Një ekran i madh në një qendër tregtare në Pekin ka transmetuar takimin virtual mes presidentit kinez, Xi Jingping dhe atij rus, Vladimir Putin më 15 dhjetor 2021.
Reid Standish
Sa shumë gjëra mund të ndryshojnë për një vit.
Duke e konsideruar veten fituese në aspektin e menaxhimit të pandemisë brenda kufijve, Kina ka shënuar fitore gjeopolitike duke nënshkruar marrëveshje masive për tregti me Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2020, e cila ka dërguar mesazh të fuqishëm te administrata, atëbotë në ardhje, e presidentit amerikan, Joe Biden.
Mirëpo viti 2021 ka rezervuar plane tjera për Pekinin.
Marrëveshja për investime ka mbetur anash pas valës së sanksioneve që Kina dhe BE-ja kanë aplikuar ndaj njëra-tjetrës, për shkak të abuzimeve që u bën Pekini ujgurëve dhe minoriteteve tjera në provincën perëndimore, Ksinjiang.
Prej atëherë, Tajvani ka përmirësuar lidhjet me Evropën.
Si rezultat, ministri i Jashtëm tajvanez, Joseph Wu ka realizuar një turne në disa shtete të Evropës Qendrore në muajin tetor.
Lituania, vend i vogël baltik me 2.7 milionë banorë, ka qenë po ashtu në qendër të lidhjes kinezo-evropiane.
Ky shtet është tërhequr nga një format diplomatik i udhëhequr nga Pekini në muajin shkurt dhe më pas ka zgjeruar lidhjet me Taipein.
Pekini është përgjigjur me propagandë, sanksione ekonomike dhe mosmarrëveshje diplomatike, që e kanë bërë Vilniusin të largojë ambasadën nga Pekini më 15 dhjetor.
Ndërkohë që Evropa ende nuk ka një plan të qartë si të veprojë kundrejt Kinës, zhvillimet e vitit 2021 kanë forcuar qëndrimet e zyrtarëve dhe qeverive evropiane që të kërkojnë qasje më të ashpër ndaj Pekinit.
Gjithë ky episod përfaqëson një mori të mundësive diplomatike dhe gabimeve strategjike, që kanë definuar politikën kineze nga Evropa Qendrore e deri të Azia Jugore përgjatë vitit 2021.
Më 2022, Kina pritet të vazhdojë synimet për të rritur ndikimin në Euroazi.
Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë ndihmuar në krijim të marrëdhënieve edhe më të ngrohta në mes të Kremlinit dhe Pekinit, si dhe largimi kaotik i Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, që ka rezultuar me kthim të talibanëve në pushtet, ka hapur derën për mundësi, por edhe për rreziqe në të njëjtën kohë.
Viti 2022 pritet të sjellë edhe zhvillime të rëndësishme në historinë moderne të Kinës, pasi presidenti, Xi Jinping pritet t’iu japë fund mandateve dhe të udhëheqë i vetëm, pa kufizime.
Ndonëse në horizont shihen një mori zhvillimesh, më poshtë rendisim pesë gjëra që duhet vëzhguar teksa Kina thellon ndikimin në Euroazi.
Shtrirja e Kinës në fushën e sigurisë
Shqetësimet për sigurinë kufitare, grupet ekstremiste dhe sigurinë e personelit kinez në Azinë Qendrore dhe atë Jugore, janë rritur më 2021, pas marrjes së pushtetit nga ana e talibanëve në Afganistan dhe pas disa sulmeve ndaj punëtorëve kinezë në Pakistan.
Pekini ka qenë i shqetësuar për kohë të gjatë rreth terrorizmit në atë rajon, sidomos për grupet ekstremiste ujgure, andaj edhe ka krijuar marrëdhënie për siguri me të gjithë fqinjët – nga qeveritë e Azisë Qendrore e deri te talibanët – të cilat lidhin aparatin e brendshëm të sigurisë së Kinës me homologët e huaj.
Zyrtari i lartë i talibanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar (majtas) dhe ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, fotografohen pas një takimi në Tianjin. Korrik 2021.
“Deri më tani (Pekini) ka treguar se çështjet e sigurisë kombëtare i lidh ngushtë me gjërat që frikësohet se mund të ndikojnë drejtpërdrejt në Kinë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Raffaello Pantucci, hulumtues i lartë në Institutin Mbretëror për Shërbime të Bashkuara, me bazë në Londër.
Shumë prej këtyre bashkëpunimeve kanë vazhduar të rriten më 2021.
Në muajin tetor është bërë e ditur se Kina do të financojë dhe do të ndërtojë një bazë policore në Taxhikistan për personelin taxhik dhe një hulumtim i Radios Evropa e Lirë ka treguar se prezenca kineze në këtë bazë, ashtu sikurse në kufirin afgano-taxhik, vazhdon të rritet, pasi edhe personeli kinez patrullon në atë zonë.
“Kina ka treguar se dëshiron të fokusohet në ndërtim të marrëdhënieve (me qeveritë lokale) për të adresuar shqetësimet për sigurinë”, ka thënë Pantucci.
“Pyetja e madhe është nëse shënjestrimi i madh i interesave kineze, e bën Pekinin të mendojë se duhet të ketë tjetër lloj prezence në këto zona”.
Ndërkohë, lidhjet aktuale pritet të zgjerohen në fushën e zbatimit të ligjit dhe agjencive të sigurisë më 2022.
Pekini vazhdon të investojë në trajnim të disa vendeve fqinje dhe Kina është raportuar të ketë nënshkruar 59 traktate për ekstradim me shtetet e huaja në vjetët e fundit.
Një epokë e re për Pekinin dhe Moskën?
