Rreth librit “Lutfi Vata-frymëzim për ardhmërinë” të shkrimtarit dhe publicistit Rruzhdi JATA
Me Rruzhdi Jatën jam njohur në fillim të viteve ’90, kur uragani mbarëpopullor i ndryshimit të madh, solli me vete krahas ideve të reja, pluralizmit dhe lirisë, edhe një shtyp të ri, të çliruar nga kufizimet dhe dogmatizmi. Bashkë kemi punuar për disa kohë si gazetarë në gazetën “Dielli”, që ishte ndër të parat gazeta që themeloheshin pas startimit të pluralizmit në Shqipëri. Në shkrimet e Rruzhdiut ziente pulsi i ndryshimit, përvoja e një gazetari të vjetër, të rrahur me vaj e uthull, si i thonë, i cili tentonte të kapte radarët e një kohe të re, që po projektohej në horizontin ende të trishtë të kohëve që po linim pas.
Në fund të viteve ’90, ai do të largohej familarisht dhe do të vendosej në Londër, ku do të themelonte disa gazeta periodike shqiptare si dhe do të mbante pozicionin e kryetarit të shoqërisë “Dituria”, pozicion që vazhdon ta ketë edhe sot, duke u përpjekur të vendos ura lidhje e bashkëpunimi mes komunitetit shqiptar në Londër dhe shoqërisë londineze, që është e etur për profilet e veçanta të çdo komuniteti emigrantësh, që tenton të ndjekë rrjedhat e integrimit, por duke ruajtur origjinalitetin e fytyrës së vet.
Pas romanit “Shpresa e Londrës”, një histori shqiptare në tokën londineze, një odise romaneske plot realizëm e befasime, që u prit me interes e dashamirësi në Tiranë, Prishtinë e më gjërë, shkrimtari dhe publisti Rruzhdi Jata vjen me një libër tjetër po kaq interesant, këtë radhë në një zhanër midis monografisë dhe publicistikës.
Libri titullohet “Lutfi Vata-frymëzim për ardhmërinë” dhe ka në qendër të rrëfimit gazetaresk një protagonist të diasporës së re shqiptare në Londër, luftën e tij të përçadoçastshme për të ndërtuar ura komunikimi mes shqiptarëve dhe vendasave si dhe komuniteteve të tjera, më anë të mësimit të shqipes nga fëmijët shqiptarë.
Akti i Lutfi Vatës, nënvizon Jata, është më shumë se kontribut. Është ndërmarrja kurajoze e një misonari, që vështron përtej hundës së tij, përtej rrethit të ngushtë të nevojave të tij dhe të rrethit familjar, farefisnor e shoqëror.
I cilësuar si ambasador i gjuhës shqipe në Angli, historia e suksesit të Lutfi Vatës, është përmbledhur në botimin e gazetarit Ruzhdi Jata, i cili ka shkruar një libër që synon të përcjell betejën e madhe të shqiptarëve në Britaninë e Madhe për të shpalosur vlerat kombëtare, pasuritë e gjuhës dhe të shpirtit kolektiv shqiptar.
Duhet thënë se komuniteti shqiptar në Londër është një ndër komunitetet më të organizuara e më aktive dhe kësaj, përveç kontributit të figurave të njohura të këtij komuniteti, i ka shërbyer dhe përkujdesi i shtetit britanik, përkujdesja e politikanëve, shtetarëve, kryetarëve të njësive vendore për t’iu ardhur në ndihmë nevojave materiale e shpirtërore të këtij komuniteti.
Gazetari i vjetër kuksian, Ruzhdi Jata, me një stil të zhdërvjellët, plot ritëm informativ dhe investigues, rrefën misionin e Lutfi Vatës për përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Angli.
Misionarë të tillë, në një botë të zënë paturpësisht me egot e saj të shfrenuara të marketingut dhe përfitimit, duken të harruar, si vizitorë të një realiteti triller, por ja që ata ekzistojnë dhe janë pikërisht këto individë, që duke u ngritur mbi unin e tyre, bëhen modele të kohës dhe bashkëkohësit shqiptar në dhera të huaj.
Lutfi Vata është ndoshta nga të paktët që nuk rresht se mbajturi gjallë përmes punës së tij, misionin e ruajtjes, mësimit dhe trashëgimisë së gjuhës amëtare edhe tek brezat e shqiptarëve që nuk jetojnë në tokën amë.
