VOAL

VOAL

Përse s’ka pasur shkolla shqipe në periudhën osmane? – Nga Arben Llalla

April 29, 2020
2 Comments
  • author avatar
    Anonymous 6 years ago Reply

    Po mire more Z.Llalla a mund te me thoni se sa shkolla shqip kishte para vitit 1887 dhe ku ishin ndertuar ato? Flm.

Komentet

“Dy prej tyre nuk ishin në listë!”- Nga kostumi i shkurtër i profesoreshës te mungesa e certifikimit, çfarë dyshohet për vdekjen e pesë zhytësve në Maldive

Dalja në dritë e detajeve të reja po shton pikëpyetjet rreth tragjedisë së rëndë në shpellat nënujore të Maldiveve, ku humbën jetën pesë zhytës italianë.

 

Mëngjesin e sotëm u nxorën nga uji edhe trupat e dy viktimave të fundit, Muriel Oddenino dhe Giorgia Sommacal, falë ndihmës së ekspertëve finlandezë të specializuar në zhytje në shpella.

Sipas mediave italiane, hetuesit po fokusohen në disa elemente që konsiderohen anomali serioze dhe që mund të kenë ndikuar në tragjedinë e ndodhur disa ditë më parë.

Një nga detajet që ka tërhequr vëmendjen lidhet me pajisjet e përdorura nga profesorja Monfalcone. Burime lokale thanë për “Corriere della Sera” se ajo kishte veshur një kostum të shkurtër zhytjeje, i cili konsiderohet i papërshtatshëm për eksplorime në thellësi dhe në shpella nënujore.

Ndërkohë, autoritetet kanë sekuestruar kamerat GoPro të përdorura nga zhytësit, me qëllim analizimin e plotë të pamjeve filmike që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Një tjetër pikë e dyshimtë ka të bëjë me mungesën e informacionit të saktë për vendndodhjen e shpellës ku po zhvillohej ekspedita. Zëdhënësi presidencial i Maldiveve, Mohameed Hussain Shareef, deklaroi për Associated Press se autoritetet, megjithëse kishin dhënë leje për zhytjen, nuk ishin informuar për vendndodhjen e saktë të shpellës që po eksplorohej.

Ai theksoi se bëhej fjalë për shpella shumë të rrezikshme, me terren të vështirë, rryma të forta dhe dukshmëri të ulët. Po ashtu, autoritetet kanë zbuluar se të paktën dy nga pesë viktimat nuk figuronin në listën zyrtare të studiuesve të paraqitur për ekspeditën.

“Ne nuk e dinim që ishin pjesë e ekspeditës”, deklaroi Shareef, duke shtuar më tej dyshimet mbi organizimin e misionit.

Megjithatë, elementi më i rëndë lidhet me mungesën e certifikimit për zhytje në shpella. Avokatja e operatorit turistik “Albatros” deklaroi për “Corriere della Sera” se asnjë prej zhytësve nuk kishte licencën e posaçme që kërkohet për eksplorime të tilla ekstreme.

Bëhet fjalë për një certifikim të avancuar zhytjeje, i cili autorizon eksplorimin e zgavrave apo shpellave nënujore, ambiente ku nuk është e mundur dalja direkte në sipërfaqe për shkak të “tavanit” shkëmbor.

“Sa di unë, asnjëri prej pesë zhytësve nuk kishte përgatitje specifike për zhytje në shpella dhe as certifikimin përkatës. Në këtë pikë, çështja e thellësisë kalon në plan të dytë.
Në çdo rast, kjo zhytje ishte jashtë programit të autorizuar nga Universiteti i Genovas dhe qeveria maldiviane. Gjithashtu, ajo ishte jashtë kapaciteteve tona operative si operator turistik, në kuptimin që ne nuk disponojmë pajisjet e nevojshme”, shtoi avokatja. Panorama

Ishte futur në ‘listën e zezë’, SHBA heq sanksionet ndaj Francesca Albanese

Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj Francesca Albanese, raportueses speciale të Kombeve të Bashkuara për territoret palestineze të pushtuara.

 

Vendimi përbën një zhvillim pozitiv për juristen italiane, e cila ishte futur në listën e zezë të Departamentit amerikan të Thesarit pas kritikave të forta ndaj Izraelit. Megjithatë, lajmi erdhi menjëherë pas një tjetër vendimi jo në favor të saj. Këshilli i Parisit rrëzoi propozimin për t’i dhënë Albanese vlerësimin “qytetare e nderit” të kryeqytetit francez.

Propozimi,  u hodh poshtë me 76 vota kundër dhe 48 pro.

Heqja e sanksioneve nga SHBA erdhi pas një urdhri gjyqësor. Një njoftim i publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Thesarit konfirmoi largimin e Albanese nga lista e zezë, ku përfshiheshin masa që bllokonin përdorimin e kartave kryesore të kreditit dhe kryerjen e transaksioneve bankare në nivel global. Panorama

“Paqartësia” brenda aleancës perëndimore “rrezikon” t’i trimërojë Rusinë, Iranin dhe Kinën

Përfaqësuesi amerikan Don Bacon (republikan, Nebraska) flet për REL-in në Uashington.
Alex Raufoglu

Kongresisti amerikan Don Bacon, republikan në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, ka paralajmëruar se pasiguria që vjen nga Uashingtoni rrezikon t’i inkurajojë kundërshtarët, përfshirë Rusinë, Iranin dhe Kinën, në mes të tensioneve në rritje brenda aleancës së NATO-s.

Ish-gjenerali i Forcave Ajrore foli për Radion Evropa e Lirë teksa Pentagoni zbuloi planet për ta zvogëluar numrin e Brigadave Luftarake amerikane të vendosura në Evropë nga katër në tri, duke shtyrë një dislokim të planifikuar në Poloni.

Bacon tha se rishikimi i trupave pasqyronte një debat më të gjerë për mënyrën se si Shtetet e Bashkuara po përballen me sfidat aktuale nga Rusia, Kina, Irani dhe grupet ekstremiste.

Duke argumentuar se “paqartësia është e rrezikshme”, ai tha se Uashingtoni dhe aleatët e tij nuk mund të përballojnë mungesë të qartësisë strategjike, ndërsa kërcënimet po bëhen gjithnjë e më të ndërlidhura.

Tri zona problematike

Bacon i përshkroi luftën e Rusisë në Ukrainë, presionin e Kinës ndaj Tajvanit dhe aktivitetet rajonale të Iranit si sfidat kryesore strategjike të Uashingtonit.

“Qartazi kemi tri zona problematike”, tha ai. “Kemi çështjen me Kinën dhe Tajvanin… Është e qartë se kemi problem me Rusinë që pushtoi Ukrainën… Ndërkaq, gjithmonë e kemi pasur këtë problem me Iranin. Irani ka qenë eksportuesi kryesor i terrorit”.

Ai shtoi se terrorizmi i lidhur me grupe ekstremiste si Al-Kaida dhe Shteti Islamik përbën një “zonë të katërt” shqetësimi.

I pyetur për bashkëpunimin mes Rusisë, Iranit dhe Kinës, Bacon tha se “këta njerëz po punojnë së bashku”.

“Por”, shtoi ai, “ato nuk kanë askënd tjetër…. të tria janë shtete të izoluara”.

Megjithatë, ai argumentoi se sistemi i aleancave demokratike i jep Perëndimit një avantazh strukturor.

“Është shumë më mirë të jemi ne në anën e lirisë, sepse kemi një gamë shumë më të gjerë aleatësh”, tha Bacon. “Por, duhet të investojmë në këtë dhe ta mbrojmë”.

Rusia “po teston vendosmërinë” e NATO-s

Bacon foli ndërsa po rriten shqetësimet në disa pjesë të Evropës për presionin ushtarak rus rreth territorit të NATO-s dhe frikën për dobësimin e angazhimit amerikan ndaj sigurisë evropiane.

“[Presidenti rus, Vladimir Putin] po teston vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara, të vendeve individuale të NATO-s dhe të vetë NATO-s”, tha Bacon.

Kongresisti paralajmëroi se sinjalet që sugjerojnë zvogëlim të pranisë ushtarake amerikane në Evropë mund ta inkurajojnë Moskën të ndërmarrë më shumë rreziqe.

“Ajo që po dëgjoj është: ‘Ju nuk po bëni mjaftueshëm, prandaj ne do të bëjmë më pak’. Ky nuk është një mesazh i mirë për Rusinë”, tha ai.

NATO ka qenë një aleancë e shkëlqyer, më e mira në historinë e njerëzimit. Duhet ta mbrojmë, ta ruajmë dhe ta bëjmë më të mirë.