Presidenti kinez, Xi Jinping dhe ai rus, Vladimir Putin kanë përshëndetur lidhjet e tyre të ngushta më 15 dhjetor, gjatë një bisede virtuale 90-minutëshe, përmes së cilës kanë tentuar të shfaqin një front të përbashkët në kohën e rritjes së presionit të Perëndimit ndaj të dyja vendeve.
Presidenti rus, Vladimir Putin shihet në zyrën e tij duke zhvilluar bisedë virtuale me presidentin kinez, Xi Jingping. Dhjetor 2021.
Moska dhe Pekini nuk janë zyrtarisht aleatë, mirëpo gjatë bisedës, Putin ka thënë se “modeli i ri i bashkëpunimit mes shteteve tona është krijuar mbi parimin e mosndërhyrjes në çështjet e brendshme dhe në respektimin e interesave të njëri-tjetrit”, derisa Xi e ka falënderuar homologun e tij për “mbështetje të fuqishme në përpjekjet e Kinës për të mbrojtur interesat ndërkombëtarë”.
Lidhjet e tyre thellohen edhe më shumë, ashtu sikurse edhe dallimet me Shtetet e Bashkuara.
Rusia dhe Kina madje kanë kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe i kanë ofruar njëra-tjetrës mbështetje për një mori çështjesh.
Një helikopter rus shihet duke lëshuar raketa gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Kinën.
Putin ka kritikuar paktin AUKUS (i nënshkruar nga Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Britania) derisa Xi ka mbështetur kërkesën e Moskës që të ketë garanci se Perëndimi do të kufizojë ndikimin rreth vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik.
“Ato duket se janë gjithmonë e më afër njëra-tjetrës dhe ndonëse nuk dëshirojnë të zyrtarizojnë një aleancë, ato kanë gatishmëri për të ndihmuar palën tjetër në çështjet që nuk i prekin vetë ato drejtpërdrejt”, ka thënë Pantucci.
Mbetet të shihet sa e fortë do të jetë kjo marrëveshje, sidomos në kohën kur Rusia e sheh me ankth zgjerimin e Kinës në fushën e sigurisë dhe atë politike në Azinë Qendrore.
Por meqë tensionet vetëm pritet të rriten me Perëndimin më 2022, pritet që Putini dhe Xi të mbështeten te njëri-tjetri edhe më shumë në të ardhmen.
“Jemi duke parë transformimin e marrëdhënies në kohë reale”, ka thënë Pantucci.
“Neve na duhet të përditësojmë mënyrën e të menduarit, ndërkohë që kjo dinamikë vazhdon të ndryshojë dhe potencialisht të bëhet më e qëndrueshme”.
Përsosja e Iniciativës Brezi dhe Rruga
Në më pak se 10 vjet, Iniciativa Brezi dhe Rruga e ka pozicionuar Kinën në qendër të sistemit ndërkombëtar përmes urave dhe linjave të reja hekurudhore, kabllove me fibra optikë dhe rrjeteve 5G, më pas gazsjellësve dhe porteve që kanë ndihmuar në rritjen e ndikimit financiar, teknologjik dhe politik të Pekinit përmes qindra miliarda dollarëve investime në projekte nga Amerika Latine në Azinë Juglindore.
Mirëpo ky projekt është përcjellë edhe me telashe, duke përfshirë shqetësime për borxhe të lidhura me projekte kineze, më pas dyshime për korrupsion, ndërtime të dobëta, trajtim të keq të punëtorëve dhe moskujdes për ambientin.
Nivelet e investimeve janë ulur dukshëm prej vitit 2016 dhe Iniciativa Brezi dhe Rruga ka nisur të fokusohet në fusha të reja, përfshirë artin dhe kulturën, sistemet e pagesave elektronike dhe satelitë.
Kjo gjë ka hapur rrugën për iniciativa tjera konkurruese nga Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“Nga aspekti i dizajnit, projekti duket abstrakt dhe i paqartë. Secili sipërmarrës kinez ka mundur të krijojë një projekt që të mund të bëhej më pas pjesë e Iniciativës Brezi dhe Rruga”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Niva Yau, hulumtuese e lartë në akademinë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) në Bishkek.
“Nuk duhet ta mendojmë si një gjë të vetme, pasi është diçka që po ndryshon vazhdimisht dhe ka të bëjë me Kinën, e cila po rrit ndikimin në të gjitha aspektet në nivel global”.
Më 2022 ky projekt i rëndësishëm për presidentin kinez pritet të vazhdojë rritjen dhe Yau ka thënë se ai veçse ka nisur të zgjerohet përmes ndihmave mjekësore, eksportit të kulturës kineze dhe krijimit të vendeve lokale të punës, në vend të fitores në nivel të elitave politike.
“Iniciativa Brezi dhe Rruga është duke shënjestruar publikun secilën herë e më shumë. Natyrisht, kjo gjë nuk është gjithmonë efektive, mirëpo nuk ka edhe shumë rëndësi tani për tani”, ka thënë ajo.
“Nëse ata vazhdojnë të investojnë në fuqi të buta, kjo gjë do të ketë rezultatet e veta”.
“Ujqit luftarakë” do të vazhdojnë të jenë aktivë
Ndërkohë që Iniciativa Brezi dhe Rruga vazhdon të shtrihet në fusha të reja me qëllim të rritjes së ndikimit të Kinës, Pekini do të përballet me pikëpamje negative për shtetin kinez, i cili ka dëmtuar imazhin në vjetët e fundit.
Një sondazh i kryer nga Instituti Pew në muajin qershor, kryesisht në vendet e Perëndimit, ka gjetur se pikëpamjet jo të favorshme për Kinën kanë prekur nivele tejet të larta, pasi vetëm në Greqi dhe Singapor, pjesa më e madhe e respodentëve kanë shfaqur pikëpamje të mira për politikat e Kinës.
