VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

PELE SËRISH NË SPITAL – BRAZILI NË ANKTH

By | May 8, 2015

Komentet

Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij në pritje të një bebeje

Granit Xhaka dhe bashkëshotja e tij Leonita kanë njoftuar se së shpejti do të bëhen prindër.

Futbollisti me origjinë shqiptare përmes një fotografie të publikuar në Instagram ka njoftuar së së shpejti do të bëhet baba, shkruan lajmi.net.

Janarin e vitit që shkoi çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe tani pritet ta fitojnë epitetin prindër.

Nëpërmjet një fotoje në Instagram, ku tregon barkun e bashkëshortes shtatzanë, 26 vjeçari komenton ‘Mami dhe babi po presin per ty’.

Fushat e stërvitjes për Botërorin 2022 janë gati

Doha

Gjithsej 41 fusha stërvitjesh në Katar, ku do të organizohet Kupa Botërore 2022, janë gati.

Drejtori i Projektit të Fushave Stërvitore të Komitetit të Lartë të Katarit për Projekte dhe Trashëgimi, Ahmed al-Ubeydili, në deklaratën për gazetarët tha se, 15 fusha stërvitore ndërtimi i të cilëve ka filluar në vitin 2017 tashmë ka përfunduar dhe se gjithsej 41 fusha janë gati për Botërorin 2022.

Ai tha se fushat stërvitore gjenden në pika të ndryshme të Katarit, ndërsa distanca mes hoteleve dhe fushave është planifikuar që të mos tejkalojë 20 minuta.

Al-Ubeydilli, theksoi se fushat janë të njëjtës cilësi dhe në standarde të FIFA-s.

Në Katar, mes datave 21 nëntor-18 dhjetor 2022 do të organizohet Kupa Botërore 2022. aa

Massimiliano Allegri braktis Juventusin

Torino

Klubi i futbollit Juventus në një njoftim konfirmoi se Massimiliano Allegri nuk do të jetë trajner i tyre sezonin e ardhshëm.

Konferenca e përbashkët për media është paralajmëruar për të shtunën në prag të ndeshjes së fundit kampionale kundër Atalantës, që në program është të dielën.

“Massimiliano Allegri nuk do të ulet në pankinën e Juventusit në sezonin 2019/20. Trajneri dhe presidenti Andrea Agnelli do të takohen me gazetarët të shtunën me fillim në ora 14:00 në stadiumin Allianz”, thuhet në njoftim.

Kjo do të thotë se Allegri dhe Juventusi kanë rënë dakord për shfuqizim të dakorduar të kontratës që zgjat deri më 30 qershor 2020. aa

VIDEO – Shqipëria kualifikohet për në finalen e Eurovizion

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ka bërë histori. Kënga e saj “Ktheju Tokës” me të cilën ajo fitoi Fest 57 në RTSH, është kualifikuar të enjten për në natën e tretë të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Tel Aviv.

 

 

Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë një himn dhe thirrje emigrantëve për të dashur vendet e tyre, u prit me ovacione dhe thirrje të fuqishme, kur u njoftua se Shqipëria u kualifikua.

 

10 finalistet që shkojnë në finalen e madhe të Eurovision që do të jetë të shtunën janë:
Maqedonia e Veriut
Holanda
Shqipëria
Suedia
Rusia
Azerbajxhan
Danimarka
Norvegjia
Zvicra
Malta

Presidenti i Portos paralajmëroi se Casillas i jep fund karrierës

Porto

Presidenti i klubit futbollistik Porto, Jorge Nuno Pinto da Costa, bëri të ditur se portieri i klubit, Iker Casillas së shpejti mund t’i thotë lamtumirë karrierës profesionale.

Portieri i shkëlqyer 37 vjeçar spanjoll, dy javë më parë pësoi një sulm në zemër nga i cili po rimëkëmbet mirë, megjithatë mjekët e kanë këshilluar të mos luajë më futboll.