Në vend të kësaj, Bacon argumentoi për një formulë ku Evropa rrit shpenzimet për mbrojtje, ndërsa Uashingtoni ruan qëndrimin aktual.

“Përgjigjja e duhur është që Evropa të bëjë më shumë dhe Amerika të mbetet e njëjtë, stabile”, tha ai. “Ajo që kemi tani është një strukturë e mirë forcash”.

Ai theksoi parandalimin si mënyrën më të mirë për të shmangur një konflikt më të gjerë.

“A e dini çfarë kushton më shumë sesa një parandalim i fortë? Lufta”, tha Bacon. “Të kesh një parandalim të fortë të kursen para”.

Bacon kritikoi ashpër mënyrën se si Pentagoni i menaxhoi risistemimet e fundit të trupave në Evropën Lindore, përfshirë tërheqjen e një brigade amerikane nga Rumania.

“Ata e nxorën brigadën nga Rumania pa e njoftuar Kongresin ose Rumaninë deri pasi kjo ndodhi”, tha ai. “Nuk duhet t’i trajtosh kështu aleatët”.

Duke iu referuar raportimeve se një dislokim i planifikuar prej rreth 4.000 trupash amerikane në Poloni ishte ndalur, Bacon paralajmëroi se lëvizje të tilla dërgojnë “një mesazh të tmerrshëm” si për Rusinë, ashtu edhe për aleatët e Evropës Lindore.

Ai veçoi Poloninë dhe shtetet baltike — Letoninë, Estoninë dhe Lituaninë — si vende, përvoja historike nën dominimin sovjetik e të cilave vazhdon t’i formësojë frikërat e tyre për sigurinë.

“Këto katër vende kanë qenë nën dominimin sovjetik”, tha ai. “Pothuajse çdo familje njeh dikë që është pushkatuar në pyll ose është dërguar në Siberi”.

“Ata e dinë si është të jetosh nën një qeveri totalitare të drejtuar nga Rusia”, shtoi ai.

Bacon, po ashtu, i lavdëroi këto vende për rritjen e madhe të shpenzimeve për mbrojtje.

“Polonia është në 4.8 për qind të GDP-së. Ata po na lënë prapa në këtë aspekt”, tha Bacon. “Edhe tri vendet baltike po ashtu”.

NATO, “aleanca më e mirë në histori”

Komentet e Baconit erdhën para udhëtimit të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Suedi për një takim të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Helsingborg më 22 maj, ku pritet të diskutohet për shpenzimet e mbrojtjes dhe ndarjen e barrës.

Gjatë gjithë intervistës, Bacon e mbrojti vazhdimisht NATO-n si kyç për sigurinë perëndimore.

“NATO ka qenë një aleancë e shkëlqyer, më e mira në historinë e njerëzimit”, tha ai. “Duhet ta mbrojmë, ta ruajmë dhe ta bëjmë më të mirë”.

I pyetur nëse aleatët duhet të përgatiten për një të ardhme ku Shtetet e Bashkuara nuk e udhëheqin më NATO-n, Bacon e quajti një skenar të tillë “gabim të tmerrshëm”.

Nuk duhet të heqim asnjë presion nga sanksionet ndaj Rusisë. Duhet ta mbajmë këmbën mbi qafën e tyre.

“Ka disa njerëz këtu që kanë mentalitetin e veprimit të vetëm”, tha ai. “Por kjo na bën më të dobët, të paktën më të cenueshëm kur veprojmë vetëm”.

Duke cituar Winston Churchillin, Bacon shtoi: “Ka vetëm një gjë më të keqe sesa të kesh aleatë: të mos kesh fare aleatë”.

Ai hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se vendet evropiane nuk po kontribuojnë ushtarakisht.

“Ka shumë vende që po na lejojnë të fluturojmë nga bazat e tyre ajrore dhe po kryejnë misione luftarake drejt Iranit”, tha ai. “Pra, po na ndihmojnë”.

Bacon tha se Rubio duhet ta përdorë takimin në Suedi për t’u dhënë aleatëve një pasqyrë më të qartë të planeve ushtarake të Uashingtonit.

“Ndoshta sekretari Rubio mund të vijë me disa informacione, me pak qartësi, dhe të ndihmojë për ta sqaruar situatën, sepse tani për tani askush nuk e di çfarë po ndodh”, tha kongresisti.

Duke iu referuar pasigurisë së vazhdueshme rreth vendimeve për pozicionimin e forcave, ai shtoi: “Është sikur të verbrit po i udhëheqin të verbrit në Pentagon”.

Ukraina “e ka momentumin”

Bacon argumentoi se Ukraina mbetet e aftë ta ndryshojë rrjedhën e luftës, pavarësisht pretendimeve se Kievi nuk mund të triumfojë ushtarakisht.

“Ukraina e ka momentumin tani”, tha ai, duke iu referuar sulmeve ukrainase thellë brenda territorit rus.

“Ata po bombardojnë objekte nafte afër Moskës”, tha Bacon. “Tani rusët po shohin shpërthime në Moskë”.

Ukrainasit “po luftojnë për jetën e tyre”, shtoi ai. “Kur lufton për jetën tënde, lufton me dëshpërim, me inovacion dhe kreativitet”.

Bacon mbështeti, gjithashtu, sanksione më të ashpra ndaj Moskës.

“Kjo është arsyeja pse do të votojmë për sanksione në javën e parë të qershorit”, tha ai. “Ia dolëm t’ua marrim çelësat kryetarit të Dhomës dhe presidentit, dhe do ta detyrojmë një votim në sallë”.

“Besoj se Dhoma do të votojë me shumicë dërrmuese për sanksione kundër Rusisë, sepse ky është vullneti i popullit”, shtoi ai. “Nuk duhet të lehtësojmë asnjë sanksion ndaj Rusisë. Duhet ta mbajmë këmbën mbi qafën e tyre”.

Bacon argumentoi, po ashtu, se ende ekziston mbështetje e gjerë dypartiake për Ukrainën dhe NATO-n.

“Rreth 70 për qind e amerikanëve e mbështesin Ukrainën dhe një aleancë të fortë të NATO-s”, tha ai.

Duke kujtuar debatin britanik për politikën e pajtimit para Luftës së Dytë Botërore, Bacon shtoi: “Dua të jem në anën e duhur të historisë. Dua të jem Churchilli, jo [Neville] Chamberlain, kur bëhet fjalë për Rusinë dhe Ukrainën”.

Irani dhe rreziku i përshkallëzimit

Për Iranin, Bacon argumentoi se presioni ushtarak mund të jetë ende i nevojshëm nëse Teherani refuzon lëshime të mëdha për programin e tij bërthamor.

“Ata nuk mund të kenë armë bërthamore”, tha ai. “Mendoj se nevojitet forcë ushtarake”.

Megjithatë, ai tha se çdo fushatë e zgjatur ushtarake duhet të marrë autorizim nga Kongresi dhe hodhi poshtë dislokimin e trupave tokësore amerikane, duke argumentuar se operacionet duhet të mbeten “vetëm ajrore”.

Bacon paralajmëroi, gjithashtu, se konfliktet e fundit kanë ekspozuar dobësi në rezervat perëndimore të raketave dhe mbrojtjes ajrore.

“Kemi shpenzuar shumë ‘Patriotë’, shumë raketa të tjera të avancuara”, tha ai. “Duhet ta dyfishojmë prodhimin”.

“Një ndikim afatgjatë”

Përtej mosmarrëveshjeve për dislokimin e trupave dhe sanksionet, Bacon iu rikthye vazhdimisht asaj që e përshkroi si një shqetësim më të thellë: erozioni i besimit mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.

“Kemi nisur disa përplasje të vogla që po shkaktojnë dëme të rënda strategjike”, tha ai.

“Kam frikë nga ajo që po shohim tani, nga ndikimet që kjo mund të ketë pas pesë, 10 apo 15 vjetësh”, tha Bacon.

Megjithatë, ai këmbënguli se aleanca perëndimore mbetet më e fortë sesa afrimi joformal mes Moskës, Teheranit dhe Pekinit.

“Në fund”, tha ai, “është shumë më mirë të jemi ne në anën e lirisë”.

Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Memorandumin” për Kosovën?

Studentët në Serbi duke protestuar në mbështetje të serbëve në Kosovë. Tetor, 2025.

 

Iva Martinoviq, Dushan Komarçeviq

Së bashku me luftën kundër korrupsionit, edhe Kosova.

Publikimi i “Memorandumit” të lëvizjes studentore, në të cilin thuhet se Kosova është “pjesë përbërëse e Serbisë”, ka nxitur shumë reagime në publikun që i mbështet ata, pasi lëvizja ka paralajmëruar për hyrje në garën politike kundër pushtetit në Serbi.