“Është e pamohueshme se imazhi i Kinës nuk është në gjendje të mirë dhe duket se nuk do të jetë i qëndrueshëm edhe për një kohë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Charles Dunst, hulumtues në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Diplomacia me koronavirus e Kinës, e cila ka shënuar disa fitore të vogla në fillim të pandemisë në shtetet si Serbia dhe Italia, është zbehur tash e një kohë.
Të ashtuquajturit “ujqit luftarakë” të diplomacisë, të cilët kanë miratuar një stil agresiv të shënjestrimit të qeverive, kompanive dhe individëve që kanë kritikuar Kinën, do të vazhdojnë të jenë aktivë përmes kërcënimeve për të ndalur ndihmat apo qasjen në vaksina.
Vaksinat kineze kundër koronavirusit shihen në Aeroportin Nikolla Teslla në Beograd. Janar 2021.
Nëse dikush ka përhapur dezinformata për origjinën e koronavirusit, Pekini është përgjigjur me kufizime dhe tarifa.
Shembull në Australi, Kina ka marrë masa ndaj disa prej eksporteve kyçe, pasi Kanberra ka kërkuar që të hetohet origjina e koronavirusit.
“Shtetet në gjithë botën janë të shqetësuara për gatishmërinë e Pekinit që të krijojë marrëdhënie ekonomike për qëllime politike”, ka thënë ai.
“Vështirë se do ta shohim ndryshim të qasjes së Kinës më 2022, marrë parasysh qëllimet e presidentit Xi për politikë të jashtme dhe nacionalizëm kinez”.
Kufizimet në tregti për shkak të pandemisë
Kina është një prej vendeve të vetme në botë që vazhdon të zbatojë strategjinë “zero raste me koronavirus”, dhe me raste mbyll gjithçka nëse raportohet një rast i vetëm infektimi.
Tani me përhapjen e variantit Omicron të koronavirusit, kjo strategji do të gjejë sërish zbatim.
Ky është lajm i keq për disa vende të Azisë Qendrore, të cilat varen nga tregtia kufitare me Kinën.
“Kina dhe Azia Qendrore do të përballen me shumë vështirësi në marrëdhëniet tregtare, jo vetëm në vitin 2022 por edhe në të ardhmen, varësisht në kahjen që merr pandemia”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Temur Umarov, ekspert për Kinën në Qendrën Carnegie në Moskë.
Pjesa më e madhe e tregtisë kineze me rajonin është e fokusuar në burime natyrore, sidomos në naftë dhe gaz, mirëpo presioni në tregtinë e mallrave dhe kufizimet për pandeminë, e kanë përzier këtë situatë me elemente politike.
Qeveria e Kirgizisë ka thënë se rikthimi i tregtisë në nivele para pandemisë është çështje me prioritet dhe zyrtarë nga Bishkeku kanë zhvilluar bisedime me homologët kinezë dhe madje disa prej tyre kanë propozuar edhe sisteme të reja, në përputhje me rregulloret kineze për pandeminë.
Ndërkohë që variantet e reja të koronavirusit vazhdojnë të shtohen, Umarov ka thënë se qasjet e reja janë mundësitë e vetme të qeverive lokale për t’i negociuar në tavolinë.
“Natyrisht se kjo gjë do ta zemërojë Azinë Qendrore”, ka thënë ai, “por në të njëjtën kohë, atyre iu duhet Kina në aspektin ekonomik dhe për këtë arsye ata duhet të marrin masa dhe të negociojnë çfarë mund të bëjnë lidhur me trafikun kufitar”.
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump, kundër Iranit, teksa sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, insistoi se operacionet amerikane ndaj Teheranit kanë përfunduar.
Dhoma e miratoi rezolutën me 215 vota për dhe 208 kundër më 3 qershor, me katër republikanë që iu bashkuan të gjithë demokratëve në mbështetje të rezolutës.
Rezoluta, që është prezantuar nga përfaqësuesi nga Nju Jorku, Gregory Meeks, udhëzon Trumpin që të largojë forcat e armatosura amerikane nga armiqësitë me Iranin, përveç nëse Kongresi zyrtarisht shpall luftë apo autorizon përdorimin e forcës.
Kjo masë tani dërgohet në Senat, ku ligjvënësit po shqyrtojnë një rezolutë të ndarë për kompetencat e luftës. Edhe nëse miratohet nga dy dhomat e Kongresit, Trump pritet që t’i sfidojë përpjekjet për të kufizuar autoritetin e tij dhe masa e Dhomës së Përfaqësuesve gjerësisht shihet si simbolike sepse nuk e ka fuqinë detyruese ligjore.
Votimi dypartiak sinjalizon rritjen e kundërshtimit në Kongres
Ky votim shënoi kundërshtimin më të fortë të Kongresit deri më tani ndaj konfliktit, i cili ka zgjatur për më shumë se tre muaj dhe ka nxitur shqetësime për pasojat e tij ekonomike dhe gjeopolitike.
Përmes një deklarate pas votimit, Meeks argumentoi se fushata ushtarake nuk kishte arritur objektivat e saj të shpallura dhe, përkundrazi sipas tij, kishte dëmtuar përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me programin bërthamor të Iranit.
“Nëse ka bërë diçka, ajo e ka larguar edhe më shumë mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike për programin bërthamor të Iranit”, tha ai.
Demokrati nga Nju Jorku vuri në pah po ashtu rritjen e çmimeve të karburanteve dhe koston financiare të konfliktit, duke thënë se amerikanët po paguanin dukshëm më shumë për benzinën, ndërsa njëkohësisht po mbanin barrën e shpenzimeve të një lufte që shumë prej tyre e kundërshtojnë.
Udhëheqësit demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve i përsëritën këto shqetësime, duke argumentuar se konflikti binte ndesh me premtimet elektorale të Trumpit për të shmangur luftërat jashtë vendit dhe për të ulur kostot për familjet amerikane.
