Personi më i moshuar në botë, Jeralean Talley, festoi 116-vjetorin e lindjes, me një ceremoni në kishën ku ajo është anëtare, në shtetin verior amerikan të Miçiganit.
Talley, e cila jeton në lagjen Inkster në periferi të Detroitit, ja dedikon jetëgjatësinë e saj ndjenjës së besimit të thellë që ka. Ajo u përcaktua si njeriu më i moshuar i botës nga Grupi Kërkimor i Gerontologjisë, që vlerëson moshën e njerëzve që jetojnë më gjatë.
Jeralean Talley thotë se nuk ka pirë kurrë cigare dhe alkool dhe ndërhyrja e vetme kirurgjike që ka patur në jetën e saj të gjatë është heqja e bajameve. za
“Vëllai parë ka qenë Ismaili, i cili ishte specializuar në Çeki tek firma “BATA”, e famshme për prodhime këpucësh. Realizoi një fabrikë lekurash për kepucë në Tiranë dhe ushtroi zanatin e këpucarit duke qenë këpucar për elitën e kohës. Fatkeqsi sepse ndërroi jetë shpejt në vitin 1932.
Aliu do të mbetej vëllai i madh. Në foto. Aliu ishte koka e drejtimit të aktiviteteve të familjes. Një fetar i devotshëm, burrë fisnik, i ndershëm e me mjaft sqimë e shije. Do të drejtonte firmën “Ali e Vllazën Kaceli” së bashku me dy vëllezërit Ramazanin dhe Jonuzin. Dyqani i parë, (egziston dhe një foto prej 1914), ia la vendin një dyqani të ri e modern dhe më pas, po aty, u ndërtu pallati me një dyqan shumë më të madh. Xhaj Aliu drejtonte firmen, xhaj Jonuzi qëndronte kryesisht në dyqan dhe xhaj Ramazani merrej me furnizime etj. Me një harmoni të plotë vëllazërore. Një dashuri për njëri-tjetrin dhe familjet që krijuan.
Përveç tregtisë firma Kaceli kishte dhe një shtypshkronjë ku janë printuar disa nga kartolinat e para shqiptare të Tiranës. Ishte nën kujdesin e xhaj Aliut. A e dini kartolinën e famshme të Tiranës para shpalljes Kryeqytet e ka printuar zotëria në foto?
Me ardhjen e pushtetarëve të kuq xhaj Aliu do të internohej në Berat. Martesa me Benen, nga familja e nderuar e Tiranës, siç është familja Fagu, do t’i jipte pesë fëmijë, tre vajza dhe dy djem. Njeri prej tyre Gëzimi, koreografi i shquar – Artist i Merituar.
Familja e ndihmoi jashtëzakonisht luftën çlirimtare, pa ditur se çfarë gatuanin komunistët mbrapa krahëve. Familja Kaceli i dhuronte materiale e ushqime. Sekretar i firmës Kaceli ishte Qemal Stafa, dhe kur italianët vinin për ta kapur xhaj Ramazani e xhaj Jonuzi e fshihnin në ambientet e shtypshkronjës apo magazinës dhe i dilnin përpara italianve duke i larguar. Ishin trima të fuqishëm. Kur ishte fjala për të dalë në qafë të Skuterrës, për të luftuar ushtrinë serbe, e cila kërkonte të hynte në Tironë, apo në shkalle të Tujanit, Ramazan Kaceli ishte i aty gjendur së bashku me tironsit e tjerë, të cilët mobilizoheshin menjëherë. Pasi mbarojë lufta Ramazanin e burgosën dhe beri 5 vjet burg në kënetën e Maliqit (1947-1952). E shoqja, Aishja, familje bejlerësh, i dha 4 vajza dhe 2 djem. Bënë një jetë të vështirë gjatë regjimit . Xhaj Romës iu desht të punojë këpucar mbas daljes nga burgu.
Xhaja tjeter, i mrekullueshmi xhaj Jonuzi, ishte i dhënë me të gjitha punët e tregtisë dhe i donte vëllezërit. Ishte shumë i dhënë mbas leximeve dhe gjuhëve të huaja. Të gjithë i priste me dashuri dhe respekt, e gjithë Tirona gëzonte respekt për Jonuzin. Aktiviteti ishte i madh dhe harmonia dhe mirkuptimi i të gjithëve siguronte suksesin. U martua me Meremen nga familja e nderuar tironse Tagani ku pati shtatë fëmijë, pese vajza dhe dy djem. Pas pushkatimit nga komunistët të xhaj Nuzit, Martir i Demokracisë, me preteksin e një bombe në ambasadën sovjetike. Familja e tij pati një kalvar të madh vuajtjesh nëpër Internime pafund në Skrapar. Me kthimin në Tiranë Meremja dhe fëmijët punuan për mbijetesë në ndërtim.
Sadiku, Nder i Kombit dhe Qytetarë Nderi i Tiranës, më i vogli, u ndihmua nga vëllezërit për arsimimin dhe zhvillimin e talentit të tij në fushën e arteve pamore. Studioi në Paris në Shkollën Superiore të Arteve të Bukura dhe me tu kthy në Shqipëri punoi si arsimtar në Gjimnazin e Shtetit si dhe ipte një kontribut të mundshëm në dyqanin me mjaft emër “Dyqani Kaceli”. Bëri dhe një vit specializim për pikturën e afreskut në Firence dhe me mbarimin e luftës do të ishte një ndër themeluesit e Liceut Artistik dhe Galerisë Kombëtare etj. Martesa me Safijen, nga familja e nderuar Basha, do t’i ipte katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Artisti dhe Piktori i merituar Buron Kaceli ndoqi hapat e babait. Sadiku punojë gjithë jetën si arsimtarë si dhe zhvillojë një aktivitet të madh krijues.”
Historia e kësaj familje duhet marrë shembull jo vetëm për nga suksesi, por mbi të gjitha nga dashuria. Dashuri e pamasë dhe mbas vuajtieve ata i ndejtën besnikë genit qytetar fisnik.
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se skandali i zbuluar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është një nga më të rëndët e viteve të fundit, ndërsa pasojat e tij pritet të ndihen më vonë.
Sipas saj, hetimet kanë nxjerrë në pah se Ergys Agasi, në bashkëpunim me Ermal Beqirin, kompanitë e të cilëve kanë përfituar pjesën më të madhe të tenderëve, dyshohet se kanë urdhëruar rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe.
Ky i fundit, sipas Lalës, është marrë peng poshtë banesës së tij nga persona të veshur me uniforma policie dhe me logo të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Sipas Lalës, Meçe u thirr nga SPAK për ta marrë në pyetje. “Ai refuzon të flasë për rrëmbimin, por kur i tregojnë videon dhe vihet para faktit, ka treguar momentin e rrëmbimit, por pa dhënë detaje”, tha Lala.