Ndonëse nuk ka një konfirmim zyrar se Casillas mund t’i thotë lamtumirë futbollit, presidenti i Portos në një deklaratë për mediat portugeze, bëri të ditur një skenar të tillë.

“Kemi një problem me Casillasin. Ne zgjatëm kontratën me të, duke mos kërkuar një alternativë tjetër në portë. Tani mendojmë se do të na duhet dikush tjetër”, tha Pinto Kosta.

Ish portieri i Real Madridit, mbërriti në Porto në vitin 2015, prej kur ka regjistruar 156 paraqitje, nga të cilat në 74 ndeshje, ka ruajtur rrjetën të patundur.

Me fanellën e “klubit mbretëror” regjistroi 725 paraqitje ndërsa për ekipin kombëtar të Spanjës ka luajtur në 167 ndeshje.

Ai ka një karrierë shumë të pasur me trofe, në të cilën me Spanjën ishte kampion i botës dhe dy herë kampion evropian. Me Real Madridin fitoi pesë tituj të kampionit të Spanjës, dy Kupa dhe katër Supekupa.

Casillas ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve, dy Superkupa të Evropës dhe tre tituj të kampionit botëror për klube. Vlen të përmendet se me Porton fitoi titullin e kampionit të Portugalisë dhe Super Kupën. aa

Ylli i Wrestling vdes në ring, shikoni pamjet (video)

Mundësi profesionist dhe aktori me pseudonimin Silver King ka ndërruar jetë, pasi u rrëzua në ring gjatë një përballjeje në ring.

Cesar Barron ishte një yll i mundjes në vendlindjen e tij në Meksikë. 51-vjeçari po ndeshej, kur u rrëzua në mes të ndeshjes. Barron ishte në mes të ndeshjes në Greatest Show of Lucha Libre të shtunën.

Mediat botërore raportojnë se ai mund të ketë pësuar atak kardiak. Pasi ra në tokë, gjyqtari i ndeshjes dhe tifozë iu gjenden pranë, por ishte tepër vonë.

Klubet angleze të futbollit bëjnë histori

Futbollistë të Liverpoolit

Klubet angleze të futbollit krijuan histori duke fituar të katër vendet për dy garat kryesore në Evropë.

Arsenali fitoi në Valencia, ndërsa Chelsea mundi Eintracht Frankfurtin të enjten, duke arritur në finalen e Ligës Evropiane.

Kjo pasoi fitoren e Liverpoolit ndaj Barcelonës dhe të Tottenhamit ndaj Ajaxit, të cilët u plasuan në finalen e Ligës së Kampionëve.

Kjo është hera e parë që të katër finalistët në dy garat kryesore të Evropës vijnë nga i njëjti vend – Anglia.

Arsenali dhe Chelsea do të takohen në Baku të Azerbajxhanit më 29 maj.

Ndërsa, Liverpooli dhe Tottenhami do të luajnë në Madrid më 1 qershor.

Sot sfida Ajax-Tottenham, pritet finalisti tjetër i Champions League

Sot në mbrëmje do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Liges së kampioneve nga ku do të dalë skuadra kundërshtare e Liverpoolit në finalen që do të luhet në Wanda Metropolitano të Madridit.

Në Johan Cruyff Arena’ do të vihen përballë Ajaxi dhe Tottenhamin me skuadrën holandeze ka ka fituar ndeshjen e parë në Londër 1-0 ndaj Hotspurs.

Ajaxi në këtë sezon po rezulton një skuadër thuajse e pamundur për t’u thyer në shtëpinë e tij duke qenë se në 24 ndeshje të zhvilluara në Amsterdam ka humbur vetëm 1 herë.

Përsa i përket Tottenhamit, skuadra londineze do të kërkojë që të arrijë në finalen e parë të Ligës së Kampioneve në historinë e saj.