Ndërsa një pjesë e qytetarëve në Serbi konsideron se një qëndrim i tillë bashkon shumicën e votuesve në Serbi, kritikët vlerësojnë se studentët nuk mund ta mposhtin Partinë Progresive Serbe (SNS) të presidentit Aleksandar Vuçiq, me politikë nacionaliste.

Akademikët, të cilët pas tragjedisë në Novi Sad mblodhën qindra mijëra njerëz në protesta anembanë vendit, e akuzojnë pushtetin për korrupsion dhe kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 2024.

Më herët, ata kishin deklaruar se para plotësimit të kërkesave dhe shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat ende nuk janë caktuar në Serbi, nuk do të shpreheshin për çështje “që polarizojnë publikun”.

“Memorandumi tregon se as studentët nuk janë në gjendje t’i shmangen kurthit të politikës nacionaliste të Serbisë, e cila mbështetet në mitin e Kosovës”, tha për Radion Evropa e Lirë, Zharko Koraq.

Lëvizja studentore nuk ka liderë, ndërsa Memorandumi është publikuar në rrjetet sociale përmes të cilave ata komunikojnë me publikun.

Megjithatë, nuk ka përgjigje për pyetjet se kush është autori i dokumentit, as pse në kërkesat e tyre tani kanë përfshirë edhe qëndrimin për Kosovën.

Radio Evropa e Lirë ia ka parashtruar parashtruar këto pyetje grupit ombrellë “Studentët në bllokadë” në Instagram, por deri në publikimin e këtij teksti, grupi nuk ka kthyer përgjigje.

Megjithatë, Vuçiq është përgjigjur duke thënë se studentët protestues “nuk e kuptojnë situatën në Kosovë”.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, të cilën as Qeveria, as shumica e opozitës në Serbia nuk e njohin. Beogradi dhe Prishtina që nga viti 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, po negociojnë për normalizimin e marrëdhënieve.

Çfarë thonë studentët për Kosovën?

Në Memorandum ata theksojnë se “ruajtja e Kosovës dhe Metohisë është emëruesi i përbashkët” i të gjitha përpjekjeve të tyre dhe i referohen Kushtetutës, në të cilën në vitin 2006 është përfshirë formulimi se Kosova është pjesë përbërëse e Serbia.

Memorandumi ka katër pika.

Në një nga pikat thuhet se çështja e Kosovës “nuk mund të zgjidhet në izolim, por vetëm brenda rrjedhave komplekse të bashkësisë ndërkombëtare”, dhe se pushteti në Serbi duhet të “bashkëpunojë në mënyrë aktive dhe konstruktive me të gjitha organizatat relevante ndërkombëtare” për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme “në kuadër të Kushtetutës së saj”.

Kërkesa e parë e studentëve protestues ishte përgjegjësia penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad, ndërsa më vonë bënë thirrje për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare, të cilat pushteti në Serbi për momentin refuzon t’i shpallë.

Edhe pse zgjedhjet që kërkojnë studentët nuk janë shpallur, fushata është në zhvillim e sipër, ndërsa profesori në pension Zharko Koraq thotë se tema e Kosovës gjithmonë rikthehet kur duhet të fitohen pikë politike nga elektorati nacionalist.

Ai shton se një pjesë më e madhe e opozitës politike në Serbi është “në iluzion se mund të luftojë kundër pushtetit aktual me nacionalizëm më të fortë”.

“Fatkeqësisht, këtë po e bëjnë tani edhe studentët. Sipas mendimit tim, mposhtja e regjimit të Vuçiqit është e mundur vetëm duke ndjekur një politikë tjetër”, thotë Koraq.

“Memorandumi studentor është një tekst krejtësisht joorigjinal në të cilin flitet për integrimin paqësor të Kosovës në Serbi, diçka që është e qartë se nuk do të ndodhë. Nuk mund të ndërtohet politikë moderne në Serbi mbi mitin”, vlerëson Koraq.

Si përgjigjet pushteti në Serbi?

Për Memorandumin e lëvizjes studentore reagoi edhe presidenti i Serbisë, duke deklaruar se në dokumentin e tyre për Kosovën “nuk shkruhet asgjë”.

“Ata nuk kanë të qartë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë. Dinë vetëm të dalin kundër shtetit të tyre dhe të kritikojnë popullin e tyre”, tha Vuçiq më 18 maj.

Autoritetet në Serbi dhe në Kosovë prej më shumë se dhjetë vjetësh zhvillojnë dialog në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve.

Takimi i fundit i nivelit të lartë politik u zhvillua në shtator të vitit 2023, disa ditë para se një grup i serbëve të armatosur të sulmonte Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është një nga kushtet kyç për përparimin drejt Bashkimit Evropian, ku Serbia është kandidate për anëtarësim.

Çfarë thonë qytetarët për Memorandumin e studentëve?

Qëndrimin e pushtetit, por edhe të pjesës më të madhe të opozitës parlamentare që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e ndan edhe shumica e qytetarëve në Serbi. Sipas një hulumtimi të Institutit për Çështje Evropiane nga viti 2023, më shumë se 50 për qind e qytetarëve në Serbi janë shprehur kundër pavarësisë së Kosovës.

Një qëndrim të tillë për Radion Evropa e Lirë e shpreh edhe Jovani nga Beogradi, por shton se Kosova nuk është aq e rëndësishme në kontekstin e protestës studentore.

“Unë e mbështes atë që ishte kërkesa e tyre e parë, pra përgjegjësinë për tragjedinë në Novi Sad”, thotë Jovani.

Marko mendon se është mirë që studentët kanë qëndrim për Kosovën. “Si do ta artikulojnë më tej, kjo varet nga ata. I mbështes në gjithçka që bëjnë, edhe nëse kanë disa qëndrime me të cilat nuk pajtohem domosdo, pajtohem shumë më tepër me ta sesa me çdo opsion tjetër politik”, thotë ai.

Nga ana tjetër, Dragolubi mendon se publikimi i Memorandumit për Kosovën nuk ishte ide e mirë.

“Kosova është prej kohësh shtet i pavarur dhe ashtu do të mbetet. I mbështes studentët, por nuk mund të besoj se kanë bërë një gjë të tillë. Kërkesat e mjaftueshme janë lufta kundër korrupsionit dhe zgjedhjet”, thotë ai.

Kush e përfaqëson lëvizjen studentore?

“Studentët në bllokadë” prezantohen si një organizatë ombrellë që përfaqëson qëndrimet e miratuara në plenume të fakulteteve në mbarë Serbia.

Plenumet janë krijuar në fillim të bllokadave të fakulteteve nga studentët dhe protestave antiqeveritare pas vdekjes së 16 personave në Novi Sad.

Ato funksionojnë mbi parimin e demokracisë së drejtpërdrejtë, ku të gjitha vendimet merren me shumicën e votave të të pranishmëve.

Megjithatë, nuk ka përgjigje për pyetjen se sa studentë marrin pjesë në plenume, as sa prej tyre kanë marrë pjesë në hartimin e Memorandumit për Kosovën.

Para publikimit në rrjetet sociale, Memorandumi u lexua në një tribunë në Kragujevc në Serbinë qendrore, ku folësit shprehën shqetësimin se Universiteti i Mitrovicës, mund të mbyllet.

Universiteti në Mitrovicë të Veriut funksionon brenda sistemit paralel të Serbisë, i cili për Kosovë konsiderohet i paligjshëm.

Për Kosovën dhe “protestën për Vidovdan” të studentëve

Kjo nuk është hera e parë që studentët janë shprehur për çështjen e Kosovës që nga fillimi i protestave antiqeveritare në Serbi në vitin 2024.

Në protestën e mbajtur në festën shtetërore dhe fetare të Vidovdanit në Beograd vitin e kaluar, ata theksuan se politika e jashtme e Serbia duhet të bazohet në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, Kushtetutës, neutralitetit ushtarak dhe mbrojtjes së popullit serb në Kosovë dhe në rajon.

Një nga folësit në atë tubim ishte edhe profesori universitar Millo Llompar, i njohur për qëndrime të djathta. Gjatë fjalimit ai tha se në Kushtetutën e Serbisë, “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, dhe përmendi gjithashtu mbrojtjen e sovranitetit të Republikës Sërpska, të serbëve në Mal të Zi, si dhe të drejtave kombëtare serbe në Kroaci dhe Maqedoni të Veriut.

Në tetor të po atij viti, studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Beograd organizuan gjithashtu një protestë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, ku kërkuan “përgjegjësi për të gjithë ata që shkelin të drejtat e popullit serb”.

