VOAL

VOAL

Pele: Sot lojtarë të mëdhenj janë vetëm Messi, Ronaldo dhe ndoshta Neymar

April 9, 2016
blank

Komentet

blank

Këngë dhe flamuj, tifozët shqiptarë mbërrijnë në Varshavë, krijojnë atmosferë elektrizuese

E gjithë vëmendja sonte do të jetë e fokusuar te ndeshja e parë kualifikuese (Euro 2024) e Shqipërisë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo do të masin forcat me Poloninë, në PGE Narodowy Stadium.

Teksa jemi pak orë para fillimit të ndeshjes, tifozët shqiptarë që do ndjekin ndeshjen nga afër kanë mbërritur në Varshavë. Lojtari i 12-të duket se ka sjellë një atmosferë pozitive, ku nuk mungojnë këngët dhe flamujt kuq dhe zi.

Nëse djemtë tanë do bëjnë ndeshjen e tyrë në fushë, tifozët premtojnë se do bëjnë maksimumin për të mbështetur skuadrën nga shkallët e stadiumit. Shqipëria synon që të marrë një rezultat pozitiv, për të kërkuar më pas një biletë që të dërgon në Euro 2024.bw

blank

Barazim pozitiv në Izrael, Kosova dinjitoze në sfidën e parë kualifikuese, Rashica nuk mjafton

Kosova e ka nisur fushatën kualifikuese të Euro 2024, me një barazim 1-1 në Izrael.

Vendasit nga Izraeli tregohen të rrezikshëm në minutën e 25-të, teksa patën mundësi të merrnin avantazhin me Weissman, gjithsesi për fat të mirë “Dardanët” shpëtuan.

Ekipi i Giresse filloi duke marrë frenat e lojës, Edon Zhegrova në të 32-tën provoi me kokë, por pa rezultat. Pak më vonë sërish Zhegrova protagonist. Ai në zonë një top nga krahët, por izraelitët e devijojnë për në portën e tyre.

Pjesa e dytë do niste zjarr. Rashica dyfishoi shifrat, por goli u anulua për prekje me dorë. Vendasit barazuan shifrat në të 56-tën, falë Peretz. Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, me skuadrat që ndajnë pikët.bw

blank

President pa rivalë, Infantino rizgjidhet në krye të FIFA-s: Ju dua të gjithëve

Gianni Infantino është rizgjedhur në krye të FIFA-s. Kjo ishte e pritshme pasi “bossi” i futbollit botëror nuk kishte asnjë rivalë në këtë garë, askush nuk guxoi ta konkurrojë.

Infantino siguroi një tjetër mandat deri në 2027. Infantino u zgjodh për herë të parë në krye të FIFA-s në 2016, edhe atëherë nuk kishte rivalë.

Presidenti u zgjodh në Kongresin e 73-të të FIFA-s i mbajtur në Kigali të Ruanda-s: “Ju dua të gjithëve”, u shpreh Gianni Infantino.bw

blank

“Tërbimi’ gjerman, tifozët e Eintracht Frankfurt djegin Napolin

U ndaluan të ishin prezent në stadiumin “Maradona”, por tifozët e Eintracht Frankfurt u kujdesën të linin gjurmë në qytetin e Napolit.

Rreth 600 ultras të ekipit gjerman shkatërruan çfarë i doli përpara në rrugët e Napolit, deri në sheshin Jesu, aty ku dhe u bllokuan.

Nuk mungoi përplasja me forcat e rendit, ku tifozët hodhën në drejtim të tyre gurë dhe mjete piroteknike.

Një makinë e policisë u dogj totalisht ndërsa shumë automjete të tjera dhe dyqane pësuan dëme.bw

blank

UEFA-s i kërkohet ta përjashtojë kundërshtaren e Kosovës, Bjellorusinë

Kombëtarja bjelloruse gjatë një ndeshje kundër Azerbajxhanit në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Novi Sad, 6 qershor 2022.

RFE/RL

Më shumë se 100 deputetë të Parlamentit Evropian kanë nënshkruar një letër që ia kanë dërguar presidentit të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Aleksander Ceferin, duke i kërkuar që ekipi i kombëtares së Bjellorusisë të përjashtohet nga garat e kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit, që mbahet më 2024.