Megjithatë, udhëheqësit republikanë këmbëngulën se fushata ushtarake nuk përbënte një luftë që kërkonte autorizim nga Kongresi dhe paralajmëruan se kufizimi i autoritetit të presidentit mund të shkonte në favor të udhëheqjes iraniane.
Megjithatë, kundërshtimi brenda radhëve republikane është shtuar. Përfaqësuesit Thomas Massie nga Kentaki, Brian Fitzpatrick nga Pensilvania, Tom Barrett nga Miçigani dhe Warren Davidson nga Ohajo u shkëputën nga qëndrimi i shumicës së partisë së tyre për të mbështetur këtë masë.
Rubio mbron strategjinë e administratës
Disa orë para votimit në Dhomën e Përfaqësuesve, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbrojti mënyrën se si administrata e ka menaxhuar konfliktin gjatë një seance dëgjimore para Komitetit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
“Ne nuk po kryejmë më sulme të vazhdueshme brenda Iranit për të dobësuar kapacitetet e tij ushtarake, sepse operacioni Tërbimi Epik ka përfunduar”, tha Rubio, duke iu referuar fushatës ushtarake amerikane. Ai shtoi se Uashingtoni i kishte arritur objektivat e tij.
Rubio argumentoi po se synimi i administratës nuk kishte qenë kurrë ndryshimi i regjimit në Teheran.
“Ne do të donim të shihnim një ndryshim në Iran dhe që ai të qeverisej nga populli, por ky nuk ishte qëllimi i misionit tonë”, tha Rubio para ligjvënësve.
Sekretari i Shtetit tha se SHBA-ja synon të eliminojë aftësinë e Iranit për të kërcënuar rajonin me sulme në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë, duke argumentuar se kjo aftësi do ta zvogëlonte ndikimin ndërkombëtar mbi ambiciet bërthamore të Teheranit.
Lehtësimi i sanksioneve i lidhur me lëshimet bërthamore
Rubio tha po ashtu se çdo lehtësim i sanksioneve amerikane ndaj Iranit do të varet nga lëshimet që Teherani do të bëjë lidhur me programin e tij bërthamor.
“Ata nuk do të përfitojnë asnjë lloj lehtësimi të sanksioneve, përveç nëse heqin dorë nga pasurimi i uraniumit dhe eliminojnë rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele të larta”, u tha ai ligjvënësve.
Sipas Rubios, diskutimet ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit po vazhdojnë të përqendrohen në kornizën e negociatave të ardhshme. Ai tha se Irani ka treguar më shumë gatishmëri për të diskutuar për çështjen e pasurimit të uraniumit sesa në bisedimet e mëparshme, por ende nuk ka marrë zotime që përmbushin kërkesat e SHBA-së.
“Disa muaj më parë ata refuzonin të diskutonin për çështjet e pasurimit të uraniumit dhe të uraniumit të pasuruar në nivele të larta”, tha Rubio. “Mendoj se tani, në disa nga dokumentet që janë shkëmbyer mes palëve, këto çështje trajtohen qartë, por ende nuk kemi miratimin përfundimtar nga sistemi i tyre, të paktën deri në mëngjesin e sotëm [3 qershor]”.
Rubio shtoi se Shtetet e Bashkuara do të shqyrtonin heqjen e bllokadës së tyre detare vetëm nëse Irani rikthen lirinë e lundrimit nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Administrata amerikane ka argumentuar se konflikti në fakt përfundoi pasi Trump urdhëroi një armëpushim në fillim të prillit. Shtëpia e Bardhë e ka hedhur poshtë gjithashtu rezolutën e Dhomës së Përfaqësuesve, duke e cilësuar si një përpjekje jokushtetuese për të kufizuar autoritetin ekzekutiv, duke thënë se aktualisht nuk ka më armiqësi aktive nga të cilat forcat amerikane duhet të tërhiqen.
Senati ende nuk ka caktuar ndonjë datë për një votim përfundimtar për rezolutën e tij të veçantë mbi kompetencat e luftës.
RUSI- Ukraina ka goditur me dronë objektiva energjetike dhe ushtarake Shën Petersburgun në ditën e hapjes së forumit ekonomik të qytetit. Rreth 20 mijë të ftuar nga 130 vende pritet të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, një ngjarje vjetore tre-ditore që dikur ishte mbledhja kryesore e Rusisë për të tërhequr investitorë dhe biznese nga Perëndimi.
Mediat shkruajnë se sulmet erdhën një ditë pas një serie sulmesh nga raketa dhe dronë rusë, të cilët vranë të paktën 23 persona në të gjithë Ukrainën. Guvernatori rus tha se infrastruktura ishte dëmtuar, pa raportuar për ndonjë të vdekur, ndërsa Presidenti Zelensky raportoi për sulme ndaj një terminali nafte dhe objektivave ushtarake.
“Ushtria ukrainase goditi terminalin e naftës në Shën Petersburg në Rusi gjatë natës, rreth 1,100 kilometra nga kufiri ukrainas. Është sulmi i fundit në një seri sulmesh hakmarrëse që Kievi i quan sanksione me rreze të gjatë veprimi. Plani i Ukrainës për sanksione me rreze të gjatë veprimi po zbatohet pikërisht sipas nevojës për të afruar paqen”, tha Zelensky në mediat sociale. Sulmet e detyruan aeroportin kryesor të Shën Petersburgut të pezullonte operacionet për orë të tëra, ndërsa u rrëzuan 59 dronë. dosja.al
Sulmet e reja izraelite në Liban kanë vrarë të paktën tetë persona, përfshirë një dentist dhe dy fëmijët e tij, pavarësisht një armëpushimi në vazhdim, raportuan mediat libaneze të martën.