Ky është shtrati rrëfimtar dhe vëzhgues, përshkrues dhe analitik ku e vendos kërkimin e tij gazetari Ruzhdi Jata, i cili merr përsipër të botojë një libër, ku tregohet qartazi ky mision i Vatës, por dhe misioni i intelektualëve dhe elitës shqiptare në Britaninë e Madhe, për të ruajtur dhe trashëguar vlerat e shqiptarisë, me të cilat, duke ruajtur palcën e identitetit tonë kulturor e kombëtar, bëhemi më të besueshëm dhe më të pranishëm në sfidat e integrimeve globale.
Gjuha shqipe dhe çështja kombëtare është prej 17 vitesh misioni i Lutfi Vatës dhe shoqatës së tij “Ardhmëria” në Londër; pranë kësaj shoqate punojnë sot dhjetra mësues nga Shqipëria dhe Kosova që ju mësojnë shqipen më shumë se 500 nxënësve.
Pjesë e këtij angazhimi të madh janë ish mësues e mësues aktivë, gazetarë, analistë, investigues, biznesmenë të suksesshëm, politikanë e administratorë britanikë, që kush më shumë e kush më pak po kontibuojnë që të ndërtohet kjo urë e fortë në Londër, urë nga ku do të kalojë shqiptaria, me gjuhën dhe identitetin e saj, me fytyrën e saj unike dhe vlerat historike e kulturologjike me të cilat ajo mburret, vlerësohet e krenohet.
Libri nuk është thjeshtë një vëmendje për Lutfi Vatën, këtë njeri modest, të zotin e të papërtuar, të cilin Jata e vizaton me ngjyra të gjalla e të ngrohta, por një kujtesë për çdo kontribues, për çdo njeri që vështron përtej interesit të tij të ngushtë, për cdo misionar, që ngrihet në emër të kauzave kombëtare, për t’i treguar botës demokratike se shqiptarët dinë të jetojnë, dinë të krijojnë, të ruajnë e kultivojnë vlera e një nga vlerat më madhore, gjuha, mbetet frymëzimi i zotit Vata dhe shokëve të tij të rrugës së përbashkët.
Në tokën britanike, në tokën e bekuar të Shekspirit, Eliotit, Margarita Theçer-it, Toni Bler-it, në tokën e demokarcisë qindrashekullore, bota shqiptare, emigrantët e vjetër e të rinj, diaspora shqiptare e vjetër dhe e re, gjithmonë ka qenë e mirëpritur, e përkrahur dhe e inkurajuar, për të gjetur vetveten në të gjitha aspektet e një nga aspektet më të epërme është ai i gjallimit të gjuhës shqipe, si një kod për të ruajtur thellësinë e shpirtit dhe etnopsikikës kolektive shqiptare në dhe të huaj.
Libri “Lutfi Vata-frymëzim për ardhmërinë” i gazetarit Rruzhdi Jata është një portret për Lutfi Vatën, veprimtarin nga Kukësi, që pasi ka mbërritur në Londër, gjatë një miniodiseje të çuditshme, pjesë e odisesë së madhe të ikjës së shqiptarëve në dhera të huaj, ka vendosur t’i përkushtohet një ëndrre, të cilën e ka bërë realitet dhe sot ky realitet flet me zërin e tij, me pasionin e tij, me bashkëqëndrestarët e tij, për të cilët rrëfen Jata në këtë libër të shkruar bukur, lirshëm dhe plot finesë e ndjeshmëri. Është një libër për një idealist dhe për shokët e tij të kauzës, për veprimtarinë e tyre të zellshme, pasionante e të dobishme, emancipuese e qytetëruese.
Libri është shkruar thjeshtë, me një stil të përkorë, ku sundon rrëfimi dhe investgimi, është shkruar ngrohtë dhe se gazetari kur shkruan duket sikur bashkëbisedon me ca të pranishëm të heshtur, që ndjekin kurbën e tij rrëfimtare.
