Ibrahim Rugova, autori i tekstit (Sinan Kastrati, në mes) dhe Jakup Kastrati, ish kryetari i Kom. së Malishevës
Kulti i personalitetit
Dëshira për pushtet e për para, i ka verbua familjen e ish presidentit Ibrahim Rugova.
-Nga kush po keqpërdoret?
-Në radhë të parë nga Familja
Kisha lexua e dëgjua shpesh për fjalën ”kult”, ”kult i personalitetit” për personalitetet e burrështetasit që sundonin botën. Të tillë, më të njohur ishin Stalini, Tito, Enveri, por nuk do të besoja se edhe në ditët tona do të kemi pushtet absolut e dorë të hekurt përveçnë Korenë e Veriut,Kim Jong Un, trashegimtar i diktatorit Kim Jong-ut,në Kubë deri sa ishte gjall Fidel Kastro, në Rusi, me Putinin e në ndonjë vend tjetër në Afrikë në Afrikës Jugore por jo edhe në Shqipëri e në Kosovë.
Kjo, së fundit po shihet edhe në Turqi, me Erdogan, i cili dëshiron të bëhet sulltan sikur Sulltan Sylejmani.
Po kjo nuk do të ma merrte mendja se do të na përseritej edhe në ditët tona me liderë partiakë e deri te ata ”shtetërorë”, me Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj por edhe Ibrahim Rugovën, (të tjerët) ish presidentit të Kosovës.
Derisa shumë nga diktatorët që njihen tashmë në histori që pushtetin e morën me dhunë ose në mënyra tjera, sa ishin gjallë, rasti i të lartë përmendurve, është e habitshme se te rasti i Ibrahim Rugovës po krijohet një lloj kulti, për së vdekuri nga “partiakët” e Ibrahimit por edhe nga ish kundërshtarët (armiqt, shën. Imi) e Rugovës. Po të ishte në mesin e të gjallëve Ibrahim Rugova, sigurisht se nuk do të ndihej mirë sepse ai nuk ishte i tillë.
Por para se ti flas edhe disa fjalë për “kultin”, u interesova dhe gjeta disa shkrime- studime për fjalën “kult” 1*), nga studjues të njohur.
Vetë fjala “kult”, ka kuptimin “adhurim”, nderim që iu bëhej “Diellit”; Hënes”, “Zjarrit” por më vonë, kjo fjalë do të iu mveshet kryesisht personaliteteteve të gjalla që sundonin në vendet e tyre, mbretërve, perandorëv e kryetarëve të shteteve të shteteve, deri në ditët tona.
Një nga sudjuesit shqiptarë, Sadri Fetiu në një shkrim për “Kultin dhe autoritetin”, thot:
”Që të dyja këto fjalë janë me origjinë latine. Në fjalorë të gjuhëve të ndryshme evropiane kanë shpjegime të dallueshme midis tyre. Kështu cultus shpjegohet si i adhuruar dhe ka të bëjë me adhurimin fetar, shërbesën fetare ndaj ndonjë hyjnie.
Por, fjala ka marrë edhe kuptimin e adhurimit të tepruar ndaj dikujt, të cilit i vishen cilësi të jashtëzakonshme (të rrejshme) dhe kërkohet përulje, gjunjëzim përpara tij. Në politikë është krijuar edhe shprehja kult i personalitetit, si idealizim i tepruar ndaj ndonjë personi dhe përkrahje e verbër ndaj autoritetit të tij të trilluar. Shprehja ka origjinë nga N. S. Hrushçovi, i cili në Kongresin e 20 të P. K. Bashkimit Sovjetik ka mbajtur referatin “Për kultin e personalitetit dhe pasojat e tij të dëmshme”, me të cilin është kritikuar kulti i Stalinit …. ”
Unë në ”opinionin” tim e kisha ndërmend të flas për Ibrahim Rugovën, pas vdekjes por kujdeshëm.
Ibrahim Rugova është ndër më të merituarit n`Kosovën e viteve 1990 e deri sa vdiq, më 21 janar 2006.
Rugova ishte edhe president i Kosovës kur Kosova nuk ishte njohur si shtet. Dhe nuk ishte shpallur e pavarur.
Ibrahim Rugova ishte personaliteti më i autoritetshëm sa ishte gjallë. Ai nëçdo palë zgjedhje, edhe pas çlirimit i ka fitua zgjedhjet në nivel vendi çka nuk ka ndodhur ose nës ka ndodhur, kjo ka qenë e rralë që ata që “e fitojnë luftën”, i fitojnë edhe zgjedhjet. Kjo nuk ndodhi në Kosovë. Ish partitë e dala nga “lufta”, PDK-ja dhe AAK-ja, humbën por ata i kishin zënë vendet nëpër shumë komuna, si kryetarë, si Gani Krasnqiqi, në Malishevë, në Prizren, Kadri Kryeziu, në Pejë, emërohet si “prefekt”, Ethem Çeku me “arsyetimin”, se e kanë “luftua” dhe e kanë “çlirua” Kosovën.
