1
Ngjarjet e mëdha hisorike, personazhet realë, konfliktet e dramat e mëdha dhe lufta për liri, demokraci e drejtesi dhe për zhvillim e përparim mund dhe duhet të shihen nga dramaturgu jo vetëm si lëndë e parë burimore, si dëshmi e historisë dhe e baskëkohores,, por për të krijuar fikshënrealitetin artistik më të përsosur se realiteti i jetës reale, siç do të thoshte Ditëroi.
2
S h e k s p i r i dramaturgu klasiko-modern më i madh i të gjitha kohrave, me dramat dhe tragjeditë e tij historike ka krijuar m o d e l i n e përkryer të veprës dramatike dhe tragjike, si në ide, vizion, shestim e strukturim dhe në krijimin e karaktereve të fuqishme të pëpërsërtitshëm, duke pasqyruar thelbin e një realiteti historik të caktuar, me kontradiktat, konfliktet, dramat e mëdha dhe atmosferën e kohës. F r a n ç i s k o De S a n k t i s thoshte: ”Atë që historianët s’e kanë bërë, e ka bërë me fantazinë e tij gjeniale Shekspiri. Mënyra si e ka konceptuar dhe trajtuar historinë e Romës duke dalluar dhe shprehur artistikisht shkaqet që e shpunë atë në dekadence, është hyjnore”.
3
Modeli shekspirian do të ishte udhërrëfyes edhe për dramaturgët tanë aktiv të traditës dhe sidomos për dramaturgët e rinj, për ta parë realisht & substacialisht realitetin, si lëndë e parë e permbajtjes duke mënjanuar sociologjizmin vulgar, ideologjizimin dhe praktikat e vjetëruara të paraqitjes së ngjarjeve dhe personazheve realë, si në një skenar filmi dokumentar, pa hyrë në thelbin e dukurive, konflikteve, ngjarjeve dhe sidomos në dramën e personazheve & në botën e tyre psikologjike. Kjo do të kërkontë nga dramaturgët analiza të thella vertikale e horizontale dhe aplikimin e mjeteve artistike të shumta e funksionlale, ndër të cilat shquaj dilemat dhe enigmave si element artistkë që mbajnë ne tension lexuesin apo spektatorin, – se çdo të ndodh më tej, çka është qasje që mundëson cllësinë dramatrugjike të veprës
4
Drama shqipe ka historinë e saj. Vlerat dhe jovlerat . Ajo ekziston si e tillë. M o h i m i apriori nga disa drejtues të politizuar teatrosh, nga disa regjisorë kopjacë të dramatugjisë botërore, po edhe nga kritikë e studjues delirantë antitraditë, pra mohimi apriori, nuk është argument, përkundrazi është lajthitje, absurditet, ndoshta dhe injorancë.
5
Në periudhën e Rilindjes dhe të Pavarësisë janë shkruar dhe vënë në skënë shumë drama dhe tragjedi me temë historike që nga koha e , të cilat përshkohen nga ide patriotike, nga ndjenja të zjarrta atdhetarie dhe nga ideal i lirisë, demokracisë dhe progesit te shoqërisë. Karakteristikë e veçantë ishte se shumë dramaturgë ishin personaletete të shquara të kulturës sidomos në periudhën e Pavarësisë. Për kohën kur u shkruan veprat e tyre luajtën rol shumë të rëndësishëm për ngritjen morale e shpirtërore të shqiptarëve, zgjimin e ndjenjës kombëtare, për rritjen e mirërenies së njerëzve, zhvillimin e përparimin e vendit dhe dhe për qëndrimin kritik ndaj pushtetarëve të korruptuar dhe inkriminuar. Drama historike është kultivuar edhe në kohën e shtetit totalitaristo-socialist e ndonëse ishte më pak e politizuar se drama me tema të tjera, ishte e kufizuar liria krijuese në aplikimin e mjeteve shprehëse moderne.
6
Në të tre periudhat kohore që përmenda më lart, identifikimi i realitetit historik me dramën si vepër letrare ka gjymtuar këtë të fundit si në rrafshin e përmbajtjes ashtu edhe në atë të formave arrtistike dramaturgjike Megjithatë disa nga dramat më të mira me temë historike kanë krijuar një traditë pozitive tek e cila mund të frymëzohen dramaturgët e sotëm. Ndërsa teatrot mund t’i ngjisin në skenë disa prej tyre me vështrime të reja regjisoriale, sidomos ato me temën e luftrave heroike të Skëndërbeut kundër pushtuesve otomanë, për shpalljen e Pavarësisë, Lidhjen e Prizrenit etj., por edhe për drama sociale e familjare me tema të ndryshme e të larmishme të një kohe të caktuar që transmetonin mesazhe lirie, drejtësie, dashurie njerëzore dhe mesazhe që morali konsidrohet kryefjalë e kryefjalëve.
***
Nuk them se ato janë modele për t’u ndjekur në rrafshin artistik, por nuk mund të mosvlerësosh frymën atdhetare të mishëruar artistikisht, ndjenjën e dashurisë për vendlindjen, për traditat dhe virtytet, identitetin, gjuhën shqipe dhe shpirtin luftarak për të mbrojtur trollin arbëror nga çdo armik.. Kjo inspiron dramaturgët tanë sot, ta bëjnët pjesë të vetedijes krijuese këtë fryme
7
Orientimi i tyre nga ky pikëvështrimi i temës historike nga koha jonë, do të ishte kahja e duhur për të ngritur ne nivele të reja më cilësore dramën historike duke aplikuar edhe elemente te dramës moderne – çka është një mundësi reale për të talentuarit të shfaqin vetveten nga një pozicion i ri duke integruar realisten me modernen dhe tradicionalen, çka sipas meje, do të ishte prurje e re në formësimin e një tipi të ri drame historike shqiptare, realiste dhe modern.
8
Dramat dhe tragjeditë e shquara për Teutën, Pirron, Gentin, Skëndërbeun, Ismail Qemalin etj., edhe ato për ngjarje të rëndësishme me drama të forta të natyrave të ndryshme dhe me konflikte të ashpër dramatik e tragjik gjatë luftrave ekzistenciale si komb, transmetojnë mesazhe të gjithëkohshme si dëshmi e luftës për liri, pavarësi dhe identitet komabëtar çka kanë vlera historike dhe arkivore, siç përmban edhe drama e Hekuran Zhitit “Të mblidhemi në Lushnjë” si vepra e parë dhe e vetme gjer më tani për Kongresin e Lushnjes.
Vlerat artistike të dramave historike të traditës janë minore. Është koha që të synohet rritja e c i l ë s i së, sipas një vizioni të ri për zhvillimin e dramës historike e cila të jetë realiste dhe moderne’.
Dramaturgët e talentuar duhet të guxojnë të hyjnë në një konkurim të ri, me vizion të ri, me alternativa të reja si në rrafshin e ideve dhe të mesazheve ashtu edhe në shestim e struktuim dhe të shrytëzojnë fushën e formave të natyrës dhe të artit që nga vodevili e gjer te tragjedia, drama moderne e postmoderne dhe teratri total.
9
Koha pa liri e socializmit po përsëritet në forma të reja, të një neodiktature laramane, ku autoriteti i Njëshit të çmendur, lolo, aventurier e gangster, i lidhur me banda, bandite e kriminelë është absolut. Pushtetarët dhe partiakët e sotëm shesin Shqipërinë, pasurohen e bëjnë jetë prralloe, ndërsa populli në grahmat e fundit, në ferr për së gjalli, zvarriten me rrasën e varrit mbi shipnë. Ky r e a l i t e t dramatiko- tragjik përmban tema shekspiriane, të cilat janë lëndë e parë që ftojnë dramaturgët të krijojnë drama të reja realisto-moderne dhe tragjedi tronditëse’.
10
Mjerisht ekziston keqkuptimi për raportin: jetë-art, kur një ngjarje apo personazh fikshën konsiderohen realitet real dhe jo reflektim i tij që shndërrohet në realitet.artistik. Ky keqkuptim ekziston te disa dramaturgë, po edhe te studjues e kritikë dhe te disa të tjerë që as vetë nuk dijne se çfarë janë dhe, – veprën artistike e gjykojnë me kritere jashtëletrare. Duke mos u ndalur te kjo praktikë amatoreske, mediokre, që është më shumë se padituri, do të theksoj atë që dihet : – realiteti jetësor nuk është identikë me realitetin aritistik madje as njeriu i jetës realel me personazhin letrar. Ato krijojeh sipas fantazisë se arsyeshme të autorit, me mjete artistike të larmishme dhe magjike duke pasqyruar me art realitetin dhe botën shpirtërore të personazheve fikshën, pa shtrembëruar përmbajtjen substanciale të një realiteti të caktuar historik apo bashkekohorë.
11
Në këtë proces të krijimit te veprës një rol tjelbësor lot fantazia e arsyeshme & e jahstëzakonshme e dramaturgut në mishërimin artistik të ngjarjeve, situatave, rrethanave dhe personazheve realë, nëpërmjet aristikes dhe estetikes, pa deformuar të vërtetën e jetës. Një mbret tiran, kriminel dhe i pamoralshëm si Genti nuk mund të shihet jashtë natyrës së tij imoralo-tiraniko-kriminale shfaqur në realitetin historik. Duke zbuluar këtë thelb dhe veçoritë specifike si karakter, dramaturgu me imagjinatën e tij, me gjuhën e artit dramatik, realist, surrealist dhe absurd mund dhe duhet të krijojë jo tiranin e kriminelin në përgjithësi, por tiranin dhe kriminelin Genti, i cili të jetë vetvetja e në të njejtën kohë të përfaqsojë një tip tiranësh të veçantë si figurë artistike. E që të arrihet kjo, ç e l s i magjik është mjeshtëria e lartë.
***
Genti i autorit të skalitet që të jetë më i përsosur se Mbreti Genti, real. Kësisoj bëmat dhe ligësitë e tij do të urrreheshin fort nga lexuesit dhe spektatorët të cilët do të nxirrnin nga kuptimësitë e së keqes kuptimësitë e së mirës, siç do të thoshte Zherar Zhenet, çka modeli i të shëmturës sfidohet dhe refuzohet. Ky mesazh do të kishte vlerë të gjithëkohshme.
***
Tragjedia “Genti” e S h e r i f D e l v i n ë s, e jep figurën e Gentit me art të nivelt të lartë, sa lexuesi jo vetëm e urren për bëmat e tij kriminale dhe amorale ndaj shtetasve, por tragjedia jep edhe atmosferën e kohës, shkaqet e degradimit politik dhe moral dhe përfundimin tragjik të vëtëndëshkimit, ku bie vetë në kurthet që u kishte ngritur kundërshtarëve. Mesazhi është universal: tiranët i prêt një fund tragjik. Heret a vonë nuk i shpëtojnë dot ndëshkimit fatal
12
Tek një vepër tjetër dramaturgjike e nivelit të lartë “Epoka para gjyqit” e dramaturgut të mirënjohur Ekrem Kryeziu, autori ka rrokur temën e madhe të dramës së shqiptarëve kundër pazallëqeve të Fuqive të Mëdha në dëm të Shqipërisë. Me gjuhën e mprehtë dhe të bukur të artit dramatik akuzohet një epokë e tërë për padrejtësitë ndaj kombit shqiptar. Në gjyq personazhet historikë realë Abdyl Frashëri dhe Sulejman Vokshi nga të akuzuar shndërrohen në akuzues në mbrojtje të Lirisë dhe Pavarësisë duke përcjell mesazhin: “Pa zhdhidhjen e Çeshtjes Shqiptare nuk ka qetësi as Ballkani as Europa”.
(Ishin vitet tetëdhjetë kur drama u shfaq në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Pas tre sekondash sapo publiku përthithi semantikën dhe mesazhin e artë të sentencës, ligjëruar magjishëm nga aktori unikal Kadri Roshi, gjithë salla ngrihet më këmbë dhe duartrokitjet e zjarrta vazhduan për pesë minuta. Figura që krijoi autori dhe shpirtëzoi magjishëm aktori Roshi arritën rendin e epërm artistik dhe estetik.
13
Realiteti shqiptar që nga kohët më të lashta e gjer në ditët tona është një minierë e pafund temash, ngjarjesh, konfliktesh, dramash të mëdha e perosnazhesh të fuqishëm; – i begatë me figura historike madhështore edhe pozitive edhe negative. Aq sa është e madhërishme figura e Skëndërbeut me idetë, vizionet, programet dhe bëmat e tij për liri, pavarësi dhe unitet kombëtar aq është e shëmtuar dhe negative figura e tiranit stalinist Enver Hoxha, një figurë dramatike dhe tragjike, komplekse, diabolike e sadiste, groteske e komike çka përmban një lëndë të pasur, do të thosha prej floriri, për të krijuar një dramë tragjike të dimensioneve të mëdha, të tiranit komunist shqiptar të cilit ndëshkimin ia dha populli duke terëhequr zvarrë shtatoren e tij.
14
Nga figura e Heroit Kombëtar Skëndërbeut marrim mesazhin e krenarisë kombëtare për idealet e larta të këtij Burri Shteti, strateg i madhërishëm ushtarak i cili sfidoi Pernadinë Osmane më të madhe të kohës dhe me guxim të guximshëm luftoi për llirine dhe pavarësinë e vendit të tij; ndërgjegjësoi dhe bashkoi shqiptarët të cilët u ngritën mbi interesat vetjake, për inetersat madhore të atdheut etj., etj….
Ndërsa nga figura e Qoftëlargut (siç e thërriste Profesori i fizofisë Isuf Luzaj),,-marrim mesazhin e njeriut-përbindësh të etur për pushtet absolut. Për të qëndruar në fronin më të lartë që kishte uzurpuar, u tjetërsua ne vrasës mafioz, katil. Vrasës i kundërshtarëvëve politikë, i bashkeluftëtarëve dhe bashkepunëtorërve, dhunues i lirisë, drejtesisë dhe autor i varfërisë e mjerimit të populli shndërruar në trurmë-kope.
Nga ky realitet mund të formesohet një dramë realisto – modern e fuqishme dhe tronditëse, me mesazhe të ndryshme e të larmishme që model i shëmtuar të urrehet gjer në ekstrem duke nënkuptuar edhe vetëndëshkimin tragjik të tiranit, pushtues të të katër pushteteve.
15
Për ta realizuar artistikisht këtë figurë të këtij tirani unikal, dramaturgu duhet të synojë rendin e lartë artistik dhe estetik. Një dramë tragjike e tillë do të kërkonte të shestohej dhe formësohej me elemmente artistike dhe figurative të dramës dhe tragjedisë historike dhe realiste, por edhe të dramës e tragjedië moderne e postmodernes, çka do të kërkonte dramaturgun e klasit të parë, që të realizojë cilësisht dramatiken, tragjiken, groteskun, satirën dhe sarkazmën për ta dhënë figurën në kompleksitetin e saj.
***
Edhe këtu na vjen në ndihmë modeli shekspirian i krijimit të figurave të këtij dimensioni. Nga “Rikardi i Tretë” mund të mbështetesh në mënyrën si shestohet një figurë e tillë, si krijohet realiteti artistik tiranik, si jepet fryma e kohës dhe si strukturohet tragjedia apo drama historike. Dramaturgu dhe publiku më shumë mësojnë nga figura të tilla si Rikardi i Tretë se nga historia. Thithja e kësaj përvoje nga dramaturgët tanë dhe bërja pjesë e ndërgjgjes krijuese të tyre, do bënte që të shpirtëzohej drama tragjike, psikologjike dhe komplekse e tiranit, prej nga do të buronte kumti që e keqja të mos harrohet, modeli i çdo tirani të refuzohet.
16
Duke u rikthyer përsëri te fanntazia, roli i së cilës është parësor në të gjithë përbërësit e dramës, theksoj se, po kaq të rëndësishme janë struktura dhe arkitektur e dramës. Dramaturgët tanë në përgjithësi nuk i kushtojnë vëmedjen e merituar këtij komponenti, jo vetëm për dramën historike, por edhe për tipet e llojet e dramës në tërësi. Dobësitë më evidente të kësaj dukurie janë : shestimi i veprës më shumë narrative se dramatike, dramatizimi i ngjarjeve, episodeve, situatave e rrethanave pa lidhje organike, futja e shumë linjave, problemeve, ngjarjeve e konflikteve, që e copëzojnë veprimni kryesor dramaturgjik duke zvjordhur linjën kryesore, ku thjeshtëzimi dhe skematizmi gjejnë strehë.. Kjo e pengon dramaturgun të futet në dinamikën e dramatikes së ngjarjeve dhe konflikteve dhe në botën psikologjike të personazheve.
17
Edhe në këtë rrafsh Shekspiri është udhërrëfyes. Në kryeveprat e tij gjendet m o d e l i më i përsosur i uitetit dramaturgjik të veprës dhe krijimit të figrave komplekse artistike nëpërmjet një procesi ku ndeshja me veten dhe të tjerët zhvillohet jo në vijë të drejtë, por nëpërmjet një lufte të brendshme psikologjike mburshur: me enigma, mëdyshje, zigazake, dialogë të mprehtë, monologë, gjithë mendim koncentrato, me gjuhë të bukur e me kolor, të cilat janë çelsa të mjeshtërisë si art shekspirian.
KONKLUZË :
Kultivimi i tragjedisë dhe dramës historike dhe bashkekohore sipas ligjësive të brendëshme të tyre, për ta pasuruar tipologjinë me tipe dramash e tragjedishë sa më të larmishme, me vizione e qasje te reja, me struktura klasiko-realisto-moderne dhe alternative, nëpër të cilat përmajtja të ngjizet në forma të ndyshme strukturore, shprehur bukur, – kjo do të sillte risi dhe cilësi në konceptimin dhe formësimin e dramave të tipeve të ndyshme çka mesazhet do të ishin më të fuqishme, më emocionale duke u dhënë lexuesve apo spektatorëve kënaqësi shpirtërore, mendore dhe estetike. Kjo është kërkesë artistike për cilësine e veprës dramatike e në të njejtën kohë është mision për ta ngritur në art historinë e popullit me identitetin e tij kombëtar ku dama realisto – moderne të shquhet për nivel të epërm artistik, estetik dhe mesazhor.
.
Komentet