Në Ajax-Tottenham do të ketë brenda saj edhe një mini-sfidë atë mes dyshes Schone-De Jong dhe Eriksen e Sissoko. për t’u theksuar është se Eriksen kthehet në Amsterdam si një ish lojtar i skuadrës së Ajaxit se bashku me Alderëeireld, vertonghen

Përsa i përket lojtarëve që janë në dispozicion të trajnerëve Ten hag dhe Pochettino. Te Ajaxi mungon vetëm Bandè ndërkohë që në dyshim është braziliani Neres, ndërsa te Tottenham rikthehet koreano-jugori Son, por nuk do të jenë Harry Kane, Winks dhe Sanchez.

Ajaxi dhe Tottenhami janë ndeshur 3 herë me njëri-tjetrin në arenën evropiane me londinezët që kryesojnë me 2 fitore kundrejt 1 të holandezëve që është pikërisht ajo e arritur javën e kaluar.

Volejboll – Erblira Bici, nënkampione e Italisë

Erblira Bici e përfundoi sezonin si nënkampione e Italisë me Novara.

Skuadra e volejbollistes shqiptare nuk arriti të kalojë dot pengesën Conegliano që fitoi 3 ndeshjet e finale, duke mbrojtur titullin.

Bici dha kontributin e saj gjatë këtij sezoni të parë me Novara për të shpresuar deri në fund për trofeun, por sfida e fundit e zhvilluar mbrëmjen e së hënës u mbyll me suksesin 3 – 2 me sete të Conegliano.

Novara e Erblira Bicit që këtë sezon e ka fituar Kupën e Italisë, pikërisht në finale me Conegliano ka ende shansin të fitojë një trofe tjetër.

Skuadra nga krahina e Piemontes synon titullin kampione e Europës. Finalja do të luhet sërish ndaj Conegliano më 18 Maj në Berlin, një shans për revansh.

LIVERPUL MADHËSHTOR NË FINALE, Barcelona përmbyset në “Anfield”

Liverpuli ia doli të përmbushë mrekullinë e madhe në ndeshjen e kthimit të gjysmënfinales në Champions League ndaj Barcelonës.

 

Teksa kishin humbur të parën 3-0 në “Camp Nou”, në shtëpi arritën edhe fitoren e çmendur 4-0.

Ndeshja nisi që në minutën e 7-të me një gol të Origit për ekipin e Klop, dhe të kuqtë morën zemër. Gjithsesi, raste pati edhe Barcelona me Mesin dhe Kutinjon, por Alison mbajti portën të paprekur.

 

Në të dytën, i sapofutur në fushë, Uajnaldum shënoi dy gola të shpejtë, në minutat 54 dhe 56, dhe riktheu shifrat në baraspeshë totale. Barcelona u duk e dorëzuar, dhe ishtë sërish Liverpuli që sulmonte.

Përmbysjen e madhe e solli sërish Origi, me një gol që erdhi nga goditja e këndit, dhe i kapi të gjithë tek Barcelona të papërgatitur. Deri në fund, arritën të mbajnë këtë rezultat dhe tashmë Liverpuli është finalistja e parë, dhe Barcelona pëson një përmbysje të çmendur.

Pas fitores së thellë 3-0 në takimin e parë nga ana e katalanasve, tashmë me pak kujdes, kalimi për në finale duket një formalitet.

Nga ana tjetër, ekipi i Klop, me asgjë për të humbur, por me mungesat e Salah dhe Firminjos, do të provojë me të gjitha forcat të arrijë të përmbysë këtë disavantazh me 3 gola.

FT | Liverpul-Barcelona 4-0 (0-3)

GOL: Origi 7′, 79′, Uajnaldum 54′, 56′ / 

KOMENTI LIVE

Mbyllet ndeshja. Liverpul-Barcelona 4-0 (0-3)

90’ 5 minuta shtesë.

79’ GOOOOOOOL LIVERPULI 4-0/ Vjen dhe përmbysja e madhe. Origi shënon të dytin personal dhe të katërtin për ekipin e Klop.

76’ Karton i verdhë për Semedo, për një mbajtje ndaj Mane.

75’ Lë fushën e lojës Vidal. Lojtari i dytë i hedhur nga Valverde është Artur.

