VOAL

VOAL

Përcillet me nderime në banesën e fundit “Nderi i Kombit” Gjergj Vlashi

October 7, 2020
blank

Komentet

blank

Vasili: Rama, marionetë e Vuçiçit që do të pengojë integrimin me çdo kusht!

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv bllokimin e negociatave dhe retorikën e ashpër të kryeministrit Edi Rama ndaj Bashkimit Europian.

Petrit Vasili tha se kryeministri Edi Rama shikon vetëm nga lindja ndërsa integrimi është objektivi që ai e urren dhe do ta pengojë me çdo kusht.

“Rama është një marionetë në duart e interesave që shkojnë nga Beogradi në Moskë. Rama është provokator në Bruksel.

Ai është i kapur për fyti, i pacipë, i gatshëm të bëjë pazare në dëm të Kosovës, për kufijtë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai është i shantazhuar dhe vazhdon të bëjë këtë detyrë në dëm të vendit.”-tha Vasili.

Për nismën ‘Ballkani i Hapur’, Vasili tha se është katërcipërisht e dështuar.

blank

Berisha nxjerr videon: Ja pse të gjithë duhet të protestojmë më 7 korrik

Ish-kryeministri Sali Berisha ka risjellë sërish në vëmendje protestën e 7 korrikut.

Ai ka shpërndarë një foto dhe video në rrjetet sociale këtë të shtunë, ku iu kujton shqiptarëve se po afron protesta.

“Protesta po vjen!
Më 7 Korrik, Shqipëria proteston në Tiranë. sb”, shkruan Berisha. bw

blank

Skandali i ri- Qeveria i jep Salillarit 11,4 mln € tender pa garë për mirëmbajtjen e rrugëve të Jugut

Skandal me kontratën 11,4 milionë euro të autoritetit rrugor shqiptar për mirëmbajtjen e akseve kryesore të Rajonit Jugor. Në tenderin e ARRSH me vlerë 1,4 miliardë lekë, ekuivalent me 11,4 milionë euro ka marrë pjesë vetëm kompania Salillari e cila ka dhënë një ofertë sa 99,99% e fondit limit, me një diferencë prej rreth vetëm 800 euro nga pragu.

Fillimisht institucioni i drejtuar nga Evis Berberi e ka përzgjedhur Salillarin si kompani që ka kaluar fazën parakualifikuese dhe i ka dërguar ftesë për të marrë pjesë ne fazën e dytë, duke paracaktuar që në fillim pjesëmarrjen me vetëm një ofertues në tender.

Kontrata parashikon mirëmbajtjen për 4 vite të 7 akseve rrugore kombëtare, Tepelenë – Gjirokastër – Kakavi, Levan-Tepelenë, Vlorë- Sarandë, Gjirokastër – Sarandë, By Pass – Levan – Vlorë, 6 Ura e Kranesë – Konispol (Dogana Qafë Botë), dhe tre lote të rrugës gjysmë të përfunduar Kardhiq – Delvinë. Në fakt nuk është se ka ndryshuar shumë në mirëmbajtjen e rrugëve të këtij rajoni, pasi kompania Salillari kishte edhe kontratën e mëparshme 5 vjeçare.

Megjithatë ajo kontratë shkaktoi polemika të mëdha për shkak të problemeve të shumta që shoqëruan mirëmbajtjen e rrugëve te rajonit të jugut, ARRSH zhvilloi një tender pa garë duke i dhënë përsëri Salillarit plot 11,4 milionë euro.

blank

Bullgaria i hapi rrugës heqjes së vetos ndaj RMV, Meta përshëndet vendimin: Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e parlamentit bullgar, që i hapi rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Përmes një reagimi në Facebook kreu i shtetit theksoi se kjo hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona.