Zharko Koraq vlerëson se rreth lëvizjes studentore ka njerëz që i mbështesin sinqerisht, “por edhe të tjerë me ambicie politike që e shohin atë si rrugë të shkurtër për karrierë politike”.

“Kur profesori Millo Llompar – që ka qëndrime të qarta politike – foli në protestën studentore në qershor 2025, u bë e qartë se ata po ndjekin linjën e rezistencës më të lehtë, atë të nacionalizmit”, thotë Koraq.

Memorandumi i viteve ’90

Me vetë titullin e tij, dokumenti i studentëve për Kosovën i kujtoi një pjese të opinionit publik Memorandumin kontrovers të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) të vitit 1986. Në të paraqiten pretendime për rrezikimin e popullit serb në ish-Jugosllavi.

Kritikët e konsiderojnë këtë dokument si nxitëse për luftërat e viteve ’90, që fillimisht nisën në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, e më pas më 1998 edhe në Kosovë.

NATO në vitin 1999 nisi bombardimin e Jugosllavisë së atëhershme, me qëllim ndalimin e krimeve të forcave policore dhe ushtarake serbe ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë.

Kosova shpalli pavarësinë nëntë vjet pas përfundimit të bombardimeve dhe tërheqjes së policisë dhe ushtrisë serbe nga Kosova.

Para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, për krime lufte ndaj shqiptarëve në Kosovë janë dënuar zyrtarë të lartë ushtarakë dhe politikë të Serbisë.

Melazim Koci: Memorandumi i studentëve serbë për Kosovën kopje e atij të vitit 1986

Politologu Melazim Koci ka thënë se Serbia i ka dhënë fund narrativës për reformim e atij se është shtet pro-evropian me publikimin e memorandumit nga studentët serbë ku Kosovën e cilësojnë pjesë integrale të saj.

Ai ka theksuar se ky memorandum është kopje e atij të vitit 1986, madje sipas tij ky tash është me tone edhe më të ashpra kundër Republikës së Kosovës.

“Jam i befasuar sepse është komplet ajo që kemi lexuar më 1986, është kopje e memorandumit të vitit 86 të Dobrica Çosiq. Është e habitshme edhe për një fakt, sot kam pritur që pjesa pro-evropiane në Serbi të reagoj, nuk reagoi. Kjo flet për një atmosferë të çuditshme në Serbi. Në këtë memorandum ka gjëra edhe më të ashpra se memorandumi i vitit 86. Në këtë memorandum nuk përmendën fare shqiptarët, ne nuk ekzistojmë. Ekziston vetëm territori i Kosovës si pjesë e Serbisë, thuhet ‘është pjesë përbërëse e Serbisë dhe ky fakt nuk është vetëm kategori kushtetuese por edhe imperativ historik dhe moral që nuk negociohet’. Në këtë formë nuk e ka pohuar as Dobrica Çosiq sepse ai si lider i nacionalizmit serb ka menduar që Kosovën duhet ndarë, këta nuk mendojnë kështu, këta mendojnë se Kosova e tëra është e Serbisë”, ka thënë ai në Interaktiv.

Ai ka dhënë mundësinë se lëvizje studentore që publikoi memorandumin të ketë jetë nisur si iniciativë për të kamufluar qëllimin e vërtetë propagandistik, e për të cilin mund të kenë pasur informacione edhe bashkësia ndërkombëtare. Koci ka shtuar se mund të jetë e prekur edhe nga shërbimi sekret rus.

“Mund të kenë pasur informacione të tjera [SHBA-BE] që mund të jetë se ka filluar si lëvizje spontane por që më pas të kenë depërtuar elemente të BIA-s serbe që ta prezantojnë Vuciqin si formë më të moderuar. Ose, me kohë në këtë lëvizje të jenë infiltruar elemente të shërbimit sekret rus”, ka thënë ai.

Studentë serbë me pretendimin se memorandumi është një lloj dokumenti zyrtar e shpallën “të miratuar” në Kragujevc. E në të thuhet se Kosova nuk është thjesht territor, “por përbërës i identitetit kombëtar serb” – një narrativë shpesh e thënë edhe nga zyrtarë serbë.

Në memorandumin kontrovers të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) të vitit 1986 paraqiten pretendime për rrezikimin e popullit serb në ish-Jugosllavi.Kritikët e konsiderojnë këtë dokument si nxitës për luftërat e viteve ’90, që fillimisht nisën në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, e më pas më 1998 edhe në Kosovë. Express

A është  Maqedonia e Veriut  shtet artificial, që duhet të shpërbëhet si ish-Jugosllavia?- Vështrim nga Skënder MULLIQI

 Ish Jugosllavia ishte kreatur artificialisht e ndërtuar dhe ndodhi ajo që edhe është pritur pas shumë vitësh ,shpërbërja e kësaj ngrehine komuniste më dhunë, e ka pasur mundësi në mënyrë paqësore, po të mos ekzistonte një Serbi më logjikë pushtuese ndaj popujve jo serb në rajon.Dihet për viktimat e mëdha të kësaj lufte të inskenuar nga regjimi kriminal I Millosheviqit në synimin fashist për Serbi të Madhe.E fillova këtë shkrim për të dalur në zhvillimet më të reja në Republikën e Maqedonisë të Veriut.Dihet së Greqia këmbënguli për tia ndryshuar emrin kësaj republike . Në fakt sllavomaqedonasit janë një popull pa idenitet, dhe ky shtet duhet të shpërbëhet po si ish-Jugosllavia  së është shtet artificial.Populli shqiptarë atje po i nënshtrohen diskriminit sistematik nga regjimet  ku edhe shqiptarët I kan disa përfaqësues të vetë, por jo të zeshëm sa duhet, për të  realizuar të drejtat legjitime të shqiptarëve si popull shtetformues që janë.Këtë fakt nuk po e pranojnë fashistet maqedonas, duke mos pranuar as të drejtat arsimore dhe kulturore të një komuniteti gadi i njejtë në numer më ta.Shqiptarët sikur po e pranojnë nënshtrimin , dhe kjo nuk fletë mirë për të ardhmen e tyre në këtë shtet.Nuk mund të funksionon një shtet në bazë të deskriminimit që po i bëhët, edhe pse u luftua për të qenë të barabartë më sllavomaqedonasit që nuk janë hiq popull më i mirë së serbët, veq që janë më pak.Protesta e filluar e studentëve  për të drejta të barabarta , janë legjitime dhe atyre protestave duhet bashkangjitur edhe strukturat politike  shqiptare në pushtet dhe opozita  .Kjo që ende nuk janë përmbushur të gjitha kërkesat e tyre , fajtor janë edhe disa përfaqëses të tyre politikë, të cilët për pushtet, po sillën në mënyrë nënshtruese .Tjetër. Pse shqiptarët nuk i kanë punët mirë duke ju mohuar të drejtat e tyre elementare, e bartë edhe gjendja jo e mirë politike në dy shtet amë, në Kosovë dhe në Shqipëri.Është menduar së ky shekull do të jetë I shqiptarëve , por hesapet nuk po dalin ashtu, për shkak së është intensifikuar lufta për pushtet, si pengesë e madhe e faktorizimit tonë në Ballkan.Tu lëshosh terren dy shovenizmave atij serb dhe shovenizmit maqedonas, është e pafalshme për faktorin politikë shqiptarë .Protestat duhet të vazhdojnë deri atëherë kur plotësohen të gjitha kushtet për të qenë të barabartë më maqedonasit. Ekzistojnë  shumë probleme etnike të pazgjidhura, dhe zgjidhja më e mirë për shqiptarët në këtë “Banana Republikë “do të jetë federalizimi.Unë isha disa herë në Maqedoni të Veriut dhe  pashë më afër diskriminimin e shqiptarëve në mbishkrime, që është i pa pranueshem ky diskriminim aq i madh, që po ju bëhët, apo në fakt po ju ndodhë  edhe nga  kapitulimi para shovenizmit sllavomaqedomas.Ne Kosovë ekzitojnë të gjitha mbishkrimet në dy gjuhë edhe për minoritetin serb , të cilët nuk përbëjnë as pesë përqind të popullatës në Kosovë.Ishte gabim fatal pranimi I planit të decentralizmit të pushtetit local, që solli një gjë të tillë dhe  na mbolli në derë,  edhe Asociacionin famoz të komunave më shumicë serbe. E përmenda këtë fakt, për faktin së të lejohet kaq gjatë nga shqiptarët një diskriminim I tillë në Maqedonin e Veriut, është sa e pa kuptueshme aq edhe e pa tolerueshme.Reagimet ndaj protestave të studentëve se provimi I Juridispodencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, erdhën nga kreu I drejtësisë shovenisti , Igor Filkov, i cili hodhi poshtë kërkesën e studenteve, më arsyetim banal dhe shumë  antishiptarë së “provimi i juridispridencës shvillohet në përputhje më ligjet në fuqi dhe standardet profesionale , e jo më gjuhën e rrugës” që janë teza  të rrezikshme , kur dihet së ligjet në fuqi në këtë shtet janë diskrimunuese për shqiptarë, dhe duhet medemos të ndryshohen më hatër ose më dhunë .Faktori  politikë shqiptarë jo vetëm në këtë republikë , por përgjithësisht  duhet të bashkohet që mos të lejojnë nëpërkëmbjën më të drejtat legjitime të shqiptarëve në rajon .Nese Bullagaria dhe Greqia kana apetite në këtë shtet, shqiptarët duhet gjithësesi ti realizojnë të drejat e tyre deri në federalizim. Edhe këta si sërbët njohin vetëm gjuhën e forcës, se janë popujë që jetojnë më logjikë të vjetër pushtuese.Këta  kërkuan që nga Maqedonia të largohet ambasadori I Shqipërisë , Denion Meidani, I cili ju doli zot kërkesave të drejta të protestave studentore shqiptare.Meidani edhe mund të mos jetë më ambasador më, por shqiptarët janë aty, dhe nuk kan vendlindje tjetër.Duhet medeomos një ringritje  e re të vetëdijës kombëtare, që mos të lejojmë në asnjë mënyrë të na bëhën të padrejta , të cilat nuk mund të merren më mend në këtë fillim shekull.Vetëm bashkimi I trojeve etnike është shpëtim për shqiptarët, por natyrisht së duhet punuar shumë më ndryshe se deri më tash, që kjo e drejtë e jona legjitime të realizohet po vonuar …

