VOAL- Patriarku ortodoks rus Kirill, një mbrojtës i zjarrtë i pushtimit të Ukrainës, spiunoi Zvicrën për KGB-në në vitet 1970. Kjo u raportua nga Le Matin Dimanche dhe SonntagsZeitung, të cilët ishin në gjendje të konsultonin arkivat e deklasifikuara.
Në atë kohë rusi jetonte në Gjenevë për të përfaqësuar zyrtarisht Patriarkanën e Moskës në Këshillin Botëror të Kishave. Misioni i Kirillit, emri i koduar i të cilit ishte “Mikhailov”, ishte të ndikonte edhe në këtë këshill, të infiltruar nga KGB-ja në vitet ’70 dhe ’80.
Sot Kisha Ortodokse Ruse refuzon të komentojë mbi veprimtarinë spiunazhi të Kirillit në Gjenevë. Dhe Këshilli Botëror i Kishave ka bërë të ditur se “nuk ka informacion” në lidhje me këtë çështje. rsi-eb