Në këtë libër bashkë me Lufti Vatën, udhëtojnë shqetësimet e botës shqiptare në Londër e në Britaninë e Madhe, udhëtojnë intelektualë, gazetarë, botues, biznesmenë; udhëtojnë emra të nderuar që tashmë njihen jo vetëm ndër shqiptarë, por dhe në qarqet intelektuale, kulturologjike e mediatike londizneze si: Fatmir Terziu, Lutfi Avduallai, Xhevat Lita, Elsa Lleshi, Besim Gërguri, Juliana Bicaj, Esmeralda Chapia, Naim Hasani, Klemend Banushi, Blerta Cenko, Aida Kosta, Aida Breca, Bake Qeribala, Teita Haizden, Skënder Limani, Barie Mehmeti, Sadri Dema, Edlira Xhelili, Xhelil Gërguri, Rudina Suti, Bashkim Metalia, Anila Murseli, Enida Myftari, Elona Olloni, Sadete Halilaj, Sadik Gecaj, Edi Mata, Florentina Kasabaqi, Mimoza Neziri, Elsa Gjosha, Floreta Hamiti, Dhurata Hoti, Valbona Luta, Rozina Thaçi, Adem Hulaj, Klodi Maçingo, Diti Gashi, Lindita Bazina, Mirela Haliaj, Manjola Ndrecaj, Blerina Xhisdari, Rexhep Bajraktari, Suzana Llutoli, Atije Ajeti, James O’Keeffe, Enrida Kelly. Këto e të tjerë që nuk është vendi të listohen në këtë shkrim, siç thotë autori, “iu kanë dhënë jetë shumë programave e projekteve të integrimit të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar”.
Pjesë e angazhimit të “Ardhmërisë”, pjesë e sfidave të Lufti Vatës dhe shokëve të tij në Londër janë kryeminisra, ish kryeministra, deputetë, shkrimtarë, artistë, njerëz të artit e të mediave në Londër, sipërmarrës e njerëz publikë, si bie fjala këngëtarja Rita Ora, një emblemë e elitës shqiptare në Britaninë e Madhe, e cila është mjaft aktive në projektet shqiptare të përfaqësimit të vlerave dhe integrimit të tyre në rrjedhat e jetës britanike dhe evropiane.
Ah ore qen bir qeni or Dukagjin Hata, or Debil…edhe mua ka mem ardhe dita ime…
Reagim.
Regjimi im synon të njohë opinionin e botës shqiptare se Qazim Shehu, një banor i Tiranës, është një hajdut, një genjështar, një plagjiator i cili ka vjedhur poezitë e mia nga libri im “Jeta në ana tjetër.”! 2014-2015.
Por ne do ta shohim Qazim Shehun si një “profesor”, si Duakgjin Hata, por si Sali Mandi, por si shumë e shumë hajduta e genjështar të tjerë:”njerëz”,që këta i kan mashture autorët e rinjë sidomos shqiptarë të Kosovës, të cilët nuk dinin se çfarë ndodhi me librin e tyre se ata besonin në këta kriminelë gangsterësh që mbajnë titullin e profesorit. ..
Unë jam i mashtruar nga Qazim Shehu dhe njerëz të tjerë që më binden për të besuar Qazim Sheikh (Profesor) që të jap librin tim 120 faqe, me poezitë e mia:” Jeta në ana tjetër.”
Një nga njerëzit që nuk besonin në shkrimin e dorëshkrimit të librit tim ishte Cpllaku, i cili ishte inetrvestoje dhe vazhdimisht në gazetën “Zëri i Popullit” në Tiranë, dhe pas atij akti që fitove besim në të dhe i besove dhe ia dhashë librin im jetës nga ana tjetër, të rreme të Qazim Sheu,
PO ashtu me mashtroi Dukagjin Hata, me bandene tia Dibrane, banues ne Tirane, me mashtruan per lirbin tim:” Digjem nën Dritën e Hanës”, qe nga qershori 2014.deri me Maj.2015.
Por pas këtyre dy mashtrusev ka edhe mashtruse te tjere qe te gjithe keni për të i lexuar ne librat e mia sepse intepretimi i tyre si “profesor” në mediat e shkruare është hajni, palgjituar është skandaloze. dhe nuk deshirojë që autorërt të tjerë te binen në kurthatë e këtyre..
Me shume do të lexoni në librat e mia qëdotë botohen se shpejti në Titranë
Bahtir Hamza,authro,artist,
[email protected]