Reportazhi tronditës- TV kilian: Ja si ka depërtuar mafia shqiptare në vendin tonë, qarkullojnë 18 miliardë USD në vit

Një nga programet më të ndjekura televizive në Kili, i quajtur Teletrece, nga publikuar një reportazh për depërtimin e mafies shqiptare në këtë vend. “Mafia shqiptare, e konsideruar si një nga organizatat kriminale më të rrezikshme në Evropë, u përpoq të hapte një rrugë të re trafikimi të kokainës nga Kili duke përdorur ish-agjentë të inteligjencës nga ai vend dhe një rrjet të sofistikuar ndërkombëtar financimi të paligjshëm,” thekson programi i njohur.

TELETRECE

Gati 20 ton dru të mbushur me kokainë të lëngshme u sekuestruan në portin e Arikës. Dërgesa e kishte origjinën nga Bolivia dhe ishte e destinuar për në Evropë. Duke pasur parasysh metodën e fshehjes, dhe burimet e nevojshme për nxjerrjen e drogës, nëse do të kishte arritur në destinacionin e saj, duhet të kuptohet menjëherë se pronarët e saj nuk janë ndonjë bandë e vogël.

Kush mund të fshihet pas kësaj? Vetëm dyshime, por nëse konfirmohet, do të kishim të bënim me diçka shumë më të madhe: mafien shqiptare që vepron në Kili.

Mund të duket qesharake, por filmi ‘Taken’ është ndoshta referenca më e spikatur që kilianët kanë në lidhje me krimin shqiptar. Një baba, një ish-agjent i inteligjencës, përpiqet të rimarrë vajzën e tij, të rrëmbyer në Paris nga burra me tatuazhe në duar, të cilët janë pjesë e një prej grupeve më të rrezikshme kriminale në Evropë. Nëse jo më e rrezikshmja.

Trillimi nuk është shumë larg realitetit. Shqipëria është në anën tjetër të botës, në Gadishullin Ballkanik, përballë Italisë, e ndarë nga Deti Adriatik. Dihet se, sipas Europolit, mafia shqiptare është e përfshirë në gjysmën e operacioneve që lidhen me kapjen e dërgesave të mëdha të kokainës.

“Ata dërgojnë delegatë në Amerikën Latine, në zonat e prodhimit, ku sigurojnë një çmim afatgjatë – një çmim relativisht të ulët, 1.500 për kilogram – dhe garantojnë kosto shumë të ulëta për transportin dhe magazinimin para dërgesës në Evropë. Në këtë mënyrë, ata garantojnë një çmim të vetëm dhe shumë fitimprurës të transportit me të cilin asnjë organizatë tjetër kriminale nuk mund të konkurrojë,” thotë Pablo Zeballos, ekspert i krimit të organizuar.

OKB-ja vlerëson se rruga ballkanike, ku dominojnë organizatat shqipfolëse, gjeneron të ardhura të paligjshme prej afërsisht 18 miliardë dollarësh në vit.

Ata kanë narko-muzikë, por ndryshe nga ajo me të cilën jemi mësuar, interpretuesit e tyre nuk shfaqin pistoleta. Muzika është shfaqja e pushkëve, dhe shtizat e flamujve janë tanke. Tanke. Por përtej karikaturës, krimineli shqiptar është shumë i ndryshëm nga produkti kombëtar për shkak të një mori faktorësh. Diktaturat, një diasporë e detyruar dhe një kod sjelljeje mesjetar. Kanuni, i cili përfshin gjakmarrje midis klaneve familjare, janë disa prej tyre.

“Pjesa më e madhe e aparatit ushtarak dhe policor u përqendrua në mbledhjen e inteligjencës për shtypjen e qytetarëve të saj, shumë e specializuar në gjuhë, metoda shfarosjeje, madje edhe në logjikën e kontaminimit, infiltrimit e kështu me radhë. Kur ra ajo diktaturë, shumë prej atyre njerëzve mbetën të papunë, apo jo? Ata mbetën pa punë dhe u riorganizuan si agjentë kriminalë,” thotë Zeballos.

Ai ishte një nga ata agjentë të inteligjencës shqiptare që mbeti pa punë në mesin e viteve ’90. Emri i tij supozohet të jetë Viktor Gjini, dhe videot që po shihni në ekran korrespondojnë me herën e parë që ai shkeli në tokën kiliane. Për shkak të planeve të tij në Kili – duke u përpjekur të hapte një rrugë të re trafikimi droge për mafien shqiptare – ai u nxor në gjyq.

Tani, për herë të parë, do të jeni në gjendje ta dëgjoni zërin e tij: “Ai qëndroi me mua për tre ditë në një hotel. Jam i sigurt, siç thotë prokurori, kështu mblidhen fotot për hetimin kudo. Ku kam ecur? Ku i kam shkëmbyer paratë e mia? Sepse është normale për mua të shkëmbej para. Le të vazhdojmë. Kam shkëmbyer para për ushqim, për këtë, dhe kam shpenzuar para. Është normale”.

Kjo është deklarata gjyqësore e një përfaqësuesi të mafies shqiptare i cili u dënua me 15 vjet burg për trafik droge pas një hetimi që zgjati më pak se një muaj.

Do të jemi në gjendje ta dëgjojmë këtë dëshmi nga prokurori përgjegjës.

“Është një histori mjaft e veçantë. Eh, nuk është thjesht një rast i çfarëdoshëm,” thotë Carlos Ribas.

Gjithashtu, oficerët e policisë që morën pjesë.

“Kjo organizatë, e cila mund të ketë një prani këtu në Kili, është gjithmonë e lidhur me individë të tjerë në anën tjetër të botës,” thotë kolonelja Karen Riveros.

Një agjent i fshehtë i Marinës ndau kohë me ta. Për arsye të dukshme, nuk do të zbulojmë asnjë nga identitetet e tij të shumta, aq më pak fytyrën e tij. Por që nga momenti i parë, ai e dinte se kishte të bënte me një lloj krimineli shumë të ndryshëm.

“Ai kishte histori mjaft të dhunshme nga e kaluara e tij, veçanërisht nga koha e tij në Shqipëri. Kjo, sinqerisht, ishte mjaft mbresëlënëse”.

Dhe ai do t’ju tregonte ato histori?

“Po, disa prej tyre. Kjo është arsyeja pse është thelbësore që çdo agjent i fshehtë që infiltrohet në këtë organizatë të ketë një kuptim të qartë të procedurave, dokumentacionit, rrugëve të transportit detar dhe në thelb të njohë të gjithë industrinë e transportit detar”.

Një gabim jo vetëm që rrezikoi operacionin, por edhe jetën e atyre që ishin infiltruar në një organizatë kriminale transnacionale. Kjo ndodhi falë informacionit të dërguar nga Roterdami i Holandës nga vetë DEA, Administrata e Shteteve të Bashkuara për Zbatimin e Ligjit kundër Drogës.

