VOAL

VOAL

PD nxjerr videon: Si u rrëmbyen kuksianët në mes të natës

April 16, 2018

Komentet

Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën për pezullimin e dënimit, Salianji reagon nga burgu: Sakrifica më motivon, për më shumë qëndresë e betejë!

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas refuzimit të Gjykatës së Lartë ndaj kërkesës për pezullimin e dënimit të tij.

Salianji u shpreh se është i qartë edhe më shumë që dënimi pa ligj e pafuqia e çdo institucioni të pushtetit, veçse i hap shikimin e rrit reagimin njerëzve të ndershëm, opozitarë ose jo, që vuajnë keqqeverisjen.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Ervin Salianjit për të pezulluar ekzekutimin e vendimit të dënimit me 1 vit burg.

Deputeti i PD është dënuar me 1 vit burg për dhe ndodhet aktualisht në IEVP Fier. Në vitin 2018, Salianji denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj duke thënë se edhe pse ishte i dënuar me 7 vite burg në Itali, prej disa vitesh jetonte i lirë në Shqipëri falë mbështetjes së të vëllait politikan. Gjithashtu, Salianji denoncoi Agron Xhafajn se rezultonte i përfshirë në trafik droge Shqipëri-Itali dhe si provë për këtë u publikua një audiopërgjim.

Reagimi i Salianjit:

Ndonëse i burgosur, i kufizuar i privuar, e me një mandat me shumë mund të fituar, e që e shoh të trafikuar; përballë vetes e jush, jam njeri i lirë.

Po, jam njeriu më i lirë, më i lirë se ca shërbëtorë, them atë që mendoj e vendos mbi atë që besoj!
Nuk shitem, nuk blihem, nuk trysnohem e as lëshohem nga padrejtësia, e prapë qëndroj e mbroj interesin publik. Përtej kostove, sakrificave, politikën atë çfarë kam bërë e bej , e kam zgjedhje dhe mision.

E di shumë mirë, që shumë shqiptarë vuajnë padrejtësitë njësoj e ndoshta më keq çdo ditë.
Shumë shqiptare e prekin persekutimin nga padrejtesia, e varfërinë nga pamundesia, qe ja vjedh ja dhunon Edi Rama vete, dora e tij e shtrire si zgjatime sherbetoresh, kudo.

Nuk di nëse kam më shumë keqardhje apo më shume përbuzje për shërbëtorët, që përthyejne shpinën në përkulje ndaj pushtetit, jo thjeshtë të korruptuar por kriminal.
Banda që vendosin për njerëz me diploma!

Të Pengmarrë në integritetin e tyre profesional, i nënshtrohen urdhërit arbitrar që vjen direkt nga skutat e krimit.

Jam i qartë edhe më shumë që dënimi pa ligj e pafuqia e çdo institucioni të pushtetit, veçse i hap shikimin e rrit reagimin njerëzve të ndershëm, opozitarë ose jo, që vuajne keqqeverisjen, emigrimin, korrupsionin, e shkeljen me kembe nga milioneret e pushtetit te krimit.

Sakrifica më motivon, për më shumë qëndresë e betejë!

E ta themi qarte, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, ndihmojne trafikun e drogës, e mbrojne me gjyqësorin e kontrolluar.
E bekojnë dhe e mbrojnë vete, ndaj nuk u hetua trafikanti i drogës dhe as u hetua përdorimi e institucioneve të ministrisë së brendshme për lehtësimin e përfshirjen ne trafik droge.

Trafikanti vëlla apo xhaxha, nuk bëhet hero!

E vërteta nuk mbulohet nën dritën e diellit!

Dështon tenderi 400 milionë euro- Bien planet e Ramës për Portin e Durrësit

Tenderi më i madh i këtij viti që synon të ndërtojë një port të ri për Shqipërinë pas privatizimit të portit ekzistues të Durrësit dështoi të tërheqë ofertues, bëhet e ditur nga Agjencia e Prokurimit Publik.

BIRN

Tenderi me vlerë afro 400 milionë euro që synonte të gjente kontraktorë për të kryer punimet e fazës së parë të një projekti kontrovers të qeverisë që synon privatizimin e portit ekzistues dhe ndërtimin me fondet e taksapaguesve të një porti të ri, dështoi të tërheqë ofertues, bëhet e ditur nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Tenderi me titull: Porti i Ri Tregtar i Integruar i Durrësit në Porto Romano – Faza I, me fond limit 39.3 miliardë lekë dhe që është  planifikuar të financohet nga ndryshimet me procedurë të përshpejtuar në ligjin e buxhetit të shtetit, kishte për qëllim kryerjen e punimeve për një port të ri nën pronësi publike dhe të financuar nga taksapaguesit për t’u zhvilluar në zonën e Porto Romanos në veri të Durrësit. Arsyeja e ndërtimit të këtij porti është se qeveria e kryeministrit Edi Rama, përmes procedurave të negocimit të drejtpërdrejtë dhe sekrete me një palë private ka vendosur që të privatizojë pa kundërshpërblim portin ekzistues dhe të lejojë kompaninë private të përdorë kalatat dhe territoret ekzistuese të portit për të ndërtuar pallate.