71’ Vazhdon në sulm Liverpuli, të gjithë lojtarët katalanas në gjysmëfushën e tyre. Ekipi i Klop qarkullon topin dhe mundohet të çajë.

68’ Mesi godet me një të majtë të fortë nga brenda zone, por Alison dërgon topin në goditje këndi.

66’ Mesi në një inkursion ndalet në mënyrë të parregullt nga Matip, dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

60’ Ndërhyn menjëherë Valverde. Del nga fusha Kutinjo, futet Semedo.

56’ GOOOOOL LIVERPULI 3-0/ E pabesueshme. Shënon sërish Uajnaldum me kokë, pas një krosimi perfekt.

54’ GOOOOOOL LIVERPULI 2-0/ I sapofutur në fushë, shënon golin e dytë Uajnaldum.

53’ Ndëshkohet me karton të verdhë Rakitiç, për një top të prekur me dorë në mesfushë.

51’ Ter Shtegen bën një pritje fantastike ndaj Van Dijk, duke ndalur golin.

46’ Nis pjesa e dytë në “Anfield”. Klop e nis menjëherë me zëvendësim. Mbetet në dhoma Robertson, në fushë Uajnaldum.

45+3’ Provon Mesi nga jashtë zone, por topi ngjitur me shtyllën.

43’ Provon Robertson nga shumë larg, por devijon Vidal, dhe topi shkon në goditje këndi.

35’ Mane rrëzohet nga Lengle jashtë zonës, teksa shkonte kërcënueshëm drejt portës, por për kryesorin nuk ka asgjë.

45+3’ Provon Mesi nga jashtë zone, por topi ngjitur me shtyllën.

45+1′ Kartom i verdhë për Buskets, për një faull ndaj Fabinjos.

45′ 4 minuta shtesë.

23’ Provon Liverpuli me një të djathtë brenda zone, por Pike me kokë largon rrezikun nga porta katalanase.

18’ Kërcënon sërish Barcelona. Kutinjo godet brenda zone me të djathtën, por Alison grushton.

16’ Rast ideal për Mesin teksa gjendet shumë pranë portës, por Van Dijk bën një ndërhyrje fantastike duke ia hequr topin nga këmbët, e duke shpëtuar portën.

14’ Mesi godet me një të majtë të fortë nga brenda zone, por Alison devijon në goditje këndi.

10’ Mane rrëzohet brenda zone, por për gjyqtarin turk Çakër nuk ka asgjë.

7’ GOOOOOL LIVERPULI 1-0/ Zhbllokohet menjëherë sfida. Henderson futet brenda zone dhe godet, por pret Ter Shtegen. Topi në këmbët e Origit, që nuk fal nga pranë portës.

1’ Rasti i parë menjëherë për Liverpulin. Shaqiri jep një pasim brenda zone, por çohet në goditje këndi nga mbrojtja.

1′ Nis ndeshja në “Anfield Road”.

FORMACIONET

Liverpul: Alison; Aleksander Arnold, Matip, van Dijk, Robertson; Fabinjo, Milner, Henderson; Shaqiri, Origi, Mané. Trajner: Jurgen Klop

Barcelona: Ter Shtegen; Serxhi Roberto, Pike, Lengle, Zhordi Alba; Vidal, Buskets, Rakitiç; Mesi, Suarez, Kutinjo. Trajner: Ernesto Valverde

Klopp e lartëson paraqitjen e Shaqirit: Ndodhi si në përrallë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se goli i vonshëm i Divock Origit, i përgatitur nga Xherdan Shaqiri prej një ndërprerjeje, ndodhi si në përrallë, pasi fitorja dramatike 3:2 ndaj Newcastle United ua mban ende gjallë shpresat për titull në Premierligë atyre.

Liverpooli kishte kaluar në epërsi me një gol të hershëm të qendërmbrojtësit Virgil van Dijk, para se Christian Atsu ta barazonte rezultatin në minutën e 20-të, transmeton Gazeta Express.