Klodiana Lala: Skandali që ka ndodhur në AKSHI është një nga më të rëndat. Pasojat e këtij skandali do të ndihen më vonë. Hetimet kanë treguar që Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermal Beqirin, kompanitë e të cilëve kanë fituar pjesën e luanit kanë urdhëruar marrjen peng të biznesmenit Gerond Meçe, i cili është marrë peng poshtë banesës së së tij nga persona me uniforma policie dhe me logon e BKH. Është mbajtur peng dhe nën shantazh për disa orë dhe më pas është dërguar në Elbasan. Rrëmbyesit nuk janë identifikuar deri tani, por nuk e dimë nëse janë policë apo jo. Kur është marrë peng është detyruar të tërheqë ankimimet nga disa procedura tenderuese. Ai ka tërhequr ankimimet. Është ndërhyrë në e albania dhe kur operacioni është kryer me sukses Gerond Mece është lënë i lirë në një fashat të thellë të Elbasanit. Ai nuk e ka denoncuar sepse kur je përballë bandave kriminale të rrezikohet jeta. Familjarët e tij kishin kërkuar azil jashtë vendit. Panorama
Aktivisti i njohur bjellorus i të drejtave të njeriut dhe laureati i Çmimit Nobel, Ales Byalyatski.
Shërbimi i Bjellorusisë i REL-it
Aktivisti i njohur bjellorus i të drejtave të njeriut dhe laureati i Çmimit Nobel, Ales Byalyatski, e dinte se do t’i ndodhte edhe atij. Kolegët e tij aktivistë po ngacmoheshin dhe arrestoheshin. Ai thjesht nuk e dinte se kur ishte radha e tij.
Në korrik të vitit 2021, ajo ditë erdhi për themeluesin dhe drejtuesin e kamotshëm të Qendrës së të Drejtave të Njeriut, Pranvera, kur ai u arrestua gjatë shtypjes së paparë pas protestave të mëdha kundër zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të vitit 2020, të cilat shumë në Bjellorusi dhe jashtë saj i kanë cilësuar si të manipuluara.
“Ne atëherë folëm për largimin nga Bjellorusia”, i tha Byalyatski Shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë (REL) disa ditë pasi u lirua më në fund nga një burg bjellorus më 13 dhjetor, si pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila çoi në lirimin e gjithsej 123 të burgosurve nga paraburgimi i sundimtarit autoritar Aleksandr Lukashenko.
“Por, ndjeva se, si drejtues i një organizate që tashmë po shtypej, do të ishte gabim të ikja. Vullnetarët tanë po burgoseshin, kolegët tanë po shënjestroheshin. Duhej të qëndronim dhe ta përballonim goditjen së bashku”, tha ai.
Mbrojtësi i të drejtave të njeriut, 63 vjeç, e përshkroi burgosjen e tij – e cila zgjati rreth 4 vjet e gjysmë – si sprovë personale dhe njëkohësisht vazhdim të punës së jetës së tij: dëshmimin e shtypjes.
“Paramendoni të shikoni debate televizive për atë nëse dikush si Donald Trump mund ta fitojë Çmimin Nobel për Paqen, ndërkohë që një laureat i Nobelit është ulur pranë jush në një stol burgu”.
Ales Byalyatski
Byalyatski tha se ishte i përgatitur mendërisht për arrestimin. Duke qenë se kishte shërbyer më parë një dënim në një qendër paraburgimi në Minsk në vitin 2011, kthimi në burg iu duk si ajo që ai e quajti “deja vu”.
Ajo që nuk e kishte parashikuar ishte kohëzgjatja e burgimit. Ai u dënua me 10 vjet.
Sipas Byalyatskit, zgjatja e burgimit u ndikua nga ngjarje të jashtme, më së shumti nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në fund të shkurtit 2022.
Ky pushtim u nis pjesërisht nga territori bjellorus dhe, sipas Byalyatskit, e largoi vëmendjen e botës nga shtypja që po ndodhte brenda Bjellorusisë, duke ia mundësuar regjimit t’i ashpërsojë metodat e tij.
“Ne u bëmë pengje”, tha ai. “Të burgosurit politikë në Bjellorusi nuk janë të burgosur të zakonshëm. Ne jemi më afër të qenët robër të luftës”.
Mbajtja në robëri
Byalyatski theksoi se drejtuesit e Pranverës i kishin parashikuar arrestimet dhe ishin përgatitur për vazhdimësi.
Anëtarë më të rinj të stafit u zhvendosën jashtë vendit dhe rifilluan menjëherë punën, duke hapur zyrën e parë të huaj të organizatës në kryeqytetin lituanez, Vilnius. Derisa mbrojtësit e burgosur të të drejtave të njeriut nuk mund të vepronin në kuptimin tradicional, ai tha se vetë burgosja e tyre u shndërrua në një formë dëshmie.
“Prania e mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe e gazetarëve në burg është treguesi më i qartë se demokraci nuk kishte më atje”, tha ai. “Burgosja jonë tregoi gjendjen e vërtetë në Bjellorusi”.
Byalyatski e bëri një krahasim me shtypjen e epokës staliniste ndaj intelektualëve bjellorusë në vitet 1920 dhe 1930, duke theksuar se historia kishte po përsëritej plotësisht, edhe pse kushtet e sotme ndryshojnë nga ato të një shekulli më parë.
Çmimi Nobel për Paqe prapa grilave
Byalyatski po shqyrtonte materialet e çështjes së tij penale kur mësoi se ishte shpallur bashkëfitues i Çmimit Nobel për Paqe 2022, së bashku me grupin rus për të drejtat e njeriut, Memorial, dhe Qendrën për Liritë Civile të Ukrainës.
Një i burgosur tjetër ia kumtoi i pari lajmin në një korridor. Më pas, avokati i tij e konfirmoi.
“U trondita”, tha ai. “Nuk kisha menduar kurrë për Çmimin Nobel. Por, e kuptova menjëherë se nuk ishte çmim personal”.
“Ky është sistem sovjetik i bërë për t’i thyer njerëzit. Ai zbatohet ndaj të gjithë të burgosurve, por të ndaluarit politikë shënjestrohen me një egërsi të veçantë”.
Ales Byalyatski
Ai e përshkroi çmimin si njohje simbolike të lëvizjes protestuese bjelloruse dhe të mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Bjellorusi, Rusi dhe Ukrainë. Ashtu si çmimet e mëparshme që u janë ndarë figurave si Andrei Saharov, Byalyatski tha se Çmimi Nobel nxori në pah shkeljet sistematike, e jo arritjet individuale.
Në mesin e të burgosurve, lajmi u prit me nderim heshtur.
“Paramendoni të shikoni debate televizive për atë nëse dikush si Donald Trump mund ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe, ndërkohë që një laureat i Nobelit është ulur pranë jush në një stol burgu”, tha ai. “Ishte e pabesueshme”.
Autoritetet e burgut, megjithatë, nuk e trajtuan ndryshe. Ai tha se iu nënshtrua poshtërimeve të përditshme, kontrolleve dhe qortimeve disiplinore e ndëshkimeve – gjithsej 23 – për shkelje të vogla si këpucë të pa shkëlqyera ose sepse nuk përshëndeste ndonjë oficer.
“Pas lirimit, ata konfiskuan gjithçka”, tha Byalyatski. “Letrat e mia, ditarin tim, më shumë se 300 faqe shënimesh dhe kujtimesh. Të gjitha u shkatërruan”.
Kushte të vështira burgu
Derisa tha se nuk ishte torturuar fizikisht, Byalyatski përshkroi kushtet e burgut si çnjerëzore: izolim të zgjatur, qeli të ftohta, privim nga gjumi dhe qeli ndëshkuese, ku të ndaluarit detyroheshin të qëndronin në këmbë për orë të tëra.