Rrjedhimisht, për shkak se Durrësi është i vetmi port efikas në Shqipëri dhe përpunon mbi 96% të mallrave që importohen apo eksportohen me rrugë detare në vend, Shqipërisë i nevojitet të ndërtojë një port të ri. Planet fillestare të qeverisë për ta ndërtuar portin me koncesion dështuan të tërheqin investitorë potencialë, gjë që shtyu qeverinë të ndërmarrë ndërtimin e portit të ri me financim nga taksapaguesit.

Tenderi për fazën e parë u thirr me procedurë të kufizuar, pra ku një numër operatorësh të përzgjedhur nga qeveria u ftuan të marrin pjesë dhe vetë kryeministri Edi Rama doli publikisht në hapjen e tenderit për të promovuar projektin. Por së fundmi, procedurat u anuluan me shënimin: “nuk është paraqitur asnjë kërkesë përkatëse në procedurat me faza.”

Projekti i privatizimit për të ndërtuar pallate në Portin e Durrësit ka çuditur shumë ekspertë mbi paparashikueshmërinë vendimmarrëse. Planet për ndërtim pallatesh gjithsesi nuk duket se po ecin sipas dëshirës. Një pikë kontroverse në kontratën e koncesionit me sipërmarrësit Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, e cila i ofronte pasaportë shqiptare çdo të huaji që blinte një apartament aty, hasi në kundërshtinë e Bashkimit Evropian ndërsa tani, dështimi i planeve për ndërtimin e një porti të ri e bën të pamundur mbylljen e portit ekzistues.

‘Cenon lirinë akademike’: Rektorët kundërshtojnë projektligjin e Ramës

Të thirrur në dëgjesë në Komisionin për Edukimin dhe Median, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe rektorë të universiteteve të tjera publike dhe private në vend ngritën shqetësimet e tyre se dispozitat e reja janë anti-kushtetuese, cënojnë lirinë shkencore dhe nuk zgjidhin problematikat e vërteta që ka fusha e kërkimit shkencor.

“Është deklarativ dhe nuk zgjidh asgjë,” tha Hoxha, duke shtuar se “në vend që të bëjmë një rregullim për shkencën do të krijonim një anomali për shkencën, ose një ligj që vjen në kundërshtim me Kushtetutën me dispionimet kushtetuese”

Konferenca e Rektorëve, ku Hoxha është kryetar, i ka dërguar Kuvendit një oponencë të gjatë me argumente kundër draftit qeveritar, duke kërkuar tërheqjen e tij nga diskutimi ose riformulimin e tij nga Kuvendi duke marrë parasysh shqetësimet e universiteteve.

“Kemi kërkuar pezullim të procedurave parlamentare”- tha ai duke iu referuar kësaj shkrese dhe argumentoi se ligji shkel lirinë e kërkimit shkencor, i mbivendoset ligjit për Arsimin e Lartë duke krijuar një kontradiktë në zbatimin e tij.

Hoxha e cilësoi të “trishtë” faktin që projektligji është miratuar në dy komisione të tjera parlamentare, atë të Ligjeve dhe të Financave.

“Nëse kjo është gjendja e faktit të kryer i bie që ne të flasim dhe të mos sjellim asnjë efekt pozitiv në proces,” iu drejtua ai deputetëve.

Ligji i ri parashikon ngritjen e një organi të ri mbikqyrës “Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor”, i cili do të drejtohet nga Kryeministri. Pavarësisht se ky organ do të ketë vetëm rol këshillues praktikisht merr përsipër të rekomandojë, jo vetëm politikat mbështetëse në këtë drejtim, por dhe të orientojë fushat e kërkimit shkencor.

Por duket se shqetësimi më i madh i rektorëve lidhet me nxjerrjen e kërkimit shkencor jashtë dyerve të universiteteve, pasi nisma parashikon që ky aktivitet të ushtrohet dhe në institute dhe njësi të veçanta, parqe teknologjike dhe shkencore, qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore; apo institucione të tjera të krijuara me ligj.

Edhe kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, shfaqi disa rezerva për projektligjin edhe pse  ASH i ka dhënë pëlqimin në parim draftit të qeverisë.

Ai tha që ka nene që krijojnë ambiguitet dhe duhet të riformulohen në frymën e ligjit për arsimin e lartë, ndërsa shqetësimet kryesore ndaj ligjit i lidhi me problematikat e financimit për kërkimin shkencor.

“Ne diskriminohemi për projekte, duhet që Këshilli i Ministrave të caktojë një masë më dinjitoze se sa përcakton paga bazë”- tha ai, duke kërkuar që të përcaktohen “shpërblime për punë të veçant” dhe masa të veçanta për pagesat për punën jashtë orarit.

