VOAL

VOAL

PEZULLIMI PËR 10 VJET I PARTIVE DO TE SHËNDOSHTE GJENDJEN – Nga Lekë Tasi

January 31, 2016

Komentet

   PRETENDIMI I NËNKRYETAR MUHAXHERIT, PËR FITOREN E LDK, KA BAZË REALE- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 

Intelektuali i kompletuar, Dr. Ibrahim Rugova, themeloi partinë e parë pluraliste në Ballkan e më gjerë, LDK-në. Në gjallje të Rugovës, ky subjekt politik bëri paqen dhe luftën. Dhe, kjo, tashmë, është dëshmuar, duke demantuar bindshëm “partitë e luftës”, të cilave u munguan formacionet ushtarake në fushë-beteja, sepse sabotatorët e luftës i kishin brenda SHTAB-it të tyre.

 

Pas amshimit të kryezotit Rugovë, orekset karrieriste e klanore brenda LDK-së u shpërfaqen shfrenueshëm. Ndarja e parë përgjysmoi partinë, dikur kryezonjë në Kosovë. Koalicionet e kundër vullnetshme e mospërfillëse të anëtarësisë, e sollën LDK-në kuotën e 12 %-it.

 

Kuvendi i 10-të i jashtëzakonshëm filloi me reformat, duke zgjedhur kryetarin e ri, Lumir Abdixhikun, Kryesinë e re, duke lënë jashtë saj ish-kryetarin Mustafa dhe një pjesë të klanit të tij. Kuvendi u mbyll pa debat, pa analizën e nevojshme, për gjendjen katastrofale në parti. Përkundrazi, ish-kryetari u vlerësua me titull Nderi, gjë që befasoi dhe zhgënjeu shumë.

 

Nënkryetari për Organizim partiak i LDK-së, Gazmend Muhaxheri thotë se “ky subjekt politik, sipas sondazheve, ka rritje të madhe”. Vërtet, krahasuar me partitë e PAN-it, të cilat nga zgjedhjet e fundit parlamentare, kanë dalë po kaq humbëse, sa edhe LDK-ja, nuk kanë bërë fare reforma partiake. Ndërkohë që LDK-ja, të paktën, ka filluar dhe është në proces. Vazhdimi i reformave është, barometër i ringritjes së partsisë.

 

Kryetari Abdixhiku, me stafin e tij, përkundër burokracisë të pararendësit të tij, kanë lënë zyrat dhe janë aktivizuar brenda dhe jashtë Kosovës, për komunikim me anëtarësinë, elektoratin dhe shtresat e ndryshme qytetare. Brenda Kryesisë janë ndarë detyrat, janë krijuar komisione, e mbi të gjitha, është hartuar edhe plan-programi për qeverisjen profesionale të Kosovës.

 

Ajo që është parë me rezerva  nga elektorati i LDK-së, ka qenë proklamimi për “Rruga e re”, e cila u kujton anëtarësisë një emërtesë të ngjashme të “partisë” dështake të Bukoshit, ashtu si edhe “Lidhja e re” e Isa Mustafës, një emërtesë që paralajmëroi devijimin e frymës rugoviane. Dhe, dështimi ishte i pritshëm. Emërtesa të tilla ngjallin huti e frikë, për braktisjen e rrugës dhe të frymëzimit rugovian. Megjithatë, kryetar Lumiri ka lehtësuar dilemën se “kjo vlen për qeverisjen dhe nuk prekë partinë”.

 

Konventa e organizuar e LDK-së, shpalosja e programit, shpjegimet teorike intelektuale të Kryetarit të ri, kanë lënë mbresa domëthënëse, jo vetëm në anëtarësi, por edhe më gjerë në popull. E gjithë kjo zgjoi vëmendje në opinion dhe vlerësim në sondazhe, siç thotë nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, partia ka rritje të prekshme.

 

Ftesa e kryetarit të PS-së, Edvin Rama, nga kryetari Abdixhiku, me rastin e 25 vjetorit të çlirimit, “Presidentit Rugova dhe Perëndimi”, ngjalli koxha përfolje e habi në parti. Emisarët e kësaj partie, tipike neokomuniste, me shumësi janë kuadro të monizmit, përkatësisht, të brezit pasues enverist. Presidenti Rugova me të drejtë i vuri vijën e kuqe PS-së. Aq më parë tani, kur shkatërroi pluralizmin politik në Shqipëri, të fituar më gjak e mund, pas një regjimi tipik fashist të Enver Hoxhës. Pra, rrënimi zyrtar i opozitës në Shqipëri, duhej të kundërshtohej me bllokadë totale nga i gjithë spektri politik i Kosovës.

 

Kur e majta shqiptare thoshte se kryeqyteti i Kosovës është Beogradi, e djathta shqiptare afirmonte Prishtinën kryeqytet dhe të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për të qenë shtet. Sidoqoftë, zyrtarët drejtues të LDK-së, duhej ta sqaronin anëtarësinë, qoftë edhe vetëm strukturat e saj, pse u ftua kreu i social-komunistëve shqiptarë, në cilësinë e pozitës partiake apo shtetërore, në një ngjarje kushtuar Presidentit Rugova?! As tani nuk është vonë, për të dhënë sqarimet përkatëse. Urojmë që kjo vizitë të harrohet, si një ëndërr e keqe, dhe të mos këtë ndikim në elektoratin dhe sondazhet premtuese të LDK-së.

 

Konstatimi i nënkryetarit Gazmend Muhaxheri se “elektorati i LDK-së është kthyer në “shtratin” e vet politik”, ka bazë reale, po të kemi parasysh faktin se në zgjedhjet e fundit lokale, tashmë, me kryetar të ri, u kthyen tej 100 mijë anëtarë në shtëpinë e tyre të artë – LDK-e.

 

Me reformat në proces, Lidershipi i i ri i LDK-së, duhet të reflektojë, madje të harrojë eliminimin e kuadrove me heshtje, nga frika e konkurrencës apo arsye tjera. Logjika se “nuk na bënë shejë” largimi i x-y-it, ishte “llogari pa hanxhinë”. Mania e largimit, me lënie në “harresë”, të kuadrove të dëshmuar, për punë e devotshmëri në parti, nuk kalon gjithëherë pa rrjedhoja. Duke bërë akuza për të tjerët, pa pranuar fajësinë klanore, nuk është e shëndetshme për një parti emërmirë, siç është LDK-ja.

 

Ka vërejtje për zgjedhjet në parti, ngaqë duhej të ishin më të hapura dhe me elementet e debatit të hershëm rugovian. E kuptoj se klani, me llogarinë e tij, për të qëndruar gjatë në pozita drejtuese partiake, ka bërë seleksionime dhe grupime mbështetësish. Kjo e vështirëson depërtimin e elementëve të rinj në poste drejtuese, me votim të fshehtë. Megjithatë, aklamacioni, është kancer i demokracisë. Mund të lejohet krijimi i fraksioneve legale brenda partisë, siç i kanë demokracitë e zhvilluara, por jo edhe klanet ilegale, siç kanë ndodhur në LDK-në post-rugoviane.

 

Jam pjesë e themelimit të Degës, respektivisht, të Nëndegëve dhe të Aktivave të LDK-së, në Gjermani, që nga vitet `90-a. Por, fenomeni i grupimeve, me porosi në votimin e fshehtë, nuk ka ekzistuar. Tani kjo po ndodhë dhe është “pëshqesh” i ish-klanit, që dëmtoi Degën në Gjermani, ndërsa e shkatërroi Degën e LDK-së në Zvicër. Madje ende ka rezistencë dhe nostalgji për ish-lidershipin klanor. Klanet janë si xhelozia, e cila brenë edhe dashurinë më ideale. Varet sa do të arrijë t`i neutralizojë klanet lidershipi i ri i LDK-së, sepse ka zëra që vazhdojnë ta dëmtojnë LDK-në, e ndoshta edhe ta dobësojnë ekipin e ri drejtues të saj!

 

Lidershipi i ri, për të joshur dhe rikthyer të tërë anëtarësinë e larguar, për shkak të koalicioneve me ata që kanë përgjakur LDK-në dhe Kosovën, e ka shansin të vazhdojë reformat dhe të zotohet se e kaluara nuk do të përsëritet. E kuptoj se e djathta e Kosovës është në hall të madh, sepse veç LDK-së, grupimet e tjera të së djathtës janë minore për nevojat e koalicionit. Koalicioni LDK-LVV ishte dhe mbetet më i pranueshmi, sepse nuk ishin dhe nuk janë pjesë e krimeve.

 

Por, intrigimet e Hashimit, argatëve të tij brenda LDK-së dhe Grenellit, e prishën koalicionin më profesional në kuadro. Për një koalicion të tillë duhet të mendojnë, qysh tani, dy subjektet politike të cituara, sepse do të ishin në të mirë të tyre dhe, parasegjithash, në të mirë të Kosovës. Tri partitë, përbërëse të PAN-it: PDK, AAK, NISMA, mashtrueshëm thirrën në djathtizëm, sepse janë pjellë nga një mitër e përgjakur – LPK-së staliniste.

 

Opozitarizmi i sforcuar, aq më keq i njëjtësuar me partitë e inkriminuara, i kthehet në bumerang LDK-së. Të thuhet, në mes tyre edhe kuadro të LDK-së, se “Hashimi kishte vendosur sovranitetin qysh moti në veriun e Mitrovicës, ndërkohë që edhe në vitin 2018 ishin hapur 6 (gjashtë) njësi bankare ilegale të Serbisë”, është përpjekje e dështuar për ta rehabilituar Hashimin, me bandën e tij partiake. Për këto koordinime opozitare të paparime, kanë reaguar edhe kuadro të dëshmuara të LDK-së, si Adem Salihaj, Skënder Zogaj dhe të tjerë, të cilët drejtuesit e djeshëm dhe të sotëm i kanë harruar dhe hedhur si “tepricë teknologjike!”

 

LDK-ja, në krahasim me partitë e inkriminuara, çalon në propagandën partiake. As LVV nuk shquhet për këtë, veç se e kompenson, në një masë, me “armatën e Facebook-ut”. Ndërkohë që partitë e PAN-it kanë pushtuar komplet mediat. Dhe, sa po të hapësh cilindo nga stacionet televizive, të Etnikumit Shqiptar dhe në Mërgatë, shikon, njërin pas tjetrit, eksponentë të krimit dhe të hajnisë zyrtare. Krejt njëjtë qëndron edhe kapja e Sistemit të Drejtësisë nga PDK-ja dhe AAK-ja. As LDK-ja dhe as LVV nuk kanë fare qasje në aparatin gjyqësor, pavarësisht të ndonjë punësimi skajor. Dhe, këtë pisllëk e mbron sllogani klishe: “pavarësia e gjyqësorit!” Është supër-cinike të thuhet se “qeveria ka pushtuar mediat dhe drejtësinë”, kur dihet se ato janë të kapura, madje tërësisht, nga partitë-banda të PAN-it.

 

Prag-fundosja e LDK-së, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ishte nisma e ndryshimit të domosdoshëm. Ishte gjyqi që i bëri populli partive rrënuese të shtetit. Me keqardhje e dhimbje, klani vicioz, brenda Kryesisë të LDK-së, pa përfillur elektoratin, anëtarësinë, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e deputetëve, madje as vet Kryesinë e LDK-së, si për inat të të gjitha këtyre strukturave partiake, si patericë, e mbante PDK-në në pushtet, duke kulmuar me bërjen e Hashimit president, për ta shkelur porosinë-amanet të Presidentit Rugova: “Të mos lejohet ngritja e Hashimit në poste të larta drejtuese, sepse është i dëmshëm për Kosovën!” Profecia e urtakut Rugovë, rezultoi plotësisht e saktë. Dhe sot, jo vetëm populli i Kosovës, por i tërë kombi shqiptar jeton në ethe dhe pa gjum normal, nga pazarllëqet e pista të Hashimit, me dostat e tij.

 

Ishte ajo rënie rapide e LDK-së, që e detyroi kryetarin Mustafa, me klanin e tij, të organizonin Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor. Kjo është edhe nisma e ringritjes  të LDK-së.

 

Për partitë e inkriminuara të opozitës të sotme, reformat partiake nuk janë zgjidhje, sepse janë kapluar nga metastazat, pa shpresë shërimi. Ato jo reformimi, por vetëm riformimi, spastrim me fshesë të hekurtë, madje edhe me ndryshim emri të partisë, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet nga anëtarësia e tyre.

 

Për ndryshim nga PAN-i, LDK-ja nuk i ka as mëkatët vrastare dhe as hajninë zyrtare. Ajo është viktimë e lakmisë për pushtet, e një grupi vicioz, të cilët me shantazh e joshje, për interesa personale apo grupore, mëkatoi me nënshkrimet fatale, të programuara nga Hashim dallaverja.

