VOAL – Një pikturë e Pablo Picassos, vjedhur nga një jaht në jug të Francës, u gjet pas 20 vjetësh në Holandë.
“Portreti i Dora Maar”, një pikturë e vitit 1938 me vlerë 25 milionë euro, mbeti pronë e piktorit deri në vdekjen e tij. Në vitin 1999 u vodh nga jahti i një sheiku saudit ankoruar në Antibes, pranë Kanës.
E ka gjetur kryeveprën: Arthur Brand, eksperti i artit holandez, i cili mori kanavacën pas 4 vjetësh hetim nga duart e një biznesmeni anonim holandez, me sa duket i pavetëdijshëm për historinë e tij.
ATS
Komentet