Nje numer i madh Vatranesh ne New York kane shkuar paqesisht ne shtepine e Vatres, në shtepine e tyre dhe po bejne nje mbledhje.
Vatranet jane te vendosur qe te mos largohen nga shtepia e Vatres deri në momentin qe te marrin garanci se Selia e Vatres te qendroje e hapur në çdo rast qe ju nevojitet Vatraneve, per mbledhje dhe aktivitete te tjera.
Grupi perbehet nga drejtues te ligjshem strukturash dhe degesh te Vatres dhe Vatrane, Veteranë.
Vatranet kane kerkuar ndihmen dhe keshillen e forcave te rendit.
Keta Vatrane te ndershem dhe patriote, ne disa raste me pare kane kerkuar dhe kane tentuar te mblidhen ne Seline e Vatres qe e paguajne me kuotat e tyre, por drejtuesit pa mandat te Vatres kane nderruar bravat dhe i kane kene jashte vatranet.
Theksoj se ka 4 vite qe ne shtepine e Vatres nuk eshte bere asnje mbledhje as Kryesise, as e Keshillit e as strukturave te Vatres.
Drejtuesit e Vatres pasi kane uzurpuar pozitat kryesore te Vatres, kane frike dhe shmangin ballafaqimin me anetaret e Vatres.
Te gjitha mbledhjet i kane bere ne menyre selektive ne restorante e piceri ne shtete te tjera si Florida, Chicago, Michigan dhe sipas informacioneve, po tentojne te bejne nje mbledhje tani ne Boston, por jo ne shtepine e Vatres.
Ftoj Vatranet dhe publikun e gjere te mbeshtesin grupin e Vatraneve qe kane dale në mbrojtje te Vatres.
![](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2024/02/426453184_7949950051687229_2188866820381360485_n-1024x781.jpg)