“Ky është sistem sovjetik i bërë për t’i thyer njerëzit”, tha ai. “Ai zbatohet ndaj të gjithë të burgosurve, por të ndaluarit politikë shënjestrohen me një egërsi të veçantë”.
“Më shumë se 1.000 të burgosur politikë mbeten në burg”, shtoi Byalyatski. “Ky sistem liron disa dhe arreston të tjerë. Është i pafund, për momentin”.
Pavarësisht sprovës së tij, Byalyatski është optimist. Ai beson se shtypja nuk mund ta shuajë kërkesën e shoqërisë bjelloruse për dinjitet dhe drejtësi.
“E vetmja gjë që ende funksionon në Bjellorusi janë njerëzit”, tha ai. “Kjo është një periudhë e errët, por është edhe një periudhë qëndresë”.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme kërkon autorizimin e Kuvendit për një masë arresti ndaj numrit 2 të qeverisë, që nëse rrëzohet me votë, shënon sipas analistëve të politikës “një shpallje lufte” të mazhorancës ndaj institucioneve të drejtësisë.
Drejtuesi në detyrë i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani i kërkoi të martën Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është nën akuza të përsëritura për paracaktimin e një sërë tenderash me vlerë qindra milionë euro.
Në kërkesë thuhet se SPAK synon të forcojë masat ndaj Ballukut nga ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe pezullimi i ushtrimit të detyrës në arrest me burg/ në shtëpi.
Pasi korri një fitore të debatueshme në Gjykatën Kushtetuese, kryeministri Edi Rama është tashmë në sprovë për raportin e mazhorancës së tij me sistemin e drejtësisë.
Në një koment të shpejtë në rrjetin X, Rama e vendosi tonin te ato që i quajti “arreste pa gjyq” dhe “modë e vrazhdë” e paraburgimeve në Shqipëri, ndërsa nënkuptoi një sjellje të ndryshme nga proceset e tjera të ngjashme.
“…këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi,” shkroi Rama.
Opozita nxitoi të martën ta akuzojë kryeministrin se përmes mbrojtjes së Ballukut po i shpall luftë institucioneve të drejtësisë.
“Një vend demokratik nuk i bën presion drejtësisë duke paralajmëruar përdorimin e forcës së kartonave për të shkelur barazinë para ligjit,“ komentoi deputetja demokrate, Jorida Tabaku duke shtuar: “çdo votë kundër drejtësisë, është votë pro vjedhjes“.
Kuvendi nuk bëri asnjë njoftim publik për kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut, por BIRN mësoi se deputetët ishin njoftuar që mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet të premten më 19 dhjetor,
Sipas rregullores së Kuvendit, ky Këshill do të shqyrtojë kërkesën e SPAK dhe do t’i japë mundësinë Ballukut që të bëjë mbrojtjen e saj.
Më pas, një raport i hartuar nga Këshilli i Mandateve, i cili i sugjeron Kuvendit të votojë pro ose kundër kërkesës së prokurorisë, votohet në seancë plenare, një proces që duhet të përmbyllet brenda një afati dy javor. Megjithatë, rregullorja parashikon gjithashtu që nëse Kuvendi nuk shprehet me vendim brenda 3 muajve, kërkesa e prokurorisë quhet e rrëzuar.
Mazhoranca e kryeministrit Edi Rama ka mbajtur qëndrime mikse ndaj kërkesave të mëparshme të Prokurorisë për të dorëzuar imunitetin për deputetët e vet.
Në vitin 2018, mazhoranca rrëzoi një kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar asokohe për implikim në trafikimin e lëndëve narkotike. Tahiri dha më pas dorëheqjen dhe vuajti në qeli një dënim për shpërdorim detyre.
Ndryshe nga rasti i Tahirit, mazhoranca i ka pranuar pa asnjë diskutim kërkesat e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj ish.zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe deputetëve socialistë, Alqi Bllako dhe Jurgis Çyrbja.
Pavarësisht forcës së kartonëve dhe hapësirave ligjore në dispozicion të mazhorancës, juristët theksojnë se Kushtetuta dhe parimet e shtetit të së drejtës kërkojnë që veprimet e Kuvendit të mos kthehen në pengesë të drejtësisë.
Avokati Gentian Serjani i tha BIRN se procedura konkrete për shqyrtimin e kërkesës për arrestimin e një deputeti është e parashikuar në nenin 118 të Rregullores së Kuvendit, por parashikimet e këtij neni mund të keqpërdoren politikisht nga mazhoranca.
“Ekziston rreziku real që mazhoranca parlamentare, nën ndikimin politik të Kryeministrit Rama, të mos votojë pro, ose të shfrytëzojë afatin tre-mujor të parashikuar në Rregulloren e Kuvendit për të mos marrë asnjë vendim, duke sjellë rrëzimin automatik të kërkesës dhe, për rrjedhojë, mosheqjen e imunitetit të Ballukut,” tha Serjani.
“Një veprim i tillë, ndonëse formalisht i mbështetur në leximin literal të Rregullores, përbën shkelje të frymës së Kushtetutës, cenon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe minon funksionimin e drejtësisë penale,” shtoi ai.
Serjani sugjeron se nëse Kuvendi do të zgjedhë të përdorë këtë “klauzolë“, kjo do të binte ndesh me jurispudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe me standardet dhe praktikën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Serjani thekson se Kushtetuta jep garanci për barazi para ligjit dhe në këtë rast “imuniteti nuk mund të shndërrohet në instrument mbrojtjeje politike apo personale nga ndjekja penale, pasi një praktikë e tillë do të cenonte besimin e publikut në drejtësi dhe në institucionet përfaqësuese”.
Reforma në Drejtësi u votua në vitin 2016 me konsensus të përbashkët mes mazhorancës socialiste në pushtet dhe opozitës, ndërkohë që Rama e ka përdorur mbështetjen ndaj kësaj reforme si ’trofe’ në çdo fushatë zgjedhore.
Disa herë ai ka premtuar se PS nuk do të bëhet mburojë politike ndaj hetimeve të SPAK dhe se çdo i akuzuar do të përballej me drejtësinë në mënyrë personale dhe jo me pushtet politik, por këto premtime nuk përfshijnë Belinda Ballukun.
Balluku është rasti i parë kur një zyrtare kaq e lartë e qeverisë merret e pandehur nga SPAK me akuza për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindra milionë euro dhe vijon të qëndrojë në detyrë, ndërkohë që kryeministri ka marrë përsipër mbrojtjen e saj juridike dhe publike.
Kërkesa për arrestimin e Ballukut vjen vetëm disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese me kërkesë të kryeministrit Rama vendosi të pezullojë efektet e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të saj.
Nëse Rama vendos të rrëzojë kërkesën e SPAK për Ballukun, sipas analistëve të politikës, kjo do të ishte një shpallje e hapur lufte për drejtësinë.
Pedagogu i Shkencave Politike, Ermal Hasimja i tha BIRN se nëse mazhoranca e mbron Ballukun, e vetmja gjë që i mbetet Ramës është “përplasja me drejtësinë dhe ndërkombëtarët si sponsorë të saj”.
