Prokurori i SPAK, Dritan Prençi, ka deklaruar se pretendimet e paraqitura nga kryeministri Rama per çështjen e Ballukut janë të pabazuara, duke theksuar se masa e pezullimit është vendosur pa përfshirjen e Kryeministrit apo Këshillit të Ministrave dhe nuk përbën ndërhyrje në kompetencat e pushtetit ekzekutiv.
Sipas SPAK, masa e pezullimit ka si qëllim garantimin e një hetimi penal të papenguar dhe ruajtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke siguruar që ushtrimi i funksionit publik nga subjekti nën hetim të mos ndikojë në procesin penal.
“Në vlerësimin e SPKA pretendimi i kërkuesit është i pabazuar, pasi masa e pezullimit është vendosur pa përfshirë kryeministrin apo këshillin e ministrave. Nuk ekziston ndërhyrje në kompetencat e pushtetit ekzekutiv. Masa siguron që ushtrimi i funksionit publik të mos pengojnë hetimin penal dhe shërben për ruajtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor.
SPAK vlerëson se Pezullimi i nga GJK i vendimit të GJKKO cënon parimin e ndarjes së pushteteve.
Kryeministri nuk mund të aktivizojë mekanizma që ndikojnë në një proces penal, pasi krijon rrezik real për ndërhyrje në pushtetin gjyqësor.
Ndërhyrja e këtij lloji mund të krijojë një precedent të rrezikshëm ku ekzekutivi mund të ndikojnë në vendimet gjyqësore duke cënuar balancën e pushteteve”, tha Prenci ne GJK. Panorama