REAGIMI I METËS
🇦🇱🤝🇧🇬 Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit.
Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona.
Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende.

blank

(Video) Agron Shehaj: Resorti 5 milionë euro i bashkëshortit, Shehaj: Olta Xhaçkës t’i hiqet mandati i deputetes

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka denoncuar sot me dokumente para mediave, përfitimet që po nxjerr nga pasuritë shtetërore, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka nëpërmjet bashkëshortit të saj biznesmen dhe kunatës së saj, e paraqitur si investitore amerikane strategjike. Por, realisht, nuk është tjetër përveçse gruaja e vëllait të Xhaçkës në këtë aferë.

Xhaçka ka përfituar me vendimet e kryeministrit e Ramës, duke u bërë pronare e një resorti në Dhërmi. Në vitin 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike, me firmën e Ramës ka shpallur investitor strategjik kompaninë AG.TCC shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka për ndërtimin e një resorti me 5 yje në Drimadhes mbi 5 milionë euro. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit.  Shehaj tha para gazetarëve se denoncimin e tij do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. “Jemi duke mbledhur firmat për çuarjen e kërkesës për heqjen e mandatit të ministres Xhaçka. Cilat janë provat?! Provat janë të gjitha këto që kam shfaqur dhe këtu nuk kemi të bëjmë me një shpjegim “të sajuar” apo të bazuar mbi deklarata politike apo paragjykime, por me fakte.

Çdo gjë që patë me video është e bazuar me dokumente. Këtu kemi mundësi të dorëzojmë të gjitha faktet që kemi mbledhur dhe vendimet që ka marrë me firmën e Edi Rama, esktraktin e kompanive që janë të përfshira, dokumentin që kunata e Xhaçkës, e ashtuquajtura “investitore strategjitike” bashkëjeton me vëllanë e ministres Xhaçka.

Më 2 mars 2022, qeveria shqiptare, përmes një VKM-je, vendosi t’i jepte përdorimin e detit dhe plazhit në Gjilekë të Himarës, një kompanie pas së cilës fshihet Artan Gaçi, ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka.

Bazuar në dokumente, rezulton se kompania që do të investojë në resortin luksoz në plazhin e Gjilekës është AGTCC Hotel Management. Vitin e kaluar kompleksi me emrin “Dreamades Luxury Suites” mori statusin e investitorit strategjik dhe sipas dokumenteve në QKB, pas kësaj kompanie qëndron një shtetase amerikane e quajtur Tawni Lin Grzych-Sutton. Mirëpo vihet re se kompania në fjalë nuk ka eksperiencë në ndërtimin e resorteve, pasi është themeluar vjet në datë 25.06.2021.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vetë Gaçi, i cili u shpreh se është investitori strategjik dhe se i takon zona e plazhit përballë hotelit për të vendosur shezlongët. Ai shtoi se mes tij dhe kompanisë “AGTCC Hotel Management” është nënshkruar një kontratë ku njëra palë do të bëjë investimin dhe pala tjetër menaxhimin e resortit.

Unë jam investitori strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët. Më takon zona e plazhit përballë hotelit për të vënë shezlongët. Për të shmangur këtë konflikt interesi, unë gjeta një kompani tjetër me përvojë në këtë fushë, e cila do të marrë në menaxhim hotelin dhe plazhin dhe unë jam thjesht investitori. Kam folur me shumë juristë për këtë”-u shpreh Gaçi.

blank

Berisha: Negociatat nuk u hapën për shkak të grabitjes së mandatit të tretë dhe regresit të demokracisë

Berisha: Negociatat nuk u hapën për shkak të grabitjes së mandatit të tretë dhe regresit të demokracisë

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën për shtyp se negociatat për Shqipërinë nuk u hapën për shkak të situatës së demokracisë në vend.

“Ky ishte udhëtimi më skandaloz në historinë 30-vjeçare të Shqipërisë nga një përfaqësues i saj.

