Shën Valentinas të dy
Më dukesh si çupë, si flutur,
Sa herë të vështroj në sy
Aq herë bëhesh më e bukur.
.
Përditë e më shumë të dua
Më tepër se jetën time,
Ta kam thënë një herë, moj grua
S’ bëj dot çdo ditë deklarime…
.
Për të dashur orë e çast
Unë e di, e ndjej si unë,
S’kam ç’të them, se jam me fat
Dy trupa në një furtunë.
.
Të puth sytë dhe të tërën
S’ është nevoja ta përmend,
Të dua si dielli hënën
Si dikur, besoj mban mend…
.
Pse siç e do dielli hënën?!…
Mos më shumë ai e dashka
Seç unë të dua me zemër?!
Ç’ kam unë, ç’bën ai përjashta…
.
Ai ka punë të largët
Ne ndezur ndjenjat mirëfilli,
Sytë si dashuri e pastër
Të qeshur si lule prilli.
.
Dikush mund të thotë: “Po ky
Qysh shkruan si një i marrë?”
Ç’të bëj? Ti me ata sy
Më çon 40 vjet më parë…
.
Kur u njohëm, çelëm zogjtë
Në çerdhen e ngroht’ të familjes,
Sa të ëmbël ishin ftonjtë
Vetëm atyre u bindem…
.
Deshi fati, Zoti deshi
Jemi gjyshër sot moj grua,
Bujaria buzëqeshi
Siç më do, më shumë të dua.
.
Lundroj kot unë nëpër fjalë
Vetëm ti më bën të lumtur,
Se çdo vit më bën më djalë
Çdo vit bëhesh më e bukur…