirë, le të del ku të del!

Ndërkohë që. agjencia e vyer me informon se, romanin do të ma sjell brenda një afati të shkurtër, prej etëm dy-tri ditësh, ishte kjo kohë e mjaftueshme që të shprish e hallakasë, të gjej sa më shumë shënime e të dhëna për këtë shkrimtar me origjinë nga Kosova që, romanin  e tij e parë “Kissani Jugoslavia”, në gjuhën finlandeze, Pajtimi e kishte shkruar, në moshë shumë të re, pa i mbushur mirë 24 vjet jete, e tjera e tjera.

Tashmë romanin “Mon chat Yugoslavia” e kisha në dorë dhe, si eturi në shkretëtirë, me etje e garbi, i m qepëm leximit të tij. (Është rasti i volitshëm të zbuloi një fshehtësi time intime: sa herë që lexoj roman të ndonjë autori shqiptar, të përkthyer nga shqipja në frëngjisht, kuptoj më mirë e me kollaj se kur lexoj në origjinal, ndonjë autor francez. Ndoshta edhe me të tjerët është kështu. Mua të ndihmojnë ambientet e ngjarjeve, emrat e personazhe, që i ndjej, thuaj se i njoh nga afër). Në rastin me romanin “Mon chat Ygoslavia”, ani pse nuk ishte shkruar në shqip, por ishte përkthyer frëngjisht nga gjuha finlandeze, (traduit du finois!), pothuaj se ngjante e njëjta gjë. Me tamam sikur ky roman, të ishte përthyer nga gjuha shqipe.

Pse?

Sepse ngjarjet që shtjelloheshin në këtë vepër letrare, vinin nga ambienti im i dashur, që e njoh aq mirë e që, aq shpesh, me shfaqe në ëndërr, sidomos pasi dergj ditët e fundit të jetës, në kurbet të zi. Vinin nga Prishtina. Vinin nga Kosova, tokë e djegur. Emrat e personazheve ishin puro shqiptare. Kur njëri nga personazhet kryesore, në mos kryesori, madje emrin e ka Bajram, jemi pra, emnak të një barku e të një gjaku. Shtojini këtu edhe shumë fjalë, madje edhe fjali të tëra, kryesisht të shënuara me korrektësi e pa gabime të rënda gjuhësore e gramatikore!

E kam lexuar, para më shumë se një motmoti, prandaj nuk e marr sikletin dhe ngarkesën, morale as profesionale, të përfol, përmbajtjen e kësaj vepre madhore letrare, që u prit aq mirë, si nga kritika letrare dhe,  që, ndërkohë u përkthye dhe u botua në disa gjuhë të madha të botës. Shtoj se, për shijen time, mundësia që e kam gabim kryekreje, por mua nuk me pëlqenin fare (nuk i kapërceja), i lexoja pa dëshirë e kënaqësi, ashtu sikurse me ka ndodhur kur, atëbotë, kam lexuar romanin “Metamorfoza” të autorit botërisht të njohur, Franc Kafka. Vitin e kaluar paska botuar romanin me titull “Bolla”, çka më se miri dëshmon se ke shkrimtar ka afinitet të veçantë, (ndoshta dashuri e simpati, ndaj maceve gjarpinjve, këtë nuk e di!). Sa jam me këtë libër në dorë, të them se, pos kapitujve të cilësuar, nuk u pajtova as me titullin e romanit, pse Macja tij qëllon bash Jugosllavia (e urrejtur për jetë mot nga ana e shqiptarët e Kosovës, posaçërisht. A nuk u gjend ndonjë titull tjetër. Nuk u pajtova fare kur Pajtimi, ndër mijëra mundësi të tjera, zgjedh për moto të romanit tij të parë, një citat, bajagi të gjatë,  nga romani i “Na drini ćuprija”, aq më parë, kur këtë roman, në frëngjisht në frëngjisht e ka përthyer nga serbokroatishtja. Pascale Delpech, (ish bashkëshortja e shkrimtarit të çmuar, me prejardhje hungareze, Danilo Kiš) që, pas luftë së fundit të përgjakshme, për disa vjet ushtroi një funksion të rëndësishëm ndërkombëtar në Kosovë. Në çarqet intelektuale shqiptare, mirë të informuara, të Kosovës, nuk njihet si mike e mirë e kombit tonë. Pak e besueshme është se këtë (mëkat) e ka bërë vetë përkthyesja pa marrëveshjen dhe bekimin e autorit. (Këtë do t’ia thamë në sy Pajtimit, veç, mos e takofsha kurrë. E, do të marr ymër me kredi, qoftë edhe me kamatë të lartë(!), e nuk shkoj në atë dynja pa e takuar këtë djalosh të talentuar shqiptar, shkrimtar finlandez me origjinë shqiptare!

