Me çdo psherëtimë
qe ti me vjedh nga gjoksi
për çdo fjalë
që ma gris gojën
një re pengohet
Ne ballin tim
përqendrimi i një horizonti;
i pasigurt pengohet
në ndonjë breshëri
duke u lëkundur
mes dy gishtave
të erës pastaj
goditi në një degë murrizi
deri sa për të ngecur
në një çarje te ngushtë,
e errët në një ndarje
Te pakëndshme
dhe e ngushtë
të ndara në një prerje të shpirtit.
Aida Meti