“Nëse refuzon heqjen e imunitetit, Rama del hapur në përplasjen me drejtësinë,“ tha Hasimja, duke e konsideruar këtë një pikë të rrezikshme për institucionet e drejtësisë.
Edhe për Rigels Xhemollarin, drejtor i organizatës “Qendresa Qytetare“, ky moment do të tregojë nëse Rama do të futet në një përplasje me drejtësinë dhe të shkojë drejt cënimit të reformës në drejtësi.
“Nga pikëpamja politike, nëse Rama vendos 83 mandatet në mbrojtje të Ballukut, kundër interesit publik ky do të jetë edhe fundi politik i qeverisë së tij, pasi mendoj se SPAK ka prova të mjaftueshme që qytetarët janë vjedhur nga veprimet e zv.kryeministres,“ tha Xhemollari.
Edhe pse ai nuk beson se kryeministri do ta refuzojë kërkesën e SPAK, parashikon gjithsesi një retorikë dhe një qasje të re ndaj drejtësisë.
Edhe Xhemollari e sheh një përplasje të Ramës me organet e drejtësisë si përplasje dhe me faktorin ndërkombëtar që mbështet reformën në drejtësi.
“Përveç faktorit të brendshëm, duhet të kemi parasysh edhe mbështetjen e fortë politike dhe teknike amerikane që ka struktura e posaçme e prokurorisë, fakt që ia vështirëson mbrojtjen me mandate të çdo politikani shqiptar të akuzuar dhe faktuar për korrupsion,“ përfundoi Xhemollari./ BIRN
Dhimitër Fallo ishte përkthyes, gazetar. Lindi në Voskopojë, më 1899. Ka jetuar për një periudhë në Bashkimin Sovjetik ku është shkolluar dhe ka rënë në kontakt me idetë e majta.
Emigroi nga Rusia në Stamboll në vitin 1921, ku zhvilloi aktivitet patriotik. Në Stamboll bëhet anëtar i shoqërisë së drejtuar nga Riza Drini, “Djemënia Shqiptare”, duke thyer konceptet regjionale të kolonive shqiptare. Kthehet në atdhe pas një viti. I njohur në Korçë si një nga intelektualët më të kultivuar të viteve ‘20-’30, kontribuon si përkthyes i veprave emancipuese perëndimore duke i dhënë tonin botimeve. Bashkëpunon me botuesit Dhori Koti, Petraq Peppo etj.. Boton shkrime në revistat letrare të kohës si “Minerva” dhe “Illyria”. Duke e njohur nga afër komunizmin vendosi aderimin në partinë Balli Kombëtar. Më 1943 zgjidhet anëtar i Komitetit Qarkor të Ballit në Korçë. Në vitin 1944 niset nga Tirana për në Korçë, nga do të nisej për në Selanik ku do të përfaqësonte Ballin Kombëtar, bashkë me Koço Kotën dhe kolonel Xhavit Leskovikun, në marrëveshjen me nacionalistët greko-shqiptarë. Kur mbërrin në Korçë, i zënë pritë pranë shtëpisë dhe e vrasin. Më 19 qershor 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq të Dhimitër Fallos, për motive politike, më 26 korrik 1944 në Korçë.
DOKUMENTI
Historiani Kastriot Dervishi në një shkrim të para disa vitesh publikoi një dokument të vitit 1944, të Luftës së Dytë Botërore. Dervishi shkruante se ky dokument i është marrë pas vdekjes Dhimitër Fallos, letër e cila tregon se Balli Kombëtar kishte shkëmbyer informacione me qeverinë Greke. “Dokumenti që kihet parasysh, por nuk lexohet është ai që iu gjet Fallos pas vrasjes, i datës 10.5.1944. Po Mit’hat Frashëri ka lëshuar një autorizimit të posaçëm për Fallon të datës 11.5.1944, në të cilën thuhet se mund të nënshkruante në emër të Ballit Kombëtar në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar. Në asnjë pikë të letrës drejtuar Fallos nuk del që Shqipëria të jetë trajtuar “provincë”, apo të humbë sovranitetin e saj. Në asnjë pikë nuk është hequr dorë nga Kosova, por është parashikuar që Greqia do merrte detyrimin për të mbështetur këto pretendime të Shqipërisë. Mit’hat Frashëri nuk ka qenë personi kryesor nga grupi që po bisedohej. Madje ai nuk ishte as në dijeni të faktit se Kostaq (Koço) Kotta nuk përfaqësonte asnjë palë në bisedime, por ishte si privat e dëgjues. Po ashtu është si përfaqësues i Kosovës, Selman Riza, Xhavit Leskoviku (personi kryesor i qeverisë shqiptare) dhe Koço Tasi (që do ishte delegati tjetër i Ballit Kombëtar). Kryenogociatori Xhavit Leskoviku e ka sqaruar mirë gjithë historinë e bisedimeve në gjyqin special në mënyrë publike (në vijim më shumë info për të)”, shkruan Dervishi. Sipas tij përveç idesë së konfederatës, qëllimi ishte që Greqia të njihte kufirin jugor të Shqipërisë, si dhe të kërkonte në konferencën e paqes që Kosova e viset e tjera në Jugosllavi të bashkoheshin me Shqipërinë. Pikërisht këtë të fundit, ata që e akuzojnë Mit’hat Frashërin për “shitje”, nuk e përmendin fare në sulmet e tyre. Përdorimi i veçantë i emrit të tij, nuk është bërë veçse me dashakeqësi. Njëri nga personat që ishin në bisedimet e Selanikut, ishte Dhimitër Fallo (1899-1944). Ai dërgoi dy raporte të datave 18 dhe 23 prill 1944. Fallo u vra nga komunistët më 31.7.1944 në Korçë, në kohën që bisedimet ishin ndërprerë e nuk po zhvilloheshin. Ka gjasa që kjo ndërprerje të ketë ardhur për shkak të masakrave në Çamëri. Dokumentet që iu zunë Dhimitër Fallos, u trumbetuan nga komunistët si akte të “tradhtisë kombëtare”.
BISEDIMET
Sipas studiuese Sonila Boci, nacionalistët shqiptarë ishin më të interesuar për një marrëveshje. Krijimi i një federate apo konfederate greko-turko-shqiptare, në këndvështrimin e tyre, do ta parandalonte rrezikun komunist apo pansllavizmin në Ballkan. Kjo vërtetohet dhe nga fakti që në të njëjtën kohë kur Dhimitër Fallo raportohet të ketë marrë kontaktet e para me personalitetet lokale greke, Rakip Frashëri, djali i Mehdi Frashërit, u dërgua në Turqi me një propozim të ngjashëm. Misioni i Dh. Fallos filloi në shkurt të vitit 1944. Sipas kujtimeve të Krisohut, menjëherë pas mbërritjes në Selanik, Dh. Fallo u takua me Aleksandër Orolloganë, një gazetar, i cili kishte pranuar të bëhej ndërmjetësi midis tij dhe Fallos. Në javën e parë të shkurtit të vitit 1944, u zhvillua takimi i parë jozyrtar mes Krisohut dhe Fallos. Falloja I paraqiti A. Krisohut një dokument të hartuar në shqip dhe të përkthyer në frëngjisht, sipas të cilit Dhimitër Falloja paraqitej si i dërguari zyrtar i qeverisë shqiptare. Ai e njoftoi, Krisohun se në Tiranë ishte krijuar tashmë një Shoqatë shqiptaro-greke, ku merrnin pjesë “shqiptarët më të njohur”, të cilët kishin pranuar idenë e një shteti dualist greko-shqiptar me të drejta të barabarta.