Bazuar në rolin parësor të LDK-së, për bërjen e paqes dhe të luftës, si parti shtetformuese dhe të qeverisjes – me duar të pastra -, si dhe përformancën aktuale, pretendimi i nënkryetarit Gazmend Muhaxheri, për fitoren e mundshme të partisë së Rugovës, ka bazë reale. Sondazhet e herëpashershme, të cilat e nxjerrin LDK-në si subjektin e tretë elektoral, duken absurde, kur dihen të bëmat numerike kriminale të PDK-së, si hajnia industriale dhe përgjakja e Kosovës, gjatë dhe pas luftës, me vrasjet katër-shifrore të kundërshtarëve politikë shqiptarë.

Propaganda lehaqene, tipike enveriste, se gjoja PDK-ja është parti-shtetformuese; se ajo  bëri luftën, duke agjituar për përvetësimin e luftës faktike të FARK-ut, deri në mohimin e këtij formacioni ushtarak vendimtar, në legjitimimin e luftën çlirimtare të Kosovës, është absurd. Edhe -zogjtë e malit e dinë- se LPK-ja, përkatësisht, krerët hafije të shërbimeve të huaja, sabotuan luftën dhe nuk e angazhuan fare në luftën e Kosovës atë UÇK-në të LPK-së së tyre. Këtë e thonë dhe e faktojnë bindshëm vetë themeluesit e asaj “UÇK-je” imagjinare, fantomë!

Ikja e ballafaqimit të LDK-së, me partinë shkatërrimtare faktike të shtetit të Kosovës, siç është, pikërisht, PDK-ja, kjo e fundit po përfiton hapësirë, elektorat. LDK-ja është përqendruar në sulmin frontal të drejtë opozitar karshi pozitës, duke synuar vendin e parë. Por, herë-herë edhe me kritika paushalle, kur përsëritë slloganin e PDK-së se “ne kishim vu rend e ligj, duke ushtruar sovranitet të plotë në veiun e Kosovës!” Pra, e përsërisim, si shembull domëthënës, duke lavdëruar dhe rehabilituar Hashim Thaçin, me bandën e tij, edhe pse në vitin 2018 Serbia kishte hapur 6 (gjashtë) filiale ilegale bankare në veriun e Kosovës!

Është logjike që LDK-ja të luftojë për pozicionin e parë politik në Kosovë, duke mos anashkaluar mundjen e PDK-së dhe një koalicion përjashtues me partitë-banda të PAN-it. Këto subjekte politike, të kontrabanduara jashtë ligjshëm në jetën politike të Kosovës, shrfytëzojnë çdo rast e mundësi, për ta sulmuar dhe denigruar LDK-në, ndërkohë që kjo e fundit heshtë, sikur nuk po ndodhë asgjë! Kulmojnë me cinizëm kur përsërisin falsifikueshëm se “ne jemi parti shtetformuese; parti të luftës; parti të dala nga lufta; FARK-u nuk ka ekzistzuar dhe broçkulla të tjera idioteske. Rrjedhimisht, LDK-ja, vullnetshëm, po i lënë parësinë PDK-së. Dhe, kjo do të ishte zhgënjyese për anëtarësinë, elektoratin e LDK-së.

Vijat e kuqe, madje rrast të retushuara, ndaj subjekteve përgjakëse dhe pazarxhinj të Kosovës, duhet të jenë guidë dhe parim për rikthimin prijës të LDK-së rugoviane. Kohë e mjaftueshme për të realizuar suksesin e pritshëm të rugovistëve luftëbërës dhe shtetformues.

Andaj, nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, njëherësh edhe kryetar shumë i suksesshëm i komunës së Pejës, ka të drejtë në entusiazmin e tij se ngadalë, por me hapa të sigurtë LDK-ja është në procesin e bashkimit të anëtarësisë dhe, normalisht, mund të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosovës, natyrisht, duke zgjedhur partner idealistë, që prosperimin e Atdheu-Kosovë e vënë mbi interesat partiake.

THE ANCIENT ENLIGHTENED ALBANIAN NATION ENDANGERED BY EXTREMISMS- From Agim Alickaj, New York, July 21, 2024

Religious harmony and the protection of traditional Illyrian-Dardanian-Albanian positive values ​​is vital for the Albanian nation

 

Prof. Dr. Nusret Pllana was a political prisoner, a freedom fighter and now tireless activist for the documentation of Serbian crimes and the punishment of criminals and the Serbian fascist state. In short, he is a national figure. His concern and open warning about the danger from extremisms within our nation, should be taken seriously by state and social structures at all levels.

It is a well-known fact that the centuries-old Serbian enemy has sponsored radical Islam as the main tool for the destruction of the Albanian nation and the grabbing of our lands. This is also emphasized in the pamphlet of the Serbian evil chauvinist Vaso Čubrilović “The Expulsion of Albanians”. Fascist Serbia has tried to present us in front of Europe as a backward radical Muslim nation, while itself as a “defender of European Christianity”.

Thus, Serbia managed to deceive Europe for centuries, paving the way for the genocide against Albanians. Thanks to popular resistance and America’s intervention in 1999, the Albanian nation was saved from extinction. But, a part of Europe still has religious prejudices and is cold towards the Albanian Muslim majority. Precisely for this reason, it is doing its best to bring Kosova back under Serbia’s control by abusing dialogue, insisting on the creation of a completely unnecessary Serbian association, before recognition by Serbia.

America does not prejudice Muslim Albanians, as long as they cultivate a tolerant, secular Islam. But if our Islamic religion turns into hateful extremism and our culture mixes with Arab culture, we risk losing America’s support. We dare not allow ourselves this because our enemy is not only the Serbian beast. There is also the Russian beast, which only America can put on its tail. Arab and Muslim countries cannot help us, some of them are satellites of Russia.

Many historical endeavors have brought us different religions. But, throughout history, although there has been hatred and radicalization from time to time by all religions, the essential majority of the nation has maintained religious tolerance. This has helped the Albanian nation to survive. We must continue this with courage, determination and commitment.

Religious belief is a personal matter, an individual right regulated by law and guaranteed in true democratic states, such as the Republic of Kosova. Everyone has the right to appreciate, promote and praise their own religion, but not to incite hatred and threaten believers of other religions to impose themselves. Those who do so should be isolated, distanced and prosecuted on legal grounds. Especially if they are financed by Serbia and hostile external sources.

Radical hateful Christianity is also very dangerous because it encourages hateful radical Islam. Imams and priests do not have absolute immunity, the good ones must be appreciated while the bad ones must be criticized, exposed and opposed, just like politicians.

And let us never forget that religion can be changed, but the nation cannot. Those who think they can change the nation are losers, miserable and worthless bastards. No one has respect for them.

The acceptance and promotion of bad values ​​and harmful foreign cultures are also dangerous for the future of the nation. We do not need foreign clothing that belittles, denigrates and enslaves our mothers, sisters and daughters. Nor do we need the other immoral extreme of unrestrained freedom in dressing and behavior. Strong families with tradition have helped preserve our freedom and national identity. They are the backbone of the strong states and nations.

Regional divisions and hatreds cause national division and weaken the Albanian nation. Like it or not, we are one nation and share the same destiny. True nationals should respect, love and support each other, despite bad politicians who come and go.

Attention, government, opposition, media, non-governmental organizations, schools and religious institutions, academies of science, families and individuals from all Albanian lands and diaspora. Professor Pllana’s sincere emotional call to protect the nation from various extremisms applies to all of us and is the last warning for our society and countries.

We all have a duty to preserve, protect and strengthen our peaceful bright nation, with ancient positive traditions and high human and national values.

KOMBI I LASHTË I NDRITUR SHQIPTAR I RREZIKUAR NGA EKSTREMIZMAT- Nga Agim Aliçkaj, Nju Jork, më 21 korrik 2024

 

  • Harmonia fetare dhe mbrojtja e vlerave pozitive tradicionale iliro-dardano-shqiptare është jetike për kombin shqiptar.

 

 

Prof.  Dr. Nusret Pllana ishte i burgosur politik, luftëtar i lirisë dhe tani veprimtar i palodhur për dokumentimin e krimeve serbe dhe dënimin e kriminelëve dhe të shtetit fashist serb. Shkurt, ai është një figurë kombëtare. Shqetësimi dhe paralajmërimi i tij i hapur për rrezikun nga ekstremizmat brenda kombit tonë, duhet të merret seriozisht nga strukturat shtetërore dhe shoqërore në të gjitha nivelet.

Është i njohur fakti se armiku shekullor serb e ka sponzoruar islamin radikal si mjetin kryesor për shkatërrimin e kombit shqiptar dhe rrëmbimin e trojeve tona. Kjo theksohet edhe në pamfletin e shovinistit katil serb Vaso Çubrilloviç “Dëbimi i shqiptarëve”. Serbia fashiste është munduar të na paraqesë përballë Evropës si një popull mysliman radikal të prapambetur, ndërsa veten si “mbrojtëse të krishterimit evropian”.

Kështu Serbia arriti të mashtrojë Evropën me shekuj, duke i hapur rrugën gjenocidit ndaj shqiptarëve. Falë rezistencës popullore dhe ndërhyrjes së Amerikës në vitin 1999, kombi shqiptar u shpëtua nga zhdukja. Por një pjesë e Evropës ka ende paragjykime fetare dhe është e ftohtë ndaj shumicës myslimane shqiptare. Pikërisht për këtë po bën çmos që ta rikthejë Kosovën nën kontrollin e Serbisë duke abuzuar me dialogun, duke insistuar në krijimin e një asociacioni krejtësisht të panevojshëm serb, para njohjes nga Serbia.

Amerika nuk paragjykon shqiptarët myslimanë, përderisa ata kultivojnë një islam tolerant, laik. Por nëse feja jonë islame kthehet në ekstremizëm urrejtës dhe kultura jonë përzihet me kulturën arabe, rrezikojmë të humbasim mbështetjen e Amerikës. Ne nuk guxojmë t’ia lejojmë vetes këtë sepse armiku ynë nuk është vetëm bisha serbe. Është edhe bisha ruse, të cilën vetëm Amerika mund ta ulë në bisht. Vendet arabe dhe myslimane nuk mund të na ndihmojnë, disa prej tyre janë satelitë të Rusisë.

Përplasjet e shumta historike na kanë sjellë fe të ndryshme. Por, gjatë gjithë historisë, edhe pse herë pas here ka pasur urrejtje dhe radikalizim nga të gjitha fetë, shumica thelbësore e kombit e ka ruajtur tolerancën fetare. Kjo e ka ndihmuar kombin shqiptar të mbijetojë. Këtë duhet ta vazhdojmë edhe tani e tutje me guxim, vendosmëri dhe përkushtim.

Besimi fetar është çështje personale, e drejtë individuale e rregulluar me ligj dhe e garantuar në shtetet e vërteta demokratike, siç është Republika e Kosovës. Çdokush ka të drejtë të vlerësojë, promovojë dhe lavdërojë fenë e vet, por jo të nxisë urrejtje dhe të kërcënojë besimtarët e feve të tjera për t’u imponuar. Ata që e bëjnë këtë duhet të izolohen, të distancohen dhe të ndiqen penalisht në baza ligjore. Sidomos nëse financohen nga Serbia dhe nga burime të jashtme armiqësore.

Krishterimi urrejtës radikal është gjithashtu shumë i rrezikshëm sepse e nxitë myslimanizmin urrejtës radikal. Imamët dhe priftërinjtë nuk kanë imunitet absolut, të mirët duhen vlerësuar ndërsa të këqijtë duhen kritikuar, ekspozuar dhe kundërshtuar, njisoj si politikanët.

Dhe të mos harrojmë kurrë se feja mund të ndryshohet, por kombi jo. Ata që mendojnë se mund të ndryshojnë kombin janë humbës, të mjerë dhe bastardë pa vlerë. Askush nuk ka respekt për ta.

Pranimi dhe promovimi i vlerave të këqija dhe i kulturave të huaja të dëmshme janë gjithashtu të rrezikshme për të ardhmen e kombit. Ne nuk kemi nevojë për veshje të huaja që nënçmojnë, denigrojnë dhe robërojnë nënat, motrat dhe vajzat tona. As nuk kemi nevojë për ekstremin tjetër imoral të lirisë së çfrenuar në veshje dhe sjellje. Familjet e forta dhe me traditë kanë ndihmuar në ruajtjen e lirisë dhe identitetit tonë kombëtar. Ato janë shtylla kurrizore e shteteve dhe kombeve të forta.

Ndasitë dhe urrejtjet rajonale shkaktojnë përçarje kombëtare dhe dobësojnë kombin shqiptar. Na pëlqen apo jo, ne jemi një komb dhe kemi të njëjtin fat. Kombëtarët e vërtetë duhet ta respektojnë, ta duan dhe ta mbështesin njëri-tjetrin, pavarësisht politikanëve zuzar që vijnë e shkojnë.

Kujdes, qeveri, opozitë, media, organizata joqeveritare, shkolla ​​dhe institucione fetare, akademi të shkencës, familje dhe individë nga të gjitha trojet shqiptare dhe mërgata. Thirrja e sinqertë emocionale e profesor Pllanës për mbrojtjen e kombit nga ekstremizmat e ndryshëm vlen për të gjithë ne dhe është paralajmërimi i fundit për shoqërinë dhe vendet tona.

Të gjithë kemi për detyrë ta ruajmë, mbrojmë dhe forcojmë kombin tonë të ndritur paqësor, me tradita të lashta pozitive dhe vlera të larta njerëzore e kombëtare.

