PASAPORTA SHKENCORE E LIBRIT
Libri është në pergamenë, 325 faqe, 32,5-35 : 25,5-27 cm, Shekulli XV.
Fletët e para dhe të mbrapme janë prej letre.
Është perdorur një letër e patrajtuar e faqeve të Pergamenit, që deri në periudhën para restaurimit mbulonte pasqyrën e pjesës së parme.
Ka nga 1-325 fletë, sipas nje numërimi të shekullit XVIII.
Pas fletës së 325 vijon përsëri një fletë e veçantë e pergamenit, që deri në restaurimin që i është bërë, mbulonte pasqyrën e pjesës së prapme. Këtu shihet një portret i formatit 19:13,5 cm, ndoshta i perandorit Maximilian I (1486-1519).
Në pjesën e mbrapme të kësaj flete do të zbulohej gjatë restaurimit skica e një femije ose djali të ri, e madhësisë 18,5 : 15,5 cm. (pa shënime dhe titull)
Madhësia e fletëve të pergamenit është e ndryshme, pasi ato nuk janë prerë për shkak të vizatimeve të shumta.
***
Dorëshkrimi (pergameni) është restauruar në vitin 1958. Arsyeja kryesore e restaurimit ka qene lidhja e tij. Tani dorëshkrimi është në një gjendje pa te meta.

Problemi i dikurshem ka qene perdorimi i nje ngjitesi jo te pershtatshem, ose edhe trajtimi jo i mire, qe ka nxirre dhe tharë lëkurën origjinale. Siperfaqja cifloset lehte dhe figurat njihen me veshtiresi. (shiko foton para restaurimit ne mbulesen e mbrapme).
Lekura lidhese origjinale mund te quhet e shkaterruar dhe eshte thuajse e zevendesuar gjate restaurimit.
Shtresat:
VII (14) + III (20) + (IV-2) (26; pas faqes 21 jane 2 flete te hequra) + (V-I) (35; pas faqes 27 mungon nje faqe) + IV (43) + (V-2) (51; para faqes 44 mungojne 2 faqe) + IV (59) + (IV-I) (66; pas faqes 66 eshte hequr nje flete) + IV (74) + (IV-2) (80; pas faqes 80 jane 2 flete te hequra) + III (86) + (II+I) (91) + 9 III (145) + (II + I) (150) + 11 III (216) + (II +I) (221) + 15 III (311) + (1+1) (314) + (I+I) (314) + III (320) + (III-I) (325).
10 shtresat e para jane të numëruara ne pjesën e poshtme, majtas, me numra romake.
Numrat nga i (faqja 2rectio) deri ne (ne faqen 75r).
Numri mungon ne faqen 15r.
Te dhena mbi shkrimin mungojne .
Nje pjese shkrimi gjendet ne faqen 62v, (36 rrjeshta) dhe ne faqen 63 r (22 rrjeshta), perndryshe vetem pjese te shkurtra tekstesh.
S: Ne faqen 62v – 63r dhe 63v eshte nje tekst, qe i perket gjysmes se pare te shekullit XV, pjeset e tjera te teksteve permbajne sqarime te shkurtra per vizatimet e faqeve 134r,-149v, 152v, 169r, 213r, 222r-227v, 252r-253v, 270r-275v, me nje shkrim te shpejte te stilit kursiv te fundshekullit XV.

Nje mbulese e forte druri e mbeshtjelle me lekure kafe te erret.
Vepra eshte e ndare ne pese pjese te dyfishta.
Lidhja kryesore eshte e restauruar., e veshur me nje lekure te shkelqyer, ndersa pjeset e vecanta jane te ngjitura brenda saj.
Pjesa e siperme e mbuleses eshte e dekoruar bukur me nje stampim te modës per kohen.
Ne pasqyren e parme gjendet nje mbishkrim i shkruar me penë: Fol 328, (Vëllimi 328)
Ne mbulesen e parme te dikurshme (tashme e larguar) ne pjesen e poshtme te doreshkrimit te vjeter eshte shkruar me boje: d.c.A / A.E.dux. Diçka me tutje ne te njejten faqe gjendet nje vizatim me perdorim te katerfishte te te njohures ( edhe pse ende te pazgjidhur) te shprehjes: Sator / Arepo / Tenet / Opera / Rotas, nje ngjasim ky i formules Sator-Arepo 3RGG, (Libri i 5-te , Tybingen 1961, Sp. 1373 f ; Enciklopedia Brokhaus, volumi 16, Ëisbaden 1973, faqe 485. )
Ne doreshkrimin e ri qendron skiç ne anen e majte shenimi me boje: “pesha 7-8 kile.”