Arsyetimi i Fallos ishte se një federatë e tillë ishte e dobishme si për Shqipërinë, ashtu edhe për Greqinë. Shqipëria, në opinionin e Fallos, ishte një shtet i vogël dhe i paaftë të vetekzistonte pa ndihmën e një shteti tjetër. Në mënyrën se si po rridhnin punët, dukej se Fronti pansllav në Ballkan po rritej, i vetmi shpëtim ishte që Greqia, Shqipëria dhe Turqia si shtete josllave të Ballkanit, duhet të bashkoheshin. Projekti shqiptar pranonte si kufij jugorë ato të 1939-ës, ndërsa kërkonte mbështetjen greke për përfshirjen e Kosovës dhe tokave shqiptare në zonën e Dibrës në shtetin shqiptar të Pasluftës. Në lidhje me çështjen e minoriteteve në projekt parashikohej që ato të shiheshin “si mjet afrimi mes dy palëve dhe jo mjet largimi. Ta kini ndërmend se minoritetet duhen t’i këqyrin mirë të dyja palët dhe të kenë të drejtat e tyre”. Për Krisohun, pala shqiptare duhet të plotësonte dy kushte paraprake, në mënyrë që ai t’ia paraqiste këtë propozim qeverisë së tij. Kushti i parë ishte që propozimi i palës shqiptare të pranonte “dorëzimin e Vorio Epirit”.
Kushti i dytë lidhej me ndalimin, sipas Krisohut, të persekutimit të minoritetit grek. Për kushtin e parë, Falloja premtoi se do ta diskutonte çështjen me anëtarë të komitetit shqiptaro-grek dhe qeverinë shqiptare. Në lidhje me çështjen e persekutimit të minoritetit grek, Falloja sqaroi se minoriteti grek në Shqipëri nuk pësonte asnjë persekutim. Po sipas studiuese Boci, ai i sqaroi gjerë e gjatë Krisohut situatën politike në Shqipërinë e Jugut. Lufta civile midis komunistëve dhe nacionalistëve e kishte ndarë jugun e vendit dhe popullsia po pësonte dëme të shumta për shkak të saj.
Minoriteti grek ishte gjithashtu i ndarë mes komunistëve dhe nacionalistëve dhe po pësonte dëme si pasojë e përfshirjes në luftën civile shqiptare. Më 7 shkurt 1944, ish-kryeministri i Mbretërisë Shqiptare, Koço Kota, shkoi në Selanik nga Athina, ku ishte vendosur pas pushtimit italian të Shqipërisë. Sipas kujtimeve të Krisohut, ai ishte caktuar nga qeveria shqiptare si kryetar i komitetit greko-shqiptar dhe një nga negociuesit e bashkimit shqiptarogrek. Në deponimet e tij në gjyqin special, Koço Kota, nuk pranon të ketë qenë kryetar i delegacionit, por një pjesëmarrës në bisedime si person privat, madje ai ka mohuar të ketë përfaqësuar në bisedime Partinë e Legalitetit.
Më 8 shkurt 1944, Koço Kota, Dhimitër Fallo, Kostandin Godi, Selim Mborja u takuan në shtëpinë e këtij të fundit, me Krisohun dhe Aleksandër Orolloganë. Të nesërmen Athanasios Krisohu, përpiloi një raport të hollësishëm për bisedimet e zhvilluara dhe ia dërgoi atë qeverisë kuislinge greke të kryesuar nga Joan Ralisi. Ai njoftonte qeverinë e tij se kërkesat e përfaqësuesve shqiptarë ishin: “Kombi shqiptar mund të drejtohej drejt këtij bashkimi për sa kohë që dinjiteti dhe krenaria e tij nuk prekeshin. Në këtë mënyrë, dispozitat e mundshme për bashkimin ishin këto: a) Një komb i unifikuar me pavarësi lokale në lidhje me administratën, drejtësinë, edukimin dhe autoritetin politik. b) Politikë të jashtme të unifikuar me atë të Greqisë. c) Mbrojtje kombëtare të unifikuar me një ushtri nën Ministrinë e Luftës së Athinës. d) Një politikë ekonomike të unifikuar me atë të Greqisë dhe heqjen e tatimeve doganore midis dy vendeve”. Përfaqësia shqiptare kishte kujtuar gjithashtu se të dyja shtetet janë nën të njëjtin pushtim gjerman dhe që të ketë sukses bashkimi duhet të ndërmarrin aksione të përbashkëta kundër gjermanëve.
Është zbardhur shkresa zyrtare e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), me firmën e kreut të saj, Altin Dumani, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkohet dhënia e autorizimit për arrestimin e zv/kryeministres dhe deputetes Belinda Balluku.
Sipas kërkesës, Prokuroria e Posaçme kërkon autorizimin e Kuvendit për arrestimin dhe heqjen e lirisë së Belinda Ballukut, përmes zëvendësimit të masave aktuale të sigurimit personal, konkretisht: “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, me masën më të rëndë të sigurisë “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi”.
SPAK bën me dije se bashkëlidhur me shkresën janë dërguar edhe relacioni i arsyetuar, i shoqëruar me provat përkatëse, si dhe urdhri për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve.
Kërkesa:
I nderuar z. Kryetar i Kuvendit, Të nderuar Deputetë të Kuvendit,
Mbështetur në nenet 73, 95,103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit Belinda BALLUKU, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr.136 të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjithashtu, në respektim të nenit 288, pika 2, të Kodit të Procedurës Penale, bashkëlidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse, si dhe urdhrin për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve, datë 16.12.2025.
Kërkesa tashmë pritet të shqyrtohet nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin më 19 dhjetor, dhe më pas t’i kalojë seancës plenare të Kuvendit për vendimmarrje.
HAPAT QË DO TË NDËRMARRË KUVENDI
Procedura pas një kërkese të tillë, përcaktohet në nenet 118 dhe 119 të Rregullores së Kuvendit. Kërkesa i paraqitet fillimisht Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i SPAK, i cili ka për detyrë t’ia përcjellë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet.
Njëkohësisht vë në dijeni edhe deputetin për të cilin është bërë kërkesa, i cili ka të drejtë të paraqesë në Këshillin e Mandateve parashtrimet e tij.
Brenda dy javëve, Këshilli i Mandateve do të duhet që të hartojë një raport që do ta dërgojë në seancë plenare, përmes të cilit rekomandon rrëzimin ose dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurisë së arrestit në burg apo shtëpi apo kontrollit personal dhe të banesës.
Më pas Kuvendi, në seancë plenare, vendos me votim të hapur dhënien apo jo të autorizimit. Në rast se Kuvendi nuk merr vendim, brenda tre muajve nga data e paraqitjes së kërkesës, kërkesa konsiderohet e rrëzuar.
Ja çfarë thotë Neni 118 dhe 119 i Rregullores së Kuvendit:
1. Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, për kontrollin personal ose të banesës i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga prokurori. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin.
2. Deputeti për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes, të përfaqësohet me mbrojtës ligjor, të drejtojë pyetje dhe të kërkojë sqarime në lidhje me kërkesën, me qëllim të ushtrimit të së drejtës së mbrojtjes.
3. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli brenda 2 javëve harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.
4. Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, apo të kontrollit personal ose të banesës së një deputeti vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës pasardhëse, pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të hapur për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës ndaj deputetit.
5. Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës të një deputeti brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi.
6. Përcaktimet e bëra në këtë nen zbatohen edhe në rastet e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës të anëtarit të Këshillit të Ministrave.
Neni 119
Procedura në rastin kur deputeti është ndaluar ose arrestuar
1. Në rastin kur një deputet është ndaluar ose arrestuar pa autorizim në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë, Prokurori i Përgjithshëm ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme vë menjëherë në dijeni Kryetarin e Kuvendit.
2. Kryetari i Kuvendit thërret menjëherë Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, i paraqet dokumentet e përcjella nga Prokurori i Përgjithshëm ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe i kërkon të shqyrtojë çështjen.
3. Këshilli, jo më vonë se 48 orë nga data e vënies në dijeni, kryen procedurat sipas parashikimeve të nenit 73, paragrafët 3 dhe 4, të Kushtetutës dhe zbaton parashikimet e paragrafit 2 të nenit 118 të kësaj Rregulloreje lidhur me të drejtën për një proces të rregullt.
4. Këshilli paraqet raportin për seancën plenare të Kuvendit, e cila thirret nga Kryetari i Kuvendit brenda 48 orëve nga paraqitja e raportit. Vendimi i Kuvendit merret sipas parashikimeve të pikës 4 të nenit 73 të Kushtetutës.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka dërguar Kuvendit kërkesën për autorizim për heqjen e mandatit ose arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është nën hetim për disa afera korruptive.
SPAK sqaroi Belinda Balluku është marrë e pandehur për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.
Gjithashtu, SPAK njofton se Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:
“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.
NJOFTIMI I SPAK
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministrit
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:
Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.
Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.
Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:
“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.
Kjo kërkesë ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor.
Voal.ch po sjell një dosje rreth ecurisë së zgjedhjes së Avokatit të Popullit që e sheh si një tjetër lëshim që PD ia bën dhuratë Edi Ramës, pas bojkotit nga PD të zgjedhjeve lokale të pjesëshme.
Voal.ch po sjell kronikën e Balkanweb, qendrimin e deputetit të PD Gent Strazimiri nga GSH, qendrimin e Avokat Erald Agës që ishte kandidat i pavarur për Avokatin e Popullit dhe ndjesën publike të liderit të opozitës Dr.Berishës.
Opinioni publik duhet të sqarohet dhe të marrë qendrime personale pa u ndikuar nga politika.
———-
Erald Aga 9 Dhjetor 2025
Zgjedhja e Avokatit të Popullit – Puç institucional nga të gjithë aktorët politik.*
Zgjedhja e Avokatit të Popullit siç thuhet që do të kryhet këtë të enjte i ngjason zgjedhjes së Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme. Shkurt, qartë: Puç institucional nga të gjithë aktorët politik.
—
* Tërheqja e firmave nga PD për të gjithë kandidatët përpara miratimit të kandidaturave për kalim për votim në seancë plenare e bën procesin NUL, TË PAVLEFSHMËM sepse askush nga kandidatët nuk i ka firmat mbështetëse. E njëjta situatë ndodhi me deputetët e PD në dhjetor 2022 kur tërhoqën firmat për disa kandidatë për Avokat të Popullit dhe në atë kohë PS e quajti veprim të ligjshëm tërheqjen e firmave dhe skualifikoi kandidatët. Sot, PS ka qëndrim të kundërt.
—
* Në çdo rast, ky proçes i tretë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit është NUL, I PAVLEFSHËM që në momentin që u mor vendimi të rihapej gara kur ende nuk ishte përmbyllur faza e votimit në parlament të kandidatëve që morën mbështetjen në atë garë.
—
* PD si aktore politike qe mban gjallë këtë qeveri prej 13 vitesh njësoj si në kohën e votimit të Arta Markut ashtu edhe në rihapjen e garës për Avokat te Popullit, nuk kallëzoi penalisht për shpërdorim të detyrës, të gjithë deputetët që shkelën procedurat ligjore, por jo vetëm kaq por nuk e morën mundimin të ankimonin procesin në Gjykatën Kushtetuese.
—
* Unë jam në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku kam kërkuar pezullimin e procedurave aktuale për zgjedhjen e Avokatit të Popullit duke kërkuar kthimin për votim në seancë plenare të kandidaturës time. Sa shpejtë apo ngadalë do e shqyrtojë Gjykata Kushtetuese mbetet në dorë të tyre por interes më të madh publik se ky nuk ka.
—
* Ndërkohë po shkruaj kallzimin penal për Ulsi Manjan dhe anëtarët e Komisionit të Ligjeve që lejuan hapjen e garës pa mbyllur garën e mëparshme dhe që po vazhdojnë një proces farsë ku mund të votojnë këtë të enjte një “Arta Marku” si Avokat i Popullit.
* Ky titull u formulua nga qendrimi i Avokat Erald Aga
Gent Strazimiri 9 Dhjetor 2015
“PS po e kthen procesin në farsë” – Gent Strazimiri: PD nuk ka firmosur asnjë kandidaturë për Avokatin e Popullit
Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, akuzoi Partinë Socialiste se po e kthen në farsë procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke përdorur padrejtësisht firma të deputetëve demokratë si propozime kandidatësh.
Ai deklaroi se asnjë deputet i PD-së nuk ka firmosur për ndonjë kandidaturë dhe se partia ka njoftuar zyrtarisht Kuvendin më 2 dhjetor që çdo firmë e paraqitur në emër të tyre është e pavlefshme. Sipas tij, pretendimi i PS-së se ky njoftim ka ardhur jashtë afatit është i pavërtetë dhe në kundërshtim me ligjin.
Strazimiri shtoi se kandidatët që paraqesin firma të PD-së nuk plotësojnë kriterin ligjor të 28 firmave, ndërsa kritikoi Komisionin e Ligjeve për veprime “të paligjshme” dhe në kundërshtim me praktikën parlamentare.
Deklarata e deputetit të PD, Gent Strazimiri:
Partia Socialiste votoi sot në Komisionin e Ligjeve për të rrëmbyer procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit duke e kthyer në një farsë, duke mashtruar brutalisht, në falsifikim të fakteve dhe vullneteve publike, të deputetëve të Kuvendit, të paraqitura edhe zyrtarisht,
Propozimi i kandidaturave, ligjërisht fillon me 17 nëntor.
Asnjë deputet i PD nuk ka firmosur propozim për kandidaturë.
Firmat për të mbështetur kandidatin që të dëgjohet para Komisionit të Ligjeve, nuk mund të shfrytëzohen si ‘propozim për kandidim’
Për të shmangur lojërat e pazaret e ndyra, Partia Demokratike ka njoftuar me datë 2 dhjetor, Kuvendin e Shqipërisë, me firmën e secilit prej deputetëve të saj, që çdo firmë e paraqitur si ‘propozim kandidati’ nuk është e nuk duhet konsideruar as e tillë e as e vlefshme.
Pretendimi se komunikimi në fjalë është bërë ‘jashtë afatit’ përveçse është i pavërtetë, është edhe kryekëput antiligjor.
