Përpiqu ta vlerësosh botën e gjymtuar.
Kujto ditët e gjata të qershorit,
dhe luleshtrydhet e egra, gllënjkat e verës, vesën.
hithrat që pandërprerje mbulojnë
shtëpitë e braktisura të të mërguarve.
Duhet ta vlerësosh botën e gjymtuar.
I ke parë jahtet dhe anijet moderne;
njëri prej tyre kishte një udhëtim të gjatë për të bërë,
ndërsa të tjerët i priste harresa e fshehur.
I ke parë refugjatët të shkojnë gjëkundi,
I ke dëgjuar ekzekutuesit të këndojnë nga gëzimi?
Duhet ta vlerësosh botën e gjymtuar.
Kujto çastet kur ishim bashkë.
në një dhomë të bardhë dhe perden që luhatej.
Kthehu dhe kujto koncertin ku vlonte muzika.
Ti mblodhe lende dushku në park në vjeshtë
dhe gjethe që bënin shtjellë mbi tokën e plasaritur.
Vlerësoje botën e gjymtuar
dhe pendën e hirtë që një zog mullibardhë humbi,
dhe dritën e butë që humbet dhe zhduket,
pastaj kthehet.
Komentet