Gjinushi nuk shfaqi kundërshtim për nenin që parashikon ngritjen e Këshillit për Shkencën, por kërkoi që atij tin jepet një rol më i fortë në vendimmarrje. “Ne jemi për idenë që të riformulohet në një mënyrë më të saktë, ose duke i dhënë peshë më të drejtpërdrejtë,” tha ai.

Por, për përfaqësuesen e ministrisë së Arsimit shqetësimet e rektorëve për cënimin e lirisë së kërkimit shkencor në universitete nuk qëndrojnë.

“Bindja jonë është se projektligji nuk e prek aspak as autonominë akademike dhe absolutisht nuk prek as lirinë e kërkimit shkencor,” tha Ana Kapaj, zëvendësministre e Arsimit, duke shtuar se ligji do të shtojë bashkëpunimin mes universiteteve dhe institucioneve arsimore.

Nismë është kundërshtuar dhe nga opozita si një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar kërkimin shkencor.

“Me këtë projektligj nuk ka financim po nuk i pëlqeu qeverisë, nuk ka kërkim shkencor që kundërshton politika të caktuara ekonomike, sociale, bujqësore, teknologjike etj..”- i tha BIRN-it, Ina Zhupa, kryetare e komisionit për Edukimin, e cila bojkotoi mbledhjen në bazë të një qëndrimi politik të Partisë Demokratike.

Sipas Zhupës, dispozitat ligjore të reja parashikojnë “centralizimin dhe politizimin e kërkimit shkencor”.

Pas disa orë dëgjesash me rektorët, mazhoranca u duk se bëri një hap pas dhe ofroi më shumë kohë për diskutimin e projektligjit në komision para se ai të miratohet.

Nënkryetarja e Komisionit, Evis Kushi, e cila po drejtonte mbledhjen, i cilësoi shqetësimet e rektorëve si “shumë serioze” dhe premtoi se projektligji nuk do të miratohet me nxitim në Kuvend.

“Ta studiojmë dhe një herë, ta analizojmë pikë për pikë dhe të reflektojmë,” u tha ajo rektorëve.sn

Anija e parë me emigrantë drejt qendrave në Shqipëri, një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë mund të ndalojë operacionin

Anija patrulluese Libra e Marinës u nis nga Lampedusa, me emigrantët e parë të destinuar për në qendrat e ngritura në Shqipëri. Pra, sot filloi transferimi i një numri të kufizuar azilkërkuesish (do të ketë rreth 1 mijë në pesë vjet), të kritikuar nga shumë për kostot e larta (rreth 600 milionë euro) dhe shkeljet e mundshme të të drejtave të njerëzve që do të jenë pjesë e projektit, bazuar në protokollin e nënshkruar mes dy vendeve.

Vendimi evropian që tashmë mund të ndalonte gjithçka
Operacioni koordinohet nga Ministria e Brendshme dhe tashmë ministri Matteo Piantedosi ka bërë të ditur se do të kundërshtojë në gjykatë të gjitha ankesat që pritet të paraqiten në ditët në vijim. Tek personat që u nisën me anijen e Marinës, e cila më parë kishte shpëtuar emigrantë të tjerë që u larguan nga brigjet e Afrikës së Veriut, u krye një kontroll fillestar në bord për të verifikuar se ata plotësonin të gjitha kërkesat e përcaktuara nga protokolli: origjinën nga vende të sigurta, seksi mashkull, të jenë njerëz jo të cenueshëm. Ata janë nisur drejt qendrave në Shëngjin dhe Gjader, të cilat janë vënë në funksion javën e kaluar. Gratë, të miturit, të sëmurët dhe personat që kanë pësuar tortura do të lihen në Lampedusa për t’u përfshirë në qarkun normal të pritjes, ndërsa presin që kërkesat e tyre për azil të shqyrtohen nga komisionet territoriale.

Pengesa ndaj të cilës rrezikon të përplaset protokolli në orët e ardhshme është një dënim i dhënë më 4 tetor nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Sipas gjyqtarëve të Luksemburgut, 15 nga 22 vendet e përcaktuara si “të sigurta” nga Farnesina në fakt nuk kanë atë që duhet për t’u konsideruar si të tilla. Të gjitha vendet e sigurta, në fakt, në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorin “persekutim, torturë apo trajtim tjetër çnjerëzor”. Një kriter që nuk respektohet nga tre shtetet nga të cilat niset numri më i madh i azilkërkuesve: Tunizia, Egjipti dhe Bangladeshi. Vetëkuptohet që nëse gjyqtarët konfirmojnë dënimin, do të ketë shumë pak emigrantë që mund të ndalohen në anën tjetër të Adriatikut. Për opozitën dhe për shoqatat humanitare, ajo e qeverisë Meloni është një reklamë e shtrenjtë propagandistike e bërë në lëkurën e disa qindra emigrantëve dhe në xhepat e italianëve.