Eurodeputetët argumentuan se Bjellorusia, jo vetëm që mbështet, por aktivisht merr pjesë në agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Në letër u tha po ashtu se futbolli dhe sporti në përgjithësi janë përdorur nga lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, për përhapjen e propagandës politike.

Sipas ligjvënësve evropianë, pjesëmarrja në garat e UEFA-s e kombëtares bjelloruse do të përdoret më vonë nga Lukashenka për propagandë, për të “dëshmuar se po pranohet mirë nga bashkësia ndërkombëtare”. Deputetët pohuan se lejimi i pjesëmarrjes së Bjellorusisë në këto gara është ofendim i viktimave të agresionit rus në Ukrainë, por edhe për shumë luftëtarë të të drejtave të njeriut në Bjellorusi.

Po ashtu, ka pasur thirrje që Bjellorusisë t’i ndalohet pjesëmarrja në garat ndërkombëtare të futbollit, ashtu siç i është ndaluar Rusisë. Por, UEFA deri më tani u ka rezistuar thirrjeve të tilla, duke nënvizuar se në një masë Bjellorusia është sanksionuar duke ia pamundësuar që të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare në territorin e saj.

Ndalimi eventual i pjesëmarrjes së Bjellorusisë në kualifikimet për EURO 2024, që do të mbahet në Gjermani, do të kishte efekt edhe te kombëtarja e Kosovës, e cila gjendet në të njëjtin grup të kualifikimeve. Në grup, përveç Kosovës dhe Bjellorusisë, janë edhe Zvicra, Rumania, Izraeli dhe Andorra. Ndeshjet për kualifikime nisin javën e ardhshme.

Për shkak të pamundësisë që të zhvillojë ndeshje në fushën e vet, Bjellorusia ka zgjedhur që disa ndeshje kualifikuese t’i zhvillojë në Serbi.

Ndryshe, Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, duke përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur sulmet. Megjithatë, Minsku mohon se është palë në konflikt.

blank

Shqipëri, futbolli i femrave, një sfidë ndaj paragjykimeve

VOA/Mimoza Picari

Në Shqipëri mbi 2 mijë vajza ja kanë dalë të sfidojnë mentalitetin dhe paragjykimin, se futbolli është sport vetëm i djemve, dhe sot janë të angazhuara në 122 ekipe në gjithë vendin. Që prej ditës kur në Shkodër lindi futbolli i femrave, rreth dy dekada më parë, mjaft prej tyre kanë hasur pengesa, në përpjekje për të ndjekur ëndrrën për t’u bërë futbolliste. Ekipi i Vllazinsë dhe ai kombëtar i futbollit për femra, kanë shënuar disa suksese në aktivitetet sportive ndërkombëtare ndërsa drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit thonë për Zërin e Amerikës se synojnë rritjen e profesionalizmit dhe masivizimit të futbollit për femra në vend.

Në Shqipëri 17 vite më pare, disa vajza shkodrane sfiduan mentalitetin paragjykues se futbolli është sport vetëm i djemve, dhe për herë të parë të parë në historinë e futbollit shqiptar, formuan ekipin e futbollit të femrave, “Juban Danja”. Më pas njëri pas tjetrit u formuan disa ekipe në qytete të ndryshme të vendit, për të mbërritur deri sot, kur në këtë sport janë anagazhuar mbi 2 mijë lojtare , dhe 122 ekipe gjithsej. Esmeralda Franja, lojtare në ekipin kombëtar të futbollit dhe kapitene e ekipit të Vllaznisë në Shkodër, që ka fituar pjesën dërrmuese të kampionateve kombëtare, si dhe ka marrë pjesë në grupet e Champions League për femra, duke u renditur e 16 në rangun e klubeve në Europë, rrëfen për Zërin e Amerikës pengesat që hasi në rrugëtimin e saj për shkak se ishte vajzë.

