VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Komentet

blank

Humb Maqedonia e Veriut, shënon futbollisti shqiptar

Ezgjan Alioski u bë shqiptari i parë që shënon gol në Kampionatin Evropian “Euro 2020”. Humbja nga Ukraina ia shuan shpresat Maqedonisë së Veriut për kualifikim në fazën tjetër

Maqedonia e Veriut e ka pësuar humbjen e dytë në “Euro 2020”.

Fqinjët tanë u mposhtën nga Ukraina me rezultat 1:2, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C.

Katër futbollistë shqiptarë janë paraqitur nga minuta e parë.

Bëhet fjalë për Visar Musliun, Arijan Ademin, Ezgjan Alioskin dhe Enis Bardhin.

Kurse, Egzon Bejtullai dhe Ferhan Hasani kanë përfunduar në bankinë, shkruan Gazeta Express.

Alioski megjithatë u bë futbollisti i parë shqiptar që shënon gol në këtë Evropian.

Futbollisti i krahut të majtë fillimisht e humbi penalltinë në minutën e 57-të, por topin e kthyer e plasoi në rrjetë.

Paraprakisht, ukrainasit kishin shënuar dy herë.

Ata i kaloi në epërsi Andriy Yarmolenko në minutën e 29-të pasi e mori një top nga Alexander Karavaev.

Kurse golin e dytë për ekipin e Andriy Shevchenkos e realizoi Roman Yaremchuk në minutën e 34-t, me asistimin e Yarmolenkos.

Ukrainasit e humbën penalltinë në minutat e fundit.

Portieri Dimitrievski e priti penalltinë e Ruslan Malinovskyt në minutën e 84-t.

Maqedonisë së Veriut me këtë rast iu shuan thuajse krejt shpresat për ta kaluar fazën e grupeve pasi e pësoi humbjen e dytë, pas asaj nga Austria.

Ndeshjen e tretë, Enis Bardhi me shokë do ta zhvillojnë me Holandën.

Kurse Ukraina mbetet në lojë për kualifikim pas kësaj fitoreje, e cila vjen pas humbjes nga Holanda.

blank

Sergio Ramos largohet nga Real Madridi pas 16 vitesh

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos pas 16 vitesh është larguar nga klubi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Real Madrid CF njofton se sot, 17 qershor, në orën 12:30 do të mbahet një akt institucional i nderimit dhe lamtumirës për kapitenin tonë Sergio Ramos, i cili do të ndiqet nga presidenti ynë Florentino Perez”, tha klubi në një njoftim.

Mbrojtësi qendror 35-vjeçar do t’u thotë lamtumirë tifozëve të Real Madridit në një konferencë virtuale për media.

Ramos iu bashkua Realit nga Sevilla në vitin 2005. Ai fitoi pesë tituj të La Ligës dhe katër të Ligës së Kampionëve si dhe tre trofe të UEFA-Super Kupës me Real Madridin.

Ai shënoi 101 gola në 671 paraqitje për Real Madridin.

blank

Reagon Arnautovic, pasi u pezullua nga UEFA për fyerje ndaj dyshes shqiptare të Maqedonisë së Veriut

Marko Arnautovic ka thënë se ndien pendesë për sjelljen fyese ndaj dyshes shqiptare të Maqedonisë së Veriut në një ndeshje të Euro 2020, pasi UEFA e pezulloi për një ndeshje.

UEFA e pezulloi atë të mërkurën për ndeshjen e ardhshme të Austrisë kundër Holandës në Grupin C, pasi e vërtetua se ai i fyeu Egzon Bejtulahin dhe Ezgjan Alioskin, raporton Gazeta Express.

Arnautovic, i cili ka rrënjë serbe, u desh të frenohej nga kapiteni David Alaba, gjatë festimit të golit në fitoren e Austrisë 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut. Gjatë festimit, 32-vjeçari i fyeu Egzon Bejtulahin dhe Ezgjan Alioskin, të cilët kanë rrënjë shqiptare.

Kjo nënkupton se Arnautovic do të mungojë në ndeshjen e Austrisë kundër Holandës të enjten mbrëma.

Në një reagim në Facebook, pas pezullimit, Arnautovic shkroi: “Që prej së jam bërë baba i dy vajzave dhe jam i vetëdijshëm për rolin tim e të qenet shembull, veçanërisht për fëmijët dhe adoleshentët, unë pendohem për sjelljen time edhe më shumë. Fatkeqësisht, ka pasur deklaratat nga të dy palët, por prapëseprapë provokimet nuk e arsyetojnë atë që ndodhi. Menjëherë pas ndeshjes, ne biseduam miqësisht dhe i kërkuam falje njëri-tjetrit. Prapëseprapë, unë nuk mund ta zhbëj shpërthimin tim emocional me të (kërkimfaljen).

Ai shtoi: “Fatkeqësisht, jam i pezulluar për ndeshjen e nesërme (kundër Holandës), por ndaj Ukrainës do të jap 100 për qind nga vetja për Austrinë.”

Ai u zotua se për këtë, do t’i dhurojë mijëra euro për një projekt integrues, të cilin do ta udhëheqë vetë.

blank

UEFA do të zbatojë hetim për sjelljen e Arnautoviç në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut

Shkup

Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) njoftoi se ka caktuar një inspektor për çështje disiplinore dhe etike në mënyrë që të kryejë një hetim mbi sjelljen e lojtarit të kombëtares austriake, Marko Arnautoviç, i cili gjatë ndeshjes midis Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë ka ofenduar lojtarin e kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në përputhje me nenin 31/4 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, një inspektor për çështje etike dhe disiplinore është caktuar të hetojë incidentin që përfshin lojtarin Marko Arnautoviç i cili ndodhi gjatë ndeshjes në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian 2020 midis ekipeve kombëtare të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut më 13 qershor 2021”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

FFM-ja kërkoi nga UEFA masa disiplinore për sjelljen e Arnautoviç

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) njoftoi dje në profilin zyrtar të rrjetit social Facebook se ata kërkuan nga UEFA “dënimin më të ashpër për lojtarin e kombëtares austriake Marko Arnautoviç.

“Si ‘shtëpi e futbollit’, ne jemi gjithmonë kundër nacionalizmit, diskriminimit dhe të gjitha formave të tjera të fyerjeve dhe lëshimeve që nuk janë në frymën e futbollit dhe vlerave për të cilat ne të gjithë qëndrojmë së bashku. Gjithmonë do të qëndrojmë dhe do t’i mbrojmë interesat dhe dinjitetin e ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut kudo që ata të luajnë”, thuhet në njoftimin e FFM-së.

FFM-ja kërkoi procedurë disiplinore ndaj Arnautoviç, i cili pasi shënoi golin në minutën e 89-të, filloi të fyente Alioskin.

Në ndërkohë, në një postim në rrjetet sociale, Arnautoviç kërkoi falje në maqedonisht dhe shqip.

Lojtarët e zgjedhur të trajnerit Igor Angellovski humbën kundër Austrisë me rezultat 3-1, në ndeshjen e Grupi “C” të Kampionatit Evropian (EURO 2020). Për Maqedoninë e Veriut kjo ishte ndeshja e saj debutuese në një Kampionat Evropian të Futbollit.