Ky ishte udhëtimi që dëshmoi përfundimisht se Edi Ramës nuk i hapen negociatat. Nuk e pranojnë për intelokutor dhe se në mënyrë absolute, shkaqet themelore nuk janë te Bullgaria.

Por siç ia dha edhe vetë padroni i tij, Aleksandër Vuçiç, janë disa vende të BE, të cilat nuk janë dakord me hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Kjo sepse Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet e vendosura nga BE, përkundrazi Shqipëria në drejtim të lirive, votës së lirë dhe medias, ka shënuar rrokullisje të mëdha.

Pra, nuk është vetoja e Bullgarisë, por është regresi i demokracisë dhe grabitja e mandatit të tretë. Rrokullisja në lirinë e medias, evidentimi i lidhjeve me bandat dhe krimin të eksponentëve kryesorë politikë të PS, duke nisur nga Edi Rama dhe poshtë. Me asgjë, askush nuk mund t’i mbulojë këto,” tha Berisha.

Berisha: Rama u shfaq në Bruksel si vasal i Vuçiçit! Formati i konferencës ishte skandaloz

Kryetari demokrat, Sali Berisha, e quajti skandaloze daljen e Edi Ramës dje në Bruksel në prani të Aleksandër Vuçiçit.

“Një shkak tjetër po kaq madhor i refuzimit nga BE dhe mosveçimit nga Maqedonia lidhet me faktin e paprecedentë në historinë e Brukselit, as edhe në historinë e Shqipërisë. Nëse lexoni të gjitha deklaratat para samitit dhe gjatë samitit të Edi Ramës, ato faktojnë katërcipërisht se ky zotëri shkoi në Bruksel jo si përfaqësues i Shqipërisë, por si vasal i Vuçiçit. U soll atje sikur të ishte Milorad Dodik, president i serbëve të Bosnjes dhe jo si kryeministër i Shqipërisë.

Po ju rikujtoj këtu, momentet kur vetëm 2 apo 3 orë pasi padroni i tij në Beograd do mblidhte qeverinë për të marrë vendimin, vasali i tij në Tiranë shpalli menjëherë se nuk do udhëtojë pas konsultimeve me padronin dhe u nis për udhëtim privat, në karshillëk ndaj çdo shqiptari, për Paris. Por sapo padroni i tij ndryshoi qëndrim, dhe ju e kuptoni se qëndrimet e padronit nuk kanë lidhje me veton bullgare sepse Serbia i ka hapur negociatat, vasali ndryshoi qëndrim dhe shkoi në Bruksel.

Në Bruksel ai faktoi se ishte përfaqësues i aleancës së serbomadhit Vuçiç. Edi Rama dëshmoi qartë se ai është i rreshtuar, jo me Ballkanin e Berlinit apo Brukselit, por me Ballkanin e Beogradit dhe Putinit.

Pikërisht në emër të këtij rreshtimi, ai u shfaq në konferencë shtypi me trojkën famëzezë, padronin Vuçiç dhe vasalët Rama dhe Kovaçiç. Asgjë nuk mund të lidhte kryeministrin e Shqipërisë në një konferencë për shtyp të përbashkët me presidentin e Serbisë, përveç faktit se duhej të dëshmonte se mes BE-së dhe Putinit dhe Serbisë, ka bërë zgjedhjen e tij. Brukseli nuk ishte takim trelateral i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor. Ishte takim mes udhëheqësve të BE me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në konferencë shtypi ishte vetëm trojka e aleancës trelaterale. Nuk u shfaq në atë konferencë as presidentja e Kosovës, as presidenti i Malit të Zi, as përfaqësuesi i Bosnjes. Pra, me paraqitjen në këtë format në konferencë shtypi, Edi Rama faktoi se në cilën anë është i rreshtuar.

Mos harroni se ky samit ishte samit historik. Ishte historik sepse BE në kushte që ndonjëherë nuk mund të imagjinoheshin, u ofroi statusin kandidat dy vendeve të kërcënuara dhe sulmuara nga Putini. Vendi i Shqipërisë nuk mund të ishte në një pozicion tjetër përveçse në krahun e BE.

