VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Perdhunime nëpër birucat e Sigurimit janë bërë për të thyer rezistencen e ndonjë ish të burgosure – Nga Lek Mirakaj

By | December 3, 2017
blank
3 Comments
  • author avatar
    Edison 4 years ago Reply

    Respekt per punen e Kastriot Dervishit, por me vend kritika e Z.Lek Miraka. Duhet me teper takt ne menuren si paraqiten faktet. Ndryshe veç se sgerdhirjes se krimineleve dhe bijeve te tyre , pjesa tjeter eshte lendim per viktimat e te aferm te tyre.

  • author avatar
    Anonymous 4 years ago Reply

    Po perse duhet tua lehtesojme krimet krimineleve ,duke perdorur raste sporadike te perdhunimit te vajzave apo grave viktima te burgosura ,kur nje dhuna e tmerreshme ndaj femres shqiptare u ushtrua ne pune ,kudo ,zyrtare bisha drejtore ,kruetare ,brigadiere te cilet kishin ne dore ,rroga dhe punesime ,i benin me shkembime ose detyrime morali ,ose punet e rendomta qe benin grate pamvaresisht fuqise fizike te tyre ,ato kane mbajtur peshen kryesore ne te gjithe sektoret e puneve te veshtira ,fabrika uzina kooperativa .leja e lindjes ishte vetem 6 muaj dhe pushime skishte asnje dite ne jave ,i gjithe kombi u perdhunua nga nje kaste e vogel monstrash

  • author avatar
    alfi 4 years ago Reply

    te vjen peshtirer te jeshe pjese e kesaj shoqerie perverse qe eshte bere sot ne shqiperi, ku per 2 para te hedhura nga propaganda amerikane zhgerryen pa breke e nxjerrin lloj lloj historirash monstuoze qe edhe nje njeri pa shpirt do prekej dhe do e urrente me pasion ate sistem po ashtu edhe ata qe me ndershmeri punuan per ate sistem. kaq poshte kane rene sa te thone qe komandanti i kampit te tepelenes perdhunonte cdo nate nga nje vazje te re dhe te bukur. 4 vjet ka qendruar hapur ai kamp 4 vjet nga 365 dite viti i bien 1460 vajza. turp per shpifjet e ndyra. komandanti i kampit ngriti zerin qe kushtet e ketyre njerezve te permiresoheshim ne maksimumin e mundshem per ate kohe. kane 28 vjet qe i bien rrethrrotullimit verdalle e akoma flasin per kohen e komunizmit, per ti mbajtur shqiptaret larg problemit real qe po jetojne sot. copetimin e shqiperise perpapra syve te tyre. jane vrare vrare e perdhunuar me shume njerez gjate 28 viteve ”demokraci” se ne 45 vjet komunizem. turp turp turp per kete shqiperi dhe keta njerez sot. njerez qe thone pa ditur te historine nuk shkojme dot perpara , njerez qe thone qe skenderbeu ka qene gay dhe luftetar i kristianizmit, dhe qe i hidhet carcaf kur vendin e viziton presidenti turk. njerez qe thone qe avni rustemi ishte terrorist dhe qe esat pasha eshte hero kombetar….etj etj etj. TURP.

Komentet

blank

Mësuesja Ferial Vasili i përgjigjet nxënëses së saj: Ti do të kesh vendin tënd tek unë për sa kohë jeta do të vazhdojë

Dikur Elida Buçpapaj ishte nxënëse në gjimnazin Sami Frashëri. Në një kohë shumë të hidhur.

Që fëmijë kishte përjetuar vuajtje të shumta dhe dukej sikur jeta e saj ishte futur në një tunel pa fund nga ku nuk dukej drita.

Por mësuesja e saj e letërsisë Ferial Vasili ishte drita!

Elida Buçpapaj nuk e harron kurrë Ëngjëllin e saj Mbrojtës,

i është mirënjohëse në pakufi, i ndihet gjithmonë në borxh mësueses të saj të letërsisë dhe i dedikon një përkushtim.

Mësuesja e saj i kthen përgjigje me anë të një letre të shkruar me dorën e saj, të cilën po e përcjellim tek lexuesit:

 

E dashur Elida,

Duke lexuar shkrimin tënd mendova që metaforat hiperbolizuese nuk më përkasin, sepse po ta lexonin ish mësuesit e mi dhe pedagogët si Sh. Demiraj, S. Spasse, F. Gega, M.Pandu, V.Luarasi, Babameto, Xhaxhiu etj (ndjesë për ata që s’po përmend) njëri më i mirë nga tjetri, do të më thoshin se kam bërë vetëm detyrën, që sipas pedagogjisë që më kanë mësuar, mësues quhet ai që jep jo vetëm dije, por edhe edukon dhe formon normalisht atë brez që do të marrë fatet e kombit në dorë.

