Përjetime shpirtërore nga vargu magjik të Ylfete Osamni në përmbldhjen poetike “Ujëvara e kujtimeve”
Poetja kosovare tashmë e njohur për lexuesin e poezisë bashkëkohore shqipe Ylfete Osmani ka bërë nam dhe zë në krijimtarin e saj prej vargut të artë me të cilin ka hy thellë në mendjen dhe shpirtin e lexuesit të saj me vargjet lirike, të cilat rrjedhin lirshëm dhe krijojnë një ndjenjë shpirtërore tek lexuesi i pasionuar pas poezisë.
Kur u rekemi shtigjeve të dashurisë, të jetës, të punës, këtu kemi vargun i cili paraqet dashurinë në format e saj me të buta por edhe me të ashpra kur është fjala tek dashuria dhe mërgimi, tek ndjenja per atcdheun, bashkëkombasin, kohen e shtrigave, helmimeve dhe vuajyjet e rinise sone nen thundren e okupimit. Autorja e cili ka një përvojë në lamin e peozisë na vjen para nesh me një tufë poezishë në librin e saj të radhës ” Ujëvara e kujtimeve” duke i hymnizuar vlerat e jetës, punës, atdhedashurisë dhe dashurisë.
Nga ajo që prezentohet në këtë libër, kuptojmë se këtu na paraqitet ndjenja e dinjitetit personal duke prezentua ate çka ai ndjen dhe mabanë në shpirtin e saj autorja dhe me një stil të veçantë bënë përshkrim të gjithanshëm të gjërave të cilat do i hasim në jetën e përditshme.
Poezia e dashurisë në pamje të parë është si një përrallë e përjetshme. Është poezia një “instrument” për çlirimin e shpirtit dhe shkarkimin e ndjenjave, kjo mvaret nga ai që e perjeteon dhe din ta lexoj poezinë dhe ta ndjej në shpirt dhe menjde poezin e Ylfete Osmanit. Poezia e këtij vëllimi poetik është përplot me përjetime të vërteta, ndjenja shpirti, me ndjenja të zjarrta që shpërthejnë nga brendia e shpirtit e që shprehen fuqimisht në vargun poetik. Kjo vërehet që në poezia e parë “Ujëvara e kujtimeve” të vëllimit, nga e cila poezi edhe merr titullin përmbledhja.Kur poetja fillon me:
Eja, le të udhëtojmë se bashku
Në tokën që vetveten përtrinë
Atje ku vetëdija jonë merr flatra
Fuqia jote merr krahë n`fluturim.
Në këtë kontekst do ndalemi në përmbajtjen e poezive të këtij vëllimi që kryekëput kanë një përmbajtje ku shprehen ndjenjat e mbrendshme dhe ato përmes një vargu i cili, është aq i zjarrtë sa edhe poezinë e benë shumë të vrullshme dhe të ndjeshme kur kemi të bëjme me ndjenjat e njeriut e këtu lexuesi nga ajo që lexon dhe ndjen gjendet në rrugën që ka si finalitet shkrirjen me qenjen kur depërton në një rrugëtim të përjetshëm nga ajo që ndjen në shpirt, sikur poetja shprehet tek poezia me titull “Mendime”:
Nganjëhere mendimet i dua
Si vargjet që shkruhen në letër
Të ish e mundur do t`i thurja
Një nga një të gjitha në sekondë
Cdo moment, cdo gjest e cdo fjalë.
Këtu, në përmbledhjen ” Ujëvara e kujtimeve” dashuria nuk mban shenjat e një misteri te mendum, por ajo fanitet konform rregullave transparente sipas të cilave, pas ndjenjave tona fillojnë ëndërrat tona që në kopshtin e dashurisë e ku poetja me një ndjenjë filozofike e përshkruan dashurinë në poezinë e saj te poezia“Kopshti i dashurisë” kur thotë:
Atëbotë ëndrra ime fshihej nëpër shkronja
E jotja ëndërr ishte udhetim pas ylberit
Dhe pse atje s`mbërrij dot, ti e dije
Në kopsht lule pranvere cdo herë do mbillje
Fletër natyrshëm, bukur celin ne cdo stinë
Ëndrrat tua preheshin në atë drithërim.