Statusi nuk iu dha Shqipërisë, pasi hokatari i shpifur që kalon nga samiti në samit me atlete të kuqe dhe benevrekë, për të përqeshur protokollet zyrtare, bëri vetëm avokatinë e Serbisë dhe nuk u mor me Shqipërinë. Qortonte liderët e BE-së pse i kërkojnë Serbisë të zbatojë sanksione ndaj Rusisë, me argumentin e një spekulanti se 80 përqind e serbëve e quajnë Putinin hero.

Por nëse 80 përqind e quajnë kështu, shkaku është se ata qeverisen nga një Putin i vogël. Dhe kjo u dashka marrë në konsideratë nga BE? Që paskan një Putin të vogël në Ballkan dhe të mos i bien në qafë, kur ai është potencialisht i rrezikshëm për vendin e tij dhe rajonin,” tha Berisha.

Berisha i kërkon falje Bullgarisë për sulmet e Ramës: Skandal! Ky nuk është qëndrimi i shqiptarëve

Kryetari demokrat, Sali Berisha, i kërkoi ndjesë Bullgarisë për sulmet dhe fyerjet skandaloze të kryeministrit Edi Rama.

“Do e quaja një skandal shumë të rëndë sulmin ndaj një vendi mik, Bullgarisë. Dua t’u them shqiptarëve që në mënyrë absolute në 32 vitet e fundit, ky vend ka të regjistruar në marrëdhëniet bilaterale me qindra e qindra akte dhe vendime miqësore me shqiptarët.

Turpi të mbulojë Edi Ramën, që i jep një vendi mik në publik, turpin si një ordiner. Bullgaria është një vend mik dhe çdo kryeministër dhe president i këtij vendi ka gjetur në atë komb vetëm miq. Bullgaria u bashkua me NATO në betejën kundër Serbisë në Kosovë. Ajo ka qenë një avokate e Shqipërisë për aq sa ka pasur zërin e saj.

Tani del ky vasal i Vuçiçit dhe i jep turpin këtij vendi. Në emër të opozitës shqiptare u kërkoj ndjesë popullit bullgar dhe qeverisë së tij. I garantoj se nuk është ky vendimi i shqiptarëve, por është vendimi i një aventurieri, një njeriu që nuk njeh asnjë parim. Që nuk di se çfarë është miqësia mes vendeve.

Bullgaria është një vend sllav, por të mos harrojmë se kemi pasur një degë të rilindjes atje, shumë të fuqishme. Nuk mund të ketë kurrë një arsye që kryeministri i vendit, t’u tregojë turpin bullgarëve, përveçse një njeri që turpëron çdo shqiptar me qëndrimet e tij,” tha Berisha.

“Dënoj fyerjen që ai i bëri Bullgarisë. Bullgaria është një mik i çmuar dhe ka dëshmuar veten që nga përmbysja e Shirkov deri më sot. Po kaq ai ka fyer edhe vendet e BE që i ka konsideruar si të marra peng nga Bullgaria. Në fund të fundit po ta zhveshë nuk del gjë tjetër veçse një Spartak Ngjelë më i rrjedhur se ai”.

Berisha: Më 7 korrik i japim përgjigje Ballkanit të Putinit! Protesta nuk ndalet deri në realizimin e qëllimit

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën e të premtes, se protesta e 7 korrikut nuk do ndalet deri në realizimin e qëllimit.

“Le t’i japim me datën 7 korrik përgjigjen më të merituar Ballkanit të Hapur apo Ballkanit të Putinit.

Të dëshmojmë bashkërisht besnikërinë tonë ndaj orientimit perëndimor. Të dëshmojmë se për shqiptarët, anëtarësimi në BE është ëndrra më e bukur, e ardhmja më e shkëlqyer për ta,” tha Berisha.