“Po flasim për një individ shumë të trajnuar dhe të aftë, zotin Viktor Gjini. Ai nuk ishte thjesht një trafikant i vogël droge që kërkonte hakmarrje; përkundrazi, ai ishte një njeri që fliste katër gjuhë dhe njihte principatat,” thotë prokurori Ribas.

“Dhe kjo është gjëja e parë që thotë, dua të shkoj në Valparaíso sepse dua të shoh se si funksionon dhe si është porti”.

Ne e pamë tashmë mbërritjen e tyre në Kili; pastaj ata udhëtuan për në një hotel në lagjen Las Condes më 23 prill. Ata e zgjodhën me kujdes, pasi këta dy shtetas shqiptarë po kërkonin një vend ku nuk do t’u kërkohej kaq shumë dokumentacion dhe ku idealisht mund të paguanin për qëndrimin e tyre me para në dorë.  Gjatë regjistrimit, ata dorëzuan pasaportat e tyre, por jo ato të vendit të tyre të lindjes; në vend të kësaj, ata paraqitën pasaporta holandeze.

Prej andej, ata shkuan në dhomat e tyre, ku pritën me durim telefonatën nga burri që do të lehtësonte transportin e tyre të drogës nga Kili në Evropë. Një operator porti, që ata nuk e njihnin. Ai ishte agjenti i fshehtë i Marinës.

Bileta për në Valparaíso për t’i treguar atij se ai jo vetëm që e njihte portin, por se edhe atje ai ishte mjeshtri i heshtjes së tyre.

“Atyre iu treguan vendet e ankorimit, hyrjet në kanalet e portit, llojet e anijeve, drafti i tyre dhe zonat ku mbërrijnë anijet më të mëdha. Kjo padyshim që u bëri përshtypje sepse e kuptuan se kishin të bënin me dikë që e njihte mjedisin. Ne gjithashtu ishim në gjendje të demonstronim me dokumentacion dhe të kishim akses se si arritëm ta kryenim operacionin,” thotë agjenti sekret.

Një tur i mirë, krijimi i besimit fillestar, infiltrimi, kontrolli. Prej andej, ata u çuan në një restorant të shtrenjtë në Valparaíso për të finalizuar marrëveshjen.

Operatori fiktiv i portit do t’u lejonte atyre të vendosnin 200 kg kokainë në një kontejner, të fshehur si në tubat e frigoriferit ashtu edhe brenda vetë ngarkesës. Për këtë, shqiptarët duhej të paguanin një total prej 200.000 dollarësh.

U ra dakord që gjysma e parë do të paguhej paraprakisht, pjesa tjetër kur të përfundonte puna. Por ato para nuk ishin në Kili.  Lidhja kineze e mafies shqiptare hyri në lojë. Tingëllon e çmendur, por është e vërtetë. Ndodhi, apo jo? Dëgjoni.

“Qytetarët kinezë shkojnë në hotelin tuaj. Dhe pse shkojnë ata? Për të sjellë para, para për verë,” thotë Viktor Gjini.

Zëri tjetër është ai i një tjetri prej të dënuarve në këtë rast të veçantë, një qytetar kinez.

Ai thotë: “Në 41 vitet e jetës sime, nuk e dija kurrë se çfarë ishin drogat derisa shkova në burg. Atëherë mësova se çfarë janë drogat”.

A e dinit se këto para do të përdoreshin për të blerë drogë?

“E pamundur”.

Ajo që kam përshkruar mund të ishte skenari për një film, dhe kjo është pikërisht ajo që donim të bënim. Të bënim një film. Viktor Gjini u kthye në Evropë dhe përdori kontaktet e tij. Ai kishte nevojë për 100.000 dollarë nga mafia shqiptare për të hyrë në Kili pa u zbuluar.

Për ta bërë këtë, ai ia dha paratë një pale të tretë që telefonoi një qytetar kinez në Spanjë, i cili nga ana tjetër kontaktoi qytetarët kinezë në Kili në mënyrë që ata më në fund të mund t’ia dorëzonin shumën prej një milion dollarësh përfaqësuesit të mafies shqiptare në vendin tonë.

Si mund ta dinin ata se kush ishte kush nëse nuk ishin takuar kurrë? Kështu që, kur ia dorëzoi paratë Viktor Gjinit, atij iu dha një kod.

Personi që e priti në Evropë i kërkoi të nxirrte një kartëmonedhë dhe i bëri një foto. Pas kësaj, ai e detyroi ta griste dhe të mbante vetëm një copë me numrin serial.

Ai do t’ua jepte atë copë letër kinezëve kur të ishte në Santiago si shenjë besimi. Kjo, zonja dhe zotërinj, quhet Guajala.

“Ata kontaktojnë në Santiago, në hotelin Ibis. Z. Viktor Gjini i tregon atij kartëmonedhën e dollarit, ai i tregon foton dhe është me të vërtetë e njëjta; numri serial përputhet dhe paratë dorëzohen pa u thënë asnjë fjalë”, thotë prokurori.

Është e habitshme që çdo informacion që agjenti i fshehtë i dha Marinës dhe Karabineros (policisë kiliane) u materializua pikërisht siç ishte parashikuar.

Agjentët nga të dy forcat policore nuk e humbën kurrë nga sytë Viktor Gjini, një anëtar i mafias shqiptare, ndërsa ai ishte në vend.

Kjo kërkoi orë të tëra mbikëqyrjeje, një përpjekje që madje i lejoi ata të ishin të pranishëm kur shtetasi kinez mbërriti në hotel për të dorëzuar paratë që nuk u larguan kurrë nga Evropa, por mbërritën në Kili.

Nuk pati arrestime në atë kohë; ata duhej të gjenin fundin e saj.

Në qendër të Santiagos, financuesit kinezë u arrestuan. Ndërkohë, në një qendër tregtare në pjesën lindore të qytetit, Viktor Gjini ishte gati të takonte të njëjtin fat.

Sfida është e rëndësishme. Rreziqet e lidhura padyshim kërkojnë kujdes më të madh. Dhe sekreti është jetik në këto hetime. Pronari i vërtetë i drogës ishte shtetasi tjetër shqiptar. Pse? Sepse, bazuar në kërkesat ndërkombëtare për informacion nga Holanda, Franca dhe Belgjika, ky person tjetër dukej se ishte i lidhur ngushtë me mafien shqiptare. Dhe Viktor Gjini ishte krahu i djathtë, ose krahu operativ, i këtij individi të parë që ishte në Kili kur u takua me agjentin e fshehtë.

Emri i atij shtetasi shqiptar është Brian Dragoti. Ai kërkohet intensivisht, jo vetëm në Kili, por në të gjithë botën. Të gjithë të tjerët e përmendur në këtë raport u dënuan, duke e bërë këtë hetim dramatik goditjen e parë të madhe të Kilit kundër mafies shqiptare.

Në Vlorë, ky terrorizim i grupeve kriminale ndaj punonjësve të investitorit të vetëm Mabco Nga Behgjet Pacolli

Kjo që po ndodh në Vlorë, ky terrorizim i grupeve kriminale ndaj punonjësve të investitorit të vetëm Mabco (pronarit të 98% të kuotave), i cili është i ekspozuar me mbi 300 milionë euro në Vlorë, i inkurajuar nga vendime gjyqësore të përkohshme, joligjore dhe jokushtetuese, e ka zanafillën te veprimet e pamoralshme, të dënueshme, mashtruese dhe tradhtare të Valon Llukës.

Ai erdhi në grupin Mabetex, kaloi nëpër shumë funksione, u pasurua dhe në fund, pas 18 vitesh, tregoi fytyrën e tij të vërtetë dhe tradhtoi besimin që ia kishim dhënë.

Siç po e shihni, prej 9 muajsh jemi duke u përballur çdo ditë me trauma marramendëse, në kërkim të së drejtës dhe në përpjekje për të evituar më të keqen.

Tani po te drejtohem ty, A nuk të mjaftonte paga prej 30 mijë eurosh (me të gjitha të mirat e mirëkuptimin që kishe), por fute duart edhe te tjetërsimi i pronës që nuk është e jotja.

Si munde ta shesësh pronën e huaj? Kush të shtyu ta bësh atë? E bëre për një përqindje, ashtu siç të kishte premtuar partneri yt në këtë vepër kriminale, nëse do ta kryenit me sukses këtë akt të shëmtuar.

Ti falsifikove dokumente, vula dhe çdo gjë tjetër. Pse, para se ta kryeje këtë akt të shëmtuar, nuk erdhe të kërkoje ndihmë, si herët e tjera? Ndoshta do të të kisha ndihmuar. Pse e mbajte këtë akt të fshehur për më shumë se 5 muaj, derisa rastësisht e zbuluam, pse unë nuk kisha bërë asnjë hulumtim, sepse kisha besim tek ti?