Ne Parathenien per doreshkrimin nga Rothe,E (1966) shkruhet:
“Doreshkrimi ka nje histori te gjate, që për shumë veshë eshte e pabesueshme.
Ne mbulesen e tij te prapme shikohet figura e Perandorit Maximilian I, lidhjen e te cilit me doreshkrimin nuk mund ta shpjegosh.
Doreshkrimi duhet te kete qene me pare prone e Ferdinand Katolikut (1452 deri ne 1516) te Aragonës dhe Napolit, i cili ne 1468 u be Mbreti i Sicilisë.
Ne te njejtin vit vdiq princi dhe Heroi Kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti, i quajtur Skenderbe, i cili ne 1461/62 luftoi ne Napoli si Prijes i ushtareve per pjesen aragonase.
Ketij burri, mbreti Ferdinand duhet t’i ketë bërë dhuratë dorëshkrimin.
Doreshkrimi rishfaqet ne vitin 1590 ne Varshave, ku nje fisnik frank, Chrisoffel von Ëaldenrot e bleu per 100 monedha te kohes.
Ky person i ofroi ne 16.2.1621 Princit Johann Ernst von Saksen-Ëeimar doreshkrimin per ta blere, mori per te vetem 5 Gulden.
Keshtu ka ardhur ky Doreshkrim i rralle ne Biblioteken e Tyringenit.
TE DHENA TE TJERA PER LITERATUREN :
Shih-ANONIM: “Liber i mrekullive, inxhinierise dhe artit”
Doreshkrimi përmban thuajse 650 vizatime mbi tekniken, arkitekturen, fortifikimin, illuzionin, artin e te mbrojturit, te armeve, deri tek arti i ndertimit te urave.
Doreshkrimi fillon me nje vizatim, ku paraqitet nje makineri ngritese me te gjitha detajet e saj teknike.
Me pas vijojnë ne nje rradhe te çrregullt lloje te ndryshme veglash, makinerish, aparate matese mullinj bluajtes, skica ujesjellesash e makinerish per qarkullimin e ujit, ura, aparate per notin dhe zhytjen, anije, banjo dhe sisteme ngrohjesh qendrore si dhe shume lloje te tjera elementesh te vecante. Nje numer i madh vizatimesh tregon detaje dhe gjera te vecanta kryesisht te armeve dhe municioneve te luftes.

Prej ketyre veçohen 81 vizatime te marra prej “Bellifortis”, nga Konrad Kyeser, te tjera vizatime jane marre nga “Iconismis Bellicis”, te mjekut vjenez Johan Hartlib.
Thuajse 90 faqe te tjera sjellin nje informacion te vyer historik ne paraqitjen e jetes qytetare dhe asaj te oborrit.
Nje pjese e rendesishme e doreshkrimit (qe eshte krijuar ne me shume se shtate dhjetevjeçare nga autore te panjohur) eshte bere nga mesi i shekullit XV.
Plotesime mendohet te jene bere deri ne 1520.
Per një njohje me te detajuar ketu disa nga tekstet e perdorura:
(Shkrim në gjermanishten e vjeter, vijojne: 11 rreshta)
Shenime të metejshme mbi vizatimet gjenden edhe ne fletet 270r-275v. Teksti i fundit gjendet ne faqen 275. Ketu disa ilustrime:
(Shkrim në gjermanishten e vjeter, vijojne: 33 rreshta)
Christian August Vulpius: “I ashtuquajturi Libri Skenderbegian i Mrekullive, Inxhinierise dhe Artit: nje manuscript shume i veçantë ne llojin e vet, i mbushur me informacione interesante fizike, letrare, artistike dhe historike te para dhe Mesjetes”. (Botimi I vitit 1824, faqe 289-308.)