“Protesta duhet të jetë e atillë që nuk duhet të ndalet gjer në realizimin e qëllimit. Se cila do jetë kjo protestë, do e përcaktojë vetë protesta.

Mos harroni një gjë, një parim: ky është një front. Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë.

Në një lëvizje, suksesi përcaktohet kur pranon që njëherë udhëheq ti, njëherë të udhëheqin.

Vetëm në këtë mënyrë arrihet te suksesi. Unë jam i gatshëm që të udhëheq dhe të më udhëheqin,” theksoi lideri demokrat.

7 korriku- Berisha: Deputetët të rreshtohen me shumicën! Vendimet do i marrë fronti i protestës

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha sot se deputetët janë të ftuar të bëhen pjesë e protestës së 7 korrikut.

“Deputetët janë të ftuar të rreshtohen me shumicën. Janë të ftuar të japin kontributin e tyre dhe të rreshtohen me shumicën.

Të shkëputen nga Ali-Basha i cili është varianti bis i Lulzim Bashës në raportet me Edi Ramën.

Vetëm një ndryshim mund të ketë se Bashës i bënte ndonjë telefonatë Rama, kurse për këta ka ngarkuar Taulant Bego Yaris apo Taulant Sharrën,” tha Berisha.

“Qëllimi i protestës është të ngrejë qytetarët në këmbë kundër këtij regjimi armiqësor. Çdo njeri që i thotë vetes shqiptar, e konstaton këtë. T’i ngremë shqiptarët në këmbë kundër një regjimi që ka futur duart në xhepat e tyre dhe po i varfëron çdo ditë”.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse qytetarët do të kërkojnë të futen te kryeministria ose parlamenti, Berisha tha: “Edi Rama është i vetmi kryeministër që ia mbath para se të fillojnë protestat. Kjo është e vërtetë. Ndiqeni atë ditë, nga tunelet e Skraparit deri në galeritë e Klosit, në asnjë protestë ai nuk ka qëndruar në zyrë. Kemi të bëjmë me një front në këtë protestë. Vendimet merren nga koalicioni, nga fronti”.

Berisha: Do të protestojmë edhe kundër Sorosit! Mirëpres kontributin e Metës dhe të LSI-së

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se më 7 korrik do të protestohet jo vetëm kundër krizës së rëndë ekonomike dhe projektit Ballkani i Hapur, por edhe kundër miliarderit ultramajtist George Soros.

“E konsideroj atë një armik të stabilitetit dhe të demokracisë në Shqipëri. Me mbështetjen e projekteve në sinkron me Lavrovin dhe Putin, Soros fakton se është një faktor i rrezikshëm për paqen në Ballkan,” tha Berisha.

Berisha u shpreh edhe njëherë i hapur për një bashkëpunim me presidentin Ilir Meta pasi të lërë mandatin në krye të shtetit. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se Meta dhe LSI-ja janë të mirëpritura për t’iu bashkuar opozitarizmit kundër Edi Ramës.

“Disa herë jemi takuar në Baku me presidentin Meta. Ai i mbyll këtë javë detyrimet. Mirëpritet kontributi i tij dhe i LSI-së në opozitarizmin kundër Edi Ramës. Do bashkohemi me të gjitha forcat politike që besoj se ky regjim është armiqësor ndaj shqiptarëve,” tha Berisha.

Sipas tij, në krye të protestës do jetë një front i gjerë. Ai ftoi qytetarët, intelektualët dhe këdo që të bëhet pjesë e saj.

“Ideja ime është një front opozitar, me një udhëheqje kolektive, ku rol kryesor ka PD. Kontributi i çdo force politike, apo faktori tjetër, organizata të shoqërisë civile, individ i shquar është i mirëpritur. Ne jemi të hapur. Rama duhet të përballet me frontin për shpëtimin e Shqipërisë”.

syri.net

blank

Rama i përgjigjet Bullgarisë: Hiqni veton ose më duroni mua! Keni marrë peng dy vende të NATO-s

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, e cila i kërkonte të bënte kujdes me gjuhën e fyerjeve.