Të shtoj edhe vetëm edhe një fjali, para se ta mbyll këtë histori: në qoftë se është e vërtetë se, më tepër se shkrimtarin vetë (personalisht), më e rëndësishme dje e vlershme,  është të njihesh me verën e tij, atëherë, kam shpresë se jam, nëse jo i pari, ndër të parët shqiptarë, që kam lexuar, “Macen…” e Kujtimit dhe me artin e tij letrar, kam pasur takim , shumë më përpara se atij, t’i bëhej një prezantim korrekt në të përditshmen prestigjioze të Prishtinës Koha Ditore, (e ditës së enjte të 23 majit të vitit 2019), kur në faqen 19, sillte një vështrim të gjatë të “The Guardiern”, mbi romanin “Crossing” nga Pajtim Statovci, duke e quajtur këtë vepër të re letrare të tij, “një odise shqiptare”. Poshtë fotografisë së Pajtimit shënohet ky veçim: ”Crossing” përfshin Bujarin dhe Agimin, të cilët rritën në fundin në fundin e diktaturës 40-vjeçare të Enver Hoxhës, kur Shqipëria paskomuniste rrëshqet drejt kolapsit shoqëror, ku fëmijët shiten në skllavëri, trafikim o0rganësh e prostitucion. Ëndrra e tyre është Evropa”. Pastaj pasuan edhe shumë e shumë shkrime, të shkrimtarit – “të lindur në Kosovë që po bën emër në Finlandë!”. Ndaj, shkrimtarisë së këtij të riu dhe afirmimit të tij, në përmasa më të gjëra, në arën planetare letrare, e vëmendshme, u tregua e përjavshmja (e re) letrare “Ex libris” nga Tirana, e cila, në dy numrat e saj të fundit, njërin pas tjetrit, solli informacione të bollshme lidhur më këtë shkrimtar dhe personalitetin e tij. Në numrin e saj të fundit (11 janar, ky vit) kur pashë titullin “Njëzet pyetje për Pajtim Statovcin”, zemra me zbriti në thembra! Thashë: e pat puna ime! Vdiqa ,me zhig, si reporter dhe gazetar gjurmues që jam, pa e realizuar bisedën e parë (ekskluzive), për lexuesit e masmediave shqiptare, me këtë krijues të ri shqiptar. Gjithnjë dike e konsideruar vetën si përgjegjës (a të privilegjuar). Zemra përsëri mu kthye në vend. Pyetjet për Pajtimin nuk ishin të ndonjë gazetar shqiptar, po të një të huaji, ashtu si e huaj ishte gazeta që i botonte. Ishin të përkthye shqip. U gëzova për këtë, e thashë: Po. Finlanda, ja ku është, një konop samari, djalli e marrtë! Kryeqyteti i saj, Helsinki e ka emrin Pajtim, të këtij shkrimtarit me origjinë shqiptare, tash i moshës tridhjetëvjeçare!