“Futbollin e nisa në shkollën 9 vjeçare. Zysha e fiskulturës po kërkonte vajza për një ekip futblli dhe gjithë djemtë e klasës drejtuan gishtin tek unë dhe thane: “merrni Esmeraldën se ajo është shumë e mirë në futboll”. Gjithahstu dhe unë kam patur probleme në familje me metalitetin, sepse babai im nuk ka qenë dakort që unë të merrem më futboll, dhe thoshte se futbolli nuk është për vajza, por është një sport djemsh. Por mbeshtetja ime me e madhe ka qenë mami, e cila e ka pas endërr kur ka qenë e re dhe më ka mbështetur mua në çdo hap. Arrita ta bind dhe babain dhe sot ai më mbështet në stadium dhe ndeshje”, u shpreh për Zërin e Amerikës Esmeralda Franja, kapitene e ekipit të futbollit Vllaznia, Shkodër.

Ekipi Kombëtar i Futbollit të Femrave ka arritur të renditet në vendin e 33 nga 55 ekipe në Europë, ku futbolli i vajzave ka lindur prej më shumë së gjysëm shekulli. Antigoni Hyska portire e ekipit Apollonia, i dyti më i kuotuar pas Vllaznisë, si dhe portiere e ekipit kombëtar, thotë se kur nisi të luajë futboll kishte mbështetje pikërisht babain, por jo pjesën tjetër të familjes.

“Babai im ka qenë mbështetja ime më e madhe, por jo vëllezërit dhe mamaja. Ata e paragjykonin këtë sport dhe thoshin që futbolli nuk është për vajza, por sot ata janë mbështetja ime më e madhe dhe tifozët e mi më të zjarrtë. Ndjehemi mire sepse kemi thyer shumë tabu sidomos në Shqipëri, ku ka paragjykime”, tha për Zërin e Amerikës Antigoni Hyska, portiere e Eikpit të Futbollit Apollonia, Fier.

16 vjeçarja nga Fieri Xhesika Ndoji që luan në ekipet kombëtare U 16 dhe U 17, gjithashtu ka patur një nisje të vështirë. Edhe familja e saj fillimisht ka refuzuar që ajo të luajë futboll.

“Familja ime nuk pranoi për shkak se jam vajzë dhe vajzat sipas tyre nuk luajnë futboll, por unë doja ta shkelja rregullin e tyre, sepse më pëlqen shumë të jem futbolliste, dhe të ndjek ëndrrën time. Familjen e bëra krenare me suksesin tim. Ata tani krenohen me mua”, u shpreh për Zërin e Amerikës Xhesika Ndoji, futbolliste e Ekipit Kombëtar U17.

FSHF e ka shpallur prioritet futbollin e vajzave që prej vitit 2019. Investimet janë rritur, me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe masivizimit, në bashkëpunim dhe me UEFA. Që prej 10 vitesh ekipi Kombëar i Futbollit për Femra, merr pjesë në eliminatoret e kampionatit botëror dhe atë europian.

“Në krahasim me vitin 2020 është rritur me 50% numri i vajzave që luajnë futboll, për shkak dhe të promovimit që ka bërë FSHF, për shkak edhe të këtij prioriteti që ka në këtë drejtim si dhe dëshirës së vajzave, sepse është trend botëror. Ekpi Kombëtar i Futbollit për Femra ka marrë pjesë në eliminatorët e kampionatit botëror “Australi 2023”, ka arritur të grumbullojë për herë të parë 10 pikë në grupin e saj, dhe mendoj se kjo është një arritje e jashtzakonshme”, u shpreh për Zërin e Amerkës Florian Riza, Përgjegjës i Departamentit të Futbollit të vajzave në FSHF.

Sot vajzat shqiptare kanë prekur në fushën e futbollit dhe arbitrimin. Emanuela Rusta nga qyteti i Elbasanit, ja ka dalë të arbitrojë dhe ndeshje ndërkombëtare.

“E kam nisur rastësisht nga sugjerimi i një kolegut tonë që është arbitër. Thashë do ta provoj. E nisa si një sfidë për të testuar veten time, për diçka që nuk e kisha provuar më pare, për t’u marrë me 22 meshkuj në fushë. Thashë pse jo, ta provoj dhe mund të them se ka qenë një nga sfidat të kaluara më pozitivisht në jetën time”, u shpreh për Zërin e Amerikës Emanuela Rusta, Arbitre futbolli.