Mohamed Salah e ktheu epërsinë e të kuqve pas gjysmë ore lojë, por Salomon Rondon e barazoi përsëri rezultatin për vendasit pak para përfundimit të pjesës së parë.

Megjithatë, Origi shënoi me kokë në minutën e 86-të, pas një super harkimi nga Shaqiri, duke ia siguruar Liverpoolit një fitore 3:2 që ia mban gjallë shpresat për titull në Premierligë atyre.

Klopp e ka lartësuar paraqitjen e dyshes, të cilët kohëve të fundit nuk janë aktivizuar shumë nga trajneri gjerman, e sidomos kosovari i Kombëtares së Zvicrës.

“Tejet vendimtare? Çfarë mund të them? Thjesht brilante. Sikur një përrallë”, tha Klopp pas ndeshjes.

“Mund të thoni çfarë të doni për mua – ata nuk luajnë shpesh, Shaqiri nuk luan mjaftueshëm. Unë e marr këtë vendim. Sa mirë që ata e bënë këtë (golin), më pëlqeu. Ishte një moment i madh”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Xhuljo Vrenozi, stuhia shqiptare “the Albanian Storm” me grusht t’artë! Intervistoi Anila Erindi

Pershendetje Xhuljo, është kënaqësi të bëjmë këtë intervistë së bashku! Ku jeton dhe sa vite ke që je larguar nga Shqipëria?
Xhuljo Vrenozi: Unë jetoj në Itali dhe në Angli, dhe kam gati 4 vjet që kam ikur nga Shqipëria.

Mund të më flasësh pak për veten dhe për nisjen e sportit të boksit?Mund të të pyes ç’moshe ke?
Xhuljo Vrenozi: Jam 26 vjeç, i datëlindjes 8 Gusht 1992. E nisa boksin në moshën 10 vjeçare.

Cila ishte shkëndija për tu futur në boks?
Xhuljo Vrenozi: Afër shtëpise kisha një palestër dhe shpeshherë shkoja të kaloja kohën, kështu nisa ta frekuentoja ta praktikoja boksin. Gjithashtu edhe babai im e donte shumë sportin e boksit, më nxiste herë pas here, dhe kjo me jepte një shtytje për të bërë boks.

Cilët ishin tranjeret që kanë punuar me ty?
Xhuljo Vrenozi: Në moshen 10 vjeçare kam pasur dy tranjerë Baftjar Abazi dhe Gjergj Kasaj, kanë punuar me mua për gati 10 vjet pareshtur. Trajnimet në Fier me ekipin Apollonisë zgjaten për 12 vjet. Të dy tranjerët më kanë bërë të punoj dhe të arrij rezultate të larta në boks dhe të bëhem pjesë e kombëtares së Shqipërisë në 2006, nën drejtimin e tranjerit të kombëtares shqiptare mjeshtër Zef Gjoni. Kam luajtur boksin amator për grupmoshat 12-15 vjeç, me këto grupmosha u ndesha në fillimet e mia, më pas u ndesha me grupmoshat 15-18 vjeç. Në këtë kompeticion fitova medalje bronzi per moshen time 17vjeç, grupi quhet Cadet. Kategoria pas moshës 18 vjeç, konsiderohet kategori adult ose kategoria e boksit Elitë, gjithashtu edhe ndeshjet që bëja ishin për grupmoshat e rritura.

Të flasim pak për periudhën e fëmijërisë, më trego pak për familjen tënde në Fier, më thuaj, a vjen nga një familje e madhe?
Xhuljo Vrenozi: Familja ime është nga Fieri, kam një vëlla më të vogël, nënën dhe babain. Nëna është shtëpiake, ndërsa babai merret me biznese të vogla të familjes.

Cilat shkolla ke ndjekur?
Xhuljo Vrenozi: Shkolla 8- vjeçare Naïm Frashëri dhe më pas shkollën e mesme të gjuhëve të huaja, për anglisht frëngjisht edhe italisht.

Cilat gjuhë të huaja flet më mire?
Xhuljo Vrenozi: Italisht dhe anglisht i flas mirë, ndërsa frëngjisht jo shumë mirë.