Sa t’i lidh mbathcat e këpucëve, (a të opingave gogishte!), do të marr rrugë për në Helsinkin e Pajtim Statovcit!

U krye!

Nga njëzet pyetjet këtij autori të ri shqiptar, ndava këtë, për hir të vërtetës se, në përgjigjen e tij, përmende sinqeritetin, të cilin unë, personalisht e kam për zemër dhe e kultivoj, dajma e pa kursim, aq sa kam takat. Për të tjerat s’i jap as pesë parë në tupan!

Pyetja: Cili nga librat e botuar në dymbëdhjetë muajt e fundit është i preferuari yt?

Përgjigjja e Pajtimit: -Qershia nga Nico Walker. E lexova me një frymë, pa u ngritur nga karrigia. Ç’libër i jashtëzakonshëm. Më goditi me sinqeritetin dhe gjuhën vërtet të bukur.

 

 

 

 

 

Botimi francez i romanit “Macja ime Jugosllavia” – 2016

Pajtim Statovci

 

 “Dhuntitë e Statovcit në letërsi janë të

jashtëzakonshme”.

The New York Times Book Review Pajtim Statovci (lindur në vitin 1990) është një romancier kosovar i rritur në Finlandë. Ai u shpërngul nga Kosova drejt Finlandës me familjen e tij kur ishte vetëm dy vjeç. Jeton në Helsinki dhe mban diplomë masteri për letërsi krahasuese nga Universiteti i Helsinkit. Si fitues i Çmimit Shkrimtari i Vitit në Helsinki për vitin 2018, momentalisht ai është edhe kandidat për doktoraturë në Universitetin e Helsinkit. Romani i tij i parë “Macja ime Jugosllavia”, botuar në vitin 2014, mori vlerësim të gjerë, si nga kritikët, ashtu dhe nga lexuesit. Ky roman i dha atij çmimin prestigjioz të letërsisë, Helsingin Sanomat. Juria vlerësoi aftësinë e shkrimtarit, i cili në atë kohë ishte ende 24 vjeç, për të kombinuar jorealen me realen, dhe për t’u dhënë simboleve të vjetra një kuptim dhe fuqi të re. “Macja ime Jugosllavia” u botua në anglisht në vitin 2017 nga shtëpia botuese amerikane Pantheon Books dhe shtëpia botuese angleze Pushkin Press. Romani ishte në listën e gjatë për Çmimin Ndërkombëtar Letrar të Dublinit. Romani i dytë i Statovcit, “Crossing”, botuar në vitin 2016, u vlerësua gjithashtu për prozën e qëndisur bukur dhe për trajtimin origjinal të motiveve. Në vitin 2016, Statovci fitoi Çmimin Toisinkoinen të Letërsisë. Botuar në anglisht në vitin 2019 nga shtëpia botuese amerikane Pantheon Books dhe ajo angleze Pushkin Press, “Crossing” është një libër finalist për National Book Award. Ndërsa romani i tretë i tij, “Bolla”, u botua në gusht të vitit 2019 dhe mori vlerësime të shumta nga mediat kryesore në Finlandë. Romani do të botohet në anglisht në vitin 2021 nga shtëpia botuese amerikane Pantheon Books, dhe nga ajo angleze Faber & Faber.

(Shkëputur  nga e përjavshmja Ex Libris, e shtunë, 11 janar 2020, faqe 2).

Cikël me etyde nga VIRON KONA

 

Yllësitë

 

Kur njerëzit bëhen të ditur,

dituritë e tyre bëhen dritë,

përshkojnë qiellin e errët,

kështu formohen yllësitë.

 

 

Mos u brengos miku im!

 

Rrugën s`ta ka zënë askush,

ka vend plot,për ty,për mua,

ec, mos nguro, tregoje veten,

mos u tërhiq, kështu të dua!