Çfarë do të ndodhë me emigrantët e sjellë në Shqipëri
Sipas protokollit të nënshkruar nga Giorgia Meloni dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama, azilkërkuesit që do të sillen në territorin shqiptar duhet të marrin përgjigjen e kërkesës së tyre për azil brenda katër javësh, pas së cilës, në rast të një opinioni të favorshëm, do të rikthehen në Itali dhe të transferohen në qendrat e pritjes. Në rast të një opinioni negativ, ata do të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Kërkesat do të shqyrtohen nga komisioni tashmë i krijuar dhe i drejtuar nga prefektura e Romës. Megjithatë, një tjetër e panjohur e madhe është koha: deri më sot ka ende shumë kërkesa që ende nuk janë shqyrtuar dhe shumë po pyesin se sipas cilit kriter logjik ata pak emigrantë të transferuar me kosto të lartë në Shqipëri, do të duhet të tejkalojnë ato të të tjerë që presin përgjigje prej muajsh.

Schlein: Meloni shpenzon një miliard dhe nuk mund të gjejë para për kujdesin shëndetësor
“Qeveria e Giorgia Melonit rrit taksat dhe shpërdoron pothuajse një miliard euro nga paratë e taksapaguesve në qendrat e emigrantëve në Shqipëri, në shpërfillje të të drejtave themelore të njerëzve dhe vendimit të fundit evropian për riatdhesimet që bën të pavlefshme të gjithë strukturën e marrëveshjes me Shqipërinë. Mund të kishim përdorur ato burime për të shkurtuar listat e pritjes ose për të punësuar mjekë dhe infermierë”.

Kështu shprehet sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein.

“Tani ata kanë dinjitetin të mos na pyesin më ku i marrim paratë për kujdesin shëndetësor, është shumë serioze që kemi zgjedhur të dobësojmë shërbimin shëndetësor kombëtar pavarësisht se çdo vit më shumë se katër milionë e gjysmë njerëz në Itali janë të paaftë për të kërkuar mjekim”, shprehet Schlein.

Të dhënat e Cens 2023: 108 mijë apartmente banimi pa rrjet uji, zënë 15 % të totalit

Sektori i ndërtimit është përfshirë në zhvillime të vrullshme vitet e fundit, por cilësia e ndërtimeve për një pjesë të madhe të banesave në të cilat jetojnë njerëz është jashtë kërkesave të kohës. Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se 108 mijë banesa nga 726 mijë të tilla që janë të banueshme nuk kanë rrjet ujësjellësi brenda.

Siç shihet nga tabela bashkëngjitur, 28,899 shtëpi të banueshme më 2023 e kishin rrjetin e ujësjellësit jashtë banesës. Ndërsa rreth 72 mijë banesa të tjera e kishin rrjetin e ujësjellësit brenda ndërtesës, por jo në banesën ku banojnë njerëzit. Rreth 7000 mijë banesa në të cilat jetojnë njerëz nuk kanë asnjë lloj sistemi furnizimi me ujë. Mungesa e aksesit total në ujë tregon për varfëri ekstreme.

Sipas të dhënave të INSTAT, hyrjet dhe shtëpitë e banueshme pa ujë brenda zënë rreth 15% të totalit të banesave  të banueshme. Cens 2023 mblodhi informacion mbi numrin e banesave të zakonshme dhe karakteristikat e tyre, duke përfshirë shërbimet bazë, sipërfaqen e përdorur për banim dhe periudhën e ndërtimit.

Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0% të këtyre banesave, ndërsa 39,9% e tyre janë pallate. Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1%) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0%).

Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1%) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9% banesa të zakonshme të pabanuara. Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3% për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4% për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8%.

Rreth një e katërta (26,1%) e banesave të zakonshme janë ndërtuar para vitit 1981 dhe përafërsisht në përqindje të barabarta, në periudha 20-vjeçare, 1981-2000 ishin ndërtuar 37,5%, dhe që prej vitit 2001 e në vijim janë ndërtuar 36,4%./ Monitor

Teliti: Qeveria teknike, kusht i panegociueshëm!

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, thotë se vendi ynë ka nevojë për një garë të barabartë mes partive politike, dhe kjo mund të ofrohet vetëm përmes qeverisë teknike. I ftuar në Syri Tv në edicionin e pasdites, Teliti tha se PD nuk kërkon të vijë në pushtet përmes dhunës, por shtoi se ajo mund të realizohet vetëm me një garë të ndershme.

Sipas tij, qeveria teknike është kusht i panegociueshëm, ndërsa theksoi se sot çdo qytetar ka detyrimin të jetë pjesë e mosbindjes civile, për shkak të degradimit të vendit nga pushteti.

Për Telitin, ajo çfarë ndodhi në protestën e 7 tetorit në bulevard duhet të pasqyrohet edhe në protestën para bashkisë së Tiranës, si një formë kërkesë llogaridhënieje ndaj Erion Veliajt dhe aferave të tij korruptive në këtë bashki.