Më thuaj, si e vure re që kishe prirje për boks? Dikur, të vegjël ndesheshim mes shokëve të lagjes. Ishe i madh, i zhvilluar në trup, në fëmijëri?
Xhuljo Vrenozi: Me trup isha i dobet, paksa imcak do të thoje? Po … por nuk kisha frikë, “ isha i pafrikë”

Pse boksin? Dhe më thuaj se unë nuk e njoh mirë këtë sport, ç’lloj sporti është?
Xhuljo Vrenozi: Boksi është një sport burrëror dhe mjaft intelligjent, sepse në të njëjtën kohë duhettë mendosh 4 lëvizje, pra duhet të jem 4 kohë përpara me mendim dhe me lëvizje nga kundërshtari. Një lëvizje para, një mbrojtje, pra perfekt është 4 kohë për tu mbrojtur!

Ke pasur ndonje “nofkë” kur ishe i vogël, ose ndonje nga ato nofkat tona “qullac“?
Xhuljo Vrenozi: (Xhuljo qesh) Jo atëherë nuk më thërriste njeri me nofkë … edhe pse shquesha ndër më të fortët e lagjes! Por nofkën ma kanë vënë Shqiptarët këto pesë vitet e fundit, më quajne “the Albanian Storm” stuhia shqiptare!

Ke pasur momente kur e ke përdorur grushtin jashtë ringut të boksit? Pra jo për ndeshje apo për praktikë?
Xhuljo Vrenozi: E vërtetë kam pasur ndonjë rast që e kam përdorur grushtin, ka ndodhur ndonjë incident i vogël por ka qënë thjesht në rast vetmbrojtje. Gjithmonë e kam evituar ndeshjen jashtë ringut të boksit!

Ç’hobi tjetër keni perveç boksit?
Xhuljo Vrenozi: Atletikën, thotë ai menjëherë!! Atletikën e dua shumë dhe bëj shumë stërvitje, gati çdo ditë 10-15 km vrap.

Më thuaj Xhuljo, cilët elementë të tjerë janë të rëndësishëm dhe i bashkangjiten ose më saktë rimojnë me boksin?
Xhuljo Vrenozi: Peshëngritja është gjithashtu një sport rimë me boksin. Në peshëngritje stërvitesh me një lloj peshe apo me shumë lloje peshash? Jo, jo peshat variojnë, janë të ndryshme nga 10 në 20kg.
Gjithashtu bëj edhe sparing( një lloj goditje e tensionuar që përdoret për praktikë boksi), ose një lloj tjetër ndeshje kontrolli i elementeve të ushtrimit të boksit.

Cila ka qene ndeshja jote e parë?
Xhuljo Vrenozi: Ndeshja e parë ka qene me ekipin Apollonia të Fierit. Një ndeshje miqësore në palestër të qytetit , ndeshje mes dy ekipeve te qyteteve Fier-Durrës, kjo ndeshje është bërë nga fillimi i vitit 2004, dhe unë e fitova ndeshjen. Ndeshja tjetër zyrtare u bë në qytetin e Lushnjes në vitin 2004 dhe ishte ndeshje për Kampionatin Kombëtar për pionierë, kështu quhej grupi i më të vegjëlve. Në ketë ndeshje fitova vendin e parë, dhe pas 4 ndeshjeve u shpalla Kampion i Republikës.

Cili është idhulli juaj, ose idhujt tuaj në boks?
Xhuljo Vrenozi: Një idhull për mua është Luan Krasniqi, e shoh shpesh, ndjek levizjet e tij. Gjithashtu ndjek Manny Pacquiao, emri i tij i vërtetë Emmanuel Dapidran Pacquiao, lindur 1978 ne Bukidnon, është boksier profesionist dhe personalitet politike në Philippine. Më tërheq shumë Conor McGregor i cili ka një stil të veçante jo vetem si boksier por edhe një stil të veçantë jetese, një stil të bukur dhe mjaft interesant! Ai është kthyer në shembull i imazhit që dua të krijoj në çdo aspekt të jetës time, tek ai shikoj veten time në të ardhmen!