Dentisti, djali dhe vajza e tij u vranë në një sulm me dron izraelit në makinën e tyre, ndërsa po udhëtonin në rrugën Nabatieh-Khardali në jug të Libanit, tha agjencia shtetërore e lajmeve NNA.
Një tjetër sulm me dron vrau dy punëtorë sirianë brenda një çerdheje ku ata punonin në qytetin Jebchit.
Dy persona të tjerë u vranë në sulmet me dronë ndaj një motoçiklete në Toul dhe një makine në Ansar, tha agjencia.
Një dron izraelit goditi gjithashtu një makinë në rrethrrotullimin Harouf-Toul, duke vrarë shoferin.
Avionët luftarakë kryen gjithashtu një sulm ajror në një qendër të Mbrojtjes Civile Libaneze në rrugën Masil në qytetin Kfar Sir, duke shkatërruar objektin. Qendra ishte evakuuar disa ditë më parë, deklaroi NNA.
Më vete, avionët izraelitë kryen një sulm ajror në agim në qytetin Mansouri në distriktin Tyre, që përkoi me granatimet me artileri në zonë.
Sulmet goditën gjithashtu një shtëpi në al-Hosh të Tyres, duke e shkatërruar atë dhe duke dëmtuar disa shtëpi aty pranë. Dy persona të plagosur u nxorën nga rrënojat dhe u shtruan në spital.
Ndërkohë, NNA tha se numri i të vdekurve nga sulmi i së hënës në Spitalin Jabal Amel në Tyre është rritur në katër, me 50 të tjerë të plagosur.
Sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme në repartet e spitalit, garazhin e parkimit dhe ndërtesat përreth.
Viktimat e fundit erdhën pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se Izraeli dhe Hezbollahu kishin rënë dakord të ndalonin sulmet kundër njëri-tjetrit pas kontakteve përmes ndërmjetësve.
Trump tha se kishte mbajtur kontakte nëpërmjet ndërmjetësve me të dyja palët dhe kishte marrë garanci se “të gjitha të shtënat do të ndalen”.
Izraeli ka vazhduar sulmet e tij ndaj Libanit pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 17 prill, i cili më pas u zgjat për 45 ditë pas bisedimeve indirekte të ndërmjetësuara nga SHBA-të.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, më shumë se 3,400 njerëz janë vrarë në sulme që nga 2 marsi. syri.net
Një telefonatë mbi Libanin duket se ka përplasur presidentin e SHBA Donald Trump dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Times of Izrael raporton se Trump e akuzoi “Bibin” për mosmirënjohje.
“Të gjithë të urrejnë ty dhe të gjithë urrejnë Izraelin për këtë shkak”, mësohet se ka thënë ai.
Duket se gjatë telefonatës Trump e ka quajtur Netanyahun të çmendur, ndërsa i kërkoi që Izraeli të binte dakord për një armëpushim me Hezbollahun.
“Je i çmendur. Do të ishe në burg nëse nuk do të isha unë. Po të shpëtoj nga kjo. Të gjithë të urrejnë tani. Të gjithë e urrejnë Izraelin për shkak të kësaj”, raportohet të jetë shprehur Trump.
Një zyrtar amerikan i tha Axios se Trump i dha një “shuplakë” Netanyahut gjatë telefonatës, ndërkohë që “Bibi” tha: Në rregull, në rregull, vetëm sigurohuni që gjithçka të rregullohet. bw
Ushtria ukrainase njoftoi sot (31 maj) se kishte goditur rafineritë ruse të Saratovit gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr të madh dhe dëme të konsiderueshme.
Në një postim në Telegram, ushtria ukrainase njoftoi se kishte goditur gjithashtu një stacion pompimi në Lazarevo, në rajonin Kirov të Rusisë.
“Rafineria në Saratov, Rusi u dogj pas sulmit. Një tjetër rafineri, një tjetër zjarr, një tjetër copë e ekonomisë ruse nën presion. Moska e ka ndërtuar këtë luftë mbi bazën e ekonomisë së karburanteve dhe mendon se do e mbajë larg situatës dhe konsenkuencave”, shkruhet mes të tjerash në postim. Panorama
Ukraina thotë se forcat e saj kanë kryer një sulm të gjerë me dronë gjatë natës, duke shënjestruar objekte ushtarake dhe infrastrukturore brenda Rusisë dhe në territoret e pushtuara nga Rusia.
Në një postim në Telegram më 30 maj, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se një tjetër objektiv i sektorit të naftës rus ishte goditur në Armavir, në rajonin Krasnodar të Rusisë, rreth 500 kilometra nga kufiri ukrainas.
“Është plotësisht e drejtë që ne po e sjellim luftën atje ku ajo filloi”, shkroi Zelensky, duke e përshkruar operacionin si pjesë të fushatës së Ukrainës për “sanksione me rreze të gjatë” kundër objektivave ushtarake dhe energjetike ruse.
Më herët më 30 maj, komandanti Robert “Madyar” Brovdi i Forcave të Sistemeve Pa Pilot të Ukrainës tha se një operacion i koordinuar goditi 23 objektiva ushtarake dhe strategjike.
Ai tha se forcat ukrainase goditën disa objektiva në zonën e Taganrogut në rajonin jugor rus të Rostovit, duke shkatërruar një tanker nga e ashtuquajtura flotë e errët e Moskës, e cila përdoret për transportimin e naftës së sanksionuar, si dhe një sistem raketor taktik Iskander dhe dy avionë anti-nëndetëse Tu-142.
Zyrtarët rusë konfirmuan një sulm me dron në zonën e portit të Taganrogut, duke raportuar zjarre që dëmtuan një tanker tregtar, një rezervuar karburanti dhe një ndërtesë administrative.