 

 

 

 

 

Diçka

 

Vlerësime,çmime gjithmonë do t`ndahen,

jeta kërkon variacion e shumëllojshmëri,

ndonëse vlerat humbin n`vozën e Danaut, 1)

disa grimca të florinjta i ruan kjo gjithësi.

 

 

S`paskemi jetuar kot

 

S`mundemi në këtë botë t`i bëjmë të gjitha,

sepse fuqitë dhe jeta na kanë vënë një kufi,

por nëse arrijmë të bëjmë më të mirën tonë,

kemi shtuar nga një grimcë:dhe unë,dhe ti.

 

 

Harrojmë veten tonë

Kur bëjmë bilancin e jetës,

dhe “thesin”  shohim bosh,

s`lëmë askënd pa fajësuar,

veçse harrojmë veten tonë.

 

 

Nëna

 

Për luftërat kam lexuar e dëgjuar nga shumë njerëz,

në përfytyrim më ngatërrohen histori e kundërshti,

veç gjithçka ma kthjellon zëri i merakosur  i nënës:

nderoni o bir, vajzat e djemtë që japin jetën për liri.

 

 

Engjëjt

Nëse ekzistojnë engjëjt,

me siguri ata janë fëmijët.

Nëse nuk ekzistojnë engjëjt,

engjëj kemi fëmijët.

Nëse duhet t`i krijojmë engjëjt,

ata përsëri do të jenë fëmijët.

 

 

……………………

 

1)Voza e Danaut: Sipas mitologjisë Danau ishte mbreti i Egjiptit. Meqenëse 50 vajzat e tij vranë burrat e tyre, u dënuan të qëndronin në Hadë duke mbushur parreshtur një vozë me fund të shpuar që s`mbushej kurrë.

 

2). 50 Vajzat e Danaut. Vajza të mbretit të Egjiptit, Danaut. Me urdhër të babai ato vranë 50 burrat e tyre. Për këtë u dënuan të rinin në Hadë, duke mbushur me ujë gjithë kohën një vozë me fund të shpuar, që s`mbushej kurrë.

Monolog – Poezi nga Neki Lulaj

 

Pse gjithë kjo plandër mbi supe

Vetvetën pse po e mashtroni

Zbërthja kopsat korës se këmishës

Shiqone rrëmetin për rreth vetës

Të pa gjeturit me ngulm kërkoni

Rendë,rendë po gaboni..

Toka ime plotë eshtra plumba e ka gjoksin

Deshmorët e qetë pse s`po i leni

Luftëtaret bonjakët i harroni

Ku janë të pagjeturit

Ç`është e tepërt ,tepër është

Përse vallë gjithë kjo shtirakti

Pse gjithë ky trap ? Ky ngërq? Ky zgrip?

Kjo po me tmeron

E toka jonë ka pellge gjaku

E gjoksin plot plagë

Hiqni zdërhallet nga karrikat

Uluni e bashkë punoni….

MODESTIA E KRIJUESIT DHE PESHA E VARGUT POETIK TE POETI RRAHIM SADIKU – Vështrim libri nga TAHIR BEZHANI

 

Rrahim M. Sadiku: “Vdekja vjen prej fjalëve të tilla”,poezi. Botoi “Lena Grafika Prishtinë,2017

“Sa herë ta prekësh fijen e flokut

gjaku me lot e vaj ka me t’u ngjisë.

Me ty avullohen djersët e s’u del flaka…”

 

Modestia si vlerë njerëzore dhe kulturë intelektuale, është pjesë përbërëse  e  poetit të mirënjohur, romansierit nga Vendenis i Besianës,z. Rrahim M. Sadiku.  Nëse modestia  ka si komponentë lidhës urtësinë, bamirësinë, fisnikërinë, respektin ndaj të tjerëve,këto i gjejmë në autoritetin e njeriut  në të gjitha aspektet. Pa tjetër se këto vlera embrionale tek njerëzit me ego të lartë, reflektohen edhe në punën e tyre,në këtë rast te krijuesi në fjalë.