Rama thotë se ai e ka një problem me Bullgarinë, pasi kanë marrë peng dy vende.

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë paska një problem me mënyrën se si flas unë! Mjaft e drejtë.

Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet bilaterale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për të marrë peng dy vende të NATO-s”.

Miq, është e lehtë: Hiqni veton ose duroni me mua”, shkruan Rama.

syri.net

blank

Burimi: Rama sot në Bruksel si përpëlitja e një rosaku pa kokë! Po thellon disfatën e popullit shqiptar

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari i Radio Franc Genc Burimi ka folur për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë në Samitin e BE-së të zhvilluar ditën e sotme në Bruksel.

Burimi ka bërë një analizë të situatës gjeopolitike në rajon, ku sipas tij Rama sot në Bruksel i ka ngjarë me një rosak pa kokë, i cili jo vetëm nuk po nxjerr mësime nga gabimet por po e fut më thellë disfatën e popullit shqiptar.

Burimi: Sot janë shkelur shumë vija të kuqe. Sot Rama më ngjan me përpëlitjen e një rosaku pa kokë. Jo vetëm që nuk nxjerr mësime nga gabimet por e fut më thellë disfatën e popullit shqiptar.

Sot kemi dy vende, Maqedonia e Veriut dhe Serbia të cilat e kanë të bllokuar rrugën në BE. Ky është fakt bruto. Maqedonia e Veriut për shkak të Bullgarinë pasi kanë një konflikt mes dy palëve ashtu siç e kemi ne me Greqinë për ujërat detare dhe ne s’mund të ndërhyjmë sot te bullgarët dhe ti themi jeni ‘trapa’, jeni gabim dhe kur e bën Rama këtë është një cenim diplomatik dhe një çmenduri politike. Edhe Serbia e ka rrugën e bllokuar në BE për shkak të kahjes së saj pro ruse që po merr.  

Shqipëria të shërbente si shembull për popullin serb që uleni kokën dhe punoni që të jeni nesër në BE. Dhe këtë fakt sot Rama e hedh në erë dhe e shkel me këmbë duke u bashkuar me dy dështakë. Me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. Është një miopi e pashoq.

blank

Zaimi: Deklarata e Ramës tregon se kanë negociuar me Rusinë! Në Bruksel si zëdhënës i ‘Open Balkan’

Analisti Arbër Zaimi komentoi në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv vizitën dhe deklaratat e Ramës në samitin e Brukselit. Zaimi tha se Rama ka marrë përsipër të jetë zëdhënës i vendeve që janë pjesë e ‘Balkanit të Hapur’.

“Rama është ai të cilit i është lënë kjo detyrë. Zëdhënës i frustrimit dhe i vendeve të tjera.

Nuk e di a do jetë fitimprurëse për shqiptarët.”-deklaroi Zaimi.

Më tej ai u shpreh se ‘Ballkani i Hapur’ nuk ndikon tek Kosova ndërsa shtoi se po bëhet presion ndaj këtij shteti nga ‘Open Balkan’.

“Kjo nismë pengon vetë ato vende që janë pjesë, sa i përket marrëdhënieve me BE.

Ka forca në BE dhe vende të tjera që mund të jenë pro Ballkanit të Hapur.

Sa i përket BE në Ballkanin Perëndimor, flet përmes ‘Procesit të Berlinit’.”-deklaroi Zaimi.

Për deklaratën e Ramës se paqja në rajon vjen vetëm përmes nismës ‘Ballkani i Hapur’, Zaimi tha se Ballkani është në paqe dhe të vetmit që sjellin luftë janë rusët.