Ndeshjen e ardhshme të përzgjedhurit e trajnerit Igor Angellovski do ta zhvillojnë të enjten, më 17 qershor kundër Ukrainës.

Në Grupin “C” krahas Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, janë edhe kombëtaret e Ukrainës dhe Holandës.

blank

Eriksen falënderon tifozët për mbështetjen me një deklaratë nga spitali

Mesfushori danez Christian Eriksen, i cili u rrëzua pa asnjë kontakt me futbollistët kundërshtarë gjatë pjesës së parë të ndeshjes së zhvilluar të shtunën kundër Finlandës, ka falënderuar tifozët për urimet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të shkurtër lëshuar përmes agjentit të tij për gazetën italiane “La Gazzetta dello Sport”, ai tha se nuk dorëzohet dhe dëshiron të kthehet në stërvitje sa më shpejt të jetë e mundur.

Eriksen pati një arrest kardiak gjatë minutës së 42-të të ndeshjes së Grupit B në kuadër të Kampionatit Evropian “EURO 2020” të zhvilluar në “Parken Stadium” në Kopenhagë.

Pas kujdesit urgjent mjekësor, ai u shtrua në spital dhe ndeshja u ndërpre. Ndeshja rifilloi të njëjtën ditë në orën 18:30 sipas kohës lokale dhe Finlanda mundi Danimarkën me rezultat 1-0.

Tifozët dhe lojtarët nga e mbarë bota i kanë uruar Eriksenit shërim të shpejtë.

Morten Boesen, mjeku i ekipit të Danimarkës, dje tha se Eriksen “ishte zhdukur” para se të ringjallej shpejt në fushë.

Trajneri Kasper Hjulmand tha se skuadra kishte folur me Eriksenin dhe se ishte mirë “ta shihje të buzëqeshte”.

Mesfushori 29-vjeçar që luan për klubin italian Inter ka 36 gola në 106 ndeshje me Danimarkën.

blank

“Kam qarë dhe jam lutur”, rrëfehet Jose Mourinho: Zoti po shihte futboll kur u rrëzua Eriksen

Jose Mourinho ka folur për talkSPORT për atë që i ndodhi Christian Eriksen gjatë duelit mes Danimarkës dhe Finlandës. Tekniku portugez e ka trajnuar mesfushorin te Tottenham dhe thekson se Zoti ka qenë duke e parë ndeshjen.

“Nuk mund të ndaloj së menduari për atë që ndodhi dje. Mendoj se është një ditë për të festuar, jo për të qenë i trishtuar. Shpresojmë që futbolli të shkojë në drejtimin ku do organizata, protokolli dhe specialistët.

Edhe unë gjithashtu besoj se Zoti po shikonte futboll në atë moment. Të gjitha së bashku bënë që Christian të qëndronte me ne, me familjen, të ishte gjallë”, shprehet fillimisht Mourinho, i cili vijon të flasë.

“Ishte shumë më e rëndësishme se futbolli, por në të njëjtën kohë mendoj se tregoi vlerat e mira të futbollit. Dashuria, solidariteti, shpirti familjar, u shfaqën. Nuk kishte të bënte vetëm me familjen e tij, por me familjen e futbollit, futbollit që bashkon njerëzit.

U luta dje, kam qarë, por sa miliona njerëz anembanë botës e kanë bërë diçka të tillë. Besoj se shumë, pasi futbolli i bën njerëzit bashkë. Dje, për arsye të gabuara futbolli i bashkoi njerëzit dhe në fund të gjithë mund të festojmë që Christian është gjallë.

Sigurisht nuk kam folur me Christian, por sot në mëngjes kontaktova Hojbjerg dhe ai ishte shumë optimist për Eriksen. Lajmet janë të mira, ndaj mendoj se është një moment për të festuar”, përfundon “Special One”, i cili nga 1 korriku merr drejtimin e Romës në Serie A.

blank

Mjeku e konfirmon: Eriksen pësoi arrest kardiak në fushë – simptomat dhe shkaktarët

Mjeku i ekipit kombëtar të Danimarkës, Morten Bosen, ka konfirmuar se Christian Eriksen kishte pasur arrest kardiak, shkaktarët e të cilit akoma mbesin të panjohur, ndërkohë që i gjithë ekipi ka marrë mbështetje profesionale psikologjike.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me drejtorin e futbollit të kombëtares, Peter Moller dhe trajnerin Kasper Hjulmand, ai foli lidhur me atë që ndodhi me mesfushorin në ndeshjen kundër Finlandës.

“Nuk kemi ndonjë shpjegim (për atë që ndodhi), nuk e pashë drejtpërdrejt se çfarë ndodhi, e kam shikuar në TV si të gjithë ju”, është shprehur Bosen.

Arresti kardiak është humbja e menjëhershme e funksionit të zemrës, frymëmarrjes dhe vetëdijes. Kjo gjendje zakonisht rezulton nga një problem në sistemin elektrik të zemrës, i cili prish veprimin e pompimit të zemrës dhe ndalon rrjedhën e gjakut në trupin tuaj.

Arresti kardiak nuk është i njëjtë sikurse një sulm në zemër (infarkti), kur bllokohet rrjedha e gjakut në një pjesë të zemrës. Sidoqoftë, një sulm në zemër ndonjëherë mund të shkaktojë një shqetësim elektrik që çon në arrest kardiak.

Nëse nuk trajtohet menjëherë, arresti kardiak mund të çojë në vdekje. Mbijetesa është e mundur me kujdes të shpejtë dhe të duhur mjekësor. Reanimacioni kardiopulmonar (CPR), duke përdorur një defibrilator – apo edhe thjesht duke bërë kompresime në gjoks – mund të përmirësojë shanset për të mbijetuar.

Shenjat dhe simptomat e arrestit kardiak janë të menjëhershme dhe drastike: Rrëzim e papritur, humbje e pulsit, ndalim i frymëmarrjes, humbje e vetëdijes.
Ndonjëherë disa shenja dhe simptoma ndodhin para shfaqjes arrestit kardiak, siç janë: pakëndshmëri në gjoks, frymëzënie, dobësi, rrahje të shpejta, palpitacione (megjithëse më së shpeshti, arresti kardiak ndodh pa shenja paralajmëruese).

Shkaktari i zakonshëm i arrestit kardiak është ritmi jonormal i zemrës (aritmia) që ndodh kur sistemi elektrik i zemrës nuk funksionon si duhet.

Sistemi elektrik i zemrës kontrollon shkallën dhe ritmin e rrahjeve të zemrës. Nëse diçka shkon keq, zemra juaj mund të rrahë shumë shpejt, shumë ngadalë ose në mënyrë të parregullt (aritmi). Shpeshherë këto aritmi janë të shkurtra dhe të padëmshme, por disa lloje mund të çojnë në arrest kardiak të papritur.
Më së shpeshti, çrregullimi i ritmit të zemrës te arresti kardiak ndodh si pasojë e një fibriliacioni ventrikular (impulse të shpejta, të çrregullta elektrike që i bëjnë barkushet e zemrës të rrahin pa dobi, në vend që të pompojnë gjak).