S’kemi ende ujë, ndënëse çmimin e rritur e paguajmë. Jetojmë në kohë  të vështirë, prej 11 vitesh dhe ne sot e kemi detyrimin të jemi pjesë në drejtim të mosbindjes civile. Detyrim i çdo qytetari. Papunësia, shkelja e ligjit prek të tërë, nuk shihet flamuri politik, i ri apo i moshuar.

Duhet të ngrihemi në mosbindje civile, edhe para bashkisë siç bëmë në bulevard. Duhet të jemi të gjithë më mosbindje civile me çdo mjet demokratik. T’i përgjigjet qeveria popullit për çdo kërkesë të tij.

Gara e drejtë përmes votës, këtë duam ne. S’mund t’i lemë më në dorë kësaj qeverie që të menaxhojë zgjedhjet. Raportet e ODHIR kanë dalë më njollë të zezë për qeverinë. Kërkojmë qeveri teknike, krijimi i kushteve dhe infrastrukturës për zgjedhje të lira e të ndershme. Gara bëhet me lidership e program dhe në fund të ditës fiton më i miri.

Kemi qeverinë që do hyjë me kriminalët, patronazhistët, miliardat e drogës dhe korrupsionit. S’jemi në kushte të barabarta në garë. Dhe ne s’jemi në garë. Qeveria teknike e garanton një garë të barabartë. Kemi liderin e opozitës të burgosur në shtëpi, që se drejton siç duhet opozitën dhe pamundëson aktivitetin e tij parlamentar. Kjo është padrejtësi. Ligji merret nga maliqi dhe interpretohet sipas dëshirës. Këto janë kushte të panegociushme.

Protesta para bashkisë duhet të karakterizohet nga mosbindja civile, deri në arritjen e objektivit tonë, largimi i Veliajt. S’ka dhënë ende përgjigje për incineratorët, 5D, për Eco Tiranën ndërsa ajo është me mbeturina, shkolla me dy tyrne, lagje pa kopshte e çerdhe, patjetër që duhet të japë përgjigje. Kërkojmë kthimin e Bashkisë së Tiranës në ligjshmëri, për t’i shërbyer qytetarëve. sn

“Trafiku i drogës menaxhohet nga shqiptarët dhe nigerianët”- Kryeprokurori italian bën bilancin

Kryeprokurori italian Raffaele Cantone ka deklaruar se shitja e drogës është “fatkeqësisht një fenomen shumë i përhapur në të gjithë rajonin”.

 

Në raportin e fundit, Cantone ka deklaruar se ky aktivitet  “menaxhohet nga grupe të huaja kriminale”, veçanërisht shqiptarë dhe nigerianë, të cilët kanë ndarë territorin dhe llojin e substancave mes tyre.

“Shumica dërrmuese e të akuzuarve për trafik droge janë të huaj dhe ata vetë të lidhur me rrjete kriminale, pothuajse gjithmonë të drejtuar nga individë të së njëjtës origjinë gjeografike, të cilët veprojnë brenda grupeve që duken të strukturuara shumë mirë në nivel organizativ duke pasur si model referencë bandat tradicionale të mafias kombëtare”, shprehet Cantone.

Grupet nigeriane, në veçanti, “duken të jenë veçanërisht aktive në sektorin e importit dhe shitjes së heroinës, një lëndë narkotike e cila disa vite më parë dukej se ishte zhdukur pothuajse nga tregu i paligjshëm”.

Grupet shqiptare, nga ana tjetër, “kanë dëshmuar të jenë veçanërisht aktive në tregtimin e kokainës dhe hashashit; ndërsa subjektet që veprojnë në Umbria ruajnë lidhje të forta me territorin e origjinës dhe pavarësisht se pothuajse gjithmonë u janë nënshtruar shifrave të kalibrit më të lartë që kanë mbetur”.

“Në atdheun e tyre, këto grupe, ndryshe nga nigerianët, kanë filluar të riinvestojnë të ardhurat e aktiviteteve kriminale në rajon, në disa raste edhe duke përdorur shtetas italianë, në sektorë të ndryshëm ekonomikë”, ka deklaruar nder të tjera prokurori.Panorama

Misteri i vrasjes së Egli Progës- Prokuroria e Korçës zbardh detaje të reja: Kanë ndërhyrë në kamerën e brendshme të lokalit

Prokuroria e Korçës, në vijimësi të hetimeve lidhur me rastin e 42 vjeçarit Egli Proga, i cili u dhunua për vdekje nga Denis Meçe, ka zbardhur një detaj të ri për këtë ngjarje.

Sipas organit të akuzës, ka pasur ndërhyrje në kamerën e brendshme të lokalit ku dhe nisi konflikti midis viktimës dhe autorit.

“Per momentin konkluduam qe ka nderhyrje ne kameren e brendshme te lokalit.”, shprehet Prokuroria e Korçës.