Sipas tij, teksa Rama thotë se ‘Ballkani i Hapur’ është formula që Rusia të mos sjellë luftë në Ballkan, tregon për një formulë të negociuar paraprakisht me Rusinë.

“Nëse Rama po na thotë se ‘Ballkani i Hapur’ është formula që Rusia mos të sjellë luftë në Ballkan, i bie që kjo është një formulë e negociuar paraprakisht me Rusinë. E pamundur të shprehesh kështu kur nuk ka luftë në Ballkan.”-tha Zaimi.

blank

Erl Murati: Rama injoroi në mars ftesën e kryeministrit të Bullgarisë! S’i ktheu as përgjigje

Gazetari Erl Murati teksa komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv vizitën dhe deklaratën e Ramës në Bruksel, tregoi se kryeministri ka refuzuar ftesën e kryeministrit bullgar për një takim në Sofie në muajin mars në lidhje me integrimin në BE.

Sipas Muratit, kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk ka shkuar për takimin në Sofie, por e ka injoruar totalisht duke mos i kthyer përgjigje homologut të tij.

“I bëri ftesë zyrtare për në Sofie, kryeministri ynë jo vetëm që nuk ka shkuar atje por nuk denjoi protokolli t’i kthejë përgjigje zyrtare ftesës që ne pranojmë ose jo.

Kjo ftesë është lënë pa përgjigje. Një muaj më vonë, në prill shkoi Meta, e ftoi Presidenti i Bullgarisë.

Nuk ka prishje marrëdhëniesh, por arrogancë, raporti ynë me vendet e BE, duhet të jetë i denjë për një vend që do të hapë negociatat me BE. S’kemi luksin t’i bëjmë Presion BE-së nëse s’na hapni negociatat.”-tha Murati.

blank

‘Marrëveshja e Detit’- Meta tregon bisedën me Ramën: Kreu veprime që ngrenë dyshime serioze

Presidenti Ilir Meta ka folur sërish për marrëveshjen e detit me Gerqinë. 

Në një intervistë për Fax News, Meta thotë se ka qenë i hapur dhe bashkëpunues për një zgjidhje në respekt të Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Meta deklaroi se i ka thënë kryeministrit Edi Rama kur ishte edhe ministër i jashtëm të kërkojë një autorizim në rast se vendos të pranojë kërkesën e palës greke për një qasje politike.

“Është një çështje e ezauruar shumë qartë nga Institucioni i Presidencës. Presidenti ka qenë shumë i hapur dhe bashkëpunues për një zgjidhje në respekt të Kushtetutës tonë dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për këtë qëllim kemi dhënë edhe autorizimin për negociatat.

Me pas janë zhvilluar disa raunde negociatash dhe është kërkuar nga pala greke që të ketë një qasje politike, e cila nuk mund të bëhej nga negociatorët, sepse ata janë të mandatuar pikërisht për të zbatuar ligjin vendas dhe atë ndërkombëtar, si dhe për të negociuar në raport me ligjin.

Në këtë situatë unë i kam thënë zotit Rama, i cili ka qenë dhe ministër i Jashtëm, që nëse dëshiron ta zgjidhësh në këtë mënyrë, hajde kërko autorizimin dhe ta marrësh përsipër, sepse negociatorët nuk mund të bëjnë veprime të paligjshme.

Së dyti, ata nuk kanë ndonjë vullnet politik, përveç detyrës për të zbatuar ligjin dhe për t’iu referuar të Drejtës Ndërkombëtare dhe të drejtës tonë. Sepse në fund, ti je udhëheqësi i maxhorancës, ajo që do të negociohet do të shkoj në Parlament që të votohet. Por nesër mund të shkoj përsëri edhe në Gjykatë Kushtetuese, nëse dikush ankohet”, – tha Meta.

Megjithatë Meta deklaroi se Rama nuk kërkoi asnjëherë autrorizim edhe pse theksoi se ka kryer veprime që dalin në pah nga intervistat që ngrenë dyshime serioze mbi integritetin dhe qëllimet në raport me interesat e Shqipërisë.