 

DY TË MËDHEJ PËR NJË TË MADH – Agolli e Koliqi për Azem Shkrelin- Përzgjodhi Frank Shkreli

Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.

Ka botuar këto vepra në poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugëve (1963), E di një fialë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë: Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfundi shqipes Shtatë nga ata, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes (1983) etj. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Në fund të viteve 1950, do të shfaqet brezi i “të nëntëve” i prirë nga Azem Shkreli, i cili vendosi kulme poetike në letërsinë shqipe, është shprehur, shkrimtari Ali Aliu.

Dritëro Agolli: Kur në Kosovë takova Azem Shkrelin

“Azem Shkreli ishte nga shkrimtarët e parë të Kosovës që njoha nga afër. Nga ai kisha lexuar poezi dhe kisha dëgjuar të më tregonte ndonjëri, se jeton në Prishtinë një poet me emrin Azem Shkreli, se ka një pamje të tillë dhe se flet kështu apo ashtu dhe kaq. Por kur shkova për herën e parë në Kosovë në vjeshtën e 1972-së për Ditët e Poezisë që organizoheshin në Gjakovë e takova edhe Azemin mes grupit të shquar të poetëve të asaj ane të Shqipërisë.
Në fillim më bënë përshtypje lëvizjet e tij të përhershme si veriu. Ai ulej pak në tryezë dhe papritur ngrihej, shkonte të takonte ndonjërin, kthehej për të qëndruar pakëz në tryezë dhe ikte përsëri,se dikush e priste në ndonjë anë. Por edhe kur rrinte në tryezë, shpesh heshtëte me sy të përhumbur diku dhe dukej sikur nuk dëgjonte asgjë nga ç’flitej. Vetëm kur fjala vinte tek poezia dhe tek arti në përgjithësi dhe kur ndizej ndonjë polemikë, sytë e tij dilnin nga përhumbja duke shkrepëtirë, shikonte me kokën mënjanë dhe pastaj hidhej për të pohuar apo mohuar ndonjë mendim. Atëherë harronte të lëvizte nga tryeza dhe bëhej një bashkëbisefues i mirë. Megjithatë ai nuk fliste shumë.

Kjo ishte përshtypja ime e parë në takimet e fillimit me Azem Shkrelin. Në ato takimet poetike të Gjakovës , ku lexonim nga një vjershë poetët pjesëmarrës , unë lexova disa vargje kushtuar nënës sime, që fillonin: Nëna ime , e bukura Hatixhé, Më e bukura nga gjithë fshatarkat, Atje në minder mbi një dyshemé, Më polli mua kur u kthye nga arat. Azem Shkreli gjithë ato ditë që qëndrova në Prishtinë, sa më takonte, e bënte zërin si timin, më imitonte dhe përsëriste: -Dritëro! -Hë, Azem?-përgjegjesha unë. Dhe ai qëndronte para meje, duke më imituar në recitim dhe duke përsëritur vargjet: Nëna ime, e bukura Hatixhé, Më e bukura nga gjithë fshatarkat… Pastaj qeshte dhe tundte kokën: -E, Dritëro, nëna ime e bukura Hatixhé? Edhe ti boll i bukur ke dalë! Kaluan vitet dhe ne u bëmë miq. Sa herë që vinte në Tiranë, kur ishte drejtor i Teatrit të Prishtinës dhe më vonë drejtor i Kosova Filmit, ne takoheshim herë në Hotel Dajti dhe herë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, takoheshim edhe me Beharen, të shoqen e tij, një grua e dashur, e këndshme në kuvendime , e pashme dhe atdhetare.

Por më vonë, pas lëvizjeve për liri dhe pavarësi në Kosovë, në fillimin e viteve 80-të, dhe pas mbylljes së kufinjve, rrallë takoheshim. Vetëm në vitet 90-të, filluan përsëri të vinin në Tiranë poetët e Kosovës, si zogj shtegtarë, të vinin nga vendet e tjera të Evropës, nga Gjermania, Zvicra apo Austria. Ne këtej po nuk mund të lëviznim për në Kosovë për ato arsye që përmenda. Megjithatë, në vitin 1992, pas Mbrëmjeve Poetike të Strugës, unë dhe gruaja ime Sadija, morëm guximin dhe shkuam në Prishtinë, duke e kaluar kufirin me Maqedoninë së fshehurazi.
Në Prishtinë ne fjetëm atë natë gushti në shtëpinë e mikut tonë të dashur, Ali Aliut, që bashkë me të shoqen e tij Merza, grua fisnike dhe e palodhur për mysafirët, na pritën ngrohtë dhe mirë. Të nesërmen dolëm nëpër Prishtinë, e cila nuk e kishte atë gëzimin e njëzet vjetëve të shkuar , por dukej sikur ishte mbuluar nga një hije e rëndë si teneqe, hije e pushtimit të egër sërb. Nën këtë hije si teneqe ne u takuam me Rexhep Qosen, me Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin e të tjerë. Mes tyre takuam edhe Azem Shkrelin. Ai na tha se gruan e kishte të sëmurë rëndë nga veshkat dhe ne vumë re një trishtim në sytë e tij. Por Azemi ishte i çuditshëm! Na ftoi për drekë në shtëpi, edhe se Beharen e kishte të sëmurë. Në shtëpi ne e gjetëm Beharen duke punuar për tryezën e mysafirëve. Kishte një fytyrë gati gri, fytyrë prej të sëmuri të vërtetë, por sëmundjen mundohej ta vinte poshtë me punën. U përqafuam dhe u ulëm bashkë me Ali Aliun, që ishte me ne. Pastaj erdhi edhe Ibrahim Rugova dhe një tjetër që nuk më kujtohet. U ul edhe Beharja në tryezë dhe ne shijuam gjellët e saj të mira. Azemi, në fillim i heshtur, u gjallërua. Duke pirë ne filluam të flisnim për politikën, dhe vetëm për atë, për gjendjen në Tiranë, për rrugën e demokracisë në Shqipëri, për genocidin sërb në Kosovë, për problemet e Lidhjes Demokratike e me radhë. Azemi, i menduar, donte t’ia ndryshonte drejtimin bisedës: -E po, si nuk folëm për letërsinë! tha ai dhe psherëtiu. -Kur gjëmojnë topat, hesht muza!- përsërita unë një shprehje latine. Vërtetë, Azemin e shqetësonte letërsia: si do ecte ajo në kushtet e reja të ndryshimeve demokratike pas rënies së sistemit të socializmit totalitar, cilat do të ishin raportet mes shkrimtarëve dhe çfarë lidhje do të kishin shkrimtarët e Shqipërive këtej dhe andej Drinit.

Këto shqetësime ai i kishte të sinqerta, pasi ishte një shkrimtar i vërtetë, një poet i shquar me një origjinalitet të papërsëritshëm. Ai është njê poet modern i një natyre të veçantë. Në poezinë e ti shkrihet fryma kombëtare me frymën evropiane me një harmoni të natyrshme, duke krijuar një variacion të lakmueshëm në artin poetik. Vargjet e tij janë metrikë dhe ametrikë, të matur e të lirë, po gjithmonë të shoqëruar me muzikalitetin poetik. Në to ndjehet shqetësimi për kohën dhe njeriun, kombin dhe lirinë. Në gjithë poezinë e Azem Shkrelit mbizotërojnë zogjtë dhe guri. Këto janë dy simbole apo metafora të qëndresës dhe ëndrrës ka këto dy metafora. Këtë e tregon edhe titulli”Zogj dhe gurë”. Unë këtë libër e kam lexuar në dorëshkrim para nja dy muajve se të vdiste Azemi. Ai erdhi në shtëpi tek unë, si gjithmonë kur ndodhej në Tiranë, dhe ma dha dorëshkrimin në gjysma letrash. -Ky është libri im i fundit-tha ai. -Jo i fundit, por i gjashtëmbëdhjeti! thashë unë duke qeshur. -Fjala që vjen! tha ai i skuqur pakëz. Unë pastaj e pyeta për Ali Podrimjen se çfarë po bënte, biseduam për Fahredin Gungën dhe e kujtuam me dhimbje për vdekjen e tij të papritur.

Folēm për Din Mehmetin dhe për poezinë e tij, që unë e çmoj shumë, e me radhē. Pastaj kujtuam ato shtatë-tetë ditë të vitit 1992, kur ai bashkë me Ali Podrimjen banuan në shtëpinë time. Në ato ditë mbrëmjeve polemizonim për partitë e majta dhe të djathta në Shqipëri. Unë mbroja të majtën , ata anonin nga e djathta. Kur polemika ndizej. Azemi ngrihej në këmbë me kokën mënjanë dhe me duart në xhepa, ndërsa Aliu shtrihej në kanape me krahun nën qafë. Heshtnim për një çast dhe pastaj fillonim e lexonim vjersha. Ata kishin qenë në Vlorē dhe kishin shkruar vargje me motive nga ai qytet dhe nga deti. E, Azem? Poezia nuk na zemëron si politika!-thosha unë. Po të mos ishte poezia, do të kishim ngrënë njëri-tjetrin, siç ke thënë ti njëherë! kujtonte Azemi një thënien time të vjetër diku në ndonjë tryezë. Pas disa ditëve nga çasti që ma la dorëshkrimin “Zogj dhe gurë”, erdhi dhe e mori, doemos të përcjellë me lavdërimet e mia të përzemërta. Kur hyri në shtëpi ai ishte skuqur dhe merrte frymë me zor. – Janë të larta këto shkallët tuaja!- i tha ai Sadijes. Dhe këto ishin fjalët e fundit që dëgjova prej tij…”

“Shkreli zë vend në krye të poezisë aktuale shqiptare. Krahas cilësisë, poezia e Shkrelit shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e zgjeroi spektrin tematik; e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik dhe çka është më me peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu, ajo i hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me patosin e euforisë kolektive.

Ernest Koliqi

Poezia e tij, shënoi kthesën e parë më të rëndësishme, në radhë të parë, duke e çliruar unin lirik intim nga ai kolektlv, duke skalitur në të temën e dashurisë për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën, lirikën peizazhiste, etj.

Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997.
Vdiq në pranverën e vitit 1997”, përfundon artikulli i Dritëro Agollit, në kujtim të takimeve me Poetin dhe shkrimtarin e njohur nga Shkreli i Rugovës, Azem Shkrelin – shkrim i plotë i Agollit, botuar gjatë viteve në disa gazeta e portale.

“Kroje të reja në Parnaz Shqiptar”, ishte shkrimi i Ernest Koliqi, në të cilin vlerësonte shkrimtarët dhe poetët e rinjë shqiptarë të Kosovës në vitin 1957, në numrin e parë të revistës së tij, Shëjzat. Një ndër ata poetë e shkrimtarë të Kosovës radhitej edhe Azem Shkreli – bazuar në një antologji (Shkëndijat e para” — Shtëpia Botuese, “Mustafa Bakija”, Prishtinë, 1956). “Këtyne djelmve ndjellamirë i buzqeshë prej s’largu Lavdija e majeve të Parnazit edhe i joshë me i u ngjitun termal rrmoreve të thepisuna për me shijue, në kaltheritë e heshtuna pranë qiellit, shugurimin e saj të hyjnueshëm e hyjnues. Këta i ngjiten malit të Zànave, heshtja e të cilit vlon me gurgullime gurrash harmonioze, nga ana e andejme, e na përpiqemi me i hypun n’anë të këndejshme, por,në kreshten vetmitare, të ruejtun nga Ora e amshueme e Fisit, na pret e njàjta lavdi.”. Për Koliqin njëri prej këtyre “djemëve ndjellamirë që buzqeshin prej s’largu” me poezinë dhe shkrimet e tyre, ishte sipas mendimit të tij edhe Azem Shkreli.

Ernest Koliqi

“Më pelqen shumë Azem Shkreli. Tringullon nji notë trishtimi në poezinë e tij, por e shkrime në melodi të thjeshtë e depërtuese që therë e ledhaton në të njàjtin hov. E thurë me natyrëshmëni vargun e vet që dridhet si gëm plym me lule t’ërshëme në frymë të flladeve ma të holla të melankonisë. Kishim me dashtun të riprodhojmë këtu dy vjershat që bartin emnin e tij n’antologjinë që kemi në dorë, por tyranija e vendit na shtrëngon të kënaqemi vetem me dy citate të shkurta. Vjersha, “Nanës”, fillon në mënyrë shumë të prekëshme:

“Sisen prej goje ma hoqe, nanë, pa u ngi,
E m’lé tue qà;
Dhe, si të vdissha nanë, s’me dhe ma të pi,
as erdhe me më pa”.
Nënkuptohet në gjymsaterr që i a shton shortin këtij shfrim i nji dramë familjare? Ndoshta nji divorc me randim vuejtjesh mbi fmìnë e mitun e të pafaj? Rritet djali e plaket në deshir të s’amës prej së cilës zakoni i rrebët e ndau për së gjalli.
“Por… Prëhnin t’and, nanë, gjithmonë mall e pata
E motet ndèr veti po ndrrohen;
Andrrat e mija, nanë, qënkan andrra të gjata,
Dhe, qe, rrudhat e ballit po m’shtohen.”