Çdo afat i parashikuar në ligj, është afat që bie mbi kandidatin e në asnjë mënyrë mbi deputetin, i cili si përfaqësues i sovranitetit të popullit, mund të tërheqë mbështetjen (edhe nëse e ka dhënë) në çdo moment, deri në momentin e votimit.
Në këto kushte, asnjë prej kandidatëve që paraqet firma të deputetëve të PD si pjesë të 28 firmave propozuese të kërkuara nga ligji, nuk e plotëson kriterin themelor për të kaluar në seancë.
NUK KA NUMRIN E NEVOJSHËM TË FIRMAVE TË DEPUTETËVE
Grupi parlamentar i PD, në dokumentin dërguar Kryetarit të Kuvendit në datën 2 dhjetor 2025, ka propozuar në detaje edhe se si do të duhej të vazhdonte ecuria e procesit në përputhje edhe me praktikën e mirë parlamentare në vite, duke përcaktuar se cilët do të konsiderohen kandidatë që kanë mbështetjen opozitës.
Deri më tani, nuk ka asnjë përgjigje nga Kryetari i Kuvendit.
Ajo ç’ka ndodhi sot në komisionin e ligjeve, përveçse është kryekëput kundër praktikës parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, është e paligjshme, në kundërshtim me kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe ligjin për Avokatin e Popullit.
PS mund të vendosë të zgjedhë me votat dhe firmat e deputetëve të saj, cilindo prej shërbëtorëve të saj haptazi ose fshehurazi, por nuk mund ta bëjë këtë duke mashtruar se është vullnet edhe i opozitës së vendit.
Ju faleminderit
Balkanweb: 12 Dhjetor 2015
35 firma! Kush janë deputetët e PD që mbështetën Endri Shabanin për Avokat të Popullit. Mazhoranca e zgjodhi me 85 vota, në garë ishin edhe 5 kandidatë të tjerë
Fatmira Nikolli |
Debati për Avokatin e Popullit vijon si para ashtu dhe pas zgjedhjes së titullarit të këtij institucioni mbrëmjen e kaluar me votat e mazhorancës në Kuvend. PS arriti 85 vota falë edhe PSD-së, ndërsa Redi Muçi i Lëvizja Bashkë, Ana Dajko e Shqipëria Bëhet dhe Artan Luku i listës së PD në Durrës votuan kundër. Opozita kontestoi procesin dhe kërkoi rikthimin e tij në pikën zero pasi kishte dhënë firmat për kandidatët, një lëvizje e dyshimtë kjo, ndërsa nuk mungojnë as aludimet më shumë për një bashkëpunim në heshtje mes PS dhe PD dhe më pak për rënien në “grackë” të opozitës për shkak të pavetëdijes, siç pretendohet.
Mazhoranca, disa javë më parë tha se nuk kishte asnjë pretendim për Avokatin e Popullit, duke ia lënë atë në dorë opozitës. 15 kandidatë dolën në skenë për të mbledhur firmat, mes tyre emra me background të djathtë, por edhe të majtë. Spikati emri i një prej përfaqësuesve të zëshme të opozitës, Adriana Kalaja e cila më pas dha dorëheqjen nga kryetare e Gjykatës së PD me qëllim nisjen e këtij rrugëtimi për të drejtuar një institucion kushtetues. Besim Ndregjoni nga ana tjetër pretendoi deri në stadin final të procesit se kishte mbështetjen e PD dhe të lidershipit të saj, Sali Berisha. Edhe Jola Hysaj vinte nga e djathta por me aktivizëm të gjerë në mbrojtjen e kauzave sociale. Por asnjëri prej 3 kandidatëve nuk mori mbështetjen ekskluzive të Partisë Demokratike.
Mes kandidatëve që kishte marrë firmat e deputetëve të PD ishte edhe Endri Shabani. Emri i tij kuptohet nuk ishte fort i pëlqyer nga opozitarët, por firmat shkuan në favor të tij dhe mësohet se mblodhi jo 28, aq sa rregullorja dhe ligji e kërkojnë, por plot 35. BalkanWeb sjell emrat e deputetëve të PD që dhanë firmat për Shabanin.
Në fazën finale, për votim në Kuvend shkuan 6 kandidatë për Avokat të Popullit, Endri Shabani, Adriana Kalaja, Besim Ndregjoni, Aranita Brahaj, Tartar Bazaj dhe Skënder Haluca.
Pasi “kuptoi” se kishte rënë në “grackën” apo “kurthin” e socialistëve, PD, përmes grupit parlamentar njofton se tërhiqej nga firmat. Ky vendim nuk pati vlerë për PS dhe ndonëse të dy krahët e politikës e interpretuan ndryshe rregulloren e Kuvendit, mbrëmjen e 11 dhjetorit Parlamenti hodhi në votim 6 kandidaturat. Dukshëm të vendosur tanimë se kë do të çonin tek institucioni i Avokati i Popullit, PS arrin të mbledhë plot 85 vota, proces të cilin e ndoqi nga pranë edhe kryeministri Edi Rama. 5 kandidatët e tjerë marrin në masë vota kundër nga socialistët, ndërsa deputetët e PD kishin braktisur sallën e Kuvendit.
Edhe njëherë tjetër, PD nuk arrin dot t’i imponohet mazhorancës, dhe procesi i Avokatit të Popullit konfirmoi disfatën e përsëritur për opozitën si dhe mungesën e guximit për t’u sjellë kurajozë e të vendosur në raport me shumicën parlamentare, pavarësisht numrave në Kuvend.
Berisha kerkon falje për Avokatin e Popullit: Ishte gabim, por firmat u tërhoqën të gjitha!
Berisha kerkon falje për Avokatin e Popullit: Ishte gabim, por firmat u tërhoqën të gjitha!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Foltorja e Elbasanit shprehu pendesën e forcës politike, me gabimin që bënë për firmat e dhëna nga deputetët opozitarë për Avokat të Popullit, kandidatit Endri Shabani.
Ai shpjegoi para mbështetësve dhe shqiptarëve se ky ishte një gabim që duhet pranuar dhe kërkuar ndjesë, por firmat ishin dhënë në kohën kur Shabani i ishte bashkuar opozitës për kandidaturën e aktorit Florjan Binaj për kryebashkiak të Tiranës.
Berisha ironizoi edhe kryeministrin, duke e uruar me një “E gëzoftë Shabanin”, teksa e cilësoi të votuarin nga mazhoranca në Kuvend si “avokat të kryeministrit”.
“Gabim ishte, e pranoj dhe ju jeni të shqetësuar. Gabim ishte ajo me firmat e Endri Shabanit, avokatit të Edi Ramës, dhe unë ju kërkoj ndjesë”, tha Berisha.
Kreu i selisë blu vijoi shpjegimin e tij:
“U dhanë ato firma në periudhën kur pati mbështetje ndaj kandidatit tonë të Tiranës dhe ato firma u tërhoqën menjëherë, secili nga deputetët i hoqi ato firma menjëherë”.
Në fund edhe një urim me “thumb” për kryeministrin nga distanca. Berisha paralajmëroi se nesër do mbledhë Kryesinë për të nisur revoltat dhe përballjen me qeverinë që ka kapur të gjitha pushtetet.