Gjendjet e zemrës që mund të çojnë tek arresti kardiak janë: sëmundjet e arterieve koronare, infarkti i zemrës, kardiomiopatia (zemra e zmadhuar), sëmundja e valvuleve të zemrës, defektet e lindura të zemrës dhe problemet elektrike në zemër.

Faktorët e rrezikut: histori familjare me sëmundje të arterieve koronare, shtypja e lartë e gjakut, niveli i lartë i kolesterolit, mbipesha, diabeti, mungesa e aktivitetit.

Komplikimet: Kur ndodh arresti kardiak, reduktimi i qarkullimit të gjakut në tru shkakton humbje të vetëdijes. Nëse ritmi i zemrës nuk kthehet menjëherë në normalitet, atëherë ndodh dëmtimi i trurit dhe mund të pasojë vdekja. Të mbijetuarit nga arresti kardiak mund të shfaqin shenja të dëmtimit trunor.

Parandalimi: Zvogëloni rrezikun për arrest kardiak duke për kontrolle të rregullta, duke u ekzaminuar për sëmundje të zemrës dhe zhvilloni një mënyrë të shëndetshme jetësore.

Kur u pyet se sa pranë vdekjes ishte Eriksen, mjeku u përgjigj: “Atë e kishim humbur, ne e bëmë reanimimin kardiopulmonar (CPR) dhe kishte arrest kardiak. Sa afër ishim ne? Nuk e di, e kthyem, ndodhi shumë shpejtë”.

“Unë nuk jam kardiolog, prandaj nuk mund ta them pse ka ndodhur, do t’ua lë ekspertëve. Kjo është njëra prej arsyeve pse ai ndodhet ende në spital. Për të zbuluar se pse ka ndodhur”.

“Ai është i vetëdijshëm dhe përgjigjet në mënyrë përkatëse dhe të qartë. Zemra po rreh përsëri”, ka deklaruar doktori Morten Bosen.

blank

UEFA shpall Eriksenin ‘’Ylli i ndeshjes’’ në Danimarkë-Finlandë, Presidenti Ceferin: Futbolli është lojë e bukur, Kristian e luan bukur

Në shenjë solidariteti dhe respekti, UEFA i ka akordur titullin ‘’Ylli i ndeshjes’’ Kristian Eriksenit për sfidën Danimarkë-Finlandë.

Mesfushori pësoi atak kardiak pak para përfundimit të pjesës së parë dhe humbi ndjenjat në fushë. Të gjithë futbollistët u shokuan nga skena, teksa ndeshja rifilloi dhe atë e fitoi Finlanda.

Pavarësisht rezultatit pozitiv, finlandezët nuk festuan, por u bashkuan me danezët për të brohoritur në kor emrin e Kristian Eriksen i cili po kalonte momente të vështira për jetën.

Një mesazh të veçantë e ka dhënë edhe Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin i cili deklaroi ‘’Futbolli është një lojë e bukur dhe Kristian e luan atë bukur’’.

Po ashtu UEFA në veçanti i uron Eriksenit shërim sa më të shpejtë.

blank

VIDEO – Nis sot “EURO 2020”, hiti i shqiptarit Ermal Meta si kolonë zanore në ndeshjen hapëse Itali-Turqi

Pandemia e koronavirusit e shtyu ngjarjen më të rëndësishme futbollistike në Evropë për EURO 2020 dhe rikthehet sot me premtimin e një spektakli të garantuar.

Tashmë është gjithçka është gati. Ceremonia zyrtare do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që ndeshja hapëse do të jetë mes Turqisë dhe Italisë në “Olimpico” në Romë.

Një tjetër ngjarje e veçantë për ne shqiptarët është se në startin e kampionatit evropian të futbollit, do të jetë edhe një bashkëkombës i yni.

Këngëtari Ermal Meta do të shoqërojë si kolonë zanorë me me hitin ‘uno’ në stadiumin olimpiko të Romës në ndeshjen hapëse Itali-Turqi

Në skenë do të ngjitet këngëtari me famë botërore Andrea Boceli, ndërsa zëri i Ermal Metës do të shoqërojë rrëfimin e SKY Sport pak para nisjes së ndeshjes Itali-Turqi.

Kënga UNO flet për një udhëtim me fjalë dhe muzikë që shkon në çdo fushë futbolli dhe tregon se ku nuk është e nevojshme të jesh i famshëm për të luajtur sport dhe shijuar atë.

Në kampionatin europian të futbollit do të përballen 24 skuadra finaliste, turne që do të zgjasë plot një muaj dhe finalja e madhe do të luhet në datën 11 korrik në stadiumin legjendar të Anglisë Wembli.

Për herë të parë do të kthehen edhe tifozët në stadiume, vendim që mori UEFA. Nesër në mbrëmje në shkallët e Olimpikos do të jenë 14 mijë spektatorë që kanë kaluar COVID , janë vaksinura ose kanë një test negativ COVID.

blank

Kampionati Evropian i Futbollit, i cili duhej të mbahej verën e kaluar, fillon sot (Ja grupet, skuadrat, përbërjet, ndeshjet)

Kampionati Evropian i Futbollit, i cili duhej të mbahej verën e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit, do të fillojë sot, 11 qershor, në orën 21:00 me ndeshjen e Grupit “A” midis Italisë dhe Turqisë në Stadiumin Olimpik në Romë. Ndeshja finale është caktuar për 11 korrik në Wembley në Londër, shkruan Anadolu Agency (AA).

Titulli i kampionit të Evropës do të mbrohet nga Portugalia përsëri e udhëhequr nga një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, i cili, pavarësisht faktit se ka mbushur 36 vjeç, pati një sezon të shkëlqyeshëm individual në fanellën e Juventusit. Së bashku me të, përzgjedhësi Fernando Santos do të mbështetet në disa lojtarë të tjerë me përvojë si Pepe (38 vjeç), Jose Fonte (37) ose Joao Moutinho (34).

Por portugezët gjithashtu mund të llogarisin në gjeneratat e reja, ndërsa shquhen Ruben Dias (24), një mbrojtës i Manchester City i cili u shpall lojtari më i mirë në Premier Ligë sezonin e kaluar, Diogo Jota (24), një sulmues i Liverpoolit dhe Joao Felix (21) i cili me Atletico Madridin fitoi titullin kampion të Spanjës. Me lojtarët e shkëlqyeshëm që ka në dispozicion dhe disiplinën që ka vendosur në ekipin kombëtar, Santos mund të çojë përsëri Portugalinë në një rezultat të shkëlqyeshëm.

Rrethi më i ngushtë i favoritëve, përveç Portugalisë, përfshin edhe kampionët aktual të botës Franca, Spanja, Anglia, Gjermania, Belgjika dhe Italia. Nga plani i dytë, janë nënkampionja botërore Kroacia, Holanda, Turqia, Polonia …

Një nga favoritët e mëdhenj mund të përfundojë garën pas fazës së parë, sepse Portugalia, Franca dhe Gjermania janë në grupin “F”. Është e qartë se Hungaria nuk ka pothuajse asnjë shans në shoqërinë e tyre, ndërsa një gjë e mirë për favoritët është sistemi i garës, i cili në një rezultat të caktuar mundëson që tri ekipe kombëtare nga grupi të plasohen në të tetën e finales.