Gjithashtu një pyetje tjetër, në faqen tënde Facebook pashë fotografinë e Muhammad Ali, më thuaj ç’emocion të krijon ai?
Xhuljo Vrenozi: Ne kemi një ndryshim të madh në moshë, por ndjesitë reflekset, dashuria për boxin jane po aq të fuqishme! Tek ai adhuroj gjithashtu tiparet; është motivues, nxites, frymëzues, ka një largpamësi të veçantë! Ai ka thënie jetesore te fuqishme që gjithmonë me kanë inkurajuar dhe mbi te gjitha është një boksier mjaft frymezues!

Nga Muhammad Ali, mua si femër më ka pëlqyer gjithmonë thënia “Float like a butterfly, sting like a bee.” … “Fluturo si një flutur duke ngulur thumbin e bletës “ … kjo i përshtatet edhe shpejtësisë që ti e vërtit grushtin besoj !! Kë ekip do të përfaqësosh në ndeshjen e 4 Majit?
Xhuljo Vrenozi: Më 4 Maj do të përfaqësoj ekipin Shqiptar, do të ndeshem në emër të Federates Shqiptare.

Ke pasur oferta të tjera, të përfaqësosh vende të tjera?
Xhuljo Vrenozi: Kam pasur edhe oferta për të perfaqësuar shtete të tjera por venodosa të përfaqësoj vendin tim, jam krenar të përfaqësoj Shqipërinë.

Cilat vende të ofruan të përfaqesosh?
Xhuljo Vrenozi: Me kanë ofruar Anglia dhe Italia.

 

Duke ditur anën financiare të sporteve, të cilat vlerësohen më shumë në vende të tjera si Italia dhe Anglia, gjithmonë në krahasim me vendin tonë. A nuk do të jepte një emër më të madh dhe një vleresim të lartë të përfaqesoje ato vende?
Xhuljo Vrenozi: Unë preferova të prezantoj vendin tim pasi boksi është për mua një lloj menazhim privat TIM me një ekip që e përfaqësoj vetëm unë dhe menaxhojme buxhet të pavarur.
Federat Shqiptare nuk na siguron të ardhme, dikur ka pasur çmime dhe pagesa mujore,një lloj rroge mujore, nese ti ishe kampion vendi!
Ndryshe nga unë si boksier profesionist, fondet jane të mbledhura nga sponsorët, pra nuk është federata që më hap rrugën për nesër, në njëfarë mënyre rrugën e hap unë vete me rezultat e mia në ndeshje. “ Është një ècje përpara me shpatullat e tua”.

Me thuaj sa vite ke që ushtron boksin profesional, trajnimet ku i ke kryer, mē fol për rrugëtimin tënd ?
Xhuljo Vrenozi: Kam mbi 4 vite që ushtroj boksin professional. Në vitin 2012 mora pjesë në lojrat olimpike të Londrës. Në këto ndeshje përfaqsova Federaten Shqiptare, dhe isha pjese e grupit Elite, ishte ndeshja Albania-Cameroun, dhe për një pike ndryshim e humba në Londer 2012. Atje pas kualifikimeve humba që në turin e parë. Në 2014 mora pjesë në Azerbaijan në Kampionatin Botëror të Boksit, ku përfaqësoja Federatën Shqiptare të Boksit Në këtë event u rendita në vend të pestë, fitova 6 medalje, 2 fitore dhe 1 humbje. Në 2013 në Azerbaijan mora pjesënë Kampionatin AIBA, ky ishte turi botëror. Këtu, Federata e Boksit me president Shi Kon Chu më cilësoi :- Xhuljo Vernozi si një ndër talentet më të mirë tek “Road to Bacu ”. Në këtë event merrnin pjese 400 boksierë nga e mbarë bota. Ndeshja në vazhdim ishte në vitin 2013 tek Memorial Scoop Macedonian “Golden Gong“. Në këtë turnament u shpalla fitues dhe mora medalje ari. Në ketë event ishin pjesëmarrës 40 shtete. Me pas në të njëjtin vit në 2013 u krye “Memorial Vllaznia” me pjesemarrjen e shteteteve evropiane. Në këtë event të organizuar nga Federata Shqiptare e Boksit dhe Federata Europiane e Boksit fitova medalje ari. Në vitin 2014 fitova Kupen e Republikës, ne Kampionatin Kombëtar.