Ti i përbuze të gjitha: përbuze bujarinë dhe shtëpinë time. Mos harro se drejtësia, herët a vonë, vjen si rrufeja.

“Gazetarët po përballen me kërcënime e presione”- Përfaqësuesi i OSBE-së, Jan Braathu: Liria e medias, themeli i demokracisë

Po mbahet këtë të hënë Konferenca për Mediat në Evropën Juglindore, organizuar nga Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias.

Gjatë fjalës së tij përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Medias, Jan Braathu theksoi se  liria e medias është e domosdoshme për demokracinë.

Më tej ai u shpreh se media e lirë është shumë thelbësore për një shoqëri të lirë e demokratike.

“Vetë gazetarët po përballen me rritje të kërcënimeve. Liria e medias është themeli i demokracisë. Gazetaria si e mirë publike është thelbësore. Është me rëndësi që të diskutohet lidhur me këtë çështje. Pas sigurinë nuk ka gazetarë të lirë, nuk ka media të lirë. Kërcënimet ndaj gazetarëve nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar”, u shpreh ai.

 

“Të forcohet transparenca dhe mbrojtja ligjore!”/ Ambasadori i OSBE në Tiranë: Gazetaria, institucion ku duhet të jepet llogari!

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, nga konferenca për Mediat në Evropën Juglindore theksoi rëndësinë e gazetarisë si një institucion që garanton llogaridhënien dhe transparencën në shoqëri.

 

Sipas Tarran, hapësirat publike në Evropë dhe më gjerë po marrin forma të reja, ndërsa sfidat për median po bëhen gjithnjë e më të përbashkëta. Ai vuri theksin edhe tek koncepti i sigurisë, duke deklaruar se sot ajo nuk lidhet vetëm me territoret, por edhe me hapësirat informative dhe publike. Duke u ndalur tek Shqipëria, Tarran tha se janë ndërmarrë hapa për përmirësimin e kushteve të punës së gazetarëve dhe rritjen e transparencës mbi pronësinë e mediave. Në përfundim, ambasadori theksoi se prania e OSBE-së do të vazhdojë të punojë për forcimin e rolit të gazetarëve dhe mbështetjen e lirisë së medias në rajon.

“Më vjen mirë që shoh një grup pjesëmarrës këtu, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe vendimmarrës. Tema e kësaj konference është në kohën e duhur, gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari. Hapësirat për publikun në Europë dhe kudo po marrim forma të reja. Ne shohim se sa të përbashkëta janë këto sfida. Rënia e besimit te institucionet, korrupsioni, janë pasoja që rëndojnë ndaj nesh. Përpjekjet tona duhet të koordinohen mbi baza demokratike. Duhet të mbështesim lirinë e medias, duke përmirësuar kuadrin ligjor, duke nxitur dialogun. Siguria sot nuk është çështje territoresh, por çështje hapësirash. Më lejoni që t’ju tërheq vëmendje te Shqipëria. Janë marrë masa për përmirësimin e punës për gazetarët. Pronësia e mediat, transparenca, detyrimet, janë përmirësuar. Komuniteti i medias në Shqipëri është aktiv. Zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe ata të angazhohen. Nevojitet për të forcuar transparencën dhe mbrojtjen ligjore. Gazetarët duhet të punojnë në kushtet më të larta dhe brenda etikës. Prezence e OSBE do të vazhdojë të punojë më shumë për forcimin e rolit të gazetarëve.”, tha ambasadori. bw

Vota për kandidatin e preferuar, votë për bartësin e listës!- Nga Florim Zeqa

 

Ditëve të fundit po vërej mbështetje të kandidatëve të caktuar nëpër rrjetet sociale! Madje kjo po ndodh prej figurave të njohura të ciët deri dje e kanë kundërshtuar bartësin/en e listës së caktuar, madje edhe e kanë etiketuar për tradhëti ndaj elektoratit…!

 

Mendohuni mirë para se të votoni

 

Me ose pa vetëdije, ata që e votojnë kandidatin e preferuar, në atë moment kanë votuar për bartësin e listës zgjedhore, ngase vota me automatizëm i shkon atij ose asaj!

Ky është një vakum i madh kushtetues i cili po përseritet në të dyja nivelet e qeverisjes (qendrore dhe lokale)!

Si rezultat i këtij vakumi, gjithnjë votat e partisë janë në përputhje me votat e bartësit të listës zgjedhore, por jo edhe me kandidatët e tjerë!

Kjo gjithnjë është vërtetuar me dallimin në votë mes bartësit të listës dhe kandidatit të dytë apo tretë, të cilët gjithmonë kanë mbetur pas me vota nga i pari në listë!

Andaj, bashkatdhetarë të dashur në Kosovë apo në Diasporë që ende nuk e keni vendosur për kë të votoni, mendohuni mirë, meditoni dhe më pas reflektoni me votë, ngase vota e juaj ka peshë jo vetëm në rezultatin zgjedhor, por, edhe në të ardhmen e vendit nesër!

Nëse vërtetë përqendroheni paraprakisht për një kandidat të caktuar, vota e juaj do të jetë me vlerë pavarësisht faktit se nga ju përfiton partia dhe bartësi i listës zgjedhore!

Megjithatë, ndryshimi vjen vetëm duke i votuar kandidatët më të mirë, në të kundërtën, votimi i emrave të ‘mëdhenj’ nuk sjellë ndryshim por vazhdimësi, përseritje dhe riciklim të figurave politike që kanë lëvizur nga njëri subjekt në tjetrin për perfitime personale e jo për të sjellur ndryshime substanciale në politik-bërjen kosovare!

Zgjedhni dhe votoni më të mirët

 

Edhe një rekomandim shumë i rëndësishëm për elektoratin kosovar, i cili rrallë ose fare nuk specifikohet nga KQZ-ja, se qytetarët nuk janë të obliguar që t’i votojnë 10 kandidatë në listën zgjedhore!

Mjafton të votohet edhe një kandidatë i vetëm, dy, tre, katër apo pesë, por jo domosdoshmërisht dhjetë siq është përcaktuar limiti i zgjeruar!

Sasia asnjëherë nuk e përcakton cilësinë, kurse cilësia ia rritë vlerën shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës nesër!

Andaj, zgjedhni dhe votoni më të mirët, votoni ata që mendoni që do të jenë zëri i juaj në Parlamentin e Kosovës, votoni njerëzit e pastër, atdhetarë, të devotshëm dhe të dëshmuar në aspektin kombëtar e jo ata që kthehen në pengje të liderëve partiak, për të shkaktuar kriza paszgjedhore dhe bllokada në Kuvendin e Kosovës!

Ngase pritet, që rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit do ta komplikojë akoma më tepër krijimin e institucioneve të reja, e të mos flasim për zgjedhjen e Presidentit, i cili do jetë një pazarë i vështirë politik për të evituar zgjedhjet e radhës për legjislaturën pasuese, të 12-n më radhë!

 

Kosova ka nevojë për stabilitet politik, për institucione të qëndrueshme dhe për lidership që e ka dijen dhe guximin për t’u përballur me sfidat e shumta që e presin në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtarë!

Dokumentet, ju lutem: Muzeu ushtarak gjerman ua ndalon hyrjen ukrainasve, rusëve dhe disa shtetasve të tjerë

Amos Chapple

 

Një muze i njohur ushtarak në perëndim të Gjermanisë po ua ndalon hyrjen shtetasve të 26 vendeve që Berlini i ka konsideruar se paraqesin “rreziqe specifike të sigurisë”.

Kufizimet e hyrjes në Muzeun Bundeswehr të Teknologjisë Gjermane të Mbrojtjes në Koblenz kanë hyrë në fuqi që disa javë, por lajmi për këtë rregull të pazakontë doli së fundmi në mediat ukrainase pasi një nëne iu ndalua qasja.

“Në hyrje na treguan një listë të vendeve që e kanë të ndaluar hyrjen”, tha gruaja në një postim në rrjete sociale, duke shtuar: “udhëtuam me fëmijët tanë për dy orë [për të arritur atje]”.

Një njoftim në faqen e internetit të muzeut, i datës 3 mars, thekson se vizitorët duhet të paraqesin dokumente identifikimi në hyrje.

“Për shkak të rregulloreve të sigurisë ushtarake”, paralajmëron njoftimi, “qasja në koleksion aktualisht u ndalohet shtetasve të vendeve të listuara në përputhje me nenin 13, paragrafi 1, pika 17 e Ligjit për Verifikimin e Sigurisë.”