Vlen të përmendet se EURO 2020 do të ketë gjithashtu dy debutues, ekipet kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe Finlandës. Maqedonia e Veriut arriti sukses historik përmes barazhit të Ligës së Kombeve, duke mposhtur Kosovën dhe Gjeorgjinë. Heroi ishte 37-vjeçari Goran Pandev, i cili shënoi në duelin e fundit të barazhit në Tbilisi për një triumf të madh me rezultatin 1:0. Me fitoren e fundit (2:1) kundër Gjermanisë në kualifikimet për Kupën e Botës në vitin 2022, Maqedonia e Veriut ka treguar se është në gjendje të befasojë edhe favoritët më të mëdhenj. Prandaj, ata nuk duhet të eliminohen shumë shpejt nga lufta për raundin e dytë në Grupin “C”, i cili përfshin gjithashtu Holandën, Ukrainën dhe Austrinë.

Nga kombëtaret e rajonit, këtu është edhe Kroacia, e cila në vitin 2018 në Rusi arriti titullin e nënkampionit të botës. Përbërja e tyre për EURO 2020 ka ndryshuar ndjeshëm në krahasim me Kupën e Botës, sepse, së bashku me Luka Modriç, mungojnë lojtarët kryesorë Mario Manxhukiç, Ivan Rakitiç dhe portieri Danijel Subashiç, të cilët i thanë lamtumirë fanellës me stemën kombëtare. Përzgjedhësi Zlatko Daliç ende mund të mbështetet te kapiteni Modriç, si dhe Domagoj Vida, Marcel Brozoviç, Ivan Prishiç, Ante Rebiç, kështu që kroatët më së paku shpresojnë të kalojnë fazën e grupeve. Duke marrë parasysh që rivalët e tyre në Grupin “D” janë Anglia, Skocia dhe Çekia, është e qartë se ata kanë një punë të vështirë përpara, por në të njëjtën kohë, kalimi në fazën e nokautit është një arritje e vërtetë për nënkampionin e botës.

Sistemi i garimit

EURO 2020 do të jetë turneu i dytë në të cilin do të garojnë 24 ekipe kombëtare. Sistemi i parë i tillë i garimit u aplikua pesë vjet më parë në Kampionatin Evropian në Francë. Kombëtaret janë të ndara në gjashtë grupe me katër ekipe në të cilat të gjithë luajnë me njëra-tjetrën. Kombëtarët e para dhe të dyta nga secili grup do të sigurojnë një vend në fazën e eliminimit të garës, gjegjësisht në të tetën e finales. Katër pjesëmarrësit e mbetur në të tetën e finales do të jenë katër kombëtaret më mirë të plasuara të vendit të tretë.

Hera e parë 11 qytete nikoqire

Do të jetë Kampionati i parë Evropian ndeshjet e të cilit do të zhvillohen në më shumë se 11 qytete dhe vende të ndryshme. Londra (Britani e Madhe), Roma (Itali), Mynihu (Gjermani), Baku (Azerbajxhan), Shën Petersburgu (Rusi), Budapesti (Hungari), Sevilla (Spanjë), Bukureshti (Rumani), Amsterdami (Holandë), Glasgow (Skoci) dhe Kopenhaga (Danimarkë) do të kenë nderin të presin lojtarët më të mirë të futbollit evropian.

Lista e qyteteve nikoqire ka ndryshuar deri para do kohe në përputhje me masat epidemiologjike që vlejnë në disa vende të caktuara. Gjegjësisht, Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) këmbënguli që qytetet nikoqire të japin garanci se një numër i caktuar i tifozëve do të lejohen të ndjekin ndeshjet e EURO-s. Kështu, Dublini dhe Bilbao, të cilët nuk mund të garantonin praninë e audiencës në tribuna, u tërhoqën. Një pjesë e ndeshjeve në ato qytete u morën nga Shënt Petersburgu dhe Londra, ndërsa Sevilla u bë e re në listën e nikoqirëve.

Është e rëndësishme të theksohet se nikoqiri i ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale do të jetë Londra. Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 6 dhe 7 korrik, ndërsa finalja është caktuar për 11 korrik, duke filluar nga ora 21:00.

Rregullat e COVID-19

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) ka miratuar rregulla të veçanta për EURO 2020 për shkak të pandemisë së COVID-19. Gjegjësisht, nëse një grup lojtarësh është i detyruar të shkojë në karantinë për shkak të testeve pozitive për koronavirus, ndeshja do të shkojë sipas orarit për sa kohë që ekipi kombëtar ka të paktën 13 lojtarë në dispozicion, përfshirë një portier.

Nëse, nga ana tjetër, ndodh që ekipi kombëtar të mos ketë një numër të mjaftueshëm lojtarësh, UEFA do ta prolongojë ndeshjen për 48 orë, por edhe të ndryshojë vendin e lojës.

Nëse edhe pas 48 orësh një ekip i caktuar kombëtar nuk ka në dispozicion një minimum prej 13 lojtarësh, ndeshja do të regjistrohet me rezultatin zyrtar prej 3 0 për kundërshtarin.

Pikërisht për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe orarit të mbingarkuar ndaj të cilit ishin ekspozuar lojtarët gjatë sezonit, UEFA mori vendimin që për EURO 2020, secili ekip kombëtar mund të regjistrojë 26, në vend të 23 lojtarëve.

Gjithashtu, do të zbatohet rregulli i pesë ndryshimeve të lejuara të lojtarëve gjatë lojës, i cili u vendos gjatë pandemisë së koronavirusit, për të lehtësuar lojtarët. Në rast se ndeshja kalon në kohë shtesë, lejohet zëvendësimi i gjashtë i lojtarit.

Grupi “A”

Turqia

Portierë: Altay Bayindir (Fenerbahce), Mert Gunok (Istanbul Basaksehir), Ugurcan Cakir (Trabzonspor).

Mbrojtja: Zeki Celik (Lille), Caglar Soyuncu (Leicester), Kaan Ayhan (Sassuolo), Merih Demiral (Juventus), Mert Muldur (Sassuolo), Ozan Kabak (Liverpool), Ridvan Yilmaz (Besiktas), Umut Meras (Le Havre) .

Mesfusha: Yusuf Yazici (Lille), Dorukhan Tokoz (Besiktas), Irfan Can Kahveci (Fenerbahçe), Okay Yokuslu (West Bromwich Albion), Orkun Kokcu (Feyenoord), Ozan Tufan (Fenerbahçe), Taylan Antalyali (Galatasaray), Hakan Calhanoglu (Milan).

Sulmi: Burak Yilmaz (Lille), Cengiz Under (Leicester), Enes Unal (Getafe), Abdulkadir Omur (Trabzonspor), Kerem Akturkoglu (Galatasaray), Khalil Ibrahim Dervisoglu (Brentford), Kenan Karaman (Fortuna Duesseldorf).