Si e konsideron boksin?

Xhuljo Vrenozi: Boksi është një kategori e veçante.Të stërvitesh mëson, të ndeshesh mëson, secili boksier ka stilin e vet, por dhuntia dhe reflekset fitohen.

Cili është elementi yt i fortë, firma jote?
Xhuljo Vrenozi: Element firmë për mua është shpejtësia, ai është elementi kryesor që më karakterizon.

Do te doja të dëgjoja për aktivitetin tënd nga Italia dhe Anglia?
Xhuljo Vrenozi: Në 2014 fitova Kampionatin Kombëtar të boksit. Në mars 2015 mora pjesë në boksin profesionist në Piacenza Itali me ekipin “Salus et Virtus Boxe” atje u përfaqsova me 10 ndeshje boksi si profesionist. Atje punova më trajnerët Roberto Alberti dhe Jean Luca Batagna, ky bashkëpunimin zgjati për 3 vjet, nga viti 2015-2018 në Itali. Gjatë kësaj kohe kam bërë ndeshje brenda gjithë Italise. Me pas në 2018 shkova në Londër për të marrë pjesë në ndeshje të tjera kualifikuese boksi.

Si ndodhi kalimi yt nga Italia në Londër?
Xhuljo Vrenozi Në vitin 2012 gjate trajnimeve të ndryshme u njoha me ekipin “London Punch Boxr”. Kthimi në këtë klub ndodhi përfundimisht në 2018, pas Italisë unë u bëra pjesë e veprimtarisë sportive të këtij klubi. Aty u njoha me tranjerët Don Charles dhe Josh Burnham!

Pra kur lexoj emrin Xhuljo Vernozi, ose më saktë kur shoh grushtin … shmangem!!
Xhuljo Vrenozi: Nën grushtin e boksit Xhuljo lexoj , i shpallur 13 herë kampion kombetar në Shqiperi, 10 herë i shpallur boksieri me i mirë në vend! Xhuljo 6 medalje ari të fituara në evenimete dhe turne europjane dhe botërore. Gjithmonë nën zhurmën fëshfëritëse të grushtit të boksierit profesionist Xhuljo Vernozi qysh nga viti 2015 nën emër boksier profesionist ke arritur 13 fitore, 2 nga te cilat me nokaund.

Xhuljo, është vërtetë impresionuese kjo karrierë e jotja!! Je një frymëzim i të riut të palodhur dhe këmbëngulës për të arritur majën e Himalayas. Më thuaj si ndjehesh në ketë moment?
Xhuljo Vrenozi: Ndjehem mire fare, vij nga një faze e përgatitur, tejet e kontrolluar dhe menjë përgatitje goditjesh të spikatura ( sparing ready for game mode). Jam gati për tu ndeshur per titull kampion!
Sot me daten 4 Maj ndeshem në Milano dhe në fund të muajit, më 25 Maj ndeshem në Montreal! Këto janë dy ndeshjet e radhës për boksierin profesionist Xhuljo Vernozi.

Xhuljo, të falenderoj për ketë interviste të shumë të këndshme, të mbushur me emocione dhe me pasion për boksin! E di Xhuljo pas kësaj interviste edhe unë kam dëshirë të filloj të bëj boks për sport!
Ne shqiptarët e Canadasë jemi në pritje të të ndjekim në ringun e boksit me 25 Maj këtu në Montréal!
Xhuljo Vrenozi: Të faleminderit për intervistën dhe të uroj me gjithë zemër suksese pafund! Paç fat!
Intervistoi Anila Erindi
Montréal 4 Maj 2019