Deputetja e PD, Ina Zhupa shprehet se narko-eurot janë futur në investimet strategjike, sipas saj, duke betonizuar dhe shkatërruar vendin. Gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, Zhupa tha se turizmi i ekselencës, togfjalëshi që dominoi si pretekst për të miratuar ligjin 21/2024 për zonat e mbrojtura, që ka kufi vetëm qiellin; mund të ndërtosh kudo me një leje nga KKT, praktikisht nga Edi Rama.
“Ky ligj ka cenuar rëndë parimet kushtetuese të mbrojtjes së mjedisit dhe ka hapur rrugën për zhvillime intensive ndërtimore e turistike brenda zonave të mbrojtura, duke dobësuar mekanizmat e kontrollit dhe mbikëqyrjes mjedisore”, tha Zhupa.
Deputetja demokrate shtoi më tej se për herë të parë, edhe raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ka kërkuar shprehimisht shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”. Në pikën 46 të raportit theksohet se këto ndryshime “lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe transferojnë kompetenca kyçe të qeverisjes dhe vendimmarrjes te Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar kështu mbikëqyrjen mjedisore”.
Fjala e plotë e Ina Zhupës
Turizmi i ekselencës, togfjalëshi që dominoi si pretekst për të miratuar ligjin 21/2024 për zonat e mbrojtura, që ka kufi vetëm qiellin; mund të ndërtosh kudo me një leje nga KKT, praktikisht nga Edi Rama. Ky ligj ka cenuar rëndë parimet kushtetuese të mbrojtjes së mjedisit dhe ka hapur rrugën për zhvillime intensive ndërtimore e turistike brenda zonave të mbrojtura, duke dobësuar mekanizmat e kontrollit dhe mbikëqyrjes mjedisore.
Për herë të parë, edhe raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ka kërkuar shprehimisht shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”. Në pikën 46 të raportit theksohet se këto ndryshime “lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe transferojnë kompetenca kyçe të qeverisjes dhe vendimmarrjes te Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar kështu mbikëqyrjen mjedisore”.
Ky qëndrim i institucioneve europiane provon qartazi se ligji bie ndesh jo vetëm me interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive natyrore kombëtare, por edhe me standardet dhe detyrimet që Shqipëria ka në kuadër të integrimit europian.
Ndërkohë që Bashkimi Europian forcon politikat për mbrojtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, qeveria shqiptare ka zgjedhur të liberalizojë ndërtimet dhe të favorizojë interesa klienteliste në dëm të mjedisit.
Më 14 maj 2026, pas raportit të Bashkimit Europian, kam depozituar nismën për shfuqizimin e ligjit, siç e kërkon BE-ja, siç e kërkojnë protestuesit prej 111 ditësh në shesh, por mazhoranca ende s’e ka futur në shqyrtim.
Pritet ta bëjë një gjë të tillë ditët në vijim, ku edhe është shprehur kryetari i grupit, zoti Balla, që do të votojnë kundër nismës për shfuqizimin e ligjit, edhe pse e kërkon Bashkimi Europian.
Interesi është i qartë: janë premtimet dhe projektet e dhëna nga kryeministri në zonat e mbrojtura, si Zvërneci, Karavastaja, Dajti, Butrinti etj.
Është i vetmi kryeministër në botë që ka botuar një libër me planin e kokës së tij dhe klientëve të zgjedhur nga ai se si do të ndërtohet në vend, ku dhjetëra janë në zona të mbrojtura.
Është ky libri këtu, “The Albanian Files”. Janë 523 projekte të afishuara nga studiot. Deri tani, 57 projekte janë ndërtuar, 53 po ndërtohen, 47 presin lejen, ndërsa fati i shumë të tjerave nuk bëhet i ditur.
Miliona metra katrorë ndërtim, në Tiranë dhe zonat më të lakmuara të bregdetit, nga veriu në jug.
Në 41% të projekteve nuk përmendet fare porositësi, gjithçka në kurriz të shqiptarëve dhe të ligjeve dhe standardeve të transparencës, llogaridhënies dhe konsultimit publik që kërkon Bashkimi Europian.
Ligji i Investimeve Strategjike u paraqit si një instrument për të sjellë kapital, investitorë seriozë dhe zhvillim ekonomik. Por pas tij shfaqen miliona metra katrorë tokë, dhjetëra mijëra metra katrorë ndërtime dhe projekte me vlera marramendëse.
Vetëm sipas të dhënave të publikuara për projektet strategjike, bëhet fjalë për rreth 5.8 milionë m² tokë të vënë në dispozicion të projekteve strategjike.