Por autorja me një sens majft të qelluar ndalet dhe në vargjet e saja përshkruan egzistencën e dashurisë si një mall sepse ajo egzisoton cdo kund, në tokë, në zemren e njeriut banon ajo sepse ajo është hyjnore dhe se ajo është një sherim për pleqërinë, sheron palgë, sheron zemra të thyera e të helmuara kur poetja tek poezia “Dashuri e mall” thotë:
Nëse egziston dahsuria e vërtetë
Duhet të jetë pa kushte, pa faj, pa mëkat
Të jetë pa hile, pa mëri, pa kufi
Nëse dashuria ekziston në tokë
E tillë vec bë një zemerbanon.
Autorja është ajo e cila kthen mendimet e saja në të kaluarën kur ajo ka qene adoloshqente dhe ka përjetua të gjitha ato të liga që rina jonë perjetoj gjatë kohës së sundimit barabar të barbarëve sllav në trojet tona ku për bukuri e përshkruan shtrirjen e shtrigës së ligë mbi trojet tona kur thotë tek poezia “Fluturimi i mëllenjave”:
Krahët e zinj në atë stinë dimir
Lëndinën e dahurisë paralajmeruan
Për një dhjetëvjetësh të paharruar
Të mabj breza të bashkuar.
Bjeshkët e larta të një gadishulli
Mbretërisë serbe i rrinin mbi kokë
Atje ku banojnë shqiponjat,
Penda bashkonte në tokë.
Duke vazhduar me poezinë briljante “Pranverë e helmuar” e që përshkruan në menyrë kronologjike ato ngjarje tragjike të shkollareve tanë, të të rinjëve tanë që ishin të përditshme në jetën e rinisë sone nën thundrën e okupuesit:
Në qytet, në shkollë, në rrugë,
Një pranverë e helmuar të shpërndfahet pat filluar
Ato ditë sheshin e shpërndau edhe në banka mësonjhëtor
Mantel badhet me nxitim nga katër anët i vëshuan
Të alivanosur për të bartur nxënës shkolle të helmuar.
Por qendrimi i autorës është madhor, është ai varg që shpreh ndjenjen dhe qendnirmin stoik të njeiut tonë, të të riut, dhe secilit që përjetoi ato kohë. Kë e përshkruan për mrekulli në vargune peoozisë “Unë mbijetoj” kur autorja ngre zërin dhe thotë:
Sa më shumë që
Më urren “shiftar” më quan
Të pengoj pse ekzistoj
Pse flas, pse dëshiroj
Të pemgon pse di të shkruaj
Njeri me bisht,
…
Të zemron, qeleshja ebardhë
Shkaba n`flamur, e folura shqip
S´e duron historinë, as njerëzinë.
…
Por, unë
Pa pardon
Rritem, majë kodrës së diellit…
Por poetja ndjen në vargun e saj pas gjithë këtyre katrahurave që populli ynë përjetoi me shekuj se “Pranvera ka mbërri” kur thotë te poezia e saj “Rikthimi”:
Në stacionin e trenit
Pranvera ka mbërri
Pëllumbat e bardhë lajmetaët e lirisë
Lule, përqafime njerëzis, brohoritje
Gjithcka duket e bardhë
Atë ditë rikthimi.
Dhe me penën e saj të artë autorja i këndon lirisë së shumë pritur me vite duke pershkruar ate si një ndjenjë pa kufi në shpirtin e njeriut zemer mirë kur thotë tek poezia !Kur je i lirë”.
Deri në qiellin pa re mbërrin
I lirë si ansjehere më parë
Nën hijen e dashurisë pa kushte
Që zgjedh njerëz me shumë zemër për të bekuar.
Një përmbledhje poetike me vargje lirike që autorja i këndon dashurisë, vuajtjes, robërisë, lirisë, atdheut e që mendoj se lexuesi i poezive të Ylfete Osmanit do ndahet i këmaqur nga ajo që do ndjen dhe përjetoi nga ky varg i saj magjik.