Italia

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Milan), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Torino).

Mbrojtja: Francesco Acerbi (Lazio), Alessandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Emerson Palmieri (Chelsea), Alessandro Florenzi (Paris Saint-Germain), Leonardo Spina (Roma), Rafael Toloi (Atalanta).

Mesfusha: Nicolo Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Jorginho (Chelsea), Manuel Locatelli (Sassuolo), Lorenzo Pellegrini (Roma), Matteo Pessina (Atalanta), Marco Verratti (Paris Saint-Germain).

Sulmi: Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Juventus), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Giacomo Raspadori (Sassuolo).

Uellsi

Portierë: Wayne Hennessey (Crystal Palace), Danny Ward (Leicester), Adam Davies (Stoke).

Mbrojtja: Ben Davies (Tottenham), Joe Rodon (Tottenham), Chris Mepham (Bournemouth), Chris Gunter (Charlton), Rhys Norrington-Davies (Sheffield United), Neco Williams (Liverpool), Connor Roberts (Swansea), Ben Cabango ( Swansea), Tom Lockyer (Luton).

Mesfusha: Joe Allen (Stoke), Joe Morrell (Luton), Ethan Ampadu (Chelsea), Matthew Smith (Manchester City), Jonny Williams (Cardiff), Aaron Ramsey (Juventus), Dylan Levitt (Manchester United), Rubin Colwill Cardiff) , David Brooks (Bournemouth), Harry Wilson (Liverpool).

Sulmi: Kieffer Moore (Cardiff), Gareth Bale (Real Madrid), Tyler Roberts (Leeds), Daniel James (Manchester United).

Zvicra

Portierë: Yann Sommer (Borussia Moenchengladbach), Yvon Mvogo (PSV Eindhoven), Jonas Omlin (Montpellier).

Mbrojtja: Manuel Akanji (Borussia Dortmund), Loris Benito (Bordeaux), Eray Comert (Basel), Nico Elvedi (Borussia Moenchengladbach), Jordan Lotomba (Nice), Kevin Mbabu (Wolfsburg), Becir Omeragic (Cyrih), Ricardo Rodriguez), Fabian Schar (Newcastle), Silvan Widmer (Bazel).

Mesfusha: Christian Fassnacht (Young Boys), Edimilson Fernandes (Mainz), Remo Freuler (Atalanta), Admir Mehmedi (Wolfsburg), Xherdan Shaqiri (Liverpool), Djibril Sow (Eintracht Frankfurt), Ruben Vargas (Augsburg), Granit Xhaka Arsenal), Denis Zakaria (Borussia Moenchengladbach), Steven Zuber (Eintracht Frankfurt).

Sulmi: Breel Embolo (Borussia Moenchengladbach), Mario Gavranovic (Dinamo Zagreb), Haris Seferovic (Benfica).

Grupi “B”

Danimarka

Portierë: Kasper Schmeichel (Leicester), Jonas Lossl (Midtjylland), Frederik Ronnow (Schalke).

Mbrojtja: Jens Stryger Larsen (Udinese), Simon Kjaer (Milan), Andreas Christensen (Chelsea), Joachim Andersen (Fulham), Daniel Wass (Valencia), Mathias Jorgensen (Kopenhagë), Joakim Maehle (Atalanta), Jannik Vestergaard (Southampton), Nicolai Boilesen (Kopenhagë).

Mesfushë: Mathias Jensen (Brentford), Christian Norgaard (Brentford), Pierre-Emile Hojbjerg (Tottenham), Thomas Delaney (Borussia Dortmund), Anders Christiansen (Malmo), Christian Eriksen (Inter), Mikkel Damsgaard (Sampdoria), Robert Skov ( Hoffenheim).

Sulmi: Martin Braithwaite (Barcelona), Andreas Cornelius (Parma), Andreas Skov Olsen (Bolonjë), Yussuf Poulsen (Leipzig), Kasper Dolberg (Nice), Jonas Wind (Kopenhagë).

Finlanda

Portierë: Lukas Hradecky (Bayer Leverkusen), Jesse Joronen (Brescia), Anssi Jaakkola (Bristol Rovers).

Mbrojtja: Paulus Arajuuri (Paphos), Daniel O’Shaugnessy (HJK Helsinki), Joona Toivio (Hacken), Leo Vaisanen (Elfsborg), Sauli Vaisanen (Chievo), Robert Ivanov (Warta Poznan), Jere Uronen (Genk), Nikolai Alho (MTK Budapest), Jukka Raitala (Minnesota United), Pyry Soiri (Esbjerg).

Mesfusha: Glen Kamara (Rangers), Robert Taylor (Brann), Robin Lod (Minnesota United), Joni Kauko (Esbjerg), Onni Valakari (Paphos), Rasmus Schuller (Djurgarden), Thomas Lam (Zwolle), Tim Sparv (Larissa), Fredrik Jensen (Augsburg), Lassi Lappalainen (Montreal).

Sulmi: Joel Ostrobothnia (Union Berlin), Marcus Forss (Brentford), Teemu Pukki (Norwich).

Belgjika

Portierë: Thibaut Courtois (Real Madrid), Simon Mignolet (Club Brugge), Matz Sels (Strasburg).

Mbrojtja: Dedryck Boyata (Hertha Berlin), Jason Denayer (Lyon), Jan Vertonghen (Benfica), Toby Alderweireld (Tottenham), Thomas Vermaelen (Vissel Kobe).

Mesfusha: Axel Witsel (Borussia Dortmund), Youri Tielemans (Leicester), Leander Dendoncker (Wolverhampton), Kevin De Bruyne (Manchester City), Hans Vanaken (Club Brugge), Dennis Praet (Leicester), Thomas Meunier (Borussia Dortmund), Yannick Carrasco (Atletico Madrid), Thorgan Hazard (Borussia Dortmund), Timothy Castagne (Leicester), Nacer Chadli (Istanbul Basaksehir).

Sulmi: Eden Hazard (Real Madrid), Romelu Lukaku (Inter Milan), Michy Batshuayi (Crystal Palace), Christian Benteke (Crystal Palace), Dries Mertens (Napoli), Jeremy Doku (Rennes), Leandro Trossard (Brighton).

Rusia

Portierë: Yuri Dyupin (Rubin Kazan), Matvei Safonov (Krasnodar), Anton Shunin (Dinamo Moskë).

Mbrojtja: Georgi Dzhikiya (Spartak Moscow), Igor Diveev (CSKA Moscow), Yuri Zhirkov (Zenit), Vyacheslav Karavaev (Zenit), Fedor Kudryashov (Antalyaspor), Andrei Semenov (Akhmat), Mario Fernandes (CSKA Moscow).

Mesfusha: Dmitry Barinov (Lokomotiv Moscow), Rifat Zhemaletdinov (Lokomotiv Moscow), Maxim Mukhin (CSKA Moscow), Alexander Golovin (Monaco), Daniil Fomin (Dinamo Moscow), Roman Zobnin (Spartak Moscow), Alexei Ionov (Krasnodar), Daler Kuzyayev (Zenit), Andrei Mostovoy (Zenit), Magomed Ozdoev (Zenit), Denis Makarov (Rubin Kazan), Alexei Miranchuk (Atalanta), Denis Cheryshev (Valencia).