“Ai e gëzoftë Shabanin e tij, por ne nesër do mbledhim Kryesinë dhe do vendosim, kryesia do angazhohet për betejën finale dhe do marrë vendimin për këtë betejë finale/ Standart.al
**** Avokati i Popullit u zgjodh më 11 Dhjetor 2025, ndërsa aleanca politike kishte marrë fund më 3 Nëntor 2025, kur Gjykata Kushtetuese e ktheu në Bashki Erion Veliajn.
Prokuroria e Posaçme dërgoi të martën në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për të lejuar arrestimin e zv. kryeministres Belinda Balluku, nën akuzë për manipulimin e një sërë tenderash të Unazës së re me vlerë dhjetëra miliona euro.
Kërkesa e SPAK vjen si përshkallëzim i vendimit të mëparshëm për pezullimin nga detyra të Ballukut, i cili u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pas një përballje me kryeministrin Edi Rama.
Përveç dy hetimeve të mëparshme për tunelin e Llogarasë dhe një lot të Unazës së Madhe, SPAK njoftoi të martën se Balluku ka marrë cilësinë e personit në hetim për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera edhe për shtatë procedura të tjera prokurimi lidhur me ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.
Tenderat e rinj janë: “Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”; “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”; “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”; “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”; “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”; “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”; “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”. Të gjithë këta tendera u zhvilluan në të njëjtën kohë në shtator 2021.
Sipas një analize të mëparshme të BIRN, nga shtatë tenderat e Unazës së Madhe, gjashtë u fituan me shuma që shkonin nga 94.5% deri në 96.1% të fondit limit. Nga 48 kompani që morën pjesë në garë, 35 operatorë – ose 73% – u skualifikuan. Në disa raste, kompani të mëdha u nxorën jashtë gare për mungesë dokumentacioni bazik, si mosparaqitja e listës së stafit; ndërsa në raste të tjera për kritere teknike të pazakonta, si mungesa e një licence specifike për zhurmat. Kompani të tjera morë pjesë në garë fiktivisht. Ekspertët thonë se këto janë zakonisht të dhëna për tendera me probleme.
Menjëherë pas bërjes publike të kërkesës për heqjen e imunitetit të Ballukut, kryeministri Edi Rama reagoi duke akuzuar sërish prokurorinë për arreste pa gjyq, duke lënë të kuptohet se do të vijojë të mbrojë numrin 2 të qeverisë së tij. Përmes një mesazhi në platformën X, Rama tha se kërkesa e prokurorit special nuk do të paragjykohej, por veçoi gjithashtu Ballukun nga rastet e tjera.
“Ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi,” shkroi Rama.
Balluku dhe ish-drejtues të ARRSH-së, Evis Berberi, Gjyli, Elezi e vartës të tjerë të saj, u akuzuan fillimisht se kanë manipuluar dy tenderat për Tunelin e Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me vlerë totale 210 milionë euro, duke favorizuar kompanitë fituese. Për këtë akuzë GJKKO caktoi pezullimin e saj nga detyra më 20 nëntor të këtij viti.
Kryeministri Edi Rama e kundërshtoi vendimin publikisht edhe ligjërisht, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese pezullimin e efekteve të vendimit deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese dhe interpretimin e nenit kushtetues që parashikon se “anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale që i njeh jo vetëm Kushtetuta, por edhe legjislacioni procedural penal”. Gjykata Kushtetuese caktoi pezullimin e vendimit të GJKKO dhe njoftoi se do vendoste për themelin në Janar./Birn
Prokuroria e Posaçme akuzon Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn se krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, edhe përmes dhunës dhe pengmarrjes. Agasi dhe Beqiraj i shpëtuan arrestimit, ndërsa drejtoresha dhe zv.drejtoresha e AKSHI ndodhen në “arrest shtëpie”.
Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, goditi të martën një grup të dyshuar kriminal, i cili akuzohet se manipulonte tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, përmes pengmarrjes apo dhunës.
Bazuar në kërkesën e SPAK, Gjykata e Posaçme caktoi masa sigurimi për tetë persona, përfshi drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe zv. drejtoreshën Hava Delibashi të cilat u vendosën në “arrest shtëpie”.
Prokuroria e Posaçme akuzon gjithashtu Ergys Agasin – një personazh kontrovers i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe biznesmenin Ermal Beqiraj për veprat penale të konkurrencës së paligjshme përmes dhunës, heqjes së paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, grup i struktuaruar kriminal dhe pastrim i produkteve të veprës penale.
Agasi dhe Beqiraj i shpëtuan operacionit të policisë dhe masat e tyre të arrestit me burg mbeten të paekzekutuara.
“Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve,” thuhet në njoftimin e SPAK.
I përfshirë në skemë dyshohet edhe Erion Ismaili, zv.drejtor për hetimin e Krimit në Policinë e Tiranës, ndaj të cilit gjykata ka vendosur “pezullim nga detyra” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”. Po ashtu të akuzuar janë dhe Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta, tre biznesmenë ndaj të cilëve është vendosur masë sigurimi “ndalim për të dalë jashtë vendit”. Të tre akuzohen se morën pjesë në skemën e manipulimit duek lëshuar fatura fiktive apo marrë pjesë fiktivisht në garat e zhvilluara.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, është një prej institucioneve më sensitive në vend, pasi menaxhon thuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes E-Albania, përfshi dhe ministren me Inteligjencë Artificiale, ndërsa kryer rolin e ndërmjetësit mes qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme në lëshimin e qindra dokumenteve.
Agjencia ka qenë herë pas herë nën kritika për mënyrën e menaxhimit dhe tenderat sekretë, të justifikuar me siguri kombëtare, por skema e hetuar nga SPAK zbulon se kjo agjenci dhe informacionet kritike që ajo përpunon iu vunë në dispozicion një grupi kriminal, i cili përdor ndër të tjera pengmarrjen e rivalëve për të siguruar tenderat dhe para publike. Ndërsa zbulojnë një skemë abuzime me paratë publike hetimet e SPAK po ashtu ngrenë pikëpyetje mbi cënimin e sigurisë kombëtare.
Personat e përfshirë në këtë skemë nuk janë të panjohur. Ergys Agasi, njihet gjërësisht si biznesmen i duhanit dhe po ashtu kontrollon aksione ne një ekip futbolli në vend, por ai është akuzuar nga opozita si një figurë e errët nën kontrollin e kryeministrit Rama. Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj akuzoi Agasin në një intervistë televizive se vepronte si ndërmjetës mes grupeve kriminale dhe Ramës. Agasi i ka mohuar më parë akuzat.
Beqiraj po ashtu është një figurë e njohur, i përfshirë më shumë se njëherë në intrigat politike në vend. Ai ishte një nga ekspertët që “ndihmoi” në pavlefshmërinë e provave ndaj ish-Presidentit Ilir Meta në kohën kur ky u shfaq në një video, përmbajtja e së cilës aludonte për akte korruptive. Beqiraj po ashtu u bë personazh edhe në atë që u pretendua si fshirje apo kopjim i sistemit të tatimeve në vitin 2015. Sipas të dhënave nga Open Spending Albania, kompanitë e tij kanë marrë 2.1 miliardë lekë nga AKSHI.
E pyetur nga BIRN mbi operacionin e SPAK, kryeministria nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi.
Komentet