Jena Mala nga Shkodra, gjithashtu ndjek rrugën e arbitrimit, si asistent arbitër. Me synime të qarta për të adhmen ajo thotë se po jeton ëndrrën e saj.

“Arbitrimin e kam zgjedhur sepse isha pjesë e sportit prej disa vitesh. Fillimi gjithmonë është i vështirë, sidomos në vendin ku jetojmë. Të hyjë një vajzë në arbitrim nuk është e lehtë, por unë mendoj se nëse i hyn kësaj rruge nuk arrin të dalësh më nga kjo botë”, tha për Zërin e Amerikës Jena Mala, As/Arbitër.

Autoritetet zyrtare thonë se po i kushtojnë rëndësi sportit në shkolla, dhe se që prej vitit 2013 përmes reformës në sistemin parauniversitar kurikulat janë përmirësuar në këtë drejtim, duke përfshirë koncepte të barazisë gjinore, dhe të të drejtës së gjithsejcilit për t’u marrë me sport. Që prej vitit 2015 thonë zyrtarët shkollat u orientuan të krijonin ekipet sportive. Në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit autoritetet po aplikojnë disa projekte të licensuara nga UEFA, në arsimin parashkollor dhe atë 9 vjeçar që kanë në fokus masivizimin e futbollit të vajzave. Futbolli në Shqipëri përfshi dhe atë të vajzave, financohet nga FSHF, UEFA dhe FIFA. Të pyetur se ku qëndron mbështetja e qeverisë në këtë fushë zyrtarët thonë se politikat qeveritare lidhen me përmirësimin e infrstrukturës sportive në shkollë dhe komunitet.

“Poltikat qeveritare në financimin e sportit në tërësi duke mbështetur dhe futbollin e femrave, lidhet me përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe atë komunitare. Flasim për infrastrukturë të gjerë që i përket fushave të mëdha, palestrave të pajisura me bazë materiale që do të thotë rritje e numrit të nxënësve që pëfshihen në projektet e liçensuara nga UEFA”, u shpreh për Zërin e Amerikës Elvira Baze, Përgjegjëse e Sektorit të Zhvillimit të Sportit në Ministrinë e Arsimit.

Gratë dhe vajzat në Shqipëri ja kanë dalë të thyejnë majft tabu ndër vite. Mbi 2 mijë vajza prej më afro dy dekdash, kanë luftuar fort që në shkallët e një stadiumi si ky të ndjejnë tifozërinë t’i mbështesë ato, të përfaqësojnë në botë vendin e tyre në futboll dhe të shtrojnë një udhë, jo dhe aq të lehtë në Shqipëri. Ato u ngritën mbi paragjykimet, luftuan për ëndrrën dhe të ardhmen e tyre, dhe nesër për to nuk do flitet thjesht si për disa lojtare në futboll, por si për disa guximtare që shënjuan futbollin e femrave në vend.

blank

Përmbysje fantastike e Eklent Kaçit në Las Vegas, shpallet kampion bote në bilardo

Eklent Kaçi ka nderuar sërish Shqipërinë në sportin e bilardos duke u shpallur për të dytën herë kampion bote në disiplinën e “dhjetëshit”. Kurbinasi ishte më i mirë se spanjolli Francisco Sanchez Ruiz në Las Vegas, duke fituar me rezultatin 10-7.

Ky është suksesi i tretë në tre vitet e fundit për Kaçin, që ka ngritur lart flamurin kuqezi. Eklent Kaçi përmbysi ndeshjen kundër kampionit të botës, me spanjollin që nuk ia doli të vendosë rekord me tre tituj kampion bote në tre disiplina të ndryshme brenda vitit.

Nga 5-1 për spanjollin, Kaçi fitoi shtatë raunde radhazi për të përmbysur favoritin e duelit. Një sukses që pakkush e kishte menduar dhe tashmë Shqipëria ka një kampion bote edhe në bilardo.bw

 

blank

Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta rekordmeni i Kupës së Botës

Futbolli botëror mban zi për Just Fontaine, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Francezi ishte mbajtësi i rekordit për golat e shënuar në një Kupë Bote, 13 të tillë në vitin 1958.