Informacione mbi librin gjenden dhe ne:
Ernst Marx: “Koment mbi nje dokument te teknikes mesjetare”, ne “Shkrime mbi historine e teknikes dhe industrise”.
“Libri i vitit te shoqatave te inxhiniereve gjermane”, botuar nga Conrad Matschoss, 1926.
Kurt Volkmann: “Loja e kutive” “Prezenca e iluzionisteve ne artet e bukura te shekujve XV e XVI.” Dysseldorf, 1954.
“Muzika ne historine e se kaluares dhe ate moderne” Enciklopedi e muzikes, Basel 1952.
Konrad Kratzsch: “Libri Ëaimar-ian i mrekullive, inxhinierise, dhe vizatimeve kulturore”, Ëaimar, 1979, faqe 30-38.
“Studime mbi librat dhe gjendjen e bibliotekave”, Lajpzig, 1981
“Materiale te rralla te bibliotekes qendrore te klasikeve gjermane”, volumi i shtate . Pjesa mbi mjeshterine e mbrojtjes dhe librave te artilerise. Ëaimar, 1984
Konrad Kratzsch: “Objekte te rralla”, 1993
“Libri i Mesjetes”, Mynih, Neë York, 1997 Libri i Mesjetes vjen nga koleksioni i dukeve te Ëaldburg Ëolfegg-ut, ne CD-romin e te cilit gjendet “Arti i inxhinierise dhe mrekullive” me ndarjet : foto/ permbledhje/ fletet/ sqarime dhe literature.
Hartlieb, Johannes: Vizatime nga “Iconomis Bellicis” ne librin Ëaimarian “Libri i mrekullive, inxhinierise dhe artit”
ANONIM , “Libri i inxhinierise dhe artit”
Ferdinand Katoliku (1452-1516), Doreshkrimi duhet te kete qene ne pronesine e tij.
Johann Ernst, Princi i Saksen-Waimarit, bleu doreshkrimin nga Christoffel von Ëaldenroth 1621.
Kyeser Konrad, Vizatime nga “Bellifortis”, shekulli XV.
Skenderbeu (ne te vertete Gjergj Kastrioti) , ka marre doreshkrimin dhurate prej Ferdinand Katolikut.
Christoffel von Ëaldenroth, pronar i doreshkrimit ne vitin 1590.
***
Të dhënat e mësipërme janë rezultat i studimeve.
Del qartë se libri përbëhet nga dy pjesë: Pjesa e parë i takon shekullit XV dhe e dyta shekullit XVI.
Ajo që lidhet me Skënderbeun është pjesa e parë.
Nëse libri ka qenë dikur në Bibliotekën e Alfonsit të Aragonës, i është dhuruar Skënderbeut në vitin 1456, ku Heroi ka shkuar në Napoli, duke u bërë pronë e Bibliotekës së Skënderbeut.
Kështu duhet korrigjuar e thëna, se Libri ka qenë pronë e Ferdinand Katolikut, birit të Alfonsit, i cili e trashëgoi miqësinë e babait të tij me Skënderbeun.
Por Librin nuk ka pasur mundësi që t’ia dhuronte Skënderbeut Ferdinandi, që u bë mbret në 1468, pak para vdekjes së Skënderbeut.
Kështu, që duhet saktësuar, që libri i është dhuruar Skëdnerbeut nga Alfonsi i Aragonës, nga plaku.
Plotësimet e këtij libri janë bërë deri në 1520, për mendimin tim kjo shtesë me fillimin e shekullit XVI, që nuk mund të përcaktohet saktësisht, na bën të mendojmë, që pjesa më e madhe e Librit i përket viteve ’50 të shekullit XV, deri në fundin e shekulllit XV.
Ndoshta mund të mendohet që Libri është plotësuar gjatë një periudhe kohore afër 70 vjet.
***
Por cilët janë autorët që e pikturuan librin prej pergameni?
Dihet se 81 vizatime janë marrë prej librit “Bellifortis” të Konrad Kyezer (1366 – 1405).
Kuptohet, që 81 vizatimet nga “Bellofortis” janë kopjuar, ngaqë vetë inxhinieri dhe pirotekniku i njohur Konrad Kyezer ka vdekur atë vit që mendohet se ka lindur vetë Gjergj Kastrioti.