Sulmi: Artem Dzyuba (Zenit), Anton Zabolotny (CSKA Moskë), Alexander Sobolev (Spartak Moskë).

Grupi “C”

Holanda

Portierë: Marco Bizot (AZ Alkmaar), Tim Krul (Norwich), Maarten Stekelenburg (Ajax).

Mbrojtja: Patrick van Aanholt (Crystal Palace), Nathan Ake (Manchester City), Daley Blind (Ajax), Denzel Dumfries (PSV Eindhoven), Matthijs de Ligt (Juventus), Jurrien Timber (Ajax), Joel Veltman (Brighton), Stefan de Vrij (Inter), Owen Wijndal (AZ Alkmaar).

Mesfusha: Ryan Gravenberch (Ajax), Frenkie de Jong (Barcelona), Davy Klaassen (Ajax), Teun Koopmeiners (AZ Alkmaar), Marten de Roon (Atalanta), Georginio Wijnaldum (Liverpool).

Sulmi: Steven Berghuis (Feyenoord), Cody Gakpo (PSV Eindhoven), Luuk de Jong (Sevilla), Donyell Malen (PSV Eindhoven), Memphis Depay (Lyon), Quincy Promes (Spartak Moscow), Wout Weghorst (Wolfsburg).

Ukraina

Portierë: Georgiy Bushchan (Dinamo Kyiv), Andriy Pyatov (Shakhtar Donetsk), Anatolii Trubin (Shakhtar Donetsk).

Mbrojtja: Eduard Sobol (Club Brugge), Illia Zabarnyi (Dinamo Kiev), Serhiy Kryvtsov (Shakhtar Donetsk), Denys Popov (Dinamo Kiev), Oleksandr Tymchyk (Dinamo Kiev), Vitaliy Mykolenko (Dinamo Kiev), Oleksandr Kara (Oleksandr Kara), Mykola Matviyenko (Shakhtar Donetsk).

Mesfushë: Serhiy Sydorchuk (Dynamo Kiev), Ruslan Malinovskyi (Atalanta), Mykola Shaparenko (Dinamo Kiev), Marlos (Shakhtar Donetsk), Yevhen Makarenko (Kortrijk), Oleksandr Zinchenko (Manchester City), Viktor Tsygankov (Dynamo) (Shakhtar Donetsk), Andriy Yarmolenko (West Ham), Oleksandr Zubkov (Ferencvaros), Heorhii Sudakov (Shakhtar Donetsk), Roman Bezus (Gent).

Sulmi: Roman Yaremchuk (Gent), Artem Besedin (Dinamo Kiev), Artem Dovbyk (Dnipro).

Austria

Portierë: Daniel Bachmann (Watford), Pavao Pervan (Wolfsburg), Alexander Schlager (LASK).

Mbrojtja: David Alaba (Bayern Munchen), Aleksandar Dragovic (Bayer Leverkusen), Marco Friedl (Werder Bremen), Martin Hinteregger (Eintracht Frankfurt), Stefan Lainer (Borussia Moenchengladbach), Philipp Lienhart (Freiburg), Stefan Posch (Hoffenheim), Christopher Trimmel (Union Berlin), Andreas Ulmer (Salzburg).

Mesfusha: Julian Baumgartlinger (Bayer Leverkusen), Christoph Baumgartner (Hoffenheim), Florian Grillitsch (Hoffenheim), Stefan Ilsanker (Eintracht Frankfurt), Konrad Laimer (Leipzig), Valentino Lazaro (Inter), Marcel Sabitz (Leipzig Luc), Louis Scha , Xaver Schlager (Wolfsburg), Alessandro Schopf (Schalke).

Sulmi: Marko Arnautovic (Porti i Shangait), Michael Gregoritsch (Augsburg), Sasa Kalajdzic (Stuttgart), Karim Onisiwo (Mainz).

Maqedonia e Veriut

Portierë: Stole Dimitrievski (Rayo Vallecano), Damjan Shishkovski (Doxa Katokopia), Riste Jankov (Rabotniçki)

Mbrojtja: Stefan Ristovski (Dinamo Zagreb), Visar Musliu (Fehervar), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Kire Ristevski (Ujpest), Gjoko Zajkov (Charleroi), Darko Velkovski (Rijeka), Ezgjan Alioski (Leeds).

Mesfusha: Arijan Ademi (Dinamo Zagreb), Enis Bardhi (Levante), Stefan Spirovski (AEK Larnaca), Boban Nikollov (Lecce), Tihomir Kostadinov (Ruzhomberok), Ferhan Hasani (Partizani), Elif Elmas (Napoli), Daniel Avramovski (Kayserispor), Darko Çurlinov (Shtutgart), Marjan Radeski (Akademia Pandev).

Sulmi: Goran Pandev (Genova), Aleksandar Trajkovski (Mallorca), Ivan Triçkovski (AEK Larnaca), Vlatko Stojanovski (Chambly), Krste Velkovski (Sarajevë), Milan Ristovski (Spartak Trnava).

Grupi “D”

Anglia

Portierë: Dean Henderson (Manchester United), Sam Johnstone (West Bromwich Albion), Jordan Pickford (Everton).

Mbrojtja: Ben White (Brighton), Ben Chilwell (Chelsea), Conor Coady (Wolverhampton), Reece James (Chelsea), Harry Maguire (Manchester United), Tyrone Mings (Aston Villa), Luke Shaw (Manchester United), John Stones Manchester City), Kieran Trippier (Atlético Madrid), Kyle Walker (Manchester City).

Mesfusha: Jude Bellingham (Borussia Dortmund), Jordan Henderson (Liverpool), Mason Mount (Chelsea), Calvin Phillips (Leeds), Declan Rice (West Ham).

Sulmi: Dominic Calvert-Lewin (Everton), Phil Foden (Manchester City), Jack Grealish (Aston Villa), Harry Kane (Tottenham), Marcus Rashford (Manchester United), Bukayo Saka (Arsenal), Jadon Sancho (Borussia Dortmund), Raheem Sterling (Manchester City).

Kroacia

Portierë: Dominik Livakoviç (Dinamo Zagreb), Lovre Kaliniç (Hajduk Split), Simon Sluga (Luton).

Mbrojtja: Sime Vrsaljko (Atletico Madrid), Borna Barisiç (Glasgow Rangers), Duje Caleta-Car (Marseille), Dejan Lovren (Zenit), Josip Juranoviç (Legia Warsaw), Domagoj Vida (Besiktas), Josko Guardiol (Leipzig), Domagoj Bradariç (Lille), Mile Shkoriç (Osijek).

Mesfushë: Mateo Kovaçiç (Chelsea), Luka Modriç (Real Madrid), Marcelo Brozoviç (Inter), Milan Badelj (Genoa), Nikola Vlasiç (CSKA Moscow), Mario Pasaliç (Atalanta), Ivan Perisiç (Inter), Josip Brekalo Wolfsburg) , Mislav Orshiç (Dinamo Zagreb), Luka Ivanusheç (Dinamo Zagreb).