Libri me poezi,”Vdekja vjen prej fjalëve të tilla”,botuar në vitin 2017 përbën atë pëlcitje poetike të rebeluar, që nuk i ngjason modestisë së autorit në pamje të parë. Preukupimi i autorit Sadiku,me tema të larmishme,si rrjedhojë e jetës personale,por edhe të perjetimeve si popull, me kundërmim të sintezës politike etj,janë verbi  poetik i këtij krijuesi .Në poezitë e tij gjejmë thellësinë dhe gjerësinë e mendimit tematik ,kur ato ia shtron frymëzimi dhe burimi nga shpirti i zjarrmuar. Gjithmonë  shpirt i rebeluar ,i cili pëlcet befas në varg,”diçka tepër misterioze në vete mban,gjithmonë e ndezur,gjithmonë zjarr”

Është kjo një pëlcitje me tingull të  veçantë poetik,një paralajmërim i thellësive poetike,një pasuri nga minera krijuese e  Rrahim  M.Sadikut,që do e lakmonim të gjithë.Në librin poetik,”Vdekja vjen prej fjalëve të tilla”,siç u fol më lart,siç kanë shkruar edhe të tjerët në libër,trajton tema të ndryshme,duke filluar me atë të  ndërgjegjës kombëtare,si rezistencë,si luftë,si reagim krijues, me porosi të ndezuar për t’u flijuar për atdheun,si porosi që mos të mashtrohemi çdoherë.

Pikërisht për këtë, autori zbraz katarzmën e tij:

”Askush s’po frikësohet përballë stuhive,e mali ynë lehtë mund të vuajë….”

Vjen si kushtrim edhe një mendim i frymëzuar sipas ngjarjeve, kur shkruan:

”Nuk ka dritë dielli derisa ujku është në prag,vetëm në ëndrra, për ne ka ardhur pranvera…”

Porosi për njerëzit megallomanë, në dehje e qejfe personale, kur rrahin gjokset “se puna u krye Bac!..”ndërsa ende i ke këmbët në baltë, ose hirit të zjarrishtave të djeshme…

Një krahasim mjaft simptomatik  vjen nga poezia “Çmimin Nobël t’a dhuron vetë populli yt”,kur  shkruan vargum emblematik:” Çmimin Nobë ta jep populli,ai është sa mijëra e miliona vjet”. Për mesazhin e kësaj poezie emblematike,secili lexues nxjerr konkludimin e tij personal, por mendoj se është një thënje e mrekulluar për karaktere të ndryshme, brenda  shoqërisë sonë. Pra,këtu shkoqim një mendim-mesazh të fortë që përmban poezia e z. Rrahim M. Sadiku. A ka çmim më të lartë se vlerësimi që të vjen nga populli që i takon?…

Sa ndjeshëm buron vargu tek poezia,”Pse pakëz kemi çka të lexojmë”,kur shprehet:

”Miliona faqe të bardha ka libri,e pakëz kemi çka të lexojmë,verbërimi i tepërt është shpirt mize,fjalët e vargjet që shënojmë mungojnë”.

Pa dyshim,një poet me intelekt të lartë krijuesi,apelon te gjeneratat se dija vjen nga libri-leximi,i cili sjellë ardhmërinë e lumtur. Dhe,në fund të kësaj poezie,jep mesazhin brilant,si antitezë e mendimit paraprak, se çfarë ndodh me padijen:

”Dashuri është jetën me çdo gjë me gëzue,me befasue,punue e me lexue,këto tri trajta  gjithë diell,çdo të mirë secilit i  kanë sjellë, e jo verbuar me urrejtje e djallëzi kudo,farë e rrënjët e helmit kudo me mbjellë.”