Gjithashtu, ai mban edhe rekordin me 4 gola të shënuar gjatë ndeshje Botërori, duke i shënuar Gjermanisë Perëndimore. Fontaine e lidhi karrierën kryesisht me Nice dhe Reims në Francë, duke qëndruar aktiv deri në vitin 1962.

Pikërisht me Reims humbi një finale të Kupës së Kampioneve kundër Real Madridit, por fitoi titullin e golashënuesit më të mirë në atë kompeticion.

Ai provoi karrierën e trajnerit duke udhëhequr kombëtaren franceze, më pas drejtoi në rang klubesh si Toulouse dhe Paris Saint-Germain. Eksperienca e fundit në stol i takon periudhës dyvjeçare 1979-1981, kur ishte trajner i Marokut.bw

blank

Futbolli, Rusia mbetet e përjashtuar nga garat

VOAL- Pezullimi i Federatës Ruse të Futbollit dhe klubeve të saj të lidhura nga garat e FIFA-s dhe UEFA-s ka hyrë në fuqi. Rusia e apeloi vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (TAF) shumë vonë në Gjykatën e Lartë Federale.

Ankesat e Federatës Ruse duhet të ishin paraqitur deri më 13 janar. Megjithatë, ata arritën në Gjykatën Supreme Federale vetëm më 10 shkurt. Prandaj, gjykata e parë civile nuk është pranuar për shqyrtim, sipas një dënimi të publikuar të enjten.

UEFA dhe FIFA kishin njoftuar së bashku pezullimin e ekipeve dhe klubeve ruse nga të gjitha garat e tyre si pasojë e konfliktit në Ukrainë, një vendim që, në fakt, kishte bërë që Federata Ruse të apelonte në gjykatën e arbitrazhit sportiv. rsi-eb

blank

Rreth dy javë pas tërmetit, futbollisti i ekipit të Super Ligës turke gjendet i vdekur nën rrënojat e shtëpisë së tij

Futbollisti Christian Atsu është gjetur i vdekur nën rrënojat e shtëpisë së tij pothuajse dy javë pas tërmetit në Turqi, ka konfirmuar agjenti i tij.

Reprezentuesi i Ganës, 31 vjeç, kishte luajtur me skuadrat e Premier League, Everton, Chelsea dhe Newcastle.

Atsu ishte zhdukur që nga tërmeti i 6 shkurtit që shkaktoi shembjen e banesës së tij në qytetin e Hatay.

Klubi i tij Hatayspor fillimisht raportoi se ai u shpëtua “me lëndime”, por një ditë më vonë ai pozicion ndryshoi.

“Me zemrën më të rëndë më duhet t’u njoftoj të gjithë dashamirësve se mjerisht trupi i Christian Atsu u gjet këtë mëngjes”, shkroi në Twitter agjentja e tij Nana Sechere të shtunën.

“Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij. Përfitoj nga rasti për t’i falënderuar të gjithë për lutjet dhe mbështetjen e tyre.”

Atsu iu bashkua skuadrës turke të ligës së lartë Hatayspor në shtator 2022 dhe shënoi golin e fitores në një ndeshje të Super Ligës më 5 shkurt.

Tërmetet dhe pasgoditjet në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore dihet se kanë vrarë më shumë se 40,000 njerëz.

blank

Anton Mazreku, Ikona e gazetarisë sportive Nga Dash Frashëri

Anton Mazreku ishte dhe mbetet një figurë poliedrike me një sferë të gjerë interesash intelektuale. Themeluesi i “Sporti Shqiptar” dhe i radiokronikës sportive. Enver Hoxha e la në heshtje shokun e liceut të Korçës

 