Edhe tjetra këtu, rrjedh me lëvizje plot hir, vlerësonte Koliqi poetin e ri nga Shkreli i Rugovës, Azem Shkrelin:

“Këtu linda dhe këtu do t’mbes
E të vdes.
Se ky mur,
kjo votër me gurë
E ky prak
Janë t’lam me gjak të t’parve mij
Që luftuen,
Qendruen,
Dhe ranë për liri —
E liri s’panë.”

Me këtë poezi të Azem Shkrelit, përfundon Ernest Koliqi shkrimin “Kroje të reja në Parnaz Shqiptar”, botuar në revistën e tij “Shëjzat” — në numrin e parë të kësaj reviste të famëshme — Gusht, 1957, duke iu uruar shkrimtarëve dhe poetënve shqiptarë të Kosovës, duke thirrur lutjen e Zotit që mbi ta të vegojë fati i mirë për të gjithë ata, në veçanti, si dhe për letrat shqipe në përgjithësi.

Ishin këto dy vlerësime të Poetit të Shkrelit të Rugovës – Azem Shkrelit – nga dy të mëdhej të letrave shqipe, Dritëro Agolli dhe Ernest Koliqi – njëri nga jugu dhe tjetri nga veriu i trojeve shqiptare — me vlerësimet e tyre për një poet dhe shkrimtar nga Dardania – Agolli pas vdekjes së poetit Azem Shkreli në vitin 1977 dhe Koliqi me vlerësimin e tij në vitin 1957 – në fillim veprimtarisë Azem Shkrelir, njërit prej “djemëve ndjellamirë që buzqeshin prej s’largu” – lind e rritë në trojet e Dradanisë së lashtë.

Frank Shkreli

Bujanoci duhej të udhëhiqej nga shumica Shqiptare- Nga REFIK HASANI

 

Zgjedhjet lokale në  Bujanoc, u mbajtën më datën 2 qershor të muajit të kaluar, ku pati rivotim, por me gjithë atë rezultatatet e këtyre  zgjedhjeve u çertifikuan.  Që nga koha e çertifikimit, nuk u arrit asnjë kompromis shumë i domosdoshëm nga shumica shqiptare. Periudha e konstituimit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, sipas ligjeve në fuqi, duhet brend afatit të bëhetë themelimi i funksionimit të kësaj legjislature.

Sot, në Bujanoc është lidhur një koalicionit në mesë një Subjekti Politik shqiptarë, që numron vetëm 8 Këshilltarë Komunal të Bujanocit, kurse mbesin jashtë këtij koalicioni  shumica shqiptare prej 18 këshilltarëve Komunal Shqiptarë.

Të mbetët  shumica shqiptare, jashtë këtij koalicion, dhe të jen pjesë e këtij koalicion gjithë subjektet politike Serbe, dhe ata të Komunitetit Rom, është  veprim jo i matur dhe i dëmshëm për  shumicën e votuesve shqiptarë të Komunës së Bujanocit.

Ky koalicion i arritur është vështirë të funksionoj, pasi nuk përfaqëson shumicën shqiptare. Kurse Bujanoci,  nuk ka lluks të shkoj në zgjedhje çdo vjetë. Nëse shkohet me veprime të tilla, që  vota e shumicës shqiptare të shpërfillet,  kështu Bujanoci do të pëson sikur Medvegja.

Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kan sakrifikuar shumë se këto  tri komuna, kan mbajtur dhe organizuar edhe Referendumin e datës 1 dhe  2 marsit 1992, po ashtu Ushtria Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ka mbrojtur pragun, nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve të këtij Rajoni, prandaj  legjislatura e re nuk është dashur të udhëhiqet nga pakica Shqiptare, e shumica të mbetët jashtë këtij kolicioni.

Apeloj publikisht që ky koalicion, nga Subjekti Politik Shqiptarë, që numron vetëm 8 Këshilltarë, me mirë të prishet pa filluar, që në fillim, se sa të mos funksionoj Kuvendi i Bujanocit, e aqë më largë qoftë të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Në vendë të unfikohen, të koordinohen duke u harmonizuar qëndrimet mbi artikulimin e çështjeve,  që do të duhej të adresohen, shumica e këshilltarëvë Komunal të Bujanocit, nuk e udhëheqin Komunën e Bujanocit. Bujanoci,  do të duhej të udhëhiqetë  nga shumicën Shqiptare, e jo nga një Subjekt Politik Shqiptarë, që numron vetëm 8 Këshilltarë Komunal të Bujanocit.

 

Refik HASANI                                                                                                                  18.07.2024

Eni Vasili, të ftoj për herë të dytë pas 7 vitesh, rrëzoje shpifjen që qarkullon prej 34 vitesh ! Nga Elida Buçpapaj

Eni Vasili mbrëmë tek Open kishte ftuar z.Bujar Hudhri, botuesin e Kadaresë, në një intervistë shumë interesante për t’i sjellë teleshikuesit fakte të reja nga jeta dhe krijimtaria e shkrimtarit me famë botërore i cili mori rrugën për në Olimp më 1 Korrik të këtij viti.

Vjen një moment kur Eni Vasili do të pyeste Hudhrin se çfarë nuk honepste Kadare. Dhe përgjigja që i erdhi ishte: “Shpifjen”. Pas kësaj Eni Vasili iu rikthye një restrospektive sa banale aq edhe mizore të thashethemit që ka 34 vjet që qarkullon, çka në fakt nxjerrë në pah klientelizmin e gazetarëve shqiptarë për ta manipuluar të vërtetën. Sepse duke iu shmangur misionit dashur pa dashur i bëhen bisht segmentit më kriminal të politikës shqiptare.

Jemi duke folur gjithmonë për shpifjen që i atribuohet sikur e ka thënë Kadare në mitingun e 13 korrikut të organizuar nga Partia e Punës pas 2 korrikut 1990 kur refugjatët filluan të dyndeshin nëpër Ambasadat e huaja, se “janë jashtëqitja e kombit”, që ka 34 vjet që përcillet si gojëdhënë nga çdo gojë e pistë.

Ky manipulim sa dramatik aq edhe qesharak amplifikohej sidomos në ditën e lindjes së shkrimtarit, çdo 28 janar, në ditët kur do të afrohej shpallja e Nobelit dhe mjerisht gojët e pista dhe të liga nuk u kursyen as në ditën e vdekjes dhe të zisë.

Ndërkohë kjo shpifje që i atribuohet njeriut më të famshëm shqiptar, shkrimtarit që iu përul gjuhës shqipe, të përkthyer në 45 gjuhë të botës dhe të shpallur 15 herë kandidat për Nobelin e letërsisë tregon nivelin më të ulët të gazetarisë shqiptare që lëvrohet në metropolin fshataresk të Tiranës, që duket sikur është e mbyllur dhe izoluar nga bota dhe nuk ka asnjë mundësi komunikimi. Po ashtu tregon edhe nivelin e elitës shqiptare që nuk shfaqet askund veç për të tërhequr 1 milionshin e pensionit për çdo muaj apo rrogat dhe projektet e bollshme.

Shpifja bëhet edhe më skandaloze sepse përhapet përmes televizioneve të Shqipërisë, gazetarët e të cilëve ruajnë kolltukun, të ardhurat e majme dhe braktisin me koshiencë detyrën e tyre, zbulimin e së vërtetës.

Në pyetjen që ia drejtoi Bujar Hudhrit botuesit dhe njeriut shumë të afërt të Kadaresë, Eni Vasili shtoi elementë të rinj, si “intervista tek Zëri i Amerikës dhe botimi tek gazeta Drita”, elementë në mediume menjëherë të verifikueshme.

Në fakt pyetjen që tashmë është kthyer në një legjendë hamletiane, ishte apo nuk ishte, në dhjetorin e vitit 2017 Eni Vasili në emisionin e saj duke intervistuar shkrimtarin e madh, do t’ia bënte vetë Kadaresë dhe prej tij do të merrte edhe përgjigjen “Jo, nuk kam qenë unë”.

Shpifja në qarkullim prej 34 vitesh, që nuk mori përgjigje edhe kur Kadare vetë ia dha përgjigjen, duhej të ishte zbardhur nga gazetarët shqiptarë dmth edhe nga Eni Vasili. Sepse ishte detyra e gazetares ta kishte zbuluar të vërtetën dhe tashmë duhej ta kishte informuar publikun shqiptar që mbetet i dizinformuar. Eni Vasili nuk vjen nga Hëna. Duhej të ndihej e obliguar aq më tepër nga dashamnirësia e shkrimtarit të madh ndaj saj.

Nga ana e tij Bujar Hudhri, në një komunikim shumë qytetar, i tha Eni Vasilit se shpifja ishte shumë e lehtë të zbardhej mjafton që të shfaqet kronika e mitingut të korrikut 1990.

Po të shfaqet kronika e mitingut të 13 korrikut 1990 e RTSH do të zbulohej me zë e figurë se atë togfjalësh aq të neveritshëm e ka shqiptuar Xhelil Gjoni.

Xhelil Gjoni gjatë diktaturës njihet si njëri nga persekutorët e elitës shqiptare, i cili ka 34 vjet që si një burracak nuk del të thotë të vërtetën, ndërsa Kadarenë gojët e pista të lidhura me policinë sekrete të Nexhmije Hoxhës, që sot më tepër se kurrë janë të angazhuar ta mbajnë Shqipërinë një bastion të narkoshtetit, kanë 34 vjet që përpiqen ta njollosin.

“Nuk ka qenë qenë Kadare në atë miting”, tha z.Hudhri. Dhe vazhdoi të pyesë se përse nuk jepet kronika e mitingut të korrikut 1990 për të zbuluar se cilët ishin dy shkrimtarët që kishin marrë pjesë aty. Cilët ishin?, pyeti Eni Vasili, që mori rolin e hetueses jo të gazetares. “Nuk është detyra ime ta them”, u përgjigj botuesi i Kadaresë.

Në fakt është detyra e Eni Vasilit me shokë që ta zbulojnë. Dhe, sa më tepër e mbajnë të fshehtë, aq më tepër diskreditohen. Kanë 34 vjet që mbajnë në këmbë në shpifje, dhe asnjë gazetar në Tiranë, nga ata që kanë shëtitur gjithë botën dhe jetojnë mes lluksit, nuk merr mundimin që ta zbardhë!

Them se shpifja amplifikohet sepse, sa më tepër kalon koha, aq më tepër “zbukurohet” për ta bërë shpifjen edhe më të fortë në themel, por njëkohësisht edhe për ta rrëzuar me kokë poshtë nga themeli.

Po i parashtroj disa pyetje Eni Vasilit, që iu drejtohen njëkohësisht gjithë atyre që marrin në Tiranë rrogën për gazetarë apo drejtues emisionesh politike dhe kulturore, të cilët me politikanët hanë e pinë dreka e darka.

Përse nuk shkoni në Bibliotekën Kombëtare të shfletoni koleksionin  gazetës Drita që reflekton mitingun e korrikut 1990 apo të kontaktoni me kryeredaktorin e saj Zija Çela apo me redaktorët që punonin tek gazeta Drita e asaj kohe?

Përse nuk kontaktoni me Zërin e Amerikës që t’i merrni një kopje të intervistës së Kadaresë, kur ai në fakt nga Zëri i Amerikës më 25 tetor 1990 do të trimëronte gjithë shqiptarët për të përmbysur diktaturën e Ramiz Alisë?

Përse nuk shfletoni koleksionin e Zërit të Popullit pas 13 korrikut 1990?

Përse nuk kërkoni të shfaqet kronika e mitingut të 13 korrikut 1990 nga RTSH për të zbuluar të vërtetën?

Përse gazetarët e Tiranës pyesnin Kadarenë dhe tani Bujar Hudhrin për ta nxjerrë të vërtetën nga zjarri jo me duart e tyre, kur kjo është detyra e tyre ?!

Në fakt kjo turmë gazetarësh, që i fërkon duart me këtë manipulim monstruoz, merr në mbrojtje persekutorin e inteligjencies shqiptare Xhelil Gjonin i cili në mitingun e 13 korrikut 1990 korrikut 1990 i krahasoi ato djem e vajza që hynë nëpër Ambasada “me jashtëqintjen e kombit”.

E pra, ky është niveli aspak profesional dhe aspak i pavarur i gazetarisë shqiptare, të jetë shërbyese e segmentit më kriminal që edhe sot e kësaj dite ka frenat e shtetit, kur do të duhej që pushteti i katërt të mbronte të vërtetën, sepse duke mbrojtur të vërtetën nuk do ta linte që Shqipëria sot të degradonte në një narkoshtet, duke shmangur një cirk që mbrëmë Eni Vasili e përsëriti, që përsëritet prej mbi tre dekadash, duke ia drejtuar të njëjtën pyetje botuesit të Kadaresë z.Bujar Hudhri, që ia kishte drejtuar vetë Kadaresë shtatë vjet më parë.

PS. Më poshtë keni linkun e shkrimit ku i kam kërkuar Eni Vasilit shtatë vjet më parë që ta zbardhte të vërtetën.