Edhe me ty e dashur Elida, jam përpjekur që të jap një kontribut sado të vogël në ato kohë aq të vështira.

Të uroj gjithë të mirat ty dhe familjes. Janë me fat që të kanë.

Ti do të kesh vendin tënd tek unë për sa kohë jeta do të vazhdojë.

VO Kam vetëm një celular të thjeshtë, sepse më ka pëlqyer që njeriu të mbetet njeri, prandaj e kam hedhur në celularin e djalit tim.

                                                                                                                                                                                               Ferial Vasili

 

 

blank

 

Me rastin e 7 Marsit – Kushtuar Ferial Vasilit, Mësueses time të letërsisë në Gjimnazin Sami Frashëri Nga Elida Buçpapaj

blank

BETEJA E “TARGAVE” DHE SYTË E UJSHËM… – Nga REX KASUMAJ

22 shtator, Berlin
Një diskurs politik është përndezur si rrallëherë!
Kampet, tashmë, janë të njohura: qeveria m’një anë dhe, përballë, flegrat opozitare me shpurën e tyre mediale.
Por nëse kampet janë po ato, të vjetra sa dhe thellësia e tyre, një teh i mprehtë i ndan jetikisht.
I pari, anise nuk është gjithçka në dorën e tij, përpiqet të fuqizojë ledhet e shtetit matanë të cilit kërcëllet dhëmbët e prishur Serbia e dytë e Sllobodanit.
I dyti, ndërkaq, pret sehirshëm e fërkon duart. Një gëzim negativ, i lig dhe, i tillë, krejt fajtor pllakosë shpirtin e tij politik: presin disfatën e “targave”!
S’prish aspak punë që disfata e “targave” poentifikohet disfatë e Shtetit dhe Republikës!
E shtetit, pra, sepse cënohet ose paragjykohet keq aftësia shteformuese dhe errësohet udha drejt subjektivitetit ndërkombëtar të tij.
Dhe Republikës, sepse ligjet pozitive e, poaq, morali kombëtar ndalojnë, kudo botës së lirë, aninim e fshehtë a publik, madje njëshbërjen me armikun kujdestar të saj!
Ai nuk bëjnë medialistët, disa prej tyre, zëdhënësin e Dedinjes?
Përtej akoma, marrin përsipër, një Zot e di për ç’llogari, t’i mësojnë Vuçiqit dobësitë e palës shqiptare: planet, fuqinë, kufizimet, plasaritjet në oborr, frontin e dëshirimit fatkeq apo numrin e Ballabanëve dhe idhtësinë e tyre..!
Qentë lehin ku hanë, thotë një fjalë lapidare e popullit.
Por ja që, kohët, këto kohët tona shqiptare, e kanë moderuar atë: tani hanë në shtëpi e lehin në fqinjësi!
Por shtetësia e Kosovës, kryerja e saj, është e pakthim.
Për interesin e shqiptarëve dhe mërzinë e të tjerëve: armiq të huaj a sytë e tyre të ujshëm mes nesh që nuk do shitojnë më kurrë!
r. k.
blank

“Një monument të madh i ngrita vetes” – Nga SHABAN MURATI

(Nuk është Pushkini)

“Nga kjo tribunë e lartë ju jap lajmin e gëzuar se Shqipëria ka ndërtuar bazën materialo-teknike të komunizmit, të cilës tani në përshtatje me rrethanat e reja ndërkombëtare i kemi vënë emrin “Ballkan i hapur”. Le të gëzonet i gjithë populli shqiptar, sepse me “Ballkanin e hapur” e sotmja është e shkëlqyer dhe akoma më e ndritur do të jetë e ardhmja! Le të gëzonen sidomos fermerët e Konispolit, që do të eksportojnë prodhimet pa doganë, sepse edhe Greqinë do ta fusim sëshpejti në “Ballkanin e hapur!”.
-Nga fjalimi programatik i Udhëheqësit të dashur të Partisë dhe të popullit në seancën e parë plenare qeveritare të Kuvendit Popullor. Duartrokitje të stuhishme dhe thirrjet “Rroftë Federata Ballkanike!”, “Rroftë miqësia e pavdekëshme shqiptaro-serbe!”. Në fund këndohet himni panballkanik “Internacionale do të jetë Ballkani i ri”.
Monumenti u ngrit! Oi!