Këtu tashmë nisin dhe dyshimet për deklaratën e pronarit të lokalit ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë, i cili me vendimin e marrë nga Gjykata e Korçës në 12 tetor ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg”.

Voltan Shulku është shprehur për uniformat blu se kamerat e sigurisë së lokalit të tij nuk kanë regjistruar asgjë dhe se ai nuk e ka parë asnjë moment të përplasjes fizikes mes viktimës dhe autorit Denis Meçe.

Shulku ka pretenduar se Egli Proga ka qenë në gjendje të dehur dhe se kur ka ndodhur sherri mes 42 vjeçarit dhe 29 vjeçarit, ai ka qenë pas banakut.

“Pak më vonë kam dëgjuar disa persona që kanë folur me zë të lartë dhe kërkonin ujë. Kam parë se shtetasi Egli ishte shtrirë në tokë dhe aty ishin mbledhur shumë persona të tjerë. E kam ngritur duke e kapur nga trupi, por ai nuk reagonte megjithëse i kam nxjerr gjuhën jashtë”, ka rrëfyer Voltan Shkulaku.

Ai është shprehur se viktima kishte gjak në fytyrë dhe se në bisedën e fundit që kanë bërë bashkë, Egli i kishte thënë që “jam i mërzitur, do ta mbyll lokalin fare”.

Dëshmia e pronarit: Egli ka ardhur në lokal 10 minuta para ngjarjes. Sapo ka hyrë në lokal ka porositur një birrë dhe është ulur në tavolinën time dhe të shokut tim. Në atë moment i kam dhënë birrën dhe më pas jam ngritur dhe po pastroja në banak. Shpjegoj se Egli kishte konsumuar alkool te lokali i tij, rreth 50 metra më tutje larg timit. Në kohën që unë jam ngritur për të pastruar ai është ngritur dhe ka shkuar në tualetin e lokalit. Nuk jam shumë i sigurt, që sapo ka dalë nga tualeti është ulur në tavolinë apo ka dalë jashtë. Pak më vonë kam dëgjuar disa persona që kanë folur me zë të lartë dhe kërkonin ujë. Unë jam hutuar në atë moment dhe kur kam dalë jashtë nuk kam nxjerrë ujë, por një nga rruga ka sjellë një bidon. Kam parë se shtetasi Egli ishte shtrirë në tokë dhe aty ishin mbledhur shumë persona të tjerë. E kam ngritur duke e kapur nga trupi, por ai nuk reagonte megjithëse i kam nxjerr gjuhën jashtë.

Ai në atë moment nxirrte vetëm shkumë nga goja. Aty ka ardhur ambulanca që e ka marrë dhe e ka çuar në spital, ndërsa unë kam vazhduar te lokali. Kur kam hyrë në tualet kam vënë re se ai kishte nxjerrë aty pasi kishte të vjella. Kam bërë pastrimin e tualetit dhe te lokalit dhe kam bërë mbylljen e lokalit. Isha aty kur ka ardhur policia. Ai ishte vetëm kur ka ardhur te lokali im. Ska bërë asnjë lloj debati apo konflikti. Ka ndenjur shumë pak kohë, pasi gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur dhe ka shkuar në tualet. Ai nuk është zënë me njeri aty. Aq pak sa ndenja unë me të ai ishte mërzitur dhe më ka thënë se ;do ta mbyll lokalin fare. Nuk kam folur me asnjë nga personat aty pasi më ka zënë gjaku se ai ishte me gjak në fytyrë. Unë ia kam fshirë me kartopeceta dhe nuk kam komunikuar me asnjë deri sa erdhi policia që na ka shoqëruar në komisariat. Kamera që kam unë te lokali, e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare, por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër.

Vendimi i gjykatës për dëshmitarët

Sakaq, ditën e sotme, Gjykata e Korçës ka marrë vendimin për të rikthyer në burg 3 dëshmitarët lidhur me vdekjen e 42 vjeçarit Egli Proga, ngjarje kjo e ndodhur më 10 gusht 2024 në qytetin e Pogradecit.

Tre dëshmitarët, Leonidha Guçe, 47 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç dhe Voltan Shulku, 40 vjeç, deri më sot ndodheshin me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, por kjo tashmë ndryshon pasi Gjykata e Korçës caktoi ndaj tyre “arrest me burg”.

Këta të tre kanë deklaruar se nuk e kanë parë ngjarjen e ndodhur por vetëm kanë shkuar pranë viktimës pasi kanë dëgjuar të bërtitura.

Por Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës shprehet se këta të tre kanë qenë të pranishëm në vendngjarje dhe nuk kanë kallëzuar krimin, duke penguar kështu në zbulimin e së vërtetës.

Egli Proga dyshohet të jetë vrarë nga shtetasi Denis Meçe. Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka pasur si qëllim vrasjen e 42 vjeçarit, pasi sipas tij ka tentuar të goodasë viktimën por nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë pasi proga ka rënë në tokë.

Pas kësaj Meçe deklaroi se është larguar i çorjentuar.

Nga ana tjetër, ekspertiza mjeko-ligjore, përshkruan se tek viktima janë konstatuar fillimisht dëmtime në ballë, hundë, vesh faqe dhe supin e djathtë.

Këto dëmtime, shkruhen të jenë shkaktuar nga mjet të fortë mprehës, apo dhe goditja me grushte.

“Hemorragji në cipën e trurit dhe hemorragji e indit trunor” rezulton të jetë arsyeja e vdekjes së 42 vjeçarit.

Gjithashtu, në akt ekspertizën cilësohet se në mostrën e gjakut të viktimës u zbulua prania e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/L.

Kjo akt ekspertizë ka rrëzuar deklaratën e bërë nga Meçe se nuk e ka dhunuar.

Kujtojmë se Prokuroria e Korçës ka lehtësuar akuzën për Denis Meçe, nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”, gjë që ngjalli reagime të ashpra nga opinioni publik, po kështu përplasje mes organeve Policia e Shtetit – Prokuroria e Korçës – Gjykata e Shkallës së Parë të Korçës. Për këtë lehtësim të akuzës, familjarët e viktimës kërkuan ndryshimin e prokurores së çështjes, e cila ishte Vasjana Postoli. Kjo kërkesë u pranua nga Drejtuesi i Prokurorisë së Korçës.gsh

FOTOT- U dhunua për vdekje, publikohen pamje të reja nga rasti i Egli Progës! 42 vjeçari po mbahej nga tre burra teksa…

Imazhe të reja janë publikuar nga rasti i Egli Progës, 42 vjeçarit i cili u dhunua për vdekje nga Denis Meçe në datën 10 gusht 2024.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, Proga po mbahej nga 3 burra për ta futur në autoambulancë teksa është pa ndjenja.

Në vendin e ngjarjes, e njohur si “Agjencia” për banorët e Pogradecit, shihen disa forca të uniformave blu dhe shumë qytetarë të cilët në pamje të parë duken të shqetësuar.

Nga fotoja duket se të pranishmit kanë tentuar të përmendin 42 vjeçarin me një shishe ujë, për t’i dhënë kështu ndihmën e shpejtë për shkak të plagëve.

Sakaq, ditën e sotme, Gjykata e Korçës ka marrë vendimin për të rikthyer në burg 3 dëshmitarët lidhur me vdekjen e 42 vjeçarit Egli Proga, ngjarje kjo e ndodhur më 10 gusht 2024 në qytetin e Pogradecit.

Tre dëshmitarët, Leonidha Guçe, 47 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç dhe Voltan Shulku, 40 vjeç, deri sot ndodheshin me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, por kjo tashmë ndryshon pasi Gjykata e Korçës caktoi ndaj tyre “arrest me burg”.

Këta të tre kanë deklaruar se nuk e kanë parë ngjarjen e ndodhur por vetëm kanë shkuar pranë viktimës pasi kanë dëgjuar të bërtitura.

Por Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës shprehet se këta të tre kanë qenë të pranishëm në vendngjarje dhe nuk kanë kallëzuar krimin, duke penguar kështu në zbulimin e së vërtetës.

Egli Proga dyshohet të jetë vrarë nga shtetasi Denis Meçe. Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka pasur si qëllim vrasjen e 42 vjeçarit, pasi sipas tij ka tentuar të goodasë viktimën por nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë pasi proga ka rënë në tokë.

Pas kësaj Meçe deklaroi se është larguar i çorjentuar.

Nga ana tjetër, ekspertiza mjeko-ligjore, përshkruan se tek viktima janë konstatuar fillimisht dëmtime në ballë, hundë, vesh faqe dhe supin e djathtë.

Këto dëmtime, shkruhen të jenë shkaktuar nga mjet të fortë mprehës, apo dhe goditja me grushte.

“Hemorragji në cipën e trurit dhe hemorragji e indit trunor” rezulton të jetë arsyeja e vdekjes së 42 vjeçarit.

Gjithashtu, në akt ekspertizën cilësohet se në mostrën e gjakut të viktimës u zbulua prania e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/L.

Kjo akt ekspertizë ka rrëzuar deklaratën e bërë nga Meçe se nuk e ka dhunuar.

Kujtojmë se Prokuroria e Korçës ka lehtësuar akuzën për Denis Meçe, nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”, gjë që ngjalli reagime të ashpra nga opinioni publik, po kështu përplasje mes organeve Policia e Shtetit – Prokuroria e Korçës – Gjykata e Shkallës së Parë të Korçës.gsh

Qytetari i braktisur nga ‘Air Albania’ në aeroportin e Milanos: Isha në Itali për operacion, jam i sëmurë

Anulimi i fluturimit Milano-Tiranë mbrëmjen e kësaj të premte la më shumë se 60 pasagjerë në aeroportin e Malpensës, në mëshirë të fatit.