Eni Vasili, të ftoj të bësh detyrën, rrëzoje një shpifje ! Nga Elida Buçpapaj

Shakaja serioze e Presidentes Vjosa Osmani- Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Para pak ditësh në internet ishte botuar informacioni në vijim:
“Në një intervistë për Zërin e Amerikës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani thotë se vendi i saj kërkon garanci nga partnerët ndërkombëtarë për zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit. Osmani iu referua kryesisht çështjes së Asociacionit, pikës më të nxehtë në mosmarrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit” (Citohet sipas: “Osmani: Kërkojmë garanci ndërkombëtare për Asociacionin”. Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 10 korrik 2024).
U befasova tej mase nga ky informacion fort shkurajues. I kapluar keqë nga një dëshpërim i thellë, iu drejtova me letrën në vijim një mikut tim, nacionalist i njohur në Republikën e Dardanisë:

“I dashur miku im,
Sapo lexova në internet informacionin me titull “Osmani: Kërkojmë garanci ndërkombëtare për Asociacionin”.
Vajmedet, ore miku im i nderuar!
Kryeqytetarja e Republikës së Dardanisë nuk e kuptuaka që jo pak ndërkombëtarë kanë vite të tëra që janë radhitur në mbështetje të Serbisë kriminale?
Madje vetë ish-shefi i UNMIK-ut në Republikën e Dardanisë, Lamberto Zanieri, dikur pati deklaruar:
“Pas ndërhyrjes ushtarake një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë” (Citohet sipas faqes së internetit “Voal”. 16 prill 2011).
Kjo deklaratë e presidentes Osmani na mbush me “shpresë” se së shpejti Serbia fashiste do të ketë në territorin e Republikës së Dardanisë republikën serbska 2, me në krye Dodikun 2.
Deklarata e presidentes Osmani duhet vlerësuar absurde, me pasojë braktisjen e interesave kombëtare. Në vënd të kësaj deklarate, presidentja duhej të kishte dalë burrërisht me një tjetër deklaratë publike:
“Republika e Dardanisë nuk do të lejojë kurrën e kurrës krijimin e asociacionit. Këtë deklaratë ndërkombëtarët le ta mbajnë vath në vesh!”.
Me shumë respekt vëllazëror.
Eshref Ymeri
Kaliforni, 15 korrik 2024”

Miku dardan më ktheu përgjigjen e mëposhtme:
“I  nderuar mik,
Keni shumë të drejtë  në gjykimin tuaj të mprehtë dhe të saktë. Nuk është për t’i beuar asnjë shqiptari, sepse fytyrën e vërtetë po e zbulojnë sapo marrin pushtetin. Tradhtia paska qenë bashkëshoqëruesja në historinë e shqiptarëve. Të kërkosh garanci për një minishtet serb brenda Kosovës! Kjo Vjosa Osmani, me sa duket, po ia kalon edhe Hashimit, edhe Edi Ramës.
Me respekt dhe të uroj gjithë të mirat”.

Presidentja Vjosa Osmani do të bënte mirë të kishte parasysh një analizë, të botuar në internet, ku thuhet:
“Shkëmbimi i territoreve ndërmjet Serbisë gjenocidale dhe Kosovës viktimë është një absurditet i paparë diplomatik dhe logjikisht i papranueshëm. Territoret ku jeton pakica serbe në Kosovë janë territore shqiptare, të okupuara nga serbët. Edhe territoret në Luginën e Preshevës, që aktualisht administrohen nga Serbia, janë territore shqiptare, të okupuara nga serbët, që logjikisht duhet t’i kthehen Kosovës” (Citohet sipas: Rexhep Torte. “James O’Brien mesazh Serbisë gjenocidale, mos e prek Kosovën se do ta thyesh kokën”. Faqja e internetit e gazetës ”Bota Sot”. 14 korrik 2024).
Me sa duket, deklarata e mësipërme e Presidentes Vjosa Osmani, është frymëzuar gjatë vizitës së saj të fundit në Shtetet e Bashkuara, ku sorosistët në Departamentin e Shtetit, si Blinkeni, Eskobari dhe të tjerë, janë radhitur vendosmërisht në anën e Serbisë kriminale. Është e çuditshme se nga cilët ndërkombëtarë i kërkuaka “garancitë” Presidentja Vjosa Osmani për Asociacionin, kur dihet që Brukseli dhe Vashingtoni janë tërësisht në anën e kryetradhtarit Rama, shërbëtorit të Vuçiçit? Prandaj jo rastësisht, Sekretari i Shtetit, Blinken, gjatë vizitës disaorëshe në Tiranë, deklaroi:
“Zoti kryeministër është jo vetëm udhëheqës i shkëlqyer, por kryeministër i mirë” (Citohet sipas: “Blinken propagandë Ramës: Udhëheqës i shkëlqyer dhe kryeministër i mirë! U ka dhënë drita të bukura”. Faqja e internetit “Bold News”. 15 shkurt 2024).

Me deklaratën e saj, Presidentja Vjosa Osmani të kujton qëndrimin e Ismail Qemalit, kur, pas shpalljes së Pavarësisë, në vend që të lëshonte kushtrimin për ngritjen e popullit më këmbë, që nga Arta e Preveza deri në Tivar dhe Nish, të shoqëruar me krijimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e trojeve tona etnike, u ngrit e shkoi në Londër të kërkonte garanci nga ndërkombëtarët për trojet tona, sepse 40 firmëtarët e Pavarësisë që ai kryesonte, ishin të paaftë t’i dilnin zot vendit. Pra, sipas Presidentes Vjosa Osmani, zjarrin në vatrën e shtëpisë duhet ta ndezë dhe ta mbajë të ndezur jo i zoti i saj, por ndërkombëtarët!!! Vajmedet!

Deklarata e Presidentes Vjosa Osmani të kujton përgjithësisht mbarë politikanët shqiptarë, të cilët në qëndrimin e tyre vlersojnë ndërkombëtarët deri në përmasat e një servilizmi të pështirë dhe nuk çmojnë popullin e vet, i cili ka aftësi të bëjë mrekullira po ta duan, po ta respektojnë dhe po të mbështeten fuqimisht në aftësitë e tij krijuese.

Gazetari dhe shkrimtari Shefqet Meko, gjatë një bisede telefonike që kam pasur me të dy vjet më parë, më pati rrëfyer nga Minnesota ngjarjen në vijim, e cila është me të vërtetë tronditëse:
Gazetari italian Frencesco Picolo (1954) pati ardhur për një vizitë në Shqipëri në vitin 1992. Lidhja e gazetarëve pati caktuar si shoqërues të tij pikërisht gazetarin Shefqet Meko. Një ditë, kur ishin duke ngrënë drekë, gazetari Frencesco Picolo ja si i qe shprehur shoqëruesit të vet:
“Para se të vendosja të vija për vizitë këtu, pata lexuar shumë për të kaluarën historike të vendit tuaj. Nga gjithçka që pata mundësi të lexoj, arrita në përfundimin se e kaluara juaj, me përjashtim të periudhës së Pirros së Epirit dhe të Skënderbeut, është një histori e turpshme”.

Qëndrimet e politikanëve shqiptarë pa bosht kombëtar, të sjellin në kujtesë librin e shqiptarit të njohur të mërgatës sonë, Kol Bib Mirakaj (1899-1968), me titull ”Vetvrasja e një kombi”. Botimet Fiorentina. Shkodër 2014.

Kaliforni, 17 korrik 2024

Më 17 korrik u pushkatuan dy poetët, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka- Nga BESIM NDREGJONI

Sot mbushen 47 vite qe u pushkatuan Poetet Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Dy yje lirie. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka lindën në muaj Mars dhe diktatura jua mor jeten ne muajn Korrik. Ata bënin pjesë në radhët e familjeve kundërshtare të regjimit komunist. Për këtë arsye u përfshinë në një proces agjenturialo-operativ të Sigurimit dhe më pas hetimor-gjyqësor të hetuesisë e gjykatës. U pushkatuan se deshen poezin, deshen paqen, deshen lirine!

Vilsoni 29 vjeç, Genci 36 vjeç. Perse i pushkatuat or barbare aziatik me emer shqiptar!?
Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë me mend’ e saj…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë.
Saharaja nuk ka miq e shokë,
Saharaja nuk ka bijë, as bir.
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe me natën s’shkon mirë
Shkëputur nga poezia e Vilson Blloshmit, me titull “Saharaja”, e konsideruar si vepër penale e “agjitacion e propagandës për dobësimin dhe minimin e pushtetit popullor”Ata qe i ban ekspertizen e poezise sot krenohen ne emisionet televizive si shkrimtare, si politikane, i gradon Keshilli Bashkiak i hajduteve te Tiranes ne drejtime te komisioneve, ca moderatore te paskrupullta qe drejtojne emisione televizive i nxjerrin fytyrat e xhelateve te djeshem perpara shoqerise sikur keta jane engjuj, realisht ata jane xhelate qe ju moren jeten Poeteve te lirise. Po turpi ketu tek ne nuk njeh kufi!
Ka 34 vite qe Vilsoni dhe Genci na leshojne piskamen “Kur do ti denoni krimet e xhelateve komuniste” por kjo piskame njerzore perballet me heshtjen e Presidentit, te Parlamentit, te Qeverise, te Opozites!
Na fal Vilson, Genc vendin tuaj e tonin, Shqiperine e ka perfshire Saharaja! Ne te mbijetuarit e diktatures ju bejme Homazhet me lule çdo korrik pranë dy kokave të mëdha prej bronzi që ndodhen krah për krah në një pellg me ujë të kristaltë në një platformë betoni në qytetin qendror shqiptar të Librazhdit.
Lulet përkujtojnë Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin, të cilët u ekzekutuan nga regjimi i diktatorit komunist Enver Hoxha më shumë se katër dekada më parë për shkak të poezive që ata shkruanin, megjithëse ato nuk ishin botuar kur ata u nxorën në gjyq. Ne synojmë që vepra e tyre të jetojë përgjithmonë, për hir të fjalës së lirë dhe shpirtit të tyre poetik”
Ju dhe pse u pushkatuat Rroni ne zemren e popullit, ata qe ju ekzekutuan dhe pse jane gjalle fizikisht jane te vdekur!