blank

Kjo nuk është opozitë e qeverisë, por opozitë ndaj shtetit – Nga REX KASUMAJ

Shtator 2021, Berlin
NJË KLASË QË PËRMBYTET…
Sa keqardhje e deshpërim.
Fundbotshëm e tillë.
Si është e mundur?
Sepse nuk shohim të ndodh askund rrotull nesh.
Ndaj, më drejtë, madje krejt drejtë, do fliste Rada (Trajkoviq) për targat, se Gashi (Arben) apo, më saktë, gashët e krejtshpluar të opozitës.
Në fakt, e kriminalizuar në kufi të trathtisë, kjo nuk është opozitë e qeverisë, por opozitë ndaj shtetit.
Shteti, që këtej, s’është ëndrra e vuajtur a rrethnaja e tyre e lirisë. Është, thjeshtë, mjeti dhe gjasa fatligë e kamjes.
Përtej akoma, duke qenë pjesë e korrupsionit transnacional, ata godasin vetë themelet e ekzistenciale të tij!
Dhe populli zgjedhor, anise çorientohej lodhshëm gjatë, ka identifikuar tashmë shenjat kthjellore në horizont: rrënimtarët e interesit publik dhe gardianët e tij idealistë!
Dialektika e historisë, apo ata që pëlqejnë këtë referencë, edhe Bibla flet diku për një kohë që jepet njëherë. Një të vetme herë.
E konsumuar, ajo nuk përsëritet dot kurrë më kësobote…
R.
blank

Literaturë për miqësinë shqiptaro-serbe – Nga SHABAN MURATI

 

“Bashkimi i të gjitha tokave serbe në Ballkan nën çatinë e një shteti të vetëm është i paevitueshëm.

Është vetëm çeshtje kohe, kur do të hapet dritarja e mundësive.

Situata e brendëshme politike në Serbi e lejon këtë që të realizohet: Vendi ka presidentin e fuqishëm Aleksandër Vuçiç, i cili synon që të jetë udhëheqësi kryesor i Ballkanit”. -Oleg Bondarenko, Drejtor i “Fondit të Politikës Progresive”, Moskë, dhe i medias së posaçme qeveritare ruse për Ballkanin “Balkanist”, në 15 shtator 2021.

blank

Skandali i Ramës, i padëgjuar- Bëri një akt të lig kombëtar kur rrëzoi gurë mbi Kosovën – Nga REX KASUMAJ

Fokus
14 shtator, Berlin
Rama, ky pusht i ndyrë, shalon tutje atin e shërbesës për Serbinë.
Bëri një akt të lig kombëtar kur rrëzoi gurë mbi Kosovën, ndaloi median e saj, e, njëkohësisht, ushtroi vandalizëm diplomatik në sy të Zonjës Angelë dhe botës.
Kushedi ç’do të ketë thënë më vete Mysafirja e lartë: një Premier narkoman ose tribalist i pangjashëm në Europë!
Jam i bindur se, së paku për manire a taktikë, këtë poshtërsi nuk do t’a bënte as Vuçiq në Belgrad.
Atje Zonjën e Europës do t’a priste me buqetë lulesh vetë Presidenti, kurse në Tiranë doli në pritje vetëm O. Xhaçka, një nivel i ulët ministror.
Po kush është ky pis bastard, i patakt e i pakulturë që të mos dalë në Aeroport për t’i bërë nderet solemne Kancelares së Gjermanisë?
Mjerë Shqipëria kish i prin e flet në emër të saj!!!
blank

Ende nuk kanë kërkuar falje për krimet e baballarëve dhe japin mësime demokracie nëpër ekrane – Nga SHABAN MURATI

 
Cinizëm demokratik
1. Çfarë emri mund t’u vesh atyre bijve të ministrave të diktaturës, të anëtarëve të Komitetit Qendror të PPSH, të sekretarëve të parë të partisë në rrethe, të kryetarëve të degëve të punëve të brendëshme, të gjykatave të diktaturës, etj. të cilët ende nuk kanë kërkuar falje për krimet e qeverisjes së baballarëve të tyre, dhe na velerisin sot nëpër ekrane duke molloitur dhe filozofuar përnatë se si duhe të jetë demokracia dhe shoqëria shqiptare.
2. Nuk e di nëse ju ka ra në sy që qeveritë demokratike të tranzicionit shqiptar nga dy grupe të persekutuarish: grupi i luftës së klasave dhe grupi i luftës për pushtet brenda nomeklaturës së lartë komuniste, preferuan t’u jepnin poste qeveritare vetëm grupit të të persekutuarve, që vinin nga nomeklatura e lartë komuniste, bijt e të cilëve në demokraci u bënë ministra, deputetë, drejtorë të mëdhej. Nuk ndodhi me bijtë e të persekutuarve të luftës së klasave. Duke qenë se unë nuk besoj te rastësitë e pushtetit, mendoj se kështu ka qenë porosia e regjisorëve të KQ të PPSh në skenarin për filmin me ngjyra të kuqe “Demokracia”.
blank

Një urim i thjeshtë për Marieta Zaçen me rastin e ditëlindjes!