Kur ishte endë një fëmijë, Anton Mazreku krijoi një gazetë shtëpiake “Nana Leze”, një kronikë e ngjarjeve javore familjare; 17-vjeçar shkroi në “Gazeta e Sportit” të Shkodrës të themeluar, më 30 nëntor 1925, ndërkohë që 27 vjeç, më 28 nëntor të vitit 1935, nipi i Luigj Gurakuqit themeloi gazetën e parë sportive në Shqipëri, “Sporti Shqiptar”. Më 1 shtator 1938 ai realizoi të parën radikronikë direkt të ndeshjes Sportklub Tirana-Iraklis i Kavallës (7-0). 79 vjet pas themelimit të “Sporti Shqiptar”, pikërisht më 15 dhjetor 2014, televizioni “Telesport” dhe gazeta “Sport Plus” e nderuan “babain e komentit sportiv shqiptar” me “Medaljen e Meritës, për rezultate të shquara në sport”, që i shtohet “muzeut Mazreku” përpos nderimeve të tjera ndaj tij. “Babai, – tha e bija e tij, Adelina, gjatë marrjes së çmimit, – ishte një figurë poliedrike me një sferë të gjerë interesash intelektuale. Ai donte të kishte 11 djem, që të formonte një skuadër futbolli, por bëri vetëm një vajzë, sa për një skuadër”. Letërsia dhe sporti ishin dy dashuritë e mëdha të figurës poliedrike të intelektualit pasionant, poliglotit të edukuar me përpikërinë austriake (shkollën e mesme e bëri në Austri), çka ndikoi dukshëm në saktësinë dhe bollëkun e statistikave të përhershme të tij, si dhe kulturën e iluminizmit francez të mësuar në Liceun francez të Korçës, të cilën e ndeshim në poetikën e komenteve brilante të Mazrekut. Vdiq, më 3 gusht 1969 nga një hemorragji cerebrale, i dalë në pension të parakohshëm (si arsimtar e jo si nëpunës), pa i munguar asnjë ditë ish-zyrës së tij, me tetë orësh të plotë, pa asnjë shpërblim përveç pensionit.

 

FËMIJËRIA

I lindur, më 6 maj 1908 në Shkodër, nëna e tij, Adelajda, motra e Luigj Gurakuqit, dhe i ati, Serafin Mazreku, një intelektual gjakovar i dorës së parë i diplomuar në Vjenë dhe patriot i madh, Antoni i vogël u dallua për pasionin e tij për sportin dhe letërsinë. Poet lirik, prozator tipik, përzgjedhës mjeshtëror i kryeveprave botërore, Mazreku, është një ngjizje midis ëmbëlsisë së nënës së tij, Adelajdës dhe seriozitetit të të atit, Serafinit. Antoni e kreu arsimin fillor 6-vjeçar e mori në Shkodër. Ishte daja i tij, Luigj Gurakuqi, që e nxiti të ecte në rrugën e gjerë të letërsisë dhe të sportit. Ende fëmijë “botoi” të parën gazetë që ishte kronikë e ngjarjeve javore familjare që u quajt gazeta “Nana Leze” (emri i gjyshes) dhe që afishohej në derën e brendshme të shtëpisë Gurakuqi. Kjo “gazetë” ishte vënia në jetë e këshillës së dajës Luigj dhe nga ato vite Antoni çdo shkrim apo kujtim e hidhte në fletoren e tij, vetëm në formën e shtyllave (kolonat e gazetave).

SHKOLLIMI NË AUSTRI

Me iniciativën e Luigj Gurakuqit dhe miratimin e ministrit të asaj kohe, zotit Mirash Ivanaj, fill mbas mbarimit të arsimit fillor, gjashtë nxënësit më të mirë iu akordua një bursë për vazhdimin e arsimit të mesëm në Austri, e njëri prej tyre ishte edhe Anton Mazreku, krahas Frederik Shirokës (kirurgut të ardhshëm) dhe Skënder Luarasit. Pas dy vjetësh në Frajshtad të Austrisë, sistemuar në familjen e një arsimtari austriak, Antoni mësoi gjuhën gjermane si dhe qytetarinë austriake krahas fëmijëve bashkëmoshatarë të këtij arsimtari.

LICEU FRANCEZ

Me hapjen e liceut francez në Korçë, Antoni kreu studimet në qytetin që ai e përkufizon “Korça, model punë e përparimi”, e ku përvetësoi krahas gjuhës frënge edhe kulturën iluministe franceze. Shok shkolle, klase e konvikti me Enver Hoxhën (1926-1933), të cilin e takoi vetëm dy herë pas çlirimit të vendit, kur Hoxha ishte Kryeministër dhe Sekretar i Parë i Partisë së Punës të Shqipërisë, por i lënë thuajse në hije nga njeriu më i fuqishëm i diktaturës komuniste. Mazrekun e shohim në Korçë të radhitet në skuadrën e Skënderbeut, një mëngjarash simpatik që shkruante edhe në shtypin e kohës me pseudonimet “Aku” apo “Krahi i rrmaktë”, ashtu si kundër është edhe themeluesi i skuadrës “Shprefeja” në vitet 1940, nga bashkimi i dy ekipeve kryeqytetase, “Shpresa” dhe “Rufeja”.