XHAVIT, LËRI SHPIFJET, NDIHMOJE DREJTËSINË!- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Jemi mësuar me shpifjet e sojit të Xhavit Halitit, por kjo e fundit ishte paksa e veçantë: “Ibrahim Rugova kishte kërkuar azil politik në Gjermani, por i ishte refuzuar!” Një gënjeshtër e madhe sa bjeshka! E kuptoj dëshirën e Xhavitit me partinë-bandë të tij, jo vetëm azilimin, largimin nga Kosova të Presidentit Rugova, por edhe akuza për “tradhti”, e thënë së pari nga kreu i banditëve social-komunistë, presidenti i marruar dhe i turpëruar, me fund, Rexhep Mejdani. Dhe, vetëm një ditë më vonë, kasneci i LPK- së, Jakup Krasniqi, nga Televizioni Shqiptar, Redaksia për Kosovën, e përbaltur nga horrat e të ashtuquajturit SHP të UÇK-së Rogner-iste, e lëshoi të njëjtën glacë.
     I njëkohshëm ishte kërcënimi me jetë i Presidentit Rugova, i bërë nga drejtori i Drejtorisë Politike, Hashim Thaçi, agjent i shumëfishtë: “Çdo njërit që i shpallet dënimi nga ana e UÇK-së, ai do të ekzekutohet. Për këtë Ibrahim Rugova, besoj që është i vetëdijshëm”.
Dhe, sot Kosova vazhdon t`i vuajë pazarët e pista të Hashimit, të bëra me Serbinë.
     “Nuk kishte plan për vrasjen e Rugovës në Tiranë”,- rrëfehet Xhavit Haliti me hipokrizi. Vërtet, ende pa u kthyer nga Rambueja, plani për atentatimin e Rugovës ishte bërë. Pasi u dekonspirua krimi në tentativë, krerët e krimit, me nder, “doni të lanin m… me sh…, siç thotë një urtësi pezhorative. Dostat pushtetarë të PS-së të Xhavit Halitit, të prirë nga presidenti Rexhep Mejdani, i gatshëm për të aprovuar çdo gjëmë, që do ta bënin SHISH-i shqiptatr dhe argatët e UDB-BIA të Serbisë, ishin dalur në Aeroportin “Nënë Tereza”, në Rinas, për ta pritur delegacionin e Rambujesë. Xhaviti jep një detaj domëthënës: “Fillimisht, Mejdani hezitoi ta priste Rugovën, “për çështje protokolli” (arsyetimi i Mejdanit)!” Pra, social-komunistët kurrë nuk e kanë njohur Rugovën President, njësoj si krerët banditër të LPK-së.
     Të gjithë zbritën nga aeroplani, vetëm Rugova nuk lëvizi nga vendi. Kurthi për Presidentin Rugova ishte përgaditur. Këtë e dinin edhe ndërkombëtarët. Mungesa e Rugovës në lokalin e Aeroportit fliste mjaftueshëm. Dhe, po të mos shkonte Ambasadori francez, në Tiranë, për ta marrë, Rugova nuk do të zbriste nga fluturakja. Dhe, sërishmi u kthye në fluturake, për ta vazhduar rrugën për Shkup dhe që andej udhëtoi për Prishtinë.
     Ai, dinjitetshëm, injoroi folenë e gjarpërinjve në Tiranë dhe donte të largohej nga ajo bandë e përbashkët, pjesë e krimit në ekzekutimin e Ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqi, të oficerëve dhe të ushtarëve të tij FARK-istë. Xhaviti falsifikon, lëshon gënjeshtrën e radhës, kur thotë se “anëtarët e delegacionit të UÇK-së, pas tri ditësh, u kthyen në Kosovë!?” Vërtet, ata mbetën në Tiranë, iu bashkuan grixhës së SHTAB-istëve të Rogner-it, duke abuzuar dhe zhvatur Fondet, djersë e mërgimtarëve tanë.
     Tani, pas një çerek-shekulli të Kosovës së lirë, por, “me banda nëpër këmbë”, Xhavit Haliti duhej të ishte i fundit të përgojonte Presidentin Rugova me shpifje monstrume. Është një atentat, i kryer me tritol në Prishtinë kundër Rugovës, pikërisht ditën e vizitës, respektivisht, të takimit Rugova-Solana. Për të qenë korrekt me opinionin, lë të flasim me gjuhën e protagonistit në krim:
     A.H. rrëfen nga burgu i Dubravës: “Ishim tre veta në aksion, unë, A.H. nga Drenica; A.N. nga Gjakova; A.H. nga Deçani, nën instruktimin e Xhavit Halitit. Përgjimi i lëvizjeve të Rugovës ishte i organizuar, mësuam edhe itenerarin nga do të shkonte Rugova në takim me Solanën. Vendosem eksplozivin në kontenierin e mbeturinave buzë rrugës dhe e komanduam shpërthimin nga largësia e llogaritur mirë. Dhe, rasti i pritur erdhi, shpërthimi u realizua sipas planit. Makina u dëmtua, por Rugova me shoqëruesit shpëtoi. Po të mos ishte makina e blinduar, do të hidhej në ajër së bashku me Rugovën”.
     Përkthyesi i Rugovës, Skënder Hyseni, i ndodhur në atë veturë, sipas rrëfimit të tij, për gazetën “Bota sot”, më 19 tetor 2006, veç tjerash, tregon: “Dikush më tha në telefon: Më fal se kam dashtë me të vra!” Ky ministër i dy qeverive, duke pasur edhe resorin e Ministrit të Brendshëm, në dakoordim me Hashimin, në këmbim të postit, e heshti krimin. Dhe, rasti i tentim-vrasjes të Presidentit Rugova kurrë nuk u bë objekt hetimi apo gjykimi!
     Krimineli A.H. u dënua për dy tentim-vrasje të drejtorit A. Berisha. Dhe, i prishur në pazare me shefat kriminelë SHTAB-istë të Rogner-it, i denoncoi ata. Megjithatë, drejtësia e kapur nga komandantët kriminelë të LPK-së, e mbyllën rastin, për të mos e hapur kurrë më deri me sot!
     Duke qenë në rrjedhë të blerjes së makinës së blinduar, po sqaroj:
     Deputeti Smajl Hajdaraj, tashmë -Hero i Kosovës-, i ekzekutuar nga LPK-ja, respektivisht, PAN-i i sotëm, e porositi vëllanë e tij, Fazli Hajdaraj, atëbotë, nënkryetar i Nëndegës të LDK-së në Republikën e Rheinland Pfalz-it: “Jeta e Presidentit Rugova është në rrezik. Na duhet një makinë e blinduar, madje sa më shpejt”. Unë isha në cilësinë e kryetarit të kësaj Nëndege. E biseduam me Fazliun dhe vendosem ta fillojmë aksionin financiar, pa e shpallur në opinion. Hartuam një listë emërore, për një rreth të ngushtë veprimtarësh të LDK-së dhe caktuam kuotën e dhurimit, së paku, nga 1.000 DM  për individ. Rugovasit ishin në shumësi kontribues, madje me kuotë të shtuar. Aksioni u realizua rrufeshëm. Angazhimi i Komandantit të UÇK-së dhe deputet i Kosovës, Smajl Hajdaraj, për blerjen e makinës së blinduar, për Presidentin Rugova, ka përshpejtuar atentatimin e tij kriminal.
     Vrasjet politike kanë filluar në Shqipëri, andaj edhe hetimet duhej të fillonin atje. Sepse i pari u ekzekutua zëdhënësi i guerilës së Kosovës, tashmë, i strehuar në Shqipëri, Ali Ukaj. Vrasjet politike ishin të listuara nga SHP i UÇK-së, i stacionuar në Tiranë. Listat janë të gjata, numerike, përfshi edhe shënjestrimet në Shqipëri dhe Kosovë, gjatë dhe pas luftës! Njësoj si filosllavi Enver Hoxha, me byroistët e tij, që vranë, veç të tjerëve, edhe 6.000 nacionalistë shqiptarë, duke i lënë edhe pa varr.
     Po citojmë vetëm disa syrësh, të ekzekutuar zyrtarisht në Shqipëri, në bashkëpunim të SHTAB-istëve të UÇK-së dhe krerëve social-komunistë të Shqipërisë: Ali Ukaj, zëdhënës i guerilës; Kolonel Ahmet Krysniqi, ministër i Luftës; Sadri Ramqaj, oficer pranë Shtabit të FARK-ut, veprimtar i shquar i Mërgatës, i mbetur pa varr; vëllezërit veprimtarë, në rrugëtim për Koshare, me ngarkesë për logjistikën e luftës, Ibrahim dhe Rexhep Nikçi, djemtë e atdhetarit Sylë Mehmetit, ish i burgosuri politik i Golji Otokut; guerilasin e ilegalës, Ilir Konushevcin, shef i Emergjencës dhe Dr. Hazir Malaj, nga Tropoja, doktor në shërbim të luftës.
     Rushit Elezi, nga Kukësi, kontraktor i lokacioneve në Kalimash e Kolsh, u ekzekutua në pritë, për t`i pushtuar LPK-ja këto dy ushtrimore ushtarake të FARK-ut; Muharrem Tafa, (mik i heroit Sali Çekaj), kontraktor i ushtrimorës në Papaj dhe Qazim Jakupi, oficer i përgaditjes ushtarake të djemëve luftëtarë të Kosharës, babai i këngëtarës brilante Leonora Jakupi, i vranë në pritë; sipas ministrit të Luftës, Kolonel Halil Bicaj, “11 ushtarët që i kemi nisur për luftë, dyshe e treshe, nuk kanë arritur në Koshare dhe nuk janë parë më në jetë, LPK-ja i ka lënë pa varr. Dhe të tjerë ushtarakë e veprimtarë të LDK-së!”
     Rrëfimet e anëtarëve të SHIK-ut: Nazim Bllaca, Naim Miftari, Bashkim Mehmeti, Shefqet Kabashi, Agim Hoti dhe të argatëve të tjerë të penduar, të kësaj organizate ilegale kriminale, rezultojnë tërësisht të sakta, për çka kanë dëshmuar edhe gjyqet dhe ndëshkimet e disa kriminelëve, zbatues të urdhërave, por jo edhe të komandantëve porositës të ekzekutimeve!
     Afatizimi i hetimeve të krimeve politike, deri më 31 dhjetor 2000, ka bazë korruptive, sepse është afatizim i blerë nga komandantët milionerë e kriminelë. Sepse vrasjet politike janë vijimësi edhe tej dy dekadave më vonë, përfshi edhe vrasjen e dëshmitarëve potencialë të Gjykatës në Hagë. Janë të njëjtat motive: marrja dhe mbajtja e pushtetit me dhunë e përgjakje si dhe vrasja e dëshmitarëve, për fshehjen e dëshmive, duke i vrarë dhe varrosur dëshmitarët potencial faktik. Këtë e pranon edhe Hashim Thaçi, kur thotë se “nevoja e krijimit të Gjykatës Speciale, u bë e domosdoshme, për shkak të vazhdimit të vrasjeve të dëshmitarëve, sidomos në Dukagjin, duke ia faturuar Ramush Haradinajt”.
     Realisht, krijimi i Gjykatës Speciale të Kosovë, me seli në Hagë, është e vetmja meritë kombëtare e Hashim Thaçit. Të gjithë ata që e akuzojnë Hashimin për këtë, janë profanë, injorantë ose armiq të Kosovës, të cilët “e kanë mizën pas veshit”, duan mjegullnajë në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve.
     Xhavit Haliti është mjeshtër i manipulimit: “Rugova pas prishjes me Berishën, për 4 vite nuk kishte qëndruar në Tiranë”, – thotë ai! E vërteta është se Presidenti Rugova kishte problem me krerët social-komunistë të Tiranës, njësoj si krerët banditër të Kosovës, respektivisht, LPK-ja e donin të vdekur. Dhe, kjo dëshmohet me tre atentatet e bëra ndaj Rugovës nga soji i Xhavitit. Dr. Rugova nuk ishte hipokrit, për të bërë “takim vëllazëror”, siç thotë Xhaviti, me tentim vrasësit e tij në Tiranë. Qortimi i bërë Rugovës, nga opozita banditeske e PAN-it, për marrëdhëniet e ngrira me krerët komunisto-enveristë të Tiranës zyrtare, ishte idioteske e rrugaçërore.
     Përndryshe, me liderin e së djathtës shqiptare, Prof. Dr. Sali Berishën, ka pasur mospajtim për pjesëmarrjen në zgjedhjet e Serbisë, përkrah opozitës serbe, për ta rrëzuar nga pushteti Millosheviçin. Përgjigja e Rugovës ka qenë e prerë: “Nuk përzihemi në çështjet e brendshme të një shteti tjetër”. E drejta ishte në anën e Rugovës dhe Dr. Berisha, më vonë, i ka kërkuar ndjesë. Por, nuk ka pasur asnjë hatrim dhe aq më pak inat.
     Opozita PAN-iste reagon me mllef se Albini ua kujton hajninë, krimet dhe tradhtinë. Ai nuk shpif asgjë, përkundrazi, ua thotë një të vërtetë eprore. Prishja, më saktë, tradhtia e Marrëveshjes së Mukjes, (fshat i Krujës), nga Enveri dhe Milladini, më 1943, është përsëritur më 1998 në Oslo të Norvegjisë. Protagonist ishte, pikërisht, Xhavit Haliti. Ai nuk e pranoi Kolonel Ahmet Krasniqin për ministër të Luftës, por donte një ministër nga soji i tij, i Lëvizjes, edhe pse ishte zgjedhur nga oficerët e karrierës, kryesisht, FARK-istë, të cilët i përkisnin vijës institucionale të Ibrahim Rugovës.
      Prof. Dr. Sali Berisha, kryeheroi i demokracisë shqiptare, ëngjulli mbrojtës i Kosovës, dhe jo vetëm ai, ka dhënë vlerësimin supërlativ dhe absolutisht të saktë: “Ibrahim Rugova, pas Gjergjit tonë, nuk ka ndërmjetës në historinë shqiptare”. Këtë e konfirmon edhe kolosi i diplomacisë amerikane, Richard Hollbruck: “Pa këmbënguljen e Ibrahim Rugovës, kurrë nuk do të kishte Kosovë të lirë”.
     Pra, ishte përfaqësuesi i LPK-së, Xhavit Haliti, ai i cili e dështoi Mbledhjen e Oslos. Ajo ishte nismë e sabotimit të luftës, deri në moshyrjen në luftën e Kosovës të asaj – UÇK-je të LPK-së -. Dhe, sot e gjithë ditën, krerët e LPK-së, në mes tyre edhe Jakup Krasniqi, akuzojnë katërshën SHTAB-iste të Rogner-it: “Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin dhe Kadri Veselin, për bashkëpunim me shtetetet armike të Kosovës, sabotim të luftës, rrjedhimisht, tradhti kombëtare”. Unë vetëm po ia rikujtoj Xhavitit një të vërtetë absolute. Pëndryshe, këtë e thonë dhe e përsërisin 4 (katër) shokët e tij të LPK-së, themelues të -UÇK-së të LPK-së-.
     Megjithatë, një bastard nga LDK-ja deklaron, pacipërisht, se “në Oslo u arritë pajtimi në mes FARK-ut dhe UÇK-së!” Realisht, të vetmin “pajtim” që bëri LPK-ja e Xhavitit, ishte ekzekutimi në mes të Tiranës, të Kolonel Ahmet Krasniqit, ideatorit të organizimit profesional ushtarak të luftës së Kosovës, për të vazhduar me vrasjet e 456 kundërshtarëve politikë, vetëm përgjatë qeverisjes së përgjakshme të Qeverisë së Përkohshme dhe qindrave të tjerëve në dy dekadat në vijim.
     Xhavit Haliti deklaron me mburrje: “Bujar Bukoshin e shpëtova nga një atentat i sigurtë në Kukës”. Ky fakt është shumë domëthënës dhe dëshmon se ai kishte lidhje speciale me strukturat shtetërore në Shqipëri. Andaj, i bëj thirrje të çiltër Xhavitit, t`i lërë shpifjet dhe të angazhohet seriozisht, për ta ndihmuar DREJTËSINË vendore dhe atë ndërkombëtare. Pamëdyshje, ai dinë shumë dhe ka informacion të dorës së parë, për të ekzekutuarit gjatë luftës në Shqipëri, por edhe për hartimin e listave vrastare të SHP të UÇK-së në Tiranë.
      Uroj për mirëkuptim!