Autoritetet ruse raportuan gjithashtu sulme në rajonin kufitar të Belgorodit. Guvernatori Alexander Shuvaev tha se forcat ukrainase kryen 55 sulme gjatë 24 orëve të fundit, duke vrarë tre civilë dhe duke plagosur tre të tjerë. Ai tha se sulmet përfshinë dronë, artileri dhe avionë.
Pretendimet nuk mund të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur.
Në Krimenë e pushtuar, dronët gjithashtu raportohet se goditën Terminalin Detar të Naftës në Feodosia, një qendër kyçe furnizimi për forcat ruse në gadishull.
Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia kishte nisur një sulm të madh gjatë natës duke përdorur një raketë balistike Iskander-M, gjashtë raketa lundrimi Kh-101 dhe rreth 290 dronë gjatë 24 orëve të fundit.
Forcat ukrainase thanë se i rrëzuan pesë raketa dhe 279 dronë, megjithëse disa prej predhave arritën të kalonin mbrojtjen ajrore dhe shkaktuan dëme në disa rajone.
Autoritetet raportuan goditje në infrastrukturë banimi, industriale dhe komunale në rajonet Sumi, Zaporizhia, Herson, Dnjepërpetrovsk dhe Poltava, me të plagosur në disa vende.
Punonjës ukrainas të shpëtimit duke punuar në vendin e një ndërtese banimi të goditur nga një sulm me dron rus në Zaporizhia më 30 maj.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se Rusia po përgatit një sulm të ri të madh ndërsa Moska vazhdon ofensivën ajrore ndaj Ukrainës.
Në një postim të veçantë në Telegram më 29 maj, Zelensky u bëri thirrje ukrainasve të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin paralajmërimet për sulme ajrore, duke thënë se pritej një “sulm masiv”.
Ai shtoi se mbrojtja ajrore e Ukrainës po funksionon 24 orë në ditë, por mbetet e varur nga furnizimet e jashtme.
“Mbrojtja ajrore dhe nevoja e vazhdueshme për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë qiellin e saj janë prioritetet tona kryesore”, shtoi ai.
Zelensky theksoi gjithashtu rëndësinë e iniciativës PURL, një mekanizëm shumëkombësh për financimin dhe blerjen e raketave të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, duke thënë se ajo “duhet të funksionojë”.
“Ne po bashkojmë fonde nga partnerët tanë evropianë dhe miq të tjerë për të blerë raketa, përfshirë për sistemet Patriot”, tha ai. “Furnizimet e mjaftueshme varen nga Amerika, dhe shpresojmë që Ukraina të dëgjohet”.
Ukraina godet 3 cisterna të “flotës hije” ruse pranë Turqisë, raportohen shpërthime në Detin e Zi
Tri anije cisternë të lidhura me të ashtuquajturën “flota hije” e Rusisë janë goditur nga dronë detarë ukrainas pranë brigjeve turke në Detin e Zi, raportojnë mediat turke. Ngjarja ndodhi pranë zonës së Kiliosit, vetëm 2-3 kilometra larg bregdetit të Turqisë, në veri të Stambollit.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për cisternat “Velora”, “James II” dhe “Altura”. Dy dronë kanë goditur anijen “Velora”, por nuk kanë shpërthyer, ndërsa një tjetër dron ka goditur “James II” në distancë shumë të afërt. Edhe cisterna “Altura”, e cila ishte sulmuar më herët në muajin mars, raportohet se ka pësuar dëmtime të tjera.
Autoritetet thanë se i gjithë ekuipazhi është evakuuar në mënyrë të sigurt, ndërsa shpërthimi është ndjerë edhe në një lagje të Stambollit.
Ukrainian sea drones struck 3 Russia-linked #ShadowFleet tankers near Kilyos, just 2-3 km off Türkiye’s coast last night. Two hit Velora (no detonation), one struck James II; Altura (hit in March) also damaged. Crews safe, blasts felt in Istanbul. These aging tankers often carry… pic.twitter.com/Ie3d3iMzs9
— Kyrylo Shevchenko (@KShevchenkoReal) May 28, 2026
Mediat turke paralajmërojnë se një zjarr i madh apo rrjedhje nafte në zonë mund të përbënte rrezik serioz për Stambollin dhe aeroportin e qytetit. Deri tani nuk ka reagim zyrtar nga Rusia, Ukraina apo autoritetet turke. gsh
Ambasada amerikane në Kiev ka mohuar raportet se po largohet nga kryeqyteti ukrainas, pasi Rusia u bëri thirrje diplomatëve të largohen nga qyteti përpara sulmeve të planifikuara.
Ministria e Jashtme e Rusisë lëshoi një kërcënim të hënën se një valë e re “sulmesh sistematike” që synojnë “qendrat e vendimmarrjes dhe postet komanduese” do të trondisë qytetin, duke u bërë thirrje shtetasve të huaj dhe diplomatëve të largohen “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Duke folur këtë mëngjes në Qipro, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se të gjitha ambasadat e huaja në kryeqytetin e Ukrainës e kishin injoruar kërcënimin e Moskës, përveç njërës.
“Ajo që dëgjuam nga Ukraina dje ishte se të gjitha ambasadat qëndruan përveç njërës,” tha Kallas këtë mëngjes. “Të gjithë evropianët qëndruan. Amerika u largua.”
Në përgjigje, ambasada amerikane tha në një postim në X se nuk kishte pasur “asnjë ndryshim në operacionet tona dhe raportet përndryshe janë të rreme”.
Disa shtete të BE-së kanë thirrur ambasadorët e tyre rusë lidhur me kërcënimin e Moskës. bw
Rusia po forcon mbrojtjen ajrore të Moskës duke vendosur sisteme kundërajrore edhe në majat e ndërtesave shumëkatëshe në kryeqytet, në një kohë kur sulmet me dronë ukrainas drejt territorit rus janë shtuar ndjeshëm.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë sisteme të mbrojtjes ajrore Pantsir-S1 duke u transportuar me helikopterë të rëndë Mil Mi-26 dhe më pas duke u vendosur mbi çatitë e rrokaqiejve, përfshirë edhe Kullën Nordstar me 42 kate.