Sigurisht se këto vargje dhe porosia që vjen prej tyre ,janë pjesë antologjike e të menduarit njerëzor. A e gjejmë vetveten secili në kuptimin e këtyre vargjeve?!…

Në raste të caktuara, gjatë  leximit, lexuesi gjendet  shpesh para rebelimit pëlcitës të krijuesit ,i cili në brendinë e tij,ndjen dhimbjen e ngecjes së përparimit të popullit të tij.Në dukje të parë gjason një reagim fishtian i një gjendje të brendshme. E si ta thotë ndryshe, pos në vargje kaq të fuqishme:

“ Jemi të vetmit në botë që edhe pa pirë dehemi….” ose :” dhimbja ime përherë flakë gjaku,pse çdo gjë popullin po e verbon?….” dhe ” kurrë s’po bëhemi si  popujt e tjerë,që rrënjë e farë me i ditë vlerë….”

Krijuesin Rrahim M.Sadiku,e kam takuar dy herë, në dy orë letrare në Klinë. Për këtë që thashë, kam paragjykime individuale se si ka mundësi, kaq rrallë të takohemi mes veti brenda një ambienti “shuplakë dore” në këto hapësira?…

Si mos të komunikojmë për vlerat e artit që na bashkon edhe me botën?! A  është njerëzore që të nxjerrim në pah,publikojmë vlerat e njëri tjetrit,pa marë parasysh nga i cili vend jemi?!

Dhe,cila është pengesa që nuk i bëjmë këto gjëra të mira nën ombrellën krijuese mbarëshqiptare?! Sa do kisha mungesë sikur të mos e kisha takuar zotëri Rrahim M. Sadikun, apo lexuar librin e tij,kaq të pasur me vlera poetike.Nuk është e thënë që shkrimet reciproke  të jenë të mbushura me “lavdata” ose “kritika”,por  të jemi të pa mendje të madhe,  të mësojmë nga njëri tjetri. Kjo do ishte esenca e krijuesve koherentë.

Në librin me poezi “Vdekja vjen prej fjalëve të tilla”, të autorit Rrahim M. Sadiku,siç është cekur në fillim, ka për trajtim një tematikë të gjërë të problemeve shoqërore , njerëzore e ndërnjerëzore,  një dedikim me edukatë të theksuar duke përcjellë tek lexuesi një humanizëm të krijuesit të mirëfilltë dhe mjaft të angazhuar në kohën e tij. Gjatë leximit të poezive të këtij vëllimi,si rrallë herë ndodh,nga autori nuk vërejta poezi me tematikë dashurie, ato janë si një gërshet i jetës njerëzore. Nuk do ia ulnin vlerën librit  sikur të  ishin pjesë e tij.

Nga libri mund të lexohen edhe shume e shumë poezi të pacekura në këtë vështrim(si pamundësi),por poezitë si “Molla e Ukshin Hotit”,”Në prag të dyzetave si vezë nëpër fleta”,”Dy krenare me rreze dielli”,disa poezi përkushtuese,pëmbajnë tharmin  poetik të këtij libri-autori.Është kënaqësi ta kesh dhe ta lexosh librin e z. Rrahim M.Sadiku,”Vdekja vjen prej fjalëve të tilla”.

 

Gjakovë,23,janar,2020

PLAGË ZEMRE – Poezi nga Neki Lulaj

Kallinjtë e grunoreve thërrmohen e ndrijnë

Nën prushin e diellit që ngroh  si nëna para fëmijës

Plangun e dashur  puth buzëmalluar përsëri

Gurët e Kullës prek me tamthat e mallit të thinjur.

 

Jam endacaku i shtigjeve më të larta të botës

Askund  s’e gjeta ngrohtësinë si në vatrën e vendlindjes

Gurgullimin e qetë të lumbardhit mes fushës së pasosur

As mulliri, as plakun plisbardhë me hire mençurie

 

Bebëzat e syve po me përpëliten si krahë  shqiponje

Dhembjen e   fsheh në shpellën e në mjegullën në shpirt

Me kovë të ndryshkur mbush ujin në oborre

E heq etjen e viteve  nëpër kallamishten që nxjerr filizë.