Ernest Koliqi shkon në Shkodër – Shkodra dhe mbarë kombi shqiptar pasurohen  me bibliotekën e Ernest Koliqit - Nga Frank Shkreli 

 

“A ka send mâ të mrekullueshëm në kët botë

se me i sjellë qytetnimin nji kombi zhytë

n’ errsín e padijes?

 

Bashkia Shkodër në bashkëpunim me revistën “Shêjzat” njoftuan lajmin për aktin e dhurimit të bibliotekës së shkrimtarit të mirënjohur, Ernest Koliqi, nga ana e revistës “Shêjzat”, Bibliotekës “Marin Barleti”, të qytetit të Shkodrës.  Dhurimi i Bibliotekës “Ernest Koliqi” Bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër u cilësua si një akt bashkpunimi midis Bashkisë  Shkodër me revistën “Shêjzat” – për transferimin e një koleksioni prej nja 1500 tituj librash, gazetash e ekstraktesh të ndryshme në bibliotekën publike të Shkodrës, “Marin Barleti”.

 

Sipas lajmeve, biblioteka personale e Ernest Koliqit iu dhurua bibliotekës publike të qytetit të Shkodrës me nismën e studiuesit të njohur Ardian Ndreca.  Thuhet se bëhet fjalë për rreth 1500 tituj librash dhe koleksione gazetash, të cilat, sipas profesor Ndrecës, dëshmojnë për personalitetin e Koliqit si mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg, por edhe botues, ndër më të njohurat revista ishte “Shëjzat”.

 

Duhet uruar dhe përgëzuar studiuesi Ardian Ndreca që ka bërë të mundur — siç u shpreh ai vet për mediat, me këtë rast — që të shpëtojë aq sa ka mundur nga bibliotekja origjinale e Koliqit, të cilëën unë e mbaj mend si shumë të pasur.  “Në mënyrë krejtsisht të rastësishme mbërrijta që të shpëtoj këtë pjesë të bibliotekës”, u shpreh ai për median vendore dhe kombëtare, duke shtuar:

“Ka shumë dekada në të cilat jam përpjekë që kjo bibliotekë e Koliqit e cila dihej se ekzistonte në Itali, duhej të kthehej në Shqipëri por për shkaqe të ndryshme ishte e pamundur me e bë këtë gjë.  Personi që i zotëronte deri para pak vitesh, vdiq dhe në mënyrë krejtsisht të rastësishme mbërrijta që të shpëtoj këtë pjesë të bibliotekës, me idenë që sa më shpejt me e kthye në Shkodër dhe me ia dhenë një institucioni shtetëror, pra një institucioni që përfaqëson të gjithë qytetin dhe është publik i hapur për të gjithë. Si njësi, janë gjithsejt nja 1500 libra, ekstrakte, artikuj, ku bajnë pjesë edhe një koleksion gazetash tepër të rralla të fund viteve 1800 e në fillim të 1900-ave. Libra dhe materiale të botuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Itali në vende të ndryshme dhe në vende të Ballkanit, të cilat i mungojnë deri më sot fondit të bibliotekës si dhe asaj kombëtare. Ashtu siç ka ndodhë me Arshi Pipën, para disa vitesh kur vet Pipa ia dhuroi qytetit të Shkodrës bibliotekën e tij. Kjo gjë ndodhi edhe me bibliotekën e Ernest Koliqit. Shpresojmë që një gjë e tillë të verifikohet edhe nga autorë të tjerë shkodranë që kanë jetuar në mërgim…”, ka shpjeguar Profesor Ardian Ndreca.

 

Ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm për Shkodrën, për Shqipërinë dhe për mbarë Kombin. Jam i bindur se ai shikon nga lartë me kënaqësi për arritjen e bibliotekës së tij, sado të pjesëshme, nga Roma në Shkodër, në dispozicion të lexuesve shqiptarë, jo vetëm në Shkodër e Shqipëri, por nga të gjitha trojet ku flitet shqip — siç e kishte prëcaktuar ai vet në një shkrim se kjo bibliotekë, është për të gjithë ata: “Që kanë për gjuhë amtare shqipen – ku ma shumë e ku ma pak – frymzohen nga shpirti i zakoneve arbnore e që sot ndahet në tri pjesë: banorët e shtetit shqiptar, vëllëznit tanë nën Jugosllavi dhe bashkatdhetarët e diasporës. Në idealin tonë, që kurrë s’ka për t’u shkimun, këto tri degë përbajnë nji tanësi gangullore, cilido që të jetë zhvillimi shoqnuer i veçantë i tyne.” Ernest Koliqi, Bota e re e shqiptare – Shëjzat II, 5-6, 1958.

 

Edhe Adrian Ndreca, në hapjen e pavionit të veçant të bibliotekës kushtuar Koliqit, theksoi gjithashtu se biblioteka “Koliqi” është një vlerë shumë e çmuar për Shkodrën dhe më gjerë. Një “kthim simbolik” e quajti ai transferimin e bibliotekës së Ernest Koliqitn ë Shkodër, duke shtuar se Koliqi, së pari, i përket lexuesve, mbarë lexuesve shqiptarë, ashtu si i përket edhe qytetit të tij – Shkodrës.  Koliqi, shtoi studiues Ndreca, ka se çka t’u mësojë lexuesve, duke shpresuar që ky rikthim të jetë edhe tek leximi i veprave të Koliqit, u shpreh ai për median.

 

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe Ministri i Shtetit Elisa Spiropali.  Uroj dhe shpresoj që hapja e sallës “Koliqi” në Bibliotekën publike të Shkodrës, të jetë fillimi i një procesi zyrtar, sa më të shpejt, që figura e këtij shkrimtari të madh të Kombit, të hiqet nga lista e zezë komuniste dhe të vlerësohet nga letrarë, historianë, akademikë dhe shkencëtarë jo-komunistë — për kontributet e vërteta të tija – ashtu siç janë ato.

Ky është një akt që duhet të duartrokitet dhe të mirëpritet nga të gjithë dashamirësit e Ernest Koliqit, adhuruesit e trashëgimisë së tij letrare dhe atdhetare, por edhe të librave shqipe, në mbarë hapësirën kombëtare. Ernest Koliqi, siç dihet, ishte i ndaluar dhe i përjashtuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe për fat të keq edhe gjatë këtyre 30-viteve të ashtuquajtur “post-komunizëm”, Ernest Koliqi vazhdon të jetë, zyrtarisht, i përjashtuar, i kritikuar dhe i denigruar nga qarqe të caktuara politike dhe jo-politike — zyrtare dhe jo-zyrtare — në Shqipëri.

 

Mundësimi i transferimit të bibliotekës së Ernest Koliqi (megjithse jo e plotë nga koha që e mbajë unë mend nga vizita ime në të, në vitin 1970), është megjithëate një hap i duhur, i mirëseardhur, megjithëse tepër i vonuar.  Ernest Koliqi, “shkoi” pardje në Shkodër, siç e cilësuan disa media transferimin e bibliotekës së tij të përgjysmuar në bibliotekën e Shkodrës, por ende nuk mund të thuhet se ai është pranuar në “shtëpinë” e vet.  Ka ardhur koha që Ernest Koliqit t’i hapen portat e “shtëpisë” së tij – Shqipërisë dhe të shqiptarisë në përgjithësi, që i deshi aq shumë – për të cilat jetoi, veproi dhe i mbrojti interesat kombëtare deri në frymën e fundit të jetës së tij. Biblioteka e Ernest Koliqit në Shkodër vetëm do t’i sjell qytetërim, Shqipërisë, Shkodrës dhe Kombit shqiptar — të zhytur për një gjysëm shekulli në errësirën e indoktrinimit të ideologjisë aziatike sllavo-komuniste.  “A ka send má të mrekullueshëm në këtë botë se me i sjellë qytetnim nji kombi, zhytë n’errsín e padijes.”

 

Frank Shkreli

 

Në përkujtim të Ernest Koliqit me rastin e Dhurimit të Bibliotekës “Ernest Koliqi”, Bibliotekës “Marin Barleti”, Bashkia Shkodër —

 

“A ka send mâ të mrekullueshëm në kët botë se me i sjellë qytetnimin nji kombi zhytë n’ errsín e padijes?

-Ai që kalon nëpër popull tue hjedhë farën për nji jetë mâ të mirë,

ai që e ndriçon me nji dritë mâ të bukur tokën qi na ushqen,

ai që bân me ngadhnjye agimet në muzgun e pacaktuem të shpirtnave;

shkurt: kush i difton popullit nji udhë të re qytetnije të vërtetë,

âsht i denjë me qênë i nderuem si gjymsë perendije.”

Marrë nga novela “Gjaku” – Ernest Koliqi

Ardian Ndreca me Kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci

Ndër të pranishëm edhe Dom Nikë Ukgjini — Foto nga ceremonia marrë nga portali i Bibliotekës “Marin Barleti” -Shkodër

Një foto që po qarkullon në rrjetët sociale – ku dallohet Ernest Koliqi me  shkrimtarët Asdrenin dhe Poradecin, ndër të tjerë –

në Kafe të Madhe, Shkodër, 1936

 

 

Shkodra në rininë e Ernest Koliqit – foto nga Biblioteka Marin Barleti

 

Deputetë! JO rezolutë me idetë e Kociasit për ligjin e luftës- Nga SHABAN MURATI

Botuar në DITA

Burime parlamentare dhe mediat kanë njoftuar se shpejti Kuvendi i Shqipërisë, me konsensusin e PS dhe të PD do të miratojë një rezolutë, ku i kërkohet Greqisë heqja e ligjit të luftës.

Kërkesa e Shqipërisë dhe e institucioneve të saj për heqjen e ligjit absurd të luftës është e drejtë. Por ajo që është shqetësuese dhe alarmante është fakti që sipas burimeve parlamentare rezoluta do të përmbajë thirrjen drejtuar dy qeverive të Greqisë dhe të Shqipërisë që të diskutojnë e të bashkëpunojnë, dhe madje të ngrejnë edhe grupe të përbashkëta pune për heqjen e ligjit të luftës.

Kuvendi i Shqipërisë, me konsensusin e dy partive të mëdha, që alternojnë pushtetin në Shqipëri, sanksionon idenë e gabuar sikur heqja e ligjit të luftës është çeshtje dypalëshe dhe duhet të jetë produkt i bashkëpunimit dypalësh nga të dy shtetet, të dy parlamentet dhe nga të dy qeveritë.

Tronditëse është e vërteta hstorike dhe diplomatike që kjo ide idiote diplomatike nuk është origjinale as e PS dhe as e PD, pavarësisht se të dy partitë kanë rënë dakord ta përfshijnë në rezolutën e ardhëshme. Kjo është një ide dinake greke, dhe konkretisht e ministrit të jashtëm grek Nikos Kocias, i cili ia imponoi qeverisë dhe diplomacisë shqiptare të vitit 2016, kur i diktoi Tiranës të ashtuquajturën paketë të përbashkët të të gjitha problemeve historike dhe aktuale dypalëshe për t’u disikutuar në tavolinën e bisedimeve.

Ishte koha kur diplomacia zyrtare e Shqipërisë pranoi në mënyrën më servile dhe antikombëtare kushtin grek që të përjashtohej çeshja çame nga rendi i ditës së bisedimeve të “paketës së të gjitha problemeve dypalëshe”.

Keqinterpretimi bizantin i diplomacisë greke ka të bëjë me pronësinë, shtetësinë apo “kartën e identitetit” të ligjit grek të luftës. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocia, ka insistuar vazhdimisht në bisedimet dhe në takimet me palën shqiptare se çështja e ligjit të luftës është një çështje dypalëshe dhe se të dy shtetet duhet ta zgjidhin sëbashku në rrugë dhe me mjete diplomatike. Madje mungesa e seriozitetit shkon deri në pretendimin grek se ligji i luftës është thjesht shqetësim i Shqipërisë, e cila kërkoka “një formulim të ri” të ligjit të luftës, për të cilin qeveria greke mund të na ndihmojë për ta zgjidhur.

Është një absurditet diplomatik dhe juridik të bësh çështje dypalëshe një ligj grek, i ndërmarrë nga qeveria greke dhe që ka kartë identiteti greke. Ligji i luftës është një akt armiqësor, juridik, politik dhe shtetëror i Greqisë ndaj Shqipërisë, në kushtet e vitit 1940, kur Shqipëria ishte e pushtuar nga ushtria fashiste e Italisë. Edhe logjika më minimale e kupton se abrogimi i një ligji lufte të një shteti ndaj një shteti tjetër duhet të ndërmerret nga shteti, që e ka miratuar atë ligj.