DASHURIA PËR SPORTIN

Një nga shkrimet e tij titullohet “Arti i dashurisë”, ndoshta edhe një dedikim për bashkëshorten e tij, Vasilikën, por më tepër ngjan si një “traktat dashurie i përjetshëm” me të bukurën, kudo që ajo ndodhet në jetë, letërsi apo sport. “1926. Korçë. Posa kisha ardhur nga Shkodra. Vizita e parë Lyceut. E dyta fushës sportive. Lëvizja sportive sapo kishte nisur t’agonte për Korçën”, – shkruan Mazreku në shkrimin kushtuar Aristotel Samsurit, një prej kampionëve të parë të Skënderbeut të vitit 1933. Komentet e opinionet e tij, për ndeshja të tillë si Sporklub Tirana-Skënderbeu apo Kotori-Vllaznia mbeten ende perla të të shkruarit sportiv e “footballit të dashtun”, siç e cilëson Mazreku në “Historia e footballit shqiptar”. Mazreku ishte ambicioz. Donte të mësonte gjithçka që i vlente. Vazhdoi me korrespodencë fakultetin e Jurisprudencës në Bolonjë, duke e ndërprerë atë në vitin e III-të, për shkak të Luftës së Dytë Botërore.

KAMPION BALLKANI

Në fakt, Anton Mazreku, nuk doli kurrë një kampion i Ballkanit me Kombëtaren shqiptare të futbollit, por ai doli “kampion” me komentin e tij në atë “finale” të fituar 1-0 nga Shqipëria ndaj Rumanisë, më 13 tetor 1946. Edhe sot, pas 68 vjetësh kur e lexon komentin e tij të botuar në librin “Anton Mazreku, fjala dhe heshtja” me titullin “Shqipëria, Kampione e Futbollit në Ballkan”, edhe pse s’ke qenë kurrë i pranishëm në ditën më të lavdishme të futbollit shqiptar, mund t’i përjetosh 90 minutat e asaj ndeshje të madhe sikur të ishe i pranishëm midis 25 mijë tifozëve në impiantin e vetëm ndërkombëtar të kohës. Poselli, Dibra, Spahiu, Fakia, Llambi, Kavaja, Parapani, Teliti, Biçaku, Mirashi dhe kapiteni Boriçi nuk mund ta kenë ndjerë veten më të nderuar në penën mjeshtërore të Anton Mazrekut.

FIGURË POLIEDRIKE

Anton Mazreku ishte dhe mbetet një figurë poliedrike me një sferë të gjerë interesash intelektuale, të cilat kanë gjetur pasqyrimin e tyre në shtypin e kohës. “Sportist i vjetër dhe fanatik, të tana pjesët e sportit i ka për zemër, por sidomos foot-ballin e ka në zemër. Qysh kur ishte student në Shkodër, ish lojtar i shoqërisë s’aherëshme “Studentë Shkodra”, “Juventus” dhe më pastaj kur ka kenë mësues në Korçë s’kish mungue me parë pjesë në “Skënderbeun” e atij qyteti. Sporti për Mazrekun nuk asht vetëm një nevojë për zhvillimin fizik të të riut, nuk asht vetëm një pasion, por asht një shkenc’ e tanë dhe si të këtillë e ka marrë Anton Mazreku”, shkruan Rudolf Gurashi në shkrimin e tij “Anton Mazreku, një vlerë e çmuarshme e vendit t’onë”.