Një kalvar me sorollatje i nisur prej orës 14.00 të kësaj të premte dhe vijon përtej ditës tjetër.

Në mesin e pasagjerëve ka edhe foshnja, të moshuar apo persona të sëmurë.

Image

Një prej pasagjerëve tha  se kishte udhëtuar drejt Italisë për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Ai rrëfen se është i sëmurë dhe gjendja e tij shëndetësore është delikate.

Pasagjeri shton gjithashtu se policia kishte ndërhyrë në avion dhe i ka zbritur ata me forcë, duke shtuar se “na trajtuan si kriminelë”.

“Isha në Itali, bëra një ndërhyrje dhe sot do të kthehesha në Shqipëri. Kam probleme shëndetësore. Tani kam ngelur në mes të katër rrugëve”. “Sollën policinë në avion, a thua se jemi kriminelë”.

Image

Pasagjerë të tjerë rrëfyen se kanë fatkeqësi në familjet e tyre në Shqipëri dhe se duhet të fluturonin për tek të afërmit.

Në mesin e udhëtarëve të braktisur në aeroportin e Malpensës ka edhe nga ata që kishin udhëtuar në Itali për të vizituar të afërmit e tyre.

Image

Të mitur, por edhe të moshuar e persona të sëmurë mbrëmjen e sotme do ta kalojnë në aeroportin e Milanos. Kompania ajrore “Air Albania” refuzoi t’u përgjigjej edhe pse përgjegjësia është e saj/ BW

Qytetarët u braktisën në aeroportin e Milanos, kompania ‘Air Albania’ me aksioner Sinan Idrizin nuk mban përgjegjësi!

Dhjetëra pasagjerë do të kalojnë natën në aeroportin e Milanos mbrëmjen e djeshme, pasi kompania ajrore shqiptare, “Air Albania” në pronësi të qeverisë shqiptare dhe aksion biznesmenin Sinan Idrizi, i braktisi ata duke anuluar fluturimin.

 

Prej orës 14.00 pasagjerët kanë mbërritur në terminal për të kryer procedurat e embarkimit. Siç dëshmuan ata për News24, sistemi check-in nuk është hapur edhe pse fluturimi ishte parashikuar për në orën 16.50. Nga punonjësit e aeroportit u është thënë se në pistën e Malpensas nuk ka asnjë avion të “Air Albania”.

Rreth 2 orë më pas në (19.00), pasagjerët e linjës Milano-Tiranë janë njoftuar nga stafi i aeroportit se një avion i linjës së “Turkish Airlines” me avionët e cilit operon “Air Albania” do të ngrihej nga pista e Malpensës në orën 20.30. Pasagjerët kanë kaluar procedurat e kontrollit dhe janë ngjitur në avion. Por këtu do të niste tortura edhe njëherë nga e para për ta.

Për 2 orë me radhë ata janë lënë në pritje brenda në bordin e avionit, duke nxitur edhe protestën e tyre, ndërsa ekuipazhi i ka njoftuar se nuk kanë leje nga kulla e kontrollit për nisur fluturimin. Pasagjerët denoncojnë edhe sjelljen çnjerëzore ndaj tyre, pasi ata janë detyruar të zbresin me forcë nga avioni nga policia italiane.

Pasagjerët ankohen se në mesin e tyre ka foshnja, të moshuar, por edhe persona të sëmurë.

Kompania ajrore “Air Albania” refuzon t’u përgjigjet.

Në kete video shihet momentin kur pasagjerët telefonojnë “Air Albania”-n por punonjësja nga përtej telefonit thotë se nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur dhe se nuk mban as përgjegjësi. Më pas ajo i mbyll telefonin pasagjerëve edhe pse thirrja e tyre ishte për ndihmë.sn

Deputeti i PS Jurgis Çyrbja merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, ja akuza

Jurgis Çyrbja është marrë i pandehur zyrtarisht nga SPAK për shpërdorim detyre. Çyrbja ishte sërish sot në Prokurorinë e Posaçme ku i është komunikuar akuza.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se ish-deputeti i PS-së do të përballet në gjykatë me akuzën për “shpërdorim detyre” në kohën kur ishte drejtor i ZVRPP Durrës të ngritura nga zyrtarë të PD-së.

“I është komunikuar akuza ditën e sotme nga SPAK, lidhur me kallëzimin e PD-së. SPAK mund të ketë dhe një njoftim zyrtar. Çyrbja ka afat 10 ditë të tërheqë materialet nga dosja hetimore në SPAK dhe më pas të bëjë prapësimet apo ankimimet, më pas Prokuroria e Posaçme ka të drejtë të dërgojë për gjykim çështjen”, tha Çelmeta.

Ditën e djeshme ish-deputeti i PS-së për qarkun e Durrësit dorëzoi mandatin e deputetit.


Send this to a friend