 

Kujtimet e mia zgjohen  në plagët që më merr zemra.

Le te mbyllën thellë në kutinë me ëndrra Pandore

Sa dua të kënaqëm me  këngë majekrahu petalendezura

E të më kthehet fëmijërija e ikur shtigjeve  kohore

 

Sa të gjata i kishte bota rrugët pa kulm, pa prag

Sa gjatë e këndova këngën e Kurbetit në kohëra

Nëpër vagonat e ngurtë metropoleve ndeza mall.

Në botë më të bukur se atdheun- vendlindjen time s’e takova.

 

 

-Nga Gjermania, Janar 2020-

GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU PARZMORE ÇELIKU NË GJOKS TË EVROPËS – Poezi nga SHEFQETE GOSALCI

Gjergj, ti ke le si ni burim drite
Si uj i bekuem mbi një shkëmb të çam
Mbëltove paqe me shpatë e ullinjë nëpër Evropën e përdalë

Kur t’morën Gjergj, zemrën e le në prehër t’lokes
T’ma ruash nanë kur ti kthehna tokës
Asker n’Anadoll u bane ma i miri ushtar, djalë shqiptar

Gjergji i nanës që s’ta pa rritën
Princat e Arbërit të patën Betim
Edhe Marica që ta mbajti besën
Arbërisë Gjegj ju ba flijim
Edhe Nora e Kelmendit q’i shkoj Pashës me thikë n’shokë
Ta nxurr hakun e krejt çikave që bajlozat t’i çnderuen agimeve t’nxime

Tuj na mungue për pesë shekuj Gjergj, Ilirikun na e ban Ballkan
e ram ner turq, ner shkije, ner grek e bugar
E se di bre Gjergj a mbetëm shqiptarë?

Se t’kan dal do djem të ligj, hileqarë, lakmitarë, qyqarë e tregtarë që mexhat t’i kan ba pikë e pesë e tokat t’i kan qit n’pazar

Që nuk kan as marre as m’shirë
Tenderin e fitoj Gjergj, kush pagoj ma lirë
As te vorri Gjergj s’po muj me t’ardh se s’kom çka t’thom
Erdha n’qiell o v’lla me fol me Ty
mos um ngofsh mos m’le me u kthy, nalum t’rri me Ty
Se ata zemrat naj kan thy
Se kerkush Gjergj ma s’po ngon
Kerkush kerkanin ma s’pe don, e ma e keqja
Kush kujna Gjergj ma s’po i beson

Ilirikun Ballkan ta kan ba, e bijt t’i kan përça
Me que dorë vllau mi v’lla
Ata që me sy t’shqiptarëve skulptura kan ba e me krye t’tyne Çanakala
Specialist errësirash që me dritë o Gjergj i pate vra

Erdha n’qiell o Gjergj me t’u rrëfy me ti than krejt çka kam n’zemër t’uj t’pa n’sy
-Veç do rrugë Gjergj i kena shtrue e kah t’dojna mujna me shkue, veç jo atje ku Ti ke d’shirue
N’Evropën që parzmore n’gjoks ju pate ba e e pate pshtue

Ah bre Gjergj folma ni fjalë
Me vetëtima jepe ni urdhër
Andrrat zhgandrra me na u ba
Bijtë me t’u bashkue e Shqipnisë Zot me i dal
Se edhe vet jeta Gjergj t’ka pas lakmi me jetu e me vdek si Ti

Edhe diçka Gjergj
Amanetin t’a kam krye
Me dur t’mia qëndis flamurin ta kam e n’dur t’djemve jav kam dhan
E ata s’po din ku e kan lan

Aq shumë shekuj Gjergj na ke mungue
Plot flamuj mbi Arbëri kan value
Veç i Yti Gjergj ka mungue.