KRYETAR I FEDERATËS

Federata Shqiptare e Futbollit u themelua në vitin 1930, por në atë të rikrijuar pas çlirimit, Federatas Sportive Shqiptare, më 2 shtator 1945, e shohim Anton Mazrekun si kryetarin e parë të saj. “Përvoja e tij, pasioni i tij, kultura e tij, ndershmëria e tij, e bënë një drejtues të talentuar”, kujton gazetari i mirënjohur Dizdari. Me ngritjen e Komitetit të Kulturës Fizike dhe Sporteve, Mazreku u bë nënkryetar i tij, nënkryetar të Komitetit Olimpik, nënkryetar të Federatës së Futbollit. Ai kontribuoi në ngritjen e terreneve sportive, riorganizimin e ekipeve, rifillimin e kampionateve të llojeve të ndryshme sporti.

GAZETAR MADH

Federata Shqiptare e Futbollit në vitin 1935 i ngarkoi Mazrekut të themelonte gazetën “Sporti Shqiptar”, së bashku edhe me Aqif Tominin dhe Luigj Shalën, e cila më pas ndryshon emrin në “Sporti” dhe “Sporti Popullor”. “Antoni është drejtori dhe kryeredaktori i parë i gazetës më jetëgjatë në Shqipëri”, shkruan Rifat Uruçi te “Intervistë në heshtje me Anton Mazrekun”. 36 vjet me radhë ai iu kushtua me një pasion të pashoq sportit, si organizator, por edhe si një gazetar me “sens kritik, por të shkruara me kulturë e talent publicistik”, siç e përshkruajnë Kristo Papajani e Besnik Dizdari. Gazetari shkodran Dizdari ka themeluar edhe një çmim “Anton Mazreku”, i cili u akordohet gazetarëve më të mirë sportivë në vend. “Anton Mazrekun e konsiderojmë themelues të publicistikës sportive shqiptare. Ai ishte modeli im i gazetarisë sportive”, shkruan Dizdari.

KOMENTATOR BRILANT

Me emrin e Mazrekut është e lidhur radiokronika e parë sportive shqiptare. Ai transmetoi për herë të parë në vitin 1938, një ndeshje midis Sportklub Tiranës dhe Kavallës së Greqisë. Ai ishte spiker i Radio Tiranës për sportin. “Anton Mazreku mbetet një propagandist i shkëlqyer i sportit shqiptar. Ai ishte pionieri i parë i publicistikes sportive dhe mikrofonit sportiv. Ai ka një vend nga më të nderuarit në historinë e gazetarisë”, shkruan komentatori Ismet Bellova, një nga nxënësit e pasuesit më të zellshëm të Mazrekut. Zëri i tij u dëgjua përmes radios nga Budapesti, Praga, Bukureshti, Moska, Varshava, etj. “Mazreku krijoi një ‘shkollë’ të tij sportive përmes radiokronikave në Radio Tirana”, kujton Prof.Dr. Jup Kastrati, i cili e vlerëson edhe si përkthyes të kualifikuar dhe poet lirik. Praktika ideologjike e biografike e regjimit të kaluar la gjurmë mbi Mazrekun, duke ia zbehur padrejtësisht në mënyrë të pamerituar kontributin e tij. Më 16 shtator 1966 nxirret në pension në moshën 58-vjeçare, ndërsa tre vjet më pas ai ndërron jetë në moshën 61 vjeç. Në kulmin e tij. Por, i harruar nga kasta politike e kohës. Sot, ai kujtohet si një nga gazetarët më të mirë të Shqipërisë, jo vetëm të sportit. Ai vlerësohet nga ata që e kanë njohur; nga ata që e kanë dëgjuar; nga ata që e kanë lexuar; nga ata që përpiqen që të imitojnë sado pak nga stili i tij.

Anton Mazreku, ikona e gazetarisë sportive

blank

Tjetër humbje për sportin turk, nxirret nga rrënojat i pajetë portieri Ahmet Ejyp Tyrkaslan

Është nxjerrë i pajetë nga rrënojat e një ndërtese në Turqi, portieri i Jeni Malatjaspor, Ahmet Ejyp Tyrkaslan.

Teksa ishte shpallur që dje i zhdukur, trupi i të riut është gjetur sot.

Mësohet se futbollisti nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra. Kujtojmë se vijojnë kërkimet në rrënoja, me shpresën për të gjetur të mbijetuar.bw


Send this to a friend