Te Ibrahim Rugova ishte ndryshe. Ai nuk kishte pushtet sepse Kosova ishte e (ri)pushtuar nga Serbia por I, Rugova gëzonte autoritet te pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare në Kosovë prandaj kjo aftësi e Rugovës dhe popullariteti që gëzonte Ai në arenën ndërkombëtare, kryesisht në Amerikë, bëri që ish lpk-istët, që ishin “(re)zilantë në Zvicërr e vende tjera, e ndërruan g`zofin dhe veshën petkun e UÇK-së. Kjo iu dha atyre “pushtet” që “luftën” ta drejtojnë në radhë të parë kundër Ibrahim Rugovës dhe bashkëpuntorëve të Rugovës, në LDK-në.
Më të zhurmshmit ishin Jakup Krasnqi, Hydajet Hyseni (atherë në LDK-ë), Mehmet Hajrizi, Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Rexhep Selimi e ndonjë tjetër.
Ai u kërcënua me vdekje (likuidim) nga Qerim Kelmendi (vëllai i Ibrahim Kelmendit), nga Xhabir Xharku (komandant “Qorri”) e shumë të tjerë.
Në një bisedë të Kristofer Hillit, ish ambasador në Shkup, në bisedë me një nga “krerët” e UÇK-së, kur K. Hill e pyet: -Pse po luftoni, çka po doni ….?
Mehmet Hajrizi, do të përgjigjej : “Me e rrxue Ibrahim Rugovën”. Kështu shkruan Kristofer Hill në librin që është përkthye (ishalla nuk kam gabua) nga Blerim Reka e i cili flet edhe për Rambujenë, Adem Demaç kur ia mbyll telefonin sekretares Ollbrajt (Madeleine Albright), takimin e Hoolbrukut (Richard Holbrooke) në odat e Junikutetj..
Dhe deri sa Ibrahim Rugova nuk e arriti sa ishte gjallë e jam i sigurt se nuk e ka dëshirua, tash familja e I. Rugovës në miqësi më kryetarin aktual të Kosovës, dhe ish kryeqeveritarin Ramush Haradinaj, po derdhil ”Lot krokodili” për djemt, vajzën dhe gruan e Ibrahim Rugovës.
Janë disa nga këta që Ibrahim Rugovën e kanë qit në grykë të topit e tash, gruan, gocën dheçunat e Ibrahim Rugovës, duan ti rehatojnë me pare e pakëz pushtet.
Kjo që më shtyri për të shkruajtur edhe për të ndjerin Ibrahim Rugova dhe pasardhësit e Ibrahimit, ishte një publik i rastësishëm për familjen e Rugovës: “Teuta dhe Mendim Rugova punësohen në kabinetin e Presidentit Thaçi”, dat. 18 shkurt 2020.
Në shkrim i qahet halli kësaj familje ”skamnore”.
” Një vendin i kryeministrit Albin Kurti që shkarkoi gjithë koordinatorët e emëruar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, e ka lënë të papunë edhe djalin e presidentit historik Dr. Ibrahmi Rugova – të gjithëve na mungon, Mendimin. Në anën tjerër teksa gruaja e ish-presidentit është pensioniste, kurse e bija Teuta nuk ishte në garë për deputete nga LDK, në familjen Rugova ka mbetur vetēm i biri Uka që po kujdeset për mbijetesë duke u marrë me ndonjë vizë aty-këtu.”
Ky është vetëm fillimi.
Dhe vazhdon ” Megjithatë, gjersa qeveria e re dhe LDK e kanë harruar familjen Rugova, dikush po përkujdeset për të mos i lënë ata në rrugë. Është ky presidenti aktual dhe miku i ish-presidentit Rugova, Hashim Thaçi”.
Në fund të shkrimit, e reja e Ibrahim Rugovës, Blerina që edhe kësaj radhe nuk harroj të kujdeset e ti falenderoj, pse jo, edhe Hashimin e Ramushin që nuk po e harrojnë familjen Rugova.
“Është nder e respekt i madh për familjen tonë”, ka deklaruar Blerina Rugova, reja e ish-presidentit, e cila kërkoi të mos mundohen Mendimi e Teuta me prononcime, meqë fjala s’është arma e tyre më e fortë.
Po pse Ramushi e Hashimi po kujdesen aq shumë për fëmijët që kurr s`u rriten të Ibrahim Rugovës?
Përgjigjet janë të shumta dhe ato duhen kërkuar që nga viti 1992, që kur Ibrahim Rugova zgjidhet president i Kosovës, në zgjedhjet e 22 majit.
Ata që deshën ta vrasin Ibrahim Rugovën, tash përulën para familjes së I. Rugovës e këto, duarhapur i presin gruaja, goca dhe ”trimat” (djemëve, arbëreshët iu thonë ”trima” e vajzave, ”kopile”).
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 20 shkurt 2020
Komentet