Ne dime, se ekzistojnë disa tekste, kopje të librit “Bellofortis”.
Një nga këto tekste gjendet dhe sot në Francë në Muzeun Konde (Musee Konde) në Shato dë Shantinji (Chateau de Chantilly).
Për këtë ka folur Dr. Robert Elsie.
E habitshme është që në dorëshkrimin “Bellifortis” është dhe një tekst misterioz, që merret dhe me ritet e pagëzimit, ku bën pjesë dhe njëfarë ceremonie e pjekurisë seksuale.
Aty janë shkruar dhe tetë rrjeshta, që sipas Dr. Robert Elsies ndoshta janë në shqipen e hershme.
***
Ka mundësi që ky dorëshkrim të ketë ardhur fillimisht në Shqipëri gjatë pushtimit anzhuin në shekullin XIV dhe më pas të ketë shkuar në Itali dhe Francë.
Elsie shkruan: “është shumë bindëse që folës të shqipes që gjendeshin në Francën e shekullit XIV dhe XV ku është ruajtur ky tekst”.
Përveç problemit shkencor që është apo jo shqipe e hershme teksti i shkruar prej tetë rreshtash kemi të bëjmë me faktin se libri mund të ketë qenë pronë e një shqiptari të kohës, fisnik ose stratiot i thjeshtë, ose e një grupi shqiptarësh.
Këta shqiptarë, nëse vërtetohet kjo gjë e kanë poseduar të plotë librin “Bellofortis” shumë më përpara Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili ka parë me sytë e tij vetëm 81 vizatime të “Bellofortis”.
Në kuptimin më të plotë Kodiku në pergamenë, i mbi quajtur si Libri i Skënderbeut është një kompilim, mbi të kanë punuar disa artistë. Njohim se disa vizatime janë marrë nga libri “Iconismis Bellicis” të mjekut vjenez Johan Hartlit.
Por nuk dimë emrat e artistëve të tjerë.
***
Në literaturën e botuar për këtë Libër të Skënderbeut ka shumë të dhëna, komente mbi teknikën mesjetare, për inxhinierinë, artin madje dhe për muzikën.
Ky Libër është quajtur në literaturë edhe si “Libri i mrekullive”.
Ai ka karakter enciklopedik të padyshimtë, një rëndësi jashtëzakonisht të madhe dhe të shumëfishtë.
***
Duke e parë me sytë e mi këtë libër mund të them diçka më shumë, detaje, hollësira.
Portreti i vetëm njerëzor në këtë libër është fytyra në profil e perandorit gjerman Maksimiliani I i cili është dhënë në një mënyrë natyraleske, ka një hundë të madhe me buzën e poshtme të varur, duket syri i djathtë i fytyrës, flokët derdhen krela – krela mbi qafën e fuqishme, mbi kokë mban kurorën perandorake.
Gjithashtu mësojmë edhe për një tjetër vizatim të një fëmije nudo me dorën e djathtë të ngritur afër gojës dhe me dorën tjetër duke prekur kofshën e majtë.
Në kapakun e Librit kemi një skenë heraldike të habitshme: duket skudi mbi të cilin janë vizatuar dy luanë sipër njëri – tjetrit, pastaj mbi skudin është një përkrenare mesjetare mbi të cilën qëndron një kurorë mbretërore, mbi kurorën qëndron një tjetër luan me dy gjymtyrët e para të ngritura sipër, me gojën e hapur mbi trë cilin ngrihen disa motive floreale si dhe format e gjetheve të akantit ose të zemrave.
Nuk mund ta përcaktojmë se kujt i ka përkitur kjo simbolikë heraldike, pse është vendosur në fillim të librit.
Në pjesën e fundit të librit kemi një vizatim kabalistik, brenda një rrethi të madh janë brendashkruar dy rrathë më të vegjël në mënyrë simetrike, jashtë rrethit të madh pikëzohen katër katrorë të ndarë në pesë pjesë të barabarta në vija vertikale dhe horizontale, bashkëngjitur me trekëndësha.
Në këtë vizatim kabalistik figurat gjeometrike janë plot numra dhe fjalë që lidhen me formula magjike.
(vijon)
Komentet