Sulmi: Ante Rebiç (Milan), Bruno Petkoviç (Dinamo Zagreb), Ante Budimir (Osasuna), Andrej Kramariç (Hoffenheim).

Skocia

Portierë: Craig Gordon (Zemra), David Marshall (Qarku i Derbit), Jon McLaughlin (Glasgow Rangers).

Mbrojtja: Liam Cooper (Leeds), Declan Gallagher (Motherwell), Grant Hanley (Norwich), Jack Hendry (Oostende), Scott McKenna (Aberdeen), Stephen O’Donnell (Motherwell), Nathan Patterson (Glasgow Rangers), Andy Robertson ( Liverpool), Kieran Tierney (Arsenal), Greg Taylor (Celtic).

Mesfushë: Stuart Armstrong (Southampton), Billy Gilmour (Chelsea), John Fleck (Sheffield United), Callum McGregor (Celtic), Scott McTominay (Manchester United), John McGinn (Aston Villa), David Turnbull (Celtic).

Sulmi: Che Adams (Southampton), Ryan Christie (Celtic), Lyndon Dykes (Queens Park Rangers), James Forrest (Celtic), Ryan Fraser (Newcastle), Kevin Nisbet (Hibernian).

Çekia

Portierë: Tomas Vaclik (Sevilla), Jiri Pavlenko (Werder Bremen), Ales Mandous (Olomouc).

Mbrojtja: Jan Boril (Slavia Prague), Jakub Brabec (Viktoria Plzen), Vladimir Coufal (West Ham), Ondrej Celustka (Sparta Prague), Pavel Kaderabek (Hoffenheim), Tomash Kalas (Bristol City), Alesh Mateju (Brescia), David Dimri (Slavia Prague).

Mesfushë: Antonin Barak (Verona), Vladimir Darida (Hertha), Adam Hlozek (Sparta Prague), Tomas Holes (Slavia Prague), Jakub Jankto (Sampdoria), Alex Kral (Spartak Moscow), Lukas Masopust (Slavia Prague), Jakub Peshek (Slovan Liberec), Tomash Souçek (West Ham), Petr Shevçík (Slavia Prague), Michal Sadilek (PSV Eindhoven).

Sulmi: Michael Krmençik (Club Brugge), Tomash Pekhart (Legia Varshavë), Patrik Schick (Bayer Leverkusen), Matej Vydra (Burnley).

Grupi “E”

Spanja

Portierë: David de Gea (Manchester United), Unai Simon (Athletic Bilbao), Robert Sanchez (Brighton).

Mbrojtja: Jose Gaya (Valencia), Jordi Alba (Barcelona), Pau Torres (Villarreal), Aymeric Laporte (Manchester City), Eric Garcia (Manchester City), Diego Llorente (Leeds), Cesar Azpilicueta (Chelsea), Marcos Llorente (Atletico Madrid)

Mesfusha: Sergio Busquets (Barcelona), Rodri Hernandez (Manchester City), Pedri Gonzalez (Barcelona), Thiago Alcantara (Liverpool), Koke (Atletico Madrid), Fabian Ruiz (Napoli).

Sulmi: Dani Olmo (Leipzig), Mikel Oyarzabal (Real Sociedad), Gerard Moreno (Villarreal), Alvaro Morata (Juventus), Ferran Torres (Manchester City), Adama Traore (Wolverhampton), Pablo Sarabia (Paris Saint-Germain).

Suedia

Portierë: Robin Olsen (Everton), Karl-Johan Jonsson (Kopenhagë), Kristoffer Nordfeldt (Genclerbirligi).

Mbrojtja: Ludwig Augustinsson (Werder Bremen), Andreas Granqvist (Helsingborg), Victor Lindelof (Manchester United), Philip Helander (Glasgow Rangers), Emil Krafth (Newcastle), Mikael Lustig (AIK), Pontus Jansson (Brentford), Marcus Danielson ( Dalian Pro), Martin Olsson (Hacken).

Mesfusha: Jens Cajuste (Midtjylland), Gustav Svensson (Guangzhou), Viktor Claesson (Krasnodar), Albin Ekdal (Sampdoria), Emil Forsberg (Leipzig), Dejan Kulusevski (Juventus), Sebastian Larsson (AIK), Kristoffer Olsson (Krasnodar) Ken Sema (Watford), Mattias Svanberg (Bolonjë).

Sulmi: Marcus Berg (Krasnodar), Jordan Larsson (Spartak Moscow), Robin Quaison (Mainz), Alexander Isak (Real Sociedad).

Polonia

Portierë: Lukasz Fabianski (West Ham), Wojciech Szczesny (Juventus), Lukasz Skorupski (Bolonjë).

Mbrojtja: Jan Bednarek (Southampton), Bartosz Bereszynski (Sampdoria), Pawel Dawidowicz (Verona), Kamil Glik (Benevento), Michal Helik (Barnsley), Tomasz Kedziora (Dinamo Kiev), Kamil Piatkowski (Rakow Czestochowz), Maciej Rybus (Lokomotiv Moskë).

Mesfushë: Przemyslaw Frankowski (Chicago Fire), Kamil Jozwiak (Derby County), Mateusz Klich (Leeds), Kacper Kozlowski (Pogon Szczecin), Grzegorz Krychowiak (Lokomotiv Moscow), Karol Linetty (Torino), Jakub Moder (Brighton) (Norwich), Piotr Zielinski (Napoli).

Sulmi: David Kownacki (Fortuna Duesseldorf), Robert Lewandowski (Bayern Mynih), Karol Swiderski (PAOK), Jakub Swierczok (Piast Gliwice).

Sllovakia

Portierë: Martin Dubravka (Newcastle), Marek Rodak (Fulham), Dušan Kuciak (Lechia Gdansk).

Mbrojtja: Peter Pekarik (Hertha), Lubomir Shatka (Lech Poznan), Denis Vavro (Huesca), Milan Shkriniar (Inter), Tomash Huboçan (Omonia), David Hancko (Sparta Prague), Martin Koscelnik (Slovan Liberec), Martin Valjent ( Majorka).

Mesfushë: Marek Hamshík (IFK Gothenburg), Stanislav Lobotka (Napoli), Patrik Hroshovsky (Genk), Juraj Kucka (Parma), Ondrej Duda (Këln), Robert Mak (Ferencvaros), Vladimir Weiss (Slovan Bratislava), Laszlo Benes (Augsburg) ), Lukasz Haraslin (Sassuolo), Jakub Hromada (Slavia Prague), Tomas Suslov (Groningen), Jan Gregus (Minnesota United).

Sulmi: Michal Durish (Omonia), Robert Bozhenik (Feyenoord), Ivan Schranz (Jablonec).

Grupi “F”

Hungaria

Portierë: Peter Gulacsi (Leipzig), Denes Dibusz (Ferencvaros), Adam Bogdan (Ferencvaros).