Kjo është kaq e qartë, sa që edhe vetë qeveria e Greqisë, me kryeministër Andreas Papandreu, ka qenë e ndërgjegjshme, kur në vitin 1987 miratoi aktin e moskonsiderimit të ligjit të luftës me Shqipërinë. Lidhur me këtë akt, Sekretari i Përgjithshëm i shtypit dhe Informacionit i Qeverisë greke, Sotiris Kostopullos, deklaroi në atë kohë, në vitin 1987: “Cilësimi i Shqipërisë si shtet armik nuk qendron më. Qeveria greke është e bindur se kjo deklaratë e saj përbën pikënisjen për zgjidhjen e çështjeve, që mbeten ende në evidencë ndërmjet të dy vendeve”.

Nuk mund të mos tërheqësh vëmendjen në dy elemente. Së pari, përfaqësuesi i qeverisë greke të vitit 1987 e klasifikon “Deklaratë”, çka është tepër e qartë se një deklaratë nuk mund të shfuqizojë një ligj dhe aq më pak efektet e atij ligji.

Elementi i dytë është se qeveria greke nuk vë në zbatim precedentin ligjor, të ndjekur nga Athina zyrtare për heqjen e ligjit të luftës me Italinë, i cili u hoq me ligj në mënyrë të njëanëshme nga Greqia në vitin 1949 dhe as Italia, as parlamenti Italian e as qeveria italiane, as nuk bashkëpunuan e as ngritën grupe të përbashkëta pune me Greqinë për këtë veprim.

Qeveria e atëhershme e Andreas Papandreut dhe të gjitha qeveritë e mëpastajme greke deri në ditët tona, asnjëherë nuk e vazhduan procedurën e nevojshme për ta dërguar ligjin e luftës për abrogim në institucionet kushtetuese greke, që kanë tagrin juridik për ta sanksionuar ligjërisht atë shfuqizim.

Kjo ishte dhe është mungesë vullneti dhe një përdorim i vazhdueshëm politik dhe juridik aktual i një ligji arkaik të kohës së Luftës së Dytë Botërore. Ndaj dalja në vitet 2015-2017 e Ministrit të Jashtëm grek dhe e diplomacisë greke me tezën, se heqja e ligjit të luftës është një çështje dypalëshe, përbën një nonsens diplomatik dhe juridik.

Absurditeti është më i madh, nëse Kuvendi i Shqipërisë do ta shprehë në rezolutë si kërkesë të tij tani në vitin 2024 këtë ide greke dhe interes grek. Nuk është Qeveria e Shqipërisë, që ka tagrin ligjor të marrë nismë ligjore për ligjet greke në Parlamentin grek, ose t’i dërgojë nismë ligjore Presidentit të Greqisë për abrogimin e ligjit grek të luftës me Shqipërinë. Ligjet greke, në mënyrë sovrane dhe ekskluzive, mund t’i miratojë ose abrogojë vetëm Greqia.

Keqinterpretimi tjetër i diplomacisë greke ka të bëjë me rrugën e zgjidhjes për abrogimin e ligjit të luftës. Në bisedimet dypalëshe, të zhvilluara në Tiranë në korrik të vitit 2015 dhe në Athinë në muajin mars 2016, Ministri i Jashtëm i Greqisë Kocias hodhi dy teza, që, sipas tij, paraqesin dy mënyra që mund ta zgjidhin këtë çështje. Teza e parë është ajo e përfshirjes së çështjes së ligjit të luftës në një Traktat të ri të Miqësisë dhe të Bashkëpunimit midis dy vendeve, që mund të zëvëndësojë Traktatin ekzistues të Miqësisë, të nënshkruar para afro 30 vitesh, në 21 mars të vitin 1996.

“Propozimi im, shprehet Kocias, është që të bëjmë Traktatin e ri të Miqësisë dhe në kuadër të këtij traktati ne do të vendosim aty gjithçka do të jetë e nevojshme, që pala shqiptare të ndihet më mirë me këtë moment historik”.

Duhet thënë që në fillim se një Traktat i ri Miqësie midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka asnjë lidhje me çështjen e ligjit të luftës me Shqipërinë. E vetmja lidhje është që në eventualitetin e një rishikimi të Traktatit të Miqësisë me Greqinë, Qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë nuk duhet kurrsesi të bëjnë gabimin e madh që bëri Presidenti Sali Berisha në vitin 1996 dhe nënshkroi një Traktat Miqësie me një shtet, që mbante në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë.

Logjika politike, diplomatike dhe historike, nuk mund të pranojë të nënshkruhet një Traktat i ri Miqësie, pa hequr më parë Greqia ligjin absurd të luftës me Shqipërinë. E përsërisim, që heqja e ligjit të luftës i takon vetëm Greqisë dhe ajo duhet ta abrogojë me parlament ose me dekret presidencial, sipas kërkesave të kushtetutës dhe të legjislacionit grek.

Në këtë pozim virtual, që i bën problemit shefi i diplomacisë greke, pretendohej sikur Greqia po i bënte nder Shqipërisë, me mundësinë për ta përmendur ligjin në Traktatin e ri, por pa e abroguar ligjin dhe duke e mbajtur atë në fuqi. Metafora e ngopjes me lugë të zbrazur është e stërkonsumuar, por më duhet ta përdor se i përshtatet synimit të ofertës së Ministrit të Jashtëm grek.

Teza e dytë e Kocias është që çështja e heqies së ligjit të luftës të përfshihet në një paketë të përbashkët zgjidhjesh të çështjeve të diskutueshme midis Greqisë dhe Shqipërisë, për t’i zgjidhur të gjitha menjëherë në bllok. Është një qendrim tepër semplist, sepse nuk ka ndodhur në historinë e diplomacisë dhe të marrëdhënieve midis dy shteteve fqinjë, që problemet e hapura historike dhe aktuale, që ata kanë me njeri tjetrin, të zgjidhen me një “deus ex machina”.

Heqja e ligjit të luftës është detyrim i palës greke dhe nuk ka asnjë bazë pretendimi që, për të arritur në ndërmarrjen e këtij hapi grek, Shqipëria duhet t’i bëjë lëshime qeverisë dhe diplomacisë greke në çështje të sovranitetit të vet.

Unë e di që deputetët e Kuvendit nuk janë ekspertë të diplomacisë, por ata duhet të mësojnë se kur në diplomaci dy shtete apo qeveri e klasifikojnë një problem në marrëdhëniet e tyre si çeshtje dypalëshe kjo don të thotë që të dy palët duhet t’i bëjnë lëshime ndaj njera-tjetrës për zgjidhjen e çeshtjes. Pikërisht këtu qendron thelbi i djallëzisë diplomatike greke, që duke e klasifikuar si çeshtje dypalëshe heqjen e ligjit të luftës, t’i kërkojë Shqipërisë lëshime në një fushë apo drejtim të caktuar në favor të Greqisë.

Të gjitha keqinterpretimet, që numëruam më sipër, flasin për një predispozicion jo pozitiv të diplomacisë greke në çështjen e ligjit të luftës dhe të problemeve të tjera të hapura midis dy vendeve. Diplomacia greke ende nuk ka kuptuar dhe ende nuk ka dhënë ndonjë provë të angazhimit serioz në nevojën reciproke të bashkëpunimit për të ecur sëbashku përpara. Nëse ajo do të dëshironte realisht të jepte një provë të vullnetit të mirë për të impostuar marrëdhëniet shqiptaro-greke në një rregjistër të ri barazie dhe miqësie, do të duhej të ndërmerrte sa më parë hapin e abrogimit të ligjit të luftës pa asnjë kusht në drejtim të Shqipërisë.

Përkufizimi në rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë i ligjit absurd të luftës si çeshtje dypalëshe do të ishte një autogol i rëndë diplomatik, politik, juridik, moral dhe kombëtar i qeverisë, i parlamentit dhe i dy partive kryesore politike, ashtu dhe i diplomacisë së Shqipërisë.

Deputetët nuk kanë shumë kohë të lexojnë, por me këtë rast, meqë lidhet me një interes kombëtar dhe me detyrën si parlamentarë, do ju sugjeroja të lexonin para votimit të vetmin libër për çeshtjet e hapura mids Shqipërisë dhe Greqisë dhe konkretisht për ligjin e luftës, të titullar:”Çeshtja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?”.

Deputetë të nderuar! “JO” një rezolutë me idetë dinake greke në përmbajtjen e saj!

E majta franceze kërkon postin e kryeministrit të ri. Makroni nuk nxitohet të shpallë emrin- Nga ARTAN KUTRA

Nga radhët e cilës parti do të dalë Kryeministri i ri i Francës?
E majta nxiton të marrë timonin e drejtimit, ndërsa Presidenti Makron hesht duke pritur momentin më të volitshëm.
Koalicioni i së Majtës Franceze « Fronti i Ri Popullor », që siguroi një shumicë vendesh në Parlament, dje paralajmëroi në mënyrë solemne Presidentin Emanuel Makron, se ai nuk duhet të vazhdojë të mbajë akoma në krye të qeverisë, ish-Kryeministrin Gabriel Attal.
Ata theksuan se kjo vonesë e qëllimshme mund të çojë në “bllokim” të emërimit të një kryeministri nga radhët e së Majtës.Përmes një deklarate të përbashkët shtypi e majta synonte të ushtronte presion ndaj Presidentit Makron, i cili nuk po ngutet aspak dhe vijon të jetë i heshtur mbi këtë emerim.

« Fronti i Ri Popullor » po pret me padurim këtë gjest prej Presidentit me argumentimin se ata dolën në vend të parë në zgjedhjet legjislative të së dielës. Të majtët theksuan se heshtja e zgjatur e Presidentit mund të konsiderohej si “një tradhti ndaj frymës së Kushtetutës ose si një goditje ndaj parimit demokratik”. Madje lideri i Partisë « Të panënshtruarit », Jean-Luc Mélenchon, shkoi edhe më tej, duke kritikuar Emanuel Makronin se po « tenton të bllokojë situatën sot për të mbajtur pushtetin sa më gjatë të jetë e mundur ».

Të entuziasmuar nga suksesi i tyre në zgjedhjet legjislative, deputetët e majtë mbërriten dje në Palais Bourbon – Parlament, duke pretenduar edhe përballë njeri-tjetrit synimet apo meritat vetjake për të marrë drejtimin e qeverisë.
 
Por nuk duhet harruar se asnjera forcë politike nuk arriti të siguronte shumicën absolute prej 289 vendesh në Parlamentin Francez.
Vërtetë të majtët dolën në krye, por vetëm me rreth 190 mandate.
Kjo është një hapsirë ose për debat me zë të lartë, ose për marrëveshje me inteligjencë.
Dje, duke hyrë për herë të parë në ambjentet e brendshme të Parlamentit, kreu i Partise Socialiste, Olivier Faure, por edhe ish-Presidenti François Hollande, thanë se socialistet ishin gati të merrnin rolin e kryeministrit.
Po kështu edhe « Të panënshtruarit »-(ekstremi i majtë), pretendonin të njëjtën gjë duke vënë mbi tryezë si argumentin më të fortë të tyre : shifrat e arritura nga elektorati.
Po kështu pretendime kishin edhe « Të blertët » si dhe aleatët e Qendrës së Djathtë të Makronit.Gjithsesi të majtët ranë dakort që deri në fund të kësaj jave të propozojnë një emër të përbashkët për kryeministrin e ri dhe ekipin e tij.

Në këto momente të para, nga rradhët e tyre po kristalizohet një strategji. Sygjerojnë një ekzekutiv të  kufizuar në të majtë, por me një bazë më të gjerë në Kuvend.

Në krahun tjetër, kampi makronist hedh poshtë kërkesat e së majtës.
Presidenti justifikon mbajtjen e Gabriel Attalit në postin e tij si kryeministër “për momentin” dhe shkon në Uashington për një samit dy-ditor të NATO-s.  Ndoshta është një strategji për të pritur momentin më të volitshëm për të dalë në krye me ribërjen e aleancave.
Në Koalicionin e Makronistëve gjithashtu ka ende shumë paqartësi.
Një lloj avantazhi mund të kishte Ministri aktual i Brendshëm, Gerald Darmanin, por janë dhe Republikanet që pretendojnë.
Gjithsesi ka një pikë ku të gjitha partitë e majta dhe të qendrës bashkohen përsëri, njësoj si në ditën e zgjedhjeve.
Ato synojnë të pengojnë partinë e ekstremit të djathtë “Bashkimi Kombëtar” të Marinë Le Penit, që të ketë vende në strukturat zyrtare dhe institucionet e larta.
Ndërsa në rradhët e “Bashkimit Kombetar”, zhgënjimi i humbjes në këto zgjedhje legjislative, shoqërohet edhe me larje hesapesh. Drejtori organizativ i kësaj partie, Gilles Pennelle, arkitekti i planit të famshëm për Jordan Bardelën si Kryeministër, dha dorëheqjen.
Kjo forcë politike po përballet gjithashtu edhe me një pengesë të re. Bëhet fjalë për një njoftim nga zyra e prokurorit të Parisit. Ka nisur një hetim mbi dyshimet për financim të paligjshëm të fushatës presidenciale të Marine Le Penit në vitin 2022.

Send this to a friend