E dashur Marieta Zaçe,

të urojmë nga zemra edhe 💯 ditëlindje te tjera me Familjen që e krijuat bashkë me dashurinë e jetës,

Ti dhe Kushtrim Zaçe.

Dy kampionë, dy ikona, dy te rinj të bukur me energji te pashtershme per te nderuar kombin,

dy shqiptarë të ndershem, dy sprtisë e profesioniste brilante, me plot talent, të bekuar nga Zoti e plot modesti,

dy qytetarë model që kanë merituar respektin dhe dashurinë e mbarë shqiptarëve,

që kanë merituar duartrokitjet, brohoritjet, standing ovation

qe ia kane shtuar vlerat identitetit kombëtar, Atdheut, shoqerisë

dhe me kete standart si pedagogë kane edukuar rinine, brezin e ri!

Sot sporti shqiptar eshte në gjunjë, ne humnere sepse Pedagogë të nivelit boteror si Marieta Zaçe i mbajne ne stol ndersa rinia shqiptare merr ikën!

Kur shteti do t’i kthehet vlerave jo plehrave,

atëherë Shqiperia jone do te rilindë, sepse tash është në zgrip!

Jemi krenare qe te kemi Miken tone te shtrenjte!

 

 

 

blank

S’kanë pse të trishtohen shqiptarët, e as të gazmojnë fshehtë serbët! – Nga REX KASUMAJ

Fletëz Prishtine
Vazhdimësi…
Logjika e marrëdhënieve ndërkombëtare është interesi dhe, natyrisht, forca kush ka tagrin ta posedojë. Dhe shtyhen aktorët e skenës drejt resursesh dhe pozicionesh të mëdha gjeopolitike.
Parimet, ndërkaq, ngjajnë të përfillshme vetëm atëherë kur përkojnë rastësisht me interesat e ftohtë.
Biden shpalli, ose vijoi doktrinën e Trumpit për t’mos hargjuar energji kombëtare në përpjekje për të bërë shtete e kombe të tjerë n’për botë.
Trumpi do ta niste me Sirinë, kurse Biden përfundoi punë me Afganistanin…
Trupat amerikane gjenden edhe në Kosovë. Por ngjashmëria është rreptësisht përjashtuese. Dy janë arësyet për këtë pandehmë: ashtu siç tha një studimtar në Uashington, amerikanët tani, për rikuperim, janë në kërkim të një suksesi në politikën e jashtme. Dhe, e dyta, nëse Dheu i tyre nuk është lule e resurseve të botës, shqiptarët janë kombi më i sigurtë që i kundërpeshon gjeopolitikisht Serbisë dhe, dalëzotësit të saj historik, Rusisë, në Ballkan.
Ndaj s’kanë pse të trishtohen shqiptarët, e as të gazmojnë fshehtë serbët!
R.

blank

BE e quan “Ballkanin e hapur” konkurencë e pashëndetshme – Nga SHABAN MURATI

“I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, është cituar të ketë thënë se kjo nismë “është një konkurrencë e pashëndetshme” për procesin e integrimit evropian të vendeve të rajonit.

Mbështetja në parim për “secilën nismë që rrit bashkëpunimin rajonal” nga ana e BE-së, por edhe disa shteteve anëtare, është kuptuar dhe përdorur nga mbështetësit e nismës “Ballkani i Hapur” si mbështetje direkte për këtë iniciativë. Por, në BE thonë se “një mbështetje të tillë direkte nuk ka pasur” dhe se në disa qarqe evropiane ka rezerva ndaj kësaj nisme”.

Radio Shtetërore Amerikane RFE/RL, 31 gusht 2021.

blank

Këmbanë presidenciale kroate për Tiranën – Nga SHABAN MURATI

 

Deklaratë e Presidentit të Kroacisë Zoran Milanoviç, 26 gusht 2021:

“Unë nuk do të donja të dukesha i ashpër, por nuk mendoj se Kroacia ka nevojë për atë lloj marrëdhëniesh, që po bëjnë Serbia me Shqipërinë”.

(Deklaratë në gazetën kroate “Jutarnji list”, 26 gusht 2021, shif Portali serb “B92”, 26 gusht 2021).

blank

Prognozë historie – Nga SHABAN MURATI

Të gjitha pushtimet e huaja në Shqipëri, sado që kanë zgjatur, pushtimi romak 700 vjet, pushtimi bizantin 1000 vjet, pushtimi osman 500 vjet, kanë mbaruar një ditë.

Por a ka orakull ose profet që të parashikojë e të na thotë se sa do të zgjasë dhe a do të mbarojë ndonjë ditë pushtimi i brendshëm i Shqipërisë?


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend