VOAL

VOAL

Për mediat që heshtin, paçi fatin e Agon-Channel

October 11, 2015

Komentet

Me betim në Zot dhe atdhe për shtetin e Kosovës!- Nga Florim Zeqa

Shprehur në mënyrën figurative, nuk është që jam pro-pushtetit dhe kundër opozitës, por jam pro-të mirës dhe kundër të keqës. Jam pro-të mirës për faktin se e mira ngadhnjen çdo herë ndaj të keqës. Jam pro-të vërtetës dhe kundër gënjeshtrës sepse e vërteta çdo herë e mund gënjeshtrën me këmb të shkurtëra.

 

Kthimi i besimit, objektiv i çdo politikani të ndershëm

 

Degradimi i një shoqërie njerëzore fillon nga mosrespektimi i vlerave, vazhdon me abuzimin e pushtetit nga ana e politikanëve të papërgjegjshëm dhe kulmon me zhvatjen dhe vjedhjen e buxhetit të shtetit.

Angazhimi im në politikë për qëllim ka jo interesin personal, por ka mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të qytetarëve (mërgimtarëve) pa dallime partiake, fetare apo ideologjike.

Thënë ndryshe, angazhimi im në politikë për qellim ka materializimin e ideve dhe projekteve disa vjeçare për ndërtimin e shtetit ligjor dhe demokratik, për arritjen e barazisë qytetare pavarësisht bindjeve politike apo pikëpamjeve ideologjike.

Kthimi i besimit të qytetarëve në shtetin e Kosovës, përkatësisht në kthimin e besimit në institucionet publike dhe shtetërore duhet të jetë objektiv dhe qëllim i çdo politikani në të dy nivelet e qeverisjes (qendrore dhe lokale).

 

Nuk është punë e lehtë dhe e shpejt kthimi i besimit tek qytetarët me shpresa të humbura

 

Por, kjo nuk është e pamundur. Me transparencë dhe llogaridhënje, me sinqeritet dhe dashuri ndaj vendit kthehet edhe besimi i qytetarëve.

E themë këtë për faktin se, politikanët që e duan me shpirtë dhe zemër shtetin sikurse shtëpinë e tyre nuk e vjedhin buxhetin e shtetit. Politikanët që i duan dhe i trajtojnë qytetarët e vendit njëjtë dhe në mënyrë të barabart sikurse anëtarët e familjes së tyre, jo vetëm që nuk e lënë anash interesin e popullatës, e vënë në plan të parë interesin e qytetarëve, pastaj i shikojnë edhe interesat e tyre personale.

Për fatin e keq të vendit dhe qytetarëve, për dy dekada rresht, të gjithë pushtetarët në plan të parë e kishin interesin e tyre personal, përkatësisht pasurimin e tyre mbi kurrizin e popullatës së varfër.

Qytetarët priten dhe ju besuan gjatë të gjitha qeverive paraprake, duke e pritur të nesërmën më të mirë, e cila nuk ju erdhi asnjëherë. Mashtrimet serike të politikanëve nga njëra palë zgjedhje në tjetrën, i venitën të gjitha shpresat e qytetarëve, të cilëve e vetmja fije shprese ju ka mbetur në qeverisjen aktuale, e cila, dorën në zemër deri më tani shumë pak ka realizuar nga ajo që e kanë premtuar!

 

Premtim dhe zotim moral para qytetarëve të vendit tim

 

Me betim në Zot dhe Atdhe, i garantoj të gjithë qytetarët e vendit, se nëse e marrë besimin e tyre, do të jemë gardian i zgjuar 24 orë në shërbimin e qytetarëve të vendit tim, pa llogaritur në asnjë përfitim personal. Do t’i shkrijë të gjitha energjitë intelektuale dhe përvojën time mbi dyzetvjeçare në shërbim të qytetarëve të mrekullueshëm dhe vendit tim të shenjt. Jam ai ushtari besnik i viteve të ’90-ta, mbrojtësi besnik i djersës së mërgimtarëve dhe shigjetari i kujdesshëm i abuzimit të gjithë pushtetarëve.

BURGU I VLORËS- Nga Tomë Mrijaj

 

 

Periudha e diktaturës ateisto-komuniste në Shqipëri, gjatë vitëve të zeza 1944-1990, ka qenë një kalvar i vërtetë mundimesh të pambarim, për të gjithë ata që kanë kaluar fatkeqsisht shumë dekada brenda qelive të ftohta, plot lagështi.
Për shumë vite me radhë, historianët botërorë të ditëve tona, të cilët kanë studiuar me shumë kujdes krimet e periudhës së fashizmit dhe nazizmit, gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, kanë arritur në përfundimin e saktë, se epoka fatkeqe e sundimit barbarë të komunizmit kudo në vendet ish komuniste dhe socialiste deri më sot (në Korenë e Veriut, Kubë etj.), ka qenë shumë herë më e ashpër dhe katastrofike, se ajo e fashistëve italianë, nazistëve gjermanë dhe militaristëve fashistë japonezë.
Gjatë gjithë kohës së komunizmit të zi (1941-1991), e cila fatkeqsisht për herë të parë përhapet dhe vendoset si epidemi kancerogjene në ish Rusinë Cariste në vitin 1917, nga komunistët bolshevikët kriminelë muzhikët (fshatarët barbarë) Vladimir I. Lenini dhe Josif V. Stalini, fatkeqsisht kanë vdekur mizorisht në tortura, pushkatuar me dhe pa gjyq dhe vdekur me mijëra të pafajshëm (burra, gra dhe fëmijë) në kampet e tmerrshme të përqendrimi ose të punës së detyruar deri në vdekje mbi 120 milionë anti marksistë, antibolshevikë, antisocialstë, antikomunistë etj. (sipas emërtimit politik të regjimeve në shtete dhe kontinente të ndryshme të botës), duke qenë në këtë mënyrë shifra numerike dy herë më e madhe se njerëzit e vdekur po barbarisht gjatë periudhës së pushtimeve naziste dhe fashiste të Luftës së Dytë Botërore (56 milionë).
Hetuesit dhe personeli ushtarak i burgjeve shqiptare si katilë të regjur, ishin të përzgjedhur me shumë kujdes për të tilla krime, të cilët ndiqnin me përpikmëri taktikat e burgjeve fashiste dhe nasiste të kohës, në mënyrë që t’ia bënin vazhdimisht dhe ndër vite jetën ferr të vërtetë të gjithë të burgosurve, që fatkeqsisht kishin rënë në duart e tyre si xhelatë.
Asokhe duhet thënë se vetë sistemi apo diktatura e komunizmit ishte i barabartë me burgun e madh popullor, sepse në këte gjendje ishte katandisë i gjthë populli shqiptarë, që ishte brenda një burgut gjigand për 5 dekada, rrethuar në kufi dhe brenda saj totalisht me tela me xhemba dhe bunkera betoni dhe hekuri kudo në male, fusha, qytete dhe bregdetin shqiptar.

Burgu i Vlorës ishte një ferr i vërtetë

Këto ditë po lexoja me shumë kujdes dhe emocione një libër historik me kujtime të përjetuara dhe të hidhura njëkohsisht, shkruar disa vite më parë nga ish i burgosuri politik dhe ish Kryetar i Shoqatës së ish të Perndjekurve dhe të Persekutuarve (Dënuarve) Politikë në Shqipëri, gjatë kohës së sundimit të diktaturës më të egër komuniste në botë.
Autori i kujtimeve të hidhura i burgosuri politik i ndërgjegjës Kurt Kola, në librin e tij, përshkruan jetën dhe burgjet e tmerrshme të Shqipërisë, të cilët iu desh t’i kalonte mbi shpinë ditë për ditë dhe shumë vite me radhë, duke filluar nga mosha e fëmijërisë, kur ai hyri brenda dhe deri sa u lirua me ardhjen e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri në vitin 1991.
Kryetari i Shoqatës martire Kola, ndër të tjera shkruan: “Burgu i Vlorës nuk ishte model i atij të Gjirokastrës, as si ndërtesë, as si trajtim. Komandant burgu ishte Hysen Kapllani, me gradën Major dhe njeri, disi, i moderuar. Në këtë burg nuk pati gjëra të natyrës makabre si në Gjirokastër, por ndodhën dy takime interesante që ia vlen të tregohen…

Ballafaqimi i dy të dënuarve
në lojën e Sigurimit të Shtetit

Dedë Gjonmarkaj ishte arrestuar në fillim të vitit 1945. E kishin dënuar 5 vjet, të cilat i bëri ditë më ditë. Lirohet në maj të vitit 1950 nga burgu i Tiranës. Shkon në shtëpi të Lekë Previzit, i cili nuk ishte internuar akoma. Ishte e dielë dhe rastisi ditë sporti: luante Tirana me Partizanin.
Të dy bashkë u nisën për të parë ndeshjen. Mbrapa i ndiqte një makinë e Sigurimit të Shtetit. Pa mbërritur tek stadiumi, dy civilë u presin rrugën.
Eja me ne – i thonë Dedës dhe e fusin në mes. Tre metra më tutje, hapin derën e pasme të veturës dhe e fusin brenda. Leka, i shastisur dhe shumë i trembur ndoqi me sy rrëmbimin e shokut dhe me të shpejtë u zhduk për në shtëpi. Dedën e izoluan në birucat e Ministrisë së Brendshme…
Tani fillon loja e Sigurimit të Shtetit. Në Tepelenë “lirojnë” familjen e Gjonmarkajve. E mbajnë një javë në qytet me pretekstin se nuk kishte makinë për ta çuar në Shkodër. Në krye të javës, gazeta Zëri i Popullit, në faqe të parë me germa kapitale shkruan: “Dedë Gjonmarkaj, i biri i tradhtarit Gjon Markagjoni, sapo u lirua nga burgu është arratisur.”
Diaboliku, Niqit Andoni, vjen nga Tirana dhe rikthen në kamp internimi familjen e Gjonmarkajve, duke u thënë: “Qeveria jonë ju liroi nga internimi, por u bë shkak arratisja e djalit tuaj dhe u anullua falja juaj…”
Dedë Gjonmarku sillet në birucat e Gjirokastrës, ndërsa oficeri i Ministrisë së Brendshme, mirditori Mark Dodani, i maskuar në emrin e Dedë Gjonmarkajt, futet në çetat e të arratisurve në Shqipërinë e Mesme.
Ministria e Brendshme, e instruktuar nga KGB-ja ruse, pati krijuar “Frontin e Heshtur”, – një organizatë me oficerët më të zgjedhur, të cilët kishin dalë maleve si të arratisur dhe asgjësonin të arratisurit e vërtetë, me format më të pabesa.
Disa nga të arratisurit që i kapnin të gjallë, me forma të ndryshme mashtrimi, arrinin t`i bënin bashkëpunëtorë, deri edhe tek diversantët Zenel Shehu e Hamit Matjani.
Mark Dodani, me disa oficerë të tjerë, depërtoi në çetën e Sulë Selimes nga Baldushku i Tiranës dhe u bë shumë i besuar aty, nën maskën e Dedë Gjonmarkajt, të cilin nuk e kishin parë kurrë, por e besonin si djalin e Princit të Mirditës, Gjon Markagjonit.
Ndërsa Dedë Gjonmarkaj, pa asnjë akuzë, dergjej në katakombet e Gjirokastrës, nën emrin e tij, oficeri i sigurimit, Mark Dodani, vriste dhe arrestonte në gjumë kundërshtarët politikë!
Në gjashtë vjet, 1948-1954, i ndihmuar nga KGB-ja nëpërmjet agjentit të saj, Kim Filbi, sigurimi shqiptar asgjësoi të gjithë të arratisurit brenda vendit, si edhe ata që vinin si diversantë nga jashtë për ta mbyllur me Zenel Shehun dhe Hamit Matjanin.
Çeta e Sulë Selimes, në të cilën pati hyrë oficeri i Sigurimit, Mark Dodani, u pushkatua e gjithë, përveç të birit Nazif Selimja, të cilin e dënuan 15 vjet burg. Ky tregon: “Ishim në dijeni të infiltrimit të oficerëve të sigurimit në çetat e të arratisurve dhe bënim shumë kujdes. Hetonim mjaft para se të pranonim ndonjë të arratisur të ri, por nuk arritëm dot deri tek djallëzia se mund të “përdoret” në lojë djali i Gjon Marka Gjonit…

Takim i përzemërt i dy “armiqve” në burgun e Vlorës…

Pas mbarimit të lojës, Dedë Gjonmarkajn e çojnë në spitalin e burgut në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Aty e kurojnë për dy muaj rresht me ilaçe dhe ushqim, duke ia shpëtuar jetën. Në një nga ditët e viziton Ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu, i cili i komunikon dënimin me 7 vjet burg!
– Nuk kam dalë në gjyq dhe nuk më është komunikuar asnjë akuzë, – i thotë Deda.
– Të është bërë gjyqi në mungesë, do të vij vendimi, – i tha Ministri.
– Dedën, nga spitali i burgut e çojnë në burgun e Vlorës dhe, për koincidencë apo qëllimisht, në dhomë me Nazif Selimen.
– Na preve në besë, Dedë Gjomarkaj! – i tha buzagaz Nazifi.
Deda shtangu nga ky lajm, edhe pse Nazifi e tha buzagaz. E kuptoi dhe e rroku në qafë, si për t’i kërkuar ndjesë për gabimin që bëri. Deda, edhe pse përqafimin e Nazifit po e pranonte si pendesë, nuk po çlirohej dot nga befasia e asaj që dëgjoi dhe Nazifi i tregoi gjithë poshtërsinë, që ishte luajtur në emër të tij.

 

KURT KOLA
Në Shqipërinë Burg
Faqe 102, 103, 104

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai: Kjo qeveri po shqyen Shqipërinë!- Nga Vepror Hasani

Zyrën e drejtoreshës së Financave e bëri WC për vete!

Projektet e zbatuara prej Isait lënë shumë për të dëshiruar

Erion Isai nuk u pëlqye nga kolonjarët as ditën e parë të mbërritjes së tij në qytetin e Erskës si kryetar bashkie i Kolonjës. Shumëkush e pa pa ndonjë pëlqim. Me të zbritur nga automjeti, Isai u përpoq të bënte humor, ndoshta për të krijuar një përshtypje më të mirë dhe më shumë afërsi me kolonjarët, por edhe kjo përpjekje i rezultoi e dështuar, sepse kolonjarët dëshironin ta prisnin si kryetar bashkie dhe jo si njeri që bën njerëzit për të qeshur. Tashmë kërkesa e kolonjarëve ishte që Bashkia e Kolonjës të tregonte më shumë vëmendje ndaj halleve të njerëzve dhe t’u jepej zgjidhje problemeve dhe halleve të tyre, por edhe kjo gjë nuk u bë e mundur. Kolonjarët kishin patur të drejtë, ishin ata që nisën të qeshnin me bëmat e aktorit Erion Isai, sepse bëmat e gjëmat e tij nuk paten dhe nuk kanë të sosur as sot, ato do t’i rrëfejmë më poshtë.

Kolonjarët: Më lehtë takon Edi Ramën sesa Erion Isanë!

Pa kaluar shumë kohë nga ardhja e tij si kryetar bashkie, gjithçka rezultoi hap edhe zhgënjim, – rrëfejnë shumë banorë të Kolonjës, pasi jeta e tyre u rëndua edhe më shumë, situata ekonomike u vështirësua së tepërmi, hallet dhe problemet e tyre nuk gjetën zgjidhje, përkundrazi u bënë edhe më të shumta. Tashmë prej 5 vjetësh jeta e kolonjarëve është bërë për t’u qarë hallin, askush prej tyre nuk shpreson në përmirësimin e jetës së vet, sepse Erion Isai i tillë kishte qenë që nga dita e parë e ardhjes së tij. Madje tashmë zotëria në fjalë nuk konsultohet më as me punonjësit e Bashkisë, dhe nuk pranon takime pune me ta. “Më lehtë takon Edi Ramën sesa Erion Isanë!” – shprehen kolonjarët. Gjithashtu, banorët e Kolonjës kujtojnë se Erion Isai i tillë paskësh qenë si karakter edhe pa mbërritur në Kolonjë, madje nuk kishte simpati as për qeverinë që e kishte nxjerrë nga gjiri i vet.

Erion Isai: “Kjo është qeveri skifterësh, po shqyejnë Shqipërinë”.

Me këtë rast po kujtojmë fjalën e tij më 1 nëntor 2018 në televizion, ku u shpreh konkretisht kështu: “Kjo është një qeveri oligarkësh, një qeveri skifterësh që po shqyejnë çdo ditë Shqipërinë!” Nëse dikush nuk beson që kjo shprehje të ketë dalë nga goja e kryebashkiakut Erion Isai, mund t’ua servirim edhe në video, madje me zë dhe figurë. Kurse pas 4 muajve, pasi mori teserën e PS, nisi të shprehej: “Jam socialist i thekur!”. Por kolonjarët tashmë nuk ia vënë më veshin, sepse janë të sigurtë, nëse ndryshon situate, edhe Erioni ndryshon bindjet e veta. Nuk e ka problem të kthejë gunën nga fryn era. Kjo mënyrë sjelljeje me kthesa të herëpashershme e zhvlerësoi figurën e tij si kryebashkiak, sot ai ka një autoritet të rrenuar. Ai fitoi si kryetar bashkie më 30 qershor 2019, ndërsa më 10 korrik 2019 ende pa marrë detyrën nisi të bënte presione psikologjike. Pyetja e tij ishte: “Çfarë kini bërë 6 muaj, nga 1 janari deri më 30 qershori?!” Kjo mënyrë komunikimi na la të kuptojmë se ai ishte foshnjor në administrimin e punëve të Bashkisë, dhe nuk kishte faj, ai ishte thjesht një aktor dhe asgjë më shumë. Detyrën si kryetar e mori në datën 29 Korik 2019.

Ligji u shkel që ditën e parë

Më 29 korrik, ditën e hënë bëri betimin dhe po atë ditë shkeli ligjin sepse bashkoi njësitë administrative: Çlirim + Mollas; Barmash + Novoselë; Njësinë administrative Leskovik fshat + me Leskovik qytet, të cilat bëhen me VKB ose me VKM. Madje disa njësi administrative prej shume kohësh i la pa administrator. Dhe “më e bukura” kryetari i vetëm në 61 bashki që ka vendi Erion Isai, vendosi shiritin e kryetarit të Bashkisë mbrapsht. Për këtë arsye u ironizua nga të gjithë kolonjarët, ndaj që nga ajo ditë kryetari i Bashkisë nuk e ka vënë më shiritin që prej 5 vitesh, sepse i kujtojnë vendosjen mbrapsht të shiritit. Megjithatë, edhe pse e ka detyrim ligjor, nuk e vuri shiritin as kur erdhi Luigji Soreka, as kur erdhi kryeministri, as kur erdhi ministri i Brendshëm; po kështu, shiritin nuk e vendos as në ditët festash, si: 5 maji dita e dëshmorëve, 6 korrik djegia e Borovës, 15 maj çlirimi i Leskovikut, 20 maj krijimi i batalionit “Hakmarrja”, 20 tetor çlirimi i Ersekës, 28-29 nëntor ngritja e flamurit të Pavarësisë dhe çlirimit të atdheut, etj. Dhe jo vetëm kaq, më 28 nëntor të vitit të kaluar, nuk denjoi të vinte fare në qytetin e Ersekës për ngritjen e flamurit, madje edhe lapidarët dhe pllakatet përkujtimore i ka inat dhe po i heq si rasti i Rehovës, dhe pllakatin në Bashkinë Ersekë të dëshmorit Ilirjan Arapi, ndaj me këtë rast po i kujtojmë thënien e Petro Nini Luarasit “Vramëni po gjakun mblidhmani se do t’u duhet nipërve dhe mbesave të shkruajnë gjuhën shqipe”.

Vlen më shumë paraja se gjaku i dëshmorëve


Ka folur keq për qeverinë Rama

Për kryebashkiakun e Kolonjës duket se vlen më shumë paraja se gjaku i dëshmorëve. Erion Isai është një kryetar bashkie që projektet dhe investimet përkatëse i realizon në mënyrën më të dobët. Edhe frekuentimin në Bashki e ka tejet te ulet 43% po dhe 57% jo. Vjen një ose dy ditë në javë. Ka shumë projekte të zbatuara që e kompromentojnë; heq nga puna punonjës me status dhe për një vend pune paguan dy veta; vë në punë punonjës pa status vetëm e vetëm që t’i ketë nën vete dhe t’i urdhërojë ata si të dojë; falsifikon urdhëra çemërimi në punë, çdo gjë e bën në shkelje të ligjit; dhe është një kryetar bashkie që për 5 vjet ka ndërruar 3 makina shumë të mira “Renxh Rover”, “Benz” AA 099 ZU, “Benz” AB 090 AP dhe një “X5”- a, që nuk i dihet as nami dhe as nishani. Dhe jo vetëm kaq, si kryetar ka folur keq edhe për qeverinë Rama; mashtroi se do të instalohej familjarisht në Ersekë dhe nuk respekton asnjë datë të shënuar me shiritin e kryetarit edhe pse e ka detyrim ligjor; kryen shpenzime marramendëse me benza dhe naftë. Shume e shpenzimeve për karburant kapërcen shumën 200 milionë të dala nga taksat e kolonjarëve.

Zyrën e drejtoreshës së Financave e bëri WC për vete

Po, është një kryetar bashkie që ka hequr 9 nënkryetarë (vlen edhe për librin Gines); heq dhe vë në punë si t’ia dojë qejfi me një të rënë të lapsit sepse e kundërshtojnë duke u bazuar në ligj. Donte të hiqte edhe lapidarian në hyrje të qytetit, por hasi në rezistencën e kryetarit të veteranëve të Ersekës dhe gjithë veteranëve; gjithashtu ka zbatuar projekte të dyshimta në drejtimin financiar si ish-Komiteti partisë, Bashkia, rrugët etj. E pra, kush dëshiron sqarime më të shumta, jemi të gatshëm t’ia ofrojmë saktësisht siç kanë ndodhur dhe me dokumente të sakta, foto dhe video të cilat e implikojnë në shumë gjëra. Kolonja ka vajza, djem, burra dhe gra të zotë që të japing ujë në bisht të lugës dhe që dinë të drejtojnë dhe jo të bëhen gazi i botës, si kryetari aktual Erion Isai, i cili nuk ka pelqyer as qeverine nga ka dalë ai vetë. Kaq për këtë radhë… Të vetmen gjë që kolonjarët “i pëlqyen”, ishte Zyra e drejtoreshës së Financës të cilën e bëri WC për vete, gjë që komentohet edhe sot si në kuptimin figurativ dhe në atë real. Kjo është qeverisja bashkëkohore e kolonjarëve nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Isai.

Erion Isai: Kam vënë në rresht artistë të mëdhenj!


Për ju s’e kam problem!

Në datën 10 mars 2022, e enjte, kryetari i Bashkisë Kolonjë, thirri një grup punonjësish prej 4 vetash dhe nisi t’u bënte presion psikologjik me largim nga puna. Njerit prej punonjësve i bëri presion duke i thënë: “Unë kam vënë në rresht një prej artistëve më të mëdhenj të vendit, ndërsa me ju nuk e kam problem të marr vendimin që dua”. Emrin e artistit të madh, kolos i skenës dhe kinematografisë shqiptare nuk po e përmendim sepse mënyra si u shpreh kryebashkiaku ishte tejet e ulët. Arsyeja e zemërimit të kryetarit të Bashkisë ndaj 4 punonjësve ishte mosdërhyrja tek shtëpia e dy të moshuarve për prishjen e një muri ndarës, dhe e vërteta është se ai mur me të drejtë nuk është prishur as sot. Kjo mënyrë sjelljeje, – pohojnë punonjës të Bashkisë Kolonjë, – është atakuar edhe nga emisioni satirë-investigativ (“Stopi”, dt. 22.11.2021 e mërkurë). Ndërsa një punonjësi të IMT-së kryebashkiaku iu drejtua me fjalët: “Kërkoj që kur t’i të dalësh me bllok në dorë, kolonjarëve t’u shpëtojë shu..r…a”.

Pse ndodh kështu?

Sipas punonjësit që u këshillua nga kryebashkiaku si t’i trembte kolonjarët, shpjegoi si më poshtë: Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai është kundër bizneseve, madje më shumë se 18 biznese janë kërcënuae për prishje të objekteve të biznesit pa marrë parasysh faktin që kjo kategori biznesmenësh ushtrojnë aktivitetin e vet që prej 20-25 vitesh, paguajnë rregullisht taksat dhe mbajnë me punë një pjesë të familjeve të qytetit të Ersekës. Rasti më i fundit u shënua në dt.12 shkurt 2024 dhe nëse urdhëri i tij do ishte zbatuar, për kolonjën do të ishte një maskaradë neveritëse, gjë që nuk ka ndodhur në bashki të tjera. Bëhet fjalë për stallën e të imtave në Borovë. Dhe ishte po ky njeri që pasi nxori urdhërin e prishjes së stallës, pas 3 orësh nxori urdhërin e mosprishjes duke e shtyrë prishjen për tre muaj, deri më 25 prill. Dhe nuk është çudi që edhe më 25 prill urdhërat e tij të jenë po kaq të çuditshëm, gjë që të bën të mendosh se ai është i paqendrueshëm në veprimet e veta.

Arsyeja e mosprishjes

Gjithashtu duhet thënë që arsyeja e mosprishjes së objektit i ishte shpjeguar kryebashkiakut Isai nga inspektori i IMT-së Ersekë, Paqësor Cane. Arsyeja e shtyrjes ishte bërë me dije që më dt. 8. 2. 24, dhe numër protokolli për të gjitha arsyet që janë cituar më sipër. Kjo për gjithë kolonjarët u konsiderua si shou nga ana e kryebashkiakut, sepse atij nuk i rrihet pa bërë për të qeshur banorët e Kolonjës… Nga aksioni i ashtuquajtur i “madh” që organizoi kryetari I Bashkisë, vetëm një gjë do të veçojmë: Policia e shtetit Ersekë dhe Korçë që ishin njoftuar u treguan shumë korrektë, të qetë dhe profesionalë Dhe megjithatë, nga gjithë kjo maskaradë, viktimë mbeti ispektori IMT me status që e largoi nga puna. Po përse e largoi nga puna? Për prishje të objektit, apo për mosprishje të objektit, kur prishja dhe mosprishja u vendos nga vetë kryetari Erion Isai.

Gjithsesi në vijim ne do të sjellim fakte te reja lidhur me punët në Bashkinë e Kolonjes Madje nga një SMS që kemi siguruar, ish-ispektori i IMT-se e ka ftuar publikisht z. Erion Isai në debat televiziv ku të dojë vetë ai, por kësasj ftese kryebashkiaku deri më sot nuk i është përgjigjur. Që të gjitha këto tregojnë se qendrimi në punë i punonjësve të Bashkisë, varet nga humori i kryetarit të Bashkisë. Madje, nisur nga të gjitha këto që kemi numëruar më sipër, mundet të themi se ky kryebashkiak duhet të zërë “një vend nderi” në Librin Gines.

SHBA i heq Fondit Shqiptaro Amerikan statusin e përjashtimit nga taksat – Nga Klodian Tomorri

Qeveria amerikane i ka hequr statusin e përjashtimit nga taksat Fondit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit për shkak se për tre vjet rresht nuk ka bërë deklarimin e detyrueshëm të taksave.

Kapitali.al ka mësuar se Internal Revenue Service, ndryshe Administrata Tatimore e Shteteve të Bashkuara do të vërë nën hetim financiar Fondin Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit, i cili u përfshi në koncesionin kontrovers të Parkut të Butrintit.

“Statusi i përjashtimit të kësaj organizate u revokua automatikisht nga IRS për dështimin e paraqitjes së formularit 990, 990-EZ, 990-N ose 990-PF për 3 vjet rresht. Tashmë kjo organizatë do t’i nënshtrohet hetimit të mëtejshëm financiar të sigurtë” shkruan Administrata Tatimore Amerikane në motivacionin për heqjen e përjashtimit tatimor.

Historia

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) u krijua në vitin 2009 nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve me mbështetjen dhe inkurajimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

AADF është një korporatë jofitimprurëse e qeverisur nga një Bord Administratorësh i cili operon tërësisht në Shqipëri. Misioni i këtij fondacioni është nxitja e zhvillimit të një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe një shoqërie demokratike në Shqipëri.

Duke qenë se është një organizatë jo fitimprurëse në vitin 2011, Fondi Shqiptar Amerikan përfitoi dhe statusin e përjashtimit tatimor nga administrata tatimore e SHBA-vë.

Por pak javë më parë IRS ka vendosur heqjen automatike të statusit dhe vënien e Fondit nën hetim tatimor për shkak se nuk ka dorëzuar për 3 vite rresht deklarimin e detyrueshëm tatimor në SHBA.

Butrinti

Fondi Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit u vu në qëndër të kritikave publike me përfshirjen e tij në Parkun e Butrintit.  Përmes një marrëveshje të miratuar në ky Fond ka marrë për 10 vjet menaxhimin e parkut të Butrintit.

Por opozita dhe shumë ekspertë e kanë kundërshtuar fuqishëm marrëveshjen duke e cilësuar atë si një rrezik për shkatërrimin e pasurisë më të vyer natyrore dhe kulturore të Shqipërisë.

Ndërkohë, përfshirja e Fondit në marrëveshjen kontroverse të Butrintit ka shkaktuar kundërshtime të forta edhe në rrethin e personaliteteve shqiptaro-amerikane.

Njëri prej zërave më të fortë kritik ndaj përfshirjes së fondit në Parkun e Butrintit ka qenë ish kongresmeni Joseph Dioguardi, i cili e ka cilësuar si një skandal të rrezikshëm pasi AADF po e dëmton seriozisht integritetin e Parkut Kombëtar të Butrintit./KAPITALI

Albin Kurti: 35 vite më parë, më 28 mars 1989, pushteti i Serbisë i miratoi disa ndryshime kushtetuese në dëm të Kosovës dhe Vojvodinës

35 vite më parë, më 28 mars 1989, pushteti i Serbisë i miratoi disa ndryshime kushtetuese me të cilat i dha vetes arbitrarisht kompetenca shtesë mbi Kosovën dhe Vojvodinën, dy krahinat që deri atëherë ishin të barabarta mes tetë njësive përbërëse federale të ish Jugosllavisë. Këto ndryshime ishin në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Kosovës dhe atë të Vojvodinës, sikur edhe me Kushtetutën e Jugosllavisë.
Vetëm pesë ditë më parë, më 23 mars 1989, regjimi shtypës i Millosheviqit që po forcohej në Beograd mbi kurrizin e popujve të tjerë, ia suprimoi autonominë Kosovës. Kjo ndodhi nën masa të dhunës policore të aprovuara nga Serbia tre javë më herët, më 1 mars 1989, kur kishte vendosur gjendje shtetrrethimi në Kosovë. Pesë muaj pas ndryshimeve kushtetuese, konkretisht më 28 shtator 1989, Kuvendi i Republikës Socialiste të Serbisë e miratoi një kushtetutë të re, me të cilën Kosovën dhe Vojvodinën i degradoi në njësi territoriale regjionale të Serbisë. Në Kushtetutën e Serbisë, Kosova u quajt me emrin “Kosova dhe Metohija”, kurse Serbia i përvetësoi pronat dhe pasuritë shoqërore të Kosovës duke e shpallur Serbinë si pronare të tyre.
Këtë pozicion arbitrar ekspanzionist dhe hegjemon konstitucional ndaj Kosovës, Serbia e ka ruajtur deri sot në kushtetutën e saj. Viti 1989 vijon të jetë thelbi i Serbisë shtetërore që nga atëherë e deri tash 35 vjet më vonë. Ndryshimet kushtetuese dhe kushtetutat e reja të imponuara dhunshëm dhe nën regjim policor nga Serbia më 1989, ishin faza për justifikimin dhe legjitimimin e pushtimit të Kosovës nga Serbia. Në dy vitet pasuese, përgjatë 1990 dhe 1991, Serbia e instaloi një regjim apartheidi me politika segregacioni në Kosovë, duke i përjashtuar shqiptarët e Kosovës nga vendet e punës dhe sfera publike, duke i diskriminuar, persekutuar, burgosur, helmuar dhe vrarë.
Nga vitit 1989 deri më 1999, mbi shqiptarët në Kosovë shteti i Serbisë ekzekutoi politika apartheidi dhe shtypi të drejtat dhe liritë e njeriut; burgosi arbitrarisht dhe dënoi me gjyqe politike; përndoqi, arrestoi dhe torturoi mijëra njerëz; i shkatërroi pasuritë natyrore dhe asetet ekonomike të Kosovës; helmoi nxënësit; mbylli shkolla dhe përjashtoi studentët e profesorët shqiptarë nga universiteti; ndaloi kulturën shqiptare e gjuhën shqipe; mbylli mediat dhe e shtypi mendimin e lirë dhe manifestimin publik të ideve politike; vrau, masakroi dhe zhduku me dhunë mijëra njerëz; plaçkiti, shkatërroi dhe djegu pasuri private dhe publike; dhunoi dhe torturoi civilë të paarmatosur dhe të pafajshëm; dëboi dhe depërtoi qindra mijëra njerëz; mori pengje dhe burgosi njerëz politikisht; kreu gjenocid dhe bëri çmos për ta fshehur atë bashkë me krimet e luftës duke i fshehur kufomat e të vrarëve dhe duke i zhdukur gjurmët dhe dëshmitë.
Por populli dhe shteti i Kosovës nuk harrojnë dhe nuk falin. Andaj i kujtojmë në përvjetore dhe për çdo ditë, për ta freskuar kujtesën tonë kolektive, për ta kultivuar lidhjen mes politikës dhe historisë dhe për t’i mbajtur aktive akuzat ndaj shtetit të Serbisë për fajet dhe përgjegjësitë e saj për gjithë çfarë ka bërë në Kosovë!
Duke i kujtuar ngjarjet në të kaluarën, për t’i sqaruar pozicionet në të tashmen dhe drejtuar qëllimet në të ardhmen politike të Kosovës!

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t’i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Gjyqtarët e Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut në sallën e gjyqit. (Foto: Reuters)

Një prej përfitimeve direkte të qytetarëve të Kosovës nga anëtarësimi eventual në Këshillin e Evropës do të jetë qasja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut [GJEDNJ].

Kjo Gjykatë – me seli në Strasburg – konsiderohet një prej mjeteve juridike më efektive në gjithë Evropën.

Ajo do të mund të jetë një derë e re që hapet për shtetasit e Kosovës, dhe për Kosovën si shtet, nëse një palë beson se është trajtuar padrejtësisht në proceset paraprake gjyqësore.

Le të thellohemi në këtë pikë.

Kur dhe për ç’arsye mund t’i drejtohet dikush Gjykatës?

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut, të cilën e nënshkruan një vend pas anëtarësimit.

Për t’iu drejtuar Gjykatës, fillimisht një individ duhet t’i shterojë të gjitha mjetet juridike – varësisht prej ligjit vendor – ku një person, apo edhe vetë shteti, ka kryer shkelje, dhe i cili është pjesë e Këshillit të Evropës.

Pjesë e Këshillit aktualisht janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.

Në rastin e Kosovës do të thotë se fillimisht një palë duhet t’i drejtohet Gjykatës Themelore, Gjykatës së Apelit, asaj Supreme dhe Kushtetuese, dhe duhet të tregojë në hollësi si janë shkelur të drejtat e garantuara.

Përjashtim bëjnë rastet kur ndonjë palë mund të vërtetojë që nuk ka pasur mjet efektiv juridik dhe që, rrjedhimisht, i është dashur të kapërcejë ndonjë gjykatë në Kosovë.

Dr. Venera Kabashi, juriste me bazë në Strasburg dhe njohëse e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ka përmendur për Radion Evropa e Lirë disa raste kur dikush mund t’i drejtohet Gjykatës.

Venera Kabashi.

Venera Kabashi.

“Qytetarët do të mund të kontestojnë vendime të autoriteteve të Kosovës lidhur me pronat e tyre, lidhur me dënimet e tyre me burgim, kohëzgjatjen e paraburgimit, kushtet e burgimit/paraburgimit, vendime të tjera që prekin të drejtën e tyre për jetë, liri të shprehjes dhe asociim, mendimit/besimit, privatësisë, diskriminimit, e të tjera”, ka thënë Kabashi në disa përgjigje me shkrim.

Ish-Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari.

Ish-Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari.

Ish-Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari, përveç rasteve ku janë përfshirë individë, i ka përmendur edhe rastet që lidhen me juridiksion ndërshtetëror.

“Është rasti i Kroacisë me Slloveninë, ku kanë qenë palë në gjyqe për disa asete të kompanive apo bizneseve, që dikur kanë qenë pronë shoqërore, mirëpo më vonë janë privatizuar”, ka thënë Jashari.

Pensionistët e ’99-ës në Kosovë

Disa hamendësojnë nëse do të mund t’i drejtohen Gjykatës në Strasburg për çështjen e pensionistëve të Kosovës të vitit 1999, të cilëve prej qershorit të atij viti u janë ndalur paratë prej shtetit të Serbisë, vend anëtar në Këshill që prej vitit 2003.

Më 2012, Gjykata në Strasburg u kanë dhënë të drejtë dy boshnjakëve të Mitrovicës së Veriut, Lutvije dhe Mahmut Grudiqi, në kërkesën e tyre ndaj shtetit të Serbisë për pensione dhe dëmshpërblim.

Gjykata, madje, ka thënë se për shkak që potencialisht mund të ketë edhe shumë raste të tilla me situatë të njëjtë, Serbia duhet të garantojë që pensionet dhe dëmshpërblimet t’iu paguhen edhe të gjithë pensionistëve të tjerë që kanë kontribuuar në Fondin Pensional në ish-Jugosllavi.

Ish-Avokati i Popullit, Jashari, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “nga 60 mijë persona [në Kosovë] sa kanë pasur të drejtë të përfitojnë, Serbia ka rritur ta reduktojë këtë numër rreth 2.000, nëpërmjet një konkursi të shpallur në UNMIK, në atë kohë”.

“Kanë konkurruar diku rreth 6.000 persona. Prej tyre, për shkak të gjoja mospërmbushjes së kritereve, Serbia i ka eliminuar diku 4.000 tjerë”, ka bërë të ditur Jashari.

Ai e ka fajësuar nxjerrjen e preteksteve të ndryshme nga ana e Serbisë, por edhe mosreagimin e shtetit të Kosovës në Këshillin e Evropës – përveç një opinioni të hartuar prej zyrës së Avokatit të Popullit – për një përfundim të tillë.

Kosova dhe Serbia nuk janë marrë vesh asnjëherë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Pensionistë duke luajtur shah në Prishtinë. (Foto: Radio Evropa e Lirë).

Pensionistë duke luajtur shah në Prishtinë. (Foto: Radio Evropa e Lirë).

A mund t’i drejtohet dikush vetë Gjykatës në Strasburg?

Po.

Ndonëse angazhimi i një avokati nuk është diçka e domosdoshme, Kabashi përmend se “në momentin që rasti do t’i komunikohet shtetit të Kosovës për komente, atëherë pala duhet të angazhojë një avokat për të vijuar tutje me procedurat ligjore”.

Ka edhe raste që ndonjë palë bën kërkesë që të vazhdojë të përfaqësohet vetë, edhe pas komunikimit të rastit, Gjykata e miraton kërkesën, mirëpo personi ose entiteti në fjalë duhet të jetë i familjarizuar me procedurat juridike.

Si bëhet kërkesa?

Është obliguese të plotësohet një formular për aplikim që gjendet në faqen zyrtare të Gjykatës. Formulari dhe dokumentet tjera udhëzuese janë të qasshme në gjuhën shqipe dhe serbe – të dyja gjuhë zyrtare të shtetit të Kosovës.

Kabashi tërheq vërejtjen se nuk është aspak e lehtë që ta plotësojnë formularin personat të cilët nuk janë juristë dhe nuk i dinë rregullat.

Ndërtesa e Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg, lindje të Francës. (Foto: AP)

Ndërtesa e Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg, lindje të Francës. (Foto: AP)

Sa mund të zgjasin procedurat?

Nga disa muaj, e deri në disa vjet – varësisht prej kompleksitetit të rastit.

Largimi eventual i Serbisë nga Këshilli

Zyrtarë të lartë të Beogradit janë duke deklaruar se Serbia mund të largohet prej Këshillit të Evropës, në rast se Kosova pranohet në të.

Jashari beson se ky kërcënim është më shumë i karakterit politik.

Por, edhe në rast të largimit, juristja Kabashi tregon se të gjitha vendet anëtare/ të gjitha palët që pretendojnë se janë viktimë e shkeljeve, do të mund të ankohen në Gjykatën në Strasburg, nëse kanë ndonjë pakënaqësi me shtetin e Serbisë, për periudhën sa ajo ka qenë pjesë e këtij trupi.

Shembull të tillë përbën Rusia, e larguar prej Këshillit të Evropës në shtator të vitit 2022, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë.

“Gjykata e Strasburgut vazhdon të jetë kompetente për të trajtuar çdo rast kundër Rusisë që ka ndodhur para datës 16 shtator 2022 e tutje nga momenti kur ata janë bërë pjesë e Këshillit të Evropës. Në momentin e largimit të Rusisë, në GJEDNJ ishin rreth 17 mijë aplikime kundër Rusisë dhe GJEDNJ-ja ka vazhduar të shpallë aktgjykime kundër Rusisë edhe pas përjashtimit të saj”.

Vendimi final për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pritet të merret në Këshillin e Ministrave gjatë një mbledhjeje që do ta mbajë në muajin maj. Radio Evropa e Lirë

Gazetarja Lala: Kam dyshime të arsyeshme se vëllai i kryeministrit shoqërohet me eksponentë të krimit të organizuar

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar akuzat e Gazment Bardhit ndaj vëllait të kryeministrit të vendit, Edi Rama, Olsi Ramës.

Lala u shpreh se dosja Xibraka nuk është hetuar si duhet dhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka thënë në vitin 2017 se ndërhyrja e policisë në Xibrakë ka qenë e nxituar dhe jo efektive duke krijuar dyshime për gjithë çështjen.

Ajo shtoi se indicia se vëllai i kryeministrit dhe një trafikant droge kanë përdorur të njëjtin automjet është e mjaftueshme që dosja penale të hapet sërish, teksa rikujtoi rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri që u zbulua nga autoritetet për shkak të sistemit TIMS.

Lala theksoi se Olsi Rama po ashtu rezulton se ka pasur lidhje me Amant Josifin, i cili është i kërkuar nga autoritetet spanjolle, ndërsa shtoi se ka dyshime të arsyeshme se vëllai i kreut të qeverisë shoqërohet me eksponentë të krimit të organizuar, duke përbërë indicie të mjaftueshme për ta hetuar atë.

“Dosja Xibraka nuk është hetuar si duhet, këtë e dimë tanimë. E vetmja pyetje që natyrshëm më vjen është se përse pikërisht ky denoncim në këto momente, gjë që duhet ta sqarojë zoti Bardhi. Opozita flet prej vitesh për implikime të mundshme të Olsi Ramës.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në vitin 2017 ka thënë se nisur nga provat e marra në hetim shpreh mendimin se ndërhyrja e policisë në Xibrakë ka qenë e nxituar dhe jo efektive pasi në laborator nuk u gjet produkti i gatshëm dhe gjëra të tjera, por vetëm gjurmë. Duke qenë se në Xibrakë po derdheshin lëngje provash.

Nuk kam konfirmuar ato që thotë zoti Bardhi për TIMS, por Tahiri u vu nën hetim penal vetëm sepse mjeti i tij ishte përdorur nga disa persona që u shpallën fajtorë për trafikun e drogës. Mjafton vetëm ky fakt që dosja penale të hapet nga SPAK, sepse nuk ka pasur asnjë përgjigje se çfarë është bërë me këtë dosje penale.

Duhet të kemi parasysh se prokurori që ka pasur këtë dosje është graduar në prokuror të përgjithshëm të Shqipërisë. Këtu nuk e kemi marrë përgjigjen. Nuk dua t’i hyj nëse Olsi Ram ka lidhje, por ka indicie të mjaftueshme për të hapur çështjen.
Kur një automjet përdoret nga vëllai i kryeministrit dhe një  herë tjetër nga një trafikant droge, këtu lë të dyshosh përtej propagandës politike që këtu ka një indicie që duhet hetuar.

Mendoni se një polic në Shqipëri ka guximin për të ngritur tabelën për të ndaluar vëllain e kryeministrit? Saimir Tahiri shkroi prapa hekurave për Audin, Bardhok Pllanaj u fsheh në makinën e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Sot nuk mund të them nëse Olsi Rama ka mbajtur në mjetin e tij persona të skeduar, por kryeministrit sot ka një përgjegjësi morale nëse provohet lidhja e vëllait të tij, kryeministri ka përgjegjësi politike dhe vëllai penale.

Nuk mund të përdoret makina e vëllait të kryeministrit nga një trafikant për të hyrë e për të dalë nga vendi. Operacioni u shkatërrua që në gjenezën e vetë, gjermanët ndërprenë komunikimet me prokurorinë shqiptare sepse ajo po dekonspironte hetimet.

Kam trajtuar rastin e Amant Josifit, i cili më rezulton me lidhje me vëllain e kryeministrit dhe sot është personi më i kërkuar i autoriteteve spanjolle, ndërsa prokuroria shqiptare nuk e ka sqaruar ende pozicionin e Olsi Ramës. Unë po ashtu kam dyshime të arsyeshme që vëllai i kryeministrit shoqërohet me eksponentë të krimit të organizuar, kjo përbën indicie për ta hetuar. Nuk mund të ngre gishtin e akuzës, por mund të kërkoj hetim nga prokuroria shqiptare nga këto indicie”, u shpreh ajo.

Fatos Lubonja: Operacioni gjerman u dekonspirua për Olsi Ramën… Të hetohet edhe gradimi i dy prokurorëve

Duke komentuar akuzat e kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi për lidhjen e Olsi Ramës me laboratorin e kokainës në Xibrakë i zbuluar pak vite më parë, analisti Fatos Lubonja në një lidhje për “Open” në News 24, tha se hetimi ishte i mangët dhe se duhet hetuar edhe prokurorët që nuk e bënë këtë hetim.

“Nuk kam asnjë dyshim që ky është shtet i trafikantëve dhe i drogës dhe lidhjet e politikës me to janë të dukshme. Mjafton të shikosh lejet e ndërtimit. Ka një problem në gjithë këtë. Personi i pa identifikuar cili është? Nëse është kaq e thjeshtë siç thotë Rama që kam pasur miqësi me këto. S’ka problem. Mund të thuhet se aty është filani por ky është jashtë loje. Këtu ka një problem me policinë dhe prokurorinë që është hequr emri i personit të pa identifikuar. Është absurde që t’i identifikosh moshën ekzaktësisht dhe nuk i dinë identitetin.

Kjo është një provë e qartë dhe meqë nuk kundërshtohet dot, Rama thotë kam qenë me të por nuk kam lidhje. Kjo duhet të ishte thënë. E ngatërron punën fakti që operacioni ishte dekonspiruar. Ndërkohë që ishin gjermanët ata që kishin njoftuar dhe ta merr mendja që ndaj një njoftimi gjerman duhet të ishin të kujdesshëm dhe prapë është dekonspiruar dhe ta merr mendja që ky dekonspirim është bërë sepse këtu ka një njeri të rëndësishëm për ta hequr nga lista apo për të mos e hetuar. Të gjitha këto të çojnë te një hetim i mangët që nuk është as i fundit dhe as i pari.

Ashtu si ky gradimi i prokurorëve duhet hetuar. Për më tepër, si gradohen disa prokurorë që kanë bërë një hetim kaq të mangët. Njëri bëhet kryeprokuror dhe tjetri është i SPAK-ut dhe deshën ta bënin kryeskapist dhe të gjitha këto të çojnë te disa mendime që këtu kemi të bëjmë me një prokurori që është në shërbim. Çështja është hapur vetëm për shkak të gjermanëve. Mendoj se kjo nuk është e veçantë. Ky është rregulli në Shqipëri. Nëse SPAK do të hetonte grupet kriminale i ka nëpër ato kullat”, tha Lubonja.

Gazetarja Lala: Indicia se Olsi Rama ka përdorur të njëjtin mjet me një trafikant, mjafton për hapjen e dosjes

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar akuzat e Gazment Bardhit ndaj vëllait të kryeministrit të vendit, Edi Rama, Olsi Ramës.

Lala u shpreh se dosja Xibraka nuk është hetuar si duhet dhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka thënë në vitin 2017 se ndërhyrja e policisë në Xibrakë ka qenë e nxituar dhe jo efektive duke krijuar dyshime për gjithë çështjen.

Ajo shtoi se indicia se vëllai i kryeministrit dhe një trafikant droge kanë përdorur të njëjtin automjet është e mjaftueshme që dosja penale të hapet sërish, teksa rikujtoi rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri që u zbulua nga autoritetet për shkak të sistemit TIMS.

Lala theksoi se Olsi Rama po ashtu rezulton se ka pasur lidhje me Amant Josifin, i cili është i kërkuar nga autoritetet spanjolle, ndërsa shtoi se ka dyshime të arsyeshme se vëllai i kreut të qeverisë shoqërohet me eksponentë të krimit të organizuar, duke përbërë indicie të mjaftueshme për ta hetuar atë.

“Dosja Xibraka nuk është hetuar si duhet, këtë e dimë tanimë. E vetmja pyetje që natyrshëm më vjen është se përse pikërisht ky denoncim në këto momente, gjë që duhet ta sqarojë zoti Bardhi. Opozita flet prej vitesh për implikime të mundshme të Olsi Ramës.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në vitin 2017 ka thënë se nisur nga provat e marra në hetim shpreh mendimin se ndërhyrja e policisë në Xibrakë ka qenë e nxituar dhe jo efektive pasi në laborator nuk u gjet produkti i gatshëm dhe gjëra të tjera, por vetëm gjurmë. Duke qenë se në Xibrakë po derdheshin lëngje provash.

Nuk kam konfirmuar ato që thotë zoti Bardhi për TIMS, por Tahiri u vu nën hetim penal vetëm sepse mjeti i tij ishte përdorur nga disa persona që u shpallën fajtorë për trafikun e drogës. Mjafton vetëm ky fakt që dosja penale të hapet nga SPAK, sepse nuk ka pasur asnjë përgjigje se çfarë është bërë me këtë dosje penale.

Duhet të kemi parasysh se prokurori që ka pasur këtë dosje është graduar në prokuror të përgjithshëm të Shqipërisë. Këtu nuk e kemi marrë përgjigjen. Nuk dua t’i hyj nëse Olsi Ram ka lidhje, por ka indicie të mjaftueshme për të hapur çështjen.
Kur një automjet përdoret nga vëllai i kryeministrit dhe një herë tjetër nga një trafikant droge, këtu lë të dyshosh përtej propagandës politike që këtu ka një indicie që duhet hetuar.

Mendoni se një polic në Shqipëri ka guximin për të ngritur tabelën për të ndaluar vëllain e kryeministrit? Saimir Tahiri shkroi prapa hekurave për Audin, Bardhok Pllanaj u fsheh në makinën e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Sot nuk mund të them nëse Olsi Rama ka mbajtur në mjetin e tij persona të skeduar, por kryeministrit sot ka një përgjegjësi morale nëse provohet lidhja e vëllait të tij, kryeministri ka përgjegjësi politike dhe vëllai penale.

Nuk mund të përdoret makina e vëllait të kryeministrit nga një trafikant për të hyrë e për të dalë nga vendi. Operacioni u shkatërrua që në gjenezën e vetë, gjermanët ndërprenë komunikimet me prokurorinë shqiptare sepse ajo po dekonspironte hetimet.

Kam trajtuar rastin e Amant Josifit, i cili më rezulton me lidhje me vëllain e kryeministrit dhe sot është personi më i kërkuar i autoriteteve spanjolle, ndërsa prokuroria shqiptare nuk e ka sqaruar ende pozicionin e Olsi Ramës. Unë po ashtu kam dyshime të arsyeshme që vëllai i kryeministrit shoqërohet me eksponentë të krimit të organizuar, kjo përbën indicie për ta hetuar. Nuk mund të ngre gishtin e akuzës, por mund të kërkoj hetim nga prokuroria shqiptare nga këto indicie”, u shpreh ajo.bw

Çfarë tregon për lidhjet SHBA-Rusi shpërfillja e paralajmërimit për sulmin në Moskë

Ndërtesa e djegur e sallës së koncerteve Crocus në afërsi të Moskës më 26 mars, katër ditë pas sulmit me të shtëna ku u vranë mbi 140 njerëz.

Todd Prince, Mike Eckel

Në dhjetor 2017, vetëm pak javë para se miliona qytetarë rusë të bëheshin gati ta festonin Vitin e Ri – një ndër festat më të dashura të vendit – agjencia kryesore e inteligjencës ruse njoftoi se e kishte parandaluar një komplot të Shtetit Islamik për të vrarë vizitorët në vendet më të rëndësishme në qytetin e dytë më të madh rus, Shën Petersburg.

Derisa kjo nuk ishte hera e parë që Shërbimi Federal i Sigurisë kishte pretenduar se e kishte parandaluar një sulm terrorist, njoftimi ishte i pazakontë për shkak se ajo e pranonte se nga kush e kishte marrë informatën: Shtetet e Bashkuara.

Madje Kremlini shkoi aq larg saqë tregoi se presidenti Vladimir Putin, një ish-oficer i KGB-së, e falënderoi personalisht presidentin e atëhershëm amerikan, Donald Trump. Një muaj më vonë, drejtorët e tre agjencive kryesore ruse të inteligjencës dhe agjencitë e spiunazhit, e vizituan Uashingtonin, një ndodhi tejet e pazakontë.

Një gjë e ngjashme ndodhi vetëm dy vjet më vonë.

Kjo mund të ketë qenë pika më e lartë e shkëmbimit të informatave mes SHBA-së dhe Rusisë.

Gjashtë vjet më vonë, në fillim të marsit, një paralajmërim për një sulm të “pashmangshëm” terrorist iu bë agjencive ruse të inteligjencës. Madje Ambasada amerikane në Moskë doli publikisht dhe i paralajmëroi qytetarët amerikanë.

Ky paralajmërim papritmas e zemëroi Kremlinin.

Gjatë një takimi më 19 mars me zyrtarët e sigurisë, Putini e pranoi se Rusia e kishte marrë një informatë – po e shpërfilli atë duke e cilësuar si “propagandë të pastër” dhe “shantazh për ta frikësuar dhe destabilizuar shoqërinë tonë”.

Tri ditë më vonë, më shumë se 140 njerëz në sallën e koncerteve Crocus afër Moskës u vranë nga disa burra të cilët shtinë me armë zjarri ndaj pjesëmarrësve në koncert dhe pastaj ia vunë zjarrin ndërtesës.

Ky ishte sulmi më i rëndë terrorist në Rusi në dy dekadat e fundit.

Për disa ish-oficerë të inteligjencës amerikane, faji për bashkëpunim të dobët bie plotësisht mbi supet e Moskës: shërbimet ruse të sigurisë e shohin shkëmbimin e informatave mbi të gjitha si mundësi për përfitime politike dhe strategjike, thonë ata.

Shërbimet ruse të inteligjencës “nuk janë të interesuara për bashkëpunim, por përdorin angazhime të tilla për të zhvilluar informata dhe për të ngacmuar”, tha Douglas London, një oficer i lartë në pension i CIA-s, i cili ishte përfshirë në shkëmbimin e informatave në dhjetor 2017.

“Mashtrohesh nëse mendosh se suksesi në Shën Petersburg është tregues i gjendjes së marrëdhënieve mes [agjencive] të inteligjencës”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Dyshime, pikëpyetje dhe zakone të vjetra

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Moska dhe Uashingtoni kërkuan ta gjejnë një mënyrë të re për të shkëmbyer informata në një sërë fushash: terrorizëm, trafikim me njerëz dhe drogë, krime kibernetike dhe aktivitete të tjera të jashtëligjshme.

Përpjekjet për këtë u shtuan shumë pas 11 shtatorit 2011, kur ndodhën sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara.

Putini u bë lideri i parë që i telefonoi Shtëpisë së Bardhë dhe i ofroi ndihmë për atë që Shtetet e Bashkuara e cilësuan si “luftë globale kundër terrorizmit”.

Por, për disa zyrtarë dhe oficerë rusë, heqja e zakoneve të vjetra ishte gjë e vështirë, posaçërisht për ata në ushtri dhe agjencitë e sigurisë. Kjo vlente edhe për Putinin, një veteran i KGB-së i cili e udhëhoqi Shërbimin Federal të Sigurisë, i njohur si FSB, para se të bëhej president.

Kjo ishte plotësisht e vërtetë kur bëhej fjalë për ekstremistët islamikë. Për agjitatorët e Kremlinit, lufta në Çeçeni, ku radikalët islamikë nga Lindja e Mesme fituan bastion në vitet ’90, ishte pikënisja.

Për Kremlinin ishte e dhimbshme kur disa liderë politikë çeçenë, dhe madje militantë, kërkuan strehim në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë.

Moska i cilësonte ata si terroristë. Uashingtoni jo bash.

Rusia u godit nga një sërë sulmesh terroriste dhe vetëvrasëse në vitet 2000. Sulmi më i rëndë ndodhi në shtator 2004, kur sulmuesit çeçenë dhe ingushë e kapën një shkollë fillore në qytetin verior, Beslan, ku i mbajtën peng për gati tre ditë më shumë se 1.100 njerëz, derisa ndodhi tentimi i dështuar për t’i shpëtuar pengjet.

Më shumë se 330 njerëz vdiqën, shumica e të cilëve fëmijë.

Deri kur ndodhi sulmi në sallën e koncerteve Crocus më 22 mars, ai ishte sulmi më vdekjeprurës gjatë presidencës së Putinit – dhe Putini sugjeroi se Perëndimi ka faj pjesërisht.

Një dekadë pas sulmit në Beslan, zyrtarët e inteligjencës amerikane u ankuan për një mungesë bashkëpunimi me homologët rusë gjatë përgatitjeve për Lojërat Olimpike në Soçi më 2014.

Më vonë, Moska e pranoi se SHBA-ja dhe vendet e tjera perëndimore e ndihmuan t’i parandalojë sulmet.

Më 2011, FSB-ja u dha informatë FBI-së dhe CIA-s për Tamerlan Tsarnaev, një burrë i lindur në Çeçeni, i cili, së bashku me vëllain e vet Dzhokhar dhe pjesën tjetër të familjes, morën azil në Shtetet e Bashkuara në vitet 2000.

FSB-ja paralajmëroi se Tsarnaev e kishte përqafuar islamin radikal dhe druhej se ai planifikoi të kthehej në Rusi për t’iu bashkuar një grupi militant.

Dy vjet më vonë, Tamerlan dhe Dzhokhar i shpërthyen dy bomba gjatë Maratonës së Bostonit, duke i vrarë tre njerëz dhe duke i plagosur 281. Një hetim tremujor i FBI-së për të kaluarën e tyre, i nxitur nga informata ruse, nuk gjeti asnjë lidhje me terrorizmin.

Një raport nga inspektori i përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë gjeti mangësi në mënyrën se si agjencitë amerikane e trajtuan informatën ruse, por gjithashtu theksoi se FSB-ja dështoi t’i përgjigjej një kërkese pasuese të amerikanëve.

FSB-ja dikur bashkëpunonte rregullisht me FBI-në për çështjet e krimeve kibernetike. Kjo dështoi më 2016, kur oficerët e njësitit kibernetik të FSB-së u arrestuan dhe u akuzuan për tradhti. Mediat ruse raportuan se oficerët e FSB-së u arrestuan për shkak se punonin me SHBA-në.

Sjellje tejet befasuese

Shërbimet inteligjente ruse dhe amerikane veprojnë me sisteme të ndryshme të vlerave, gjë që e vështirëson tej mase bashkëpunimin, tha Steven Hall, i cili u pensionua më 2015 pasi kryente operacione rreth Rusisë në CIA.

Rusët e shohin shkëmbimin e informatave si një “kali të Trojës” kohë pas kohe, tha ai në një raport nga viti 2017 për Carnegie Endowment for International Peace.

“Rusia e kupton qasjen tonë perëndimore, optimiste për shkëmbim informatash, dhe do ta përdorë atë ashtu siç Putini e sheh përparësi për të, në një mënyrë që Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi do ta shohin si tejet befasuese”, tha ai.

Kishte raste kur palët bashkëpunonin në një rast caktuar dhe papritmas, pala ruse e ndalte shkëmbimin e informatave.

Sulmi në sallën e koncerteve Crocus

Në dhjetor 2016, zyrtarët amerikanë i dëbuan dhjetëra diplomatë rusë, shumica e të cilëve besohej se ishin zyrtarë të inteligjencës që punonin gjoja si diplomatë, si dhe i mbyllën dy prona ruse të njiheshin si objekte për mbledhjen e informatave. Rusia u hakmor për këtë.

Më vonë, zyrtarët amerikanë erdhën në përfundim se inteligjenca ruse, me pajtimin e Putinit, ishte përfshirë në një fushatë të madhe për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Tensionet që po ziheshin për kohë të gjatë rreth Ukrainës shpërthyen plotësisht kur Rusia e nisi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt 2022, duke i prishur marrëdhëniet dypalëshe. Shtetet e Bashkuara e shtuar shkëmbimin e informatave me Kievin, disa prej të cilave janë përdorur për t’i sulmuar forcat ruse.

Tre javë më parë, më 7 mars, Ambasada amerikane në Rusi e bëri një paralajmërim për mundësinë e një sulmi “të pashmangshëm” brenda 48 orëve. Një ditë më herët, sipas New York Times, një zyrtar i CIA-s në Moskë ua kaloi autoriteteve ruse një paralajmërim, bashkë me hollësi se IS-K, dega e Shtetit Islamik, ishte organizatori.

Sulmi në sallën e koncerteve Crocus ndodhi dy javë më vonë, më 22 mars. Shteti Islamik e mori përgjegjësinë, ndërsa katër burrat të cilat Rusia i akuzon për kryerjen e sulmit, janë nga Taxhikistani, njëri prej vendeve të Azisë Qendrore qytetarët e të cilit i kanë forcuar radhët e IS-K-së prej se u formua në Afganistan më 2014.

E rëndësishme për zyrtarët rusë ishte se paralajmërimi publik nga Ambasada amerikane u bë një javë para zgjedhjeve presidenciale në Rusi, në të cilat Kremlini ishte i vendosur për një dalje të lartë në zgjedhje për të ndihmuar në portretizimin e një mbështetjeje të madhe për Putinin.

“Mendoj se amerikanët qartazi e dhanë paralajmërimin në mirëbesim”, tha Mark Galeotti, një ekspert britanik për çështjet e agjencive ruse të sigurisë.

“Mendoj se [Putini] u zemëruar dhe mendoi se ky ishte, në fakt, një tentim nga amerikanët për t’i frikësuar rusët para zgjedhjeve”, tha ai.

Pas sulmit, Putini dhe drejtori i FSB-së, Aleksandr Bortnikov, bashkë me zyrtarë të tjerë, kanë vazhduar të ngulin këmbë se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë gisht, me gjithë mungesën e dëshmive.

Bortnikov e pranoi paralajmërimin e inteligjencës amerikane, por e nënvlerësoi atë si të “natyrës së përgjithshme”.

“Ne reaguam ndaj asaj informate, natyrisht, dhe ndërmorëm masa të duhura”, tha ai më 26 mars.

Inteligjenca dhe dezinformimi

Shtetet e Bashkuara mbase vendosën ta bëjnë publik kërcënimin këtë herë, sepse ishte i pashmangshëm dhe Uashingtoni nuk kishte mjaftueshëm hollësi të cilat do t’ua mundësonin shërbimeve ruse ta parandalonin sulmin, tha London.

Një urdhër ekzekutiv nga vitit 2015 u kërkon agjencive amerikane të inteligjencës të shkëmbejnë paralajmërime për sulmet e mundshme terroriste me vendet e tjera, madje edhe nëse ato vende janë armiqësore si, Rusia apo Irani.

Më 4 janar, 95 njerëz u vranë nga dy sulme vetëvrasëse me bomba në qytetin iranian Kerman, për të cilin përgjegjësinë e mori Shteti Islamik.

Tre jave më vonë, zyrtarët amerikanë thanë se e kishin paralajmëruar paraprakisht Iranin për një sulm të mundshëm nga Shteti Islamik brenda Iranit.

Teherani nuk e pranoi publikisht apo konfirmoi paralajmërimin e SHBA-së.

Një telash tjetër që e ka minuar shkëmbimin e informatave mes agjencive amerikane dhe ruse, siç thanë zyrtarët amerikanë, është gatishmëria e Rusisë për ta mbushur informacionin me propagandë apo me dezinformata.

Rusia e ka shtyrë narrativen se Shtetet e Bashkuara e krijuan Shtetin Islamik si pretekst për ta vazhduar praninë e tyre në Lindjen e Mesme, tha London. Këtij pretendimi i kanë bërë jehonë mediat e kontrolluara nga shteti në Iran dhe madje ai është përqafuar edhe nga disa oficerë të spiunazhit pakistanez.

Si shenjë se ekziston njëfarë shkëmbimi i informatave të klasifikuara, Ministria e Brendshme e Rusisë njoftoi më 28 mars ekstradimin nga Shtetet e Bashkuara të një burri rus, i cili është akuzuar se e ka abuzuar vajzën e vet në Florida, ku ai jetonte.

Ai u arrestua nga autoritetet amerikane dhe u ekstradua në Rusi “falë ndërveprimeve mes agjencive për sundimin e ligjit të Federatës së Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”. Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Ekrem Idrizi

Qeveria jep 1 mln euro për faqen e propagandës së Edi Ramës

Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama shfaqet çdo ditë në media, madje edhe ditë të shtunë dhe të diel. Kryeministria dhe ministritë e linjës kanë një koordinim për ta nxjerrë Ramën “në krye të punëve”, por edhe në rolin e gazetarit në fundjavë, ku organizon edhe pod-castin.

Zyrat e shtypit janë fuqizuar kohët e fundit, ku secila ministri, drejtori apo bashki ka një staf që do ta kishin zili edhe redaksitë e informacionit në mediat kryesore. Institucionet kanë krijuar një “rrjet”, ku zëdhënësit e drejtorive “raportojnë” te zëdhënësi i ministrisë.

Ky i fundit “raporton” te Agjencia e Mediave dhe Informimit, apo siç njihet ndryshe edhe “Ministria e Propagandës”. Por, të gjitha “falen” te zëdhënësi i Ramës, i cili ka një kontroll absolut në të gjitha institucionet e tjera. Por, ky “rrjet” ka edhe kostot përkatëse. Pa llogaritur pagat, shpërblimet, dietat, pajisjet e punës e gjithçka tjetër, qeveria shpeshherë shpenzon qindra milionë lekë për propagandën.

Image

Dokumenti i mësipërm është tenderi i shpallur nga AKSHI. Objekti i procedurës është “mirëmbajtja e web-siteve të Kryeministrisë, Ministrive dhe Përfaqësive Diplomatike”, me fondet e Buxhetit. Fondi i gjithë kësaj procedure është plot 77.999.197 lekë pa TVSH. Me TVSH shuma shkon në afër 1 milionë euro. Mësohet se kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin është 24 muaj shërbim mirëmbajtje, teksa ofertat do të dorëzohen deri më datë 24 prill 2024.

“Qëllimi i këtij projekti është mirëmbajtja dhe përmirësimi i faqeve web-eve zyrtare përfaqësuese të kryeministrisë, ministrive dhe faqeve web të përfaqësive tona diplomatike” shkruan drejtoresha Mirlinda Karçanaj, e cila tenderon çdo javë miliona euro. Ajo thotë se objekti është që të mirëmbahen në çdo komponent, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së punës pa ndërprerje në të gjithë komponentët dhe shërbimet e ofruara nga to.

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit shkruan se kërkon përmirësimet e faqeve të internetit. “Faqet e web-it të ministrive të linjës dhe ajo e kryeministrisë janë të ngritura respektivisht në 32 makina virtuale, mbi të cilat aplikohen politika shumë strikte sigurie.

Burimet hostuese janë përcaktuar në mënyrë që të përballojnë ç’do lloj fluksi vizitash që këto faqe kanë e mund të kenë në të ardhmen” thuhet në dokumente.

Sipas tyre, të gjitha faqet web të ministrive si dhe ajo e kryeministrisë janë ngritur mbi një sistem të menaxhimit të informacionit dhe se çdo ndërhyrje në kuadër të mirëmbajtjes nuk duhet të cënojë strukturën.

Serbia po kultivon politika të një kulture neveritëse militariste, që po prodhon psikozë lufte në Ballkan- Nga SKËNDER MULLIQI

Serbia e Vuqiqit , sikur politikat e më parshme , kan futur në shërbim gjithë makinerinë propagandistike , si urrejte patologjike ndaj çdo gjëje shqiptare.Vuqiqi shqiptarët i konsederon armiqë të përjetshem.Është trishtuese dhe e quditshme për këtë shekull së serbët janë orjentuar të zhvillojnë politika të një kulture autoritare, mizogjene, të neveritshme militariste, dhe e gjithë kjo në shërbim të tendencës për të prodhuar psikozë lufte në Ballkan.Serbia jo që i ka harruar viktimat e saja të luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, por ajo pikërishtë po e mbeshtët politikën e saj për viktima të reja .Vuqiq viktimat i ka ndarë sipas përkatësisë etnike.Ata janë shqiptarët, të cilët serbet historikisht i kan shëndrruar dhe konsideruar viktima të nacionalizmit të tyre serbomadh.Hapën shumë varre masive gjithandej në Bosnje dhe në Kosovë, madje varre u gjenden edhe nën kishat ortodokse serbe.Kisha serbe siq e kam thënë shpesh në shkrimet e mia, e ushqyen dhe nxitë nacionalizmin, nxitën luftën dhe viktimat e saja.E kaluara e saj është e ërrët siq edhe ka mbetur edhe në këtë fillim shekull.Ne vend të tolerancës fetare , po kultivojnë urrejtën, po kultivojnë propagandën nacionaliste brutale si në vitet 1990.Të gjithë popujte demokratike ne Evrope dënojnë krime të tilla brutale , të shkaktuara nga regjimi i kriminal i Millosheviqit, ku edhe presidenti serbe Vuqiq, ishte pjesë e saj.Këta këto përvjetore të vuajtjeve të shqiptarëve dhe mysilimave në Bosnje, po i shohin më përbuzje.Ata po i glorifikojnë të gjitha formacionet e tyre ushtarake dhe kriminelëve të tyre.Rrallë kush sot në Serbi i përmend këto viktima te luftës, e askush nuk i përmend kriminelet e tyre.Tani imagjinoni sa shumë propagandohet në fjalimet e përfaqësuesve politikë dhe përfaqësueseve fetar në ceremonitë e ndryshme.Po shohim retorikën e qartë nacionaliste luftënxitëse edhe të lidërve fetar serbë që ti motivojnë gjenaratet e reja për konflikte të reja më shqiptarët.Dhe, këta janë serbet, mëndoj këtu shumica , më të cilët po insiston Evropa që të arrihet paqja e përhershme në rajon.Me duket së është mashtrim i madh të mendohët së më garniturën kompletë politike të kohës së Millosheviqit, mund të bisedohet për qfardo paqe.Kjo i ngjanë thënjës së të bisedojmë qka bisedojmë e livadhi na takon neve.Më këtë platformë të nacionalizmit serbomadh Vuqiqi është edhe duke i zhvilluar bisedimet më palën e Kosovës.Dhe, natyrishtë së një platformë të të tillë shoviniste e pushtuese , nuk do ta pranojnë ti të nënshtrohen kurrë shqiptarët dhe Albin Kurti si përfaqësues i yni në këto bisedime tashme të cilat po duken apsurde.Shiptarët askujt spo i bëjën sherr në rajon, po mbrojnë idenjtitetin kommbëtar dhe shtetin e ri të Kosovës.Ëështë e nevojshme ti jepet fund propagandës së përgjakshme nacionaliste, që mos të l;ejohet të përseritët e njejta fatkeqësi në Ballkan, që shumë po e deshirojnë Putin dhe Vuqiq.Tu prehet rruga këtyre terroristëve edhe më forcë nese është e nevojshme nga Evropa dhe Amerika, në tentimin për realizimin e ideve megallomane fashiste për“botën serbe’dhe për “botën ruse”.


Send this to a friend