Disa shembuj konkretë:
Zvërnec – Artur Shehu: sipas dosjeve të raportuara nga Faktoje dhe Reuters, Artur Shehu është nën hetim nga SPAK për dyshime që lidhen me trafik narkotikësh, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh pronësie; ai i mohon akuzat. Në zinxhirin e shoqërive që lidhet me zhvillimin në Zvërnec, “Zvërnec South Adriatic Development” raportohet se kishte kapital fillestar vetëm 5 milionë lekë.
Drymades Beach Resort – Blue Bay: një investigim i INA-s raportoi se kompania kishte 100 lekë kapital në para, ndërsa pjesën tjetër të kapitalit e kishte deklaruar në natyrë, në formën e tokës; projekti strategjik kishte vlerë të deklaruar 6.3 milionë euro dhe financimi i garantuar nga Fibank ishte 800 mijë euro.
Marina Hills – Finsec Development: kompania ishte themeluar me 1.2 milionë lekë kapital, ndërsa projekti deklarohej 450 milionë euro; sipas investigimit, ishte paraqitur konfirmim për 160 milionë euro financim, duke lënë një diferencë shumë të madhe për t’u shpjeguar.
Ky mekanizëm është përdorur për të futur para me origjinë të dyshimtë në ekonominë shqiptare, atëherë nuk kemi më përpara thjesht një problem me një ligj investimesh dhe betonizimin dhe vjedhjen e pronës publike. Kemi një problem me vetë modelin ekonomik të narko-shtetit dhe përdorimit të narko-eurove.
Bashkimi Europian nuk mbështet aferat korruptive dhe narko-eurot që fshihen me pretendimin e zhvillimit të turizmit, mjedisit dhe, medemek, procesin e integrimit.






Ky Cercizi ka qene spiun i sigurimit.
Çerçiz Loloçi ma avash more shokè! Kadare si shkrimtare eshte shume i mire , por jo atje siç mundohen ta bejne !Si Atdhetar eshte me vite drite larg Gjergj Kastriotit dhe Nene Terezes! Kadare ka nje cilesi dalluese, eshte intelektual shume servil , si ne regjimin komunist, si ne regjimin e korrupsionit post-komunist ( bijet e tyre). Ka perfituar dhe perfiton vetem previlegje nga rregjimet komuniste -post komuniste te korruptuara, gjithnje ne kurriz te liris dhe te drejtave te shqiptareve , nje intelektual nuk mundet te shkelqejne ne mizerjen e nje kombi te varfer duke mbyllur gojen. Prandaj pasaporta e Tije eshte leter bakalli me ngjyre te kuqe e firmosur nga Krimineli Gramoz Ruçi! Eshte “ligji” shqiptare, servilizmi shperblehet me poste te rendesishme si ambasadore ne OKB, çmime ,pensione speciale etj,etj! Fatos Lubonja ka mendimet e tija majtiste qe kane sjellur pasoja te pa llogariteshme njerezimit , por mbetet nje intelektual i rrespektuar , per te cilen ka paguar nje çmim human shume te rende!
O zot! Na jep fuqine qe te durojme dhe te mos hyjme ne diskutime me trapa si ky HOOK! Ky asgje nuk e thote ne perputhje me logjiken e thjeshte. Skenderbeu eshte Heroi Kombetar i shqiptareve, bota e njeh emrin dhe vepren e tij, dhe me kete rast na njeh edhe ne shqiptaret; Shen Tereza e Kalkutes (Nene Tereza e Kalkutes), nobeliste, njihet nga bota per perkushtimin e saj ndaj te varferve dhe te semureve ne lagjet e varfera te Kalkutes, dhe duke qene se ajo nga gjaku eshte shqiptare, bota me kete rast i njeh dhe shqiptaret; Ismail Kadare eshte nje shkrimtar shume i njohur ne bote, permes veprave te tij te perkthyera ne shume gjuhe te botes, te shitura e te lexuara nga dhjetera e qindra milione lexues nga mbare bota, e meqenease ai eshte shqiptar, me kete rast njihet dhe Shqiperia dhe ne shqiptaret e tjere.
Per te tre keta perfaqesues te kombit tone, ne duhet te jemi krenare, dhe bile te mburremi qe jemi bashkjekombas me ta.
Unë Kam ndigjue se Kristo Lubonja,baba I Todi Lubonjës e gjyshë i Fatos Lubonjës ka qen kryetar lagje NË Tiranë DHE NË kohën kur incuzicioni Komunist ushtronte GENOCID NË Tiranë, Kristo I ndjer mbahet mend SE NË lagjen ku udhëhiqete Ai nuk kishte pasunArestime Sikur NË lagjet e tjera.Këto mi ka thanë Jonuz Blakqori,Profesor i Normales së Elbasanit,Profesor I Orientalistikes NË Romë .antar i Organizatës Bashkimi,shok I Qazim Komonit,Bedri Pejanit dhe shumë e shumë organizata Patriot që tani nuk më kujtohen?