Një njoftim në hyrje të muzeut në Koblenz me listën e shtetësive që e kanë të ndaluar hyrjen.

Një njoftim në hyrje të muzeut në Koblenz me listën e shtetësive që e kanë të ndaluar hyrjen.

Një anëtar i stafit të muzeut, i cili nuk pranoi t’i bëhej publik emri, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk mund të komentonte për ndalesën selektive, por theksoi se “nuk është rregulli ynë”.

Objekti i përket Bundeswehrit — forcave të armatosura gjermane — dhe, ndonëse është i hapur për publikun, është caktuar si “koleksion studimor i teknologjisë së mbrojtjes”.

Punonjësi i muzeut tha se kufizimi i hyrjes “është temë që është problem edhe për ne”, duke shtuar: “nuk dimë si ta menaxhojmë.”

Kristian Klinck, zëdhënës i degës së Bundeswehrit që mbikëqyr muzeun, i tha Radios Evropa e Lirë më 13 maj se objekti në Koblenz është menduar kryesisht si qendër trajnimi për t’i njohur punonjësit me pajisje ushtarake të huaja dhe vendore, dhe se është i hapur për publikun vetëm në një “kapacitet dytësor.”

Klinck shtoi se, “meqë shumica e armëve në koleksionin studimor nuk janë çmilitarizuar, koleksioni ndodhet brenda një Zone të Sigurisë Ushtarake”, gjë që sjell kufizime të mëtejshme sigurie.

Aeroplanë ushtarakë brenda sallës ekspozuese ushtarake në Koblenz.

Aeroplanë ushtarakë brenda sallës ekspozuese ushtarake në Koblenz.

Në përgjigje të një pyetjeje për shtetësitë që e kanë të ndaluar hyrjen në muze, Klinck e drejtoi Radion Evropa e Lirë te Ministria e Brendshme e Gjermanisë, e cila mban një listë të vendeve që konsiderohen se paraqesin rrezik potencial sigurie për Berlinin.

Versioni më i fundit i listës, i përpiluar në vitin 2022, përfshin Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Iranin, Pakistanin, Moldavinë, Afganistanin, të gjitha vendet e Kaukazit dhe të pesë vendet e Azisë Qendrore. Berlini nuk ka bërë publike ndonjë arsye specifike për përfshirjen e këtyre vendeve në listë.

Një pistoletë sovjetike nënujore e ekspozuar në muzeun ushtarak në Koblenz.

Një pistoletë sovjetike nënujore e ekspozuar në muzeun ushtarak në Koblenz.

Vlerësimet e fundit në Google për muzeun gjerman tregojnë se kufizimet e qasjes kanë shkaktuar skena të tensionuara në hyrje.

Një grua ukrainase u ankua në mars se “sinqerisht jam e tronditur”, duke shtuar: “Nuk e kam menduar kurrë se mund t’ju ndalohet hyrja në një muze bazuar në shtetësinë tuaj.” Gruaja pretendoi se ishte kërcënuar me armë gjatë një mosmarrëveshjeje me një roje sigurie.

Muzeu iu përgjigj vlerësimit me një yll, duke thënë se “askush nga stafi i sigurisë nuk do t’ju kërcënojë me armë…”

Muzeu ushtarak në Koblenz shtrihet në rreth 7.200 metra katrorë dhe mban një nga koleksionet më të mëdha të pajisjeve ushtarake në Evropë. Sipas faqes së tij të internetit, prej vitit 1982 më shumë se një milion njerëz e kanë vizituar këtë objekt.

35-vjetori i grevës së BSPSH- Berisha: Sindikatat u bënë mburoja më e fuqishme e pluralizmit! Grevistët me në krye Gëzim Kalanë qëndruan si heronj dhe fituan

I dashur z. Gëzim Kalaja, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Të dashur drejtues të BSPSH, të dashur të pranishëm, një përshëndetje kam për të gjithë ju, por edhe për miqtë tanë, vëllezërit tanë nga Kosova, nga Mali i Zi, që janë këtu të pranishëm për të nderuar një ngjarje të madhe në historinë e lirisë së shqiptarëve. Një ngjarje epike, e cila shënoi për Shqipërinë kthesën e madhe, dhe kjo ngjarje ishte pikërisht greva e përgjithshme e BSPSH. Shqipëria e vitit 1990 ishte vendi më i indoktrinuar në Evropë. Ishte vendi më i mjeruar në Evropë. Vendi ku diktatura vazhdonte e vriste në kufi të rinjtë pasi kishte hequr veprën penale të tradhtisë për largim nga Shqipëria. I ekzekutonte për shkelje të rregullores së kufirit. I ekzekutonte dhe i zvarriste trupat e tyre të njomë qyteteve për të terrorizuar.

Me 11 dhjetor, në një plenum për të shmangur skenarin rumun, siç thotë vetë, Ramiz Alia shpall pranimin e pluralizmit politik. Por vetëm pak ditë më vonë, 3-4 ditë më vonë, mblidhen këtu tek teatri i estradës në një mbledhje sekrete dhe u deklaron zyrtarëve të tij se që nga Lufta e Dytë Botërore gjer sot, këta që themeluan PD-në janë armiqtë më të rrezikshëm të Shqipërisë. Por, ndonëse në hapat më të para politike, dy vendime kanë qenë epike, them unë, të asaj kohe.

Njëra ishte, më 18 dhjetor, themelimi i gazetës opozitare Rilindja Demokratike dhe themelimi i Sindikatave, të cilat u shndërruan në mburojë, me shpejtësi të rrufeshme, në mburojën më të fuqishme, më të pamposhtur të foshnjës që lindi më 11 dhjetor, pluralizmit politik shqiptar. Ishin sindikatat, të cilat u krijuan si një ortek dhe u kundërvunë me forcë e vendosmëri skenarit të Ramiz Alisë, i cili kishte përcaktuar zgjedhjet tre muaj më parë se të pranonte pluralizmin.

Kishte përcaktuar shkurtin si muajin e zgjedhjeve, në një kohë kur PD që do merrte pjesë, nuk ishte krijuar akoma përtej Tiranës dhe pak qyteteve. Por sindikatat nuk e pranuan këtë skenar të Ramiz Alisë dhe për hir të të vërtetës, Valiasi i shndërrua në kryekështjellën e qëndresës, e shpresës, e rezistencës së shqiptarëve. E detyruan diktatorin të shtyjë datën e zgjedhjeve dhe të plotësojë kërkesat. E vunë në panik të plotësojë kërkesat. Beteja vazhdoi.

Regjimi i Tiranës bashkërendoi me intensitet të gjithë veprimtarinë me regjimin e Beogradit. Sllobodani dhe Ramizi shkrinë në një shërbimet e fshehta, me çdo kusht të mbanin njëri-tjetrin. Por këto nuk ishin planet e PD dhe BSPSH. Zgjedhjet e 11 marsit, partia shtet i festoi me gjakun e të rinjve në Shkodër, me gjakun e katër martirëve dhe plagosjen e 87 qytetarëve rrugëve të Shkodrës në një masakër që Shkodra nuk e ka njohur as në pushtime të egra.

Në Tiranë u vendos i njëjti kryeministër i dalë nga grushti i shtetit të Këshillit Presidencial, Fatos Nano si sfidë absolute ndaj forcave demokratike. Por BSPSH kishte axhendën e tij, dhe pikërisht në momentin kur diktatura komuniste mendoi se do përdorte zgjedhjet tashmë pluraliste për të konsoliduar pushtetin e saj, Sindikata u hodh në sulm, u hodh në betejë. BSPSH, i udhëhequr nga Gëzim Kalaja dhe bashkëpunëtorët e tij, shpallën grevën e përgjithshme, më të madhe në historinë e kombit.
300 mijë punëtorë në të gjitha skajet e vendit mbështetën grevën. Dhe për t’i prirë grevës presidenti, me një grup bashkëpunëtorësh të afërt, zgjodhi grevën e urisë.

U ndry në grevë urie në mos gabohem pak ditë më vonë. Miq, unë e kam takuar me qindra e qindra herë Gëzim Kalanë, por unë edhe tani që e kam këtu përpara, dhe sa herë e takoj dhe sa herë më kujtohet, kam para syve të mi në memorien të pashlyer përjetë Gëzim Kalanë e galerisë qindra e qindra metër thellë në grevë urie me ballë të lidhur, tek luftonte si luan, si hero i vërtetë me 17 bashkëpunëtorë, 17 heronj, për të gjunjëzuar. Ishte një betejë e papërsëritshme. Një betejë heronjsh. Betejë që u fitua. dosja.al


Send this to a friend