“Dhe padyshim duhet ta marr përsipër Qeveria që ta mbroj këtë gjë. Ai asnjëherë nuk kërkoi një autorizim, kur është e qartë që ka bërë veprime, ato që marrim vesh më shumë nga pala greke nga intervistat që jepen, të paautorizuara, të cilat ngrenë dyshime serioze mbi integritetin dhe qëllimet e kësaj sjellje në raport me interesat e Shqipërisë.

Unë kam qenë dhe jam për një zgjidhje të ndershme, për një zgjidhje të drejtë, larg lojërave të dyfishta. Por kjo nuk mund të ndodhë kurrë jashtë transparencës dhe duke shkelur Kushtetutën e Shqipërisë”, – tha Meta.

blank

Berisha: Nuk do të votojnë më shqiptarët pa votuar emigrantët atje ku janë

Kreu i PD Sali Berisha, në takimin e zhvilluar me shoqërinë civile u shpreh se një problem i cili duhet të marrë përgjigje është problemi i diasporës dhe emigracionit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se do t’u krijohet mundësia edhe emigrantëve të votojnë, për partinë e tyre për deputetin e qytetit të tyre atje ku janë.

“ Një problem madhor që duhet të marrë përgjigje ndaj diasporës dhe emigracionit. Në vitin 2005 vetëm 1% e punonjësve të administratë ishin të arsimuar jashtë, sot janë me mijëra doktor shkencash që janë shkolluar në shkollat më të mira, por asnjëri prej tyre nuk punon do gjykatës. Studiojnë në shkollat më të mira të kriminalistikës dhe nuk kanë vlerë në vendin e tyre. Nuk do votojmë më shqiptarët pa votuar dhe emigrantët atje ku janë. Ju them se fronti është i përbashkët dhe mendoj se këtu kishte një ujdi të plotë se krijimi i fronti për shpëtimin e vendit është domosdoshmëri ndaj ta institucionalizojmë këtë front duke e zgjeruar me përmasa më të mëdha”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Shqipëria nuk është ajo që ishte dikur, nuk është ajo Shqipëri rezervat njerëzor në fshat. Ju siguroj që vendosja e pronës në themel të kësaj shoqëria është një nga shtyllat kryesore të PD. Profesor Kume dhe oratorë të tjerë kanë shtruar me të drejtë një ndryshim tërësor kushtetues dhe ligjeve të vendit. Është domosdoshmëri. Sistemi ku jetojmë sot është monist dhe ky duhet të bjerë me angazhimin tonë. Nuk ka rrugë tjetër përveç sistemit demokratik. Në mënyrë që këto që ndodhen të mos përsëriten më dhe kjo është jetike. Keni shtruar probleme për protestën. E kam thënë që protesta duhet të lindë aty ku lind e padrejta. PD do bëjë gjithçka t’i jetësojë këto parime. Ky regjim nuk meriton të ekzistojë, por është edhe jo pa mbështetje. Unë nuk habitem kur dëgjoj deklarata në mbështetje të Ramës, por ne duhet të marrim përgjegjësi para shqiptarëve. Ne besojmë qëllimin tonë në parime të drejta. Të besosh se Rama po lufton korrupsionin do të thotë të tallesh me shqiptarët. Në një kohë kur në çdo firmë ka vetëm vjedhje. Janë lëshuar mbi pasurinë publike në mënyrë të paimagjinueshme, janë grisur tregonte shefi i Kadastrës 1 000 regjistra. Pra kjo është situata, dhe kur i numëron këto i shohim në mënyrë që të krijojmë vetëdijen tek qytetarët sa e rëndësishme është të ngrihemi. Protesta do të jenë çështje e debatit të përbashkët. Një front kundër kësaj qeverie është jetik. Ne duhet të funksionojmë si një front.


Send this to a friend