😳 Russia is literally placing air defense systems on top of Moscow skyscrapers
Videos show Pantsir-S1 systems being airlifted onto rooftops by massive Mi-26 helicopters — including deployment on the 42-story Nordstar Tower.
Autoritetet ruse kanë nisur vendosjen e këtyre sistemeve në çati që prej vitit 2023, pas disa incidenteve me dronë që kanë depërtuar deri në zonat urbane të Moskës. Qëllimi i tyre është interceptimi i objektivave ajrore me lartësi të ulët, sidomos dronëve kamikazë.
Rrjeti i mbrojtjes ajrore në kryeqytetin rus është zgjeruar gradualisht muajt e fundit, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon të sjellë pasoja edhe larg vijës së frontit. bw
Rusia ka akuzuar sërish NATO-n se po përgatitet për një “konflikt në shkallë të gjerë” në Lindje.
Deklarata u bë nga kreu i shërbimit rus të inteligjencës së jashtme SVR, Sergei Naryshkin, gjatë një takimi të zyrtarëve të sigurisë.
Sipas mediave shtetërore ruse, Naryshkin deklaroi se NATO po kryen përgatitje praktike për një përballje të madhe ushtarake pranë kufijve të Rusisë.
Ai akuzoi gjithashtu Bashkimin Evropian se po armatoset me ritme të shpejta dhe po shndërrohet gradualisht në një aleancë ushtarake “kundër Rusisë”.
Naryshkin pretendoi se armët që përdoren në luftën në Ukrainë po qarkullojnë në tregun e zi në Evropë dhe po përfundojnë në duart e organizatave terroriste ndërkombëtare.
“Armët nga fronti ukrainas po qarkullojnë lirshëm në gjithë Evropën, madje edhe në duart e grupeve terroriste”, deklaroi ai.
Megjithatë, zyrtari rus nuk paraqiti prova konkrete për këto pretendime.
Moska ka ngritur vazhdimisht akuza se një pjesë e armatimeve perëndimore të dërguara në Ukrainë përfundojnë në tregun e zi, pretendime që janë mohuar nga Ukraina dhe vendet perëndimore.
Nga ana tjetër, Rusia vazhdon të akuzojë NATO-n dhe vendet evropiane për forcim ushtarak pranë kufijve rusë dhe për mbështetjen ndaj Ukrainës. Panorama
Një ushtar ukrainas duke sulmuar me obus pozicionet ruse në rajonin e Zaporizhjës. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Radio Evropa e Lirë
Autoritetet në Krimenë e pushtuar nga Rusia thanë se Ukraina ka sulmuar qytetin-port të Sevastopolit me raketa Storm Shadow, teksa zyrtarët ukrainas raportuan sulme me dronë rusë në disa rajone.
Mikhail Razvozhayev, guvernatori i instaluar nga Rusia në Gadishullin e aneksuar të Krimesë, shkroi në Telegram më 27 maj se forcat ushtarake dhe njësitë mobile të zjarrit kaluan natën duke zmbrapsur një kombinim sulmesh me dronë dhe raketa.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës e sulmuan qytetin duke përdorur armë të ndryshme ajrore, përfshirë raketa Storm Shadow”, tha Razvozhayev, duke shtuar më vonë se ndërtesa e një banke ishte goditur nga një raketë.
Ushtria ruse raportoi më 27 maj se mbrojtja e saj ajrore kishte rrëzuar tre raketa Storm Shadow gjatë 24 orëve të fundit.
Kievi nuk ka komentuar për këto raportime ruse, të cilat nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Ukraina ka përdorur raketat Storm Shadow, të prodhuara nga një konsorcium francezo-britanik, si pjesë e fushatës së saj që ka për shënjestër caqe ushtarake dhe infrastrukturën energjetike ruse, në përpjekje për të reduktuar të ardhurat e Moskës dhe për të minuar aftësinë e saj për të vazhduar luftën kundër Ukrainës, e cila tashmë është në vitin e pestë.
Rusia, e cila e aneksoi Krimenë nga Ukraina më 2014, më herët kishte thirrur ambasadorët britanikë dhe francezë në takim për të protestuar ndaj përdorimit të këtyre armëve nga Ukraina.
Ndërkaq, zyrtarët rusë raportuan për sulme të tjera me dronë dhe raketa brenda Rusisë, përfshirë në qytetet Voronezh, Tuapse dhe Taganrog.
Në qytetin-port jugor Taganrog, dy persona u plagosën pasi mbrojtja ajrore ruse pengoi një raketë, shkroi në Telegram kryetarja e qytetit, Svetlana Kambulova.
Sipas kanalit në gjuhën ruse në Telegram, ASTRA, sulmi shkaktoi zjarr në uzinën e 325-të për riparimin e aeroplanëve në Taganrog. Nuk dihet nëse kjo uzinë është dëmtuar.
Në Voronezh, sipas guvernatorit rajonal Aleksandr Gusev, copëzat e dronëve të rrëzuar dëmtuan e një ndërtesë të një servisi gomash.
Analiza OSINT nga kanali ASTRA në Telegram sugjeroi se objektivi i sulmit ishte aeroporti ushtarak Baltimore, ku është i dislokuar Regjimenti i 47-të i Aviacionit Bombardues të Gardës ruse.
Autoritetet në rajonin rus të Krasnodar Krait raportuan se copëzat e një droni ranë mbi terminalin portual në Tuapse, duke shkaktuar një zjarr, që sipas autoriteteve, u shua shpejt.
Sipas ASTRA-s, një nga shpërthimet në Tuapse ka të ngjarë të ketë ndodhur pranë një rafinerie nafte, duke bërë që ky të jetë sulmi i pesë ndaj kësaj ndërtese të naftës në muajt e fundit.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të konfirmojë këtë pretendim.
Autoritetet ukrainase, ndërkaq, raportuan për sulme të reja ajrore ruse gjatë natës, kur, sipas tyre, u përdorën 163 dronë sulmues.
Në qytetin verior të Çernihivit, një zyrtar i administratës ushtarake lokale tha se qyteti u përball me një sulm të madh gjatë natës, me rreth 15 shpërthime të raportuara. Por, nuk është raportuar për ndonjë viktimë.
Pesë persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën si rezultat i një sulmi rus në rajonin lindor të Donjeckut, tha më 27 maj guvernatori Vadym Filashkin.
NASA ka publikuar detaje të reja mbi programin e saj ambicioz për kthimin e njeriut në Hënë dhe ndërtimin e një baze të përhershme hënore, duke përfshirë ulëse robotike, dronë eksplorues dhe mjete transporti për astronautët.
Kompania hapësinore Blue Origin e themeluesit të Amazon-it Jeff Bezos është një nga disa kompanitë e përzgjedhura për të ndërtuar këto mjete. SHBA synon të zbresë sërish astronautë amerikanë në Hënë përpara se presidenti Donald Trump të largohet nga detyra në vitin 2029, shkruan BBC.
Megjithatë, NASA po përballet me një garë të fortë me Kinën për rikthimin e njerëzve në sipërfaqen hënore, çka po e rrit presionin mbi agjencinë amerikane për të treguar progres në “garën e re hapësinore”.
Kina po ecën përpara me planet e saj për të dërguar astronautë në Hënë deri në vitin 2030. Në mars, ajo lëshoi anijen hapësinore Shenzhou-23 spacecraft, duke dërguar një ekuipazh astronautësh në stacionin hapësinor Tiangong space station.
Në mars, NASA njoftoi një program prej 20 miliardë dollarësh për ndërtimin e një baze të përhershme në polin jugor të Hënës deri në vitin 2032, e cila do të funksionojë me energji bërthamore dhe diellore.
Administratori i NASA-s, Jared Isaacman, deklaroi të martën se këto plane nënkuptojnë se SHBA “nuk do ta heqë dorë më kurrë nga Hëna”.
Një bazë e tillë do t’i lejonte SHBA-së të zhvillojë eksperimente shkencore, të shfrytëzojë potencialisht burime të vlefshme dhe të përgatisë më lehtë misione drejt Marsit. Megjithatë, shumica e ekspertëve mendojnë se afatet kohore të NASA-s janë optimiste dhe jo realiste.
Pavarësisht suksesit të misionit Artemis II mission, gjatë të cilit katër astronautë orbituan Hënën në prill, disa shkencëtarë besojnë se Kina mund të jetë vendi i radhës që zbarkon njerëz në sipërfaqen hënore.
“Do të më habiste shumë nëse Kina arrin e para,” tha për BBC News Dr. Simeon Barber, shkencëtar i Hënës në Open University, duke theksuar vështirësitë e NASA-s në sigurimin e një anijeje të besueshme për ulje në Hënë.
Para se të dërgohen njerëz, agjencia planifikon të dërgojë ulëse robotike dhe dronë që “kërcejnë” për të eksploruar dhe hartëzuar terrenin e vështirë hënor. Po ashtu, do të dërgohen automjete transporti që do të lëvizin astronautët në sipërfaqe dhe do të mbajnë pajisje komunikimi dhe instrumente shkencore.
NASA ka bërë të ditur se kompanitë Intuitive Machines dhe Astrobotic, së bashku me Blue Origin, janë përzgjedhur për ndërtimin e këtyre mjeteve.
NASA synon që ulësi hënor i Blue Origin, i quajtur “Endurance”, të jetë i aftë për ulje precize, si dhe për navigim dhe kontroll autonom. Ndërkohë, ulësi “Griffin-1” i Astrobotic pritet të zbresë në kraterin Nobile pranë polit jugor të Hënës.
Këto mjete do të transportojnë edhe instrumente shkencore, përfshirë kamera me rezolucion të lartë dhe pajisje që përdorin dritë lazer të reflektuar për të ndihmuar uljen e saktë të anijeve.
Eksplorimi robotik pritet të zgjasë deri në vitin 2029, me rreth 25 lëshime dhe rreth 4 ton ngarkesë të dërguar në Hënë, sipas Carlos García-Galán, drejtues i programit Moon Base.
Në fazën e dytë, NASA planifikon ndërtimin e infrastrukturës energjetike në Hënë, përfshirë impiante bërthamore dhe diellore, si dhe reaktorë të vegjël të fisionit. Deri në vitin 2032, synimi është që njerëzit të mund të jetojnë në banesa “gjysmë të përhershme” në Hënë.
Roverët do t’u mundësojnë astronautëve lëvizje në distanca të gjata mbi sipërfaqen shkëmbore. Polin jugor të Hënës e bën veçanërisht tërheqës prania e mundshme e ujit të ngrirë, i cili mund të përdoret për ujë të pijshëm ose për prodhimin e oksigjenit.
Megjithatë, këto plane varen nga gatishmëria e një anijeje që mund të transportojë në mënyrë të sigurt njerëzit në Hënë.
Kompania SpaceX e Elon Musk është kontraktuar për ndërtimin e mjetit “Starship Human Landing System”, por projekti ka hasur vonesa dhe pengesa të shumta.
“Sfida kryesore është zbritja e astronautëve në sipërfaqe,” shpjegon Dr. Simeon Barber. “Duket se NASA ndodhet në një fazë ku duhet të tregojë se ka plane konkrete, ndaj ka edhe një shtysë të fortë politike pas këtyre njoftimeve.” Panorama
Komentet