Mbrojtja: Gergo Lovrencsics (Ferencvaros), Endre Botka (Ferencvaros), Adam Lang (Omonia), Akos Kecskes (Lugano), Attila Fiola (Fehervar), Willi Orban (Leipzig), Attila Szalai (Fenerbahce), Benderguz Bolla (Fenerbahce)

Mesfusha: Loic Nego (Fehervar), Adam Nagy (Bristol City), Laszlo Kleinheisler (Osijek), David Siger (Ferencvaros), Daniel Gazdag (Unioni Filadelfia), Andras Schafer (Dunajska Streda), Tamas Cseri (Mezokovesd), Filip Holender ( Partizan Beograd).

Sulmi: Adam Szalai (Mainz), Roland Sallai (Freiburg), Nemanja Nikoliç (Fehervar), Kevin Varga (Kasımpasa), Roland Varga (MTK Budapest), Szabolcs Schon (FC Dallas), Janos Hahn (Paks).

Portugalia

Portierë: Anthony Lopes (Lyon), Rui Patricio (Wolverhampton), Rui Silva (Granada).

Mbrojtja: Joao Cancelo (Manchester City), Nelson Semedo (Wolverhampton), Jose Fonte (Lille), Pepe (Porto), Ruben Dias (Manchester City), Nuno Mendes (Sporting Lisbon), Raphael Guerreiro (Borussia Dortmund).

Mbrojtja: Danilo Pereira (Paris Saint-Germain), Joao Palhinha (Sporting Lisbon), Ruben Neves (Wolverhampton), Bruno Fernandes (Manchester United), Joao Moutinho (Wolverhampton), Renato Sanches (Lille), Sergio Oliveira (Porto), William Carvalho (Real Betis).

Sulmi: Pedro Goncalves (Sporting Lisbon), Andre Silva (Eintracht Frankfurt), Bernardo Silva (Manchester City), Cristiano Ronaldo (Juventus), Diogo Jota (Liverpool), Goncalo Guedes (Valencia), Joao Felix (Atletico Madrid), Rafa Silva (Benfica).

Franca

Portierë: Hugo Lloris (Tottenham), Steve Mandanda (Marseille), Mike Maignan (Milan).

Mbrojtja: Lucas Digne (Everton), Leo Dubois (Lyon), Lucas Hernandez (Bayern Munich), Presnel Kimpembe (Paris Saint-Germain), Jules Kounde (Sevilla), Clement Lenglet (Barcelona), Benjamin Pavard (Bayern Munchen), Raphael Varane (Real Madrid), Kurt Zouma (Chelsea).

Mesfushë: N’Golo Kante (Chelsea), Thomas Lemar (Atletico Madrid), Paul Pogba (Manchester United), Adrien Rabiot (Juventus), Moussa Sissoko (Tottenham), Corentin Tolisso (Bayern Munchen).

Sulmi: Wissam Ben Yedder (Monaco), Karim Benzema (Real Madrid), Kingsley Coman (Bayern Munich), Ousmane Dembele (Barcelona), Olivier Giroud (Chelsea), Antoine Griezmann (Barcelona), Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain), Marcus Thuram (Borussia Moenchengladbach).

Gjermania

Portierë: Manuel Neuer (Bayern Munich), Kevin Trapp (Eintracht Frankfurt), Bernd Leno (Arsenal).

Mbrojtja: Antonio Rudiger (Chelsea), Mats Hummels (Borussia Dortmund), Matthias Ginter (Borussia Moenchengladbach), Niklas Sule (Bayern Munich), Emre Can (Borussia Dortmund), Lukas Klostermann (Leipzig), Robin Gosens (Atalanta), Robin Koch (Leeds), Christian Gunter (Freiburg), Marcel Halstenberg (Leipzig).

Mesfusha: Joshua Kimmich (Bayern Munich), Ilkay Gundogan (Manchester City), Thomas Muller (Bayern Munich), Kai Havertz (Chelsea), Toni Kroos (Real Madrid), Leon Goretzka (Bayern Munich), Jonas Hofmann (Borussia Moenchengladbach), Florian Neuhaus (Borussia Moenchengladbach).

Sulmi: Serge Gnabry (Bayern Munich), Leroy Sane (Bayern Munich), Jamal Musiala (Bayern Munich), Kevin Volland (Monaco), Timo Werner (Chelsea).

Kampionët e deritanishëm të Evropës

Franca nikoqire në vitin 1960 – fituese BRSS

Spanjë 1964 – Spanja

Itali 1968 – Italia

Belgjikë 1972 – Gjermania Perëndimore

RSF e Jugosllavisë 1976 – Çekosllovakia

Itali 1980 – Gjermania Perëndimore

Francë 1984 – Franca

Gjermania Perëndimore 1988 – Holanda

Suedi 1992 – Danimarka

Angli 1996 – Gjermania

Belgjikë dhe Holandë 2000 – Franca

Portugali 2004 – Greqia

Austri dhe Zvicër 2008 – Spanja

Poloni dhe Ukrainë 2012 – Spanja

Francë 2016 – Portugalia​​​​​​

blank

Federata Angleze e Futbollit për herë të parë do të drejtohet nga një grua

Debbie Hewitt është nominuar për postin e presidentes së Federatës Angleze të Futbollit, pozitë e cila ka qenë boshe për shtatë muaj pas dorëheqjes së ish-presidentit Greg Clarke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga federata thuhet se komiteti përzgjedhës, i cili përfshin anëtarë të pavarur, unanimisht nominoi biznesmenen Hewitt për postin e presidentes.

Siç njoftohet, nominimi i Hewitt do të miratohet në mbledhjen e këshillit të federatës më 22 korrik dhe ajo do të marrë detyrën në janar 2022.

Hewitt, e cila ka deklaruar se ka pasur pasion futbollin që në moshë të re, është shprehur se mezi pret të marrë detyrën e re.

Debbie Hewitt do të jetë presidentja e parë femër e Federatës Angleze të Futbollit, e cila ka një histori prej 157 vjetësh.

Greg Clarke dha dorëheqjen nga presidenca në nëntor të vitit të kaluar pas komenteve diskriminuese që bëri në një takim online në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

blank

Ndeshja e boksit Mayweather – Paul përfundon me barazim

YouTuberi amerikan Logan Paul të dielën i mbijetoi luftës me tetë raunde në boks kundër kampionit të pesëfishtë të botës Floyd Mayweather, pasi ndeshja përfundoi barazi në Miami të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nuk dua që askush të më thotë kurrë më se diçka është e pamundur. Fakti që jam këtu me një nga boksierët më të mirë të të gjitha kohërave dëshmon shanset se mund të mposhtet”, tha Paul pas ndeshjes.

Mayweather, 44-vjeçar, vlerësoi kundërshtarin e tij 26-vjeçarë për qëndresën e tij.

“Ai është më i mirë nga sa mendoja”, tha Mayweather.

“Ai është një garues i ashpër, i vështirë … U habita nga ai sonte”, shtoi ish-ylli i boksit.

Mayweather konsiderohet të jetë një nga legjendat e boksit, duke fituar të gjitha 50 ndeshjet profesionale në tërë karrierën e tij. Për herë të fundit ai luftoi profesionalisht në vitin 2017, kur mposhti yllin irlandez të MMA-së, Conor McGregor.


Send this to a friend